Sipas tij, dikush po nxirrte sekretet e mbledhjeve të mbyllura. Çfarë thuhej brenda mureve të sallës, të nesërmen dëgjohej në valët e largëta të “Zërit të Amerikës”. Kjo nuk mund të ishte rastësi. Duhej të kishte një spiun.
Kështu, me vendosmërinë e njeriut që kërkon të gjejë gjilpërën në kashtë, ai shpalli se askush nuk do të dilte nga salla pa u zbuluar fajtori. Ora kalonte. Të gjithë rrinin ulur. Heshtja bëhej gjithnjë e më e rëndë. Askush nuk lëvizte.
Pak minuta më vonë, kur situata po bëhej e padurueshme, dera trokiti. Brenda hyri ordinanca e shokut Spiro me një oturak në duar. Pamja ishte aq e pazakontë, sa për një çast edhe kërkimi i spiunit kaloi në plan të dytë.
“Po ti nga e more vesh?” – pyeti i habitur shoku Ramiz.
Dhe aty erdhi përgjigjja që e rrëzoi gjithë misterin:
