Kategori
Uncategorized

Një qeveri që i tregon gishtin popullit dhe jo vetes…

Gjatë njëzetë e katër viteve post-komuniste pritshmëritë e shqiptarëve ndaj një qeverie nuk kanë qenë kurrë kaq të mëdha sa ç’ishin për qeverinë e dalë nga 23 qershori 2013. Por, fatkeqësisht, bashkë me shpresën e madhe erdhi edhe zhgënjimi i madh.

Në dy vite qeverisje asnjë qeveri e mëparshme, e majtë apo e djathtë, nuk ka bërë propagandë kaq të egzagjeruar dhe intimiduese sa kjo e sotmja; nuk ka aktruar kaq e pudrosur dhe e parfumosur në shfaqet e saj të kushtueshme që pushtojnë televizionet çdo ditë; nuk ka krijuar kushte të pashpresa ekonomike duke nxitur me apo pa dëshirë largimin e 100 000 shqiptarëve nga atdheu i tyre. Mbi të gjitha, asnjë qeveri më parë nuk i ka treguar gishtin popullit dhe Evropës për situatën e rëndë dhe problemet që po kalon vendi.

Shqiptarët besuan tek Rama dhe pritshmëritë ndaj tij ishin për një të ardhme moderne dhe europiane, për një qeverisje sharmante, për një shpresë më të madhe për të rinjtë shqiptarë.

Askush nuk e priste që pas Sirisë së përgjakur nga lufta, Shqipëria do arrinte vendin e dytë të azil-kërkursve. Ishte e pamundur të mendohej që Kryeministri avant garde do shfaqej me orë të tëra në televizion duke bërë inaugurime qesharake, dhe ndonjëherë ofenduese për inteligjencën e shqiptarëve, dhe duke mbajtur fjalime të stërgjatura që përmbajnë vetëm retorikë elektorale dhe jo qeverisëse. Asnjë shqiptar nuk e priste uzurpimin e mediave shqiptare të cilat me hir apo pahir shfaqin portretin, emrin, fjalët, pikturat, citimet, statuset e facebook-ut të Kryeministrit në çdo moment të ditës, natës, festave dhe pushimeve, duke ia kakuar edhe vetë Saliut i cili konsiderohej i pazëvendesueshëm për daljet publike. Askush nuk e imagjinoi që qeveria do i drejtonte gishtin shqiptarëve për paaftësinë e vet për të qeverisur. Sipas saj, që nga dita një e qeverisjes, shqiptarët e kanë fajin që s’janë të informuar për hapjen e 100 000 vendeve të reja të punës; shqiptarët nuk arrijnë të kuptojnë kompleksitetin e çmimit të lartë të naftës; profesorët dhe akademikët nuk arrijnë të kuptojnë risinë e ligjit të ri të arsimit të lartë; doktorët dhe infernierët nuk e njohin profesionin e tyre ndaj do testohen; fermerët po jetojnë ne epokën e artë të eksportit por nuk duan të punojnë tokën; ekonomistët nuk e perceptojnë dot suksesin e taksës progresive dhe nuk arrijnë të prekin rritjen ekonomike; dhe të gjithë shqiptarët nuk shohin, as dëgjojnë e lexojnë sepse azilkërkursit janë shqiptarë emigrantë grekë dhe jo qytetarë të cilët kanë shitur shtëpi e bagëti për t’u larguar përgjithmonë nga ky vend, i cili vetëm emri i ka mbetur si vendi i shqiponjave sepse vetëm korbat kanë mbetur për t’u ushqyer me kërmën e shpresave të vdekura.

Sikur të mos mjaftonte gishti i drejtuar shqiptarëve, një gisht tjetër i drejtohet edhe Evropës injorante dhe të pacivilizuar e cila polli Rilindjen e Artë por nuk arrin dot të shohë Rilindjen e Ramës. Evropa e keqe është fajtore për problemet shqiptare sepse sipas Ramës është ajo që nuk po i shklyen dyert e saj për të lejuar Rilindjen e Re të mbërrijë në gjirin e saj. Evropa plakë do vdesë pa Shqipërinë, insinuon Rama, dhe Gjermania hileqare po josh shqiptarët me truket e saj për azil, shprehet Tahiri. Ah, po, edhe SHBA-të e teprojnë me kakofoninë e tyre kur si kurrë më parë i bënë thirrje publike Rilindjes të tërhiqte nga kantidimi njerëz të inkriminuar, dhe apel të hapur shqiptarëve për të mos votuar njerëz të lidhur me krimin dhe trafikun narkotik dhe qenieve njerëzore. Shteti më demokratik në botë që bazohet mbi votën e lirë bën thirrje për bojkot të votës! Sa paskan ndryshuar Amerika dhe Evropa, janë bërë të mefshta për të kuptuar konceptin e shtetarëve shqiptarë.

Historia e politikës shqiptare ka qenë gjithmone e bazuar mbi frikën: mos votoni të majtën se rikthehet Enveri, mos votoni të djathtën se rikthehet Saliu. Tani që brezat po ndryshojnë dhe as Enverin dhe as Saliun nuk i kujton më njeri me mall, gishti i drejtohet Europës, SHBA, Greqisë, Gjermanisë, etj, duke i dhënë ide nga mendja jonë brilante se si të menaxhojnë krizat e emigrantëve apo duke i kërcënuar se po nuk na lejuan në Evropë vendin tonë do e gllabërojë terrorizmi.

Por fundja këto janë emra të mëdhej dhe zor se përtypen nga shqiptarët si diversion, ndaj le ta bëjmë problemin më të afërt dhe më të prekshëm. Le të tregojmë gishtin edhe nga Ilir Meta. Gjatë dy viteve, më të shënjestruarit për arrest kanë qenë të punesuarit e LSI. Per dy vite policia dhe njësia anti-korrupsion pranë kryeministrisë kanë qenë vigjilentë për të venë në pranga këndo që përfaqësonte LSI, për ti treguar ndërkombëtarëve se kam një patericë e cila s’më lë të eci perpara. Por kur sondazhet e brendshme, dhe më pas zgjedhjet vendore, i treguan Ramës se ishte ai paterica dhe jo Meta, pasi PS po tkurret dhe LSI po zgjerohet, gishti duhet të drejtohet në një drejtim: për nga populli.

Në dy vite, shumë shqiptarë e dijnë ndërsa të tjerë jo, por ju siguroj që të gjithë e ndiejnë, që qeveria Rama ka aplikuar terapinë e shokut. Që në ditët e para injektoi frikën me kërcënime, penalizime, përjashtime dhe burgosje. Duke e ushqyer me elektrodat e frikës, shpalli vitin zero në historinë e shtetit shqiptar, dhe nën konceptin reformë nisi axhendën e saj drejtë centralizimit dhe personalizimit të pushtetit. Përshembull, reforma e re territoriale u promovua si arritja më e madhe e kësaj qeverie por në fakt nuk i shërbeu as filtrimit në përzgjedhjen e kryebashkiakëve pasi disa kandiduan për të tretën herë, disa u vunë nën akuzat e rënda nga SHBA dhe OSBE si të inkriminuar, ndaj kjo reformë i shërbeu vetëm centralizimit dhe personalizimit të pushtetit vendor nga ana e qeverisë.

Sipas Kryeministrit bashkitë në vend nuk janë të afta të kenë polici bashkiake dhe as të mbledhin taksat! Atëhërë për çfarë janë të afta? Pikërisht! Për të bërë atë që i komandon kryeministri. Me reformën territoriale erdhi edhe vdekja e autonomisë së pushtetit vendor.

Gjithashtu, reforma e shumë pritur në drejtësi është një farsë që pa nisur. Kryeministri nuk kërkon ta reformojë drejtesinë por ta kontrollojë. Shteti bazohet mbi tre shtylla: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori. Këto pushtete duhet të jenë të barabarta dhe të kontrollojnë dhe balancojnë njëra tjetrën por nëse dy të parat tashmë kontrollohen nga Kryeministri, përse duhet një gjyqësor i pavarur, për të çuar përpara drejtesisë korrupsionin në gjirin e qeverisë apo legjislatorët e parlamentit të lidhur me krimin? Mos harrojmë që është edhe një pushtet i katërt, media, e cila është totalisht e varur. Përvec kontrollit dhe përdorjes së gjyqësorit për shantazhe politike reforma në drejtësi nuk ka asnjë vlerë kundrejtë kontrollit të tre pushteteve të tjera.

Elektroshoku i qeverisë nisi sërish disa ditë më parë me paralajmërimin në shtator të luftës ndaj informalitetit. Shitësit ambulantë u frikësuan se do mbeten pa bukë, bizneset e vogla dhe të mëdha kafshuan buzët duke ditur se çfarë kokëçarje sjellin aksionet impulsive qeveritare. Çfarë do të thotë kjo? Përse qenkan vetë shqiptarët fajtorët e gjendjes së rënduar ekonomike? Qeveria nuk ka zgjedhur popullin por populli qeverinë, ndaj çdo titullar që del në foltore duhet të flasë me përulje dhe me zgjidhje konkrete dhe jo me fodullëk dhe arrogancë duke fajësuar dhe trembur shqiptarët. Kanë qenë bisneset ambulante, të vogla e të mëdha ato që kanë ushqyer shqiptaret ndër vite sepse po të ishte për qeveritë do ishim ne skajet e mjerimit.

Në njëzetë e katër vite politika shqiptare është e pandryshueshme. Shoqëria shqiptare ka emancipuar e vetme, pa orientim nga qeveritë por vetëm nga shtysa e brendshme dhe aspiratat perëndimore që ka patur prej dekadash. Asnjë qeveri nuk ka ditur të bëjë atë që shqiptarët i kanë kërkuar dhe kanë patur nevojë – të ngrejë një ekonomi të qendrueshme dhe hedhë themelet për një zhvillim të qendrueshëm. Kaq! Nën këtë ombrellë shqiptarët dinë ta menaxhojnë vetë jetën e tyre. Por jo, ja, edhe kjo qeveri nuk meret me ekonominë dhe zhvillimin por fut hundët tek çdo aspekt i jetës së shqiptarëve, fut duart në xhepat e shqiptarëve; fut ëndra dhe shifra sureale në mendjet e shqiptarëve, dhe shkelma në prapanicë për t’i detyruar të emigrojnë.

Me një protagonizëm të ekzagjeruar kryeministri dhe qeveria flasin pa pushim me gjuhë adoleshentësh për ëndrat e tij dhe të ministrave që drejton. Në çdo fjali ka “unë, ne, histori, reformë, rilindje,” etj, duke shpalosur një madhështi mesianike dhe aspak menaxheriale. Zoti Kryeministër, Shqipëria nuk është e juaja për të bërë ju histori, as laborator për të përmbushur ambicjet tuaja personale se çfarë doni të bëni në jetë. Ju jeni i Shqipërisë, ose më saktë, karrigia ku ju uleni është e shqiptarëve, pasi mbi të janë ulur dhe do vazhdojnë të ulen shumë e shumë kryeministra të tjerë. Të jesh Kryeministër nuk është një film ku personazhi kryesor jeni ju, por një kapitull i shkurtër në historinë mijëra vjeçare të këtij vendi i cili duhet shkruar me kujdes.

Ndaj, përpara se gishti i qeverisë të drejtohet për nga populli le të drejtohet për nga vetja. Elektrodat ndaj shqiptarëve t’i provojë vetë qeveria dhe të nisë e të vendosë prioritetet siç duhet. Kjo qeveri nuk mund të japë më shumë në dy vitet e ardhme se sa dha gjatë dy viteve të shkuara ndaj jo vetëm duhet të riformatohet por edhe të rishohë politikat e saj. Shqiptarët ju apelojnë të fokusoheni tek ekonomia dhe jo propaganda, tek zhvillimi dhe jo sharada mediatike, tek punësimi dhe jo hiperbolat e retorikës qeveritare.

Artistët në përgjithësi kanë një perceptim të gabuar mbi emancipimin e shoqërisë. Ata mendojnë se është arti dhe idetë e tyre ato që bëjnë revolucion apo sjellin rilindje, por në fakt harrojnë që çdo demonstrim i madhështisë së bukurisë dhe artit ka ardhur nga mirëqenia dhe begatia; për këtë arsye Rilindja e Artë lindi në oborret e begata të Firences dhe jo në Afrikë. Rilindja e qyteteve shqiptare dhe e mbarë vendit do ndodhë vetëm atëherë kur ekonomia të rritet dhe begatia të trokasë në dyert e shqiptarëve, në të kundërt çdo monument i sforcuar i madhështisë së qeverisë duket i shëmtuar. Ndaj “The economy, stupid” votuan amerikanët mbi njëzetë vite më parë, “Është ekonomia, zoti kryeministër” thërrasin shqiptarët sot.

Albert Manasterliu

Pedagog i Shk.Politike, Universiteti “A.Moisiu” Durrës.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria, Kina e vogël e kuqe në Evropë – Shkrimi i gazetares zvicerane, i vitit 1969..

 

zvcrne
Kategori
Uncategorized

Princesha e Mirdites.Bardha Gjon Markagjoni prej moshës 20 vjeçare burg, internim, persekutim.

 

23-08-2015 15-02-08 By  By  By
Kategori
Uncategorized

Atëherë pse ikin shqiptarët?

Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka uri. Modelet e “Mercedez”-ave udhëtojnë përmes qyteteve të mëdha dhe Jugu duket si Riviera franceze.

Atëherë pse ikin shqiptarët?

Kështu e nis reportazhin e saj gazetarja Anna Prizkau, publikuar dje në të përditshmen gjermane “Frankfurter Allgemeine” të titulluar “Një tokë pa të ardhme”. Gazetarja përshkon plazhin e Durrësit, të cilin madje e krahason me San Tropez, një prej plazheve më të bukura franceze për të cilin shpreh habi se si njerëzit e kanë lënë këtë vend. Gjatë rrugëtimit të saj, ajo takohet me një djalë shqiptar, Danieli, i cili 6 muaj më parë ishte një prej refugjatëve ekonomikë që provoi fatin e tij në Gjermani. “Mendova se ika përgjithmonë”, thotë Danieli, i cili është kthyer vetëm pak ditë më parë në shtëpi. Ashtu si Danieli, në 6 muajt e fundit, mbi 20 mijë shqiptarë iu drejtuan Gjermanisë, vijon gazetarja, e cila zhvendoset më pas rreth 200 km larg Durrësit, në Shkozë, në rrethinat e Tiranës, aty ku takohet me urinë dhe varfërinë e skajshme të familjeve rome. Edhe mes tyre ka nga ata që kanë provuar të përfitojnë azil në Gjermani, siç është Lidia, personazhi i radhës së këtij reportazhi. Edhe ajo u kthye në qershor të këtij viti. Shumë prej atyre që gazetarja gjermane, Anna Prizkau ka folur gjatë rrugëtimit të saj nëpër Shqipëri, thonë se duan të ikin, madje ka nga ata që i luten t’i marrë me vete drejt Gjermanisë. Reportazhi vijon me një pasqyrim të trishtë të jetës së këtyre familjeve rome, që mbijetojnë duke mbledhur shishe plastike e më pas duke i shitur ato. “Kutërbimi atje shpjegon çdo gjë. Në Shkozë nuk ka ujë, as energji elektrike dhe as kanalizime. Përse e braktisin shqiptarët vendin e tyre?”, pyet gazetarja gjermane, ndërsa reportazhi i saj vijon me të tjerë personazhe që ajo has në udhëtimin e saj. “Sa herë që i kam pyetur shqiptarët përse ikin prej vendit të tyre, gjithmonë përgjigjja është me 6 germa. E ardhmja”, shkruan Prizkau. “Njerëzit thonë se duan që fëmijët e tyre të rriten në Gjermani”. Gazetarja gjermane zhvendoset më pas, në reportazhin e saj, në Orikum, në Vlorë, ku qindra të rinj kanë emigruar drejt Gjermanisë. Shqiptarët e kthyer u tregojnë miqve të tyre që nuk ka asnjë mundësi për të qëndruar në Gjermani. Dhe shumë shpejt e gjithë Shqipëria do ta marrë vesh”, vijon reportazhi, ndërsa gazetarja rrëfen për bisedën e saj me një kamerier. Edhe ky i fundit i tregon dëshirën e tij për të shkuar në të ardhmen në Gjermani. “Çdo ditë në këtë vend, kuptoj se fjala ‘e ardhme’ është shumë e fuqishme, ndërsa duket sikur Gjermania është vendi i sigurt për këtë të ardhme”, shprehet Prizkau. Por kur ajo i pyet njerëzit se pse nuk mund të kenë të ardhme në Shqipëri, shumë përgjigjen:

Bildresultat för pa siguria emigrimi i shqiptareve

Për faj të politikës.

Gazetarja zhvendoset në rrëfimin e saj, në Tiranë, qytet të cilin e quan si një fëmijë i jashtëligjshëm i komunizmit. “Në qendër ka godina nga periudha fashiste italiane, por më tutje sheh ndërtesa të larta që ngrihen drejt qiellit”, vijon Prizkau, e cila takohet me shkrimtarin e njohur Fatos Kongoli, i cili përpiqet t’i shpjegojë këtë situatë. “Në të kaluarën njerëzit ikën nga varfëria ekstreme. Por për momentin nuk ka njerëz të varfër në mënyrë të tejskajshme që ikin. Kam parë të rinj që ankohen për ushqimin që kishin nëpër kampe, çka tregon se kanë ushqim më të mirë nëpër shtëpitë e tyre”, thotë Kongoli. “Por nëse jeta këtu nuk është aq keq, atëherë pse ikin shqiptarët e pyes shkrimtarin. Dhe Kongoli përgjigjet me të njëjtën fjalë: për të ardhmen”, vijon Prizkau. “Një aventurë? Një bast? Mendoj e mendoj dhe më pas më kujtohet Danieli, i cili luajti me të ardhmen e tij. Aventura ishte dëshira e tij për një jetë më të mirë. Nuk bëhet fjalë për një rrogë fikse apo një punë e zakonshme, sepse Danieli i ka që të dyja në Shqipëri. Ai thjesht donte më shumë për jetën e tij. Ne gjermanët jemi mësuar me këtë. Por kur mijëra të tjera jashtë papritur duan më shumë nga kjo, ne gjermanët, europianët na duket e çuditshme. Edhe mua kështu më duket. Kjo është arsyeja pse erdha në këtë vend. Arsyeja pse isha në Shkozë, në rrethinat e Tiranës. Kërkova për tmerrin, arsyen e fortë për të ikur dhe gjeta diçka tjetër: arrogancën gjermano-europiane”, e mbyll reportazhin gazetarja gjermane, Anna Prizkau.

Bildresultat för pa siguria emigrimi i shqiptareve

Kërkesat për azil, situata në Kukës është emergjente

Vala e shqiptarëve si azikërkues në Gjermani, shihet nga vendorët e djathtë si mungesë strategjie e qeverisë për të ndalur këtë fenomen. Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë së Kukësit tha se qyteti që ai drejton është ndër më të prekurit nga largimet masive, ndërkohë që qeveria merret vetëm me aksione politike. Bashkim Shehu: “Kjo është emergjencë kombëtare dhe reagimi është pothuajse zero. Qeveria duhet të ketë strategji. Duhet të ngrejë një komision ose një agjenci. Është situatë emergjente, njerëz të shkolluar po ikin nga Kukësi dhe mundësia e punësimit, investimet kanë qenë zero. Kemi të bëjmë vetëm me aksione që i frikësojnë njerëzit. Shumica e të rinjve që unë i takoj në Kukës thonë se kemi frikë nga arrestimet”. Për kryebashkiakun mund të ndërmerren disa masa për të frenuar azilkërkuesit. “I bëj thirrje qeverisë që Kukësit duhet t’i kthehen subvencione, është pikë që do të punoj fort për rikthimin e saj, subvencione për ngritjen e ekonomive të vogla”, tha ai. Shehu tha se ndarja e re territoriale është e padiskutuar dhe se mjaft nga qytetarët nuk po marrin në zyrat e pushtetit vendor. Bashkëpunimi me qeverinë, tha Shehu, është një detyrim ligjor i Kryeministrit Rama ndaj të zgjedhurve vendorë pavarësisht ndarjes politike. Përveç azilantëve, problem tjetër madhor për Kukësin sipas kryebashkiakut është mungesa e ujit të pijshëm.

Shoqata e shqiptarëve në Greqi përgënjeshtron Ramën

Ndryshe nga sa pretendoi Kryeministri Rama në konferencën në rrjetet sociale, numri i azilkëruesve shqiptarë në Gjermani që janë nisur nga Greqia është fare i papërfillshme. Kreu i Federatës së Shoqatave shqiptare në Greqi, Edmond Guri ka hedhur poshtë faktin se shumica e azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani janë nga Greqia për shkak të krizës. “Sipas statistikave të federatës, në Shqipëri janë riatdhesuar rreth 200 mijë shqiptarë, për në BE janë mbi 35 mijë të adresuar, nga të cilët është një përqindje shumë e vogël që i drejtohen azilit, nuk mund të përjashtohet fakti se nuk ka azilkërkues, por nuk janë këta faktorë kryesorë apo numri më i madh i azilkërkuesve në BE”, tha Guri. Ai tha për “Ora News” se i ka bërë apel qeverisë shqiptare të ndihmojë emigrantët në mësimin e gjuhës shqipe, teksa ka qenë mjaft kritik për mungesën e një strategjie për emigrantët. “Kërkojmë një koordinim, një orientim dhe më shumë një bashkëpunim me qeverinë shqiptare si mundet që fëmijët të mësojnë gjuhën shqipe. Shqipërisë i mungon një strategji kombëtare e emigrimit, pra duke marrë shkas nga kjo situatë edhe vala e rikthimit në atdhe është një valë migratore pavarësisht se ata janë shtetas shqiptarë”, tha ai. Duke u ndalur tek pensionet, Guri tha se nuk ekziston asnjë marrëveshje e tillë dhe ka kërkuar që kjo çështje të futet në axhendën qeveritare.

 

Kategori
Uncategorized

Rama, vrasësi i shpresës së shqiptarëve, krimi në sistem..

 

Varrosi taksën e sheshtë edhe veten

Sali BERISHA

Shpreh shqetësimin e thellë për diletantizmin, elektoralizmin që ka dëshmuar qeveria në përzgjedhjen e projekteve për Samitin e Vjenës. Duke përshëndetur këtë Samit si një ngjarje historike tjetër dhe vërtet, ta quajmë procesi apo nisma e Berlinit, vazhdimi i saj përbën, pas perspektivës europiane dhe euroatlantike, zhvillimin më të rëndësishëm në historinë e marrëdhënieve të vendeve të rajonit njëra me tjetrën dhe me Europën e pasLuftës së Dytë Botërore.
Samiti i Vjenës, Rama përjashton hekurudhën Tiranë-Prishtinë

Ky rajon, që u karakterizua nga konfliktet që trashëgoi prapambetjen e diktaturave, edhe pas 20 vitesh nuk ka një projekt të vetëm rajonal europian. Dhe pikërisht kësaj mungese i jep përgjigje, mendoj unë, më serioze nisma e Berlinit, Samiti i Vjenës dhe samite të tjera që do të vazhdojnë. Por çfarë po ndodh? Qeveria shqiptare dërgon atje projekte, të cilat nuk kanë fizibilitetin, janë të ndikuara nga elektoralizma dhe shmang projektet më kryesore dhe unë dua të them këtu se projekti i të gjitha projekteve rajonale për Shqipërinë, Kosovën, por dhe më tutje është hekurudha Tiranë-Prishtinë apo më thjesht Milot-Prizren. Është kjo hekurudhë, e cila bën që Shqipëria të përfitojë në shkallë maksimale nga pozicioni i saj strategjik. Shqipëria ka një pozicion strategjik të padiskutueshëm, që i ka kushtuar gjatë shekujve dhe kohërave mbi 40 e ca pushtime. Koha është që ky pozicion të funksionojë për shqiptarët. Rruga e Kombit bëri që çdo vit, jashtë parashikimeve, jashtë studimit të fizibilitetit, qytetarët shqiptarë të përfitojnë 250 deri në 300 milionë euro nga flukset e mëdha të tregut dhe njerëzore që ajo krijon, por rruga e tregut është vetëm gjysma e potencialit të jashtëzakonshëm. Por, hekurudha është përgjigjja përfundimtare. Hekurudha bën portet tona portet më të afërta, në Adriatik për Kosovën, për Maqedoninë, për Bullgarinë Perëndimore, për Rumaninë Perëndimore, për Serbinë, për Hungarinë. Hekurudha është linja e fushës drejt Europës Qendrore dhe autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk mund të gjejnë, por askush nga ata që u ulën të analizojnë me ndershmëri dhe gjakftohtësi, një segment më të dobishme për ndërtim se sa 130 km hekurudhë Milot-Prizren. Unë dua të informoj dhe uroj që ambasadori austriak t’ia përcjellë qeverisë së tij një kujtesë të shkurtër, austro-hungarezët, atë periudhë të shkurtër që qëndruan në Shqipëri, projektuan hekurudhën Gjakovë-Shkodër, piketat e së cilës janë edhe sot. E projektuan atë si hekurudhë paqeje, e projektuan atë si një linjë të fuqishme tregu. Ndaj dhe është rasti që të rrëmohet në arkivat e ish-Perandorisë, se do të gjejnë projektin, të cilit i ka ardhur dhe po i kalon koha. Në samite shkohet për projekte rajonale, nuk është rajonale hekurudha Tiranë-Vlorë, atë e bën Shqipëria. Rajonale është Porti i Vlorës. Vlora ka ujërat më të thella të rajonit dhe për rrjedhojë në Vlorë mund të ndërtohet porti i ngarkesave më të mëdha, i konteinerëve dhe i anijeve gjigante, i cili i shërben Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Hungarisë, Maqedonisë, Bullgarisë e me radhë. Jam absolutisht dakord që të bëhet gjithçka për sistemin hekurudhor, por sistemi hekurudhor në ndërtim të Lindjes ka një handikap të madh, janë 3 km që mungojnë nga Lini në anën e Maqedonisë, janë 37 km që mungojnë nga Maqedonia në kufi, janë 74 që mungojnë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe kjo lidhje hekurudhore, gjithsej 130 km, është e një rëndësie të jashtëzakonshme, pasi ndjek në njëfarë mënyre rrugën me hekurudhë, treni niset në Tiranë, përfundon në Pekin, sidomos tani me këtë tunelin e ri të Bosforit dhe kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, është për Italinë, për Europën Perëndimore, fluksi i mallrave. Ky tani merret dhe përcakton përparësinë sipas interesave elektorale. Jam tërësisht dakord me korridorin veri-jug, një korridor i debatuar prej 30 vitesh, dakord plotësisht, por për të tjerat ky përparësitë i ka sikur të ishte një analfabet. Më duhet t’i them këto. Nuk mund të shkojë qeveria e Tiranës dhe qeveria e Prishtinës me projekt tjetër më të rëndësishëm sesa hekurudha dhe duhet të kërkojë mbështetje dhe të qeverisë së Serbisë dhe qeverisë së Maqedonisë, të cilat këtu në rajon janë qeveri përfituese të mëdha nga ky projekt dhe të tjera me radhë, por po them për këto të dyja se janë në takim. Qeveria nuk mundet t’u kthejë shpinën projekteve kaq të mëdha për inate personale. Nuk digjet për një plesht jorgani, është një oportunitet shumë i madh, hekurudha është e kushtueshme, por plotësisht e mundshme për t’u ndërtuar dhe ja ku është projekti më fizibël, nga të gjitha të tjerat. Samiti i Vjenës është një eveniment i një rëndësie historike për rajonin, për fat të keq më duhet të them se kësaj radhe Samiti ka në rend dite një problem madhor, krizën e refugjatëve, azilantëve, e cila, do të provohet shumë shpejt kriza më e madhe, më e rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore deri më sot për Europën Perëndimore dhe nuk duhet të kemi asnjë iluzion për këtë. Ajo që është tragjike për ne, e turpshme dhe e papranueshme është se ne jemi pothuaj në krye të listës së këtij problemi, krahasohemi me sirianët, me libianët, me irakenët. Sot në një kohë kur në këtë vend të ardhurat për frymë, nga viti 1992 deri më 2014 janë rritur, sipas FMN, nga 204 dollarë për frymë në 11300 dollarë për frymë. Apo sipas agjencisë së zbulimit të SHBA, në 11 mijë e njëqind e ca.

Shqiptarët janë shndërruar në të pashpresë

Çfarë po ndodh me shqiptarët, si kanë mundësi që të kapin çatinë e botës për azilkërkim? Ku ishte në vitin 2012 kërkesa e azilit? Gjithsej 250 shqiptarë, lëvizja ishte e lirë. 100 e ca ishte në vitin 2011, çfarë po ndodh? Shqiptarët po largohen masivisht nga Shqipëria, sepse krimi është shndërruar në sistem, shqiptarët nuk mund të kenë shpresë, sepse këtu vritet shpresa çdo ditë. Nëse qeveria shkatërron, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe zotimin elektoral se, “edhe Enver Hoxha po të ngrihet nga varri shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do i prishë dot”, sepse ligji nuk lejonte prishjen e shtëpive që kanë aplikuar për legalizimin pa marrë një përgjigje përfundimtare. Nëse ti merr përsipër dhe rreh gjoksin e mburresh se ke prishur 9 mijë banesa, cili shqiptar e ndien shtëpinë e vet të sigurt nga arbitariteti yt? Çdo shqiptar thotë se forca e shtetit mund të më rrënojë dhe se këtu nuk rrihet dhe se ky vend nuk bëhet. Nëse ti rreshton kriminelë e trafikantë në Parlament, qeveri dhe administratë, cili shqiptar do të mendojë se këtu ka perspektivë për jetën e tij? Nëse ti del me Luiza Xhuvanin dhe e shpall heroinë pse po largohej nga Parlamenti, pasi kish liruar të birin me një vit për vrasjen e një të riu dhe jua servir shqiptarëve si modeli i përgjegjësisë, çfarë ju mbetet nënave shqiptarëve dhe fëmijëve shqiptarë në këtë vend, të vriten dhe ekzekutohen nga Xhuvanët dhe të marrin dekoratat e Kryeministrit? Edi Rama është vrasës i shpresës së dhjetëra, qindra e mijërave shqiptarëve. Shqiptarët po largohen nga ky vend sepse e shohin se ky vend nuk mund të bëhet në këtë mënyrë. Por nëse ti iu kundërvihesh partnerëve tanë më kryesorë, për kriminelë të tipit Roshi, Bushi e Frroku e me radhë, çfarë shprese ka qytetari i thjeshtë shqiptar se këtu mund të ketë siguri në kthetrat e kriminelëve? Nëse ti ndërton vila, pallate e saraje dhe nuk tregon një faturë dhe shkatërron shtëpitë e varfanjakëve, çfarë shprese ka se do të luftohet korrupsioni në këtë vend? Unë ju them ju, autoritetet gjermane tani flasin për mundësinë e kthimit të vizave, e kam paralajmëruar një vit përpara këtë dhe ndodhte se sa herë që unë shkruaja ose denoncoja në Parlament Edi Rama më nxirrte zëdhënësen e tij dhe thoshte se nuk ekzistoka asnjë rrezik për kthimin e vizave, fliste sikur ishte zëdhënëse e qeverisë gjermane dhe e Brukselit, jo e qeverisë shqiptare. Po, po, shihni arkivat. Dhe e vërteta është se do të ecet në mënyrë të pandalshme drejt këtij problemi dhe në Samitin e Vjenës ky problem do të jetë çështje kryesore, sepse nuk mund të jetë çështje kryesore vetëm ato që do ti, janë çështje kryesore ato që shqetësojnë më shumë dhe kjo është shqetësim madhor për Europën sot dhe në të ardhmen. Çfarë bën zotëria? Përpiqet me çdo kusht ta transportojë problemin në Gjermani, se kanë bërë njoftime për punë. Po pse para dy vjetësh gjermanët nuk kishin bërë njoftime për punë? Gjermanët kanë të paktën 8 vjet që aplikojnë një lloj sistemi si green card për profesione të caktuara. Po pse nuk shkonin përpara? Po çfarë do të thotë kjo? Do të thotë se ky i inkurajonte. Po pse i njëjti faktor nuk vepronte dy vjet më parë, tre vjet më parë, por vepron kaq fuqishëm tani? Faktori Rama, lidhjet e tij me krimin, vrasja e shpresës, këto janë.

Rikthimi i sistemit të vizave është në prag

Para jush kam denoncuar në mënyrë të përsëritur qytetarë që në qeli fotografonin veten për t’i paraqitur si dokument për të marrë azilin dhe azili ka një gjë. Unë i ftoj partnerët tanë të mos besojnë, pasi ata që shkojnë për azil politik dhe shqiptarët shumë probleme mund të kenë, por budallenj nuk janë, e dinë shumë mirë ç’do të thotë kërkesë për punë dhe azil politik, e kanë shumë të qartë dallimin. Azil politik kanë kërkuar kur kanë hyrë në ambasada, azil politik po kërkojnë tani, kanë ikur me qindra e mijëra, s’kanë kërkuar azil politik, kanë kërkuar një copë punë për kafshatën e gojës dhe kaq. Tani del teori tjetër se e ka fajin Greqia. Jo more zotëri, shko në fshatrat e Matit, shko në Mokër, po sheshin lopë, shtëpi e katandi për t’u nisur për azil, është kthyer në një epidemi. Nuk përjashtoj mundësinë që shkojnë edhe nga Greqia, por shumica dërrmuese janë nga Shqipëria. Ky nuk ndjen asnjë përgjegjësi për këtë që ndodh, është vetë gjeneratori kryesor i kësaj me politikat që ndjek dhe një herë thotë se e ka fajin Gjermania që po bën njoftime, herë tjetër e ka Greqia se është në krizë. E ka kryekëput Shqipëria, se Greqia ka qenë edhe para dy vjetësh në krizë të thellë, Greqia ka qenë në krizë të thellë edhe në vitin 2012 dhe në zyrat e azilkërkimit gjerman janë paraqitur vetëm 250 shqiptarë. Të mos gënjejë, por të marrë të gjithë përgjegjësinë, të mbledhë urgjent qeverinë dhe institucionet për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje se përndryshe absolutisht do të ketë masa të pashmangshme dhe që nuk i duan fare t’i vendosin, por nuk kanë rrugë tjetër. A e errëson ky problem Samitin? Nuk është se nuk e errëson, unë besoj se projektet për infrastrukturën do të marrin rrugë, por ky përbën një problem shumë të rëndë, shumë serioz dhe ky Kryeministër, siç jeni dëshmitarë ju, nuk ka marrë asnjë masë. Por nëse ti ia prish shtëpinë tjetrit, çfarë dallimi ka për të dhe fëmijët e tij nëse ia prishi bomba, nëse ia prishi ky apo ai? Rezultati është i pastrehë, është në rrugë, qiellin për mburojë, ti mund t’ja prishës po ti i jep një shpërblim apo strehim, i jep një alternativë. Ky sillet me njerëzit si armiq. Si përfundim, uroj që të mos ndodhë, por duhen shumë, se në një të ardhme do të rikthehet sistemi i vizave, i cili është përgatitur si modalitet i plotë për t’u vënë në lëvizje, me lëvizje të plotë, me shpejtësinë më të madhe.

– Çfarë mesazhi mund të marrë qeveria në këto kushte për të shmangur eksodin? Ju dhe zoti Rama mendoni njësoj kur thoni se Europa duhet të mendojë si e tërë për çështjen e azilkërkuesve nga vendet në konflikt?
Unë mendoj se Kasandrat ky i ngjet me dajën e vet, se ky ka sentimente antieuropiane dhe sa herë që i shkelet interesi ky lëshon marrëzira se jo do të ketë gjakderdhje, çfarë i thotë mendja e tij e sëmurë se, Europa do të shpërbëhet e ku ta di unë. Në radhë të parë ky duhet t’i thotë Europës dhe vetes së vet se do të ndërpresë fluksin e refugjatëve nga Shqipëria, kjo është detyra e tij kryesore dhe kjo kërkon veprime të shpejta energjike, për të rikthyer shpresën tek shqiptarët. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët duke bërë karshillëqe me kriminelë dhe të damkosur, ndaj shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët duke i prishur varfanjakut kasollen dhe mbrojtur sarajet e tij e të Koços, se ndryshe nuk mbrohen ata. Nuk rikthehet shpresa tek shqiptarët kur ke vjedhur me klanet e tua mbi 170 milionë euro në Dogana e Tatime dhe tregon përralla. Tregon që nuk ke nivel dhe nuk di se çfarë thua. Thua na ranë të ardhurat se nuk importuan energji. Po ka logjikë njerëzore që pranon broçkulla të tilla. Thotë se na ranë të ardhurat se ra çmimi i naftës, po çfarë pune ka akciza e naftës me çmimin e naftës? Përkundrazi, në raport me akcizën do të shtohej konsumi. Shtohet konsumi, shtohet akciza. Çfarë pune ka taksa e qarkullimit që katërfishoi me rënien e çmimit në bursë? Ky u thotë shqiptarëve non sense, marrëzira. Ky është dështim i modelit. I rriti taksat, i rriti akcizat, u tha se do ta gropos taksën e sheshtë dhe sistemin fiskal të Berishës, urdhëro groposi vetë tani. Ja ku është në falimentim të plotë. Një herë fajin e ka Greqia, një herë Gjermania, e ka “Crown Agents”, po çfarë faji ka ajo që këta vjedhin nga mëngjesi deri në darkë. Çfarë ka kjo kompani kur Salarioni bënte ligjin dhe niste në Doganën e Tiranës jo më pak se 40 punonjës të ujësjellësit, miq të vet. Çfarë do të bëjë “Crown Agents” kur deputetët ngrenë traun, nga mëngjesi deri në darkë, të doganave? Ç’do të bëjë “Crown” kur drejtori në tatime, i afërt fare me Ramën, ky Premçi, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i aftë, largohet, jep dorëheqjen sepse nuk do të bëhet pjesë e klaneve të pushtetit që vjedhin? Rama thotë nuk ishte vjedhje, na thanë studentët e Harvardit që janë punë tranzicioni. Atëherë kjo del se është dështim i plotë modeli. Dështoi ai model siç ta thamë para dy vjetësh se ke 95% shanset e dështimit.

– Ju keni hedhur një status ku ju bëni thirrje shqiptarëve për të mos kërkuar azil në Gjermani se nuk kanë shpresa, as këtu nuk kanë shpresa. Cila është zgjidhja për ta?
Në fakt, ju kam bërë thirrje dhe ju bëj thirrje që mos u largoni se vetëm sa do të përjetoni një sagë të dhembshme, plot me vuajtje dhe përsëri shanset e azilit janë zero. Ky është besimi im i thellë. Të kthehen dhe të krijojmë shpresën në këtë vend. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Çfarë i tha Kancelarja Merkel? Kur piktori dështak, i cili ka mbushur muret e sallës kryesore të Kryeministrit, me fotokopje të shkarravinave të tij, narcizist. 400 kopje janë bërë me pikturat shkarravina të tij dhe Kancelarja, mençurish i thotë se me këto bojëra… Po i thotë ai, se ne bojërat kemi se ju i keni të tjerat, jo i thotë ajo, ju keni malet dhe detet, por duhet të kesh mend. Ajo nuk ia tha këtë punën e mendve, por vetëkuptohet, siç doli vetë.

– Ka edhe Ismail Qemalin?
Atij i duket vetja Enver, se e dini një histori. Ja u them unë. Ismail Qemalin, Enver Hoxha donte ta varroste. Njëlloj si Zogu, nxori tezën se bejlerët shqiptarë për interesa të tyre bënë që Ismail Qemali të tundë flamurin në Vlorë dhe kjo tezë ishte teza më djallëzore, ishte teza me të cilën po përgatiste asgjësimin e pavarësisë së Shqipërisë dhe bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ishte teza me të cilën shqiptarët, të mos thoshin se e kemi Ismail Qemalin, se pavarësia është një gjë historike, por përkundrazi. Pasi po përgatiste të gjithë kuadrin e përfshirjes si Republikë e 7-të e Jugosllavisë, Hoxha iu thoshte shqiptarëve se një grup bejlerësh për interesat e tyre e çuan Ismail Qemalin ta tundte flamurin në Vlorë. Edhe ky absolutisht të njëjtin koncept ka për këtë. E bëri atë nga inati që ka për PD-në etj., etj., po kjo është një gjë që…

– Për çështje madhore a do të ishte e gatshme PD të bëjë koalicion me PS?
Unë i kam mbyll koalicionet e mia. Unë nuk merrem me këto punë. Këto pyetje bëja kryetarit të PD. Ka kryetar PD.

– Ai i ka mohuar këto…
Ai është kryetari im, unë i besoj atij, nuk merrem me koalicione. Unë merrem me interesin publik, siç e gjykoj unë jo me koalicione.

– Nuk ju duket se shpresa që ju kërkoni tek shqiptarët është pak jetime?
Jetime është ke të drejtë po prapëseprapë jo e pamundur të rikthehet, sepse gjithmonë mbetet një rreze e saj. Eksperienca ime dhe jeta ime më thotë që në çdo lloj momenti një rreze shprese ekziston dhe duhet të kërkosh që ta gjesh. Kështu që pavarësisht nga kjo situatë vërtet dëshpëruese, ai është bërë problem sa Asadi me azilkërkues dhe thotë se e kanë keqkuptuar atë kërkesën për krah pune të Gjermanisë, ndërsa tani thotë se ikën shqiptarë nga Greqia. Unë e kam deklaruar se ky vend do të dalë nga kjo spirale vetëm me një revolucion demokratik. Pra, me një lëvizje të fuqishme të qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk largohen prej saj deri në momentin që kjo qeveri të arkivohet në histori. Me Edi Ramën nuk ka shpresë. Ka nisur prej dy muajsh se do të bëjë aksion në shtator për bizneset. Kjo është tipike diktatoriale. Po pse me aksion zbatohet ligji? Ligji është koncept konstant zbatimi. Po nëse ju thua vidhni gjatë verës se në shtator do të nxjerr dajakun, atëherë ky është antiligji. Jam kundër informalitetit dhe jam pro zbatimit të çdo ligji, por ky është rrënimi i ekonomisë. Çfarë po bën, kam disa mesazhe nga biznesmenë. Ju çojnë shkresa dhe ju thotë se nëse tatim fitimi yt, nëse ai ka paguar 200 mijë është bërë 2 milionë, nëse ai ka paguar 600 mijë është bërë 6 milionë. Po, po. Do ta shihni ju. E kam nga biznesmenët. S’mund ta bësh kurrë një gjë të tillë. Unë nuk them se nuk fshehin, unë nuk them se nuk bëhen bilance falso dhe merru me to, por jo në këtë mënyrë. Ku çon kjo? Kjo çon në dy gjëra. E para, në falimentime masive, e dyta, në përdorimin e këtij tatimi të jashtëzakonshëm për qëllime politike. Se pastaj, cilitdo, i thua 10-fish, tjetrit i thua vazhdo. Pra, kjo është një colpo di grazia, një goditje mëshire përfundimtare që i jep klimës së bizneseve. A mund të imagjinohet? Nga “kryediskoteka” e vendit vetëm mesazhe të tilla, se biznesi ky e biznesi ai, se në shtator do të fillojë aksioni, në shtator do të bëjmë këtë e atë. Po pse në gusht duhet të vjedhin sipas këtyre? Sipas Kryeministrit, në gusht, në korrik dhe pas dy vitesh u kujtua ky për informalitetin? Informaliteti luftohet çdo orë, çdo ditë. Dy vjet çfarë bëri ky, me se u mor apo veshi muret e zyrës së tij me shkarravinat e tij.

– Ka një kritikë nga aleatët e PD për mënyrën si po bëhet opozita. Cili është mendimi juaj?
Mendoj se Partia Demokratike ka një debat të hapur brenda dhe duhet ta ketë për mendimin tim, nga i cili në mënyrë absolute, në fund të fundit vetëm fiton. Nuk shoh asnjë lloj negativiteti në debatin e saj të brendshëm. Mendoj se Partia Demokratike është duke lexuar rezultatin e zgjedhjeve dhe uroj dhe dëshiroj që të gjejë përgjigjet më të duhura. Natyrisht unë nuk kam marrë pjesë qoftë edhe një orë të vetme në fushatë dhe nuk kam të drejtë të trajtoj probleme në të cilat nuk kam asnjë investim.

– Kryetari i PD, Basha ka paralajmëruar protesta në shtator. Do të përfshiheni në këto protesta?
Në asnjë lloj aktiviteti unë nuk jam më dhe nuk do të jem drejtues. A do të marr apo nuk do të marr pjesë si deputet apo si qytetar kjo do të përcaktohet aktivitet pas aktiviteti. Ky është shpjegimi im.

– Duke marrë shkas nga rasti i Dhërmiut, a mendoni se duhet të ndalohet ndikimi i Greqisë në ortodoksinë shqiptare dhe si duhet të ndodhë kjo, ka një debat për këtë…
Tani lidhur me rastin e Dhërmiut, unë personalisht kam denoncuar dhe denoncoj mënyrën arbitrare të ndërhyrjes në kishë. E kam denoncuar dhe e denoncoj. Shqipëria ka një histori unike të shkatërrimit barbarisht të kishave dhe xhamive. Duke thënë këtë dhe prapë i qëndroj, qeveria dhe autoritetet nuk mund të kryejnë një veprim arbitrar, por nga ana tjetër është e domosdoshme të respektohet plotësisht historia në zhvendosjen e himarjotëve drejt Vatikanit, por duke ruajtur ritin oriental, qëndron rezistenca e tyre ndaj Fanarit dhe Portës së Lartë, në kohën kur Fanari flirtonte me Portën nga mëngjesi deri në darkë himarjotët i kërkuan Vatikanit dhe Vatikani pranoi kërkesën e tyre. I kërkuan për t’i rezistuar, për të ruajtur besimin e tyre ortodoks dhe për t’i rezistuar edhe Fanarit edhe Portës së Lartë. Pra, problemi i priftit që është i varrosur aty është shumë i ndjeshëm sepse Vatikani mbi bazën e kërkesës së Himarës ngriti një kolegj të veçantë për të përgatitur priftërinjtë, natyrisht jo vetëm për Himarën, por edhe për arbëreshët edhe për zona të tjera, vareshin nga Vatikani, por ritin oriental duke respektuar ritin bizantin. Tani, kjo përbën një trashëgimi të madhe historike, të kombit shqiptar. Përsa i përket ndërhyrjeve janë absolutisht mentalitet bizantin dhe është totalisht e papranueshme.
Qeveria greke nuk është qeveri e Perandorisë Bizantine, është qeveri e një vendi anëtar të Bashkimit Europian dhe duhet të çlirohet nga dogma sipas të cilës ortodoksit janë vetëm grekë. Së dyti, Himara s’ka qenë dhe nuk është kurrë zonë minoritare, Himara është një bastion i fuqishëm i shqiptarisë dhe atdhetarisë me një popullatë me gjashtë fshatra dhe qytetin e Himarës bilinguale, dygjuhëse. Ndaj dhe as nuk mund të bëhet fjalë për minoritet, as nuk është në interesin e qeverisë greke apo të marrëdhënieve që të marrë funksione bizantine të trashëguara nga një perandori që është shuar prej shekujsh. Edhe një herë vandalizmi ndaj kishës është plotësisht i dënueshëm të tjerat pastaj, himarjotëve nuk duhet t’i preket historia. Gjithë ato çka ata trashëgojnë nga ritet orientale nën Vatikanin janë pjesë e qëndresës së tyre shekullore.

Kategori
Uncategorized

Shotë Galica vdiq në varfëri të skajshme.

Ben Andoni

A nuk mundet që eshtrat e kësaj gruaje të prehen në Kosovë, pranë të shoqit? Shqiptarët, sa ishte e gjallë, e lanë bashkë me jetimët e luftëtarëve, që kish me vete të vdiste në varfëri të skajshme.

Në të dalë të Fushë-Krujës, mu në udhën e vjetër drejt Laçit, në një rrugë pa rrugë prishur nga makinat e tonazheve të larta që sjellin çimenton, mu në një cepëz, gjendet sot kompleksi funebër i heroinës shqiptare Shote Galica. Cili kalon sot atje dhe e duron renë e pluhurit, të cilët ngrenë këto makina do të mbetet i shtangur nga imazhi, që i mbetet para syve. Ferra, dhè, bimësi e harlisur, një përkujtimore e një nuseje të re- ia kanë zënë frymën përpara këtij kompleksi, që i shtohet edhe një rruginë krejt e prishur dhe një kanal përpara. Këto janë e gjithë rekuizita e këtij vendi, që imagjinohet t’i japë paqtimin e përjetshëm heroinës kosovare. Iku nga Kosova më 1926 që t’i shpëtonte represionit serb, por në Shqipëri u la të vdiste si mos më keq nga autoritetet e presidentit Ahmet Zogu. Paradoksi është se sot në demokraci me dy shtete shqiptare, ajo është njësoj e harruar dhe e nëpërkëmbur si imazh.


Anipse, përpara se ‘të marrësh’ vendimin e të hysh brenda një gardhi rrethues prej hekuri, që ruan prej kafshëve memorialin, i palyer kushedi se prej kur, i cili është po ashtu i mbuluar me një masë të madhe ferrash, një i panjohur duhet të ndalet të kuptojë se para çfarë realiteti është.
Ky është përshkrimi me pak fjalë i varrit tejet të thjeshtë, që përkujton një nga figurat e luftëtareve më dinjitoze të historisë së kombit shqiptar. Vendi, që i është falur prehjes së saj, është një rrafsh toke, që dikur ka qenë kënetë. Një dashamir shtiu para t’ia rregullonin varrin e nëpërkëmbur, dhe pa shkronja vite më parë. Për fat, ende nuk ia kanë zënë frymën me ndonjë ndërtim.


Ky është përshkrimi, ndërsa apeli, jo thjesht si kërkesë personale, që më vjen ndërmend sakaq, është fare i thjeshtë. A nuk mundet që eshtrat e kësaj gruaje të prehen në Kosovë, pranë të shoqit? Shqiptarët, sa ishte e gjallë, e lanë bashkë me jetimët e luftëtarëve, që kish marrë me vete të vdiste në kushte varfërie skajore. Kosovarët e brezave të sotme ka të ngjarë të mos e dinë fare se cila është ose në rastin më të mirë ku është varrosur. Të mendosh, erdhi në Shqipëri në dimër, diku aty nga fillimi i vitit 1926, gati e paralizuar dhe me jetimët, që s’u dilte zot njëri në Kosovë dhe po aq në Shqipëri. Nuk e dimë se cili ia ka shkruar letrën, që drejtoi për ndihmë, por kjo letër është model kërkese administrative: “Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës , kam dhe katër femijë jetim me vete. Janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës. Jam e shtrënguar t’iu vë në dijeni se jam duke vdekur nga uria së bashku me fëmijët jetim”. Autoritetet e Zogut heshtën, por vallë ç’mund të bënin kundër gruas, që u kishte marrë erzin bjellogardistëve dhe serbëve tre vjet më parë…

Pak fjalë për të


Shote Galica, gati e paralizuar ose më saktë me një dorë që nuk e përdorte më, pas vdekjes së të shoqit (dhe fshehjes së kufomës së Azemit), mbërriti në fundin e dimrit të vitit 1926 në Shqipëri. Besonte shumë te autoritetet shqiptare dhe kur erdhi ashtu e drobitur, e sfilitur dhe pa asnjë shpresë. Vetë nuk kishte fëmijë, por me vete mbarte bashkë me bashkëluftëtarin Mehmet Deliun dhe katër jetimë të Kosovës, që tashmë dergjej nën pushtuesin serb. Thuhet se ende kishte shpresë të kthehej me pranverën e parë dhe të luftonte. Të mendosh, ishte vetëm 32-vjeç, por tashmë me katër fëmijë jo të vetët, për të cilët duhej të kujdesej më shumë se prindërit, që s’i kishin më. Ndihma prej qeverisë shqiptare nuk erdhi kurrë. Ajo, vetë, do të vdiste në kushte mjerimi, me jetimët te koka, e do të varrosej afër vendit ku qëndronte, deri pak kohë më parë, në një varr, që pothuaj nuk njihej fare.
Mund të ngresh shumë hipoteza për këtë mos respekt për këtë figurë, por ajo që dihet me siguri është se kjo figurë veç luftës që bëri në krah të të shoqit, heroit të madh Azem Galica, kundër serbëve; sfidoi mentalitetin e prapambetur në Kosovë dhe i qëndroi besnike njërit nga burrat vërtetë trima të Kosovës, pasi Azem Galica realisht e tejkalon të zakonshmen me atë që ka bërë.

Historia e saj

Shote Galica ishte pjesë e një njësiti kosovar, që drejtohej nga i shoqi dhe që u janë regjistruar gati 40 aksione ndaj serbëve. Qerime Halil Galica ose “Shota”, si thirrej shkurt prej familjes së vet, prej trupit të shkurtër dhe të ngjeshur, luftoi kundër represionit serb, shpronësimin, shpërnguljen dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare. Fare e re, që më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut. Prej këndej, ishte vendi që shërbeu si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë. Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës. Do të sfidonte të gjithë skeptikët, kur më 1924, fill pas vdekjes së Azemit, luftoi në krye të çetës, që më parë udhëhiqej nga ai. Madje, me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924, luftoi edhe kundër forcave serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Plot 22 anëtarë të familjes i kanë humbur jetën prej serbëve.
Mentaliteti
Por një armik më i madh se serbët ishte para saj. Shote Galica ka luftuar me mentalitetin kosovar. Shpesh, armiqtë hapën zëra se ajo ishte e përdalë, por ajo arriti t’i sfidonte teksa merrte pjesë në kuvendin e burrave, aty ku bëhej plani i luftës. Nga Marubi kemi një imazh të saj me veshje meshkujsh dhe një qeleshe të bardhë, që na jep imazhin e saj edhe sot. Është simpatike dhe serioze, por sot kemi shumë pak mundësi ta njohim.
Dhe, për ta bërë veshjen më interesante për sytë e publikut, thuhet se gërshetin e saj e vendoste nën kësulën e bardhë, duke e mbuluar me shall. Nuk duhej të dallohej prej të tjerëve në Kuvendet e burrave, që shpesh ishin armiqësor me femrën. Gojët e këqija do e përflisnin sepse ajo rrinte vetëm me meshkuj, por kjo grua tregoi se ishte realisht e jashtëzakonshme me atë që bëri.
Kur do mbyllte jetën më 3 korrik të 1927, do kishte fare pak njerëz me vete, njësoj si i shoqi, që do qëndronte me dekada i varrosur në një hon, thjesht mos ta gjenin serbët dhe tradhtarët, që nuk i mungojnë këtij kombi.

Me pak fjalë, na takon, që teksa nderojmë pa fund njerëz, duhet t’i gjejmë një vend të denjë prehje kësaj gruaje, që nuk dimë t’ia ketë bërë ndokush më parë nga zyrtarët shqiptarë dhe kosovarë. Më e mira e të mirave është që këtë grua të mrekullueshme ta përcjellim atje ku e ka vendin në Kosovën e vet…Si Azem Bejta, ashtu edhe Qerime Halili, “Shota”, ky çift vërtet trimash që lindën në zemër të Kosovës, në Drenicë, mbase i duhet të varrosen sërish bashkë atje ku e kanë vendin, për t’u kujtuar, por edhe të na kujtuar sesa mosmirënjohës meskinë jemi.

Kategori
Uncategorized

KU I KE KOMISARET, GJENERAL.


Po me emigrantet c’pate o i pa burre.

I percave ata dhe shoqatat.

I mashtrove, i shkatërrove, i dhunove bashke me voten e tyre.

Nuk u ngope?

Me ne fund po ju hedh mbi shpine dhe dështimin total te qeverise tende.

–Qe je i pa burre.
–Qe ti dhe komisarët e tu( rilindes) mashtruan emigrantet e shkrete duke ju grabitur voten. (me nje bilete vajtje_kethim)
–Qe i harruat mbasi moret pushtetin.

Te gjitha u kaluan.

Por qe tju vesh mbi supe dhe nje barre tjeter, vetem nje i pa burre si puna e jote mund ta beje.

Dhe mire ja u ben, biles pak e kane.

E meritojnë dhe kete poshtërsi nga ana e juaj.

–Ata ju besuan dhe u keqpërdoren nga komisaret tend.
–U keqpërdoren dhe nga te tjerët para tyre dhe teje.
E megjithatë ata dorën kurre nuk ja u shtrine, dhe lemoshe nga ju nuk kerkuan.

Kerkuan vetem te drejtat e tyre, te cilat kurre nuk i fituan.

Ndersa ju.
Pabesisht dhe djallezisht i akuzoni si shkaktare te prishjes se imazhit tuaj.
A thua ju ka mbetur gje nga ai imazh i dale boje, apo nga ajo c’ka i mashtruat ne fushate.

Ju paturpesisht.
Mashtroni se emigrantet e Greqisë po mbushin azilet ne Gjermani.

Ju paturpesisht.
Mbasi genjyet shqiptaret, po mundoheni te gënjeni europen.

Ju paturpesisht.
Deshtimet e qeverise, krimin, korrupsionin, kondrabanden, lidhjen tuaj me to, kerkoni ta mbuloni me gënjeshtra.

Ju paturpesisht.
Kercenoni Europen qe po ju zbon, me fondamentalizmin islam ne shqiperi. (kjo vetem në mendjen tuaj te sëmure)

Ju paturpesisht.
Po vazhdoni te luani komedinë e maskarait, shfrytëzuesit, abuzuesit me emigrantet e pa mbrojtur shqiptare ne Greqi.

Ku jane tani ata qe vute per te mashtruar dhe ju marre voten emigranteve?

Kush sponsorizoj?
Ku jane dhe nga erdhe milionat e pista te fushatës suaj ne Greqi.

Ku i ke komisaret, Gjeneral.

Harrova.
Komisaret, ti me krye komisar Veliajn, i shperbleve.
Se te tjerët i shker….

Dhe vazhdo.
Vazhdo, shume shpejt do vije koha e tyre, se do te te shker…..Dhe ata.
Po me vote.

Mos harro, ti dhe komisaret e tu, bota rrotullohet.

Ju e harruat.
Francen dhe veten tuaj atëkohë emigrant, kur iket i rrahur si një qen me morra nga shqiperia.

Ju i harruat.
Thonjte e pa prere, duart e pa lara, shitjen e ikonave të vjedhura, fjetja nen ura. ( kjo eshte thënie F Nanos) kur te gjeti ne Paris.

Ju i harruat.
Abuzimet dhe plazhet nudo me ato qe sot ja u ke dhene për gra ministrave te tu.

Ju i harruat apo Beni sikur……..Z. Krye…..

Por emigrantet dhe familjet e tyre nuk mund te harrojne, ata dine dhe do te dine te reagojnë shume shume shpejt, jo me nepermjet komisarëve dhe autopolanteve tuaj te prishur, por nepermjet zërit, votes, te ardhmes, femijeve, lirisë, dhe te drejtave te tyre te neperkembura cdo dite, nga ju, qeveria dhe parlamenti bolshevik.

foto e Urim Gjata
Kategori
Uncategorized

Mjerë ne që po udhëhiqemi nga ish-të varfrit!

Deri kur ky popull do t’i durojë këta banditë, kriminelë e mafiozë në skenën politike?

Dikur analfabetë, sot janë bërë multimilionerë

Nga njerëz të pashkolluar, u shndërruan në njerëz të diplomuar, me diploma fakulteti, master e deri tek ”doktor shkence”! Të gjithë u bënë me diploma universiteti, magjistra, doktorë “shkencash” e akademikë

Babai im i ndjerë gjithmonë më thoshte:

Nëse e marrin pushtetin njerëzit që para ardhjes në politikë kanë qenë të varfër dhe të pashkolluar, është shumë rrezik për atë shtet dhe për atë popull, sepse ata janë të pangopur dhe nuk kanë kufi! Pastaj pas disa viteve kur lëshojnë rrënjë të thella në politikë, është vështirë për t’i larguar nga pushteti! Dhe me të vërtetë ashtu ishte dhe ashtu ndodhi. Shteti ra në duart e njerëzve të tillë, njerëz që  ishin të varfër, të pacivilizuar dhe të paarsimuar. Këta politikanë të sotëm nga super të varfër, u shndërruan në njerëz super të pasur. Nga njerëz të pacivilizuar dhe çobanë, u shndërruan në njerëz të ”civilizuar”! Nga njerëz të pashkolluar, u shndërruan në njerëz të diplomuar, me diploma fakulteti, master e deri tek ”doktor shkence”! Të gjithë u bënë me diploma universiteti, magjistra, doktorë “shkencash” e akademikë. U kujdesën edhe për gratë e tyre, fëmijët, familjen e ngushtë dhe të gjerë, që brenda natës të marrin diploma universiteti e deri tek doktoraturat. I punësuan gratë, burrat, fëmijët, dajat, tezet, hallat, xhaxhallarët, fisin, farefisin, shokët e miqtë, në institucionet më të rëndësishme shtetërore. Punësuan edhe dashnoret dhe dashnorët e tyre. Uzurpuan edhe TV publik, duke e mbushur me familjarë të tyre. Gratë dhe dashnoret e tyre injorante dhe gjysmanalfabete, që në fillim s’dinin as t’i lidhnin dy fjalë, falë fuqisë së burrave që i kanë në pushtet, brenda natës u bënë femra të “shkolluara” dhe të “emancipuara”. “Zonjat” e tyre nga fshatare dhe amvise të thjeshta, u graduan me lloj-lloj titulli. Të gjitha u bënë profesoresha universiteti. Këto “zonja” që para luftës ishin injorante dhe analfabete, pasluftës u fuqizuan aq lart me pozita, saqë uzurpuan të gjitha universitetet publike dhe private për t’i “edukuar” fëmijët tanë. Kurse fëmijët e tyre me paratë tona u shkolluan në shkollat më prestigjioze të botës.

Bildresultat för edi rama

 

Shteti që udhëhiqet nga injorantët

Këta ish-të varfër, debilë e analfabetë, sot janë bërë multimilionerë, politikanë, diplomatë, akademikë, profesorë dhe çka jo tjetër! Çdo institucion shtetëror e uzurpuan dhe e familjarizuan. E mbushën administratën shtetërore me lloj-lloj debili, analfabeti, injoranti, banditi, skizofreni e psikopati. Uzurpuan shtetin dhe kapën për fyti çdo institucion shtetëror. Plaçkitën dhe vodhën të gjitha fabrikat dhe ndërmarrjet shtetërore e publike. Krijuan monopol në ekonominë e vendit. Për çdo ditë pamëshirshëm e zhvatin paranë publike, dhe atë në mënyrën më të tmerrshme. Abuzojnë me ligjin, me shtetin, me qytetarët dhe paratë e tyre. Abuzojnë edhe me makinat dhe telefonat zyrtarë për nevojat e tyre personale. Rrënuan, shkatërruan dhe degraduan çdo gjë. Sot këta debilë jo vetëm që diktojnë shtetin, drejtësinë, arsimin, shëndetësinë, ekonominë, policinë, diplomacinë, mediet, por diktojnë edhe jetën e çdo qytetari. Diktojnë edhe ajrin  dhe frymën e qytetarëve të saj. Janë bërë të paprekshëm nga sistemi i drejtësisë, pavarësisht se kanë vjedhur, plaçkitur, kanë vrarë dhe kanë bërë krime të natyrave të ndryshme. Me paratë e këtij populli, kanë degjeneruar në superluks. Jetojnë si mbretër dhe pashallarë. Janë shndërruar në diktatorë ”modernë”. Me paratë e këtij populli bëjnë xhiro nëpër botë, me gratë, burrat, fëmijët, dashnoret dhe dashnorët e tyre, nëpër plazhet dhe hotelet më superluksoze të botës. Nuk duan të flasin për dështimet e tyre, duan të flasin vetëm çfarë duan ata, se gjoja kanë arritur vetëm ”suksese”. Madje janë bërë shumë arrogantë dhe të egër. Kur kritikohen për të bëmat e tyre, përgjigjen me arrogancë, madje popullit i shesin edhe ”moral”.

Bildresultat för saimir tahiri ne proteste

 

As Zotin nuk po e njohin më

Të mjerët ne që po udhëhiqemi nga këta ish-të varfër dhe analfabetë. Këta janë bërë aq të bezdisshëm, sa që nuk po durohen më. Kanë kaluar çdo kufi. Përveç që janë bërë të paprekshëm nga organet e drejtësisë, as popullit nuk po i frikohen më. Sillen sikur gangsterë dhe rrugaçë. Kanë krijuar përshtypjen se askush s’ka se çfarë t’u bëjë, madje as populli. Që janë të paprekshëm dhe të pamposhtur. As Zotin nuk po e njohin më. E të gjitha këto po i bëjnë në ”emër të popullit” dhe në ”emër të së kaluarës” së tyre të ”lavdishme”. Por. ky popull edhe sa kohë do t’i lejojë që këta ish-varfanjakë dhe analfabetë të pangopur, të shndërruar në multimilionerë, të na udhëheqin, të na vjedhin, të na plaçkitin, të na vrasin e të tallen me ne?! Deri kur, deri kur…??? Deri kur ky popull do t’i durojë këta banditë, kriminelë e mafiozë në skenën politike, të cilët janë bërë kanceri i shtetit dhe gjithë shoqërisë??? A do t’u tregojë ky popull këtyre mafiozëve të politikës, që populli është më i fuqishëm se ata, pavarësisht pushtetit të tyre kriminal dhe mafioz???

 

Shkruan: Faik Krasniqi

Mjerë ne që po udhëhiqemi nga ish-të varfrit!

Mjerë ne që po udhëhiqemi nga ish-të varfrit!

Kategori
Uncategorized

Zbulohen sekretet e holokaustit të turpshëm në Ukrainë.

Zbulohen sekretet e holokaustit të turpshëm në Ukrainë (Foto +18)

Në “Holokaustin e Plumbave” në Ukrainë janë ekzekutuar rreth 1.6 milionë hebrenj gjatë luftës së dytë botërore, nga forcat naziste gjermane me bashkëpunëtor. Megjithatë, për motive të ndryshme, kjo tragjedi është mbajtur e fshehur për vite të tëra.

Ky holokaust ishte mbajtur i fshehur për vite të tëra që nga përfundimi i luftës së ftohtë, por disa dëshmitarë të asaj kohe kanë vendosur më në fund që të thyejnë heshtjen dhe të flasin për këtë qendër vrasëse në Ukrainë, raporton Dailymail.

Pas 70 vite të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sekretet e holokausti në Ukrainë po dalin në shesh, falë punës së një prifti katolik francez, i cili ka hulumtuar për një kohë të gjatë këto vrasje industriale, transmeton lajmi.net.

Mësohet se aty kanë qenë të vendosura rreth 2 mijë varre masive të viktimave hebrenj, ku burra, gra e fëmijë kanë qenë të varrosura.

Ky holokaust është emëruar me emrin “Holokausti i plumbave”, për shkak se për dallim prej Polonisë dhe Gjermanisë, ku masakrat janë bërë nëpër dhoma të përqendrimit, këtu shumica janë qëlluar me plumba dhe janë varrosur aty pranë.

Në shumicën e rasteve viktimat ishin urdhëruar që të hapnin vet varret masive, dhe pastaj të vendoseshin aty lakuriq para se të qëlloheshin. Madje, disa janë varrosur edhe për së gjalli.

 

Exspres

Kategori
Uncategorized

Amaneti i presidentit amerikan Washington per shqiptaret.

image

Mrekullisht ka një lidhje të shpjegueshme për prirjen e miqësisë shqiptare ndaj Amerikës. Është një ndjesi që ka nisur herët, jo vetëm në kohën e pas pavarësisë, kur më 1919 u denoncua nga amerikanët në Konferencën e Paqes në Paris, projekti për coptimin e territoreve shqiptare për eleminimin nga harta e një vendi sovran. Ky lloj antishqiptarizmi i frymëzuar nga kancelaritë euroiane me mbështetjen e Francës dhë mikes së saj Rusisë me satelitët e tyre Serbinë e Greqinë. Ky ishte një nder i madh i një miku të madh që do të bëhej edhe një partner i madh në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Dhe ky partneritet me shqiptarët vazhdon edhe sot e kësaj dite, me gjithë ndërprerjen 45 vjeçare të diktaturës komuniste.

E kush nuk mban mend se si u prit në Tiranë Xhejms Beker dhe se si u prit më 2007 Xhorxh Bush në Fushë Krujë.

Gjithkush e bën një pyetje se ku i ka rrënjët kjo tendencë miqësie e sinqertë e një shtetit potencial demokratik si superfuqia më e madhe e botës ndaj një shteti të vogël që mund edhe të mos përfillet, siç ka ndodhur me europianët. Para së gjithash, kam bindjen unë, thelbi i miqësisë qëndron tek parimet e patjetërsueshme dhe standartet e demokracisë që ka të sanksionuara shteti amerikan në funksion të lkisrisë dhe demorkacisë në botë. Por veç kësaj është edhe një amanet në formën e një testamenti që George Washington u ka lënë pasardhësve të tij presidentcialë në fdronin e tyre për të pasur në vëmendje Shqiëprinë dhe shqiptarët. Është orgjina e tij prej shqiptari që e thërret gjaku i të parëve për të mos harruar asnjëherë tokën e të oparëve të tij.
Duke kërkuar dhe bashkëbiseduar me miq e të njohur, një ditë më vjen në e-mail njjë material interesant që i jep shpjegimin kësaj që unë thashë më lart. Është një e vërtetë që studiuesit e kanë vërtetuar dhe e kanë pohuar si të vërtetën e madhe të një presidneti amerikan që një pjesë të orgjinës së tij e ka nga toka shqiptare, nga prindër shqiptarë.
Ja materiali, që duhet thënë se meriton mirënjohjen e madhe publike :
(Nga: John McCallum/Reuters)

Nëna e presidentit historik amerikan George Washington ishte shqiptare me prejardhje nga rrethi i Pejës. Vetë presidenti Ëashington thuhet ta ketë lënë një letër-amanet për mbrojtjen e shqiptarëve nga Amerika në çdo kohë dhe në çdo mënyrë.

Para disa kohësh, Instituti i Biokimisë dhe i Gjenetikës, me seli në Schafhausen të Zvicrës, ka publikuar rezultatet e hulumtimit më të ri gjenetik të liderëve botërorë, sipas të cilave del se presidenti historik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Washington, ka qenë me prejardhje shqiptare.

Instituti, që në kuadër të hulumtimit të gjerë ka analizuar mostrat gjenetike të ish-presidentit amerikan që e udhëhoqi vendin në luftën çlirimtare kundër Mbretërisë Britanike, konkludon se Ëashingtoni ishte 50 për qind shqiptar, që nënkupton se njëri prind i tij ishte 100 për qind shqiptar.

Derisa Instituti nga Bazeli nuk hyn në detaje në lidhje me këtë zbulim epokal, ekspertë të fushave të tjera janë ngutur që të konfirmonin këtë pohim, duke u thirrur edhe në dëshmi e tjera, gjeneologjike e linguistike.

George Washington ka qenë lideri kryesor politik e ushtarak i SHBA-së në vitet 1775-1799 i cili e udhëhoqi vendin drejt fitores në luftën çlirimtare kundër Britanisë së Madhe, ishte në krye të vendit në kohën e shkrimit të Kushtetutës dhe zhvilloi praktikat presidenciale të qeverisjes që edhe sot janë gurë themelet e punës në Shtëpinë e Bardhë.

Në SHBA ai konsiderohet si “Babai i Kombit”.

E ëma shqiptare
Sipas linguistit “Albert Myko”, nga Instituti i Linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë, SHBA, ekzistojnë dëshmi të tjera që tregojnë se e ëma e George Ëashingtonit ishte shqiptare.

“George Washingtoni ishte i biri i Augustin Washingtonit dhe Mary Ball Washingtonit. Mary në fakt ishte Marije Bala, prindërit e së cilës ishin nga rrethi i Pejës, në Kosovën e sotme. Marija ka lindur në Lively të Virgjinisë, në SHBA, në vitin 1708, por prindërit e saj kanë ardhur aty më 1706, pas një udhëtimi të gjatë me anije që nisi nga Raguza, Dubrovniku i sotëm, dhe i çoi ata përmes Britanisë deri në Tokën e Premtuar, Amerikën. Historia e udhëtimit të gjyshërve të Ëashingtonit nga Kosova në Amerikë është e përshkruar në librin biografik “Mary Ball Ëashington” të autores Virginia Carmichael, i botuar më 1850. Aty, madje, thuhet se Balajt kishin ardhur nga një fshat i quajtur Sinic, që mund të jetë ngatërrim i emrit të fshatit Isniq, në komunën e Deçanit:, thotë Myko, i cili tregon se kjo histori deri vonë është mbajtur e fshehur në sirtarët e Shtëpisë së Bardhë, dhe se përmendja e prejardhjes shqiptare të Washingtonit është hequr nga lista e temave të ndaluara nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i SHBA-së vetëm para pak kohe.

Në lidhje me këtë, zyrtarë nga Shtëpia e Bardhë kanë pranuar të thonë vetëm se “nuk ishte e rastit që zëvendëspresidenti Biden e ka përmendur presidentin Washington në relacion me kryeministrin e Kosovës”.

Amaneti i Washingtonit

Sidoqoftë, zbulimi i fundit, mbase hedh dritë edhe në disa aspekte të tjera të përfshirjes amerikane në Kosovë dhe të mbështetjes për shqiptarë në përgjithësi. Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodëard, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Ëashingtonit, në lidhje me shqiptarët.

“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit në njërën nga intervistat e shumta për libër dhe i thash, “shih, Bill, ç’ka kam zbuluar nga arkivat e Ëashingtonit”. Ai, me të parë letrën, më tha: “E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim intervenuar në Kosovë”, tregon Woodëard, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”. Ai thotë të mos e ketë përfshirë letrën e Washingtonit në librin për Clintonin, sepse tani përgatit librin e posaçëm për Ëashingtonin dhe prejardhjen e tij shqiptare. Ëoodëard thotë se mendohet nëse do ta titullojë librin “George Washington: Shqiptari i parë në Shtëpinë e Bardhë” apo ndoshta “Shqiptari nga Kosova që krijoi shtetin e Amerikës”.

“Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Nga hulumtimet del qartë se edhe presidenti Woodroë Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodëard, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodëard.

“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.

Sidoqoftë, Woodëard beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e Washingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë. Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.
Në lidhje me zbulimin epokal të prejardhjes shqiptare të George Washingtonit, si dhe pohimeve të tjera të padëgjuara deri më tani, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk ka dashur të jepte asnjë koment.

Hulumtimi i Institutit të Gjenetikës nga Schafhauseni i Zvicrës ka nxjerrë edhe disa rezultate tejet interesante për prejardhjen gjenetike të disa prej liderëve historikë botërorë.

Sipas hulumtimit, Fidel Castro ka prejardhje angleze, Vladimir Lenini kishte qenë çeçen, ndërsa presidenti francez Charles de Gaulle që u tërhoq nga Algjeria kishte qenë, në fakt, me prejardhje arabe.

Edhe një fakt tjetër :

Referimi në disa pjesë nga libri i autorit George F. Williams “Shqiptarët”, del qartë fakti se thellësia e mbështetjes amerikane për shqiptarët, ka një lidhje gjenetike dhe që buron nga identiteti autentik i shqiptarëve, që duket hapur se janë motive të forta për të qenë krah të njeri-tjetrit, në një kohë që shqiptarët kanë nevojë të madhe për konfirmimin e historisë së tyre të lashtë.

Kështu, George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur : “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjike, para se të shkrhuej gjuha greke, ,jetonte një popull i njohur me emrin Pellazgët…

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, se grekët e kanë huazuar nga rapsodet Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë teë katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Europian. Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme…

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Origjina e shqiptarëve

Prapa në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg. Herodoti (484 – 425 p.e.s.) iu vesh Pellazgëve historinë e cila këto i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që qenë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekërit e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët. Vetëm në kohë të vona u shkoqit se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihesh që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub. Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këto Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.

Për shembull,
Kaos është hapsi, hapësira;
Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;
Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;
Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;
Athena është E thëna, me thënë fjalën;
Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;
Muse, Mosois, është mësuesi;
Afërdita domethënë afër ditës, agimi.

Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen. Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është,
Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;
Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;
Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;
Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;
Odiseu, i udhës,udhëtari, aji që shëtit;
Ithaka, i thak, idhnak;
Droilos, Droili(os), ai që druhet, frigac.

Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste. Nuk është çudi në se njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit e morën nga poetët Pellazgjike të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike. Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre. Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, qe pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja qe gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake. Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian. Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë. (185)

image

Kategori
Uncategorized

Fishta. Dy shkrimet e tij para 1889_es.

Disa studiues po grumbullojnë të dhëna për prejardhjen e të parëve të Gjergj Fishtës. Ata mendojnë se trungu është në Dom Gjon të Mirditës. Mendojnë, gjithashtu, se stërgjyshërit e Fishtës rrjedhin nga fisi i Pacajve. Në raste të tilla mua më vjen nëpër mend një aforizëm i Niçes. Ai ka thënë diku se një popull nuk vlerësohet nga numri i njerëzve të shquar që ka nxjerrë nga gjiri i tij, por nga qëndrimi që ai popull mban ndaj figurave të veta të shquara.

Qëndrimi që kanë mbajtur mirditorët ndaj Fishtës është si për njeriun e tyre: e duan Poetin Kombëtar dhe veprën e tij. Shumëkush ka ditur vargje të tëra përmendësh nga “Lahuta e Malcis” dhe i ka përcjellë ata gojë më gojë edhe atëherë kur vepra e Fishtës ishte e ndaluar dhe bënte fajësi të dënueshme për agjitacion e propagandë për këdo që e lexonte qoftë edhe për kënaqësi vetjake.

Lidhjet e mirditorëve me Poetin e Madh bëhen më të qarta duke analizuar dy të dhëna të pavlerësuara sa duhet deri sot. E para ka të bëjë me shoqërinë “Bashkimi” e themeluesin e saj Abat Doçin dhe, e dyta, me botimet e para të Gjergj Fishtës, që sipas gjasave, vijnë si rrjedhojë e aktivizimit të Gjergj Fishtës në shoqërinë “Bashkimi”.

Për të parën, pra, për themelimin e shoqërisë “Bashkimi”, “Kalendari i Maleve” i vitit 1900 i Faik Konicës shkruante:
“Ma e madhia ndodhinë për kombin shqiptar më 1899, asht krijimi i shoqnisë “Bashkimi” ne Shkoder, per përparimin e gjuhës kombetare.  Kjo shoqni zgjodhi për kryetar Imzot Prenn Doçin, Abatin e Mirditës. I shkëlqyeshmi Abat i Mirdites ka me vedi besimin edhe uzdajen e gjith shqyptarve, te shka do fes qi ne qofshim.”

Një tekst i tillë nuk ka nevojë për koment kur është fjala për rolin e Mirditës dhe të njerëzve të saj të shquar si Prend Doçi në historinë e Shqipërisë.
Më tej do të rrekem t’i japim një përgjigje të pranueshme pyetjes që shtrova më sipër: si ka ndikuar shoqëria “Bashkimi” në fillimet letrare të një poeti e shkrimtari si Fishta?
Gjergj Fishta ka qenë njëri ndër themeluesit e shoqërisë “Bashkimi”, ku bënin pjesë personalitete të letrave shqipe, si: Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Ndoc Nikaj, Mati Logoreci etj.

Aso kohe ai ishte famullitar i Gomsiqes, që i përkiste Abacisë së Doçit. Ajo që unë dua të theksoj këtu është fakti se shkrimi i parë i Fishtës, më saktë, dy shkrimet e para të botuara të tij datojnë në nëntor të vitit 1899, disa muaj pas themelimit të shoqërisë “Bashkimi” (janar-qershor 1899). Shkrimi i  pari është një poezi satirike që titullohet “Zoti Anselmo Lorecchio në Vienë” dhe, i dyti, një ese e shkurtër që titullohet “Një hije e zezë” (N’I HIE’ E’ ZEZE).  Të dy shkrimet botohen në revistën “Albania” të Faik Konicës kur Fishta ishte 28 vjeç. Botohen me alfabetin e revistës (jo si është thënë ndonjë herë me alfabetin e klerit katolik të Shkodrës) dhe i pari mban pseudonimin E Popullit, ndërsa i dyti është pa emrin e autorit dhe pa ndonjë pseudonim të tij.

Anselmo Lorecchio na del, kështu, personazhi i parë qysh në nismat letrare të Fishtës. Në numrin e njëmbëdhjetë të revistës “Albania” të vitit 1899, emrin e tij e gjejmë qysh në titull të poezisë (Zoti Anselmo Lorecchio në Vjenë), por edhe eseja, që botohet në të njëjtin numër (f.19-21) me titull “Një hije e zezë”, ka në qendër, d.m.th., ka si hije të zezë Anselmo Lorecchio-n, tashmë jo në Vjenë, por në Romë, ku paska qenë zhvilluar një kongres gjuhëtarësh që trajtojnë edhe probleme të gjuhës shqipe.

Lorecchio e propozon Shqipërinë si pjesë të Greqisë, prandaj Fishta e bën atë hije të zezë dhe ngrihet kundër tij, ndryshe nga qëndrimi që mban në vargjet satirike, ku ndihet edhe një farë krenarie etnike (e të qenit shqiptar) të një njeriu që është i zoti edhe të përziejë punë të mëdha në mes të shteteve si Italia e Austro-Hungaria.

Se si u gjenden të dy shkrimet e para të Fishtës në të njëjtin numër të revistës “Albania” të Faik Konicës, unë nuk jem në gjendje të formuloj ndonjë përgjigje të argumentuar për mungesë informacioni të domosdoshëm. Por mund të them se poezia “Zoti Anselmo Lorecchio në Vjenë” është botuar në pjesën e pasme të kopertinës së parë dhe ka shënimin në kllapa: “Kasnik për Vitin e Ri”, si dhe në fund: “Kjo vjershë asht e qitun ka Kalendari i Maleve me zbukurime, per 1900…”. pra, si kuptohet nuk janë dërguar për botim nga autori për të njëjtin numër të revistës “Albania”.

Viti 1899 shënon themelimin e shoqërisë “Bashkimi” nga abat Doçi i Mirditës si dhe fillimet letrare të Fishtës, duke paralajmëruar Poetin Kombëtar të shqiptarëve, që, sipas studiuesit gjerman Maksimilian Lamberc, gjuha shqipe e ka si “nji fat të madh e të jashtëzakonshëm, çka nuk e patën popujt e tjerë, veçse mbas qindra vjetsh të një jete letrare”. Prandaj kanë të drejtë mirditorët që e duan Poetin e tyre Kombëtar, por jo vetëm ata.

Gjergj Fishta i ri
Gjergj Fishta
Zoti Anselmo Lorecchio në Vjenë
(Kasnik[1] për Vitin e Ri)
Loreki, një trim Ilti[2],
Shtie Taljant[3] në gjemi[4],
Në Trieste po don me hi,
Me çartë Nemc’[5] me ba Itali.

U çart Nemc’, u banë makaronat,
N’Bec e n’Bud[6] u rrëzuen fronat.
Loreki po dredh mustakun,
N’Bec mbrenda do të derdh gjakun.

Kush po shkon në Adriatik?
Loreki tue shti frikë,
Tue shti frikë, tue pre krerë:
Se ç’të gjet, mori Nemce e mjerë!
Ne Hofburg[7] na vajti fjala:
Se ç’na ra Anselmo-palla!

Mori Nemce me fiorita,
Të hangra e të përpita!
Nuk i njofte gojët tonat
Që me grusht hamë makaronat!
Dalin Nemcet e bertasin:
O Anselm, ç’faj t’kemi pasun?
Mori Nemce vet e dini:
Shqypëninë ku ma kini?
E Popullit.
fishta
Shqiptarja.com.

Kategori
Uncategorized

Vlorë 1997, Zani Çaushi voton me smoking dhe mitraloz.

Kategori
Uncategorized

“Trafikantët u paguajnë drejtuesve të policisë 40 euro për çdo rrënjë”..

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar një sërë të dhënash të pabëra më parë publike në lidhje me operacionet anti-kanabis të policisë dhe kultivimit të bimëve narkotike në vend. Në studion e Opinion në Neës24, Hoxha tha se policia po punon mirë, por se nuk po goditet kokat e trafikut të marijuanës.

Ai tha se në zonën e Dukagjinit këtë herë po përdoret taktikë tjetër për zbulimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike, çka ka sjellë edhe rezultate pozitive.

“Operacioni në zonën e Dukagjinit ka hyrë në ditën e katërt. Rezultatet pozitive, sasi e madhe është korrur. Mbi 35 mijë rrënjë. 480 forca FNSH, RENEA, të Shkodrës në mbështetje.

Këtë radhë u ndoq taktikë tjetër. Hyrja në zonë më parë është bërë gjatë orëve të mesditës, kësaj here u kapën pikat strategjike. Në mënyrë që kur të hynte policia të mos kishte kohë për reagim. Ndërhyrja është bërë sapo ka zbardhur dita, ka nisur operacioni. Forcat snajperiste me helikopter. I janë krijuar mundësitë policisë që të mos vihet nën zjarrin e atyre personave. Të gjithë trupat që janë në operacion nuk kthehen në shtëpi por flenë në mal”, tha Hoxha.

Sipas tij, shtrirja e kultivimit të kanabisit në çdo rreth të vendit edhe aty ku nuk është mbjellë më parë tregon se goditja e Lazaratit ishte goditje e sipërfaqes dhe jo e kokave të narko-trafikut. Hoxha tha se i gjithë territori i vendit është kthyer në një hambar për kultivimin e bimëve narkotike.

“Shtrirja e bimës narkotike uniformë në të gjithë vendin. Sasia e madhe e lëndëve narkotike në të gjithë territorin, tregon se trafikantët e vërtetë nuk u goditën në Lazarat, u godit vetëm sipërfaqja. Duke mos u goditur kokat kryesore në Lazarat dhe duke e ditur që ata që e kontrollonin Lazaratin. Nuk ishin lazaratasit, por persona të tjerë, ata kanë krijuar sot këtë situatë”, tha ai.

Autori i emisionin “Xhungël” ka zbuluar detaje edhe për operacionin e policisë në Kavajë, ku u asgjësuan 6500 bimë narkotike si dhe 12 thasë me lëndë të thatë. Ai tha se ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe se në vendin ku është gjetur lënda narkotike janë gjetur pajisje dhe infrastrukturë e posaçme.

“Kanabisi në të gjithë vendin duke filluar që nga qarku i Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Durrësit, etj. Çudia më e madhe në qarkun e Tiranës. Çudia më e madhe ajo që ka ndodhur mbrëmë natën në Kavajë. Në një patrullim është qëlluar me armë. Policia është larguar dhe ka raportuar. Është hartuar një plan masash. FNSH-të nga Tirana kanë shkuar në mëngjes dhe pasi kanë ecur 40 minuta më këmbë kanë gjetur 6500 rrënjë kanabis të mbjellë, më shumë se 2 ha. E gjithë zona ruhej me vend roje. Po ashtu janë gjetur edhe dy tenda të mëdha, një për procesin e tharjes dhe një kur qëndronin personat. Aty janë gjetur pije freskuese, frigoriferë, gjeneratorë silenciatorë. Një infrastrukturë e tyre. Është e cuditshme kur qarku i Tiranës është krehur 3 herë më parë. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që mesa duket lufta ndaj narkotikëve edhe këtë vit nuk ka për t’ia arritur qëllimit nëse nuk goditen trafikantët e mëdhenj. Policia dhe prokuroria të tentojë të hyjë brenda radhëve të organizatorëve dhe të tentojë të ndëshkojë të gjithë policët, drejtuesit që janë të implikuar. Është e pamundur që në qarkun e Tiranës dhe Durrësit të mbillen sasi kaq të mëdha pa patur garanci”, tha Hoxha.

Sipas Hoxhës, kanabisi nuk mbillet nga fermerë dhe fshatarë të thjeshtë pasi tashmë kultivohet edhe në zona ku nuk ka ujë dhe i krijohet infrastruktura e nevojshme, çka kërkon shpenzime dhe një kosto relativisht të lartë. Duke u ndalur tek kostoja, Hoxha tha se këtu hyn edhe pagesa që trafikantët u bëjnë drejtuesve të policisë, duke treguar se për një rrënjë të mbjellë paguhet 40 euro.

“Kanabisi mbillet edhe në zona ku nuk ka ujë, pasi krijohet infrastruktura me mjetet e duhura, gjeneratorë. Në veri policia ka gjetur me kilometra të tërë tubacione. Nuk janë mbjellë nga fermerë e fshatarë por nga grupe kriminale që kanë financuar për kultivimin e këtyre bimëve, që kanë shpenzuar para dhe madje kanë korruptuar edhe drejtues të policisë. Për një rrënjë të mbjellë trafikantët paguajnë drejtuesit e policisë 40 euro. Duke parë në këtë tërësi, trafikantët kanë mbjellë sipërfaqe që ato i quajnë të humbura, domethënë i falen policisë. Qeveria pretendon që 70-80 % të sasisë e ka korrur sikur edhe 10% të shpëtojë justifikon gjithë koston e mbjelljes dhe u krijon mundësinë për të mbajtur linjën e trafikut ndërkombëtar”, deklaroi Hoxha.

Në lidhje me uljen e sasisë së kanabisit që del nga Shqipëria drejt tregut ndërkombëtar të narkotikëve, Hoxha tha se kjo vjen pasi ende nuk është korrur bima e re.

“Në 24 orët e fundit janë raportuar 2 raste të kanabisit të ardhur nga Shqipëria. Kanabisi i ri ende nuk është korrur. Rasti i Kavajës, u gjetën 12 thasë me kanabis të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e produktit është shitur. Produkti vjen në fundin e gushtit, në shtator dhe rezultati duket në tetor, nëntor. Duke patur parasysh këtë situatë ndaj nuk kemi patur raste nga vendet partnere të kapjeve. Për të asgjësuar një parcelë duhet një ditë e tërë për një skuadër policie. Çdo ditë raportohen sasi të kapura por jo autorë, kjo do të thotë se këta autorë do të jenë prezentë sërish vitin tjetër”, tha ai.

(BalkanWeb)

Kategori
Uncategorized

Ndëshkimi i popujve që zgjedhin fantazinë!

ILVA TARE/

…Historitë me “lugët e florinjta” apo “cekun e bardhë” mund të jenë të padëgjuara për brezat e rinj që nuk e kanë jetuar komunizimin dhe vitet që pasuan rënien formale të tij. Por pasojat e mashtrimeve me lugën bosh i vuajnë sot të gjithë shqiptarët, ata që i besuan, votuan dhe shpresuan tek politikanët që propaganduan fantazi në vend të realitetit, ashtu edhe ata që biologjikisht ua ndërtuan të ardhmen zgjedhjet e gabuara të prindërve të tyre.

E tillë është fuqia e fantazive, zë rrënjë kryesisht në kohë krizash e dëshpërimi. Popujt në përgjithësi refuzojnë të shohin tek gabimet e tyre dhe e shohin zgjidhjen tek e pamundura, larg realitetit, i cili është i vrazhdë, i ngadalshëm dhe kërkon shumë punë për t’u transformuar. Jo vetëm aq, po kërkon edhe fat, vetë sakrifikim dhe shumë durim. Shqiptarëve u ka munguar në këto dekada edhe fati për të pasur politikanë që vënë interesat e vendit përballë atyre vetjake, edhe puna e sakrifica për të ndërtuar të ardhmen në këtë vend dhe mbi të gjitha durimi për të punuar sot pa pritur mrekullinë nesër.

Transformimi, ndryshimi apo Rilindja brenda natës, që ndryshon rrënjësisht fatin, pa u djersitur për të, pa punuar me përkushtim për shtet formimin është thjesht një fantazi nga ato që gjenitë e marketingut politik i paketojne me pak oratorit dhe i shesin për
lidership të suksesshëm. Kjo është mënyra se si fantazia e shfrenuar përdoret për të shtuar numrin e ndjekësve të teorisë sharlatane të shndërrimit të të varfërve në të pasur, të të sëmurëve në të shëndetshëm, të varfërisë në lumturi.

Shanset për t’i ikur me dredhi realitetit janë vetëm fantazi, që krijon një mendje aventureske e cila kërkon të fitojë sa më shumë pushtet. Me realitetin duhet përballje e përditshme dhe e mundimshme. Një shoqëri që mbush lokalet në çdo ditë javës në orët e natës, një rini që ka turp të punojë çfarëdolloj pune për të siguruar jetesën, individë që presin ndihma nga të afërmit në emigracion për të marrë aparatin celular më të fundit,  që i ka rrugët e mbushura me makina të vjedhura luksoze, që nuk njeh shtetin ligjor, është padyshim në rrugën e gabuar të mohimit të realitetit.

Ata që e kanë sjellë Shqipërinë në këtë ditë dëshpërimi për mijëra qytetarë ë të shesin gjithcka kanë këtu për të shkuar në emigracion edhe në vitin 2015 kanë luajtuar me mendjet e njerëzve dhe fantazitë e tyre për një vend që do të vinin të huajt për t’ua ndërtuar. Po të rikthesh fjalimet elektorale të çdo palë zgjedhjeje, dëgjon premtime
edhe për Hënën, për planetin e ri të zbuluar në Nasa, për lumturinë e gjetur falas, por shumë pak ose aspak për sakrificat që duhet të bëjnë të gjithë në një realitet të një shteti thuajse të falimentuar.

Për hir të së vërtetës realiteti është i shëmtuar dhe në disa raste edhe i dhimbshëm. Mjafton të shohim rebelimin në rrjete sociale dhe jo vetëm të shqiptarëve që kanë zgjedhur të bëjnë turistin në jug të vendit gjatë kësaj vere. Majfton të dëgjosh ankesat e pensionistëve për çmimet e ilaçeve, të të sëmurëve dyerve të spitaleve, të një
shoqërie që refuzon të diagnostikohet dhe të nisë kurën e dhimbshme të shërimit. Për ta kuptuar edhe më mirë se kombet nuk janë bërë rastësisht dhe sa ajo që po ndodh sot me Gjermaninë, Greqinë apo Italinë e ka thelbin tek filozofia e shoqërive që ato vende kanë ndërtuar. Rrëfenja me personazhin e “Bragadino-s” në shekullin e 16-të, kur Venecia e humbi shkëlqimin ekonomik, për shkak të hapjes në Botën e Re, duke e transferuar pushtetin drejt Atlantikut dhe Europës, dëshmon se shqiptarët nuk janë të vetmit që kanë vrapuar pas lugës së florinjtë të fantazive të liderve të etur për pushtet.

Kur aristokracia veneciane dëgjoi për ekzistencën e një njeriu të quajtur “Bragadino”, që premtonte shumëfishimin e monedhave të floririt, përmes një formule sekrete që ai kishte, senati u mblodh brenda natës dhe votoi unanimitsht për ta bujtur burrin me formulën magjike të pasurimit. Kaluan muaj dhe venecianët po prisnin shtimin e arit të tyre, por “Bragadino” shpenzimet gati mbretërore të të cilit pagueshin nga autoritetet e Venecias, u bëri me dije se duhet të kishin durim sepse formula nuk funksiononte nëse bëhej me nxitim. Dhe kështu kaluan shtatë vjet me gënjeshtrat dhe fantazitë e “Bragadino-s”, derisa ai u largua i fyer që venecianët nuk i dhanë më shumë kohë e besim për të mundësuar magjinë e tij.

Të njëjtën fantazi u përpoq të shiste edhe në Bavari, me të njëjtin premtim për shumëfishim të arit, por gjermanët që ishin të vetëdijshëm se pasurimi dhe mirëqenia nuk vjen nga një burrë mashtrues me formula magjike në xhep, por nga puna dhe djersa e tyre e përzunë përpara se fantazia ta fyente realitetin.

Pesë shekuj më vonë, Gjermania është lidere e Bashkimit Europian ndërsa Italia fqinje së bashku me Greqinë dhe shtete të tjera që kanë besuar gjatë historisë se në vend të mbillej toka mund të blihej një Porsche në fshat me fondet e Bashkimit Europian, jane shembuj dështimi dhe dëshpërimi.

Shqipëria ka humbur shumë stacione, por nuk është kurrë vonë të kapë trenin e duhur për në Europën që ëndërron dhe nëse e dëshiron seriozisht zhvillimin dhe integrimin duhet të hipë në trenin e realitetit dhe jo atë të fantazive.

Kategori
Uncategorized

Atelier Albani, nje histori korrupsioni.

 

Atleier Albania është një histori skandali dhe aferash të pista korrupsioni që po hetohet nga drejtësia belge. Një skandal që ka shpërthyer në Belgjikë me një tender të zhvilluar për studimin e fizibilitetit për realizimin e projekteve në Shqipëri ka nxjerrë në sipërfaqe lidhjet e arkitektëve që janë nën hetim nga autoritetet belge me Edi Ramën. Jo vetëm kaq, por pas këtyre fijeve lidhen edhe familjarë e bashkëpunëtorë të ngushtë të Kryeministrit shqiptar. Peter Swinnen, drejtues i Qendrës së Arkitektëve Flamanë, ish-këshilltar i qeverisë flamane dhe themelues i studios “51N4E” po hetohet për shkak se një tender, sipas nismës “Atelier Albania” të Edi Ramës, ia ka dhënë një miku të tij në konflikt interesi, edhe ai i njohur i Kryeministrit shqiptar.
Swinnen konsiderohet si njeri me lidhje të forta me qeverinë shqiptare për shkak të njohjeve me Ramën. Ai nuk është i lidhur me kryetarin e qeverisë së Tiranës vetëm përmes projekteve publike kur Rama drejtonte Bashkinë e kryeqytetit, por edhe me projekte private të tij të kohëve të fundit. “51N4E” është projektuese e vilës së Edi Ramës në fshatin Surrel, rrëzë malit të Dajtit.
Veç projekteve të fituara në Bashkinë e Tiranës, në regjistrat e “51N4E” zbulohet edhe një lidhje familjare mes Peter Swinnen dhe Ramës. Një prej bashkëpunëtorëve të kësaj studioje arkitekturore rezulton të jetë Rea Xhillari, vajza e Linda Bashës, bashkëshortes së Kryeministrit shqiptar. Emri i saj është në listën e mëposhtme që pasqyron skuadrën e “51N4E”.
Veç familjares së Kryeministrit, “51N4E” është e lidhur edhe me një prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë. Anri Sala, një prej miqve më të afër të Ramës (bashkëpunëtor në lyerjen e fasadave të kryeqytetit) ka bashkëpunuar me “51N4E” në projektin për rehabilitimin e Sheshit “Skënderbej”, sipas projektit belg që Rama synonte të implementonte në Tiranë kur ishte kryetar i Bashkisë.
“51N4E” është jo rastësisht edhe projektuesja e kullës shumëkatëshe (TID) të ndërtuar në rrugën “Abdi Toptani” nga një prej miqve të ngushtë të Ramës.
Peter Swinnen u shkarkua nga detyra dhe po hetohet në Belgjikë pasi favorizoi në tenderin për studimin e fizibilitetit të projekteve në Shqipëri studion Centrum voor Stadsontëikkeling CVBA, që drejtohet nga Patrick Janssens. “Lapsi.al” zbulon se lidhjet mes tyre të çojnë sërish në Shqipëri.
Janssens, kryetar i Partisë Socialiste flamane në Belgjikë dhe kryetar i Bashkisë së Atnëerpit, kohë gjatë së cilës mendohet se është njohur me Ramën, ka qenë pjesë e jurisë së konkursit për projektin e “Lungomares” – shëtitores së Vlorës.
Ky projekt u fitua nga “XDGA”, e drejtuar nga Xaveer de Geyter. Fijet e lidhjes shtrihen nga Geyter tek “51N4E” e Peter Swinnen, pasi Xaveer de Geyter rezulton të ketë qenë pjesë e komisionit të vlerësimit për projektin e Sheshit “Skënderbej”, të hartuar nga “51N4E”. Ai ka qenë edhe redaktor i manualit të “51N4E”.
Swinnen dhe Janssens kishin vendosur të bashkëpunonin më në fund hapur për projektet e “Atelier Albania”, një organizëm në vartësi të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, i drejtuar nga arkitekti Joni Baboçi. “Atelier Albania” është një “njësi laboratorike” në brendësi të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit të drejtuar nga Adelina Greca. Zonja Greca ka qenë funksionare në Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe shefe e Departamentit të Planifikimit në Bashkinë e Tiranës, në kohën kur ajo drejtohej nga Edi Rama.
Misioni i “Atelier Albania” është: “Atelier Albania do të hartojë procesin për projektet transformuese urbane dhe territoriale në bashkëpunim të ngushtë me të gjitha ministritë e interesuara, me shoqërinë civile, si dhe të gjithë palët publike apo private me interes të drejtpërdrejtë në zhvillimin territorial dhe atë urban. ‘Aterlier Albania’ do të projektojë dhe koordinojë planin për hartimin e një plani. Ajo do të funksionojë si një platformë e përhershme bashkëpunimi midis ekspertëve vendas, ekspertëve të huaj dhe grupeve të interesit; duke ndërtuar kapacitete në të gjitha nivelet e shoqërisë për sa i përket zhvillimit hapësinor, territorial dhe urban në Shqipëri. ‘Atelier Albania’ do të jetë një instrument për ndërtimin e projekteve dhe për ndërlidhjen e donatorëve me prioritetet e vendit dhe me ekspertizën e duhur lokale dhe të huaj”.
Tenderi për të cilin po hetohet kreu i studios belge, i cili ka projektuar edhe shtëpinë e Ramës në Surrel, ishte pikërisht për studimin e fizibilitetit për projektet që mund të zhvilloheshin në bashkëpunim me “Atelier Albania”, që siç shihet drejtohet nga një “besnike” e Ramës.
Kështu, afera e fundit që ka shpërthyer në Belgjikë, ashtu siç thonë tashmë mediat belge, nuk ka qenë e rastësishme. Arsyet që të çojnë në këtë përfundim janë lidhjet e forta që Swinnen ka me Kryeministrin shqiptar, Edi Rama, jo vetëm nga bashkëpunimi i hershëm për projekte të rëndësishme miliona euroshe në Bashkinë e Tiranës apo i atyre në rang kombëtar tani që Rama është zgjedhur Kryeministër, por edhe nga njohja dhe bashkëpunimi me familjarët dhe miqtë më të afërt të kreut të qeverisë shqiptare.

Qeveria belge shkarkoi Swinnen për tenderin e Ramës

Kryeministri Edi Rama është pjesë e hetimeve që po zhvillohen prej disa muajsh në Belgjikë në lidhje me tenderin që ia ka ofruar mikut të Swinnen. Skandali lindi pasi qeveria belge shkarkoi Peter Swinnen, arkitektin e qeverisë flamane për abuzimet me një tender. Sipas belgëve, Swinnen ka abuzuar duke favorizuar Patrick Janssens në dhënien e një tenderi duke i ofruar informacion paraprak. Tenderi ka qenë për “Lungomaren” në Vlorë.
Më 27 shkurt të vitit të kaluar Swinnen shpalli tenderin për një studim fizibiliteti në Shqipëri ku morën pjesë tre kompani belge.
Por nga tre kompanitë kuptohet që tenderi prej 31 mijë eurosh iu dha kompanisë së Patrick Janssens. Pas hetimeve të Qendrës së Auditimit Financiar të qeverisë flamane doli në dritë se Swinnen i kishte dhënë informacion paraprak kompanisë së Janssens duke krijuar garë të pandershme. Kjo ka qenë arsyeja e pushimit nga puna të Swinnen dhe ndaj tij pritet të nisë një procedim penal.
Sipas gazetës belge “De Morgen” zgjedhja e Shqipërisë nuk ishte krejt e rastit, por e mirëstudiuar. Kompania ku Swinnen është ortak, “51N4E”, ka lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Gazeta belge gjithashtu ngre dyshime pasi thotë se Janssens, që fitoi projektin, ishte në Shqipëri rreth një javë para se të shpallej tenderi.
Janssens ka qenë në Shqipëri më 20 shkurt 2014, 7 ditë para shpalljes së tenderit.
Kompania ku Swinnen është ortak, është e njëjta kompani që ka bërë projektin për ndërtimin e Sheshit “Skënderbej”, i cili zgjati katër vjet rresht dhe nuk u përfundua. Po ashtu fituesi i projektit të “Lungomares” në Vlorë, Xaveer de Geyter, është bashkëpunëtor i Swinnen pasi ai ka redaktuar manualin e kompanisë së këtij të fundit.
Ndërkohë që në jurinë që vendosi për “Lungomaren” ka qenë edhe Patrick Janssens. Janssens duket se ka lidhje të hershme me Ramën, që në kohën kur Janssens ishte kryebashkiak i Anverpit, bashkisë më të madhe në Belgjikë dhe kryetari i Partisë Socialiste flamane.

Kategori
Uncategorized

Epidemia e ikjes.

 Epidemia e ikjes, duket se e ka prekur edhe një herë popullin tonë.

Ditë pas dite dëgjon për njerëz që lënë pas atdheun e jetën këtu, edhe me fëmijë të vegjël me vete, me shpresën se diku jashtë, i pret një e ardhme më e mirë. Të shumtë janë ata që si dritë të shpresës së tyre kanë parë Gjermaninë, ku një numër i madh shqiptarësh e jo vetëm, janë në kërkim të azilit. Dhe, siç ndodh rëndom në këto raste, legjendat urbane gëlojnë… Dikush mendon se kjo është një politikë shtetërore dhe se jeta e të ikurve është e garantuar në këtë vend. Dikush tjetër se kushtet në të cilat jetojnë këta njerëz, janë shumë të këqija. Për të mësuar më shumë mbi jetën e azilkërkuesve në Gjermani, ne kemi kontaktuar me një shqiptar i cili jeton tashmë prej 15 vjetësh në këtë vend dhe aktualisht, është anëtar i stafit që merret me azilkërkuesit. Ai i përket fushës së shëndetësisë, njëkohësisht dërgon pacientë privatë që vijnë nga Shqipëria apo edhe vende të tjera, të cilët, siç thotë ai, deri më sot kanë dalë të gjithë të kuruar e shëruar plotësisht. Ja, çfarë na thotë më shumë, zoti Trebeshina…

Blerina Çizmja: – Zoti Trebeshina, ju po e prekni nga afër realitetin e kaq shumë shqiptarëve që sot kërkojnë azil në Gjermani. Si e shikoni këtë fenomen ju vetë, me syrin e një emigranti që tashmë ka vite që jeton në Gjermani?

Katan Trebeshina: – Ky është kthyer në një problem shqetësues edhe për vetë Gjermaninë, mbasi ky numër azilkërkuesish sa vjen e shtohet. Fenomeni nuk ka të bëjë vetëm me azilkërkuesit shqiptarë, por edhe nga vende të tjera, si Siria, Afganistani, Pakistani, nga Afrika e nga gjithë Ballkani në përgjithësi, por unë po ndalem te Ballkani e më konkretisht, te Kosova dhe Shqipëria.

A ju kujton kjo vale etheje për të ikur nga Shqipëria, kohën kur keni ikur ju vetë? Ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë emigrantët e sotëm, nga ata të ikjes së parë masive të shqiptarëve drejt Perëndimit?

– Kjo ikje masive është më e madhja e të gjitha kohërave, mbasi nëse me futjen nëpër ambasada numri i emigrantëve shqiptarë nuk ka qenë më i madh se 5 mijë vetë, tani ai është disa herë më i madh dhe statistikat janë po ato që thuhen edhe në mediat shqiptare dhe gjermane, madje diçka më shumë se aq. Nëse në korrik me ambasadat ikën me preteksin e azilit politik, duhet të kuptojmë se atëherë ishte në fuqi regjimi komunist, ndërsa mbas 24 vjetësh, kjo situatë ndryshon për shumë arsye. E para, thuhet se ka liri e demokraci, por faktet tregojnë ndryshe… Unë po shoh edhe shumë nga partitë politike që u futën në koalicione me qeverisjen e djeshme e të sotme dhe menjëherë mbasi u krijua qeveria, kanë filluar ankesa nga më të ndryshmet…

Ju keni kontakte të drejtpërdrejta me azilantët, për shkak edhe të punës suaj. Duke gjykuar nga ajo që shihni ju vetë në kampe, çfarë mendoni se e ka provokuar këtë ikje masive?

– Ikja masive nga Shqipëria është një prapagandë e bërë aty në Shqipëri nga trafikantë të lidhur me pushtetin, sepse nuk po përballojnë dot situatën që vetë e kanë krijuar, por edhe për të mënjanuar pasojat e ndonjë revolucioni popullor, që zien në mediat sociale ndaj kësaj klike qeverisjeje. Kriza ekonomike, që sigurisht ka hyrë në një krizë politike, ka detyruar e detyron shtresa të ndryshme njerëzish të largohen e të kërkojnë azil në Gjermani. Pastaj, këta që kanë ardhur, kanë folur më parë me njerëzit e tyre, miqtë e shokët që u kanë thënë se në Gjermani të japin shumë para etj. Kjo ka bërë që dyndja të vijë duke u shtuar.

Me ç’kategori njerëzish përballeni përgjithësisht aty?

– Kontigjenti kryesor janë popullsi rome. Pastaj, ka nga fshatrat dhe nga qytetet, ka njerëz vërtet hallexhinj, por ka edhe nga ata, si i themi ne, dhi e zgjebosur e bishtin përpjetë, që kërkojnë edhe qiqra në hell. Harrojnë se shteti gjerman po i strehon me sa të mundet për të mos ndenjur jashtë, siç po rrinë në Greqi, për shembull.

Konkretisht, si po i pret Gjermania këta njerëz? Fjala kamp duket pak e rëndë, aq më tepër, e lidhur me Gjermaninë…

– Gjermania i ka pritur e strehuar të gjithë! Kuptohet se nuk do të lëshojë vetë gjermani shtëpinë e tij e të strehojë të ardhurit, por ka patur shtëpi që u janë lëshuar shërbimeve sociale për t’u përdorur për këta njerëz. Ka edhe vende të tjera ku shumë gjermanë kanë strehuar njerëz nëpër shtëpitë e tyre. Pjesa tjetër e atyre që kanë ardhur, jetojnë nëpër qendra provizore të ngritura për t’i strehuar, që janë si banesat e zakonshme, me të gjitha kushtet, por kjo s’duhet kuptuar si kampet e përqendrimit. Situata në Gjermani me azilkërkuesit tani ka filluar t’i ngjajë asaj që ndodhi në luftën e Kosovës, kështu që në disa vende, njerëzit janë strehuar edhe nëpër çadra.

Me çfarë problemesh konkrete po përballen këta njerëz sot?

– Problemet me të cilat përballen azilantët janë gjuha, kultura e dobët, vjedhjet, në disa raste edhe arroganca me autoritetet pritëse, sherret me njëri-tjetrin, me të huajt e sidomos me sirianët, mosmbajtja pastër e ambienteve ku jetojnë, mendjemadhësia e shumë gjëra të tjera negative.

Cila është kombësia që mbizotëron dhe a janë përfshirë shqiptarët në situata konfliktuale?

– Shumica përbëhet nga sirianët dhe në disa vende të Gjermanisë ka patur edhe përplasje fizike me shqiptarët. –

Sa pagesë marrin azilantët dhe për sa kohë zgjat ajo?

– Azilantët marrin nga 325 euro për person në muaj, të cilat i përdorin për ushqim dhe që janë të mjaftueshme, bile një pjesë e mirë dërgojnë para në familjet e tyre në Shqipëri. Siç pohoi sot edhe Ministri i Brendshëm gjerman, paga e një azilanti është sa rroga e një polici në Shqipëri e Kosovë.

Tjetër, çfarë u ofrohet atyre?

– Azilantët kanë strehim e akomodim, kanë shëndetësinë dhe operacionet falas, bashkë me ilaçet. Një herë në javë, kush do, merr ushqime e veshmbathje nga Caritasi e kisha, u organizohen edhe kurse për gjuhën, por asnjë s’ka interes… Shumica e të ardhurve kërkojnë takime të shpeshta me mjekë, kërkojnë të bëjnë skanera, eko, grafi dhe në shumë raste, kërkojnë me çdo kusht të jenë të sëmurë, pasi sipas tyre, po të jesh sëmurë, të mbajnë në Gjermani. Një pjesë kërkojnë të heqin mbushjet e vjetra të dhëmbëve e t’u vihet mbushje e re, me mentalitetin “jemi që jemi, t’i bëjmë të gjitha”, duke mos u lënë radhë të sëmurëve të vërtetë.

A është e vërtetë se shumica e këtyre njerëzve rrezikojnë të rikthehen në atdhe? Çfarë politike po ndiqet dhe cilët kanë më shumë shanse për të përfituar azil në Gjermani? –

Shancet për të fituar azil janë shumë të pakta dhe sipas mediave dhe autoriteteve të këtushme, të gjithë kanë për t’u kthyer, me përjashtim të atyre që kanë mundësi të integrohen, pra, ta përballojnë vetë jetesën.

Fakti që njerëzit vzhdojnë të ikin, në fund të fundit, pa një pengesë, i ka shtyrë shumë vetë të mendojnë se kjo është një politikë e shtetit gjerman për tërheqje emigrantësh. A mund të jetë e vërtetë kjo dhe, nëse po, për çfarë arsyeje mund të ndodhë?

– Vërtet Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore, por kjo s’do të thotë se ka nevojë për punë krahu. Këtu ka nevojë për mjekë, infermierë, inxhinierë, por edhe ata do t’u nënshtrohen testimeve të ndryshme. Nuk mund të punojë askush as mjek e as infermier nëse nuk di gjuhën gjermane, por edhe kjo bëhet nëpërmjet ambasadës gjermane në Shqipëri. – Ç’është shqyrtimi me procedurë të shpejtuar që u bëhet azilantëve? – Në të vërtetë, procedurat janë të ngadalta, për shkak të fluksit të madh dhe kjo ka bërë që edhe të vonohet kthimi i tyre.

Ju vetë, çfarë do t’u këshillonit të gjithë atyre që po mendojnë të nisën për në Gjermani e të kërkojnë azil atje? Duhet ta bëjnë apo jo dhe pse?

– Vetëm humbasin kohën kot, se të gjithë do të kthehen. Të paktën, këtë e them nga ajo që flitet në media e organet qeverisëse vendore. Blerta

Kategori
Uncategorized

Vajza duhej vrarë, trupi të zhdukej.

Sadri Danaj ka marrë sërish bekimin e Koços dhe Ramës për t’u zgjedhur për një mandat të dytë në krye të Qarkut të Vlorës. Pas zgjedhjes së krerëve të Bashkive si dhe pas konstituimit të Këshillave Bashkiakë pritet të bëhet edhe zgjedhja e krerëve të qarqeve në të gjithë vendin. Rama ka vendosur se në krye të Qarkut të Vlorës edhe për vitet e ardhshme të jetë Sadri Danaj, një emër që vjen nga bota e errët e krimit dhe mafias, me lidhje me një organizatë mafioze që ka ushtruar aktivitetin në Itali së bashku me Cosa Nostrën. Emri i kryetarit të përzgjedhur nga Rama është në dosjet e drejtësisë italiane si i përfshirë në pengmarrje dhe ku sipas përgjimeve ai rezulton si më ekstremisti i organizatës mafioze që kërkon jo vetëm marrjen peng të vajzës, por edhe vrasjen e saj dhe zhdukjen e trupit.
Një përbindësh i tillë i krimit do të drejtojë për të dytin mandat radhazi qytetin e Vlorës. Me individë të tillë në krye të saj, Vlora është shndërruar në një qytet të kontrolluar tërësisht nga mafia. Rikandidimi  i Danajt vjen në një kohë kur kambanat e alarmit për inkriminimin e pushtetit vijnë tanimë jo vetëm nga opinioni i brendshëm, por dhe ai ndërkombëtar dhe veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara.
Një vendim i tillë i Ramës dhe Metës është një tjetër sfidë e hapur që pushteti kriminal i Tiranës i bën Shteteve të Bashkuara. Mesazhi që Rama po i jep për çdo ditë partnerëve të vendit është se ai nuk ka ndërmend që të ndahet nga krimi dhe se fati i tij në politikë është i lidhur me këto kontigjentë kriminalë. Ai vijon të promovojë në postet e larta njerëz me histori krimi me organizatat mafioze më të rrezikshme sot jo vetëm në Europë, por edhe në botë. Përveç Danajt pak ditë më parë, Rama po ashtu emëroi në krye të Këshillit Bashkiak të Lezhës një tjetër familjar të deputetit Ndoka për të cilin ka denoncime se edhe ai është i përfshirë në botën e krimit dhe trafiqeve.
Edhe emrat e listave për këshilltarë në qytete të ndryshme kanë një numër të madh trafikantësh dhe të inkriminuarish që po ashtu janë katapultuar për të qenë aty nga Rama dhe Meta. Ndonëse Meta deklaroi kohët e fundit se ai nuk ka të inkriminuar, në fakt ai është po aq përgjegjës në votën mbështetëse që po i jep këtyre elementëve.
I njëjti mekanizëm sikurse në listat për deputetë që u mbushën nga Rama e Meta me të inkriminuar vijoi në zgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të Bashkive dhe tani po vazhdon edhe me zgjedhjen në krye të Këshillave Bashkiakë si dhe të qarqeve.

Pengmarrja e Sadri Danajt

Kryemafiozi i zgjedhur nga Rama në krye të Qarkut të Vlorës, Sadri Danaj është një nga emrat e skeduar nga drejtësia italiane si një ndër njerëzit më të rrezikshëm të grupeve kriminale shqiptare që bashkëpunojnë me organizatën mafioze “Cosa Nostra”. Deklarata është bërë nga përfaqësues të Prokurorisë italiane, të cilët kanë njohur mjaft mirë emrin dhe rolin kriminal të Sadri Danajt. Prokurori italian Giovani Tinebra deklaron se, Danaj është një nga bashkëpunëtorët e afërt të organizatës kriminale “Cosa Nostra”. “Jemi shumë të shqetësuar për saldimin e grupeve kriminale të mafies së Cosa Nostras me ato shqiptare si ai i Sadri Danajt, gjë që mund të çojë në një shpërthim kriminaliteti” është deklarata e Prokurorit Tinebra, i cili i referohet arrestimit të kryemafiozit të zgjedhur në krye të Qarkut të Vlorës.
Sadrit Danaj është përfshirë në rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni në Itali në vitin 2000, për ta detyruar këtë të fundit, që të paguante një gjobë të majme. Ai ka qenë pjesë e një prej organizatave mafioze siçiliane dhe ka bashkëpunuar me mafiozë të tjerë në rrëmbimin e vajzës së biznesmenit italian.
Sikurse dëshmohet edhe nga Prokuroria italiane, shqiptari Danaj që drejton me bekimin e Ramës Qarkun e Vlorës, ka qenë më i ashpri në bandën mafioze siçiliane të përfshirë në rrëmbimin e vajzës së biznesmenit. Nga përgjigjet e Prokurorisë italiane, Danaj kërkonte vrasjen dhe zhdukjen e trupit të vajzës së re me qëllim që mafiozët të humbisnin gjurmët.
Sipas gazetës italiane, “La Republica”, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku në një moment është shprehur: “Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do t’ia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”.

Mashtrimi me dëshminë e Brindisit

Dëshmia e publikuar nga Sadrit Danaj se ai nuk ka pasur probleme me drejtësinë italiane vlen vetëm për Brindisin, pra që nuk ka probleme me drejtësinë në qytetin e Brindisit. Për të çertifikuar që nuk ka probleme në pjesën tjetër të territorit italian duhet të na tregojë një “vizura nacionale” (quhet italisht), pra një dëshmi penaliteti që vlen për gjithë territorin italian jo vetëm për një qytet.
Ai ka gënjyer publikisht, duke publikuar dëshminë e penalitetit lëshuar nga Ministria e Drejtësisë së Italisë, por ka fshehur të tregojë se dënimi parashkruhet për 5 vite dhe dëshmia lëshohet e bardhë pas këtij afati. Praktika e dëshmive të bardha të penalitetit është një e drejtë e parashikuar nga ligji edhe në Shqipëri.

Pengmarrja e vajzës për gjobën 500 mijë euro

“La Republica”

Rrëmbimi më i mirë është kur e vret menjëherë pengun. Nëse trupi nuk gjendet, atëherë nuk rrezikon asgjë. Graziano Ambrogetti e Dante Cavasini sipërmarrës, por që ndodheshin në krizë ekonomike kishin përgatitur pengmarrjen në detaje, sepse nuk duhet të dështonte dhe të ishte si një operacion blic pa rënë në sy. E gjithë kjo pengmarrje u përgatit disa ditë, pasi u krye. Ky ishte projekti për t’i rrëmbyer 500 mijë euro një kolegut të tyre biznesmen. Vajza e një tjetër sipërmarrësi ishte objektivi i banditëve, për të kryer këtë pengmarrje, dy personat e mësipërm iu drejtuan një grupi të përbërë nga shqiptarë e siçilianë, të cilët ishin të akuzuar edhe më parë për vepra kriminale. Investigimet e karabinierëve të GELA u koordinuan nga prokurori i Caltanissetta, Luca Tescaroli, duke arritur të zbulonin planin, të cilin pengmarrësit nuk arritën kurrë ta realizonin, kjo falë investigimit të policisë. Dy sipërmarrësit e pa skrupuj ranë në pranga bashkë me ta edhe 4 shqiptarë. Akordi me bandën e organizuar të pengmarrjeve ishte arritur që më parë dhe ishte i qartë, dy italianët do të merrnin pjesën e tyre, pasi kishin grumbulluar informacion për familjen e biznesmenit dhe vajzën e tij. Pjesa më e madhe e lekëve që do të merreshin nga kjo pengmarrje do të shkonin për të blerë drogën që vinte nga Shqipëria për në Itali. Ambrogetti e Cavasini kishin sugjeruar ortakëve të tyre që të punësonin ekstrakomunitarë. Me urdhër të lëshuar nga organet më të larta të policisë u vendosën përgjues në telefonat e Graziano Ambrogetti e Dante Cavasini, e më pas u zbuluan telefonatat që tregonin për planin e tyre mizor. Në fillim janë të shqetësuar për pengun “janë të paaftë, njerëz që nuk reflektojnë, kanë uri për lekë dhe nuk dinë nga të vendosin duart” ishte fragmenti i një telefonate, ku Ambrogetti i thotë shokut të vet (telefonata e regjistruar më 24 janar).
Cavasini është i terrorizuar: “E vrasin. Nuk ndërgjegjësohen që janë në Itali, dhe ne duhet të rrezikojmë jetën, duhet njëri që t’i kontrollojë”, kalojnë disa javë dhe lajmet për vrasjen e vajzës së marrë peng janë një histori e shkuar. 19 mars, karabinierët regjistrojnë një tjetër telefonatë mes Ambrogetti e Cavasini dhe shqiptarit Sadrit Danaj.
Të tre fillojnë të flasin për rrëmbimin e Tacchinardi dhe Soffiantini, e cila u mbyll me lirimin e pengjeve dhe arrestimin e kriminelëve. “Me siguri, Tacchinardin duhet ta kishim vrarë, thotë shqiptari (Sadrit Danaj) biznesmenëve, vetëm në këtë mënyrë do ta kishim kaluar rrezikun. Trupi nuk do të ishte gjetur, nuk do të kishim rrezikuar asgjë”.
Për gjykatësin Leopoldo De Gregorio, ai dialog për fatin e pengut duket një plan për synimet në të ardhmen. Graziano Ambrogetti, 42 vjeç kishte transferuar prej kohësh aktivitetin e tij në Shqipëri dhe pikërisht në Vlorë. Dante Cavasini, 51 vjeç pas shumë eksperiencash për biznes, të cilat nuk kishin përfunduar me sukses kishte hapur një punishte në Orbetello. Në tetor kishte qenë disa herë në Shqipëri për të mbyllur disa çështje biznesi bashkë me Ambrogettin. Të dy biznesmenët e marrë në hetime kanë pranuar se janë takuar në Peruxhia me të dy shqiptarët, por vetëm për arsye biznesi.

Arben SHAHINI

Kategori
Uncategorized

E PASHË ATDHEUN LAKURIQ.

TRIFON XHAGJIKA1aa


NDIHMOMËNI TË QESH!

KËNGA E VERBËR

E shkreta ti, o Republikë
u blatohesh të zotërve
pa e ditur ç’janë.

Dritën ta shuajnë në terr
e ditën ta ndezin;
bukën ta shtrojnë në sofër
e duart t’i presin;
në burim të çojnë
e gojën ta mbyllin.

Ata të kthyen në metelikë!

E shkreta ti, o Republikë,
e çmendura ti, o Republikë,
gënjeshtarja ti, o Republikë,
kusarja ti, o Republikë!

Me emrin tënd, të vjedhin jetën.

Sa do të doja
që ballin e ftohtë
me dritën e rrufeshme të ma përkëdhelje,
ëndrrat e ngrira të më zgjoje.

Me tmerrin duke shkuar
do të kuptoja dashurinë e jetës,
kur je në gji të nënës.

O njerëz të thjeshtë,
ju dua!

Mund t’ju shërbej
si ushtar, si shërbëtor besnik.

Veç me mua ejani,
t’ju rrëfejë të vërtetën
që ndrit.

Të dinë udhëheqësit lart
dhe e larta Republikë
se nuk jemi
as të verbër
as të shurdhër në politikë.

O Republikë e pabesë!

T’u fala
si kristiani Krishtit,
po ç’më dhe?

Dhe diellin do të ma zësh.

Turp,
Atdhe!

S’dua të di kush je!

Tek ty jam
I lirë pa liri,
I gjallë i pajetuar,
I vdekur i pavarrosur.

O vendi im
O Republikë!

Në ç’rrugë po ecën tani
me duar të gjakosura,
me sy të çuditshëm?

Vetë jeta çudinë ta zmadhon
e të ardhmen ta shuan.

E pikëlluar
mashtrimi i buzëqesh.

Shko!

Shko, o Republikë!

Mua më duhet të eci në rrugën time.

Nga nata ilegale
ku ndrydhen qëllimet,
të dal në ditët e të ardhmes,
të ngre flamurin e besimit tim.

Aty
të shkruar e kam biografinë,
të pastër e pa njolla.

Dhe, ti,o Republikë,
e gjora republikë,
do të jesh përsëri me mua.

Po tani,
të të pështyj unë dua,
se ti nuk pate turp
të mbytësh historinë.

Me këtë këngë të verbër
të ngre në gjyq,
në gjyqin e të heshturve.

Ç’të të këndoj më? Trishtimi po më mbyt.
Lodhja dorën ma përshkon.
Por tërbimin nuk e ndal dot.

Jo!

Nuk mundem të të fal.
Gjuha mu zgjidh.
Vramë po të duash.
Në netët e tua të gjakosura
do të dëgjosh zërin tim:

“Të urrej o Republikë,
lavire e zotërve gjakprishur!”

Prill 1962

Kategori
Uncategorized

Qamkë Devolliu: Si e kaloi kontrollin e emigrantëve në Nju Jork.

 

Histori tipike shqiptare: Qamkë Devolliu, si e kaloi kontrollin e emigrantëve në Nju Jork

Nga Vepror Hasani

Ishte nëntor dhe kishte filluar të bënte ftohtë. Më të vjetrit parashikonin një dimër të ashpër me shumë dëborë e me rrugë të zëna. Më vështirë se kushdo tjetër do ta kishin të varfrit. Atë vit, por edhe si gjithnjë, prodhimet e tyre do të ishin të pakta, sepse nuk kishin shumë tokë. Tmerri, se si do ta kalonin atë dimër, kishte filluar t’i bënte të varfrit edhe më të trishtuar. Befas në shtëpinë e Qamkë Devolliut kishte mbërritur një lajm. Askush nuk mund ta thotë as sot e kësaj dite, nëse erdhi dikush dhe ia solli lajmin apo kishte qenë era që e kishte sjellë në shtëpinë e tij. Gjithçka ka mbetur e shkruar në kronikat e kohës, por detajet nuk janë të shumta. Gjithsesi ka mbetur e shkruar thelbi i së vërtetës.

Lajmi 

Qamkë Devolliu mori vesh se një grup devollinjsh do të emigronin drejt Amerikës. Ky lajm e la krejtësisht të tronditur. Ishte një lajm i gëzuar si lindja e një fëmije, por në të njëjtën kohë lajmi ishte po kaq i trishtuar edhe si vdekja e një njeriu. Qamkë Devolliu qeshte dhe qante. Fëmijët iu mblodhën përreth: qeshnin edhe ata kur qeshte babai i tyre, qanin edhe ata kur qante ati i tyre. Askush nuk po kuptonte se çfarë po ndodhte me Qamkë Devolliun. Ai qante dhe qeshte. E pyetën, por nuk arritën të merrnin ndonjë përgjigje. Qamka nuk ishte në gjendje t’u rrëfente asgjë. Gjithnjë kishte dashur të emigronte në Amerikë, të punonte atje dhe të kthehej i pasur që fëmijët e tij të jetonin të lumtur si gjithë të tjerët, por që të gjithë që shkonin në Amerikë vetëm Qamkë Devolliun nuk e merrnin me vete. Jo se nuk donin, por sepse në atë kohë Amerika kishte vendosur një rregull: ai që nuk dinte shkrim dhe këndim, nuk duhej të hynte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qamkë Devolliu nuk dinte as të shkruante dhe as të lexonte. Për këtë arsye ai qante dhe qeshte. Qante nga gëzimi, sepse mund të ndodhte që njerëzit që kishin vendosur të shkonin në Amerikë mund ta merrnin me vete; qeshte me dhimbje, njësoj si një i marrë, sepse e dinte që edhe ky grup emigrantësh, ashtu si gjithë të tjerët do t’i thoshin: “Qamkë, nuk të marrim dot, sepse ti nuk di shkrim dhe këndim”.

Qamka 

Këtë punën e shkrim-këndimit nuk arrinte ta kuptonte dot Qamka. “Unë jam njeri i ndershëm, thoshte me vete ai, kam punuar gjithnjë me nder dhe kam rritur fëmijë të mirë, përse nuk më do Amerika, ata që dinë më shumë, janë edhe më të djallëzuar”, filozofonte Qamka, por kjo mënyrë të menduari nuk i jepte asnjë shpresë. Dikush i kishte treguar se me të mbërritur në Kastergat, pa hyrë ende në New York, një grup njerëzish që quheshin doganierë apo kontrollorë të pyesnin: “Speak english!” Se çfarë ishte kjo fjalë ai nuk arrinte ta kuptonte mirë. Pyeste veten: përse ata njerëz të huaj nuk më pyesin më thjesht, d.m.th shqip: “Di të flasësh anglisht?” Vetëm atëherë Qamkë Devolliu do të përgjigjej: “Jo, nuk di”, sepse nuk kishte ndërmend të gënjente, por njerëzit e huaj nuk dinin shqip, dinin vetëm gjuhën e tyre. Megjithatë, ekzistonte edhe një favor tjetër: njerëzit e huaj të pyesnin: “Di shkrim dhe këndim”? Nëse u thoshte jo, (dhe kësaj radhe bëhej fjalë për gjuhën shqipe), atëherë të kthenin sërish prapa e mbërrije sërish në Devoll, pavarësisht nëse qaje me dhimbje para tyre apo qeshje me zë të lartë, siç qesh një i marrë, por nëse dije shkrim e këndim të hapej porta dhe që nga ai çast kishe hyrë në Amerikë ose, siç i thoshin ndryshe, kishe mbërritur në parajsë. Qamkë Devolliu dinte edhe diçka tjetër: mes njerëzve të huaj ishte dhe një shqiptar që e thërrisnin sa herë që në doganë mbërrinin njerëz nga Shqipëria.

Shqiptari

Ekzistenca e shqiptarit në grupin e kontrollit e gëzonte Qamkë Devolliun. Ai shqiptari edhe mund ta ndihmonte, edhe mund t’i thoshte ndonjë gjë në gjuhën shqipe, sepse ku ta dinin amerikanët se çfarë po bisedonin dy shqiptarët në gjuhën e tyre. Qamkë Devolliu vërtet nuk dinte anglisht, por edhe amerikanët nuk e flisnin shqipen. Në një farë mënyrë të barabartë ishin mes tyre. As ai, dhe as ata nuk ishin edhe kaq të mençur. Kur e mendonte shqiptarin e doganës, i cili edhe mund ta ndihmonte, shkrehej i gjithi në vaj, por kur niste të mendonte se edhe shqiptari mund të mos ia qante hallin, atëherë qeshte si i marrë, sepse për Qamkën kjo do të ishte krejtësisht e padrejtë. Qamkë Devolliu po vinte atje që të punonte dhe të sillte bukë për fëmijët e vet dhe nuk kërkonte asgjë më shumë. Pasi i mendoi të gjitha këto, hodhi një trastë mbi sup dhe u nis të takonte emigrantët që do të shkonin në Amerikë. Disa prej tyre ishin nga fshati Hoçisht. Shkoi atje. Që në momentin e parë që u njoh me ta, nisi t’u lutej dhe t’u përgjërohej: “Më merrni edhe mua në Amerikë se kam fëmijë për të rritur dhe jam i mbytur në borxhe…”. “Nuk të marrim dot, përpiqeshin ta sqaronin ata, sepse ti Qamkë nuk di as shkrim dhe as këndim dhe në Amerikë nuk të lejojnë të hysh po qe se nuk di të këndosh një libër”. “Po unë nuk dua të bëhem profesor, përgjigjej Qamka, do të lëroj arat dhe do të kullos bagëtitë…”.

Lutjet

Ishte i bindur që nuk do ta merrnin me vete as këtë radhë, por vendosi t’u lutej sërish dhe sërish, madje u tha atyre se kishte një parandjenjë që doganieri shqiptar që rrinte mes atyre të huajve do ta ndihmonte. “Ku dihet, tha Qamka, ai edhe mund të më njohë, edhe mund të jemi kushërinj, por mund të jetë edhe nga Devolli. Pse pak devollinj ka në Amerikë?” Në të vërtetë klubi i parë shqiptar në Amerikë nga devollinjtë ishte themeluar që nga viti 1908, (sot shoqëria “Bleta” në Boston). Emigrantët që do të shkonin në Amerikë e menduan gjatë. Përpara këmbënguljes së Qamkë Devolliut, i thanë: “Mirë, shko në shtëpi dhe bëhu gati, nesër do të nisemi!” Për Qamkë Devolliun ajo ditë do të mbetej e paharruar. Shkoi në shtëpi dhe u tha të gjithëve: “Do të shkoj në Amerikë”! Lajmin e mori vesh gjithë fshati. Të nesërmen, pa u gdhirë mirë, puthi kalamajtë dhe gruan, mori uratën e prindërve dhe u nis për udhë. Gjithë rrugës as foli dhe as qeshi. Gjithnjë mendonte se si do ta kalonte atë vend që quhej Kastergat dhe që nuk ishte shumë larg nga New York. Më shumë se çdo gjë tjetër e tmerronte mendimi: “po sikur ditën e mbërritjes në doganë të mos ishte shqiptari, sepse nuk i thonë kot, kur kërcen fukaraja çahet daullja. Ku i dihej, mund të qëllonte që të kishte djalin të sëmurë, mund të ishte zënë me gruan, por mund të kishte edhe ndonjë hall tjetër…”. Me këtë tmerr mendimesh, pas një udhëtimi të gjatë dhe të lodhshëm, më në fund kishin mbërritur të hyrja e doganës…

Në doganë

Pyetja e parë që bëri Qamkë Devolliu ishte: “Më thoni, a është shqiptari i doganës?” Grupi i emigrantëve kishte qenë edhe më parë në këtë vend. “Është, i thanë ata, ja ai që qëndron i treti i vendosur në radhë”. “Të jetë Devolli?”, pyeti veten, por nuk kishte kohë më shumë për pyetje të tjera. Çasti i kishte sjellë para doganierëve. Të gjithë emigrantët, me të cilët kishte udhëtuar ai, dinin shkrim dhe këndim. Thoshin diçka të ngjashme me “yes” dhe kalonin portën. Kishte qenë shumë e thjeshtë për ta. Qamkë Devolliu kishte filluar të përsëriste me vete: “Yes… yes… yes… por kur i erdhi radha për të dalë para kontrollorëve e kishte harruar edhe këtë fjalë. “Speak English?”, e pyetën. Qamkë Devolliu zgurdulloi sytë. Për çfarë gjëje po e pyesnin vallë? E pyetën sërish, por ai nuk e hapi gojën. Më në fund po fliste doganieri shqiptar: “Di shkrim dhe këndim?” i tha ai. “Di, tha Qamkë Devolliu. Ishte hera e parë që po gënjente në jetën e tij. “Këta të detyrojnë edhe që të gënjesh”, tha me vete Qamka. “Lexo këtë, i thanë dhe i afruan një gazetë. Duket se këtë çast kishte pritur edhe Qamkë Devolliu. “Si ta lexoj, pyeti shqiptarin e doganës, shpejt e shpejt apo ngadalë?” “Si të duash”, i tha ai. Qamkë Devolliu e shpalosi gazetën, hodhi vështrimin mbi një faqe dhe nisi të lexonte: “I mjeri unë i ziu, jam i mbytur në borxhe, kam vënë tokën rehem, arrita gjer këtu, si do t’ia bëj, sikur të më kthejnë, nga t’ia mbaj?! S’më mbetet tjetër veç të hidhem në det! O bobo i shkreti unë, si do të më vejë filli! Vëllaçko, që po më dëgjon, (po kërkonte ndihmën e shqiptarit), le të të vijë keq, vër dorën në zëmër, ma bëj hallall!”

P.S. (Kjo ngjarje ka mbetur e shkruar te revista “Diana” e Tiranës më 25 nëntor 1935). Te sytë e doganierit shqiptar u pa një pikë loti. “Lëre, i tha, mos lexo më shumë, se e qave!”. Porta e Amerikës ishte hapur edhe për Qamkë Devolliun. Ai nisi të qante dhe të qeshte. Qeshte me atë që i kishte ndodhur dhe qante nga gëzimi kur mendonte se fëmijët e tij tashmë e tutje do të kishin bukë.

Kategori
Uncategorized

Një mbret shqiptar në Angli dhe… Enciklopedia e të rremëve të njerëzimit.

7
Moikom Zeqo…

Të shkruash për një galeri hijesh, figurave të rreme në histori, të atyre që ndërrojnë identitetin nëpër kohëra, që paraqiten me maska të tjetërsojshme, që bëjnë një gënjeshtër publike, lëvizëse, që shfaqen si arketipe mashtruese etj. etj. është një nismë intelektuale e klasit të parë. Kjo gjë do ta çudiste vetë Horhe Luis Borgesin, shkrimtarin më dinak, më tallazitës, një shfrytëzues i dobishëm i lojërave mendore, njeri i dyzuar midis engjëllit dhe shahistit, tallës ironik dhe krijues i një urdhri të paqenë të emrave të mëdhenj të shpikur.

Prej vitesh jam marr me një sektor të vogël, të shtjellimit të figurave të rreme, të fantazmave politike, të qëllimshme në historinë e Shqipërisë, që nga Lashtësia, Mesjeta dhe kohërat moderne.

PERANDORI I RREMË PARA MUREVE TË DURRËSIT

NË SHEKULLIN XI

Historiania byzantine, e paharruara Ana Komnena në kryeveprën e saj “Aleksiada” përshkruan rrethimet normane të qytetit të Durrësit në shekullin XI. Robert Guiskardi përdori një dredhi përpara mureve të kështjellës së Durrrësit. Urdhëroi, që të nxirrnin para syve të kështjellarëve që rrinin mbi bedena një person të cilin e kishte veshur me rroba të shkëlqyera e të kushtueshme perandorake dhe duke e shoqëruar me tingujt e veglave muziore e të trumpetave shpalli se ishte perandor i Bizantit. Në këtë mënyrë u bënte thirrje arbërve që t’i bindeshin këtij perandori. Por ai ishte një perandor i rremë. Të gjithë ata që e njihnin thanë se ky ishte një murg mashtrues që kishte dezertuar në kampin norman, me një trill aktoresk i kishte parapëlqyer Robert Guiskardit, që “duke dashur të pushtonte Perandorinë Bizantine” si pikënisje rrethoi qytetin e Durrësit.

PAL LLESHI MBRETI I VETËSHPALLUR NË ANGLI

NË SHEKULLIN XIV

Në revistën “Ekskluzive nr. 24, viti 2002, faqe 94 – 96 Dr. L. Malltezi ka botuar shkrimin “Një mbret shqiptar në Angli”. Kemi të bëjmë me një zbulim të vërtetë, të çuditshëm, është historia e pazakontë e shqiptarit Pal Lleshi që ka jetuar në shekullin XIV, ka qenë pirat, detar i tmerrshëm, befas ndodhet në Londër të Anglisë, pati në ekstazë mesianike, krijoi një oborr të rremë mbretëror, pretendonte mbretërinë e Shqipërisë, shpallte para botës se qe: Mbreti i Shqiptarëve – Rex Albanensium. Për këtë mbret të rremë, i cili etnikisht qe shqiptar, për aventurën e tij të gënjeshtërt ka shumë dokumenta të hollësishme. Mbreti i rremë Pal Lleshi përfundoi tragjikisht në burgjet e Venedikut me akuzën e mashtruesit.

MESIA I RREMË, SABATAI ZEVI NË SHEKULLIN XVII

Në shekullin XVII një tjetër personalitët me origjinë hebraike i quajtur Sabat Zevi e shpalli veten Mesi, por aksioni i tij botëror mes Azisë së Vogël dhe Europës përfundoi me disfatë. Zevi, ky Mesi i rremë u konvertua me forcë nga sulltani në mysliman dhe u internua në qytetin shqiptar të Ulqinit. Zevi, Mesia i Rremë më i famshmi në të gjitha kohërat jetoi, la gjurmë dhe mbylli sytë përgjithmonë në Ulqin.

Por më të habitshmit janë disa personalitete të tjjerë të huaj që janë shpallur të një gjaku me Skënderbeun, kanë lënë jehonë europiane të jashtëzakonshme meqë ata njihen pak për opinionin publik shqiptar.

Në fillim të shekullit XX poeti i jashtëzakonshëm dhe eruditi francez Gijom Apoliner, mik shumë i ngushtë i Faik Konicës, nën ndikimin e Konicës shkroi një artikull të mrekullueshëm “Dy princër të rremë të Shqipërisë”. Në këtë artikull, pak a shumë shkruhet kështu: Gazeta “L’Européen” njoftonte para pak kohe se “shpresa e princit Allardo Castriota, mëtuesi më i fortë për fronin e Shqipërisë, nuk kundërshtohej nga Porta”.

ALADRO KASTRIOTI, SPANJOLLI I SHQIPTARIZUAR

Është fjala për markezin de Aladro ose d’Aladro. Kështu duhet ndrequr mbiemri i këtij mëtuesi. Disa e shkruajnë edhe da Ladro- ndoshta si lojë fjalësh, – por drejtshkrimi më i sigurtë është Daladro. Dhe me të vërtetë, sipas njoftimeve të fundit, ky spanjoll anas, i cili do që shërbëtorët e vet ta quajnë “princ” dhe “madhëri”, nuk duhet të jetë as markiz. “Princ i rremë, markiz i rremë, thonë për të shqiptarët rrënjës, gjithsesi një aventurier i shkallës së ulët”.

Herë pas here, një reporter që është keq për një temë shkrimi, nga që e di se një ashtuquajtur pinjoll i Skënderbeut mëton për fronin e Shqipërisë, shkon në Rue de la Pompe dhe të nesërmen lexojmë të Le Figaro, Le Gaulois e madje edhe të La Presse deklaratat e çuditshme të Shkëlqesisë së Tij don Juan. Më së shpeshti, mëtuesi zhvishet për t’i treguar reporterit një lloj shenje. E njëjta shenjë me sa duket shenjtonte trupin e Skënderbeut. Kjo është, megjithatë prova e vetme e gjirisë së Aladros me Gjergj Kastriotin, familja e të cilit është shuar prej kohësh. Pra, Aladroja nuk ka të drejtë të mbajë mbiemrin e Kastriotit, me të cilin e pispillos një shtyp i gjindshëm ose i keqnjoftuar.

I përkëdheluri i sulltanit mëton se rrjedh prej Skënderbeut nga ana e grave. Por tregohet ndryshe mënyra se si këtij spanjolli të pasuruar i hipi në kokë se kishte të drejtë për fronin e Shqipërisë. Gjatë një udhëtimi në Itali, më duket, Aladroja po lahej në det. Në thellësi e zë ngërçi. Një shqiptar që ndodhej aty, e shpëton dhe e vë re se ai mban në trup një shenjë si ajo që pati pasur edhe Skënderbeu. Shpëtuesi ia thotë këtë atij që posa shpëtoi dhe të nesërmen Aladroja qe mëtues për fronin e Shqipërisë. Kësaj historie mund t’i vihej titulli Aladroja ose ngërçi i mrekullueshëm. Mandej ai donte që shqiptarët më të shquar të interesoheshin për mëtimet e tij. Këta do ta kishin parë me kënaqësi një pinjoll të Skënderbeut në krye të lëvizjes. Por kur e morën vesh se çfarë loje luhej, më të zgjuarit e tyre nuk pranuan të bashkoheshin më gjatë me dallaveret e një aventurieri, i cili, meqë nuk ishte as shqiptar, ka po aq të drejtë të mëtojë për fronin e Shqipërisë sa edhe Zhak Labodi (Jacques Lebaudy) të jetë perandor i Saharasë, për më tepër që ky i fundit ka më shumë arsye. Ai nuk i imponohet një race të huaj, por do të sundojë një shkretëtirë që do ta popullojnë ardhacakët. Përveç kësaj, Aladroja është i panjohur në Shqipëri. Ai, duke harxhuar shumë, nuk mund të bindë për të drejtat e veta veçse shqiptarët e Italisë. Sulltani ka karta të mira kur favorizon mëtimet e një plaku pa familje. Shqiptarët e panënshtruar që popullojnë zonën shqiptare prej kohëve më të lashta nuk mund të pranojnë për mbret një aventurier spanjoll vetëm e vetëm se e ka gjoksin të mbushur me nishane njëlloj si Skënderbeu.

Në një libër të jashtëzakonshëm të fundit të shekullit XVIII: Gjyqi i tre mbretërve, i Luigjit XVI të Francës- Burbone; i Karlit III të Spanjës – Burbone dhe i Gjergjit III të Hanovrit, fabrikues kopsash (Le Procés des trois rois, Louis XVI, de France- Bourbon, Chales III d’ Espagne -Bourbon et Georges III d’Hanovre, fabricant de boutons), bëhet fjalë për një projekt të thellë, të imagjinuar prej një politikani që luan deri në fund rolin e Makiavelit dhe të ndërmjetësit midis Katerinës e Zhosefit të arrestuar. Aty të bie në sy kjo: “Dhe për të siguruar edhe më mirë ekuilibrin dozhës së Venedikut do t’i jepet Konstandinopoja, Trakia, Maqedonia, Shqipëria….” Aladroja dëshiron të bëjë si dozha. I bëftë mirë! Kohët e fundit me rastin e përvjetorit të poetit Jeronim de Rada, u hap në Napoli një fushatë ndihmash për t’i ngritur një statujë atij që nga mesi i shekullit të kaluar qe nismëtar i rilindjes shqiptare. Sigurisht që mëtuesi nuk e la të të kalojë këtë rast për të dalë përpara dhe, ja, opinioni i të gjithë shqiptarëve: gegë, toskë ose lebër, i shprehur pak vrazhdët nga një revistë shqiptare. Është turpërues për kujtimin e Jeronim de Radës që një njeri si Aladroja jep ndihmesë që të ngrihet monumenti i atij”.

MASHTRUESI GJENIAL STEFAN ZANOVIÇ

Edhe princi i dytë i rremë i Shqipërisë mëtonte se qe pinjoll i Skënderbeut. Qe një rrenacak i zoti dhe batakçillëket e Humbertëve nuk vlejnë asnjë kacidhe para të tijave. Historia e tij është treguar prej atij milionieri mëndjefyçkë të quajtur Anakarsis Kluc (Anacharsis Clootz).

Kluci e njohu Stiepan Anibalin (Annibal) më 1785. Që në fillim pati përshtypje të shkëlqyer dhe oratori i llojit njerëzor i shkroi Zonjës dë Shëmino (de Cheminot):

“Nuk e di, zonja ime e nderuar, nëse e keni takuar gjatë udhëtimeve tuaja, të famshmin Kastriot, princ të Shqipërisë… Veprat e tij në prozë ose në vargje janë të shkruara në italisht dhe në frëngjisht … Është autodidakt. Që në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare u zgjodh shef dhe patriark i malazezëve, duke ua mbushur mendjen se ishte Pjetri i Tretë, perandor i Rusisë. I pajisur me një gojëtari rrëmbyese, deshi të provonte misionin e vet me anë mrekullish. Sekretet e kimisë bëjnë çudira në Mal të Zi. Princi i ri hipi në një katedër, duke mbajtur në dorë një trëndafil të zbardhur në tym squfuri. Mban një fjalim në lartësinë e shestimit të vet me gjithë zjarrin e një imagjinate ndezëse. Zoti më ka çuar për t’ju udhëhequr në luftë dhe për të shfarosur ata që i rrijnë rrotull Katerinës së pabesë. Hapini dritaret. Shpirti i shenjtë do të zbresë tek unë. Dhe me të vërtetë, ajri i freskët ia ktheu trëndafilit ngjyrën natyrore, simbol i kasaphanës, dhe gjithë kombi bie në gjunjët e kumtarit qiellor. Princi mbledh besnikët nën flamujt e vet dhe ecën kundër rusëve pasi ka masakruar ata që nuk e hanë kaq lehtë”.

Princi i Shqipërisë që e dinte se Kluci ka miliona, i bën atij lloj- lloj dhuratash. I jep një “peliçe të bukur që nuk bëri më pak zhurmë në Amsterdam se bishti i qenit të bukur të Alkibiadit në Athinë”. I premtoi një post të rëndësishëm në shtetet e veta të ardhme. Kluci nuk e lë pa i shprehur gjithë mirënjohjen e vet:

“Princ i adhurueshëm, ju ndillni tek unë ndijime kaq të reja, virtytet tuaja heroike dhe shoqërore mbajnë një shenjë kaq të jashtëzakonshme sa që unë e humb me të vërtetë pusullën kur dua t’ju shpreh atë që ndjej për ju. Ju jeni tjetër njeri nga gjithë të vdekshmit; do të më duhej një gjuhë tjetër për t’ju bërë lavdi dhe një penel i panjohur për piktorët tanë që të përvijoj portretin tuaj. Rubensi dhe Rafaeli, Van Dajku dhe Albani nuk do të kishin pasë mundur t’ju paraqitnin në tërë veshjen tuaj.

Lutiuni gjithë zotave tuaj nga babai e nga nëna, diellit atit tuaj dhe tokës satelitit tuaj, nëse doni të çmoheni sa e meritoni…

Besoj në të vërtetë lartësia juaj ka pasë qenë pagëzuar me kusht: Si tu es homo ego te baptiso; sepse duke parë fytyrën tuaj rrezatuese, mikluesit tuaj do t’ju kenë marrë më së forti për Parakletin e përmendur në ungjill, sesa për një viktimë të makutërisë së prindërve tanë të parë…”, etj.

E gjithë letra që nuk e nderon Klucin është në këtë frymë miklimesh. Princi pat shestuar një udhëtim më këmbë me baronin, me siguri për ta vjedhur e për ta vrarë. Rastësisht, udhëtimi nuk u bë…. Entuziazmi i Klucit për Stiepan Anibalin sa vinte e rritej. Në një letër që i drejton kontit Vuasëno (Voisenon), radhit titujt: “…. e një njeriu unik, e të famshmit Kastriot, princ i Shqipërisë, kapedan i përgjithshëm i malazezëve, patriark i Kishës greke, bari i lashtë feje, manjat i Polonisë, princ i Perandorisë së Shenjtë Romake, dukë i San Sabasë (Saint Saba), dukë i Hercegovinës, fisnik venedikas, i madh i Spanjës i klasit të parë, grand prieur i Maltës, kryq i madh i urdhërit të Shën Konstandinit, etj., dhe stërnip i njëmbëdhjetë i Skënderbeut. Ky princ sapo ka ardhur në Hollandë për të parë me sytë e veta mirënjohjen e zotërinjve të Shtabeve të Përgjithshme, të cilëve u dhuroi, në kohën e turbullirave të Eskotit (Escaut), një trupë prej 15- 20 mijë burrash, dhe që, si shef shpirtëror, u ndaloi burrave të tij, nën kërcënimin se do t’i shkishëronte, të hynin në shërbim të perandorit… Princi i Prusisë nderon veçanërisht talentet e jashtëzakonshme të princit të Shqipërisë që ka lindur më 1751 dhe që më 1767 luajti rolin e profetit, të magjistarit dhe, që, nën emrin e Pjetrit të tretë, perandor i Rusisë, guxoi të matej në fushë të mejdanit me mareshallin Romancov. Ai mundi keq pesëmbëdhjetë mijë venedikas të pajisur me artileri të madhe dhe të komanduar nga konti Vircburg (Wirzbourg)…”

Me të mbaruar lufta u bie kryq e tërthor shteteve të mëdha, mëson gjuhët kryesore, viziton Volterin, Rusonë, Frederikun e madh dhe enciklopedistët kryesorë. Shkruan prozë e në poezi. Kurani i princërve (L’Alcoran des princes), Horoskopi politik (L’Oroscope politique), Letrat patetike (Les Épîtres pathétiques), Historia e Skënderbeut (L’Histoire de Scanderbeg) janë titujt e veprave të veta. Mbron Poloninë. Për kokën e tij jepej një shumë të hollash në Sankt -Petërburg.

Përmblodha ato që Kluci, kur ishte ende entuziast, tregon për jetën e Princit. Por baroni i vari veshët më vonë. Iu hoqën petët lakrorit dhe princi u burgos. Ja si e tregon Kluci i zhgënjyer fillimin e marrëdhënieve me Kastriotin e rremë. Pas një vizite të parë të parëndësishme:

“Erdhi vetë për të më parë. Sapo mësova – më thotë ai – që ju jeni prusian, autor dhe milioner. Emrin tuaj e njoh mirë, sepse princi i Prusisë më ka ngarkuar t’ju them ca gjëra që do t’ju interesojnë bukur shumë. Meqë ju banoni në më të shumtën e kohës në Paris, kisha bërë ndër mend t’ju takoja aty, si dhe zonjën dukeshë të Kingstonit, e cila do të marrë gjithçka në Rusi nëpërmjet meje dhe mikut tim të ngushtë princit të Prusisë. Ka dy vite që kam ardhur në Holandë bashkë me princin Oginski, gjeneral i madh i Lituanisë që më ka borxh njëqind mijë dukate dhe në pritje kurorën e Polonisë. Posa u kam kërkuar një milion Shtabeve të përgjithshme për njëzet mijë burrat që iu dhashë kundër perandorit, armikut tim personal…etj”

Shkurt, princi qe batakçi. Dhuratat që jepte ishin stoli të rreme. Peliçja nuk vlente një grosh. I pat marrë hua Klucit, me pretekste të ndryshme, dyzet dukate këndej, tridhjetë reyders ari andej! Princi kishte nevoja të ndryshme. Shtypi e kërcënonte. Këtë e thoshte edhe vetë, duke ia dhënë gjithë meritën vetes, pasi, siç shprehej qe ai që sulmonte.

“Virtyti, thoshte ai, më kushton thesare të tëra, i dhashë njëzet dukate redaktorit të Courrier du Bas- Rhin, njëqind dukate atij të Correspondance secréte të Nojevidit, etj., me kusht të prerë që të flasin keq për mua. Sapo shpërbleva Zotërinë kryetar të bashkisë, kryeredaktor i një fletushke franceze në Këln, meqë pat shpifur për mua, siç qemë marrë vesh.”

Pronari i një anijeje raguziane që qëndroi në Amsterdam dha të dhëna për identitetin e princit. Ai qe bir i një artizani në Venedik, Antonio Zamuvish që qe pasuruar në lojën e letrave, në faraon, dhe, meqë kish ngatërresa me policinë, u tërhoq në Shqipërinë venedikase, pranë qytezës Pastrovish (Bari i Vjetër).E futi djalin e vet Stiepan në një kuvend. Murgu i ri ia mbathi dhe filloi jetën e vet të aventurierit me një fat të pashoq, duke u bërë prift i Pjetrit I, duke i lënë gojëhapur polakët, duke u kallur datën rusëve, duke entuziazmuar princin e Prusisë, duke i propozuar trupa të Holandës dhe duke ofruar poste në mbretërinë e ardhshme të Shqipërisë të gjithë atyre, pasuria e madhe e të cilëve e joshte për t’i bërë viktima të tij.

Nuk do të mbaronim kurrë po të donim të shtriheshim në të gjitha historirat që kanë të bëjnë me të ashtuquajturin Kastriot. Qe bujar me varfanjakët, amator arti dhe letërsie, i madhërishëm me miqtë e vet dhe shumë i përkorë. Ja si fliste për vendin e vet:

“Mbretëria e Shqipërisë do të shkëlqejë ndër shtetet disi të qytetëruara me të gjitha përparësitë e klimës dhe të tokës; për më tepër që gjaku i Pirros dhe i grekërve të vjetër rrjedh në venat e arnautëve trima”.

Ai siguronte se “bashkatdhetarët e tij janë diamante të pastërta që nuk presin veç dorën e lëmuesit për t’u radhitur krah shkrimtarëve më të mëdhenj të Athinës, të Romës, të Parisit”. Në fund të fundit qe kundër natyrës. Në Hamburg ia doli paq një gjyqi për sjellje jo të mira, me mbrojtjen e një ministri të jashtëm. Princi patriark pat gjymtuar dy njerëz të rinj të qytetit që i pat marrë si shatëra: “Ai, shton Kluci, pati pacipësinë të kërcënojë kryetarin e gjyqit se do t’i bënte edhe atij po të njëjtën gjë”. Ai mbajti gjithashtu emrin e Peterit të Amerikës, duke mëtuar që Kongresi donte ta kurorëzonte mbret. Ai përsëriste mençurisht: “Amerika do ta bëjë për vete Evropën”. “Dhe unë, na thotë Kluci, i përgjigjesha sipas kuvendit se do të formohet në kontinentin e Misisipit një sistem politik në hijen e të cilit prona jonë më e vogël në Antijet do të jetë po aq e siguruar sa edhe Dancingu, Hamburgu, Gjeneva dhe Konstandinopoli tek ne”.

Stiepan Anibali, princi i rremë i Shqipërisë, Kastriot i rremë, u çua nga burgu civil në burgun e kriminelëve të Amsterdamit. Iu gjet një brez plot me helme dhe një pinjall i helmatisur. Duke qenë se nuk mund të vdiste më me mjetet që pat përgatitur, murgu i vjetër venedikas i dha fund jetës duke prerë damarët me thonjtë e vet.

Pas këtij tregimi, shumë shqiptarë do të mendojnë se, nëse mëtuesi Aladro është pinjoll i Skënderbeut, kjo pa dyshim duke kaluar nëpër pinjollin e tij të trembëdhjetë që vdiq në burgjet e Amsterdamit më 1786.

Sa më sipër shih: Kronikë e botuar të “L’Européen” të datës 8 tetor 1904. Kjo histori do të rimerret te Albania (Nr 7, 1904) me titullin” Tre princër të rremë të Shqipërisë” (Trois faux princes d’Albanaie), mandej në kreun IV te “Gruaja ndenjur” (La Femme assise) (varianti i parë).

Post Scriptum

Motivet dhe subjektet e mësipërme kanë të bëjnë me një projekt të ardhshëm, të kushtueshëm dhe ambicioz. Projekti i shoqërive masonike, ezoterike, që zotërojnë sot popujt dhe shtetet, është fjala për enciklopedinë e të rremëve të njerëzimit. Projekt i tmerrshëm, deri diku iluminist, por jo fare i kotë. Amen!

7

Të shkruash për një galeri hijesh, figurave të rreme në histori, të atyre që ndërrojnë identitetin nëpër kohëra, që paraqiten me maska të tjetërsojshme, që bëjnë një gënjeshtër publike, lëvizëse, që shfaqen si arketipe mashtruese etj. etj. është një nismë intelektuale e klasit të parë. Kjo gjë do ta çudiste vetë Horhe Luis Borgesin, shkrimtarin më dinak, më tallazitës, një shfrytëzues i dobishëm i lojërave mendore, njeri i dyzuar midis engjëllit dhe shahistit, tallës ironik dhe krijues i një urdhri të paqenë të emrave të mëdhenj të shpikur.

Prej vitesh jam marr me një sektor të vogël, të shtjellimit të figurave të rreme, të fantazmave politike, të qëllimshme në historinë e Shqipërisë, që nga Lashtësia, Mesjeta dhe kohërat moderne.

PERANDORI I RREMË PARA MUREVE TË DURRËSIT

NË SHEKULLIN XI

Historiania byzantine, e paharruara Ana Komnena në kryeveprën e saj “Aleksiada” përshkruan rrethimet normane të qytetit të Durrësit në shekullin XI. Robert Guiskardi përdori një dredhi përpara mureve të kështjellës së Durrrësit. Urdhëroi, që të nxirrnin para syve të kështjellarëve që rrinin mbi bedena një person të cilin e kishte veshur me rroba të shkëlqyera e të kushtueshme perandorake dhe duke e shoqëruar me tingujt e veglave muziore e të trumpetave shpalli se ishte perandor i Bizantit. Në këtë mënyrë u bënte thirrje arbërve që t’i bindeshin këtij perandori. Por ai ishte një perandor i rremë. Të gjithë ata që e njihnin thanë se ky ishte një murg mashtrues që kishte dezertuar në kampin norman, me një trill aktoresk i kishte parapëlqyer Robert Guiskardit, që “duke dashur të pushtonte Perandorinë Bizantine” si pikënisje rrethoi qytetin e Durrësit.

PAL LLESHI MBRETI I VETËSHPALLUR NË ANGLI

NË SHEKULLIN XIV

Në revistën “Ekskluzive nr. 24, viti 2002, faqe 94 – 96 Dr. L. Malltezi ka botuar shkrimin “Një mbret shqiptar në Angli”. Kemi të bëjmë me një zbulim të vërtetë, të çuditshëm, është historia e pazakontë e shqiptarit Pal Lleshi që ka jetuar në shekullin XIV, ka qenë pirat, detar i tmerrshëm, befas ndodhet në Londër të Anglisë, pati në ekstazë mesianike, krijoi një oborr të rremë mbretëror, pretendonte mbretërinë e Shqipërisë, shpallte para botës se qe: Mbreti i Shqiptarëve – Rex Albanensium. Për këtë mbret të rremë, i cili etnikisht qe shqiptar, për aventurën e tij të gënjeshtërt ka shumë dokumenta të hollësishme. Mbreti i rremë Pal Lleshi përfundoi tragjikisht në burgjet e Venedikut me akuzën e mashtruesit.

MESIA I RREMË, SABATAI ZEVI NË SHEKULLIN XVII

Në shekullin XVII një tjetër personalitët me origjinë hebraike i quajtur Sabat Zevi e shpalli veten Mesi, por aksioni i tij botëror mes Azisë së Vogël dhe Europës përfundoi me disfatë. Zevi, ky Mesi i rremë u konvertua me forcë nga sulltani në mysliman dhe u internua në qytetin shqiptar të Ulqinit. Zevi, Mesia i Rremë më i famshmi në të gjitha kohërat jetoi, la gjurmë dhe mbylli sytë përgjithmonë në Ulqin.

Por më të habitshmit janë disa personalitete të tjjerë të huaj që janë shpallur të një gjaku me Skënderbeun, kanë lënë jehonë europiane të jashtëzakonshme meqë ata njihen pak për opinionin publik shqiptar.

Në fillim të shekullit XX poeti i jashtëzakonshëm dhe eruditi francez Gijom Apoliner, mik shumë i ngushtë i Faik Konicës, nën ndikimin e Konicës shkroi një artikull të mrekullueshëm “Dy princër të rremë të Shqipërisë”. Në këtë artikull, pak a shumë shkruhet kështu: Gazeta “L’Européen” njoftonte para pak kohe se “shpresa e princit Allardo Castriota, mëtuesi më i fortë për fronin e Shqipërisë, nuk kundërshtohej nga Porta”.

ALADRO KASTRIOTI, SPANJOLLI I SHQIPTARIZUAR

Është fjala për markezin de Aladro ose d’Aladro. Kështu duhet ndrequr mbiemri i këtij mëtuesi. Disa e shkruajnë edhe da Ladro- ndoshta si lojë fjalësh, – por drejtshkrimi më i sigurtë është Daladro. Dhe me të vërtetë, sipas njoftimeve të fundit, ky spanjoll anas, i cili do që shërbëtorët e vet ta quajnë “princ” dhe “madhëri”, nuk duhet të jetë as markiz. “Princ i rremë, markiz i rremë, thonë për të shqiptarët rrënjës, gjithsesi një aventurier i shkallës së ulët”.

Herë pas here, një reporter që është keq për një temë shkrimi, nga që e di se një ashtuquajtur pinjoll i Skënderbeut mëton për fronin e Shqipërisë, shkon në Rue de la Pompe dhe të nesërmen lexojmë të Le Figaro, Le Gaulois e madje edhe të La Presse deklaratat e çuditshme të Shkëlqesisë së Tij don Juan. Më së shpeshti, mëtuesi zhvishet për t’i treguar reporterit një lloj shenje. E njëjta shenjë me sa duket shenjtonte trupin e Skënderbeut. Kjo është, megjithatë prova e vetme e gjirisë së Aladros me Gjergj Kastriotin, familja e të cilit është shuar prej kohësh. Pra, Aladroja nuk ka të drejtë të mbajë mbiemrin e Kastriotit, me të cilin e pispillos një shtyp i gjindshëm ose i keqnjoftuar.

I përkëdheluri i sulltanit mëton se rrjedh prej Skënderbeut nga ana e grave. Por tregohet ndryshe mënyra se si këtij spanjolli të pasuruar i hipi në kokë se kishte të drejtë për fronin e Shqipërisë. Gjatë një udhëtimi në Itali, më duket, Aladroja po lahej në det. Në thellësi e zë ngërçi. Një shqiptar që ndodhej aty, e shpëton dhe e vë re se ai mban në trup një shenjë si ajo që pati pasur edhe Skënderbeu. Shpëtuesi ia thotë këtë atij që posa shpëtoi dhe të nesërmen Aladroja qe mëtues për fronin e Shqipërisë. Kësaj historie mund t’i vihej titulli Aladroja ose ngërçi i mrekullueshëm. Mandej ai donte që shqiptarët më të shquar të interesoheshin për mëtimet e tij. Këta do ta kishin parë me kënaqësi një pinjoll të Skënderbeut në krye të lëvizjes. Por kur e morën vesh se çfarë loje luhej, më të zgjuarit e tyre nuk pranuan të bashkoheshin më gjatë me dallaveret e një aventurieri, i cili, meqë nuk ishte as shqiptar, ka po aq të drejtë të mëtojë për fronin e Shqipërisë sa edhe Zhak Labodi (Jacques Lebaudy) të jetë perandor i Saharasë, për më tepër që ky i fundit ka më shumë arsye. Ai nuk i imponohet një race të huaj, por do të sundojë një shkretëtirë që do ta popullojnë ardhacakët. Përveç kësaj, Aladroja është i panjohur në Shqipëri. Ai, duke harxhuar shumë, nuk mund të bindë për të drejtat e veta veçse shqiptarët e Italisë. Sulltani ka karta të mira kur favorizon mëtimet e një plaku pa familje. Shqiptarët e panënshtruar që popullojnë zonën shqiptare prej kohëve më të lashta nuk mund të pranojnë për mbret një aventurier spanjoll vetëm e vetëm se e ka gjoksin të mbushur me nishane njëlloj si Skënderbeu.

Në një libër të jashtëzakonshëm të fundit të shekullit XVIII: Gjyqi i tre mbretërve, i Luigjit XVI të Francës- Burbone; i Karlit III të Spanjës – Burbone dhe i Gjergjit III të Hanovrit, fabrikues kopsash (Le Procés des trois rois, Louis XVI, de France- Bourbon, Chales III d’ Espagne -Bourbon et Georges III d’Hanovre, fabricant de boutons), bëhet fjalë për një projekt të thellë, të imagjinuar prej një politikani që luan deri në fund rolin e Makiavelit dhe të ndërmjetësit midis Katerinës e Zhosefit të arrestuar. Aty të bie në sy kjo: “Dhe për të siguruar edhe më mirë ekuilibrin dozhës së Venedikut do t’i jepet Konstandinopoja, Trakia, Maqedonia, Shqipëria….” Aladroja dëshiron të bëjë si dozha. I bëftë mirë! Kohët e fundit me rastin e përvjetorit të poetit Jeronim de Rada, u hap në Napoli një fushatë ndihmash për t’i ngritur një statujë atij që nga mesi i shekullit të kaluar qe nismëtar i rilindjes shqiptare. Sigurisht që mëtuesi nuk e la të të kalojë këtë rast për të dalë përpara dhe, ja, opinioni i të gjithë shqiptarëve: gegë, toskë ose lebër, i shprehur pak vrazhdët nga një revistë shqiptare. Është turpërues për kujtimin e Jeronim de Radës që një njeri si Aladroja jep ndihmesë që të ngrihet monumenti i atij”.

MASHTRUESI GJENIAL STEFAN ZANOVIÇ

Edhe princi i dytë i rremë i Shqipërisë mëtonte se qe pinjoll i Skënderbeut. Qe një rrenacak i zoti dhe batakçillëket e Humbertëve nuk vlejnë asnjë kacidhe para të tijave. Historia e tij është treguar prej atij milionieri mëndjefyçkë të quajtur Anakarsis Kluc (Anacharsis Clootz).

Kluci e njohu Stiepan Anibalin (Annibal) më 1785. Që në fillim pati përshtypje të shkëlqyer dhe oratori i llojit njerëzor i shkroi Zonjës dë Shëmino (de Cheminot):

“Nuk e di, zonja ime e nderuar, nëse e keni takuar gjatë udhëtimeve tuaja, të famshmin Kastriot, princ të Shqipërisë… Veprat e tij në prozë ose në vargje janë të shkruara në italisht dhe në frëngjisht … Është autodidakt. Që në moshën shtatëmbëdhjetëvjeçare u zgjodh shef dhe patriark i malazezëve, duke ua mbushur mendjen se ishte Pjetri i Tretë, perandor i Rusisë. I pajisur me një gojëtari rrëmbyese, deshi të provonte misionin e vet me anë mrekullish. Sekretet e kimisë bëjnë çudira në Mal të Zi. Princi i ri hipi në një katedër, duke mbajtur në dorë një trëndafil të zbardhur në tym squfuri. Mban një fjalim në lartësinë e shestimit të vet me gjithë zjarrin e një imagjinate ndezëse. Zoti më ka çuar për t’ju udhëhequr në luftë dhe për të shfarosur ata që i rrijnë rrotull Katerinës së pabesë. Hapini dritaret. Shpirti i shenjtë do të zbresë tek unë. Dhe me të vërtetë, ajri i freskët ia ktheu trëndafilit ngjyrën natyrore, simbol i kasaphanës, dhe gjithë kombi bie në gjunjët e kumtarit qiellor. Princi mbledh besnikët nën flamujt e vet dhe ecën kundër rusëve pasi ka masakruar ata që nuk e hanë kaq lehtë”.

Princi i Shqipërisë që e dinte se Kluci ka miliona, i bën atij lloj- lloj dhuratash. I jep një “peliçe të bukur që nuk bëri më pak zhurmë në Amsterdam se bishti i qenit të bukur të Alkibiadit në Athinë”. I premtoi një post të rëndësishëm në shtetet e veta të ardhme. Kluci nuk e lë pa i shprehur gjithë mirënjohjen e vet:

“Princ i adhurueshëm, ju ndillni tek unë ndijime kaq të reja, virtytet tuaja heroike dhe shoqërore mbajnë një shenjë kaq të jashtëzakonshme sa që unë e humb me të vërtetë pusullën kur dua t’ju shpreh atë që ndjej për ju. Ju jeni tjetër njeri nga gjithë të vdekshmit; do të më duhej një gjuhë tjetër për t’ju bërë lavdi dhe një penel i panjohur për piktorët tanë që të përvijoj portretin tuaj. Rubensi dhe Rafaeli, Van Dajku dhe Albani nuk do të kishin pasë mundur t’ju paraqitnin në tërë veshjen tuaj.

Lutiuni gjithë zotave tuaj nga babai e nga nëna, diellit atit tuaj dhe tokës satelitit tuaj, nëse doni të çmoheni sa e meritoni…

Besoj në të vërtetë lartësia juaj ka pasë qenë pagëzuar me kusht: Si tu es homo ego te baptiso; sepse duke parë fytyrën tuaj rrezatuese, mikluesit tuaj do t’ju kenë marrë më së forti për Parakletin e përmendur në ungjill, sesa për një viktimë të makutërisë së prindërve tanë të parë…”, etj.

E gjithë letra që nuk e nderon Klucin është në këtë frymë miklimesh. Princi pat shestuar një udhëtim më këmbë me baronin, me siguri për ta vjedhur e për ta vrarë. Rastësisht, udhëtimi nuk u bë…. Entuziazmi i Klucit për Stiepan Anibalin sa vinte e rritej. Në një letër që i drejton kontit Vuasëno (Voisenon), radhit titujt: “…. e një njeriu unik, e të famshmit Kastriot, princ i Shqipërisë, kapedan i përgjithshëm i malazezëve, patriark i Kishës greke, bari i lashtë feje, manjat i Polonisë, princ i Perandorisë së Shenjtë Romake, dukë i San Sabasë (Saint Saba), dukë i Hercegovinës, fisnik venedikas, i madh i Spanjës i klasit të parë, grand prieur i Maltës, kryq i madh i urdhërit të Shën Konstandinit, etj., dhe stërnip i njëmbëdhjetë i Skënderbeut. Ky princ sapo ka ardhur në Hollandë për të parë me sytë e veta mirënjohjen e zotërinjve të Shtabeve të Përgjithshme, të cilëve u dhuroi, në kohën e turbullirave të Eskotit (Escaut), një trupë prej 15- 20 mijë burrash, dhe që, si shef shpirtëror, u ndaloi burrave të tij, nën kërcënimin se do t’i shkishëronte, të hynin në shërbim të perandorit… Princi i Prusisë nderon veçanërisht talentet e jashtëzakonshme të princit të Shqipërisë që ka lindur më 1751 dhe që më 1767 luajti rolin e profetit, të magjistarit dhe, që, nën emrin e Pjetrit të tretë, perandor i Rusisë, guxoi të matej në fushë të mejdanit me mareshallin Romancov. Ai mundi keq pesëmbëdhjetë mijë venedikas të pajisur me artileri të madhe dhe të komanduar nga konti Vircburg (Wirzbourg)…”

Me të mbaruar lufta u bie kryq e tërthor shteteve të mëdha, mëson gjuhët kryesore, viziton Volterin, Rusonë, Frederikun e madh dhe enciklopedistët kryesorë. Shkruan prozë e në poezi. Kurani i princërve (L’Alcoran des princes), Horoskopi politik (L’Oroscope politique), Letrat patetike (Les Épîtres pathétiques), Historia e Skënderbeut (L’Histoire de Scanderbeg) janë titujt e veprave të veta. Mbron Poloninë. Për kokën e tij jepej një shumë të hollash në Sankt -Petërburg.

Përmblodha ato që Kluci, kur ishte ende entuziast, tregon për jetën e Princit. Por baroni i vari veshët më vonë. Iu hoqën petët lakrorit dhe princi u burgos. Ja si e tregon Kluci i zhgënjyer fillimin e marrëdhënieve me Kastriotin e rremë. Pas një vizite të parë të parëndësishme:

“Erdhi vetë për të më parë. Sapo mësova – më thotë ai – që ju jeni prusian, autor dhe milioner. Emrin tuaj e njoh mirë, sepse princi i Prusisë më ka ngarkuar t’ju them ca gjëra që do t’ju interesojnë bukur shumë. Meqë ju banoni në më të shumtën e kohës në Paris, kisha bërë ndër mend t’ju takoja aty, si dhe zonjën dukeshë të Kingstonit, e cila do të marrë gjithçka në Rusi nëpërmjet meje dhe mikut tim të ngushtë princit të Prusisë. Ka dy vite që kam ardhur në Holandë bashkë me princin Oginski, gjeneral i madh i Lituanisë që më ka borxh njëqind mijë dukate dhe në pritje kurorën e Polonisë. Posa u kam kërkuar një milion Shtabeve të përgjithshme për njëzet mijë burrat që iu dhashë kundër perandorit, armikut tim personal…etj”

Shkurt, princi qe batakçi. Dhuratat që jepte ishin stoli të rreme. Peliçja nuk vlente një grosh. I pat marrë hua Klucit, me pretekste të ndryshme, dyzet dukate këndej, tridhjetë reyders ari andej! Princi kishte nevoja të ndryshme. Shtypi e kërcënonte. Këtë e thoshte edhe vetë, duke ia dhënë gjithë meritën vetes, pasi, siç shprehej qe ai që sulmonte.

“Virtyti, thoshte ai, më kushton thesare të tëra, i dhashë njëzet dukate redaktorit të Courrier du Bas- Rhin, njëqind dukate atij të Correspondance secréte të Nojevidit, etj., me kusht të prerë që të flasin keq për mua. Sapo shpërbleva Zotërinë kryetar të bashkisë, kryeredaktor i një fletushke franceze në Këln, meqë pat shpifur për mua, siç qemë marrë vesh.”

Pronari i një anijeje raguziane që qëndroi në Amsterdam dha të dhëna për identitetin e princit. Ai qe bir i një artizani në Venedik, Antonio Zamuvish që qe pasuruar në lojën e letrave, në faraon, dhe, meqë kish ngatërresa me policinë, u tërhoq në Shqipërinë venedikase, pranë qytezës Pastrovish (Bari i Vjetër).E futi djalin e vet Stiepan në një kuvend. Murgu i ri ia mbathi dhe filloi jetën e vet të aventurierit me një fat të pashoq, duke u bërë prift i Pjetrit I, duke i lënë gojëhapur polakët, duke u kallur datën rusëve, duke entuziazmuar princin e Prusisë, duke i propozuar trupa të Holandës dhe duke ofruar poste në mbretërinë e ardhshme të Shqipërisë të gjithë atyre, pasuria e madhe e të cilëve e joshte për t’i bërë viktima të tij.

Nuk do të mbaronim kurrë po të donim të shtriheshim në të gjitha historirat që kanë të bëjnë me të ashtuquajturin Kastriot. Qe bujar me varfanjakët, amator arti dhe letërsie, i madhërishëm me miqtë e vet dhe shumë i përkorë. Ja si fliste për vendin e vet:

“Mbretëria e Shqipërisë do të shkëlqejë ndër shtetet disi të qytetëruara me të gjitha përparësitë e klimës dhe të tokës; për më tepër që gjaku i Pirros dhe i grekërve të vjetër rrjedh në venat e arnautëve trima”.

Ai siguronte se “bashkatdhetarët e tij janë diamante të pastërta që nuk presin veç dorën e lëmuesit për t’u radhitur krah shkrimtarëve më të mëdhenj të Athinës, të Romës, të Parisit”. Në fund të fundit qe kundër natyrës. Në Hamburg ia doli paq një gjyqi për sjellje jo të mira, me mbrojtjen e një ministri të jashtëm. Princi patriark pat gjymtuar dy njerëz të rinj të qytetit që i pat marrë si shatëra: “Ai, shton Kluci, pati pacipësinë të kërcënojë kryetarin e gjyqit se do t’i bënte edhe atij po të njëjtën gjë”. Ai mbajti gjithashtu emrin e Peterit të Amerikës, duke mëtuar që Kongresi donte ta kurorëzonte mbret. Ai përsëriste mençurisht: “Amerika do ta bëjë për vete Evropën”. “Dhe unë, na thotë Kluci, i përgjigjesha sipas kuvendit se do të formohet në kontinentin e Misisipit një sistem politik në hijen e të cilit prona jonë më e vogël në Antijet do të jetë po aq e siguruar sa edhe Dancingu, Hamburgu, Gjeneva dhe Konstandinopoli tek ne”.

Stiepan Anibali, princi i rremë i Shqipërisë, Kastriot i rremë, u çua nga burgu civil në burgun e kriminelëve të Amsterdamit. Iu gjet një brez plot me helme dhe një pinjall i helmatisur. Duke qenë se nuk mund të vdiste më me mjetet që pat përgatitur, murgu i vjetër venedikas i dha fund jetës duke prerë damarët me thonjtë e vet.

Pas këtij tregimi, shumë shqiptarë do të mendojnë se, nëse mëtuesi Aladro është pinjoll i Skënderbeut, kjo pa dyshim duke kaluar nëpër pinjollin e tij të trembëdhjetë që vdiq në burgjet e Amsterdamit më 1786.

Sa më sipër shih: Kronikë e botuar të “L’Européen” të datës 8 tetor 1904. Kjo histori do të rimerret te Albania (Nr 7, 1904) me titullin” Tre princër të rremë të Shqipërisë” (Trois faux princes d’Albanaie), mandej në kreun IV te “Gruaja ndenjur” (La Femme assise) (varianti i parë).

Post Scriptum

Motivet dhe subjektet e mësipërme kanë të bëjnë me një projekt të ardhshëm, të kushtueshëm dhe ambicioz. Projekti i shoqërive masonike, ezoterike, që zotërojnë sot popujt dhe shtetet, është fjala për enciklopedinë e të rremëve të njerëzimit. Projekt i tmerrshëm, deri diku iluminist, por jo fare i kotë. Amen!

Kategori
Uncategorized

Ekspertët: Ekonomia, dështim si Greqia në 2011.

Pasi ka humbur betejën e mbushjes së buxhetit nga tatimet e rritura, qeveria po bën gati një aksion të përqendruar në dy muaj për mbledhjen me forcë të detyrimeve. Banka Botërore lajmëron se evazioni është 50-100% për tatime të veçanta. Ekspertët lajmërojnë dështim si në rastin e Greqisë në vitin 2011
Ata që kanë ndjekur zhvillimet e krizës greke e kujtojnë të ashtuquajturën “Lagard List” të vitit 2012, ku mbi 2000 individë kryesisht të lidhur me biznesin dhe politikën, u evidentuan si evazorë në kuadër të një aksioni që qeveria e George Papandreou zhvilloi në plotësim të masave në këmbim të paketës së ndihmës nga Trojka. Aksioni antievazion nëpërmjet fotografive satelitore evidentoi pasuritë e paluajtshme, të individëve, të cilat u përdorën më vonë nga organet fiskale si hetime për paratë e fshehura në bankat offshore jashtë Greqisë. Por aksioni që zgjati gati dy vjet në fund fare nuk solli asnjë rezultat në të ardhurat e buxhetit grek, të cilat ngelen në nivelin e 56 miliardë eurove për tre vitet në vijim 2011, 2012 dhe 2013. Hetimet e thelluara gjetën të afërm të ish-Kryeministrit Papandreou dhe ministrave të tjerë me shuma të mëdha të depozituara jashtë dhe të pajustifikuara, teksa aksioni degjeneroi pa sjellë rezultat, por përkundrazi i thelloi edhe më shumë mjetet e evazionit në periudhën e mëvonshme.
Na u desh të bëjmë këtë parashtresë, si një precedent që qeverisë shqiptare duhet t’i shërbejë për aksionin e lajmëruar antievazion që synon që vetëm për muajt shtator dhe tetor të sjellë në binarë të ardhurat buxhetore që kanë marrë pikiatën, duke rënë realisht me 4.6% përgjatë këtij viti, kur rritja ekonomike është më e larta e tre viteve të fundit (2.8%) dhe konsumi (4.7%) gjithashtu.
Siç mësohet, aksioni po ndërmerret edhe nën presionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili nuk e nënshkroi rishikimin e pestë të marrëveshjes me Shqipërinë për arsyen se, qeveria nuk ka mundur të justifikojë me argumente deficitin mbi 13 miliardë lekë në të ardhurat e programuara për 6-mujorin nga tatimet e doganat, në kushtet kur barra fiskale është rritur dhe ekonomia gjithashtu. Për të mos rrezikuar reputacionin e prishjes së marrëveshjes me FMN, por edhe fondet që disbursohen nga nënshkrimi i saj, qeveria shqiptare ka kërkuar dy muaj afat për të vënë situatën në vend.
Por a ka gjasa që kjo të ndodhë?! Ekspertët e ekonomisë njëzëri pohojnë se miradministrimi paqësor në vetëm dy muaj nuk mund të ndodhë, ndaj mbetet vetëm një rrugë, ushtrimi i forcës, që në periudhën afatmesme rrezikon të shembë marrëdhëniet tatime-biznes të ndërtuara me aq mund për vite me radhë e për pasojë të mos realizojë qëllimin për rritjen e të ardhurave në buxhet të aksionit.
Kasem Seferi, një ekspert i njohur i fiskut shpjegon se, qeveria nuk i ka bërë llogaritë mirë, pasi kostot që kërkon aksioni nuk do të shpërblehen me përfitimet që priten. Ata pak inspektorë tatimorë që ka administrata e kanë të pamundur të kontrollojnë fizikisht mbi 120 mijë bizneset e vogla, pesha e të cilave në të ardhurat e buxhetit është shumë modeste në krahasim me bizneset VIP. Pikërisht pse qeveria synon të nisë aksionet me evidentimin e informalitetit në bizneset e vogla për përdorimin e kasave, Seferi thotë se, aksioni nuk është serioz. Madje, këtu mundësitë për korruptimin e administratës tatimore janë edhe më të mëdha, pasi biznesi i vogël punon me cash, ndryshe nga VIP-at që zbrazin vetëm faturat në duart e tatimorëve.
Seferi, duke iu referuar edhe praktikave greke të kësaj natyre, thotë se aksioni i mbledhjes së detyrimeve me forcë rrezikon të thellojë më tej metodat e informalitetit ndër biznese dhe korrupsionin në tatime.
Arsye tjetër pse aksioni rrezikon t’ia arrijë qëllimit është fakti se kontrollet mund të gjenden përballë mungesës së likuiditetit të biznesit.
Në këmbim të shkeljeve që do të gjenden, do të vërshojnë gjobat nga inspektorët tatimorë, dhe administrata tatimore do ta ketë shumë të vështirë të përkthejë rezultatet e aksionit në të ardhura për buxhetin.

Aksioni “qorr” antievazion
Pikë së pari, një aksion si ky që pritet i luftës ndaj ekonomisë informale, të paktën në nisje duhet të bazohet në të dhëna për madhësinë e evazionit, kush e kryen dhe ku e kryen atë. Por administratat fiskale, të keqpërdorura politikisht ndër vite dhe pa kapacitetet përkatëse, nuk e kanë bërë deri më sot një studim të saktë për madhësinë e informalitetit sipas sektorëve, natyrës së biznesit dhe gjeografisë së aktivitetit të tyre.
Në materialin që siguroi “Monitor”, në të cilin Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve referonte madhësinë e informalitetit në Ministrinë e Financave, evazioni është trajtuar vetëm teorikisht. Aludimi se informaliteti është mbi 35% bazohej në matjet të jashtme. Ndërsa për tatimet dhe taksat, ku më së shumti bëhet evazioni, janë marrë referenca rajonale, ku është parë se vendet e Ballkanit mbledhin më shumë të ardhura nga sigurimet shoqërore, nga tatimi mbi të ardhurat personale nga TVSH, Tatimi mbi Fitimin etj.
Por a mjafton kjo për të nisur aksionin derë më derë në 160 mijë biznese kur dihet se, 100 tatimpaguesit e mëdhenj edhe sipas bilanceve që kanë dorëzuar në tatime, shihet krejt lehtë që bëjnë evazion nëpërmjet borxheve fiktive, duke lënë pa paguar milionat në tatime.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në raportin për Ministrinë e Financave, shpjegon se evazioni fiskal është i vështirë për t’u matur. Pavarësisht shifrave, i sigurt dhe i pamohueshëm është fakti që në vendin tonë ai mbetet i lartë dhe sipas disa vlerësimeve në Shqipëri, ai e kalon nivelin 30-35%, referojnë tatimet.
Më tej, institucioni taksambledhës raporton në financa se, shprehje e qartë e evazionit është ngarkesa fiskale (raporti i të ardhurave tatimore ndaj GDP-së) tepër e ulët në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera. Ky tregues, për vendet e OECD-së është rreth 35-38%, ndërsa në Shqipëri, 24%.
“Boshllëku ynë, prej disa pikë përqindje, lidhet ndër të tjera edhe me sektorin relativisht të madh bujqësor, sektor i cili zakonisht sjell vështirësi serioze për sistemet tatimore në vendet në zhvillim. Megjithatë, edhe pas korrigjimit të madhësisë së sektorit bujqësor, boshllëku i të ardhurave tatimore në vendin tonë krahasuar me vendet e tjera mbetet i rëndësishëm”,  raportojnë më tej tatimet.

Faza e parë ka përfunduar
Në kulmin e fushatës së zgjedhjeve vendore, me vendim të posaçëm qeverie, u punësuan 500 tatimorë të rinj. Siç mësohet nga Ministria e Financave, ky kontingjent po përdoret nga tatimet për të skanuar gjendjen fizike të bizneseve në terren. Me një formular në dorë ata, tatimorët e rinj, janë shpërndarë në të gjithë vendin dhe kanë verifikuar me imtësi gjendjen e bizneseve të vogla, kryesisht nëse e përdorin apo jo kasën fiskale dhe a ka punonjës të padeklaruar. Kjo fushatë, tashmë në përfundim, do të hapë siparin e fazës së dytë, ku tatimet në bazë të këtij informacioni do të ushtrojnë kontrollet antievazion. Eksperti i çështjeve fiskale, Kasem Seferi, thotë se tatimet duhet të trajtojnë biznesin si një klient me durim dhe maturi, në mënyrë që të marrin rezultatet e duhura, në të kundërt çdo trajtim tjetër rezulton të kthehet në kosto të pariparueshme.

Tre tatimet me rezultatet me të dobëta
Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore, tatimi mbi të ardhurat personale dhe të ardhurat nga tatimi mbi pasurinë janë tre faktorët më të spikatur që çojnë në boshllëkun tatimor të vendit tonë në krahasim me vendet e tjera, raportojnë tatimet.
Domethënës është sidomos fakti lidhur me mbledhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ku vendi ynë arrin të sigurojë çdo vit vetëm mesatarisht 4% të ardhura ndaj GDP-së, ndërkohë që në vendet e tjera sigurohen shumë më tepër në mbi 8%. Pra, vetëm në këtë zë të ardhurash, vendi ynë është disa pikë përqindje më poshtë dhe diferenca tjetër është në tatimin mbi pasurinë dhe në tatimin mbi të ardhurat personale. Kjo do të thotë në mënyrë shumë evidente se, evazioni më i rëndësishëm tatimor është pikërisht në këto lloj të ardhurash, pa anashkaluar llojet e tjera të të ardhurave tatimore, ku gjithashtu ka evazion domethënës.

Banka Botërore lajmëron se evazioni është 50-100% për tatime të veçanta

Ka shumë vlerësime për evazionin. Matjet më të hershme të INSTAT e llogarisnin ekonominë informale në kufijtë e 30-35%. Facebook CIA e Shërbimeve Inteligjente Amerikane vlerësojnë 50% ekonominë informale në vendin tonë. OJF të ndryshme kanë dhënë vlerësime në nivelin e 40%, por Banka Botërore, në një analizë të fundit për këtë çështje sugjeron se, evazioni fiskal në Shqipëri luhatet në kufijtë e 50-100% për tatime dhe taksa të veçanta.
Në ekspertizën e posaçme për informalitetin në Shqipëri, Banka ka vlerësuar se dy metodat më reale që masin evazionin fiskal, janë produktiviteti i taksave dhe e dyta hendeku tatimor. E para tregon tatimin e mbledhur në përqindje të bazës tatimore (PBB dhe konsumit) ndërsa e dyta, hendeku tatimor është përcaktuar si diferencë ndërmjet shumës së taksave që qeveria duhet të mbledhë dhe shumës faktike që mbledh.
Duke marrë në konsideratë këto dy metoda, Banka Botërore në analizën që u ka bërë financave publike shqiptare, arrin në përfundimin se produktiviteti i TVSH-së në Shqipëri është 53%, në një kohë kur mesatarja për Europën Lindore është 66%. Kjo do të thotë se, në Shqipëri, për çdo 1% të normës së tatimit të TVSH, administrata tatimore mbledh TVSH në vetëm 53% të konsumit të përgjithshëm, duke lënë 47% të pa taksuar. Në këtë 43% të konsumit të pa taksuar, janë të përfshira përjashtimet ose korrupsioni dhe evazioni fiskal, që e bëjnë të pamundur tatimin e bazës së plotë.
Akoma më e rëndë paraqitet produktiviteti në Tatimin mbi të Ardhurat Personale në vetëm 6% produktivitet dhe tatimi mbi fitimin me vetëm 17%. Për të ardhurat personale do të thotë se vetëm 6% e bazës (PBB) tatohen në të vërtetë dhe 94% është e pa taksuar. Produktiviteti i tatim fitimit është pak më i mirë. Analiza tregon se, pothuajse në të gjitha llojet e tatimeve ka shumë vend për përmirësim të administrimit.
Analistët e Bankës Botërore thonë se, ende gjenden hapësira të mëdha në luftën ndaj informalitetit në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe në Tatimin mbi të Ardhurat Personale.
Ndërsa analiza e produktivitet të taksave tregon se, tashmë ka një evazion evident shumë të lartë, metoda e hendekut tatimor sugjeron se, administrata tatimore mund të përmirësojë mbledhjen e TVSH-së në Shqipëri nga 10 deri në 20%. Në nivele edhe më të larta vlerësohet përmirësimi që mund të vijë për Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe tatim-fitimi. Sidomos të ardhurat nga TAP të paktën do të dyfishoheshin nëse do të zbatoheshin politikat më të efektshme. Ekspertiza e Bankës Botërore këshillon se, hendeku tatimor në tatimin mbi fitimin është rreth 38%, por në raste të veçanta evazioni në këtë tatim shkon edhe 66%. Kjo situatë vjen nga nën raportimet që bëjnë kompanitë për fitimet dhe shpenzimet e fryra. Ekspertiza e Bankës sugjeron se, ka ende një hapësirë për rritjen e mbledhjes së të hyrave të duhanit, alkoolit dhe të karburantit.

Rritja e të ardhurave mes antievazionit dhe taksave më të larta
Qeveria shqiptare e ka një pakt me FMN në marrëveshjen aktuale, në të cilin, nëse nuk përmbushen angazhimet vjetore në grumbullimin e të ardhurave, atëherë taksat duhet të rriten, edhe pse ekonomia e vendit tonë trashëgon ende një hapësirë shumë të madhe ende të pataksuar. Siç mësohet nga burimet brenda financave, FMN vuri kusht rritjen e taksave në këmbim të më shumë të ardhurave në buxhet, pasi historia 25-vjeçare e bashkëpunimit me Shqipërinë ka treguar se, lufta ndaj evazionit fiskal nuk ka pasur sukses. Por tani kur kanë kaluar gati dy vite që qeveria e re ka ardhur në pushtet dhe po aplikon këtë sugjerim të FMN-së, të ardhurat buxhetore krahasuar me PBB janë në nivelet e dy viteve më parë. Praktika tregoi se, rritja e taksave duket se është kthyer në bumerang, duke e nxitur biznesin për më shumë evazion dhe administratën tatimore për më shumë korrupsion.
Gjatë dy viteve të fundit, qeveria e re ndryshoi politikën fiskale, duke kthyer taksën e sheshtë në progresive, duke e rritur tatimin mbi pagat deri në 23% nga 10% që ishte më 2013 dhe rritjen e tatim fitimit te bizneset nga 10% në 15%. Gjithashtu u aplikua një rritje e akcizës te cigaret me 40 lekë për paketë dhe një rritje e taksës së qarkullimit që vilet te nafta më shumë se 20 lekë. Rritjet në këto taksa pritej të sillnin në buxhet një shumë të shtuar prej 40 miliardë lekësh, gjatë dy viteve. Por të dhënat e fundit sjellin një situatë krejt të ndryshme. Nga tatimet dhe doganat në fund të gjashtëmujorit kanë munguar 13.4 miliardë lekë. Historia ka treguar se, ndryshimet në vlera të taksave, edhe kur kanë pësuar ulje apo rritje, nuk kanë sjellë ndryshime të dukshme në rritjen e të ardhurave. Ky fakt vjen si një leksion i qartë se, administrimi dhe lufta ndaj informalitetit duhet të jenë në fokus më shumë se rritja apo ulja e disa tatimeve apo taksave.

“Monitor”

Kategori
Uncategorized

Sejfulla Malëshova/ Njeriu që harresa e fisnikëron edhe me shumë

14UTclrJsfBfolSPcJ4hw6odiFP5U1Ha_FC3FJlQaQo

Në 115 vjetorin e lindjes së Sejfulla Malëshovës/ Njeriu që harresa e fisnikëron edhe me shumë

Agim Dade

Sejfulla Malëshova u lind më 19 korrik të vitit 1900 në fshatin Limar të Malëshovës së Përmetit. U nda nga jeta në Fier, më 11 qershor të vitit 1971, në moshën 71-vjeçare, i internuar dhe i braktisur, i lënë plotësisht në harresë. Ai do të binte viktimë e luftës absurde të klasave.

Kush ishte Prof. Sejfulla Malëshova?

Mësimet e para i mori në vendlindje, në Malëshovë, ndërsa ato të mesmet i vazhdoi në Kolegjin Shën Mitër Korona të Italisë, ku ka dhënë mësim edhe i madhi Jeronim de Rada. Pastaj vazhdoi universitetin në Romë, Fakultetin e Mjekësisë, për të përfunduar në Moskë, ku mbaroi për filozofi në Universitetin “Lomonosov”. Nisur nga rezultatet e shkëlqyera që siguroi, u mbajt pedagog. Pak më vonë u organizua një konkurs për vendin e dekanit të filozofisë, ku u ftuan studentët e shkëlqyer të pesë viteve të fundit nga shumë kombe të botës. I bëjnë ftesë edhe Sejfullait për të konkurruar, ndër gati 150 konkurrentë.

Në mbarim të konkursit doli shpallja: Vendin e Dekanit të Filozofisë e fiton djaloshi nga Shqipëria, Sejfulla Malëshova. Kjo ishte një dhuratë dhe nder që i jepej Atdheut të tij të dashur, Shqipërisë.

Që në të ritë e tij, Sejfulla Malëshova u përfshi dhe u aktivizua gjerësisht në rrethet atdhetare, ku u dallua për shpirtin e tij të zjarrtë atdhetar; pjesëmarrës aktiv në lëvizjen për drejtësi e përparim shoqëror. Ai, vazhdimisht, do të ishte në krahun e vegjëlisë. Edhe pse fare i ri në moshë, u bë një emër shumë i njohur në rrethet patriotike dhe politike të kohës. Krijoi dhe mbajti lidhje të pandërprera me intelektualët më në zë të vendit. Sejfulla Malëshova që kur ishte në bankat e kolegjit, si djalë populli që ishte, i hodhi të gjitha energjitë e tij për të çliruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar.

Në radhët e studentëve shqiptarë në Itali, fjala dhe pena e Sejfulla Malëshovës shquhen aq shumë sa dy mjeshtrit e mëdhenj të gjuhës shqipe, dy nga figurat më të mëdha politike të Rilindjes sonë, Faik Konica dhe Fan Noli, të cilët e konsiderojnë Lame Kodrën (emri letrar i Sejfullait) si dishepullin e tyre me vlerë, si bashkëpunëtor të radhës së parë. Botimet shqiptare, si në Itali ashtu edhe ato të Federatës “Vatra” në Amerikë, dëshmojnë për punët, për inteligjencën e mprehtë dhe për ndjenjat e kulluara të patriotizmit të Sejfulla Malëshovës. Nisur nga përgatitja që kishte, doemos, edhe nga aftësitë që zotëronte, ish-kryeministri i vitit 1924, Fan Noli, e mori në kabinetin e tij qeveritar si kryesekretar të Kryeministrisë.

Së bashku me Avni Rustemin, si dhe me intelektualë të tjerë përparimtarë të asaj kohe, Sejfulla Malëshova luftoi për një Shqipëri demokratike të vegjëlisë. Revolucioni i Qershorit, përpjekja dhe lufta për të përmbysur regjimin e bejlerëve dhe të agallarëve, të feudalëve, e kishin nxjerrë Sejfulla Malëshovën në paraskenën e politikës shqiptare. Atëherë, ishte vetëm 23 vjeç. Fjala dhe pena e tij qenë trumbetë lufte për të gjithë demokratët e asaj kohe.

Demokrati antizogist

Sejfulla Malëshova, duke punuar dhe luftuar për Shqipëri dhe për popull, zgjedh rrugën e tij, formon bindjen dhe besimin e tij se vetëm populli, me forcat e veta, duke mobilizuar e organizuar të gjitha energjitë e tij, materiale dhe morale, do të sigurojë një Shqipëri të pavarur dhe demokratike.

Në dhjetor të vitit 1924, siç dihet edhe nga historia, Ahmet Zogu, i ndihmuar nga forcat serbe dhe ato bjellogardiste, rrëzoi me dhunë qeverinë e Fan Nolit. Në këto kushte, me qindra patriotë, me qindra demokratë shqiptarë, morën rrugën e arratisë dhe atë të mërgimit. Në mes tyre është edhe Sejfulla Malëshova. Ishte një largim i detyruar, mbasi mund ta pësonin, siç e pësuan shumë të tjerë, që i vrau Zogu në netët pa besë.

Por edhe në emigracion, në Itali, Austri, Francë dhe në kuadrin e Kominternit, Sejfulla Malëshova luajti një rol me shumë rëndësi me fjalët e tij, me shkrimet dhe punën e tij.

Agim Dade

Revolucionar i paepur

Që nga Moska, kryeqyteti i madh i botës socialiste, Sejfulla Malëshova shkruan, mediton, inspiron, punon për Shqipërinë e re dhe për popullin shqiptar. Me eksperiencën e madhe, të fituar në Moskë, ndriçohet gjithë aktiviteti politik i Sejfulla Malëshovës. Aty mësoi “Materializmin Historik” se si duhet luftuar më mirë për liri, për demokraci dhe për atdhe. Filozofia revolucionare bëhet një armë lufte në kokën e Lame Kodrës, poetit rebel; ajo e lidh për vdekje me të ardhmen dhe me përpjekjet vigane të popullit shqiptar për liri. Për të realizuar këtë aspiratë, Sejfulla Malëshova kryen edhe studime të larta politiko -ushtarake. Ai mbrojti disa grada shkencore, duke qenë bashkëpunëtor shkencor në Akademinë e Shkencave të Moskës, ku dha edhe leksione filozofie. Në Moskë, Sejfulla Malëshova mbajti pranë vetes shumë patriotë shqiptarë.

Më 1938 emigroi në Perëndim, fillimisht në Paris. Gjatë qëndrimit në Paris dhe në Lion, u njoh me shumë emigrantë politikë dhe ekonomikë, u miqësua me ta, sidomos me dr. Ymer Dishnicën, vëllezërit Gogo dhe Kozma Nushi, Ali Kelmendin, Qeriba Derrin, Halim Xhelon, Abaz Shehun dhe shumë patriotë e atdhedashës. Në Francë Sejfullai bashkëpunoi me shtypin që botonin emigrantët. Nga tribuna e shqiptarëve të Francës, që nga “Sazani”, Sejfulla Malëshova hedh parullën e bashkimit të popullit shqiptar në luftën kundër rrezikut të një okupacioni ushtarak nga ana e Italisë fashiste. Këtë kushtrim ai e hodhi veçanërisht me vjershën e tij “Vlora” po në atë vit, 1938. Sejfulla Malëshova i shkroi vjershat e tij rne pseudonimin Lame Kodra e që u bë i njohur nga të gjithë. Shkrimet dhe fjala e Sejfulla Malëshovës në atë kohë qenë busull lufte për lirinë dhe pavarësinë shqiptare, gjithë emigrantët e “Federatës së shqiptarëve të Francës”, e çmonin se ç’vlerë dhe rëndësi kishte fjala dhe shkrimet e Sejfulla Malëshovës në atë kohë. Që gazeta “Sazani” dhe “Federata e shqiptarëve të Frances” hodhën parullat e Luftës sonë Antifashiste nacionalçlirimtare, kjo i dedikohet, në radhë të parë, Sejfulla Malëshovës, zotësisë dhe inteligjencies së tij politike. “Që nga viti 1938 e deri në vitin 1943, Sejfulla Malëshova mund të quhet pa frikë lider i pakontestueshëm i përpjekjes sonë në emigracion dhe inspiratori i drejtpërdrejtë i luftës sonë”, – shprehej dr. Ymer Dishnica, shok lufte dhe ideali me Sejfulla Malëshovën si në emigration edhe gjatë luftës për çlirimin e Shqipërisë.

Në ballë të luftës për liri

Shqipëria u pushtua më 7 prill 1939 nga fashistët italianë. Luftën e lavdishme të popullit shqiptar kundër pushtuesve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, Sejfulla Malëshova, si bir i popullit që ishte, e çmoi drejt me bashkimin e luftës sonë me koalicionin e madh antifashist, të udhëhequr nga Fuqitë e Mëdha: Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. Bashkimi me këtë koalicion ishte i domosdoshëm, sepse kështu sigurohej pavarësia e popullit tonë, si një popull i vogël që jemi, dhe, për më tepër, mes fqinjëve shovinistë. Duke ndjekur nga larg atdheut luftën që po bënte për çlirim, biri i Malëshovës atdhetare nuk mund të qëndronte indiferent. Ai kthehet në Shqipëri dhe lidhet me këtë luftë heroike. Madje, pa takuar nënën dhe motrën e vetme, të cilat kishin pritur prej 20 vjetësh. Por i takoi më vonë, ilegalisht (kjo edhe për masa sigurie, sepse armiku e gjurmonte). Kthimi i tij në Shqipëri, pas 20 viteve, ishte veprim i një patrioti të madh, që e donte me shpirt popullin e tij. Pati edhe emigrantë të tjerë, por që nuk u bënë merak për fatet e popullit e të atdheut; këta pseudopatriotë qëndronin kafeneve të Europës, duke bërë pazare në kurriz të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Sapo erdhi në Shqipëri, Sejfulla Malëshova nuk shkoi salloneve ku bëhej “politika e madhe prej baballarëve të kombit” dhe në bashkëpunim me nëpunësit fashistë. Pa as më të voglin hezitim, Sejfulla Malëshova shkoi atje ku kërciste pushka partizane, në male, ku bijtë e thjeshtë të popullit luftonin me vetëmohim dhe heroizëm për çlirimin e atdheut.

Nisur nga përgatitja e tij politike dhe intelektuale e një niveli të lartë, si dhe nga kontributi që kishte dhënë deri në atë kohë në dobi të atdheut të vet, Sejfulla Malëshova zgjidhet anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare. U bë menjëherë njëri nga kuadrot e lartë dhe të shquar të luftës. Veprimtaria e tij politike dhe organizative kontribuoi në zgjerimin dhe intensifikimin e luftës kundër pushtuesve të huaj dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Fjala e mençur dhe shkrimet me frymë patriotike, si dhe vjershat e tij, u bënë burim frymëzimi për zemrat e fshatarëve, të punëtorëve dhe të rinisë së Shqipërisë liridashëse. “Në vjershat e Lame Kodrës shprehet fuqishëm aspirata shekullore për lirinë e popullit tonë. S’ka gëzim më të madh për një poet kur shikon se krijimet e tij ndezin zemrat e një populli për liri. Ai jetën e tij ia ka kushtuar popullit dhe ka sakrifikuar çdo gjë, që historinë ta bëjë vetë populli dhe jo rrethet e ngushta të të “zgjedhurve”, – është shprehur Dr. Selaudin Toto.

(Vijon nesër)

Nesër do të lexoni:

Pjesëmarrja e Sejfulla Malëshovës në luftë dhe vizioni i tij për Shqipërinë demokratike

Pikëpamjet për ekonominë dhe kulturën, përjashtimi nga partia dhe vitet e internimit në Ballsh e Fier

Një portret nga Nafiz Bezhani për personalitetin e shquar dhe pyetja: Pse u la në hije Sejfulla Malëshova?

Testamenti i Faik Konicës

vEXYJCUjqaJ6opEV2KH16gPBTSfYpsZgb1fELeITdvo“Të nderuar zotërinj! Ndrroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më kini kuptuar më qart në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, në se ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe të gjithë ata që e quajnë veten shqiptar nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë mënjanë edhe harxhet e rrugës për trupin tim pa jetë dhe shumën për dy metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju i nderuar Noli dhe ju të nderuar shqiptarë dhe ti Lamja im i vogël në Paris do të ma kryeni këtë amanet.” Boston 1942.

Nasho Jorgaqi

Një episod nga internimi në Ballsh i Sejfulla Malëshovës

NSLnUfiklZoyDmXET4EivM6LTga8x5oe9it4b0OCJ7I…Sejfullai punonte magazinier në një degë të Ndërmarrjes Fruta-Zarzavate dhe banonte në një shtëpi-barake në fund të qytetit-fshat. Qe bërë, sipas tij njeriu më i çuditshëm i Ballshit. S’bënte gjë tjetër veç punë e shtëpi dhe shëtiste i vetëm rrugëve të pashtruara të qytetit të vogël. Rrallë shkonte ndonjëherë e lozte shah në një klub. Ndonjëherë dhe e provokonin. Kështu, tregonin se një fshatar i kish shkuar në punë e i kish thënë se “Dua të më bësh një samar për gomarin”. “Po kush të dërgoi”, e kish pyetur Sejfullai. Fshatari ia kish bërë me dorë nga tre veta që prisnin larg magazinës. Ai i kish vështruar dhe i qe përgjigjur. ”Unë bëj samar për ata që të dërguan ty dhe jo për gomarin tënd”.

Persekutimi i pamerituar i një atdhetari të madh

Para disa ditësh erdhi në redaksinë e DITA-s një burrë me pamje fisnike, me flokët krejt të bardhë dhe me një zë të ngrohtë na tha: “Mund të ma botoni këtë shkrim për Sejfulla Malëshovën? E di që është i vonuar, por për Sejfullain nuk është asnjëherë vonë. Ai kishte ditëlindjen para ndonjë muaji dhe… askush nuk u kujtua të thoshte një fjalë e të shkruante për të…”

Ky ishte Agim Dade, mik dhe i afërt me Sejfulla Malëshovën. Po më shumë se afërsia miqësore me Lame Kodrën, ai ndjente njëlloj detyrimi për ta përkujtuar atë si një personalitet që i përket të gjithë shqiptarëve, jo vetëm rrethit të ngushtë familjar.

Më 19 korrik të këtij viti u mbushën 115 vjet nga lindja e një prej figurave më të spikatura të historisë dhe kulurës shqiptare të Shekullit XX, Sejfulla Malëshovës. Absurde, por e vërtetë: asnjë aktivitet kulturor nuk u zhvillua me këtë rast, asnjë shkrim në gazeta, asnjë fjalë nderimi e mirënjohjeje për këtë njeri të madh që i dha aq shumë kulturës sonë. Gjithsesi, nuk ka asgjë për t’u çuditur. Kështu ndodhi këtë vit edhe me dy figura të tjera të mëdha, miq të Sejfullait, Faik Konicën dhe Fan Nolin. Faiku kishte 140 vjetorin e lindjes, ndërsa Noli kishte 50 vjetorin e vdekjes. Asnjë aktivitet nga Ministria e Kulturës për dy gjigandët e kulturës sonë. Shkroi Moikom Zeqo në ‘DITA’, por… kaq ishte pak për ta. Të njëjtin fat ndoqi dhe ky përvjetor i lindjes së Sejfulla Malëshova. Të jetë thjesht mungesë vëmendjeje, një harresë e paqëllimshme? Jo. Më shumë kjo harresë të kujton vazhdimin e persekucionit të pamerituar ndaj një atdhetari të madh…

Agim Dade sjell këtu dhe kujtimet dhe vlerësimin e avokat Nafiz Bezhanit të 24 viteve më parë. Për këtë, Agimi më tha shkoqur:

E botoj këtë artikull, në përkujtim të 115 vjetorit të Sejfulla Malëshovës jo pa qëllim. Po të ishte gjallë i ndjeri avokat Bezhani, do të shikonte se pikërisht ato organe shtetërore si Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave, u takon ta ngrenë në piedestalin që i takon prof. Sejfulla Malëshovën, ministrin e parë të Kulturës, në pushtetin e ri demokratik. Por po vazhdon të lihet në hije kjo figurë e madhe patriotike dhe e kulturës së kombit shqiptar. Me këtë shkrim dua t’u kujtoj titullarëve të këtyre institucioneve se lënia në harresë dhe pa një organizim përkujtimor, nuk i nderon. Me keqardhje vihet re se janë bërë për figura që nuk e kanë merituar. Tek Sejfulla Malëshova jetonte një histori fisnike, një histori e vërtetë dhe e denjë për krenarinë e kombit tonë, për historinë dhe lumturinë e tij. /Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

SI E DUA SHQIPËRINË*

S’kam çiflig e s’kam pallate,
S ’kam dyqan me katër kate
Por e dua Shqipërinë
Për një stan në Trebeshinë,
Per një shkarpë e për një gur,
Për kasollen mi Selishte
Për dy ara në Zallishte,
Për një lopë e një gomar,
Për një Balo, një manar.

Unë e dua Shqipërinë
Si bari dhe si fshatar,

Unë e dua Shqipërinë
Për tërfilin mi lëndinë,
Për një vajzë gjeraqinë,
Dhe për ujët që buron
Nga një shkëmb e gurgullon
Nëpër lisat gjethe-shumë,
Edhe zbret përposh në lumë.
Unë e dua Shqipërinë
Për një lule trëndelinë.
Për një zok që fluturon,
Për bilbilin që këndon
N’ ato ferra e në ato hije
Këngë malli e dashurie.

Unë e dua Shqipërinë
Si poet i dhëmshëruar.

Unë e dua Shqipërinë
Që nga Korça në Vraninë,
Ku del bujku që me natë
Me parmëndë dhe me shatë,
Mbjell e korr me diell, me hënë
Dhe s’ka bukë për të ngrënë
Ku nallbani e samarxhiu,
Kërrusen ditë e kërrusen natë,
Që të hanë bukë thatë,
Ku hamalli nëpër skela
Ngarkon hekur e varela,
Këmbë-zbathur, bythë çjerrë
Punon vetë për të tjerë.
Unë e dua Shqipërinë
Që nga Shkupi e në Janinë,
Ku një popull derë-zi
Heq e vuan robëri,
Po ka shpirtin luftëtar.

Unë e dua Shqipërinë
Si një revolucionar.

/Lame Kodra

*Kjo poezi është shkruar më 1939 dhe botuar në vitin 1941 në gazetën “Liria” në Amerikë. Ribotuar në “Vjersha” (1945, 1946) dhe në organe të ndryshme të shtypit.

Agim Dade.

Kategori
Uncategorized

Ja kush e rrahu ministrin e rendit Saimir Tahirin….

 

Kategori
Uncategorized

Kolonel Dritan Demiraj : Flisni o politikanë tradhtarë të Maqedonisë, po ju rrihen dhe vriten djemtë!

dritan-demiraj

Te nderuar bashkekombas! Vellezer Shqiptare!

Mbreme ne sheshin “Makedonia” ne Shkupin e trimave, kriminelet te drejtuar nga falangat shteterore sulmojne femije dhe gra te pafashem, deri ne demtime serioze fizike, aq dhunshem njelloj sic goditen njerezit nga Shteti Islamik ne Irak.
Deri kur politikanet tradhetare te Shqiptareve te Maqedonise do te rrine pa folur, reaguar, pa kundershtuar dhe pa i kerkuar Gruevskit dhe Ministrit te Brendshem te denojne me seriozitet tifozet bandite te Vardarit.
Vellezerit kjo lloj politike Maqedonase nuk po ben asgje tjeter por vecse po pershpejton me deshiren e Maqedonasve ate qe prej shume kohesh Perendimi po mundohet ta shmange.
Deri kur do te vazhdojme te behemi viktima te nje shteti qe nuk ka as integritetin me te Vogel per tu quajtur i tille.
Nese kjo politike shoviniste antishqiptare do te vazhdoje, Fyromasit shume shpejt do te vulosin me deshiren e tyre fundin e bashke ekzistences me Shqiptaret.

Kategori
Uncategorized

Tmerr në Tiranë: Varferia, mishi i hedhur në mbeturina rifutet në konsum…

Tmerr në Tiranë: Mishi i hedhur në mbeturina rifutet në konsum (Foto)

Një skenë e papërtypshme  tek kazanet e mbeturinave në sheshin “Avni Rustemi”, Tiranë.

 

Varferia e tejskajshme ben gjitheshka.

Dy burra, nga varferia e madhe,  në sytë e qindra kalimtarëve, po marrin mishin e hedhur në kazanet e mbeturinave.

Jemi 300 metra nga Bashkia e Tiranës, po aq nga Komisariati Nr. 1 i Tiranës.

Kategori
Uncategorized

Jemin Gjana: Jep emrat! Roland Bejko: Nuk është etike.

foto e Urim Gjata

Kryetari i PD në Gjirokastër, Roland Bejko, ka ndezur një debat të gjerë online, pasi deklaroi se gjashtë ish-ministra të PD kanë votuar kundër Halim Kosovës në zgjedhjet lokale.

Ai madje thotë se një ish-ministër ka financuar fushatën e Rilindjes.

Ish- deputeti Jemin Gjana i kërkon Sejkos që të japë emra.

“Nuk do e lodhja gishtin se mendjen duket se pak ia vlen me e lodhë. Mirëpo kur hasesh në komentues që pasi i kane ba të gjitha rolet, dalin nga udha e japin leksione, nuk rri dot të lexoj pa thënë një mendim: Ej burra dhe gra, a ban me folë me emra e me çështje te prekura rast pas rasti, se kështu duke i pshurrur të gjithë mos ta mendojë askush veten të palagur. Po të ishin disa pak me vese dhe gjithë pjesa tjetër me virtyte, ne do ishim tjetërsoj sot pas 25 vitesh. Në vitet ‘91 dhe ‘92 e kam pasur rastin të marr leksione amerikanësh në Parlament. Ata ishin politikanë të moshuar, mbushur me eksperiencën e një vendi të lirë në kuptimin e plotë të fjalës. Na thonin: “sa vite keni qenë nën komunizëm, aq vite u duhet të dekomunistizoheni”. Ne na dukeshin fjalët e tyre jashtë realitetit. Po më vërtetohen ato fjalë dita- ditës”, shkruan Gjana.

Por në përgjigje të komentuesve, Bejko thotë se nuk jep emrat, pasi nuk është etike.

“Në respekt të shumë qytetarëve që më kërkojnë të jap emrat, madje edhe të gazetarëve që më kanë telefonuar lipset të sqaroj se:

Nuk e kam problem të përmend emrat, por më duket jo etike. Qëllimi i këtij statusi nuk është të bëj “fletërrufe” para opinionit publik për sjelljet dhe qëndrimet politike të dikujt në zgjedhjet e fundit lokale.

Qëllimi i këtij statusi është të them se në demokraci lëvizja nga njëri krah politik në tjetrin, mund të jetë “legjitime”, por ama jo ç’do gjë që është “legjitime” është me pa tjetër dhe morale.

Ky është synimi i statusit tim, pastaj sekush ka shembujt e vet, në nivel qëndror apo në atë lokal. Kjo pak rëndësi ka.

Dihet që individualizmi për të djathtën është shumë i rëndësishëm, por kur individualizmi kthehet si qëllim në vetvete në natyrën e individualizmit thellësisht materialist (i njohur si individualizmi etik), duke shkelur mbi çdo normë, rregull, parim, ligj, kod etik apo moral, me parimin se pas meje qameti u bëftë, ai mbaron së qeni një individualizëm që noton në liri, për të qenë më tej një monstër e korruptuar!

PD është forcë e qendrës së djathtë, dhe morali si parim dhe normë është dhe në mos është duhet të jetë ADN-ja egzistencialiste e saj.

Kur morali përdhoset në këtë mënyrë, ai krijon kosto të lartë elektorale. (Fitim Zekthi e ka trajtuar bukur këtë temë, sot te gazeta “Mapo”).

Edhe pse ky fenomen ishte më atipiku i këtyre zgjedhjeve, i kryer nga njerëz që duan të mbrojnë privilegjet e fituara para 2013-ës, nuk mund të them se humbja e lokaleve ndodhi vetëm për këtë arsye”.

Gazeta Mapo

Kategori
Uncategorized

DY DIPLOMAT…

foto e Ilir Seci

DY DIPLOMAT…

Mbas u martuam ne vitin 1994,me shoqen e jetes,mes shume perpjekjesh gjetem nje dhome me qera ku me jetu,në nji shtepi te vjeter te Rrugica e Burgut,në Sarrreq…Ishte nje dhome vetem por e konsideronim veten me fat qe gjetem ate dhome sepse në ate kohe ishte e zorshme me gjete nji kulm mbi krye!Sidomos ekonomikisht kanë kenë kohna shume të veshtira!…Megjithë veshtiresite ekonomike,koha qe jetova në atë lagje prape mbetet nji nga periudhat ma te pasuna të jetës…
Lagjia Sarreq ishte nji nga lagjet me interesante qe mund te gjendej në trojet shqiptare!Çdo mjes me takonte me u shnderru në rrugica me disa pleq qe njoftë e pa njoftë më pershendesnin dhe më uronin ditën e mbarë!Ma vonë kur me qellonte me kalu andej me ndonji nga banoret e lagjes mesoja se ai plaku qe me pershendeste perdite,njaj qe rrinte ule në shkalle para shpise kishte studiu në Firence per muzike,ndersa ai tjetri qe rrinte tane kohës me te,kishte mbaru per inxhinier urash në universitetin e Vjenës…Me kohe njoha shume prej njatyne pleqve dhe u miqesova me disa…Shpesh ulesha me ta per nji kafe dhe fillonim biseda qe zgjatnin me ore te tana!Ato vite qe kalova në ate lagje ishin si me kene vite studimesh,njohje me njerez e karaktere qe eshte veshtire me i ndeshë kund!Pleq qe ne rinine e tyne kishin studiue në universitetet ma te mira te Evropes,qe njihnin disa gjuhe te hueja,erudite,sikur te ishin biblioteka ambulante!…
Shpeshere banim biseda me orë të tana mbi teorine e Kierkegaardit,sa herë banim debate për pesë argumentet e famshme të Niçes mbi ekzistencën ose mosekzistencën e Zotit!Herë tjera shprehnim keqardhjen per vdekjen e parakohshme të filozofit gjenial austriak,Otto Weininger,që vdiq vetem 23 vjeç…debatonim se ku e ka teprue Shopenhaueri,se si e ka vjedhe Karl Marksi filozofin Hegel,pse asht estet i madh Benedeto Kroçe apo çka e ban te veçante filozofin spanjoll Miguel Unamuno…
Shumica e tyne kishin vuejtë denime në burgjet politike te diktaturës komuniste…Vite te randa burgu në ferrin enverist…Kur i shihja ashtu te drobitun,te krrusun nga pesha e rande e viteve të burgut,ajo krrusja e tyne me ngjante si nji pikepyetje e madhe!…Nji krrusje si me kene shenje pikepyetje qe perdite endej rrugicave si nji PSE-he e madhe që randonte mbi ndergjegjien shoqnore shqiptare!…Pikepyetje qe dukej sikur brofnin ne çdo rrugice te asaj lagjie pa marre asnjihere pergjigjen!…
-“Pse u denuem!?Pse na e shkaterruet jeten pa ja fillue mirë!?”-dukej sikur ngulmojshin ato pikepyetje…
Nji rast nji nga keta pleq fisnike,ndersa po flisnim per absurditetin e sistemit komunist,per ta ilustrue marrezine kolektive me nji shembull konkret,më kallzoi historine e jetes se vet…
-“Kur hyne komunistat në Shkoder menjihere nisen terrorin…”-fshani Burri plak,-“Sa ishe martue me zojën qe jetoj edhe sot!…Familja jeme ishte e njoftun në Shkoder,brez mbas brezi tregtare te kamun e kjo nuk pelqehej nga komunistet.Ne familjen tone kishte pase priften e murgesha ndaj te ashtequejtunit çlirimtare mbasi burgosen shumicen e meshkujve te shpise sone na moren edhe shpine krejt me çka kishte mbrenda!Ata thoshin “Po e konfiskojme në emen te Popullit!”,por e verteta asht se i nisen tana plaçkat e shpise tone per në Tirane sepse duhej mobilue Blloku i Udheheqjes qe sa ishte kriju!Familja jone si familje tregtaresh kishte mujtë me mbledhe pasuni nëpër vite!Me mund e me djerse!Nate e dite në dugajë!…Por komitat qe e quejshin veten partizane s’dojshin me dite!Moren gjithshka…”
Mbasi u ndal pak e psheretiu thelle Plaku vazhdoi…
-“Meqë ishe i ri,vetem 23 vjeç,mue nuk me burgosen por nji dite heret ne nadje na moren bashke me gruen e na internuan ne nji fshat te thelle ne Tepelene.Aty na kallzuen nji kolibe dhe na thane;-“Ketu do jetoni!”…Nuk mund te qahesha se prape kur mendoja çka hjekshin ata neper burgje internimi jo se ishte ma i mire por te pakten isha me teme shoqe!…Ne ate kohe propaganda komuniste kishte nise me te madhe luften kunder analfabetizmit dhe tane shqiptaret duhej me krye kurset kunder analfabetizmit qe me mesu shkrim e kendim…Nji dite na vjen ne shpi kryetari i keshillit nacionalclirimtar te atij fshati,nje ish-partizan arrogant qe tane kohes kuterbonte era qepe e raki dhe na thote ne dere:
-“A jeni rregjistruar ne kursin kunder analfabetizmit?!”
-“Une kam mbaru Universitetin ne Grac te Austrise mor zotni!?”-i them,”Çfare kursi kunder analfabetizmit kam me ba?!Kam mbaru shkollen fillore e te mesme nder jezuite ne Shkoder,njoh shtate gjuhe te huaja!”…
-“Ato jane shkolla borgjeze!…Kjo s’do te thote asgje!Duhet te rregjistrohesh ne kursin kunder analfabetizmit ose do te t e ve hekurat!”-mu hakerru kryetari i keshillit…
-“Ishte kohe marrezish!Nuk duhej diskutu shume dhe nuk e zgjata me te por u rregjistrova ne kursin kunder analfabetizmit!Per 9 muaj ndoqa kursin nji me nji me nje mesues qe kishte nevoje per veti me mesu me shkru e lexu ma shume se nxanesit e vet!…Mbas nande muejsh mora diftesen qe provonte se kisha mesu me shkru e lexu!”…
-“Kur te kesh nge ndonji dite hajde ta diftoj se asht e bukur!”-qeshi plaku…
Nji dite me te vertete shkova te shpia e tij dhe mi kallzoi te varuna ne murin e dhomes se pritjes…Ishin te varuna ne korniza prane e prane njana tjetres Dy Diplomat…
_ ”I kam te varuna ne mur te dyja,Diplomen e Universitetit te Gracit ne Austri dhe Diplomen e Kursit Kunder Analfabetizmit,marre mbasi kisha krye Universitetin!”…

ILIR SECI

Marre nga miku im Halil Hajdaraj.

.


Kategori
Uncategorized

Dasma e rillindasit Erjon Veliaj.

=”https://www.facebook.com/ZoguRames/videos/458200587690614/“></

Kategori
Uncategorized

Ja se si u ndihmuan refugjetet Greke ne Shqiperi.

http://telegraf.al/kulture/bardhyl-berberi-nje-drame-mbinjerezore-greke-ne-nje-fshat-te-pogradecit

Kategori
Uncategorized

GERALDINA ”Unë do të vdes si një shqiptare, në tokën shqiptare, në mes shqiptarëve” Me rastin e 100 vjetorit te lindjes.

MbretereshaGERALDINA, MBRETERESHA E SHQIPERISE 06.08.1915 – 100 – 06.08.2015

Nga: LEON MOLLA

SKEDA Emri: Geraldina

Mbiemri: Appony

Ditëlindja: 06 Gusht 1915 ora 15:25

Atësia: Konti Gjula nga Hungaria

Amësia: Gledis Stjuart, Amerikane

Gjatësia: 1.75

Të veçanta: Sytë bojëqielli

Edukimi: Me 1929 mbaron Liceon në Vudapest, fituese e një kursi në Vals

Gjuha që zotëronte: Anlisht, Frengjisht, Gjermanisht, Shqip, Hungarisht, Italisht.

GJEONOLOGJIA DHE JETA E GERALDINES Kontesha Geraldina Appony, rrjedh nga një fis i Atalias, Mbreti i Huneve (Hungari). Ka lidhje gjaku me familjet e Perandorisë së Shejtë Romano-Gjermanike. Ajo ishte vajza e Kontit Appony të Perandorisë Austro-Hungareze, mbesa e Marshallit të Madh të Oborrit Perandorak të Perandorit Franc Jozef. Nga e ëma, Gledis Virgia Stjuart, rrjedh nga një familje më të shquarit të Amerikës, ku një nga të parët e saj Xhon Henri Stjuart ka qenë Konsulli i Përgjithshëm i SH.B.A në Averse dhe Ambasador i jashtëzakonshëm i SH.B.A në Londër, ndërsa Virgjinja Stjuart ka qenë Diplomate e SH.B.A dhe e shoqja e Gustav De Stral d’Eknan, Ministër she Shambellen i Mbretit të Suedisë dhe njëkohësisht është kushuri me ish-Presidentin Amerikan, Riçard Nikson, lidhjet e saj të gjakut vazhdojnë deri me Mbretin e Marokut dhe Mbretëreshën e Jordanisë, djali i motrës së saj Roaund Muselier ka qënë sekretar shteti në qeverinë e Francës dhe aktualisht Deputet i Marseille në Parlamentin Europian. Kontesha Geraldina Appony erdhi në Shqipëri me 31 dhjetor 1937 dhe me 30 janar 1938 fejohet me Mbretin Zog-I, ndërsa me 27 prill 1938 martohet me Mbretin Zog-I duke u kurorëzuar Mbretëresha e Shqiptarëve, dhe kjo lidhje i dha emër të mirë edhe më perëndimore Shqipërisë.

Me 05 prill 1939 u lind Princi Trashigimtar Leka dhe Dinastia Zogu merr vazhdimësi dhe lartësi. Gjatë qëndrimit të saj të shkurtër në Shqipëri shquhet për vlerësimet e larta që i bëri Kombit tonë, për ndjenjat e qëndrimit të saj ndaj fashistëve italian (siç pohojnë studjues, analistë, e masmediat), dha kontribut të madh për kulturën dhe arsimin shqiptar, për gratë e vajzat shqiptare, për personalitetet e kulturës, për fëmijët jetimë, etj. Ndërmori vizita nëpër Shqipëri nga Burgajeti i Matit deri në Vlorë. Kundërshtoj hapur përpjekjet e fashistëve italianë për pushtimin e Shqipërisë dhe nuk e pranoj as strehimin politik në Ambasadën e SH.B.A në Tiranë, por ndoqi fatin e detyruar të jetës në prag të Luftës së Dytë Botërore nëpër udhët e vështira të gjata të mërgimit. Gjatë qëndrimit e aktivitetit në Shqipëri është përshëndetur e vlerësuar nga shumë përsonalitete të botës, nga Ambasadat e huaja në Tiranë dhe nga shtypi botëror në SH.B.A, Britaninë e Madhe, Francë, Austri, etj. Mbretëresha Geraldina e Shqiptarëve, me 06 prill 1939, në rrethana e situata të njohura Kombëtare e Ndërkombëtare, në prag të luftës së dytë botërore, u largua nga Shqipëria, duke qëndruar përkohësisht në Greqi, e më pas në Turqi, Rumani, Poloni, Letoni, Suedi e Norvegji dhe në mesin e gushtit 1939 arritën në Francë, ku qëndruan deri në maj të vitit 1940. Pas kësaj me ftesën e Mbretit Xhorxh VI i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, shkojnë në Liverpol (në hotelin Ric), në një vilë Sanindeil Eskel (60 km larg Londrës) në vilën e Lordit Parmoor në krahinën e Kllallten Hillsit (afër Londrës), ku ndodheshin të emigruar edhe disa familje Mbretërore Europjane si të Hollandës, Belgjikë, nga Ballkani etj. Në këtë periudhë ka vlerësime edhe për Mbretëreshën Geraldina e Shqiptarëve nga Presidenti Turk Ismet Inony, Mbreti Karol i Rumanisë, nga Mbreti i Suedisë, Mbreti Xhorxh VI i Britanisë së Madhe, etj. Mbretëresha Geraldinë, përkrah Mbretit Zog-I, gjatë luftës së Dytë Botëror dha kontribut për Shqipërinë, për radhimin e Shqipërisë në OKB (me 1942), në ndihmën e Lëvizjes Nacionaliste në Atdhe etj. etj. Vlerësohet nga përsonalitetet e larta ndërkombëtare të Lidhjes së Kombeve, Presidenti Amerikan Ruzvelt, Kryeministri Britanik Curçill, etj. Nga janari i vitit 1946 deri në gusht të vitit 1955 Mbreti Zog-I e Mbretëresha Geraldina me Familjen Mbretërore dhe Suitën e tyre qëndrojnë në Kajro të Egjiptit si të ftuar të Mbretit Faruk (me lidhje gjaku nga e ëma, Sadije Zogu), ku ndodheshin edhe shumë Familje të tjera Mbretërore të mërguara si Romanovel, Heset, Otomanët, të Bullgarisë (Mbretëresha Xhovana, Princi Simeon, Princesha Mari Luiza), etj, të cilët, si miq e të njohur të Mbretit Zog-I e Mbretëreshës Geraldina, dhanë kontribute diplomatike edhe për Shqipërinë. Për t’u shënuar është edhe kontributi i madh i Mbretit Zog-I dhe i Mbretëreshës Geraldina, që me njohjet e lidhjet e tyre në botë, mundësuan pranimin e vonuar të Shqipërië në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) në vitin 1955. Familja Mbretërore në Egjipt kishte një aktivitet të madh politik, diplomatik etj. duke mbajtur lidhje aktive me SH.B.A e Britaninë e Madhe dhe disa vende të moderuara Arabe etj. për rrëzimin e rregjimit komunist në Shqipëri. Ishte zgjuarsia e Mbretëreshës Geraldina, që zbuloi ”Radiolojën” e sigurimit shqiptar, gjë e cila çoi deri atje sa Mbreti Zog-I t’iu bënte me dije anglo-amerikanëve se Kim Filbi ishte agjent i dyshimtë etj. Ishte Bashkimi Sovjetik Komunist, që mori influencë në Egjipt dhe ndikoi në largimin e Familjes Mbretërore Shqiptare nga ky vend mik. Në gusht 1955 Familja Mbretërore Shqiptare arrin në Francë, ku fillimisht vendoset në Kanë e më vonë në Paris. Me 09 prill 1961 Mbreti Zog-I ndërron jetë. Presidenti Francez Sharl De Gol jep urdhër të veçantë për organizimin zyrtar të ceremonisë së varrimit, të gjithë pikat kufitare hapen për shqiptarët që erdhën nga e gjithë Bota … Me 15 prill 1961, në prani të deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare dhe 70 të deleguarit nga Mërgata Shqiptare, Princ Leka bëri Betimin si Mbret i Shqiptarëve. Mbretëresha Geraldina tashmë ishte Nëna Mbretëreshë Geraldina e Shqiptarëve. Kontributi i Mbretëreshës Geraldina, përkrah Mbretit Zog-I, gjatë qëndrimit në Francë, është e një niveli të mië, gjë që është dëshmuar edhe nga përsonalitete të diplomacisë politike, historisë, dhe është pasqyruar në shtypin e kohës etj. Në vitin 1962 deri më vitin 1982 Nëna Mbretëreshë Geraldina vendosi në Madrit të Spanjës ku, përkrah edhe Mbretin Leka e më vonë të Mbretëreshës Susan, vazhdon veprimtarinë e saj kombëtar e ndërkombëtare për Shqipërinë e Shqiptarët. Ndërmerr uhëtime historike në SH.B.A, Kanada, Belgjikë, Itali, Zvicër etj. ku bën takime me Shqiptarët e përsonalitete Botërore si me Papa Gjon Pali II, Mbretër e Mbretëresha të Botës, me Presidentë e Kryeministra të Europës, Amerikës, Kanadasë, Azisë e Afrikës. Kudo e kurdoherë e ngriti zërin për Shqipërinë e Shqiptarinë. Ndihmoi shumë në kuadrin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe në Fondacionin e saj ”Nëna Mbretëreshë” Shqiptarët në botë dhe popuk të ndryshëm. Nga viti 1982 deri në vitin 2002 vendoset në Afrikën e Jugut, ku e vazhdoi veprimtarinë e saj me letërkëmbime me përsonalitete Ndërkombëtare e me Shqiptarët, duke dërguar ndihma humanitare në Shqipëri (në periudhën e Demokracisë) etj. Me 28 qershor 2002 vjen në Tiranë, bashkë me Familjen Mbretërore Shqiptare, për të jetuar përgjithmonë në këtë vend që e deshi si rrallë kush, që siç ka thënë në prill 2001: ”Unë do të vdes si një shqiptare, në tokën shqiptaren në mes shqiptarëve”. Mbretëresha më e re e Aristokracisë Europjane dhe e vetmja Mbretëreshë e para Luftës së Dytë Botërore, u nda nga jeta me 22 tetor 2002, vdiq në Shqipëri e cila i kushtoi jetën e vet me dashuri, mirënjohje e devotshmëri.

Shënim i Redaksisë: Shkrimi është marrë nga Libri i Leon Mollës. GERALDINA ”Unë do të vdes si një shqiptare, në tokën shqiptare, në mes shqiptarëve”

Kategori
Uncategorized

“Edhe Papa flet më shumë se Basha”

Tre jugorët që po “i hapin probleme” Lulzim Bashës në PD. Dhe një këshillë nga “brenda”: “Edhe Papa flet më shumë se Basha”

Çim Peka shkruan sot në faqen “Syri.net” një opinion mbi zhvillimet në Partinë Demokratike.

 

Peka është një njohës i mirë i realiteteve brenda PD-së duke mos neglizhuar për asnjë çast edhe dallimet më të vogla që konstruktojnë relievet e thepisura të një partie si PD.

 

Kësaj radhe Peka e ka me Lulzim Bashën, me heshtjen e tij të zgjatur, që ngjan si një lloj memecërie politike përkundrejt një elektorati që ka uri të mbahet i angazhuar. Mirëpo mëse kjo e Bashës është një handikap si shumë të tjerë që i mvishen atij si politikan ka identitet të qartë, paralajmërimi i Pekës ngjan i pazakontë.

Sipas tij vakumin e lënë prej kryetarit po rrezikon ta mbushë, Fahri Balliu, Genc Pollo apo Lefter Maliqi. Ky i fundit “më parimori” sipas Pekës. “Populli i djathtë ka nevojë të dëgjojë çdo ditë se çfarë mendon Basha e jo çfarë mendon shoku i Bashës e i Metës, Fahri Balliu.

Ata duan të dinë se çfarë mendon Basha e jo se çfarë mendon Pollo më emër të Bashës. Ata duan të dinë se si do t’i sjellë Basha në pushtet e jo se si e këshillon Lefter Maliqi, kryetarin Basha për të ardhur në pushtet.

 

Edhe Papa flet një herë në javë…

 

Qytetarët duan të dëgjojnë Bashën dhe kur nuk janë dakord me të.

Ndryshe do detyrohen të dëgjojnë Fahriun, Lefterin e Gencin nga opozita. Por me tezat e Fahriut për aleancë me Metën, të Pollos për aleancë me Ramën e të Lefterit për aleancë edhe me “UFO-n” në Berat, opozita nuk ka thënë asgjë”, shkruan Peka.

Të jetë vallë kështu?

A po dëgjon kush çfarë thotë Pollo, ndonëse ka media që i referohen?

Ndoshta.

Por ndoshta kjo qasje synon të stisë kufiza politike imagjinare në PD, si instrument relativizimi i zërave të tjerë që mund të peshojnë.

P.sh Jozefina Topalli mund të ketë shumë antipati mbi vete, por gjithsesi dëgjohet më tepër.

E meqë jemi te Topalli, na vjen në mend teza e saj pas zgjedhjeve të 2013-ës, kur deklaroi se Edi Rama ishte njeriu që ka poshtëruar më shumë nga të gjithë katolikët, meqenëse kandidoi dhe fitoi në veri me kandidatë me përkatësi katolike, por me probleme në cv-të e tyre.

Të jetë kjo një analogji e Pekës për rolin e jugorëve në PD?

Të jetë Balliu-Pollo-Maliqi, trinomi ideologjik i opozitës ndaj kryetarit të opozitës?

Ndoshta. Por sido që ta shikosh është për të qeshur.

Edhe sepse mbase ka ardhur koha kur kryetari flet me heshtje.

Kategori
Uncategorized

PJETER ARBNORI MANDELA E SHQIPERISE (1935-2006).

 

Nga: LEON MOLLA

Po shkëpus një moment prekës kurë Prokurori i kërkon Trupit Gjykues dënimin me vdekje ndaj Pjetër Arbnorit dhe kërkesa për të folur me Nënën e Tij Gjystinën. Ja biseda në Sallën e Gjyqit si më poshtë:

Prokurori kërkon dënimin me vdekje të Pjetër Arbnorit dhe i thotë:

– I pandehur, thuaj fjalën e fundit.
– Dua të flas dy fjalë me nanën.
– Po.
Pjetri:
– Nanë…
Nëna çau mes njerëzve dhe iu afrua sa më afër të birit.
– Urdhëro bir!…
– Shikomë në sy, nanë…
Nana nuk foli dhe e shikonte të birin drejt e në sy.
– Jam ai djalë që më ke edukuar ti, nanë.
– Po, bir!
– Kam një amanet, nanë…
– Po, bir!…
– Unë do të vdes, por kam një amanet…
Nëna hesht.

– Nanë, mos derdh pikë loti, mos ua bëj qejfin kriminelëve të kuq!

– Ti nuk do të vdesësh, bir!
Policët ndërhyjnë dhe nënën e tërheqin zvarrë…
Cila zëmër njerëzore nuk do të derdhte lot përpara kësaj skene? Por jo komunistët e Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos, sepse ata nuk janë njerëz!…

Kështu, Pjetër Arbnori hyn në histori duke marrë përmasat e një heroi, por në histori hyjnë edhe nënat shqiptare që i ndoqën bijtë e tyre me trasta në krah. Kaq shumë është folur e shkruar për heronjtë e burgjeve të komunizmit dhe kaq pak folur e shkruar për nënat shqiptare, që i edukuan bijtë të mos pyesnin për jetën e tyre për lirinë e Atdheut të tyre.

Kategori
Uncategorized

Historia serbe është gënjeshtër, krijoi rrejshëm mitin mbi Kosovën.

 

Sonja Biserko, presidente e Komitetit të Helsinkit të Serbisë, ka deklaruar për revistën kroate, “Vijenac”, se e gjithë historia e Serbisë është “një gënjeshtër e madhe”.
“Serbia nuk ka qasje të vërtetë për një pjesë të historisë së saj që lidhet me Perandorinë Osmane. Nga injoranca e fakteve
ka krijuar mitin për Kosovën, për heroizmin serb dhe mbretërinë qiellore. E gjithë historia e Serbisë është një gënjeshtër e madhe”, ka deklaruar pa pardon Sonja Biserko gjatë një interviste të gjerë.

Ajo edhe njëherë përsëriti se serbët ishin përgatitur për luftë kundër kroatëve që nga vdekja e ish-presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz-Tito, transmeton lajmi.net.

“Përndryshe, Fakulteti Juridik në Beograd ka qenë një prej shtyllave të projektit të madh serb, ku nga aty janë definuar gjitha përpjekjet politike të Millosheviqit, nga aty të flitej për të drejtën e serbëve për revoltë, duke mohuar republikat ekzistuese jugosllave, kurse argumentet e tyre janë përdorur në tekstet e botuara në libra dhe gazeta. Dhe memorandumi Ëndrra është një prej atyre dokumenteve. Ata të gjithë pretendonin se duhet riorganizuar Jugosllavia, me qëllim që serbët të kapin dhe të marrin territorin e tyre etnik”, ka deklaruar Biserko.

Ajo gjithashtu ka folur për fjalimin e ministrit Aleksandar Vulin në Jadovno, duke e etiketuar atë si “altoparlant të Vuçiqit”.

Kategori
Uncategorized

SHENJA TË GJEOMTERISË SË SHENJTË NË ARTIN ILIR.

 

Mozaiku i shfaqur këtu, tregon:
Dhoma e Nereidës. Fragment mozaiku. Shekulli i tretë pas Krishtit. Apoloni, Shqipëri

Për shumëkënd aty tregohet vetëm një “lule” ose një model gjeometrik dekorues, por nuk
është vetëm ajo që duket. Civilizimi ilir, ashtu si dhe shumë të tjerë
nëpër botë, shfaq në këto dekoracione formulat e një shkence të harruar universale e cila ka lidhje me mistikën dhe universin. Shkenca e ditëve tona ka rënë dakord shumë herë se të lashtët zotëronin njohuri të çuditshme që mund të quhen vetëm “koincidenca”.

Mozaiku i këtushëm shfaq modelin bazë të ndërtimit të çdo gjëje në univers, që nga strukturat atomike deri të lëvizja e planetëve dhe e yjësive.

Bashkë me të keni, edhe lulet gjeometrike që krijohen nga lëvizja e planetëve të sistemit tonë diellor. Këto modele gjeometrie i gjeni kudo në Univers… Është gjuha e një Krijuesi. Natyrisht, jo gjuha e ndonjë religjioni.

Kategori
Uncategorized

Vendi drejt rrokullisjes së madhe, revolucioni demokratik, shpëtim.

Rekordet e zeza të 600 ditëve

Sali BERISHA

Shqipëria po digjet dhe qeveria po krihet. Por qëllimi i kësaj konference është t’i tërheqim vëmendje qytetarëve shqiptarë për rekordet e zeza dhe dështimet e mëdha të kësaj qeverie në 300 ditëshin e saj të dytë, apo në 600 ditorin e saj. Këto 300 ditë spikati më shumë se çdo gjë tjetër krimi në pushtet dhe pushteti i inkriminuar. Aktet, të cilat faktojnë njëlloj si në dritën e diellit lidhjet e Edi Ramës me krimin, të cilat tashmë janë të qarta, evidente për çdo shqiptar. Mjafton t’ju rikujtoj këtu dosjen Meta-Doshi, të cilën e mbajti të fshehtë për 6 muaj, urdhrin e tij për të liruar trafikantin Pllana, në makinën e Mark Frrokut, paraqitjen e tij, para kombit me nënën e vrasësit të katërfishtë, kjo nuk kishte ndodhur kurrë, është jashtë çdo lloj imagjinate dhe jo të viktimave të Kostandinit të partisë, fshehjen e kërkesës së qeverisë së mbretërisë së Belgjikës, për ekstradimin e Mark Frrokut, si vrasës i dënuar 10 vite nga Gjykata e Apelit të Brukselit. Shndërrimin e vendit gjatë këtyre 300 ditëve në arenë kryesore, të trafikut të kokainës në rajon dhe të heroinës, unë kam disa shifra tronditëse këtu, të cilat do ti jap më vonë. Lidhjet e tij të padiskutueshme me “Hakmarrjen për Drejtësi”, të faktuara të familjarëve të tij dhe të atij vetë, përcjellja për në Kubë, ose të paktën ashtu thonë, se ai mund të jetë edhe në Mal të Zi, ku ta di unë, i Arben Frrokut, të nesërmen e takimit dhe të birrës që piu me Edi Ramën në Pukë. Shkelja flagrante e marrëveshjes për dekriminalizimin dhe mbrojtja flagrante që ai bëri kriminelëve të kandiduar për Kryetar Bashkie dhe Këshilla Bashkiake, mbrojtja flagrante që ai bëri, duke mos respektuar marrëveshjen e dekriminalizimit, kriminelëve në Parlament. Të gjitha këto sollën pasoja shumë të rënda, jo vetëm bllokuan procesin e dekriminalizimit, por detyruan për herë të parë në historinë e këtij vendi, që qeveria e SHBA në raportin e saj për trafikun e qenieve njerëzore, të denoncojë me vendim politik praninë si deputet në Parlament, të mbrojtur nga Edi Rama, të Arben Ndokës, të dënuar 7 apo 8 vite nga Gjykata e Romës për këtë krim të shëmtuar. Pra, vendimi politik i qeverisë së SHBA për të denoncuar këtë akt, ka ardhur pas përpjekjeve të fuqishme dhe unë një pjesë e këtyre përpjekjeve të fuqishme dhe të jashtëzakonshme që ambasadori i SHBA në interesin më të mirë të shqiptarëve ka bërë, për t’i dhënë rrugë procesit të dekriminalizimit, pa asnjë lloj tendence partiake, dhe jo vetëm ambasadori i SHBA, por edhe ambasadorët e vendeve mike kanë dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme absolutisht jashtë çdo lloj detyrimi, kontraktual apo ligjor, por në shenjë respekti për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duhet të lejojnë kurrë që të ketë kriminelë në krye të Bashkisë, komunave, Parlamentit, administratës. Kjo pra, përbën rekordin më të zi, në historinë 23-vjeçare të pluralizmit shqiptar.

Largimi i FMN nga klanet pranë qeverisë

Një rekord tjetër i zi, i paprecedent në 23 vjet është largimi i FMN nga Shqipëria. Ju i dini mirë mendimet dhe konsideratat e mia, por mos harroni, se unë kam qenë në favor, absolutisht të angazhimit të FMN në Shqipëri, me këtë qeveri. Pse kam qenë? Sepse, kjo qeveri, konstatova se kishte zero program ekonomik, dhe juve ju kujtohet, po të doni merrni programin e qeverisë të paraqitur në Parlament, i paimagjinueshëm. As edhe një objektiv të vetëm makro apo mikro ekonomik të përshkruar në program. Pse? Sepse raportin e bënte një mësues anglishteje, që edhe anglishten nuk e flet mirë! Kjo është e vërteta. Jeni dëshmitarë, që Banka Botërore ishte shumë e interesuar për të ndihmuar qeverinë e re, si në çdo rast, organizoi në muajn gusht të 2013 konferencë ndërkombëtare në Sheraton, solli këtu ekspertët më të mirë të ekonomisë, ministra që nxorën Suedinë nga kriza në vitet ‘90, që nxorën Rumaninë nga një krizë shumë e thellë para 6-7 vitesh, pasi dëgjuan dy ditë me radhë eksperti i madh i ekonomisë, ju tha se ju keni 95% mundësinë e dështimit, sepse ju mohoni gjithçka dhe se njeriu që mohon gjithçka nuk di asgjë. Ndaj edhe unë personalisht e kam mirëpritur angazhimin e Fondit, sepse Fondi pret më të keqen. Politika e tij synon stabilitetin monetar, synon kontrollin e borxhit, këto të dyja janë objektivat më themelore të Fondit dhe janë më të rëndësishmet për një vend që të mund të ecë përpara. Nuk di vend tjetër përveç Greqisë, që të jetë larguar Fondi siç u largua nga qeveria jonë. Pse u largua Fondi? Fondi u largua, sepse klanet e klientelës qeveritare, po përvetësojnë në mënyrë të papërmbajtur, të ardhurat nga doganat dhe tatimet e vendit. Merrni dhe shikoni ku janë difiçitet. Difiçitet më të mëdha janë në akciza. A e dini ju se ata që i shkojnë para e prapa Edi Ramës, ata janë kalorësit e përvetësimit dhe të ndarjes së akcizave me të, të cigareve, të birrës, të pijeve të tjera të forta, të naftës, e kështu me radhë. Abuzimi i parë i akcizave dhe dëshmia më kompromentuese, më flagrante e kapjes së një qeverie.

Ekonomia është në pikiatë

Ekonomia është në rënie në pikiatë dhe Edi Rama ju paraqet, qytetarëve, sukseset imagjinare që i llois me Gjergjin e tij të statistikave, me pinokun e statistikave shqiptare apo papagallin statistikor. Unë i kërkova Valit, ndihmëses sime, që t’ju japë ju një material, ku në këtë material paraqitet përllogaritja e rritjes ekonomike bazuar në metodën e konsumit, që është një metodë gjerësisht e përdorur nga vendet e BE dhe që këto vende japin përparësi krahasuar atë në prodhim. Merrni kronikat tuaja dhe do të gjeni Gjergjin ku ju thotë se GDP e llogaritëm me dy metoda, e llogaritëm me metodën e prodhimit dhe e llogaritëm më metodën e konsumit dhe na doli në të dy radhët 2.88% rritja. E mashtroi rritjen 300 për qind. Në këto tabela ju e keni shumë qartë, se rritja ekonomike e bazuar mbi konsumin sipas vetë Gjergjit është minus 1.07% në tremujorin e parë të këtij viti, pra është në recension të sigurtë. Rama me Gjergjin e tij mashtrojnë në mënyrë më të paskrupullit për numrin e të punësuarve. E kam theksuar dhe e theksoj se përsëri, ai njoftoi shqiptarët se kam punësuar 104 mijë qytetarë këto 300 ditë, mashtroi 300 herë. Po pse mashtroi 300 herë. Sepse në Sigurimet Shoqërore nuk ka absolutisht asnjë të punësuar shtesë. Ka blerje të sigurimeve, p.sh, një fshatar nuk ka paguar 10 vjet sigurime, këta hapën rrugën e blerjes së sigurimeve, blerjes së viteve. Kjo nuk do të thotë se je i punësuar dhe me gjithë këtë blerje nuk ka shtesë asnjë qindarkë në fondin e Sigurimeve Shoqërore nga të punësuarit, siç thotë Edi Rama, gjithçka është cinizëm ekstrem dhe imagjinatë e sëmurë.

Thirrje BB:“Krim që një qeverie që vjedh veten t’i jepen para për t’u vetëmbajtur”

Ky thotë se, në Shqipëri u punësuan këto 300 ditë, 104 mijë në një kohë kur në Gjermani, me ekonominë lider të Europës me një popullsi 82 milionë, u punësuan në vit 279 mijë vetë, pra do të fillojnë gjermanët të punësohen në Shqipëri, për të mos thënë italianët, të cilët arritën të punësojnë gjithsej në një vit 122 mijë italianë. Pra, ekonomia dhe gjithë treguesit e saj, nga krediti tek eksporti, tek investimet e huaja, tek llogaria korente, tek lëvizja e kapitaleve është në rënie të lirë. Të gjitha këto bënë që të ardhurat të jenë të paktën 170 milionë dollarë më pak se plani dhe rreth 80 milionë më pak se në vitin 2014, e di Gjergji i tij sesi e nxjerr rritjen nga prodhimi ai duke pasur rënien pikiatë të të ardhurave. Këto çuan në vendimin politik të FMN, për të ndërprerë, disbursimin e kredisë dhe marrëdhënien me qeverinë. Me këtë rast, unë i bëj thirrje Fondit, të rishqyrtojë qëndrimin e tij, se këta janë një grup aventurierësh të papërgjegjshëm. Këta fillimisht nuk e donin Fondin e di edhe Fondi këtë, por largimi është një e keqe e madhe që i bëhet vendit. Ikën nga Greqia, por Greqia u kthye prapë tek kushtet dhe ata erdhën përsëri. Ata për këto situata duhen, unë gjithnjë kam pasur një debat të frytshëm me Fondin, me kundërshtira dhe dakortësira, por ky është momenti që ata duhen më shumë, jua them shqiptarëve se ky është momenti ku Fondi është i domosdoshëm. I bëj thirrje Bankës Botërore të ndjekë strikt FMN, të mos lejojë lidhje të shkurtra, të ndikojnë në qëndrime të ndryshme dhe të ulet me përfaqësues të opozitës për çdo kredi dhe huaj që i jep Shqipërisë, është krim që në këtë kohë një qeverie që vjedh veten t’i jepen para për t’u vetmbajtur. Ne nuk jemi kundër kredive, por ato para të jepen për të larë borxhin, kjo do të ishte shumë pozitive. Ato para të jepen për projekte konkrete. Pra, kjo është thirrja ime, zakonisht këto institucione, institucionet Bretton e Wood bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, por uroj që ndonjë lidhje e shkurtër të mos pengojë këtë bashkëpunim uroj që të qëndrojnë në parimet e tyre të bashkëpunimit tradicional.

Pas 25 vitesh shqiptarët morën rrugën e eksodit politik

Rekord tjetër i zi, i 300 ditëve të Edi Ramës është eksodi. Pas 25 vitesh shqiptarët marrin rrugën e eksodit politik, azilit politik dhe arrijnë në këto 300 ditë të parakalojnë me dhjetëra kombe të tjera, të dalin në krye, ndonjëherë të parakalojnë edhe sirianët , të cilët janë në një luftë dhe konflikt të armatosur në vendin e tyre. Ne e kemi denoncuar këtë. Ky është eksod i bërë nga duart e qeverisë. Dua t’ju them dy gjëra avoketërve të qeverisë, së pari; Shqipëria në vitin 1992 kishte gjithsej të ardhura, 204 dollarë për frymë sipas FMN. Sipas FMN të ardhura e Shqipërisë për 2013 që janë statistika të 2014, janë 11 mijë e 300 dollarë ndërkombëtarë, ekuivalent me dollarin amerikan. Shqiptarët vërtet kanë lëvizur kanë ikur jashtë shtetit për të kërkuar punë edhe këto vite, por azil politik kanë kërkuar vetëm 140 vetë në vitin 2011, vetëm 250 qytetarë shqiptarë në vitin 2012, vetëm 1 mijë e ca qytetarë në vitin 2013, që ishte edhe viti i zgjedhjeve, pra në tre vitet të marra sëbashku pas heqjes së vizave, shqiptarë kanë kërkuar azil politik tre vite sëbashku, 4 herë më pak sesa muajin maj që kaloi. Çfarë ndodh dhe pse? Së pari, ka një njëri që vret shpresë nga mëngjesi deri në darkë, me veprimet e tij ky është bërë shpresë-killer, njeriu që ka kënaqësi shpirtërore të madhe t’ju komunikojë qytetarëve vetëm kërcënime, t’ju komunikojë qytetarëve vetë-mallkime, t’i arrestojë, ky është një problem shumë i thellë dhe unë ju them miqve tanë, është në interesin më të mirë të tyre të BE, të vijnë në Shqipëri dhe ta studiojnë. Ta studiojnë se nuk është e thjeshtë. Pse nuk është e thjeshtë? Atij që i prishet shtëpia në kundërshtim me ligjin, a nuk i shkelet atij një e drejtë shumë e rëndësishme e tij. Ai që burgoset për asgjë? A nuk i dhunohet atij një e drejtë. Se çfarë është azili politik. Pse nisen njerëzit? Ikin ato që ju shkelen të drejtat. Atyre që për motive politike ju hiqet ndihma ekonomike. Unë kam qenë, jam dhe do të mbetem kundërshtar i çdo largimi nga Shqipëria, kushdo që më pyet mua merr vetëm këtë përgjigje;- “kurrë mos u largoni”, por kjo nuk e zgjidh problemin. Problemi zgjidhet, duke konstatuar shkaqet që i nisin shqiptarët në mërgim në azil politik dhe shkaqet janë tek qeveria. Viti 2012 në memorien time ishte viti më i vështirë ekonomik gjatë qeverisjes sonë, sepse ashtu qenë rrethanat, por numri qytetarëve që kërkoi azil politik në Gjermani ishte 250 vetë. Nuk do të zgjidhet ky problem pa u studiuar shkaqet dhe të vihen pikat mbi ‘i’ . Një politikë e çmendur që përzë qytetarët e vet me të gjitha mjetet nga mëngjesi deri në darkë. A e dini ju se ç’po ndodh nëpër fshatra të zonave të ndryshme, po shesin shtëpi e katandi për t’u nisur dhe për të kërkuar azil. Ndaj dhe ky është një rekord tjetër i zi i 300 ditëve të Edi Ramës.

Në 600 ditë nuk u realizua asnjë premtim

Por tani jemi këtu dhe ju kërkoj njerëzisht, mbyllni për një moment sytë dhe mendoni se çfarë ndërtoi kjo qeveri për 600 ditë, jo 300, 600 do të marrim. Së pari në 600 ditë nuk realizoi asnjë nga premtimet e tij, por të gjitha u treguan mashtrime. Së dyti, nuk është e zonja t’ju tregojë ju dhe nëpërmjet jush publikut, asgjë tjetër të ndërtuar përveç 3-4 shatërvanëve në Korçë, Durrës apo gjetiu me nga 2.5 milion dollarë shatërvani, nga firmat e miqve të Ramës, kullën falike në Korçë, mballomën dhe livadhin në Kryeministri. Më thoni çfarë ndërtoi? 600 ditë nuk mjaftuan për të rindërtuar 15 km rrugë të ngelur të rrugës Lushnjë-Berat, fushë e tëra, pa asnjë kodër, mal, tunel dhe asgjë tjetër një urë e shkurtër dhe kaq ishte, që absolutisht çdo qeveri me punë normale e mbaronte atë brenda katër muajve. 600 ditë nuk u mjaftuan për të ndërtuar rrugën Buqezë-Pogradec, traseja e së cilës ishte e hapur që në vitin 2013. 600 ditë nuk mjaftuan për të mbaruar unazën e Tiranës, që lamë paratë shpronësimin dhe çdo gjë tjetër, një segment të shkurtër të Unazës së Tiranës, që nuk është më shumë se një kilometër e gjysëm. 600 ditë nuk kanë treguar dot një shkollë të re të ndërtuar në këtë vend, nuk kanë treguar dot një kopsht, një spital të ri. Kurrë ndonjëherë në këtë mënyrë zhvillimi në Shqipëri nuk ka ndaluar. 600 ditë ju keni dëgjuar çdo fjalë nga kreu i ekzekutivit, me hekura e me burgje e të gjitha, por nuk keni dëgjuar njëherë fjalën zhvillim, sepse zhvillimi për të nuk ekziston në fjalorin dhe konceptet e tij. Nuk ekziston fjala zhvillim. Në 600 ditë nuk kanë firmosur qoftë edhe një kontratë, përveç atyre me të cilat vjedhin dhe ndajnë paratë, koncesionet e ilaçeve etj. Por nuk kanë firmosur qoftë edhe një kontratë të vetme, të tyre për ndërtime të këtij vendi. Asnjë. Që të gjitha janë trashëgimi e qeverisë së mëparshme. Dhe që të gjitha u shtynë për qëllime korruptive.

Pazaret me autostradën Tiranë-Elbasan

Çfarë ndodh me autostradën Tiranë-Elbasan. Iu vërsulën një kompanie, e cila për hir të së vërtetës ka ndërtuar 70% të punëve publike në Greqi, një nga kompanitë më të mëdha më të fuqishme, e cila punoi me cilësinë më të lartë, me çmimin më të ulët dhe cilido që dëshiron të shikojë të shkojë të marrë dosjen. Sigurisht, urrejtja e Edi Ramës që sapo erdhi, pse hapi tunelin para zgjedhjeve, ju vërsul atij. Ia ndërprenë financimin dhe më pas ndodhi shembja. Shembjet e terreneve në çdo ligj për prokurimet, janë arsye madhore për të rishikuar kontratën. Çdo ligj, është e shkruajtur dhe këta zotërinjtë në vend që të ulen dhe në mënyrë konstruktive të zgjidhin vështirësitë për vëllimet që krijoi shembja, këta duan ta përzënë, sepse duan një kompani, me të cilën të ndajnë paratë, sepse me AKTOR-in nuk ndajnë paratë, AKTOR-i bën punë. Është një kompani nga më seriozet me reputacion kudo. Po kështu edhe me ujësjellësin e Durrësit. Pse durrsakët janë pa ujë sot. Sepse tenderin e bërë nga ne me paratë e BB e anuluan, sepse tenderin duhet ta fitonte me domosdoshmëri familjari i drejtorit të ujësjellësit, që është njëkohësisht njeriu i Gjushit (Vangjush Dakos), njeriu i Ramës dhe me radhë e me radhë dhe s’ka filluar akoma, po kështu impiantin e ujërave të zeza të Tiranës. Duhet të përfundonte impianti i ujërave të zeza, një kredi e akorduar nga Qeveria Japoneze shumë kohë para gjatë vizitës sime në Japoni, e tenderuar dhe i shpallur fituesi që në vitin 2012. E bllokuan tenderin e mbajnë dhe e mbajtën me qëllim që të vjelin. Se çfarë bëjnë këta, kompanive ndërkombëtare, kur nuk përballen direkt me ta merren me kontraktorët dhe aty pastaj ndajnë paratë, ju nxjerrin 100 yçkla derisa ju imponojnë nën kontraktorët që duan vetë, prandaj në 600 ditë ka zero, përveç atyre objekteve që unë ju përmenda. 600 ditë përveç 136 rrogave të ministrave, zëvendësve të tyre, që u rritën me 1 milion lekë në muaj rrogat e shqiptarëve u bënë 12% më të ulta.

Nga vendi u larguan 295 miliardë lekë

Shqiptarët sot pas 600 ditë qeverisje, për cilindo që merr rrogë në sektorin shtetëror apo privat, rroga minimale as dhe rroga mesatare apo e lartë nuk është rritur një qindarkë. Përkundrazi, rrogat janë ulur nga inflacioni 6%, por po të keni parasysh se ato 70% e shpenzimeve bëhen për mallrat e shportës apo mallrat e përdorimit të përditshëm, çmimet e të cilave kanë pësuar rritje 12 deri 15%, dalë se sot të gjithë shqiptarët marrin më pak se 600 ditë më parë, të paktën 12%. 600 ditë u larguan nga vendi 295 miliardë lekë dhe qindra kompani të huaja. Qeveria nuk është në gjendje të tregojë një kontratë të vetme me një kompani të madhe të huaj në 600 ditë. Asnjë. Në daljen e tij të fundit ndërmori sulm të egër ndaj ndërtimit të HEC-ve dhe njoftoi se po anulon 30-40 leje ndërtimi të hidrocentraleve në zonat e mbrojtura, paçka se Kryeministrisë i lidhën sytë me një shami i vë një lidhëse turpi, paçka se tek Kalaja e Tiranës lanë paratë me Xhillarin, dhe ndërton muaj të tërë në zonën më të mbrojtur, paçka se me Koçon ndërton sarajet 25 metra ngre buzë uji, ky mjedisori i madh.

600 ditët e rrënimit të demokracisë dhe ekonomisë

Që të gjitha jua them unë këtu në mënyrë absolute, janë dhënë në përputhje me ligjet e vendit, në përputhje me studimet mjedisore, në përputhje me të gjitha kushtet që duhet të ndërtohen, por ky është i verbër në urrejtjen dhe inatet e tij. Ky nuk kupton, që energjia është një përparësi absolute sot për çdo vend, edhe për ato që kanë burimet më të mëdha. Ky nuk kupton që Shqipëria, me shfrytëzimin e potencialit ujor, mund të shndërrohet dhe do të shndërrohet në një superfuqi të vogël të prodhimit të energjisë ujor në rajon. Nga viti 2007 deri më sot, janë ndërtuar 98 hidrocentrale, plotësojnë deri tani 29% të nevojës vjetore të Shqipërisë. Në shkurtin që vjen përfundon Banja, mbushet liqeni deri në shtator dhe fillon prodhimi. Shpejt do të përfundojnë hidrocentralet e Fanit, që vetëm ato prodhojnë deri në 7% të nevojës vjetore të Shqipërisë. Filloj Moglica, janë hidrocentralet e alpeve. Pra, nga shndërrimi i ujit në energji një pasuri të madhe publike para se të derdhet në det, ky del dhe thotë se kam anuluar për qëllime mjedisore 30-40 hidrocentrale, të cilat i ka anuluar në kundërshtim me çdo ligj të vendit dhe i ka anuluar siç anuloi shkollat e larta. Vetëm katër janë të mbyllura se që të gjitha paguan dhe ngrohen xhepat. Njëra është Vitrina, Kristali, Albania University, vetëm se e kishin dy tropojanë dhe duhej mbyllur dhe u mbyll Akademia e Bardhyl Musait, njeriut që njeh më mirë se kushdo tjetër në terren dhe doktrinë arsimin parauniversitar me vlerësimet më të larta nga ndërkombëtarët për kualifikimin e ekipeve të mësuesve që bënte. Të tjerat i kanë ngrohur xhepin dhe që të gjitha funksionojnë. Kështu do të ndodhë edhe me hidrocentralet do të detyrohen t’u paguajnë gjoba të gjitha atyre që janë për rreth. Problemi është se shtyhen. Këto 600 ditë të Edi Ramës mund të quhen ditët e shkarjes prapa, ditët e rrënimit të standardeve të demokracisë, e luftës së egër kundër institucioneve të pavarura. E thyerjes në mënyrë progresive të ligjeve dhe Kushtetutës. E vërteta është, që këto 600 ditë janë një apel mbi 60 herë për një revolucion demokratik, në mënyrë që Shqipëria të mos ecë në këtë rrokullisje të madhe siç po ecën.

Kategori
Uncategorized

Gjeniu Gjergj Sina nga Voskopoja.

Në vazhdim të ciklit me shkrime për dinastinë Sina, mbi historinë e suksesëshme të kësaj familje nga Voskopoja, në Austri, po sjell disa informacione mbi jeten dhe aktivitetin shumë dimensional të një prej burrave më në zë në xhiron e bizneseve dhe të parasë, bankierit Gjergj Sina.

Po të kërkosh për Gjergj Sinen në arkivat e shtetit, por edhe ato private austriake, nga sasia e madhe e informacionit që gjindet, mund të krijosh një ide fillestare për xhiron gjigande të aktiviteteve tregtare, bankare, prodhuese, ndërtuese por edhe shoqërore të Bossit Gjergj Sina. Perandoria finaciare të cilën Gjergj Sina trashëgoj nga i ati Simon Sina dhe që e fuqizoi me tej, kalonte kufijtë e disa shteteve të fuqishme të kohës si perandoria osmane dhe ajo austrohungareze, duke u përhapur në të gjithë Europën e zhvilluar.

Të njohim Gjergj Simon Sinen.
Gjergj Simon Sina lindi në Nish me 20 nandor 1782, nga martesa e Simon Sines (plakut) me vajzën nga Nish-i, Irene Czippe. Për të vërtetuar vendin e lindjes së tij nuk pat ndonji dokument, pasi në perandorinë osmane nuk lejohej një dokument pagëzimi.

Vetë Gjergji e ka deklaruar më vonë, Nish-in si vendlindjen e tij, përsëri pa e pasur të dokumentuar, por të vërtetuar gojarisht nga pesë dëshmitare që ishin miq të familjes dhe “që e njihnin ate që fëmijë”. Kur Gjergji ishte në moshën 10 vjecare, pas vdekjes së parakohëshme të nënës, babai vendosi që të largoheshin nga Nish-i për tu vendosur në Vjenë, kryeqendrën e fuqishme tregëtare e finaciare të perandorisë.

Sipas informacioneve të asaj kohe, (rreth viteve 1800) mendohej që numri i tregtarve “grek”(1) me shtetësi turke të cilët kishin firma të mirëfillta me aktivitet tregtar në Vjenë, ishte rreth 217-të.
Duke filluar nga viti 1803, Gjergj Sina ishte aktiv dhe drejtonte firmen bashkë me babain e tij, firmë që ishte pjesë e SHOQERISE së tregëtarëve “grekë” në Vjenë.

Me 3 prill 1818, tre nga Sina-jt, babai i tij Simon, vëllai Johann dhe ai, morën titullin BARON. Thuhet që, si Gjergji ashtu edhe Simoni (i vjetri), që nga viti 1811 deri me 1818 përdorën në të mirë të tregtisë së tyre, shtetësinë e dyfishtë (turke dhe austriake).

Në vitin 1822, për të nderuar figurën dhe veprën e babait (një vit pas vdekjes së tij), Gjergji, ja ndryshoj emrin e firmës që trashëgoi (që dikur quhej PAPA NAUM, SINA & CO) në SIMON GEORG SINA, duke marrë mbi vehte cdo detyrim si dhe kontaktet që babai kishte në zonat e perandorise osmane. Biografja austriake A.Lanier, e cila ka bërë historikun e bankës dhe bizneseve të familjes Sina, mendon që një gurë i fortë në themelin e kapitalit të FIRMES SINA ishin edhe disa situata që u krijuan në favor të Voskopojarëve.

Ajo i referohet për këtë tregimeve që vetë Gjergj Sina ju ka shprehur bashkohësve e miqve të vet:……. ne familjarisht duhet ti falenderohemi,…. rritjes së kërkesës për lëndën e parë, pambukun (në fillimin e prodhimit të tij industrial), ….një lufte , … disa vdekjeve që pasuan,…. si dhe rrotacionit të zyrtarve në disa organe shtetërore të perandorisë osmane….

Gjergj Sina hapi në Vjenë një firmë ku tregtonte mall me shumicë nga Ballkani, e cila “gëzonte mbrojtjen dhe privilegjet” e pashait vendas. Sipas historianëve, ishte koha kur akoma nuk kishte filluar eksporti i pambukut nga Amerika, ndërkohë që në zonat e Ballkanit, sidomos në Maqedoni, prodhimi i pambukut ishte në kulmin e lulëzimit. Pashai vendas, Ali Pasha, e ndaloj popullsinë që prodhimet ti tregtonte diku tjetër dhe mori për vehte monopolin mbi pambukun, duke e mbledhur për të ja shitur më pas bashkëatdhetarit Sina, i cili kishte nënshkruar në Manastir një kontratë të rregullt me pashain.

Tregtia në mes tyre do të funksiononte si një Shoqëri e mirëfilltë. Pashai duhej ti dërgonte pambukun Sines me një cmim për të cilin ishin kuptuar bashkë, ndërsa Sina duhej ta shiste. Nga fitimi i përbashkët, sipas marrveshjes dy palëshe, Sina ishte i detyruar të administronte edhe pjesën e fitimit të ortakut. Ali Pashai trembej që Sulltani një ditë do të hakmerrej dhe për cdo gjë që mund të ndodhte, bankieri Sina ishte i detyruar që, sipas kontratës, ti jepte familjes së pashait pjesën e fituar.

Për vite me radhë, kjo tregëti solli fitime të mëdha. Edhe luftrat që po bënin francezët, sollën një ndikim pozitiv në shitjen e lëndës së parë, pambukut që i duhej ushtrisë për veshmbathje. Por erdhi një ditë, që Sulltani arriti të ndëshkojë Ali Pashain, duke e vrarë atë vetë, si dhe djemtë e tij. Ai arriti të fshijë nga faqja e dheut të gjithë familjen e pashait rebel. Kështu që Gjergj Sina u bë trashigimtari i vetëm ligjor i shumës stërmadhe të fitimit që i përkiste Ali Pashait.

Kjo gjë është konfirmuar edhe në gazetën e mbrëmjes Pester Lloyd, e cila me rastin e vdekjes së Gjergj Sines, në numrin e saj të 20 maj 1856-es, në një kronologji që botoj mbi jetën dhe karrieren e Gjergj Sines shkruante: …Ai (Gjergj Sina) duhet ti falenderohet …..të famshmit e të plotfuqishmit Ali Pasha nga Janina, me të cilin në atë kohë zhvilloj një tregti të përmasave të mëdha, nga ku i vjen një pjesë e madhe e kapitalit bazë të firmës…. Thuhet që për këtë arsye, rreth vitit 1847, qeveria turke i kërkoj Vjenës që ta ekstradojë Gjergj Sinen, një kërkesë që nuk u realizua kurrë.

Gjenialiteti i Gjergj Sines si afarist dhe financier bëri që pjestarët e tjerë të familjes Sina të mbesin “në hije” edhe pse patën një aktivitet të mirëfilltë tregëtar dhe social. Në mbretërinë e financave të perandorisë, ai filloj të thirrej “Gjergji i madh” ose “para-lija Sina”. Talentin për të bërë tregëti që trashëgoi nga babai e zgjeroj dhe me tej duke vendosur kontakte pune në tërë Europën. Me fillimin e eksportimit të pambukut si lëndë e parë për industrinë europiane nga Amerika, Sina humbi monopolin dhe tregëtia me këtë mall u dobësua shumë. I prirë nga nuhatjen e tregëtarit të lindur, ai filloj të kërkojë mëndyra të tjera biznesi.

Gjergji nuk vonoj të futej me sukses në tregtinë e duhanit, ku në vitin 1851 pat monopolin e tij në Hungari, por pa lënë pas dore edhe tregtinë me mallrat e tjerë si; druri, qymyrigurit dhe krypa, që i sillnin fitime të mëdha.

Gjergj Sina nuk ishte vetëm burri më i pasur i perandorisë, por krahas bankës Rothschild, ai ishte zotëruesi dhe drejtuesi i bankës më të suksesshme të Austrisë, e cila pat kulmin fitimeve në vitin 1848 nga obligacionet e shtetit dhe nga dhënia e kredive për ndërtimin e ujësjellësit, bashkisë së Vjenës. Duke praktikuar letrat me vlerë, kambialet (urdhër xhirimi), dëftesa borxhi, banka Sina arriti të fitojë shuma marramendëse. Nga aftësitë e tija të vecanta si burrë i financave, në vitet 1825 deri 1849 ai u zgjodh si drejtor i bankës kombëtare të perandorisë dhe nga 1849 deri 1856 (deri sa vdiq) zëvendës guvernator i po kësaj banke.

Gjergj Sina me një inteligjencë të pashoqe drejtonte bizneset dhe rriste zotërimet e tija. Puna ishte për të si oksigjeni. Edhe pse në moshën 70 vjecare, punonte nga mëngjesi deri vonë në darkë. Qëllonte që kalonte netë të tëra në zyrë.

Tregojnë që një herë në një mëngjes të bukur me diell, teksa zbriste shkallët e ndërtesës së bankës, një i njohur që banonte në pallatin pranë tij i habitur e pyeti:… si zotni Baron, nuk keni shkuar mbramë në fshat (ku ishte vila e tij familjare)? Baroni i milionave u pergjigj i shkujdesur: ….Nuk kam kohë…

Gjergj Sina edhe pse drejtor dhe pronar i bankës, priste me përulësi këdo: …si bankierin superpasanik që i propozonte lëvizje të mëdha parash apo fitime të mëdha, ashtu dhe tregtarin e thjeshtë që i ofronte veprime të vogla biznesi. Me secilin bisedonte dhe negocionte vetë. Ishte pasioni i tij të bënte ”tregtarin”. As përfitimet finaciare dhe as mënyra e fitimit nuk ishin qëllimi i jetës së tij, por kushtet e jetesës, realizimi i dëshirave dhe elementeve të jetës aktive. Ishte i saktë dhe i vëmendëshëm deri në detajet me të vogla në jetën e tij private dhe profesionale……

Tregojnë që,… shërbëtori i kërkoj leje të blejë një dry që i nevojitej ….
– “Shiko në katin e sipërm, atje gjinden disa, të vjetër por funksional – ju pergjigj baroni Sina”. Por, shërbëtori nuk arriti ti gjejë dhe u kthye nga lart duar bosh. Atëherë multimilioneri Gjergj Sina, i dyti burrë i pasur i perandorisë, u ngjit vetë në papafingo dhe u kthye duke sjellë me vehte një dry të përdorur, por në gjendje pune.

Vemendja, ishte një nder dhuntitë e rëndësishme në aftësitë dhe karakterin e gjeniut GJERGJ SINA….
Ky serial shkrimesh per dinastine Sina vijon në numrat e ardhshëm….

Shenime:
(1)Voskopojarët të cilët ishin me besim kristian ortodoks shiheshin nga popullsia e Vjenës si GREKE…

Vjenë, me 10 korrik 2015
gjergj sina

Kategori
Uncategorized

Pasuritë e Vunoit e Himarës.

 

Dokumenti i mëposhtëm është një prej materialeve të shumtat të nxjerra dhe përkthyera nga “Arkivi i Ali Pashës”. Ai i takon vëllimit të parë dhe mban numurin rendor 46. Dokumenti, në thelb është një tabelë analitike e llogarive dhe këmbimeve monetare, mes kapedan Jani Spiro me “major don Kostandin Kasneci” (Këto fjalë në tekstin original janë shkruar saktësisht sikundër i kemi shkruar edhe ne këtu – IK)

Dokumenti është përpiluar në Himarë, vend në të cilin gjykojmë se ndodhej, të paktën në kohën e hartimit të letrës, kapedan Jani Spiro, por nuk del se cili ishte vendi i qëndrimit të “major Kostandin Kasnecit”. Nga burimet e drejtpërdrejta, sikundër është edhe ky informacion, si dhe përgjithësisht nga bibliografia që flet për këtë zonë, të dyja familjet; Spiro dhe Kasneci janë me origjinë nga Vunoi.

Po ashtu, nga studjues vendas përmenden që e kanë parë këtë dokument në Biblotekën “Genadio”, në Athinë, sqarojnë se të dyja familjet i takojnë në origjinën e tyre familjes Spiro dhe Kasneci, banorë shumë të hershëm dhe autoktonë në këtë fshat, gjë që ndihmon për të mbështetur sqarimet tona.

Shumat e lekëve i takojnë përfitimeve të siguruara nga veprimtaritë në punë të përbashkëta dhe kryesisht të ardhura të siguruara nga pjesëmarrja e emigrantëve himarjotë, si trupa që ofrojnë shërbimet e tyre në “fushatat ushtarake”, në Itali dhe Francë, pra si luftëtarë me pagesë. Janë të njohura batalionet e shqiptarëve në shërbim të trupave të Bonopartit, pikërisht këto dekada.

Sikundër shihet nga tabela, shpenzimet dhe sasia e shpenzimeve janë përdorur për qëllime të ndryshme, nga njerës të ndryshëm, për transport, blerje mallrash të ndryshme, ushqime, bagëti, shërbime, dërguar të afërmve, etj dhe kanë pasur destinacione të ndryshme. Autorët e hartimit dhe të marjes së letrës e kanë njohur gjuhën e njëri-tjetrit dhe të shpenzimeve, prandaj kanë shkruar shkurt, ç’ka vështirëson kuptimin tërësor të dokumentit.

Është kjo arsyeja që fjalitë janë lakonike dhe të pa shpëna gjer në fund. Rrethanave të mësipërme i duhet shtuar edhe fakti se për këta njerës greqishtja ishte një gjuhë e huaj, e mësuar për nevoja komunikimi dhe shërbimesh tregëtare, sikundër është edhe ky rast, pasi shqipja në vitet 1790 nuk shkruhej.

Por, sikundër do të shohim edhe në dokumentet e tjera, të mëpastajme, (shih doc. Nr. 657, 727, 656, etj) Kostandin Kasneci nga Vunoi ka edhe letra të tjera, ku rendit paratë që merrte nga banorët e fshatrave të Himarës, me punë dhe shërbime në perëndim, kryesisht Francë dhe Itali dhe u sillte familjarëve të tyre në këto anë.

Bëjmë me dije se nga dokumentet e këtij Arkivi, bëhet e qartë se vetë don Kostandin Kasneci ka pasur marrëdhënie mjaft të mira me Ali Pashën, ç’ka është shumë evidente nga intimiteti i komunikimit mes tyre.
Shënimet që shoqërojnë reshtat e kësaj tabele llogarish sqarojnë faktet se dokumenti ka për synim rregullimin e mospërputhjeve mes të përmendurve Jani Spiro dhe major Kostandin Kasneci dhe shënimet synojnë rregullimin apo sistemimin rendit procedurial dhe më pas të përzgjedhjes së tyre. Lexuesi apo studjuesi i këtij dokumenti duhet të jetë i kujdesshëm në emërtesat e monedhave pasi ato janë përzier dhe mes tyre gjenden veç emërtesave zyrtare dhe ato popullore. Po ashtu në mënyrën e të shkruarit të dokumentit ka mjaft mungesa fjalësh të cilat duhet të sqaronin më mirë shumat koresponduese që janë vënë në anë të tyre.

Shkaku se përse ky dokument gjendet në fondin e dokumenteve të Arkivit të Ali Pashës është i paqartë edhe për ne. Nuk përjashtohet që letra të jetë një provë e censurës, kontrollit të korrespondencës që strukturat policore të Ali Pashës ushtronin ndaj banorëve të pashallëkut, të cilët komunikonin me lidhjet e tyre në Europë apo në Stamboll.

Në këtë dokument përmenden disa emra banorësh dhe personash nga fshatrat e Himarës. Pasardhësit e tyre sot mund të identifikojnë paraardhësit e tyre e për rjedhim këto informacione mund të ndihmojnë ata në ndërtimin e gjenealogjisë së tyre familjare.

Mbi tekst janë bërë disa rregullime të vogla për nevoja të sqarimeve të nevojshme të tekstit.

Një tjetër dokument me të njëjtin subjekt me këtë është:
Dok. Nr. 57

Himarë, 25 Mars 1799

Major Kostandin Kasneci!

Disa llogari që bëj më poshtë, pasojnë llogaritë e përgjithëshme që kam bërë për asprat mbretërore, ku krahas shifrave kam vënë shënimet përkatëse për sejcilën shumë. Nga kqyrje e tyre duket fare qartë se ai ka më shumë në duart e tij, xekina 156 dhe grane 114, prandaj detyrohet të më kthejë gjysmat, dhe konkretisht – shtatëdhjetë e tetë xekina (lloj monedhe e artë –IK) apo dyqind e njëzet e gjashtë dukatë (monedhë e artë-IK) dhe grane (lloj monedhe-IK) njëzet, apo dukatë.

226:20
Zbritje

Mora në fillim të Gushtit 1798, duame (lloj monedhe-IK) dhe pexadhure (monedha të arta-IK) shtatëdhjet që bëjnë nëntëdhjet e një dukatë, apo….. …. 91:00

Mora nga Pano Varfi, Sargente, duame (lloj monedhe-IK) njëzet e katër, që bëjnë dukat…. …. 31:20

Pagova për shtesat groshë 53 dhe para 17, ose dukatë 21:37
Pagova për … gjalpin para njëzet, apo 20:
Për një varelë (fuçi) me verë 10 groshë, apo dukatë…. 4:00
Për sfilaxhia – një groshë dhe para nëntë, apo … 49

Për kaselat që dërgova në Brindizi 3 groshë apo …. 1:20
Për një robë cibun që më dha, njëmbëdhjeëtë groshë, apo 4:40
I ngjashëm me të Athanas Panos më dërgoi 20 dopko, apo 120
Ndarja e tij për llogari të Jeniçerëve dukatë… 38:15
Gjysëm nga e njëjta pesëdhjetë e dy dukatë, në grosh 127

Kur kishim festë për ish Jeniçerët, apo 25:0
Gjysma prej pesëdhjet duamejtë, të cilët ishin bashkë
Tek Nikolla Arapi për vullnetërë dhe kemi për
të shërbyer së bashku dhe duke marrë përsipër për
ti shpërndarë dhe kështu abonoj gjysmën e tyre

duamej njëzet e pesë, në dukatë 32:50
Pjesa e tij për navllon (pagesën e udhëtimit me anije-IK)
e felukës në Shtator që ishte gjer në largim dhe na e morën
Francezët, dukatë… 2
Mbeti resto për shpenzimet e navlos gjashtë dukatë, gjysma…. 3

Shuma në dukatë 374:51

Mbetet kreditor Kasneci për dukatë 148:51

Transporti i kredive të don Kostandin Kasneci në dukat 148:31

Të mbetura akoma gjysma e gjashtë dukatëve dhe dy
Grane, të cilat i pata shpenzime për 4 varka, pasi nuk
mora navlo (udhëtim me anije-IK), në dukatë…. 3:01

Transpori i grave gjer në Dukat….. 12

Gjysma e 21 groshëve që na mbetet borxh Kristofor
Dhimitër Savo për reklutën që iku dhe meqë të
tjerat u bënë …. i mora unë, dhe kështu u bënë
shtatë e gjysëm nga Dhimitër Koçi nga nëntë që
kishte marrë dhe një e gjysëm për tre ditë punë
që kishte bërë për mua, dhe kështu mungojnë
gjysmat …. …. 4:20

Më patën mbetur dhe avancoj në aspra, të cilat i
pata dhënë në Vlorë, 16 e gjysëm groshë… 6:60

Mish, 42 para, apo…. 42:

Gjysmat e gjashtë talarave , që kishte marrë Dhimitër Santo që prej vitit 1797 të cilat i nisi për volontario (vullnetarët) bëjnë dukatë… 3:90

Kargua e anijes për kapitan Zaharia Nina të cilat i ndau me Spiro Dhimitër Stamon dhe me Mikelino Spiron që prej vitit 1796 për të cilat ishte garant Kasneci i cili mi bëri kargo për Regimentin së bashku me atë Spiro Dhimitër Stamon, katërmbëdhjetë dukatë, kjo e ndarë për gjysëm, në dukatë bëjnë … 25.25 Kasneci mbetet kreditoros(kreditor) në dukatë…123:06

Kargo janë gjysma e katër dukatëve dhe pesëdhjet
grane për pesëdhjket manestrat, që kam dhënë… 2:27:1/2

Mbetet kreditor Kasneci ne dukatë….120:78:1/2 Dhashë gjysmat e pesë dukatëve dhe shtatëdhjet granes, të cilat mbetën për vejushën time për pasagjerët që dërguam me varkën, më 4 Janar 1799, dhe meqë mbetja prej gjashtë dukatësh i patëm shpënë si benificio për mbretin dhe tridhjetë të tjera për qingjat ja dhamë barkëtarëve në Jal dhe mbetën kështu për vejushën time numuri i mësipërm
dhe mbeten kështu dukatë….. 2:85

Transport dërgohen dukatë… 123:63:1/2

Transport i kreditit të mësipërm në dukatë 123: 63: ½

Për pesëdhjet e tre groshë që dërgova për Gjik Çaushin,
dhe që m’i ktheu dhe pesëdhjket bëjnë dukatë 21:20

Shuma në dukatë 144: 83:1/2

Heq mënjanë pjesën e tij që të shkojë në ruajtje dhe të dërgojë në dorë katër groshë, apo një dukatë dhe gjashtëdhjetë grane …. 1: 60

Mbeten fitime në dukatë 143:20: 1/2

Akoma të ndara nga Major Kostandin Kasneci për
vullnetarët që na mbetën atje, në dukatë …840: 16

Mbetet borxh Major Kasneci i mësipërm, kapiten
Jani Spiros , ne dukatë…. 696: 62: ½

Nota (shënimi) 1

Nëse Sinjor Major Kasneci do (këto fjalë autori i ka shkruar sikundër i sheh të shkruara –IK) të tjera mbi ato që i takojnë drejtësisht, Kapiten Jani Spiro nuk mundet, së pari duhet të bëjë letrën se ka detyrime që të jetë edhe ai i mbrojtur përpara njerëzve dhe mandej sa të përcaktojë (konkludojë) komisioni pasi fjalët i merr era.

Nota (Shënimi) 2

Atë që pretendon për Dhimo Çipurin e di mirë Sinjor Majori, i cili ka të dhënë tridhjet groshë ndërsa kapetan Spiro avancon gjashtë cekina të arta dhe një taliro Imperial dhe nuk i bie të marrë por në të kundër të japë, të dorëzojë.

Nota (Shënimi) 3

Për Spartin që thotë Sinjor Major Kasneci se si të avancojë Dyzet talira se si ti japë për reklutë, nuk e ka kujtesën mirë, pasi vetë e ktheu Sparti mexarja dhe pagoi Sinjor Majori së bashku me gjërat dhe sikundër deshi i bëmë së bashku me kushtin që nëse bën edhe të tjera gjëra nga ana e ime nuk do t’i njihen.

Nota (shënimi) 4
Për Thanas Çurën vunë në llogari të gjitha – dhe çfardo lloj borxhe të pakta kishin tek Kepetan Spirua, ajo nuk tregon veçse kërkesën e Paliurtiqit.

Nota (shënimi) 5

Të gjitha ato që ju dhanë Zaharia Kasnecit dhe mungojnë për reklutes, u vunë në llogarinë e përbashkët, dhe kështu për të gjitha të drejtat dhe për gjithçka është biseduar, Kapitan Jani Spiro së bashku me Sinjor Major don Kostandino Kasneci, si dhe për sa Kapetan Jani Spiro ka mbledhur nga disa prej kryepleqve, nuk i ka vendosur në llogari dhe sejcili ka të tijat ose i ka dhënë borxh tek të tjerët ose i ka dhënë për miqësi.

Nota (shënimi) 6

Për gjithë sa vunë (dhanë) për …. ushtarë të atdheut, edhe ata paguan aspra edhe këto ishin aspra të përbashkëta dhe bashkë jemi tërhequr për soldhaçet mbretërore dhe përsëri kemi për të kërkuar bashkarisht ato që na dërgoni.

Nota ultimi (Shënimi i fundit)

Nga kjo llogari ju kaluan Sinjor Major Kasnecit njëzet e pesë duam edhe, që vlejnë sa gjysma e pesëdhjetës që i kishte dhënë borxh tek Nikolla Arapi , prandaj edhe ne ato pesëdhjetat duam edhe kurdo që ti marrim i kemi bashkë, sikundër kemi bashkë edhe tëdhjet e shtatë e gjysëm groshë që ai i ka borxh Kosta Zengas, në llogaritë e Sinjor Arapit dhe të Zengës i ka Sinjor Major Kasneci dhe i biri i tij.

Himarë, 25 Mars 1799

(Fjalët e nenvizuara janë shkruar në gjuhën shqipe, por me gërma greke)
ali pasha

Kategori
Uncategorized

Che Guevara, legjenda e “shfryrë”.

el cheSi u shndërrua në një ikonë kaq në modë togeri i pamëshirshëm i Fidel Kastros? “Në fund, ai është një simbol i dikujt që ishte i gatshëm të hynte në luftëra me çdo kusht. Ky lloj miti është më i fuqishëm sesa realiteti i dikujt që në jetën e tij personale ishte destruktiv, aspak dashamirës, dhe që la pas gjithë të tjerët, për arsye se ishte i përkushtuar për këtë gjë. Është revolucion pa kontekst moral”

Nga David Gonzalez

Ernesto “Che” Guevara ka dhjetëra vite që ka vdekur, por fytyra e tij është kudo. Një imazh ikonë e guerilasve me bereta, që ndihmoi Fidel Kastron të marrë pushtetin në Kubë në vitin 1959, ai është bërë si një simbol provokativ i rezistencës, ashtu edhe një ikonë e modës: që nga banderola në mitingje protestash përreth botës, bluza, shami për shitje nëpër dyqane dhuratash e nëpër faqe interneti. Në fakt, portreti klasik i Che mendohet nga ekspertë të medias që të jetë fotografia më e riprodhuar në botë.

“Unë e kam bërë idhull për sa kohë që më ndihmon të ndërtoj vetveten”, thotë Tania Gonzalez, një 17- vjeçare në Akademinë e Paqes dhe Drejtësisë “El Puente”. Ajo ka dhënë një dorë për ndërtimin e një afresku me fytyrën e revolucionarit argjentinas. “Kur kemi studiuar historinë e Kubës, në fokus të gjithçkaje ishte se si Che Guevara kishte ndihmuar për një Kubë të lirë”.

Por për ata që kanë jetuar në fakt nën sundimin diktatorial të Fidel Kastros si dhe kanë luftuar për të mbijetuar në ekonominë që mezi mbahej në këmbë të Kubës – përfshirë miliona kubanë që u arratisën në drejtim të SHBA – Che dhe revolucioni kuban bënë çdo gjë, përveçse të çlirojnë popullin e ishullit. Larg të qenit një luftëtar romantik, thonë historianët, Che ishte një revolucionar shumë i zellshëm, i cili drejtonte ekzekutimet dhe që dha një dorë për të futur Kubën në një shteg shkatërrimtar ekonomik dhe social. Ai vetë u ekzekutua në xhunglat boliviane, ndërkohë që udhëhiqte një ekspeditë të destinuar të dështonte, qëllimi i së cilës ishte të nxiste një revoltë popullore.

“Mendoj se mitologjia e Che Guevarës është e lidhur me disa ide të çuditshme që njerëzit kanë për Amerikën Latine”, thotë Pol Berman, një shkrimtar dhe studiues në Universitetin e Nju Jorkut. “Mendojnë që, kubanët nuk e kanë shumë problem mungesën e të drejtave të njeriut, për arsye se ata janë vetëmohues dhe luftojnë për drejtësi. Domethënë, e çfarë se kanë qenë drejtuar nga një diktator që nga viti 1959?”

Varianti popullor i Che u ndez edhe më shumë në vitet e fundit nga Ditarët e Motoçikletës, një film i bazuar në rrëfimin e Che Guevarës për një udhëtim që ai dhe një miku i tij kishin zhvilluar nëpër Amerikën Latine në të njëzetat, aty ku kishin parë varfërinë që mbretëronte në shumë vende. Në film, Che portretizohet si një rebel i ndjeshëm, që ngrihej dhe luftonte për të varfërit dhe të dobëtit.

I lindur në një familje të pasur në Argjentinë, Che kish qenë një fëmijë i sëmurë, që vuante nga astma. Më pas, ai studioi mjekësi, shkollë që e la kur u nis për udhëtimin me motoçikletë, i cili i zgjoi instinktet politike. Në atë kohë, për të mos lejuar vendosjen e komunizmit në Amerikën Latine, SHBA ndihmoi për instalimin e shumë qeverive mike dhe ndërmori veprime kundër qeverive të majta dhe lëvizjeve të rebelëve – shpesh herë në fshehtësi, përmes CIA-s. Che u zemërua veçanërisht nga një grusht shteti i mbështetur nga CIA, që rrëzoi presidentin e Guatemalës në vitin 1954. Che jetonte në Meksikë dhe punonte si doktor në një spital në vitin 1955, kur disa mërgimtarë kubanë e prezantuan me Kastron, i cili po planifikonte një pushtim me armë të Kubës, për të rrëzuar regjimin e Fulgensio Batistës. U bashkua me rebelët kubanë kur ata zbritën në bregun lindor të Kubës për të nisur pushtimin në vitin 1956, duke sulmuar forcat qeveritare nga kampet në male. Sipas studiuesve të revolucionit, Che nuk u tërhoq nga dhuna – thuhet se ai ekzekutoi një djalë të ri që kish vjedhur ushqime nga guerilasit. Ndonëse nuk ishte kuban, ai pati besimin e Kastros, duke drejtuar sulmin në qytetin e Santa Klarës në dhjetor 1958, në një prej fitoreve të fundit të rebelëve, që e detyruan Batistën të largohet.

Pasi Kastro erdhi në pushtet në vitin 1959, Che mbikëqyrte burgun La Cabana në Havanë, ku u ekzekutuan qindra ushtarë, oficerë e të ashtuquajtur “armiq të revolucionit”, shpesh herë pa gjyqe. Thuhet se në disa raste ekzekutimet Che i kryente me dorën e tij – duke përfshirë, sipas historianëve, vrasjen e një adoleshenti, pasi djaloshi protestoi për vrasjen e të atit.

Maria Velau, krijuese e Arkivit të Kubës, që grumbullon të dhëna për revolucionin kuban, thotë se Che kish patur rol në më shumë se 200 ekzekutime. Kastro e emëroi gjithashtu Che Guevarën në poste kyçe qeveritarë, si në sektorin e bankave dhe industri, dhe sipas shumë të dhënave, rezultatet ishin katastrofike. Nën drejtimin e Che, qeveria shtetëzoi industri të tëra dhe shpronësoi biznese të vegjël dhe banesa. Ekonomia e Kubës u fundos, dhe për dekada të tëra mundi të mbahet në këmbë prej subvencioneve masivë, që ofronte Bashkimi Sovjetik.

Në mesin e viteve ’60, zyrtarët sovjetikë u druajtën se Che ishte shumë i etur për të mbështetur kryengritje të armatosura në të gjithë Amerikën latine – pavarësisht pasojave politike – dhe se ai mund të ishte duke favorizuar edhe Kinën komuniste, një rival sovjetik. Ai u bë një pengesë për Kastron, i cili e mënjanoi. Kastro e dërgoi në Afrikë për të ndihmuar kryengritjen në Kongo, dhe më vonë në Bolivi, ku ai udhëhoqi një grup të vogël rebelësh komunistë, por dështoi të afrojë fshatarët në kauzën e tij. Në vend të kësaj, ai u tradhtua nga një vizitor në vendin ku fshihej në xhungël dhe u pikas nga ushtarë bolivianë dhe agjentë të CIA-s më 8 tetor 1967. Ndonëse u tha atyre që e kapën, se ishte më i vlefshëm për ta i gjallë, Che u ekzekutua nga bolivianët mëngjesin tjetër. Megjithatë pas vdekjes, ai nisi të simbolizojë rebelimin që përfshiu botën në vitet gjashtëdhjetë. Po shihej si një martir që dha jetën e tij me qëllimin që të tjerët të gëzojnë një botë më të drejtë.

Sot në Kubë, ka festa zyrtare në nder të tij. Çdo mëngjes, fëmijët e shkollave betohen se “si pionierë të komunizmit, ne do të bëhemi si Che”. Jashtë Kubës, popullariteti i imazhit të Che është më shumë ai i një fenomeni të kulturës pop, se sa një politik, gjë që zemëron kubano-amerikanët, të afërmit e të cilëve kanë vdekur apo detyruar të mërgojnë, dhe të mos jetojnë nën Kastron. Imazhi i revolucionarit idealist është vetëm një mit, thonë ata.

Xho Garsia, ish-drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kombëtar Kubano- Amerikan, organizata më e madhe kubane në mërgim, me qendër në Majemi thotë: “Në fund, ai është një simbol i dikujt që ishte i gatshëm të hynte në luftëra me çdo kusht. Ky lloj miti është më i fuqishëm sesa realiteti i dikujt që në jetën e tij personale ishte destruktiv, aspak dashamirës dhe që la pas gjithë të tjerët për arsye se ishte i përkushtuar për këtë gjë. Është revolucion pa kontekst moral”.

Përkthimi: Bota.al

Kategori
Uncategorized

Bomba atomike apo pushtimi sovjetik çuan në dorëzimin e Japonisë?

 

Bomba atomike apo pushtimi sovjetik çuan në dorëzimin e Japonisë?

Bombardimet më të rënda të ushtrisë amerikane në qytetet japoneze filluan në pranverën e vitit 1945 dhe kulmuan me bombardimin e Tokios më 9-10 mars duke shkaktuar rreth 120 000 të vdekur.

Në fakt, ushtrisë amerikane i duhej të gjente një qytet të madh të pashkatërruar për të treguar fuqinë e armës së saj.

Më 6 gusht, një Boeing B-29 Superfortress Enola Gay lëshoi bombën e parë bërthamore mbi Hiroshima.Pas 70 viteve, shumë në Amerikë mbështesin argumentin e qeverisë se ishin bombat mbi Hiroshima dhe Nagasaki, më 9 gusht, që sollën dorëzimin e Japonisë, përfunduan luftën në Paqësor, shpëtuan jetët e gjysmë milioni trupave ushtarake amerikane në rrezik në pushtimin tokësor të planifikuar në tetor-nëntor si dhe të mijëra civilëve japonezë.

Disa hedhin dyshime mbi idenë se Hiroshima bëri që perandori japonez, Hirohito dhe ushtria e tij të dorëzohej pa kushte më 15 gusht.

Historiani amerikan, Tsuyoshi Hasegawa argumenton se faktori kryesor i kësaj ishte pushtimi surprizë sovjetik i Mançurisë, që u mbajt nga Japonia deri më 9 gusht.

“Nuk pati mbledhje emergjente pas Hiroshimës”, deklaroi Wilson.“Ajo u trajtua thjesht si ndër lajmet më të fundit nga bombardimet e qyteteve japoneze”, shton ai.

Hasegawa, profesor i Universitetit të Kalifornisë, në Santa Barbara, i cili flet rusisht dhe japonisht dhe që ka dëshmuar për bombardimet e Tokios, kur ai ishte fëmijë, paraqet kohështrirjen e ngjarjeve në librin e tij “Racing the Enemy”.

”Këshilli Suprem i Luftës nuk ndërhyri kundër bombardimeve në Hiroshima, por ndërmori aksione të menjëhershme më 19 gusht për të konsideruar kushtet e dorëzimit pas tronditjes kur mësuan se Rusia i kishte deklaruar luftë dhe e kishte pushtuar”, shtoi Wilson.

Ushtria amerikane hodhi bombën e dytë bërthamore në Nagasaki po të njëjtën ditë, por Hasegawa argumenton se nuk pati shumë ndikim në dorëzimin e Japonisë.

“”Ajo çka i druheshim më së shumti, tashmë është bërë realitet”, citon ai Kawabe Torashiron, zëvendësshefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë japoneze, duke i përshkruar reagimet e brendshme ndaj pushtimit sovjetik një hetuesi amerikan, në vitin 1949./

Kategori
Uncategorized

Sadam Huseini, Lufta e Gjirit dhe Lindja e Mesme e re.

 

  •  

Sadam Huseini, Lufta e Gjirit dhe Lindja e Mesme e re

Iraku pushtoi Kuvajtin në gusht 1990. Komuniteti ndrëkmbëtar iu kundërpërgjigj me fillimin e një operacioni ushtarak. Konflikti u zgjidh shpejt, por ai kishte një efekt transformues në Lindjen e Mesme.

Ishte një provokim. Kuvajti e kishte shtuar nxjerrjen e naftës dhe kjo në disfavor të vendeve të tjera naftëmbajtëse, duke e mbushur tregun me barrela me tepricë dhe duke ndikuar kështu në uljen e çmimit. Fqinjët e inkurajuan Kuvajtin të ndalonte mbiprodhimin menjëherë pavarësisht kostove. Pavarësisht kësaj vendi vazhdoi të prodhojë naftë dhe presidenti i Irakut mendoi t´i japë fqinjit të vogël në jug një mësim. Më 2 Gusht 1990 ai urdhëroi ushtrinë irakiane të sulmojë. Kujvajti u pushtua shpejt.

Sadami nuk kishte menduar se trupat e tij do ta linin vendin po aq shpejt sa edhe e invaduan atë. Më 7 gusht Presidenti George Bush kishte dërguar trupa për të mbrojtur Arabinë Saudite duke e pagëzuar misionin “Operacioni Desert Shield” dhe atij iu deshën vetëm pak muaj të formojë një koalicion ndërkombëtar të aftë të ndërmarrë goditje ushtarake nëse do të ishte e nevojshme.

Kombet e Bashkuara në mënyrë të përsëritur i kërkuan Irakut të tërhiqte trupat nga Kuvajti, por ai i injoroi këto thirrje, gjë që vuri në veprim Operacionin Desert Storm. Më 17 janar 1991, koalicioni ndërkombëtar nisi sulmet ajrore mbi Bagdad. Pas pesë javësh dhe pas më shumë se 100 sulmeve ajrore, trupat tokësore të koalicionit marshuan në Irak dhe Kuvajt më 24 shkurt. Ato hasën në shumë pak rezistencë dhe pas pesë ditësh forcat e Sadamit u mposhtën plotësisht. “Mamaja e të gjitha betejave” siç e kishte cilësuar Sadami atë, ishte fillimi i ngajrjeve që do të sillnin rënien e diktatorit 12 vjet më vonë, kur SHBA e udhëhequr tashmë nga djali i Bushit, George W., e pushtoi Irakun për herë të dytë.

Lufta në Irak shpalosi një kapitull të ri në veprimtarinë luftarake moderne dhe po ashtu në raportimin mediatik. Për herë të parë një konflikt u raportua ashtu siç po ndodhte. Teleshikuesit panë aeroplanët ushtarakë të ngriheshin nga aeroplanmbajtëset në largësi dhe SHBA po tregonte dominancën si superfuqia e fundit. Në fillim lufta ishte përshkruar si aq kirurgjikale sa nuk do të linte asnjë të plagosur. I ashtuquajtur shpesh si “Stormin’ Norman,” gjenerali amerikan Norman Schwarzkopf kishte theksuar në mënyrë të përsëritur përpikmërinë e goditjeve, por shpejt do të dilte në pah ana e errët e luftës high-tech të supozuar si e pastër. Publiku mësoi “dëmet kolaterale”. Ky term ishte i zakontë kur u përdorën dronet në veprimtaritë luftarake në fund të mijëvjeçarit por që shpejt rezultoi të jetë e pavërtetë. Në vitin 2014 organizata britanike e të drejtave të njeriut “Reprieve” publikoi një raport sipas të cilit nga shumë goditje me drone të drejtuara kundër 41 personave për shumë vite me rradhë janë vrarë 1147 njerëz të pafajshëm dhe që nuk ishin në objektiv të goditjve. Bombat e zgjuara nuk janë aq inteligjente sa ushtria mundohet ti paraqesë ato.

Sonnenaufgang im arabischen Golf, Flugzeugträger USS Abraham Lincoln

Radikalizimi fetar

Kur shpërtheu lufta në Irak Lindja e Mesme ishte ndryshe. Në rajon kishte vetëm pak rryma të forta ekstremiste dhe shumica e arabëve dukej se e kundërshtonte lëvizjen fetare. Sadam Huseini e kuptoi këtë kur ai donte të trembte koalicionin ndërkombëtar në janar të vitit 1991 dukë thënë “Ne u bëjmë thirrje të gjithë arabëve, të gjithë luftëtarëve fetarë t´i bashkohen Xhihadit. Ne iu bëjmë thirrje të sulmojmë forcën e së keqes, të tradhëtisë dhe korrupsionit dhe interesave të tyre kudo qofshin. Kjo është detyra juaj.” Thirrja ishte e kotë. Asnjeri nuk e pasoi Sadamin, luftëtarin e shenjtë të vetëshpallur. Madje asnjë nuk e pasoi as edhe kur ai u përpoq të theksonte religjozitetin e luftës kur lëshoi raketat Scud kundër Izraelit.

Edhe pse Sadami i kishte shkaktuar Irakut shumë trazira, sanksionet ndërkombëtare që pasuan në vitet në vazhdim e goditën popullatën rëndë. Njerëzit ranë në varfëri të thellë dhe të rraskapitur u bënë të ndjeshëm ndaj radikalizimit. Shkencëtari irakian i shkencave politike Fanar Haddad, shkroi në librin e tij në vitin 2011 “Sektarizmi në Irak: vizione antagoniste të uniteteit“ se „ndoshta një kthim tek Zoti ishte për një pjesë të irakianëve mënyra për t´iu kundërvënë të këqijave që iu ranë atyre gjatë luftës së Gjirit dhe më pas“. Vështirësitë ekzistuese dhe korrupsioni politik të shkaktuara nga lufta kundër Iranit në vitet 1980 deri 1988 dhe përkeqësimi si pasojë e konfliktit në Kuvajt ka shumë gjasa të kenë kontribuar në pranimin gradual të radikalizimit në shoqëri. E gjitha kjo është nxitur edhe nga invazioni amerikan i pajustifikuar politikisht i vitit 2003, që u kritikua shumë në nivel ndërkombëtar dhe që e zhyti vendin në kaos.

Arabia Saudite pësoi gjithashtu dëme të mëdha kolaterale. Mbretëria lejoi SHBA të nisë sulmet kundër Irakut nga aeroportet saudite. Disa trupa amerikane mbetën atje pas përfundimit të Operation Desert Storm, gjë e cila i inatosi luftëtarët që kishin formuar grupin terrorist al Qaeda rreth vitit 1993. Ata e kishin deklaruar tashmë familjen mbretërore saudite si ilegjitime dhe përhapën urrejtje kundër trupave amerikane dhe aleatëve të saj. Komuniteti ndërkombëtar arriti të shkatërrojë regjimin sekularist të Sadam Huseinit, por tani i duhet të përballet me xhihadistët humë më të rrezikshëm që përhapin frikë e tmerr në emër të fesë.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Ja si Athina e Beogradi kërkonin të ndanin Maqedoninë në vitet 90-ta.

 

Berisha: Ja si Athina e Beogradi kërkonin të ndanin Maqedoninë në vitet 90-ta

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një shkrimi autorial ka zbardhur një bisedë për pavarësinë e Maqedonisë, me të ndjerin Lary Igellberger, asokohe Sekretar Shteti në detyrë i SHBA.

Në rrëfimin e tij për Maqedoninë, ish- udhëheqësi i shqiptarëve Sali Berisha thotë se:”Në fillimin e viteve 1990, pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, Republika e Maqedonisë arriti, në sajë të urtësisë të presidentit Gligorov dhe mbështetjes ndërkombëtare, të shkëputet paqësisht nga Federata Jugosllave dhe të shpallë me referendum, në shtator të vitit 1991, pavarësinë e saj. Po në këtë vit, ky vend miratoi Kushtetutën, në preambulën e të cilës, Maqedonia shpallej si shteti i maqedonasve.

Shqiptarët ishin promotorë të rëndësishëm të pavarësisë së Maqedonisë. Por, ata bojkotuan referendumin e Pavarësisë, mbasi asnjë nga kërkesat e tyre të drejta: për barazi etnike; shkollim në gjuhën amtare në të gjitha ciklet e sistemit arsimor; pjesëmarrje proporcionale në të gjitha nivelet në institucionet e vendit, nuk u pranuan nga udhëheqja maqedonase. Po kështu, ato nuk votuan Kushtetutën e Maqedonisë, mbasi ajo shpallte maqedonasit pronarë të shtetit të tyre. Në kundër reagim, në janar të vitit 1992, shqiptarët në Maqedoni mbajtën referendumin e tyre, për një autonomi territoriale, kulturore.

Shpallja e Maqedonisë si shtet i pavarur u prit me skepticizëm nga Komuniteti nderkombetar. Në maj të vitit 1992 kam pritur në Tiranë të ndjerin Lary Igellberger, asokohe Sekretar Shteti në detyrë i SHBA, me të cilin biseda pothuaj gjatë një dite të tërë u përqëndrua për zhvillimet në ish-Jugosllavinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjën. Në këtë takim Igelberger ndër tëtjera më pyeti direkt: se çfarë mendoja unë, a duhet të njihet Maqedonia si shtet i pavarur? Pyetjes së bashkëbiseduesit tim, unë ju përgjigja se: në mendimin tim, Maqedonia duhet të njihet dhe të pranohet si shtet i pavarur. Lary përsëri m’u kthye: mirë, cilat janë argumentet tuaja, pse ajo duhet të njihet? “Mendoj se Maqedonia duhet të njihet dhe të egzistojë si shtet i pavarur, qoftë dhe si hipotezë pune”, iu pergjigja unë. Duhet të pranojë se, përgjigja ime “qoftë dhe si hipotezë pune” ishte si të thuash sui generis dhe vinte, më së shumti, nga backgroundi im shkencor dhe jo politik. Në kërkime shkencore je i detyruar të ndërtosh hipoteza, modele pune edhe jopërfundimtare.

Larry, rrudhi pak sytë dhe mu kthye disi i çuditur: si mund të pranohet një shtet i pavarur si hipotezë pune, çfarë nënkuptoni ju me hipotezë pune? Përgjigja ime ishte se: “nënkuptoj, me këtë, krijimin e një shteti të pavarur, mbasi besoj se kjo do mund të parandalojë konfliktin e përgjakshëm në Jugun e Ballkanit, para të cilit ai i veriut do të dukej shumë i vogël”. “Në Maqedoni, për ndarjen e territoreve të saj, disa shtete të rajonit mund të hynin në një luftë të përgjakshme. Ndërsa me një Maqedoni të njohur nga SHBA dhe vende të tjera të mëdha, por edhe të garantuar në një mënyrë apo një tjetër, si shtet i pavarur, konflikti në jugun e Balkanit për ndarjen e territoreve të saja, mund të shmanget. Do eci apo jo ky vend i pavarur, do t’i rezistojë dot kohërave, atë nuk mund ta themi, le të presim dhe të shohim. Rëndësi kapitale, aktualisht, ka shmangia e konfliktit për ndarjen e territoreve të saj, konflikt që do të ndezi Ballkanin si kurrë ndonjëherë”.

Bashkëbiseduesi im kishte kaluar vite të tëra me detyrë në Beograd, ishte njohës i shkëlqyer i ish-Jugosllavisë dhe rajonit, por në atë bisedë të gjatë që pata me të, në Tiranë dhe në Krujë, më tha në një moment se, “mendoja se dija çdo gjë për ish-Jugosllavinë, por gjërat po zhvillohen krejt ndryshe”. E vërteta është se, SHBA e njohën Maqedoninë vetëm në vitin 1994, pra rreth 3 vjet pasi ky vend kishte shpallur pavarësinë. Por, nga ana tjetër, në dhjetor të vitit 1992, me angazhimin e tyre Këshilli i Sigurimit të OKB miratoi rezolutën e vendosjes së UNRPROFOR-it në Maqedoni, që do të shndërrohej në vitet e mëvonëshme në UNPREDEP. Pas miratimit të rezolutës të OKB, SHBA dislokuan, në kufirin midis Maqedonisë dhe Shqipërisë,me mandat të OKB, një batalion paqeruajtës të ushtrisë së tyre, kurse në kufirin me Serbinë u vendos një batalion paqeruajtës nga vendet nordike. Në këtë mënyrë, SHBA u bënë garant dhe mbrojtës i shtetit të pavarur të Maqedonisë, të cilin ende nuk e kishin njohur, duke dhënë kështu një kontribut historik në parandalimin e një konflikti që do mund të përfshinte, së paku, pesë shtete të rajonit.

Hezitime për njohjen e Maqedonisë së pavarur treguan dhe vende tëBE-së. Ndonëse Komisioni Badinter rekomandoi njohjen e saj si shteti pavarur, para republikave të tjera, vendet e BE-së njohën të parat Kroacinë dhe Slloveninë dhe, ndofta edhe për shkak të ndikimit të Greqisë, njohën vetëm më vonë Maqedoninë. Kundërshti serioze dhe përpjekje të hapura për pengimin e njohjeve të saja ndërkombëtare, vinin nga Beogradi dhe Athina. Beogradi nuk mund të besonte se Maqedonia (e Vardarit ) e cila, në mëndjen e serbëve dhe skicën (nacertonia) e tyre, ishte thjeshtë Serbia e jugut, kurse banorët e saj sllavë ishin serbë, do të dilte nga vatha dhe nuk do të ishte pjesë e Serbisë së Madhe.

Ndërsa Athina, nuk mund të pranonte kurrësesi një shtet të ri me emrin Maqedoni. Në thellësitë e psiqikës greke, emri Maqedoni është ngulur gjerë në nënvetëdije. Me këtë emër njihet Veriu i Greqisë apo Maqedonia e Egjeut. Për Greqinë, një shtet që me këtë emër hynte si pykë midis asaj dhe Serbisë, ishte kërcënim dhe i papranueshëm, pa lëre pastaj më përvetësimin e Aleksandrit, të Maqedonisë dhe simboleve të tij. Në ligjin grek, po të ofendosh Aleksandrin, dënohesh deri 5 vjet burg dhe kjo ka ndodhur, ndërsa po të ofendosh Krishtin, je thjeshtë ateist, nuk ke sanksione ligjore. Greqia, njohu Maqedoninë pas arritjes së marrëveshjes interim, midis saj dhe Maqedonisë në vitin 1995. Kurse Serbia, do të njihte fqinjin e vet të ri, në vitin 1996. Vetëm dy fqinjët e tjerë direkt të saj, Bullgaria dhe Shqipëria, mirëpritën pavarësinë e Maqedonisë: Bullgaria, do të ishte vendi i parë që do njihte shtetin e Maqedonisë, por jo kombin dhe gjuhën e tij, mbasi për këtë vend, sllavët e Maqedonisë ishin bullgarë, kurse gjuha e tyre ishte dialekt i bullgarishtes. Këto kundërshti do të zgjidheshin më vonë bazuar në referencat kushteuese respektive Shqipëria, do të ishte ndër vendet më të para që e njohën shtetin e pavarur të Maqedonisë pa kushte, përveç barazisë etnike, kushtetuese,ligjore të shqiptarëve dhe do të vendoste me këtë vend marrëdhënie shumë të mira dhe bashkëpunim të gjithanshëm.

Ndërkohë që njohjet ndërkombëtare vazhdonin dhe Maqedonia u pranua dhe anëtare e OKB dhe në organizata të tjera, duhet thënë se pavarësisht nga këto, hartat, intrigat dhe projektet për ndarjen e saj midis fqinjëve qarkulluan deri nga fillimi i vitit 1995. Në këto harta, që kishin për origjinë Athinën dhe Beogradin, Shqipëria shpërblehej me një territor të gjërë të saj, por kërkohej që Serbia të shpërblehej me një territor të gjërë të Kosovës. Vija e ndarjes së Kosovës zbriste pothuaj në Rrafshin e Dukagjinit. Pjesa tjetër e Maqedonisë do i bashkohej Serbisë dhe Bullgarisë. Greqia nuk mbetej pa gjë, por pretendimet e saj territoriale nuk ishin të mëdha. Ajo kishte një objektiv strategjik madhor: kufirin e përbashkët me Serbinë, sipas tyre, kundër harkut islamik Bosfor-Adriatik. Ndaj dhe Maqedonia nuk duhet të ekzistonte. Plotësishti i bindur se, çdo ndarje e re në trevat shqiptare ishte në kundërshtim me interesin tonë kombëtar, këto propozime mirrnin gjithnjë një përgjigje të prerë, negative nga Tirana.Në këtë kuadër dhe për këtë qëllim, Kryeministri i Greqisë mori inisiativën e një takimi trilateral në Athinë, të nivelit më të lartë: Miloshevic-Micotaqis–Zhelev. Ky takim të kujtonte apo evokonte lidhjet e dikurshme ballkanike, që kishin si qëllim kryesor zhdukjen e shqiptarëve dhe ndarjen e territorit të Maqedonisë. Ndaj kësaj nisme, si një lidhje ortodokse ballkanike e re, reagova publikisht por edhe me rrugë diplomatike, duke deklaruar se rajonit nuk i duhen aleanca mbi baza fetare. Takimi dështoi sepse i ndjeri President Zhelev, kundërshtoi ftesën. Ky bullgar i madh, burrë shteti i shquar dhe mik i çmuar i paqes, në një takim që pata më vonë në Sofje, do të më thoshte se: sakrificat e tmerrshme dhe humbjet e mëdha të jetëve që ka patur kombi im, kur është implikuar në luftra për territore të Maqedonisë, rreshtimi i tij i gabuar, duke besuar se mund t’i marrë ato territore, e bënë atë të mos pranonte kurrë të përfshihej në skenarë ndaj atij vendi.

Përveç këtyre, dua të theksoj se, asokohe për një lloj ndarje tjetër, ishte dhe partia aktuale maqedonase në pushtet VMRODPMN, udhëheqja e të cilës ndjehej krejtësisht bullgare dhe lobonte, fatmirësisht pa sukses, në Sofie për shpërbërjen e Maqedonisë. Përsëri, gjatë periudhës së konfliktit ndëretnik të vitit 2001, në të cilën qeveriste VMRODPMN me kryeministër Lubçe Georgievski, që sot mban pasaportë bullgare, autoritetet maqedonase, nëpërmjet Akademisë së Shkencave, filluan të bënin hartat për ndarjen e territoreve (të banuara nga shqiptarët) të Maqedonisë, por dhe shkëmbim territoresh me Shqipërinë”.(

Kategori
Uncategorized

Kompania e madhe “Aktor”, viktime e urrejtjes patologjike te Edi Rames.

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar dje ndaj deklaratave të ministrit Haxhinasto, cili deklaroi dje se do të prishë kontratën me firmën “Aktor” për rrugën që lidh tunelin e Elbasanit me Tiranën. Në një postim në faqen e tij sociale Facebook, Berisha shkruan se, kompania e madhe “Aktor”, është viktime e urrejtjes patologjike të Edi Ramës dhe korrupsionit të shfrenuar të tij. “Dje, zëdhënësi i Ramës për rrugët, Haxhinasto, inspektoi punimet në impiantin e përpunimit të ujërave të zeza për Tiranën, investim prej 120 milionë dollarë, kredi e butë e qeverisë japonese për Shqipërinë, tenderuar në fundin e vitit 2012 nga qeveria e mëparshme por e bllokuar për mbi 1.5 vjet nga Rama – Meta për të zhvatur kompaninë e ndërtimit. Ai me porosi të Ramës nuk ju tha shqiptarëve gjysëm fjale për këtë veper madhore, ndihmë bujare të qeverisë japoneze, ndërtimin e të cilës e shtynë për motive korruptive 18 muaj, por nga objektet e saj ndërmorri një sulm të egër, të shpëlarë ndaj kompanisë greke “Aktor”, e cila ndërtoi në kohë rekord, me çmimin më të ulët dhe cilësinë më të lartë tunelin e Krrabës dhe autostradën Tiranë-Elbasan, segmentin e saj Ibë–Elbasan”, shkruan Berisha.
Sipas Berishës, ky akt e tërboi Ramën dhe ai me të ardhur në pushtet i ndërpreu si ndëshkim financimin kompanisë, duke ia bllokuar me qëllim punimet. “Më vonë Rama, sipas disa burimeve të vetë autoritetit të rrugëve, kërkoi bojatisjen mavi të tunelit, sepse deshi të bënte riinaugurimin e tij, por kompania refuzoi të bojatiste mavi tunelin, pasi kjo mund të bëhej burim aksidentesh. Së fundi, pas rrëshkitjes të madhe në Ibë, në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare, kompania kërkoi rivlerësimin e kontratës lidhur me shkarjen e madhe të masivit të dheut për shkaqe gjeologjike. Autoriteti i rrugëve ishte i detyruar të pranonte pretendimin e bazuar në ligje të kompanisë “Aktor”, por që nga ajo kohë nuk i kanë dhënë një qindarkë, duke i bërë asaj të pamundur pagesën e nënkontraktorëve që punojnë në rrugë”, shkruan Berisha.
“Dje, zëdhënësi i Ramës njoftoi se piktori kishte vendosur të përzinte jashtë çdo kriteri ligjor dhe vetëm nga urrejtja dhe korrupsioni, kompaninë për të zëvendësuar me një kompani, duket si ajo që ndërtoi kullën falike në zemër të Korçës, me të cilën ndajnë së bashku paratë. Por kjo do të bëjë që Shqipëria në arbitrazh të gjobitet me së paku me 100 milionë euro, mirëpo Ramës kjo nuk i thotë asgjë, mjafton të shfryjë urrejtjen dhe të mbushë xhepat e tij!”, përfundon Berisha.
Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto deklaroi një ditë më parë se firma “Aktor” ka shkelur kontratën dhe për këtë do të penalizohet. Ministri nuk përjashtoi mundësinë e kontraktimit të një tjetër kompanie për përfundimin e këtij segmenti rrugor. Ministri Edmond Haxhinasto u shpreh se, në autostradën Tiranë-Elbasan nuk po punohet me ritmet e duhura dhe se ekziston mundësia që qeveria të ndërpresë kontratën me kompaninë greke dhe të përfundojë projektin me një kompani tjetër. Sipas tij, nuk ka asnjë arsye për vonesa të kësaj natyre dhe kompania nuk po punon me ritmet e duhura. Duke iu referuar rrëshkitjes së dheut në pjesën ku kalon ky projekt, ministri tha se kjo vjen për arsye të projekteve defektoze që në fillim. “Vepra nuk është bllokuar, por po punohet jo me ritmet e duhura dhe të paplanifikuara, pavarësisht ngjarjeve të paparashikuara që kanë ndodhur, dy rrëshkitjeve masive të këtij projekti”, tha Haxhinasto.

foto e Sali Berisha
Kategori
Uncategorized

Albanistan. Ngjarjet brenda nje jave.

foto e Urim Gjata
Ngjarjet brenda nje jave ne Shqiperi.

Më poshtë do t’u paraqes me fakte ngjarjet e ndodhura brenda javës së fundit, që tregojnë një gjendje të renduar mendore, për të cilën kam 10 vjet që shkruaj. Të gjitha këto ngjarje ndodhin sepse ky vend nuk ka kokë:
1. Një djalë 17 theret në Itali. Daja i vrasësit vret veten.
2. Zjarri u merr jetën në gjumë nënës dhe dy fëmijëve.
3. Droga: dy shqiptarë kapen në Greqi, një në Itali.
4. Një shqiptare 60 vjeç aksidentohet rëndë në Greqi. Kishte shkuar për pushime.
5. 18 vjeçari i vë tritolin kasolles së fqinjit.
6. Futi drogë në qeli për të birin 58 vjeçarja.
7. Riatdhesohen 40 shqiptarë. Më vonë 70 shqiptarë.
8. Arrestohen baba e bir se kapen me drogë.
9. Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagosen 7 persona.
10. Një i ri merret peng për xhelozi.
11. Qëllohet me dy plumba për një gërvishtje makine.
12. Arrestohen 18 persona për drogë në Korçë.
13. Kapen katër persona që vidhnin kabinat e plazhit në Velipojë.
14. Një 19 vjeçar plagoset me armë zjarri në Durrës.
15. Dy persona plagosen me thikë në Sarandë.
16. Një 49 vjeçar bie në gropën e ashensorit dhe vdes.
17. Procedohet gruaja që dërgonte dy fëmijët për të lypur.
18. Qentë kafshojnë mjeken në QSUT.
19. Një 25 vjeçar nga Mirdita merr peng një vajzë.
20. Një 7 vjeçar nga Pogradeci humbet dy gishta se i pëlcet kapsolla.
21. Një gjykatëse akuzohet për korrupsion.
22. Një fabrikë fishekzjarrësh shpërthen në Itali. Një shqiptar humbet jetën.
23. Një djalë 20 vjeç nga Tirana mbytet në Sarandë.
24. E diel, 26 korrik
25. I vendosin C4 në makinë, po në fakt ishte grabitësi i të moshuarve.
26. Arrestohen në Kavajë dy laçianët që grabisnin bagëtitë.
27. Një italian 68 vjeç kërcënon fqinjin shqiptar me armë.
28. I vendosin tritol në makinë 24 vjeçarit.
29. Procedohet në Librazhd gruaja që dhunoi burrin.
30. Një 9 vjeçare humbet jetën nga korrenti.
31. Kamerierja vjedh xhiron ditore të lokaleve ku punon.
32. Një vrasje e dytë politike në Maqedoni.
33. 40 vjeçarja hidhet nga kati i gjashtë në Vlorë.
34. Hiqen si policë, tentojnë grabitjen në Lezhë.
35. Një shqiptar 21 vjeç masakrohet dhe digjet në Greqi.
36. Një 82 vjeçar gjendet i vdekur pas katër ditësh në Korçë.
37. Itali, një shqiptar arrestohet për prostitucion.
38. Vlorë, ishte me leje nga burgu, kapet duke vjedhur banesa.
39. 26 vjeçarja ikën me një burrë tjetër dhe i vë gjobë burrit.
40. Pushuesi plagoset nga skafi në Durrës, ishte futur për t’u larë.
41. Pushuesit në Golem bien pre e hajdutëve.
42. Qëlloi me armë në Shkodër, kapet i riu.
43. Roja i vilës plagos shqiptarin në Itali.
44. Humb një fëmijë dhe një 48 vjeçar.
45. Grabitet kambisti, i marrin 100 mijë euro.
46. Përplasen mjetet, plagosen 10 vetë. Vdes dhe një person tjetër në një aksident tjetër.
47. Vdes minatori 51 vjeçar në Bulqizë.
48. Tre të arrestuar në Gjirokastër për drogë.
49. Një pronar hoteli godet me kaçavidë një punonjës të Forcave operacionale për punë femrash.
50. Vidhen vilat e deputetëve në Gjirin e Lalzit nga dy të rinj.
51. Babai i çon djalit drogë në burg, në Vlorë.
52. Berat, arrestohen pesë persona për drogë.
53. Një 24 vjeçar përdhunon një 14 vjeçare në Kuçovë.
54. Arrestohet një trafikant droge në Vlorë.
55. Vlorë, arrestohet një 20 vjeçar mashtrues, pjesë e një bande prej 8 personash.
56. Shkodër, dy persona përplasen nga një automjet.
57. Gazeta Telegraf denoncon se shumica e miellit që shitet për bukë, është e mykur dhe e infektuar.
58. Një shqiptar kapet me kokainë në Britani.
59. Shkodër. Policia plagos autorin e dyshuar për një vrasje.
60. Dy të arrestuar në Durrës për drogë.
61. Vret gruan 19 vjeçare, me një të shtyrë. Kishte dy fëmijë.
62. Policia përleshet me tregtarët ambulantë të duhanit në Shkodër.
63. Babë e bir masakrojnë një 53 vjeçar në Kavajë.
64. 4 italianë grabisin dhe dhunojnë një shqiptar në Itali.
65. Një vajzë tenton vetëvrasjen. Arrestohen 4 persona që e trafikuan. 2 në kërkim.
66. Arrestohet ish vartësi i Ministrit për abuzime. Kërkohej prej dy vjetësh. E arrestuan në shtëpi.
67. Dy pedagogët që u merrnin para studentëve dënohen me kusht.

Kategori
Uncategorized

Eduart Shalsi premtoi me zë dhe me figurë: “Nuk do të vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa ç’kanë bërë këta”. Premtim i mbajtur apo jo?

Kategori
Uncategorized

Operacioni ‘Stuhia’: Triumfi i Kroacisë, dhimbja e Serbisë.

stuhiaKroacia këtë javë feston mposhtjen e rebelëve serbë gjatë Operacionit ‘Stuhia’ 20 vjet më parë, por Serbia do të mbajë zi për qindra të vrarët dhe 200,000 personat e tjerë që u detyruan të largoheshin nga vendi

Nga Marija Ristic, Ivana Nikolic, Sven Milekic, BIRN

Anka Bjelivuk ishte 47 vjeçe kur ajo dhe bashkëshorti i saj morën vvajzën dhe disa nga plaçkat e tyre dhe iu bashkuan një vargu serbësh që po largoheshin nga shtëpitë e tyre në Kroacinë qendrore më 5 gusht 1995, ndërsa forcat e Zagrebit kishin avancuar me artileritë e tyre të rënda.

“Ne jetonim në komunën Vojnic. Operacioni “Stuhia” tashmë kishte filluar. U larguam nga shtëpia së bashku. Ishim në një traktor. Ime bijë në atë kohë ishte shumë e vogël,” risjell në mendje Bjelivuk.

Që nga ajo ditë 20 vjet më parë, Bjelivuk është një refugjate, – dhe që nga ajo ditë, ajo s’i ka parë më kurrë prindërit e saj, vëllain e saj dhe gruan e tij shtatzënë. Ajo e mori vesh më vonë nga fqinjët e saj se çfarë u kishte ndodhur atyre.

“Ata i goditi një raketë. Kështu u vranë. Kjo ndodhi ndërsa ishin diku në vargun e refugjatëve, diku rreth Zirovacit (një fshat përgjatë autostradës së Bosnjës), ” shpjegoi ajo.

Trupat e tyre nuk janë gjetur kurrë.

“Unë nuk e di ende as sot se ku janë ata. Dhe nuk mendoj se do ta mësoj ndonjëherë në jetën time,” tha ajo me zërin që i dridhej.

Të afërmit e Bjelivukut janë ndër 600 serbët e zhdukur gjatë Operacionit “Stuhia”, kur forcat kroate rimorën kontrollin e 18 për qind të territorit të republikës që ishte mbajtur nga rebelët serbë të Kroacisë nga viti 1991. Rebelët serbë u shpartalluan dhe më shumë se 200,000 njerëz, si Bjelivuku, u larguan nga vendi.

Një fitore e diskutueshme

Pikëpamje të ndryshme mbi Operacionin “Stuhia” kanë qenë prej kohësh një faktor përçarës në marrëdhëniet midis Kroacisë dhe Serbisë.

Zagrebi e shikon Operacionin “Stuhia” si një triumf ushtarak që çliroi territorin e tij nga agresioni serb – fitorja kurorëzuese e asaj që Kroacia e quan “Lufta Atdhetare” për pavarësi nga viti 1991 deri në vitin 1995.

“Ajo u zhvillua në mënyrë profesionale dhe madhështore,” tha për BIRN Sinisa Kralj, një oficer i artilerisë kroate, tashmë i dalë në pension, që luftoi gjatë Operacionit “Stuhia”.

“Ne po mbronim vendin tonë. Civilët që vdiqën – në çdo luftë vriten shumë civilë,” tha ai. Ai këmbënguli se nuk pa asnjë abuzim brutal nga ana e serbëve gjatë operacionit.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviç gjithashtu e ka përshkruar luftën si “të drejtë, mbrojtëse dhe njerëzore”.

Por për kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç, Operacioni “Stuhia” ishte “shembulli më i madh i spastrimit etnik që prej Luftës së Dytë Botërore”.

Ndërsa Kroacia do të festojë 20 vjetorin e tij këtë javë, Serbia do të përkujtoje solemnisht viktimat.

“Duam thjesht të mbajmë zi për serbët e dëbuar dhe të vrarë dhe asnjë s’na ndalon dot të qajmë për ta dhe të ndezim nga një qiri,” tha Vuçiç.

Këto dy pikëpamje rivale janë pothuajse të pamundura të pajtohen, tha sociologu nga Beogradi Jovo Bakic.

“Problemi është se në Serbi ka ende familje të tëra që u dëbuan nga Kroacia dhe ata njerëz nuk e harrojnë dot atë që u ndodhi atyre. Por për kroatët, Operacioni “Stuhia” është një mit që qëndron në themel të shtetit të tyre,” tha Bakic.

Krimet nuk ndëshkohen

Bombardimet intensive të forcave kroate më 4 dhe 5 gusht 1995, detyruan dhjetëra mijëra civilë të largoheshin të tmerruar. Gjatë një dite e gjysmë, ushtria kroate hodhi 900 predha vetëm në Knin – qytet i cili shihej si kryeqyteti i regjimit rebel të serbëve të Kroacisë.

Pas largimit masiv të civilëve serbë, ushtria dhe policia kroate nisi shkatërrimin në shkallë të gjerë dhe grabitjen e pronave serbe, duke vrarë 677 serbë, kryesisht të moshuar që kishin mbetur pas, sipas Komitetit Kroat të Helsinkit.

Këto krime u dokumentuan gjerësisht gjatë një gjyqi katër vjeçar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë, por provat nuk ishin të mjaftueshme për të dënuar dy oficerë të lartë dhe komandantë ushtarakë të Operacionit “Stuhia”- Ante Gotovina dhe Mladen Markac.

Edhe pse në vendimin e saj fillestar, gjykata e mbështetur nga OKB-ja e dënoi Gotovinën dhe Markacin përkatësisht me 24 dhe 18 vjet burg për organizim të sulmeve të paligjshme mbi civilët në katër qytete kryesore në rajonin e Krajinës së Kroacisë, ky vendim u hodh poshtë në vitin 2012.

Dhoma e apelit e gjykatës të mbështetura nga OKB-ja vendosi se bombardimi i katër qyteteve nuk ishte i rrëmujshëm, nuk mund të vërtetohej asnjë krim dëbimi dhe nuk kishte pasur “sipërmarrje të përbashkët kriminale” që synonte dëbimin e serbëve.

Lirimi nga akuzat i Gotovinës dhe Markacit u mirëprit ngrohtësisht në Kroaci, por në Serbi kjo u pa si një dështim i drejtësisë dhe një fyerje për viktimat serbe.

Pasi u liruan, zyrat e prokurorit në Kroaci dhe Serbi u zotuan se do të vinin drejtësi për viktimat e Operacionit “Stuhia” në gjykatat e tyre, por asnjëra nga të dyja nuk ka bërë shumë për t’i përmbushur këto premtime deri tani.

Sistemi gjyqësor kroat deri më tani ka dorëzuar vetëm një vendim përfundimtar për krimet e luftës të kryera gjatë dhe pas Operacionit “Stuhia”. Ish-ushtari kroat u Bozo Bacelic u dënua në vitin 2014 me shtatë vjet burg për vrasjen e dy civilëve dhe një të burgosuri lufte në Prokljan, pranë qytetit të Sibenikut.

Katë raste të tjera krimesh lufte po vazhdojnë ende në gjykatat në Zagreb. Në vitin 2014, ish-ushtari Rajko Krickovic u akuzua për vrasjen e dy civilëve serbë dhe djegien e një tjetri të gjallë në fshatin Kijani – çështja e parë që kishte lidhje me Operacionin “Stuhia” në të cilën Serbia dhe Kroaci punuan bashkë në në bazë të një protokolli bashkëpunimi për krime lufte.

Rreth 40 krime të tjera lufte ku përfshihen 200 viktima të lidhura me Operacionin “Stuhia” po hetohen nga prokurorë serbë dhe kroatë. Disa ish-trupa kroate janë dënuar gjithashtu për vrasje pas Operacionit “Stuhia”, por për vrasje të rënda dhe jo për krime lufte.

Jelena Djokic Jovic, një monitoruese e gjyqeve për krime lufte nga OJQ-ja me bazë në Beograd “Documenta”, tha se kjo ishte “një statistikë e dobët ndjekjesh penale” për krime që nuk ka asnjë dyshim që janë kryer.

Ajo e shpjegoi këtë duke thënë se ka ende “një ngurrim për të ndjekur penalisht krimet e kryera nga njësitë ushtarake vendase”, duke shtuar se asnjë anëtar i forcave kroate nuk ishte dënuar për krime lufte gjatë të gjithë vitit 2014.

Jo kthim pas?

Serbët që u larguan nga Kroacia në gusht të vitit 1995 përballen gjithashtu me pengesa të mëdha nëse ata dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre, thotë Koalicioni i Refugjatëve Serbë.

Edhe pse qeveria kroate pretendon se rreth 145,000 serbë janë rikthyer, një anketim nga UNHCR-ja, tregoi se vetëm 50,000 janë kthyer vërtet.

Analisti Davor Gjenero tha se deri së fundmi, Zagrebi po bënte më të mirën e tij për t’i ndaluar ata.

“Deri në vitin 2000, rikthimi i refugjatëve pengohej sistematikisht. Pas vitit 200, ky lloj pengimi u zhduk, por nuk ka asnjë rikthim vërtet të qëndrueshëm. Në këto zona janë kthyer vetëm të moshuar, duke qenë s e pjesa më e madhe e këtyre zonave janë shkatërruar plotësisht,” tha Gjenero për BIRN.

“Ky është një fakt për të cilin Kroacia ende refuzon të flasë,” shtoi ai.

Kreu i Koalicionit të Refugjatëve Serbë, Miograd Linta, tha se shumë nga ata që u larguan po luftojnë ende për të drejtat e pronësisë të shtëpive dhe tokave që ata lanë pas.

“Një nga problemet kryesore është problemet e pazgjidhura të pronave”, tha Linta për BIRN.

“Ka rreth 10,000 shtëpi serbësh që janë shkatërruar, rreth 800,000 toka bujqësore në pronësi të serbëve që janë konfiskuar dhe më shumë se 40,000 të drejta qiramarrjeje që u janë hequr pronarëve,” tha ai.

Shumë serbë nga Kroacia shpresuan se ditë më të mira do të vinin pasi vendi t’i bashkohej Bashkimit Evropian, por Linta tha se këto shpresa nuk u realizuan. “Provkemi i serbëve të dëbuar gjatë Operacionit “Stuhia” vazhdon ende të injorohet,” këmbënguli ai.

Anka Bjelivuk ndërkohë tha se qeveritë dhe media i kujtojnë viktimat vetëm në ditën përkujtimore të përvitshme dhe se premtimet e politikanëve serbë për ndihmë gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë pasur asnjë rezultat.

“Duket sikur ne nuk ekzistojmë fare. Të gjithë ata që premtuan diçka, gënjyen,” tha ajo.

Bjelivuk druhet se ajo nuk do t’i gjejë kurrë eshtrat e të afërmve të saj që u vranë dhe se asnjë nuk do ta gjejë kurrë se kush i vrau ata.

“Do të doja thjesht të gjeja trupat e tyre, por nuk shoh ndonjë mundësi që kjo do të ndodhë. Asnjë nuk është përpjekur kurrë më parë të gjejë eshtrat e tyre dhe dyshoj shumë se do ta bëjnë tani, 20 vjet më pas,” tha ajo.

Kategori
Uncategorized

Berisha: Rama është koka e krimit.

Berisha: Rama është koka e krimit

Berisha: Rama është koka e krimitIsh kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, e ka quajtur kryeministrin aktual Edi Ramën si lider të krimit të organizuar në shtetin shqiptar.

“Edi Rama është vet koka e krimit. Ai hedh poshtë te vërteten, denoncimin që DASH i bën pranisë në Parlament të trafikantit Arben Ndoka. Lidhjet e Edi Ramës me bandat kriminale më te rrezikshme të Shqipërisë janë universalisht të njohura”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:

Te dashur miq, Edi Rama sot, ne nje akt te papergjegjshem, pasi mori nje goditje te rende nga qeveria e SHBA me raportin e DASH, ne te cilin denoncohet prania e nje deputeti te denuar per trafik prostitucioni (fjala eshte per Arben Ndoken), ju tha shqiptareve, krenar por i menderosur, se ne grupin e tij parlamentar nuk ka njeri qe te kete qene i denuar apo te kete probleme me ligjin.

Edi Rama pasi injoroi me zedhenesen e tij ket denoncim te rende per mazhorancen e qelbesirave, te qeverise amerikane dy dite me pare, pasi injoroi deklaraten e ambasades se SHBA ne zberthim te raportit te DASH, ne te cilen thuhet se: “Ambasada vlereson si te turpshme qe ka nje anetar te Parlamentit shqiptar me denime per trafikimin e njerezve”, doli sot paturpesisht haptas ne mbrojtje te trafikantit Ndoka duke hedhur poshte te verteten e pamohueshme.

Edi Rama ne vend se ti kerkoj, pas raportit te DASH, largimin e menjehershem nga Parlamenti deputetit te tij Ndoka dhe t’u kerkoje ndjese shqiptarve per perdhosjen e institucioneve dhe administrates se vendit me dhjetra e qindra kriminele, i pregatit atij deklaraten e reagimit skandaloz ndaj raportit te DASH dhe e merr ate ne mbrojtje te hapur duke deshmuar se ai vet eshtekoka e krimit ne kete vend, eshte njeriu i kapur koke e kembe nga kthetrat e tij.

Zoterinj, lidhjet e Edi Rames me bandat kriminale me te rrezikshme te Shqiperise jane universalisht te njohura. Ato nisin me lidhjet e tij te ngushta me banden e rruges se Kavajes, me te cilen ndertoi kinema Republiken dhe emeroi si drejtor kreun e kesaj bande.Rama kishte lidhje te ngushta me banden e Lushnjes. Ne intercepetimet e prokurorise se Firences rezulton se Dondollapi e konsideronte Ramen si mik te bandes per tenderat e bashkise. Rama ka patur lidhje te shume te ngushta me Hakmarrjen per Drejtesi dhe i vazhdon edhe sot edhe me te medha. Ai ju ka dhene troje, tendera dhe koncesione ne Tirane por dhe tendera ne Vlore. Rama ka lidhje te ngushta me banden e Dritan Dajtit dhe ne vitin 2003 nepermjet bandave te tij grabiti 150 kuti votimi.

Ne prokurorine e shtetit ekzistojne kilometra biseda telefonike me bandat e tij per kete afere. Por problemi nuk qendron ne lidhjet e tij te shkuara por ne lidhjet e tij aktuale me keto banda dhe boten e krimit. Sot keto banda diktojne fituesit e tenderave, presin gjoba dhe eleminojne ata qe nuk paguajn gjoben.

Rama ka futur ne grupin e tij parlamentar 19 deputete me dosje dhe te denuar per vrasje, pengmarrje, trafik, droge, prostitucioni. Drejtori i tij per antikorrupsionin ne Keshillin e Ministrave u arrestua nga policia sepse po udhetonte me targa te makines se nje trafikanti dhe gjate kontrollit ju gjeten dhe targa diplomatike. Vrasesi serial Xhuvani, qe si xhelat ekzekutoi ne 10 min tre te rinj dhe nje qytetar tjeter, ishte lidhje e ngushte e Rames. Ai drekonte dhe darkonte rregullisht me familjaret me te afert te Rames. Ky qendrim i Rames eshte i diktuar nga bota e krimit, eshte vazhdim i akteve tjera si fshehjes per 5 muaj e deshmise se Tom Doshit, lirimi i Mark Frrokut pas ndalimit te makines se tij me kryetrafikant ne makine, fshehjes se kerkese se Belgjikes pe ekstradimin e Frrokut ne Belgjike per vrasje, nisjen per ne Kube te Arben Frrokut, vrasesit te komisarit Lame te nesermen e takimit me te ne Puke, bllokimin e hapur te marreveshjes per dekriminalizimin dhe kandidimi i dhjetra e dhjetra krimineleve per keshillat dhe postin per kryetar te bashkive.

Me Edi Ramen ne krye te ekzekutivit muri i krimit do lartesohet cdo dite dhe me shume, imazhi i vendit do te nxihet gjithnje e me teper, jeta juaj dhe e femijve tuaj do te behet gjithnje me e pasigurte, integrimi europian gjithnje e me i paarritshem. Ju bej thirrje te mos lejojme fatin tone dhe te femijeve tane ne duart e Edi Rames dhe bandave te tij kriminale ne pushtet.

Kategori
Uncategorized

Këta janë deputetët që votuan kundër mocionit për rezolutë ndaj gjenocidit serb (Dokument).

Këta janë deputetët që votuan kundër mocionit për rezolutë ndaj gjenocidit serb (Dokument)

 

​Shumica prej deputetëve të pozitës, ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës votuan më herët kundër futjes si pikë e parë e rendit të ditës mocionin që u sjellë në Kuvend të Kosovës për krimet e serbëve në Kosovë.

Më poshtë në listën e të votuarve po ua sjellim deputetët të cilët votuan kundër këtij mocioni të opozitës:

Deputetët e PDK’së:

Enver Hoxhaj

Elmi Reçica

Fadil Beka

Labinote Demi – Murtezi

Ramiz Kelmendi

Latif Gashi

Adem Grabovci

Azem Syla

Agim Çeku

Naim Fetahu

Nezir Çoçaj

Blerta Deliu – Kodra

Luljeta Veselaj

Deputetët e LDK’së:

Teuta Rugova

Anton Çuni

Ismet Beqiri

Nuredin Ibishi

Arben Gashi

Armend Zemaj

Njomza Emini

Naser Osmani

Lirije Kajtazi

Hatim Baxhaku

Shpejtim Bulliqi

Muhamet Mustafa

Sadri Ferati

Ali Sadriu

Adem Salihaj

Blerim Grainca

Agim Ademaj

Salih Morina

Teuta Sahatqija

Veton Berisha

Etem Arifi

Murat Hoxha

Agim Kik aj

Bardhyl Meta

Milazim Haliti

Synavere Rysha

Kategori
Uncategorized

Çmimet e hashashit në Kolumbinë e Europës.

foto e Urim Gjata

Një kilogram marijuanë shitet sot në Shqipëri nga prodhuesit për 1800-2000 euro. Në Itali, kjo drogë trafikohet duke u shitur nga 3800-4000 euro. Krerët e bashkive në zonat ku mbillet hashashi nga Tepelena deri në Krujë u marrin trafikantëve nga 100 euro për rrënjë, ndërsa policia që të mos u prekë, u merr nga 200 deri në 300 euro për kilogram

Helikopterët e Guardia di Financa të Italisë zbarkuan pak ditë më parë në Shqipërim duke fotografuar plantacionet e mbjella me hashash në të gjithë vendin. Përfundimi është i trishtë. Janë me qindra mijëra hektarë të mbjella me hashash në të gjithë vendin. Italianët parashikojnë një verë dhe vjeshtë të fortë. Policisë së saj i duhet të përballojë fluksin e madh të prodhimit të hashashit në brigjet e veta. Tregu kryesor i hashashit për të gjithë të mbjellat e këtij viti do të synohet që të jetë Italia. Me rrugë ilegale natyrisht. Përdorimi i lirshëm i skafeve të fuqishëm anëekënd bregdetit i lehtëson punën trafikanëtve, të cilët kanë nisur nga planet e dërgesave prej kuintalësh të hashashit drejt Italisë. Puna e policisë italiane do të jetë akoma dhe më e vështirë. Ndërsa trafikantët po përgatiten për të korrat e tyre, Italia ka hartuar planin e vet të masave drastike për t’u përballur me trafikantët.
Shqipëria është shndërruar në Kolumbi e Europës për prodhimin e hashashit. Përgjatë këtyre dy viteve numërohen disa qindra tonelata drogë në drejtim të Italisë, por ky vit pritet të jetë edhe më i madh në eksportin e drogës. Një rol të rëndësishëm kanë luajtuar këtu deklaratat nxitëse të qeverisë për të legalizuar hashashin. Në krye të fushatës u vendos benjamini i Kryeministrit Kokëdhima. Ky e konsideron veten si Kryeministër të Jugut ndaj edhe Jugu sot është i mbushur i gjithi me hashash.
Policia e cila do të duhet të ishte në vijën e parë të frontit për të luftuar trafikun e drogës jo që ka kapitulluar, por tani është bërë pjesë e biznesit të trafikantëve. Dëgjohen në mënyrë sporadike lajme për shkulje të disa rrënjëve hashash në disa zona të vendit, por ato bëhen sa për të gënjyer opinionin. Por më keq akoma banorët tregojnë se të gjitha operacionet e policisë adresohen në zona ku trafikantët kanë refuzuar që të paguajnë gjobën që u është kërkuar nga policia.
Shifrat e biznesit të hashashit gjatë këtij muaji janë të frikshme. Një kilogram hashash po tregtohet sot nga 1800 euro për kilogram në 2 mijë euro për kilogram. “Varet nga cilësia. Deri tani jemi të kënaqur me këto çmime. Nëse prodhimi do të jetë i lartë sikurse po dëgjojmë, atëherë çmimet mund edhe të bien”, shprehet Kujtim F., një banor i Tepelenës, i cili thotë se ka mbjellur 1500 rrënjë me kanabis.
Të pyetur nëse kanë frikë nga policia, ata thonë se nuk kanë aspak frikë, pasi e kanë gjetur “gjuhën me policinë”. “Që të mos kemi probleme me policinë këto ditë duhet të paguajmë. Policisë i japim 100 euro për kilogram. Kjo është një marrëveshje e heshtur që e respektojmë të gjithë”, vazhdon banori, i cili thotë se kjo është puna e vetme që ai shpreson të marrë para.
Pothuajse e gjithë Tepelena është e mbjellë me hashash. Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Paloka denoncoi në Parlament implikimin e Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës në këtë trafik, duke lexuar mesazhin e një prej forcave policore. “Mbërritëm tek parcela e një trafikanti, pasi kishte 10 mijë rrënjë të mbjella. Kur nisëm punën, dikush na doli dhe na tha se janë të Tërmetit, Kryetarit të Bashkisë së Tepelenës, gjë që na bëri që të mos i prekim asnjë rrënjë”, shkruante mesazhi.
Nga Jugu në Veri beteja për Bashkitë ka qenë edhe betejë për drogën. Fushata në Krujë e trafikantit Bushi ka qenë në zonat e Malësisë së Krujës dhe zona të tjera se në rast se më votoni mua do t’i keni të sigurta të mbjellat e hashashit. Sot, nuk funksionon krejtësisht ashtu.
Nga Jugu në Veri kryebashkiakët janë bërë po ashtu pjesë e biznesit të trafikantëve të drogës. Kryebashkiakët marrin 100 euro për rrënjë të çdo parecele të mbjellë me hashash. Nëse ndokush nuk i bindet këtij pakti, atëherë kryebashkiaku u dërgon forcat e policisë, të cilat nisin të shkulin rrënjët. Kryebashkiakët me rekorde kriminale që Rama e Meta kanë vendosur në shumë bashki udhëheqin punët e trafikut dhe organizojnë edhe mbledhjen e “taksës” së tyre.
Ata caktojnë njerëz që trokasin në dyert e shtëpive të të gjthë atyre që kanë plantacione droge. I numërojnë rrënjët dhe më pas i vendosin edhe gjobën. Për një parcelë me 1 mijë rrënjë kanabis, marrin 100 mijë euro. Por kjo nuk është kostoja e vetme që kanë trafikantët. Kostoja tjetër është ajo e policisë. Këta janë më të ashpër. Këta përfitojnë për çdo kilogram hashash nga 200 deri në 300 euro. Asnjë rrënjë kanabis nuk mund të tregtohet nëse trafikantët nuk kalojnë më parë nga policia.
Parcelat që jepen para mediave si askokoe të policisë janë pikërisht të atyre trafikantëve që kanë refuzuar që të paguajnë gjobën ose tek policia, ose tek sekserët e Kryebashkiakëve që kontrollojnë territorin.
Megjithatë trafikantët thonë se, janë të kënaqur edhe duke paguar gjobat tek policia dhe kryebashkiakët. Arsyeja është e thjeshtë të shesësh një kilogram hashash deri në 2 mijë euro nuk është një shumë e vogëll dhe të llogarisësh se prodhimi këtë vit ka arritur kulmin, kuptohet që fitimi është mjaft i madh.
Kjo që kemi shpjëguar është skema si funksionojnë trafikantët prodhues. Trafikantët e tjerë janë ata që e blejnë nga prodhuesit dhe e shesin hashashin tek trafikantë që e trafikojnë në Itali, Greqi dhe vende të tjerë. Këtu nisin pazare të reja. Një trafikant që e merr drogën për ta trafikuar në Itali fiton po ashtu një shumë kolosale. Hashashi tregtohet në Itali me dyfishin e vlerës që blihet në Shqipëri. Nëse një kilogram këtu po tregtohet deri në 2 mijë euro, në Itali një kilogram hashash i cilësisë së mirë shitet deri në 4 mijë euro.
Kuptohet që flitet për shuma të mëdha dhe fitimet arrijnë miliona euro. Trafikantët kanë zgjedhur të bashkëpunojnë me policinë edhe për trafikimin drejt Italisë apo Greqisë. Askush nuk i ndal skafet e tyre të shpejtë dhe të fuqishëm. Ndërsa skafet përdoreshin për klandestinë, tani për drogë. Por, nuk janë vetëm skafet. Trafikimi me anije për tonelatat e hashashit është një opsion tjetër i përdorur me sukses një vit më parë.
Nuk dihet se kush do të ndalë trafikun e drogës këtë vit, ndërsa që qeveria, dhe policia dhe pushteti vendor janë pjesë e biznesit të trafikantëve. Shqetësimi është i madh në Itali, Greqi, por edhe në Malin e Zi. Ndërsam Guardiua di Financa ka nisur kontrollet nga ajri, policia në Malin e Zi ka shtuar edhe kontrollet e qytetarëve që shkojë me pushime, duke i çuar radhët në kilometra.
Fundi i të gjithë kësaj historie do të jetë i trishtë, Shqipëria një Kolumbi e Europës dhe një shoqëri që gjithnjë dhe më shumë po kriminalizohet.
Arben Shahini