Kategori
Uncategorized

ALI ABIDIN GJATA: MESUESI PATRIOT DHE PISHTAR I HAPJES TË SHKOLLAVE SHQIPE.

Nga gazetari Flori Slatina.

Gazeta 55. Tirane 1999.

I lindur në Caushli te rrethit te Korces me 1895.

Aliu u edukuar ne nje familje te madhe patriotike ne zonen e Pirgut, mbaron kursin pedagogjik ne Shkoder e Elbasan si mik i ngushte i Aleksander Xhuvanit dhe Luigi Gurakugit. 

Ne 1914.  si njeri me ide perparimtare demokratike futet ne çeten e Themistokli Germenjit, ka marre pjese ne disa beteja si dhe ne betejen per clirimin e Korces nga greket,  ku i djegin edhe shtepine. 

Ne 1916 se bashku me patriote te tjere merr pjese ne krijimin e autonomise se Korces,  ku perseri dallohet per idete e tij perparimtare.

Ne l917 vjen mesues  ne Caushli, ku permes perpjekjeve te shumta mesuesi patriot arrin si bashku me shoket dhe miqte e tij te hapi shkollen e pare shqipe ne fshatin e  tij Çaushli ne dy dhoma ne shtepine tij e Refat Ketit, ku mesonin rreth 30 nxenes te gjithe djem nga fshatrat. Caushli, Pirk, Kakac,Velitern, dhe Zvirine.

Hapja e kesaj shkolle te pare ne te gjithe zonen ishte nje ngjarje e shenuar dhe me vlera te medha per kohen prandaj u mirprit dhe u ndihmua nga te gjithe.

Ne vitin 1920 1924 merr pjese ne levizjen demokratike perkrah Fan Nolit, ai ishte perkrahes i levizje dhe perhapes i ideve Fanoliste, dhe cilesohet nga regjimi i asaj kohe si njeri i rrezikshem per qeverine.

Me 1927 mesues Ali Gjata pushohet nga puna me motivacionin”mesues me ide perparimtare kundra regjimit” dhe shkolla mbyllet.

Ne vitin 1928 mesuesi e rihap shkollen ne fshtin Pirg ne shtepine e Zenel Myftarit.

Ne vitin 1932 mesuesi Ali Gjata e rihap shkollen ne fshatin Podgorie me rret 100 nxenes, dhe ne vitin 1936 transferohet ne fshatin Çiflig (Korce) por perseri per idete e tij demokratke nxirret ne dispozicion.

1940-1944 lidhet me levizjen Nacio nal-Clinimtare ne Korce ku ne fshatin e tij Caushli i djegin perseri shtepine.

Ne vitn 1944 dergohet mesues nga Komiteti qarkor i Korces per te rihapur shkollat e zones.

Ne fund te vitit 1944 ky mesues thirret delegat ne Kongresin e arsimtareve antifashiste ne Lozhan te Maliqit, ku u caktua nen/kryetar i komisionit per drejtimin dhe zhvillimin e Kongresit, mbas te cilit  kthehet perseri mesues ne ne fshatin e tij.

Ne vitin 1948 se bashku me mesuesin tjeter antifashist, patriotin Kasem Bazelli,  nga fshati Maliq,  shkojne mesues me iniciative ne Moker per 1 vit ne fshatin Selce e Poshtme,  perseri kthehet ne shkollen e Pingut deri ne vitin 1960 ku del ne pension.

Megjithe se ne pension, ai nuk u largua nga shkolla por punoi dhe 5 vjet te tjera, per te zhdukur analfabetizmin.

Periudha e ketij mesuesi te nderuar patriot ndahet ne dy pjese. Ne ate te luftes me arme ne dore per pamvarsine e vendit, dhe ne ate te hapjes se shkollave shqipe ne te gjithe krahinen e Pirgut ne Gore.

Per veprimtari patriotike ky mesues eshte i vendosur ne muzeumet e shkollave Pirg,  Caushli,  Podgorie dhe Selca e Poshtme Pogradec.  Vdiq me 1981 i harruan nga regjimi komunist por gjithmone i nderuar nga fshtaret koleget dhe nxenesit e tij.

Ishte viti 2012 ku Komuna Pirg-Korçë e nderoj me titullin “Qytetar nderi”

Ne 10 shtator shkolla e fshatit Caushli mbush 100 vjetorin e hapjes se saj ne  te cilin do te kujtohet dhe nderohet mesuesi i pare i kesaj shkolle patrioti dhe luftetari Ali Abedin Gjata.

Kategori
Uncategorized

E vetmja drejtësi që nuk korruptohet është ajo e kallashit.

 

Ndodhi krimi i radhës!
Dy të rinj u vranë në Durrës. Mu në mes të qytetit. Një krim që i ngjante një akti terrorist, mes qindra njerëzve, në zonën më të populluar të qytetit.

Megjithatë vrasësit bënë kujdes të mos kishte viktima “anësore”. Policia nuk e kishte të vështirë të mësonte, të paktën, motivet e krimit. Njëri prtej tyre kishte patur boll telashe.

Gazetarët në Durrës, e dinin CV-në e 33 vjecarit Ervin Kodra. Policia po e po. Kishte plagosur një person më parë me armë. Pastaj në nëntor të vitit 2008 është arrestuar nga policia për përkrahje të autorit të vrasjes së shtetasit Saimir Balla. Tre vetë, pasi e kishin rrahur me ctë mundin viktimën, I futën një plumb në kokë dhe e lanë në rrugë.

Nuk ka asnjë raport për dënimin e tij. Ia ka hedhur paq drejtësisë, “për mungesë provash”. Sherret e tij sipas policisë bëheshin për pazare droge.

Në fakt, policia ua di motivet shumicës së krimeve, sapo ato ndodhin. “Çunat” lajnë hesapet mes tyre, vrasje pas vrasjeje, pazare droge, trafiqe të tjera, makina të grabitura etj etj.

Por përse nuk dënohen këta njerëz? Paguajnë, do të thoni! E di. Paguajnë që tek ai që kqyr vendin e ngjarjes, që ti ndryshojë vendodhjen gëzhojave, në mënyrë që prokurori, që gjithashtu paguhet, ta ketë më të lehtë të mos e gjejë provën, dhe më pas edhe gjykatësi, që gjithashtu paguhet, të japë lirisht vendimin e pafajsisë.

Pastaj vijnë krimet e tjera dhe skenari përsëritet. Por në fund vjen drejtësia e vërtetë. Drejtësia e Kallashnikovit. Ajo nuk ka nevojë për ekspertë kriminalistike, as për prokuror, as për gjykatës. Ajo vepron shpejt e shpejt, është edhe hetues, edhe gjykatës edhe përmbarues.

Dhe padyshim që është drejtësia më e pakorruptuar. Askush nuk e paguan dot drejtësinë e Kallashnikovit.

Dy ditë më parë u gjet në një kanal me një plumb në kokë edhe “ I forti i Mirasit” në Korcë. Edhe atë e dinte policia pse e kanë vrarë. Kishte një barrë me krime edhe ai. Por sërish ia kishte hedhur drejtësisë së shtetit. Por Drejtësisë së Kallashnikovit nuk i shpëtoi.

Drejtësisë së shtetit nuk i shpëtojnë hallexhinjtë. Atyre shteti u kërcet dhëmbët.

Nga Mentor Kikia.

 

Kategori
Uncategorized

Sega.

Salla ku Kryeministri mblodhi në këtë fund viti një numur gazetarësh u duk si një supermarket veglash nga ata “Bëje vetë”, ku mund të gjesh çdo gjë që të duhet për ta bërë vetë gjithçka.

Brenda këtij supermarketi gazetarët e ftuar u dukën si veglat gati për tu shitur.
Ardit Gjebrea ishte si një llapadar i madh kristali me shumë llampa dhe ornamente varur në tavan.
Nën llapadarin Ardit Gjebrea, që ishte më tepër për reklamë se për tu shitur, Alaksandër Frangaj si një vaskë porcelani e stërmadhe brenda së cilës ishin zhytur në ujë të ngrohtë një numur të ftuarish të cilëve nuk u dallohej fytyra për shkak të flokëve të lagura dhe rrobave të qullura.
Le të mos më zemërohet Ylli Ndroqi nga kurioziteti se si cila vegël u duk. Për këtë duhej së paku të kishte ardhur, a në kishte ardhur po s’e zuri kamera, e sigurtë se nuk do dukej më tepër se një dush vertikal me të gjitha aksesorët e nikeluar.
Mira Kazhani, një herë u duk si ballkon, pastaj si dhomë gjumi, herën tjetër si kuzhinë.
Iva Tiço, pompë me motorr elektrik për larje makine nga ato që përdoren për garazhe ose vila, me stekë për nxjerrjen e ujit me presion, dorezat përkatëse për mosndotjen e duarve, zorrët përkatëse, kabllot, deri bateri rezervë për ndezje në rast mungese korenti.
Lutfi Dervishi, sharrë hekuri me dorëzë plastmasi. Mirpo Lutfiu kishte bërë një marifet. Lamën prerëse e kishte vendosur në të kundërt. Në atë mënyrë që sharrimi të mos bëhej si normalisht me shtytje, por me tërheqje.
Mero Baze, agregat i kompletuar mbjellje krasitje korrje kopështarie, me tubat përkatës, me të gjitha. U duk se për këtë punë Meros i mungonte cisterna e ujit. Por po ta vije re mirë, edhe cisterna aty ishte, njëra nga zëdhënëset e bëshme të Partisë Socialiste që ka pas dhënë dikur lajmet tek Shijak TV.
Skënder Minxhozi, ishte tamam si një trapan për hapjen e vrimave në mure betoni me punto diamanti.
Fred Peza, botuesi im i parë në gazetën Korrieri, dhe jo si kujtojnë disa që botuesi im i parë është Hysenbelliu, në fillim u çfaq si qysqi për hapje shkëmbinjsh, pastaj si çati shtëpie në formë parabolike e ngjajshme me saçat satelitarë që vendosen nëpër ballkone për të marrë sa më tepër kanale.
Filip Çakuli ishte tamam si rrota e Fiks-it, por pa ato kunjat e drurit që lidhin rrethin e madh të rrotës me qëndrën e saj. Në vend të kunjave të drurit rrota e Filip Çakulit kishte tela biçiklete.
Blendi Fevziu motorr me djegje të brendëshme që ndizet me litar.
Litarin e ndezjes së motorrit të Fevziut e tërheq dhe e ndez Iris Luarasi që ndodhej në një tavolinë pak më tutje dhe dukej si çikrik. Iris Luarasi pra, kjo kolonjareshë 100 karatëshe, ajo damë salloni e shquar për oratori të gjithfarëshme.
Ylli Rakipi, tabaka erdhëndi me tre gota metalike të përmbysura mbi të. Brenda njërës nga këto tre gota ndodhej një kokërr misri. Ylli Rakipi, ato tre gota dhe atë kokërr misri i çvendos me aq shkathtësi sa askush nuk e gjen dot se brenda cilës nga tre gotat ndodhet ajo kokërr misri, dhe lojën e fiton gjithmonë Ylli Rakipi.
Baton Haxhiu, toidhjo gotë uji, por që mund të shërbejë edhe për verë dhe birrë, madje dhe për të tjera pije, për shembull raki Dobërdalani nakatosur me ujë të gazuar për të mos u dehur nga sukseset e UÇK-së në fshatrat e çliruara nga NATO.
Pirro Misha, spango, tutkall, tranxhë, agregat i kompletuar për ngjitje librasha shkruar nga budallenj si ata që përshkruan Mario Cipola në librin e tij të famshëm mbi ligjet themelore të budallallëkut njerëzor.
Alban Dudushi, saksofon, klarinetë, kitarrë, violinë, nuk u pa qartë çfarë.
Edi Rama, Mongolfierë që zë qiellin dhe u bën të gjithëve hije, duke u thënë të ftuarve;
O çuna, boll me gallata. Jemi që jemi në këtë supermarket veglash për gjëra që bëhen vetë. Bëni në këtë fundviti atë që është më e mira.

Merrni secili nga një sharrë, dhe bëni nga një sega.

 

 Nga Edison Ypi.
Kategori
Uncategorized

Lufta e Ftohtë/ SHBA do hidhte bombën bërthamore edhe në Tiranë dhe Kuçovë, ja arsyet.

Lufta e Ftohtë/ SHBA do hidhte bombën bërthamore edhe në Tiranë dhe Kuçovë, ja arsyet

Nëse Lufta e Ftohtë do të kalonte në skenarët e nxehtë për të cilin përgatiteshin të gjithë, të paktën Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të kurseheshin as në goditjet me armë termobërthamore të qyteteve dhe popullsisë civile në Europën Lindore, Bashkimin Sovjetik dhe në Kinë. Sektori arkivor, NSA Archive në universitetin e Georgetoën, ka zbardhur listën e objektivave për goditje bërthamore që SHBA kishte planifikuar në vitin 1959.

Si objektiva ushtarakë në listën prioritare për goditje sistematike me bomba termobërthamore ishin dy baza ajrore në Bjellorusi, Bykhov dhe Orsha, por edhe bazat dhe qytetet e rëndësishme për ushtrinë sovjetike, si Berlini Lindor dhe Varshava , ishin në krye të listës. Më tej lista përfshin një sërë objektivash si blloqe industriale të BS-së, qytete si Bukureshti, Sofja, Budapesti, Pekin, Moskë, Leningrad.

Në objektivat ballkanikë përfshihej edhe Shqipëria me dy shënjestra: Kuçova me gjasë për shkak të aeroportit dhe naftës si dhe Tirana, sërish për këtë arsye. Në këtë vit në Shqipëri ndodheshin ende sovjetikët çka shpjegon edhe hyrjen në listën e goditjeve fatale.

Dokumenti prej 800 faqesh është përpiluar në vitin 1956 nga Komanda Ajrore Strategjike  dhe në të klasifikohen 1100 fusha ajrore të bllokut sovjetik dhe 1200 qytete. Dokumenti saktëson se Komanda amerikane do të përdorte bombardues dhe bomba me kapacitet nga 1.7 deri në 9 megatonë, një katastrofë e vërtetë për rajonet e goditjes.

foto-1foto-2foto-3

Kategori
Uncategorized

10 njerezit qe ja shiten shpirtin djallit.

Gjithmonë ekziston dikush që kërkon në mënyrën më të thjeshtë të marrë sa më shumë kënaqësi, pushtet e pasuri. Është gjithnjë interesante të shohësh mënyrën që ata përdorin për të arritur atë që duan. Kjo është lista e 10 personave që besohet se bënë pakt me Djallin për të marrë suksesin.

10 – Papa Silvestri II (945-1003)

10 – Papa Silvestri II

Papa Silvestri ishte një nga njerëzit më të lexuar të kohës së tij. I ditur në matematikë, astronomi dhe mekanikë, ai i prezantoi numeratorin arab Europës Perëndimore. Shkroi shumë libra rreth natyrë, muzikës, teologjisë e filozofisë. Ishte papa i parë francez dhe ndoshta më i suksesshmi i shekullit 10. Pas vdekjes, shumë zëra filluan të qarkullojnë rreth inteligjencës së tij të madhe, dhe mendohej se gjenialiteti i tij i madh ishte rezultat i paktit me Djallin.

9 – Nicolo Paganini (1782-1840)

paganini_nicolo_03-tm

Paganini është një nga violinistët më të mëdhenj që kanë jetuar ndonjëherë. Ai mësoi t’i binte mandolinës që në moshën 5-vjeçare. Filloi të luante përpara publikut në moshën 12 vjeçare dhe pas 4 vjetësh u rrënua pas alkoolit. Pasi e rimori veten në moshën 22-vjeç u kthye në një yll të muzikës. Asnjë violinist tjetër nuk mund t’i afrohej atij për vite me radhë. Audienca besonte se Paganini bëri pakt me Djallin për të pasur sukese me performancat e tij të mbinatyrshme.

8 – Gilles de Rais (1404 – 1440)

gillesderais2-1-tm

Gilles de Ris konsiderohej një njeri inteligjent, guximtar dhe shumë i pashëm me mjekrën e tij të dendur të zezë. I lindur në një nga familjet më të njohura, ai u kthye në qytetin e tij kur i vdiq i ati. Ai e gjeti veten me një pasuri e pushtet të madh që e çoi atë drejt rrënimit. Gjatë një përleshje me grupin Joneses, bëri që ai të humbte shumicën e pasurisë së tij. Në dëshpërim ai nisi të eksperimentonte në fshehtësi nën drejtimin e një personi të quajtur Francesco Prelati, që i premtoi Gilles se do të rifitonte pasurinë e humbur po të sakrifikonte disa fëmijë tek një djall I quajtur Baron. Gilles përdhunoi, torturoi e vrau 80-200 fëmijë. Ai u ekzekutua me varje e djegie.

 

7 – Gjeneral Jonathan Moulton (1726-1787)

moulton06-tm

Jonathan Moulton e filloi karrierën në ushtrinë New England. Ai luftoi në luftën mes Francës e Indisë. U martua në vitin 1749 dhe pati 11 fëmijë. U bë një nga njerëzit më të pasur në New Hempshire dhe kjo ishte ajo që rriti zërat për një marrëveshje të tij të mundshme me djallin. Besohet se kur Moult vdiq, trupi i tij u zhduk nga arkivoli dhe u zëvendësuar me një kuti me monedha ku ishte i stampuar imazhi i djallit.

6 – At Urbain Grandier (1590-1634)

urbainpact2-tm

At Urbain Granadier ishte një prift katolik francez që u dogj në turrën e druve pasi u dënua për magji. Ai shërbeu si prift në kishën Saint Croix në Loudun. Duke shkelur betimin e tij për pastërti të plotë, ai kreu marrëdhënie seksuale me një numër të madh femrash. Në vitin 1632, një grup murgeshash e akuzuan atë se u kishte bërë atyre magji duke i dërguar tek djalli i quajtur Asmodai, duke i detyruar ato të bënin akte jo të denja.

5 – Giuseppe Tartini (1692-1770)

tartini

Tartini ishte një violinist dhe kompozitor italian. Ai ishte një nga kompozitorët më të mirë dhe ka shkruar mbi 400 vepra. Ndryshe nga bashkëkombasit e tij, nuk shkroi muzikë për kishën, por u fokusua tek sonatat. Vepra e tij më famëkeqe quhet “Sonata e Djallit”, ku flitet për historinë e një astronomi francez që ëndërronte për Djallin dhe i kishte kërkuar atij t’i shërbente. Pas ëndrrës që Tartini pa, ai tha: “Isha aq inferior ndaj asaj që pashë, sa nëse do mundja, do të thyeja violinën time dhe do e braktisja muzikën përgjithmonë”.

4 – Cornelius Agrippa (1486-1535)

agrippa_c8_cr-tm

Cornelius Agrippa ishte shkrimtari më me ndikim i Rilindjes Ezoterike. Ai studioi drejtësi e mjekësi por kurrë nuk mori një diplomë. Konsiderohej një magjistar, shkrimtar i fshehtë, teolog, astrolog dhe alkimist. Ai ishte lider i të drejtave të femrave dhe shpesh i mbronte gratë që i akuzonin se bënin magji. Shkroi tre libra që janë akoma në përdorim edhe sot. Në vitin 1535 u akuzua si heretik dhe u dënua me vdekje. Pas vdekjes qarkullonin zërat se ai kishte bërë marrëveshje me djajtë.

3 – Robert Johnson (1911-1938)

robert_johnson1-tm

Robert Johnson ishte një muzikant i madh i muzikës Bluz në Amerikë. Ai është rennditur në vend të 5 nga 100 kitaristët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në listën e Rolling Stones. Njerëzit besonin se vetëm nëpërmjet ndihmës së djallit ai kishte mundur të bëhej aq i mirë në kitare. Johnson nuk u përpoq të kundërshtonte këto zëra,  madje ai i frynte benzinë zjarrit duke thënë se në të vërtetë kishte bërë një marrëveshje me Princin e Errësirës.

2 – Johann Georg Faust (1480 – 1540)

idealportracc88t_joannes_faustus-tm

Doktor Johann Georg Faust ishte një alkimist, astrolog dhe magjistar i Rilindjes Gjermane. Jeta e tij u bë një përrallë popullore me Doktor Faustin e famshëm rreth vitit 1580, duke arritur kulmin me librin e Gëtes, Fausti në vitin 1808. Sipas legjendës, Fausti kërkonte një jetë plot kënaqësi dhe për këtë kishte thirrur në ndihmë Djallin. Ai i shiti shpirtin atij duke qëndruar për 24 vjet në shërbim të Satanit.

1 – Shën Teopili i Adanas

michael_pacher_004-tm

Shën Teopili i Adanas ishte një klerik i Kishës në shekullin e 6, dhe mendohet të ketë bërë marrëveshje me Djallin për të fituar pozicion të lartë kishtar. Teopili ishte peshkop i Adanës, që është pjesë e Turqisë së sotme moderne. Duke qenë se nuk arriti atë që donte, Teopili kërkoi ndihmë nga një magjistar që t’i mundësonte kontakt me Satanin. Në këmbim të ndihmës së tij, Satani i kërkoi Teopilit që të hiqte dorë nga Krishti e Virgjëresha Mari. Teopili pranoi, dhe Djalli i dha postin e Kryepeshkopit. Vite më vonë, i penduar Teopili iu lut Virgjëreshës Mari për falje./

Kategori
Uncategorized

5 misteret e Kadri Hazbiut: Nga banda e Xhevdet Mustafës tek ekzekutimi me vdekje.

Cilat janë të fshehtat e njeriut që drejtoi për 25 vjet Ministrinë e Brendshme

Kadri Hazbiu ne gjyqin kunder tij

Misteret e jetës së Kadri Hazbiut, ministrit të Brendshëm më jetëgjatë të Shqipërisë.

Ish-ministri i Brendshëm, njeriu që luftoi për vite me radhë bandat diversante dhe grupet e ndryshme të spiunazhit, pati një fund tragjik vetëm pak kohë pas vrasjes të Mehmet Shehut.

I cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeministrit shqiptar, Kadri Hazbiu u vu nën shënjestrën e anëtarëve të Byrosë Politike. Si shkak për kryqëzimin e ministrit shërbeu zbarkimi në muajin shtator të vitit 1982 e ashtuquajtura “banda e Xhevdet Mustafës”.

Historia e bandës së Xhevdet Mustafës

Tre muaj para se banda e Xhevdet Mustafës të zbarkonte në Shqipëri, organet e ushtrisë dhe policia kufitare ishte vënë në alarm të plotë. E gjitha kjo pas një informacioni se një bandë shumë e rrezikshme do zbarkonte në bregdetin shqiptar. Madje, organet e Sigurimit kishin përcaktuar edhe vendin se nga ku mund të zbarkonte banda, e cila, sipas tyre, kishte si detyrë të eliminonte krerët më të lartë të vendit. Por organet kufitare u habitën shumë që në bregdet zbarkoi jo një bandë e madhe, por vetëm tre persona. Banda u nis nga brigjet përtej Adriatikut me skafin që e drejtonin dy italianë dhe mbërriti në Divjakë rreth orës 01.00 të datës 25 shtator të vitit 1982. Skafi kthehet për në Itali, ndërsa tre pjesëtarët e grupit, Xhevdet Mustafa, arratisur nga Shqipëria në vitin 1964, me banim në Amerikë, i martuar me dy fëmijë, që ishte kapua dhe atentatori i tij, Halit Bajrami dhe Sabaudin Haznedari, arratisur në vitin 1951, tentuan të hynin në thellësi. Por përpara tyre ishte kënetë dhe kështu, ata u detyruan të kalojnë natën në bregdetin e Divjakës. Në mesditë të po asaj dite, në breg u duk një motoskaf nga i cili zbritën dy punonjës të policisë lokale, veshur me uniforma dhe njëri me rroba banje. Zëvendësshefi i Policisë së Divjakës, Remzi Brixhi, dhe një punonjës i po kësaj policie u vranë nga Xhevdet Mustafa. Ndërsa ky i fundit, vendosi t’ia falte jetën policit të tretë që e mori si peshkatar. Sokrat Biti, që bëri nga e keqja shoqëruesin e Xhevdet Mustafës, drejtoi lëvizjen e tyre deri në Rrogozhinë, në stacionin e trenit. Koincidencë e mirë ishte fakti se ishte ndërruar ora, dhe kjo kishte shkaktuar kaos te pjesëtarët e bandës, të cilët ishin të mirinformuar për oraret e lëvizjes së mjeteve të transportit. Grupi terrorist u diktua nga një shitëse byrekësh në stacionin e trenit, ku këta kishin shkuar të merrnin diçka për të ngrënë. Shenjë e parë dalluese për shitësen, që këta njerëz nuk ishin shqiptarë, ishte pse ata e flisnin shumë trashë gjuhën shqipe. Nuk ranë pak në sy edhe veshja e Xhevdet Mustafës, me atlete “Adidas”, që s´ekzistonin në vendin tonë. Shitësja njoftoi policinë. Operativi, pas shenjës së gruas, shkoi menjëherë te Halit Bajrami, të cilit i kërkoi dokumentet. Ky i dorëzoi pistoletën dhe e vuri në dijeni për rrezikun që paraqiste personi që ishte brenda në stacionin e trenit, Xhevdet Mustafa.

Ndërkohë, Sabaudin Haznedari, kur pa se ata po bisedonin me njëri-tjetrin zuri pozicion në një bunker nga ku hapi zjarr, por u asgjësua brenda një kohe shumë të shkurtër nga forcat vullnetare. Xhevdet Mustafa, me një makinë të tipit “Zuk”, që e gjeti në hyrje të stacionit të trenit, bëri një copë rrugë drejt Lushnjës dhe më pas me dy makina të tjera mbërriti në fshatin Zhamë. Ai duke parë që nuk kishte rrugë shpëtimi hyri në një nga shtëpitë e këtij fshati dhe, pasi vrau kryefamiljarin, mori peng gruan dhe fëmijët e tij. Por pas disa orësh, i rrethuar nga forcat e Sigurimit ai do të vritej nga një e shtënë snajperi, në një operacion të drejtuar nga Kadri Hazbiu, Hekuran Isai dhe Muho Asllani. Por banda e Xhevdet Mustafës do të tërhiqte pas vetes Kadri Hazbiun.

Enver Hoxha dhe Kadri Hazbiu, 1966

Dyshimet nëse banda e Mustafës ishte ideuar nga Kadri Hazbiu apo nga dikush tjetër

Mjaftoi vetëm një thirrje e Xhevdet Mustafës për të takuar Kadri Hazbiun, në momentin kur ishte i rrethuar nga forcat e Sigurimit, dhe një lumë akuzash u ngritën më pas mbi ish-ministrin e Brendshëm. Me 8 tetor 1982, pas një mbledhje të Byrosë Politike, Kadri Hazbiu u shpall armik i popullit, poliagjent dhe anëtar i grupit të Mehmet Shehut. Mbi të u hodhën edhe akuzat për zbarkimin e bandës së Xhevdet Mustafës. Sipas burimeve të asaj kohe, ai u akuzua se kishte organizuar zbarkimin dhe ardhjen e bandës së Xhevdet Mustafës për të eliminuar udhëheqësit e lartë të asaj kohe, ndërmjet tyre dhe vetë Enver Hoxhën. Si fakte për të vërtetuar këtë akuzë organet e Sigurimit përdorën si anëtarin e bandës Halit Bajramin, po edhe kërkesën e Xhevdet Mustafës për të takuar Hazbiun, pak para se të ekzekutohej. Por nuk mungojnë edhe faktet që hidhnin idenë se “banda” e Xhevdet Mustafës ishte fundi i kombinacionit për arrestimin e Kadri Hazbiut.

Pse dyshohej se banda shërbeu për të eliminuar Kadri Hazbiun

“Banda” erdhi në kohën kur ministër i Punëve të Brendshme ishte Hekuran Isaj. Madje, vlen të theksohet fakti se në këtë kohë ishin hequr forcat e gatshme nga bregdeti shqiptar. Dihej saktë edhe vendi i zbarkimit. Xhevdet Mustafa, Sabaudin Haznedari dhe Halit Bajrami u nisëm me skaf nga Pulja e Italisë dhe zbarkuan në Divjakë të Lushnjës. Xhevdet Mustafa e kuptoi se ardhja e tij ishte një kurth i pastër, ndaj edhe e vrau policin që i doli para, e kërkoi të largohej, por u godit nga forcat rezerviste dhe u detyrua të strehohet në një shtëpi në afërsi të Rrogozhinës. Enver Hoxha dërgoi Kadri Hazbiun për të ndihmuar Hekuran Isajn në eliminimin e “bandës”. U krijua legjenda sikur Xhevdet Mustafa, ndërsa ishte i rrethuar, kërkoi të takonte Kadri Hazbiun. Një tjetër anëtar i këtij grupi, Halit Bajrami, u dorëzua në postën e policisë, ku ishin prezent Kadri Hazbiu dhe Hekuran Isaj. Dy pjesëtarët e tjerë të grupit u vranë. Kështu, ardhja e “bandës” së Xhevdet Mustafës ishte një kurth për ta përdorur si material në gjyq kundër Kadri Hazbiut. Eliminimi i Haznedarit dhe i Xhevdetit ishte i qëllimshëm, për faktin se të dy këta mund të tregonin se ishin përgatitur për të ardhur në Shqipëri. Ekspertë të Sigurimit të Shtetit kanë deklaruar se ardhja e “bandës” së Xhevdet Mustafës ishte përgatitur nga zbulimi shqiptar dhe për përgatitjen e saj janë dërguar në Itali dy kuadro kryesorë, drejtues të zbulimit. Duke i bërë analizë ardhjes së kësaj bande, krijohet bindja e një plani shumë djallëzor, i studiuar mirë deri në hollësi. Banda e Xhevdet Mustafës ishte fundi i kombinacionit për arrestimin e Kadri Hazbiut, ish-ministrit të hekurt me të cilin shpesh ishte mburrur edhe Enver Hoxha.

Enver Hoxha duke dekoruar Kadri Hazbiun

Marrëdhëniet me Enverin dhe kërkesat e mistershme për dorëheqje

Deri në momentin para se ish-kryeministri Mehmet Shehu të vritej, marrëdhëniet e Kadri Hazbiut me Enver Hoxhën ishin shumë të mira. Ish-ministri i Brendshëm ishte në pozita shumë solide dhe gjithnjë vlerësohej për punën dhe arritjet e Sigurimit të Shtetit. Por pas vrasjes së Mehmet Shehut gjithçka u përmbys dhe vërejtjet filluan të bien lumë mbi ish-ministrin e Brendshëm. Por ende edhe sot nuk janë zbardhur dy kërkesat për të dhënë dorëheqjen të ish-ministrit të Brendshëm.

Rekordi me 25 vjet në krye të Ministrisë së Brendshme mundet të mos ishte i tillë, nëse Partia e Punës dhe Enveri nuk do të ishin dakord me dy momente jo pak të rëndësishme në jetën e Kadri Hazbiut. Përgjatë karrierës së tij, pushtetar dhe partiak, njeriu i hekurt i ka kërkuar dy herë me shkrim Enver Hoxhës dorëheqjen. E para ka ndodhur në vitin 1959 dhe e dyta në vitin 1966. Në të dy momentet, ishte ministër i Brendshëm. Por cila ishte arsyeja e një tërheqje të tillë? Në fakt këto dy dorëheqje nuk lidheshin me ndonjë problem personal, apo përplasje me ndonjë personazh nga kasta e asaj kohe. Ishte thjeshtë një reflektim i Kadriut lidhur me brezat. Duket qartë që Kadriu i ka motivuar këto dorëheqje me lirimin e postit që ai mbante me një kuadër më të ri në moshë”. Kadriu është shprehur se “është koha t’ua lemë stafetën brezave të rinj”. “Një zëvendësim mund t’iu bënte mirë të gjithëve”, ka shkruar ai gati me të njëjtat fjalë në të dy kërkesat. Por, nuk ishte e thënë që idealizmi i Kadriut të realizohej. Kushedi pastaj si i është dukur kjo Enver Hoxhës. Ndoshta një tërheqje e Hazbiut do të thoshte që efekti domino mund të kapte edhe vetë Hoxhën. Kështu që ato dy dorëheqje jo vetëm që nuk u morën parasysh, por u mohuan të ishin bërë edhe në atë të famshmin plenum kur Hoxha e akuzoi Kadriun se ka dashur të merrte pushtetin.

Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu

Por kujt i nevojitej eliminimi i Kadri Hazbiut, dhe pse Enveri nuk kishte pranuar autokritikat e tij

Sipas burimeve të asaj kohe, personit që i shërbente më shumë eliminimi i Kadri Hazbiut, ishte Ramiz Alia. Pasi një eliminim i ish-ministrit do t’i hapte rrugën Alisë për të zënë vendin e kreut të shtetit. Një enigmë që akoma nuk është zbardhur, është se pse Enver Hoxha, megjithëse Kadri Hazbiu kërkoi disa herë falje dhe bëri edhe disa autokritika, ai nuk i pranoi ato. Ende nuk dihen se çfarë kërkonte më shumë Enveri nga njeriu që për vite me radhë e kishte lavdëruar shumë dhe e kishte quajtur si një nga njerëzit më besnikë të Partisë dhe atij vetë.

Jetëshkrimi

Emri: Kadri

Mbiemri: Hazbiu

Atësia: Hazbi

Ditëlindja: 15 korrik 1922

Vendlindja: Mavrovë, Vlorë

Arsimi: Shkolla Tregtare në Vlorë, shkolla e lartë e Sigurimit në Moskë, BRSS.

Gjendja familjare: I martuar me pesë fëmijë

Gjuhët e huaja: Italisht, rusisht

Aktiviteti në Luftë: Komisar i Çetës Plakë, në formacionet e Brigadës V-të Sulmuese, u plagos dy herë

Karriera: 1945, shef i Sigurimit të Ushtrisë me gradën kolonel;

1950-1954, zëvendësministër i parë i Ministrisë së Brendshme; 1954-1979, ministër i Brendshëm; 1979-1982, ministër i Mbrojtjes, deputet në të gjitha legjislaturat e atij sistemi.

Aktiviteti partiak: Komunist në vitin 1942; anëtar i Komitetit Qendror, 1950; kandidat i Byrosë Politike, 1960; anëtar i Byrosë Politike, 1971-1982.

Gradat dhe dekoratat: Kolonel, gjeneral leitenant në radhët e Forcave të Ministrisë së Brendshme, dekoruar 13 herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor.

Eliminimi: Më 10 tetor 1982 shkarkohet nga ministër i Mbrojtjes, 13 tetor 1982 përjashtohet nga partia në plenumin e Komitetit Qendror. 15 tetor 1982, arrestohet; 10 shtator 1983, ekzekutohet.

Reprezaljet ndaj familjes: 15 tetor 1982, e gjithë familja internohen në Kurbnesh, 1989 vritet djali, Agroni, ish-futbollist i “Dinamos”, vdes në burg vëllai i Kadriut, Hasani, i dënuar për agjitacion e propagandë, në vitin 1991; vdes pas një internimi të vështirë gruaja, Hedija; 4 nëntor 1995, gjenden eshtrat në afërsi të Selitës.

Kategori
Uncategorized

Nga Ismail Qemali, Gjergj Fishta, Fan Noli e Petro Marko: Fjalët e fundit të personaliteteve shqiptarë.

 Që nga Ismail Qemali, Ali Pashë Tepelena që i prenë kokën në pabesi tek shkrimtarët e famshëm Gjergj Fishta, Petro Marko e Teodor Keko. Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm përbëjnë një fond të artë të momentit të fundit edhe për arsyen se reflektojnë mendimet finale në prag të ndërrimit jetë.

Ali Pashë Tepelena

Pashai i Janinës

1741-24 janar 1822

ali pasha

Ali pashë Tepelena, i quajtur ndryshe “Luani i Janinës”, është një nga figurat më të spikatura në historinë shqiptare. Drejtues i pjesës perëndimore të Rumelisë në Perandorinë Osmane, ai  krijoi një nga pashallëqet më të mëdha nën këtë perandori dhe më të pavarura. Epërsia e tij do të krijonte përplasje me Portën e Lartë që ndihej e kërcënuar nga Ali Pasha. Për këtë arsye, sulltani Mahmudi II urdhëron vrasjen e tij. Në librin e Aleksandër Dumas, i cili ka shkruar librin “Ali Pasha”, ai  përshkruan momentin e vdekjes dhe fjalët e fundit të pashait. Ndërsa i dërguari i sulltanit i thotë Ali Pashës t’i nënshtrohej fatit, t’i lutej zotit dhe profetit. Pashai i Janinës nuk e lë të mbarojë fjalën, por i thotë: “Koka ime nuk ulet si kokë skllavi”, dhe fillon e lufton. Pasi ishte dëmtuar nga plagë të shumta, duke e parë që fundin e kishte të afërt,  Aliu i thotë një prej njerëzve të tij: “Vrap, shko, miku im, there Vasiliqinë, që të mos fëlliqet nga poshtërsitë e tyre”. Këto ishin fjalët e fundit të Ali Pashës. Më pas xhelatët i mbështetën kokën në një shkallare dhe e goditën dy herë me satër, duke ia ndarë nga trupi.

Ismail Qemali

Kryeministri i parë i Shqipërisë

16 janar 1844-24 janar 1919

ismail_bej_vlora

“Me varrosni në teqenë e Kaninës”. Ky ishte amaneti i fundit i Ismail Qemalit, që i kishte lënë të birit pak para se të vdiste, më 24 janar 1919. Ai ndodhej në Itali, ku kishte shkuar për të folur me autoritetet italiane për Konferencën e Paqes që do të zhvillohej në Paris. Por kur mbërriti në Itali e njoftuan se këto autoritete ishin nisur për Paris. I akomoduar në hotelin e përcaktuar, Qemali njoftohet për dëshirën e gazetarëve për një konferencë për shtyp. Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve, që djali i Ismail Qemalit, Et’hemi, i ka bërë më vonë kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë, kreut shqiptar i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri.

 

Gjergj Fishta

Shkrimtar, klerik, përkthyes

23 tetor 1871- 30 dhjetor 1940

at-gjergj-fishta

Shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malcisë” vdiq më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës. Revista “MAPO” botoi disa vitesh  detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”. Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi  i fundit”. Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit,  shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për Fe, Atdhe e për Provincën tonë”. Ndërkohë Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit. “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”. Ndërsa italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “jo për tjetër, por, sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.

Faik Konica

Shkrimtar, publicist, diplomat

15 mars, 1875- 15 dhjetor 1942

Faik Konica ngjyra

Për shqiptarin më të veçantë në historinë tonë, edhe vdekja ashtu duhet të ishte. Nuk e prishi rregullin Faik Konica në momentet e fundit të jetës së vetë. Është e shkruar nga studiuesi i njohur i tij, Nasho Jorgaqi, që një ditë më parë se t’i ndahej shpirti nga trupi, Konicës iu dogj kafeja në dhomën e tij. Dhoma iu mbush me tym dhe u deshën ca minuta të mira të vendosej normaliteti. “Nuk më duket shenjë e mirë kjo”, mësohet t’i ketë thënë Nolit. Por çudia nuk mbaroi këtu. Hëngri drekë të rëndë, një bërxollë të madhe dhe kur mbaroi tha: Nuk do ha mish për tri ditë. Por në mbrëmje ai vdiq nga një atak në zemër.

Konica kërkoi që pas vdekjes të varrosej në atdhe. Por Enver Hoxha  kishte shpallur armik me kohë Konicën dhe nuk e bëri këtë. Në vitin 1995, eshtrat e Konicës rivarrosen në Shqipëri në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës.

Fan Noli

6 janar 1882 -13 mars 1965

Politikan, klerik (kryeministër i Shqipërisë 1924)

Fan Noli

Një nga figurat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, Fan Noli u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Fort Lauderdale, Florida, larg vendit të cilit i kushtoi jetën e tij.  Më 13 mars të vitit 1965, në ditën e fundit të jetës, Noli kishte në dorë një libër me poezi të poetit francez, Alfred Devinji (Afred de Vigny) dhe po lexonte poemën “Vdekja e ujkut”. Sipas studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, Noli dha frymë në kopshtin e shtëpisë ku po lexonte poemën. Libri i Devinjit i kishte rënë nga dora, dhe ai kishte nënvizuar këto vargje:

“Rënkimi, vaji dhe lutjet janë të gjitha dobësi!

Detyrën bëj si burrë pa u epur kurrsesi

Në rrugën vetë fati që deshi të caktojë

Pastaj si unë, vuaj dhe vdis pa hapur gojë”.

Të gjithë studiuesit që janë marrë me fundin e jetës së Nolit, i mbajnë si testament këto vargje, të cilat nënvizoi Noli. Sipas Nolit, njeriu duhet të përballej në këtë mënyrë me vdekjen. Të vuante, të vdiste pa hapur gojë, gjë të cilën e dëshmoi edhe vetë në fundin e tij.

Bahri Omari

1888- 1945

Tirane Prill 1945.Gjyqi special - Bahri Omari.Foto:Atsh

Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së Rexhep Mitrovicës në vitin 1943, dhe një nga intelektualët më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajti një qëndrim prej heroi në momentin kur ishte para togës së pushkatimit. “Kur të dënuarit nga Gjyqi Special u gjendën të rreshtuar me shpinë nga skuadra e pushkatimit, Bahri Omari u thirri me një ton urdhërues: “Ktheni fytyrën nga pushkët, se nga shpina vriten vetëm armiqtë. Ne s’jemi armiq, dhe këtë do ta vërtetojë historia”! Këto ishin fjalët e fundit që tha Bahri Omari  para vdekjes, shkruante në kujtimet e tij ish-prokurori Bedri Spahiu, që merrte pjesë në ekzekutimin e ish-ministrit të Jashtëm. i lindur në Gjirokastër, Bahri Omari diplomohet në Stamboll në vitin 1910, në shkencat administrative. Ai është shumë aktiv në Shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912, dhe është përkrahës i Nolit gjatë Revolucionit të Qershorit të vitit 1924. Në vitin 1943 ai emërohet ministër i Jashtëm në qeverinë shqiptare  të Rexhep Mitrovicës. Pas çlirimit të vendit, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, ai u arrestua me akuzën si bashkëpunëtor i pushtuesve dhe dënohet me vdekje nga prokurori i atëhershëm, Bedri Spahiu.

Mehmet Shehu

Janar 1913 – dhjetor 1981

Kryeministër

mehmet shehu

Fjalët e fundit Mehmet Shehu para se të vriste veten nuk do t’ia thoshte njeriu, por do t’i linte shënim në një letër të cilën ia adresonte ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. “Amanet familjen time, Fiqiretin, djemtë (përfshi dhe Skënderin dhe Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armët!” ose si të doni. Edhe armik po më quajtët, kam besim se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë. Po vdes i pafajshëm, (më vrau Jagua i Shqipërisë!)”, këto ishin fjalët e fundit të shkuara në letrën e gjatë të ish-kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë. I lindur më 10 janar 1913 në Çorrush të Mallakastrës, Mehmet Shehu është cilësuar si një nga figurat kryesore të regjimit komunist. Ai ka qenë kryeministër i vendit për gati 30 vjet, nga viti 1951 deri sa vdiq në vitin 1981. Pas fejesës së djalit të tij, Bashkimit, me Silva Turdiun, ish-kryeministri u sulmua nga diktatori Hoxha si armik dhe agjent i shërbimeve të huaja. Kështu më 18 dhjetor 1981 Mehmet Shehu vrau veten në dhomën e tij.

Kadri Hazbiu

15 korrik 1922- 10 shtator 1983

Kadri Hazbiu ne gjyqin kunder tij

“E dua jetën, kam familje, kam fëmijë, vëllazëri, dua deri në vdekje Shqipërinë, por i dua i ndershëm, besnik, se i tillë kam qenë dhe i tillë do të mbetem deri në fund…” Këto ishin fjalët e fundit të ish-ministrit të Brendshëm më jetëgjatë në historinë e shtetit shqiptar. Kadri Hazbiu ishte vetëm 23 vjeç kur u emërua shef i Sigurimit të Ushtrisë. Por, studimet pas çlirimit në Shkollën e Lartë të Sigurimit në Moskë e profilizuan në fushën e agjenturës dhe të çështjeve të policisë. Pas kthimit nga Moska ai fillon punë si nëpunës në Ministrinë e Brendshme, por shumë shpejt emërohet zëvendësministër, detyrë që e mban deri në vitin 1954. Më pas emërohet ministër i Brendshëm, një detyrë që do ta mbante për gati një çerek shekulli. Në vitin 1979 ai u emërua ministër i Mbrojtjes, post të cilin e mban deri në vitin 1982, kur pas  përjashtimit me shumë bujë nga Partia në Plenumin e Komitetit Qendror të vitit 1982, ai akuzohet si armik i popullit dhe i partisë. Me akuzën e përmbysjes me dhunë të pushtetit popullor dhe si autor i një tentative për të eliminuar Enver Hoxhën, Hazbiu dënohet me vdekje dhe ekzekutohet më 10 shtator të vitit 1983.

Lasgush Poradeci

Poet, përkthyes

27 dhjetor 1899- 12 nëntor 1987

u1_LasgushPoradeci

“Shtërgu i fundit” iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një nga lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, që i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës”, e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj., u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit ’44. I diplomuari në Grac të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalë e nga dalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat. Një jetë e vështirë, që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes. “Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron tek koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”. Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël.

Petro Marko

Shkrimtar

25 nëntor 1915- dhjetor 1991

Petro-Marko

“Cila do të ishte fjala e fundit kur do të jepja shpirt? Tani mendoj si i gjallë dhe do të dëshiroja të isha i gjallë deri në çastin e fundit kur të thosha: Jetova kohën si një aktor që nuk e shprehu mirë pjesën e caktuar nga regjisori jetë…”, shkruan në një nga shënimet e tij të pabotuara më parë, gjeniu i Brezit të Humbur. Kjo është fjala e fundit që kishte dëshirë të thoshte ai. Një “Hasta la vista” vetëm prej Petro Markoje. E menduar deri në detaj dhe e trishtë, si subjektet e romaneve të tij. Apo ashtu si jeta e tij, që ishte e vetmja vepër e pashprehur mirë. Dhe kjo, jo për faj të tij. Një nga shkrimtarët më të vuajtur gjatë regjimit diktatorial, i mbylli sytë në dhjetor të vitit 1991, atëherë kur sapo po hapeshin perdet e një Shqipërie të lirë.

 

Teodor Keko

Shkrimtar

Shtator 1958 – gusht 2002

teodor keko

Dhe në fjalët e fundit Teodor Keko do bënte letërsi. “Në këtë botë nuk ka njerëz të përjetshëm, por kalimtarë. Është e vështirë ta pranosh vdekjen tënde, por ja që ajo është prezente dhe një ditë vjen, dhe atëherë pavdekësinë, pikërisht atë që lakmojmë, na e dhuron nëse e meritojmë ajo vdekje. Filozofi e komplikuar apo jo!”, këto ishin fjalët që shkrimtari njohur kishte thënë pak kohë para se të vdiste. I lindur më 2 shtator 1958, në një familje të shquar kineastësh, Teodor Keko që i vogël shquhet për humorin e hollë dhe shpirtin e rebeluar, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-vjeçare boton të parat poezi në gazetën letrare “Drita”, përcjellë me mjaft dashuri nga personaliteti i letrave shqipe Fatmir Gjata. Shkrimtari i njohur është shumë aktiv gjatë lëvizjeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhet deputet i Partisë Demokratike për dy mandate rresht. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Pas një sëmundjeje të rëndë Teodor Keko vdes më 20 gusht 2002 nga një sëmundje e rëndë.

 

Dhimitër Shuteriqi

26 korrik 1915-21 korrik 2003

shuteriqi

Shkrimtari i madh Dhimitër Shuteriqi lindi dhe vdiq ditën e hënë. Jetoi në tri periudha mbretërinë, socializmin dhe demokracinë. Ai  mbi të gjitha i ka dhënë letërsisë kombëtare duke shkruar dhe historinë e saj. Por edhe më mbresëlënëse janë momentet e fundit të jetës së vetë. Bashkëshortja e tij, Myneveri, tregon se në një moment kur po i rrinin tek koka e gjithë familja, ai u shpreh se “ç’bukuri ish, që aty ishin të gjithë”. Por edhe më kuptimplotë se kjo, ishte ajo që tha shumë më gjerë dhe me brengë. “Ti, Mynever, e di si e kam shkruar historinë e letërsisë, me një brengë për tërë jetën”. Një fjali që nënkupton se shumë poetë dhe shkrimtarë  që nuk iu lejuan t’i përmendte në atë libër, do të mbetet një brengë që do ta merrte me vete në varr. Por në të njëjtën kohë edhe një thirrje për letrarët shkrimtarët e historianët për të shkruar një vepër të plotë dhe të saktë të letërsisë. Për të gjitha këto, Dhimitër Shuteriqi punoi tërë jetën. Por nuk arriti që të plotësonte atë që mbante thellë në vete. Megjithatë, ato fjalë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë mbeten si një këshillë e thënë me zë të ulët në vesh.

Kategori
Uncategorized

Historitë e përmbledhura të gjithë drejtuesve të Sigurimit të Shtetit dhe si kanë përfunduar.

Historitë

Koçi Xoxe
Ai që ka drejtuar për herë të parë Sigurimin e Shtetit është Koçi Xoxe. Ka pasur në fillimet e tije poste të rëndësishme në Partinë Komuniste. Shërbimi i pa kursyer ndaj kësaj partie e vendosi atë si drejtues të Sigurimit të Shtetit njëkohësisht edhe ministër të Punëve të Brendshme. Pas disa vitesh qëndrim në këtë post Xoxe akuzohet se ishte agjent i jugosllavëve. Për të është zhvilluar gjyqi ku ai ka pranuar këtë akuzë. Më pas dënohet me vdekje nga Gjykata Speciale dhe pushkatohet muaj më vonë.
Nesti Kerënxhi
Nuk ka pasur të njëjtin fat drejtuesi i dytë i sigurimit të Shtetit Nesti Kerënxhi. Ai është arrestuar dhe pas një viti është lënë i lirë.
Vaskë Koleci
Edhe Vaskë Koleci është akuzuar për spiunazh, por përveç qëndrimit 30 muaj në burg, familja e ish-drejtuesit është internuar.
Beqir Ndou
Ka qenë drejtuesi i tretë i Sigurimit të Shtetit, por edhe ky si gjithë kolegët e tij ka përfunduar në burg.

Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu

Kadri Hazbiu
Edhe Kadri Hazbiu, i cili veç postit të shefit të Sigurimit të Shtetit ishte edhe një nga agjentët më të njohur të tij. Pseudonimi i ministrit të Brendshëm ishte “Besniku”. Por edhe pse i shërbeu vendit dhe partisë së asaj kohe, pikërisht kjo e fundit e dënoi me pushkatim me akuzën e armikut të popullit.
Mihallaq Ziçishti
Është dënuar nga gjykata, por jo me pushkatim si kolegët e tij të mëparshëm, por me 25 vjet burg. Jo vetëm kaq, për Mihallaq Ziçishtin ka pasur edhe një dënim me gjobë që duhet t’ia jepte shtetit.
Feçor Shehu
Ministër i Brendshëm dhe njëkohësisht edhe drejtues i Sigurimit të Shtetit. Por nuk ka qëndruar shumë në këto poste të rëndësishme dhe kyçe të asaj kohe dhe më pas është akuzuar për krime e tradhti ndaj Atdheut, pjesëmarrje aktive në organizatë. Për këtë akuzë Feçor Shehu dënohet vdekje.
Kadri Gojashi
Mund të thuhet që ka shpëtuar paq, nga zinxhiri i ekzekutimeve të sigurimsave. Pas vrasjes së Mehmet Shehut, drejtuesi i Sigurimit të Shtetit Kadri Gojashi, është shkarkuar nga kjo detyre dhe është emëruar në një më të ulët. Motivacioni i shënuar në fletën e shkarkimit për të ishte i largimit nga puna, ishte akuzuar nga partia se i kishte munguar vigjilenca. Por dënimi për të ka qenë vetëm të punojë si punëtor krahu. Më pas ardhja e demokracisë në viti 1990 e shpëtoi atë nga një gjyq i mundshëm.
Zylyftar Ramizi
Me Zylyftar Ramizin mbyllet  historia e drejtuesve të Sigurimit të Shtetit. Ai u dënua me vdekje, por u amnistua duke marrë lirinë.

TE DHENA TE DETAJUARA

Koçi Xoxe
Në vitin 1945, zëvendësministër dhe ministri i parë i Brendshëm dhe njëkohësisht shef i Sigurimit të Shtetit
ARRESTOHET: 28 nëntor 1948
AKUZA: Agjent i UDB-së jugosllave
DËNIMI: 30 maj 1949 dënohet me vdekje nga Gjykata Speciale
PUSHKATOHET: Maj 1949

Nesti Kerënxhi
Zëvendësdrejtor i Mbrojtjes së Popullit (Sigurimit të Shtetit)
Emërohet ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrosë Politike
Pas Kongresit të Parë u përjashtuan nga funksionet qeveritare
ARRESTOHET: 1982
AKUZA: Agjent i shërbimeve jugosllave
LIROHET: 13 shtator 1983

Vaskë Koleci
DETYRAT: ministër i Brendshëm dhe shef i Sigurimit të Shtetit
U mor me ndërtimin e armës së Sigurimit nën kujdesin e përhershëm të këshilltarëve jugosllavë
ARRESTOHET: 23 qershor 1951
AKUZA: Spiunazh
DËNOHET: 30 muaj burg dhe internim

Beqir Ndou
DETYRAT: Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe shef i Sigurimit të Shtetit
Zv/shefit të Drejtorisë Politike të Ushtrisë
Delegat i Këshillit NÇL të rrethit të Tropojës
ARRESTOHET: 1945

Kadri Hazbiu
DETYRAT: Punoi si agjent i Sigurimit deri në vitet ‘50
1979 ai punon në drejtim të ministrisë së Brendshme
Emërohet ministër i Mbrojtjes deri në vitin 1981 dhe njëkohësisht shef i Sigurimit të Shtetit
ARRESTOHET: 15 tetor 1982
AKUZA: Akuzua si armik i popullit dhe i partisë
DËNOHET: Me vdekje
EKZEKUTOHET: 10 shtator 1983

Mihallaq Ziçishti
Zëvendësministër dhe më pas ministër i Punëve të Brendshme dhe gjenerali i Sigurimit të Shtetit
ARRESTOHET: 10 gusht 1982
AKUZA: Për krime e tradhti ndaj atdheut
DËNOHET: 25 vjet të heqjes së lirisë dhe me heqjen e së drejtës së zgjedhjes për pesë vjet

Feçor Shehu

DETYRAT: Ish-ministri i Brendshëm dhe njëkohësisht shef i Sigurimit të Shtetit
ARRESTOHET: 24 mars 1982
AKUZA: Për krime e tradhti ndaj Atdheut
DËNOHET: Me vdekje
EKZEKUTOHET: 10 shtator 1983

Kadri Gojashi
DETYRAT: Drejtori i Drejtorisë së Sigurimit deri në vitin 1981
Kryetar i degës së Punëve të Brendshme në Gramsh
AKUZA: Motivacioni i largimit nga puna, ishte akuzuar nga partia se i kishte munguar vigjilenca

Zylyftar Ramizi
Zv/Ministri i Punëve të Brendshme, njëkohësisht edhe Drejtor i Sigurimit të Shtetit
ARRESTOHET: 1991
AKUZA: Shpërdorim detyre
DËNOHET: 1993 me vdekje
LIRUAR: Në vitin 1997 pas një amnistie të presidentit
Ishte shefi i fundit i Sigurimit të Shtetit./

Kategori
Uncategorized

DREJT FASHIZMIT?!

Nga Gent Kaprata…
Një nga tezat më të përdorura, nga z. Rama në fillesën e tij si politikan, ishte etiketa.
‘Se ai nuk ishte një politikan’.
Shumëkush e lexonte këtë, si një mënyrë për të krijuar një diferencë mes tij dhe gjithë politikanët e tjerë, porse ka një arsye më tepër.
Kur Partia Socialiste e emëroi ministër dhe më tej e kandidoi për Kryebashkiak, papritur z. Rama e gjeti veten në një “stan” për të cilin nuk kishte lënë akuzë e ofendim pa bërë, vetëm pak vite më parë. C’ka e vendoste në një pozicion të vështirë moral përpara publikut, e vecanërisht votuesit të majtë.
Në përgjigje të kësaj, z. Rama shpiku dhe përdori masivisht konceptin e ‘po bëj politikë por nuk jam politikan’. Imagjinoni sikur në fillim të një ndërhyrje kirurgjikale mjeku të të thotë “unë do të operoj por nuk jam kirurg”! Shqetësuese! Sidoqoftë, gjërat evoluan dhe z. Rama nuk mund të përdorte të njëjtin argument kur u bë Kryetar i “stanit socialist”. Në këtë pikë i erdhi në ndihmë ‘Rruga e Tretë’. Një teori politike që kërkon të “pajtojë” të majtën dhe të djathtën në një qasje të vetme qeverisëse. Mirëpo, edhe kjo nuk i bënte shumë punë. Z. Rama, praktikisht, i nevojitej një rrugë jashtë të tërrës (spektrit politik) dhe jo brenda saj. Kështu doli në skenë teoria e ‘përtej të majtës dhe të djathtës’, kuptimin praktik të të cilës askush nuk di të të thotë. C’ka është gjithashtu shqetësuese. Mirëpo, vërtet nuk kemi kuptimin praktik e një teorie, porse kemi praktikat qeverisëse të autorit të saj. Mjafton ti vëzhgojmë ato, për të dalë në përfundimin se cfarë mund të nënkuptojmë dhe ku mund ta pozicionojmë, këtë teori. Për të qënë ekstremisht serioz, sikurse tema e kërkon, nuk do vëzhgojmë veprimet konkrete qeverisëse në territor, por aktet ligjore që kjo qeverisje po prodhon. Sepse, janë ato që të shfaqin kuptimin afatgjat të një identiteti politik.E nisim me Kodin Civil të Republikës. Në 1 Shkurt të këtij viti, hyjnë në fuqi disa ndryshime në lidhje me ndëshkimin që ligji duhet t’i japi individëve që ndërtojnë paleje. Sipas këtyre ndryshimeve, ndërtimi paleje nuk do të dënohet më me gjobë, por me burg. Pra, nëse një qytetar që nuk arrin të pajiset me një leje burokratike, për të ushtruar të drejtën natyrore, për të zhvilluar pronën e tij, duhet thjesht të pajtohet dhe të bashkëjetojë me ëndrën qeverisëse “të të bërit shtet”. Në të kundërt, nëse guxon jashtë këtyre kufizimeve që qeverisja i ka vënë cështjeve ndërtimore, qytetari shkon në burg nga një deri në pesë vjet. Ndëshkim, i cili do të mund të ushtrohet vetëm sipas legjislacionit të Shqipërisë “demokratike” të vitit 2015, por jo sipas atij të Shqipërisë komuniste. Sepse sipas nenit 16 të ligjit të vitit 1978, një ndërtues paleje mund të dënohej ‘me qortim shoqëror ose me gjobë deri në 1.000 lekë’.Vazhdojmë me ligjin “Për planifikimin e territorit”. Edhe në këtë rast, frymëzimi bolshevik nuk është i mjaftueshëm për qeverisjen e sotme. Duhet shkuar më tej. Ndërsa, ekuivalenti i vitit 1978 nëpërmjet nenit 6 të tij, i atribuon ‘komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit’ apo ‘Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe Ministrisë së Brendshme’, detyrën e miratimit të disa planeve rregulluese, ligji i ri nuk “guxon”. Ai, këtë fushë veprimtarie qeverisëse ja “beson” vetëm ekuivalentit të sotëm të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, Këshillit Kombëtar të Territorit (KKT). Për të mos folur për lejedhënien ndërtimore. Në asnjë prej dispozitave, që normonin këtë funksion qeverisës, të ligjit të 1978 nuk shfaqet termi ‘Kryesia e Këshillit të Ministrave’. Ndërsa sipas ligjit “ Europian”, i mbështetur në filozofinë ‘përtej të majtës e të djathtës’, KKT duhet ta ushtrojë këtë funksion lokal qeverisës.Në mbyllje të këtij vëzhgimi të shkurtër por shumë intensiv, mund të guxojmë e të themi se teza e ‘përtej të majtës e të djathtës’ të z. Rama, merr kuptimin e përtej bolshevizmit. Përtej bolshevizmit, por, sidoqoftë në kornizën e kolektivizmit dhe centralizmit të thellë të vendimarrjes qeverisëse.
Dhe më në të majtë se bolshevizmi, të paktën në njohjen time, qëndron murtaja tjetër kolektiviste që ju shpif Botës pas Luftës së Parë. Der echte Sozialismus/ real socialism/ socializmi i vërtetë/ Fashizmi. Po. Të paktën për mua dhe z. Hitler, i cili shprehej se ‘e tërë filozofia e Nacional Socializmit’ ishte bazuar te ‘Marksizmi’. Biles, sikurse një student i mirë që tejkalon mësuesin, z. Hitler kishte gjetur edhe gabimin në teorinë e Marksit. Gabim që ai e rregulloi, dhe ndoshta edhe z. Rama po e bën, duke zëvendësuar ‘luftën e klasave’ me ‘shfrytëzimin e kapitalit privat për unitetin dhe të mirën kombëtare’.
Kategori
Uncategorized

Padia gjygjësore e Edvin Kristaq Rames ndaj ish gruas.

Print Friendly Version of this page
Kopje nga padia gjyqësore e Edvin Ramës ndaj ish bashkëshortes së tij M.M në vitin 1987Facebook:
Nga profili i politikanes PD_iste Majlinda Bregu në shenjë “hakmarrjeje” u publikua para disa kohesh mbas nje ofendimi qe ky i fundit i drejtoi Topallit dhe Bregut nje kopje nga padia gjygjësore e ish çiftit Majlinda e Edvin Kristaq Rama ku përfundoj me ndarje.

Ja çfarë citon znj. Bregu nga fejsbuku(facebook), në komentin e saj në foton e publikuar:

Ja kush është mashtruesi dhe burracaku Edi Rama! Qe shan dhe ofendon zonjat e nderuara dhe te tjeret.

Kategori
Uncategorized

Tmerri spitaleve Shqiptare.

1918686_1512558939038323_1107862652018533031_n-700x525 (1)Deputeti “kauboj” Eduart Ndocaj, ka bërë një vizitë surprizë në Spitalin Rajonal të Lezhës, për të parë nga afër gjëndjen në të cilën ndodhet isntitucioni dhe sesi priten qytetarët.

Më pas Ndocaj ka postuar në profilin e tij në rrjetin social disa nga “gjetjet” e tij në këtë spital, që nga pamjet e kapura, duke mjaft i amortizuar dhe pa kushte higjenike.

Ndocaj ka kritikuar edhe Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke i bërë thirrje atij që të vërë dorë për të normalizuar gjëndjen.

“Për spitalin e Lezhës ka zëra se mjekët i gjenë në kafene dhe pas orës 11 të drekës nuk përjashtohet mundësia të kenë edhe doza të forta alkooli.  Po ashtu, nuk mungojnë edhe raste të mungesës profesionale me pasoja të rënda. Ministri i Shëndetësisë duhet të ndërhyjë për të ndryshuar situatën në Spitalin Rajonal të Lezhës para se të jetë vonë”,- shkruhet në postimin e deputetit “Kaubojs”.

Ja statusi i Plotë i Ndocajt dhe konsatimet e tij për situatën e spitalit rajonalt të Lezhës

“Pas rastit te arrestimit te infermierit te Spitalit Rajonal per shperdorim detyre, deputeti Ndocaj beri nje vizite surprize ne kete spital.

Deputeti Ndocaj fillimisht vizitoje Pavioni i Pediatrise.

Ne kete pavion gjeti keto problematike:

– Dysheke 20 vjecar te pa lare asnjehere. Mund ti shikoni edhe ne fotot. Ne ato dyshek duhet te shtrohen femijet. Imagjinoni pak sikur femijet tane te shtrohen aty. Ne ato kushte i gjetem femijet qe presin te sherohen.

-Serumet dhe shiringat qe mblidhen e hidhen, por jane perdorin disa here. Per me teper keni edhe foto.

-Prinderit apo nenat marrin bombula gazi e blejne vete qemushtin per te ushqyer femijet e tyre. Krejt jashte cdo lloje norme te ushqyeri si dhe te sigurise. Per me teper shikoni fotot.

Pastertia linte shume per te deshiruar. Pra, normat e higjenes. Nenat i lajme me dore vete rrobat e femijeve dhe i vendosin ne ballkone per t’i thare.

Pastaj z. Ndocaj vizitoje pavionin e infektivit. Dicka ishte me mire ne krahasim me pavionin e Pediatrise.

Ndersa tek pavioni i Peadrise gjete njerez me paterica e me kembe ne allci qe prisin qe ne mengjes radhen per te bere viziten.

Ndocaj ka tre dite qe ka kerkuar te takoj Drejtorin e Pergjithshem te Spitalit Rajonal Lezhe dhe nuk eshte e mundur, pasi ne dy telefonata Drejtori s’ ka qene i disponueshem.

Po ashtu mjediset afer hyrjes se Guzhines sic e shikoni ne foto jane aspak te pranueshme.

Per spitalin e Lezhes ka zera se mjeket i gjene ne kafene dhe pas ore 11 te drekes nuk perjashtohet mundesia te kene edhe doza te forta alkoli.

Po ashtu, nuk mungojne edhe raste te mungeses profesionale me pasoja te renda.

Ministri i Shendetesise duhet te nderhyje per te ndryshuar situaten ne Spitalin Rajonal te Lezhes para se te jete vone.

12369200_1512559149038302_4094966861176662549_n

12373412_1512559165704967_7198836553623691025_n

10418511_1512559052371645_8407550010985576829_n

1455868_1512558975704986_8692607443080316426_n

12391072_1512559009038316_7584378068016521249_n

Kategori
Uncategorized

Emrat e ish-byroistëve dhe bashkëpunëtorëve të sigurimit që u hiqen dekoratat.

shyqyri-coku-nexhmie-hoxha

Qeveria do t’u heqë dekoratat dhe medaljet anëtarëve të Byrosë Politike dhe ish-drejtuesve të lartë të strukturave të shtetit komunist që janë ende gjallë.

Projektligji i firmosur parashikon heqjen e dekoratave, titullit të nderit dhe medaljet për funksionarëve të lartë të diktaturës për Nexhmije Hoxhën, për ishkreun e Gjykatës së Lartë Aranit Çelën, ish-anëtarët e Byrosë Politike:

Vito Kapo, Llambi Gegprifti, Muho Asllani, Spiro Dedja, Lenka Çuko, Niko Gjyzari, Rita Marko, Koço Mustaqi etj. Po ashtu, dekoratat dhe medaljet do t’i hiqen hetuesit famëkeq Shyqyri Çoku, i cili njihet si torturuesi i At Zef Pllumit.

byroja

Kategori
Uncategorized

Erotizmi nuk prish moralin, servilizmi, urrejtja po! Nga Bojana Fatkoja.

1. Bazuar në shijet tona personale, nuk mund të japim verdiktin cfarë është art dhe çfarë përbën vlerë. Shijet janë subjektive dhe si të tilla janë të respektueshme kur vijnë si mendime!

2. Mos e shihni me syze politike letersinë. Është e turpshme… Aq më tepër në një shoqëri plot tërmete si kjo e jona.

Më besoni, nuk ju bën mirë. Verbërimi politik është i dhimbshëm, nuk i jep qartësi arsyes. Në një shoqëri si e jona është dyfish më i dhimbshëm. Dhe a e dini pse? Njoh shumë nga ata që dikur idhullizonin e flisnin me adhurim për politikanë të caktuar, dhe sot i ngrejnë idile qesherake deri në servilosje ekstreme kundërshtarëve politiķë të idhujve të dikurshëm.

Prandaj të dashur miq nuk vlen të humbisni nga karakteri juaj dhe të bëheni majoneta, sepse pas 10 vjetësh nuk di ku do t’iu shoh, dhe nuk di si do të ndiheni ju që thoni gjëra që nuk mendoni, vetëm si e si të flisni me gjuhë politike.

Nëse nuk ju pëlqen diçka, ju lutem thoni që nuk ju pëlqen. Por është në nderin tuaj ta vlesoni dhe ta shprehni me sinqeritet atë që ju pëlqen. Mos lejoni kënd t’iu ndrydh mendimet. Kjo deformon karakterin. Ecin përpara të tillë karaktere në këtë vend, por sado karierë të bëjnë janë kufoma pa jetë.

3. Shoqëritë e mbyllura janë shoqëri që prodhojnë më shumë perversion dhe dhunë. Shoqëria jonë ka nevojë të jetë më e vërtetë. Nuk është erotizmi ai që na prish moralin, por servilizmi, urrejtja dhe mohimi i së vërtetës

Kategori
Uncategorized

Ndryshon politika Amerikane ndaj Shqiperise.

donald lu-drejtesia

Nga Fron Nahzi

Si një forcë shtytëse e reformës në drejtësi ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu tha para pak kohësh në një sallë plot me gjykatës se ata janë të ndarë në dy grupe. Ka nga ata që e bëjnë punën e tyre me ndershmëri dhe ata që janë tmerrësisht të korruptuar. “Nëse shihni tani duart tuaja dhe vini re se në dorë keni një orë më të shtrenjtë se makina ime, me shumë siguri ju jeni një gjyqtar i korruptuar” – tha ai. “Ju inkurajoj ta lini këtë profesion menjëherë. Ju mund të futeni në burg shumë shpejt”. E frustruar me lidershipin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, SHBA-të kanë ndryshuar politikën e saj nga mbështetja e liderëve të fortë në mbështetjen e ligjeve të forta, një ndryshim i mirëpritur për shumë shqiptarë dhe ndërkombëtarë prej kohësh.

25 vite me parë Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker u bë i pari zyrtar i lartë amerikan që vizitonte Shqipërinë. Baker u prit me krahë hapur nga më shumë se 300 mijë shqiptarë që mbushën anët e rrugës dhe madje puthën rrotat e makinës së shpëtimtarit të tyre. Pas 50 vitesh të shtypjes nga komunizmi, shumë shqiptarë e kishin humbur besimin te udhëheqësit dhe shihnin nga Perëndimi, në veçanti nga SHBA-të që të bënin një gjë të vetme që shqiptarët nuk ishin të aftë ta bënin: t’i mbanin të zgjedhurit e tyre të përgjegjshëm.

Për fat të keq, amerikanët dhe evropianët ishin më të interesuar në parandalimin e konfliktit në Jugosllavi nga përhapja sesa të mbështesnin qeverisjen e mirë në Shqipëri. Për pasojë ata panë se edhe rruga tjetër e të sapozgjedhurve të Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha mori në dorë gjyqësorin (tek i cili ka influencë edhe sot), goditi mediat e pavarura, pushoi nga puna profesorët bazuar në lidhjet e tyre politike, mbajti partneritetin publik-privat që nënkuptonte se zyrtarët e zgjedhur do të merrnin pjesën e tyre dhe shfrytëzoi mundësitë e daljes në fotografi me liderë amerikanë dhe europianë si provë e mbështetjes së perëndimit për stilin e tyre të qeverisjes.

Në 25 vitet e ardhshme, pushteti do të ndahej mes dy partive në vend, socialistëve dhe demokratëve ndërsa parlamenti u bë një strofull e hajdutëve. Amerikanët dhe evropianët u bënë thirrje të vazhdueshme qeverive shqiptare të ndalnin korrupsionin dhe klientelizmin politik. Secila qeveri i injoroi këto thirrje. Shumë zyrtarë të zgjedhur në shërbimin publik me një orë Timex dhe një apartament modest largoheshin me një Cartier, Guçi dhe vila në zonat elitare të banimit.

Si u bë Shqipëria një kleptokraci? Disa të huaj fajësojnë shoqërinë civile dhe dështimin e medias për t’i detyruar të zgjedhurit të jepnin llogari. Shqiptarët fajësojnë liderët amerikanë dhe evropianë që kanë mbështetur liderët e tyre të korruptuar. Një lider i korruptuar është një kundërshtar i frikshëm, një lider i korruptuar i mbështetur nga fuqitë perëndimore është një Goliath. Shqiptarët thonë se Sali Berisha ishte për shumë vite “djali i preferuar” i SHBA-ve dhe Europës. Ata thonë se Ilir Meta, aktualisht kryetar i parlamentit dhe kreu i LSI-së, partneri i socialistëve në qeverisë dhe që më herët bashkëqeverisi me Sali Berishën u kap në një video duke kërkuar ryshfet.

“Jo më” – tha ambasadori Lu. “Korrupsioni nuk do të tolerohet më, të paktën nga SHBA-të të cilat ua kanë ndaluar dhënien e një vize amerikane zyrtarëve të akuzuar për korrupsion. Lu dhe BE e shtynë qeverinë shqiptare dhe opozitën të miratonin një ligj që ndalon personat me të dhëna kriminale të mbajnë një post publik. Se bashku me partnerët europianë, tani po merren me sfidën më të madhe të Shqipërisë: depolitizimin e sistemit gjyqësor të vendit. Reformat e propozuara e kufizojnë rolin e politikës në vendimet gjyqësore, detyron gjyqtarët të zbulojnë burimin e pasurisë së tyre, të forcojë pushtetin e Prokurorit të Përgjithshëm të hetojë dhe ndjekë penalisht gjyqtarët e korruptuar.

Ajo që e bën këtë ndryshim të ri të politikës së Uashingtonit, unike, është mbështetja e institucioneve të tyre për individë si dhe rruga e lirë që i kanë lënë ambasadorit të tyre të bëjë deklarata zyrtare… publikisht. Me atë që duket një mospërfillje e hapur për mënyrën sesi Lu i bën akuzat hapur duke e pozicionuar ambasadën apo influencën e aleatëve te drejtuesit politikë, “përplasja e brirëve” nuk është gjë e re për Lu.

Kur një gjyqtar e pyeti ambasadorin Lu sesi do të luftohej korrupsioni kaq shumë i përhapur ai u përgjigj: “Korrupsionin nuk duhet të luftohet nga ata që e krijuan atë. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë politikat anti-korrupsion”. Kur e pyetën kush duhet ta bënte luftën, Lu tha: “Ti dhe 3 milion qytetarë shqiptarë”.

25 vite më parë shqiptarët mbushën rrugët të prisnin Baker duke mbajtur një banderolë ku shkruhej: “Mirëseerdhe. Z. Baker. Shqipëria ka 50 vjet që ju pret”. Nëse politika amerikane ka në plantë ndryshojë gjyqësorin shqiptar, shqiptarët mund të postojnë në Twitter: “Ambasadori Lu, kemi 25 vjet që ju presim”.

*Drejtor i Zhvillimeve Globale dhe ËSSI në Universitetin e Arizonës. Shkruar për Huffinton Post

Kategori
Uncategorized

Nje tjetër vrasës në krye të PS së Shkodrës.

Emërimi i tij bëhet në të njëjtën ditë kur Parlamenti voton ligjin për dekriminalizimin.

Mesazhi i Ramës është i qartë, një sfidë e hapur  për partnerët e Shqipërisë, SHBA dhe BE.

Kjo është edhe një thikë pas shpine për kontributin e ambasadorit amerikan në miratimin e ligjit për dekriminalizimin.

Pyetja që shtrohet është apo po dekriminalizohemi apo po kriminalizohemi më shumë?

Kriminelë, vrasës, trafikantë, tutorë, persona me rekorde  kriminale kanë gjetur një tjetër strehë, duke hequr dorë nga funksionet publike, duke u transferuar si drejtues te Partia Socialiste e Edi Ramës, por jo e socialistëve të vërtetë.

Këtë e dëshmon së fundmi kryetari i Partisë Socialiste Shkodër, Martin Cubi, i cili në 2009 ka vrarë një person, kohë kur ushtronte funksionin e kryetarit të Komunës Pult, Shkodër.

Përmes një deklarate për mediat, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkeleid Alibeaj tha se edhe megjithë marrëveshjen e arritur për dekriminalizimin, Edi Rama po vazhdon paktin me krimin, duke inkriminuar të gjitha hapësirat që nuk i mbulon dot ligji.

Alibeaj akuzoi se, Rama ka emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, një bandit të njohur, një autor vrasje, duke treguar se marrëveshja e tij me krimin nuk ndalet.

“Edi Rama ia ka besuar Partinë Socialiste në këtë zonë, Martin Cubit, i cili kur ishte kryetar komune, më 27 prill të vitit 2009, ka vrarë një shtetas.

Ky person problematik, njihet nga të gjithë për aktivitetin kriminal dhe për rrezikshmërinë shoqërore që paraqet. Kjo është një e vërtetë e hidhur, që tregon se Edi Rama nuk ndahet dot nga krimi.

Pakti me krimin, është i vetmi që ka mbajtur deri tani, pasi ka shkelur çdo kontratë e çdo premtim me qytetarët e vendit.

Kjo është skema që Edi Rama po aplikon me gjithë banditët dhe trafikantët e tij që dekriminalizimi do t’i largojë nga postet publike”, u shpreh Alibeaj.

Kriminelët po gjejnë strehë tek partia e Ramës, për të dhënë kontributin e tyre kriminal në zgjedhjet që po vijnë, por sipas tij kjo nuk do të lejohet nga PD dhe populli, i cili është ngritur në këmbë kundër kësaj qeverie të inkriminuar dhe të korruptuar të ngritur nga Edi Rama dhe kriminelët e tij. “Sfida që i bën Edi Rama dekriminalizimit, kërkesës dhe nevojës urgjente për t’u ndarë nga sundimi i krimit, është e sigurtë që do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët, të majtë e të djathtë, pa dallim”, tha Alibeaj.

Reagimi

Pas akuzës së Enkelejd Alibeaj nga selia blu reagoi PS, e cila ngriti pretendimet se kryetari i PS Shkodër, Martin Cubi është i pafajshëm dhe vrasja e kryer nga ai është cilësuar vetëmbrojtje.

Por për të vërtetuar të kundërtën e Ramës dhe të partisë së tij dhe për të informuar mbarë opinionin publik, PD i drejtoi tre pyetje Edi Ramës, të cilat nisin me arsyetimin pse Rama zgjodhi pikërisht Cubin, në krye të PS së Shkodrës dhe jo një figurë me integritet. Po ashtu, PD thekson se dy vëllezërit e tij, njëri i vdekur, kanë vrarë njerëz, ndërsa për vrasjen për shkaqe të vetëmbrojtjes PD pyeti se sa i ka kushtuar ky vendim 70 apo 80 mijë euro.

“Meqë e mbron deri në fund Cubin e tij në Shkodër, ka 3 pyetje për zotin Rama.

Përse zgjodhe t’i përfaqësosh socialistët e ndershëm të Shkodrës me një person të mirënjohur si problematik e që ka kryer me dorën e tij një vrasje, ndërsa ai mund të ishte një mjek, një inxhinier, një jurist, profesor, një mësues, apo një person me integritet që këtij qyteti nuk i mungojnë?

A keni dijeni se vëllai i madh i Cubit që i keni besuar partinë në Shkodër, ka vrarë një sportist në këtë qytet, dhe vëllai i vogël ka vrarë dhe e kanë vrarë? Meqë e keni kaq përzemër Cubin, a mund t’i thoni publikut zoti Rama, me çfarë shume e bleu ai pafajësinë pas vrasjes, me 70 mijë apo me 80 mijë euro?”.
Sipas PD, Edi Rama ka marrë në mbrojtje me fanatizëm jo vetëm Cubin e tij, autorin e një vrasje, por të gjithë kriminelët e tjerë të njohur sot për shqiptarët, që sot janë drejtuesit e PS në rrethe, duke i shpëtuar kështu ligjit për dekriminalizimin.

“Ajo çfarë po dëshmon Edi Rama, edhe pas miratimit të ligjit për dekriminalizimin, është një inkriminim i ri, kësaj radhe i partisë, të cilën po e mbush me banditë e trafikantë për t’i ndërsyer nesër kundër  Partinë Socialiste të Kurbinit, Prengajve, Partinë Socialiste të Krujës, Bushit, e kështu me radhë”, bëhet e ditur nga PD. Partia Demokratike thekson se në kontrast të plotë me këtë inkriminim masiv të Ramës, PD jo vetëm dha shembuj para zgjedhjeve të fundit lokale, por ka ngritur prej tre muajsh në selinë e saj, komisionin e integritetit të figurave që drejtohet nga doktor Halim Kosova.

Përse e zgjodhi Rama, Martin Cubin?

-Përse zgjodhe t’i përfaqësosh socialistët e ndershëm të Shkodrës me një person të mirënjohur si problematik e që ka kryer me dorën e tij një vrasje, ndërsa ai mund të ishte një mjek, një inxhinier, një jurist, profesor, një mësues, apo një person me integritet që këtij qyteti nuk i mungojnë?
-A keni dijeni se vëllai i madh i Cubit që i keni besuar partinë në Shkodër ka vrarë një sportist në këtë qytet, dhe vëllai i vogël ka vrarë dhe e kanë vrarë?
-Meqë e keni kaq përzemër Cubin, a mund t’i thoni publikut zoti Rama, me çfarë shume e bleu ai pafajësinë pas vrasjes, me 70 mijë apo me 80 mijë euro?

Kategori
Uncategorized

Kuj shteti i detyrohet Greqia.

Greqia është borxhli në shifra rekord ndaj Gjermanisë, me plot 68.2 miliardë euro, e më pas vijnë vende të tjera të BE-së si Franca, Italia dhe Spanja, që në rend zbritës presin të shlyhen nga Athina zyrtare përkatësisht me 43.8, 38.4 dhe 25 miliardë euro.

Institucioneve ndërkombëtare, si FMN-së dhe BQE-së, Athina u detyrohet 21.4 miliardë dhe 18.1 miliardë euro në total. Nga kjo shumë Greqia nuk arriti dot të shlyejë edhe këstin prej 1.6 miliardë eurosh që duhej ta bënte me katër ndarje brenda qershorit, por që e shtyu disa ditë më parë për ta refuzuar tashmë përfundimisht.

Ndër kreditorët “e vegjël”, por jo me kontribute edhe aq të vogla në ndihmën ndaj Greqisë, renditen edhe Hollanda (13.4 miliardë euro), SHBA-ja (11.3), Britania e Madhe (10.8), Belgjika (7.5), Austria (5.9) dhe Finlanda (3.7).

Kategori
Uncategorized

TARIKATI BEKTASHI.

Referati i W.HAXHI BABA SADIK IBROKODHELI-T.
Me Emrin e Zotit Meshiruesi dhe Meshirberesit!
I nderuar Kreu i Selise se Shenjte, hiresia juaj, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.
Te nderuar Studiues, Shkrimtar dhe Petagoge.
Te nderuar pushtetar te pushtetit vendor te Qytetit te Elbasanit.
Te dashur vellezer Klerike te trevave te ndryshme te vendit tone.
Te nderuar: Zonja dhe Zoterinj!.
Ju kërkoj leje të mos i përmbahem kornizave të zakonshme të një referati, dhe kjo për arsyen se kur nisa të shkruaja per shembullin e Profetit Muham-med a.s, kuptova se isha gabim. Nuk ka vlerë të përsërisim nëpër kumtesa e referate vlerat e Profetit, apo Shenjtorëve, nëse i harrojmë ato sapo dalim nga kjo derë.
Sigurisht që Vula e Profetëve është shëmbulli për t’u ndjekur, Ai është i gjithi virtyt, e s’kishte si të ishte ndryshe sepse është i zgjedhuri i Zotit, edhe feja e tij është puritane, por në të vërtetë njerëzit sot nuk e dëshmojnë dot këtë.
Sot kemi rënë në një pozitë të tillë sa kemi harruar të sillemi si njerëz. Gjendemi tepër larg të shprehurit të veçorive, megjithë aftësitë tona të mrekullueshme që bën edhe engjëjt të na kenë zili, por bëjmë edhe vepra që turpërojnë edhe shpirtrat e ndyrë. Jetojmë çdo çast me mëri e urrejtje, turfullojmë dhe e shikojmë njëri-tjetrin vetëm me hakmarrjeje. Shpirtrat tanë janë të zbrazur nga dashuria, mjegulla e tymi i armiqësisë na ka mbrujtur të gjitha ndjenjat dhe jetojmë larg prej ndikimit të magjepshëm të dashurisë. Mendjet tona s’reshtin së prodhuari ndjesi dashakeqe
Ndërkohë që gjithkush dhe gjithçka pret që t’i zgjatet një dorë; por ate nuk e ndjene kurre, por i shembet përtokë me dëshpërim përballë indiferentizmit dhe pamundësisë sonë….. shemben përballë pandjeshmërisë dhe mosveprimit tonë duke mos gjetur përgjigje karshi britmave të tyre. Edhe pse pak, ka nga ata që i dëgjojnë e i ndjejnë këto britma, por ata janë të pamundur e të pafuqishëm perballe kesaj mizorie njerezish qe jane te gjendje te gllaberojne gjithecka per interesat e tyre vetiake.
Zoti ka dashur që me anë të ekzistencës dhe materies ta prezantojë e ta bëjë të njohur veten e tij, edhe me anë të komunikimit dhe zbulesës hyjnore, të kuptohen urdhrat e krijimit dhe urdhrat e zbritura.
Por që Ai të njihet ashtu siç është dhe që njerëzit t’i japin botës kuptimin e duhur , ka kërkuar që robtë e Tij të mësojnë përgjegjësitë e tyre, mënyrën se si duhet t’i plotësojnë ato, rregullat dhe etikën e rrugës ku ecin e ku do të ecin, si dhe premtimin e synimit ku kanë për të arritur.
Pikërisht duke u mbështetur mbi këtë domosdoshmëri, Allahu e ka nderuar me praninë e një Profeti të veçantë pothuajse çdo periudhë, Fuqia e Përjetshme nuk i ka lënë milingonat pa sundimtar dhe bletët pa mbretëreshë, por edhe njerëzimin në asnjë kohë s’e ka lënë pa Profet!
Sepse Zoti, në çdo punë të të Cilit ka shumë urtësi në urdhrat revelativë dhe legjislativë nuk ka marrë për bashkëbisedues gjithkënd, nuk ka biseduar hapur e qartë me gjithkënd; në një çështje të tillë shumë të rëndësishme dhe që kërkon trajtim në veçanti, ka zgjedhur disa karaktere të veçantë të pajisur posaçërisht dhe të aftë për ta jetuar jetën në nivelin e zemrës dhe shpirtit dhe ka biseduar vetëm me ta duke ua njoftuar ndërgjegjeve me anë të këtyre kapaciteteve të mëdhenj, natyrave të mrekullueshme dhe karaktereve të lartë: ” qëllimin e krijimit, urtësitë e ekzistencës, kuptimet dhe përmbajtjen e botës dhe çka ndodhet brenda saj, përbërjen dhe cilësinë e botëve përtej, rrugët që do t’i çojnë njerëzit në botët përtej në pavdekësi.
Vetëm në këtë formë , përmes njerëzve të zgjedhur Zoti i ka folur të gjithëve duke i shpëtuar njerëzit nga vetmia, nga mungesa e qëllimit, nga mungesa e detyrës, nga mungesa e synimit.
Të gjitha këto synime të larta Allahu i ka realizuar me anë të atyre personave të veçantë e të zgjedhur dhe i ka bërë ata gjuhën, dhe komentuesin e ekzistencës dhe materies, udhëzuesit e pagabuar të arritjes në adhurim, orientim, sinqeritet dhe në vendin e jetës së pasme.
Që të gjithë Profetët – vetëm me dallim grade mes tyre – janë modele të natyrës së pastër, shembuj të moralit të lartë, monumente nderi dhe virtyti, heronj besueshmërie dhe modele tipike besnikërie.
Me karakterin e tyre të lartë, me qëndrimet serioze, me gjendjet e tyre gjithmonë premtuese për besueshmëri e siguri, me orientimin e tyre tërësisht të pagabueshëm, me drejtësinë dhe ndershmërinë e tyre të pandryshueshme, me besnikërinë e tyre të njëjtë me të engjëjve, me qëndrueshmërinë e tyre si të maleve dhe me atë vetëdijen e tyre tejet të thellë të robit dhe adhurimit ndaj Allahut, Profetët janë njerëz shembullorë të treguar gjithmonë me gisht!
Në të njëjtën kohë, këta njerëz, me pamjen dhe trajtën të patëmetë, me figurën morale ia kujton Zotin çdokujt që i sheh, me ecurinë e jetës së tyre janë udhërrëfyesit, janë pasqyra ku duhet ta kontrollojmë këtë shoqëri.
Profeti i tërë gjithësisë dhe dukurive e ngjarjeve, interpretimi dhe nxjerrja në shesh e thellësive hyjnore, është dhuratë e Zotit për ne. Çdo ndërgjegje që s’është verbuar, pavarësisht nga niveli ku ndodhet, duke i vlerësuar këto shpjegime dhe interpretime mund të arrijë në nivelet më të larta.
E shoh të dobishme të kujtojmë edhe një herë se detyra e vërtetë e Profetëve është që të sigurojnë pastrimin e njerëzve nga veset e këqija dhe nga shprehitë e këqija, si mendjemadhësia, padrejtësia dhe dhuna, thyerja, imitimi, mbetja nën ndikimin e egos dhe sensualitetit, etj., të cilat konsiderohen pengesa në afrimin tek Allahu dhe pretekste për t’u larguar prej Tij.
T’i bëjnë njerëzit të interesohen dhe priren nga cilësitë dhe shprehitë e bukura, si modestia, edukata, orientimi i mendimit, përkrahja e të drejtës, prirja ndaj jetës ndjesore dhe shpirtërore, etj.; t’ua tërheqin vëmendjen njerëzve dhe t’ua kujtojnë pozitën ku ndodhen dhe përgjegjësitë që kanë dhe t’i mësojnë ata të jenë respektues në marrëdhëniet me Krijuesin, të dhembshur ndaj krijesave.
Kur ne vështrojmë jetën e lartësuar të Profetit Muham-med, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, ne shohim që ai praktikonte gjithçka predikohej në Kur’an. Për shembull, dikush vinte dhe pranonte shkeljen e kurorës bashkëshortore duke kërkuar të pastrohej nga mëkatet e tij, cilido që të ishte ndëshkimi, Profeti i thoshte atij: “Shko në shtëpi dhe pendohu. Nuk ka mëkat që Zoti nuk e fal.” Një tjetër hadith tregon se si një person akuzoi një tjetër për vjedhje. Vetëm kur po afrohej momenti për të dhënë ndëshkimin, njeriu ndërroi mendje dhe e fali vjedhësin, vendim për të cilin Profeti i tha: “Pse nuk e fale atë që në fillim?”
Prandaj mund të shihet që metoda e adoptuar nga ata që i trajtojnë të tjerët me urrejtje dhe armiqësi, që u kundërvihen muslimanëve, çifutëve dhe krishterëve pavarësisht se kush janë, që janë mbrujtur me zemërim dhe përbaltin të tjerët duke i cilësuar “të pafe,” nuk është aspak në përputhje me Islamin.
Islami është një fe e dashurisë dhe tolerancës. Muslimanët janë adhuruesit e dashurisë dhe mëshirës, njerëz që u shmangen të gjitha akteve terroriste dhe që kanë pastruar trupat e tyre nga të gjitha format e urrejtjes dhe armiqësisë.
Myslimanët, çdo ditë luten me fjalët “O Zot, mbana ne në rrugë të drejtë!” Një lutje, e cila na ndihmon t’i qëndrojmë sa më larg teprimeve, duke jetuar kështu një jetë të ekuilibruar. Nuk duhet të biem kurrsesi pre e instinkteve tona të çastit për të reaguar ashpër, as nuk duhet të qëndrojmë kryekreje të heshtur përballë vazhdës së shpifjeve mbi vlerat dhe besimin tonë. Ky ekuilibër është çoroditur paksa .
Askush nuk mund të veprojë pa maturi, kur në shënjestër janë marrë të drejtat e çdo myslimani, të Zotit, të Kuranit dhe të Profetit. Madje çdokush duhet të shqyrtojë me kujdes edhe pasojën më të vogël të çdo veprimi të tij, duke kërkuar fillimisht urtësinë e gjykimit kolektiv.
Pyetja, që ne si myslimanë duhet t’i bëjmë vetes, është në ia kemi shpjeguar botës si duhet, Islamin dhe Profetin Muham-med. A e kemi ndjekur ne shembullin e Tij në atë mënyrë që të meritojë admirimin e gjithkujt? Kjo është detyra jonë, e jo me fjalë, por me mënyrën tonë të jetesës.
Një mysliman duhet të jetë gjithnjë i drejtë dhe i qëndrueshëm në fjalët dhe veprimet e tij. Ai duhet të respektojë të gjitha vlerat e shenjta të të krishterëve, hebrenjve, budistëve dhe të tjerëve, njëlloj siç dëshiron që të tjerët të tregojnë respekt karshi fesë dhe vlerave të tij. Teksa reagon, ai nuk duhet të ndahet kurrsesi prej rrugës së mesme, që është më e mira. Shumë mënyra përgjigjeje mund të gjenden duke u mbështetur te vetëdija kolektive e shoqërisë.
Ligjërimi i urrejtjes për të nxitur dhunën është një keqpërdorim i lirisë së fjalës. Ajo dhunon të drejtat, dinjitetin dhe liritë e të tjerëve, duke e çuar kështu njerëzimin drejt konfliktit në një epokë të armatimeve të tmerrshme.
Të djegësh e të shkatërrosh çka përreth, të përngjasësh gjithçka me veten dhe të poshtërosh me dhunë atë që e konsiderojmë “tjetër”, janë bërë situata të zakonshme. Pjesa jonë dërrmuese jetojmë nën diktatin e ndjenjave pavarësisht arsyes e logjikës. T’i shtypësh ata që s’mendojnë si ne e t’u mbyllësh gojët atyre, është prej cilësive tona më dalluese. Duke mos menduar se mund të ketë shumë rrugëzgjidhje për shumë probleme, veprojmë sipas asaj që dimë dhe në rrugën e ndërtimit, bëhemi shkas i sa e sa shkatërrimeve. Të hysh në zemrat e shoshoqit dhe të shprehim individualitetin tonë me gjuhën e shpirtit e me fjalë zemre, ka mbetur si një metodë e prapambetur demode…
Jetojmë çdo çast me pështjellimin e të përballurit me shumë mendime antagoniste të prodhuara prej egoizmit tonë dhe të përfaqësuesve të tyre. Zemërohemi vazhdimisht, turfullojmë me urrejtje dhe po të kemi mundësi i hidhemi përsipër të tjerëve. Shtypim me këmbë ato që kemi mundësi t’i shtypim, e, me ata që s’na mjafton forca, luajmë me nderin e dinjitetin e tyre dhe po të kemi forcë e mundësi mediatike, i përplasim sa në një cep në tjetrin, duke i lënë në vuajtje më të këqija se vdekja.
Përpara gjithë këtyre situatave negative, ajo çka dëgjohet është ose ngërdheshja e tiranëve, ose rënkimi i të dhunuarve. Prej vitesh disa shtete shtypen e dhunohen vazhdimisht duke rënkuar të tërë si popull. Mendjet janë të shtangura, ndjenjat dhe emocionet të fikura, shumica është huajësuar ndaj vlerave të veta dhe gjithkush është bërë ujku i njëri-tjetrit. Mendimet dhe botëkuptimet ndryshe konsiderohen si mosmarrëveshje dhe përçarje në këto lloj shoqërish, dalin në pah shfaqje të dhunshme të pamundura për t’u ndalur dhe njerëzit nxiten në luftë kundër njëri-tjetrit. Njëri i nxjerr syrin tjetrit dhe e vret; tjetri i drejtohet me bomba në trup ose me makina të ngarkuara me bombë. Kudo përjetohet tjetër dhunë e egërsi po aq sa edhe egërsia e tyre, ndoshta edhe më tepër.
Ejani atëherë, në këto ditë ku udhët tona janë të ndara, t’i vëmë veshin thirrjeve universale hyjnore që jehon nga zëri i Shenjtoreve e Profetëve dhe të themi “Dashuri” dhe “Vëllazëri”!
Ejani, t’ia tregojmë edhe njëherë botës me ngjyrën dhe dizenjon e saj veçantinë e të qenit njeri!
Ejani, të themi edhe njëherë me gjithë sinqeritetin tonë dashuri dhe dialog në këto ditë ku urrejtjet, mëritë, inatet dhe mllefet kanë nxirë faqen e botës.
Ejani, ta zgjerojmë shpirtin sipas gjerësisë së mëshirës hyjnore dhe t’ia hapim zemrën çdokujt!
Ejani, të heqim dorë së pari vetën tone si pika uji të destinuara për t’u tharë e për t’u zhdukur, të përzihemi me përrenjtë dhe të vrapojmë drejt së qenit oqean!
Përderisa të gjithë jemi njerëz, do të thotë se në genet tona ekzistojnë genet e Ademit dhe në thelb kemi shpirtin e të Vërtetave Muhamedane;
Atëherë ejani, t’i ngremë krye të gjitha cytjeve djallëzore dhe të bërtasim me aq fuqi sa të tronditim botën se jemi mëkëmbësit e faqes së tokës, se jemi të denjë për të arritur majat e qiellit dhe t’ia bëjmë të ditur edhe njëherë engjëjve veçantinë e të qenit njeri! Ejani, t’i shndërrojmë udhët ku ecim në një rrugënajë dhe t’i drejtohemi Zotit duar e zemërbashkuar.
Ju faleminderit per vemendjen tuaj!
Sinqerisht juaji me bese:
W H.Baba Sadik Ibrokodheli.
Kategori
Uncategorized

Kush janë “Rilindasit” e zhgënjyer me Edi Ramën?

Kjo fundjavë ka rregjistruar dy lajme që kanë kaluar pa shumë vëmendje nëpër media. I pari ishte rreagimi i Adi Krastës në një television në Kosovë, kundër Edi Ramës dhe e dyta një status në Facebook, i dokumentaristes dhe shkrimtares Elvira Dones. Të dy kanë qenë mbështetës të mëdhej të Edi Ramës dhe të Rilindjes para qershorit 2013, ndërsa tani mund të rreshtohen midis të zhgënjyerve më të shquar prej tij.

Por, që nuk janë të vetmit.

Lapsi.al ka bërë një listë me personazhet më të shquar që ishin pro Ramës në periudhën e ardhjes në pushtet dhe që tani i kanë kthyer shpinën atij.

 

Shkrimtarja Elvira Dones ka qenë një nga kritiket më të mëdha të rregjimit të Berishës. Ajo u pozicionua hapur për rrotacionin e pushtetit pasi replikoi me ish kryeministrin që siç e kishte zakon i hyri deri në gjërat personale duke kujtuarr episodin e arratisjes së saj nga Shqipëria në kohën e komunizmit
“Trishtoi djalin. I tha djalit lamtumirë… Ka qyteti një memorie për këtë” tha atëhere Berisha në Opinion, pasi Dones kishte bërë një shkrim kundër takimit të tij me Berluskonit dhe shprehjes së liderit Italian që ne pranojmë vetëm trafikimin e vajzave të bukura.

Ajo denoncoi gjithashtu edhe paktin Berisha Meta që e mbajti të parin në qeveri në vitin 2009.

“Koalicioni Meta-Berisha do mbetet në kujtesën e ndërgjegjen e votuesit të majtë si një pakt me djallin, jo në emër të kahjeve politike e të vizionit ndaj interesave të vendit, por thjesht në emër të dueleve, të hakmarrjeve e karrigeve personale”.

Ajo u bë më shumë aktive në shtyp në pjesën e fundit të mandatit të demokratëve dhe e vazhdoi sigmatizimin e tyre edhe pas ardhjes së Rilindjes në pushtet. Në një intervistë në maj të vitit 2014 duke përgëzuar kabinetin me shumë femra të Ramës ajo deklaroi se gratë nuk duhet të ndërrojnë rolet dhe të sillen si burra, duke sjellë si shembull Jozefina Topallin.

“Ajo është femër- burrë. Ajo lloj gjuhe që përdorte, ai lloj agresiviteti… Ky është emri i parë që më erdhi në mendje sepse ishte në një pozitë të dukshme. Ajo mënyrë e të drejtuarit të Parlamentit, ai agresivitet, ato gra që flasin me terma ‘t’i varim njerëzit te palma…’ Jo, kjo nuk është gjuha që duhet përdorur. Uroj që gratë e së majtës të mbeten gra dhe t’i përdorin atributet e ta bëjnë politikën me ndjeshmërinë e një gruaje. Po në të njëjtën kohë ajo nuk hehitonte të vazhdonte shigjetimet ndaj berishës.

“Berisha është ai i ikuri nga mendja, ai që nuk e ka kuptuar kurrë se çfarë është demokracia, ai që ishte pinjoll i komunizmit. Nuk e di, por unë nuk mund të kem respekt për një njeri që uli dhe ngriti, deklinoi për muaj me fjalët ‘lavire bulevardi’ një grua. Nuk ka lënë çarçafë njeriu, që Berisha nuk ka futur hundët”.

Por është e njohur një thënie e saj se nuk do të nguronte ta përdorte penën edhe kundër pushtetit të Rilindjes.

Me sa duket koha ka ardhur.

Disa muaj më parë kur në Tiranë do të vinte këngëtarja Anastasia, e cila bëri një mesazh video tejet sipërfaqësor për promovimin e luftës ndaj diskriminimit të grave, Dones shpërtheu kundër organizatrëve të koncertit. Në fakt kunder kryeministrit Rama: “Për organizuesit e këtyre nismave nga këto anë marr mundimin të them se betejat kundër formave të diskriminimit nuk janë palaçollëqe, por një punë serioze”.

Ndërsa këtë të premte ajo nuk ka nguruar ta trejtojë Ramën si Idiot.

Adi Karasta ka vazhduar edhe ai sulmet kundër Ramës. Këtë herë nga emisioni Rubikon në Kosovë, ku ai e ka krahasuar Ramën me Berishën. Ai ka thënë se Rama po tenton të kopjojë  paraardhësin Berisha dhe se edhe ai po tenton të bëhet i paprekshëm. Ky është prononcimi i disatë radhazi i Krastës, pas atij që e quajti Ramën peng të televizionit Top Chanel. Më pas në një intervistë me Ilva Taren ai e konsideroi atë si “një rast të humbur”, si “një zhgënjim”.

Dhe të gjitha këto vijnë pasi gjatë kohës së qeverisë të Berishës, Adi Krasta organizoi një shou të madh në Pallatin e Kongreseve ku kërkoi

Mustafa Nano është tashmë i njohur për thirrjen e tij për të bashkuar rreth Ramës të gjithë qelbësirat vetëm e vetëm që Berisha të largohet nga pushteti. Por tani dy vite e gjysëm më pas megjithëse vazhdon të mendojë se ishte mirë që u bë rrotacioni, ai është krejtësisht i zhgënjyer nga qeverisja e Ramës. Ja seç thoshte në shkrimin e tij të fundit: “Edi Rama është një politikan i standardit shqiptar, një njeri pa ideale, më saktë një njeri që idealet i ngatërron me qëllimet e veta, një njeri që ka qejf të sundojë e jo të qeverisë, një njeri që ndihet mirë me sejmenë që i krehin bishtin e bufonë që e argëtojnë, e jo me bashkëpunëtorë që kanë respekt për veten, një njeri që pushtetin e sheh si qëllim, e jo si mjet, një njeri që pushtetin e do të plotë, e do tani, e do ta ketë i vetëm, një njeri që i ka mbushur mendjen vetes se reformimi i një vendi si Shqipëria mund të improvizohet mbi bazën e ideve që i fanepsen në kokë kur zgjohet në mëngjes, e jo mbi bazën e një projekti të mirëmenduar për një kohë të gjatë, një njeri që rregullat e ligjet i sheh thjesht si opsion, një njeri që i ka mbushur mendjen vetes se Shqipëria është një vend i mjerë, e prandaj mund të qeveriset kollaj e mund të keqqeveriset pa asnjë belá, një njeri qëshoqërinë e korruptuar shqiptare nuk e sheh si një problem, por e sheh si një alibi, një njeri që, tok me Metën, e jo thjesht për shkak të Metës, është duke ndërtuar një qeverisje të korruptuar, gjë që duket te një mungesë e frikshme transparence, një njeri që ka lënë shumë prej të vetëve që korrupsionin ta shohin jo si një gjë, së cilës i duhet dhënë munxët, por si një …. ndjesi detyre, një njeri që ia ka mbushur mendjen vetes se, “për të mirën publike”, mund të bëhet edhe ndonjë ndyrësi, mund të ndërtohet ndonjë marrëdhënie korruptive, apo ndonjë .

Dritan Hila ishte pro Rilindjes. Madje militoi përkrah saj si zv ministër i mbrojtjes. Ky diplomat, bashkëshorti i Rudina Xhungës, vendosi të japi dorëheqjen me sa duket i neveritur pasi e ka parë nga Brenda qeverisjen e së majtës. Rama pretendon se u ndanë miqësisht dhe se ai i tha se do ti qëndronte besnik: Por faktet flasin ndryshe. I konvertuar në analist Hila nuk po lë “dritare” pa e goditur ish kryeministrin e tij.

Me aftësinë e tij për te krijuar togëfjalësha cinikë ai i është drejtuar shpesh Ramës: “Mandati nuk shtyhet me batuta”, “Zëvendësove elitën me Taulant Ballën”, “Veliaj bën vetëm shou si shefi”. Në një nga shkrimet e fundit ai godiste: “Shkëlqesi, eshte ora te besh kryeministrin. Iku 3/5 e mandatit dhe koha e shfaqjeve ka ikur me vakt. Fakti qe ke perballe nje opozite te shkalafitur, ta ben me te lehte sundimin, por me te veshtire qeverisjen. Lereni Lulin te beje kamarierin dhe Saliun te beje piktura.

Por juve ju zgjodhem kryeminister te socialisteve ti jepni drite fukarait, ushqim te uriturit, shprese te papunit. Jeni aty ti jepni shprese 1 miloneve qe ju votuan dhe jo koncesione Vilma Nushit e Gazhelit. As te ruani e mbroni koncesionet e Berishes. Behuni burre shteti, dhe na thoni edhe sa duhet te durojme qe te arrijme Mekën, qe keshtu te shtrengojme dhembet dhe rrypin, por ta dime se keni ne koke nje plan”.

Një nga të zhgënjyerit e mëdhej është edhe ish kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika. Socialist 100 karatsh, me gjithë të mirat e të këqiat e një socialisti tipik shqipëtar, ai u flak në të gjitha kuptimet nga Rama. Kur prokuroria kërkoi burgosjen e tij, Rama bëri një status të ndjerë ku shpresonte që Gjika të shpallej sa më parë i pafajshëm. Megjithëse shumëkush mendonte se pas prokurorisë fshihej dora e tij Rama vetë deklaroi “se nuk e pengonte drejtësinë në punën e saj”.

Më pas kur pas një tentative të dytë Gjika u burgos, nga shtrati i spitalit të burgut, i pyetur se kush e kish urdhëruar këtë ai u përgjigj: “Nuk keni parë gjë akoma”.

Pas këtij adresimi të drejtëpërdrejtë, ai nuk ka bërë të tjera deklarata kundër Ramës. Tani ankohet vetëm për mungesë ftesash dhe mospërfillje nga PS-ja lokale.

Ilirian Celibashi si ministër i marëdhënieve me parlamentin, u bë i pari anëtar i kabinetit Rama i cili u largua me dëshirën e tij nga qeveria. Sapo e mori detyrën ai paralajmëroi ashtu sikurse shefi reforma të mëdha në drejtësi, prona, shëndetësi, arsim, territor, po ai nuk pa asnjë nga këto të vihej në jetë. “Arsyet personale” të dorëheqjes së tij mbeten ende mister, por zëra brenda mazhorancës spekuluan se ai fitonte më shumë në kabinetin e tij si avokat i pavarur sesa duke qëndruar në një qeveri ushtarësh. Ai vetë nuk dha një motiv për ikjen e tij, por deri më sot nuk mbahet mend të ketë ikur asnjë ministër që është i kënaqur me qeverisjen.

Aq më tepër që edhe për arsyet personale të largimit nuk u morr vesh asgjë më shumë. Ndoshta heshtja e Celibashit përligjet edhe me vartësinë e profesionit të tij nga qeveria.  (Lapsi.al)

Kategori
Uncategorized

Koka e Aliut prerë.

1 – LAVDI POEZISË

Kur të mungon dashuria,
Lexo poezit e mia….
Mjaltin hojeve kam vjedhur,
Shpirtin tim në to kam hedhur.

Të të bëj të lumturuar,
Të jap dritë e të mbaj zgjuar,
Si qiri do përvëlohem
Dhe nga era nuk friksohem.

Kur ti këndosh këto vjerrsha
Do të gjesh nektar në rreshta
Mbas këndimit tungjatjeta
Thuaj;- LAVDI O POETA.

Ta dish, unë dhe poezia;
Jemi bër ujem të dyja.
Kur urimin më jep Ti,
Unë them: – LAVDI POEZI!

@cana

2 – RROFT E QOFT’ ELKTRONIKA

Flokë prera si një djalë,
Ballin, baluket mbuluar,
Syri xhevair i rrallë,
Gjoksi allafrënga çuar!

Më luaje me celularë,
Në profil e përqëndruar.
Si me djem dhe të moshuar,
Ju thoshe: “Jam pa martuar..”

Rroftë sot elektronika…
Mund të gjesh atë që do…
Kur e pash profilin tënd,
Kishe mbetur…po Ajo!

Po ajo që kisha njohur,
Për tridhjet e kusur vite.
Një çapkëne e pa lodhur,
Eh, sa shum që më çudite!

Duke qeshur bisedoje,
Njëlloj me vajza e djem.
Këngë e vjerrsha shum botoje,
E kishe bërë ujem…

Vitet ikin pa na pyetur,
Veçse nganjë shënj e lënë.
Diku thellë e ngulin “spatën”,
Diku derdhin drit e hënë!

Dikush kërruset nga mizerja.
Dikush mëndjen s’e vret fare.
Dikush rudhet përmbi letra…
Dikush i përdor…për zjarre.

Ka disa që ju qesh fati,
E kanë mbledhur mëndjen top!
Mos i shiko nga surrati,
Po, shikoj se ç’kan në kokë!

Mbas kaq kohe u takuam,
Në të vogëlin ekran…
Oo..dhe uaaa, sa ke ndryshuar!
U çudite moj aman!

Eh, në bankat e maturës,
Isha djalë më çapkën.
Tani fletë koka e tullës,
Shiko floku na ka rënë!

Për ty vitet s’kan lëvizur,
U gëzova që të shoh…
Për dashuri e kurdisur,
Paske mbetur po Ajo!
…………………………………
3 – MIKE MOS MË THUAJ SUS

Gjeraqin e malit lartë,
Me krahët më bëj freski.
Andej nga vjen, moj uratë,
A ka të tjera si ti…?

Kaq dritë hëna kur s’ka patur,
Hajde moj një natë nga unë…
Zëmrën si petale hapur,
Do t’a shtroj, të vë në gjumë.

Të vret me sy e me vetull,
Ç’hire nëna të ka dhënë!
Gjysëm gjoks, deri në sqetull.
Zbuluar i paske lënë…

Djalë mos më hidh rromuze,
Nga familja jam fisnike…
Dil e më prit kësaj udhe,
E pastaj më kërko mike.

Në u lodhësh duke pritur,
Eja, fuqi për të marrë…
Buzën e kuqe zhuritur,
Me gjith gushën, t’a kam falë!

Nuk ka çmim fjala e ëmbël,
Kur nga zemra vërtet del.
Shiko moj, si e ke zënë,
Zemrën time në çengel!

Ndienj e dashuris në jetë ,
Lind natyrshëm, s’ka mësus!
Se për zemrën s’ka recetë,
Kur dashuron, t’i thuash SUS!
**********************************
4 – GËZIMI IM I PARË

Të lumtur në jetë qofshi,
Je gëzimi ynë i parë.
Rrofshi dhe u trashëgofshi,
Të urojmë more djalë.

Jeta juaj qoftë e gjatë,
Shtëpinë me fëmij t’a kini.
Mos e quani tak e fap….
Se mbi dafina do flini !

Po të kini dashuri…
Gjithë të mirat do t’i kini.
Të sëmur në xhelozi,
Për njëri tjetrin mos jini.

Babi, mami ju urojnë,
Jetën të lumtur t’a kini.
Respekti është reciprok,
Në dyqan nuk mund t’a blini.

Jeta ka edhe furtunë,
Ka dhe vuajtje, varfëri.
Por familjes s’i prish punë,
Kur të kini dashuri.

Një si Yll e një si Hënë,
Ç’i gëzuat babë e nënë.
Të kini gëzim e këngë,
Mos u shpofshi as me gjëmbë.

Sa i lumtur që jam sotë,
Se m’u mbush shtëpia plotë.
Hareja kudo në botë…
Në çdo zemër mbretëroftë.
*****************************
5 – PAK DHE VETËM PAKË

Vetëm pak kohë më duhet, vetëm pak,
Që yjet t’i mbledh në një ekran…
Ëmbëlsin e erës t’a thith më pas,
Që ty si pupël të të marrë.

Besomë e dashur, vetëm pakë,
Do doja natyrën të komandoja.
Në lule të shndërroja për një natë,
Në gji të merrja, të mbaja sa të doja.

Vetëm pak e dashur, vetëm pakë,
Të mundja të bëja çfar të doja.
Me trupin tënd të luaja në shtrat,
I lumtur me yje të mbuloja !

Atë kohë që të kërkojë, vetëm pakë,
A mundesh të më bësh të lumtur ?
Unë me zemër fjalën t’a japë,
Do flija mbi buzë duke të puthur !
…………………………………………………

6 – MIKE E VJETËR

Do zë një mike të re,
Shok e miq çfar t’ju tregoj!
Më ndez flakë, e më mban pre,
Por të vjetrën s’e harroj.

Sikur të mundej njerëzimi,
Çdo zemër t’a kontrolloi!
Ajo që s’ka dashuruar,
Kurrë të mos qarkulloi!

Të mos shoh dritën e diellit,
Kush nuk dashuroi në jetë!
Të përkrahet, të shpërblehet,
Ajo që deshi vërtetë…!

Mike moj mikja e vjetër,
Tek ti zemrën e kam lënë.
Le të zë shoqëri tjetër,
Vëndin tënd ato s’e zënë.

Ti ishe burimi shpirtit,
Që bëre ëmbël të rrjedh,
Dashuri e zemrës time,
Buzën që puthje përcjell.

Sikur qiellin edhe tokën,
T’i kisha si pasuri…!
S’do e ndërroja kurrë botën,
Me një dashuri si Ti .
7 – SI STRALLI ME ESHKËN

U ngrite në valle rrëmbyer si era.
E lehtë si pupël në majë të këmbës.
Mbi vetull të binin balluket e prera,
E dridhej këmisha si telat e zemrës.

Pas ritmit të valles këmbët i këmbeje,
E vithet plot hire lehtë’ i rrotulloje.
Me syrin e bukur si vjedhur rrëmbeje,
Gjoksi jot i mbushur si dy Kulla roje.

Bënte ca lëvizje sikur e tund era,
Sikur e tund era lëvizte në valle.
Dy Molla të Arta për zemrat e mjera,
Herë i quaja mollë, herë portokalle.

Shikoja pa ngopur të tuat lëvizje,
E gazi në buzë sikur u harrua…
Fustani i hollë përmbi kofshë hidhej,
Pa dashur tregonte gjith format e tua.

Rrëmbyer nga ritmi të kapa për dore.
Si “Stralli me Eshkën” të dy duart tona…
Me shum qejf kërceja vallen popullore,
Ëmbël buzëqeshe kur dorën shtërngova.

03-05-2013

8 – FIGURËN TON’ KUSH E PASTRON

Shpesh ndodh, të dënojnë nga pamja …
Mjafton që gjuhën s’e flet mirë …
Mjafton që s’e ke një dokument ,
Dhe kjo mjafton, s’e s’je i lirë.

Ndodh…ka ndodhur e ndodh përsëri ,
Që fjalë të ashpëra të përplasin në fytyrë!
Të keqtrajtojnë pa arritur t’a mësosh ti ,
Pa mësuar si u ndodhe në k’të botë të ndyrë !

Në mjegullën e jetës ajo që quhet FAT !
Që pas s’e kthen dotë e s’ka mëshirë .
Tek shumë si un’ e pruri t’jemi emigrant.
Që si jetën, as mendimin s’e kemi të lirë .

Ka mjaftuar shpesh që jemi shqipëtar,
“ Alvanos” thotë greku, k’tu i thon Greqi !
Na deshën në mëngjez për të punuar,
Dhe darkën e gdhije në polici !

Alvanos, Alvane…me gisht tregojnë ,
S’e dinë ata që unë jam krenar …
Me tallje, përbuzje të provokojnë,
Me faj të bëjnë , të heqin zvarë !

Plot urrejtje me syt e mi kam parë ,
Politikan , deputet , polic , qeveritar ,
Pa shkak të sillen fare brutal ,
Çdo ditë familje shkatërrojnë , pa shkak.

E si mund të jetë një shoqëri e denjë ,
Kur brënda saj mban kaq padrejtësi ?
Të skllavërosh emigrantët qënka e drejtë !
Të pretendosh se ata kurr nuk janë si ti !

Figurën tonë kush e pastron ?
Dhe kush n’a jep pak drejtësi ?
Cili është faji a mund të më thonë ,
Që emigranti burgoset në Greqi ?

9 – 100 VJETORI I PAMVARSISË

Sot’ dita ësht’ tjetër ditë,
Edhe nata tjetër natë…
Na bie gjith’ mirësitë,
Bie bashkimin si dhuratë.

Gjith rilindasit me Ne janë,
Me dëshirën aq të zjarrtë,
Që Atdheun e lëvduanë…
Atdhe! Ty t’u bëfsha Baltë!

Dëgjoni o atdhetarë,
Naimin tek ligjëronë!
Si qiri tretet ngadalë,
Bashkim komb’tar kërkonë.

Vlorë o Djep atdhetarie!
Ti që prite Qemal Benë!
Ti shpërndan kulturë e dije,
Shqiponja që mbron Folenë!

Katër vilajete bashkë,
U mblodhën për në kuvënd.
Me besë e me zë të lartë,
I thanë botës: – Kemi vënd!

Këtë vënd e ky Flamur,
Është i joni s’e mohojmë.
Për të në sy nuk ka gjumë,
Është i shenjt e do ta mbrojmë.

10 – PËR NËNËN KURR MOS U NDANI

Që kur linde të urryen, foshnje pa ngritur më këmbë,
T’u vërsulën të të shqyenin kush me thonj, e kush me dhëmbë.
Përmes thirrjesh histerike, furtunë ngritur nga urrejtja,
Nxituan t’a zinin rrugën me të liga, me gënjeshtra.

Ti hape mushkritë e tua edhe thithe rreze drite,
Dhe fillove të çapitesh në rrëpirra Historike.
Përmes pellgjesh gjaku shkove, përmes kockash gjith’ dhimbje,
Të mbajtën e u kujdesën bijt’ me bes’ burrërije…

Dhe vrapove Historisë, u rrite u burrërove…
Me Kurorën e Lavdisë, Flamur e Komb si ndërrove.
T’u qepën Bishat e egërra, të plagosën nga çdo anë,
Të mbrojtën me sakrifica ata që jetën e dhanë.

U dhe Dritë Historie, i mblodhe në Lapidarë,
U dhe Besë Trimërije, u dhe emrin shqipëtarë.
Emrin tënd në këngë e gdhëndëm, dikush Nënë e dikush Loke,
Dhe i mbollëm degë e rrënjë, vaditur me gjak e lote.

Sot kalove njëqind vjetë, po prapë mbete si një foshnje,
Ke nevojë të mblidhen djemtë, dy fjalë Nëneje t’u thoshje!
E’ni bij, bëhuni bashkë si kapedanët në mote…
Jeni të gjith Shqipëtarë jemi bij të kësaj toke…

Nuk duron zemra e Nënës t’u shoh të ndar nëpër botë,
Pran’ flamurit, pran’ Shqiponjës e’ni të bëhemi tokë.
Mbani gjith rrugën e drejtë të shkuarjes e të bashkimit,
Hidhni larg çdo politikë të përçarjes, të rrënimit.
****************************************

11 – KOKA E ALIUT, PRERË
Britmat, kuja s’kish të sosur,
Kur i thanë se e shtrinë…
Flokët shkulte e marrosur,
S’mbanin dot’ Vasiliqinë!

Dy e tre shkallët i zbriti
Pashait t’i ndodhej pranë.
Ulur në gjunjë ulëriti:
– Tradhëti ! Pashan e vranë!

E vetme e nisi vajin,
Kur e pa të shtrirë për tokë.
Si duroj zemra e s’plasi…
Kur e pa trupin pa Kokë!

Zgërdheshej i lumturuar,
Gjenerali Turk përballë.
Kokën e mbante në duar,
Edhe falej: – Për Allanë!

Për Allahun ish’ Jezit,
Ishte shpallur me Ferman.
Vet Sulltan i madhërishëm,
E ka shpallur: Tradhëtar.

Kokë e tija në Sini,
Shpërblehet me Lira Ari.
Qaje pra Vasiliqi…
Kështu vdes vetëm Luani!

Tha kështu, e togën mblodhi,
Gjenaral i kapardisur.
Hipni, kuajt i shaloni,
Për Stamboll duhet nisur.

– “ Do të vij dhe unë me ju!”
Bërtiti Vasiliqia…
– “Asaj koke të florinjtë,
T’i bëhen nderet e tija!”

Kështu nisi udhëtimin,
Pashallesha përmbi kalë.
Shpresoi për herë të fundit,
Kokën mbrapa për t’a marrë.

Prej lëkure-Shakull mbushur,
Borë e ngrirë një kuti…
Kokë e Ali Pashës gjorë
Humbur gjumit në Sini!

Një grusht trima shoqëruan,
Pashalleshën drejt Stambollit.
Dhe e kthyen duar boshë,
Me urdhër të Perandorit.
Dhe pse veshur me të zeza,
Kur hyri, Pallati ndriti.
Pashallesh Vasiliqinë…
Sulltanesha vetë e priti.

Shaminë e mëndafshtë ngriti,
Edhe sytë lagur në lotë.
Në gjunjë i ra duke Falur,
I tregoi një Qese plotë…

Ngrihu moj Zonjëz e Bukur,
Shpërblime nga Ty nuk dua.
Të gjitha sa kam dëgjuar…
Mos e prit ndihmën nga mua.

* * *

“Ai trup i lënë pa kokë,
Atje në Epirin plak,
Kurrë balta s’do t’a tresë,
Shpirti s’do të gjej rehat.

Do të endet Shpirt i Tija,
Në Stamboll e në Janinë,
Gjersa Koka edhe Trupi,
Larg e të ndara të rrinë!

Pas kësaj furtunë e madhe,
Rrufe, zjarr edhe mallkim,
Do të rrëmbej njerëzimin,
Do përfshij Perandorinë”.

* * *

Kapedane sypatrëmbur,
Nuse Epiriote…,
Në kamare vendos lule
Rrotull asaj koke!

Përmbi ty, o Mjekërr Artë,
Kapedani im…,
Nuk e zë vëndin në zemër
Më i miri trim…

Lehtë përmi ball vendosi,
Një Monedhë prej Ari!
Zakon i të parëve tanë,
Traditë Shqipëtari.
**********************************
12 – KRENARI SI EVROPIAN

Pa dëgjo Evropa plakë, mos na lër më të përçarë,
Të flasin bijtë Pellazgë, historia s’do mohuarë.

Evropian në shekuj jemi, mbajtëm emrin shqipëtarë
Gjuhën më të lashtë kemi historia ka treguarë.

Meriton kultura jonë të ngrihet në piedestale,
Edhe pse shum na luftuan nuk harrojmë këngën labe.

Ësht’ pasuri kombëtare, me tirqe e fustanella,
Dhe Qeleshen Zeusiane trashëgojmë nëpër breza.

Sa të lumtur sotë ne jemi, kur po hiqen dhe kufijtë,
Një pashaportë të kemi në atdheun e Pellazgjisë.

Ju që dëgjoni k’të këngë mos harroni porosinë,
Lind këtu në vëndin tënë dielli që do bjer lirinë.

Dëgjo moj Evropa ime, lumenj gjaku shum ke parë,
Në çdo vënd ta shtrydhësh tokën kullon gjak shqipëtar.

Se mbretër e perandorë nëpër shekuj që kaluan,
Ishin bij të këtij fisi edhe kurrë nuk e mohuan.

Për ty moj Evrop e bukur luftoi dhe Skënderbeu,
Gjenerali kalorsiak që me shpatë të mbrojti dheun.

Prandaj hapi dyert e tua, mos na lër me kokë mënjanë,
Është një nder që na takon për gjith kombin shqipëtar.

04-05-13

DanelCana.

Kategori
Uncategorized

Lu: Ministrat e korruptuar të përgjigjen për krimet e tyre

Është puna e çdo opozite të kritikojë qeverinë

“Njerëzit në Shqipëri janë të lodhur dhe duan të shohin ndryshime nga dekriminalizimi i Parlamentit deri tek reforma gjyqësore, tek transparenca financiare e partive politike për të parandaluar blerjen e votave”. Kështu e nis prezantimin në Facebook, ambasadori amerikan, Donald Lu. Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ftoi dje qytetarët të bisedojnë me të virtualisht ndërsa iu përgjigj pyetjeve të tyre. Lu ka deklaruar rëndësinë e luftës kundër korrupsionit ndërsa ka theksuar se zyrtarët e ministrat e korruptuar duhet të vihen para përgjegjësisë dhe të përgjigjen për krimet e tyre. “Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje të reja-për dekriminalizimin, Zyrën Kombëtare të Hetimeve dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga Parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë” ka theksuar Lu. Nga ana tjetër ai ka theksuar se korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. “Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-të, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën antikorrupsion” shprehet ambasadori amerikan. Një ditë pasi ambasadori amerikan, Donald Lu u përcolli gjyqtarëve shqiptarë mesazhin se cilido prej tyre që ka bërë korrupsion do të shkojë në burg, mesazhi i radhës iu adresua popullit shqiptar. Lu u tha shqip se duhet të jenë vetë shqiptarët ata që duhet të ndëshkojnë politikanët, ministrat, gjyqtarët dhe çdo zyrtar i lartë që bën korrupsion.
– I nderuar Ambasador, ju po flisni me emra konkretë dhe po konstatoni realitetin e hidhur shqiptar, por pyetja ime është se si mund të shkojmë nga konstatimi te veprimi? Sepse t’iu kërkosh të korruptuarve të dënojnë veten e vet është problem i madh, kush do të jetë ajo formulë magjike që t’i japë goditjen e fortë që ta rrëzojë këtë strukturë kriminale që ekziston në Shqipëri?
Pyetje shumë e mirë. Ndryshimi i Shqipërisë do të fillojë me ligje të reja – për dekriminalizimin, Zyrën Kombëtare të Hetimeve dhe reformën e gjyqësorit. Por vetëm ligjet nuk do të ndryshojnë Shqipërinë. Implementimi është puna e vështirë. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet të pushohen nga puna dhe të ndiqen penalisht. Politikanët e inkriminuar duhet të hiqen nga liderët e partive politike, nga Parlamenti dhe nga pozicionet lokale. Ministra të korruptuar, të mëparshëm dhe të tanishëm, duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre. Populli shqiptar duhet të kërkojë që kjo të ndodhë.
– Përshëndetje zoti Lu. Ne shqiptarët nuk duam korrupsion. Por jemi të detyruar të paguajmë, i tillë është sistemi që ka ngritur politika hajdute për 25 vite në Shqipëri. Korrupsioni në të është si ajsbergu që i duket vetëm pjesa sipër. Por problemi është më i madh nga sa e mendojmë ne. Pyetja ime është: A mund ta shkulin pemën e korrupsionit ata që e mbollën? Kjo pemë për ta sjell pushtet, fuqi, pasuri në kurriz të shqiptarëve të ndershëm.
Korrupsioni nuk ka nevojë të luftohet nga ata që e krijuan atë. Korrupsioni duhet të luftohet nga njerëz normalë. Njerëz normalë që votojnë. Njerëz normalë që punojnë në biznes, në qeveri apo në shkolla. Njerëz normalë që punojnë në OJQ-të, universitete dhe media. Mos i lejoni politikanët të kontrollojnë nismën antikorrupsion.

– Mirë zotnia do të përgjigjet po korrupsionin kush do ta luftojë në këtë vend?
Ti do ta luftosh! Dhe tre milionë qytetarët e tjerë shqiptarë. Kjo nuk është një luftë për të huajt apo politikanët. Kjo duhet të jetë një luftë e qytetarëve të rregullt.

– Zoti Ambasador, Amerika ka sjellë demokracinë në shumë vende të botës, përse këtu në Shqipëri Amerika është indiferente për korrupsionin e lartë nga vetë deputetët e Shqipërisë dhe ju heshtni dhe populli shqiptar vuan nga skamja dhe varfëria, a është kjo demokracia që ne shqiptarët kemi kërkuar? Faleminderit dhe pres përgjigje, me respekt Ardian Elezi, Gramsh, Shqipëri.
Shtetet e Bashkuara sigurisht promovojnë demokracinë duke zhvilluar OJQ-të, partitë politike dhe mediat. Ne gjithashtu inkurajojmë vendet për t’u marrë seriozisht me korrupsionin e nivelit të lartë. Në Shqipëri, ne kemi punuar me të dyja palët, qeverinë dhe opozitën për të hequr anëtarët e Parlamentit dhe kandidatët për kryetarë të komunave apo bashkive me rekorde në arrestime dhe dënime penale. Miratimi i ligjit të dekriminalizimit do të rezultojë në largimin e shumë prej këtyre politikanëve me precedentë penalë.

– Përshëndetje z. Ambasador Lu! Ju përgëzoj pa masë për fjalimet pa dorashka dhe përplasjen në fytyrë të realitetit që Ju i bëni politikës dhe politikanëve shqiptarë. Në lidhje me korrupsionin unë mendoj se një nga mënyrat për ta luftuar atë është rritja e rrogave për të gjitha ato pozicione që janë më shumë të ekspozuar ndaj korrupsionit. Pyetja ime konsiston: A mendoni se me këto politikanë që kemi ne, do të arrjimë ta luftojmë korrupsionin dhe të anëtarësohemi në BE në 5 vitet e ardhshme apo jo? Faleminderit!
Kjo është një pyetje e mirë. Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtarë të BE-së kështu që unë nuk e di se sa e mundshme është që Shqipëria do të futet në BE së shpejti. Ajo që unë di është se BE-ja është serioze në lidhje me kërkesat që Shqipëria të bëjë progres kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe reformën gjyqësore përpara fillimit të negociatave. Dhe po, ju keni të drejtë se pagesa me rroga të arsyeshme është një pjesë e rëndësishme e luftës kundër korrupsionit.

– Zoti Ambasador, në shtetet në gjendje lufte shpesh shpërnguljet janë shumë të mëdha. Shqipëria nuk është në luftë mirëpo të larguarit janë kaq shumë njësoj si në luftë. Çfarë mendimi keni për këtë fenomen? Dhe e dyta nëse ju keni informacione të klasifikuara dhe unë besoj se keni për politikanë, gjykatës apo biznesmenë me ndikim, të cilët kanë vjedhur apo vrarë për t’u pasuruar a do t’i publikoni ato në nder të shqiptarëve pas bërjes së reformës në drejtësi?
Përshëndetje Flori, pyetje e mirë. Unë e di se shqiptarët janë të zgjuar. Unë jam i sigurt se ata mund të kuptojnë se cilët janë zyrtarët e korruptuar dhe kriminalë. Ata janë ato ose ata që nuk e bëjnë punën e tyre. Ata nuk e mbështesin reformën dhe ata nuk kanë arritur asgjë në pozicionet e tyre. Ata janë ata ose ato, të cilët kalojnë gjithë kohën e tyre duke vjedhur paratë tuaja.

– Z. Ambasador Lu! Ju përgëzoj për mësimin e gjuhës shqipe, në lidhje me luftën kundër korrupsionit: a mendoni se duhet një sistem i integruar dixhital në të gjitha institucionet që t’u vihet në shërbim qytetarëve për të ulur nivelin e korrupsionit në Shqipëri? Zoti ju bekoftë Ju dhe SHBA-në.
Lazer, sugjerimi juaj është i shkëlqyer. Jam dakord me ju, qasja online ndaj informacionit dhe shërbimeve është një nga mënyrat më të mira për të luftuar korrupsionin në nivelin kur qytetarët e zakonshëm kërkojnë shërbime zyrtare. Ekziston një nismë, e mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe Ministria shqiptare për Teknologjinë dhe Inovacionin, e cila quhet Open Government Partnership (Partneritet i Qeverisjes së Hapur) dhe që përpiqet të përhapë këtë teknologji midis qeverisë kombëtare dhe vendore.

– Z. Ambasador përshëndetje! Edhe 15 vite dhe të dy periudhat ajo komuniste dhe e demokracisë hibride barazohen. Sigurisht periudhat nuk mund të krahasohen për avantazhet dhe disavantazhet me njëra-tjetrën, por desha të di a kanë konkurrentë politikanët tanë diku në vende të tjera lidhur me mënyrën se si bëjnë korrupsion? A do të ishte e mirë një lëvizje e shoqërisë civile ajo që mund të merrej me publikimet e pronave të politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend të përfituara prej korrupsionit?
Xhev, faleminderit për sugjerimin tuaj. Është normale në shumë demokraci, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara, që pasuritë e ministrave dhe parlamentarëve të bëhen publike çdo vit. Ne e kemi sugjeruar këtë si një nga mënyrat më të rëndësishme me anë të së cilës partitë politike dhe politikanët mund të përmirësojnë transparencën në Shqipëri.

– Z. Ambasador, 25 vite demokraci kanë kaluar, mendoni që shqiptarët sot janë më mirë se në vitet e komunizmit dhe doja të dija që politika shqiptare do të ketë edhe ajo gjykimin e saj në gjykatë për rastet e shumta që ka, doja të citoja që Shqipëria me shqiptarët nuk bëhet. Faleminderit!
Gramoz, mendoj që shumë njerëz e bëjnë këtë pyetje. Kam lexuar një studim së fundmi sipas të cilit Shqipëria dhe një nga vendet balltike ishin të vetmet vende ish-komuniste që kanë të ardhura më të larta tani krahasuar me vitin 1991, kur komunizmi u rrëzua në pjesën më të madhe të Europës. Unë nuk kam jetuar kurrë në një vend komunist, por nga historitë që më kanë treguar miqtë e mi shqiptarë, të cilët kanë jetuar nën regjimin e diktatorit Enver Hoxha, nuk mund të ketë krahasim me kohën e komunizmit. Cilado qofshin sfidat dhe vështirësitë e kohëve të sotme, ju keni sigurinë se çdo shqiptar sot gëzon liritë dhe privilegjet themelore, të cilat në kohën e komunizmit as nuk i kishin ëndërruar.

– Zoti Ambasador, shqiptarët kanë shumë besim tek ty, por kur të shohim se me cilin do ta bëni dhe uleni në tryezë për reformën në drejtësi të lë shumë për të dëshiruar, nuk mundet të bëhet reformë me Trajën, Rakipin dhe të tjerë. Ato janë figura shumë të korruptuara në Shqipëri, nuk mundet të bëni reformën, të hiqen ca të korruptuar dhe të vendosen disa më të korruptuar si Traja e Rakipi, nuk është zgjidhje kjo. Po nuk ndryshuan Kodin Penal që është si paçavure, arna-arna nuk ka zgjidhje. Të bëhet një kod i ri i një shteti perëndimor, që korrupsioni mos të dënohet me muaj, po të bëhet siç e keni ju në Amerikë që e dënoni njëzet vjet, atëherë do të shihni do të guxojë njeri të bëjë korrupsion. Një njeri i thjeshtë kapet duke vjedhur një mijë ose dhjetë milionë lekë ose duke bërë një punë tjetër kundër ligjit dënohet dhjetë vjet ose më shumë, kurse kur organet shtetërore vjedhin një ose dhjetë ose njëqind miliardë lekë ato janë shumë të nderuar dhe të respektuar se edhe po u kapën nuk bëjnë më shumë se një vit burg, se në burg rrinë të varfërit dhe viktimat kështu është në Shqipëri, zoti ambasador Lu.
Është e vërtetë që dënimi për korrupsion në Shtetet e Bashkuara është shumë i ashpër. Unë mendoj që shqiptarët duhet të kenë shpresa që reforma në drejtësi është e mundur. Sot ka një dialog publik të vërtetë. Ju po merrni ndihmë nga miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian. Kini besim. Ndryshimi po vjen.

– Pyetja ime është: Kur do të kemi drejtësinë reale dhe të pavarur në Shqipëri? Korrupsioni luftohet vetëm me ndëshkim dhe këtë e bëjnë vetëm prokurorët dhe gjykatat e pavarura. Faleminderit!
Dritan, institucionet e pavarura janë jetike për balancimin e pushtetit në çdo qeveri. Në të njëjtën kohë, gjykatësit dhe prokurorët duhet të japin llogari për krimet që mund të kryejnë apo për çdo lloj abuzimi me pushtetin e tyre. Zgjidhja që është përfshirë në reformën aktuale në drejtësi është ngritja e këshillave gjyqësorë dhe të Prokurorisë, të përbërë nga anëtarë të shoqërisë civile dhe me shumicën gjykatës e prokurorë, të cilët do të propozojnë, promovojnë apo largojnë gjykatës dhe prokurorë. Ky është një ekuilibër shumë delikat.
– A mundeni ju të nxisni dhe përkrahni njerëzit që nuk nënshtrohen politikisht në mënyrë që ata minimalisht të krijojnë “polin e tretë”? Për mua korrupsioni fillon që në rekrutimin e pashmangshëm politik të profesionistëve në të gjitha fushat, a ndani ju të njëjtin mendim?
Anton, kjo është një ide interesante që të ketë një parti politike antikorrupsion. Unë mendoj se është puna e çdo opozite për të kritikuar qeverinë, kur ata kanë prova të korrupsionit. Në kushtet e një partie të veçantë të përqendruar në antikorrupsionin, mendimi im është se partitë politike duhet të jenë në favor të diçkaje, jo vetëm kundër diçkaje. Sa për rekrutimin e njerëzve me prejardhje të ndryshme, unë besoj se nëse do të kishim më shumë njerëz të përditshëm në politikë (mësues, shoferë taksie, punëtorë të fabrikave, etj.) ne do të kishim më pak korrupsion në politikë. Unë jam në favor të rekrutimit të udhëheqësve nga njerëz nga të gjitha fushat.

– Le ta konsiderojmë si të përmbushur me sukses misionin e pastrimit të administratës nga të korruptuarit, thelbi i çështjes qëndron këtu: hoqëm ata, por me kë do t’i zëvendësojmë?
Gjergji, mos e humbni shpresën. Unë njoh shumë shqiptarë, të cilët janë të ndershëm dhe njerëz punëtorë. Për shembull, Shkolla e Magjistraturës prodhon të diplomuar të shkëlqyer që vazhdojnë për t’u bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Unë jam i bindur se njerëz të ndershëm dhe të përgjegjshëm mund të gjenden për të udhëhequr Shqipërinë.

– Përshëndetje z. Ambasador, ju përgëzoj përzemërsisht për mundësinë e shprehjes që na jepni. Pyetja ime është: çfarë mund të bëjmë ne të rinjtë, për më shumë liri politike dhe drejtësi sociale? Në një vend si Shqipëria ku liria politike nuk ekziston dhe për pasojë lind korrupsioni, zhdrejtësia sociale, prodhimi i kriminalitetit etj.
Redon, unë besoj se gjëja më e mirë që nxënësit mund të bëjnë është që të kenë pritshmëri të mëdha – për udhëheqësit e tyre, komunitetet e tyre dhe veten e tyre. Jam shumë i lumtur kur takoj të rinj, sepse ata janë të padurueshëm për ndryshim. Ata duan që vendi i tyre të ketë të njëjtën ekonomi dhe politikë si në vendet më të zhvilluara të Europës. Dhe ata e duan këtë menjëherë. Ata kanë të drejtë dhe duke kërkuar këtë ata do ta çojnë Shqipërinë në një të ardhme më të mirë.

– Në Shqipëri dihet që korrupsioni ka shkuar në majat më të larta. Po njëkohësish dihet se nga ka ardhur, nga përtej kufijve të Shqipërisë. Por kam një pyetje, nëse më përgjigjet z. Lu apo një tjetër, kam shkruajtur disa herë, por s’kam marrë përgjigje. Po në administratën e ambasadës që punojnë shqiptarë, a ka korrupsion? Unë them se po. A e deklarojnë pasurinë punonjësit e Zyrës së Prokurimeve? Unë them që jo. A duhet që këta punonjës të deklarojnë pasurinë? Unë them se duhet.
Unë mendoj se ka korrupsion në administratë, në Parlament, në gjykata dhe në media. Pyetja e vërtetë është çfarë mund të bëjmë ne që të heqim personat e korruptuar dhe për të parandaluar personat e korruptuar të hyjnë në këto institucione? Deklarimi i pasurive është një mjet. Një tjetër është auditimi ndërkombëtar i institucioneve, partive politike, mediave dhe OJQ-ve. Së fundi, gazetaria e mirë investigative është një mjet i rëndësishëm për të zbuluar korrupsionin.

– Zoti Ambasador, kur do të ketë drejtësi vendi ynë, Prokuroria, gjykata e korruptuar, shëndetësia nuk funksionon, arsimi i dobët, administrata jashtë funksionit, hipoteka e korruptuar, pronat kur do të jenë te pronari legjitim, 25 vjet zvarritje nëpër gjyqe, çdo institucion shtetëror është i korruptuar, gangrenë e shoqërisë shqiptare…
Aleksi, unë shpresoj që në vitin 2016, ju dhe çdo qytetar tjetër shqiptar, do të shihni zbatimin e reformës në drejtësi dhe nisje e ndryshimeve të vërteta. Do të duhet kohë për të larguar të gjithë gjykatësit, prokurorët dhe zyrtarët e korruptuar, por ndikimi shtrëngues i reformës kryesore do të nisë menjëherë. Menjëherë ju do të shihni gjykatës, prokurorë dhe zyrtarë që do të kenë frikë nga pasojat e marrjes së ryshfetit. Unë shpresoj që ky ndryshim të vijë shumë shpejt.

– Ju përgëzoj për temën. Korrupsioni i politikës po varfëron taksapaguesin dhe po detyron qytetarët të emigrojnë pa kthim. Në këto 25 vite tranzicioni të pakuptimtë, shqiptarëve po ju zhvlerësohen pronat dhe jetesa. E vërtetë është, eksperimenti i 25 viteve i ka kthyer qytetarët në pikën 0.
Artan, faleminderit për komplimentin. Unë jam i gëzuar që ju e etiketoni veten tuaj si një pagues taksash. Patriotët e vërtetë i paguajnë taksat.

– Z. Ambasador, je njeri i shkëlqyeshëm, më pëlqejnë jashtëzakonisht ndërhyrjet e tua në politikën shqiptare, je shumë origjinal dhe i pakursyer, nderimet e mia, suksese në punën tuaj USA.
Doni, jeni shumë i sjellshëm. Ne jemi të kujdesshëm dhe nuk përmendim emra, përveçse në rastet kur jemi të sigurtë mbi aktivitetin kriminal apo dënimet e tyre. Ne e marrim seriozisht respektin që kanë shqiptarët për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi dhe pa kursyer askënd.

– Donald Lu, dua t’ju përgëzoj për kontributin tuaj në jetën politike e sociale shqiptare! Dhe gjithashtu për paanësinë që po tregon, duke denoncuar çdo parregullsi dhe çdo pseudopolitikan me një të shkuar kriminale! Zoti Lu, mua më duket e pamundur që një grup të korruptuarish, vjedhës e në disa raste edhe kriminelë pa bërë përgjithësime, mund të votojnë reformën në drejtësi, pa u sigurur që kjo reformë s’do të prekë interesat e tyre dhe vetë ata?!
Denis, ndryshimi vjen nga qytetarët. Një kolegu im nga Uashingtoni tha së fundmi, “Gjelat e detit asnjëherë nuk kanë të drejtën e zgjedhjes për Krishtlindje”. Me këtë, ai donte të thoshte se ne nuk mund të presim që zyrtarët apo gjykatësit e korruptuar të luftojnë korrupsionin. Me ndihmën e miqve tuaj ndërkombëtarë dhe me komunitetin aktiv të shoqërisë civile në Shqipëri, unë jam i sigurtë që qytetarët e thjeshtë do të mund të sjellin ndryshimin.

– Të lodhur, të rraskapitur e të zhgënjyer, por më tepër të penalizuar nga guri dhe arra që ata kanë në duar, forcën, ligjin dhe shtetin që është i rrëmbyer për të na rrëmbyer e varfëruar në emër të ligjit. Kush dhe si duhet të ngrejë zërin? Me forcën që na ka ngelur mënyra është si të shpëtojmë nga rrotat e rënda të trenit korrupsion, për t’u larguar e mos u kthyer më.
Pano, mos u dorëzo. Ndryshimi po vjen. Të heqësh dorë dhe të largohesh nga atdheu yt nuk është asnjëherë përgjigjja e duhur. Bashkohu me shoqërinë civile. Bëhu një gazetar i ndershëm. Bëj punë vullnetare për të mbështetur komunitetin tënd.

Kategori
Uncategorized

Shqiperia si ne kohen e faraonit, e ndare ne skllever,nje grup sunduesish dhe nje tufe alabakesh.

Përse është kaq shumë e lehtë t’i qeverisësh shqiptarët sot?

E para sepse ata më aktivët, që nuk durojnë dot padrejtësi, mizerje dhe të trajtohen si skllevër, kanë ikur në emigrim, ikin në emigrim, ose përgatiten të ikin në imigrim. Nga të dhënat sociologjikë, prej kohësh, në mënyrë konstante, 1 në 3 gjimnazistë ka si dëshirë parësore të iki nga vendi i tij.

Si ka ndodhur në histori, më trimat dhe ata të ndërgjegjshmit eliminohen nga lufta, vriten për atdhe, tani ikin jashtë vendit.

E dyta, ikin më të rinjtë, dhe popullsia në territorin e vendit plaket, dhe të moshuarit, nisur nga pesëdhjet vjet e lart nuk kanë më këllqe për të ushtruar presion mbi pushtetin dhe krijuar pika vlimi.

E treta, sepse shumica e shqiptarëve që kemi mbetur në Shqipër jemi të izoluar nga bota, nuk kemi as libra, as filma, as forume për të mësuar demokracinë dhe për ta aplikuar atë. Na duket se ai që ka të drejtë të na drejtojë është ai që është më i forti, ai që të rrjep më shumë, ai që akumulon pasuri, sepse grabitësi i pasurigve na duket se ka edhe të drejtën të na përdhunojë edhe si qytetarë.

E katërta, sepse solidariteti i familjes shqiptare bën që kur shqiptari ka hall i drejtohet familjes dhe kjo ende e ndihmon edhe për pak kohë, se ende nuk i ka humbur vlerat e solidaritetit brezi që është në jetë. Ke sëmundje hajde në Pergamo gjejmë një doktor, nuk ke lekë për shkollën na ca lekë për ta bërë etj. Pa këto, ne do të ishim bërë si cironka të thara. Në spitalet publike shqiptare shkohet ose nga urgjenca e madhe dhe akute, ose ata që nuk shkojnë dot te privati, ata që nuk shkojnë dot jashtë, ata që nuk durojnë dot sëmundjen. Sepse po të shkojnë të gjithë atje, plas revolta në spital si në spaç.

E pesta, shërbimet shteti shqiptar ua jep me thërrime, me sforco, dhe me përbuzje vetëm një pjese të vogel gjyhnafqarësh, të cilët janë aq në pikë të hallit sa nuk kanë bukë për ditën tjetër, jo t’u shkojë mendja për dinjitet njerëzor dhe për ta mbajtur kokën lart duke e konsideruar nëpunësin si shërbëtor të tyre dhe jo ta quajnë veten shërbëtor të atij që paguajnë për ta shërbyer.

E gjashta, sepse disa shtresa intelektuale që kanë mbetur, ndonjë individi nga shtresat e mesme, më aktivët, e zgjidhin problemin duke u futur në sqetullën e partive për të gjetur ndonjë vend pune në administratë dhe nuk bëzajnë, shohin punën e tyre, rrogën e mizerjes dhe të poshtrimit për të mos e humbur edhe atë, kurse pjesa tjetër në opozitë pret rradhën për ta kapur ajo këtë vend sapo të rrotullohet pushteti.

Ato maja rripa rripa, herë ma hipe herë ta hipa. Në afatgjatë konsiderojnë se rrogën e ndajnë pergjysëm duke futur koston e pjesës pa punë që do të qendrojnë kur ndrohet pushteti. Por, këtë e kompensojnë me lloj lloj përfitimesh të tjera, si shtesë rroge

Kjo shtresë frymëzon nënshtrimin dhe e ka tradhëtuar qytetarin, mendon për veten dhe për t’iu ngjit pushtetit si shërbëtore jo për ta mbajtur nën kritikë për të mirën e përgjithshme.

Kurse media është më shumë një altoparlant propagande dhe trullosje me seks, me krime, dhe me shërbime fshirje këpucësh pushtetarëve që kanë në dorë edhe ekonominë, edhe politikën edhe pushtetin.

Ja përse është aq e lehtë, o sa e lehtê, ta qeverisësh sipas qejfit shqiptarin e sotëm.

Nuk e ka fajin shqiptari që sillet si malësori i Migjenit që përulet për një kokërr grurë, kushtet ku e kanë vendosur, e kanë bërë të tillë.

E shtata, Demokraci? Ku ka demokraci pa hapësirë politike? Partitë politike e krijojnë këtë hapësirë. Por partitë politike nuk ekzistojnë te ne, janë vetëm disa kokra dhe masa e elektoratit që është vendosur përpara kësaj gjëme : ose voto për ne ose mos voto! Mos voto se edhe vetëm me një votë i fitoj zgjedhjet. Mjafton vetëm tre shqiptarë të votojnë, ku dy të jenë në një krah dhe tjetri opozitar dhe gjithçka mjafton. Ju të tjerët si të doni!

Cfarë tragjikomedie!!!

Dhe e teta sepse deri tani pasi mori ca pasuri si trashëgim nga familja, ndonjë tokë, ndonjë shtëpi, ndonjë pemë a hardhi rrushi, shqiptari po konsumon ato dhe edhe pak sa t’i bëjë rrush e kumbulla, duron ende.

Ja përse sociologjikisht Shqipëria është si në kohën e Faraonit, e ndarë në tresh : një masë skllevërish pa të drejta, një grup sundues që grumbullon pushtet dhe pasuri, dhe një tufë halabakësh që lehin duke zhvendosur vëmendjen popullore nga mizerja që na ka pllakosur drejt rrugëve qorre cdo natë në televizorrrrrrrrr.

Sa e lehtë…. Si thoshte Ellul, nuk është pushteti që nënshtron qytetarin, është qytetari që është i nënshtruar djhe pranon dhunimin pushtetor.

Kategori
Uncategorized

Zoti te ndihmofte Sule.

Sula

Në kafenenë e një lavazhi buzë autostradës, ulur, vetëm, kafe, cigare, rrathë tymi, muri përballë. Kështu e njoha Sulën e sertë me sytë me shkëndija. Sula është trembëdhjetë vjeç. Sula ka zbritur nga Kuksi. Sula nuk kishte lindur në dhjetor të nëntëdhjetës. Sula ka bërë pesë klasë shkollë. Sula është fukara. Sula është fëmijë i gjashtë. Sula ka baba të verbuar në minierë. Sula është ngjizur gjatë viteve të verbërisë atërore. Sula është bir i pasionit të errësirës. Sula ka vëllezër e motra shumë, asnjë në punë. Sula, babai i Sulës, nëna e Sulës, vëllezërit e Sulës, motrat e Sulës, kanë ndërtuar një barrakë të vogël buzë autostradës. Sula nuk di ç’bëhet në qytet, nëpër shkolla, nëpër libra, nëpër disko, nëpër gazeta, nëpër televizora. S’e ha meraku Sulën për të tilla. Ka halle Sula. Sula nuk rri kot. Sula punon gjithë ditën. Sula ndërton jetën duke vrarë vdekjen. Sula u bën bunkerëve atë që bombat nuk ua bëjnë dot; u heq hekurin. Me hekurin e vdekjes Sula fiton 1 euro në ditë. Sula punon, fiton, jeton, mendon në një kilometër autostradë. Ç’nuk i shohin sytë e ç’nuk i dëgjojnë veshët vogëlushit të mprehtë, fukarait, punëtorit të palodhur Sulë. Ja halabaku me makinë tek po vjen me dyqind në orë. Dje një makinë shtypi dikend duke kapërxyer murin e autostradës. Tre qen shqyen makinat në atë kilometrin ku Sula mbijeton. Tre ditë ndenjën mishrat e shqyer të qenve mbi asfalt derisa i shplau shiu. Sula sheh me çudi si një plakë e cila e ka shtëpinë andej autostradës dhe kullotat këtej po mëson lopët të kalojnë mbikalimin. Sulës i vjen për të qeshur dhe për të qarë kur sheh një hallexhi që ka hipur mbi murin ndarës të autostradës me një frigorifer dhe po pret një rast fatlum për t’u hedhur matanë pa përfunduar nën rrotat e ndonjë Benzi. Sula e di çfarë bëhet brenda hoteleve aty pranë, por Sula nuk bëzan, Sula nuk flet, vetëm shikon, vetëm dëgjon, vetëm punon, vetëm vrenjtet, vetëm mendon. Sula i sheh dhe i njeh të gjithë fluturimthi; familjarin që vete në plazh, banditin me makinë të shtrenjtë, italianin a gjermanin që nguten për në aeroport, kosovarin nga targa, fillestarin që e nget makinën dredha-dredha. Nga të gjitha këto Sula edhe zbavitet, por më tepër kalitet, rritet. Kur po çarmatoste një bunker vdekjeje Sulën e preku një nga ato makinat e shpejta. E preku dhe iku. Prej disa ditësh Sula po rri në shtëpi. Njërin vesh e ka të zënë me pambuk. Njërin sy pothuajse të mbyllur. Tjetrin sy të ënjtur. Buza i ka ikur pak mënjanë. Por nuk epet, nuk dorzohet, nuk ligshtohet Sula. Sula nuk është qaraman. Sula veç trimërohet, veç burrërohet. Horra, morra, hajduta, kodosha, minj burokrata, pis analista, bosh opinionista, budallenj ministra, shtazë deputeta, ruhuni nga Sula. Aty e keni. Mos thoni nuk e dinim kur tua presi gurrmazin. Biçak të mprehtë Sulë. Hajt, fillo. Hiqe pambukun nga veshi dhe gjëmo. Hape syrin e mbyllur dhe shkrepëti. Drejto buzën dhe buçit. Nuk ka burrë me të ndalë ty Sulë. Nuk ka mur që nuk shemb ti Sulë. Nuk ka beton që nuk shkatërron ti Sulë. Nuk ka mal që nuk sheshon ti Sulë. Nuk ka të zezë që nuk e zbardh ti Sulë. Zoti të ndihmoftë Sulë.
Nga Edison Ypi.

Kategori
Uncategorized

STATUSI I SHQIPTARIT.

 

Statusi i grekut është pabesia, statusi i serbit është viktimizmi, i italianit kanconeta, i rusit megalomania, i gjermanit disiplina, i anglezit cinizmi, i turkut rehatllëku, i arabit Allahu, i kubanezit sheqeri, i kinezit orizi, e kështu me rradhë secili statusin e vet.
Po statusi i shqiptarit, cili është vallë statusi i shqiptarit ?
Shqiptari ka disa statuse.
Statusin e parë fare, atë që e dallon, e veçon, e lartëson, pra kryestatusin, shqiptari ka statusin e hajdutit. Shqiptari vjedh dhe rrjep dhe xhvat jo vetëm vendin e vet, shtetin e vet, ortakun e vet, mikun e vet, familjen e vet, babën e vet, por edhe veten e vet. Shqipëria është i vetmi vend në botë ku, me përjashtim të ndonjë budallai si unë dhe si ti që po lexon këtë shkrim, hajdutë janë praktikisht të gjithë. Duket si turp, si tmerr, si katastrofë. Por po të kesh parasysh se në total hajdutët e botës janë miliona herë më tepër në numur se hajdutët e Shqipërisë, s’është ndonjë qamet pse statusi themelor i shqiptarit është statusi i hajdutit.
Shqiptari ka dhe statusin e spiunit. Po nuk spiunoi dhe po nuk u spiunua, shqiptari ngordh si qen. Shqiptari këtë e di, kësaj i frikësohet, dhe merr masa për të mos ndodhur, për të mos ngordhur. Për ta kuptuar sa më mirë statusin e spiunit, shërben ky shembull; Dy shqiptarë që kanë shtëpitë apo dyqanet pranë e pranë. Si Hamletë të dorës së parë që janë, secili dyshon se tjetri e spiunon. Dhe nisin e spiunohen reciprokisht për shkak të diçkaje me të cilën s’kanë asnjë lidhje, për arësye të një gjëje që svaret aspak prej tyre, karakterit gjithpërfshirës së spiunllëkut. S’mund t’i bësh me faj në një vend ku spiuni është si fiku “shih spiuni spiunin dhe spiunohu”. Pra spiunllëku i pavullnetshëm por i domosdoshëm është arësyeja që për shqiptarin statusi i spiunit nuk është turp, por nder. Një numur sitesh në Internet me emra llahtarisës rudimente të një kohe të shkuar; “Denonco”, “Kallxo” etj. etj. ekuivalente me “Spiuno”, janë një turp tepër i madh në pikëpamje etike, por janë edhe një paevitueshmëri nga pikëpamja e përpjekjeve të suksesëshme për të çarë jetën, kështuqë edhe me statusin e spiunit jemi në rregull, dhe shyqyr që e kemi, domethënë e keni, e kishit, dhe do ta keni.
Po statusin e vrasësit nuk e ka shqiptari ? Sigurisht që e ka shqiptari edhe atë status. Mund ta verifikosh. Pa folur për mjetet e ftohta dhe të nxehta si kazmat, sqeparët, tritolat, dinamitat, kalashnikovat, që mbushin përditë kronikat e gazetave dhe televizioneve, bëji ndonjë kompliment ndonjë femre, dhe ke për të parë po s’të vrau në vend për vetmbrojtje, se komplienta nuk i kanë bërë kurrë, komplimentin do ta marri për kërcënim. Statusi i vrasësit, në fakt çfaqjen e jashtëme e ka me sqepara dhe kalashnikova, por nuk është faj apo krim, është problem i thellë genetik, që hiç s’ke ç’i bën, dhe hiç mos e zgjat.
Shqiptari ka gjithashtu statusin e frikacakut. Ky status, siç dihet, është pararendësi i statusit të vrasësit. Shqiptari nuk është frikacak si frikacaku i botës, që është frikacak sepse është vrasës. Shqiptari është vrasës sepse është frikacak. Ndjekja korrekte e zinxhirit shkak-pasojë, pra konsiderimi i të qënit frikacak së pari, pastaj vrasës, të nxjerr në përfundimin se statusi i frikacakut, si status më pak i rrezikshëm se statusi i vrasësit, duke qënë i falshëm, nuk mund të konsiderohet gabim që duhet ndrequr, e aq më pak faj apo krim që duhet ndëshkuar, por vlerë për tu mburrur.
Shqiptari gëzon edhe statusin e dembelit, pra statusin e njeriut që nuk do të zerë punë me dorë. Thonë se 99 % të aktivitetit cerebral shqiptari e përdor si e si të mos punojë. Që të mos punojë shqiptari shpik deri edhe proverba përmes të cilave implikon në dembelllëk deri edhe barinjtë e tij shpirtërorë si; “Po të ishte e mirë puna punonte edhe prifti dhe hoxha”. Për të mos zënë kurrsesi ndonjë punë me dorë, disa nga punët, ato më të lehtat, shqiptari i quan “Pun’ muti”, fjalëformim rrënqethës oruellian ky i padëgjuar në asnjë vend tjetër të botës, as në Rusi që është nëna dhe gjyshja e Njuspikut. Ç’nuk bën shqiptari për ta merituar statusin e dembelit. Edhe godet, rreh, plagos, vret, madje bën edhe gjënë më të pabesueshme, punon. Pak, se po të punojë shumë, rrezikon statusin e dembelit, që është një nga pasuritë më të mëdha me vlera të pallogaritëshme kombëtare historike dhe utilitare.
Shqiptari është i famshëm edhe për statusin e vetshkatërruesit, autodestruktorit. A s’më thua, pa këtë status të ndritur si do ishte katandisur Shqipëria e rrethuar me vetveten, dhe si do ja kishin arritur shqiptarët të ishin gjithmonë e më të pakët në numur ? Statusi i autotodestruktorit nuk është gjë e keqe. Është krasitje vitalizuese darviniane, pra sakrificë e domosdoshme për të garantuar mbijetesën në dëm të sasisë për hir të cilësisë. Thuaj shyqyr që Shqipëria na është katandisur kaq, dhe si numur kemi mbetur aq. Se ka, domethënë kishte, vende në botë që janë zhdukur pa gjurmë nga faqja e dheut. Shqipëria e vogël dhe shqiptarët e pakët, bereqaves që ekzistojnë.
Nuk mund t’i mohohet shqiptarit as statusi i llapaqenit. Shumë mirë bën shqiptari që përmes llapës siguron statusin e gores. Dhe jo vetëm; Pa bërtitur, klithur, uluritur, lehur, pra pa përdorur llapën lëvizëse dhe pështymën lubrifikuese, njeriu vdes.
Po statusin e skllavit, statusin e dinakut, statusin e delirantit, statusin e mashtruesit, statusin e konspirativit (që nuk duhet ngatërruar me statusin e spiunit) statusin e palaços, statusin e të çmendurit, statusin e të pangopurit, statusi e budallait, a i ka, ai i zotëron, ai i gëzon shqiptari këto statuse ?
Pa merak. I ka të gjitha ato statuse shqiptari.
Përveç tyre sot shqiptari ka edhe statusin e Fesbukut që e freskon hera-herës me selfie ose fotografi duke ngrënë e duke pirë si derr.
Së fundmi shqiptari ka edhe atë statusin që me zor na e dhanë dhe me siklet ua morëm, statusin e europianit, Europës.
Shumë mirë.
Për hajër.
Por me një kusht.
Vetëm po qe e vërtetë se;
Një oqean me të këqia bën një të mirë të madhe.
Një det me budallallëqe bën një mënçuri të vlefëshme.
Një lumë me mungesa bën një prezencë të nevojshme.
Një mal me vese bën një virtyt të domosdoshëm.
Një qiell pësimesh bën një shkollë mësimesh.

Kategori
Uncategorized

XHAMAT E THYER QE CPOJNE RAMEN.

Xhamat e thyer që çpojnë Ramën

 

Nga Armand Shkullaku.

Kryeministri Edi Rama ka bërë të njëjtin gabim si pasardhësit e tij ndër vite, duke injoruar protestën e opozitës, duke u tallur me të dhe duke u marrë me akuza ndaj kundërshtarit që ka përballë. Ai refuzoi të shihte thelbin e daljes së mijëra njerëzve përpara selisë së tij dhe gjithë energjitë i investoi për të hiperbolizuar atë që e quajti dhunë dhe kthim tek e kaluara. Grupi i tij i gatshëm politiko-mediatik u vu në një lëvizje të ethshme në orët pas mitingut të PD, për të stisur rrëfimin e dhunës e për t’ua kundërvënë atë arsyeve të vërteta të zemërimit qytetar në bulevardin e kryeqytetit.

Disa qelqe të thyera e disa dërrasa të djegura u përdorën për të krijuar zhurmë e tym mbi të parën protestë domethënëse të opozitës në këto dy vjet. Në pafuqi për të kundërshtuar masivitetin, në përpjekje për të mos njohur një sukses të pjesshëm, por të dukshëm të Lulzim Bashës, dhe në dëshpërim për të mos pranuar shkaqet e vërteta të protestës, kryeministri dhe ingranazhet e tij iu rikthyen fabulës bajate të demaskimit të kundërshtarit dhe diversionit të bërë bozë mbi kredibilitetin e opozitës.

Kjo strategji e përdorur rëndom nga pushtetet në Shqipëri mund të japi ndonjë rezultat në letër, por në esencë nuk e zgjidh problemin apo krizën e krijuar mes qeverisë dhe qytetarëve. Opinioni mund të hallakatet për ndonjë ditë në debatin kishte dhunë apo s’kishte dhunë, arriti sukses apo jo Lulzim Basha, por pas një farë kohe çështja do të kthehet përsëri në zanafillë. A ka pakënaqësi popullore ndaj qeverisë? Zemërimi qytetar është real apo i fryrë nga opozita? A i ka prekur arroganca e pushtetit deri në atë pikë sa njerëzit ta shprehin dufin edhe mjete të dhunshme?

Përpara lojës së xhamave të thyer dhe “dëshpërimit” për dëmtimin e “veprave të artit” të ngritura pa përfillur qytetin, shqetësimi i një qeverie të përgjegjshme do të ishte përgjigja për pyetjet e mësipërme. Mijëra njerëz që protestojnë janë realisht një shqetësim. Më i madh se gurët e hedhur mbi arrogancën dhe mospërfilljen e pushtetit. Kryeministri, në radhë të parë do të duhej të kishte një reflektim për ata njerëz që u mblodhën para selisë së tij. Duke dënuar ata që thyen xhama, nuk mund të injorohen mijëra të tjerë që kanë pasur më shumë se një arsye për të dalë në rrugë. Edi Rama është kryeministër edhe i atyre që nuk e kanë votuar dhe minimumi i respektit do të ishte përfillja e shqetësimit të tyre.

Jo të gjithë ata dolën në protestë për të djegur dordolecin e tij apo instalacionin idiot të bunkerit. Shumica dolën sepse jetojnë keq, paguajnë taksa dhe fatura të larta, nuk po gjejnë dot shëndetësinë falas, janë të papunë, po nëpërkëmben nga arroganca e qeverisë dhe po shohin se si po pasurohen pushtetarët e radhës. Edi Rama duhet të gjejë një përgjigje për ta dhe jo të thurë hartimin e radhës për Shqupin, politikën e vjetër, opozitën, e të tjera dokrra si këto. Ai është në krye të vendit për të kapur dhe reflektuar shqetësimin qytetar dhe jo për sprova të lodhura të një retorike boshe.

Dështimi i një qeverie në raport me premtimet e saj është më i kapërdishëm kur shoqërohet me ndjesë. Por kur shoqërohet me arrogancë, prodhon vetëm valë më të mëdha zemërimi. Kjo është një aksiomë e njohur dhe vetë Rama e ka provuar kur ka qenë në opozitë. Sa më arrogante u tregua qeveria Berisha ndaj popullit opozitar, aq më shumë u rrit vala e pakënaqësisë ndaj asaj qeverie.

Zhvendosja e thelbit të protestës së opozitës tek zjarri brenda një bunkeri, nuk i shuan dot flakët e kontestimit ndaj qeverisë nëse arsyet reale për këtë ekzistojnë. Dhe vetë Edi Rama e di që këto arsye janë, por zgjedh të mos ballafaqohet me to. T’u bishtnojë dhe t’i injorojë duke tundur si trofe të strategjisë së tij deklaratat e ambasadës së SHBA dhe asaj të BE që po ashtu u fokusuan tek dhuna dhe jo tek shqetësimi i qytetarëve shqiptarë. Duke u përqendruar tek pasojat elementare dhe jo tek shkaqet thelbësore, edhe këto dy ambasada rrezikojnë të nënvleftësojnë krizën ekzistuese mes qeverisë dhe qytetarëve, e cila i detyron këta të fundit të dalin në rrugë.

Ndjeshmëria ndaj dhunës, për shkak edhe të së kaluarës tonë të afërt, është padyshim e madhe tek partnerët ndërkombëtarë. Reagimi dhe kujdesi i tyre në këtë drejtim është i kuptueshëm. Por i kuptueshëm duhet të jetë edhe shqetësimi i mijëra njerëzve që dalin në rrugë. Edhe për ata duhet një mesazh. Sepse nëse pakënaqësia popullore has në murin e arrogancës dhe mospërfilljes, atëherë ajo kthehet në revoltë. Ambasadorët janë dëshmitarë të injorimit të qytetarëve shqiptarë në mënyrën se si vendoset për fatin e tyre, se si jepen me koncesione korruptive pasuritë e tyre, se si i detyrojnë të paguajnë dyfish për shërbimet që u takojnë, se si u rritet borxhi pa investuar asgjë në të mirën e tyre, se si (siç thonë ata vetë) ministrat shtojnë pasuritë, vilat dhe makinat e shtrenjta ndërsa ata shkojnë në burg për një faturë të papaguar, se si u imponojnë për qytetarë të parë, përfaqësues në parlament apo drejtues lokalë, njerëz me të kaluar kriminale, se si u ndryshojnë sheshet e qyteteve dhe simbolet e tyre pa i përfillur fare…

Për të gjitha këto, shqiptarët kanë të drejtë të indinjohen, të ngrenë zërin, të protestojnë qoftë edhe me koston e thyerjes së një xhami. Por kur zhurma e këtij xhami dëgjohet më shumë se sa shqetësimi real i tyre, atëherë edhe distancimi nga dhuna bëhet i pavlerë. Gjithkujt i lind e drejta më pas të bërtasë më fort për t’u dëgjuar, të protestojë më egër për t’u konsideruar.

Prandaj në rend të parë do të duhej të ishte shqetësimi i mijëra njerëzve që dolën në rrugë dhe një reflektim ndaj tyre. Pas kësaj, sigurisht, edhe distancimi nga dhuna do të kishte vlerë. Por fabula e Edi Ramës, që refuzon realitetin duke u strehuar në metafora, vetëm provokon dhe nuk jep zgjidhje. Në Shqipëri, kjo mënyrë e sjelljes së pushtetit nuk e ka dekurajuar dhunën, vetëm sa e ka nxitur atë.

Kategori
Uncategorized

AMBASADORET NE KURTHIN E DHUNES.

Ambasadorët në kurthin e dhunës

 

Nga Andi Bushati/
Një incident mediatik me ambasadorin gjerman Hemut Hofman është shndërruar në instrument për të parë një qasje të nxituar dhe tejet simpliste që ambasadat kryesore në Tiranë kanë shfaqur ditët e fundit.
Ambasadori Hofman u gjend “rastësisht” në protestën e opozitës pikërisht në vendin ku një grup njerzish të pashpresë po tentonin të shkallmonin një bunker betoni me shkopij, dhe ti vinin atij zjarrin e zemërimit. Nuk dihet nëse në ato 5 minuta që ai ka ndejtur në rrugë e ka parë edhe ndonjë xham të thyer, apo ndonjë pllakë të hequr.
Ajo që dihet është se nga disa media periferike opozitare u abuzua me prezencën e tij. Madje keqazi. Ai u paraqit si një mbështetës i opozitës që i përkrahte aktet e njerzve të saj.
Dhe ai vendosi të reagojë. E drejta e tij.
Po pyetja që shtrohet është a mund ti përgjigjet një diplomat një abuzimi me një kundër abuzim? Një kalimi mase me një tjetër tejkalim?
Ambasadori i dërgoi të premten në mbrëmje një email mediave ku ai rrëfente se kish mbetur i tronditur nga ajo që kish parë në protestën e opozitës. E natyrisht me sloganin e gatshëm të fabrikuar edhe nga shumë homologë të tij edhe ai nxitoi të dënojë dhunën e demostratës.
Po përpara se ti marim të mirëqëna termat që na serviren nga ambasadat e huaja, le të ndalemi pak tek ato: ç’kishte tronditëse aty? Pse ato shkopij që valviteshin në ajër u përshkruan si simbole të dhunës ekstreme?
Natyrisht ambasadori i gjerman nuk qe i vetmi që ra në kurthin e ngritur nga propaganda qeveritare për ekzagjerimin e efektit dhunës në demostratën e PD-së.
Menjëherë pas mitingut ambasada e ShBA-ve i dënoi ato: “akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia flakë strukturave dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike” nënvizoi ajo.
Me po të njëjtën shpejtësi reagoi edhe selia e BE së në Tiranë. Retorika kundër demostrimit të forcës u shndërua në kryefjalë të përshkrimit të protestës.
Dhe më ironikja e të tëra deklaratave ishte fjalia që i paraprinte tërheqjes së veshit për opozitën. Me një naivitet ekstrem thuhej se protestat janë një vlerë e demoktacisë, se e drejta për tu tubuar dhe demostruar është legjitime. Nënteksi i nënndërgjegjjes qe i qartë dhe gati racist: këta qytetarë të dorës së dytë ndoshta mund të privohen edhe nga e drejta për të protestuar.
Por pavarësisht nga këto, çështja kryesore e këtij debati të stisur është: pse nga diplomatët e huaj në Tiranë iu vu kaq shumë theksi akteve të forta të mitingut të opozitës duke anashkaluar mesazhet e tij reale?
Kush ishin më të rëndësishme, disa xhama të thyer, disa gurë të hedhur, njollosja e strehës deliranto -korruptive të kryeministrisë, nxirja e fasadave të institucioneve që nga brenda janë shume më të errëta sesa jashtë, apo ato që u thanë në protestë?
Duke mos dashur të merren me akuzat e mbështetura në kor nga afro 10 mijë njerëz, me denoncimin e tenderave, koncesioneve, parave për miqtë e kryeministrit, kriminelëve në parlament, propagandistët e qeverisë, menduan ti mbivendosin atyre denoncimin e akteve të demostruesve. Dhe kështu bënë.
Pikërisht në këtë kurth ranë me dashje dhe ambasadorët e Tiranës.
Për disa arsye. E para sepse ende ata nuk janë miqësorë dhe nuk kanë besim tek opozita.
E dyta sepse prej 25 vjetësh janë po të njëjtit: idhtarë të stabilitetit përpara demokracisë.
E fundit dhe ndoshta më e rëndësishmja, sepse prej një çerek shekulli, në Shqipri, ata e kanë më të thjeshtë të bëhen me pushtetin.
I mbani mend? Që nga i famshmi Torkuado Kardili i cili mbështeste qeverinë e Partisë së Punës. Më pas erdhi Rajersoni që ngrinte dy gishtat në tribunat e mitingjeve të PD. Pastaj Paolo Foresti që kërkonte të mbronte Berishën edhe pas mbi 2000 të vrarëve të 1997. Pastaj Limprehti që u bë qesharak më shumë se me preferencat e tij hedoniste, me militimin e tij për pushtetin e socialistëve. Dhe në fund qe Arvizuja që i tha Berishës “burrë shteti” pasi vrau katër vetë.
Kjo është pra historia që në një farë mënyre na zbërthen dhe të tashmen. Edhe këtë rradhë selitë diplpmatike u shfaqën antiopozitare. Jo duke goditur PD, por duke përçudnuar në ekstrem mesazhin e protestës së saj. Sipas propagandës me të cilin atë e serviri Rama.
Edhe njëherë ambasadorët ranë në kurthin e pushtetit.
Dhe kjo është puna e tyre.
Por kjo na bën ne që ti marrim më pak seriozisht fjalët e tyre, dhe të mendojmë vetë më shumë. Sepse edhe ata që janë kundër PD-së, edhe ata që nuk i duan djegjet, xhamat e tyer, qoftë dhe fasadat e fëlliqura që mbulojnë një qeverisje të kalbur, e dinë se mesazhi kryesor i 8 djjetorit, nuk qe ai i dhunës.
Kategori
Uncategorized

Nadir Çausholli i arrestuar për vjedhjen e 2.2 milionë eurove nga shteti, ministri Shkëlqim Cani i çon letër falënderimi.

cani-letra

Nderimi dhe respekti i qeverisë për Nadir Çaushollin, pronar i kompanisë “Omega Farm”, ka arritur kulmin aq sa edhe vetë ministri i Financave, Shkëlqim Cani i ka dërguar një letër ku e falënderon dhe e cilëson si modelin e ndershëm të sipërmarrjes së lirë.

“Një model i ndershëm dhe i rregullt i sipërmarrjes” e cilëson ministri Shkëlqim Cani presidentin e kompaninë Omega Farma, në një letër ku i shpreh mirënjohjen e tij, në përfundim të aksionit kundër informalitetit.

Ministri Cani e ka dërguar me 17 nëntor të këtij viti, babait të të arrestuarit, tashmë me detyrë e administratorit të kompanisë së djalit, “Omega Farm”.

“Përmes kësaj letre dëshiroj t’iu shpreh mirënjohjen e sinqertë për promovimin që i bëni modelit të ndershëm dhe të rregullt të sipërmarrjes në Shqipëri.

Lufta që qeveria jonë i ka shpallur informalitetit, nuk synon vetëm mbledhjen e më shumë kontributeve dhe të ardhurave, por, në radhë të parë, kërkon të krijojë kushtet e konkurrencës së ndershme, ku të gjithë sipërmarrësit trajtohen në mënyrë të barabartë përpara rregullave dhe ligjit.”

letra-per-lajminKur letra mbërriti në këtë kompani, “Modeli i ndershëm” ishte në qelitë e paraburgimit. Letra e Shkëlqim Canit u dërgua 18 ditë pas arrestimit. Çausholli u arrestua si pjesë e një skemë mashtrimi me ilaçet e rimbursueshme.

2.2 milionë euro te vjedhura nga shteti nuk mjaftuan që ministri i Financave, Shkëlqim Cani ta përjashtonte OMEGA Farmën nga bizneset e ndershme që duhen falënderuar.

 “Unë dëshiroj jo vetëm t’iu falënderoj për kontributin që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni përmes taksave që paguani, por edhe t’ju inkurajoj që të vazhdoni të respektoni institucionet shtetërore.

Unë jam besimplotë se vetëm duke luftuar informalitetin pa kompromis, ne do të arrijmë të nxisim edhe më shumë zhvillimin ekonomik e do të krijojmë sëbashku një mjedis sa më të përshtatshëm për të bërë biznes.”

Nadir Çausholli u arrestua më 31 tetor të këtij viti, pasi nga hetimet disa mujore ka rezultuar se nëpërmjet kompanisë së tij “Omega farma” ka arritur të përfitoi me anë të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “mashtrimit” me pasoja të rënda, rreth 2.2 milionë euro nga fondi i ilaçeve të rimburësueshme. Për këtë skemë mashtrimi, ai ndodhet në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg” për dy akuza.

Nuk dihet kur u njoftua Çausholli për lëvdatat dhe mirënjohjen e Shkëlqim Canit, por burime nga gjykata thanë se letra e ministrit, fatmirësisht nuk përbën provë në sallën e gjyqit.

Pak kohë më parë, u publikuan në media dokumentet sipas te cilave, Nadir Çausholli vazhdonte të përfitonte nga tederat e Ministrisë së Shëndetësisë, pavarësisht se ai ishte i izoluar nga qelitë e paraburgimit

Kategori
Uncategorized

SKANDAL / PANAJOT BARKA PËRDORË FAQEN E UNIVERSITETIT TË GJIROKASTRËS PËR TË PUBLIKUAR NJË VIDEO ANTISHQIPTARE

Nga Telnis Skuqi

http://www.tmimaellargyr.com/al/page47.html
Të përdorësh faqen zyrtare të Universitetit të Gjirokastrës për të propaganduar hapur se “Shqipëria e jugut nuk ka ekzistuar”, këtë më mirë se Panajot Barka nuk ka kush ta bëj.
Prej disa ditës, Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, e akredituar pranë Universitetit të Gjirokastrës ka hedhur një material filmik me ideator Panajot Barkën, ku sipas tij “Zona e Epirit, pra Gjirokastra dhe jugu ka qenë Greqi dhe Shqipëria nuk ka ekzistuar”.
Kjo paturpësi tejkalon përmasat e një skandali, pasi pedagogu Panajot Barka, i rikthyer në detyrë fal investimit personal të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, rreth një vit më parë, ka përdorur faqen zyrtare të institucionit më të rëndësishëm të arsimit në jug të vendit, për të përcjellë një mesazhe antishqiptare.
Rreth pesë vite më parë, Panajot Barka u shkarkua nga detyra si falsifikator i dy dokumentave zyrtare të Universitetit të Gjirokastrës, por ende pa folur drejtësia, Edi Rama dhe ministria e Arsimit, Englantina Nikolla, detyruan rektorin e këtij universitetit të rikthej në detyrë këtë palaco cirku.
Më poshtë po publikojmë linkun direkt nga faqja zyrtare e Universitetit të Gjirokastrës.

http://www.tmimaellargyr.com/al/page47.html

foto e Telnis Skuqi
Kategori
Uncategorized

343 emrat që themeluan PD-në

Sot Partia Demokratike mbush 25 vjec nga themelimi i saj.
Ajo që shumica mban mend është se që prej vitit 1991 PD ka njohur vetëm kater kryetarë, Eduart Selami,Tritan Shehu, Sali Berisha dhe së fundmi Lulzim Basha.
Por kush janë themelusit e saj, ata që firmosën aktin e krijimit të partisë së parë opozitare në vend pas 46 vitesh sundimi të Partisë së Punës.
Më poshtë është lista me 343 emrat e themeluesve, shumica e të cilëve kanë qenë studentë.
Lista themeluese e Partisë Demokratike të Shqipërisë (PDSH)
1. Abaz Muharrem Veizi, mekanik
2. Admirim Xhevahir Xhindi ,student
3. Adnand Asim Berdica, student
4. Ardian Meçan Malaj, punëtor
5. Adriatik Simon Dhimpali, student
6. Adriatik Avni Hazerai, student
7. Afrim Lulash Krasniqi, student
8. Afroviti Panajot Maçaj, student
9. Agim Avni Buxheli, operator
10. Agim Xhazo Hodaj, punëtor
11. Agim Merdan Hasaj, student
12. Agron Vehbi Bala, redaktor8redaktor87
13. Agron Simon Çika, mekanik
14. Agron Ymer Domi, operator
15. Albana Zeqir Malaj, studente
16. Albert Pilo Jerasi, pedagog
17. Albert Lutfi Shehu, mekanik
18. Aleks Gjergo Andoni, student
19. Aleksander Gabriel Meksi, arkitekt
20. Aleksander Luigj Patoci, student
21. Alfred Rrok Gemi, student
22. Alfred Hydri Kolami, student
23. Ali Zenel Sata, teknik
24. Alketa Jorgaq Vito, studente
25. Alqi Stavri Çelemenga, student
26. Alma Isak Babaramo, studente
27. Alma Mete Bendo, studente
28. Altin Sotiraq Gjergo, student
29. Altin Hamit Qoshja, student
30. Altin Zir Vranaraj, student
31. Andrea Filip Leko, student
32. Aneta Paskal Daiu, studente
33. Anila Gjergji Xhillai, studente
34. Anila Resul Kaso, studente
35. Anilda Hasan Ibrahimi, studente
36. Ante Jorgo Koja, ekonomist
37. Arben Sami Basha, pedagog
38. Arben Beqir Broci, student
39. Arben Ali Demeti, pedagog
40. Arben Lulash Dreshaj, student
41. Arben Jakup Ibroja, student
42. Arben Fahri Imami, pedagog
43. Arben Bektash Ismaili, student
44. Arben Pandi Jorgji, veteriner
45. Arben Irakli Prifti, student
46. Arben Ramiz Lika, student
47. Arben Faik Meçe, pedagog
48. Arben Ndreko Ramo, inxhinier
49. Arben Ali Sadiku, student
50. Arben Kujtim Sula, student
51. Arben Aleksander Tashko, pedagog
52. Ardi Pirro Stefa ,student
53. Ardian Mehmet Mehmet,i student
54. Ardian Agostin Palushi, student
55. Ardian Mandi Petrollari, student
56. Ardian Ramadan Saraçi, inxhinier
57. Ardian Ismail Shehu, inxhinier
58. Arian Muharrem Gjikondaj, inxhinier
59. Arian Theodhor Gjoni, punëtor
60. Arjan Murat Manahasa, student
61. Arleta Preng Gjoka, studente
62. Arsen Dule Çaushi, student
63. Arta Habib Bajrami, studente
64. Artan Edi Asllani ,studente
65. Artan Avduraman Mezini, punëtor
66. Artan Arshi Taullai, student
67. Artan Guri Shytaj, student
68. Artur Skender Ajazi, student
69. Artur Arif Biba, student
70. Artur Shpetim Nepravishta, student
71. Artur Rexhep Zuriqi, student
72. Asllan Vangjel Kalia, student
73. Astrit Skender Minarolli, punëtor
74. Atnan Xhemal Samarxhiu inxhinier
75. Azem Shpend Hajdari, student
76. Bardhok Mark Pecnikaj, student
77. Bardhyl Rexhep Reso, inxhinier
78. Bashkim Osman Gazidede, pedagog
79. Bashkim Bedri Gjergji, redaktor
80. Bashkim Rexhep Omeri student
81. Bashkim Fehmi Sala, inxhinier
82. Bashkim Malo Zahaj, skenograf
83. Bedri Xhevit Sakaj, mësues
84. Behar Sinan Xhodia, student
85. Besim Ramazan Mamaçi, inxhinier
86. Besnik Mehmet Bajra, student
87. Besnik Azem Kaloshi, student
88. Besnike Enver Bashi, studente
89. Bexhet Mehdi Reso, veteriner
90. Bislim Selim Ahmetaj, student
91. Blend Mario Ashiku, mësues
92. Blendi Agim Gonxhaj, student
93. Bujar Kasem Ballo, inxhinier
94. Bujar Vasfi Barçi, ekonomist
95. Bujar Nezir Bujari, pedagog
96. Bregina Lirim Llubani, studente
97. Bregina Sazan Kalesh,i studente
98. Çilieta Kostaq Mitro, studente
99. Darjana Kristaq Luli, studente
100.Dashamir Hamit Shehi, ekonomist
101.Demir Aqif Sakaj, student
102.Dervish Rexhep Kurteshi, mësues
103.Dilaver Esat Ismaili, teknik
104.Donika Leonidha Kapidani, studente
105.Doreida Vangjo Petro, studente
106.Dragush Seit Canga, mjek
107.Drini Nuredin Zoto, elektricist
108.Dritan Durim Koçia, student
109.Dritan Pirro Loli, student
110.Dritan Vasillaq Shano, student
111.Dhimiter Mihal Doka, pedagog
112.Dhori Sotir Zoto, punëtor
113.Dhurata Qemal Leka, inxhiniere
114.Dhurata Nuredin Zoto, zooteknike
115.Edgar Rahmi Myzyri, mekanik
116.Edlira Bedri Dedja, pianiste
117.Edlira Eqerem Methoxha, studente
118.Edmond Janaq Budina, pedagog
119.Edmond Skender Dragoti, pedagog
120.Edmond Lavdosh Dulaj, historian
121.Edmond Gjovalin Jakaj, student
122.Edmond Betim Kertusha, këngëtar
123.Edmond Eqerem Lezo, student
124.Edmond Sotir Mino, punëtor
125.Edmond Jorgo Mosko, elektricist
126.Edmond Astrit Nemeçka, mësues
127.Edmond Vani Trako, pedagog
128.Edmond Skender Tupja, përkthyes
129.Edmond Ilia Xhomaka, student
130.Eduart Isa Dervishi, pedagog
131.Eduart Luan Prodani, inxhinier
132.Eduart Aqif Selami, estet
133.Eduart Spiro Toni, student
134.Eduart Xhevit Zaloshnja, pedagog
135.Ejup Adem Gashi, arsimtar
136.Elsa Robert Ballauri, shkrimtare
137.Emil Gaqo Prodani, inxhinier
138.Emin Edmond Barçi, ekonomist
139.Enela Vangjel Pici, studente
140.Engelfrida Andrea Idrizi, kritike letrare
141.Enkelejda Pandeli Seva, studente
142.Enkelejda Piro Stefa, studente
143.Enver Hasan Mustafaj, pedagog
144.Ermenita Gjergji Xhillai, studente
145.Ermira Dilaver Mullaj, studente
146.Ermira Zyhdi Shpetimi, studente
147.Ernest Ndue Marku, student
148.Ervin Petrit Peshkepia, student
149.Eugen Spiro Toni, student
150.Esat Abdulla Emiri, pedagog
151.Fadil Sulejman Sallufi, inxhinier
152.Fatjon Ali Batku, student
153.Fatmir Ismail Behluli, nëpunës
154.Fatmir Ali Tole, piktor
155.Fatmira Shemsi Haxhiu, shkrimtare
156.Fatos Baki Kongoli, shkrimtar
157.Fatos Bejto Osmanaj, ekonomist
158.Ferdinand Arif Mara, operator
159.Flamur Riza Boja, student
160.Flamur Arif Koçi, regjisor
161.Franc Frederik Ceroni teknik
162.Frrok Mark Çupi, gazetar
163.Gazmend Shezai Shpata, student
164.Gazmend Ahmet Mahili, student
165.Genc Stefanaq Pollo, arkeolog
166.Genc Pellumb Ruli, ekonomist
167.Genc Minella Trebicka, mësues
168.Genci Qirjako Anastasi, inxhinjer
169.Gentian Sotir Kreci, student
170.Gerti Ilia Kuqi, student
171.Gezim Rasim Koçi, student
172.Gezim Mahmut Shima, inxhinier
173.Gramoz Josif Pashko, ekonomist
174.Greta Thoma Kondi, studente
175.Gjergji Mihallaq Stoja, teknik
176.Gjon Bib Leka, inxhinjer
177.Hajrie Mehmet Çela, studente
178.Haxhi Mehmet Doma, punëtor
179.Hektor Prokop Glini, inxhinier
180.Hektor Haxhi Kapllani, student
181.Helidon Ylvi Tahiri, student
182.Herkole Pirro Sava, pedagog
183.Herman Thanas Rrudha, student
184.Hiqmet Bujar Zateria, agronom
185.Hysen Zyhdi Saraçi, mekanik
186.Ilenja Spiro Mehilli, studente
187.Ilir Muharrem Caci, student
188.Ilir Ismail Dizdari, student
199.Ilir Qebir Hysi, student
190.Ilir Dalip Kurti, student
191.Ilir Themi Lilo, student
192.Ilir Teki Malindi, jurist
193.Ilir Mezan Mehmeti, student
194.Ilir Myftar Myftari, inxhinier
195.Ilir Petri Radovicka, inxhinier
196.Ilir Dhimiter Vreto, teknik
197.Ilir Hakik Zyfi, student
198.Ilirjan Xhelo Beqiri, student
209.Ilirjan ‚ajup Rusmali, jurist
200.Ilirjan Themo Kaxhiani
201.Ina Luan Kumi, studente
202.Ingrid Hysen Qerimi, studente
203.Ingrid Pandeli Siapeta
204.Izet Idriz Haxhia, student
205.Ivoni Kristaq Reso, shkrimtare
206.Jaho Zeqir Zeqo, inxhinier
207.Jakov Sllavko Plevneshi, murator
208.Jani Rako Zino, inxhinjer
209.Jorgo Vasil Ferro
210.Kastriot Dilaver Sulçe
211.Kastriot Enver Qollia, elektrike
212.Ketrin Andon Cletko, studente
213.Kiço Ilia Muzina, student
214.Klement Kostaq Shahini, mekanik
215.Klit Anton Thani, student
216.Koço Vangjush Bode, inxhinier
217.Konstandin Minella Kapo, inxhinier
218.Konstandin Naum Qarri, student
219.Kont Rrok Rrjodhi, pedagog
220.Kostaq Stilian Kaskaviqi, arkitekt
221.Kreshnik Ramadan Ndreu, inxhinier
222.Kristaq Nasi Lipe, student
223.Kristaq Koço Strakosha, pedagog
225.Lazer Pal Stani, gazetar
226.Labeat Ndreçe Jakaj, student
227.Leonard Pavli Gjini, pedagog
228.Leonard Sami Kajtalli, student
229.Lindita Ramadan Drizniu, studente
230.Lindita Enrik Vukaj, studente
231.Liri Nastas Dhame, inxhinier
232.Lorenc Hiqmet Ruzi, student
233.Luan Hodo Hoxha, punëtor
234.Luan Xhemal Neçja, student
235.Luan Rasim Pirdeni, pedagog
236.Luljeta Xhezmi Mebelli, inxhiniere
237.Lulzim Haxhi Çollaku, teknik
238.Lulzim Veiz Elezi ,student
239.Lulzim Qamil Hanelli, pedagog
240.Luneta Perikli Papa, studente
241.Lutfi Hysni Saqe, inxhinier
242.Llambi Kristaq Pepo, teknik
243.Marieta Veiz Popa, studente
244.Meriglen Gjin Gjoka, student
245.Marjeta Qemal Çoku, studente
246.Martin Pellumb Toto, inxhinier
247.Merita Xhavit Hoxha, ekonomiste
248.Mevlan Seit Shanaj, regjisor
249.Mimoza Pellumb Pashko
250.Mimoza Man Preçi, studente
251.Mimoza Bajram Sinani, studente
252.Mina Pandi Cani, teknike
253.Miranda Myslim Guda, studente
254.Mirush Hamdi Deliallisi
255.Misret Idriz Sahiti, mësues
256.Nardi Todi Gremi, pedagog
257.Nashifer Hysen Manahasa, nëpunëse
258.Ndue Ndue Lugja, student
259.Ndriçim Xhavit Xhepa, aktor
260.Neki Llambi Dervishi, student
261.Nereida Sami Kapisyri, studente
262.Nesip Petrit Kavo, teknik
263.Neshat Qazim Gjinali, inxhinier
264.Nikolla Pandeli Janina, matematicien
265.Odhise Kristo Grillo, shkrimtar
266.Paulin Vasë Kola, pedagog
267.Pandeli Arqile Çavo, teknik
268.Perparim Njazi Demi, inxhinier
269.Perparim Elmaz Haxhikaj, punëtor
270.Perparim Avdi Malaj, student
271.Petraq Dhimiter Shomo, pedagog
272.Petrika Nella Trebicka, inxhinier
273.Petrit Lirak Dodbiba, pedagog
274.Petrit Tom Legisi, student
275.Petrit Nevruz Ruka, skenarist
276.Petrit Fadil Zeqiri, student
277.Pirro Sokrat Gjini, inxhinier
278.Prenç Gjon Zogaj, botues
279.Qazim Tahir Striniqi, inxhinier
280.Ramazan Abdurrahman Hysa, botues
281.Rasim Mal Hasanaj, mësues
282.Refit Maske Nushaj, mekanik
283.Remonda Kareman Prendi, teknike
284.Rexhep Ali Alia,j piktor
285.Rexhep Mustafa Karapici, inxhinier
286.Rezart Fejzi Mujo, student
287.Ridvan Edmond Peshkepia, student
288.Rinush Fetah Idrizi, studiues
289.Robert Janaq Budina, student
290.Robert Elmaz Haxhia, punetor
291.Robert Musa Mane, inxhinjer
292.Roland Halil Pitarka, laborant
293.Sadik Muhedin Sadikaj, student
294.Saimir Ahmet Lolja, pedagog
295.Sajmir Mustafa Avxhiu, student
296.Sali Ram Berisha, kardiolog
297.Selaudin Suat Badra, punëtor
298.Sevim Hilmi Arbana, botuese
299.Sinan Mane Brahaj, nëpunëse
300.Skender Xhafer Allkja, inxhinier
301.Skender Musa Milaqi, student
302.Skender Stavro Pashko, teknik
303.Sokol Bujar Tafaruqi, student
304.Sokol Rafet Shalci, teknik
305.Sokrat Andon Nesturi, inxhinier
306.Sokrat Gaqo Loli, bibliograf
307.Sotir Llambi Qirjaqi, teknik
308.Stavri Milo Marko, student
309.Stefan Dhimiter Dhimitri, pedagog
310.Spiro Leonidha Cura, student
311.Sulejman Halil Mato, shkrimtar
312.Shaban Rexhep Memia, biolog
313.Shahin Halit Kadare, mjek
314.Shenasi Ali Rama ,poet
315.Shkelqim Nezir Daja, regjizor
316.Shkelqim Mehmet Kalaja, student
317.Shkelqim Mustaf Mustafa, student
318.Shpendi Luan Kubarçe
319.Shpetim Kasem Shkurti, student
320.Shuaip Selfo Beqiri, student
321.Taulant Tefik Biturku, student
322.Tefalin Gjovalin Malshyti, student
323.Tereza Dede Marku, studente
324.Tomor Sali Kokona, koreograf
325.Tomor Maske Nushaj, inxhinier
326.Toni Beniamin Guraziu, punëtor
327.Thanas Anastas Mitro, student
328.Thanas Koço Qirinxhi, mësues
329.TheodhoraTheofan Nepravishta, arsimtare
330.Thodhora Kristofor Zeno, studente
331.Valbona Dilaver Bedini, studente
332.Vangjel Sotir Kozma, teknik
333.Vasilika Andon Strakosha, nëpunëse
334.Vehbi Islam Sallaku, laborant
335.Viktor Resmi Hebibasi, pedagog
336.Vladimir Myfit Maliqi, teknik
337.Vladimir Jorgo Shahini, pedagog
338.Vladimir Myrfet Spaho, biolog
339.Vullnet Hysen Spahiu, student
340.Yzeir Agim Muço, inxhinier
341.Zamir Bedri Shehu, student
342.Zenel Mustafa Hoxha, inxhinier
343.Zyber Fadil Dashi këngëtar
Kategori
Uncategorized

Cmimi Nobel 2015

Banketi i shtruar për dhënien e çmimeve Nobel në Sallën e Qytetit në Stokholm ishte një luks i vërtetë.

Aty ishin mbledhur disa nga mendjet më të ndritura në planet, së bashku me aristokracinë e Europës.

Në krye ishte familja mbretërore suedeze, ku spikasnin princeshat Victoria, 38 vjeç, Madeleine, 33 vjeç dhe Sofia, 30 vjec.

Qyteti italian i Sanremos kishte dhuruar për këtë rast 20 mijë lule të bardha, të verdha dhe portokalli.

Krijuesi i këtij çmimi, shkencëtari Alfred Nobel, vdiq në këtë qytet italian më 10 dhjetor 1896.

Dhjetë fituesit e sivjetshëm morën diplomat dhe medaljet e arta nga mbreti suedez, Carl Gustaf.

Ceremonia u zhvillua përpara 1600 të ftuarve të posaçëm.

Stockholm's City Hall was the vaulting location for the annual Nobel Prize that saw the world's brightest minds celebrate achievement Pregnant Crown Princess Victoria showed off her baby bump in an elegant skirt and sheer top, accessorised with the dazzling Connaught Diamond Tiara, as she entered on the arm of Nobel Chemistry Prize 2015 co-winner Canadian Arthur B McDonald wearing white tie and tailsPrincess Sofia wore a floor-length midnight blue gown, topped with the emerald and diamond tiara that was designed for her wedding day, to escort Nobel Physics Prize 2015 co-winner Japanese Takaaki Kajita who was feted for his discovery that neutrinos have massPrincess Madeleine, the youngest child of King Carl XVI Gustaf and Queen Silvia, wore the stunning Aquamarine Kokoshnik tiara with her lilac embellished dress as she made her entrance with Nobel Chemistry Prize 2015 co-winner Paul Modrich, from the USPrince Carl Philip of Sweden wore white tie and tails, while his wife who is pregnant wore a high-waisted full-skirted evening gownPrincess Madeleine of Sweden (centre), with Nobel Chemistry Prize 2015 co-winner US Paul Modrich, Princess Christina of Sweden, left, and Nobel Chemistry Prize 2015 co-winner Turkish-American Aziz Sancar arrive for the 2015 Nobel Banquet at the Stockholm City Hall; Princess Christina (right) was resplendent in Queen Josephine's Six Button Tiara Princess Madeleine, who is married to an American financier, wore racy dark nails with her delicate gauzy gown and stunning headpieceQueen Silvia was resplendent in red and her tiara encrusted with 500 diamonds; she was escorted by Professor Carl-Henrik Heldin, a Swedish molecular biologist and vice president of the European Research CouncilMichiko Kajita, wife of Nobel prize winner Takaaki Kajita, wore traditional Japanese evening dress including a delicate silk kimono and a brocade obi decorated with a bearl brooch, a pair of white 'tabi' socks and wedged flip flop-style footwear; she was escorted down the marble steps by King Carl XVI Gustaf of Sweden in white tie and tailsPrincess Madeleine smiles for the camera in natural makeup and a chic updo to accentuate her domed tiara with the country's rarely seen Aquamarine Kokoshnik tiara made up of diamond lattices holding five huge aquamarines in placeQueen Silvia wore the particularly regal Nine Prong Tiara with a diamond necklace and drop earrings. It is often regarded as her favourite tiara and is encrusted with 500 diamonds and has a sunburst motif that culminates in nine prongsPrincess Sofia, a former bikini model who reportedly caused somewhat of a stir when first introduced to the royal family, wore a dark gown with floral 3D detailing, topped by her delicate emerald and diamond tiara which was designed for her wedding dayGuests at the glittering bash were upstanding as the guests of homour seated at the long central table, bedecked with blooms, made their progress down the stately marble stairs of Stockholm's City HallNobel Physics Prize 2015 co-winners Japanese Takaaki Kajita (second left) and Canadian Arthur B McDonald (third left), Nobel Chemistry Prize 2015 co-winners Sweden's Tomas Lindahl (fourth left), US Paul Modrich (fifth left), Turkish-American Aziz Sancar (sixth left) arrive among others for the 2015 Nobel prize award ceremony at the Stockholm Concert Hall on December 10, 2015. The Prize ceremony for theLaureates and guests are pictured during the ceremony with the hall decked out in fresh flowers as is traditionWriter Svetlana Alexievich, laureate of the Nobel Prize in Literature receives her Nobel Prize from King Carl XVI Gustaf of Sweden during the Nobel Prize Awards CeremonyKing Carl XVI Gustaf presented the awards to the laureates in front of members of the royal family and guests at the hallQueen Silvia glittered in her diamond tiara, earrings, necklace, rings and bracelet during the ceremonyPrince Daniel, left, sat next to the Crown Princess who appeared to be delighted to take part in the festivitiesPrincess Sofia greets guests at the ceremony with a smile before taking to her seatThe royal had her tiara specially made for her wedding in June to Prince Carl Philip and gave it a second outing tonight for the celebrationsLaureate of the 2015 Nobel Prize in Physiology or Medicine, Irish William C Campbell, left, receives his medal from King of Sweden Carl XVI Gustaf, right, during the 2015 Nobel prize award ceremonyThe vast hall was bisected by the immense top table, with other guests on tables situated in rows to along the sidesWaiters walk along a colonnade in the Blue Hall to serve the 1,300 guests at the 2015 Nobel prize award banquet in Stockholm City HallWaiters arrive with spectacular desserts at the the event holding them aloft as they walk through the grand hallA bird-eye view of the hall shows the grand setting and lavish surroundings of the banquet where diners were surrounded by flowersGuests dine on suitable opulent gold plates inside the packed city hall while dressed in their fineryWhen the winners of the Nobel Prizes in literature and sciences received their prizes from King Carl at the Stockholm Concert Hall, they did so against a backdrop of flowers and gold candelabra cradling blazing white candlesThe Nobel Prize giving ceremony took place at the Concert Hall in Stockholm, Sweden. Events then progressed to the banquet at City HallDozens of heavily armed security personnel were guarding the building in the capital city, Oslo

Kategori
Uncategorized

Shuplaka Amerikane per bunkerin Rama.

Profesoresha Lori Amy e Universitetit Jugor të Xhorxhias, thotë se në Shqipëri, kujtesa për krimet e komunizmit po shtypet në mënyrë brutale. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Profesore Amy, e cila po bën një studim për traumat e komunizmit dhe tranzicionit në Shqipëri, komentoi edhe për bunkerin në qendër të Tiranës, që është bërë burim polemikash të ashpra. Ajo tha se një bunker nuk mund të shërbejë si simbol i identitetit kombëtar apo si vlerë për popullin.

Zëri i Amerikës: Profesore Amy, ekziston perceptimi se në Shqipëri ka një humbje të kujtesës ose një shtrëmbërim të kujtesës përsa i përket krimeve të komunizmit. Natyrisht, kjo u intereson disa grupeve të caktuara njerëzish, që kanë qenë të lidhur direkt me ish-regjimin, si ish-prokurorë dhe ish-zyrtarë të lartë. Por më duket se sëmundja është më e përhapur se kaq në Shqipëri. A ndani edhe ju këtë mendim?

Prof. Lori Amy: Po. Mendoj se është një pyetje jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëqoftëse do të kishim vetëm humbje kujtese do të kishte qenë më mirë. Për fat të keq fjala është për një kujtesë aktive që po shtypet në mënyrë brutale. Nga njëra anë, kemi një grup njerëzish, të cilët nuk duan që të dalin në dritë disa nga gjërat që ata kanë bërë. Ata përdorin energji të shumta për të shtypur dhe për të mohuar këtë histori. Në të njëjtën kohë, ka një numër të madh njerëzish që jetojnë çdo ditë me kujtesën e asaj që hoqën dhe ata nuk e kanë mundësinë për ta bërë publike këtë. Mirëpo ne sot nuk e kemi luksin për ta lënë këtë kujtesë të humbasë, sepse nga njëra anë kemi njërën pjesë të shoqërisë që aktivisht e shtrembëron, e mohon dhe shpesh gënjen rreth kësaj kujtese, ndërsa nga ana tjetër kemi një grup njerëzish që jetojnë çdo ditë me përvojën e vuajtjeve të tyre, por që zëri i tyre nuk dëgjohet në klimën e mohimit dhe shtrembërimit.

Zëri i Amerikës: Jo shumë kohë më parë u publikua në media një listë e gjatë njerëzish të dekoruar me medaljen e mirënjohjes, mes të cilëve kishte ish-prokurorë dhe ish-hetues të regjimit, ish-agjentë të sigurimit. U përmend një person i quajtur Shyqyri Çoku, që ka qenë hetues i At Zef Pllumit dhe që u denoncua nga veprimtari i njohur Sami Repishti këtu në SHBA, si torturues i tij. Çfarë po përpiqet të tregojë qeveria duke e bërë këtë?

Prof. Lori Amy: Një nga arsyet që jepen medalje të tilla është se dosjet nuk janë hapur, nuk ka patur një analizë të plotë për 50 vitet e regjimit. Nga njëra anë, Shqipëria është në pozitën e gjithë vendeve të tjera që dolën nga lufta e Dytë Botërore pas viteve të konfliktit mes fashistëve dhe komunistëve. Përpara se të fillonte Lufta e Ftohtë, partizanët ishin njerëz që u nderuan në të gjithë botën si forca që ndihmuan në mposhtjen e fashizmit. Mendoj se qeveria po përpiqet të tregojë se ka njerëz që mund të nderohen për mposhtjen e fashizmit. Por këtu ka një problem që lidhet me shtrembërimin dhe shtypjen e kujtesës, sepse pas luftës erdhi një gjysmë shekulli shtypjeje të egër. Pra, saktësisht çfarë bënë këto figura nga viti 1945 deri për shembull në vitin 1982?

Zëri i Amerikës: Kjo nuk thuhet.

Prof. Lori Amy: Kjo nuk thuhet. Pra, t’u japësh medalje këtyre njerëzve që ndihmuan në mposhtjen e fashizmit, do të thotë gjithashtu të mohosh atë që ata bënë duke marrë pjesë në shtypjen që ushtroi regjimi. T’u japësh medalje njerëzve që ishin pjesë e egërsisë së atij regjimi është përsëritje e akteve të dhunës që kaq shumë njerëz pësuan nën atë regjim.

Zëri i Amerikës: Le të flasim pak për bunkerin që qeveria po ndërton në qendër të Tiranës. Në pikëpamje psikologjike, çfarë sinjali dërgon ai bunker për njerëzit që vuajtën nën komunizëm? Përse duhej që qeveria të ndërtonte një bunker të tillë?

Prof. Lori Amy: Për mendimin tim, ka një kufi përtej të cilit askush nuk dëshiron të ndihet i turpëruar për historinë e vet. Në një farë mënyre unë e shoh atë bunker si një përpjekje për konvertim, pra nëse kemi patur diçka që e shihnim si shenjë të turpit, atëherë le ta konvertojmë atë simbol në burim krenarie. Por si mundet që bunkeri, i cili deri në vitin 1991 ishte simbol i…

Zëri i Amerikës: A mundet që një bunker të jetë krenari për shqiptarët?

Prof. Lori Amy: Pikërisht. Si mundet që ai të konvertohet në simbol të identitetit kombëtar, pra në një mënyrë që të kthehet në vlerë për popullin? Dhe këtu ne nuk flasim thjesht për njerëzit që u burgosën ose që jetuan në kampe internimi. Këtu po flasim për një vend të tërë, i cili deri në vitin 1991 bënte manovra ushtarake për të mposhtur imperializmin. Këta bunkerë ishin pjesë e jetës së përditshme, që krijonin paranojën se “ne do ta mposhtim armikun”. Këtë simbolizonin bunkerët për të gjithë vendin.

Zëri i Amerikës: A mund të shihet ky bunker si vepër arti?

Prof. Lori Amy: Fashizmi prodhoi vepra të bukura arti, por që ishin të dhunshme, si pjesë e një ideologjie që përjetësonte dhunën. Nëse kjo është një vepër arti, përsëri pyetja që shtrohet është: Çfarë kuptimi ka dhe çfarë simbolizon ajo? Mendoni se si u ndërtuan ata bunkerë. Ata u ndërtuan në kohën kur vendi nuk kishte bukë të hante. Është çmenduri kur e mendon. Deri në vitin 1991 njerëzit stërviteshin në këta bunkerë kundër armiqve, që, sidoqoftë, nuk mund të mposhteshin dot me kallashnikovë të vjetër në struktura betoni.

Zëri i Amerikës: Nga një pikëpamje praktike qeveria mund t’i kishte shpenzuar paratë e ndërtimit të bunkerit për diçka tjetër me vlerë…

Prof. Lori Amy: Për shembull, Shqipëria ka një trashëgimi të pasur arkitekturore dhe arkeologjike. Ka kaq shumë gjëra vërtet me vlerë që mund t’i sjellin dinjitet vendit. Por çfarë po ndodh? Këto gjëra po shkatërrohen. Po shkatërrohet trashëgimia dhe çdo gjë tjetër që ka vlerë të vërtetë, që mund ta ngrejë vendin drejt një të ardhmeje, e cila përputhet me dinjitetin e tij. E ndërkohë shihni me çfarë merremi!

Zëri i Amerikës: Çdo njeri e di se viktima e njeh kriminelin, njeh atë që e ka torturuar. E megjithatë nuk shikojmë raste në Shqipëri që vetë viktima të ngrihet e ta tregojë me gisht torturuesin e saj? Përse ndodh kjo? Nga frika, apo diçka tjetër?

Prof. Lori Amy: Një nga gjërat që shikoj tek njerëzit me të cilët flas në Shqipëri është forca e tyre shpirtërore. Këta janë njerëz që kanë vuajtur në mënyrë të tmerrshme. Por shumë prej tyre, siç ma kanë thënë edhe vetë, kanë vendosur të mos hakmerren. Shumë prej tyre besojnë se të hakmerresh, për shembull me akte dhune, kjo do të thotë të përsërisësh modelin e dhunës që u ushtrua ndaj tyre. Shumë prej shqiptarëve me të cilët kam folur do të dëshironin të kishin një rrugë drejt së ardhmes. Nuk mendoj se është thjesht frika. Në të njëjtën kohë, nëse ata jetojnë në një hapësirë kulturore, ku simbolet e kësaj dhune vazhdojnë, siç është edhe rasti i bunkerit, ose rasti i medaljeve për njerëzit që ishin pjesë e asaj shtypjeje, atëherë çfarë mund të presim tjetër përveçse më shumë zemërim dhe më shumë dhimbje që del në sipërfaqe?

Kategori
Uncategorized

Nis lundrimin mbreti i oqeaneve.”Zumwalt”

Luftanija më e madhe amerikane e të gjtiha kohërave e quajtur “Zumwalt” ka nisur dje për herë të parë lundrimin në lumin Kennebec.

Ajo është anija më e fuqishme që ka prodhuar ndonjëherë amerika.

Anija ka një peshë prej 14 mijë e 798 tonësh.

Gjatësi prej 180 metrash, gjerësi prej 24,6 metrash.

Shpejtësia arrin deri në 35 milje detare apo 56 kilometra në orë.

Ajo ka një larmi armësh ku përfshihen Tomahawk, raketa antinëndetëse etj.

The largest destroyer ever built for the U.S. Navy is currently undergoing sea trials. Future versions of the radical design will be fitted with 'star wars' railguns, if tests go according to plan.

Advanced automation will allow the warship to operate with a much smaller crew size than current destroyers.

Warship of the future: Future versions of the radical design are expected to be used to test a futuristic 'Star Wars' railgun (advanced gun system) that uses electromagnetic energy to fire a shell weighing 10kg at up to 5,400mph over 100 miles

The Zumwalt looks like no other U.S. warship, with an angular profile and clean carbon fiber superstructure that hides antennas and radar masts, among many other features 

Heading out to sea: The 600-foot-long destroyer cruised along the Kennebec River to the Atlantic on its maiden voyage

Big moment: The first Zumwalt-class destroyer, the USS Zumwalt is the largest ever built for the Navy and cost an estimated $4.3 billion

Futuristic: Resembling a 19th century ironclad warship the, USS Zumwalt uses a 21st century version of a 'tumblehome' hull

Hulking: First-in-class USS Zumwalt is the largest U.S. Navy destroyer ever built and took four years to complete. It is now being tested 

Kategori
Uncategorized

Edhe sa kohe do jetojme nen bunkerin e permjerur te Rames?

Andi Bushati - Bunkeri

Nga Andi Bushati

Pavarësisht nga loja haluçinante e numrave dhe pjesëmarrjes, opozita në mitingun e sotëm ka arritur në një majë të re: ajo ka mbajtur protestën më të ndezur dhe më të revoltuar të këtyre dy vjetëve e gjysmë.

Simbolika e zgjedhur ka qenë e goditur.

Në njërën anë me fjalimet në podium, u denoncua një qeveri kleptokratësh që i shpërndan paratë që merr borxh për t’ua dhënë koncesione dhe tendera miqve dhe shokëve. Jo më kot Lulzim Basha përmendi edhe njëherë 400 milionët që mungojnë në buxhet, shumat marramendëse të dhëna për klientët e Ramës, faktin se kjo qeveri “ka zhdukur tenderin dhe garën” apo pengimin e hetimit ndërkombëtar për aferën e CEZ.

Ndërsa në anën tjetër, me mësymjen ndaj bunkerit pranë ministrisë së Brendshme, ajo mëtoi të diskreditojë delirin e kryeministri që po e trajton  Shqipërinë si telajon e maktheve të veta. Sulmi ndaj bunkerit, pavarësisht se u kërkua nga një përfaqësues i ish të përndekurve politikë, më shumë sesa një kundërshti ndaj rikthimit të simboleve të së shkuarës, ishte një mëri ndaj pushtetit të personalizuar që është mbyllur në kullën e hajdutërisë dhe ka humbur aftësinë për të dëgjuar shqetësimin e shoqërisë.

Në këtë kuptim, pas dy vjet e gjysëm të këtij pushteti, PD ia ka arritur të tubojë njerëzit e saj dhe jo vetëm ata, rreth idesë se vendi ka rënë në duar të pasigurta dhe e ardhmja rrezikon të jetë edhe më e zymtë.

Ky miting ishte suksesi i saj për të treguar se Rilindja tashmë është diskretituar.

Dhe kjo nuk është pak.

Por, nga ana tjetër është krejtësisht e pamjaftueshme për rolin dhe qëllimet që ka opozita.

Sepse tjetër gjë është të tregosh se kemi të bëjmë me një qeveri të dështuar dhe krejt tjetër gjë, të ngrihesh në nivelin e një alternative për ta rrëzuar atë. Dhe këtu PD ka ende shumë për të bërë.

Në fjalimin e tij (për fat këtë herë edhe kordat vokale i qëndruan më besnike) Lulzim Basha kërkoi rrëzimin e dyshes Rama- Meta, krijimin e një qeverie teknike dhe më pas zgjedhjet e parakohshme.

Ai e kërkoi këtë përmes mosbindjes civile dhe ngritjes në këmbë të qytetarëve.

Po si do të arrihet kjo?

Pas suksesit në misionin e saj diskretitues, kjo është sot dilema e madhe e opozitës në pjesën tjetër të mandatit.

Dhe për të ngritur njerëzit në këmbë nuk mjafton që të tregosh se kundërshtari është i keq, por se edhe ti je krejt i ndryshëm nga ai.

Menjëherë pas kësaj proteste, madje që në studiot e mbrëmjes do të ngrihen propagandistët e qeverisë që do të fillojnë rolin e relativizuesit. Ata me siguri do të thonë se ndryshe nga 21 janari, policia nuk u soll si vrasëse. Ata do të vazhdojnë me tej (sikurse bënë ditët e fundit) të tregojnë lejet korruptive të Bashës. Ata do të flasin gjithashtu për tenderat dhe koncesionet e Berishës. Për familjarët e tij. Për Gërdecin gjykatat, zgjedhjet e vjedhura të Tiranës dhe batakun ku u zhyt Shqipëria për tetë vite.

Dhe pavarësisht nga keqbesimi i tyre, në shumë nga gjërat që do të thonë do të kenë të drejtë. Sepse ato i kanë parë dhe jetuar të gjithë.

Prandaj dhe sfida e dytë e opozitës sot është të dijë të përballet edhe me ta.

Të përballet, në fakt, me të shkuarën e saj.

Ky është misioni i dytë i Bashës, pas atij të realizuarit për diskretitimin e kësaj qeverisjeje.

Nga mënyra se si do të angazhohet në këtë proces do të varet edhe suksesi apo dështimi i tij.

Sepse në një farë mënyre kjo betejë e gjatë i ngjan simbolikisht mësymjes së bunkerit këtë 8 dhjetor. Opozita arriti ta përdhunojë, pa e shkatërruar dot.

Kjo dramë mund t’i ndodhë edhe Bashës nëse nuk kërkon falje për të shkuarën dhe nuk di ta shikojë në mënyrë kritike trashëgiminë berishiste.

Ai do t’i lërë shqiptarët të jetojnë për një kohë të gjatë, nën bunkerin e përmjerë të Ramës.

Kategori
Uncategorized

A mund të krahasohen shkatërrimet e “21 Janarit”, me këtë që bënë sot ish-të përndjekurit? Gjykoni vetë:

tahiri-bunkeri

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar protestën e opozitës duke e emërtuar si një “shëmti”. Por protesta e sotme e opozitës përfundoi sot në bulevardin pëballë kryeministrisë, ndërsa ish-të përndjekurit iu drejtuan bunkerit tek Ministria e Brendshme.

Kryeministri akuzoi për shkatërrim, por a mund të krahasohen shkatërrimet e “21 Janarit”, me këtë që bënë sot ish-të përndjekurit? Gjykoni vetë:

Sajmir-tahiri4Sajmir-tahiri3Sajmir-tahiri13Sajmir-tahiri

BUNKERI (1)BUNKERI (2)BUNKERI (3)BUNKERI (4)BUNKERI (5)

Kategori
Uncategorized

Rama Ik

8 dhjetori ka hyrë në historinë e Shqipërisë si dita kur diktaturat japin shpirt. Vdekja e diktaturave nuk është e papritur. Nuk është një fenomen që zë të papërgatitur diktatorin dhe aparatin kriminal rreth tij. Vdekja e diktaturës nuk e zë të papritur as popullin. Diktaturat shemben prej malit të krimeve që ato kryejnë, pasi populli vendos të ngrihet, t’i heqë dhe të çlirohet nga barra e tyre. Partia Demokratike ka thërritur sot shqiptarët të shembin një diktaturë, të rrëzojnë një regjim kriminal, të flakin nga institucionet dhe zyrat e shtetit një bandë trafikantësh, vrasësish dhe hajdutësh të babëzitur, të marrin në dorë të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
Qindra mijëra të mjeruar në këtë vend do të jenë sot në Sheshin “Skënderbej”, pasi nuk munden më të mbijetojnë në mëshirë të fatit. Kjo qeveri dhe mazhorancë i ka mjeruar me taksa dhe fatura, i ka braktisur, duke i lënë pa punë, pa shtëpi, pa bukë, pa ndihmë, pa shpresë. Buxhetet e shtetit nuk parashikojnë më rritje rrogash, pensionesh, investimesh, vende pune. Për të tretën herë radhazi në buxhete rriten shpenzimet e luksit për Kryeministrin dhe ministrat, rriten pagesat për tenderat, koncesionet dhe konsulencat që qeveritarët i ndajnë me klientët e tyre. Buxhetet e shtetit janë shndërruar në çeqe shumëmilionëshe që shkojnë në xhepat e atyre që na qeverisin, në plaçkë që ndahet mes hajdutëve që kontrollojnë çdo institucion, duke garantuar për shumicën e shqiptarëve thellimin e varfërisë, skamjen e dhimbshme.
Qindra mijëra të rinj e të reja do të jenë sot, duke marshuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pasi 8 dhjetori është dita që mban emrin e tyre. Mospajtimi i tyre me ligjin e Arsimit të Lartë është arsyeja më e vogël dhe jo më e parëndësishmja që i nxjerr ata përballë Ramës dhe klaneve kriminale që kanë shkatërruar gjithçka në këtë vend. Të rinjtë nuk mund të rrinë spektatorë dhe të shohin se si Parlamenti, qeveria, institucionet dhe administrata në këtë vend janë “mollë e ndaluar” për ta, ndërsa janë shndërruar në streha për kriminelët më të rrezikshëm që kanë njohur në qytetet, lagjet dhe rrugët e tyre. Ata nuk mund të pranojnë që diplomat e tyre, punësimi i tyre, e ardhmja e tyre të ndërtohen sipas vizionit që kanë një grup drogaxhinjsh, përdhunuesish, trafikantësh dhe hajdutësh.
Qindra mijëra shqiptarë do të ndalen para selisë së kryemafiozit, kryehajdutit dhe kryebanditit jo vetëm për t’i thënë fjalën e fundit një kërme të ngordhur. Shqiptarët kërkojnë përfundimisht të përdorin ditën e sotme si një moment për t’i thënë vetes dhe njëri-tjetrit se Shqipëria mund të bëhet, se e ardhmja mund dhe do të ndërtohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, kudo në këtë tokë të bekuar. Shqiptarët e dinë se dekriminalizimi real bëhet me largimin e Ramës, pasi ai është megamagneti i krimit të organizuar në Shqipëri. Shqiptarët e dinë se reforma në drejtësi nuk bëhet pa larguar Ramën, dhunuesin harbut të çdo ligji, institucioni dhe nëpunësi në këtë vend. Shqiptarët e dinë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e lira nuk mund të bëhen pa shporrur Ramën, i cili ka provuar se për të fituar zgjedhjet përdor para, qelbësira, banda, ndarje territoriale dhe manipulime të pafundme.
Rama e di se sot është dita e tij e fundit në karrigen e Kryeministrit. Jo vetëm se është i vetëdijshëm për dëmet që ka sjellë në jetën e çdo shqiptari që nuk është në oborrin e tij, por edhe për faktin se e njeh 8 dhjetorin. 25 vjet më parë shqiptarët i thanë mjaft krimit, varfërisë, pasigurisë dhe padrejtësisë. Sot është dita për ta larguar një herë e mirë njeriun që na i risolli këto ditë të zeza. Rama ik, nuk është vetëm një thirrje e demonstruesve, por rezultati i protestës së sotme. Kjo shkatërrinë që Rama ka ngritur para syve tanë do vetëm një dorë të shembet. Sot, në protestë janë qindra mijëra duar dhe rrafshimi i saj është një gjë e sigurtë. Rama iku. Asgjë nuk e shpëton dot nga verdikti i shqiptarëve që nuk duan të mbeten më të shtypur, mjeruar, mashtruar dhe të pa shpresë. Prandaj më 8 dhjetor shembja e diktaturës është një gjë e sigurtë.

“De Telegraf: Rama lidhje të ngushta me tregtarët e drogës

Gazeta më e madhe holandeze ‘De Telegraf’ i ka kushtuar një vëmendje të veçantë fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në këtë vend. Në një artikull të gjatë të publikuar në faqe të parë të gazetës, denoncohet mbërritja e qindra shqiptarëve në Holandë. Në këtë vend azilkërkuesit shqiptarë janë gjithmonë e në rritje. Por sipas “De Telegraaf”, në Gjermani ka një fluks shumë herë më e lartë shqiptarësh, ku rreth 100.000 shqiptarë kanë kërkuar azil në dy vitet e fundit. Gazeta ka intervistuar dhe kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha. Gazeta shkruan se për Bashën ikja masive e shqiptarëve nuk erdhi si befasi, pasi largimin masiv është një simptomë nga ajo çfarë po ndodh në Shqipëri. “Eksodi në Gjermani dhe Holandë është një simptomë e asaj që po ndodh në Shqipëri. Vendi ynë nuk është një vend i drejtësisë, por është një vend i padrejtësive”, tha Basha për gazetën “De Telegraaf”. Gazeta mbyll shkrimin duke shkruar se “qeveria e Kryeministrit socialist Edi Rama ka lidhje të ngushta me tregtarët e drogës, bosët e prostitucionit dhe trafikantët e qenieve njerëzore”. Sipas Bashës kjo është një nga arsyet perse shqiptarët po largohen aq masivisht nga vendi i tyre. Numri i azilkërkuesve shqiptare janë çdo muaj në rritje të ndjeshme në Holandë. Sipas statistikave zyrtare nga Holanda, gjatë muajit tetor plotë 286 qytetarë shqiptarë kërkuan azil në Holandë, nga 171 që u regjistruan në muajin shtator.

Kategori
Uncategorized

Azem Hajdari, heroi dhe simboli i demokracise ne Shqiperi.

Kategori
Uncategorized

Shqiponja e Ballkanit

Ne ishim nje grup i vogel te rinjsh Nga Suedia qe na lindi deshira per te vizituar vendin e Shqiponjave, ashtu sic e kishim lexuar ne librat e Ismail Kadarese, por veshtiresite ishin te medha per tu futur ne Shqiperi qofte dhe si nje vizitor i thjeshte duheshin bere shume procedura qe te merrje aprovimin e vizes ne ambasaden shqiptare.
Shqipëria ishte vendi më i mbyllur në Europë dhe ne nuk dinim shume gjera per kete, por ishim te interesuar te dinim per kete vend te bukur buze detit adriatik, me alpet e maniteshme, me liqenin e Shkodres dhe ate “Orhida” ne Pogradec nje nga liqenet e rralle dhe nga me te pasterit ne bote ku uji i tij i kristalte thuhet se buron nga mali i thate dhe derdhja e tij krijon lumin Drin qe simbas poetit Shqiptar Lasgush Poradeci “Pershkon mes per mes Shqiperine”.
Per te ardhur si turist ne Shqiperi ishte shume e veshtire, sistemi i juaj nuk lejonte kedo qe shprehte deshiren per te vizituar apo pushuar disa dite buze detit Adriatik apo Jonian, e vetmja mënyrë për të ardhur dhe vizituar Shqiperine ishte futja apo anetaresimi ne shoqaten e miqesise Suedi_Shqiperi per te mundesuar ardhjen si turist ne grup.
Ne ishim një grup prej dhjetë te rinjsh e te rejash qe u nisem ne fund veren e vitit 1981 nepermjet linjes se Budapestit drejt vendit te Shqiponjave sic dhe kishim degjuar dhe lexuar per te, natyrisht linja e Tiranes me boten ishte vetem nje here ne jave. Budapest Tirane dhe kethim .
Kureshtia e madhe na kishte bere qe dicka donim te shikonim ne kete vend te (Izoluar) ku historia na kish mesuar se ishte ndoshta i vetmi vend ne bote qe neper shekuj kishte nxjerre dhe krenohej me heronjte e vet.
Gjithashtu ishte i vetmi vend ne Europe clirua nga pushtuesit nazi fashiste, pa arritur nderhyrja e SH B A_se, Rusise, apo dhe Anglise.
Natyrisht etja jone e madhe ishte te shikonim nga afer historine,vendlindjen dhe kalane e heroit kombetar shqiptar, por dhe dashamiresin e shume vendeve dhe kombeve perendimore, Heroin Kombetar Shqiptar Gjergj Kastriot Skenderbeun.
Megjithe se kishim udhetuar dhe vizituar shume vende te lindjes Komuniste, udhetimi per ne Shqiperi kishte emocionet e veta, nje vend shume pak i njohur dhe i pa eksploruar nga ne te rinjte perendimore.
Zeri i spikeres ne autopolant se jemi mbi teritorin e Shqiperise na beri te kethejme te gjithe syte dhe te shohim te manitur nga lat vendin e shqiponjave per te cilin kishim mundur te lexonim dhe te njiheshim nepermjet aktiviteteve dhe shoqates se miqesise Suedi Shqiperi, qe nuk ishte aspak shoqate politike, por nje shoqate qe kultivonte ndjenjat e mirnjohjes dhe dashamiresise ndermjet vendeve dhe popujve Europiane, te pakten per ne te rinjte qe kerkonim te njiheshim me historine e vendeve te Ballkanit perendimor ne Suedei.
Malet e larta mbi te cilat po udhetonim na mbushen me nje lloj emocioni, gjithshka nga lartesia ishte e bukur.
Se bashku me ne ne kete avion udhetonin dhe nje grup shqiptaresh emigrante te vjeter nga SHBA te cilet na cuditen me brohorimat e tyre sapo zbritem ne aeroport ” Rrofte shoku Enver Hoxha” Gje qe per ne ishte nje menyre ndoshta dashurie apo nje lloj frike e pa njohur, sepse ne asnje vend te botes ku kishim udhetuar nuk na kish ndodhur ky fenomen, por shoqeruesja shqiptare na sqaroj se keta ishin emigrante te vjeter shqiptare, miq te Partise se Punes dhe shokut Enver Hoxha, ata kishin ardhur per tu takuar me udheheqesit e larte te partise dhe te afermit e tyre ne Shqiperi.Menjehere na akomoduan ne Hotel Adriatik ne qytetin e Durresit ku na respektuan dhe sherbyen ne nje menyre te shkelqyer dhe miqesore, aty per here te pare ne po njihnim bujarine dhe miqesine e paster te popullit shqiptar.

Nga shikimi shikimi i diteve te para ne kuptuam nje te vertete qe na gezoj por dhe na hidheroj.Shqiperia ishte nje vend shume i bukur, me njeres te shkelqyer. Por ishte shume e varfer dhe nen diktature.

Ne grupin tone kishim dhe nje grua shkrimtare Suedeze e cila kishte qendruar disa dite ne shtepine e Kadarese ajo na mundesoj nje takim me kete shkrimtar te madh dhe human.

I madhi Kadare.
Ne e njihnim vetem nepermjet librave te tij shumica te perkethyer ne gjuhe te ndryshme, por ne Shqiperi dhe pikerisht ne Hotel Adriatik ku ai erdhi dhe na takoj se bashku me bashkeshorten e tij Z. Elena Kadare, ne patem mundesine ta takonim te bisedonim nga afer per disa ore me te.
Zoti Kadare na dhuroj dhe librat e tij ne hotel Adriatiku ku ne ishim akomoduar.

Ne vizitat tona ne muzete e Shqiperise Tirane, Kruje, Korce, Gjirokaster, Shkoder, Durres, Vlore ne njohem nga afer perpjekjet dhe lufterat e shqipetareve per liri dhe pamvaresi, Ne pame nga afer vendet arkeologjike qe nga Pellazget dhe Iliret , Muzeun e prijesit ushtarak dhe politikan, heroit te shqipetareve, te madhit Gjergj Kastrioti deri tek plaku i urte Ismail Qemali, ngitja e flamurit Shqiptar dhe shpallja e Pamvaresise ne Vlore, kjo na beri te ndiheshim dhe me shume krenare per kete vend te Vogel , te varfer, por shume te bukur.
Ne vizituam afersisht gjithe shqiperine, u pritem neper universitete, shkolla, kampe pioneresh, aksione, ferma, Koooperativa, Nderrmarrje bujqesore, dhe industriale.
Ne vizituam dhe Kombinatin Metalurgjik nje gabim i madh i shqiperise se asaj kohe ne kete investim te pa menduar i cili binte ndesh me kodrat taracat e gjelberuara me ullinj, mandarina dhe portokalle, molle,kjo ishte e kunderta e tymit te zi te metalurgjikut dhe jo vetem bukuria e Jugut por dhe nje investim origjinal qe ja vlente te behej ne ate vend te bukur dhe te vogel.
Ne qendruam dhe pame Gjirokastren dhe kalane e saj ne mal, u njohem me historine shekullore te ketij qyteti dhe kesaj kalaje, me Argjirone qe u hodh nga bedenat per te mos ju dorezuar pushtuesve, Parisin e vogel sic na e thane ne Korcen Plake, rruget me kalldrem dhe pastertine e pa fund te ketij qyteti me kulture, qytetin e vogel por perrallor te Pogradecit buze liqenit shekullor “Ohrida” provuam dhe peshkun e famshem Koran, fshatin e bukur Lin, fushen e Domosdoves ku thuhej se Skenderbeu kish bere nje lufte te madhe me Turqit, Kalane e Petreles, muzeun kombetar, Krujen e bekuar, Lezhen dhe varrin e Skenderbeut, Kalane e Shkodres ku mesuam dhe historine e murit qe ndertohej diten dhe prishej naten, nusen e re te murosur dhe murin qe pikonte qumesht, Durresin e vjeter me kalane e tij, Fierin dhe Apollonine, Butrintin. Gjithshka ne Vendin e Shqiponjave ishte nje histori sa e vertete dhe perrallore qe cdokush do e kishte zili.

Shqiperia ishte nje vend i bukur me njerez te mrekullueshem, duart dhe forca e shqipetareve kishte ndertuar ne nje vend te vogel gjithshka.
Natyrisht ne nuk dinim pjesen tjeter, ate te diktatures se proletariatit qe ishte instaluar ne shqiperi, ne nuk dinim burgosjet, vrasjet ,interrnimet persekutimet, te gjitha keto ne pak a shume i mesuam pas rrezimit te sistemit komunist ne shqiperi.
Ne nuk e dinim se shume nga ata qe luftuan per clirimin e vendit nga pushtuesit mbas clirimit perfunduan neper burgjet politike, sigurisht ne nuk e dinim se ata qe mendonin kunder apo ndryshe sistemit komunist te drejtuar nga Enver Hoxha, ishin Pushkatuar, denuar dhe interrnuar, gjithashtu ne nuk e dinim se shume vepra industriale apo shfrytezim minierash misterioze ishin ngritur apo shfrytezoheshin pikerisht keta kundershtare te regjimit Komunist.
Ne na shpjeguan se gjitheshka ishte ngritur me duart e arta te rinise dhe popullit shqiptar neper aksionet vullnetare.

Ne Shkoder ne pame dhe vizituam nje kishe qe ishte kethyer ne Pallat Sporti gje e rralle ne boten perendimore, ne ndoqem dhe nje ndeshie vojlebolli ne ate kishe tashme e kethyer ne palester sportive.

Por ajo qe ne na beri me shume pershtypje ne vendin tuaj ishte se :

Megjithe varferine dhe kushtet e veshtira, ju Shqiptaret ishit nje popull punetor besnik, mikprites, i zgjuar, dhe i kulturuar.

Ajo vizite e jona dhe takimet me te rinjte,studentet dhe kooperativistet per ne mbeten te pa harruara, fotot e asaj vizite jane jo vetem neper familjet e grupit qe vizitoj Shqiperine, por ato u botuan dhe ne mediat e asaj kohe ne Suedi. Ne. Une personalisht jam dhe mbetem nje mik i shqiperise dhe i popullit te vogel por krenar Shqiptar, historia e juaj eshte nje histori e perzier me krenari per gjithshka qe kini bere per vendin tuaj.Sigurisht fale dhe mikut dhe nxenesit tim qe takova ne Stokolm Urim Gjates ne do ta vizitojme perseri me shume kenaqesi vendin e Shqiponjave, ju kini ndryshuar dhe kini bere shume ndryshime ne rrugen tuaj te demokracise, por une do ju uroja qe zakonet shqiptare si Besa mikpritja dhe dashurija te mos ndryshonin kurre.
Ato jane nje resus per gjithe boten perendimiore.

Pr. Dan Mattsson.

Kategori
Uncategorized

Perse duhen larguar Orgjitë e Rilindjes në Tiranë.

Pozuelo-Monfort
“Huffington Post”

Që kur unë mbërrita qëllimisht në Shqipëri të dielën e 30 gushtit kam takuar rreth 100 nga personalitetet më të rëndësishme të vendit, duke përfshirë ministrat, zëvendësministrat, anëtarët e Parlamentit, presidentët dhe CEO-t e konglomerateve më të mëdha të biznesit, rektorët e universiteteve, prorektorët, dekanët dhe profesorët, udhëheqësit e OJQ-ve dhe sekretarët ekzekutivë, ambasadorët dhe konsujt e nderit, drejtorët e fondacioneve, shkrimtarët, piktorët, regjisorët, drejtorin e Operas, kryetarët e komunave, aktorët, gazetarët, reporterët, kryetarët e urdhrave dhe shoqatat e tyre, si dhe intelektualët. Në fakt unë sfidoj këdo që mund të gjejë një autor të huaj, i cili në të paktën 3 muajt e fundit të ketë takuar më shumë se kaq autoritete të rëndësishme. Shumë prej tyre janë duke më kërkuar mua se çfarë mendoj në lidhje me Republikën e vogël e dinamike në Ballkan. Diagnoza ime duket të jetë brutale: sistemi ka dështuar në Shqipëri.
Diagnoza ime nuk është personale, por i takon njëqind personaliteteve më të rëndësishme të vendit që kam takuar deri tani. Misioni i FMN-së, Banka Botërore do të zgjasë disa ditë. Ju mund ta kuptoni realitetin e një vendi vetëm gjatë rrethanave të përshtatshme dhe një strategjie të saktë në tre muaj.
E vështirë është për mua konstatimi për të qenë të ndershëm. Por duhet. Përndryshe unë nuk do t’i bindem Kodit të Etikës, e që synoj të bëj një kontribut për prosperitetin e ardhshëm të vendit.
Në mënyrë që të përmirësohemi ne duhet që së pari të jemi të ndershëm me dobësitë tona dhe të identifikojmë arsyet përse institucionet dhe politikat janë të dështuara. Atëherë ne duhet të projektojmë zgjidhje, që me vizion, guxim, disiplinë, udhëheqje dhe vendosmëri do të zbatohen për hir të shqiptarëve. Do të largohem nga specifikat e sistemit në Shqipëri për analiza të mëvonshme dhe do të doja të përqendrohem në bazat e adresuara nga ekspertët në lidhje me “Pse”-në që sistemi ka dështuar në Republikën e vogël ballkanike pas vetëm 25 viteve të reformave të improvizuara dhe kaotike, nxitur dhe imponuar shpesh nga agjentët ndërkombëtarë dhe donatorët.
Në vitin 1991 Shqipëria doli nga regjimi më i izoluar komunist në botë, i dominuar nga Enver Hoxha deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Shumë zona në regjimin e mëparshëm kanë punuar më mirë atëherë se ç’bëjnë sot. Ekonomia e tregut dhe demokracia kanë sjellë kaos, korrupsion në Republikën e re dhe dinamike. Për një rikujtesë, të gjitha institucionet, transporti publik, sistemi arsimor në të tria nivelet, primar, sekondar dhe universitar, të gjitha kanë punuar shumë më mirë gjatë regjimit komunist. Edhe kultura ishte financuar mirë dhe shoqëria u karakterizua nga mungesa totale e korrupsionit. Askush nuk vë në dyshim nevojën dhe komoditetin për të përqafuar një ekonomi tregu që funksionon mirë brenda një demokracie të mirëzhvilluar. Ky nuk është rasti i Shqipërisë së sotme ku nevoja për të përqafuar politikëbërjen radikale, manifestohet.
U flas elitave shqiptare që mund të lexojnë analizën time. Shumë do të jenë befasuar dhe të habitur nga qartësia dhe brutaliteti i fjalëve të mia. Mos u habisni. Vihuni në dijeni. Këto nuk janë fjalët e mia. Këto fjalë, këto deklarata që kam bërë të qarta sot dalin nga gojët dhe zyrat e personaliteteve më të rëndësishme të vendit. Nuk ka vend për optimizëm. Situata është dramatike. Shqipëria duhet të ndryshojë kursin e rrugën e saj për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Vendi mund të vazhdojë të lëvizë aq shpejt sa një kamionçinë me avull ose të bëhet një tren Maglev. Paralajmërohuni, në të dy skenarët do të jemi duke ecur përpara me një perceptim të progresit. Elitat aktuale pikturojnë projektimin dhe teknologjinë për të përshpejtuar ndryshimet në mënyrë që përmirësimi relativ të jetë i realizueshëm.
Shqipëria është sot një vend i drejtuar nga një numër i partive politike, drejtuar nga politikanë mediokër. Ka përjashtime -si gjithnjë- nga rregulli. Endogamia dhe nepotizmi kanë ushqyer radhët e administratës publike, ku lidhjet, paratë apo trafiku i ndikimit, vë rregullin se kush do të punësohet dhe cili do të refuzohet brenda ministrive, Bankës së Shqipërisë, qytetit, spitaleve publike, shkollave dhe universiteteve. Nga mungesa totale e meritokracisë inkurajohen të gjithë për të thirrur një mik apo të njohur, kur përpiqen për të “zëvendësuar” bij dhe bija në administratën publike. Manjatë të korporatave të mëdha kontrollojnë rrënjësisht segmentet e polarizuara mediatike, që sipas modelit perëndimor thjesht transmetojnë mbeturina për argëtim dhe lajme të parëndësishme të politikës apo dhunë që pak rëndësi kanë për zhvillimin real të vendit.
Pa dyshim dhe padashur, qytetarët bëhen viktimat e mjerueshme të vëllait të madh të George Orwell “1984”, ndotur nga thashethemet me prioritete të njëanshme.
Shqipëria është sot një vend ku korrupsioni manifestohet në çdo nivel të shoqërisë, nga individi në grup, nga të varfërit te të pasurit. Gjithkush, pa përjashtim, përpiqet për të gjetur rrugë të shkurtra për të marrë një favor të padrejtë duke shfrytëzuar sistemin sa më shumë dhe sa më mirë. Presioni nga prindërit në sistemin shkollor detyron mësuesit dhe profesorët për të fryrë notat e bijve. Anëtarët e Parlamentit drejtojnë universitete private, duke u shitur diploma të rinjve që nuk do të jenë në gjendje ta shfrytëzojnë duke përdorur të ardhurat për të financuar fëmijët e tyre për edukimin në institucionet e larta jashtë vendit. Papunësia e të rinjve dhe një ekonomi e gjallë informale sfidojnë aftësinë e vendit për të rritur taksat. Në pamundësi për të rritur taksat duhet që lidershipi politik të zgjedhë për t’u angazhuar në një politikë të taksave në rritje. Ata që jetojnë në zonat rurale emigrojnë në qytet në kërkim të një jetë më të mirë, e cila nuk do të gjendet. Ata në Tiranë që e kuptojnë mungesën e mundësisë për të qëndruar këtu, zgjedhin për të emigruar jashtë vendit, ku ata zakonisht do të njoftohen se do të punësohen në sektorin e shërbimeve. Ndërkohë politikanët përpiqen të diktojnë se si shoqëria duhet të drejtohet pa ndjekur shembuj. Nuk ka më modele për t’u ndjekur ose për t’u frymëzuar.
Aspirata e fëmijëve konsiston në gjetjen e një pune në një qendër Call Center që i shërben tregut italian. Ata më me fat që do të merren në një punë do të shfrytëzojnë çfarëdo lidhje që mund të kenë. Mungesa totale e konkurrencës i bën universitetet shqiptare zgjedhjen më të keqe të mundshme, madje edhe ato private. Ata që i dërgojnë fëmijët e tyre për të studiuar jashtë vendit, i lënë të jetojnë jashtë vendit për të shmangur falsitetin e dukshëm të udhëheqjes dhe të prosperitetit të vendit.
Institucionet ndërkombëtare vetëm sa po i përkeqësojnë skenarët duke i bërë një dëmtim shoqërisë shqiptare, duke pranuar vlefshmërinë e përgjegjshmërisë së elitave aktuale. Çdokush që ka një interes në sistem, nuk mund të flasë. Unë zgjedh të flas. Sepse unë jam një i huaj dhe s’kam asgjë për të humbur dhe as konflikte të interesit kur vjen puna për të qenë i hapur dhe të hapur me një realitet që është e pamundur të tretet më gjatë. Një qytetar i botës, më tepër se një i huaj që ndihet si në shtëpi në Shqipëri.
Po, ka shumë arsye për të qenë optimist, kur shohim përparimin e vendit që nga viti 1991. Por, ka hapësirë të mjaftueshme për të qenë seriozisht të shqetësuar. Treguesit makroekonomikë mund dhe duhet të jenë më mirë, duke filluar me të ardhurat për frymë për çdo banor, rritja e GDP, shkalla e papunësisë, investimet e huaja direkte apo borxhi publik ndaj PBB-së.
Ndërkohë vendet perëndimore vazhdojnë të eksportojnë një model të hershëm ekonomik bazuar në fluksin me zgjedhje të shumëfishta dhe të programuara që vendet perëndimore prodhojnë dhe eksportojnë për hir të ekonomisë së tyre të zhvilluar dhe personelit të arsimuar.
Shqiptarët vazhdojnë të duan Mercedes Benz dhe I-Phone, çuditërisht të bollshme për një vend me të ardhura të ulëta për frymë. Qeverisja bazuar mbi artikulimin e politikës sipas fragmentimit të spektrit ideologjik po e shkatërron mundësinë e bashkimit të shoqërisë së bashku në një aks të ndryshëm nga nacionalizmi dhe futbolli, të cilat sjellin gëzim dhe krenari të dukshme, por të përkohshme dhe asnjëherë përparim apo prosperitet. Dhe në dritën e krahut të majtë apo të djathtë, të gjitha partitë politike ushtrojnë të njëjtën ideologji, tamam në qendër, të gamës së gjerë të mundësive.
Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë bërë përparim absolut. Por ajo që ka rëndësi në botën e sotme është progresi i afërt krahasuar me kombe më të zhvilluara. Në qoftë se progresi i afërm është i ngadaltë Shqipëria do të vazhdojë të bjerë dhe nuk do të ngjitet në renditjen ndërkombëtare. Drama, orgjia e qeverisjes së keqe, pandemitë e korrupsionit, të këqijat e nepotizmit dhe e lidhjeve do të shkatërrojnë një vend dhe një shoqëri tashmë të hutuar, të lodhur, të humbur në një tranzicion drejt askundit ku drita është duke u bërë hije nga partizanizmi shuallzbutur dhe interesat ndërkombëtare.
Pas vdekjes së Enver Hoxhës, shqiptarët hapën Kutinë e Pandorës, kur ngritën sytë drejt Perëndimit si një pikë referimi për të kopjuar dhe për ta ndjekur. Vendet perëndimore janë pikërisht shembulli kryesor i asaj që nuk duhet kopjuar apo përqafuar si standarde për botën në zhvillim. Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të ishin këto vende që janë sot në mungesë të diasporave masive e të personelit të kualifikuar ardhur në brigjet e tyre. Evropa Perëndimore nuk do të ishte ajo që është sot në mungesë të shekujve të kolonizimit të tepruar dhe nganjëherë abuziv, si dhe në mungesë të asgjësimit të territoreve të largëta, ku shoqëritë janë masakruar dhe ku ka patur imponime mbi sistemet, të standardeve që thjesht nuk përshtaten.
Shqipëria duhet të ndryshojë kursin e qeverisjes dhe udhëheqjes së saj për të ndryshuar rrjedhën e historisë. Vendi duhet të përqafojë bashkëpunimin ekstrem me fqinjët e saj duke përfshirë edhe Kosovën, por mbi të gjitha Maqedoninë dhe Serbinë. Nga një treg i madh do të përfitojnë të gjithë në Ballkan. Protagonistët dhe intelektualët e vendit duhet të dëgjojnë thirrjen time dhe të bashkohen me përpjekjet tona për të nisur paspolitikën si një model alternativ të qeverisjes. Mediokrit dhe të korruptuarit duhet të dorëhiqen ose të përqafojnë ndryshimin radikal. Interesi i përgjithshëm duhet të ndahet nga interesat individuale, duke vendosur prioritete, derisa Shqipëria të arrijë një nivel të arsyeshëm të prosperitetit edhe përtej nivelit të saj aktual.
Kujdesi im është i saktë, i drejtë dhe i ndershëm. Ai përshkruan në një tregim të thjeshtë pjesën qendrore të shpërndarjes së opinioneve që unë i kam mbledhur nga rreth 100 personalitete. Kushdo që dëshiron të më sfidojë mund të përballet me protagonistët, të cilët më kanë mirëpritur mua në Republikën miqësore të Evropës. Unë ndjehem i sigurt dhe rehat me analizën time. Duke folur në bazë të statistikave, nuk mund të jem i gabuar apo i njëanshëm, pasi kam folur dhe kam shpenzuar qindra orë me vizionarët e brendshëm të vendit.
Flas nëpërmjet jush shqiptarë. Ka ende kohë për të rindërtuar rrugëtimin tonë drejt të ardhmes më të mirë të mundshme. Ju duhet të jeni të guximshëm dhe kurajozë. Së bashku ne mund ta bëjmë këtë me ndihmën e ekspertëve ëndërrimtarë. Republika më e bukur dhe më miqësore në Evropë mund ta arrijë ëndrrën, por jo me lojtarët aktualë dhe palët e interesuara.

Kategori
Uncategorized

Prandaj ik, ik, ik, ik, ik dhe vetëm ik dhe kokën prapa mos e kthe.

Screenshot_2015-12-05-17-40-47-1

Ikni nga Kurvizmi.

Kurvi ka 30 vjet që ka cof, Kurvizmi është në zenit.
Mozaiku kriminal ta mpin trurin, t’i ngathtëson gjymtyrët, të mposht, të zgërlaq. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol diabolik. Ik nga kurvizmi. Ik e mos u kthe më kurrën e kurrës.
Në bulevard t’i trazon zorrët varri i kurvit. Është vepër arkitektonike, brezat e ardhshëm duhet të dinë çfarë ka ndodhur, janë rrena trashanike për të mos e lënë miletin t’i largohet kurvizmit. Ik nga sytë këmbët. Si zhapik duke u zvarritur. Si kunadhe duke u fshehur. Si gjarpër duke u përdredhur. Vetëm ik.
Në të dy anët e bulevardit, rrugët dhe rrugicat mbajnë emra vrasësash. Po nuk ike nga këto rrugë me ato emra do çmendesh dhe nuk do ketë psikiatër ta kuptojë sëmundjen.
Sheshi tek Pazari i ri që mban emrin e një halabaku vrasës komunist parakurvist të uluret; Ik-ik-ik, vetëm ik dhe kurrë mos u kthe.
T hedhësh një sy gazetave balli të mbushet me djersë, nëpër trup të kalojnë mornica; Krim në familje. Deputetë vrasës. Aleanca parlamentare që s’kanë asnjë lidhje me preferencat e elektoratit. Sajesa, shpifje, intriga kurviste. Leri gazetat, kafen, ujin e gazuar. Mos humb kohë. Ik.
Në shkallët e shtëpisë, ti duke u ngjitur, ai duke zbritur, të vështron vëngërr një sigurimist. Një kat më lart banon një ish-komandant burgu të cilit po t’i thuash se Sigurimi ishte kriminal, të vret. Në shtëpi Ndez kompjuterin për të hyrë, e ku tjetër veçse në Fejsbuk, ku shesh tmerre dhe turpe që kapërxejnë çdo përfytyrim. Femra gjoja konservative por në fakt copa mishi në kërkim të burrit duke fotografuar veten nga një mijë kënde. Burra-lavire pa asnjë zotësi dhe asnjë talent të cilët në perëndim i ka hedhur sigurimi, burracakë të pështirë që sa më larg të ndodhen aq më trima hiqen, mendimtare me vështrimin prej gjeniu tretur në horizont me t’i sjellë zorrët në fyt. Hiç mos vill. Hiç mos u mërzit. Ik e mos u duk.
Në mbrëmje sheh programe televizive të kushtueshme që paguhen nga taksapaguesit dhe konsumatorët, por udhëhiqen nga ca gjobëvënës, të cilët, të ftuarve, në këmbim të ftesës, u kërkojnë favore. Ke plotësisht të drejtë të mos i shohësh. Nuk durohen. Ik nga kokën këmbët.
Pasi u ke hedhur nga një sy banakëve televizivë të hajdutëve që kanë vjedhur gazeta dhe humbin në bixhos çdo ditë aq Euro sa janë të ardhurat vjetore të një komune, mbështillesh me batanije, merr në dorë telekomandën dhe kërkon ndonjë film shqiptar. Gabim i pafalshëm kurvist. Në Shqipëri nuk është bërë asnjë film. Të gjithë kanë qënë propagandë. Prandaj, duke u përplasur a duke u rrokullisur, barkaz, me kurriz, duke thyer brinjë e duke u gjakosur, vetëm ik.
Njëlloj si në qytete dhe në katunde, kurvistat kanë bërë vilat më të mëdha. Kalamajtë i kanë çuar me studime jashtë nëpër universitete të shtrenjta. Vetë mbajnë postet kyçe të rendit, të drejtësisë, të gjithave. Prandaj ik, ik, ik, ik, ik dhe vetëm ik dhe kokën prapa mos e kthe.
E njëjta gjë në Kosovë ku ligjin e bëjnë “çlirimtarët” hajdutë dhe vrasës. Mos e zgjat asnjë dekikë. Ik nga Kosova. Më këmbë, me vrap, me autobuz, me furgon. Bjeri nga të mundesh; nga Serbia, nga Hungaria, Japonia, Kina, Indonesia, Alaska, vetëm ik.
Ik edhe nga Maqedonia perëndimore. As atje s’ke ç’bën mes patriotave të llafeve.
E ç’ju duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi, Kadarea.
Ikni o budallenj, ikni. Ikni këmbejini kaltërsitë e llogorasë me tymrat e Birminghamit, diellin e Myzeqesë me ngricat e Stokholmit, freskun e Thethit me qelbësirën e të dhjerave dhe të vjellave të haleve që do pastroni.
Ikni qafën thefshi.
Gjermaninë ku ma gjen.
Ikni edhe në Etiopi, në Nepal, në Indonezi, në Madakaskar, ikni ku të mundni. Vetëm në Shqipëri mos rrini. Vetëm në Shqipëri kurrë mos u ktheni.
Ikni shqiptarë ikni. Ikni nga kurvizmi.
Ikni sa më parë, sa më larg, sa më tepër, mundësisht të gjithë.
Hiç mos u sëkëlldisni se shqiptarët paksohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria nuk ka qënë kurrë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më pak se kanë mundur të jenë.
Mos u merakosni se pasi të ikni ju do vijnë t’ua pushtojnë vatrat e ngrohta, shtëpitë e gjalla, tokat e begata. Ku kurvizmin e kultivuat vetë me aq zell e pasion sa tashmë kurvizmi ka infektuar gjithçka, askend nuk do ta marri malli t’i popullojë vatrat e ftohura, t’i ëmbëlsoje tokat e helmatisura, ti ngjalli shtëpitë e vdekura para se botës t’i ketë ardhur fundi.

Kategori
Uncategorized

Ikni nga Kurvizmi.

Kurvi ka 30 vjet që ka cof, Kurvizmi është në zenit.
Mozaiku kriminal ta mpin trurin, t’i ngathtëson gjymtyrët, të mposht, të zgërlaq. Nuk jetohet në këtë vend me këtë shesh e këtë simbol diabolik. Ik nga kurvizmi. Ik e mos u kthe më kurrën e kurrës.
Në bulevard t’i trazon zorrët varri i kurvit. Është vepër arkitektonike, brezat e ardhshëm duhet të dinë çfarë ka ndodhur, janë rrena trashanike për të mos e lënë miletin t’i largohet kurvizmit. Ik nga sytë këmbët. Si zhapik duke u zvarritur. Si kunadhe duke u fshehur. Si gjarpër duke u përdredhur. Vetëm ik.
Në të dy anët e bulevardit, rrugët dhe rrugicat mbajnë emra vrasësash. Po nuk ike nga këto rrugë me ato emra do çmendesh dhe nuk do ketë psikiatër ta kuptojë sëmundjen.
Sheshi tek Pazari i ri që mban emrin e një halabaku vrasës komunist parakurvist të uluret; Ik-ik-ik, vetëm ik dhe kurrë mos u kthe.
T hedhësh një sy gazetave balli të mbushet me djersë, nëpër trup të kalojnë mornica; Krim në familje. Deputetë vrasës. Aleanca parlamentare që s’kanë asnjë lidhje me preferencat e elektoratit. Sajesa, shpifje, intriga kurviste. Leri gazetat, kafen, ujin e gazuar. Mos humb kohë. Ik.
Në shkallët e shtëpisë, ti duke u ngjitur, ai duke zbritur, të vështron vëngërr një sigurimist. Një kat më lart banon një ish-komandant burgu të cilit po t’i thuash se Sigurimi ishte kriminal, të vret. Në shtëpi Ndez kompjuterin për të hyrë, e ku tjetër veçse në Fejsbuk, ku shesh tmerre dhe turpe që kapërxejnë çdo përfytyrim. Femra gjoja konservative por në fakt copa mishi në kërkim të burrit duke fotografuar veten nga një mijë kënde. Burra-lavire pa asnjë zotësi dhe asnjë talent të cilët në perëndim i ka hedhur sigurimi, burracakë të pështirë që sa më larg të ndodhen aq më trima hiqen, mendimtare me vështrimin prej gjeniu tretur në horizont me t’i sjellë zorrët në fyt. Hiç mos vill. Hiç mos u mërzit. Ik e mos u duk.
Në mbrëmje sheh programe televizive të kushtueshme që paguhen nga taksapaguesit dhe konsumatorët, por udhëhiqen nga ca gjobëvënës, të cilët, të ftuarve, në këmbim të ftesës, u kërkojnë favore. Ke plotësisht të drejtë të mos i shohësh. Nuk durohen. Ik nga kokën këmbët.
Pasi u ke hedhur nga një sy banakëve televizivë të hajdutëve që kanë vjedhur gazeta dhe humbin në bixhos çdo ditë aq Euro sa janë të ardhurat vjetore të një komune, mbështillesh me batanije, merr në dorë telekomandën dhe kërkon ndonjë film shqiptar. Gabim i pafalshëm kurvist. Në Shqipëri nuk është bërë asnjë film. Të gjithë kanë qënë propagandë. Prandaj, duke u përplasur a duke u rrokullisur, barkaz, me kurriz, duke thyer brinjë e duke u gjakosur, vetëm ik.
Njëlloj si në qytete dhe në katunde, kurvistat kanë bërë vilat më të mëdha. Kalamajtë i kanë çuar me studime jashtë nëpër universitete të shtrenjta. Vetë mbajnë postet kyçe të rendit, të drejtësisë, të gjithave. Prandaj ik, ik, ik, ik, ik dhe vetëm ik dhe kokën prapa mos e kthe.
E njëjta gjë në Kosovë ku ligjin e bëjnë “çlirimtarët” hajdutë dhe vrasës. Mos e zgjat asnjë dekikë. Ik nga Kosova. Më këmbë, me vrap, me autobuz, me furgon. Bjeri nga të mundesh; nga Serbia, nga Hungaria, Japonia, Kina, Indonesia, Alaska, vetëm ik.
Ik edhe nga Maqedonia perëndimore. As atje s’ke ç’bën mes patriotave të llafeve.
E ç’ju duhen Lugina e Vjosës, Korabi, Cukali, Karavastaja, Tomorri, Devolli, Naimi, Noli, Lasgushi, Kadarea.
Ikni o budallenj, ikni. Ikni këmbejini kaltërsitë e llogorasë me tymrat e Birminghamit, diellin e Myzeqesë me ngricat e Stokholmit, freskun e Thethit me qelbësirën e të dhjerave dhe të vjellave të haleve që do pastroni.
Ikni qafën thefshi.
Gjermaninë ku ma gjen.
Ikni edhe në Etiopi, në Nepal, në Indonezi, në Madakaskar, ikni ku të mundni. Vetëm në Shqipëri mos rrini. Vetëm në Shqipëri kurrë mos u ktheni.
Ikni shqiptarë ikni. Ikni nga kurvizmi.
Ikni sa më parë, sa më larg, sa më tepër, mundësisht të gjithë.
Hiç mos u sëkëlldisni se shqiptarët paksohen dhe Shqipëria zvogëlohet. Shqipëria nuk ka qënë kurrë më e vogël se e ka merituar. Shqiptarët nuk kanë qënë kurrë më pak se kanë mundur të jenë.
Mos u merakosni se pasi të ikni ju do vijnë t’ua pushtojnë vatrat e ngrohta, shtëpitë e gjalla, tokat e begata. Ku kurvizmin e kultivuat vetë me aq zell e pasion sa tashmë kurvizmi ka infektuar gjithçka, askend nuk do ta marri malli t’i popullojë vatrat e ftohura, t’i ëmbëlsoje tokat e helmatisura, ti ngjalli shtëpitë e vdekura para se botës t’i ketë ardhur fundi.

Kategori
Uncategorized

Si i tjetersonte diktatura profesoret.

I nderuari dhe i dashuri shoku Enver

jam gati ta provoj duke dhënë sakaq edhe jetën time në shërbim të idealeve të Partisë sonë,

I bindur në drejtësinë e Partisë dhe tuajën, mbetem gjithënjë nxënësi juaj besnik me respekt dhe mirënjohje për jetë.

I nderuari dhe i dashuri shoku Enver,
Ju kërkoj të falur që po ju shqetësoj me këtë letër.

Interesimi atëror që kini treguar personalisht vjete me radhë për shëndetin tim, punën, të ardhmen dhe brengat e mia, në Çekosllovaki dhe këtu, më ka bërë borxhli për gjithëmonë. Jam përpjekur me tërë mundësitë e mia ta meritoj këtë nder të veçantë dhe ju zotohem se paskëtaj do të shkrij çdo thrimezë energjie në vetvete që edhe tek ne të realizohet sa më parë ideali i Marksit, që të ketë “për të gjithë bukë dhe trëndafilë”. I nisur nga qëllimi që të evidencohet gjithçka pozitive ruhet në traditat tona patriotike mijravjeçare, që të luftohen pikpamjet antishqiptare të historianëve të huaj reakcionarë, dhe që kështu e kaluara t’i shërbejë së sotmes, rraha të botoj ndonjë punim në revistën “Ylli”.

Disa javë më parë, këto shkrime u kritikuan në Institutin e historisë dhe të gjuhësisë, edhe, ndër të tjera, u qëllua dy herë pohimi “si të thuash, edhe një frymë të theksuar internacionaliste” që theksonja në “Letrën e Skënderbeut” (faqja e parë) lidhurazi me karakterin e ndihmave q’u pat dhënë Gjergj Kastrioti miqve dhe aleatëve. Këtë ide dhe citatin përkatës e pata huajtur në Institutin e historisë së Partisë pranë K.Q. të P.P.Sh. nga fjala juaj e 27 prillit 1965 (f. 4), por, duke respektuar dëshirën tuaj që ajo ligjëratë të shërbente veç në përdorim të brendshëm, nuk jua pata përmëndur emrin në shtyp.

Për sqarim, duke ju lypur ndjesë, po lejohem t’jua bashkëngjit këtu të gjithë artikujt e mij të botuar te “Ylli”, me lutjen tepër të guximshme që, në gjetshi diku ndonjë copë kohe të lirë, t’i gjykoni e të më dënoni: do ta prisnja ndëshkimin tuaj përzemërsisht si ilaçin më shpëtimtar, aq më shumë kur edhe unë vetë, sipas porosisë së Partisë dhe tuajës, po çrrënjos me vetëdijë dhe pa mëshirë çdo çfaqje të unit në jetën time, prej të cilit burojnë gjithë të këqiat.

Në vijim të kësaj situate, pasi qeshë shprehur kundër të metave të ndonjë punonjësi të Institutit të historisë dhe gjuhësisë, u kritikova sidomos sikur paskam synuar të denigrohej Instituti vetë, gjë që nuk e kam shkuar ndonjëherë ndër mënd as edhe në ëndërr.

Me që e ndjej ndërgjegjen të larë fund e majë nga xanxa të tilla, dhe këtë jam gati ta provoj duke dhënë sakaq edhe jetën time në shërbim të idealeve të Partisë sonë, marr guximin t’ju lutem të kujdesi që të rishikohet një interpretim i tillë i fakteve, i cili më ka kthyer në gjysmë njeriu dhe gati sa s’po më bën të loz mëndsh me gjithë familje. I bindur në drejtësinë e Partisë dhe tuajën, mbetem gjithënjë nxënësi juaj besnik me respekt dhe mirënjohje për jetë.

Kjo letër e 2 prillit 1967, që pellazgologu dhe studiuesi i njohur i antikitetit Dhimitër Pilika i dërgon Enver Hoxhës, tregon pozitën tepër të vështirë të një studiuesi, i cili duhej të shkruante historinë nën censurë dhe sipas rregullave të rrepta të regjimit.

Letra e mbushur me përulje, ankth dhe frikë, shtjellon rastin kur Dhimitër Pilika ishte gjendur nën kritikat e Institutit të Historisë dhe Gjuhësisë, pas botimit të një varg artikujsh shkencorë në revistën “Ylli”. Pilika i shpjegon Hoxhës se kritikët i kishin vënë në dukje një frazë të cilën ai e kishte huazuar nga një fjalim i Hoxhës. “…Ndër të tjera, u qëllua dy herë pohimi “si të thuash, edhe një frymë të theksuar internacionaliste” që theksonja në “Letrën e Skënderbeut” (faqja e parë) lidhurazi me karakterin e ndihmave q’u pat dhënë Gjergj Kastrioti miqve dhe aleatëve.Këtë ide dhe citatin përkatës e pata huajtur në Institutin e historisë së Partisë pranë K.Q. të P.P.Sh. nga fjala juaj e 27 prillit 1965 (f. 4), por, duke respektuar dëshirën tuaj që ajo ligjëratë të shërbente veç në përdorim të brendshëm, nuk jua pata përmëndur emrin në shtyp”, shkruan Pilika në letrën e tij për Enver Hoxhën, duke i kërkuar pak më tej që nëse do të gjejë pak kohë ta gjykojë e ta dënojë vetë ai.

Letra për Skendërbeun që Pilika përmend, ishte botuar prej tij në revistën “Ylli” e shoqëruar me një shkrim dhe shënime plotësuese prej tij. Sipas Pilikës me atë letër Skënderbeu i drejtohej kardinalit të Fermos Dominik Kapranikës, duke e lajmëruar se kishte pikasur që ishte nisur nga Stambolli një ekspeditë ushtarake drejt Shqipërisë. Letra sipas Pilikës botohej për herë të parë në revistën “Ylli”.

Kategori
Uncategorized

Vdes nga infarkti.E hoqen nga puna sepse nuk pagoi 5000 Euro.

Melita Çenga…

Një infermiere ka vdekur nga infarkti, pasi e hoqën nga puna sepse nuk pagoi dot 5 mijë euro për ta ruajtur këtë vend pune. Infermierja, mësohet se pagoi 500 dollarë, por duket kjo shumë nuk ka mjaftuar për të ruajtur vendin e punës, të cilin kishte mundur ta siguronte vetëm një vit më parë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Melita Çenga, 49 vjeçe, e cila u largua nga puna si infermiere, ndërroi jetë më 2 dhjetor nga infarkti. Familjarët e së ndjerës deklaruan duke denoncuar se largimi nga puna pas një viti i shkaktoi edhe shqetësimet në zemër e në fund vdekjen. Mësohet se 49-vjeçarja punonte si infermiere në repartin e Neurologjisë, në Spitalin e Shkodrës.
“Kishte një vit që ishte punësuar dhe pas një viti është larguar nga puna. Ka tentuar që të qëndrojë në punë, por nuk ia ka arritur qëllimit dhe kjo i shkaktoi një goditje të fortë”, tregojnë familjarët për gazetën “Panorama”.
“I kam thënë burrit tim, merre Melitën në telefon sepse ajo është duke bërë një hata pasi e kanë hequr nga puna. Më lypte para, 5 mijë euro për të mbajtur vendin e punës. I kam thënë: Motër, t’i jap 5 mijë e 10 mijë euro, por kam frikë se do t’ia japësh atyre e pastaj kanë për të të hequr nga puna. I kam thënë që të sigurohet për këtë gjë, gjatë kësaj kohe nuk kaloi as një javë kur mora vesh se ka vdekur”, thotë motra e Melitës, Mimoza Loka, e cila ka ardhur nga Amerika bashkë me nënën për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
“Ka shkuar duke iu lutur drejtores së Spitalit të Shkodrës pas derës, por nuk e ka pranuar. Ia ka dhënë edhe dikujt 500 dollarë kur ka qenë në punë, dy ditë pasi ka paguar këto para e kanë hequr nga puna. Nuk e di se kujt ia ka dhënë këto para, por di që i ka paguar. Ata 500 dollarë, ne ia kemi dërguar për t’u ushqyer e për të jetuar. I kam thënë që të mos t’ia japë ato 500 dollarë, por ia ka dhënë për të mbrojtur vendin e punës dhe e kanë hequr. Mua ma ka shkatërruar jetën, nënës time që e kam sjellë nga Amerika pa ia thënë një gjysmë fjale se ka vdekur e bija, vetëm e ka marrë vesh në hyrje të Shkodrës. Jetesën e ka pasur të shkatërruar dhe ka jetuar me shumë vështirësi, tani veç kur të dëgjoni ndonjë gjë edhe për burrin e saj apo fëmijët”.
Vëllai i Melitës, Arben Loka, hedh akuza teksa thotë se motrës së tij, kur është shtruar në spital nuk i është ofruar elektroshoku për zemrën.
“Dhimbje e madhe është për ne. E gjitha shoqëria ka strese nga kjo politikë që është në Shqipëri. Unë do t’u bëja thirrja qytetarëve që të mos e kenë mendjen te politika, por te humanizmi. Kur dikush të shkojë në spital, aty duhet që të ketë humanizëm sepse në shtrat ku ka qenë motra ime, mund të jenë edhe ata vetë”.

Kategori
Uncategorized

Rilindja e Hajduteve.

Nëse ka diçka që vërtet ka ndryshuar me ardhjen e Edi Ramës në pushtet, ajo është rilindja e një lloji të ri grabitjeje.
Atij përmes koncesioneve.
Pak ditë më parë, me një shkrim të detajuar dhe tejet profesional, revista Monitor, (Lexo Lajme, Lapsi.al) kishte hartuar një ekspoze të plotë të asaj që ka bërë dhe po planifikon të bëjë qeveria socialiste.
Shifrat janë të frikshme.
Jo vetëm sepse një parti e majtë po dorëzon shtetin tek privatët.
Jo vetëm sepse planifikohen të jepen rreth 70 koncesione (në rrugë, transporte, dogana, shëdetësi, shërbime të tjera publike).
Jo vetëm sepse ministria e shëndetësisë ka ka hapur një thes të madh, 200 milionë euro në vit, për miqtë dhe klientët e Ramës, duke dhënë me koncesion, check -upin, hemodializën, sterilizimin dhe mbetjet spitalore.
Të gjitha këto janë njolla më vete.
Një çmenduri financiare dhe një fushë e pamatë për abuzim.
Por njëkohësisht me shifrat, me dhënien e milionave pa garë, me “dhuratat” për miqtë dhe me riblerjen e ish klientëve të qeverisë Berisha, kjo strategji shkatërrimtare ka hapur edhe probleme të tjera të mëdha:
  Së pari, ajo po e dorëzon shtetin tek një oligarki e dyshimtë duke ngritur një pikpyetje të madhe: përse ka vlerë që paskësaj shqiptarët të vazhdojnë të votojnë për përfaqësuesit e tyre politikë, kur edhe doganat edhe financat, edhe pullat fiskale edhe ngjyrimi i naftës edhe analizat mjeksore edhe rrugët edhe transporti i kontrollohen nga njerëz që nuk i nënshtrohen kësaj vote?
  Së dyti, ajo po shndërron në tallje dilemën për ndryshimin apo jo të pushtetit, sepse të gjitha këto koncesione po jepen me periudha të mëdha afatgjata (10 vjet dhe më tepër) që e kalojnë më shumë se dyfishin e një mandati qeveritar.
  Së treti ato e rëndojnë disa here xhepin e qytetarëve shqiptarë. Sepse duke dhënë me koncesion përpos veprave të mëdha (psh rruga e kombit për “dhurimin” e së cilës flitet se po bëhen pazare të paimagjinueshme) e njëjta mënyrë po përdoret edhe për shërbimet. Dhe kështu njerzit detyrohen të paguajnë edhe administratën publike që nuk është ulur aspak në numer edhe privatët që prezumohet tu shërbejnë.
  Dhe në fund ato po rrezultojnë jo efikase.
-1- Ngjyrosja e naftës nuk funksionon.
-2- Rapiskani i bënte tregtarët të paguanin dy herë dhe faktet treguan se droga u kalon nën mustaqe.
-3- Crrown Agent megjithëse morri plot 8.5 milion euro, bëri një gropë të madhe në dogana.
-4- Kolegë gazetarë kanë raportuar se disponojnë fatura të rreme sikur një fshat i tëre e ka bërë në mënyrë fallco check upin mjeksor. Kudo duken shenjat e vjedhjes dhe shpërdorimit.
Por pyetja që lind pas kësaj është:
 A nuk i di kryeministri Rama këto?
 A nuk e kupton administrata e tij se ka hyrë në një spirale të çmendur shpërdorimesh?
Natyrisht që do ishte naive të kishe dilema për këto pikëpyetje.
Ato më parë se zbulimi i një strategjie të re për shtetin e vogël, janë aplikimi i një mënyre të re për të vjedhur. Fiks ashtu sikurse deklamoi një deputet socialist në prag të fushatës elektorale: “ne do të vjedhim ndryshe”.
Rama dhe ekipi i tij kanë vendosur të vjedhin ndryshe dhe të sigurtë.
Sepse në fakt, rrugën e koncesioneve abuzive nuk e nisën ata, por qeveria paraardhëse e Berishës. Socialistët atë kohë në opozitë, deklaruan me forcë se do ti anullonin pjesën më të madhe të këtyre marrëveshjeve në dëm të shqipëtarëve.
Për hir të vërtetës tentuan dhe dështuan. Sepse mekanizmat e shtetit ligjor dhe gjykatat ndërkombëtare, nuk janë të gatshme ti anullojnë vendimet e një shteti, sado qeveri e keqe që ti ketë marrë përsipër ato.
Dhe me sa duket, ky dështim, jo vetëm nuk i mërziti socialistët rishtarë në pushtet, për mosmbajtjen e zotimeve elektorale, por në të kundërt i mësoi atyre një rrugë të re: se me anë të koncesioneve mund të vidhet në mënyrë të qetë dhe të patjetërsueshme.
Dhe zagarët u lëshuan nga zinxhirët.
Të sigurtë se kishin rilindur një mënyrë të re grabitjeje.

 

Mjafton të lexosh raportin e detajuar të “Monitor” (shiko poshtë ) për ta kuptuar këtë. Ai vërteton se të paktën rilindasit një premtim e kanë mbajtur.
Atĕ për të grabitur tjetërlloj.
Kategori
Uncategorized

“QORRI I TMERRSHEM”I KONDRABANDES DHE MINISTRI RAMES QE FSHIHET MBAS TIJ.

Cili ministër është implikuar në kontrabandën e cigareve në bashkëpunim me kontrabandistin “Qorri”?

 Kush është “Qorri”, dora e zezë e kontrabandës së cigareve, rrënuesi i buxhetit të shtetit shqiptar, dhe cilat janë lidhjet e tij me ministrin kontrabandist? A është “Qorri” instrumenti i ministrit kontrabandist për të realizuar dhe ekzekutuar në terren skemën e kontrabandës së mallrave me akcizë, kryesisht të cigareve, ku buxheti i shtetit humbet çdo muaj nga 7-10 milionë euro? Si doli në skenë kontrabandisti i famshëm me pseudonimin “Qorri” dhe pse pikërisht ky personazh u shpëton të gjitha reprezaljeve dhe fshesave në dogana? Si ka mundësi që “Qorri” është imun dhe u mbijeton të gjitha spastrimeve në dogana? Çfarë di ai për ministrin kontrabandist dhe a është kjo arsyeja pse “Qorri” vijon qetësisht të ngrejë traun e doganave për maunet me cigare pa u regjistruar? Pse në dogana dhe në korridoret e qeverisë këto ditë flitet kaq shumë për ministrin kontrabandisti dhe veglën e tij, me pseudonimin “Qorri”? Pse Prokuroria, krimi ekonomik, anti-korrupsioni dhe hetimi doganor nuk po e ndalin dot kontrabandën e cigareve në dogana, e cila dihet tashmë se orkestrohet nga një ministër? Ç’thonë dhe ç’tregojnë shifrat e fundit për realizimin e të ardhurave në dogana? Për krerët e doganave, kryefinancierin e vendit, për kryeministrin dhe anti-kontrabandën e doganave të gjithë pyetjet e mësipërme janë retorike. Janë të tilla pasi të lartpërmendurit janë në dijeni të skemës së kontrabandës me cigare. Madje, shefi i qeverisë, mësohet se ka marrë një raport të detajuar për këtë çështje nga Zamir Shtylla, ish-drejtor i Departamentit Operativ Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ose siç quhet ndryshe Antikontrabanda. Në raport mësohet se dilnin zbuluar gjurmët e ministrit kontrabandist, ndaj ky i fundit thuhet se u investua fort për ta shkarkuar Shtyllën, duke i dhënë një mesazh të qartë edhe personave të tjerë, të cilët janë në dijeni dhe që mbajnë ende detyra në dogananë ditët në vijim, do të publikojë targat e mjeteve që bëjnë kontrabandë dhe të dhëna të tjera rreth shpartallimit të doganave. Në kushtet kur Antikontrabanda nuk vepron, pasi i ka duart dhe gojën e lidhur, ne do të publikojmë të dhënë të tjera rreth këtij skandali. Në fund të fundit, ky është misioni i mediave. Të orientojë prokurorinë drejt vjedhjes si dhe të informojë qytetarët se kush po i përvetëson paratë e tyre. Mediat nuk kanë qëllim të vënë gjoba dhe t’i marrin shtetit bakshish, por janë ministrat ata që vjedhin paratë e qytetarëve, marrin thellat e mëdha dhe mashtrojnë sa herë dalin në televizor. Adriatik Doçi

Kategori
Uncategorized

Kriza: Greket po e Shesin trupin per nje sanduic.

Studimi ka marrë në shqyrtim kësisoj kushtet e jetesës e të punës së 18.000 punëtoreve të seksit. Sipas studimit, kushtëzuar nga kriza, prostitutat greke i kanë zhvendosur dukshëm konkurrentet nga ish-Europa Lindore. 80 për qind e tyre tashmë në Greqi, janë vendase

Kriza ekonomike në Greqi po i shtyn gjithnjë e më shumë greket e reja drejt prostitucionit. Mirëpo, shumë nga prostitutat që gjenden në vendin e prekur rëndë nga kriza ekonomike brenda zonës së euros, janë tashmë aq të dëshpëruara dhe të prekura nga varfëria, saqë po e shesin trupin e tyre edhe me çmimin e një “Big Mac”-u.

Pikërisht femrat që gjenden mes moshës 17 dhe 20-vjeçare, duket se po i ofrojnë shërbimet e tyre për këto çmime që prekin rëndë dinjitetin njerëzor, pa paragjykuar aspak vetë profesionin të cilin ata kanë zgjedhur ose kanë qenë të detyruara ta zgjedhin.

Këto janë rezultatet e një studimi të fundit, bërë të ditura në gazetën e përditshme britanike, “The Independent”, e cila citonte materialin origjinal nga londinezja “The London Times”.

Kriza e ka bërë seksin të lirë në Greqi

Sigurisht se prostitucioni në vend është legal, por janë vetëm një grusht shtëpish publike që posedojnë një licencë shtetërore për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Nisur nga kjo arsye, shumë prej 18.000 punëtorëve të seksit, të vlerësuara nga statistikat greke, e kryejnë këtë punë në rrugë. Studimi ka marrë në shqyrtim kësisoj kushtet e jetesës e të punës së 18.000 punëtoreve të seksit. Kushtëzuar nga kriza, prostitutat greke i kanë zhvendosur dukshëm konkurrentet e tyre nga ish-Europa Lindore. 80 për qind e prostitutave tashmë në Greqi, janë vendase. Kjo ka sjellë si rezultat që tregu grek i seksit, në krahasim me atë europian, nga të interesuarit e klientët e fushës.

Seks për të paguar faturën e radhës

“Disa nga gratë ia kanë hyrë kësaj rruge, pasi thjesht kanë uri. Dhe kështu që më pas, ato shesin trupin e tyre edhe për çmimin e një sanduiçi ose të një keku”, deklaroi profesori grek i sociologjisë, Gregory Laxos, në bisedë me britaniken “London Times”. “Të tjera, përkundrazi, flenë me klientët vetëm për të paguar faturat në fund të muajit, taksat ose për të financuar ndoshta edhe nevojën e tyre për konsum droge”. “Para krizës në Athinë duhej të paguaje minimalisht 50 euro për një prostitutë, e ndërkaq çmimi për një gjysmë ore seks, ka zbritur deri në dy euro”, tha profesor Laxos, i cili ka drejtuar edhe studimin në fjalë përgjatë tri viteve të fundit. Laxos tha se 400 raste kaq dëshpëruese, mund të jenë “nominale krahasuar me mijëra punëtore seksi të tjera që punojnë në mbarë vendin, por – thotë ai – ato nuk kishin ekzistuar si fenomen derisa shpërtheu kriza financiare”.

Çmimi, ulje në rang global

Sipas gazetës londineze, çmimi i seksit në rang global po shënon ulje, ndërsa interneti po ofron gjithnjë e më shumë kontakt seksual online. Çmimi mesatar prej 180 eurosh për një orë kontakt në Europë, ka rënë në mënyrë dramatike, citohet të thotë “London Times”. Ai është i bindur se kushtëzuar nga rrethanat katastrofale ekonomike  në vendin e tij, të paktën në të ardhmen e afërt, nuk do mund të ndryshojë dot asgjë.

Rasti që tronditi Greqinë

Studimi në fjalë erdhi pas një raporti shokues muajin e shkuar në mediat greke, rreth një nëne greke e papunë që e dërgonte vajzën e saj të mitur 12-vjeçare te një prift dhe një pensionist, nisur nga nevoja për para. Gruaja në fjalë, një 44-vjeçare, u dënua më pas me 33 vjet burg dhe një gjobë prej 100,000 eurosh, shkruhej në gazetën britanike. Mediat greke e damkosën gruan në fjalë si “nëna monstër” dhe mbarë vendi u trondit nga rasti në fjalë.

Kategori
Uncategorized

Per ku u nisem dhe ku bitisem.

Screenshot_2015-12-01-12-44-55-1

 Nga Artan Fuga …

U nisem për demokraci, Europë, mirëqenie, individ të fortë, shtet ligjor dhe shoqëri me investime e kulturë të lartë.

Dihet ku jemi, kemi vetëm pluralizëm partish që ndajnë tortën e pushtetit me njëra-tjetrën, një çap tortë ti, një unë, kemi ngec në baltrat e Ballkanit, varfëri, individ i dobët shpesh mjeran, pa investime dhe në varfëri ku edhe brekët i blejnë te Gabi, të përdorura.
Aman o Zot!
Pse u nisëm për vend tjetër dhe përfunduam diku gjetkë si ata pijanecët që humbin rrugën, kur dalin nga pijetorja për të vajtur në shtëpi dhe përfundojmë në bordello?
Histori e gjatë. E para, sepse në vitin 1991 kur u nisëm mjaft gjëra nuk i dinim. Kujtonim se pluralizmi ishte i barabartë me demokraci, kurse në fakt nuk është kështu fare. Edhe ne Mesjetë, kur dy princër luftonin me njëri- tjetrin, kjo nuk i bënte bujkrobërit njerëz të lirë.
Pastaj ca gjëra i perceptonim gabim gjatë viteve. Kujtuam se pavarësimi i Kosovës do të sillte bashkim kombëtar, kurse në fakt Kosova nuk u çlirua brenda një kuadri nacionalist, por brenda një kuadri të të drejtave të njeriut, pra fuzioni i pjesëve të Shqipërisë ka ngec në baltë.
Më tej, nuk e kuptonim se kush ishim. Nën diktaturë na dukej vetja se vetëm pak liri dhe do të bënim gjithçka për përparimin e vendit. Por, jo, dolëm egoistë që mendojmë vetëm për vete, si të korruptojmë dhe ta plaçkisim tjetrin.
Kohën ndryshuan në mënyrë të papritur në botë. Bota perëndimore ra në krizë financiare dhe as investime kemi dhe as gjë prej gjëje. Kemi ngel pa brekë.
Madje bota ka hyrë në luftëra dhe prandaj edhe vetë ideja se do të jetonim në paqe pa na vajt mendja te bunkeri për të fut kokën ka filluar të na duket si shumë optimiste dhe e paarritshme.
Ligji ra në dorë të Maliqit. Shihni se vetë ishin në Byronë Politike që vendosnin për ne, dhe sa vetë janë sot që vendosin për fatet tona. As më shumë se katër persona. I pesti u ndez vetëm cigaret katër të parëve.
As zgjedhje të lira nuk kemi.
Me një fjalë jemi aty ku ishim tridhjet vjet përpara, në thelb, 300 vjet përpara, 3000 vjet dikur. Nuk thoshte kot ai i poshtri se revolucionet nuk ndryshojnë jetën dhe shtetin, por ndryshojnë vetëm fjalët me të cilat ne quajmë të njëjtat realitete.
U nisëm për në Mekë përfunduam në Brrakë.
Se mos vetëm brezit tonë i ka ngjarë. Ismail Beu që e donte Shqipërinë të mosvarme (jo të pavarur) pas ca muajsh kërciti e iku e ja la Princit të huaj, Shqipëria përsëri protektorat.
Zogu u nis për President dhe mbaroi Monark.
Nacionalistët shqiptarë të viteve 40, u nisëm për nacionalista dhe përfunduan nazista. Komunistat u nisëm për të krijuar bollëkun dhe përpak na vdiqën për bukë e na vdiqën në dru. Sot u nisëm për Europë dhe jemi si në Arnautlluk, ku thërret qameti, të lagur, kemi ftohtë, me diabet, vesh me gab jo me gub, shqiptarit i është mërzit Shqipëria dhe veç ikën e ikën, si patriot i thyem.
Historia na shpëton nga duart, e bëjmë pa e njohur ose njohur keq, nuk dihet se ku nisemi e ku bitisemi. Nisemi të zgjedhim personalitete dhe gdhihemi edhe me ca mashtruesa ordinerë e tyryfyla që na drejtojnë, na flasin për kulturë, shkencë, ekonomi, arsim.
Kombi është si femra thoshte një me mjekër, edhe një qytet them unë, një moment dobësie dhe horri i parë që e mbërthen e zhvesh dhe e përdhunon…
Kape kokën me duar dhe qaj!
Pasi të qash, qesh! Dhe pasi të qeshësh zgjohu nga ëndërra. Shih ëndërr se je zgjuar nga ëndërra pas ke qarëqesh.
Hajdeni në vete, ka përsëri shanse të zgjohemi.