Kategori
Uncategorized

Dyshimet e amerikanëve për Xhafer Devën dhe frika e BRSS nga bashkëpunimi me Kinën

 

Ashtu si Ahmet Zogu, edhe trashëgimtari i tij, Leka Zogu, ka tentuar të rrëzojë regjimin komunist. Në një dokument të deklasifikuar nga CIA për vitin 1982 tregohet se si Zogu kishte organizuar një operacion për të rrëzuar regjimin e Enver Hoxhës. Sipas dokumentit, varka me njerëz zbarkuan në brigjet shqiptare, por ushtria dhe sigurimi i asgjësuan duke bërë që operacioni të dështonte. Për këtë rast ka folur dhe vetë Zogu i cili ka rrëfyer ngjarjen. Në disa dokumente të CIA janë botuar dhe raportime të mediave në atë kohë, që tregojnë situatën në Shqipëri.

19 prill 1970

Washington Star

Zhurmat për raketat kineze në Shqipëri

Në rrethet amerikane të inteligjencës po qarkullojnë zhurma për instalime raketore të Kinës në bazat ushtarake të Shqipërisë, por jo të gjithë po e marrin seriozisht mundësinë dhe kjo për disa arsye. Kjo kontradiktë merr kuptim vetëm nëse e shikojmë situatën sipas analizës së detajuar të përkthyesve dhe interpretuesve tanë të bllokut komunist. Kjo analizë bën të mundur arritjen në konkluzionin se informacionet për raketa, sinjalizojnë një afrim të mundshëm të Shqipërisë me Jugosllavinë, të cilat ishin ndarë për arsye ideologjike që prej prishjes së Jugosllavisë me bllokun sovjetik në 1948. Rruga drejt një konkluzioni të tillë është po aq e komplikuar sa dhe zbulimi i synimeve të komunistëve.

Fakte të padiskutueshme

Llogaritjet për statusin e raketave kineze në Shqipëri varen nga dy fakte të padiskutueshme. Në Shqipëri ka shumë teknikë kinezë dhe vendi i vogël malor në brigjet e Adriatikut konsiderohet shumë i vështirë për t’u depërtuar nga agjentë të huaj të inteligjencës. Sipas këtyre supozimeve misterioze, është e mundur që përkthyesit e materialeve të arrijnë në konkluzione të drejtimeve të ndryshme. Një zyrtar amerikan ka thënë: “Është e rëndësishme të gjejmë se çfarë duan të thonë komentet,dhe më pas , komentet e komenteve”. Ashtu si shumë studiues të kësaj fushe, zyrtari është i bindur se ushtria e kuqe ka pasur disa raketa shtesë për t’i dërguar ndoshta në Mongoli, por jo në Shqipëri. Atëherë përse gjithë kjo zhurmë? Kjo vjen vetëm nga një artikull i kohe të fundit në të përjavshmen ruse “Koha e Re”, ku thuhet se në Shqipëri gjenden rreth 500 specialistë kinezë raketash, që po kujdesen për ndërtimin e bazave raketore. Revista ruse thotë se dërgimi i raketave të pragut të mesëm është çështje ditësh dhe se qëllimi është arritja e kontrollit të zonës së Adriatikut nga Shqipëria dhe aleatja e saj Kina. Kjo supozohet se nuk është bisedë që i përket Bashkimit Sovjetik, pasi deti Adriatik nuk është një nga liqenet e Rusisë, pasi edhe po të kishte aty raketa të rangut të mesëm, armiqësore ndaj BRSS, kufiri sovjetik është më shumë se 50 milje larg. Pra çështja është te arsyet e Bashkimit Sovjetik për një shqetësim të tillë dhe te reagimet e Jugosllavisë, e cila ka qenë objektiv i politikave dyshuese dhe armiqësore të komunistëve këto 25 vjetët e fundit. jugosllavët njihet që janë ekspertë në fushën e interpretimeve të informacionit. Sipas pikëpamjes së jugosllavëve, shqetësimi sovjetik është vetëm një lojë. Sipas tyre, rusët, ashtu si dhe kushdo tjetër që i njeh, e dinë që kinezët nuk kanë raketa në Shqipëri, dhe qëllimi i trazimit të këtij lëmshi eksploziv informatik është thjesht justifikimi, nëse lind nevoja, e një ndërhyrjeje në Shqipëri me arsyetimin e vetëmbrojtjes, të lirisë së lundrimit detar, apo çfarëdo tematike tjetër. Sipas llogaritjes së jugosllavëve, situata është ngjashme me atë të dy-ter vjetëve më parë kur në rrethet e NATO po përhapeshin fjalë se rreth 2000 specialistë kinezë raketash po ngrinin baza në Shqipëri, për t’i dhënë Perëndimit justifikimin për të ndërhyrë në Shqipëri, nëse kriza e Lindjes së Mesme përhapej dhe në Ballkan. Në të dyja rastet, frika e jugosllavëve, sipas ekspertëve tanë, ka të bëjë me frikën e komploteve të brendshme nga marshalli Tito, i cili ka deklaruar se rivalët me ndihmën e ndërhyrjeve nga jashtë po përpiqen ta largojnë nga pushteti. Kështu, me paranojën e tij, Tito trembej se inteligjenca amerikane ishte përgjegjëse për zhurmat e raketave në Shqipëri në vitin 1967, ashtu dhe për zhurmat aktuale të raketave kineze atje.

Frika e Rusisë

Të vendosur mes dy superfuqive komuniste, jugosllavët ia kanë më shumë frikën sovjetikëve që kanë më pranë, sesa Kinës. Prandaj nga pikëpamja jugosllave, fqinja e tyre e vogël Shqipëria do të ishte shumë më mirë të mos komandohej as nga Kina as nga Rusia. Kjo mund të jetë arsyeja që Jugosllavia ka marrë papritur pozën e mbrojtësit të Shqipërisë, kundrejt kërcënimit sovjetik. Në mbështetje të këtij interpretimi, vjen dhe këmbimi i shkrimeve diplomatike miqësore kohët e fundit mes mediave të Tiranës dhe Beogradit, të cilat i ofrojnë përgëzime njëra-tjetrës në përvjetoret e fitores së luftës kundër nazistëve dhe fashistëve. Në këta artikuj shkruhet me dashamirësi dhe mbi çështje për të cilat më parë dy vendet kanë shprehur diferenca të ashpra.

Shtator 1982

Mbreti shqiptar i trishtuar për dështimin e puçit

Xhevdet Mustafa

Johannesburg, Afrika e Jugut

Mbreti i Shqipërisë në ekzil, Leka Zogu, raportohej të ishte shumë i tronditur të mërkurën nga dështimi i tentativës së grupit të tij Ushtria Kombëtare Çlirimtare për përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. Një ditë më parë Shqipëria njoftoi se kishte “likuiduar” një forcë të armatosur të emigracionit shqiptar që kishin mbërritur në brigjet e saj me barka mbrëmjen e të shtunës, me qëllim përmbysjen e pushtetit popullor të popullit. “Im shoq më tha se ishte shumë i trishtuar për lajmin”, tha për agjencitë e lajmeve mbretëresha Suzana nga Johanesburgu, ku jetojnë ajo dhe Leka. Ky i fundit kishte folur me të në telefon nga Parisi. Australiania Suzana tha se Leka është një burrë i gjatë me pamje ushtarake, i cili nuk ka qenë përfshirë gjerësisht në përgatitjet për ofensivën, por kishte thënë se ishte shumë i trishtuar për “vrasjet e atyre njerëzve të mirë”. Grupi i mbërritur kishte armë automatike, radio dhe pajisje të veçanta subversive, kishin njoftuar autoritetet shqiptare, duke shtuar se ishin neutralizuar brenda pesë orëve. Nuk ishte e qartë nëse me termin “likuiduar” ata donin të thoshin se ishin vrarë apo vetëm kapur. Në Paris, 43 vjeçari Leka tha për të përditshmen Francë Soir se ai e kishte konsideruar misionin si një vetëvrasje dhe se i kishte thënë komandantit ta shtyn ose ta anulonin. Ai konfirmoi se anëtarët e misionit i përkisnin grupit të tij Ushtria Kombëtare Çlirimtare. Leka është marra nga Shqipëria nga babai i tij Mbreti Zog në vitin 1939 kur ishte foshnje, gjatë pushtimit italian nga Benito Mussolini. Ai refuzoi të jepte më shumë detaje të operacionit duke thënë se ishin sekrete ushtarake. Leka tha për France Soir se lideri i komandove, i identifikuar nga autoritetet shqiptare si Xhevdet Mustafa, është një nga mbështetësit e tij, një azilant 45 vjeçar që jetonte prej kohësh në Zelandën e Re. “Ai ishte përgjegjës për grupin e luftëtarëve nga forca jonë Ushtria Kombëtare Çlirimtare. Ai organizoi një operacion që na u duk se ishte tërësisht vetëvrasës, prandaj ne i kërkuam ta shtynte, në mos ta anulonte”, tha Leka. France Soir shkruante se Leka pretendonte se drejtonte një ushtri me shqiptarë të emigracionit, të cilët kishin marrë pjesë më parë në disa operacione destabilizuese brenda Shqipërisë. Leka ka thënë disa herë gjatë dhjetë viteve të fundit se po organizon grushte të armatosura shteti kundër regjimit të Tiranës.

New York Times

Qershor 1982

SHBA mbështet emigrantët shqiptarë, ish-bashkëpunëtorë të nazistëve

Emigrantë shqiptarë që kanë bashkëpunuar me forcat e aksit nazist gjatë Luftës së II Botërore, janë ndihmuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara në vitet e pasluftës, në kuadër të përpjekjeve për të rrëzuar regjimin komunist, është zbuluar së fundmi në dokumente të Departamentit të Shtetit, të zhveshura tashmë nga cilësia e sekretit. Dokumentet janë zbuluar në arkivat shtetërore nga Mark Truit, i universitetit të Stanford, i cili po punon në një material mbi mobilizimin politik të refugjatëve shqiptarë gjatë viteve të Lulftës së Ftohtë. Dokumentet kanë sjellë rihapjen e hetimeve të Kongresit mbi mbulimet e fakteve të dhënies së azilit në SHBA të bashkëpunëtorëve apo kriminelëve të luftës naziste. Në to thuhet se megjithëse fillimisht Departamenti i Shtetit kundërshtoi pranimin e disa liderëve shqiptarë të emigracionit për arsye të prejardhjes së tyre të dyshimte dhe lidhjeve me aksin nazifashist, ai më vonë ndryshoi vendimin. Disa nga këta liderë u pranuan në SHBA dhe u lejuan të drejtojnë fushatat amerikane kundër qeverisë pro-sovjetike të Enver Hoxhës. Këto përpjekje përfshin lëshimin e agjentëve me parashutë për nxitjen e revoltave në vitet 1950-të, të cilat dështuan dhe përkeqësuan armiqësinë e shqiptarëve ndaj SHBA.

Mohohet mbulimi i fakteve

Zyrtari i DASH, Ron Neitzke thotë se nuk e ka parë dokumentin në fjalë dhe nuk komentoi. Ndërsa zëdhënësi i DASH Alan Romberg mohoi se ka pasur përpjekje për mbulim në çështjet e krimeve të luftës. Mijëra shqiptarë erdhën në SHBA në të njëjtën periudhë, si refugjatë politikë. Shqipëria, e vendosur në bregdetin Adriatik mes Jugosllavisë së Greqisë, u pushtua nga italianët dhe gjermanët nga viti 1939 deri në 1944, për t’u çliruar më pas nga partizanët komunistë. Ajo është tashmë mes vendeve më të izoluara politikisht, pas prishjes së hidhur me kujdestarët e saj të mëparshëm Bashkimi Sovjetik dhe Kina. Kohët e fundit ajo po tenton të hapet me vendet e Evropës Perëndimore. Më 18 dhjetor, kryeministri shqiptar Mehmet Shehu u vra me armë ose vrau veten në kryeqytetin Tirana. Jon Loftus, ish-hetues i krimeve të luftës në Departamentin e Drejtësisë, tha në një program televiziv muajin e kaluar se agjencitë amerikane të inteligjencës kishin lejuar në SHBA bashkëpunëtorë të nazistëve nga Bjellorusia, për qëllime propagande dhe agjitacioni kundër Bashkimit Sovjetik, ose për spiunazh në Evropën Lindore. Më pas Truit i tregoi zotit Loftus disa nga dokumentacionet e tij për Shqipërinë, duke i kujtuar atij se kolaboracionistët e nazistëve nuk mund të lejohen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Fshehja e dosjeve sjell hetime të reja

Autoritetet thanë në 1978 se nuk kishin gjetur prova për “konspiracionin e gjerë” të pengesave ndaj hetimeve mbi kriminelët e dyshuar të luftës në SHBA. Por zbulimet e disa dosjeve me interes sollën muajin e kaluar hapjen e hetimeve nga komiteti gjyqësor i Kongresit. Truit zotëronte një itinerar të vizitës së Mit’hat Frashërit, lideri i grupit shqiptar të kohës së luftës Balli Kombëtar, te ambasadori amerikan në Romë, në nëntor 1947. Frashri kishte kërkuar që 50 mbështetës të tij të lejoheshin në SHBA, me qëllim kundërvënien ndaj intrigave komuniste të shqiptarëve të emigracionit. I pari në listën e ti ishte aleati Hasan Dosti, që ka qenë ministër i drejtësisë në kohën e pushtimit të Italisë fashiste. Disa muaj më vonë, pas kontrolleve mbi biografitë e Mit’hat Frashërit dhe ndjekësve të tij, Departamenti i Shtetit tha se nuk ishte e këshillueshme lejimi i këtyre 50 personave në SHBA. Në argumentin e tij DASH shkruante: “Është e qartë se origjina politike e shumë nga refugjatëve shqiptarë në Itali është e dyshueshme dhe pranimi i tyre në SHBA, herët e vonë mund të rezultojë në turpërimin e qeverisë sonë”. Por megjithatë, në prill 1949, zoti Dosti ishte në Washington, duke nxitur zyrtarët amerikanë të mbështesin komiteti shqiptar të emigracionit. Vetë ai u bë më vonë presidenti i grupit të sponsorizuar nga SHBA, Komiteti Kombëtar i Shqipërisë së Lirë. Ai është tashmë 87 vjeç dhe jeton në Los Angeles. Në një intervistë telefonike, zoti Dosti tha se akuzat se kriminelë lufte nga Shqipëria kishin ardhur në SHBA, ishin vetëm propagandë komuniste, dhe shtoi se ai kishte luftuar kundër gjermanëve pasi gjermanët kishin vrarë anëtarë të familjes së tij. Ndërsa Mit’hat Frashëri erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1949 me ndihmën e Rober Joyce, një anëtar i stafit politik të Departamentit të Shtetit.

Për interesa kombëtare

E njëjta çështje është ngritur për drejtuesin tjetër të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë, Xhafer Deva, i cili ka qenë ministër i Brendshëm gjatë kohës së pushtimit nazist, për të cilin ka raportime se është përgjegjës për masakrën e një numri shqiptarësh më 4 shkurt 1944, si dhe vrasje të tjera të kryera nga Gestapo në bashkëpunim me xhandarmërinë shqiptare. Deva vdiq në Pablo Alto, në Kaliforni në 1978. Ndërsa lideri tjetër i kohës së luftës Abaz Kupi, i cili mbështeste ritmin në fron të mbretit Zog, vdiq në Freeport në 1976. Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë iu dha një zë zyrtar në politikën e jashtme të SHBA, sipas memorandumit të një takimi në 1949 mes sekretarit amerikan të shtetit Dean Achenson, dhe ministrit të jashtëm britanik Ernest Bevin. Në takim Acheson citohet të ketë thënë: “Bevin më pyeti nëse pranoj parimisht përmbysjen e qeverisë Hoxha në Shqipëri nëse lind rasti i volitshëm, dhe unë u përgjigja pozitivisht. Por u shpreha mbi shqetësimet e përkeqësimit të marrëdhënieve tona dhe në rajon mes grekëve dhe jugosllavëve. Devin pranoi se duhet të jemi të kujdesshëm dhe të jemi të përgatitur për një ndërhyrje të mundshme të Rusisë. Më tej ai pyeti për zëvendësuesin e mundshëm të Hoxhës dhe nëse kemi njerëz të besueshëm që mund të bëjnë detyrën”. Por të gjitha operacionet e parashutimit të agjentëve në Shqipëri dhe në vendet e bllokut sovjetik  u kompromentuan nga agjenti i dyfishtë britaniko-sovjetik Kim Philby. Të gjithë agjentët e huaj u vranë. Një nga zyrtarët e inteligjencës amerikane që ka planifikuar operacionet ishte Michael Burke, më vonë biznesmen dhe presidenti i një skuadre futbolli. Në një intervistë në fillim të viteve 1950 ai ka thënë: “CIA më ngarkoi të përpiqesha të krijoja një revolucion politik në Shqipëri. Por kjo nuk ishte diçka e thjeshtë për Shtetet e Bashkuara, pasi çështja e vërtetë ishte nëse mund të rrëzohet një qeveri komuniste në kohë paqeje dhe pa ndërhyrje të vërtetë ushtarake. Ishte një provë e rëndë për mua dhe punova një vit e gjysmë. Ishte e pamundur të kryhej vetëm me operacione të fshehta ajrore e forcat lokale të rezistencës, dhe pa mbështetje ushtarake nga Anglia apo SHBA”. Truit ka thënë se po kërkon të tjera dokumente, veçanërisht nga Departamenti i Shtetit në vitin 1949 mbi identitetet dhe prejardhjen politike të refugjatëve shqiptarë. Ai ka kërkuar dy vjet kohë nga CIA për marrjen e dokumenteve nga Shqipëria por deri tani nuk ka pasur shumë sukses.

Kategori
Uncategorized

E FUNDMJA E POPAJVE.

nga Ylljet Aliçka

Koni: Asgjë, veç rrobat e trupit, na lëshuan në Rinas si…si thes me patate.

Y.A. Kush ju priti?

Koni: Askush, këtu nisën peripecitë e tjera më të mëdha, duhet të siguronim vetë ushqimin, atje të paktën na jepnin për të ngrënë, sado që njeriu nuk jeton për një kafshatë bukë, apo jo? Ne kemi shumë prona, se kemi qenë familje e njohur me ambasadorë, ministra. S’kemi marrë asgjë.

Y.A. Me çfarë jetoni?

Koni: Me kanoçet, kur kisha dhe Irenën, mblidhnim më shumë, asaj s’ia hante qeni shkopin, kurse tani, më zënë kazanët, më shohin të moshuar, edhe fuqi s’kam më. Ka dhe një qendër sociale ku më japin për të ngrënë një vakt. Jo se e bëj veten për një kafshatë bukë, por dhe ata, ja ku po ta them, më duket se ata na hanë ushqimin… as për një fëmijë nuk mjafton… Po unë nuk ha shumë…më ka mbytë mërzia dhe njeriut prej trishtimit i ikën dhe uria, apo jo? E kam gabim?

« Dua vetëm një televizor që të shikoj filma serialë me dashuri »

Bashkëbisedim me të mbijetuarën e fundit të familjes së famshme Popa, Emaria-Ermioni Popa.

Biseda me Konin (nofkë përkëdhelie , që nga fëmijëria, kur babai e krahasonte me konen e vogël, të shtëpisë), ishte më e lehtë seç e kisha parashikuar. Ajo e kishte kohën me tepri. Fliste më shumë me gjeste, dhe herë pas here, si të desh të më tërhiqte vëmendje më prekte në krah a më kapte dorën, aty për aty e tërhiqte dorën, dhe me ndroje më kërkonte ndjesë për gjestin e tepruar. Tek tregonte herë qante, herë qeshte si fëmijë.

Ishte 75 vjeç, pëlqente më shumë jetën e vetmuar mbyllur në kthinën e saj, se sa jashtë “ku njerëzit nuk mendojnë veçse për të bërë keq”. Merrte një pension 6500 lekë në muaj dhe duket kishte një mall të pashuar për të folur.

Koni jetonte në katin e parë të një apartamenti parafabrikat në rrethinat e Durrësit. E vetmja gjë me vlerë e asaj biruce, ishte porta e blinduar, dhuratë nga kushërinj të largët, që dukej se e mbronte bujtësen nga hajdutët « që donin t’i vidhnin kanoçet e mbledhura në kazanët e plehrave », burimi kryesor ekonomik i Maria-Ermioni Popa, të mbijetuarës së fundit të familjes së famshme Popa, e cila duket se krahas humbjes së anëtarëve të tjerë të familjes së saj, kish humbur dhe paqen me veten.

Kur nuk e kishte portën e blinduar, hajdutët i kishin vjedhur televizorin, dhuratë nga një parlamentare e Kuvendit të Shqipërisë.

Apartamenti kishte dhe një ballkon mbuluar me copëra kartoni e katramaje në mënyrë që mos e shikonin nga jashtë, (« jam femër, kupton.. » ).. Thënë ndryshe ish nga ato apartamente që të ngjallnin trishtim, ku mjerimi dhe zymtësia tejkalonte çdo lloj përfytyrimi. E papërfytyrueshme gjithashtu indiferenca, harrimi dhe mospërfillja ndaj kësaj familjeje, që me gjestin kurajoz tronditi regjimin komunist.

Në kushte të tejskajshme varfërie ,aty ku nder vite, që nga kthimin apo përzënia nga Italia (2001), ajo kishte përcjellë për në banesën e fundit anëtaret e tjerë familjes (me paratë e komunës). Brenda atyre mureve veshur me rrjeta të shumta merimangash, për Konin dukej sikur koha kish mbetur në vend. E fundit, që « i kishte prerë krahët » ishte Irena Popa, vdekur ca muaj më parë. Vëllai i madh Nikolla kish vdekur në Itali i cili sipas Konit « kish pëlcitur nga mërzia ».

Fundi i palavdishëm ky jo vetëm i Konit, por i gjashtë heronjve, të cilët atë vit të vdekjes së Enver Hoxhës (1985) teksa i paraprinë pavetëdijshëm “pasojave të ardhshme” të shembjes së murit të Berlinit , hynë në ambasadën italiane, duke kërkuar azil politik, ngjarje e pa precedent për krejt bllokun e ish vendeve komuniste të Evropës Lindore, që ngriti në këmbë diplomacinë ndërkombëtare, deri Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke i shkaktuar shok shtetit totalitar shqiptar. Fjala është për një ngjarje pa precedent jo vetëm për Shqipërinë, por për krejt bllokun e ish vendeve komuniste të Evropës Lindore (I pari ishte një kardinal hungarez, i cili pas kundërrevolucionit të vitit ’56, u strehua në ambasadën amerikane në Budapest për të dalë vetëm pas 15 vitesh).

Gjatë viteve të shumta të ballafaqimit të dy diplomacive, dalin në pah ngjarje ndërqeveritare pak të njohura nga publiku në sfondin e një lufte të ftohtë, ku vetë Presidenti i Parlamenti Giulio Andreotti, aspak i pandjeshëm ndaj “favorit” që i bëri Hoxha Italisë duke u prishur me Moskën; dhe nga ana tjetër roli i Perez de Cuellar-it, (Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara) si ndërmjetës në episodin vendimtar të transferimit të së gjashtëve në Itali.

Ato kohë dhe më pas ngjarja provokoi përplasje mes Shqipërisë e Italisë, sa në planin politik aq dhe atë mediatik…

1985, “Zëri Popullit”: “Gjashtë individë të komprometuar në veprimtari antishtetërore, që veprojnë nën urdhrat e një shërbimi të huaj. Të gjashtë janë persona të implikuar në veprimtari armiqësore kundër shtetit shqiptar, nën urdhrat dhe shërbimin e shërbimeve të huaja sekrete… Do t’ia dalim edhe këtë herë, ashtu si ia kemi dalë kundër nazifashistëve gjermanë e sidomos atyre italianë, revizionistëve jugosllavë, socio-revizionistëve sovjetikë, e atyre kinezë e tërë reaksionit botëror imperialist-revizionist. Fjala është për një ambasador italian me një të kaluar të qartë fashiste… »

1985, Gazeta “La Repubblica”:“Shqipëria e vogël i bie fort me grusht tavolinës së bisedimeve propozuar nga Farnezina…- Italia e madhe nuk duhet absolutisht të tolerojë fodullëkun e komunistëve shqiptarë kundrejt lirimit të familjes Popa. Duket se Italia është e gatshme ta shndërrojë flamurin e të drejtave të njeriut në një pecetë për të pastruar duart nga kjo çështje. 

1986, Mirko Tremaglia senator, Parlamenti italian: “Pse qeveria italiane nuk po reagon përballë terrorit barbar të autoriteteve komuniste ? Çdo vonesë e juaja në lidhje me lirimin e familjes Popa është një fyerje ndaj të drejtave të njeriut. Kjo qeveri po përgatitet të shesë jetën e gjashtë qytetarëve në duart e kriminelëve komunistë”.

1986, Claudio Martelli, Ministër i Punëve të Jashtme: “Kërkesa e të gjashtëve për azil politik, nuk mund të realizohet për arsyen e thjeshtë se policët shqiptarë e kanë rrethuar ambasadën 24 orë në 24. Të jeni të sigurtë se askush nuk do t’i shesë të gjashtët.”

1986, Giulio Andreotti, President i Parlamentit italian: «Në fund të fundit nuk po na kërkon azil Sollzhenjicini, apo Sakharovi…”

1986, Bettino Craxi, Presidenti i Këshillit të ministrave : « Ne jemi për një zgjidhje paqësore për krizën e krijuar nga familja Popa”.

1989Gianni de Michelis, ministri i Jashtëm italian, diskutim në Kombet e Bashkuara: “Duke liruar familjen Popa, Shqipëria mund të na japë një sinjal që ajo është vërtet një vend demokratik që respekton të drejtat e njeriut”.

1990, Perez De Cuellar, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, aeroporti i Romës : “Lirimi i familjes Popa është çështje orësh…”

2001, Gazeta “Corriere della sera”:“Një familje refugjatësh shqiptarë në kushte të rënda shëndetësore u nxor jashtë me forcë nga forcat e rendit nga një apartament i ndihmës sociale në rrugën 1 Giustiniana në periferi të Romës. Ky fakt u denoncua nga shoqata kulturore “Giuseppe Dossetti-I valori”.

Familja jetonte në atë apartament që prej vitit 1989, pas kërkesës së Ministrisë së Jashtme ndaj Komunës së Romës, e cila u njohu atyre statusin e refugjatit politik nga regjimi i mëparshëm diktatorial shqiptar.

Në veçanti ndaj disa anëtarëve të familjes Popa policia ka ushtruar një sjellje tepër brutale duke përdorur deri dhe injeksione qetësuese për të fashitur çdo lloj rezistence gjatë nxjerrjes së tyre jashtë apartamentit, madje pa arritur që ata të merrnin me vete dhe sendet e tyre personale”.

Gjatë këtyre dymbëdhjetë vjetëve, askush nuk ka menduar për t’i dhënë familjes Popa ndonjë zgjidhje të përshtatshme: asnjë banesë alternative, asnjë ndërmjetësim ndërkulturor, asnjë mbështetje nga shërbimet sociale territoriale.”

Ajo pra që në fundin e viteve 80 ishte “një problematikë e karakterit politik e social papritmas u shndërrua në një problem të rëndomtë të rendit publik.”

Shoqata i ka kërkuar kryebashkiakut Walter Veltroni “të hapë një hetim të brendshëm për të verifikuar nëse gjatë kësaj historie janë kryer shkelje eventuale të të drejtave të njeriut”.

Gjashtë Popat mundën të dalin nga ambasada italiane vetëm pesë vite më vonë pas një morie negociatash ndërkombëtare dhe një jete krejtësisht të izoluar nën vëzhgim të rreptë nga regjimi, nën një ankth përzier me shpresë, mërzi përzier me lumturi.

Pas bujës së parë mediatike dhe institucionale në Itali, të gjashtët hynë në rrjedhën e burokracisë perëndimore të trajtimit të refugjatëve. Fillimisht i transferojnë në një kamp refugjatësh për t’i strehuar më pas në një appartamento popolare në periferitë e varfra të Romës, ku jetuan gati të paintegruar e të sëmurë në monotoninë e një ekzistence pothuajse të harruar nga të dyja vendet.

Në Itali, në tokën e ëndrrave të tyre, i pret një realitet i paparashikuar, i mbushur me ballafaqime të trishta me një përditshmëri të rënduar nga stereotipet dhe bishtnimet burokratike: një Perëndim i hutuar, një demokraci e mbyllur, një shoqëri që dyshon, përjashton dhe nuk kupton.

Tradhtimi i ëndrrës, me davaritjen e mundësive të rreme që shihnin në media, e shpie këtë familje me 6 anëtarë drejt vetmisë, zvetënimit, çmendurisë dhe vetëvrasjes. Përplasja mes dy shoqërive të përshkuara nga keqkuptime historike, shoqërohet me politika të pafuqishme për të administruar fenomenet e mikpritjes, të takimit, apo dhe të kthimit të organizuar, politika të paafta për të deshifruar perspektivat e integrimit dhe të rritjes. Mësimi i autorit u drejtohet të dyja shoqërive: asaj shqiptare, të balsamosur e pastaj të asgjësuar nga regjimi komunist; dhe asaj italiane, të shtrembëruar dhe më pas të mykur nga një kapitalizëm autoreferencial. Që të dyja qeveritë i qasen problemit me shumë hezitim për t’u shkuar deri në fund shqetësimeve themelore: qeveria shqiptare për të çelur një epokë të re të drejtash e lirish; ajo italiane për të favorizuar integrimin përmes punës, duke kapërcyer politikën asfiksuese të asistencës sa për lëmoshë por që në fakt është përjashtuese.” Mario Bova, ish ambasador i Italisë në Shqipëri.

 

 

Bashkëbisedimi me Konin

Y.A. Çfarë bën gjithë ditën?

Koni: Rri, ulem te ky stoli, mbush shishet me ujë, se ikën uji…, fle, por fle pak se më ka ikur gjumi.. E kam gjumin e lehtë, se po të fle thellë, kjo më ndodh rrallë, bie nga divani, se njeriu lëviz natën, pastaj divani siç e sheh, është i ngushtë dhe kur bie vras kokën në dysheme (më tregon shenjën e vrarë të kokës…).Prandaj kam vënë kartonët këtu poshtë. Po kam kohë që s’bie më, se siç të thashë, kam gjumë të lehtë, ose s’fle fare. Zgjohem dhe rri si kukudh, se s’kam çar shof, dersa të dalë dita. Është vërtet mrekulli që ikën nata dhe vjen dita, pastaj ikën prapë…Bah, si nuk harrohet një herë…!!!! Kur kisha televizor s’mërzitesha fare dhe kur s’flija. Me televizor njeriu nuk mërzitet kurrë.

Y.A. Po çfarë do të shohësh në televizor?

Koni: Gjithçka, po veçanërisht më pëlqenin dy seriale, ai turk “Ertogryl”, dhe seriali indian “Kjo është dashuria”. Janë shumë prekës ata filma !!! Kurse tani… Lum ti që s’e ke provuar të rrish pa televizor …Tani zgjohem dhe mërzitem, ose mendoj.

Y.A. Çfarë mendon?

Koni: Si çar mendoj, pak gjëra kam për të menduar… çfarë kam bërë, çfarë kemi bërë që na lanë kështu..

Y.A. Kështu kush?

Koni: Të dyja palët, më së pari komunistat, sigurimi, ne s’kishim bërë asgjë, na persekutonin kot, s’mund ta imagjinoni sa kemi vuajtur…po fare kot…..po dhe italianët, janë të poshtër, na kanë tërhequr zvarrë, duke na keqtrajtuar, sidomos komandanti i Digos, Rafaele. Në fakt ai bënte çar i thoshte administratorja e komunës Zonja De Gasperis, një shtrigë e vërtetë. Ata nuk kishin asnjë të drejtë juridike, ne kishim statusin e azilantit politik nga Kombet e Bashkuara që na i kishte dhënë vetë Sekretari i Përgjithshëm De Kuelar…Veç për inat..

Y.A. Pse ju kishte inat?

Koni: Nuk e di, pse ishim shqiptarë, pse nuk hanim ushqimet e tyre, veç pastave napolitane, ata janë mjeshtra për pasta…Por Digos, Digos ishin kriminelë, madje them se Digos italiane ka bërë binjakëzim me Shërbimin sekret shqiptar vetëm e vetëm për të përdhosur shqiptarët…e kam fjalën ata pa faj. Unë di shumë për Italinë, por s’dua të flas, se po fola unë….

Y.A. Çfarë ndodh?

Koni: Më mirë mos ta them. Kaq them, ata janë racista, të pabesë, le që nuk dinë të flasin mirë italisht…

Y.A. Si ka mundësi?

Koni: Ne mor zotëri, kemi mësuar italishten e civilizuar.. aty në Romë i hanin fjalët veç lëshonin ca si mo, ç’t’ju them unë.., kështu janë, hipokritë, pa kulturë.

Y.A. Po, më falni, diku kam lexuar se ju apo njëra prej motrave ra në dashuri, apo të themi krijoi një lloj simpatie me një polic Italian, aty brenda ambasadës…

Koni: Jo, absolutisht jo, më duket se ashtu ka shkruar një libër një ish-ambasador, dhe ia ka futur kot, pse nuk na pyeti një herë ne ai, para se të shkruante libër.. ne kishim moralin tonë, ishim me vëllezër, pse hymë ne, për dashuriçka…ne hymë për t’i shpëtuar persekutimit komunist…

Y.A. Dakord, po pesë vjet…me dëshirat, botën dhe ndjenjat tuaja…

Koni: Jo pra, jo, le që policët aty ishin çuna të rinj, ne hymë në një farë moshe… Me kalamaj do binja unë në dashuri?

Y.A. Po në Itali, patët ndonjë lidhje…desha të them u shoqëruat me dikë ?

Koni: Bah, ku na linin vëllezërit…pastaj, ishim shqiptarë, italianët nuk i duan shqiptarët… po dhe mosha jonë, ne ishim një farë moshe, italianët duan vajza të reja…

Y.A. Kuptova… Me një fjalë, si mund ta përmblidhnit jetën aty brenda në ambasadë?

Koni: Më keq se ç‘e prisnim a shpresonim…n’atë fillim diçka, na u duk sikur kapëm lumturinë, më pas jo…dhe na u bë si burg, u lodhëm së prituri lumturinë… erdhi një pikë kur na trajtuan si të çmendur, na sollën dhe një doktor psikiatër, zotni burrë… Ah të kisha mundësi t’i dërgoja të falat e mia atij zotërie…Mu sikur të kishte qenë napolitan.

Y.A. Pse si janë napolitanët?

Koni: Napolitanët, janë ndryshe.

Y.A. Si ndryshe?

Koni: Ata janë njerëz të mirë…

Y.A. Pse?

Koni: Se ashtu i ka bërë perëndia, si pse. Unë besoj te të gjitha fetë, vetë jam ortodokse por më pëlqejnë të gjitha fetë me Zot. Një herë që vëllain e madh Nikelin e përplasi motoçikleta, asnjë italian, d.m.th. roman, s’e ndihmoi për besë, iu gjend vetëm një napolitan…Edhe ambasadori italian Cutillo është burrë i mirë. E di pse?

Y.A. Jo

Koni: Se është napolitan.

Y.A. Çfarë bënit 12 vjet në Itali?

Koni:Rrinim në shtëpi, shikonim televizor, vizitonim Romën, hanim akullore, po s’kishim dhe shumë para për të lëvizur… Një herë vizituam Napolin… Napolitanët janë galantuomini.

Y.A. Kur u kthyet në Shqipëri?

Koni: Kur ju shporrën thuaj…më 2001.

Y.A. Çfarë morët me vete kur u kthyet?

Koni: Asgjë, veç rrobat e trupit, na lëshuan në Rinas si…si thes me patate.

Y.A. Kush ju priti?

Koni: Askush, këtu nisën peripecitë e tjera më të mëdha, duhet të siguronim vetë ushqimin, atje të paktën na jepnin për të ngrënë, sado që njeriu nuk jeton për një kafshatë bukë, apo jo? Ne kemi shumë prona, se kemi qenë familje e njohur me ambasadorë, ministra. S’kemi marrë asgjë.

Y.A. Me çfarë jetoni?

Koni: Me kanoçet, kur kisha dhe Irenën, mblidhnim më shumë, asaj s’ia hante qeni shkopin, kurse tani, më zënë kazanët, më shohin të moshuar, edhe fuqi s’kam më. Ka dhe një qendër sociale ku më japin për të ngrënë një vakt. Jo se e bëj veten për një kafshatë bukë, por dhe ata, ja ku po ta them, më duket se ata na hanë ushqimin… as për një fëmijë nuk mjafton… Po unë nuk ha shumë…më ka mbytë mërzia dhe njeriut prej trishtimit i ikën dhe uria, apo jo? E kam gabim?

Y.A. Jo, këtë mendim kam dhe unë….. Shkon te fqinjët për të parë televizor ?

Koni: Nuk më duan, nuk më do më njeri, ose bëhen dhe xhelozë me mua.

Y.A. Pse?

Koni: S’më afrojnë, mbase kanë inat se mua më ka ardhur vetura e ambasadës amerikane te era kur më ftoi ambasadori amerikan Donald Lu për një kafe: zotni burrë ambasadori Lu. Edhe ambasadori Cutillo është zotni, por ambasadori Lu më dha dhe ca lekë, dhe ato kohë nuk dola as të mbledh kanoçe. Po lekët mbarojnë…apo jo? Kur u kujtova unë prapë për kanoçe, m’i kishin zënë gjithë kazanët. Nuk është si më parë, kur secili kishte kazanët e vet, tashti s’e merr më vesh dreqi të birin, s’do t’ia dijë njeri, kush mundet t’i kapë i pari… Unë jam e moshuar dhe me zor kap ndonjë…Ja ku i kam thasët me kanoçe. Po derën e shtëpisë, portën e kam të fortë dhe s’guxon kush të m’i vjedhë kanoçet..

Y.A. Po si, rri brenda fare vetëm?

Koni: Ku të shkoj ?! Që kur më la dhe Irena, flas me macet, a me qentë, veç se më ngordhin shpejt, po mbase ngaqë dhe s’kam me çfarë t’i ushqej. Sapo më ngordh ndonjëra, unë e zëvendësoj me një të re, ka plot rrugëve. Kjo më ngushëllon dhe…rri pres kot.

Y.A. Kë pret…?

Koni: Si kë pret?

Y.A. Desha të them, çfarë pret më në këtë jetë ?

Koni (zë e qan): Nuk e di, të kisha mundësi të vizitoj dhe një herë varrin e Nikollës, në Romë, e varrosëm me paratë e komunës, kurrkush s’na erdhi në varrim, dhe …dhe të kem një televizor, edhe i vogël të jetë, të shikoj serialet në televizor, kanë shumë dashuri dhe ngrohtësi…

 


Shënim: Një version i shkurtër i kësaj interviste ka dalë në suplementin “Unë gruaja”, të gazetës Panorama.

Kategori
Uncategorized

Kampi me tela(nr 3), i minoritarëve, dhe Monarko_fashistëve Grekë.

Kampi tela me gjemba nr.3 (në fund nr.5), në Valias, Cërrik dhe Tiranë, në vitet 1948 – 1953

Nga Kastriot Dervishi/

Një prej kampeve tela me gjemba më të panjohur është ai që njihet me numrin 3 e më pas atë 5. Ky kamp ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek. Kampi është çelur në vitin 1948 pranë fermës “Ylli i Kuq” në Valias nëpër çadra e stalla, shtëpi të vjetra. Këtu janë mbajtur për punë të detyruar të internuar dhe të burgosur. Në fillim, kampi shërbeu si vend për grumbullimin e “monarko – fashistëve grekë”, por edhe robërve gjermanë. Të internuarit punonin në bujqësi. Sipas raportit të datës 13.8.1948 në punë dilnin 89 të internuar, përfshi edhe fëmijët për 3 orë në ditë. Në janar – maj 1950 punuan këtu rreth 200 robër gjermanë, të cilët regjimi “nuk i edukoi dot politikisht”.

Sipas të dhënave të vitit 1950 në Valias ishte kjo dinamikë vjetore e të internuarve:
-Gjithsej: 475 – 820 veta.
-Burra 70 – 152
-Gra 164 – 130
-Fëmijë 500 – 800

Në vitin 1951 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:
-Gjithsej: 741 (janar) – 872 (shtator)
-Burra 161 – 193
-Gra 284 – 325
-Fëmijë 296 – 350

Në vitin 1952 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:
-Gjithsej: mesatarisht deri 400 të internuar.
-Burra rreth 120
-Gra rreth 190
-Fëmijë rreth 90

Në vitin 1952 kampi zhvendoset në Cërrik. Në dokumentet që kemi trashëguar (gusht 1952) të komisionit të internimeve fillojnë të duken vendimet për dëbime në “kampin e Cërrikut”. Kampi ka funksionuar deri në fund të vitit 1952. Këtu kanë punuar në ndërtimin e uzinës së naftës.
Të internuarit janë shpërngulur dhe vendosur në kampin Tiranës (fabrika e tullave) i cili mori numrin 3. Te fabrika e tullave u sollën edhe të internuarit e shëndoshë që rrinin në Tepelenë. Puna këtu ishte me turne, çdo turn e kishte normë të prodhonte 20.000 tulla, për të ndërtuar shumë pallate në Tiranë. Pasi kampi i Cërrikut është mbyllur, numrin 3 e merr kampi i Kamzës. Por numrin e nuk e mbajti më shumë se disa muaj. Pasi kampi i të burgosurve 5 (më vonë reparti 305) mori numrin 3, kampi i të internuarve Kamëz mori përfundimisht numrin 5. U mbyll në vitin 1953 me mbylljen e kampeve tela me gjemba.

Bashkëlidhur statistikat e internimeve të vitit 1952

Kategori
Uncategorized

Si u gjetën me këmbë dhe duar jashtë varrit dy vëllezërit nga Devolli?

Varret e fshatit Trestenik të Devollit ndodheshin afër rrugës që të çonte në Llabanicë tek burimi i Dromit anës lumit. Aty hapën me nxitim një gropë dhe hodhën brenda trupin e tij. I hodhën disa lopata balte sipër dhe ikën. Një këmbë, një dorë dhe një pjesë e shallit jeshil i mbetën jashtë. Duhet të ketë qenë mesnatë. Viti 1950. Në mëngjes, kur banorët e Trestenikut dolën për të shkuar në punë, gjetën buzë lumit, gjysëm të varrosur, trupin e një njeriu. Fillimisht ndaleshin të trembur nga ajo që shihnin.

I heshtur si guri.

Haxhi Barolli u bë i heshtur si guri, por përsëri survejohej njëlloj ashtu si edhe më parë. Njerëzit e sigurimit nuk po ndaleshin. Për ta pak rëndësi kishte fliste apo nuk fliste ai. Të qenit mirë ekonomikisht ishte një dëshmi e keqe për fshatin Trestenik që mezi siguronte bukën. Barolli kishte filluar të mendonte se edhe mund ta burgosnin, por nuk e kishte besuar kurrë se mund ta vrisnin duke e parë drejt e në sy. Plani për vrasjen kishte kohë që ishte bërë gati. Pritej vetëm rasti i volitshëm për ekzekutimin e tij. Këshilli Popullor i fshatit (kështu quhej atëherë, “popullor”), caktonte grupe fshatarësh prej tre-katër vetash të prisnin dru në pyll për Postën e kufirit. Në një nga këto ditë, në grupin e Bariq dhe Haxhi Merollit caktuan edhe Haxhi Barollin. U nisën herët në mëngjes. Pas një farë kohe hynë në “Korijet e Tëllogut” në kufi me Greqinë. Që nga çasti, kur i thanë se do të shkonin për të prerë dru në kufi me Greqinë, pati ndjesinë se punët nuk ishin mirë, por e ngushëlloi veten duke menduar se do të ishte i kujdesshëm në çdo hap që do të hidhte. Nuk do t’u linte shkas që ta arrestonin. Shpresonte se inskenimet e tyre do t’i nxirrte jashtë loje. Megjithatë, nuk ishte çudi që të kishte edhe fatin e të vëllait, Selmanit.

Fati i Selmanit.

Për vëllanë e tij, Selmanin, plani i vrasjes u thur me urgjencë. U shfrytëzua një ndodhi e papritur. Dy fëmijë të vegjël të fshatit, të moshës 10 vjeç, prenë linjën e telefonit të Postës kufitare. Me telin e telefonit donin të bënin zinxhirka për biçakët e xhepit. Nuk e kishin idenë çfarë kishin bërë. Alarmi për prerjen e telefonit u dha që në çastin e parë. Njerëzit e sigurimit mbërritën në fshat pa vonesë. Nuk mbeti njeri pa u pyetur. Autorët duheshin gjetur me çdo kusht. Sipas njerëzve të sigurimit, në fshat duhej të kishte patjetër grupe armiqësore. Ankthi ishte i madh. Dikush edhe mund të arrestohej. Shumë shpejt u zbulua se linja ishte prerë nga dy fëmijë të vegjël. Fshati mori frymë i lehtësuar. Të paktën nuk do të kishte arrestime, por njerëzit e sigurimit nuk mendonin kështu. Ata nuk mund të lejonin t’u ikte nga dora një ras i tillë. Mësuan dy fëmijët që të thoshin se për prerjen e linjës telefonike të postës kufitare i kishte mësuar xha Selmani dhe ata thanë se i kishte mësuar xha Selmani. Që gjithçka të dukej e vërtetë, u sajua edhe një dëshmitar. Ai tha: “Gërshërët me të cilat ishte prerë linja telefonike ishin të Selman Barollit. Kaq mjaftonte. Lajmi i frikshëm përfshiu gjithë fshatin. Xha Selmanin do ta pushkatonin që atë ditë. Kriminelit nuk do t’i lihej asnjë ditë jetë më shumë. Njerëzit nisën të përgjonin çfarë do të ndodhte. A ishin të vërteta vallë të gjitha ato që thuheshin për vrasjen e xha Selmanit?! Askush nuk dintë të thoshte ndonjë gjë të sigurtë. I luteshin Zotit që njerëzve të qeverisë t’u kthehej mendja e të mos e merrnin më qafë xha Selmanin. Ishte viti 1949.

Përgatitja për ekzekutim.

Përgatitja për ekzekutim ishte një tmerr i vërtetë. Xha Selmanin e morën në shtëpi dhe e çuan te sheshi pranë dyqanit të xha Rakipit. U ndalën te plepi pranë xhamisë. Dikush mendoi se do ta varnin. Njerëzit shihnin nga dritaret. Askush nuk guxonte të dilte jashtë. Atë ditë, për cilindo që kishin patur dyshime, mund të merrnin nga rruga dhe ta ekzekutonin pa asnjë mëdyshje, duke e shpallur si bashkëpunëtor të Selman Barollit. Befas u dha urdhër: të gjithë njerëzit e fshatit të silleshin me dhunë te sheshi i dyqanit; çdokush duhej të shihte si vdiste një kriminel që nuk e donte pushtetin popullor. Mundën të sillnin vetëm pak njerëz dhe fëmijët e shkollës. Askush nuk vështronte nga xha Selmani. Nuk dëshironin ta shihnin vdekjen e tij. Do të përpiqeshin ta kujtonin gjithnjë gjallë. Befas u dëgjua një breshëri automatiku. Jeta e xha Selmanit ishte ndalur. Plepi dhe xhamia aty pranë qëndronin të heshtura. Fëmijët u pushtuan nga tmerri. Për netë të tëra ëndrra të frikshme hynë në gjumin e tyre. E heshtur ishte edhe turma e njerëzve që kishin sjellë aty. Veçanërisht, e paharruar mbeti ajo ditë për Haxhi Barollin, vëllanë e Selmanit, që tashmë e kishin dërguar në “Korijet e Tëllogut” të priste dru për Postën e kufirit. Përse e kishin çuar vallë deri atje? A do t’i shpëtonte dot ekzekutimit Haxhi Barolli. Ndoshta për djemtë e Ibrahim Barollit jeta kishte rezervuar të njëjtin fat.

Në pyll.

Haxhi Barolli, vëllai i Selman Barollit, që u pushkatua pa gjyq në mes të fshatit Trestenik, ishte shpallur i padëshirueshëm. Haxhiu ishte rrezik për komunistët. Ai dinte më shumë nga ç’duhej të dinte një njeri që jetonte në Shqipërinë e asaj kohe. Kishte influencë në fshat dhe i dëgjohej fjala sepse ishte burrë i urtë. Në bisedat me bashkëfshatarët hidhte dritë mbi jetën që bënte bota. Ishe dekonspirim për terrin informativ që përpiqej të mbante në errësirë mendjet e njerëzve. Ndërsa ishte duke prerë dru në pyll, vuri re se pranë tij ishte afruar komandanti i pikës së kufirit dhe një ushtar nga peqini. Me ushtarët njiheshin sepse ata zbrisnin çdo ditë në Trestenik. La punën dhe vështroi nga ata për të kuptuar çfarë po ndodhte. “Je i arrestuar për tentativë arratisje”,- i thane. Haxhi Barolli nuk po u besonte veshëve. Kur paskësh tentuar ai të aratisej? A nuk e gjetën duke prerë dru në pyll? A nuk ishte përsëri aty, në atë vend që e lanë në mëngjes? Nuk pati kohë të mendonte më shumë. I vunë prangat. Pastaj iu dha urdhër i prerë ushtarit që ndodhej aty: “Vrije!” Që të ndodhej kaq pranë vdekjes, në një mënyrë kaq të pabesueshme, nuk po e besonte dot. Oficeri ulërinte: “Vrije!” Ushtari nuk po e zbatonte urdhërin. Madje nuk kishte ndërmend t’i bindej eprorit. “Vrije!” – vazhdonte të ulërinte ai.

Ekzekutimi.

Sigurisht urdhëri kishte ardhur nga lart, duhej të zbatohej medoemos. Haxhi Barolli duhej të vdiste në pyll, sipas planit, në tentatvivë arratisje. Oficeri i Postës kufitare, i rrëmbeu automatikun nga duart ushtarit dhe zbrazi gjithë fishekët mbi trupin e Haxhiut.

Haxhi Llëçi, kryetar i komitetit ekzekutiv i qytetit Bilisht, i hoqi viktimës orën nga dora. Edhe orën e kishte sjellë nga Australia . Trupin e pajetë të tij e sollën në mes të fshatit. E lanë atje ku i kishin vrarë vëllanë, te sheshi i dyqanit, pranë plepit dhe xhamisë dhe ikën. Gjithë natën ra një shi i rrëmbyer. Ndoshta pasmesnate erdhen dhe e morën për ta varrosur diku buzë lumit. Aty hapën me nxitim një gropë dhe hodhën brenda trupin e tij. I hodhën disa lopata balte sipër dhe ikën. Një këmbë, një dorë dhe një pjesë e shallit jeshil që e kishte sjellë nga Australia mbetën jashtë. I lanë enkas ashtu për t’u treguar të gjithëve se Haxhi Barolli dhe Australia e tij kishin vdekur përfundimisht. Por edhe me kaq nuk ishin të kënaqur. Kryetari i Këshillit Popullor, Hamdi Shpuza dhe njerëzit e sigurimit: Shahini, Qenani etj, i detyronin njerëzit të shkelnin mbi kufomën, por askush nuk bindej. Për banorët e Trestenikut, djemtë e Ibrahim Barollit ishin të gjallë. Disa ditë më pas familja e tij u internua. Mungonte vetëm Ramiu, djali i madh i Haxhiut. Ishte arratisur. Më pas kaloi kufirin dhe djali tjetër, Nezhdeti. Fatin e djemve të Ibrahimit e pati edheMurat Barolli me të vëllanë, Veli Ballolli, etj. Familjet e tyre u internuan, kurse bijt e ose u arratisën ose përfunduan burgjeve.

Nga/Infopress.

Kategori
Uncategorized

Shtet “i ngelur në derë”.

Shtet “i ngelur në derë”

nga Flogerta Krypi

Nëse shteti ynë do të ishte njeri, unë do e imagjinoja si një vajzë 26 – të vjeçare, që vjen nga një familje tradicionale shqiptare dhe ka “ngelur në derë”. Është e bukur, deri diku e virgjër, inteligjente e megjithatë e ngathët. Ka një fiksim shumë të madh të ndjekurit telenovela turke, meksikane dhe indiane e të besojë se jeta është e tillë. Pasi ka pritur 100 – të vite që nga rënia në gjumë, një princ nga Europa, mundësisht gjerman, do të vijë ta puthë dhe do martohen për të jetuar të lumtur përgjithmonë. E megjithatë ndonjë shtrigë plakë andej nga Turqia i ka bërë magji për 500 – të vite me rradhë dhe ndaj nuk po shpëton dot nga e keqja. Ndaj kjo vajzë e gjorë 26 – të vjeçare ka ngelur në derë dhe jo vetëm duhet të luftojë një farefis (rracë e quaj unë) të prapambetur, por duhet dhe të luftojë me veten, për të gjetur se çfarë kërkon nga jeta.
Kësaj vajzë të gjorë në çdo pesë vite i ndryshohet emri. Një nga antarët e rracës i vendos një emër dhe të gjithë e ndjekin. Vajza bën sikur rebelohet, pastaj shkon në dhomën e saj, mbyll derën me çelës dhe tek shikon dritaret me hekur thotë me vete “Sa idiotë që janë. Unë nuk kam emër. E për çfarë më duhet emri? Unë jam e lirë. Unë ha dhe pi çfarë të dua. Të tjerët mendojnë për fatin tim, ndërkohë që unë bëj qejfet e mia dhe kështu nuk kam asnjë problem”. Ajo shikon tek njerëzit e saj poshtë kullës me gurë rrihen për të zbuluar arsyen pse ajo ka ngelur në derë dhe fillon dhe krihet. Kjo vajzë e gjorë që ka duart e një piktori, mendjen e një mjeku, inteligjencën e një filozofi dhe arsimin e një biondeje, paragjykohet gjatë gjithë kohës, për cektësinë e saj modeste. Si mund të martohej ajo me një burrë me duar të mëdha e të pista? Si mund të flerë ajo me një drogaxhi (përshembull) kur ajo akoma nuk e ka njohur mirë veten?
Nën këto dilema të mëdha humane kjo vajzë e ngelur në derë bën vashdimisht tentativa t’i mbushë mendjen të atit se ka mendjen e një gruaje, por trupin e një virgjëreshe dhe për këtë arsye princi i premtuar nuk ka ardhur akoma. Dhe ajo pret derisa njeriu i duhur të vijë për të bërë dasmën më madhështore që ka ndodhur ndonjëherë në vend. Ajo do merret me të gjitha. Deri tek vendosjen e shtyllave për të mbajtur dritat do e krijojë vetë. Kur ai fillon dhe e sulmon apo e tall, ajo i hakërrehet duke i thënë se nuk do rrijë e mbyllur gjithë jetën në këtë kullë. Një burrë do vijë ta shpëtojë. Dhe ajo do të jetë e lumtur. E megjithatë dhe pse ka çdo mundësi të fitojë vetë lirinë, ajo pret një burrë që të mos quhet më një grua e ngelur në derë, e për këtë arsye ajo pret në dritare e jo në prag të derës se është fat i keq. E tek pret fillon dhe thotë me zë të lartë për përralllën e saj. Sa fëmijë do të ketë, sa të sigurtë dhe të fortë do të jenë ata dhe më e rëndësishmia sa nënë e mirë do të jetë ajo. Por thuajse gjithmonë e zë gjumi pa arritur ende në gjysëm të përrallës. E kështu kjo vajzë e gjorë e ngelur në derë pret për natën tjetër duke thurur shalle si Penelopa me bindjen se një ditë Odiseja do të vijë.

Kategori
Uncategorized

RAPORTI I CIA-S NË 1954: U ZHDUKËN 16 000 SHQIPTARË, KA MINISTRA DHE DEPUTETË.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit i ka kërkuar ambasadës amerikane dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri raportet që mund të jenë përgatitur mbi kampet e punës së detyruar në vendin tonë gjatë diktaturës komuniste.

Ditën e djeshme, stafi i ambasadës së SHBA-së ka dërguar një raport special që në vitin 1954 SHBA hartonte për situatën në Shqipëri.

Raporti mban numrin 13 dhe datën 30 dhjetor 1954. Duket të ketë qenë i gjatë, megjithatë për tri faqet e vëna në dispozicion, Autoriteti thotë se “Ambasada na dërgoi këtë raport të përgatitur nga qeveria e USA në vitin 1954, ku përfshihet edhe puna e detyruar dhe gjendja nëpër kampe. Kërkimi i tyre vazhdon”.

Në dokumentin e botuar nga “GSh.al” fotografohet situata në kampe, në luftën e klasave, dënimin e shqiptarëve, jetën si skllevër, varfëria, burgjet, dënimet e kundërshtarëve dhe një informacion mbi politikën e jashtme të Shqipërisë.

Pjesë nga raporti

Pjesa e raportit nis me një informacion mbi besimin dhe klerin. “Marrëdhëniet e Vatikanit me kishat kalojnë vetëm përmes qeverisë. Kisha katolike në Shqipëri i nënshtrohet ligjit kanonik vetëm nëse dispozitat e tij nuk bien në kundërshtim me ligjet e Republikës së Popullit Shqiptar, rendit publik dhe zakoneve të mira”, thotë raporti amerikan. Vihet në dukje se priftërinjtë po trajnohen në seminare “të krijuara e të administruara” me aprovimin e qeverisë.

“Agresioni kundër kishave nuk do të ishte ligjëruar nëse komunistët nuk do të kishin eliminuar anëtarët më të spikatur të klerit. Të tria besimet kanë pasur viktimat e tyre, por më shumë kanë qenë katolikë. Në mënyrë që t’i mbajnë kishat nën kontroll, qeveria komuniste e Shqipërisë ka vënë në krye të tyre klerikë, të cilët janë të gatshëm të jenë vegla e saj. Disa prej tyre janë komunistë”, thotë raporti special i qeverisë amerikane.

Puna e detyruar

Puna e detyruar ka qenë gjerësisht e përhapur që kur regjimi komunist mori kontrollit në vitin 1944 shkruan raporti. “Ka një numër ligjesh e rregulloresh që janë vënë në zbatim, që ligjërojnë punën e detyruar, ndërsa Kodi i ri Penal Shqiptar, i bazuar në Kodin Penal Sovjetik, përmban dispozita të përpunuara për “punën korrektuese” (një eufemizëm për punën e detyruar) dhe dërgimin e qytetarëve në kampet e përqendrimit e punës. Edhe fëmijët që kanë arritur moshën 12-vjeçare janë të përshtatshëm të dënohen në kampet e punës “korrektuese” për krime kundra shtetit”

Relacioni thotë se qëllimi i kampeve të përqendrimit ishte internimi i familjeve të të burgosurve politikë dhe deportimi i familjeve të ish- klasave të pasura në mënyrë që në shtëpitë e tyre të vendoseshin anëtarë të regjimit të ri dhe komunistë të tjerë. “Njerëz nga veriu, si rregull internohen në jug, veçanërisht në kampet e Tepelenës, Fierit, Beratit; njerëz nga jugu internohen në Burrel, Kamzë, Valias, Cërrik dhe vende të tjera në veri. Nuk ka asnjë dallim në Shqipëri mes personave të dënuar me punë të rëndë nga gjykata dhe atyre që thjesht janë qarkulluar dhe u janë vënë prangat. Mes tyre, gjen ministra e deputetë të kohës së para, gjatë dhe pasluftës, si edhe zyrtarë të lartë të qeverisë apo edhe njerëz që kanë kundërshtuar ose që dyshohet se kanë kundërshtuar regjimin komunist”, thuhet në raportin amerikan për Shqipërinë më 1954.

Një përshkrim autentik i një kampi pune në Shqipëri është dhënë nga Reshad Agaj, që sipas dokumentit, ka qenë llogaritar i burgosur dhe i dërguar në këto kampe derisa u arratis në Greqi në vitin 1952.

Raporti citon Agajn të ketë thënë se kampi i Vloçishtit në Korçë kishte katër baraka me 300 të dënuar, baraka ku futej shiu dhe era, ku të dënuarit flinin në dysheme e secili prej tyre kishte jo më shumë se 50 cm hapësirë.

“Të dënuarve u jepeshin 600 gramë bukë e bardhë e papjekur…U jepej dhe qumësht me sheqer, ndërsa në drekë e darkë supë, që kishte vetëm ujë të zier, me makarona, patate ose fasule. Për shkak të kequshqyerjes, të burgosurit ishin gjithnjë të uritur”.

Rrëfimet vijojnë më tej: të dënuarit e nisnin punën në orën 5 të mëngjesit, të ndarë në 6 brigada, në 4 kompani. Punon 7.50 km larg kampit. Të moshuarit që rrëzoheshin gjatë rrugës për në punë, rriheshin nga policët. Ata që nuk arrinin normën, rriheshin, lihehsin pa bukë e pa cigare, punonin mbi orar. Për të tjerë kishte tortura më të rënda.

Raporti i qeverisë amerikane thotë se komunistët e gjetën me vend të dënonin kundërshtarët e tyre, duke i detyruar të punonin si skllevër. “Numri i kampeve dhe i të burgosurve në to varion. Kjo varet nga fakti se ku janë më të nevojshëm të burgosurit si forca punëtore. Kështu, kampi i Valiasit ishte pothuajse i boshatisur në vitin 1952, kur puna filloi në kampin Cërrikut, për ndërtimin rafinerisë së naftës. Një kamp i ri u ndërtua me të burgosurit e Valiasit e zonave të tjera. Disa prej 40 burgjeve e kampeve të përqendrimit kanë qenë aktivë në Shqipëri në një kohë a në një tjetër që nga 1944-a, ku më shumë se 16 mijë njerëz thuhet se janë zhdukur. Besohet se që nga fundi i luftës, rreth 80 mijë njerëz kanë kaluar në këto burgje e kampe përqendrimi”.

Propaganda

Një pasqyrë përmbledhëse bëhet nga qeveria amerikane më 1954 edhe për propagandën. Vihet në dukje se shtypi dhe çdo media tjetër janë propagandë nën kontrollin tërësor të qeverisë. “Asnjë media e pavarur ose opozitare e asnjë burim tjetër informacioni nuk ka nën qeverinë aktuale.

Të gjitha gazetat, periodikët dhe librat botohen ose direkt ose indirekt nga Partia Komuniste ose organizatat e saj, ose nga qeveria, ushtria a institucione të tjera.

Një numër i madh të ashtuquajturash gazeta (buletine) shtypen në fshatra, zyra, shkolla e kudo ku ka njerëz që punojnë a jetojnë së bashku. Në fund të vitit 1953, 41 gazeta dhe periodikë janë botuar dhe shpërndarë në 2 milionë kopje në muaj.

Sa për kontrast, më 1950 ishin 21 gazeta dhe periodikë që botoheshin në Shqipëri me një qarkullim mujor prej 225 mijë kopjesh. Të gjitha makineritë e përdorura për shtypje botimesh zotërohen nga qeveria. Katër vite pas ardhjes së komunistëve në pushtet të gjitha shtëpitë botuese u bashkuan në një të njohur me emrin “Shtëpia Botuese Naim Frashëri”, të cilës i është dhënë e drejta e çdo publikimi në vend.

Raporti i qeverisë amerikane thotë se temat e propagandës ndryshojnë herë pas here, por si rregull janë të njëjtat si në çdo vend komunist: lufta e klasave, autoriteti i popullit, shoqëria pa klasa, diktatura e proletariatit, plani ekonomik, vigjilenca revolucionare, etj.

“Vigjilenca”, thotë raporti i qeverisë amerikane, “kundër makinacioneve të armikut të klasës”, është tani më e shpeshtë. Armiqtë, janë refugjatët politikë jashtë vendit dhe mbështetësit e tyre në vend. Por, “armik i klasës”; janë edh shumica e shqiptarëve- qytetarë, fshatarët dhe malësorët- për të cilët regjimi komunist nuk ka sjellë asgjë përveç mjerimit skllavërisë. Perëndimi cilësohet armik, sidomos SHBA.

“Vendi është cilësuar si më i madhi vend kapitalist e imperialist, më i rrezikshmi për lëvizjen komuniste. Politika amerikane kundrejt Shqipërisë prezantohet si qëllim për të shkatërruar pavarësinë e Shqipërisë, pas probleme me fqinjët”, citojmë nga dokumenti. Sipas raportin amerikan, përpjekja komuniste për thyer miqësinë tradicionale të shqiptarëve ndaj Shteteve të Bashkuara- bazuar në ndërhyrjen e Uilsonit në favor të Shqipërisë, në prosperitetin dhe mirënjohjen e shqiptarëve apo në shërbimet e bëra nga shkollat amerikane në Shqipëri, po bëhet- duke u përpjekur t’i bindin vendasit se qeveria mbështet pretendimet territoriale greke në jug të Shqipërisë. Nga ana tjetër, Bashkimi Sovjetik propagandohet si mik i madh i shqiptarëve që po mbron të drejtat e tyre”, mbyllet dokumenti i cituar.

Kategori
Uncategorized

Starti nis nga 9 shtatori.

Opozita do të ringrihet përtej të gjitha dilemave dhe skeptikëve.
Kujtoni pak historinë e PD dhe të kuptoni vitalitetin e kësaj force politike. Menduan se e shuan në ’97 me rebelimin e armatosur dhe nuk arritën. Menduan se e shuan në vitin 2001, duke i zhvatur pjesën më të madhe të mandateve përmes Gjykatës Kushtetuese të Fehmi Abdiut, e cila zhbënte votën e shqiptarëve njësoj sikurse ndodhi edhe këtë 25 qershor me blerjen masive të mandateve nga PS nga bandat kriminale të pushtave të drogës. Megjithatë, asnjëherë nuk arritën që të shuajnë PD dhe opozitarizmin e vërtetë të këtij vendi, i cili arriti të triumfojë pas vitesh të tëra padrejtësie politike, vrasjesh politike, krimesh, manipulimesh dhe abuzimesh.
Mos harroni, PD do të rikthehet shumë shpejt si forca përfaqësuese e 70 për qind të shqiptarëve që e bojkotuan qeverinë e minorancës më 25 qershor dhe që sot janë shumica legjitime dhe e heshtur e këtij vendi.

Starti politik nis nga 9 shtatori dhe bashkë me vapën shuhen edhe pasionet e mendjeve të nxehura nga rritja e temperaturave për t’ia lënë vendin gjykimeve dhe analizave më racionale.

Do të bien edhe fushatat e stisura si fortunë në gotë dhe palët do të pozicionohen me opozitën apo kundër saj.

Vështirë të ketë të mesme.
Lumi i rrëkejve të sulmeve ku të gjithë janë kundër të gjithëve brenda opozitës së kësaj vere do të tkurret edhe pse asnjëherë nuk do të mundet të shterojë sepse ka një sponsorizim qeveritar që e fryn sipas interesave të timonierit.

Toleranca për të pranuar në heshtje një lukuni sulmesh ka një kufi dhe ajo ka kaluar masën duke zhbalancuar të drejtën dhe të vërtetën.
Shkopinjtë nën rrota e opozitës janë një mjet për të zgjatur regjimin që ka ngritur krye sipas motos përça e sundo. Të gjithë demokratë, me apo pa mandate në PD, janë një pasuri sa kohë e shfrytëzojnë atë në dobi të kauzave të një populli opozitar. PD ka lindur bashkë me lirinë e fjalës dhe kritikën dhe ajo nuk mund të mbijetojë dot pa to. Dhe gjithmonë në këtë piedestal lirie ka nevojë edhe për rregulla për të kuptuar se liria e gjithsecilit prej nesh përfundon aty ku cënohet liria e tjetrit.
Në lojë nuk janë më interesat e disa individëve, por të një shoqërie që duhet ta shikojë opozitën si udhëheqëse të sajën në sfidën për t’u rikthyer tek demokracia apo për tu groposur në diktatin e një regjimi kriminal.

Ajo çfarë me shqetësim mund të konstatohet gjatë këtyre javëve është një virus politik që po përhapet nga disa individë që shfaqen herë me kostume luksi dhe herë si sharlatanë tavernash për të demoralizuar shoqërinë, duke vënë në shënjestër opozitën si të keqen më të madhe të vendit.
E pompojnë për çdo ditë këtë frymë për të dekurajuar ringritjen e një opozite të fortë përballë një regjimi kriminal. Fijet e tyre natyrisht shkojnë tek bizneset e lidhura me qeveritarë dhe nëse i shkohet deri në fund natyrisht që nuk do të mjaftonin as ujërat e oqeaneve si bojë shkrimi për t’i treguar të gjitha këto ujëra të zeza.
Kjo vetëm për të shikuar natyrën e këtyre pak individëve që kanë marrë përsipër këtë mision dhe që tani duhet të kuptojnë se nuk do të mund ta vazhdojnë më tej këtë lojë të kurdisur në kazanin e qeverisë.
Opozita do të ringrihet përtej të gjitha dilemave dhe skeptikëve.

Kategori
Uncategorized

Përplasja Shqipëri-Greqi për teqen e Irenit (Turballi Sulltan Baba).

Pranohet gjerësisht se disa qindra shqiptarë bektashinj nuk u bënë subjekt i Marrëveshjes së Lozanës, rrethanë që u mundësoi atyre të qëndronin në pronat e tyre stërgjyshore në Thesali dhe Maqedoni, shkruan Konica.al.

Patundshmëritë e mëdha të teqeve gëzonin statusin e vakëfeve dhe drejtuesit e tyre u lejuan të qëndronin në Greqi.

Sipas studiuesit grek, Konstandinos Tsitselikis, komuniteti bektashi e njohu si drejtues shpirtoror Kryegjyshin e Shqipërisë pas ndalimin e të bektashizmit në Turqi më 1924.

Kur Kryegjyshata e Tiranës caktonte sheikët e teqeve

Është befasuese se kryegjyshata në Tiranë ruajti deri në Luftën e Dytë Botërore lidhjet me grupimet shqipfolëse bektashiane edhe jashtë Shqipërisë.

Një nga qerthujt më aktiv bektashian në Greqinë qendrore ishte edhe teqja në fshatin e vogël të Asprogisë (që dikur quhej Ireni), në komunën e Farsalës në zemër të Thesalisë.

Me vendimin e 29 prillit të vitit 1943, kryegjyshi Ali Riza Dede nga Tirana caktoi baba Seit Koka Vëndreshën si ‘postnishin’ të teqes së Irenit”, shkruan Tsitselikis.

I njëjti autor shpjegon se me vendosjen e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe rritjen e sentimentit antikomunist në Greqi, mini-komunitetet bektashiane të Thesalisë dhe Selanikut njohën si drejtues të tyre shpirtëror baba Ahmet Siri Dedën, kryegjyshin e Kajros, i cili e caktoi prapë Seit Babën si sheik të teqes.

Me vendimin e 16 shtatorit të vitit 1952 dhe atë të 30 tetorit të vitit 1954, që u miratua edhe nga Këshilli Grek i Kajros, një komitet në Selanik fitoi autoritetin legal për menagjimin e vakëfit bektashi.

Kryegjyshi i Kajros e caktoi Seit Babën, sheikun e fundit të teqes së Irenit, si përfaqësues legal të bashkësisë bektashiane në Greqi.

Ligji i Luftës dhe konfiskimi i pasurisë së vakëfit shqiptar

Sapo marrëdhëniet greko-shqiptare u përkeqësuan, Ministria greke e Financave zbatoi aktin 2636/1940 ‘mbi patundshmëritë reale armiqësore’, dhe urdhëroi më 1959 (vendimi 55452/584/10.3.1959) që teqja të vendosej në kontrollin e shtetit për shkak se pronësia shqiptare nënkuptonte se ajo ishte ‘pronë e armikut’.

Edhe pse karakteri shqiptar i teqes në fjalë ishte njohur ligjërisht nga gjykatat greke, Shqipëria nuk reagoi ndaj këtij rasti dhe çështja mbeti e mbyllur.

Patundshmëritë e mëdha të vakëfit të Irenit kaluan në kontrollin e shtetit grek, madje më 1956 dhe 1958 një pjesë e madhe e pasurive të saj u konfiskuan (rreth 1300 hektarë).

“Shkurt, patundshmëria reale e teqes u vendos nën sekuestrimin si pronë armiqësore, për shkak se vakëfi konsiderohej si i kontrolluar nga interesat shqiptare dhe Shqipëria ishte zyrtarisht në luftë me Greqinë”, shkruan autori grek.

Kërkesa e regjimit të Hoxhës për teqen e Irenit

Më 1973 kur vdiq baba Seiti, Këshilli Ligjor i Shtetit (me opinionin 255/1973) konfirmoi se patundshmëria reale e teqes si dhe gjërat personale të sheikut ishin të sekuestruara si pronë armiqësore për dy arsye: së pari, sheiku i teqes ishte me nënshtetësi shqiptare, dhe së dyti, qendra administrative ishte në Shqipëri, pavarësisht deklaratës së vitit 1951 nga sheiku i teqes, Seit Koka se nuk e njihte Babën e Tiranës si drejtues shpirtëror të bektashinjve për shkak se ai mbronte regjimin komunist.

Për hir të së vërtetës duhet thënë që shteti shqiptar kishte bërë disa përpjekje për të apeluar vendimin e Këshillit Shtetëror të Greqisë, duke kërkuar që ky vakëf të rikthehej si pronë shqiptare.

Gjykata greke e mohoi juridiksionin e saj duke deklaruar se mosmarrëveshja ishte e karakterit privat; por pohoi se nuk kishte më gjendje lufte mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe rrjedhimisht akti 2636/1940 nuk ishte më i zbatueshëm.

Rivendikimi shqiptar për teqen gjatë viteve ‘90

Që nga ajo kohë, çështja e pronësisë së vakëfit ka mbetur e pazgjidhur dhe storja ligjore e teqes zbulon tensionet ideologjike dhe ligjore, anipse komuniteti bektashi i Greqisë ishte zhdukur.

Interesi për teqen në fjalë u ringjall disa dekada më vonë, kur erdhën emigrantët e parë shqiptarë. Ata kah fundi i viteve ’90 filluan të bënin blatime, madje bënë disa meremtime të teqes.

Kjo çështje u ngrit krejt papritur edhe në Kuvendin e Greqisë. Deputeti i SYRIZA Fotis Kuvelis i drejtoi një pyetje qeverisë për mungesë vëmendje ndaj kërkesës për restaurimin e teqes. Ministri përkatës kishte dhënë përgjigjje se teqja i takon qeverisë shqiptare dhe se ajo ishte nën sekuestrim.

Ai kishte deklaruar më tej se megjithë vlerën e madhe arkeologjike, statusi kompleks ligjor e pengonte çdo përpjekje për të nisur punimet e restaurimit.

Në të njëjtën kohë, bektashinjt shqiptarë përgatitën një kërkesë te Ombuspersoni Grek, në përpjekje për të ruajtur monumentin dhe të drejtën për të pasur qasje në teqe.

©Salih Mehmeti|Konica.al
Prishtinë

Burimi:

Konstantinos Tsitselikis, Old and New Islam in Greece: from historical minorities to immigrant newcomers, 2012, ff. 359-362

Shenim jashtë këtij shkrimi nga Urim Gjata:

Duhet theksuar se kjo Teqe dhe Tylbja e Turballi Sulltan një prej shënjtorëve të rëndësishëm të Bektashizmit , mbas shkatërrimit të saj mbas largimit nga jeta të Baba Saitit, u riparua tërëzisht me shpenzimet e tyre nga një grup emigrantësh të besimit Bektashi në Selanik dhe Athinë (Mezari i Turballi Sulltan, mezarët brenda dhe jashtë Tylbes, shtrimi me pllaka komplet tylbja, lyerja, riparimi i çatisë, riparimi i varreve të disa ushtarakëve të lartë të Mbretërisë Shqiptare që mbas largimit nga Shqipëria vendosën të qëndrojnë përfundimisht aty, ringritja e murit rrethues, lulishtet dhe shkallët e jashtëme)

Një ndimë të çmuar dha edhe Baba Sadiku i ardhur posaçërisht nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve në Tiranë.

Emigrantët që punuan dhe financuan në ringritjen e Teqesë janë:

Medi Bazelli, Besnik Bazelli, Urim Gjata, Alfons Bazellj, Bukurie Salia, Agron Salia, Romi Bazelli, Skënder Bazelli, një familje Gjirokastrite,dhe gjithë këta që shini në foto por që fatkeqësisht emrat nuk po ja u kujtojmë dot. Gjithsesi respekt për gjith ata që punuan për riparimin e këtij vendi të shenjtë.

Albanian Dervish Monastery in Asprogeia Farsalon – Teke (den) Ntourbali Sultan

VASSO NOULA – KARPETI

ARCHAEOLOGIST

SPECIAL ASSOCIATE OF MUNICIPALITY OF FARSALA

ntourbali4

 

 

In the settlement Asprogeia of the local community Eretria of Farsala, on the eastern edge of Farsala, in an idyllic, bucolic landscape rises a monastic complex of the Ottoman period that belonged to the Order of Bektashi dervishes.

The Bektashi sect, from a dogmatic point of view, is located between the two major religious currents of Islam, Sunni and Shia. In fact, this mystical sect brings together key elements of all 3 religions that defined the life in the Balkans through the Ottoman period, namely Islam and Christianity, Judaism as well as shamanism. In this fact, namely that the Bektashi sect embraced many heterodox and heterogeneous data, lies the large degree of tolerance from the bektashi faithful towards the different religious beliefs of other people.

The Muslim monastery, formerly known with the name “Irene Tekes”, derived from the Turkish name of the village of Asprogeia “Irene”, was speculatively built on the ruins of a Byzantine monastery of the 10th century, dedicated to Saint George. It was well known throughout its lifetime, means from the late 15th century to 1973, when the 33rd and last Dad (abbot) of the monastery died.

The Den had (and still has) large land estate, which derived significant revenue and always gave it strength and power.

DESCRIPTION

The Den is built onto a small  mountain balcony, from which one can stare  at the whole plain of Farsala, without being noticed, a key element for anyone wanting to control the region and organize protection when danger appears.

The safety of the monastery was associated with the presence of a tall, strong wall enclosure, fortified with battlements and turrets, secret boxes, underground passages and hatches from which anyone could easily descend to the valley without being noticed.

ntourbali22

 

At the Den’s entrance, before its main buildings, within a cluster of sycamores, a traditional stone fountain was towering. It belongs to the type of unilateral open tap with a shaped recess in its front, which is crowned by a large arch, that leads to two low pilasters. The fountain bares a simple plate made of cornice stones. In the lower portion of the arc’s drum there is the outlet of the water gutter, roughly carved, on top of which exists a small rectangular cabinet.

ntourbali23

 
From this traditional fountain starts the last part of a gentle uphill dirt road that leads to a spacious paved square, enclosed by two building cores, south of the burial grounds of the monastery, and to the north of the communal courtyard. This paved area was once served as the monastery’s threshing floor.

ntourbali14

 

A tall arched entrance led to the communal courtyard, which was protected by a three-pillar porch that does not exist anymore, despite subtle traces of its foundations. The entrance was blocked by a double wooden door, crowned with a conch baring battlements as well as and two turrets left and right.

Inbound to commune, visitors were located in an elongated, patio, defined by a series of buildings to E, W, N.

ntourbali15

 

In the eastern part of the court, one can meet, in order:
•  the abbey, a two-story stone building with arched doorways on the ground floor. In this structure the dervishes, who were about to become abbots, namely dads or sheikhs, needed to pass the required and necessary cleansing period that enabled them to take their rank,
•  bakeries and kitchens, of which we preserve only ruins,
• warehouses, stables and granaries.

ntourbali16

 

Hostels were lining on the western side of the courtyard, as well cells and also the bank. The major building of this axis is the monks’ retreat, which formerly housed the cells of the dervishes and the abbot. It is a massive, two-story building, with a multi-pillar loggia. Andreas Karkavitsas, who visited the monastery in 1892 and recorded his impressions in the newspaper “Estia”, states that “one vine ascends from the large gate ascends to the second floor, multi – graped and thick-shadowed, and two cypresses, rising in the midst of the yard immediately resemble the picture of a normal monks’ retreat. ”

ntourbali17

 

dourmpali25

 

ntourbali18

 

ntourbali19

 

ntourbali20

 

Deep in the yard area and to the North stands the meidan, means the building that hosted the ceremonies held in the monastery. It is an elongated two-storey, fully stone-built construction, adorned with great relieving arches in its main aspect.

ntourbali21

 

dourmpali24

Το μεϊντάν

All these buildings situated in the northern communal precinct have been under numerous new arbitrary alterations, from what we know of modern Bektashi, who come here and think that it is their obligation to abusively intervene in the remains at will.

ntourbali4

 

The cemetery of the monastery spreads through the southern burial enclosure. There exist two tourbes (mausoleums), surrounded by thirty-three graves. The western and older tourbes is a simple, one-room building, with maximum dimensions of 6 ? 7 ? 7,5 meters. The maximum height is calculated from the top of the dome, which is supported on four semi-funnels.

ntourbali7

 

Concerning masonry, an irregular cloisonne system was used, where thin bricks surround stones of various sizes, which, according to some scholars, confirms that the building dates back to the 16th century.

ntourbali6

 

In the southern and western side, walls are interrupted by arched, with a slightly pointed tip, openings. The north, main side of the mausoleum, is adorned with a small gallery, consisting of four columns crowned by arches, which form a three-part division in front of the building. The roof of the portico, and the wall of the tourbes entrance once bore very rich  paintings with floral motifs, which are now covered by white color.

During the construction of the tourbes, architectural material of the Byzantine period was also contained in second use (columns and capitals).

ntourbali8

 

The entrance door is surmounted by a simple-formed niche with stalactites.

ntourbali9

 

Of similar shape and dimensions is the east tourbes as well, which also houses three tombs. The oldest grave of the two mausoleums has been dated to the 17th century and the newest one in 1869 (Egira year 1286).

ntourbali2

 

Its stone construction consists of equally sized lime stones and it is covered with slate plates.

ntourbali5

 

A newer concrete construction is the architectural element connecting the two mausoleums, through which the buildings communicate, while hosting two more graves.

ntourbali10

 

All these graves belong to abbots (sheikhs) of the monastery.

The other grave monuments, surrounding the mausoleums, belong to dervishes, who were monks in the area and preserve several inscribed (in anaglyph Arabic script) tomb columns, and sometimes the head and legs of the dead, which extol their virtues. Other graves have a simpler form, bearing columns on top, with no inscriptions, having only the shape of tats, as a statement that the dead were priests. A third class of funerary monuments bear columns with pit-like hulls, into which Turkish worshipers were leaving copper coins as contributions. Some of the tombs belonged to faithful Bektashi citizens, who wanted to be buried in a shrine next to deeply faithful monks.

ntourbali11

 

Like the buildings in the northern cenobiotic enclosure, so the buildings of the southern burial enclosure have been under new arbitrary interventions that dramatically altered the architectural and religious characteristics of the area.

ntourbali12

 
SPECIAL NOTES

THE ESTABLISHMENT OF THE BEKTASHI ORDER

The Bektashi sect was one of the many mystical orders deployed within the bosoms of Islam, which through its evolutionary formation favored the creation of internal orders and mysticism (tasavvuf). The mystics were known by the general term “Dervishes” and created separate orders, each of which had its own ritual and their own places of worship.

From early on, Islam followed 2 axes of theological approach. From one point stood a formal, rigid, nerveless theology, which is expressed through an equally absolute, hard and rigorous religious law and from the other hand a different field of theological pursuits was created, which was expressed through mystical approaches that, in most cases , is based on the natural dire need of ordinary people to form a secular religion that truly aims at direct human contact with the knowledge of God.

Founder of the Bektashi sect is considered Hadji Bektas (Nissampour Turkmenistan 1245 / Hijra year 645 – Karachogiouk 1338 / Hijra year 738), the preaching of which had a great impact on the people of Asia Minor. He was reputed as a saint and his name was associated with a series of events, several of which date back to the realm of legend. However, he is considered the founder of the Order of the Janissaries, being the one that gave the order its and blessed it with the sleeve of his tunic.

THE BEKTASHI SECT PRINCIPLES
The Bektashi sect, from a dogmatic point of view, is located between the two major religious currents of Islam, Sunni and Shia. In fact, this mystical sect brings together two key elements that defined the religious life in the Balkans through the Ottoman period, namely Islam and Christianity as well as shamanism, the ancient pre-islamic turkish religion and ancient Greek philosophy. In this fact, namely that the Bektashi sect embraced many heterodox and heterogeneous data, lies the large degree of tolerance from the bektashi faithful towards the different religious beliefs of other people.

In line with Christianity, the Bektashi believe in the Holy Trinity, which for them is composed by God, Muhammad and Ali, and in accordance with their faith those three instances are an indivisible unity. They also respect and believe in the twelve Imams, in correspondence with the twelve apostles of Christianity.

In addition, they believe in the Holy quintet, consisting of Muhammad, Fatme, Ali, Hassan and the Hussein. They also believe in reincarnation, while a central position in their teaching hold aversion (temperra) and friendship (tevella).
The basic principles of Bektashi, which should be the guide of the lives of its believers are: obedience, humility, confidence, patience, temperance and hilarity.

The Bektashi do not seem to have any public religious practice. Their mystical ceremonies, including the ritual of worship, are: the Ikrar ceremony(an introductory confession of faith ceremony for the neophyte), the Cem ceremony (a Bacchanalian-like ceremony in which, opposingly to the principles of Mohammedanism, was accompanied with dance and wine consumption), the cassock-wearing ceremony and the ceremony Nevrouz.

In the administrative hierarchy of the Bektashi seven ranks are distinguished, divided into three classes. The first introductory class includes: a) the Asiki, b)the mouchib – suitors, c) the friends and d) the dervishes. In the next class we meet the Baba (the abbots of local dens) and Dervis i Mountchourant. On the higher rank are the Caliph, as heads of regional dens, the Dede – Dads, who are heads of the seats and finally the Çelebi, who were leaders of married Bektashi and descendants of Bektas himself.

Finally, in terms of formal attire, Bektashi upper class (from Dads and and higher), consisted of the twelve-crease matrix, a mantle, two knives, a bag bearing from the neck, the pectoral cross, the flag and a lamp.

The apparent adoption of many elements of Christianity in the theological and ritual organization of the Bektashi, led many to believe that this religion did not stem from spiritual and theological pursuits, but that it was a deliberate choice aimed at the massive Islamization of Christians.

For five consecutive centuries the Bektashi order followed an upward trend with a steadily growing power in the Ottoman society and religious organization. When the battalion and its associated Janissaries corps reached the pinnacle of glory and power in the early 19th century, was considered by the Sultan Mahmud II Sultan threatening to the regime, and as such was abolished in 1826. The total demise of the Bektashi Order of Dervishes came with the decree of the Turkish Grand National Assembly in 1925, which, under the guidance of Kemal Ataturk, ordered the destruction of all existing dens in Turkish territory and the prosecution of mystical monastic orders acting on it, without any exceptions.

IRENE TEKES (DEN) – HISTORICAL SURVEY
The monasteries of Muslim mystics were called “tekes” (dens) and were often large institutions in the countryside, structured and organized within enclosures in line with Christian monasteries. One of the most prosperous Bektashi dens in Greece, active until 1970, was located in the village Asprogeia Farsalon, in an idyllic, bucolic landscape.

The Muslim monastery, formerly known with the name “Irene Tekes”, derived from the Turkish name of the village of Asprogeia “Irene” was well known throughout its lifetime, ie from the late 15th century to 1973, when the 33rd and last Dad (abbot) of the monastery died.

As often happened with these dens, the Irene Tekes was speculatively built on the ruins of a Byzantine monastery of the 10th century, dedicated to Saint George. Both its reconstruction and operation were modeled in accordance to required standards found in many Christian monasteries. Its founder allegedly was the turkish fanatic Bektashi – dervish Ntourbalis, who came from Iconium in Asia Minor and relcoates to Asprogeia in 1492/911 Hijra year. The official Turkish authorities in Thessaly granted dervish Ntourbalis permission to establish a den in Irene, in recognition of the invaluable military service he offered them in the military field, something that contributed to the complete conquest of Thessaly, the subjugation of the Christian population and its potential Islamization. Over the next centuries, Irene’s den was strengthened with the estates of villages Irene (Asprogeia Farsalon) and Arntouan (Eleftherohori Magnesias), an area sprung across thirty-two thousand (32,000) acres, actions which made him financially strong.

According to some studies, Ntourbalis Sultan was a mythical figure and the den owes its name to an alteration of the Turkish word Tourbes or Ntoulbes, meaning “tomb”. It was a name often given to called mausoleums and mosques, so that perhaps was the name for the entire monastery, ie Ntoulbali Tekes = Den of the Tombs or Den of the entombed.

The dens operated as outposts, supply centers and association links with the regional administrative power,. They were also mainly propaganda sites to promote Turkish language, battering rams for the spread of Mohammedanism and Islamization of Christian populations.

A turning point in the history of Irene Tekes were the events in the middle of the 18th century. At that point there was a noticeable change in the geographic origin and ethnic origin of Dads (abbots) of pious foundations. While until then, despite a few exceptions, the abbots were of Turkish origin, suddenly, in the vast majority, the abbots began originating from Albania. The decisive event that led to the turn of events, must be sought in the actions of Ali Pasha Tepelenli. Ali Pasha, a known Bektashi himself, in that period, appends Thessaly in his territorial influcence and for obviously political reasons he passes the control of the den to Albanians.

The total and irrevocable Albanian conversion of the den was made possible due to the law passed by the Turkish Grand National Assembly in 1925 about the destruction of dens. It was then that the supreme authority, which supervises the den of Asprogeia, leaves Turkey and finds hospitable refuge in Albania.

 

TODAY
Today, although it is a listed monument, the situation of this deserted and ruined monastery, where all its buildings are on a small or advanced degree of collapse, requires immediate and effective intervention. An area laden with historical memory, intercultural and inter-religious significance, should be preserved and restored, and it would be interesting to house an international center for the study of people and religions of the Balkans over the last five centuries. In this direction, the Municipality of Farsala gathers its forces.

 

ΕΝΔΕΙΚΤΙΚΗ BIBLIOGRAPGY


α) Βαϊρακλιώτης Λάκης, Οι Τεκέδες των Μπεκτασήδων στα Φάρσαλα, Θεσσαλικό Ημερολόγιο, τόμος 25 (1994)

β) Γιαννόπουλος Νικόλαος, Μεγάλη Βυζαντινή Μονή εν τω τεκέ των Φαρσάλων, Επετηρίς Εταιρείας βυζαντινών Σπουδών, τόμος 14 (1938)

γ) Καρατόλιας Αθανάσιος, Τα Φάρσαλα από αρχαιοτάτων χρόνων μέχρι σήμερα, Λάρισα 2012

δ) Καρκαβίτσας Ανδρέας, Ο Τεκές των Μπεκτασήδων, Άπαντα Καρκαβίτσα, Αθήνα 1973

ε) Τσιακούμης Παναγιώτης, Ο Τεκές των Μπεκτασήδων στο Ιρενί Φαρσάλων, Λάρισα 2000, εκδόσεις έλλα

στ) Χούλια Σουζάνα, Τεκές Ντουρμπαλή Σουλτάν, Η Οθωμανική αρχιτεκτονική στην Ελλάδα, ΥΠΠΟ, Αθήνα 2012

Kategori
Uncategorized

Mos na provokoni me Jugosllavinë e Re z. Hahn, paralajmërimi i fundit.

Komisioner Hahn!
Takimi është qartësisht pjesë e agjendës për Jugosllavinë e Re. Kjo nuk është teori konspiracioni. Kur unë e thashë këtë në artikullin tim të datës 7 maj për të cilin u arrestova me anë të një manipulim juridik të Drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit, e cila mori në mënyrë abuzive pa sukses kompetencat e Prokurorisë, mund të quhej teori konspiracioni nga ata që nuk e besonin dot. Pas takimit të Triestes të 12 korrikut, ku u nënshkrua marrëveshja për Tregun e Përbashkët të Ballkanit Perëndimor (TPBP) as që mund të bëhet më fjalë për një teori konspiracioni. E vërteta faktike është e vulosur në hartë. Mjafton që gjithkush i cili kërkon të vërtetën t’ i hedhë një sy hartës dhe e shikon se TPBP nuk është gjë tjetër veçse ish-Jugosllavia, minus Kroacia dhe Sllovenia, plus Shqipëria. Pra TPBP është ish-Jugosllavia në versionin më të keq, pa dy ish-republikat e saj perëndimore që kundërpeshonin Serbinë.
Argumenti se TPBB duhet për t’ i përgatitur vendet e Ballkanit Perëndimor për anëtarësimin në BE, është i paqëndrueshëm kundrejt fakteve. Që prej 19 dhjetorit të vitit 2006 ekziston një marrëveshje e tregtisë së lire midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e CEFTA. Në këtë ditë Shqipëria dhe vendet e atij që sot quhet Ballkani Perëndimor nënshkruan një marrëveshje për t’ iu bashkuar CEFTA. Dhe CEFTA (Central Europe Free Trade Agreement- Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Europës Qendrore) është një organizatë ekonomike ndërkombëtare e cila u krijua me qëllim të përgatitjes së vendeve ish-komuniste të Europës Qendrore për t’ u anëtarësuar në Bashkimin Europian. CEFTA ka funksionuar mirë për të gjithë vendet ish-komuniste që sot janë anëtarësuar në BE, pra logjika të thotë se përbën kuadrin e përshtatshëm edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Atëherë përse duhet që të krijohet një bashkim i ri, me konotacion të keq historik gjeopolitik, si Bashkimi i Ballkanit Perëndimor? Aq më tepër me një nismë të Beogradit!
Ju z. Hahn, në 27 prill 2017 keni pasur një takim me George Soros, pas të cilit keni thënë në adresën tuaj zyrtare në Twitter: “Always good to meet George Soros to discuss our joint efforts to boost reforms & open societies in the Western Balkans and Eastern Europe.”
Unë e di dhe mund të sjell fakte se ideja e Soros për shoqërinë e hapur në Ballkanin Perëndimor është bashkimi i Ballkanit Perëndimor në Jugosllavinë e Re. Në takimin me ju Soros shoqërohej nga një person shumë interesant, Gordana Vuço, e njohur si Beka Vuço, një serbe e cila që nga viti 1991 është njeriu kryesor i Sorosit për ish-Jugosllavinë. Sot kjo Vuço është drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në zyrën qendrore të Sorosit në Europë, që është Open Society Initiative for Europe (OSIE), me qendër në Barcelonë. Në krye të OSIE është një maqedon, Goran Buldioski. Personi-kyç për financat është një serbe, Tanja Gjorgjeviç. Një tjetër person kyç është serbja Masha Gjorgjeviç, menaxherja e programit të mbështetjes për think tank-et në Ballkanin Perëndimor. E gjithë kjo tregon se vëmendja e Soros në Europë tashmë është e përqëndruar në Ballkanin Perëndimor si i vetmi regjion ku ai mund të arrijë të bëjë diçka të madhe dhe kjo diçka është Jugosllavia e Re. Mund të sjell shumë fakte të tillë, por do të shkonte gjatë.
Unë jam thellësisht i vetëdijshëm se vendi im, Shqipëria, për arsye që mund të përmblidhen në frazën- pasojat traumatike që i kanë lënë shoqërisë sonë rrethanat historike- do të jetë e papërgatitur për t’ u anëtarësuar në Bashkimin Europian edhe në të ardhmen e largët. Unë e di se, pak a shumë, e njëjta gjë vlen edhe për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. Unë jam i vetëdijshëm se BE, jo për fajin e vet, e sheh vendin tim si një problem që duhet minimizuar, duke u mbajtur jashtë oborrit. Por unë mendoj edhe se ky realitet nuk duhet të na bëjë ne shqiptarët që ta projektojmë fajin te BE, t’ i krijojmë dhe ushqejmë vetvetes një armiqësi ndaj BE. Ne jemi europianë gjithsesi, megjithë deformimet që pësuam në identitetin dhe karakterin tonë nga shtypja prej Rrotës së Historisë.
Unë jam thellësisht i shqetësuar jo për mungesën e së ardhmes së vendit tim në BE, por për mënyrën që ka zgjedhur BE për të minimizuar problemin që paraqet për të vendi im, dhe më gjerë Ballkani Perëndimor. Midis BE dhe Ballkanit Perëndimor ka një vijë të kuqe, kjo tashmë është e qartë. Do të thotë edhe se midis BE dhe vendit tim ka një vijë të kuqe, të pakapërcyeshme. Unë e pranoj këtë realitet, por me kusht që BE të pranojë edhe vijën e kuqe historike të vetëmbrojtjes së vendit tim. Gjatë historisë pak më tepër se njëshekullore të shtetit shqiptar janë bërë disa herë përpjekje për ta bashkuar vendin tim me Jugosllavinë Mbretërore dhe më pas atë komuniste. (Serbinë më herët) Shumë gjak është derdhur në Shqipëri që të shmanget kjo gjë.
Kryeministri Rama është bërë neojugosllavisti kryesor në Shqipëri. Fakti që realizuesit shqiptarë të idesë së Jugosllavisë së Re janë pushtetarët legalë në vend, nuk e bën aspak legale këtë gjë në Shqipëri. Askush në Shqipëri nuk ka mandat, as kushtetues, as historik për ta përfshirë vendin në Jugosllavinë e Re. Nenet 2 dhe 3 të Kushtetutës sonë postulojnë sovranitetin dhe bazat dhe bazat e shtetit, që kanë mbrojtje të posaçme. Kodi Penal në fuqi i Shqipërisë mbron posaçërisht elementët përbërës të sovranitetit. Sigurisht që Shqipëria mund të japë sovranitet, por vetëm për anëtarësim në struktura ndërkombëtare të nevojshme. Ne të gjithë jemi dakord që dhamë sovranitet për anëtarësim në NATO si dhe jemi dakord që të japim sovranitet për anëtarësim në BE. Por jo për t’ u anëtarësuar në Jugosllavinë e Re!
Mbijetesa e shtetit shqiptar është siguruar edhe sepse gjatë historisë, pak më tepër se njëshekullore të tij, këtu ka pasur gjithmonë një forcë alternative me ato shtetërore që ka ndaluar një kthesë të tillë të kursit të vendit. Kështu ndodhi në 1920, kur Esat Toptani kishte bërë një marrëveshje të fshehtë me Beogradin, për tia bashkëngjitur Shqipërinë Jugosllavisë së Parë asaj të Versajës. Në këtë rast, mandatin historik dhe kushtetues e kishin atdhetarët shqiptarë, të cilët me dorën e Avni Rustemit, e vranë Esatin në Paris, vendlindjen e Jugosllavisë së Re.
Në korrik 1946, kryeministri komunist shqiptar Enver Hoxha, në gjurmët e Esatit, nënshkroi me dorën e tij një traktat me Jugosllavinë, me të cilin Shqipëria bëhej protektorat jugosllav. Reagimi ishte që në Shqipëri nisi një kryengritje e armatosur, që historiografia komuniste e ka quajtur Lëvizja e Postribës, duke e emërtuar për ta shpërfillur me vendin ku nisi para kohe. Por në fakt kjo ishte organizuar si kryengritje e përgjithshme me pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës, klerikëve të lartë veçanërisht katolikë, si dhe të shumë oficerëve komunistë të zhgënjyer nga regjimi kolaboracionist projugosllav. Të gjithë këta u dënuan në gjyqe të shumta pasi kryengritja u shtyp me ndërhyrjen e forcave ushtarake jugosllave veçanërisht në zonën e Shkodrës dhe të Mirditës. Beogradi e kuptoi se përfshirja e Shqipërisë në Jugosllavi do të thoshte luftë.
Përfshirja e Shqipërisë në agjendën për krijimin e Jugosllavisë së Re është baras me një provokim për luftë, ndaj atyre forcave atdhetare shqiptare, që gjithmonë kanë qenë garancia e fundit për ekzistencën e shtetit shqiptar. Përgjegjësinë e provokimit për këtë luftë po e merrni ju z. Hahn, bashkë me kolaboracionistin kryesor jugosllavist në Shqipëri, Edi Rama, Esatin e Ri.
Provokimi juaj jugosllavist na legjitimon ne atdhetarëve shqiptarë për të ndërmarrë një aksion kushtetues të armatosur si mënyra e fundit për ndalimin e përfshirjes së Shqipërisë në Jugosllavinë e Re. Burokracia e Brukselit mund ta quajë sa të dojë këtë terrorizëm, në të vërtetë terrorizëm është ideja e Jugosllavisë së Re.
Ne po ju bëjmë paralajmërimin e fundit z. Hahn ju dhe kolaboracionistëve jugosllavistë shqiptarë, që janë argatët tuaj dhe të Vuçiçit.
Si pasojë e drejtpërdrejtë e zbatimit në Shqipëri të agjendës për krijimin e Jugosllavisë së Re do të krijohet në Shqipëri Opozita e Armatosur Kushtetuese ndaj regjimit kolaboracionist jugosllavist. Kjo nuk do të jetë opozitë e fshehtë, por e hapur, publike. Dhe për këtë përgjegjësinë do ta kenë ata që na provokojnë me Jugosllavinë e Re.
Ne mund të godasim që nesër në Durrës z. Hahn, por këtë herë po iu paralajmërojmë ju dhe koalboracionistët jugosllavistë shqiptarë. Ky është një paralajmërim që mbështetet në Kushtetutën tonë, në Historinë tonë. Nëse mendoni se Edi Rama ka fuqi që me Policinë, Ushtrinë dhe me grupet e armatosura mafioze ta shtypë lëvizjen antijugosllaviste në Shqipëri, koha do të tregojë se e keni gabim.
Largojeni nga Shqipëria provokatoren jugosllaviste Romana Vlahutin. Ndaloni zbatimin e agjendës për krijimin e Jugosllavisë së Re në Shqipëri.
Vdekje kolaboracionistëve neojugosllavë antishqiptarë!/Kastriot Myftaraj

Kategori
Uncategorized

DOKUMENTET EKSKLUZIVE / Ministri Gjiknuri synoi marrëveshje me GAZPROM-in rus.

gjiknuri balline

Në kulmin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 Qershorit, shërbimet inteligjente të disa shteteve partnere në NATO, sinjalizuan autoritetet më të larta të vendit tonë mbi disa negociata të dyshimta ndërmjet GAZPROM-it rus dhe kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë.

Historia nis në verën e vitit 2016, kur kompania ‘JURIMEX’ në pronësi të biznesmenit rus Robert Nowikovsky, kërkoi të merrte me koncension disa blloqe naftëmbajtëse në jug të vendit.

Pas një korrespondence disa mujore me rusët, drejtori i Albpetrol-it Endri Puka, në dhjetor 2016 i kërkoi ministrit Gjiknuri që të niste negociatat zyrtare me kompaninë JURIMEX për arritjen e një marrëveshje koncensionare.

Hashtag.al ka siguruar të plotë shkresën që drejtori Endri Puka i dërgoi Ministrit Gjiknuri dhe ish-kreut të AKBN-së.

ME LOGO Endri Puka Kerkon miratim per te hyre ne negociata 1

ME LOGO Endri Puka kerkon miratim per te hyre ne negociata zyrtare 2
Për katër muaj me radhë ministri Gjiknuri nuk e adresoi kërkesën e Endri Pukës, vartësit të tij besnik.

Deri kur, në Prill-2017 ish-drejtori i AKBN-së Viktor Tusha ndërhyri zyrtarisht dhe nëpërmjet një shkrese i kërkonte Albpetrol-it dhe Ministrisë së Energjisë që të verifikonin kompaninë ‘JURIMEX’ dhe biznesmenin rus  Nowikovsky pasi marrëveshja me këtë biznesmen mund të cenonte sigurinë kombëtare.

Një muaj pasi Tusha dërgoi shkresën paralajmëruese, ministri Damian Gjiknuri e pezulloi atë nga detyra.

Ky ishte momenti kur disa shërbime inteligjente të vendeve partnere sinjalizuan me shqetësim shërbimet shqiptare si dhe personalitetet më të larta të vendit mbi situatën.

Një burim diplomatik informoi Hashtag.al se sinjali i mbërritur nga shërbimet partnere sugjeronte se ministri Gjiknuri dhe drejtori i Albpetrol-it Endri Puka ishin në favor të realizimit të marrëveshjes koncensionare me rusët, ndërsa Gjiknuri dyshohej se kishte kontaktuar në mënyrë informale jashtë vendit dhe përfaqësues të kompanisë ruse JURIMEX.

Ministria e Energjisë dhe Albpetroli po tentonin të lidhnin marrëveshje zyrtare me një biznesmen rus, emri dhe roli i të cilit njihet si pararoja e interesave të GAZPROM-it në Evropë.

Robert Nowikovsky

Robert Nowikovsky është hebre me origjinë ruse, i cili dyshohet se ka kontrabanduar me Moskën që nga koha e BRSS. Emri i Robert Nowikovsky-it nga kërkimi i hapësirës publike është evident, duke u bazuar në dokumentat e Senatit Amerikan, Komisionit Energjitik të BE dhe mediave prestigjoze ndërkombëtare. Disa media moskovite kanë raportuar se Nowikovsky është person i besuar dhe partner në biznes, i ish-drejtorit të GAZPROMBANK, Andrei Akimov.

Skema e lidhjes së kompanive të Robert Nowikovskyt me GSZPROM-in

Janë disa kompani në pronësi, në përqindje të ndryshme të zotit Robert Nowikovsky, (si psh. Centrex Group, Jurimex Commerce Transit GMBH, CEEGAG, GHGAS, ZAOAB etj), të cilat shërbejnë si urë për marrjen e koncensioneve të ndryshme, në krijimin e shoqërive të caktuara dhe pastaj për blerjen 100% të këtyre aksioneve nga GAZPROM.

Grupi Centrex dhe Robert Nowikovsky  është cilësuar në një seance dëgjimore të Senatit Amerikan(2008), drejtuar nga Joe Biden, si grupi kryesor i lëvivzjes së kapitaleve të GAZPROM-it në Evropë.

Në një komunikatë të Komisonit Energjitik të BE-së(2011),përmendet në mënyrë nominale zoti Robert Nowikovsky dhe grupi Centrex, si një nyje përfaqësimi direkt i GAZPROM-it në politikat e energjisë dhe ndërtimin të naftësjellësit Nabucco. Nowikovsky dhe rrjeti i kompanive të tij cilësohet në këtë dokument si kërcënim për indipendencën e energjisë të Bashkimit Europian. / Hashtag.al

Kategori
Uncategorized

“Saver Lushnje-Internimet politike..disa nga kampet e Lushnjes…” në YouTube

Kategori
Uncategorized

Tepelena….Kampi i FERRIT.

Mbas prishjeve të mardhënieve me Jugosllavinë ne vitin 1949 të internuarit që gjëndeshin në Berat i nisën për në kampin e internimit në Tepelenë. Në këtë kamp mbërritën edhe të internuarit që gjendeshin në kampin e Krujës, tek tri rrugët e Shijakut, Cerrik, etj.

Unë sapo kisha mbushur 5 vjeç. Fillimisht na vendosën në fshatin Turan që gjendej në shpat mali, na strehuan në stanet e bagëtive. Ato pak plaçka që kishim I shtruam në tokë. Gjëndja këtu çdo ditë bëhej më e rëndë , filluan epidemitë si zgjebja, tifo, dizanteria. Nga mungesa e higjienës dhe e ushqimit, vdekja rrëmbeu shumë jetë, sidomos fëmijë, njëqind fëmijë vdiqën në këtë kamp, 33 fëmijë vdiqën brënda 24 orëve. Vdekja e fëmijve në një periudhë kohe kaq të shkurtër alarmoi qeverinë e cila vendosi transferimin në kampin e Tepelenës .

Ky kamp internimi ishte i rrethuar me tela me gjëmba e gjëndej buzë lumit të Bënçës i cili dimërit ishte mjaft i rrëmbyshëm. Kampi ishte i ndërtuar nga Italianët, gjatë luftës me Greqinë. Kampi kishte pesë kazerma të gjata afërisht 50m, tre ishin me të internuar, një kazermë kishte 600 – 700 te internuar. Brënda, kazermat kishin shtretër marinarësh pa ndarje ku flinin familjarët. Ishte dhe një kazermë që kishte vetëm muret anësore, ishte goditur me predha gjatë luftës, por të internuarve të këtij kampi çfarosës ju shërbeu si lavanteri ku gratë zienin rrobat apo lanin fëmijët. Ndërsa kazerma tjetër shërbente si depo. Në situata të tilla ku nëpër kazerma kishte mbipopullim, higjiena ishte zero, morri bënte kërdinë si te fëmijët e te të rriturit, prandaj nënat na lanin verë e dimër në atë kazermë të zbuluar. Dimri në Tepelenë ishte shumë i ftohtë, kur na merrnin nënat për dore në dimër për të na dërguar atje për të na larë shkonim duke qarë. Brënda kampit gjëndej komanda e policisë, furra e bukës, infermeria, anash komandës ishte një vend i ngritur ku vendoseshin kazanët e gjellës që jepej dy herë në ditë, në drekë e në darkë. Komanda e policisë përbëhej nga komandanti toger Hakiu, aspirant Syrjaj, marshall Tomi dhe kapterri famëkeq Selfo, një katil i lindur që bënte apelin dhe në 12 të natës, kur njerzit dhe mund ti kishte zënë gjumi, them mund mbasi natën i shikoje nënat apo motrat, vëllezërit më të rritur që me një copë pishë në dorë digjnin foletë e çimkave që kishin pushtuar shtretërit e kërkonin të na pinin dhe atë pikë gjak që na kishte mbetur.

Kapter Selfo ulërinte sa hynte në kazermë për të bërë apelin, pastaj fillonte po me ulurima duke zbuluar jorganet për ti kontrolluar familjarët, kishte raste që i zbriste të gjithë njerzit nga krevatet e nëse ndonjë grua nuk e kishte marrë fëmijën në krahë e detyronte të shkonte ta zgjonte fëmijën e ta merrte në krahë për ta paraqitur para kapter Selfos. Natën vonë dëgjoheshin dhe zëra të fëmijve të uritur që ju kërkonin nënave bukë e nënat motrat më të mëdha me lot në sy kërkonin ti qetësonin me ndonjë përrallë që ti hutonin e ti zinte gjumi.

Kampi përbëhej nga gra, fëmijë e pleq, sepse burrat ishin disa në mal që luftonin kundra instalimit të diktaturës komuniste, e disa ishin vrarë në përpjekje, disa ishin në burg, disa ishin arratisur. Nuk lejohej të dilje jashtë telave me përjashtim të atyre që shkonin në punë e fëmijve që shkonin në shkollë. Trajtimi ishte çnjerzor. Bukë 500 gram në ditë si baltë e papjekur, ndërsa gjella ndahej në drekë e në darkë. Gjella ishte lëng makaronash, në kazanin me ujë lundronte ndonjë fije makarone apo ndonjëherë ndonjë kokërr groshe, gatuanin dhe bollgur që ishte gjithë krimba dhe ata notonin të qetë në kazan e pastaj përfundonin në barkun e të uriturve, njerzit e hanin bollgurin duke mbyllur sytë. Në darkë zakonisht njerzit nëpër kazermë rreshtoheshin për të zënë rradhën për tek soba për të pjekur lendet që të shuanin sado pak urine e për të tharë rrobet nga shiu që i kishte zënë në punë në mal. Uria kishte pushtuar gjithe kampin, dy fëmijë që ishin më guximtarë kaluan fshehurazi telat e filluan të hanë manaferra, mbasi hëngrën mirë u kthyen për tu futur në kamp, ndërkohë i pa kapterri, i ndaloi të dy, i mori duke i rrahur me shpulla dhe i lidhi për një shtylle që ishte afër çezmës. Të dy fëmijet e lidhur për shtylle ishin Zef Mirakaj e Liman Koleci te moshës 9 vjec. Kur i zuri nata të lidhur, filluan të qanin nga frika, ndërsa nënat e tyre, motrat e të afërmit, rrinin brenda telave të kampit duke ju dhënë kurajo:

-Mos keni frikë se ja ku jemi… Të dy fëmijët i liruan në mëngjes, të dyve ju kishte rënë të fikët kur i moren familjarët. Vdekjet e fëmijëve dhe pleqve vazhduan si shkak i mungesës së higjienës e ushqimit, çdo dite dëgjoje nënat që vajtonin fëmijët. Vdiqën afërsisht 300 fëmijë e 400 pleq. Aty vdiq edhe gjyshja jonë, nënë Dedja. Varret u lëvizën tre herë, herën e tretë i vendosën buzë lumit të Bënçes, i cili dimrit fryhej e përpiu në shtratin e vet dhe eshtrat e tyre, sot janë pa varre. Çdo ditë hapej porta e kampit se vinin kamione me të internuar nga rrethe të ndryshme të vendit. Brenda pak diteve erdhën 300 familje vetëm nga Mirdita. Ditëve të pranverës që kishte rënë i ftohtit, fëmijët i shikoje që luanin me zara tek guzhina e prishur, të tjerët që ishin pak më të rritur gjuanin me llastiqe nëpër stallat e kuajve apo derrave. Njerzit ishin shumë solidarë me njeri tjetrin. Ishin të gatshëm për të ndihmuar njeri tjetrin në ato kushte të tmerrshme, fisnikeria e tyre dallohej. Të moshuarit në ditët me diell dilnin në oborre e bisedonin njeri me tjetrin duke treguar histori të ndryshme, ndërsa një lumjan i ulur mbi një gur ja mori këngës me një zë të ëmbël:

– Kur i hipa vaporit… ndoshta ka qënë dëshira për të hipur në vapor e për të gjetur lirinë. Fëmijët u lejuan të shkojnë në shkollë , ishte lajm i gëzushëm , do shkonim në shkollë, do dilnim dhe nga telat për pak kohë. Shtatori po afronte dhe ne po bëheshim gati për ditën e parë të shkollës. Problem më i madh ishte se çfarë do vishnim, çfarë do mbathnim, se librat na i dhanë falas. Leka me Franin që ishin më të mëdhenj se ne, na sajuan mua e vëllait një palë sandale me rrypat e frenave të kuajve që i gjetën tek stalla, ndërsa pantallonat ishin mirë, ishin pak të grisur tek gjunjët , kishim edhe një jelek që sapo e kishte punuar motra Lajdja. Leka e Frani ishin vëllezërit e Pal Mëlyshit, pas vrasjes së Palit ata u liruan. Kur shkuam në shkollë para se të hynim në klasë te oborri ishte një fotograf i cili na bëri nga një foto, kur e futi kokën në aparat unë u tremba.

– Pritni pak : tha fotografi e merrni fotot. Fotografinë e asaj dite e kemi si kujtim të vetëm të atij kampi. Dita e parë e shkollës për mua nuk shkoi mirë se kur po dilnim për tu kthyer në kamp mësuesi më ndaloi duke më thënë :

E do babain?… Ku e ke babain? Unë i thoja se e dua babain, megjithëse nuk e kisha parë e as më kishte parë kurrë, e mësuesi më godiste me tehun e vizores, më mbajti afër një orë mbas mësimit, vëllai me motrën rrinin mbrapa derës, kur më la të lirë mësuesi, unë eca pak e pastaj më morën në krahë herë motra e herë vëllai se më kishte rënë të fikët. Librat na i dhanë falas, për të shkuar në shkollë e kishim të vështirë se rruga ishte pak malore e nuk na mbanin gjunjët, ishim të dobët nga mungesa e ushqimit. E kishim të vështirë për të mësuar për të bërë detyrat, abetaren për ta mësuar e vendosnim në gjunjët e hollë që sa mezi e mbanin, ndërsa detyrat i bënim barkas, bojën e shkrimit e bënim me lule kuqe që i mblidhnim në oborrin e kampit ose e bënim me mullaga. Unë nga ndonjëherë përdorja djepin tim si tavolinë për të bërë detyrat, kjo nuk vazhdoi shumë. Një malsoreje i vdes fëmija i vogël, nuk kishte dërrasë për të bërë arkivolin , nëna ime i dha djepin tim dhe sajuan një arkivol.

Ata që mbaruan klasën e shtatë i detyruan të shkojnë në punë. Puna ishte shumë e rëndë për ata trupa të njomë e të pa ushqyer. Prisnin dru e i ngarkonin në kurriz për degën e brëndëshme dhe për komandën e policisë të kampit. Nuk ishin të pakta rastet kur mbushnin thasë me plehun e staneve e i sillnin në kamp për bahçen e policisë. Shpina e tyre e njomë bëhej gjak edhe nga drizat e trasha që i ngarkonin në shpinë për ti sjellë për kuzhinën e kampit. Drutë, plehu, drizat i bënin në mal që ishte një orë a më shumë larg nga kampi. Me gjithë këtë lodhje, megjithë këtë mundim, ato mendjen e kishin tek vëllezrit e motrat më të vegjël që i kishin lënë në kamp të uritur. Mbasi kishin bërë barrën e druve turreshin nëpër ferra për të mbledhur manaferra apo gorrica. Kur niseshin në Turan për të prerë dru, merrnin me vete nga një gavetë për ta mbushur me hirrë. Puntorët e baxhos ja jepnin fshehurazi. Ne e dinim orarin kur ktheheshin nga puna,  ju dilnim përpara se e dinim që diçka na kanë sjellë.

Një ditë, ato, të lodhura nga puna e rëndë dhe në pamundësi për ta përballuar jetën, flasin me njera tjetrën, që kur të ndodhen tek ura e Leklit të kapen dorë për dore e të hidhen në lumë për ti dhënë fund vuajtjeve. Për fat, këtë bisedë e dëgjon njëra që ishte më e madhe dhe ju thotë:

– Mirë ju po shpëtoni, por a e dini se sa dhimbje i shkaktoni nënave, motrave dhe vëllezërve?
Ato shikojnë njera tjetrën, ndërrojnë mendje dhe vazhdojnë rrugën.

E GJITHE KJO TRAGJEDI MBI NJEREZ KREJTESISHT TE PA FAJSHEM, NDODHI NE KOHE PAQE.

Kategori
Uncategorized

Abaz Aliu, legjenda dhe e vërteta e martirit të Qerbelasë.

Abaz Aliu, legjenda dhe e vërteta e martirit të QerbelasëOrigjina, bëmat dhe humanizmi i heroit të Qerbelasë që nderohet në mënyrë të veçantë nga shqiptarët. Si erdhi deri këtu legjenda 1400-vjeçare e Abaz Aliut dhe si u përjetësua miti i tij?   

Xhevdet Shehu

Pelegrinazhi i përvitshëm pesë-ditor në malin e Tomorrit, atje ku ndodhet objekti i kultit kushtuar Abaz Aliut, mblidhen qindra mijë njerëz çdo vit. Është një nga kremtimet më të çuditshme dhe më impresionuese që bëjnë shqiptarët për një personalitet që i përket një historie më se 1400 vjeçare të lashtë dhe për më tepër që nuk ka qenë shqiptar.

Mirëpo në lajmet që jepen në shtyp apo në TV shpesh, nga mosdija jepen informacione të pasakta. Për shembull, thuhet vazhdimisht se atje në teqenë e Kulmakut është varri i Abaz Aliut etj., për të vazhduar me gojëdhëna që nuk janë të vërteta deri edhe me gafa. Për shembull, një nga oratorët në pelegrinazhin e sivjetshëm tha se Abaz Aliu ka luftuar për demokraci (?!).

Mirëpo rituali i përvitshëm i ngjitjes në Tomorr dhe nderimi që i bëhet një heroi të huaj e ka një arsye…

Si erdhi deri këtu legjenda e Abaz Aliut dhe si u përjetësua miti i tij? Pse e bëjnë shqiptarët dhe sidomos komuniteti i bektashinjve këtë nderim? Cili është shqiptari i parë që shkoi në Qerbela dhe e solli emrin dhe bëmat e Abaz Aliut në Shqipëri dhe ngriti kultin e tij në një mal madhështor si Tomorri?

Ka shumë argumente dhe hamendësime që do të përpiqem t’i shtjelloj në vijim, mbështetur në një nga librat e rrallë kushtuar Abaz Aliut dhe bëmave të tij.

Abaz Aliu ka qenë një person real dhe një martir i besimit të tij. Varri i tij ndodhet në Qerbela të Irakut, atje ku ka ndodhur një nga konfliktet më të përgjakshme 14 shekuj më parë dhe ku Abaz Aliu u kthye në një hero. Naim Frashëri, poeti ynë kombëtar, i ka kushtuar një poemë madhështore betejës së Qerbelasë dhe heroit më të njohur të saj.

Një nga arsyet pse shqiptarët e zgjodhën dhe himnizuan figurën e tij mund të shpjegohet me nevojën e madhe që kishin ata për një hero të tillë dhe se u duhej një figurë e tillë humaniste dhe vetësakrifikuese në një rrugëtim me të përpjeta shumë të rrezikshme të historisë. Largësia kohore dhe gjeografike e Abaz Aliut në këtë rast nuk prishte asnjë punë. Ai ishte i imunizuar nga sulmet, nga mohimet dhe përbaltjet. Lavdërimet për figurën e këtij martiri nuk mund t’i kontestonte askush. Për të u fol vetëm me lëvdata ndaj dhe u shndërrua në një hero i adhurueshëm dhe i pa të metë për shqiptarët. Pavarësisht nga besimet. Prandaj dhe në Tomorr ngjiten çdo vit, jo vetëm bektashinjtë, por edhe shumë të tjerë. Lartësia ku ata ngjiten është magjepsëse…

***

Nga trojet e një letërsie të papërsëritshme me përmasa botërore, nga një prej vatrave të qytetërimeve më të lashta dhe më të qenësishme të njerëzimit, nga Irani pra, nga mëmëdheu i Fiduesiut, Saadi Shirazit, Omar Khajamit dhe Xhelaledin Rumiut, ka ardhur në Shqipëri dhjetë vjet më parë një libër për Abaz Aliun. Kryegjyshata Botërore Bektashiane mundësoi botimin në gjuhën shqipe të kësaj vepre në 1400 vjetorin lindjes së këtij personaliteti të shquar. Sepse libri aq sa është një dëshmi kulturore, është edhe një monument përjetësie dhe një urë e patjetërsueshme e miqësisë midis popujve.

Me kulturën iraniane ne kemi lidhje të hershme dhe të qëndrueshme për shkak të koniunkturave të kohëve. Ka patur midis shqiptarëve një parapëlqim të habitshëm sidomos ndaj poezisë së autorëve të famshëm persianë, të cilët kanë ushtruar një ndikim të dukshëm në kulturën tonë kombëtare. Fakti që rilindësit tanë të mëdhenj ditën të përzgjedhin nga kultura persiane sumumin e saj, mendoj se ka qenë përcaktues në zhvillimin dhe pasurimin e letërsisë sonë.

 

1.

Abaz Aliu ka hyrë dhe mbetur në kujtesën shqiptare si një personalitet i jashtëzakonshëm dhe mrekullibërës. Besimtarët myslimanë në përgjithësi, por në veçanti komuniteti bektashian shqiptar dhe botëror, e kanë Abaz Aliun një figurë emblematike tej mase të adhuruar.

Por unë doja të shtoja këtu se Abaz Aliu është një hero përtej kohërave dhe komuniteteve. Ai është një figurë emblematike e humanizmit. Rrallëkush personalitet tjetër i historisë njerëzore ka mundur t’u mbijetojë kohërave dhe të përkujtohet me kaq veneracion pas 1400 vjetësh. Mbase është i mjaftueshëm ky fakt për ta quajtur atë një hero të mbikohshëm, një hero të përjetshëm, një hero të idealeve më të larta njerëzore.

Por duhet ta pranojmë se më së shumti deri më sot Abaz Aliu është konsideruar një hero mitik, një legjendë, dhe më pak një hero real i një epoke të caktuar. Ai ishte mbështjellë natyrshëm dhe pashmangshëm nga mjegullat e kohëve të rreth 14 shekujve dhe shumë pak dihej për jetën dhe bëmat e tij.

Është pikërisht një autor bashkëkohor, Bedri Shahini, që zhdaravit mjegullat e kohëve dhe na e sjell Abaz Aliun në ditët tona si një hero të gjallë, sa tokësor aq dhe të pavdekshëm, sa legjendar aq edhe të prekshëm.

Libri i Bedri Shahinit sjell kështu në botën shqiptare një prej heronjve më simpatikë dhe më frymëzues të njerëzimit – Abaz Aliun.

2.

Ky libër është botuar rreth 20 vjet më parë në Iran duke u përkthyer më së pari në një gjuhë të përbotshme si anglishtja. Për botimin në gjuhën shqipe është përdorur versioni anglisht, falë vëmendjes dhe përkujdesjes së poetit tonë të njohur Xhevahir Spahiu që na e solli një kopje të këtij libri nga Irani gjatë një vizite pune në Teheran.

Dua të theksoj këtu se përkthimi në gjuhën shqipe është ndër të parët që i bëhet këtij libri për Abaz Aliun.

Autori i librit na kumton në parathënien e tij për vështirësitë që ka ndeshur në përpilimin e kësaj vepre. Kur i hyri punës për hartimin e kësaj vepre, autori pa se, pavarësisht nga popullariteti i jashtëzakonshëm i Abaz Aliut në botën myslimane, ishin mjaft të kursyera dokumentet dhe materialet autentike për heroin legjendar të Qerbelasë dhe se nuk kishte një libër të mirëfilltë për të. Kështu që autorit i është dashur të bëjë një punë të stërmundimshme studiuese dhe hulumtuese duke rrëmuar nëpër arkiva dhe biblioteka për formësimin e portretit të Abaz Aliut, për t’i bërë atij një portret sa më të besueshëm dhe sa më afër përfytyrimit të krijuar për të. Abaz Aliu vërtet është personazhi qendror i kësaj vepre, por në sfondin e saj është një epokë e tërë, janë fillimet e besimit islam, konfliktet që lindën dhe që përfunduan në beteja të përgjakshme si ajo e Qerbelasë në vitin 61 Hixhri.

Për të kuptuar punën e lavdërueshme që ka bërë autori për këtë vepër mjafton t’u hedhim një sy shënimeve bibliografike në fund të librit, ku janë 143 referime veprash dhe autorësh që japin dëshmitë e tyre për Abaz Aliun. Autorit Bedri Shahin i është dashur të bëjë një punë të mirëfilltë shkencore për të siguruar suksesin e veprës së tij, e cila në të ardhmen vetëm mund të pasurohet, por jo të tjetërsohet. Fjala vjen, në versionin shqip të këtij libri ne menduam dhe ndërfutëm poezinë e mrekullueshme të Naim Frashërit për Abaz Aliun. Po ta kishte ditur këtë fakt autori me siguri do të kishte futur dhe në botimin origjinal.

Por autori duhet të themi se ka bërë edhe një punë të mirëfilltë artistike në kompozimin e veprës. Duke i shtuar dhe dashurinë që ushqen autori për heroin e tij, vepra ka fragmente dhe pasazhe të tëra poetike, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme nga një masë e madhe lexuesish. Në mënyrë të veçantë përshkrimi i betejës së Qerbelasë është nga më të bukurit dhe më të argumentuarit në këtë vepër.

3.

Abaz Aliu është një hero shumëpërmasor.

Në radhë të parë, në libër lëvdohet devotshmëria dhe besnikëria deri në vetëmohim e Abaz Aliut në udhën që hapi Profeti Muhamed për njerëzimin. Në këtë besnikëri dhe devotshmëri nuk ka të bëjë aq shumë fakti se Abaz Aliu ishte bir i Imam Aliut dhe nip i Profetit Muhamed, por ajo që te mësimet e Profetit Abaz Aliu pikasi me zgjuarsi çeljen e një epoke që do t’i sillte vlera dhe progres shoqërisë njerëzore. Ndaj dhe ai u radhit vendosmërisht në krahun e Profetit dhe të mbrojtësve të mësimeve të Kuranit të madhërishëm, kundër deformuesve dhe armiqve të tij. Ky është dhe thelbi i personalitetit të Abaz Aliut, te besnikëria në idealet humaniste të Profetit, duke e manifestuar këtë besnikëri në çdo hap të jetës së tij deri në martirizim.

Në radhë të dytë, në libër theksohet dashuria e jashtëzakonshme e Abaz Aliut për vëllezërit e tij, Imamët e lavdishëm Hysenin dhe Hasanin si dhe për të gjithë të afërmit e tjerë të tij. Vetvetiu këtu shfaqet një vlerë e pazëvendësueshme njerëzore dhe e pavyshkur në asnjë rrethanë. Po ta përshtatnim në kohën tonë këtë dashuri të Abaz Aliut, do të thoshnim pikërisht këto fjalë: Janë hipokritët më të mëdhenj ata që gjoja betohen për ideale partish dhe për mëmëdheun dhe nga ana tjetër mohojnë prindërit, vëllezërit e motrat, pra njerëzit më të afërm të tyre.

Këto janë dhe tiparet më të spikatura që na e bëjnë tërheqës dhe të dashur portretin e këtij heroi.

4.

Në emër të këtyre idealeve Abaz Aliu u sakrifikua në Qerbela kur ishte 36 vjeç. Dhe fitoi përjetësinë. Është provuar tashmë dhe është shprehur qartë nga filozofët dhe shkrimtarët se sakrifikimi për idealet më të mëdha njerëzore është në të vërtetë vetë përjetësia. Në Qerbela ai ka tre varre ku janë ngritur tre objekte kulti: atje ku i prenë dorën e majtë, atje ku i prenë dorën e djathtë dhe atje ku dha shpirt pasi i prenë kokën.

Qerbelaja ishte kulmi i konfliktit që kishte filluar të shfaqeje gjithnjë e më qartë, pasi Profeti ndërroi jetë.

Në librin për Abaz Aliun jepet momenti tronditës i vrasjes pabesisht të Imam Aliut, dhëndrrit të Profetit. Kjo ka ndodhur në natën e 19-të të muajit të shenjtë të Ramazanit. Imam Aliu shkoi në xhami për të udhëhequr faljen kolektive Fajr. Kur ai ngriti kokën pas uljes në gjunjë, i pabesi e goditi në kokë me shpatë. Sapo Imami ndjeu goditjen, buzëqeshi dhe tha:

“Për Zotin e Qabesë, unë kam fituar!”

Dhe Imami i lavdishëm fitoi, në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale dhe kujtohet me admirim brez pas brezi, ndërsa të pabesit nuk i kujtohet as emri.

Unë do të shtoj dhe një argument tjetër, më së shumti folklorik, por gjithsesi të vërtetë dhe të pamohueshëm për drejtësinë e idealit për të cilin u flijuan Imam Aliu, por edhe imamët e tjerë dhe vetë Abaz Aliu. Ka edhe sot pas rreth 14 shekujsh që hedhin teza pro dhe kundra, kush kishte të drejtë dhe kush jo, por ka një fakt mjaft kuptimplotë dhe të pakundërshtueshëm: Emri i Profetit, i Imamëve të lavdishëm dhe i Abaz Aliut që mbrojtën me jetën dhe gjakun e tyre mësimet e Profetit dhe Kuranin e Madhërishëm janë tej mase të përhapur në botën myslimane, ndërsa emrat e kundërshtarëve të tyre thuajse janë shuar. Jezidi dhe Mavijeja që udhëhoqën fushatat ushtarake kundër besimtarëve të devotshëm dhe që shkaktuan gjithë atë gjakderdhje kujtohen me përbuzje dhe janë bërë sinonim i ligësisë, poshtërsisë, pabesisë dhe i të pafeve. Ne nuk kemi dëgjuar deri më sot ndonjëherë që ndokush të mbajë emrin Jezid apo Mavije. Mendoj se ky është një fakt mjaft kuptimplotë i qëndrimit që mban shoqëria njerëzore ndaj të paudhëve dhe paudhësive. Është në fund të fundit ndëshkimi i paevitueshëm i historisë për njerëzit e ligj dhe pa ideale në jetën e tyre.

Me fjalë të tjera, nga distanca e 14 shekujve Abaz Aliu na kujton se atdheu dhe idealet zënë fill te familja, te njerëzit më të dashur që na rrethojnë.

Kur u flijua Abaz Aliu, Imam Hyseni shpërtheu në të qara dhe klithi:

“Oi, Oi! Ne të humbëm ty dhe i humbëm të gjitha, o Abaz Ali!”

Kjo është dhe fraza që përmbyll librin. Një frazë tepër tronditëse që paralajmëronte rrebeshet e mëvonshme që nuk do të kishin të sosur, madje edhe sot e kësaj dite…

5.

Martirizimi i Abaz Aliut është as më pak dhe as më shumë ndërgjegjësimi në shkallën sipërore për sakrifikimin dhe vetëmohimin për një ideal të madh dhe të ndritur më së pari njerëzor. Në emër të këtij ideali janë martirizuar mandej të gjithë idealistët e mëdhenj që me vdekjen e tyre i kanë dhënë shtysa të fuqishme përpara shoqërisë njerëzore.

Në vitet ’30 të shekullit të kaluar një nga publicistët më të mirë dhe një nga njerëzit më përparimtarë të kohës, Ismet Toto, një orë para se ta varnin në litar në burgun e Gjirokastrës, shkroi një skicë poetike që mund të konsiderohet edhe si himn njerëzor. Skica e Ismet Totos mbyllet me fjalët amanet:

“Sa je gjallë digju dhe nëpër ato djegie lësho dritë dhe ngrohtësi. Bota nuk është e atyre që ngrohen. Bota është e atyre që digjen”.

Ne jemi mësuar midis nesh ta quajmë heroin e këtij libri “Abaz Aliu i Tomorrit” për shkak të portretizimit dhe përshkrimit të mrekullueshëm që i ka bërë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri.

Abas Aliu zu’ Tomorë,

Erdhi afër nesh,

Shqipërija s’mbet e gjorë,

Se Zoti e desh.

Kështu thotë Naimi në një nga krijimet më të bukura të tij që është poema “Qerbelaja”.

6.

Kohërat vijnë e shkojnë, ndërrohen qeveritë dhe sistemet, por Qerbelaja mbetet, nuk ka se si të harrohet. Ky është perceptimi shqiptar për një ngjarje epokale, por i parë më me vëmendje është mjaft më i gjerë. Rreth 1400 vjet më parë ndodhi Qerbelaja, për të cilën ne shqiptarët si rrallë komb tjetër në botë kemi fatin të kemi një vepër artistike, një poemë të shkruar nga një prej poetëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të Shqipërisë, Naim Frashërit.

E, Qerbelaja prandaj dhe është mjaft e njohur midis ne shqiptarëve. Kur duam të përshkruajmë ndonjë situatë apokaliptike dhe me përmasa të jashtëzakonshme, ne themi: U bë si në Qerbela! Kjo do të thotë se ne kemi njohuritë e mjaftueshme për atë ç’ka ngjau këtu e 14 shekuj më parë. Dimë shumë a pak përse ndodhi ajo betejë, përse ngjau ajo kasaphanë, kush ishin shkaktarët e tragjedisë, domethënë përgjegjësit që duhet t’i ndëshkojë historia njerëzore dhe heronjtë e vërtetë të saj.

Ne e përkujtojmë dhe e nderojmë Abaz Aliun sepse te portreti i tij shohim shëmbëlltyrën e heroit të admiruar nga të gjithë dhe në të gjitha kohërat: një trim të rrallë, një humanist të jashtëzakonshëm, një adhurues të paqes e mbrothësisë, një ikonë të papërsëritshme të vlerave më të qenësishme njerëzore.

Kategori
Uncategorized

“Ambasadorët sheikë”.

Ata janë subject i ligjit për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, njëlloj si shumë zyrtarë të tjerë të vendit. Nëse i referohemi deklaratave të pasurisë që janë depozituar pranë ILDKPI-së, pasuritë e ambasadorëve janë disa herë më të vogla se ato të gjyqtarëve, prokurorëve apo politikanëve.

Gjithsesi edhe në këtë kategori nuk mungojnë pasuritë e paluajtshme, si në rastet e ambasadoreve në SHBA dhe Holandë, apo diplomatit shqiptar në Izrael.

Deklaratat e pasurisë janë publikuar nga shqiptarja.com, ku bie në sy fakti se ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, ka në pronësi, bashkë me bashkëshorten, rreth 18 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 8 apartamente në Tiranë dhe Durrës, garazhe, bodrume, njësi ndërtimore, sipërfaqe trualli etj. Ambasadori Canaj deklaron gjithashtu disa llogari bankare, ku vetëm tek njëra ka 250 mijë euro gjendje, ndërsa posedon edhe një makinë me vlerë 48 mijë euro. Ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Floreta Faber, është bashkëpronare e 9 pasurive të paluajtshme.

Ambasadorja e Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi, deklaron një shtëpi në Bruksel, me sipërfaqe 240 m2, me vlerë 320 mijë euro si dhe disa llogari bankare.

Apartament në Bruksel, me sipërfaqes 105 m2 dhe në vlerën 295 mijë euro ka blerë edhe ambasadori në Gjermani, Artur Kuko, më parë ambasador në NATO.

Ambasadori shqiptar në Danimarkë, Kastriot Robo, ka në pronësi dy shtëpi banimi në Shqipëri, të cilat i ka dhënë me qira, ndërsa djali i tij, Besart Robo, ka një shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi.

Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, ka në pronësi dy parlamente, garazh për dy makina, ullishte në Tiranë me sipërfaqe 6 188 m2, makinë Citroen 24 mijë euro, makinë Fiat 14 mijë euro si dhe ka firmosur një kontratë për dhënien e një trualli për ndërtimin e një objekti. Ambasadori i Shqipërisë në Çeki, Riza Poda, posedon ambiente tek Shallvaret në Tiranë dhe bodrum, të dhëna gjithashtu me qira. Poda ka shlyer një kredi për blerje banese si dhe ka blerë një makinë tip Audi Q5 në vlerën 24 600 euro.

Në vitin 2014, kur ishte konsull i Përgjithshëm në Selanik, Poda ka deklaruar disa llogari bankare nëpër bankat e Greqisë, në shumat 17 000 euro, 9 000 euro, 9 600 euro, 5 000 euro, 1 935 euro, 1 108 dollarë dhe 60 000 lekë. Visar Zhiti, i ngarkuari me punë në Vatikan, deklaron tre apartamente, një në Tiranë dhe dy në Durrës, ndërsa ambasadori i Shqipërisë në Katar, Edmond Çaça, deklaron se ka shituar një truall në Tiranë me vlerë 637 mijë euro.

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Ardiana Hobdari, ka në pronësi një makinë tip Mazda, me vlerë 11 000 euro dhe 25% të një apartamenti banimi në Tiranë. Ambasadori i Shqipërisë në Austri, Roland Bimo deklaron një apartament 84 m2, blerë me këste nga Enti i Banesave si dhe një llogari investimesh me vlerë 51 mijë euro. Ambasadori i Shqipërisë në Arabinë Saudite, Sami Shiba, deklaron të ardhura nga dhënia e një apartamenti me qira si dhe pagën rreth 25 mijë euro.

I ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Brazil, Nuri Domi ka në pronësi disa apartamente dhe bodrum. Vetëm nga lëshimi me qira i bodrumit, ambasadori deklaron 12 mijë euro të ardhura brenda një viti kalendarik.

Ambasadori i Shqipërisë në Bullgari, Qirjako Kureta, brenda vitit ka blerë një dyqan me një shumë që nuk përcaktohet në deklaratën e pasurisë si dhe një makinë me vlerë 6 mijë euro. Si burim për blerjen e këtyre pasurive, ambasadori referon kursimet nga paga e tij dhe paga e vajzës, e cila punon në Institutin e Sigurimeve Shoqërore.

Bardhyl Canaj, ambasador i Shqipërisë në Izrael, pasuria në disa vite

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 68.2 m2 në Tiranë + shtesë me sipërfaqe 22.2 m2.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 99.3 m2 në Tiranë, vlera 500 000 lekë + shtesë me sipërfaqe 23.30 m2 me vlerë 204 730 lekë.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 59.5 m2 në Tiranë, vlera 1 900 000 lekë.

Pronar i një apartamenti banimi me sipërfaqe 68.22 m2 në Durrës, vlera 25 925 dollarë.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 90 m2 në Vlorë, vlera 4 600 000 lekë.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 66.3 m2 në Tiranë, vlera 47 645 euro.

Pronar me 50 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 157 m2 në Tiranë, vlera 12 380 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 15 m2 në Tiranë, vlera 743 000 lekë.

Pronar me 50 % i një njësie me sipërfaqe 68.7 m2 në Tiranë, vlera 11 048 750 lekë.

Pronar me 50 % i një tokë arë me sipërfaqe 8064 m2 në Durrës, vlera 10 886 500 lekë.

Pronar me 50 % i një bodrumi me sipërfaqe 140 m2 në Tiranë, vlera 5 040 000 lekë.

Pronar me 50 % i një njësie me sipërfaqe 120 m2 në Tiranë, vlera 12 300 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 50 m2 në Tiranë, vlera 1 800 000 lekë.

Pronar me 50 % i një garazhi me sipërfaqe 43 m2 në Tiranë, vlera 1 548 000 lekë.

Pronar me 50 % i një bodrumi me sipërfaqe 192 m2 në Tiranë, vlera 6 912 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare e një apartamenti banimi me sipërfaqe 113 m2 në Durrës, vlera 3 000 000 lekë.

Bashkëshortja, pronare e një objekti me sipërfaqe 31 m2, vlera 1 400 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 18 000 000 lekë.

Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 250 000 euro.

Bono thesari në një bankë të nivelit të dytë, 10 000 000 lekë.

Pronar i një automjeti, vlera 48 mijë euro.

Alma Canaj, bashkëshortja, shitur 50 % të aksioneve në shoqërinë Epigrama, 6 052 071 lekë.

Bashkëshortja, gjendja cash, 1 200 000 lekë.

Djali, Ezjon Canaj, pronar i një motori “Aprila”, vlera 1 700 euro.

Djali, Ezjon Canaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 000 euro.

Djali, Klesti Canaj, pronar me 50 % i aksioneve të blera nëpërmjet një llogarie investimi në një bankë të Paris, Francë, vlera 2 200 euro.

Floreta Faber, ambasadore e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pronare me 50 %, me bashkëshortin i një ap. me sip. 83 m2 në Shkodër, vlera 4 772 500 lekë.

Pronare me 50 % me bashkëshortin i një ap. me sip 122 m2 në Shkodër, vlera 7 015 000 lekë.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 584 400 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 9 800 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 77 800 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 88 100 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone pyll në Durrës me sip. 547 200 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone kullotë në Durrës me sip. 8 200 m2, e trashëguar.

Bashkëpronare e një prone ullishte në Durrës me sip. 500 m2, e trashëguar.

Pronare me 50 %, me bashkëshortin i një makine “Shevrolet”, vlera 7 800 euro.

Të ardhura nga shitja e një apartamenti në Shkodër i trashëguar nga prindërit, 2 248 404 lekë.

Bashkëshorti, Edmond Faber, blerë tokë në vitin 2015, me sipërfaqe 7 200 m2, 500 000 lekë, pjesa 50 %.

Pronë e trashëguar, me sipërfaqe 230 m2, posedon 1/12.

Gjendje llogarie, në deklaratën fillese

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 62 671 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 100 200 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 771.71 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 514 819 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 15 540 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 254 euro.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 32 041 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 5 406 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 23 146 dollarë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 340 000 lekë.

Gjendja e llogarisë bankare, e përbashkët me bashkëshortin, 2 522 056 lekë.

Artur Kuko, ambasador në Gjermani

Blerë apartament në Bruksel me sipërfaqes 105 m2, në vlerën 295 000 euro.

Kredi 180 mijë euro, interes 3.784% dhe afat shlyerje 15 vjet, për blerje apartamenti.

Borxh pa interes 20 000 euro marrë prindërve të bashkëshortes, përkatësisht Z. Dhimitri Samara dhe Znj. Iliana Samara.

Shitje apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 79 m2 në vlerën 88 000 euro.

Riza Poda, ambasador në Çeki

Ambiente të dhëna me qira tek Shallvaret në Tiranë.

Ambient bodrum të dhënë me qira.

Shlyer një kredi për blerje banese.

Paga si ambasador, 21 mijë euro.

Shitur makinë tip Tuareg në vlerën 13 000 euro.

Blerë veture tip Audi Q5 në vlerën  24 600 euro.

Gjendjet e llogarive në vitin 2014

Gjendja cash, shtuar me 120 000 lekë.

Gjendja e llogarisë në Bankën Greke Selanik, shtuar me 9 000 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në Bankën Kombëtare Greke, shtuar me 9 600 euro.

Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 000 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 1 935 euro.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare, 1 108 dollarë.

Bashkëshortja, gjendja e llogarisë, 60 000 lekë.

Gjendja e llogarisë së përbashkët bankare në Selanik, 17 000 euro.

Qirjako Kureta, ambasador i Shqipërisë në Bullgari

Blerje dyqani, pagesa e këstit vjetor, 5 mijë euro.

Blerje makine, 6 mijë euro, burimi nga kursimet e pagës sime dhe nga kursimet e pagës së vajzës Anisa.

Të ardhura nga paga ime si ambasador, 21 mijë euro.

Paga e bashkëshortet, 1 140 723 lekë.

Paga e vajzës, 895 734 lekë.

Adia Sakiqi, ambasadore e Shqipërisë në Holandë

Shtëpi 240 m2 në Bruksel, 320 mijë euro, (regjim martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin), burimi kredi bankare dhe të ardhura mujore.

Pronare (regjim martesor 50 % me 50 % me bashkëshortin) një makine “Skoda Cambia”, vlera 15 000 euro.

Llogari rrjedhëse në Belgjikë, 36,26 euro.

Llogari e mbyllur në dollarë, 6 419 USD.

Llogari e mbyllur kursimesh në Belgjikë, 6 190 euro.

Kredi e përbashkët për blerjen e një shtëpie, në vitin 2009, 150 mijë euro.

Kastriot Robo, ambasador në Danimarkë

Dy shtëpi banimi, dhënë me qira.

Djali Besart Robo shtëpi banimi në Angli, blerë me kredi, detyrimi i mbetur 60 346 sterlina britanike.

Djali Besart Robo të ardhura nga qira ambient banimi në vlerën 8 040 sterlina britanike.

Pronar i një automjeti “Toyota”, 2 100 sterlina britanike.

Paga si ambasador 22 mijë euro.

Selim Belortaja, ambasador i Shqipërisë në Kinë

Apartament banimi, 142 m2 në Tiranë.

Apartament banimi në Qerret të Kavajës.

Garazh në katin nëntokë në Qerret të Kavajës.

Blerë makinë tip Land Rover, 950 000 lekë.

Depozitë e vajzës dhe bashkëshortes, 14 mijë euro.

Depozitë e vajzës dhe bashkëshortes, 55 000 lekë.

Sami Shiba, ambasador në Arabinë Saudite

Qira apartamenti banimi në vlerën 108 000 lekë.

Paga si ambasador, 25 mijë euro.

Djali Orlen Shiba paga pranë kompanisë “Daimler Trucks North America LLC” në vlerën 23 273 dollar.

Djali, Orlen Shiba, gjendja e llogarisë bankare në një bankë në Amerikë në janar 2015, 19 094 dollarë.

Nuri Domi,  i ngarkuar me punë në ambasadën shqiptare në Brazil

Qira apartamentesh në vlerën 400 000 lekë.

Qira bodrumi në vlerën 12 000 euro.

Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë

Automjet Citroen, 24 mijë euro.

Apartament me sipërfaqe 128 m2, 50 mijë USD.

Apartament i përfituar nga privatizimi i banesave në 1992.

Vend parkimi, garazh, për dy makina, 30 mijë euro.

Tokë arë dhe ullishte, me sipërfaqe totale 6 188 m2 në Tiranë, 2 000 000 lekë.

Kontratë sipërmarrje për dhënie trualli për ndërtim, 50 % me bashkëshorten.

Automjet i vjetër historik Citroen, 2 mijë euro.

Luena Tolica, bashkëshortja, makinë tip Fiat, 14 mijë euro.

Pjesë aksionesh në Arkën e Përkthyesve në Gjenevë, 5 mijë euro.

Ardiana Hobdari, ambasadore e Shqipërisë në Greqi

Pronare me 100% e një veture tip Mazda, me blerje në vitin 2009, në vlerën 11 000 euro.

Pronare me 25% e nj apartamenti banimi me sipërfaqe 66 m2 në Tiranë, me vërtetim pronësie, në vlerën 7 260 000 lekë.

Të ardhura nga shitja e një autoveture, 4 700 euro.

Depozitë bankare në Francë, shtuar me 5 500 euro.

Edmond Çaça, ambasador i Shqipërisë në Katar

Shitje toke truall, 637 mijë euro.

Marrje overdrafti, 20 mijë euro.

Paga si ambasador, 25 644 USD.

Të ardhura nga shitja e pronës në Tiranë, 150 mijë euro.

Pakësuar llogaria bankare, 60 mijë euro.

Visar Zhiti, i ngarkuar me punë në Vatikan

Apartament banimi, 40 mijë USD.

Edlira Zhiti, bashkëshortja, apartament 66 m 2 në Durrës, plazh

Apartament 63 m 2, në Durrës, plazh, dhuratë nga mamaja.

Roland Bimo, ambasador i Shqipërisë në Austri

Apartament 84 m2, çmimi 2 286 797 lekë, blerë me këste nga Enti i Banesave.

Llogari investimesh, 51 mijë euro

Paga si punonjës i Loyens Loeff N. V, si avokat, 46 mijë euro.

Ridi Kurtezi, ambasador në Spanjë

Të ardhura nga paga si ambasador në Madrid, 1856 euro në muaj.

Detyrimi për shlyerje huaje ndaj vjehrrit, 50 000 dollarë

Kategori
Uncategorized

Prejardhja e Piluriotëve nga Kuveleshi e Devolli. Rreth 90% e popullsisë së Himarës janë të ardhur kryesisht nga zona e Kurveleshit, Korçës, Krujës, e Dukagjinit

Nga Rami Memushaj
Gjatë shekujve të pushtimit otoman, në Labëri ka pasur lëvizje të shumta të popullsisë. Nga kjo krahinë ka pasur largime drejt Greqisë edhe para shek. XV, por lëvizjet më të mëdha për Greqi dhe Itali kanë ndodhur gjatë shek. XV–XVI, për t’u shpëtuar raprezaljeve që pasuan vdekjen e Skënderbeut dhe shtypjen e kryengritjeve të fuqishme të viteve 1492 e 1537.

Nga emigrimet e dokumentuara, vala e parë është më 1442, një tjetër më 1448, pastaj më 1482, më 1492 dhe më 1537. Ikje të tjera ka pasur edhe gjatë periudhës 1628–1740 nga epidemitë e murtajës dhe të kolerës që prekën krahinën. Ndër të ikurit, kanë qenë qindra e qindra familje të fshatrave të Bregut. Në Greqi, shumica e tyre u vendosën në Peloponez, ku shqiptarët qenë vendosur që në kohën e perandorit bizantin Andronikut.

Arbërori Krokondil Klada, prijës i krahinës së Manit në Peloponez, që u bashkua me ekspeditën e Gjon Kastriotit më 1481, e kishte farefisin në Himarë. Ndër arbërorët e Greqisë, prej Himare kanë qenë Xhavellat;

Kollokotroni e ka prejardhjen nga familja Kotroni e Vunoit, e mërguar qysh herët në Greqi; kurse artistja e njohur greke Melina Mërkuri ka pohuar me gojën e vet se e ka prejardhjen nga Piluri, një nga fiset e të cilit janë Mërkurajt.

Edhe më i madh ka qenë numri i familjeve nga fshatrat e Bregut që u shpërngulën në Itali. Prania e tyre në ngulimet arbëreshe dëshmohet nga mbiemrat që gjenden në dokumente historike dhe në regjistrat e lindjeve pranë kishave.

Shkrimtari arbëresh Zef Skiroi është përpjekur në shumë shkrime të zbulojë prejardhjen e banorëve të vendlindjes së tij, Horës së Arbëreshëve në Sicili. Duke u mbështetur në dokumentin e themelimit të kësaj kolonie më 1488, në të cilin përmenden emrat e katër përfaqësuesve kryesorë të shqiptarëve, Giovani Barbati, Pietro Bua, Giorgio Golemi e Giovanni Schirò, Zef Skiroi arriti në përfundimin se një pjesë e tyre rrjedhin prej Himare.

Përmendja e Pjetër Buas si një nga krerët e themeluesve të Horës do të thotë se ndër banorët e hershëm të saj ka pasur një bërthamë familjesh nga Bregdeti i Sipërm. Lidhur me Pjetër Buan, Skiroi shkruan: “E fuqishme ishte në Akrokeraunet familja Bua, që duhet të ketë pasur si zotërim të vet edhe Gjirokastrën, dhe dihet që në Dhërmi lindi Mërkur Bua, i cili u dallua aq shumë në Itali me stratiotët e tij, në shërbim të mbretit të Francës Françesk I.”

E. Çabej, duke folur për prejardhjen e ngulimeve arbëreshe të Italisë, përmend një varg mbiemrash të arbëreshëve, që në Labëri janë emra vendesh. Nga emrat që u takojnë fshatrave të Himarës së sotme, ai përmend Cudes (Kudhës), Dirmi (Dhërmi) e Pillora (Pilur).

Kurse si emra familjesh të arbëreshëve të cilëve u përgjigjen emra fisesh ose familjesh nga trevat prej Vlore në Prevezë, nga e kanë prejardhjen shumica e arbëreshëve të Italisë, ai përmend Andronico, Bala, Barbaçi, Bellusci, Granà (Vranà), Ghisci, Lucci, Macri, Stamati, Strati, Sciarra, Tanasi, Thani, Zuppa (Zhupa), Basta, Bua, Losha, Muriqi, Spata. Në regjistrat e lindjeve të Horës së Arbëreshëve, të cilat autori i këtij libri ka pasur rastin t’i shfletojë, gjenden mjaft emra familjesh me prejardhje nga kjo trevë.

Që nga viti 1568, në këta regjistra përsëriten shpesh mbiemrat Dirmi, Bua, Pilora/Pillora, pa folur për emra familjesh tipike edhe për këtë trevë, si: Chulla/Ciulla, Lala, Schillirò, Helmi, Cipi, Dimasi, Verza, Maja etj. Kjo do të thotë se familjet nga fshatrat e Bregdetit të Sipërm përbëjnë një element të rëndësishëm të këtij ngulimi. Mbiemrat e disa lëvruesve e dijetarëve arbëreshë tregojnë se këta e kanë prejardhjen nga Bregdeti i Sipërm.

Mbiemri Matrënga i shkrimtarit Lekë Matrënga jeton në Himarë në toponimet Ara e Matrënge, Kisha e Matrënge, Lisi i Matrëngës; mbiemri i humanistit shqiptar Mikel Maruli (1453–1500) në Itali lidhet me familjen Maruli të Himarës, e shuar aty nga çereku i fundit i shek. XIX, emri i së cilës sot ruhet në toponimet Varret e Marulëve, Sheshi i Marulit, Lisi i Marulit; edhe mbiemri Skutarioti që del në Itali, lidhet me Skutará, një fshat i shkatërruar nga tërmeti i vitit 1410, rrëzë malit me të njëjtin emër midis Vunoit e Himarës. Prania e elementit himarjot nga ana e Bregut në kolonitë arbëreshe të Kalabrisë është aq e madhe, sa, duke u nisur nga mbiemrat e familjeve dhe toponimet në veprat e poetit arbëresh Jeronim de Rada, sidomos në poemën “Milosao”, këto kohët e fundit është vënë në dyshim mendimi i gjertanishëm se ngjarjet e kësaj poeme zhvillohen në Shkodër.

Toponime të tilla, si Skutari, stani i Marlules, Mesosporitë, lumi i Vodit, emri Kallogre, mbiemrat Skutarioti (Rina, heroina e poemës, është bija e “Kallogresë së Skutariotëve”) dhe parganiot, që dalin në këtë vepër, gjejnë shpjegim vetëm në truallin e Himarës. Aty kemi toponimet Skutará, Marul, Shën Mëria e Mesosporitës,

lumi i Bellovodit dhe fisin Pagnatatë të Vunoit. Mbi këtë bazë, është formuluar hipoteza se poema “Milosao” “nuk lidhet me qytetin e Shkodrës, por lidhet esencialisht me Himarën”, pra që ngjarjet e kësaj poeme zhvillohen në Himarë dhe personazhet e saj janë himarjotë.

Eksodi i himariotëve edhe brenda viseve të Labërisë

Veç eksodit drejt vendeve fqinje, një pjesë e popullsisë së fshatrave të Bregut u drejtua për shpëtim në viset e brendshme të Labërisë. Në “Historinë e Shqipërisë” thuhet se nga fundi i shek. XV dhe më vonë, “me mijëra fshatarë u shpërngulën nga bregdeti i Himarës dhe u vendosën në malësitë e Kurveleshit”.

Por në Labërinë e brendshme mbahen mend vetëm raste të rralla të ardhurish nga Himara. Kështu, në Gjorm, lagjja Keshej është e ikur nga Vunoi për hasmëri; lagjja Elezaj e ardhur nga Dhërmiu me tufa të mëdha dhish në shek. XVII. Me prejardhje nga fshatrat e Bregdetit janë Gjovarfët e Tragjasit, Sinovarfët e Kuçit, Lekvarfajt e Borshit, etj. Në krahinën e Vurgut, me prejardhje nga Qeparoi janë familjet Kardhashi, Lilo dhe Theodhori; kurse nga Himara familjet Çavo, Çuka dhe Ziso. Familje me prejardhje nga Himara ka edhe në zonën e Topalltisë së Vlorës, të cilat janë shpërngulur me dhunë nga turqit pas vdekjes së Ali Pashës. Edhe më të mëdha kanë qenë lëvizjet drejt Himarës.

Këto lëvizje masive u takojnë sidomos shekujve XV–XVII, kur varfëria e madhe e kishte bërë të pamundur jetesën e popullsisë që ishte shtuar ndjeshëm dhe që e kishte të vështirë të siguronte jetesën në krahinat malore. Emigrimet e brendshme drejt fshatrave të Bregut u mundësuan nga zbrazja e tyre si rrjedhim i eksodeve të njëpasnjëshme.

Dëshmi të këtyre lëvizjeve gjenden të shpërndara andej-këndej në dokumente, që janë gjithsesi të pakta dhe të paqëmtuara, po më shumë ruhen në kujtesën e banorëve të fshatrave të Himarës. Nuk kanë qenë vetëm arsyet ekonomike që kanë nxitur lëvizjet nga krahinat e tjera të Shqipërisë drejt Himarës; ajo ka qenë gjithmonë edhe një vend i sigurt për kundërshtarët e pushtuesit.

Për këtë, udhëtari çek Jan Lobkovcasi, që kaloi nga brigjet e Himarës më 1493, shkruan se “në këtë vend gjejnë strehim të gjithë ata që ndiqen prej turqve”. Sipas ndonjë autori, rreth 90% e popullsisë së Himarës janë të ardhur kryesisht nga zona e Kurveleshit, Korçës, Krujës, Dukagjinit e gjetkë. Hipoteza e prejardhjes, jo vetëm të himarjotëve, por të të gjithë banorëve të Labërisë nga Veriu i Shqipërisë është hedhur gati një shekull më parë. Por kjo hipotezë nuk qëndron, pasi nuk ka asnjë të dhënë për braktisje të plotë të Labërisë gjatë shekujve të pushtimit osman.

Pastaj, edhe në raste zbrazjesh, siç tregon përbërja e të ardhurve të këtyre dhjetë vjetëve të fundit në Himarë, ata që e kanë ripopulluar Bregun e Detit, kanë qenë shqiptarë, kryesisht banorë të Labërisë. Pohimet për prejardhjen veriore të banorëve të Himarës dhe të Labërisë nisen nga ngjashmëritë në emrat e njerëzve dhe të vendeve, po këto ngjashmëri janë provë e njësisë kombëtare dhe jo rrjedhim i emigrimeve. Kështu, duke nisur me Palasën, pak nga familjet e saj janë të vjetra.

Sipas pleqve të këtij fshati, familjet Billa, Çeço e Petrokokushta janë të ardhur nga veriu, Gjini e Nikdedat nga Dukati; (ndonjë autor këta të fundit i nxjerr me prejardhje nga Mirdita), Sinanajt nga Sinanjt e Lopësit; ndërsa fiset Vera, Petra e Konomi nga Shallona e Greqisë.

Në Dhërmi, lagjja Gjilek mbahet si e ardhur nga Kruja, banorë të së cilës u vendosën këtu fill pas rënies së qytetit në duart e turqve. Me prejardhje nga Kruja është edhe fisi Beja, kurse fisi Ziu nga Kavaja; Vretajt nga Brataj, Lizajt, Çaçëdhimitrët dhe Trekot nga Tërbaçi; Boxhilajt nga Borshi; Tavajt nga Velça; Ninajt nga rrethet e Janinës; kurse Zhupajt farefis me Milajt e Himarës. Sipas të moshuarve të Iljazit, banorët e këtij fshati kanë
zbritur në shek. XVI nga Progonati bashkë me bagëtitë e tyre; kurse Gjomemot janë të ardhur nga fshati i Tërbaçit.

Në Vuno, Kaçupajt janë me prejardhje nga Hundëcova, Gjomemojt nga Tërbaçi, Latajt nga Bolena, Simajt nga Llënga e Mokrës, Zotajt nga Vithkuqi, Koçajt nga Zagoria, Stolajt (Vasilajt) e Mitrushajt nga rrethet e Korçës, Makajt e Dikajt nga Jonufri, Thopajt nga Dukagjini e Gjidedejt nga Kruja. Në qytetin e Himarës mbahen të ardhura këto fara:

Meko nga Nivica e Kurveleshit; Karo, Zhupa, Dhima, Milaj, Gegëgjikaj nga Progonati; Lekaj, Gjikaj, Beleri nga Kuçi; Bollano nga Rexhini i Kurveleshit; Bodinaj nga Piqerasi; Zotaj, Totaj, Mitraj nga Vithkuqi; Çinajt nga Gjirokastra; Gumajt nga Nivica e Kurveleshit; Totajt e Mitrajt nga Vithkuqi. Zhupajt e Himarës kanë pasur deri vonë lidhje me Zhupajt e Progonatit.

Gogoçkatët janë të ardhur nga Progonati; edhe për fisin Milaj dihet se është vendosur në Himarë në shek. XVII, kur filloi islamizimi i Labërisë. Nga kjo familje ka dalë një kolonel i regjimentit napolitan, një gjeneral grek dhe së fundi majori Spiro Milo, i cili, duke shfrytëzuar këto lidhje farefisnie, i bëri thirrje më 1913 Progonatit dhe Kurveleshit për t’u bashkuar me gjithë Himarën në shtetin e “Vorio-Epirit”. Kurse familjet Dhimopulli, Xhaku e Gjikopulli janë me prejardhje arvanite, dy të parat nga Konica dhe e fundit nga Qefallonia. Sipas F. Bixhilit, jo vetëm në Himarë, po edhe në fshatrat e tjera të krahinës nuk ka fise të ardhura nga jugu grek.

Në Qeparo, vetëm mëhalla Peçolat është vendëse, kurse të tjerat të ardhura. Fisi Bragjinaj është nga Tërbaçi, i larguar nga ky fshat aty nga mesi i shek. XVIII për shkak të konfliktit mes banorëve të islamizuar dhe priftit Papa Gjikë Bragjini e vëllezërve e bijve të tij. Papa Gjika me gjithë të vetët u detyruan të largoheshin nga fshati i lindjes dhe të strehoheshin në Qeparo, ku iu dha strehim dhe tokë buke.

Mbahet mend se në vitin ‘40 të shek. XIX, Bragjinët e Tërbaçit kanë ardhur për ngushëllim në Qeparo. Po kështu, familja e Koçajve nga Qeparoi dhe familja e Liftajve nga Kuçi deri në brezin e fillimit të shek. XX ishin kushërinj të katërt dhe shkëmbeheshin në dasma e vdekje me harxhe. Me prejardhje nga Tërbaçi janë edhe fiset Gjikëbitaj e Popanikaj. Fisi Ndregjini e ka prejardhjen nga Velça, fisi Rusha nga Progonati, fisi Ballëguras nga fshati Ballaur i Korçës, Bogdanët nga Zhulati, Mërtokajt nga Kallarati dhe fisi Dhimëgjonas nga fshati Kardhashezë i
Korfuzit.

Prejardhja e Piluriotëve nga Kuveleshi e Devolli
Piluri mbahet si fshat të parët e të cilit janë me prejardhje nga Kallarati i Kurveleshit, ndonëse ka edhe hipoteza për prejardhje më të lashtë të tyre nga Devolli. Emrin e Kudhësit ka autorë që e lidhin me malin e Kudhësit mbi Sevaster, krahina rrëzë të cilit quhet Kudhës-Grehot, prej nga mendohet se janë shpërngulur kudhësjotët para pushtimit osman. Nga familjet e këtij fshati, Qurkajt janë me prejardhje nga Golemi; kurse Priftajt pasardhës të mësues Zaharisë nga Kuçi, i cili u dorëzua prift, por u detyrua të largohej për shkak se fshati i tij po islamizohej. V. Baraçi në librin “To Dhelvinon” (1937) thotë se varri i tij ka mbishkrimin “Papa Zaharia nga fshati Kuç”.

Në mungesë të dokumentimit, që kurrë nuk mund t’i
ndjekë këto lëvizje, sidomos kur është fjala për shekuj të tërë e për zona që kanë pësuar shumë nga pushtimet,  kujtimi i lidhjeve të prejardhjes si gjithnjë humbet në mjegullën e historisë, duke u kthyer në legjenda, si ato që prejardhjen e popullsisë së Himarës dhe të gjithë Labërisë e nxjerrin me prejardhje nga Kruja, Mirdita e Dukagjini, për të cilat folëm më sipër. Për sa i përket elementit joshqiptar të Himarës, ky është me prejardhje kryesisht nga krahinat minoritare të Shqipërisë; familje të ardhura në fshatrat e Himarës nga jashtë vendit janë në numër të papërfillshëm.

Në Dhërmi, të tillë janë Averbahët, familje austriake me prejardhje hebreje. Në Qeparo, i ardhur nga Korfuzi është fisi Dhimëgjon, emri i të cilit tregon se kemi të bëjmë me një familje shqiptare të mërguar më herët atje dhe që është kthyer në Shqipëri. Në Himarë, me prejardhje greke janë Trolajt; Stolajt, të ardhur nga Dropulli; Konomajt (jo Konomët), të ardhur nga Sopiku; dhe Zisajt, të ardhur nga Pogoni.

Pra, migrimi i brendshëm i elementit shqiptar vetëm se e ka forcuar karakterin autokton të popullsisë së Himarës, kurse migrimi i elementit autokton nga jashtë dhe nga zonat e minoritetit ka qenë kaq i papërfillshëm në madhësi, sa nuk ka mundur të ndikojë në përbërjen shqiptare të kësaj krahine.

Ky përfundim, i arritur prej nesh pas shqyrtimit të prejardhjes së familjeve të krahinës së Himarës duke u mbështetur në traditën vendëse, mbështetet edhe nga të dhënat e autorëve të shek. XIX. Autori grek P. Aravantino, njohësi më i mirë dhe më objektiv i Shqipërisë poshtë Vjosës, thotë se në gjashtë kazatë e sanxhakut të Vlorës – kazasë së Vlorës (ku përfshihej edhe krahina e Himarës), të Beratit, Skraparit, Tomoricës, Përmetit dhe të Tepelenës – kishte 29.429 familje shqiptare dhe asnjë greke.

Rreth 40 vjet pas tij, S. Frashëri shkruan në enciklopedinë “Kamus ul-Alam” se sanxhaku i Gjirokastrës, ku përfshihej edhe Himara si kaza, “ka një popullsi prej 140.000 vetësh, prej të cilëve 72.000 janë myslimanë dhe pjesa tjetër të krishterë, të gjithë shqiptarë”. Dhe që nga mesi i shek. XIX e deri në ditët tona popullsia e krahinës së Himarës s’ka pësuar ndryshime për sa i përket përbërjes së saj etnike.

Kategori
Uncategorized

Drejtuesit e Republikës Fantazmë të Çamërisë të dënuar për vjedhje dhe drogë (Dokument)

 

I vetshpalluri ‘kryeministër i pseudo-Republikës së Çamërisë’ është një precedent i rrezikshëm për shoqërinë shqiptare. Analfabeti i lindur në Gurin e Gomares në Vlorë, Festim Lato, ia del që herë pas here të përfshijë në mashtrimet e tij edhe figurat më të larta të politikës shqiptare.

Ashtu sic duket edhe në foto, imazhet e shkrepura në koridoret e politikës tregon se sa të rrezikshëm janë buratinët e sharlatanit të Gurit të Gomares.
Edhe pse këtë figurë e njohin të gjithë për sharlatan dhe mashtrues, po shërbimi sekret dhe ai pranë ish-presidentit Bujar Nishani, a nuk duhej ta kishin njoftuar paraprakisht këtë të fundit për imazhin që po jepte?
Foto të këtij kalibri shfrytëzohen më së miri nga persona të tillë për ti bërë sa më të besueshme sagat e gënjeshtrave mes patriotëve të thjeshtë shqiptarë. Edhe pse sot nuk e gëzon më postin e presidentit të republikës, Bujar Nishani duhet të distancohet dhe të sqarojë pozicionin e tij në këtë takim.P.s. Dy fjalë për të ashtu-quajturin ish-kryeministër të Camërisë. Para disa ditësh disa portale në vend vrapuan të njoftojnë për një akt të ndodhur në Hollandë ku ishte djegur shtëpia e Festim Latos. Flakët që përpinë atë godinë janë të vendosura nga vetë ai për të përfituar garancinë e shtëpisë dhe me to të shlyejë borxhet nga të cilat është futur, ndërsa prokuroria në vend që ta marri tē pandehur bën gjumin dimëror të ariut, duke mbyllur sytë përballë skandaleve ndërkombëtare të këtij pseudomashtruesi të kalibrit ndërkombëtar.

Dokumenti që tregon se kryeministri i Republikës Fantazmë të Çamërisë Festim Lato është dënuar për vjedhje (FOTO)

Gazeta InfoPress, pas publikimit të dokumentit grek që botoj ditën e djeshme, ku tregon se kryeministri i Republikës fantazmë të Çamërisë, Resul Piro ka qenë i dënuar në Greqi për lëndë narkotike, sot sjell ekskluzivisht një dokument tjetër që vërtetohen se Lato ka qenë i dënuar për vjedhje në vitin 1993 edhe nga Gjykata e Vlorës.

Dje Gazeta InfoPress ka botuar dokumentin grek ku vërtetohet se ministri i mbrojtjes i Republikës Fantazmë të Çamërisë, Resul Piro ka qenë i dënuar në Greqi për lëndë narkotike si dhe në dhjetor 2016 i është hapur një proces gjyqësor për përvetësimin e rreth 500 mijë metra tokë në Ksamil.

Ndërsa sot, përsëri Gazeta InfoPress, sjell dokumentin origjinal ku vërtetohet se kryeministri i Republikës fantazmë Festim Lato ka qenë i dënuar për vjedhje në vitin 1993 nga Gjykata e Vlorës.

Drejtuesit e Republikës Fantazmë të Çamërisë të dënuar për vjedhje dhe drogë (Dokument)

http://gazetainfopress.com/aktualitete/ekskluzive-drejtuesit-e-republikes-fantazme-te-camerise-te-denuar-per-vjedhje-dhe-droge-dokument/embed#?secret=E48NXjZolp

Pas denoncimeve të këtyre dokumenteve çdo shqiptar duhet të ngrejë pyetjen përse këta njerëz të dënuar për drogë dhe vjedhje po përfaqësojnë çështjen e Çamërisë?

Mos vallë këta njerëz janë dorë e fshehtë e sigurimit të Greqisë për të prishur imazhin e shqiptarëve dhe të çështjes së Çamërisë?

Çfarë arsimi janë këta?

Pra, ne duhet ta themi dhe ta mbrojmë të vërtetën sa do e hidhur që të jetë që shqiptarët të ecin përpara dhe jo pas. Gazeta InfoPress

Marrë nga/BOOM.AL DHE GAZETAINFOPRES.COM.

Kategori
Uncategorized

Belgrade or Bruxelles, this is the question.

Editorial/ Belgrade or Bruxelles, this is the question!

Editorial/ Belgrade or Bruxelles, this is the question!

Nga Çim Peka /

Ka zgjatur shumë pak tryeza e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor, në Durrës. Ky takim i quajtur “informal”, në fakt ka qenë thjesht një formalitet për diçka të madhe, të gatuar me kujdes kohë më parë në zyrat e lobistëve të fuqishëm, që mbështesin Beogradin dhe në zyrat e burokracisë europiane, që po investojnë në çdo mënyrë të heqin qafe vendeve e rajonit tonë, si kandidatë të mundshëm për t`ju bashkuar familjes së tyre të pasur, BE.

Pas gati një ore, kryeministrat dhe Komisionieri Johanes Hahn dolën të buzëqeshur, por edhe me një siklet të dukshëm që shfaqej më së shumti te Rama dhe vetë Hahn, të cilëve do tu duhej të shpjegonin live përpara mediave, se për çfarë bëhet fjalë në fakt.

Këmbëngulën për liri ekonomike, heqje të barrierave doganore mes vendeve, rritje të punësimit, etj, por ende nuk po guxojnë që të artikulojnë dimensionin politik të këtij procesi, që po ndodh në atë pjesë të Ballkanit, që ka derdhur aq shumë gjak e ka prodhuar aq shumë intriga ndërkombëtare, në favor të një federate gjigante, të dominuar nga sllavët.

Duket se ajo që tashmë është pagëzuar si, “Ish-Jugosllavia e Re, plus Shqipëria”, po merr rrugë. E ngjizur në Berlin, e piketuar me kujdes në Samitin e Triestes dhe e shpallur sot në Durrës, ajo po na paraqitet ne shqiptarëve që e rrëzuam diktaturën me postulatin, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, si e vetmja alternativë pas dështimit të burokracisë europiane dhe të qeverive ballkanike për anëtarësimin në BE.

Komisionieri Hahn, që mesa duket është emëruar si koordinator i planit të kësaj “Jugosllavie të vogël”, e tha copë: Jeni të destinuar në këtë rrugë, pasi anëtarësimi në BE nuk është më alternativë!!

Por çfarë po ndodh në fakt, cila është loja prapa skenave dhe përse në gjithë këtë projekt, të humburit dhe viktimat e vërteta janë shqiptarët në dy shtete?

Le të hedhim sado pak dritë dhe të sqarojmë atë, që Edi Rama dhe mediat që ka në shërbim, po e paraqesin si një “normalitet” për nxitjen e ekonomisë së rajonit.

Rreth pesë muaj më parë, miljarderi i Ballkanit Bogoljub Kariç në një intervistë në “Prva TV” deklaroi, se tregu i përbashkët doganor pa taksa, do të nxjerrë në pah potencialin e Serbisë si prodhuese dhe eksportuese supreme, në zonën e Europës Jugperëndimore, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Pra e thënë shkoqur, plani që u zyrtarizua sot nga Hahn, pikërisht në qytetin (Durrësin) për të cilin kanë luftuar e ëndërruar serbët, ta kenë portë ekonomike detare dhe jo vetëm, synon shndërrimin e Serbisë në një lider ekonomike-politik të një konfederate ballkanike, siç edhe kanë pasur në plan paraardhësit e Aleksanër Vuçiç, gjatë më shumë se një shekulli.

Pikërisht në këtë periudhë kur miliarderi serb Kariç dekonspiroi qëllimin final të këtij plani, Hahn, në 27 prill 2017 ka pasur një takim me miliarderin George Soros, të cilit pas fitores së Trump i janë bllokuar projektet në gjithë botën dhe foleja e fundit ku mund të bëjë “një gjë të madhe” i ka ngelur, në aksin Beograd-Tiranë.

Qëllimin e këtij takimi e tregoi vetë komisionieri i BE-së, që rezulton në listat e Soros. Në të njëjtën ditë ai shkroi në adresën e tij zyrtare në Twitter:

“Always good to meet George Soros to discuss our joint efforts to boost reforms & open societies in the Western Balkans and Eastern Europe”.

Por çfarë është në të vërtetë ky “plan i madh ekonomik”, për Ballkanin Perëndimor?

Si datë zyrtare e tij, mund të cilësohet “Samiti i Triestes” i 12 Korrikut, ku u nënshkrua marrëveshja për, “Tregun e Përbashkët të Ballkanit Perëndimor” (TPBP) që shfaqet si ish-Jugosllavia e Titos, minus Kroacia dhe Sllovenia, por plus Shqipëria.

Me pak fjalë kjo krijesë e pagëzuar “TPBP” është ish-Jugosllavia, por pa të vetmet shtete perëndimore si Kroacia dhe Sllovenia, ndaj të cilave Serbia ka qenë gjithmonë inferiore në kohën e Fedearatës. Brenda kësaj krijese të Beogradit mbështetur fuqishëm nga lobe pro sllave në botë, do të jenë edhe shqiptarët e dy shteteve të cilët janë trajtuar nga akademia serbe “si popull, që lindin me bisht”.

Atë që nuk e arritën për shekuj me hekur dhe zjarr, shfryrjen e racës së tyre “superiore” mbi racën tonë “inferiore”, që ju ka zënë detin dhe diellin, po e realizojnë në shekullin e 21-të me ndihmën e vetë qeveritarëve shqiptarë, në të dy shtetet.

Mediat e Edi Ramës, po përpiqen dhe do të intensifikojnë në ditët në vijim, retorikën për ta quajtur këtë shqetësim si qesharak dhe për të bindur popullin se bëhet fjalë thjesht, “për ekonomi, tregti dhe punësim”.

Ky është një mashtrim i madh. Në fakt Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor ekziston, prej 11 vitesh.
Që prej 19 dhjetorit të vitit 2006 është nënshkruar nga këto vende marrëveshje e tregtisë së lire, midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadrin e CEFTA. Pra ju bashkuan asaj, siç kanë bërë më herët të gjithë vendet e tjera ish-komuniste të Europës, si rrugë tranzicioni, drejt procesit të anëtarësimit në BE.

CEFTA (Central Europe Free Trade Agreement), Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Europës Qendrore) është një organizatë ekonomike ndërkombëtare e cila u krijua me qëllim përgatitjen e vendeve ish-komuniste të Europës Qendrore, për t’ u anëtarësuar në Bashkimin Europian sa më natyrshëm.

CEFTA ka funksionuar në mënyrë perfekte për të gjithë vendet ish-komuniste, që sot janë anëtarë me të drejta të plota në BE.

Të gjitha këto vende që po futen në këtë “TPBP” e kanë në fakt një marrëveshje në kuadër të CEFTA, pikërisht për këto përfitime ekonomike, që shiste sot me të madhe Hahn dhe me gjysmë zëri dhe i zverdhur, Edi Rama…

Pyetja është e thjeshtë dhe kërkon një përgjigje politike, në radhë të parë.

Përse duhet që të krijohet një bashkim i ri “ekonomik”, kur ekziston një i tillë në kuadër të gjithë Europës Qendrore?!

Përse duhet krijuar një “hartë” e re në Europë, e cila të kujton historinë e përgjakshme dhe synimet qindravjeçare të sllavëve mbi trojet e shqiptarëve?!

Dhe me nismë të kujt e gjitha kjo; të vetë Beogradit, kryeqytet ku, “ubi, ubi, shqipëtari” është trend dhe pas ku çdo sondazhi, shumica e popullsisë, preferojnë Rusinë përpara BE-së

Dhe ja ku mbërritëm te thelbi, Rusia dhe synimet e saja qindravjeçare në Ballkan, me pikë mbështetëse për levën e vetë, Beogradin.

Rusia e ka një nga prioritet e saja Ballkanin, e kërkon të gjithin për vete atë pjesë që ka ngelur në staniacion dhe me qeveri të korruptuara. Nuk mundet dhe nuk i intereson më, as Kroacia dhe as Sllovenia.

Ato që i duhen, janë portet e Durrësit dhe Barit në Mal te Zi, të cilët ndër shkuj i ka synuar ti ketë porta daljeje strategjike, në Adriatik.

Atë herë lind pyetja, çfarë duan shqiptarët në këtë projekt?!

Shqipëria gjithmonë e drejtuar drejt perëndimit dhe Kosova e krijuar shtet, me një bazë ushtarake gjigante amerikane si “Bondstil” brenda?!

Si ka mundësi, që klasa politike që qeveris në dy shtetet shqiptare të pranojë dhe të bëhet pjesë e kësaj loje të madhe pansllave?!

Përgjigjen mund ta marrim te SPAK në Shqipëri dhe Gjykata Speciale, institucione këto që do të merren me korrupsionin e klasës politike dhe shtetarëve. Është interesant fakti që po kjo qeveri aktuale në Kosovë është deklaruar fillimisht kundër krijimit të “Ish-Jugosllavisë së vogël”, kurse tani papritur hesht dhe madje bëhet pjesë, me kokën ulur.

Ndërsa për sa i përket Edi Ramës dhe klanit të tij të korruptuar, nuk ka nevojë për shumë shantazh dhe tregimin me gisht të SPAK-ut, pasi mëkatet e tyre me paratë e taksapaguesve shqiptarë, janë sheshit.

Bota njeh precedent, kur shtetarë të korruptuar në fund fare kanë pranuar edhe dënimin e tyre, por jo hedhjen e firmës nën shantazh, kundër kombit.

Ajo që po bën Edi Rama me Isa Mustafën (dhe përse janë të detyruar) duket qartë, por shqiptarët kanë parë në shekuj shumë të tillë, që kanë firmosur në Beograd.

Syri.net 

Kategori
Uncategorized

Ballkani po vlon nga agjenturat e ndryshme ruso-serbo-sllave për të destabilizuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Prof.Dr.Mehdi HYSENI
*** Kolonializmi dhe militarizmi ruso-serbo-sllav janë rreziku permanent i Ballkanit, jo “albanizimi” e as “Shqipëria e Madhe” mbase këto nuk ekzistojnë as teorikisht e as praktikisht, por janë projekte të strategjisë dhe të taktikës politike, propagandistike dhe militariste të Beogardit dhe të Moskës, si dhe të aleatëve të tyre sllavë të Ballkanit, që të provokojnë ndonjë konflikt a luftë të re pushtuese kundër Kosovës dhe Shqipërisë.
Kjo është dëshmi se Ballkani po vlon nga agjenturat e ndryshme ruso-serbo-sllave për të destabilizuar Kosovën dhe Shqipërinë. Këtë e paralajmëron edhe propaganda e ethshme ruso-serbe-sllave, e cila, përveç akuzave të tjera të moçme shekullore, se gjoja “shqiptarët janë me origjinë sllave dhe “migrantë” dhe “emigrantë” në truallin e huaj sllav”, së fundi ka nxjerrë në sipërfaqe, edhe “ dy armët më moderne”: “Velika Albanija” dhe “Albanizacija Balkana” përmes të cilave paralajmërohen faktorët relevantë politikë dhe diplomatikë evropianë dhe gjithëndërkombëtarë, se “Ballkanin po e rrezikojnë shqiptarët”, duke kërkuar krijimin e “Shqipërisë së Madhe” dhe “Albanizimin e Ballkanit”!?

Ku është ajo “Shqipëria e Madhe”?!

Si është e mundur që shqiptarët të krijojnë të ashtquajturën “Shqipëria e Madhe” dhe, për më tepër, të “albanizojnë Ballkanin”, siç ka deklaruar “Ana Filimonova (kryeredaktore e portalit Fondi i Kulturës Straegjike Serbe) të Institutit të Studimeve Sllave të Akademisë Ruse”, kur pothuajse gjysma e territorit të Shqipërisë Etnike, tanimë, qe më se 100 vjet është aneksuar, kolonizuar, pushtuar dhe serbizuar nga Serbia e Madhe, që nga viti 1878, dhe, edhe sot ndodhet plaçkë koloniale e saj, siç janë: Nishi, Leskovci, Vranja, Jabllanica,Kurshumlia, Bllaca, Toplica, Prokuple, Presheva, Bujanoci, Medvegja, Novi Pazari…etj. Të gjitha këto territore autoktone të Vilajetit të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.
Pra, sa më sipër, këto dy koncepte ruso-serbe sllave (“Shqipëria e Madhe” dhe “Albanizimi i Ballkanit”) shkencërisht nuk kanë kurrfarë mbështetjeje, sepse asnjëra dhe as tjetra nuk figurojnë teorikisht e as praktikisht në asnjë platformë historike, politike, kombëtare dhe shtetërore të SHQIPËRISË ETNIKE (XVIII, XIX, XX, XXI), por janë sajesa politiko-propagandistike të amalgamës ruso-serbo-sllave, që kontestojnë dhe mohojnë gjenealogjinë, historinë dhe ekzistencën e kombit shqiptar në territoret e tyre etnike në Ballkan.

Kategori
Uncategorized

Telegrami kërcënues ndaj nacionalistëve në Suedi nga Sigurimi famëkeq Shqiptar.

Medi Bushati në gazeta ballkanweb.com ,nuk thotë gjithë  të vërtetën e asaj çka ndodhi në Stockholm në vitin 1976.
Nga Adil Biçaku.
Po e vërtetë:
Ne ishim organizuar dhe do protestonim paqësisht duke shpërndarë një Manifest, kundër instalimit të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Ne do protestonim kundër krimeve komuniste ndaj familjeve atdhetare antikomuniste.
Ne do protestonim kundër dhunës, arrestimeve, burgosjes, pushkatimeve të familjarëve, dhe gjith bashk_kombèsve tanë të detyruar të largohen nga mëmēdheu, për ti shpëtuar hakmarrjes së diktaturës staliniste.
Familjet nacionaliste, dhe  atdhetare diktatura po i këthente apo përdorte në një eksperiment çnjerëzor, nga më tē tmerrshëmit që mund të arrijë të llogjikojë mendja e një njeriu nga ajo kaste të çmendurish sllavo komunistë.
Ne e dinim se mbas këtij tubimi antikomunist, sigurimi do bënte gjithshka çnjerëzore mbi familjarët dhe familjet tona të mbetura atje, në mëshirë të fatit dhe duart e gjakatarëve, por ideali i jonë për një Shqipëri të lirë e të pa mvarme, për një shqipëri perëndimore, ishte më i fortë se vujtjtjet dhe hakmarrjen sllavo komuniste.
 “Ja çfarë shkruan për incidentin Medi Bushati”.
 http://balkanweb.com/site/rrefimi-i-mehdi-bushatit-si-u-zhduken-tre-futbollistet-vlonjate-para-ndeshjes-me-barcelonen/
E-post: File0023.PDF
Adil Bicaku <adilbicaku@…..
Pre 25.8.2017 15:10
Inbox

për:

Urim Gjata (urim.gjata@…..);
U përgjigje më 26.8.2017 00:54.
File0023.PDF819 kb
Ruaj në OneDrive – Personale
Evernote
E gjeta telegramin.
Ky tekst i u dha vllait tim pasi e kishin thirrur në sigurim. Posta se dërgonte por sigurimi i kishte telefonuar postes në Belësh që ta nisnin .
Të shkruheshin emnat të nanës Mevlutit (vllai) dhe xhaxhai Hakiu.
I mbaj mend të gjithë pjesëmarrësit , ca nuk jetojnë ma, . Mendimi qe të shpërndanim manisfestin që shkrova dhe e bana shumë kopie.
Ne thamë që nuk do provokojmë vetëm parrulla kundër Enver Hoxhës.
Pa fillu koncerti nji kilian, komunist, na quajti fashista , atëhere krisi fesati.
Nji shkodran Selim Kuci (Jahusi) i njifte ca  artista dhe u foli në emër atëhere kiliani shau. Selimi rahmet pastë i shkoe e kapi për fyti.
Kështu filloi që koncerti u prish. Qe midis nesh dhe kilianëve komunista dhe u sulmue skena me nji shishe. Mediu foli me Irfan Bushatin ma përpara.
Kjo do kohë të tregohet. Unë e di sepse qesh inisiatori që e pregatita disa ditë ma para.
Dhe vec mua më erdhi telegrami kërcënues i sigurimit. Unë isha familje armik populli dhe ma vonë kulak me 7 të burgosur dhe babën e zhdukur në burgjet e diktaturës.
Kategori
Uncategorized

SOKOL OLLDASHI DHE ‘GRUPISTËT’ LLAPAQEN.

Nuk di në mund ta quaj grup, apo vetem persona qe mbijetuan nën hijen e të ndjerit Olldashi. Nëse sot i ndjeri Olldashi do ishte gjalle, e them me bindje se do turperohej kur të shikonte se kush bente pjese në atë grup qe identifikohet me emrin e tij. Gjitashtu, unë e kam bindje se dhe prej atje ku ndodhet, ai serish e ndjen veten të turperuar sa here permendet emri i tij nga ata që per vite me radhe i rrinin nga pas per perfitime dhe jo se gjenin tek ai mikun, shokun, apo ku di une tjeter.

Sot, “grupistet” që kane mbetur dhe vetquhen te tille, numurohen me kokrra. Nuk kane axhendë tjeter pervecse sulmit te perditshem ndaj PD.-se. Nuk e lene sekonden, minuten, oren, diten, jave dhe muajin që mos merren perdite me sharje, fyerje dhe gjasme “dhimbje” ndaj asaj që po ndodh në PD pas zgjedhjeve te 25 Qershorit. Ata jane të pafajshem në gjithe kete histori. Ata nuk mbajne aspak pergjegjesi per humbjen. Ata duhen dhe i duhen PD vetem kur ajo eshte në pushtet dhe te vjelin prej saj te ardhura te majme, ashtu sikunder ndodhi ne 8-vitet e saj në qeveri. Jane te papare. Mezi e paskan pritur kete humbje, per te mos thene se kane punuar fort qe kjo te ndodhte. Nuk reshtin se sulmuar nga mengjesi ne darke kryetarin e PD te rizgjedhur serish me shumice. E di, edhe ketu do futin serish hundet e tyre te ndyra dhe do thone se keto zgjedhje u vodhen, u blene, u manipuluan. Te njejten gje bën edhe kur kandidoi i ndjeri Olldashi. Por ne krahasim me te, ai i njohu zgjedhjet, i dha doren garuesit dhe vazhdoi te punonte ashtu sikunder punoi per PD qe nga momenti i hyrjes ne te. Sepse Olldashi ishte Sokol, sepse Olldashi e dinte qe nuk mund te fitonte ndaj “Berishes, sepse Olldashi e dinte se nga hidhte syte Berisha shkonte fitorja, sepse edhe vete Olldashi ka qene pjese e atij shikimi nga ku u ngjit ne kariere, sepse Olldashi e dinte qe Berisha e mbajti shume afer si nje nga miqte e tij me te ngushte. E dinte se nuk mund te fitonte ndaj Bashes, ashtu sikunder e dinte qe nuk mund te fitonte as ndaj Rames ne zgjedhjet per Bashkine e Tiranes. Mbase nuk e dinte qe pas humbjes se bashkise do te shikonte më dere Ministri, por ja qe Berisha ia hapi ate dere serish edhe pse ishte humbes. Olldashi ka qene njeriu me i ngushte dhe besnik i Doktorit dhe si i tille ai kurre nuk sulmoi partine e tij, ai kurre nuk u be pale me Ramen dhe ramistet, ai kurre nuk deshi ndarjen e PD, ai kurre nuk sulmoi Bashen dhe pse mund te kishte arsyet e veta. Sepse ai e dinte se qe te sulmoje Bashen ne ato momente ishte si te sulmoje dhe perçaje PD.

Pas vdekjes tragjike te tij, nje gazete nxorri disa kabllograme në të cilen thuhej se brenda një muaji drejt tij jane bere mbi 200 telefonata dhe kercenime nga Rama. Nuk dihet se perse dhe per çfare Rama e kercenonte, por më vone u kuptua se ai i bente presion që të krijonte fraksion brenda PD dhe ti bashkohej partise se Topit. Por Sokoli ishte TRIM. Dhe si i tille ai nuk e pranoi kurrë atë ofertë duke deklaruar prerazi se une nuk shkeputem kurrë nga PD. Sepse në damarët e tij rridhte gjak i pastër demokrati dhe si i tillë ai nuk mund të bëhej kurrë palë me komunistët e rinj.

Shikoni sot ku kanë perfunduar ata që i rrinin nga pas. Shikoni sot Patozët  dhe Besnikët e kazinove. Shikoni Majlindat e paantaresuara akoma në PD. Shikoni dhe disa buzëqumshta që here pas here ndërrojne fotot e profilit te tyre duke vene atë të Olldashit. Shikoni Fundot si i janë lëshuar PD me të gjitha mënyrat e mundshme dhe mundësive që iu dha Filip Çakuli. Shikoni se si shajnë, fyejnë, kërcenojnë me parti tjeter, nxijnë çdo gjë dhe jane gati ti venë flakën PD gjasme me idene se kete e bejme per të miren e partise. Pa ta nuk ka parti. Nuk ka PD, ose ka, por me logo tjeter qe sipas tyre pritet te zyrtarizohet në shtator. Të mjerët ata. Të mjerët ata që mendojnë se do ti ndjekin demokratet në bastet e tyre.

Një gjë eshte e qartë. Sot ata i sherbejne vetëm Rames, pasi ata me çdo gjë tjeter merren dhe vetem me atë jo. Hapini ose hyni neper profilet e tyre dhe do gjeni sulme 24-ore vetem ndaj PD dhe Bashes. Hapini dhe shikoni nese gjeni ndonje status kundra qeverise. Asnje, ose ndonje i mbetur prej diteve para zgjedhjeve.

Janë në të drejtën e tyre. Të krijojne parti dhe jo vetem kaq. Te hapin kazino te reja, portale alla citynews, salla modelingu, dyqane kepucesh me taka te larta dhe resorte pushimesh. Por mendoj që DEMOKRATIN SOKOL OLLDASHI, ta lenë të qetë atje ku prehet. Mos ia ndyni emrin e bukur dhe idealin e paster. Mos flisni më në emër të tij. Sepse ai nuk bëri kurrë atë që ju po bëni sot. Demokratët nuk do ua falin. Ai jo, e JO!

Rezultate imazhesh për sokol olldashi basha berisha

Rezultate imazhesh për sokol olldashi basha berisha

Rezultate imazhesh për sokol olldashi basha berisha

  Nga S. Turtulli.
Kategori
Uncategorized

Rilindja e Sigurimit Enverist.

ALBANIAN-AMERICAN FREEDOM HOUSE

fb_img_1480437200920

Nga Tanush Kaso

Njihuni me emrat e këtyre:

I. Sigurimi i Shtetit ose siç quhet zyrtarisht SHIK-u i Vlorës

1-Agron Tozaj, Kryetari i SHIK-ut. Nip i Tozajve.

Oficer Sigurimi. Gazetar i Koha Jonë Anëtar i Komitetit Mbrojtjes gjatë pranverës së vitit 1997. Komisari i njësiteve guerile. Kish detyrë direkte të merrej me armiqtë e klasës në polici. Më 28 shkurt 1997 ka udhëhequr dhe organizuar sulmin me armë mbi SHIK-un e Vlorës.

2-Fatos Ismaili, N/Kryetar i SHIK-ut. Djali i Harun Ismailit, 25 vjet shef sigurimi. Fatos (Ismaili) ish oficer sigurimi dhe hetues. Siç thonë, është pushuar nga puna në Fier.

3-Besnik Imeri, Shef i anti Korrupsionit. Vetë ka qenë mbi 10 vjet oficer sigurimi, N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme në Kavajë, përgjegjës për ç’ka ndodhi atje më 1989-1990. Është pushuar nga puna për shpërdorim detyrë.

4-Xhevit Kafazi, oficer dhe shef Sigurimi mbi 15 vjet. Detyra e tij kordinimi i punës së grupeve guerile, gjatë pranverës 1997.

5-Kastriot Hasho, Oficer, familje enveriste. Oficer sigurimi dhe hetues. Është nip i Adil Çarçanit dhe dy oficerëve të Sigurimit Bujar dhe Astrit Aloçit, me akuzë e cila është hapur.

6-Gramoz Velçani, Familja Komuniste. Ka qenë oficer sigurimi në burgje. Në këtë detyrë Partia dhe shoku Enver shpinte njerëz më të besuar dhe që kishte prova. Pranë çdo burgu, kishte një deri në dy punonjës të Sigurimit të Shtetit, që organizonin punën me rrjetin sekret informativ. Pasojat ishin dramatikë për kundërshtarët politikë, të ish sistemit diktatorial që vuanin dënimin në këto burgje. Duke filluar nga viti 1958 si rezultat i këtyre operacioneve sekrete, u dënuan ose ridënuan me vdekje dhe zgjatjes të kohës së dënimit mijëra të burgosur politik. Tani Gramozi kthehet përsëri në SHIK, për të përsëritur tragjedinë e parë.

7-Kushtrim Lefter Shabani, Familja enveriste. Sot oficer në SHIK. Ka qënë komandant natën e 28 shkurtit 1997, kur u sulmuan dhe u vranë oficerët e shtetit shqiptar. Në adresë të tij ka disa foto dhe dokumenta të tjera.

8-Aliosha Broka. Nipi i shokut Zabit Brokaj. Oficer sigurimi për mbi 15 vjet. Ka qenë ndërlidhës ndërmjet qëndrës dhe bazës gjatë pranverës 1997. Për rezultate të larta gjatë kryengritjes është transferuar në Tiranë.

9-Ylli Meçe. Bir oficeri sigurimi. Vetë oficer sigurimi.

10-Zenel Zeneli. Shef sigurimi mbi 15 vjet. Eshtë emëruar shef seksioni. Detyra e tij të ngrinte në luftë kundër Sali Berishës zonën e Llakatundit.

11-Agron Alimema. Bir i një shefi sigurimi. Vetë shef sigurimi për mbi 15 vjet. Eshtë në ndjekje penale për vrasje, dosja e tij përmban 600 faqe materiale. Sot është në SHIK.

12-Shkëlqim Luçi. Ish oficer sigurimi.

II. Oficerë Sigurimi në Drejtorinë e Policisë Vlorë

1-Gjon Abazi. Ish oficer Sigurimi. Sot drejtor i Policisë Vlorë.

2-Mejtim Meçe. Babai i tij që nga 1945 për 25 vjet Shef Sigurimi.

Vetë Mejtimi mbi 15 vjet Shef Sigurimi, sot Zv/ drejtor i Policisë.

3-Haxhi Demiri. Ish oficer Sigurimi, Ish Drejtor i Policisë, sot është këshilltar në ministri.

4-Xhovalin Noja. Oficer Sigurimi mbi 15 vjet.

5-Zalo Matraku. Shef Sigurimi mbi 20 vjet.

6-Maze Mazaj. Ish shef sigurimi në Ishullin e Sazanit.

7-Baki Gjoliku. Ish shef sigurimi mbi 10 vjet.

8-Albert Nushi. Ish oficer sigurimi

9-Haki Hasanbega. Ish oficer sigurimi

10-Thimi Gocka. Ish oficer sigurimi

11-Sazan Ferati. Ish oficer sigurimi

12-Ali Hajdini. Ish N/Kryetar i Degës Punëve të Brendëshme Vlorë. Sot është Shef i Komisaraiatit të Vlorës.

13-Kujtim Pepa. Ish oficer sigurimi.

14-Hetem Skënderi. Ish shef sigurimi për mbi 20 vjet. Sot është marrë si shef i kundërzbulimit të Drejtorisë së Policisë.

Të gjithë oficerët e Sigurimit të Shtetit Diktatorial të Enver Hoxhës, kanë qenë me detyrë të caktuar gjatë kryengritjes të armatosur të parnverës 1997, dhe antarë të Komitetit të Mbrojtjes , njësi anti kushtetues për të cilin do të përgjigjen nesër para drejtësisë.

Sigurimi i Shtetit Komunist shkatërron pasurinë kombëtare të rrjetit të fshehtë informativ

Gazeta të persekutuarve politikë Liria A , që më 12 qershor 1997 paralajmëronte se Çfarë po i lenë trashëgim Shqipërisë duke sulmuar policinë ? Nga ky akt i turpshëm, që me mjetet më të ulta dhe me mënyrën më imorale, u sulmua policia nga Partia e Qeverisë Komuniste të sotme, dhe nga shtypi i saj, siç shihet fare qartë, Shqipërisë i mbeti trashëgim ato ishin paralajmëruar: krimi i organizuar, kondrabanda, ose ndryshe shkatërrimi i vendit, mbi të gjitha sovraniteti i vendit tënd është nxjerrë në Ankand.

Ka akoma emra që punojnë në SHIK, por që nuk janë identifikuar akoma

Kategori
Uncategorized

Kanuni i Labërisë, pasuri që vjen nga Iliria.

Nga Arlinda Canaj/

Gjatë rrjedhave të historisë, në të gjitha malësitë shqiptare ka vepruar një e drejtë dokësore, pra një ligj popullor. Ato ishin një kompleks ligjesh të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë bashkësitë, pavarësisht nga pozita dhe pozicioni shoqëror. Këto ligje njiheshin me emrin kanun. Kanuni është një kushtetutë e pashkruar.

Sipas prof.dr.Ismet Elezit mendohet që kanuni i Labërisë e ka zanafillën nga ilirët e lashtë. Këtë tezë e mbrojnë shumë studiues të huaj. Ai zbatohej në 165 fshatra të Labërisë dhe sigurisht në qytete si Vlora, Saranda, Gjirokastra, Tepelena dhe Delvina.

Kanuni i Labërisë përbëhej nga sanksionimi i etikës dhe vlerave morale si dhe parimet themelore juridike si mbrojtja e nderit, burrërisë, fisnikërisë, besës, mikpritjes, bujarisë dhe barazisë së njerzve.

Prof.dr. Elezi e vë theksin tek ngjashmëria që ka Kanuni i Labërisë me funksionimin e shoqërisë homerike që është kaq e njohur në veprat e Homerit dhe përkatësisht tek Iliada dhe Odiseu. Ka shumë ngjashmëri dhe me funksionimin e shoqërisë post-homerike. Në këto përfundime kanë dalë të gjithë vizitorët e huaj që vizituan vendin tonë gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX. Po në këtë përfundim ka dalë dhe studiuesi i famshëm japonez Kazuhiko Yamamato. Në librat e tij ai thekson tezën se struktura homerike është e përbërë nga besa, nderi, miku, gjaku dhe hakmarrja. Pra studiuesi japonez gjen shumë të përbashkëta, duke mbështetur tezën e hershmërisë së popullit shqiptar. Një tezë shumë e rëndësishme që del në përfundimin se popullsia shqiptare ka një histori zhvillimi dhe qytetërimi po aq të lashtë sa ajo e grekërve.

Kanuni i Labërisë mbart në vetvete norma shumë të lashta dhe me karakter primitiv. Ai është studiuar me shumë kujdes sepse përmban norma të së drejtës ilire, të rendit gjinor e farefisnor dhe më pas është pasuruar  me norma të të gjitha fazave që ka kaluar historia shqiptare nëpër shekuj.

Zakonet popullore u kthyen në norma juridike të pashkruara.

Në terma më të kuptueshëm ai përmbante fillimisht disa tabu, veprime që nuk duhet të kryheshin nga anëtarët e komunitetit, në asnjë rethanë. Ai shpjegon normat e moralit, norma që tregonin se kush ishte e mira dhe e keqja, si duhet të stimuloheshin veprat e mira dhe si duhet të luftoheshin të këqijat. Me kalimin e kohës të gjitha këto u kthyen në zakone të shqiptarëve.

Vendi ynë ka qenë një territor i pushtuar nga shumë invazorë të huaj. Si është e mundur që shqiptarët nuk zbatonin ligjet e pushtuesve?

Profesor Elezi e ka një përgjigje shkencore. Askush nga të huajt nuk arriti të impononte të drejtën e tij ligjore. Lebërit vazhdonin të qeveriseshin nga e drejta zakonore duke shpërfillur romakët, bizantët dhe turqit. E drejta zakonore asnjëherë nuk u asimilua nga të huajt.

Gojëdhënat popullore rrëfejnë se krijuesi i Kanunit të Labërisë ishte Papa Zhuli që ka jetuar në shekullin XI. Ai ishte një prift i Zhulatit dhe ka jetuar në kohën kur Shqipëria ishte nën pushtimin bizantin. Profesor Elezi ngul këmbë që e drejta zakonore është shumë më e vjetër dhe ndoshta Papa Zuli vetëm mblodhi atë që ishte trashëgimi e lashtë nga ilirët.

Dokumentet e para për Kanunin e Labërisë do të vinin në vitin 1492. Perandoria otomane do njihte Himarën si kryeqendrën e Labërisë. Udhëtarë të huaj të kësaj kohe si Lik, Liri, Hobhans dëshmojnë në veprat e tyre për një kod zakonor që ishte baza e qeverisjes së krahinës.

Në Kanunin e Labërisë ajo që të bën përshtypje është martesa. Sipas këtij kanuni martesa ishte monogame dhe egzogame duke i shpallur luftë çdo lloj martese tjetër. Një vend të rëndësishëm në Kanunin e Labërisë zinin normat e zhvillimit ekonomik të krahinës si dhe ndarja e sinoreve dhe pasurisë. Prona private, format e tjera të pronësisë, trashëgimia trajtohen gjerësisht. Gjithashtu  flitet dhe për sanksionet ndaj keqbërësve, atyre që shkelnin besën, marrëdhëniet në familje etj.

Kategori
Uncategorized

Në malin e Tomorrit, historia e Abaz Aliut.

Abaz Aliu është i biri i Imam Aliut dhe e ëma e tij quhej Umul Benin. Ai u lind në datën katër të muajit Shaban të vitit 26 hixhri në qytetin e Medinës. E ëma e tij, Fatime Umul Benin, ishte e bija Hizambin Khalidit, i cili ishte një ndër më trimat ndër arabët. Imam Aliu, dhjetë vjet pas vdekjes së Hazreti Fatimesë u martua me Umul Benin dhe si lidhës i kësaj martese ishte i vëllai i tij Akili.
Thuhet që teksa Umul Benini po hynte në shtëpinë e Aliut, Hasani e Hyseni ishin të sëmurë, ajo u përkujdes për ta derisa ata u shëruan. Umul Benin nuk lejonte që ta thërrisnin Fatime, sepse kishte frikën se mos Aliut dhe të bijve të tij i rikujtoheshin vuajtjet dhe pikëllimet e saj dhe kështu do të mërziteshin. Nga kjo martesë lindën kater djemë që ishin Abazi, Auni, Xhaferi dhe Osmani, por më i madhi prej tyre ishte Abazi. Fatimeja, për shkak se pati katër djem u quajt Umul Benin – nëna e djemve.
Kjo ishte kaq shumë besnike ndaj Imam Aliut saqë pas martirizimit të tij nuk u martua më, ndonëse rrojti edhe më shumë se njëzet vjet të tjera. Kur lindi Abazi, Imam Aliu i këndoi ezanin dhe ikametin në vesh, i këndoi në vesh edhe emrin e Allahut dhe të dërguarit të tij dhe i vuri atij emrin Abaz! Imam Aliu herë pas here e shtrëngonte fort në gji Abazin, i puthte krahët dhe pastaj vajtonte. Një ditë Umul Benini e pyeti shkakun se pse ai po vajtonte e ky u përgjigj, se këto krahë do të priten gjatë rrugës për të ndihmuar Hysenin! Abaz Aliu u rrit në prehrin e ngrohtë të nënës së tij besimtare dhe besnike dhe së bashku me Hasanin e Hysenin, prej të cilëve mësoi mësimet e madhështisë së njeriut, martirizimit dhe sinqeritetit.
Një ditë prej ditësh, Aliu e uli Abazin e vogël pranë tij dhe i tha atij: “Thuaj, një!”, Abazi tha: “Një!”, Imami i tha: “Thuaj, dy!”, por Abazi nuk pranoi të thoshte. Kur imami e pyeti se pse nuk thotë dy, Abaz Aliu u përgjigj: “Më vjen turp që me gjuhën që kam shprehur njëshmërinë e Zotit, të them dy!” Abazi nuk ishte vetëm i madh në trup, po ai kishte edhe një mençuri të madhe. Ai me siguri e dinte se ishte lindur për një ditë të madhe, për ashuren! Abaz Aliu mori pjesë në luftërat e të atit, në moshën dymbëdhjetë apo katërmbëdhjetë vjeçare, ndonëse atij i lejohej pjesëmarrja në luftëra. Që në atë moshë, ai ishte ndër më trimat në mesin e heronjve arabë. Në njërën prej ditëve të luftës të Sifinit, në sheshin e luftës doli një djalosh me fytyrë të mbuluar. Ushtria e Muavijes po dridhej nga frika. Ushtarët armiq pyesnin njëri-tjetrin se kush mund të ishte vallë ky djalosh, i cili me guxim të madh doli në sheshin e luftës. Nga ushtria e Muavijes askush nuk guxoi të dilte në shesh. Ai urdhëroi oborrtarin e tij që quhej Ibn Shuatha, që të shkojë të luftojë me këtë djalosh. Ibn Shuatha u përgjigj: “Mua më quajnë trim sa për dhjetë mijë luftëtarë si po më dërgon të luftoj kundër një fëmije?” Më mirë po nis një nga djemtë që të shkojë e ta vrasë atë! Muavija pranoi dhe Ibn Shuatha dërgoi në dyluftim djalin e tij më të madh. Mirëpo, ai u vra sa hap e mbyll sytë. Më tej, Shuatha dërgoi djalin e tij të dytë, po edhe ai u vra dhe kështu me radhë iu vranë të shtatë djemtë. Atëherë i inatosur Ibn Shuatha doli në shesh të luftës dhe me inat iu drejtua luftëtarit, duke i thënë se ti që më vrave djemtë, do të të vajtojnë yt atë dhe jot ëmë. Por edhe vetë ati pas një dyluftimi të shkurtër shkoi pas të bijve! Që të gjithë e shikonin të habitur këtë djalosh trim. Imam Aliu e thirri atë, i hoqi mbulesën nga fytyra dhe e puthi në ballë! Që të gjithë të habitur panë se ai ishte Abazi.
Pasi ndërroi jetë i ati, Abaz Aliu, përjetoi edhe vitet e hidhura të imamatit të të vëllait të tij, Hasanit. Vite në të cilat hiletë dhe dredhitë, dhuna dhe intrigat e Muavijes kishin arritur kulmin dhe shumë nga shokët trima të Imam Aliut dhe Imam Hasanit kishin rënë dëshmorë. Ishte periudha kur nëpër xhamitë që kontrolloheshin nga Muavija, shahej Imam Aliu, kur Imam Hasani u helmua dhe më pas ra dëshmor. Abaz Aliu ishte në moshën njëzet e katër vjeçare. Vdekja e Imam Hasanit edhe njëherë e mbyti në vaj fisin e Beni Hashimit, midis të cilëve edhe Abaz Aliu. Ky, u martua disa vjet pas vdekjes të së atit, me një vajzë të quajtur Lubabe, vajzën e Abdullah Ibn Abasit. Abdullahu ishte transmetues hadithesh dhe një prej nxënësve më të dalluar të Imam Aliut. Kështu, nusja Lubabe ishte rritur në një ambient mistik dhe fetar. Nga kjo martesë Abaz Aliu pati dy fëmijë, Ubejdullahun dhe Fazlin. Pas lindjes së Fazlit, Abaz Aliu u quajt Ebu-Fazl! Por disa të tjerë mendojnë që arsyeja që Abaz Aliu u quajt kështu, ishte për hir të mirësisë së tij të pafundme.
Gjatë gjithë jetës së tij Abaz Aliu, i kishte qëndruar pranë të vëllait, Imam Hysenit. Rininë e tij ai e kaloi duke i shërbyer atij. Në mesin e të rinjve të fisit Beni Hashim, ai spikaste më shumë se kushdo tjetër dhe gëzonte respekt në mënyrë të veçantë. Që të gjithë të rinjtë që ishin rreth tridhjetë vetë, e rrethonin Abaz Aliun si flutura që rrotullohet rreth qiriut dhe e shtrëngonin atë me dashuri. Që të gjithë ata ishin të gatshëm që të binin dëshmorë në krah të tyre. Në fushën përvëluese të Qerbelasë, kur Abaz Aliu vuri re buzët e thara dhe sytë e përlotur të fëmijëve të Imam Hysenit rrëmbeu kacekun dhe u nis për të dhënë provimin më të madh të jetës së tij. Ai u nis për të mbushur ujë dhe me trimëri çau radhët e armikut, mbërriti në breg të lumit Eufrat, e mbushi kacekun e lëkurës plot me ujë, dhe buzëthatë e hodhi vështrimin në ujin e kthjellët të Eufratit, por nuk guxoi të pijë as një gëllënkë ujë! Sepse Hysejni dhe të bijtë ishin të etur dhe nuk ishte e meritueshme që ai të shuante etjen para tyre! Armiku e dinte më së miri që përderisa Abaz Aliu të kishte krahët, nuk kishin mundësi të përballeshin me të. Kështu ata morën shenjë dhe qëlluan krahët e tij. Trimi për të ruajtur ujin, i humbi të dy krahët. Nga goditjet e armikut, ai u rrëzua nga kali. Imam Hyseni i shkoi pranë Abaz Aliut, i qëndroi mbi kokë dhe e shtrëngoi fort në gji të vëllanë e tij të dashur, i cili më pas nxitoi për te Zoti i tij, duke lënë vetë Imam Hysenin me një mal brengash dhe pikëllimesh në Qerbela. Abaz Aliu ra dëshmor në moshën tridhjetë e pesë vjeçare. Imam Sexhadi, thotë kështu për xhaxhain e tij, Abaz Aliun: “Zoti e mëshiroftë xhaxhain tim Abazin, i cili u vetëflijua në rrugën e të vëllait, duke dhënë edhe shpirtin. Ai tregoi vetëmohim të madh saqë iu prenë të dyja duart. Zoti si shpërblim atij, ashtu sikurse bëri edhe me Xhafer in ebu Talibin, si kompenzim ndaj të dy duarve të prara, iu dhuroi dy krahë për të fluturuar në xhehnet së bashku me engjëjt. Abaz Aliut, Zoti i dha një pozitë dhe rang të lartë, saqë në ditën e kiametit që të gjithë martirët do ta kenë zili atë”.
Teqeja e Kulmakut

Teqeja e Kulmakut është ndërtuar për herë të parë rreth viteve 1908, nga besimtarë vendas. Ishte një dervishije me dy dhoma me mur guri poshtë Çukës së Tomorit ose Qafa e rrugës për Abaz Ali. Në pranverën e vitit 1914, andartët grekë bënë reprezalje në drejtim të objekteve të kultit bektashianë, duke djegur e shkatërruar dhjetëra teqe në Jug. Këtyre reprezaljeve nuk u shpëtoi dot as dervishija, poshtë Çukës Abaz Ali, e cila u shkatërrua nga themelet. E ringriti dhe e themeloi teqenë e re më poshtë dervishijes (1908) në Kulmak, dervish Iliazi në vitin 1916. Ndërtimi i saj i plotë me dy kate i ngjante një kështjelle. Teqeja u ndërtua në shërbim të tyrbes së Abaz Aliut, flamurtarit të Qerbelasë. Sot kjo teqe është dykatëshe, me mjedise të mëdha, dhe në datat 20 – 25 gusht të çdo viti pret mijëra besimtarë bektashianë nga Shqipëria, diaspora, Greqia, Italia, Kosova, Maqedonia e deri nga SHBA.

Gjurmët e Abaz Aliut në Skrapar

Gjurma e Abaz Aliut lidhet me legjendën se si ka ardhur Abaz Aliu në Tomor. Përjetësimi i figurës së Abaz Aliut në Skrapar është i madh, sa gjurmët e tij dhe të kalit janë në: “Dërrasën e Kajcës”, në kufi me Përmetin; në “Taroninë” të Çepanit; në “Shkëmbin e Kanionit të Osumit” të Dhoresit; Gjurma e dorës së tij në afërsi të Bargullasit; në “Dërrasën e Novajt” dhe “Vendi i shenjtë” në veri të Tomorit (mbi Dardhë të Beratit) dhe “Çuka e Tomorit”, varri i tij kenotaf. Këto vende vizitohen nga besimtarët e dashamirësit gjatë gjithë vitit, por sidomos në ditët 20-25 gusht. Emri i Abaz Aliut është më i respektuari ndër besimtarët e jobesimtarët e trevës së Skraparit dhe në Shqipëri e më gjerë, qysh herët e deri në ditët e sotme. Abaz Aliu ishte në fluturimin e tij mitik drejt malit të Tomorit ku vajti dhe qëndroi për jetë të jetëve. Abaz Aliu, si luftëtar që ra për lirinë, erdhi dhe gjeti prehje tek mali ynë i shenjtë Tomor.

Tyrbja e Abaz Aliut në Çukën e Tomorit

Vendi më i rëndësishëm sot botëror i Pelegrinazhit Tyrbja e Abaz Aliut ndodhet larg nga teqeja e Kulmakut, 2 orë në këmbë ose 40 minuta me makinë, në lartësinë 2417 m mbi nivelin e detit, në Çukën e Tomorit. Nga burimet historike jepen të dhëna si një vend besimi nga lashtësia. Sipas Baba Ali Tomorit dhe Osman Myderrizit, Eqrem bej Vloras në shek. XV. Mustafa Tusiu dhe Haxhi Baba Horasani ngritën varrin kenotaf të Abaz Aliut, në Çukën e Tomorit. Nga ajo periudhë e deri më sot, pranë varrit të Abaz Aliut, 20-25 gusht të çdo viti organizohet pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj. Pelegrinazhit i dhanë përmasa gjithnjë e më të mëdha dervish Iliazi dhe baba Ali Turabiu. Sot ky pelegrinazh ka karakter ndërkombëtar. Në të marrin pjesë besimtarë bektashinj, myslimanë, të krishterë, nga gjithë Shqipëria, nga trojet etnike shqiptare, nga diaspora shqiptare dhe nga e gjithë bota, madje pjesëmarrja vjen duke u shtuar vit pas viti, dhe numri arrin në shifrën rekord për pesë ditë, nga 20 deri më 25 gusht për çdo vit, në 250.000 vetë.

Pelegrinët në malin e Tomorrit

Besimtarët bektashi të Shqipërisë nderojnë me një pelegrinazh pesëditor në malin e Tomorrit imamin Abaz Aliu, një nga themeluesit e fesë së tyre. Gjatë kësaj jave mijëra besimtarë janë ngjitur si çdo vit në malin e njohur të Skraparit për të ndjekur ritualet e shenjta dhe për të vizituar objektet e rralla të kultit; tyrbe dhe teqe në majat më të larta shkëmbore të Shqipërisë.
Mijëra besimtarë bektashi shqiptarë kanë nisur prej 3 ditësh pelegrinazhin e tyre të përvitshëm në malin e Tomorrit, duke vizituar tyrben e Kulmakut dhe duke bërë rituale të shenjta në nderim të Abaz Aliut. Besimtarët kanë ngritur tenda të shumta në pllajat e malit mbi 2 mijë e 400 metra mbi nivelin e detit dhe rreth 200 km rrugë në juglindje të kryeqytetit shqiptar. Për pesë ditë rresht, deri të shtunën, besimtarët po vizitojnë vendet e shenjta, po ndjekin ritualet e festës së Abaz Aliut dhe po dëgjojnë fjalimet e klerikëve të tyre mbi historinë e shenjtërimit të baba Tomorrit dhe veprat e shenjtorëve bektashi në të mirë të njerëzve.
Ritet shumëshekullore të besimit bektashi për festën e Abaz Aliut përfshijnë ndezjen e qirinjve në vendet e shenjta, dhurimin e të hollave pranë objekteve të kultit, flijimin e një deleje apo qingji dhe ndarjen e ushqimit midis besimtarëve. Këto festime po kryhen sipas traditave, që u rikthyen pas disa dekadave të ndalimit të fesë nga diktatura komuniste.
Udhëtimi i besimtarëve në këtë pelegrinazh ka nisur qysh të hënën dhe mbyllet të shtunën. Njerëzit besojnë se mbarësia e familjeve të tyre shtohet me këto vizita të vazhdueshme në malin e shenjtë të Tomorrit, dhe duke marrë prej tij si suvenir copa gurësh, dheu dhe shenja të kurbanëve për t’i ruajtur në shtëpi.
Ashtu si ndodh edhe me festat e besimeve të tjera, edhe në pelegrinazhin e përvitshëm të baba Tomorrit, harmonia fetare vlen për t’u shënuar. Besimtarë të feve të tjera i urojnë bektashinjve festën e Abaz Aliut dhe madje jo pak prej tyre marrin pjesë në pelegrinazh bashkë me ta. Bashkëjetesa fetare është një tipar shumëshekullor i shoqërisë shqiptare. Përveç ndalimit të fesë nga regjimi komunist, vrasjes dhe burgosjes së klerikëve dhe shkatërrimit të qindra kishave, xhamive e teqeve, Shqipëria nuk ka shënuar në historinë e saj asnjë konflikt ndërfetar mes njerëzve, dhe qeveritë janë kujdesur për liritë fetare dhe për të mbrojtur këto vlera tradicionale të popullit shqiptar.

ABAZ ALIU

Naim FRASHERI

Engjëll! që m’u qasë pranë
Nga i madhi Zot,
Pse më rrëfen Qerbelanë?
A do të derth lot?
Moj fush’e Qerbelasë!
Që më rri ndër sy,
Plot me gjak t’Ali-Abasë,
Vallë ç’ësht’ ay?
Ç’ësht’ ay që shkon kaluar,
Ikën si veriu,
Me dy-tri foshnja nër duar?
Ësht’ Abas-Aliu!
Shpije foshnjatë në lumë,
Se s’durojnë dot,
I ka marrë etja shumë,
E qajnë me lot!
Ujët ua kanë prerë
Janë në shtrëngim,
Si të varfër e të mjerë.
Në zi, në hidhërim.
Më ç’do an’ i ka rrethuar
Kombi faqezi,
Komb’i lik i xnallëkuar,
Posi mizëri!
Nëpër mest të ushtrisë
Të armikut shkon,
Si ëngjëll i Perëndisë,
Nd’erë fluturoni
Shigjetat si breshërimë
I vinë ngado,
Ay po si vetëtimë
Ikën nëpër ’to.
Shërbëtor’e njerëzisë
Shigjeta s’e çpon
Edhe nder’e trimërisë
Zoti e mburon.
Ç’ikën ay kal’i shkretë,
Mi dhë nuk shkel
Nga potkonjtë q’ikën shpejtë
Zjar e flak’i del!
moj kafshëz e uruar,
Mos shkel për mi dhë.
Se’shtë gjaku i bekuar,
Ikë nëpër rë!
Frat, o more lum’i shkreti
Mos këndo pa qaj,
Derth lot e rënko për jetë,
Mos qesh paskëtaj;
Se Hysejn’e Fatimesë
Me faret të ti,
E vranë komb’i pabesë,
Kombi faqezi.
Abas Aliu zu’ Tomorë,
Erdhi afër nesh,
Shqipërija s’mbet e gjorë,
Se Zoti e desh.
Hysejni desh njerëzinë,
Dhe për të u vra,
Për të shpëtuar njerinë
Ra nde Qerbela.
Hysejni ’shtë dashurija
Që fatbardhëson,
Buron soje miqësija,
Që na lartëson.
Jeziti ’shtë egërsirë,
Që sjell ligësi,
Dhe s’del soje pun’e mirë
Po dëm edhe zi.
Kushdo që bën mirësinë
E ka njerëzi
Ka besuar Alinë,
Dhe udhën e ti.
Gënjeshtra ’shtë Mavijeja,
Që prish edhe sot,
E drejta ’shtë Fatimja,
Dhe i madhi Zot.
E liga është Mervani
Që nxin e shkretën,
Djallëzija ’shtë Syfjani,
Që dhe sot dërmon.
Imamëtë dymbëdhjetë
Nga der’e Aliut,
Hoqn’e vuanë ndë jetë
Por nder të njeriut.
Zotërinj! ju qofsha falë!
Që hoqtë për ne,
Na latë vetëm një fjalë
Për bes’e fe.

Kategori
Uncategorized

Mësimdhënia sekrete e Platonit.

Nga filozofët klasik më të mëdhenj, nxënësi më i njohur i Sokratit dhe ndoshta më i devotshmi ndaj mësimdhënieve të tij, me dhunti të shumta, Platoni, rezultoi objekt studimi, por edhe kritikë të ashpër për pasardhësit e tij. Shumë u mbështetën në mësimdhëniet e tij për të futur teori të reja dhe sisteme filozofike që shumë i përdorën, zakonisht duke i përzier, që t’u shërbenin për përfitime vetiake. Sido që të jetë, Platoni ka qenë dhe mbetet një nga filozofët më të rëndësishëm të Greqisë klasike dhe nuk do të pushoi asnjëherë së studiuari nga adhuruesit e filozofisë dhe jo vetëm. Por, edhe pse janë shkruajtur shumë për veprat dhe mësimdhëniet e tij, ekziston një pjesë që nuk duket se i intereson shumë filologëve modern dhe kërkuesve. Brenda veprës të Platonit fshihen shumë dije të thella brendësore që nuk dallohen në sy të parë. Dhe megjithatë, Esoterizmi është elementi mbizotërues në veprën e filozofit të madh, i cili njohu të gjitha qendrat më të rëndësishme të dijes që ekzistonin në periudhën e tij, brenda dhe jashtë hapësirës greke.

Për njeriun

Për sa i përket përbërjes së njeriut si qenie, esoterizmi përmend se njeriu përbëhet nga dy elementë bazor: Shpirtin (e pavdekshëm) dhe personalitetin. Brenda ciklit të rimishërimeve, ajo që mbetet e pandryshueshme, e pashpërbërshme, e përjetshme është Shpirti, i cili mishërohet çdo herë në një trup të shpërbëshëm që ka karakteristika të veçanta, të cilat përbëjnë personalitetin e çdo individi. Personaliteti përbëhet nga katër mbartës themelor: trupin fizik, energjia që i jep jetë këtij trupi- që në esoterizëm quhet prana-botën tonë ndjesore dhe mendjen egoiste, i cili mendohet dhe e drejton njeriun në bazë të dëshirave dhe qëllimeve të tija personale. Këto 4 mbartës lidhen me 4 elementët krijues të botës: Tokë, Ujë, Ajër, dhe Zjarr sipas radhës.
Shpirti nga ana tjetër është ai që bën pjesë tek esenca hyjnore, është pika e shenjtë e njeriut dhe pikërisht për këtë arsye përbën një urë e cila bashkon njeriun me Perënditë. Përbëhet nga mendja e pastër dhe altruiste Manasi në sanskritisht, “nga mbartësi parandjesor Budi dhe nga shkëndia hyjnore e Vullnetit ose Atma, që është qenia e vërtet e njeriut, shkaku i të gjithë të tjerëve, INDIVIDI”.
Të gjithë këta mbartës të njeriut do të mund të kategorizoheshin edhe me një mënyrë tjetër në tre vende: Trup, Psikikë, Mendje ose Shpirt, dhe psikia përbërëse e urës midis Trupit dhe Shpirtit. Këtë ndarje e gjemë në mënyrë shumë të qartë tek Platoni ku thotë “Νουν μεν εν ψυχή, ψυχή δε εν σώματι ξυνιστάς το παν ξυνετεκταίντο” që do të thotë “Pasi vuri mendje tek shpirti dhe shpirt tek trupi (Krijuesi) ndërtoi gjithçka që ekziston”. Për të njëjtën gjë na flet Platoni, kur i referohet shpirtit dhe pjesëve të tij. Ai mendon se shpirti përbëhet fillimisht nga dy pjesë, një të vdekshëm dhe një të pavdekshëm. Pjesa e tij e pavdekshme është që burgoset brenda trupit të vdekshëm – i cili është mishërimi i Shpirtit brenda botës materiale – ndërsa ai i vdekshmi është mbartësi ndjesor dhe mendor i personalitetit. Pjesën e vdekshme ndanë Perënditë në dy të tjerë, një superior dhe një inferior dhe midis tyre vendosën “frenat”, që është mendja që arsyeton, që është intelekti fizik i njeriut. Platoni e quan pjesën inferiore dëshirori dhe e lidh me instiktet si dhe dëshirat e ulta, pjesën superiore e quan zemërori që përfshin emocionet tona të ndryshme, të cilat ndikojnë mbi gjendjen tonë emocionale. E para bazohet tek qejfi dhe përmban fantazitë dhe dëshirat, ndërsa e dyta bazohet afër kokës.
Përsa i përket pjesës së pavdekshme të shpirtit, sipas filozofit të madh quhet logjiku. Që të ekzistoi harmoni dhe drejtësi tek njeriu, duhet që kjo pjesë e pavdekshme të kontrollojë dhe të mbizotërojë mbi të gjitha të tjerat. Sipas esoterizmit, që njeriu të zhvillohet dhe të përmirësohet vazhdimisht është i detyruar që të veprojë dhe të jetojë duke u mbështetur mbi pjesën e tij Shpirtërore dhe duke kontrolluar personalitetin e tij.

Për Qytetin. Për Botën.

Këtë trepjeshmëri të Shpirtit shtjellon Platoni në veprën e tij “Republika” dhe e lidh me drejtësinë, si për sa i përket njeriut, ashtu edhe përsa i përket republikës, me caktimin e qytetarëve në tre kasta. Kjo ndarje nuk bëhet në bazë të trashëgimisë, as sipas statusit ekonomik të qytetarëve, por bëhet në bazë të zhvillimit brendësor të secilit dhe aftësisë së tij për të përdorur logjikën, duke kontrolluar personalitetin dhe pjesët inferiore të psikikës.
Këto tre kastat e qytetarëve karakterizohen nga një virtyt, gjithmonë në përputhje me pjesën e shpirtit që dominon. Kështu pra, tek ata që mbizotëron logjika – si rrjedhim janë më të zhvilluarit nga ana brendësore dhe kontrollojnë më mirë elementët e mëposhtëm të personalitetit – karakterizohen nga virtyti i diturisë dhe bëjnë pjesë tek kasta e Klerikëve. Janë ata të cilët, pasi e kanë zbatuar drejtësinë tek vetja e tyre, mund ta ushtrojnë në qytet dhe të udhëheqin drejtësisht të tjerët.
Më pas vijnë Rojtarët, ku dominon pjesa e zëmërorit tek psikika dhe karakterizohet nga virtyti i trimërisë. Janë rojtarët e qytetit, që, nëpërmjet stërvitjes së duhur mund të përdorin pjesën e zëmërorit të psikikës, duke kultivuar pjesët më të pastra dhe të larta të ndjenjave, ndërkohë që kanë kontrolluar dëshirorin inferior.
Dhe së fundmi kemi njerëzit që kontrollohen nga dëshirori dhe karakterizohen nga virtyti i modestisë. Janë bujqërit dhe artizanët e qytetit. Ndarja që bën Platoni, për arsye se bëhet në bazë të karakteristikave natyrale dhe jo në bazë të ndarjes klasore apo ekonomike nuk përmban asnjë llojë rracizmi. Të gjithë janë të dobishëm brenda Republikës së tij dhe të gjithë janë të nevojshëm. Por, që republika të funksionojë drejtësisht dhe të jetë burim i zhvillimit për qytetarët e saj, secili prej tyre duhet të ketë vendin që i takon dhe të kontribojë në përputhje me mundësitë dhe aftësitë e tij tek të gjithë të tjerët, gjithmonë me synimin e të mirës së përbashkët.
Ky është revolucioni që sjell Platoni në të dhënat e epokës me rezultat pranimin e kritikave të ashpra dhe dyshimeve të shumta. Por duke studiuar dikush sidomos këtë vepër, “Republikën”, vetëdijësohet për kuptimin e saj në mënyrë shumë natyrale dhe kupton se të gjitha këto bazohen në të vërteta shumë të thella, të cilat filozofi i zotëroi nga qëndrat e mistereve të epokës së tij tek të cilat ishte initacionuar.

Për Botën.

Të dhënat më të shumta për botën dhe krijimin e saj i takojmë tek Timeo. Edhe pse bëhet fjalë për një nga dialogët e Platonit, tek kjo vepër shprehet shumë pastër një Mësimdhënie Sekrete. “Nuk është rastësore që Platoni vendos një Pitagorian, Timeo, që ta rrëfejë, pasi Pitagorianët shprehnin në lashtësi dijet më të thella të filozofisë brendësore. Pastaj shumë studiues mendojnë se tek Timeo përmbahen dije pitagoriane të pastra, të cilat i kishte në zotërim Platoni”.
Timeo e fillon me një nga pyetjet më të rëndësishme dhe filozofike të të gjitha kohërave dhe të të gjithave sistemeve filozofike: “Çfarë është qenia? Çfarë është ajo që ekziston gjithnjë, por nuk lind asnjëherë dhe çfarë është ajo që gjithnjë lind, por asnjëherë nuk ekziston?” Është pytja e përjetshme filozofike për “atë që është” dhe “ajo që ekziston”, bota e krijuar dhe ajo e pakrijuar, e shfaqura dhe e pashfaqura.
Që tek Republika, me anë të mitit të shpellës, Platoni ndan të shfaqurën, botën e ndryshueshme materiale të iluzionit, Eterin, nga bota e vërtet dhe e pandryshueshme e Arketipeve, botës së Ideve, ajo që ngelet e Njëjtë. Atje banojnë 4 Arketipe: Mirësia, Drejtësia, Bukuria, e Vërteta, që mishërohen në botën materiale si Feja, Politika, Arti dhe Shkenca.
Përsa i përket Krijimit fillestar, Platoni nëpërmjet gojës së Timeo thotë se në fillim ishte kaosi, Por Krijuesi vendosi rregull në atë kaos dhe formoi universin, pasi vuri mendje tek shpirti dhe shpirt tek trupi, duke përdorur analogjinë, të cilën e shtjellon matematikisht gjatë veprës.
Në vazhdim përmend 4 elementët, Tokë, Ujë, Ajër, Zjarr nga të cilat, duke u bashkuar sëbashku nëpërmjet një anlogjie harmonike, Perëndia formoi botën e dukshme e të shfaqur. Nga këto katër elementët krijoi edhe njeriun me 4 mbartësit e tij të personalitetit të cilat përment Esoterizmi.
Shpirti i botës u krijua përpara se të krijohej trupi i tij dhe u vendos fillimisht në qendër. Më pas u zgjerua në mënyrë që të mbulonte të gjithë botën nga jashtë. “Këtu, në përputhje me analogjinë e strukturës së njeriut sipas Esoterizmit, mund të themi se Platoni i referohet Aurës së Botës, diçka e paaritshme për trurin njerëzor”.
Në vazhdim, lidh 4 elementët me 4 στερεά, të përbërë nga trekëndësha, të cilët kontraktohen në krijimin e botës. Lidh pra Zjarrin me Piramidën-me katër faqe, Ajrin me tetë faqe, Ujin me njëzet faqe, dhe tokën me kubin. Me anë të kombinimit të këtyre figurave gjeometrike. Perëndia krijon botën. Por ekziston edhe një στερεό i pestë që lidhet me elementin e pestë, Eterin. Është pesëkëndëshi me 12 faqe, i cili përmbahet në format e botës së padukshme, tek ekzistenca e të cilave përfundonë logjikisht, nëpërmjet arsyetimeve matematike, aritmetike dhe gjeometrike. Tek e njëjta vepër. por edhe tek të tjerat filozofi na flet për Atlantisin. duke na dhënë të dhëna të hollësishme për strukturën e saj dhe të njerëzve gjithashtu, diçka të cilën Esoterizmi e përmend shpesh herë dhe gjerësisht. Bëhet fjalë për një fazë të zhvillimit njerëzor që quhet rraca e katërt dhe banonte në një kontinent që ndodhej në oqeanin e sotëm Atlantik.
Janë kaq të shumta mësimdhëniet brendësore që gjejmë në veprat e Platonit, për të cilat do të ishte e pamundur të shpreheshin në këto pak rreshta. Lexuesi do të mund të endej më shumë në këto mësimdhënie, duke studiuar vetë filozofin dhe duke kërkuar burimet e fshehta të veprave të tij, duke i krahasuar ato me të vërtetat filozofike të Esoterizmit. Do të zbulojë se nuk bëhet fjalë thjesht për një tjetër filozof klasik, por për një personalitet shumë të zhvilluar, një njeri të ndriçuar, një Initacionant i Vërtet.

Kush ishte Platoni

Platoni ishte një filozof i Greqisë antike dhe ka jetuar në Athinë prej 427 p.e.s. deri 347 p.e.s., ai vlen si një ndër filozofët më të rëndësishëm të historisë, student i Sokratit, autor i disa dialogjeve filozofike dhe themelues i Akademisë në Athinë ku studioi edhe Aristoteli. Kjo Akademi qëndroi nëntë shekuj me rradhë.
Emri i tij i vërtetë ishte Aristokles, por më vonë e quajtën Platoni, sepse kishte gjoks dhe ballë të gjerë. Aristoteli na tregon se dikur gjatë rinisë, Platoni erdhi në kontakt me doktrinat e Kratilus, një nxënës i Heraklitit, i cili së bashku me mendimtarë të tjerë para-Sokratik si Pitagora dhe Parmenidi, i dhanë themelet metafizike dhe epistimologjike kërkimore. Por kur u takua me Sokratin filloi të thellonte më tej njohuritë drejt temës filozofike të virtytit.
E njohu Sokratin kur ishte 20 vjeç dhe qëndroi pranë tij deri në vdekjen e mësuesit të madh. (399 para erës sonë). Vdekja e padrejtë e tij ishte një nxitje për të marrë rolin e reformatorit social të demokracisë athinase. Pas ekzekutimit të Sokratit kërkoi strehim për pak kohë në Megara, pranë shokut të klasës së tij, Euklidit. Më vonë u kthye në Athinë, ku për 10 vjet i’u përkushtua shkrimit të veprave filozofike që mbajnë vulën e filozofisë Sokratike. Pastaj udhëtoi për në Egjipt dhe Cyrene, ku u shoqërua me matematicienin Theodor dhe në fund në Taranto (Itali), ku pati mundësinë të takohej me Pitagorianët, nga mendimi filozofik i të cilëve u ndikua vendimtarisht. Më vonë shkoi në Siçili, në oborrin e mbretit Dionisi i Sirakuzës, ku u njoh me vëllain e gruas së mbretit, Dionin, miqësia e ngushtë e të cilëve shkaktoi dyshimet e mbretit për komplot, kjo pra ishte dhe një nga arsyet e ndjekjes se tij nga Siçilia. Në Egina rrezikoi të shitej si skllav, por e bleu Cireni, mik i Anikerit, kështu dhe shpëtoi. Më vonë u kthye në Athinë. Themeloi një shkollë filozofike, Akademinë, e cila ndodhej rreth një milje jashtë mureve dhe mbante emrin e heroit Attic, Akadimo, (387 para erës sonë). Shkolla e famshme funksionoi për rreth një mijëvjeçar, derisa e mbylli perandori Justinian më 529 p.e.s. Për të tretën herë, Platoni vizitoi oborrin e Sirakuzëve më 361 p.e.s, me qëllim pajtimin e Dionit me Dionisin. Por situata ishte aq serioze sa që kësaj rradhe rrezikoi akoma dhe jeta e tij. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Arxitës dhe Pitagorës, shpëtoi pa pësuar asgjë. Por të njëjtin fat nuk pati edhe Dioni, i cili u vra më 353 p.e.s. Kështu Platoni humbi njeriun mbi të cilin kishte bazuar shpresat për realizimin e ideve të tij politike. Qysh atëherë dhe deri në fund të jetës së tij i’u përkushtua mësimdhënies dhe shkrimeve me karakter filozofik.

Veprat e tij

Tipar kryesor i filozofisë së tij është konsiderimi i njohurisë si kujtim. Sipas Platonit, shpirti i njeriut para se të binte në botën e gjërave jetoi në një botë ideale, botën e ideve. Atje njohu thelbin e vërtetë të gjërave. Gjërat që janë ndjerë nga njeriu në dimensionin e botës materiale janë vetëm imitime, ‘hije” idhuj të botës reale. Prandaj njeriu nuk zbulon, por kujton të vërtetat që dikur njohu në botën e ideve. Të gjithë kanë brenda vetes dijen e të vërtetën dhe ajo ç’ka duhet të bëjnë është thjesht t’i risjellin në mend. Në fund të fundit etimologjia e së vërtetës do të thotë situata sipas së cilës gjërat nuk janë harruar, janë të njohura, të dukshme, (pra, “realitetin”). Filozofia platonike është gjithashtu ideokratike. Prezanton domethënë teorinë e ideve, që janë tipat e përgjithshëm dhe shekullorë të gjërave. Janë gjërat thelbësore që perceptohen nga logjika dhe jo nga ndjenjat. Të ndjeshmet i konsideron idhuj të ideve. Kështu identifikon dy botë: të ndjeshmen që ndryshon vazhdimisht dhe ndodhet në rrjedhë të pandalshme kundër Heraklitit dhe atë të mendimit, e cila mbetet e pandryshueshme, idetë e së cilës strehohen në tokë qiellore. Këta janë tipat e lashtë të kësaj bote të dukshme, modelet dhe shembujt e përjetshëm. Në shpirt dallon tri pjesë, logjistikën, spiritualen dhe të dëshirueshmen. Prandaj dhe njeh tre virtyte: diturinë, guximin dhe urtësinë, secila prej tyre korrespondon në një pjesë të shpirtit. Të tre këto virtyte i paralelizon me tre telat e lirës, të lartmen, të mesmen dhe nitin. Por të treja së bashku duhet të zhvillohen në harmoni, me qëllim që logjistika të qeveris si hynji, spiritualja ta dëgjojë si ndihmëse dhe të dyja së bashku të drejtojnë të dëshirueshmen që të mos operojë të bëhet parim, pasi është pjesa më e ulët e shpirtit. Dhe nga zhvillimi harmonik i tri virtyteve përbëhet drejtësia që është harmonia e tri virtyteve të tjera. Sepse qyteti është reflektimi i njeriut, dhe tek ai dallon tri gjini, parlamentaren, luftaraken dhe financiaren. Të cilat janë respektive me tri pjesë të shpirtit. Ashtu si tek njeriu edhe në qytet duhet të ketë drejtësi, domethënë harmonia që arrihet në qytet, kur secila prej gjinive kryen punën e vet pa synuar të bëjë të të tjerëve. Platoni shkroi 36 vepra gjithsej, përveç “Apologjisë” dhe dialogje. Në shkrimet e Platonit vërehet imitimi i mësimdhënies së Sokratit, i cili didaktonte dialogje. Vetëm tri dialogje, “Simpoziumi”, “Shteti dhe Ligjet” mbajnë tituj nga përmbajtja e tyre. Në të gjitha dialogjet diskutimin e kryeson Sokrati. Në dialogjet më të vjetra ruan imazhin e Sokratit të vërtetë, ndërsa tek më të rejat fshihet vetë nxënësi. Ndikimi i tij ishte jashtëzakonisht i madh.

Kategori
Uncategorized

EMR

AL in Sweden.

muxhahedinet

Një grup prej 155 muxhahedinësh ka mbërritur në Shqipëri gjatë muajit gusht, në kuadër të marrëveshjes me SHBA-në për pranimin e tyre.

Shihni postimin origjinal 520 fjalë më tepër

Kategori
Uncategorized

Borgjezët dhe damat shqiptare para diktaturës. Shikoni luksin e tyre.

 

Edhe Shqipëria kishte dikur borgjezët dhe damat e saj. Të ndarë sipas zonave apo besimeve fetare, ata tregonin pushtetin përmes tokave, pronave por edhe të hollave që kishin.

Pikësëpari, ata binin në sy nga veshja. Shikoni disa nga këto foto që janë bërë rreth viteve 1890 dhe në fillim të shekullit XX, duken aristokratët e Shqipërisë nga jugu në veri.Aty do të shikoni damat e Shkodres, katoliket që tregojnë hijëshinë dhe krenarinë e tyre.

Ose mund të shikoni aristokratët e jugut, shpesh herë të besimit orthodhoks që tregojnë përmes veshjeve të tyre gjendjen ekonomike. Ajo reflektohet në bizhuteritë apo në veshjet popullore.

Kjo zgjati deri në fillim të komunizmit, pasi më pas nuk ekzistuan më borgjezët. Ata madje u persekutuan dhe u keqtrajtuan, për faktin se ishin të pasur.

Kategori
Uncategorized

MOKRA KA VDEKUR- REPORTAZH NGA EDISON YPI.

MOKRA KA VDEKUR- REPORTAZH NGA EDISON YPI

Sigurimi kriminal ende prezent në çdo skutë, nostalgjikët e kudondodhur të kurvit dhe kurvizmit që kanë në dorë ekonominë dhe politikën, gjoja konservatorët cryptoislamikë ca katundarë mercenarë që ja vënë shkrepsen Shqipërisë për pas lek. Këto dhe të tjera përbëjnë një tablo aq dëshpëruese sa duket sikur në Shqipëri nuk ka njerëz për së mbari. Por ndoshta s’është për t’u merakosur. Seriozët dhe të ndershmit mund të mos jenë në Parlament, nëpër partira, në administratë, por diku ata fshihen, diku ata janë strukur. Ndoshta kanë mbetur burra zamani nga ata me mustaqet deri te veshi, nga ata që dinë si pihet rakia, dinë si respektohet Kanuni, për shembull në Mokër.

Afër Quksit, një polic rrugor;

-Mokra është e bukur, ka ajër të pastër, njerëz të urtë. Por kot lodhesh. Në Mokër s’ke për të gjetur asnjë pijetar, do gjesh vetëm qumështorë.

Në krye të rrugës në ndërtim që do dali në Qafë Plloçë, një banor i Karkavecit, sapo dëgjon për mokrarë me mustaqe deri te veshi si bri cnapi, vë duart në kokë, qesh me të madhe, dhe thotë; Vazhdo-vazhdo, ik e gjeje mokrarin me mustaqe në të satëme.

Te ura e Golikut ku nis Mokra, dy tipa që rrinë ulur veç e veç mbi dy gurë si dy Mendimtarë të Rodenit, bëjnë shenjë ti marr. Do marr vetëm njërin, u them, për ta dramatizuar paksa qëllimisht situatën. Ai që hyn në makinë, i thotë tjetrit që mbetet në terra ferma; Zoti të ndihmoftë me ndonjë furgon që ndoshta do kalojë këndej më vonë, takohemi në Velçan. Pastaj më drejtohet mua; Sa mirë që vajtke në Velçan ore. Dukesh jabanxhi. Pa merak. Më ke mua për kallauz. Kur të arrijmë në Velçan do të çoj te disa mokrarë nga ata që të duhen ty me mustaqe te veshi.

Ndërkohë që pasagjeri vazhdon të dërdëllisi, para sysh shpalosen panorama mahnitëse; lumë, përrenj, ura mesjetare, pllaja, kodrina të gjelbëruara, dhe fllad që të ngjeth nga kënaqësia. Llafazani vazhdon; Kam zbritur në Karkavec. Jam nga Velçani. Nga Proptishti ngjitemi në Velçan. Mund t’i biem edhe nga Slabinja, por është më larg. Nuk shtyhet udhëtimi me njerëz që heshtin si ai miku që e lamë në Golik. Je me fat që më more mua që flas, që bisedoj, dhe jo mikun tim dudum që as flet as kuvëndon.

Proptishti është fshat më i mjerë se fshatrat e horrorit në filmat e Hollivudit. Sot është ditë Pazari. Sapo ka kaluar mesdita. Kanë mbledhur rraqet. Pazari, njëkohësisht sa qesharak dhe vajtimtar, është mbyllur. Çfarë ka lënë pas ai Pazar i ngratë duken më tepër si mbeturina sherri. Pazari i Proptishtit që ndoshta kenë parë udhëtarët europianë në shekullin e 15 me siguri ka qënë më i pasur. Sot vetëm shapka, lakra, kumbulla, hekurishte, rraqe, asgjë tjetër. E mbyllëm Pazarin për sot, por po deshe e hapim përsëri për ty, thotë një hokatar. Shtëpitë e Proptishtit janë të vjetra, të vogla, të këqia, pothuajse rrënoja. Në dallim me fshatrat e tjerë të Shqipërisë ku shtëpitë janë sa më të dukëshme, shtëpitë e Proptishtit duken sikur fshihen. Për të parë mes pazarxhinjve ndonjë me mustaqe madhështore, harroje.

Pas Proptishtit të rraqeve, te një kthesë takova dikend xhveshur nga mesi e lart që po ikte përpjetë drejt fshatit Laktesh. E quanin Trëndafil. Trëndafili, një bohem disi naiv, tha; Po pate merak se ngatërron rrugën, vij të shoqëroj në Pogradec, pastaj kthehem më këmbë. Aty ndërhyri llafazani që më tha te veshi; Mos e beso Trëndafilin. Është budalla.

Fshati Laktesh duket si qumësht i thartuar që nuk ka mundur të bëhet kos.

Në një krua pa hyrë në Velçan, bab e bir po freskohen vetë dhe po i japin ujë mushkës. Mburren për ujin e dridhshëm të burimit dhe natyrën e bukur. Mir o mirë, desha tu them, mirë uji brisk, natyra madhështore, historia heroike, po ju, ju si jeni ?

Në të hyrë të Velçanit, llafazani rrenacak zbret. Premtimet për të më treguar burra me mustaqe gjigande kishin qënë rrena.

Fshati Velçan shtrihet si një litar i lodhur përgjatë një harku si patkua. Rruga e litarit të patkoit është e asfaltuar. Madje edhe e ndriçuar me ca drita që duken si gozhdët e patkoit.

Velçani si pamje dhe si klimë, është një marramendje që të lë gojëhapur. Velçani si vend ku jetojnë njerëz, është tmerr.

Në të dalë të Velçanit, u freskova te një krua. Pasi ja thera teposhtë nëpër ca kthesa, u kujtova se në krua kisha harruar kapelen. U ktheva e mora. Tatëpjetë anës rrugës u llafosa pak me një mokrar që kishte vetëm 1 dhëmb në gojë. Më la pa ment ai mokrar. Nuk u ankua për katastrofën stomatologjike, por përkundrazi, u mburr se “me vetëm 1 dhëmb në gojë bluaj gjithçka”. Çfarë bluan me atë dhëmb të shtrembër si ushtar i vetmuar që duhet ti bëjë dhe fitojë të gjitha betejat darviniane për mbijetesë ? këtë mokrari nuk e tha.

Slabinja, copë e çikë. Nja katër a pesë krijesa fantazmagorike pa asnjë gram dhjamë në bark janë mbledhur rreth furgonit të një mokrari të fryrë si me barrë.

Nga një ulluk i madh betoni që nuk kuptohet ku nis e ku bitis, merret vesh se aty rrotull po ndërtohet një hidrocentral, e vetmja gjë në ndërtim e sipër në Mokër.

Nga Slabinja zbres në një përrua. Pastaj përpjetë ku rruga e re ka bërë lëmsh trafikun inekzistent, dy makina të vogla me gjithë katundin brenda që vijnë rrotull nëpër pllajën plot pluhur pa ditur nga t’ja mbajnë si dy milingona që ua prishi folenë dikush që kaloi andej dhe bëri shurrën. Kamionë të mëdhenj katallanë të ngathët vërtiten si në jerm duke ngritur në Qiell pluhurin e Ferrit.

Në Trebinjë, çesma ku para se të pish ujë duhet të thuash “Bismilah Rrahman e Rrahim” me surrat nga Qielli, rrjedh e qetë prej shekujsh. I vetmi lokal i Trebinjës është i mbyllur. Pasi ka ngrënë fasulnik, pilaf, mish viçi, speca djegs, dhe ka kthyer një dopjo, pronari i lokalit ja ka fut me gjumë në mes të ditës.

Pak përtej Trebinjës, Podgozhani, fshat kristian. Mullixhiu i Podgozhanit të bën menjëherë të ditur se është ballist denbabaden, i ka pasur njerëzit në burgje dhe internime, ja kanë pushkatuar një xhaxha në Dunicë, mulliri shkon mirë, shtylla e korentit në dimër do shembet nga dëbora dhe do bëhet hataja.

Pak më tutje, menù për mbretër si unë që këtejpari kalojnë rrallë; Një podgozhanas krejt si e Sharl Aznavuri këndon “A Capella” këngë ruse; “Kalinka”, “Katjusha”, “Oçi Çiornie”, “Mbrëmje në periferi të Moskës”. Kënaqesh ta dëgjosh këtë Sinatra lokal që pas pak nis e të kall datën duke bërtitur; Voinà-voinà-voinà, soldat-soldat-soldat. Tmerrohesh. Megjithatë Pavaroti mokrar vazhdon; Nga Stalingradi në Berlin, urrà-urrà-urrà. E pyes adhuruesin e “Korit të Ushtrisë së Kuqe”; Ç’deshi gjermani në Dunicë ? Përgjigjen njëzëri Stalini dhe e shoqja; U, po si ore ç’deshi gjermani në Mokër, operacioni i dimrit, operacioni i qershorit, urdhërat e shokut kurvi, i harrove ti këto ?!

Te “Varri i Grekut” një Gaz 63 me motorr Wolksvagen, domethënë Stalini me Hitlerin krahaqafë.

Rruga për Dunicë ku janë bërë luftra dhe ka lapidar kushtuar të rënëve për Atdhe, është vjedhur aq herë sa është premtuar.

Çobani i dhive, pa kërrabë, pa gunë, pa fyell, vetëm me shkop në dorë dhe zhele në trup, thotë me një vendosmëri dhe kryelartësi kërcënuese se është komunist, nuk ka shtëpi, nuk është i martuar, dimër-behar fle në pyll.

Mokrarët janë shtatlartë, pa dhjamë në bark. Kanë nofulla të gjëra të forta, ballë të lartë. Ecin disi të kërrusur me këmbë pak të hapura. Si ilirët e gravurave, në moshë mesatare flokët u bëhen të ergjënte, dhe nuk u bien kurrë, as në pleqërinë e thellë. Nuk pashë asnjë femër, as e vjetër as e re. Asnjëri nuk pati kredit në celular, as sa për të më bërë një zile. Pushtonjës të ndryshëm, austriaku, francezi, Haxhi Qamili, italiani, gjermani, partizani, ballisti, s’dihet pse kanë kanë kaluar këndej ku ka vetëm shkëmbinj e gurë.

Ka ca shkarrashkruesa lart e posht nëpër Internet që glorifikojnë një Mokër që nuk ekziston, bëjnë sikur lartësojnë heroizmin e Mokrës ndër shekujt, flasin e bërtasin për Mokrën me fshatra në gryka malesh si fole dallandyshesh, me kisha të vjetra, me gjith’ata mullinj si Hollanda. Janë dallavere mafjozësh mokrarë të rehatuar në Pogradec, Korçë, Tiranë, të cilët përdorin këtë mënyrë kriminale për t’ju gëzuar ikjes nga fukarallëku dhe për tu mbyllur gojën atyre që vazhdojnë të jetojnë në Mokër në kushte shtazarake.

Pika që s’u bie. Mokra e sotme plot me rrena dhe delire turbekulare migjeniane, Mirditën e sotme, Pukën e sotme, Gramshin e sotëm, Devollin e sotëm, nuk i arrin as për një mijë vjet, pa folur për Myzeqenë e sotme që nuk do ti afrohet kurrë.

Nga Goliku në Vërdovë, Mokra ka vdekur. Mokra e sotme është një varr i madh, një arkivol kilometrik i hapur. Për ta mbyllur dhe kallur në dhè atë arkivol, lypset kapaku, çekiçi, gozhdët, dhe kortezhi mortor hileqar i zagarëve që Mokrën e vranë.

Ky artikull është shkruar posaçërisht për gazetën “Albanian Free Press”

Kategori
Uncategorized

Vrasja e të rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990.

Vrasja e të rinjve korçarë dhe kolonjarë në kufi më 23 gusht 1990

Në orët e para të mëngjesit të datës 23 gushtit 1990, të rinjtë nga Korça largohen nga hoteli (në Ersekë) ku qëndronin dhe bashkë me shokët e tjerë nga Erseka i drejtohen kufirit me Greqinë në postën kufitare të Rehovës. Grupi i të rinjve qëllohet nga njësiti i postës kufitare. Si përfundim,

U vranë:
Petrit Bashkim Ajdini nga Korça, 26 vjeç
Artur Xhevahir Kërcelli nga Korça, 25 vjeç
Niko Stefan Joti nga Erseka, 24 vjeç
Safet Irfan Rrapo nga Erseka, 31 vjeç

U arrestua Avni Sami Rumi, 27 vjeç nga Kolonja, i cili u dënua me 4 vjet burgim. Realizoi arratisjen vetëm Pandush Thanas Nica, 29 vjeç nga Korça. Kufoma e Safet Rrapos u gjet më vonë pasi kishte marrë edhe dëmtimet e rënies nga shkëmbi. Si rrallë herë, trupat e pajetë të të rinjve iu kthyen familjeve. Ceremonia e varrimit në Korçë ndaj dy të rinjve u kthye në një demonstratë të fuqishme antikomuniste. Për këtë arsye u ndaluan 12 persona, të cilët janë dënuar.

Ky postim u kushtohet kujtimet të këtyre të rinjve të humbën jetën në moshë të re në mënyrë tragjike, pikërisht atëherë kur mendonin se Shqipëria po ndryshonte. Fotografitë janë të ngjarjes së 23 gushtit 1990.

Kategori
Uncategorized

Pesë ditë në Tropojë.

NGA: REXHEP SHAHU/

-reportazh më të debuarit prej Kosove – fillim qershori 1998-.

 

Lajmi se në Tropojë u dyndën shumë shqiptarë nga Kosova, pleq, gra, fëmijë, të përzënë nga ushtria e policia serbe, në mikrofonin e Radio Kukësit u përcoll me urgjencë dhe tronditje.
Zërat tanë në mikrofon dridheshin. Kolegët e mi filluan ta ndjejnë më shumë Kosovën dhe dhembjen e saj.
Iu luta kolegëve të informacionit të mos i fyenim njerëzit, duke i quajtë refugjatë, por vëllezër e motra, siç jemi në të vërtetë.
Në radio Kukësi e në Radio Tirana ashtu ndodhi por në shtypin e shkruar të Tiranës jo.
Nuk di nga kush, por në shtyp shpallën se të ardhurit nga Kosova kanë zgjebe dhe në numrin e sëmundjeve ngjitëse futën edhe lodhjen dhe depresionin.
E ndërsa temperatura ishte 30 gradë plus, thuhej në shtypin e shkruar të Tiranës se ka vdekje nga të ftohtit. Lindjet në kohë i shpallën të papritura…
Raportoja si çdo ditë për Radio Tiranën, duke theksuar bisedat telefonike me Tropojën.
Nuk rrihej më në Kukës edhe sikur të mos ishe fare gazetar.
Të flisje dhe të shkruaje për ata njerëz nga Kukësi, pa shkuar në Tropojë, më dukej sikur thoja a tregoja përralla, “na ishte njëherë”.
Në orën 7:00, të datës 3 qershor 1998, u nisëm, bashkë me Xhemilin, djalin e xhaxhait tim, që këtë ditë u punësua në UNHCR, në Tropojë, me makinën e OSBE – së të Kukësit, që do të shkonte në Qafë-Prush.
Kanadezi i zyrës së OSBE-së në Kukës, një burrë simpatik, pasi mori vesh për “aventurën” time pyeti me njëfarë ironie: “A ka shumë idealistë, që duan të shkojnë në Tropojë pa makinë”.
I fola për Konicën dhe thënien e tij për idealistët.
Në Qafë – Prush mbërritëm në momentin kur tre policë serbë u dorëzuan një notë proteste policëve shqiptarë.
“Një shqiptar ka kaluar kufirin 20 metra në piramidën C 6/2”. Serbët protestojnë dhe kërcënojnë: “Do të ndëshkoheni rëndë!”
Policët tanë u kërkojnë takim në vendngjarje. Serbët turfullojnë dhe largohen duke kërcënuar.
Një shqiptar paska kaluar kufirin! Pimë kafe me Xhemilin te një lokal i braktisur nga klientët dhe shikoj poshtë nga fshati Zgjeq.
Dikur këtu nga një plak pata dëgjuar variantin shqiptar të Edipit mbret.
Kulla e Kurpalëve sipër dhe mendja më shkon tek historia e tyre e bujshme, e panjohur dhe e pabotuar (poeti Agim Spahiu ka lënë të përfunduar historinë e Kurpalëve).
Në postë mbërrin edhe makina e zyrës së OSBE-së Bajram Currit dhe sjell dy anglezë që do të vinin në Kukës.
Vështrojmë nga Gjakova. Qytetin e ka mbuluar një tis i hollë mjegulle. Me dylbi shohim katër shtëpi, tek një fshat pa hyrë në Gjakovë, që po digjeshin. U këmbyem me dy anglezët që do të vinin në Kukës dhe, pasi na mori në makinën e tij shefi i zyrës së OSBE-së së Tropojës anglezi fantastik Bill Fokstën, u nisëm për në Bajram Curri.
Në dukje i rëndë, por tepër interesant, ai filloi të tregojë për krahun e majtë që e kishte zëvendësuar me një krah artificial. Kishte qenë ushtarak dhe dukej njeri me përvojë.
Ishte rreth të 50-ave. Kishte ndihmuar shqiptarët, që vinin nga Kosova,duke i marrë vetë në makinën e tij të OSCE-së nga kufiri për në qytetin Bajram Curr.
Dëshmitë e tij ishin tronditëse: “Fshatra të rrethuar nga artileria,që goditen papushim deri në shkatërrim. Fëmijë të lemerisur, që vështirë të shërohen. Gra, pleq të dërmuar…”. Ai fliste por biseda nuk mund të regjistrohej. E lamë për të nesërmen në mëngjes, për një intervistë për radio.
Në Kam të Tropojës ishte shkreti. Në ballë të klubit të vogël, ku pimë kafe, ishte një flamur kombëtar i qëndisur. Anglezi flet. I them se nga anglezi Noel Malcolm është botuar një histori e Kosovës. Shumë i interesuar më lutet t’ia gjej atë libër. “Do të vij ta marr në Radio Kukësi atë liber, më thotë ai shumë i interesuar”. Dhe unë mendova, sa pak di bota për ne shqiptarët…
Diskutimet tona vazhdojnë.
Tund kokën në shenjë pohuese kur i them se konflikti ynë me serbët është etnik. Pohon, kur i them se i dobëti, inferiori, frikacaku bën masakra në pleq, gra e fëmijë. I them se të njejtat masakra Serbia i ka bërë edhe më 1913 në Lumë. Serbët kanë nxjerrë me bajonetë fëmijën nga barku i nënës. Më ndjek me vëmendje, kur i tregoj një histori të viteve 50’ në Kosovë.
“Një serb kishte vrarë disa pjestarë të familjeve shqiptare.E fusin në burg. Nga tronditja nuk qëndronte në qeli. Pas ndërhyrjeve del i lirë. Shkon dhe vret pjestarë të tjerë të familjes shqiptare. I shpëton një fëmijë pa vrarë. Përsëri e dërgojnë në burg. Fillon të çmendet. Me shumë ndërhyrje del nga burgupërsëri. Shkon dhe vret fëmijën e vetëm, që kishte mbetur nga familja shqiptare. Pas kësaj vrasjeje shkon vetë në burg duke thënë: “Tani jam gati vetë të bëj burg se nuk ka kush më vret”.
Nuk njihet historia juaj, më thotë anglezi, po sot për ju gjykohet ndryshe. Ai nis të tregojë se si e kishin arrestuar dikur serbët. I kërcënova duke u thënë se po ta marrë vesh familja ime, do t’ju ndjekë dhe do t’ju vrasë të gjithëve.
-Kaq familje të madhe keni? e pyeta.
-Po, m’u pergjigj. Familja ime është shteti im, kombi im.
Bajram Curri, një grusht qytet, në këmbë të Majës së Hekurave. Shkëlzeni, i hirtë, i rri përbri. Valbona a lag këmbët. Vapa përvëlon. Hotel “Shkëlzeni”gumëzhin. Qyteti po ashtu. Ndonjë makinë e çmendur të drithëron trupin me shpejtësinë e saj. Në Tropojë nis e ndjehesh ndryshe. Harron veten. Në sytë e të gjithëve dhembje, tronditje.
Mirëpritem në pushtetin lokal. Ndërkaq dy IFA me të ardhur nga Kosova shkarkohen në shesh. Dhembja dhe pafajsia në sytë e tyre më fut friken për t’i pyetur.
Druhem se i lëndoj. Ndez mikrofonin. Ofshamat regjistrohen të parat. Nuk u del fjala nga goja. Loti u rrjedh nga sytë. Një vajze i mblidhet kokrra e lotit në mjekër. Fëmijët, të këputur, në krahë nënash të drobitura. Fëmijët të zbathur. Gra me këmbë të enjtura, të përgjakura.
-Cfarë po ndodh në Kosovë, oj loke?
-Kiameti, o bir. Hasmi na dogji.Na shkatërroi shtëpinë. Na i shembën kullat. E pesta ditë që sillemi andej – këndej, nëpër male. Katund më katund. Hej, faleminderit oj Tropojë.
Të shumtë janë tropojanët që u thonë: “Ejani në shtëpinë time. Sa të jena. Keq po hekim. Bashkë po rrimë. Me futë kryet brenda.
Të qarat e fëmijëve i dominojnë të folurat me zë të lartë të tropojanëve.
Pyes për një nënë, që i ka vdekur djali tre vjeç,në Bjeshkët e Junikut.
-Kanë vdekur disa fëmijë, më thonë.
Nisem për në spital. Drejtoresha e spitalit, Shake Rexha, është e fyer, sepse ekipi i Ministrisë së Shëndetësisë, me ministrin në krye, nuk e ka vizituar spitalin. “Aparaturat nuk janë në gjendje të mirë. Personeli nuk është i plotë”. Ajo qesh kur e pyes për zgjeben.
-“Përralla gazetarësh”.
Diarreja, thotë ajo, është sëmundje e përhapur për shkak të lodhjes, të pangrënit dhe depresionit nervor. Ilaçet që kanë ardhur falas, nuk po shpërndahen. Ka edhe lindje në spital.
Para dy orësh, u një djalë, Çlirim ia vunë emrin.
-Të gjithë do t’i pagëzoni Çlirim?
-Jo. Ai, që ëshët lindur përpara quhet Flaktrim.
Një mjeke e re më sjell nënën e Çlirimt. Ndërsa unë bisedoj me të, vjen lajmi se ka mbërritur një i plagosur. Është një burrë mbi të 60-tat.
-Çfarë ke, bacë?
-Më ka rreh milicia se nuk i dorëzova djemtë dhe armët.
-Ku i ke djemtë?
-Qe ku jena, më përgjigjen të tre.
-Pse ju kërkon policia?
-Jemi të UÇK-së.
-Të UCK-së…? Po çfarë kërkoni të tre në spitalin e Bajram Currit?
Nis sërish bisedën me të plagosurin. Shumë njerëz ka nëpër korridore. Dikush më fut krahun. Më nxjerr pas një lokali, para spitalit dhe më thotë:
-Ua bëre mirë atyre të treve.
-Po ti kush je ?-e pyes
-Jam i UÇK-së, më thotë. Desha të flas me ty se po nisem për në front.
Nuk i besova, por i thashë: Të këndoftë pushka, si të këndon goja!
Pasi kam zënë vend te hotel “Kosova”, marrim vesh se çmimi i fjetjes ishte trefishuar.
“Njëherë na erdhi rasti”,- thotë pronari i hotelit.
Një gazetar shqiptar, që punonte për të huajt, më krijoi mundësinë të dal në Padesh.
Dyfish më e rëndë gjendja në komunën e Tropojës.
Si për një hero flasin për Isa Meminë, kryetarin e komunës.
Edhe më e rëndë gjendja, duke iu afruar brezit kufitar. Njerëz që nuk ecin, por zhvendosen, bëjnë më tutje, të humbur, të harruar, që nuk mund të shkëputen nga tmerret e luftës.
Një nënë vajton se i ka mbetur fëmija në shtëpinë që e kanë shembur e djegur serbët. Qante edhe qielli në vaj, por edhe më i rëndë është vaji i gjyshes. M’u kujtua vaji i Ajkunës…
T’u shkrimbtë drita ty o mori hanë,
Që s’ma çove atë natë një fjalë
Në lugje të verdha shpejt me dalë,
Bashkë me hy në një vorr me djalë…
Shefi i UNCHR – së për Tropojën, Andrea Harper, një australian i palodhur dhe fort i përkushtuar, rend vetë bashkë me Xhemil Shahun që t’u japin ujë të gjithëve sa dalin në kufi. Mund të jetë ai njeriu që ka marrë më shumë urime nga njerëzit,që kanë ardhur në Tropojë.
Kanë mbushur makinën e tyre plot me shishe uji dhe i çojnë në vendin ku të ardhurit mbërrijnë në kufi, që t’i gjejnë shishet me ujë ata që vijnë.
Shumë gjëra ndodhin aty, por jo të gjitha mund dhe duhet t’i mësosh.
Një grumbull tjetër i madh shqiptarësh të dëbuar vjen pasdite.
Makinat janë gati. Kuajt gati. Mikpritësit tropojanë, gati.
Jo çdo zemër mund ta durojë dhembjen që mbartin shqiptarët që vijnë.
Është një nënë e re, vetëm 34 vjeçe. Loti është shterrë në sytë e saj. Ka pesë fëmijë, nga një deri në dhjetë vjeç, I kanë mbetur jetimë. Në sytë e saj dhe të fëmijëve ka tmerr. Ia kanë vrarë të shoqin. Kanë gjashtë javë ecejake. S’i çelet goja. Gjashtë javë endje nëpër male me pesë fëmijë në krah. Shpreson tek babai i të shoqit të vdekur, që është në Gjermani. Ka tërhequr fëmijët zvarrë në thes se s’ka mundur t’i mbajë në krahë. E shoqëron vëllai i vet, që duket sikur ka lënë frontin, për të shoqëruar motrën me fëmijët e do të kthehet të shkojë në luftë.
“Edhe pse kemi pak armë, më thotë ai, do ta shkatërrojmë Serbinë. Me pasë armë sa serbët, në Rusi e çojmë”, më thotë ai.
Në darkë mblidhen gazetarët. Ata që shkruajnë nga klubi mbledhin të dhëna nga kolegët e tyre.
Vjen Astrit Ibro dhe më thotë se kishin ardhur nga Radio Tirana me Izet Durakun, Jaho Margjekën dhe Artan Kutrën.
Dola t’i takoj, ndërkaq telefoni nuk punon përsëri.
Sa gjëra kanë ngelë pa treguar për shkak të atij dreq telefoni.
Nisemi vonë për në Bujan, tek shtëpia e Jaho Margjekës, bregut të Valbonës.
Zhurma e Valbonës më ngjan si vaji i Kosovës, sikur këndohet një këngë rrëqethëse:
C’janë këto vorre babë, tue punue?
Nuk janë vorre tue punue,
Por janë llogore për me luftue…

 

(Fragment nga Libri im ne proces Lufta ime per Kosoven).

Kategori
Uncategorized

Pas milionave ‘të hedhura’…edhe Europa ka të drejtë!

Pas milionave ‘të hedhura’...edhe Europa ka të drejtë!

Nga Nevila Xhindi/

Ëndrra “Europë” prej kohësh përpëlitet të na japë një mësim, për njëmijë e një arsye që po e zhbëjnë përditë ëndrrën dhe punën e shqiptarëve drejt Europës dhe Europës për shqiptarët!

E ndjeva të përmend njërën prej tyre…financimin europian!

Taksapaguesit europianë, të revoltuar nga pasiguria e jetës, prodhuar nga krimi i organizuar i drejtuar nga shqiptarët, u kërkojnë shpesh llogari qeverive të tyre për Shqipërinë “që prodhuan” paratë e tyre europiane në 27 vite!

Ku shkuan? Si u ndanë? Kush dhe sa përfitoi? Përse shqiptarët janë ende problem?

Në raportet zyrtare të BEs thuhet se nga mbështetja financiare për një Shqipëri drejt Europës, përfituan institucionet shqiptare dhe shoqëria shqiptare, progres i ngadaltë dhe  Shqipëria është ende në tranzicion e me demokraci të brishtë: ka korrupsion, renditet si Kolumbia europiane për hashash, ka krim të organizuar…

Qindra miliona euro të injektuara në 27 vite në shoqërinë shqiptare, si grante, si asistencë teknike dhe si kredi të buta. Qindra e mijëra shqiptarë të trainuar, miliona euro projekte për rritjen e kapaciteteve dhe cilësinë e burimeve njerëzore, për cilësinë e institucioneve, projekte ndërgjegjësimi, kualifikimi për stafet e administratës publike,  stafet e universiteteve si qendra edukimi të së ardhmes, stafe doganash, policia e shtetit. Miliona euro për zhvillim rajonal, infranstrukturë, ekonomi, bujqësi…

Por europianet përjetojnë realitet tjetër nga shqiptarët: krim- drogë- prostitucion!

Shtohen emigrantët, shtohen kërkesat për azil, shtohen kërkesat për bashkim familjar, aplikimet për punë…ikin studentët, ikin të rinjtë e papunë, ikin familje shqiptare…ikin të ditur, të paditur, me profesion e pa profesion. Rrugëve të  Europës…ikin!

E ndërsa Europianët kërkojnë llogari për milionat europiane të “hedhura” në Shqipërinë që duhej të ishte “bërë” tashmë dhe u bëjnë presion qeverive të tyre, e kështu presion ne Shqiptarëve se do na i heqin vizat, ne Shqiptarët në vend që të kërkojmë llogari qeverisë sonë që nuk ndalon dot krimin, korrupsionin, drogën e që i shtyn njerezit  e papunë drejt Europës, ne e përjetojmë si padrejtësi heqjen e vizave. Po, po, sepse për shumë prej nesh Europë do të thotë të jemi të lirë të lëvizim drejt saj, pa u ndjerë përgjegjës për asgjë!

A dimë ne shqiptarët ti kërkojmë llogari qeverisë sonë për milionat europiane të eurove, dedikuar për ta bërë Shqipërinë…ti bëjmë presion qeverisë sonë për të luftuar korrupsionin,  krimin e drogën? apo dijmë veç të hedhim në kuti votën e shitur për pesë lek?

Europa e ka zgjidhur! Dhe në emër të taksapaguesve të saj i bën “presion” një qeverie të papërgjegjshme si e jona, që mendjen e ka tek timoni e tepsia, që është kthyer në fole të ngrohtë për krimin e organizuar, që flet e flet, i fton të rinjtë  kuvendeve me platforma mavi dhe nuk bën asnjë përpjekje për të ardhmen e punësimin e tyre.

Ky presion nuk e lë pa vëmendje edhe opozitën Shqiptare që të reagojë, që të jetë e fortë, të jap e të jetë shpresë, besim dhe tu ofrojë shqiptarëve alternativa për jetën europiane!

Europa ka zgjedhur të mos heshtë, të na bëjë “presion”  ne shqiptarëve, për më shumë përgjegjshmëri dhe kërkesë llogarie ndaj qeverisë.

Fundja të drejtë ka, pas milionave “të hedhura” që ne shqiptarët të ishim e mira e vetes dhe e të tjerëve!

Kategori
Uncategorized

Shqipëria Orienti i Europës.

Kategori
Uncategorized

Grupi Lira, dëshmi e qytetërimit korçar, zemra dhe emblema e tij.

Nga/

Korçarët e vjetër mbajnë mend mirë ditën e themelimit të Korit “Lira” njësoj si ditën e ngritjes së flamurit. Kori Lira, ky emër kaq i vjetër, përmban në vetvete thesarin e këngëve të qytetit duke u bërë simboli i vetëm i këngës qytetare korçare.

Kori “Lira” është formuar rreth viteve 1917 – 1922 si vazhdimësi e formacioneve instrumentale – korale dhe e grupeve të asaj kohe “Djelmëria Korçare”, “Kori i ushtrisë”. Në shtypin e kohës thuhet se koncertin e parë ky grup koral e dha bashkë me bandën “Vatra” në palestrën e qytetit më 22 tetor 1922, datë e cila u quajt nga populli korçar si dita e themelimit të këtij grupi. Pas vitit 1928, drejtimin e këtij grupi e mori profesori i ri i muzikës, i cili kishte mbaruar studimet e larta ne Konservatorin e Bukureshtit, zoti Sotir Kozmo.

Ai si profesionist punoi për rritjen e cilësisë së grupit, por ka edhe meritën, sepse ngriti të parin grup koral me vajza në qytetin e Korçës. Meritën kryesore në këtë zhvillim e kishte rinia korçare, si edhe ata që shkruan tekstet e këngëve dhe kompozuan muzikën për to, siç janë: Mihal Grameno, Thoma Nasi, Spiridon Ilo, Koli Rodhe, Mihal Ballkameni dhe shume të tjerë, të cilët kanë mbetur anonimë. Gjatë këtyre 83 viteve të ekzistencës se tij, grupi ka krijuar më shumë se 200 këngë patriotike, lirike dhe satirike të trevës së Korçës.

Vlen të theksojmë se në ngritje të emrit të Korit “Lyra” kanë influencuar edhe koncertet e përbashkëta me artistët e mirënjohur si Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Jorgjica Filce, Gaqo Çako si dhe me pianistet e njohura, Lola Gjoka dhe Karmen Nako. Gjate viteve të ekzistencës se tij ky grup ka ndryshuar vazhdimisht përbërjen si të drejtuesve ashtu edhe të pjesëtarëve të cilët largohen kryesisht për arsye moshe. Pas vitit 1944 “timonin” e grupit e mori zoti Kristaq Osmanilli, i cili u largua në vitin 1979. Që nga ky vit drejtimin e grupit e mori dirigjenti Jorgo Nano me titullin e lartë “Artisti i Merituar”, i cili po e drejton atë me aftësi dhe kompetencë profesionale edhe sot. (2009).

 

Formacioni

Tenorët

  1. Sotiraq Vangjeli
  2. Ritvan Shëllira
  3. Kristaq Pula
  4. Thanas Konini
  5. Llazi Balashi

Tenor i II-të

  1. Serafim Xhanë
  2. Nesti Luarasi
  3. Piro Suljoti
  4. Nesti Ceci
  5. Koço Lalazi
  6. Vaso Qirinxhi

Bas/baritonë

  1. Vani Trako

Pjerin Pojanaku

  1. Ylli Naço
  2. Niko Raci
  3. Vangjush Sara
  4. Gjergji Terezi
  5. Zhani Nase

Soprano

  1. Joli Nano
  2. Agi Nano
  3. Ervis Minaj
  4. Dona Tytymçe

Alto

  1. Tereza Cingo
  2. Liza Tare

Intrumentistë

  1. Ilia Lulo (Flaut)
  2. Nesti Tasellari (Mandolinë e parë)
  3. Mihallaq Mano (Mandoline e dytë)
  4. Niko Stratobërdha (Mandoline e dytë)
  5. Pandi Tasellari (Kitarra)
  6. Ylli Cekrezi (Kitarra)
  7. Zhani Llogori (Fizarmonikë)

 

Këngët

O moj ti me syt’ e zinj

O moj ti me sytë e zinj,

Mi ke flokët porsi ar,

Eja brezin të ta marr,

Se po s’ardhe do të vij.

Ref:

O moj ti me syt’ e zinj,

Që ke buzët si qershi,

Falma dorën dhe mos rri,

Se po s’ardhe do të vij,

O moj ti me syt’ e zinj,

Me ato lule rreth ne,

Nëm një lule të mos vdes,

Se po s’ardhe do të vij,

O moj ti me syt’ e zinj,

Me vështrim si rrufe,

Falmi sytë e që më sheh,

Se po s’ardhe do të vij.

 

Ikë te thashë

Ikë të thashë më s’ të dua,

Dashuri me ty më s’du’ më s’dua,

As syt’ e tu të t’i, të t’i shikoj,

As emrin tend të ta degjoj,

Prehje për ty mos pa’ mos pastë,

Leshrat mishrat t’i co’ t’i copëtosh,

Kur emrin tim të ma,

Të ma dëgjosh.

 

Vajzë pse rri menduar

Vajzë pse rri e menduar

Je ligur, je treturë

Vajza ime, shpresa ime

Ç’maraz të ka mbeturë

Ref:

Vajza ime, shpresa ime

Je ligur, je treturë

Xhanka ime, zemra ime

Ç’maraz të ka mbetur

Ky marazi yt ç’më hëngri

Rrush i bardhë i pjekurë

Vajza ime del nga vendi

Nga vendi kur del argjendi.

Kategori
Uncategorized

Kryeministri i Shqipërisë që përfundoi duke pastruar pusetat dhe ujërat e zeza.

 

    

NJË KRYEMINISTËR PASTRUES I BANJOVE TË QYTETIT

Shumë banorë të Elbasanit e mbajnë ende mend pastruesin e banjave te markata e qytetit. Një plak i gjatë, i kërrusur, me çizme llastiku ngjyrë jeshile deri në kupën e gjurit, një palë pantallona doku dhe që tërë ditën pastronte jashtëqitjet e qytetit. Por të paktë ishin ata që e dinin se pastruesi i fekaleve të qytetit dikur kishte qenë kryeministër i vendit.

Kushërira e tij, Dudush Biçaku, tregon: “Ishte e rëndë për ne kur e shikonim Ibrahimin plak që pastronte banjat e qytetit. Sapo vinte në shtëpi, pikërisht ky pastrues, bisedonte në gjermanisht me babën tim. Të dy kishin studiuar në Vjenë dhe bisedat e tyre ishin të nivelit të lartë. Ne gratë kujdeseshim sa të mundeshim për të duke e pastruar dhe larë. E megjithëse ishte pastrues i banjave, Ibrahimi e mbante veten shik. Pasi lahej, ai shpesh vendoste kravatë”.

Didija tregon se të qenit pastrues i banjave ishte si dënim që i bënë Ibrahimit, sepse më parë ai punonte roje i varrezave të qytetit. Por teksa bëhej një ceremoni e varrimit të një personaliteti në një gazetë doli një fotografi ku në sfond dukej edhe armiku Biçaku. Kaq mjaftoi që nga roje varrezash, ta “ulnin në detyrë” si pastrues i banjave të qytetit.

Kush ishte Ibrahim Biçaku:

Lindi në Elbasan në 1905, në familjen Biçakçiu, ishte djali i vetëm i patriotit të shquar Aqif Pashë Biçakçiu. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më pas ndoqi ne Vjenë, të mesmen dhe studioi në dy fakultete, atë të në Akademinë Tregtare të Vjenës për Agronomisë dhe për Shkenca Politike.

Zotëronte gjuhët Gjermanisht, Italisht, Turqisht, Anglisht. Në 1926 pasi i vdes i ati, kthehet nga Vjena dhe merret me administrimin e pasurive. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora) në Tiranë, dhe kafe “Flora” (këtu ka punuar dhe Enver Hoxha), pronar i Shoqërisë tregtare “Ibrahim Biçakçiu”, bashkthemelues i Shoqërisë “Albiger” që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjellur traktorin e parë në Shqipëri.

Jeta në politikë

Për herë të parë në politikë shfaqet në 1937, gjatë regjimit të Mbretit Zogu I, duke u bërë deputet (i pavarur) i Elbasanit. Pas këtij mandati shkëputet nga politika, për t’u rikthyer në shtatorin e vitit 1943 si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe. Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare (Gjermania po tërhiqej), ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria,pushtetin i’a dorëzon forcave të LANC-it pa bërë rezistencë.

Gjyqi special dhe burgosja

Gjatë periudhës mars–prill 1945 në Tiranë u zhvillua i ashtuquajtur gjyq special ndaj atyre që u konsideruan “kriminelë të luftës”. Rreth 60 politikanë, ushtarakë etj. ndër to edhe Ibrahim Biçaku, djali i vetëm i Aqif Pashë Elbasanit[3]. Gjyqi special u zhvillua në ish-kinema “Kosova” sot Teatri Kombëtar, drejtuar nga Koçi Xoxe (i cili më vonë në 1946 deri 48 do marri postin e Ministrit të Brendshëm, dhe vetëm 4 vjet pas do dënohet me pushkatim si Agjent i UDB-së Jugosllave), dhe Bedri Spahiu.

Nga dënimi kapital me vdekje, atë e shpëtoi një peticion i nënshkruar nga elita e kohës në Elbasan, në të cilën shpreheshin se ai ridhte nga një familje patriotike dhe bamirëse, dhe se nuk ka pasur kurrë qëllim të vepronte kundër popullit të tij. Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë qenë edhe figura të luftës si Myslym Peza (familjet Peza dhe Biçakçiu kishin miqësi të hershme) i cili ka deklaruar se: “Kur ishte kryeministër i ka sjellë babës në Pezë dy kamionë me armë”.

Marrë nga libri i Roland Qafokut ‘Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë’ dhe Wikipedia

Kategori
Uncategorized

GEGOFOBIA DHE TROPOJANIZIMI I KRIMIT.

GEGOFOBIA DHE TROPOJANIZIMI I KRIMIT

Alfons AL Zeneli.

Edhe sikur grabitesit e turisteve austriake te kishin qene vertet nga Tropoja , sigurisht qe nuk do kish asnje te keqe dhe asnje cudi sepse hajdute e grabites ka ne cdo vend, krahine, qytet e fshat. Megjithate per hir te se vertetes duhet thene se nuk ka asnje vend ne planet ku miqte te trajtohen si ne Malsine e Gjakoves. Aktet e mikipritjes atje jane aq te thjeshta, te natyrshme dhe irracionale sa shkojne deri ne kufijte e mistikes. Raste e shembuj mund te gjesh e deshmosh edhe sot e kesaj dite me mijera, cka do te thote se mikpritja atje nuk eshte thjesht nje vlere muzeale. Gjithsesi, grabitesit e para pak diteve qe sulmuan turistet austriake, nuk ishin tropojane. Po pse u “ngaterruan” reporteret? I lejohet nje reporteri kinez mbase te mos njohe ndonje zone te humbur ne kufi me Tibetin, por jo nje shqiptari te ngaterroje Puken me Tropojen.
Historia e tropojanizimit te krimit nuk eshte e tashme. Ajo ka origjinen e saj jo rastesore. Vatrat e percmimit dhe urrejtjes krahinore zene fill qe ne lindjen e PKSH ne inkubatorin indeologjik sllav. Kjo urrejtje dhe kjo gegofobi vazhdoi duke u forcuar dhe sofistikuar gjate viteve te para te clirimit, vazhdoi gjate gjithe periudhes se diktatures komuniste e vazhdon ne forma te ndryshme deri sot. Per pinjojt e zones se pare operative (ne kuptimin politik te fjales), ka qene e padurueshme qe te pranohej si autoritet madhor politik “maloku”, “ceceni”, “ai qe s`di te flase shqip”.., pra Sali Berisha. Te metat apo gabimet e tij gjate qeverisjes dhe drejtimit te shtetit , i jane atribuar origjines nga Tropoja dmth nga Veriu. Jo nga padija jane permendur si shtrate gabueshmerie “bajraktarizmi” apo Kanuni. Nuk dua te zgjatem ne detaje dhe histori sepse do te hynim ne nje diskutim te gjate. Por dua te kujtoj nje periudhe tipike ku sulmet u perqendruan ne menyre pervrse nga manjake mediatike kunder Tropjes dhe Veriut ne pergjithesi, vitin `97-2000. Ne nje gazete, kam lexuar edhe lajm te tille : ” Arrestohet nje grup grabitesish. Filan Fisteku (emer mbiemer), Y.Z (emer mbiemer), B.G (emer mbiemer) dhe dy tropojane”. Ose botohej denoncimi i nje gruaje te cilen e kishin e grabitur: Ajo thoshte per gazeten : “..ishin me maska. Nga e folura m`u duk se ishin tropojane”. Per te mos permendur revanshin prej shejtani te Frrok Cupit kur shprehte i alarmuar shqetesimin se disa familje malsoresh te vendosura ne zonat e Bregut, mund te rrezikonin te folmen e minoritareve. Nuk di nese ka lidhje apo jo, por me duhet te shtoj se Frroku nderkohe ka qene shqiptari me numurin me te madh te vizitave ne ambasaden Jugosllave dhe greke…dhe se ushtaret e UCK i cilesonte si xhihadiste nga Jemeni. Midis qindra rasteve te tille te manipulimit te se vertetes, me kujtohet dhe nje liber ku pershkruheshin 11 rastet e perdhunimeve ekstreme ne shqiperi botuar shume vite me pare me autor Zamir Dule, ish gaztar i Koha Jone. Libri titullohej “Perbindeshi i Tropojes”. Meqe ne kete liber jane publikuar rastet ekstreme te perdhunimit, logjikisht i bie qe rasti i Tropojes te jete me monstruozi perderisa dhe eshte perzgjedhur si rast perfaqsues. Mirepo po te lexosh librin, nuk na rezulton keshtu. Aty, me sa me kujtohet, eshte pershkruar dhe nje rast ne Korce, ku babai pasi perdhunon vajzen e vet 18 vjecare, e grin me thike dhe e flak. Atehere, lind pyetja se perse autori zgjodhi si titull perfaqsues pikerisht perbindshmerine e Tropojes e cila nuk ishte aspak me e perbindshmja? Perse nuk e titulloi librin “Oerbindeshi i Korces” meqe perbindshmeria e ketij rasti ua kalonte te gjithe perbinshave te tjere??? Vetem nje medioker i lig do te thoshte se kjo erdhi pasi qe autori eshte nga Devolli. Pra tropojanizimi i krimit nuk ka qene kurre si rezultat i mangesive ne njohurite gjeografike dhe as meskinitet apo ligesi e vogel rurale. Ajo ka qene pasoje e nje politike virusale te instaluar qemoti nga Miladini, Dushani, Zvetozari dhe Velimir Stojnici dhe e kultivuar prej pasardhesve te tyre te cilet nuk e braktisen kurre sjelljen qe u diktoi krijuesi.
Ndaj i siguroj njerezit se nese duan te mrekullohen nga madheshtia e shpirtit te nje njeriu, le te shkojne e te bujne ne nje shtepi te thjeshte malsoresh kudo ne Malsine e Gjakoves. Le te shkojne papritur, pa paraljmerim dhe te shohin se si shkelqen fisnikeria. Nuk ka fytyre me gezuar ne bote se sa ajo e nje malsori tropojan kur sheh ne deren e shtepise se tij qofte mikun, qofte dhe te panjohurin. Dhe keto nuk jane vargje legjendash apo eposi. Jane sinteze e perditshmerise qe ngjan ne ate toke te bekuar me njerez te bekuar.

Kategori
Uncategorized

Sporti nën përkujdesjen e Princeshës në kohën e Mbretit.

 

Gazeta beogradase “Pravda” e 25 nëntorit të 1933 e botoi shkrimin: “Shqipëria punon me përkushtim dhe me qasje moderne në përgatitjen fizike të rinisë së saj”. Gazeta shkruante se nga Shqipëria më nuk vinin vetëm lajme për hedhje guri, por kudo ndjehej përkushtimi i madh ndaj sportit.
“Skuadrat e sportit nuk paguajnë pulla takse për kërkesa drejtuar institucioneve shtetërore. Nuk paguajnë as telefon apo telegraf. Kur skuadrat udhëtojnë me avion jashtë shtetit paguajnë bileta me gjysmë çmimi”.
Në artikull thuhej se sporti ishte nën mbikëqyrjen e motrës së mbretit, princeshës Myzejen Zogut, e cila ndante shpërblime, dekorata dhe medalje të çmuara për sportistët, kurse Lidhja e përgjithshme e sportit në Shqipëri, e themeluar më 1929, numëronte 5000 anëtarë, ndërkaq çdo disiplinë sportive zhvillohej vetëm sipas rregullave ndërkombëtare.
Në Shqipëri ishin themeluar disa klube tenisi, kurse në Korçë dhe Durrës kishte skuadra të vaterpolos dhe notit. Gjithashtu ishin themeluar klube çiklizmi, motoçiklizmi apo automobilizmi, ndërkaq organizoheshin gara me barka motorike dhe me vela. Kishte shumë adhurim për atletikën dhe si shembull i mirë përmendet kampionati kombëtar i juniorëve, ku kishin garuar mbi 250 pjesëmarrës. Shteti e përkrahte shumë futbollin, i pranuar “me shumë simpati”.
“Ka 50 skuadra të regjistruara. Kampioni në tre vitet e para ishte S.K. “Tirana”, kurse palmën tani ja ka marrë “Skënderbeu” i Korçës”.
Qeveria i kishte urdhëruar bashkitë “skuadrave të reja, të cilat lindnin si kërpudhat, t’u jepeshin terrene sportive”, kurse “për ndërtimin e një stadiumi të madh në Tiranë ishte ndarë një kredi prej 200 mijë dinarësh”.
“Shkurt, sporti po lulëzon në Shqipëri. Mbreti Zog është adhurues i madh i kulturës fizike. Me nismën e tij, sporti është bërë lëndë e obliguar në shkolla, kurse rinia po garon me entuziazëm të pashoq”.
Gazeta e theksonte se sportit shqiptar i mungonin garat ndërkombëtare.
“Deri tani vijnë skuadra futbolli nga Podgorica, Nikshiqi dhe Cetinja. Herë pas here vjen ndonjë skuadër nga Greqia dhe shumë rrallë nga Turqia. Kur duket ndonjë flotë franceze, angleze apo italiane, atëherë garohet me marinarët, por ata luajnë futboll mesatar dhe prej tyre nuk mund të mësohet shumë”.
Kjo gazetë shkruante se në Shqipëri vinin edhe trajnerë të huaj, që angazhoheshin nga skuadra të ndryshme sporti.

Mark Temali për shportin shqiptar

Në të njëjtën gazetë, pra në “Pravda”, të 23 gushtit 1934, u botua shkrimi “Letër nga Tirana: Shqipëria para Lojërave Ballkanike” të Mark Temalit, që vlerësohet si “një prej figurave më kryesore të sportit në Shqipëri”.
Shkrimi i shkruar për gazetën “Pravda” në prag të Lojërave Ballkanike, që mbaheshin për herë të pestë në Zagreb, është pasqyrë gjithëpërfshirëse e organizimit të sportit në Shqipëri.
“Sporti në Shqipëri është ende në zanafillë. Thuhet se shqiptarët për herë të parë kanë parë lojë futbolli gjatë okupimit, kurse atletika ka nisur të zhvillohet vetëm pas Luftës Botërore. Por sporti deri më 1920 zhvillohej me ritëm shumë të dobët. Pas këtij viti mori hov të madh në Shqipëri”, shkruan Temali për “Pravda”.
“Shoqatat sportive nisën të themeloheshin nga viti 1927 dhe ishin nën përkujdesjen e qeverisë. Me këtë hov zhvillimi të sportit në Shqipëri besojmë se shumë shpejt do të jemi të barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit”, shkruan Temali, që si seli të sportit shqiptar e veçon Tiranën, ku organizoheshin kampionate në shumë disiplina sporti.
“Këtu luhet futboll i shkëlqyeshëm dhe ka atletë shumë të mirë. Në secilën garë janë të pranishëm përfaqësuesit e qeverisë. Këtu ka disa fusha të bukura për ushtrime, kurse qeveria ka ndarë kredi për ndërtimin e një stadiumi të madh dhe modern për 50 mijë shikues”.
Krahas Tiranës qendra sportive ishin Shkodra e Korça. Në Korçë, shkruante Temali, “ka një stadium shumë të bukur, ku futbollistët dhe atletët ushtrojnë nën përkujdesjen e trajnerëve”. Korça kishte edhe sallë sportive dimërore.
“Sporti në Korçë ka kushte më të mira për zhvillim e përparim. Qytetarët janë shumë solidarë me sportistët e tyre”.
Sipas autorit edhe Durrësi kishte fusha të mira sporti dhe besonte se “për disa vite do të bëhet qendër e sportit shqiptar”.
Në Durrës, përveç futbollit, ishin të zhvilluar edhe sportet verore.
Përparim kishin shënuar edhe Elbasani, Himara dhe Gjirokastra, kurse Pogradeci organizonte kampionatin e notit.
“Skuadrat tona nuk marrin ndihmë nga shteti, por gëzojnë privilegje të mëdha. Rol më të madh luajnë bashkitë, ku dallohet Tirana”, shkruan Temali.

Skuadra e Tiranës me trajner hungarez

Autori S. Iveziç, në shkrimin “Organizimi i sportit shqiptar në duart e shtetit”, i botuar në “Vreme”, më 18 nëntor 1934, veçonte organizimin e mirë të skuadrave sportive, veçanërisht S.K. “Tirana”.
“Deri para do kohe kampioni i Shqipërisë, S.K. “Tirana” udhëhiqej nga trajneri hungarez z. Samuel Singer. S.K. “Tirana” ka 64 lojtarë, të ndarë në 6 ekipe. Kryetarit të S.K. “Tirana” Peki Selmanit, një sekretar shtetëror në kryesinë e qeverisë, i mungoi përkushtimi ndaj klubit prandaj në vendin e tij erdhi avokati Dr. Shundi”.
Gazeta shkruante se për çdo vit organizohej kampionati shtetëror i futbollit, ku garonin shtatë skuadra. Skuadra e fundit në renditje kalonte në kategori më inferiore, vendi i saj plotësohej nga një skuadër e re që nuk kishte garuar në kampionat.
“Vitin e kaluar kampion ishte S.K. “Skënderbeu” nga Korça, kurse këtë vit është S.K. “Tirana” nga Tirana. Në kampionat garuan: S.K. “Tirana”, “Bashkimi Shkodran”, “Teuta” nga Durrësi, Sportklub “Vlora”, “Gjirokastra” dhe “Skënderbeu”. Skuadër më e dobët ishte Gjirokastra, kurse vendin e saj e zuri S.K. “Elbasani”.
Skuadrat shqiptare shquheshin për disiplinën sportive. “Të gjithë e dëgjojnë trajnerin, komisarin apo referentin. Çdo gabim dënohet me 3 javë pezullim, gabimi i dytë është njëvjeçar, kurse për gabimin e tretë lojtarit i merret e drejta për sport”.
Skuadrat shqiptare gjithashtu zhvillonin përballje ndërkombëtare, kryesisht me skuadra nga Mali i Zi.

“Tirona” sipas gazetave serbe

Skuadra që përmendet shumë herë në mediat serbe është S.K. “Tirana”, për të cilën thuhet se ishte themeluar më 15 gusht 1920 (ose më 16 gusht 1920 sikurse qëndron në faqen zyrtare të skuadrës).
Në vitet e 30 të shekullit të kaluar, kjo skuadër shpesh zhvillonte përballje ndërkombëtare, duke mposhtur skuadra të njohura nga Jugosllavia e atëhershme. Gjatë raportimeve shpesh theksohej loja cilësore e skuadrës shqiptare.
Sivjet kjo skuadër përjetoi rënien nga Kategoria Superiore. Një gazetë serbe e kohës shkruan se e njëjta i kish ndodhur edhe në vitin 1933, por atëherë situata dukej ndryshe, sepse skuadra e parë ra në kategorinë e dytë, por ishte skuadra rezervë që u ngjit në kategorinë superiore.
Në shkrimin “Kjo nuk ka ndodhur! Zëvendësimi shpëtimtar”, të botuar në “Vreme” më 21 maj 1933 shkruhej: “Këtu ka ndodhur e pazakonshmja. Në Shqipëri ka ndodhur që skuadra e rangut më të lartë të luajë në rang të dytë. S.K. “Tirana” me ekipin e parë zuri vendin e fundit dhe u desh të garonte në rangun e dytë, kurse skuadra rezervë zuri vendin e parë në kategorinë e dytë dhe kaloi në kategorinë e parë! Përndryshe, këtu futbolli po përparon vazhdimisht. I ndihmuar shumë prej shtetit futbolli merr shumë hov. Është interesant se deri tani më mirë qëndron Korça. “Skënderbeu” është i pari në kampionat, i dyti renditet “Bashkimi” i Shkodrës, i treti është “Sportklub” nga Kavaja dhe e katërta është “Teuta” nga Durrësi”.
Në vazhdim ua përcjellim edhe disa shkrime të kohës në gazetat serbe, që flasin për sukseset e klubit “Tirana”.

Tirana kampion i Shqipërisë

“Tiranë, 1 gusht – Javën e kaluar përfundoi kampionati i futbollit në Shqipëri. Këtë vit kampionatin e fitoi klubi i sportit “Tirana” dhe së shpejti do të fillojë përgatitjet për një turne nëpër Jugosllavi” (Pravda, 2 gusht 1934)

S.K. Tirana – S.K.Cernogorec 7:0
“Cetinjë, 7 gusht – Sot në stadiumin e Cetinjës u luajt ndeshja miqësore ndërmjet S.K. “Tiranës” dhe S.K. “Cernogorecit” nga Cetinja. Ndeshja u ndoq me shumë interesim. Në stadium erdhën numër i madh shikuesish, për të cilët ky atraksion sporti paraqet ngjarje të rrallë. Në tribunë ishin ngritur flamuri jugosllav dhe ai shqiptar. Para orës 5 arritën lojtarët shqiptarë që u pritën me muzikë ushtarake (…) Saktësisht në orën 5 gjyqtari z. Vllado Mitroviq e filloi lojën. Në pjesën e parë të dy palët luajtën lojë të mirë, me shumë momente interesante. Pjesa e parë megjithatë përfundoi me barazim 0:0. Pjesa e dytë ishte katastrofale për vendasit, sepse pësuan humbje që askush nuk mund ta paramendonte. Golat vinin si rrëke shiu, sa publiku i revoltuar filloi ta braktiste stadiumin. Pas çdo goli të shënuar binin boritë ushtarake duke ekzekutuar marshin përshëndetës. Te shqiptarët u dalluan mbrojtja dhe portieri. Ata e prezantuan denjësisht sportin shqiptar. Ndeshja përfundoi me rezultatin 7:0 për Tiranën” (Vreme, 8 gusht 1937).

Cernogoraci në deshjen e kthimit e mposhti kampionin e Shqipërisë me 4:2 (2:2)

“Sot në stadiumin e S.K. “Cernogoracit” u luajt ndeshja e revanshit ndërmjet kampionit të Shqipërisë S.K. “Tirana” dhe S.K. “Cernogorac” nga Cetinja. Ky duel sportiv u ndoq nga një numër shumë i madh spektatorësh. Nuk kujtohet të ketë pasur ndonjë ndeshje me kaq shumë publik. Për ta parë ndeshjen, turma erdhi me kamionë nga Boka e Kotorrit. Pas humbjes së djeshme katastrofale 7:0 në favor të “Tiranës”, për çka duhet të mbajnë përgjegjësi funksionarët e S.K. “Cernogoracit”, sepse nxorën në terren një ekip të dobët, sot me një ekip të shkëlqyeshëm ishim më atraktiv se sa “Tirana”. Shqiptarët dje i mbajtën leksion S.K. “Cernogoracit”, veçanërisht drejtuesve të skuadrës, që treguan se nuk duhet qenë oportunë ndaj përbërjes së ekipit, por duhet bërë një ekip me lojtarët më cilësorë. Ekipi i ndryshuar i “Cernogoracit” bëri gjithçka dhe ishte në lartësinë e sportit të dikurshëm malazez, kur lavdia dëgjohej deri në Maltë.
Saktësisht në orën 5 referi Kiselev e filloi lojën. Menjëherë u vërejt se ndeshja do të jetë më interesante se sa në ditën e djeshme. Që nga minuta e dytë S.K. “Tirana” kaloi në epërsi. 1:0 për Tiranën. Në minutën e 10 “Cernogoraci” e barazoi rezultatin, kurse në minutën e 26 klubi nga Cetinja kaloi në epërsi 2:1. Shqiptarët barazuan në minutën e 42 dhe me rezultatin 2:2 përfundoi pjesa e parë. Pjesa e dytë nisi me ritëm më të gjallë. Publiku i motivoi lojtarët. Në minutën e 15 (të pjesës së dytë – S.S.) vendasit avancuan 3:2. Shumë shpejtë e shënuan edhe golin e katërt dhe ndeshja përfundoi 4:2 për ekipin tonë.
Pas çdo goli të shënuar jehonin boritë ushtarake me një marsh përshëndetës. Te vendasit u dallua portieri Tahir Doda, por edhe Ivanoviqi, Peroviqi dhe Dule Vukçeviqi. Referi z. Kiselov ishte në nivel” (Vreme, 9 gusht 1937).

Jugosllaven – Tirana 4:3

“Sot përpara një numri të madh shikuesish u luajt ndeshja miqësore ndërmjet kampionit të Shqipërisë S.K. “Tirana” dhe vendqsve S.K. “Jugosllaven”.
Jugosllaven fitoi me rezultat 4:3 (4:0). Vetëm se fundi ishte dëshpërues dhe u mundësoi shqiptarëve që të shënonin tri gola. Gjatë golit të tretë të shqiptarëve u lëndua një lojtar shqiptar, që u desh të dërgohej në spital.
Te vendqsit u dalluan dy mbrojtësit, kurse lojtarët e Tiranës treguan lojë tepër të gjallë dhe me shumë kombinime. Ndeshjen e referoi Veçeviç që bëri shumë gabime. Nesër luhet ndeshja e revanshit” (Vreme, 11 gusht 1937).

“Tirana” i hakmor “Jugosllovenit”

“Kotor, 12 gusht – Sot u zhvillua ndeshja e revanshit ndërmjet kampionit të Shqipërisë S.K. “Tirana” dhe klubit nga Kotorri S.K. “Jugoslloven”. Ndeshja përfundoi me fitoren e mysafirëve, me rezultat 3:1 (1:0).
Shqiptarët treguan lojë mahnitëse për publikun e shumtë. Tek ekipi vendas duhet përmendur mbrojtja e fuqishme, veçmas Pozhegun. Për lojën e S.K. “Tirana” mund të thuhen fjalët më të mira. Kampioni i Shqipërisë ishte partner dinjitoz edhe për klubet tona të ligës.
Ndeshjen e referoi shkëlqyeshëm Marinoviq. Pas lojës kryesia e S.K. Jugoslloven organizoi për mysafirët një banket, që zgjati deri në agim” (Vreme, 13 gusht 1937, f.12)./Faktiditor.ch/

Kur motrat e Zogut kujdeseshin për sportin, artet e turizmin

Krahas strukturave përkatëse që ndodheshin në organikat e dikastereve kryesore të qeverive të asaj kohe, si dhe federatave e enteve të ndryshme që kishin si detyrë funksionale masivizimin, zhvillimin dhe përhapjen e sporteve, turizmit dhe arteve në përgjithësi, për mbarëvajtjen e tyre në atë kohë kujdeseshin dhe vetë motrat e Mbretit Zog, princeshat Myzejen, Maxhide dhe Ruhije. Madje jo vetëm kaq, por pas viteve ‘30-të ato u quajtën Patronate (kujdestare) të Larta të Sporteve, Turizmit, Automobilizmit dhe Arteve të Bukura, duke i ndarë përkatësisht në këtë mënyrë: princesha Myzejen kishte në kujdestari të gjitha sportet, princesha Ruhije, artet e bukura dhe princesha Maxhide, Entin Kombëtar të Turizmit dhe Automobilizmit të mbretërisë shqiptare.

Si rrjedhojë e kësaj kujdestarie që ato kishin marrë për sportet, turizmin dhe artet e bukura, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut, bënë një punë të madhe për zhvillimin dhe përhapjen e tyre. Në sajë të kujdesit të tyre, në atë kohë u zhvilluan mjaft aktivitete, manifestime dhe spartakiada të mëdha kombëtare, sidomos ato me rastin e jubileve të 28 nëntorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, apo themelimit të mbretërisë shqiptare. Jo vetëm që princeshat Myzejen, Maxhide dhe Ruhije ishin të pranishme pothuaj në të gjitha aktivitetet e mëdha kulturore, artistike dhe sportive që zhvilloheshin gjatë atyre viteve në Tiranë, por ato shpesh herë ndërmerrnin udhëtime edhe në rrethe të tjera të vendit ku kishte aktivitete, si në Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçë, Vlorë, e deri në qytezat e vogla të vendit nga Jugu në Veri. Madje, motrat e Zogut në ato vite patën ndërmarrë edhe disa udhëtime jashtë Shqipërisë, për t‘u njohur dhe për të marrë përvojë nga shtetet më të përparuara të Perëndimit. Si rezultat edhe i kujdesit dhe punës së tyre në zhvillimin e përhapjen e sporteve, kulturës dhe arteve të bukura, në ato vite pati një hop të ndjeshëm në këto fusha dhe Shqipëria krahasohej, apo mund të konkurronte me dinjitet, jo vetëm me shtetet fqinjë të Ballkanit, si Jugosllavia, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria etj., por edhe më gjerë, me shtete të ndryshme të Evropës. Në këtë drejtim, në ato vite sportet në përgjithësi patën një zhvillim të ndjeshëm, ku dalloheshin futbolli dhe atletika, që zhvillonin kampionate të rregullta. Madje jo vetëm kaq, por gjatë asaj periudhe kohe futbollistët dhe atletët shqiptarë zhvilluan një sërë takimesh, turnesh dhe aktivitetesh ndërkombëtare zyrtare dhe miqësore, si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë. Janë të njohura tashmë takimet dhe ndeshjet ndërkombëtare të futbollit si në rang klubesh, ashtu dhe të përfaqësuesve së Tiranës dhe kombëtares shqiptare gjatë atyre viteve, që u ndeshën me mjaft ekipe të huaja nga Mali i Zi, Serbia, Italia etj., duke zhvilluar ndeshje mjaft të bukura.

Po kështu, gjatë atyre viteve disa futbollistë shqiptarë si: Naim Kryeziu, Riza Lushta dhe më pas Loro Boriçi, u aktivizuan me mjaft sukses në disa kampionate radhazi në ekipet italiane. Krahas futbollit vlejnë për t‘u përmendur edhe kampionatet ballkanike të atletikës, ku shquhej atleti dhe trajneri i famshëm me origjinë nga Shkodra, mjeshtri i madh Luigj Shala, apo dhe Abdyl Këllezi (ish-ministër dhe zv/kryeministër i Shqipërisë në vitet 1945-1975, i ekzekutuar me pushkatim në vitin 1976 si “armik i popullit”), i cili në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Jugosllavi në vitin 1936 konkurroi me dinjitet në garën e 400 metrave, duke zënë vendin e parë. Krahas këtyre disiplinave sportive, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut pati një zhvillim të madh edhe sporti burrëror i boksit, ku disa boksierë shqiptarë, si Refail Dishnica nga qyteti i Korçës, por edhe ndonjë tjetër, zhvilluan mjaft ndeshje ndërkombëtare si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, duke konkurruar me dinjitet me sportistë dhe emra të famshëm të këtij sporti në arenën ndërkombëtare. Veç këtyre sporteve dhe sportistëve që cituam më lart, gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut patën një zhvillim edhe sportet e tjera, të cilat ishin nën kujdesin dhe mbështetjen e vazhdueshme të motrave të Zogut, princeshave Myzejen, Ruhije dhe Maxhide. Lidhur me këtë bëjnë fjalë edhe këto shkrime që po botojmë më poshtë në këto faqe të rubrikës sonë historike “Dossier”, të cilat i kemi shkëputur nga revista “Diana” (me pronar dhe drejtor Medin Kamberin), një nga publicistët e njohur të periudhës së Monarkisë. Në këto shkrime që po i botojmë pa asnjë ndryshim, flitet për kontributin e motrave të Zogut në zhvillimin e përhapjen e sporteve, turizmit dhe arteve të bukura gjatë kohës së Monarkisë.

Patronesha e Lartë e Sportit: N.S.M. Princesha Myzejen Djalëria Shqiptare, në ndeshjet e saj sportive që zhvillohen për përgatitjen fizike të brezit të ri të vendit t‘onë, e ka pas gjithmonë pranë, inkurajuese, dhe nxitëse për suksese më të mëdha, Patroneshën e Lartë të Sportit, N. S. Mbrentonre, Princeshën Myzejen, qoftë kur duhet të thyehet një rekord atletike të lehtë, ose kur lypet të triumfojsh në sporte më të rënda, në të cilat të gjitha energjitë duhet të shkruhen drejt qëllimit të vetëm që është fitorja e veprimtarisë fizike të fisit t‘onë, brenda kufivet t‘Atdheut, qoftë kur luftohet kundra kundërshtarësh më të fortë në fusha të ndryshme jashtë Shqipërisë, Rinia jonë, Rinia e Mbretit ZOG, e ka gjithmonë parasysh gazin e ëmbël dhe fjalën burneshë të motrës së Shpëtimtarit të Kombit. N.S. Mbretnore, Princesha Myzejen e ndjen sportin jo vetëm si një mjet me të cilin triumfon fuqia e pashkueshme e fisit t‘onë, por edhe si një edukatë kalorësije që vjen për t‘u mprehur karakteret e ndryshme që duhet t‘u injektohen të rinjve dhe të rejave shqiptare. Kështu mund të shpjegohet se si atletët shqiptarë, kur ndeshen me çdo kundërshtarë për triumfin e një sipranije Kombëtare ose ndërkombëtare, tregohen gjithmonë të denjë për besimin dhe për nxitjen që Princesha Auguste Myzejen nuk kursen t‘i japë. Patronesha e Lartë e Sportit nuk mjaftohet vetëm me një inkurajim kuptim plotë në edukatën fizike t‘Atdheut, por ndërmerr shpesh herë marshime të rënda në krye të rejave shqiptare për t‘i treguar botës s‘onë dhe botës së jashtme se Shqipëria e re ka vendosur që të bëjë hapa vigane në çdo shesh të veprimtarisë së saj fizike dhe kulturore. Në këto 10 vjet Mbretnije, rinia e jonë duke qëndruar në gatitu për të përshëndetur kohën e ardhme t‘Atdheut, epokat e reja që do të shtohen plot ngadhënjim në faqet ende të pashkruara të historisë s‘onë, i drejton Patroneshës së vet të lartë një “Hero” që rrjedh nga gjokset e tyre të çelniktë.

Patronesha e Arteve të Bukura: N.S.M. Princesha Ruhije, duke ndërmarrë krijimin e një arti që të ketë gjurmën e thjeshtë shqiptare, artistet dhe artistët t‘onë punojnë duke menduar tek N.M.S.M. Princesha Ruhije, Patronesha e Lartë e Arteve të Bukura. I gjithë trashëgimi i humbur mjerisht në kohë duhet të burrohet për t‘i dhënë vendit t‘onë një lavdi edhe në këtë fushë veprimi. Ishim një popull i stërvitun gjithmonë për të qëndruar në armë dhe, ndonëse në hijedritat e jetës s‘onë shoqërore, shkëlqente ndonjë visarë që na kujtonte një qytetërim të kaluar, jeta e jonë e lashtë nuk na lejojë që të bëheshim të denjë për shokët që na rrethojnë përtej kufive të shenjta t‘Atdheut. Arti, kjo frymë shpirtërore që e mban gjithmonë lart fisnikërinë e një Kombi, iu mohua vendit t‘onë. Kjo deri dje. Sepse, një ditë prej dite, një motër e Mbretit ZOG, N. M. S. Princesha Ruhije, u vu në krye të djelmoshave artistë për të siguruar një gjurmë përjetësie në shekujt shqiptar. Kur sheshi i një piktori t‘onë dhe tablotë që do t‘i dhurohen më vonë Atdheut, ose kur dora e fortë e skulptorit plasmon një bust ose një fytyrë e dëshmon një jetë shpirtnore, kur vegla e hollë e artizanit shqiptar qindisë vizat e holla që do të përbajnë një tanësi artistike, N.M.S. princesha Ruhije është aty, pranë. Pranë në trup ose enë vegim. Por gjithmonë pranë. Udhëtimi i princeshave në vendet skandinave, udhëtimi i Princeshave jashtë Shqipërisë, sidomos në atë pjesë të Evropës Veriore që quhet Evropa e lumtun ose Shtetet Skandinave, ka një rëndësi në kuptimin e zhvillimit shoqëror të Shqipërisë.

Mbasi, siç dihet, Lartësitë e Tyre (motrat e Zogut, shënimi ynë), e kanë pasur kurdoherë në zemër zhvillimin e vendit dhe kanë dhënë prova të shumta përpjekjesh për këtë çështje. Për këtë arsye duhet parë në udhëtimin e gjatë dhe të frytshëm në Shtetet Skandinave një udhëtim studimesh të çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimin e veprave lumirsije (lumturie), asistence shoqërore dhe organizimi e instituteve përkatëse në Shqipëri, ku mungojnë ende institute të tillë, por që tregohet një interesim i gjallë kohët e fundit për t‘i vendosur edhe ndër ne, brenda mundësive që dita-ditës krijon regjimi Zogist. Udhëtimin e bukur të Princeshave e pat ilustruar në mënyrë të gjerë në një tok konferencash që dha Dr. Zoi Xoxa, të cilat u botuan në shtypin kombëtar dhe u ndoqën me vërejtje të gjallë prej gjithë publikut, që çmon thellësisht përpjekjet e Princeshave në lëmin qytetëronjës dhe përparimtar. Por rreth udhëtimit të N.M. Tyre (Naltëmadhënisë së Tyre), patëm shkruar edhe në “Shtypin” sidomos në një intervistë që Naltësija e saj princesha Myzejen, denjoi të na japë, dhe që është një sintezë e bukur e atij udhëtimi. Në gazetën “Shtypi”, shkruejshim në lidhje me këtë udhëtim. Udhëtimi i parë n‘Amerikë ka qenë padyshim një ngjarje e gëzueshme për shqiptarët e shumtë që rojnë në mërgim, të cilët panë në Naltësinë e tyre përfaqësuesit e sovranit dhe të Shqipërisë së re Zogiste që zhvillohet me shpejtësi nën udhëheqjen e Prijsit të vet dhe punon për gatimin e një të ardhme më të lumtur. Dheu i Ri qe për princeshat jo një udhëtim argëtimi të merituar, po më tepër një barrë delikate, pse motrat e Sovranit t‘onë e kaluan kohën në mes bashkatdhetarëve të largët, duke u treguar në personat e shquar të Tyre, shkallën e përparimit të Shqipërisë, sidomos të gruas shqiptare, duke bërë një propagandë të mirë jo vetëm, ndër shqiptarët, por edhe te amerikanët. Gjithë kjo mund të thuhet edhe për udhëtimin e dytë të princeshave në Shtetet Skandinave, ose në atë pjesë të Shteteve Veriore t‘Europës, që me të drejtë janë quajtur “Shtetet e lumtur”. Në këto shtete ku njeriu modern ka arritur të ngrihet në shkallën e dinjitetit më të privilegjuar, ku përparohet në fushat mendore e lëndore nuk njohin kufi, dhe standardi i jetesës së popujve nuk ka barazim me popujt e tjerë, Princeshat t‘ona gjejnë një botë shumë të pasur, botën që kërkonin për të plotësuar vrojtimet e tyre në çështjet shoqërore. Danimarka, Norvegjia e Suedia, janë në këtë pikpamje vendet ideale; Shtetet që meritojnë të merren si model për sa u përket problemeve shoqnore që kanë arritur pikën e një zhvillimi të përsosurit. Prandaj Naltësitë e tyre që kanë ndihmuar vazhdimisht në zhvillimin e vendit duke patronuar të gjitha niciativat përparim dashëse gjetën një kënaqësi krejt të veçantë n‘udhëtimin e dytë ndër vendet veriore të Evropës, që tregohet në këto deklarata që më bënë me rastin e soires (pritjes), së Vitit të Ri në Pallat.

Deklarata e Princeshës Myzejen “Mbas udhëtimit t‘onë në Amerikë, ku patëm një pritje të ngrohtë dhe të përzemërt, vendosën të vizitojnë edhe Shtetet e Skandinavisë, të cilat na i kishin lavdëruar shumë, veçanërisht për çështje që i interesojnë më shumë vendit t‘onë; përparimet shoqnore dhe organizmin e jetës mendore e landore (materiale, këtu ka kuptimin e teknologjisë). Gjendja e vërtetë e këtyne shteteve nuk asht e mundur të përshkruhet me një kallxim të shkurtër përmbledhës. Pikë së pari është një detyrë të shprehim kënaqësinë t‘onë të madhe për pritjen sa më të kandëshme aq fisnike t‘autoriteteve të nalta në çdo qytet e qendër të rëndësishme që vizituam. Kalorësija dhe sjelljet bujare të zyrtarëvet dhe të popullit, mënyra e ftohtë dhe e përzemërt e këtyne popujve të japin përshtypjen e parë dhe bindjen se ndodhen në vende ku klima, temperamenti dhe natyra kanë formuar një tip njeriu të veçantë n‘Evropë që ka mundur me i sigurue vetes një jetë të vërtetë të lumtur mbi tokë”. Princesha Myzejen flet me ngadalë dhe një kënaqësi e dukëshme i ndrit në fytyrë kur përmend pritjet, shfaqjet e shumta e të tjera nderime. Por siç thamë, Priceshat Mbretënore janë të interesuara veçanërisht për institutet e ndryshme, shkolla, spitale, streha dhe shtëpi ndihmash për popullin e vobegtë etj., dhe këtu bëhet më interesant udhëtimi. E pyes Naltësinë e Saj të më tregojë nonjë institut që i ka bërë më tepër përshtypje, dhe ajo vazhdon: “Institutet që patëm rastin me vizitue janë prej atyne që nuk gjen ndër vende të tjerë, është vështirë me bamë një mendim të saktë mbi ta po nuk e pe vetë me sy. Për shembull vizituam një shkollë krejt moderne, ishte krejt e pajueme me të gjitha orenditë dhe veglat gjimnastikore.

Kishte pishinë dhe sipër një teracë (taracë), të posaçme me instalime për atë nga nxënësit që nuk janë dhe aq në gjendje të shëndoshë shëndetësore. Terca ishte e ndërtuar në një mënyrë që të merrte një sasi nxanësish që bëjshin nga dy orë në ditë kura dielli detyrimisht. Në një shtëpi ndihme për të papunë ose të vegjël, jepeshin ushqime rregullisht çdo ditë, ushqime të pastërta, gjellë të shumta dhe ambëlsina, si në një restorant të dorës së parë”. Ishte e tepërt t‘a lodhnim N. E. Saj për të vazhduar në përshkrime të jetës skandinave. Kjo jetë është një privilegj n‘Europën e tronditur nga krizat e shumta ekonomike shoqnore, prandaj një ëndërr për ta dhe aq më shumë për ne. Por studimi i saj intereson në shkallë të gjerë vendit t‘onë që zhvillohet me shpejtësi çdo ditë, sidomos në fushën e një politike shoqnore t‘organizuar në të cilën është bërë një hap mjaft i mirë. Princesha Myzejen na tregon shkurtimisht disa nga vizitat interesante, duke theksuar ndër sa të tjera atë në Upsala, kryeqytetin shpirtëror të Suedisë, qytetin të kulturës të Universiteteve, Bibliotekave të famshme dhe Katedrales ku varrosen Mbretërit e Suedisë. Këtu ku banojnë më tepër studenta dhe profesorë, Princeshave iu bë një pritje madhështore, prej studentave universitarë. të cilët në shenjë simpatie për vendin t‘onë nderuan shqiptarisht me dorën e djathtë në zemër. Një udhëtim plot kujtime të këndëshme për Naltësitë e Tyre, por edhe një udhëtim tepër i dobishëm për vendin t‘onë në pikëpamje përfitimi nga organizmi i jetës në shtetet veriore. Në pak fjalë, shkurtimisht, po me një zotësi përmbledhëse të çuditëshme, Naltësitë e Tyre Mbretnore, shfaqin përshtypjet e vizitës ndër Shtetet e përmenduna ku u pritën me një fisnikëri të rrallë prej autoriteteve lokale kudo dhe me nderime të veçanta e pritjet në nderin e Tyre qenë një provë e gjallë e stinës së shteteve veriore për vednin t‘onë dhe nderimit që kanë kundrejt Sovranit t‘onë August dhe Familjes Mbretnore.

Kategori
Uncategorized

Zbulohen dokumentet sekrete, ja si u zhdukën 4 tonë flori në vitin 1990.

22 vjet më parë, shtypi opozitar i kohës përmendi për herë të parë një skandal, atë të largimit të thesarit të shtetit, duke e cilësuar skandalin “enigma e arit”.

Për herë të parë, del në skenë emri i një zvicerani, i quajtur Xhon Megou, i cili deklaruar se nga Shqipëria janë larguar rreth 10 tonë ar. Opozita akuzoi ish-udhëheqjen e lartë dhe te korruptuar sipas saj, të Partisë së Punës që grabitën arin e shtetit.

Kjo çështje e mbajt e gjallë ato vite, por nuk u faktua kurrë dhe mbeti ne arkivën e harruar të medias dhe ne kufijtë e një legjende të vdekur.

20 vjet më pas, gazetari Artur Çani ka mundur të sigurojë dokumentet autentike të transfertës së afro 4 tonë floriri nga Shqipëria drejt Zvicrës, përgjatë vitit 1990.

Janë 5 dërgesa të vulosura nga Albtransporti me numër protokolli dhe gjithçka tjetër zyrtare, që duket se zhbëjnë legjendën dhe rikthejnë ato që u tha dekada më parë në një fakt të vërtetë; Shqipëria ka nxjerrë jashtë vendit dhe konkretisht në Zvicër rreth 4 tonë ar.

I ftuar mbremjen e djeshme në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në ‘News24’, gazetari investigativ Artur Çani pohoi se janë afërsisht 4 ton ar që janë larguar nga vendi.

“Dokumentet janë tërësisht origjinale pasi kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Në këtë shkresë thuhej se drejt Zvicrës do transportoheshin 20 koli.”, tha Çani.

Nga ana tjetër Çani theksoi se sipas specialistëve të fushës këto dokumenta janë origjinale. “Dokumentet kanë emrin e bankave dhe peshën e arit. Dokumentet janë firmosur nga drejtori i bankës, Mihali. Specialistët vërtetuan se dokumentet janë origjinale. Nuk dihet specifika e përdorimit të arit. Destinacioni i arit kanë qenë dy banka zvicerane. Shkresat kanë firmën e Drejtorisë së Thesarit. Bankat zvicerane nuk japin informacion”, tha Çani.

Sakaq, gazetari Çani bëri të ditur më tej se ka tentuar që të komunikojë me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë për këtë çështje, ndërsa nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Jam munduar të marrë kontakt me të gjithë personat e caktuar, Kam marrë kontakt me Bankën e Shqipërisë dhe kam pasur fatin e madh që të shikoj që është bërë një shatërvan, dhe një hyrje nga pas dhe nga arkitektura s’di të them se si është bërë, pasi nuk marrë vesh. Në fillim pretendonin që duhet ti tregoja dhe policit të dezhurnit që ti tregoja se pse duhet të takoja drejtorin e Bankës së Shqipërisë. E mu tha se ishte shumë i impenjuar. Kam pasur fatin e madh që në këto 10 ditë ta shoh në televizion shpesh.”, theksoi Çani.

Pas zbulimit të kësaj enigme, shtrohet pyetja kush e nxori jashtë vendit arin e Shqipërisë? Ka qenë trafik apo depozitim zyrtar në një bankë të sigurt? A ka mbetur ai i paprekur në Zvicër, dhe nëse po çdo bëhet me të? A qëndron shifra e artikuluar për 10 ton ar të larguar, nga Xhon Megou? Një mjegull në historinë e vendit por që dokumentet e fundit ndoshta nisin të qartësojnë diçka.

Për më tepër lexoni ditën e sotme në ‘Gazeta Shqiptare’ në print në lidhje me dokumentat origjinale për transportin e floririt, bashkangjitur faksimilet e botuara. /News24

Image
Image
Image
Kategori
Uncategorized

UDB: Shërbimi shumë sekret i Jugosllavisë.

 

Chris Deliso

CIA, KGB-ja, Mossadi dhe MI6 janë emra shërbimesh sekrete familjare, edhe pse pashmangshmërisht opakë, që luajtën role të mëdha në Luftën e Ftohtë. Megjithatë, midis agjencive të spiunazhit që dolën nga gërmadhat e Luftës së Dytë Botërore, UDB-ja e ish Jugosllavisë është aspak e njohur. Formalisht e shkrirë pas shpërbërjes së dhunshme të vendit në vitin 1991, trashëgimia e saj jeton në formën e spiunëve të devijuar, manjatëve të biznesit, politikanëve dhe njerëzve të gjeneratës tjetër me lidhje familjare me ish-regjimin komunist.
UDBA (Uprava Drzavne Bezbednosti ose në shqip Administrata e Sigurisë Shtetërore) ende ka një reputacion të njohur në Ballkan. Rivalët politikë akuzojnë kundërshtarët e tyre se kanë lidhje me agjencinë e mëparshme, ndërsa “komisionet e lustracionit” në ish-republikat jugosllave – Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovina, Serbi, Mali të Zi, Maqedoni dhe Kosovë – kanë mbledhur lista voluminoze të informatorëve të dyshuar, pseudonimet dhe misionet sekrete. Qëllimi i këtyre komisioneve nuk ishte që të arrestonin njerëzit, por të identifikonin informatorët në mënyrë që t’u mohoheshin vendeve të punës në të ardhmen. Megjithatë, përpjekjet për të shkëputur lidhjet dhe marrëdhëniet e vjetra në ish-Jugosllavi nuk kanë pasur kurrë sukses krahasuar me përpjekjet e bëra në vendet e Traktatit të Varshavës.
Dy arsye fshihen prapa kësaj. E para, është për shkak të qasjes së zgjuar të Josip Broz Titos, udhëheqës i lëvizjes partizane jugosllave gjatë Luftës së Dytë dhe themelues i Jugosllavisë komuniste në vitin 1945. Në kërkim të një balance midis Lindjes dhe Perëndimit, Tito ndërtoi një komunizëm “më të butë” sesa ai i vendosur në shtetet e tjera të bllokut Lindor. Megjithëse, kritikat ndaj regjimit shkëshilloheshin, qytetarët e saj gëzonin mundësi më të mëdha punësimi dhe mund të udhëtonin kudo me pashaportën jugosllave. E dyta, ndryshe nga proceset e pavarësimit relativisht paqësore të shteteve passovjetike, Jugosllavia ra në një luftë civile gjatë viteve ’90, në të cilat rrjetet e UDB-së bashkëpunuan me njëri-tjetrin, si edhe me agjenci të huaja të ndryshme të inteligjencës, në fushën e inteligjencës ushtarake dhe praktikat gjithnjë e më të korruptuara të biznesit të lehtësuara nga lufta, sanksionet ndërkombëtare dhe mbyllja e kufijve. Tani që Ballkani është paqësor, teprimet e dhunshme të UDB-së në pjesën më të madhe të tyre janë harruar, duke u lejuar elementëve klandestinë të saj që ta transformojnë veten në anëtarë të “respektuar” të shoqërisë, si profesorë, politikanë dhe biznesmenë.

Si u zgjerua UDBA

Deri në vitin 1945, partizanët e Titos kishin mundur jo vetëm gjermanët dhe bullgarët pushtues, të cilët kishin pushtuar Mbretërinë Jugosllave në prill të vitit 1941, por edhe rivalët e brendshëm, si lëvizja nacionaliste çetnike dhe ustashët. Vendi që trashëgoi Tito, duke zgjeruar kufijtë e ish-Jugosllavisë mbretërore, ishte kryesisht agrare, e varfër dhe i shkatërruar nga lufta. Përveç mundësisë së emigrimit, përparimi shoqëror ishte i varur nga bashkimi me Partinë Komuniste, ushtrinë ose UDB-në. Ky fenomen e përshpejtoi emigracionin disident dhe krijoi dinastitë komuniste dhe UDB-ja arriti të ketë ndikim sot. Tito e kishte çimentuar autoritetin e tij deri në vitin 1946, duke arritur marrëveshje ad-hoc me liderët e huaj, një akt balancues midis Perëndimit dhe Lindjes, i cili gjithashtu do të përfshinte kontakte me botën në zhvillim. Jugosllavia u bë anëtare themeluese e “Lëvizjes së të Paangazhuarve” – një grup kombesh të pavarura nga çdo bllok i madh i pushtetit – i themeluar në kryeqytetin e saj Beograd në vitin 1961. Përmes kësaj marrëdhënie, Tito do të zgjeronte ideologjinë politike, kontratat e biznesit dhe kapacitetet e inteligjencës në të gjitha aspektet. Megjithatë, kërcënimet e brendshme e të jashtme mbetën. Si pasojë e prishjes së Titos me Stalinin në 1948, një kohë kur lufta civile po egërsohej në Greqi, m’u në Jug të Republikës Maqedone të Jugosllavisë, Bullgaria dhe Hungaria dukeshin grabitqare. Çështja e vështirë e Maqedonisë kishte shkaktuar konflikte për pothuajse 70 vjet, gjatë tërheqjes së ngadaltë të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Në vitin 1934, një njeri nga VMRO-ja maqedonase, i ndihmuar nga nacionalistë kroatë, kishte vrarë Mbretin serb Aleksandër në Paris. Për Titon, (i cili gjithashtu do të vihej në shënjestër për t’u vrarë nga Stalini në vitet e mëvonshme), krijimi i një shërbimi sekret të pamëshirshëm dhe efikas ishte jetik. Diktatori jugosllav e gjeti njeriun e tij tek Aleksander Rankoviçi, një veteran partizan serb, gruaja dhe nëna e të cilit ishin vrarë nga Gestapo. Për më shumë se dy dekada, deri në rënien e tij dramatike në vitin 1966 (për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në një komplot kundër Titos), Rankoviçi ishte njeriu i tretë më i fuqishëm në Jugosllavi. Në vitin 1944, themeloi OZNA-n (Odeljenje za Zaštitu Naroda, Departamenti i Sigurisë Kombëtare), që në vitin 1946 u shndërrua në UDB. Operacionet e UDB-së u formuan nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të dyshuara. Nën Rankoviç, ajo ruante depo malore municionesh sekrete, mbronte trafikun hekurudhor, spiunonte diplomatë të huaj, përgjonte telefona, hapte letra dhe merrte në pyetje armiq të brendshëm të supozuar, nga politikanë deri tek fshatarë që i rezistonin kolektivizimit. Trajnimi bazë në shkollat zyrtare të spiunazhit të UDB-së (me seli në Beograd) zgjaste dy vjet dhe përfshinte trajnime fizike, kurse gjuhe, inteligjencë ushtarake dhe diplomatike dhe hetime penale.

Operacionet e zeza

Ndërsa ai e konsolidonte stabilitetin e brendshëm, Tito gjithashtu udhëtonte me kujdes jashtë vendit. Rivalët e shumtë kishin emigruar ose shpëtuan pas luftës (duke përfshirë shumë anëtarë të ustashëve, të shpëtuar nga priftërinjtë katolikë kroatë në Itali përgjatë “ratlines” naziste drejt Argjentinës). UDB-ja do të ishte e ngarkuar me spiunimin e emigrantëve të tillë jugosllavë. Operacionet e zeza të UDB-së u prekën, pasi protestat liberale në Perëndim shpërthyen të ngjashme në fund të viteve 1960 në Jugosllavi. Deri në vitin 1974, vendi kishte një Kushtetutë të re, e paraqitur si një përpjekje për të qetësuar nacionalistët e shqetësuar, duke decentralizuar pushtetin. Përgjigjja e UDBA-së ndaj mospajtimit të diasporës materializohet në disa prej vrasjeve më të përgjakshme dhe më brutale – ndoshta më të mëdha gjatë Luftës së Ftohtë. Metodat e tyre ishin të thjeshta, efikase dhe të organizuara mbi baza etnike. Në mënyrë tipike, “detyra” do të delegohej në udhëheqjen republikane të UDB-së të objektivit në fjalë, duke përdorur zyrtarë të të njëjtit nivel etnik. Pas infiltrimit të rrethit përkatës të diasporës, agjentët e UDB-së do të inkurajonin paranojën, luftën dhe konfuzionin përmes dizinformimit dhe thashethemeve. Kjo krijonte në mënyrë të pashmangshme tensione në nivel lokal, duke i dhënë autoriteteve jugosllave “mohim të besueshëm”. Pas vrasjes – zakonisht e kryer nga regjimi me armë të lehta apo me thikë – ngjarja mund të shpjegohej thjesht si rezultat i rivaliteteve brenda bashkësive etnike të mbyllura. Përdorimi i agjentëve me të kaluar kriminale ndihmoi më tej për të fshehur çdo përfshirje të qeverisë jugosllave. Kështu policia lokale shpesh shmangte hetimin e rasteve të tilla, pavarësisht nëse ato u kryen në Britani, në Gjermaninë Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi apo në Amerikën e Jugut. Megjithatë, qasja relativisht e dobët ndaj operacioneve të UDBA-së nuk ishte vetëm një nënprodukt i injorancës, por edhe i perceptimeve të ndryshme politike perëndimore të Jugosllavisë ‘të butë komuniste’ dhe ‘Bllokut Lindor’ të Bashkimit Sovjetik. Kështu, ndërsa vrasja famëkeqe e asistuar nga KGB-ja e disidentit bullgar Georgi Markov në Londër në shtator 1978 nxiti një hetim të hollësishëm dhe mbulim të gjerë të lajmeve, pak kujtojnë vrasjen e disidentit kroat Bruno Bushiç në Paris një muaj më vonë. Mungesa e entuziazmit për hetimet zyrtare, madje edhe kur dyshohet për UDB-në, pasqyron perceptimin e Perëndimit se Titoja ishte një aleat i dobishëm kundër sovjetikëve.

Veprime profesionale

Shumë operacione të UDB-së i kaluan limitet e moralitetit, siç qe vrasje në 1972 e terroristit kroat, Stjepan Shevo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb, Dragisha Kashikoviç në Chicago. Vrasje që lanë të vrarë kalimtarë të rastit, përfshi edhe fëmijë. Misione të tjera qenë dukshëm më të justifikueshëm, si në rastin e vrasjes së vitit 1969 e ish-komandantit ustash Vjekoslav Luburiç në Spanjë. Luburiçi kishte mbikëqyrur kampin e përqendrimit të Jasenovaçit në Kroaci gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku qindra mijëra serbë dhe hebrenj qenë vrarë. UDB-ja e konsideroi penetrimin e saj të ngadaltë e të durueshëm në enturazhin mërgimtar të Luburiçit si një operacion tejet profesional. Gjatë viteve’90, Jugosllavia u zhyt në një sëri luftërash të përgjakshme sipas vijave etnike dhe fetare. Personeli i shpërbërë i UDBA-së i drejtoi strukturat e sigurisë të shteteve të tyre në formim e sipër, duke bashkëpunuar me kolegët e tyre të mëparshëm nëpër kufijtë e sapoformuar. Në një kohë të luftës së parregullt dhe sanksioneve ndërkombëtare, pati kërkesa të konsiderueshme për ata që njihnin vendet e fshehura të depove të armëve të vjetra ose që mund të linin rrugë kontrabande të naftës dhe mallrave të tjera thelbësore përmes vendkalimeve kufitare pak të njohura. Pra, në thelb, UDB-ja u bë një subjekt kriminal i decentralizuar – një shoqëri e fshehtë e fshehur në sytë e thjeshtë. Edhe sot në mesin e popullatave të ish-Jugosllavisë mund të gjenden ish-vrasës që mbledhin pensione, politikanë “nacionalistë” me rrënjë komuniste, biznesmenë me pasuri të dyshimtë dhe ish-agjentë që veprojnë si mercenarë për fuqitë e huaja. Me pasuri të përftuara nga dekada privilegjesh dhe, ndonjëherë, edhe aktivitetesh kriminale, familjet e zgjeruara të UDBA-së ka gjasa të vazhdojnë të përparojnë mirë edhe në të ardhmen.

Shtete suksesore

Mungesa e interesit të Perëndimit për trashëgiminë e UDB-së ishte parasëgjithash për shkak të imperativit kryesor për stabilitet rajonal pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo kërkonte një tolerancë të njerëzve që futeshin në establishmentin e sigurisë dhe atë politik të shteteve suksesore të Jugosllavisë. Pavarësisht thirrjeve të rastësishme për hetime apo një historie medie lokale rreth ish-informatorëve të UDB-së, ka kaluar tashmë shumë kohë. Momenti për “pastrimin” e elementëve ish- komunistë ka kaluar prej shumë kohësh. Për mirë ose për keq, shërbimi sekret famëkeq i Jugosllavisë duket i destinuar të mbetet enigma, edhe pse aktivitetet e tij vazhdojnë të rezonojnë.

Autori është Drejtor i Balkanalysis.com dhe autor i Migration, Terrorism and the Future of a Divided Europe: a Continent Transformed

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Kategori
Uncategorized

Mësonjëtorja e parë dhe fati tragjik i Pandeli Sotirit.

Duke qenë se në Stamboll kishte shumë vështirësi në botimin e librave në gjuhën tonë amtare, Pandeliu u dërgua në Bukuresht, ku ishte një koloni shqiptarësh patriotë që mbështesnin fuqimisht çështjet kombëtare
Mësonjëtorja e parë dhe fati tragjik i Pandeli Sotirit

Arlinda CANAJ/

Pandeli Sotiri është një nga personalitetet më të mëdha të letrave shqipe. Drejtori i parë i Mësonjëtores do ta bashkojë fatin me institucionin e parë të gjuhës shqipe, mësonjëtoren e parë të Korçës. Por dhe ai si shumë patriotë të tjerë që iu përkushtuan gjuhës shqipe do të kishte një fat tragjik. Në rastin e tij kemi të bëjmë me një kolonë të pestë. E shoqja që ishte vajza e një despoti grek, sajoi me të atin një vdekje aksidentale të patriotit, sigurisht në moshë të re.

Pandeliu do të lindë në vitin 1843 në Selckë të Lunxhërisë në Gjirokastër. Mësimet e para do t’i merrte nga patrioti Koto Hoxhi dhe do të dallohej që në vogëli për zgjuarsinë e tij, duke përfituar shpejt njohuri dhe kulturë të gjuhëve të huaja. Pas fatkeqësive familjare, detyrohet me të vëllain të emigrojë në Austri, ku kryen dhe studimet e larta. Në Vienë do të diplomohet për mjekësi.

Në rrethet intelektuale që frekuentonte, flitej për lëvizje të mëdha kombëtare, ndaj ai do të mësojë më shumë për lëvizjen kombëtare shqiptare, për Rilindjen, dhe vendos t’i përkushtohet me çdo aftësi të tij, çështjes kombëtare. Në vitin 1870 ai do zhvendoset në Stamboll dhe nëpërmjet mësuesit të tij , Koto Hoxhit, do të miqësohet me patriotët e mëdhenj shqiptarë si vëllezërit Frashëri, Vreto, Kristoforidhi etj. Do të marrë pjesë në grupe të rëndësishme patriotike, duke u shquar për vlerat e tij intelektuale dhe atdhetare.

Shoqëria, e cila kishte seli në tre shtete :Bukuresht, Stamboll dhe Kairo, filloi përpjekjen serioze për hapjen e shkollës në Korçë, duke angazhuar gjithë patriotët shqiptarë. Pandeliu hapi disa gazeta të shquara ku dallohet “Prometeu”, “Drita”, “Dituria”, misioni i të cilave ishte krejtësisht atdhetar. Pandeliu ishte një intelektual shumë i shkathët dhe kudo ku shkoi, u shqua për aftësi të mëdha organizative në hapjen e revistave dhe gazetave që do të kontribuonin në zhvillimin e arsimit kombëtar.

Shoqëria e Stambollit që pati degët e saj dhe në Bukuresht e Egjipt dhe që drejtohej nga Abdyl Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Koto Hoxhi, Hasan Tahsini nënshkruan “Platformën e Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip”. Aty u miratua  alfabeti i përbashkët i gjuhës shqipe sipas projektit të Sami Frashërit. Alfabeti i Stambollit me anë të të cilit u botua Alfabetarja e gjuhës shqipe solli dhe mundësinë e botimit të librave shqip.

Duke qenë se në Stamboll kishte shumë vështirësi në botimin e librave në gjuhën tonë amtare, Pandeliu u dërgua në Bukuresht, ku ishte një koloni shqiptarësh patriotë që mbështesnin fuqimisht çështjet kombëtare. Kështu u krijua një fushatë për mbledhjen e fondeve të nevojshme. Fushata mblodhi 15 mijë franga, duke krijuar kështu vatrën e përgatitjes së librave, mbledhjes së dorëshkrimeve dhe porositjes së shkronjave në Vjenë. U hap shtypshkronja shqipe, e cila mori emrin Shtypshkronja e Bukureshtit.

MËSONJËTORJA E PARË SHQIPE E KORÇËS

Duke qenë se në Shqipëri ishin hapur shumë shkolla por asnjë shqip, patriotët e mëdhenj e kishin synim të tyre, ndër më madhorin të hapej një shkollë shqipe. Dhe kjo detyrë e madhe kombëtare iu caktua Pandeli Sotirit. Drejtori i ri i shkollës arriti në qytetin e shenjtë të Korçës me 150 abetare nga Bukureshti. Do të arrihej më së fundi misioni i madh historik i Rilindjes: hapja e mësonjëtores shqipe që do hynte në historinë e kombit shqiptar si një ndër ngjarjet më të shënuara të historisë.  Shkolla do kishte karakter kombëtar dhe do ishte laike.
7 marsi i vitit 1887 ishte ndoshta një nga ditët më të bekuara të Korçës. Fillimisht u paraqitën 35 nxënës dhe më vonë u bënë 60.  Përpara nxënësve dhe prindërve që i shoqëronin, Pandeliu mbajti një fjalim interesant,  i cili foli për këtë akt të rëndësishëm me karakter kombëtar, një akt që më së fundi finalizoi përpjekjen e dhjetëra patriotëve shqiptarë që dhe jetën e jepnin që fëmijët shqiptarë të mësonin shqip. Në shkollë mësohej këndim, gramatikë, histori, gjeografi, aritmetikë, dituri natyre dhe disa gjuhë të huaja.

Mësonjëtorja e Korçës ishte dallëndyshja e parë që u shoqërua dhe me shkolla të tjera që u hapën në Pogradec, Kolonjë, Berat, Vlorë e Gjirokastër. Bazën teorike dhe pedagogjike të mësonjëtoreve e hartuan Naimi, Samiu, Vretoja. Ndërkohë që si mësues përveç Pandeliut u dalluan dhe Thanas Sina, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi e më pas motrat Qiriazi.

MALLKIMI I SHKRONJAVE SHQIPE

Por me gjithë përpjekjet e mëdha të atdhetarëve shqiptarë përsëri vazhdonte mallkimi i shkronjave shqipe. Qarqet shoviniste greke që prej kohësh persekutonin e vrisnin të gjithë ata që guxonin të shkruanin shqip do të martirizonin dhe drejtorin e parë të shkollës shqipe.

Profesor Dhimitër Shuteriqi shkruan: kjo luftë u zhvillua përmes kërcënimesh e viktimash sidomos pas krijimit të Shoqërisë së Stambollit dhe çeljes së shkollave shqipe. Pandeli Sotiri mbeti i pari në këtë luftë pas Naum Veqilharxhit e më pas edhe Petro Nini Luarasi.I martuar me një grua, e bija e një dhespoti grek, me të cilën nuk kishte lindur fëmijë, ajo së bashku me të atin e saj kurdisën aksidentin e rënies së Pandeliut nga kati i tretë i shtëpisë në Stamboll. Humbja tragjike dhe e parakohshme e tij, e kurdisur nga armiqtë e kombit shqiptar, shkaktoi hidhërime në të gjithë shqiptarët…

E madhe ishte dhimbja për humbjen e këtij njeriu të madh. Doktorit që ia kushtoi jetën veprimtarisë patriotike dhe shkronjave të arta shqipe. Për kontributin e madh që ai dha në historinë shqiptare, në fushën e arsimit dhe bekimin dhe jetën që i dha shkronjave shqipe ai jo vetëm që zë një vend të rëndësishëm ndër patriotët e Rilindjes por do të jetojë në jetë të jetëve Mësonjësi i parë i gjuhës shqipe.

Kategori
Uncategorized

Nard Ndoka sulmon Topallin dhe Patozin: Pse e kërkoni “babën”?!

 

Nard Ndoka sulmon Topallin dhe Patozin: Pse e kërkoni “babën”?!

Aleati i Bashës, Nard Ndoka, përmes një postimi në FB ka replikuar me të “larguarit nga PD” siç cilëson ai Patozin, Topallin dhe kritikët e Bashës.

Në reagimin e tij, Ndoka shkruan se ata nuk mund të kërkojnë më llogari Bashës, por duhet të vazhdojnë rrugën e tyre.

RAGIMI

Pse kërkojne “babën”, të larguarit nga PD-ja?! Ka disa personazhe në politikën shqiptare që kanë ecur, janë ngritur, janë përkëdhelur nga “baba”; në fakt për rastësi apo servilizëm të tejskajshëm! Sot, të larguar e të mënjanuar në “lirinë” e tyre, nuk po dinë të orientohen, të kuptojnë realitetin, të organizohen apo të jenë kontribues.

Tashmë në mërzi për mungesën e fronit, për mosvëmendjen e “babës”, po kërkojnë sërish “babën”! -‘Ku është “baba”?’, -‘ku ka humbur Basha?’, na pyesin ne të gjithëve! Çfarë t’u themi?! “Baba” nuk është më për Ju, mos u mërzisni; zgjohuni dhe filloni rrugën Tuaj! Nëse do dini të ecni vetë, (pa “babën”), këtu jemi do ju shohim, vlerësojmë, respektojmë dhe pse jo; t’ju mbështesim në të drejtën Tuaj, si një mundësi ringritjeje.

Por ju lutemi, mos kërkoni “babën” në fb, se nuk është dhe nuk mund të jete më për Ju! Zgjohuni, kthjellohuni, bashkohuni dhe kontribuoni për të mirën Tuaj, të PD-së, të Opozitës dhe të politikës shqiptare.

Unë ju vlersoj dhe ju respektoj në të drejtën Tuaj, por ju them se kur jemi rrëzuar dikur nga Ju, nuk jemi ringritur kështu, duke kërkuar “babën”! Jozi, Astrit e coo.., Basha nuk është dhe nuk mund te jetë “babai” i Juaj, ai është kryetari i Juaj! Zgjidhni një rrugë për të shkuar tek Ai, mos humbisni kohë me ‘llogje’ fb-je, por ndërtoni të ardhmen Tuaj politike. Unë ju mirëpres; ndryshe nga Ju që na penguat!

Faleminderit!

Kategori
Uncategorized

Shtëpi dhe energji falas, në Libinë e Gaddafit, pothuajse gjithçka ishte gratis

Shtëpi dhe energji falas, në Libinë e Gaddafit, pothuajse gjithçka ishte gratis

Dikush mund ta mbajë mend kohën, kur shqiptarët shkonin për të punuar në Libi, në vitet ’80 të shekullit të kaluar. Këtë ata e bënin, për shkak të pagave dhe kushteve të mira të punës që ky vend ofronte.

Libia deri në vitin 1969, udhëhiqej nga mbreti Idriz. Ai përmbyset më 1968, me një puç ushtarak nga koloneli Muammar Gaddafi.

Idrizi, që ishte një njeri i korruptuar me administratë të korruptuar, ka merita vetëm për realizimin e pavarësisë së vendit nga Italia. Por, vendi i tij ishte i pazhvilluar e i varfër. Ai përmbyset gjatë një vizite zyrtare në Turqi, kur shteti i tij nga Monarkia shndërrohet në Republikë.

Gjatë kohës së Idrizit, vendi varej nga ndihmat e huaja, pa marrë parasysh se Libia është ndër vendet më të pasura në botë me naftë. Populli ishte i paemancipuar dhe jetonte pothuajse në primitivizëm. Këtë realitet e ndërroi Gaddafi.

Lideri i ri i Libisë nisi reformat e mëdha në vend. Standardi jetësor rritej, vendi begatohej. Pa marrë parasysh lajmet, që shpesh ndikohen nga politika, vendi po ashtu nuk qëndronte keq në raport me të drejtat e njeriut, madje edhe në kohën kur nisën trazirat kundër tij.

Gaddafi nuk duhej nga Perëndimi, sepse synonte të krijonte një Federatë të Republikave Arabe, që të forconte faktorin arab në botë. Me këtë synim, ai i bëri embargo SHBA-ve me naftë dhe ishte një nga shkaktarët kryesor të asaj që njihet si kriza e OPEC-ut, e vitit 1973, kur Gaddafi kërkon që arabët të caktojnë çmimet e naftës, të jenë ata që vendosin për pasurinë e tyre.

Nga këto qëndrime ai nuk ka hequr dorë kurrë. Por, kjo krizë e naftës i bëri pikë e pesë arabët, për çka çdo e zezë që ndodh në Lindjen e Mesme thuhet se burimin e ka tek viti 1973 – tek diçka që Perëndimi nuk lejon më të ndodhë.

Gaddafi e aplikon më vonë ideologjinë Xhamahiria, të cilën synon ta zbatojë te Bota e Tretë, pjesa e nëpërkëmbur e globit. Kjo ideologji nënkuptonte “shtetin e masave”, apo të popullit. Ndonëse ideologji e ndikuar nga komunizmi, masat përfitonin nga ajo.

Por, ai u vra gjatë Luftës Civile të vitit 2011. Një nga arsyet më të mëdha të përmbysjes së tij, thuhet se ndërlidhet me dinarin e artë që do të shkatërronte monopolet e manjatëve e do ta forconte shtresën e varfër. Teoritë e tilla janë të shumta dhe bazohen edhe në teori të komplotit, nga të cilat mbase ka diçka të vërtetë. Por, ajo që dihet sigurt është se që nga vrasja e tij më 2011, vendi ende është në luftë, populli në mjerim, e asgjë nuk është siç ka qenë, por keq e më keq.

Se cilat ishin avantazhet e sistemit të Gaddafit, Telegrafi ju sjell më poshtë disa fakte befasuese. Këto mund të jenë edhe të pabesueshme për ju, prandaj çdo interpretim lejohet:

Nuk kishte asnjë faturë të energjisë elektrike në Libi; energjia elektrike ishte falas për të gjithë qytetarët e saj.
Nuk kishte asnjë kamatë për kredi; bankat në Libi ishin në pronësi të shtetit dhe kreditë e dhëna për të gjithë qytetarët e saj kishin 0% interes – sipas ligjit.
Shtëpia konsiderohej si një e drejtë e njeriut në Libi; Gaddafi u zotua se prindërit e tij nuk do kenë shtëpi, derisa të gjithë në Libi nuk kanë një të tillë. Babai i Gaddafit vdiq nders ai, gruaja dhe nëna jetonin në një tendë.
Të gjithë të porsamartuarit në Libi merrnin 60 mijë dinarë (50 mijë dollarë amerikanë) nga Qeveria për të blerë apartamentin e parë dhe për të filluar familjen.
Arsimimi dhe trajtimet mjekësore ishin falas në Libi. Para Gaddafit, vetëm 25 për qind e libianëve ishin të shkolluar. Sot kjo shifër është 83 për qind.
Nëse libianët do të donin të merreshin me bujqësi, ata do të merrnin tokë bujqësore, një shtëpi, pajisjet, fara dhe bagëti për të filluar – që të gjitha këto falas.
Nëse libianët nuk mund të gjenin arsimin apo shërbimet mjekësore që ata kishin nevojë në Libi, Qeveria financonte ata që të shkojnë jashtë vendit – jo vetëm falas, por duke marrë 2300 dollarë në muaj dhe makinë me kompensim.
Në Libi, nëse një libian binte një makinë, Qeveria e subvencionte me 50 për qind të çmimit.
Çmimi i benzinës në Libi ishte 0.14 dollarë për litër.
Libia nuk kishte borxh të jashtëm dhe rezervat shtetërore arrinin në 150 miliardë dollarë, që tashmë janë të ngrira në nivel global.
Nëse një libian nuk ishte në gjendje të gjente punësim pas diplomimit, shteti do të paguante pagën mesatare të profesionit të tij sikur një i punësuar.
Një pjesë e shitjes së naftës së shitur kreditohej në banka, në llogaritë e të gjithë libianëve.
Një nënë që lindte një fëmijë merrte pesë mijë dollarë amerikanë.
Buka në Libi kushtonte 0,15 dollarë.
25 për qind e libianëve kanë një diplomë universitare.

 

Gaddafi donte të realizonte projektin më të madh të furnizimit me ujë, për të furnizuar dhe ujitur tërë shtetin që karakterizohet me shkretëtira.

Kategori
Uncategorized

Shteti i Noriegës u dha shqiptarëve drogën dhe po u heq vizat.

Vënia e vizave për Shqipërinë, reagon Berisha: Shteti i Noriegës u dha shqiptarëve drogën dhe po u heq vizat Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot, pas lajmi se institucionet holandeze si policia dhe prokuroria kanë kërkuar vendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët.

Me një shënim të shkurtër në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Berisha thotë se kjo kërkesë është dëshmi e shkatërrimit të të gjitha standardeve nga ana e shtetit të drejtuar nga Edi Rama.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Kthimi i vizave, deshmi e degradimit te te gjitha standarteve te Shqiperise nga Noriega!

Të dashur miq, mediat njoftojnë se një vend i BE, Holanda, agjencitë e saj ligjzëbatuese kërkojnë kthimin e vizave për shqiptarët, pra arritjen më të madhe të lirive të tyre. Dua të shtoj këtu se Holanda ka qenë ndër vendet më të para që mbështeti heqjen e vizave për ne.

Kjo kërkese nuk vjen e papritur, por e paralajmëruar disa herë pasi Shqipëria e Noriegës ka shkatërruar çdo standard të arritur nga vendi 7 vite më parë, për të cilat u hoqën vizat.

Kështu, ndër të tjera nga vetëm 430 shqiptarë që kërkuan azil politik në Gjermani në vitet 2011-2012 të marra së bashku, kjo shifër u rrit në mbi 80 mijë vetë në vitet 2015-2016. Kurse në mbare BE kjo shifër arrin në mbi 100 mijë azilkërkues.

Shqiptarët në kërkesat për azil politik herë herë dolën të parët duke lënë mbrapa edhe sirianët. Dy muaj më parë u thirr në Paris ministri i Jashtëm, Bushati, por jo nga ministri i Jashtëm, por nga ministri i Brendshëm. Mediat gjerësisht thanë se kjo thirrje ishte një ultimatum për vizat dhe se policë francezë u vendosën në pikat kufitare të vendit për të kontrolluar fluksin e njerëzve që largohen nga Shqipëria.

Kështu që mund të thuhet me siguri se Edvin Kristaq Rama iu dha shqiptareve drogën dhe po iu kthen vizat duke ndëshkuar kështu miliona shqiptarë

Kategori
Uncategorized

A nuk ju vjen pak turp? Je shqiptare moj, foli djalit shqip.

Një infermiere shqiptare në Gjermani është irrituar nga një situatë e krijuar në një spital gjerman.

Gjatë punës, ajo shpjegon se në spital kishte ardhur një paciente së bashku me djalin e saj të cilët flisnin gjithë kohës greqisht dhe kishin hasur vështirësi për të komunikuar në gjuhën gjermane.

Në këtë situatë, mjeku e pyet se çfarë gjuhe fliste, e zonja përgjigjet se është shqiptare. Infermierja e ndodhur aty, teksa dëgjon bisedën irritohet nga ajo që dëgjon, dhe kritikon zonjën pse nuk i flet në gjuhën shqipe djalit të saj, pasi gjuhët e tjera ai mund t’i mësojë në shkollë.

Infermierja shqiptare ka nisur një mesazh në redaksinë e Albeu.com duke kërkuar falje nenës së fëmijës:

“Jam23 vjece jetoj ne Gjermani prej 4 vjetesh dhe punoj si infermjere ne nje spital dhe sot me vjen ne mengjes nje paciente dhe fliste me djalin e saj greqisht gjate gjith kohes. Kur do hynte te mjeku i tha nuk ju kuptoj dhe mjeku e pyeti se fare gjuhe fliste dhe kur tha jam shqiptare u nervozova shum dhe i thash: Po mir mo rob i zoti gjat gjith kohes i flet djalit greqisht a nuk ju vjen pak turp je shqiptare moj foli shqip qe te jet krenar neser qe eshte shqiptar dhe jo me i fol greqisht. Greqisht, gjermanisht e meson ne shkoll po ne shpi foli shqip se je shqiptar dhe ne perfundim u nevrikosa dhe thash shko te ndimoj greku ju lutem dua mendimin tuaj nese veprova mir a keq dhe Zonjes i kerkoj falje per reagimin e ashper por un jam me shpirt dhe zemer shqiptare dhe aty ku ka shqiptare du te flitet shqip faleminderit te gjitheve”, është mesazhi i infermieres i ardhur në redaksinë e Albeu.com. /albeu.com/

Kategori
Uncategorized

Pune te medha e presin perpara Shqiperine! Ju faleminderit. DD.

Te nderuar Miq!

Keto 12 jave ne detyre si Minister i Puneve te Brendshme ka qene nje nder i jashtezakonshem ti sherbeja vendit, qytetareve dhe te gjithe shtetasve qe jetojne e punojne ne Shqiperi.

Deshiroj qe ti shpreh mirenjohjen me te thelle kryetarit te Partise Demokratike, Z. Lulzim Basha per besimin per te kryesuar kete dikaster ne nje moment te veshtire per vendin dhe per mbeshtetjen e Tij te vazhdueshme shtetare per te realizuar detyrat tona kushtetuese.

Bashkepunimi me koleget ne qeveri, znj Mandia, Vukaj, Karabina, Kertusha, z Bardhi dhe Beqiri, koleget e shkelqyer te MPB, policise se shtetit, SHISH, Prokurorise se Pergjithshme, Prokurorise se Krimeve te Renda, Avokatin e Popullit dhe gjithe agjensive ligjzbatuese te vendit, kane qene ne frymen institucionale dhe me kete rast shpreh nje falenderim te madh per perballimin e nje sere sfidash te medha sic ishin mbarevajtja pa incidente e procesit zgjedhor, lufta pa kompromis ndaj kultivimit dhe trafikimit te lendeve narkotike, trafikimit te qenieve njerezore, lufta kunder terrorizmit, emergjencave civile dhe sigurimi i nje sezoni turistik te qete.

Prioriteti im per tolerance zero ndaj droges ne bashkepunimi me policine e shtetit prodhoi disa rezultate te dukshme: 37 tone kanabis i sekuestruar, 40 mije rrenje kanabis te shkaterruara, 13 skafe te konfiskuara dhe mbi 75 vete te arrestuar per kultivim dhe trafikim te lendeve narkotike. Masat për të goditur fenomenin e kanabisit kane qene maksimale duke i drejtuar operacionet dhe arrestimet dhe personalisht ne terren dhe jo masa prapagandistike.

Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, Shërbimin Informativ dhe të gjitha institucionet e përfshira në planin e masave ka qene shumë i lartë, intensiv dhe smart. Kontrolli absolut i territorit ka qene dhe do te jete detyrë që çdo individ me uniformë policore duhet te angazhohet maksimalisht.

Nje falenderim per cdo efektiv te ndershem te Policise se Shtetit. Organizata e Policise se Shtetit ka punonjës të përkushtuar, qe jane ne front te pare në luftën kundër trafiqeve te paligjshme në përgjithësi dhe trafikut te lendeve narkotike ne vecanti. Une, ashtu si dhe cdo qytetar i ketij vendi, mendoj se ka individe te korruptuar, te implikuar e kontribues ne ideimin dhe zbatimin e te ashtuqujturit plan i kanabizimit te vendit, dhe per kete duhet bere nje pune me e mire ne vazhdim nga prokuroria dhe gjykatat per te mos lejuar keta individe te kthehen ne fenomen te shoqerise shqiptare. Ne gjykimin tim reagimi qytetar ndaj ketyre fenomeneve duhet te shtoje presionin ndaj cdo institucioni ligjzbatues per te bere detyren dhe risjelle sundimin e ligjt ne vend.

Kam dhe nje falenderim te sinqerte per gazetaret dhe median e lire. Kam
pasur nje bashkepunim te mire e jam ndjere i vleresuar qe media ka perkrahur e percjelle publikisht mesazhet qe une ne cilesine e Ministrit te Brendshem kam pasur per qytetaret ne ushtrim te detyrave te mia. Thene kjo, mendoj se duhet te sqaroj se cdo kontribut i imi ne qeverisje eshte bere ne funksion te realizimit te qellimeve te treguara me lart ne kuader te detyres time si minister teknik, e sigurisht jo ne kuader te perfshirjes time ne qeverine e ardhshme te mazhorances aktuale. Kam qene dhe vazhdoj te jem i vendosur per te kontribuar ne drejtimin e agjensive ligjzbatuese qe merrem me ceshtje te sigurise dhe mbrojtjes kombetare.

Pune te medha e presin perpara Shqiperine!
Ju faleminderit. DD.

Kategori
Uncategorized

Diaspora që s’bzan.

Diaspora që s’bzan

Nga Petrit Kuçana

Ata rikthehen nga të katër anët e globit sërish në muajt e ngrohtë atje ku u nisën, si një ritual shtegtimi e që rëndom quhen pushime. Ritual i përvitshëm ky, ku me patjetër do të shikojnë se çmimet rriten, që shikohen dhe trajtohen ndryshe, si parelinj në rastin më të mirë,  dhe “mbijetesa” varet nga aftësia e përshtatjes në vendin ku janë rritur… Spektatorë të paepur mbeten mërgimtarët, jetimë gjithësesi dhe e gjitha çfarë mund të bëjnë është ndonjë rresht me mendimet e tyre në ndonjë media apo në rrjetet sociale, (pa përfshirë mllefet apo shitmendjen që konsiderohen më tepër si dëshmi mllefi sesa arritje, ja unë mundem!) ku asgjë nuk ndryshosh përveç specifikave të përshtatjes. Asgjë nuk ndryshon edhe pse mërgimtarët shqiptarë (të Shqipërisë amë) janë të vetmit në rajon dhe më gjerë që nuk kanë të drejtën e votës dhe mbetet sfidë në vetvete përballimi me “argumentet” e qeveritarëve, që qëmtojnë “arsyet” se pse nuk u është dhënë kjo e drejtë, ndonëse u është premtuar me zë dhe me figurë se në zgjedhjet e tjera (të kurrëmosardhura) kjo do të bëhej realitet.

Diaspora hesht, nuk bzan.

Nuk bzan edhe kur shpeshherë në kurriz të saj majmen e majmen, (ata që ishin, janë e që duket që do të jenë) ministra,  deputetë, zyrtarë, apo që kanë marrë përsipër të jenë përfaqësues, (të diasporës kurrsesi) dhe mbase dikush bën ndonjë llogari nga ato të thjeshtat, se si është e mundur të vihet ajo pasuri e atij/asaj, me ato të ardhura që merr ai tipi/tipja nëpunëse apo zyrtare, e zgjedhur apo e komandur?

Thjesht ndonjë shfryrje dhe një pezm që kalon në sfidat e tjera të xhunglës, ku leqet janë shpesh të ngritura për parelinjtë, që nga çmimet e pa faturë, e deri tek rezervimet e tjera që janë ekstra speciale dhe ku nuk gjendet asnjë vend ankimi.

Diaspora hesht, nuk bzan.

Nuk bzan as kur mendon e stërmendon për aeroportin e vetëm të dheut të tyre, që pranohet botërisht se i ka çmimet më të larta në rajon dhe më gjerë, por nëse xhepi mbetet i ngushtë për apetitet e aeroportit (sidomos në ciklin e rikthimit) atëherë gjenden rrugët alternative, nga aeroportet e fqinjëve, apo mbetet alternativë ndërmarrja e odisesë së turravrapit që shkon disa ditë deri në mbërritje. Dhe askush nuk pëpëtin, nuk flet për të ikurit, të shpërngulurit, rrefugjatët, emigrantët…

Dhe ata heshtin, nuk bzajnë, qoftë edhe ata që ua përplasën dyert turinjëve, kur u rikthyen në mëmëdhe, pasi kishin mbaruar studimet në universitetet e perëndimit (se) pse ishin të papërshtatshëm në xhunglën e madhe, ku shërbyesit partiakë vendosin edhe për fatin e tyre.

Diaspora hesht, nuk bzan.

Nuk bzan edhe kur akuzohen se janë shkaktarët e ngritjes së çmimeve të gjithçkaje, edhe kur nuk ka një institucion të vetëm apo qoftë edhe shoqatë që “të përkujdeset” për ta, siç ndodh me shoqatat e mbrojtjes së shpendëve… dhe si spektatorë të devotshëm shohin ndonjëherë tek përbëjnë lajm sesi kanë rënë remitancat, pra të ardhurat e dërguara prej tyre, sesi janë bërë shkaktarë të shtimit të trafikut, të aksidenteve dhe loja tragji-komike se fëmijët e tyre nuk e fliskan aq mirë shqipen, e  vazhdon deri në absurditet, sidomos në ciklin e rikthimit atje ku u nisën, në truallin që quhet atdhe.

Nuk u arrit asnjëherë që shteti i Shqipërisë amë të ngrihet në nivelin qoftë edhe të shtetit të Kosovës, jo thjesht për pasjen e dikasteri, qoftë edhe si Ministri e Diasporës por edhe në angazhimin për “të bërë diçka” për diasporën.

Në të gjithë Kosovën edhe falë një tradite organizohen ditët e diasporës, ku me gjithë problematikat e ndryshme mërgimtarët nuk ndjehen aq të huaj sa në Shqipëri, ku nuk ka qoftë edhe një aktivitet të vetëm për diasporën. Keni dëgjuar për ndonjë qoftë një të vetëm?

Në Kosovë organizata Germin organizon kaq shumë aktivitete saqë nuk ka mbetur qytet pa shijuar aktivitetet e saj.

Në Shqipëri nuk gjen qoftë edhe një iniciativë të tillë apo të ngjashme, dhe kushedi sa në gjynah hyjnë ata që presin ndonjë gjë nga Ministria e Jashtme që po shijojnë pushimet pas fushatës së ethshme elektorale….

E mbase shumëkujt i kujtohet Samiti i Diasporës, ata mërgimtarët që dalloheshin me çantat e kuqe nëpër rrugët e Tiranës ato ditë Nëntori.
Askush prej tyre nuk ka parë gjë akoma, se pse u bë ai samit apo çfarë u arrit prej tij dhe më kot vetmevetshëm mund të shtrojë pyetjen se pse të mos bëhej diçka e ngjashme në verë kur vijnë emigrantët.

Thjesht s’bëhet, e kalohet me ndonjë lajm sesi po ikin e po ikin shqiptarët, sesi nga BE-ja vetëm vitin e kaluar janë kthyer, pra riatdhesuar mbi 40 mijë shqiptarë dhe qiqrat në hell vazhdojnë të reflektojnë çdo lloj tendence për ndonjë përçapje të diasporës, se dikush dikur mund dhe duhet të mendojë edhe për ta.

Diaspora hesht, nuk bzan.

Nuk bzan as kur kryeministri i Shqipërisë në asnjë prej fjalëve nuk e shqipton fjalën diasporë, emigrant, refugjat, qoftë edhe për ato që ka premtuar, jo të drejtën e votës por as regjistrimin e tyre.  Nuk bzan edhe kur shikon që radhët e saj po stërmbushen, që Shqipëria po zbrazet, që burgjet e Evropës po mbushen me të rinj shqiptarë.

E kushedi sa kohë do të kalojnë, sa breza do të rriten në mërgim ku në ADN-në e tyre do të vazhdojë të ruhet si amanet më shumë se si instikt, rikthimi në dheun e të parëve, ku shtegëtimi do të vazhdojë të mbetet i tillë, pa mundur të jenë pjesë vendimmarrjeje, qoftë edhe për të bërë pak zhurmë… Por diaspora jonë mbetet ajo e heshtura që s’bzan… Dhe nëse dikush mendon se potencialet e diasporës janë jashtëzakonshme dhe përfshirja e saj mbetet një domosdoshmëri, kjo ngjason më tepër me një dëshirë të kahershme sesa një realitet që preket, ose që pritet të preket. Duket se kështu është edhe më e lehtë udhëheqja e atyre që marrin votëbesimin e njëzet e ca përqind të votuesve…
Deri më tani diaspora është ajo që s’bzan, si e braktisur dhe braktisëse njëkohësisht… The albanian

Kategori
Uncategorized

Pa Shqiptarët nuk do të kishte ndodhur ilindeni, pse po fshihet kjo e vërtetë ?

Shqiptarët, vllehët dhe bullgarët janë pjesmarrësit në Kryengritjen e Ilindenit, dhe jo maqedonasit. Kështu thotë për INA historiani Nebi Dervishi duke u bazuar në dokumenta të arkivave të huaja. Teksa sot festohet përvjetori i kësaj kryengritjeje, Dervishi thotë se ata në fakt nuk përmenden në historinë e kësaj kryengritjeje.

“Shqiptarët u paraqitën si shtetformues në kryengritjen e Ilindenit. Është fakt i pamohueshëm, duke u bazuar edhe në dokumentat e proveniencave bullgare, austro-hungareze dhe të tjera se pjesëmarrja dhe kontributi i shqiptarëve në këtë kryengritje me karakter lokal ka qenë evident, jo vetëm në parapregaditjen, por edhe me pjesëmarrje, dhe kjo dokumentohet edhe në organet legjislative, në Kuvendin e madh i cili pas 2 gushtit u zgjodh me 60 vetë, me 20 shqiptarë, 20 vllehë dhe 20 bullgar. Kështu thonë dokumentat, askund nuk përmenden maqedonët”, shprehet Nebi Dervishi.

Përveç Kuvendit, sipas historianit, shqiptarët kanë qenë pjesë edhe të qeverisë së Krushevës.

“Edhe në qeverinë e përkohshme të Republikës së Krushevës zgjidhen gjashtë persona, në paritet dy shqiptar, dy vllehë dhe dy bullgar. Aty përmendet komandanti legjendar në betejën te Guri i Ariut (Meçkin Kamen), Pjetër Guri, i cili ka qenë komandant i këtij njësiti, ku edhe u vra”, vazhdon Dervishi.

Historianët shqiptarë nuk kanë të gjithë mendim të njëjtë për këtë çështje. Disa thonë se shqiptarët nuk kanë pasur ndonjë rol në këtë kryengritje, të tjerët e konsiderojnë faktorin shqiptar si vendimtar. Sipas Dervishit, pa shqiptarët as që do të kishim një kryengritje të tillë.

“Shumë nga historianët që janë marrë me këtë çështje thonë se pa shqiptarët as nuk do të ndodhte kjo kryengritje”, thotë ai.

E ndërkohë që historianët, shqiptarë e maqedonas, nuk i kanë hequr dyshimet, një pjesë e politikanëve përkrahin idenë se Republika e Krushevës ishte shteti i të gjitha etniteteve, apo modeli i sotëm i qeverisjes së vendit.

Kategori
Uncategorized

Drejtuesit e parë të shërbimi sekret komunist në vitin 1945.

Nga Kastriot Dervishi/

I formuar nga jugosllavët sipas formulave që ata sillnin, nën modelin e OZN-s (Organizacija Zabranja Naroda), u formua 14 dhjetor 1944 struktura kriminale me emër humanitar, e quajtur Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit (DMP), në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, në krye të së cilës ishte Koçi Xoxe. DMP përbëhej në qendër nga 4 – 5 seksioneve të ndarë sipas profileve. Nën këta vepronin tri SEMP-e (Seksioni i Mbrojtjes së Popullit) si vijon:
-SEMP-i i Tiranës (me Durrësin e Elbasanin) me drejtues Bako Dervishin.
-SEMP-i i Beratit (me Korçën, Gjirokastrën e Vlorën) me drejtues Niko Cetën.
-SEMP-i i Shkodrës (me Kukësin e Peshkopinë) me drejtues Zoi Themelin.
Drejtimi i punës kishte të bënte me zbulimin politik, mbrojtjen e pushtetit, mbrojtjen e ekonomisë, kundërspiunazhin dhe mbrojtjen e ushtrisë. DMP funksionoi deri në prill 1946, kohë kur u formua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përgjatë dy viteve të ekzistencës së saj DMP ishte në krye të operacioneve agjenturiale-operative për goditjen e “elementit reaksionar”, misioneve të huaja në Tiranë, etj.
Në një dokument të vitit 1945 organograma e Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit paraqitej kështu:
-Drejtimi qendror: Nesti Kerenxhi, Vaskë Koleci, Zihni Muço, Josif Pashko. Teme Sejko.
-Byroja e partisë: Kadri Hazbiu – përgjegjës, Mit’hat Poloska, Niko Ceta, Nesti Zoto, Siri Çarçani, Thoma Karamelo.
-Seksioni I: Mit’hat Poloska, Foni Qirko, Kasem Trebreshina, Afërdita Deliana, Skënder Tupe, Kolec Ilia, Ilo Vero, Manushaqe Qadhimi, Edip Çuçi.
-Seksioni II: Niko Ceta, Sokrat Gjini, Hysni Bega, Mihallaq Konda, Emine Pojani, Lutfi Milori, Sotir Dako, Suat Sulo, Uran Avdiu.
-Seksioni III: Nesti Zoto, Andon Deçka, Rakip Dobrolishti, Ali Korbi, Ali Josa, Toto Dervishi, Hysen Reçi, Shyqyri Luga, Isa Aliaj.
-Seksioni IV: Siri Çarçani, Vani Plasari, Llambi Titani, Tili Naçe, Enver Stropani, Ligor Mali, Malo Konea, Sefedin Araniti, Halim Poloska.
-Seksioni V: Thoma Karamelo, Mihallaq Vangjeli, Bujar Dalani, Eqrem Raifi, Teki Qerimi, Lisimak Trëndafili, Ahmet Rustemi, Leksi Kamberi, Sefedin Qerimi.

Kategori
Uncategorized

Dosja top sekret / Agjenti misterioz i Sigurimit, si kishte ndërtuar rrjetin në Greqi.

 

 Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit

 

Nafiz Bezhani

 

Misioni “Apolon”

Është një nga ngjarjet më mbresëlënëse nga veprimtaria ime në krye të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurës së Zyrtarëve në funksione të larta shtetërore. Kisha kaluar nëpër duar shumë dosje, madje të ngjeshura, të agjentëve, informatorëve apo rezidentëve të ish-Sigurimit të Shtetit, disa prej të cilëve i kisha njohur edhe personalisht. Por kur para syve të mi u shfaq dosja e prof. Sofos, mikut tim të vjetër, kur pashë se ai kishte qenë një figurë shumë e çmuar në shërbim të Shtetit shqiptar, në një periudhë kohe të caktuar, vura duart në kokë. Si është e mundur, vallë, të mos kisha kuptuar asgjë, të mos më kishte lënë në mendje të paktën një hije dyshimi, shoku im i vjetër, me të cilin kishim pirë mijëra kafe dhe kishim përgojuar shumë e shumë kuadro të lartë të asaj kohe, pse jo edhe vetë Partinë e Punës, pa dyshuar kurrë se veshët e tij janë veshët e djallit apo të ferrit? Por prof. Sofoja në asnjë mënyrë nuk mund të ishte ingranazh i një mekanizmi makabër, ai ishte njeri i virtytshëm, me shikim depërtues, me mendje të kthjellët e zemër të madhe, me një Sovran të fuqishëm e të urtë që shoqëron të gjitha mendimet dhe ndjenjat e tij, me një forcë të panjohur, që përfshin shpirtin dhe ndjenjat e tij – ndërgjegjja e pastër, që e shtyn fuqishëm vetëm për vepra të mira.

Sofokli Micin e kisha njohur qysh në muajin Gusht të vitit 1944, në Helmes të Skraparit, ku zhvilloi punimet Kongresi i parë i Rinisë Antifashiste Shqiptare. Ndërsa unë isha delegate i Rinisë të Brigadës së parë Sulmuese, Sofoja ishte dërguar aty nga krahinat e çliruara të rrethit të Gjirokastrës, si një nga të rinjtë më aktivë të terrenit, për të shërbyer në mensën e delegatëve. Ai ishte shumë i shkathët, i zgjuar dhe i dashur me të gjithë. Bashkë u miqësuam shpejt, jo vetëm për shkak të moshës, por edhe për shkak se ai vinte shpesh në çadrën time, ku mblidheshin të rinj për të luajtur “kungulleshkat”.

Pas çlirimit të vendit, Sofja na shfaqet në hotel “Dajti”, i veshur me uniformën e portierit. Dukej më i rritur dhe më simpatik. Dikush e kishte ndihmuar të vinte në Tiranë, me kush që të vazhdonte edhe shkollën, për t’u bërë më i vlefshëm për shoqërinë. Natyrisht, ai ishte një djalë që meritonte çdo përkrahje, sepse kishte dhënë prova të seriozitetit me zotimet e tij. I riemëruar në administratën e Ministrisë së Drejtësisë, krahas kryerjes së detyrës, ai vazhdoi natën edhe gjimnazin “Qemal Stafa”, të cilin e mbaroi me sukses. Për të ardhmen e tij u kujdes edhe vetë Ministri. Kështu, në një ditë të bukur vjeshte, Sofua niset për studime të larta jashtë vendit, me bursën që i siguroi shteti për të ndjekur studimet në Universitetin e Drejtësisë në Leningrad të Bashkimit Sovjetik. Dhe vitet ecën shpejt. Ai e mbaroi me sukses shkollën dhe u kthye me titullin “jurist” dhe me krenarinë e rezultateve të mira që kishte arritur. Me dijet e fituara dhe me begraundin e tij të pasur e të pastër, filloi t’u ngjitet shkallëve të jetës, të shtojë më tej njohuritë e tij profesionale e shkencore, të zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë, të meritojë tituj shkencore, doktor e profesor. Dhe tani, mendoni për një njeri kaq të shquar, me një kulturë e me një post kaq të lartë, të pranojë për hobi një karrierë sekrete, të futet në vallen e rrezikshme të agjenturave aventureske. Jam i sigurt se askush nuk do të besonte një gjë të tillë. Edhe në qoftë se dikush do të ishte para informacioneve të firmuara prej tij, do të dyshonte për manipulim të dosjeve, apo për dosje fiktive, që në atë kohë nuk ishin të pakta. Por jo, edhe pse aktiviteti i tij, ka qenë në një periudhë kohe të kufizuar, dosja e tij ishte e plotë ndoshta një ndër dosjet e mëdha që kam pasur rast të kontrolloj unë.

Pas zgjedhjes time në Kuvendin, Popullor në postin e kryetarit të Komisionit Shtetëror të Kontrollit të Figurës të Zyrtarëve, përkohësisht u sistemova në një dhomë të vogël në Ministrinë e Drejtësisë. Isha në kushte pune shumë të vështira, por ndjeja kënaqësi e përkrahjen që me jepte Ministri dhe gjithë juristet-kolegë të kësaj Ministrie, veçanërisht ndjeja afërsinë e mikut tim të vjetër Sofokli Mici, që në atë kohë drejtonte një sektor të rëndësishëm. Ai do të vinte në zyrën time për çdo mëngjes dhe së bashku do të zbrisnim shkallët për të shkuar në kafen e Ministrisë, që gjendej në podrum. Sado probleme e mërzi që kisha, kur isha pranë tij ndjeja çlodhje dhe humor të mirë. Fytyra e tij ishte gjithnjë e qeshur, nuk e shikoje kurrë të mërzitur apo të ngrysur. Shpeshherë ngacmonte edhe femrat, por vetëm me qëllime të mira.

Thonë se kur ruan marrëdhënie shumë të mira me një person, për një kohë të gjatë, duhet të ruhesh vetëm nga “syri i keq”. Dhe ne, dikush na “hëngri me sy të keq”, duke na krijuar problem serioze. Ishte pikërisht një ditë dimri, në fillim v. 1998, kur ne ktheheshim plot humor nga kafja për në zyrë. Në sallon, përballë derës së zyrës time, më shkëputi nga miku im një djalosh që punonte së bashku me Sofon, aktualisht vazhdon të jetë kuadër me rëndësi në piramidën e Drejtësisë, i cili, me një ton intim, por qortues dhe fare patakt, më thotë:

-Ju shoqëroheni me atë? – duke tundur kokën i habitur.

Në jetën time, shumë gjatë, nuk kam ndier reaksion emocional kaq të madh, ndoshta për shkak të ndërhyrjes së pa takt nga një person i panjohur, ndoshta për shkak të ndikimit që më shkaktoi një këshillë e pazakontë dhe e papërshtatshme për sistemin demokratik, ndoshta edhe për efektin emocional që shkakton këshilla e një djaloshi tek një i moshuar, ose për shkak të të gjitha këtyre. Sado që u mundova ta përmbaja veten, nuk munda të mos i ktheja “reston”.

-Unë, djalosh, nuk u marr leje të tjerëve se me cilin shoqërohem!

Hyra në zyrë i tensionuar, aq sa e kisha të vështirë për t’u qetësuar e për t’u përqendruar në punë. Ishte një ngacmim banal i ndjenjave të mia, që pati efekt të mëtejshëm. Po bluaja me vete se një ndërhyrje e tillë, jashtë çdo rregulli të mirësjelljes, duhet patjetër ta kishte një shkak. Disa duhet të kishte ndodhur me mikun tim, diçka flitej, apo përpunohej kundër tij, ndërsa unë, me besim të patundur në pastërtinë e tij, nuk mund t’u besoja. Por çfarë qarkullon vallë, në mendjet e tyre, për mikun tim Sofo?

Disa ditë më parë, Ministria e Drejtësisë më kishte dërguar listën e kuadrove të saj për të kontrolluar figurën e tyre, konform ligjit nr. 8043, dt. 30.11.1995, e firmuar personalisht nga Zoti Ministër. Në një takim të rastësishëm që pata me të, pasi më pyeti nëse e kisha marrë listën, më tha:

-Është mirë, gjithnjë brenda mundësive që do të kini, ta shikoni me kujdesin më të madh listën tonë dhe mundësisht ta përfundoni sa më parë, për shkak se kam ndër mend të bëj një organizim të ri të Dikasterit dhe duhet patjetër të kem të qarta edhe figurat e tyre. Në të vërtetë unë i njoh personalisht pothuajse të gjithë, por dyshoj në tre persona…”

Kur midis tre të dyshuarve dëgjova edhe emrin e Sofos, u ndjeva paksa i emocionuar, për shkak se kisha bindje të plotë që ai nuk mund të bëhet kurrë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, për shumë arsye, veçanërisht për faktin se ai kishte qenë anëtar i Partisë së Punës dhe komunistët nuk mund të bënin pjesë si informatorë apo agjentë të Sigurimit të Shtetit. Megjithatë zgjodha heshtjen dhe ju përgjigja:

-Ju siguroj se do të bëj të gjitha përpjekjet që listën tuaj ta përfundoj sa më parë. Përfundimet do t’i përcjell zyrtarisht, konform dokumentacionit përkatës.

Dyshimet e shprehura për mikun tim, Sofo, ndonëse isha i sigurt në pastërtinë e tij, më nxitën kuriozitetin për të shkuar menjëherë në Arkiv, për të kontrolluar dokumentacionin përkatës. Dhe kurioziteti m’u shtua më shumë kur në kompjuter më doli emri: Sofokli Mici, lindur më… Kërkova menjëherë dosjen. Ishte një dosje e hapur nga organet e Sigurimit të Shtetit në vitin 1987. Në ndjekje të tij, si i dyshuar për bashkëpunim me Asfalinë greke. Të jetë vallë kjo dosja për të cilën dyshonte zoti Ministër? Nuk ka dyshim se një agjent në shërbim të një shteti të huaj, do të përbënte krimin e tradhtisë, pavarësisht nga regjimi që ka ekzistuar në atë kohë, por një veprimtari të tillë armiqësore, duhet të ketë prova ligjore të pakontestueshme. Raportet apo informacionet e dërguara kundër tij, nuk mund të krijonin bindje për të vendosur masa penalizuese. Lexova raportin e parë, të shkruar me një shqipe të rrjedhshme, mesa duket nga ndonjë agjent shqiptar i shkolluar e me eksperiencë, që kishte firmosur me pseudonimin e tij “Ksamili”. Ndoshta mund të ketë qenë vet shoqëruesi i një grupi turistësh grekë që kishin vizituar Shqipërinë. Në të thuhej: “Sot, në hotel “Dajti” u bë një takim i paplanifikuar midis turistëve grekë dhe prof. Sofokli Mici. Ai shkëmbeu biseda të gjata me grupin dhe mori prej tyre dy zarfe të dyshimta. Për njërin thanë se ia dërgonte kushëriri i parë i tij, Apostolos… nga Preveza, ndërsa zarfi tjetër iu dorëzua nga një turist i pranishëm në takim për një problem të tij. Profesori i futi zarfet në xhep dhe vazhdoi të bisedonte me ta. Biseda e tij është regjistruar dhe ju dërgohet në kasetën G-16-T, firmuar “Ksamil”.

Informacioni tjetër vinte nga një informator apo bashkëpunëtor vullnetar i paspecializuar, me banim në krahinën e Thesprotisë. KJo dilte e qartë jo vetëm nga shkrimi i tij, i papjekur dhe autodidakt, por edhe nga përmbajtja, në të cilën thuhej: Profesor Sofokli Mici, në një mbledhje që u bë për pritjen e tij, këtu, në Gumenicë, u pyet nga ne për përparimin e Komunizmit në Shqipëri, por ai u përgjigj se komunizmin e gjeta në Greqi. Kjo më dëshpëroi mua dhe shumë të tjerë. E pyetëm se përse i tha ato fjalë, por ai u përgjigj se në Shqipëri ne kemi punë, kurse këtu jo vetëm që jam në qetësi, por ju më kini shtruar të gjitha të mirat dhe nuk më kini lënë të vë dorën në xhep. Kështu e përfitojmë komunizmin, apo jo? Ishte firmuar: “Margarita”.

Eca më tej duke lexuar një informacion tjetër, i sigurt se edhe ai vinte nga jashtë shtetit, ndoshta nga Athina. Nga stili i të shkruarit, si dhe nga përmbajtja e tij, me terminologji të specializuar, kuptohej se kemi të bëjmë me një agjent të regjur apo me një rezident që udhëheq një rrjet të gjerë informatorësh, sidomos në Athinë apo në zonat kufitare të krahinës së Thespotisë. Informacioni ishte shkruar me makinë shkrimi dhe me një gjuhë të rrjedhshme. Në fund nuk kishte emër e mbiemër, por vetëm një firmë që deshifrohej lehtë: “Balla”. Në fakt ky informacion i ngjante një analize të hollësishme për vizitat e Prof. Sofos në Greqi. Në të përshkruheshin hollësisht takimet e shumta që kishte patur ai me shqiptarë, grupe të ndryshme shqiptarësh dhe grekë të thjeshtë, me qeveritarë dhe politikanë, si dhe për një takim të dyshimtë që kishte bërë prof. Sofoja me një familje të njohur për qëndrimin e saj antishqiptar. Ky informacion me dha të kuptoj se Sigurimi i Shtetit e kishte një rrjet agjenturesk efektiv në Greqi, që kontrollonte njerëzit e vet. Ndonëse informacioni nuk ishte i plotë, ai ishte serioz dhe tërhoqi vëmendjen time. Kur përfundova së lexuari faqen e tretë, që ishte e fundit, pashë se pas saj kishte një lidhje. Ishte një pusullë e zakonshme mbi të cilën ishte shkruar: “Partia është në dijeni të gjithë veprimtarisë së SHIK-ut Sofokli në Greqi”. E kishte firmuar një drejtues i paidentifikuar. Dhe ishte pikërisht kjo pusullë që më vuri në lëvizje për të kërkuar më thellë, për të gjetur diçka më të rëndësishme, që me siguri do të përmbante veprimtarinë e Profesorit në Greqi. Nuk mund të ishte një vizitë e rastësishme apo turistike, kjo që kishte bërë profesor Sofoja. Ajo do të kishte me siguri një mision, ndoshta shumë të rëndësishëm, që diku duhet të jetë i pasqyruar dhe diiku të jetë i ruajtur. Dhe kjo duhet kërkuar diku gjetkë, për shkak se prof. Sofua nuk mund të ishte një agjent i zakonshëm i Sigurimit të Shtetit, jo vetëm për shkak të funksionit të lartë, që kishte në Gjykatën e Lartë, apo të nivelit të tij shkencor dhe të eksperiencës së gjerë në sektorin ku punon, por edhe për faktin që militon si komunist i vjetër në radhët e Partisë së Punës. Njerëz të tillë mund të kryejnë vetëm misione të rëndësishme, me mandate të veçantë. Natyrisht edhe dokumentet e tyre trajtohen po në skedarë të rëndësisë së veçantë, Top sekret!

Kategori
Uncategorized

Agjentët shqiptarë që punuan për Sigurimin, CIA-n dhe KGB-në.