Kostandin KOLIQI – Kolonel , ish Drejtor i SH.I.U.t.
Kohët e fundit, në shtyp, por edhe në median televizive, po bëhet fjalë për hapjen ose jo të dosjeve të sigurimit të shtetit. Arrihet, deri aty sa të botohen edhe shumë emra, personalitetesh, duke ju vënë, përbri edhe pseudonimet e tyre që , sipas tyre, ja ka vënë sigurimi, kur ata i kanë shërbyer atij. Nuk vë në dyshim, atë që është, apo jo e vertetë, kjo që po bëhet, tani me këta njërëz, personalitete apo vetëm njërëz publikë, duke ju botuar edhe pseudonimet e tyre, por dua tju pyes, përse nuk botoni dosjet e punës së tyre, ku të tregohet se cfar kanë bërë, në të vërtetë, këta njërëz, në favor të sigurimit dhe në dëm të shokëve të tyre? Le të botohen, fletët e shkruara, me shkrimin e tyre, se të tilla duhet te jenë, në ato dosje, dhe që të quhet dosje, po pati të tilla dhe që, këto ndodhen në duart tuaja, zotërinj të shtypit dhe të mediave vizive. Personalisht, për një pjese, tuajën, si gazetarë, nuk kam patur dhe nuk kam respekt. Këtë mendim e kam se juve nuk shkruani dhe shpërndani atë që është lajmë por ju bëni lajm cfar do llafi që dëgjoni, në rrugë, në pazar, në autobuz dhe nuk e vrisni mëndjen se a përbën lajmë, kjo që po shkruani dhe po botoni, apo jo, për këtë as që doni tja dini dhe gjithashtu, nuk doni tja dini se sa e rëndoni njëriun, për atë që i vini pas emrit të tij, që ju e quani pseudonim. Si një ish punonjës në fushën e dosjeve , të përgatitjes së tyre, por më tepër si studijues i tyre, i detyruar nga puna që bëja, në kohën e vendosjes së Demokracisë, jo më parë, në atë kohë, kur ligjet i bënte oficeri i sigurimit, në emër të partisë shtet, dua që tju shpegoi, procedurat, format dhe metodat që përdoreshin, nga sigurimi i shtetit, për të përgatitur një dosje, b/p dhe se si merrej në lidhje bshkëpunuese një person( viktimë) që juve e quani spiunë, që të kuptohet në thelb ajo që duhet të bëhet nga ligjëvënësit, përpara se të marrin një vendim të tillë që edhe mund të krijoi shqetësime të mëdhaja, megjithse për këtë të fundit, kam rezerva se shumë ish të dënuar, hanë e pinë me persekutorët e tyre, sigurimsa, hetues dhe prokurorët që i kalbën nëpër burgje. Duke i parë kështu, të krijohet përshtypja sikur, në ato vendime, ju kanë dhënë fleta kampi dhe jo dënime të rënda, për më tepër, pa bërë gjë, por se vetëm se ishin në listat e tyre të planeve të punës.

Atëhere, si vepronte sigurimi i shtetit në këtë drejtim:
Së pari, merrej vendimi në komitetin e partisë, ku caktoheshin detyrat e punonjësve të sigurimit. Në detyrë, përfshihej , sasia e bashkëpuntorëve që do të merreshin në lidhje, sektorët e punës ku do të bëhej tërheqja. Kjo varej nga rëndësia që i jepej natyrës së repartit ku punohej dhe sasia e personave që punonin atje. Në sektorin ushtarak, kjo vlerësohej më tepër, për vet propagandën që i bëhej, detyrës së ushtrisë që do të shpartallonte të dy grupimet e mëdhaja, ushtarake, së bashku, Traktatin e Varshavës dhe N.A.T.O.n
Arrinin deri sa të përdhunonin vajzën, në sytë e babait, vetëm me qëllimin që i jati të bëhej b/p. Ruajna Zotë, nga kjo rracë njërëzore. Por a e dini se, shumica e kësaj rrace, njërëzore, e kam shum të vështirë, që ti quaj të tillë, por nuk kam se cfar të bëj, është nëpër zyrat e shtetit dhe në shumicën e rasteve, drejtojne sektorë të ndryshëm të vëndit! Verifikojeni se është fare e lehtë për tu bërë. Në radhë të parë, për këtë lloi rrace njërëzore, duhet të kihet parasysh, kur të merret vendimi nga ligjëvënësit.
Vec detyrës, që oficeri i sigurimit kishte marrë nga partia, ai për të qënë më i preferuar i partisë, merrte edhe një angazhim për të tejkaluar detyrën dhe se do të bënte b/p më tepër se detyra e ngarkuar. Dua tju tërheq vëmëndjen, se ju te gazetarisë, bëni sikur e harroni atë që oficerat e sigurimit, përzgjidheshin nga bijtë më të devotshëm të partisë dhe nga familjet që e kanë mbrojtur me gjakë partinë, nga më besnikët që kanë dhënë provat e besnikërisë së tyrë ndaj kauzës së partisë, nëpërmjet punës së tyrë, të deritanishme. Oficerat e sigurimit, duhet të kishin punuar, në shumicën e rasteve, në punëra të ndryshme, në teren, të kishin rritur besimin e partisë, studijoheshin mir e mirë dhe pastaj dërgoheshin në kurse speciale për tu bërë, kuadro të sigurimit të shtetit. Kuptohet se cfar kursesh bënin. Arrinin, në veprimet të tilla, ndaj njërëzve të thjeshtë, për të plotësuar dëshirat e partisë dhe të shefave të tyre sa edhe vetë kucedra do tja u kishte zili.
Arrinin deri sa të përdhunonin vajzën, në sytë e babait, vetëm me qëllimin që i jati të bëhej b/p. Ruajna Zotë, nga kjo rracë njërëzore. Por a e dini se, shumica e kësaj rrace, njërëzore, e kam shum të vështirë, që ti quaj të tillë, por nuk kam se cfar të bëj, është nëpër zyrat e shtetit dhe në shumicën e rasteve, drejtojne sektorë të ndryshëm të vëndit! Verifikojeni se është fare e lehtë për tu bërë. Në radhë të parë, për këtë lloi rrace njërëzore, duhet të kihet parasysh, kur të merret vendimi nga ligjëvënësit.

Pasi merrej miratimi nga komiteti i partisë, i cili shoqërohej me një shkresë të firmosur nga sekretari i parë i këtij komitetit, operativi i sigurimit, fillonte nga puna për të përcaktuar, njërëzit që do të merrte ne lidhje, b/p. Përpilonte një listë të gjatë me emrat e tyre, ju hapte, për sejcilin, një dosje te vecantë, që quhet, dosje personale. Në këtë dosje, futeshin të dhënat për arësimin e tij, për karakterin dhe personalitetin e tij, nga cila familje rrjedh dhe lidhjet e saja me partine, besueshmëria që kishte tek ky njëri, sigurimi, për detyrat që do ti ngarkoheshin në të ardhmen, për ata që në të kaluarën e tyre, kishin bërë ndonjë veprim të ndaluar nga partia apo kishin ndonjë dënim të lehtë, që do të përdorej për ta detyruar duke i bërë presion dhe kërcënim, material detyrimi, quhej ky veprim, ose kishin ndonjë pjestar të familjes, të ndëshkuar, etj. Të parët në këto lista, ishin njërëzit që vuanin përndjekjen politike sepse kishin të afërm nëpër burgje. Mendoni, të jetosh në kënetën e Tërbufit, ku të pinte mishkonja, por edhe sigurimsi, gjakun, të mund të mos pranoje bashkëpunimim… Studime të tilla për sejcilin dhe këto të dhëna, futeshin në dosjen e tij. Aty përcaktohej edhe pseudonimi që, viktima, do të mbante, i mbushej edhe kartela, në dy kopje, ku shkruhej data e marrjes në lidhje dhe pseudonimi i tij.
Përgatitej rregjistri, me emrat e atyre që do të merreshin në b/punim. Duhet të qartësohet, mirë, se në këtë rregjistër, në krah të emrit, është, një kolonë, horizontale, e ndarë në kuadrate të vegjël, ku në të ardhmen, do të shkruheshin numrat e informacioneve dhe të fletëve të tyre, që b/p do të dorëzonte tek oficeri i sigurimit.

Edhe nëqoftëse, dosja e punës së b/p do të jetë zhdukur, ky rregjistër, të thotë se sa është numri i informacioneve, që b/p ka dorëzuar. Sasia e informacioneve, pwrcakton punën e bërë nga informatori, kështu që edhe pa gjetur dosjen e tij, të punës, ky njëri, me shum sukses quhet b/p i sigurimit. Por, në qoftë se dosja e punës së tij nuk është dhe rregjistri, kolonën horizontale e ka bosh, këtij njëriu, mos i bini më qafë kot, se nuk ka qënë b/p. Përse ka ndodhur kjo? Kjo ndodhte se, oficerat e sigurimit, që nuk e realizonin, jo angazhimin, por kishte nga ata, që ishin, aq të paaftë sa nuk realizonin, dotë as detyrën, për sasinë e b/p dhe kishin gjetur një mënyrë, duke përfituar edhe nga ajo që ishin, pothuajse, jashtë kontrollit, kontrolloheshin vetëm nga eprorët e tyre, që ju interesonte kjo gjw, numri i madh, emëror, mbushnin rregjistrat me emra, por fiktivë, sepse puna e spiunllëkut, ishte e garantuar, me më të devotëshmit, që për atë kohë ishin me bollëk, me pak fjalë, detyra realizohej.
Me dosjet personale, në cantë, dhe me rregjstrin të mbushur me emrat e të përzgjedhurve, ku ishin jo vetëm sipas detyrave por sipas angazhimit që kishte marrë, oficeri i sigurimit, shkonte të merrte miratimin përfundimtar, te sekretari i komitetit të partisë. Edhe ky, pasi studijonte karakteristikën e gjithsejcilit dhe te gjithë dokumentave përkatës, i vinte vulën me një shkresë – leje për të filluar nga puna, oficeri i sigurimit. Deri në këtë moment, asnjëri, nuk e dinte se cfar po përgatitej për atë, nga partia dhe njëriu i sigurimit. Në të njëjtën kohë, bëhej kujdes që në bashkëpunim, të mos merreshin, antarët e partisë, megjithatë, me porosi dhe vendim të vecantë, edhe ata bëheshin b/p. Kemi gjetur të tillë, por cudia është se, një pjesë e ryre, u rreshtuan djathtas dhe sotë, disa i gjen, me detyra të rëndësishme dhe nëpër dikastere të rëndësishëm dhe për cudi, me shumë miq, në parlamentë, deputetë. Nga kjo dijeni, përjashtohen ata që bënin kërkesë për tu futur në bashkëpunim me sigurimin, se kishte edhe të tillë, të devotshëm…..Këta, soi, e dinin se cfar po bëhej dhe përgatitej për ta. Tani, fillonte nga puna, oficeri i sigurimit. Kjo do të thotë, se ai takonte, një për një, viktimat e tij, ku ju propozonte që ata të bëheshin b/p të tij. Ata që , qysh në fillim, nuk e pranonin, u bëhej presion deri edhe kërcënim, duke ju përmëndur edhe ndonjë prapësi që kishin bërë, në të kaluarën e tyre, apo të familjarëve të tyre. Për, ndonjërin, përdoreshin edhe format, nga më makabret që vetëm ato monstra i dinin, deri në shkatërrim të familjeve të viktimave të tyre, mjafton që të arrihej qëllimi. Kishte nga ata që pranonin me njëherë dhe në shumicën e rasteve, ata firmosnin, gjë që reflektohet nëpër dokumentat përkatëse.
Ata që bënin kërkesë dhe ata që firmosnin, ishin, më të preferuarit dhe përdoreshin si b/p drejtimi ku bënin edhe kombinacione, ku mjerë ai që binte në këtë kurth se do të kalbej në burg, ndërsa b/p, merrte nje shpërblim në para apo në materiale, sende shtëpiake etj. Të gjithë ata që pranonin për të bashkëpunuar dhe fillonin nga puna, punët e tyre, iformacionet, janë në një dosje të vecantë, që sigurimi e quante, dosje pune dhe mbi kapakun e saj është shkruar, vetëm pseudonimi dhe brënda, janë letrat e shkruara dhe të
firmosura, poshtë pseudonimit që e shkruante b/p. Këtu nuk vihej emri i tij. Kjo është dosja e punës së keqe që ka bërë b/p. Kjo dosje duhet të studijohet dhe të hapet, po u pa e arësyeshme që mund ti vlejë shoqërisë. Personalishtë, mendoi se vetëm dosjet e atyre që kanë shërbyer si b/p drejtimi dhe që kanë dhënë informacione ku janë implikuar, personat, për të përfunduar nëpër burgjet, me drejtimin politik, anti parti, duhet të studijohen, nga persona që dinë ta bëjnë këtë studim, mirë, dhe jo me ngjyrime politike, të kohës tonë, dhe, pamvarësisht se ku janë, sotë këtyre njërëzve,b/p, duhet tu bëhen publike, punët e tyre të ndyra, në dëm të njërëzve që mendonin ndryshe nga partia e tyre. Po vazhdoi të bëhën publike, nëpër gazeta, emrat dhe pseudonimet e tyre, mbi bazën e llafeve të pazarit, apo vetëm për tu kënaqur, ndonjë politikan, mjafton që ti dali emri, atij tjetrit, kundërshatrit të tij, apo edhe të ndonjë gazetari, kundër tjetrit, atëhere, do të ngelemi në vorbullën e zhurmave të kota, pa arritur atje ku duhet që kjo gjë e ndyrë të mos përsëritet më.
Por nga duhet të filloi kjo punë kaq e madhe dhe kaq e rëndësishme për vëndin tonë?
Mirë është që studimi dhe publikimi i dosjeve, të bëhet nga dosjet e partisë shtetë, sidomos, te komiteteve te saja, sepse atje merreshin të gjitha vendimet, ato duhet të publikohen dhe të denoncohen, pikë së pari.

Shofim, sotë, protestat e ish ushtarakëve, në lirim ku një pjesë e të cilëve, janë pikërishtë ata që kanë marrë këto vendime të përbindëshme, kanë drejtuar komitetet e partisë, në ushtri, kanë qënë oficera sigurimi, nga më të devotëshmit dhe paturpësia e tyre arrin deri aty sa të dalin, në protestë, me flamurin kombëtarë, me yllin e kuq. Dhe neve të paguajmë taksat që këtyre monstrave, tu jepet pension i majmë, si ato të N.A.T.O.s, thonë ata që e luftuan NATON gjatë gjithë jetës së tyre. Oh sa turpë për ne. Dhe menjëherë, të studijohen dosjet e punës së oficerave të sigurimit, ku është e pasqyruar puna e tyre e ndyrë, ndaj popullit të vetë. Qysh aty duhet të filloi puna me dosjet, të studijohet puna e këtyre njërëzve, sepse kanë qënë partiak të devotshëm dhe mos të lejohen të mbushin administratën publike, aq më keq, që një pjesë e tyre është në Parlamentin Shqiptar. Kjo pjesë e shoqërisë tonë, duhet të japi llogari për atë që i ka bërë këtij populli dhe këtij vëndi. Përkundër, këta jo vetëm që janë nëpër zyrat shtetërore por, në disa dikastere, janë shum të preferuar, sa që arrihet deri aty, sa që shprehen, për neve, të paktët që u punësuam, mbas zgjedhjeve të fundit : “ Po këta cfar duan në ministrinë tonë!?”
Duhet të qartësohet, njëherë e mirë, bashkëpuntor i sigurimit të shtetit, quhet ai që ka dhënë informacione, me shkrim dhe jo ai që ka vetëm emrin nëpër listat apo rregjistrat e tyre, ku është edhe pseudonimi i tij, gjë që shpegova më lartë se si ndodhte kjo. Vetëm këto dosje, pasi të studijohen, mirë e mirë dhe për persona të vecantë, duhet tu bëhen publike, mbi bazën e një vendimi.
Dua tju jap një paralajmërim, atyre politikanëve dhe atyre gazetarëve që u bien daulleve, per hapjen e dosjeve, më tepër se të tjerët, mos u bini më këtyre
daulleve se do të ngeleni me gishtë në gojë, një ditë, kur do të gjeni emrin e babait tuaj, xhaxhait tua, gruas tuaj, nënës tuaj apo shum të afërmëve tuaj, në ato lista apo ato dosje pune. Dua tju kujtoi se drejtuesit kryesorë të partisë dhe të sigurimit të shtetit, mburreshin, me të madhe, se kishin arritur deri atje sa të kishin bërë spiunë, një në zhdo dy apo tre vetë. Ej, familjet tona, janë shtatë apo tetë persona…Bëjini mirë llogaritë.
Ka shumë dosje për tu studijuar dhe për tu hapur, këtu tek ne. Më të rëndësishmet, për mendimin tim, janë dosjet e gjykatave, si të kohës së qoftëlargut edhe të kohës së tanishme, sepse, në dhënien e vendimeve, nuk po gjejmë ndonjë ndryshim të madh. Atëhere të fusnin në burg për veprimtari armiqësore, ku në shumë raste, vetë viktima nuk e merrte veshtë se përse po dënohej, sa që edhe sotë, një pjesë e tyre, e pranojnë që nuk kanë bërë gjë, kundër partisë dhe shtetit, apo ushtrisë, pamvarësishtë se sotë, trumbetojnë me të madhe se ata janë prurësit e demokracisë, me disidencën e tyre që në të vërtetë, nuk ja kanë ditur emrin dhe jo që të kenë qënë disidentë, apo gjeneralët e djeshëm që, vetëm për një gjë dallohen, për atë që ja futën njëri tjetrit dhe kucedra ja u futi të gjithëve, tani, këto gjykata, kundrejtë shumave marramëndëse, pamvarësishtë se cfar krimi ke bërë, të nxjerrin nga burgu. Po kështu, duhet të studijohen dosjet e prokurorisë dhe aty do të gjënden ata prokurorë që janë të lidhur me kriminelët, që kanë dhënë vendime me vdekje deri në ditët e fundit të atij shteti makabër, që për cudinë e të gjithëve, sotë dekorohen. Ta bëntë këtë veprim, Moisiu, nuk do të cuditemi, se e dim që është pinjolli i komunistit të devotshëm, por i dekoron një Presidentë i djathtë, me të vërtetë, shumë cudi e paspjegueshme. Por aty do të gjëndet edhe disidenca e vërtetë e cila duhet të bëhet publike dhe të përshëndetet e të shpërblehet dhe jo të hidhet baltë mbi eksponentët e disidencës së vërtetë, si edhe po ndodh në ndonjë media. Se janë të shumtë ata që bërtasin se kanë qënë të burgosur politikë. Nëpër burgjet politike, shumë kan qënë , por, të burgosur politikë, janë shum të paktë. Nëpërmjet studimit të këtyre dosjeve, bëhet vlerësimi dhe ndarja në të burgosur politik, që kanë patur aktivitet, duke kundërshtuar, politikisht, partinë komuniste, gjë që deri tani, del se janë shum të paktë, në numër, bëhet vlerësimi i të dënuarve, me listën e sigurimit për të plotësuar numrin dhe planin, shum nga të cilët, edhe gjatë gjykimit, kanë bërrtitur për partinë dhe leverin, duke ju vlerësuar ndëshkimin e pa drejtë që kanë marrë, pamvarësishtë, se shumë nga këta, janë futur në burg për aktivitet ordiner dhe, atje janë, ridënuar për agjitacion dhe propagandë.
Dhe në fundë, të lind pyetja: Kush është më e rëndësishmja dhe që duhet të hapet, dosja e b/p të sigurimit, dosja e gjykatësit që ka dhënë vendime, me vdekje, deri tani, vonë, kur diktaturës po i vinte fundi dhe pothuajse, të gjithë ata janë në drejtimet e gjyqësorit shqiptar, dosjet e prokurorisë, që shumë nga ata që kanë qënë hetus, dje, janë sotë prokurorë, dosjet e policis, apo dosjet e të dënuarve politikë, që janë kaq shumë, dhe që kanë përvetësuar titullin “disidente” sa po të ishte e saktë kjo, neve do të cliroheshim, shumë e shumë,
më parë, nga vargojtë e diktaturës, pa mohuar të përndjekurit, se të tillë janë shumë.
Që të merret nje vendim i tillë, për studimin dhe hapjen e dosjeve, është shum e vështirë, por që të lihen në harresë dhe ti mbuloi pluhuri, ca më keq akoma, tu lihet në dorë gazetarëve dhe politikanëve, picirukë, si në politikë edhe në jetën e përditëshme, nuk është e drejtë, sepse bishës, i është prerë vetëm njëra kokë, nuk duhet harruar se ka shtatë kokë, domethënë se i ngelen edhe gjashtë të tjera.
Me mëndë në kokë dhe me zemër te cliruar nga keqdashja, duhet filluar nga kjo punë e madhe, por më tepër shumë e rëndësishmë për fatet e këtij populli të shumëvuajtur, dhe tepër i paqartë.
Kostandin KOLIQI – Kolonel , ish Drejtor i SH.I.U.t.
Ndajeni këtë me të tjerët:
Pëlqejeni këtë:
Pëlqejeni Po ngarkohet…