Kategori
Uncategorized

Dokumenti; Edhe vet diktatori e uronte ne fillim 28 Nëntorin si dite çlirimi

Kolonel Kostadin Koliqi /

E vërteta e ditës së Çlirimit !

Nga kolonel,-Kostadin Koliqi /

Edhe vet diktatori ne fillim e uronte diten e çlirimit më 28 Nëntor, mbasandaj e njesoj me Jugosllavinë e Titos …

28 NENTOR 1944

Ne nje ditë të shënuar si kjo, me 1912, pas aqe lindi Shqiperia indipendente. 

Kur vëndi ynë kercënohej nga te kater anet nga armiqte e jashtemku per popullin tone po farketoheshin dhe zinxhire te rinj robërie, Plaku Ismail Qemali me një grusht trima e patriote e ngriti flamurin e lirisë ne Vlore dhe populli shqipêtar mori fryme Ne duallmë fitimtarë, po vala t'egëra kaluan mi popuilin tone:
Ay flamur i lirisë u muar nëpër këmbễ, u shpërdorua, u bë lecke tregu prej njerezve të regjimit të kaluar.
Ay shêrbente për të mbuluar turpesita hajdutllëget që bëheshin në kurris të popullit tonë. Po ay ishte flamu i regjimit të satrapëve.
Flamuri i popullit, flamuri i Ismail Qemali gendronte i panjollosur në shpirtërat e patriotëve shqipëtare, e ai u mur u ngrit lart, u mbajt nga duart e çelnikta te luftêtarëve tê popullit dhe kaloi nëpër mes rrebeshesh dhe furtunash i pathyer, i papërkulur. simbol i lirisë dhe i indipendencës.
Pas kagë luftrash heroike kundër fashismit, flamuri i Kug i Vlorês, i lyer me gjakun e herojve të popullit, të rëne në këtë lufte anti fashiste, valon sot krenar në qiellin e Shqipërisë së Lirë; pesë vjet kanë kaluar nga robëria e rëndë fashiste, pesë herë nëper rrugêt e qyteteve  të Shqipërisë, në çdo Njezetetetë Nëntor eshtë derdhur gjak i bijve heroikë që përleshin me bajonetat e okupatorit e të trathetoreve.

GJEN.-KOL, ENVER HOXHA

Kategori
Uncategorized

Gazetarja që e varën lakuriq për ta bërë shembull të torturës mizore

Gazetarja që e varin lakuriq për ta bërë shembull të torturës mizore

Nga: Ervina Toptani 

Bianka Balliçi ishte gazetare italiane, piktore, artiste, e cila vjen në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore si korrespondente e gazetës ku punonte. 

Në Shqipëri dashurohet e martohet me Adem Balliçin, djalë fisnik nga një familje e mrekullueshme qytetare nga Elbasani.

Bianka Balliçi, njësoj si Pauline Petrela etj., zonja të huaja, provuan llavën e urrejtjes në lëkurë, sepse kishin një shpirt të madh, plot dashuri e dinjitet, mjaftueshëm për t’u torturuar në mënyrë çnjerëzore nga shtazët e pashpirt veshur me veladonin e vdekjes, me drapër e çekan në dorë.

Në vitin 1946 fillon kalvari i llahtarës për Biankën, bashkeshortin e familjen e tyre. Ata arrestohen, torturohen e burgosen. Bianka nuk e takon më bashkëshortin dhe si pasojë dashuria e tyre përskuqet dhunshëm nga hekuri i zjarrit e tortures komuniste.

Bianca ishte ndër Zonjat e para që burgoset në Shqiperi, së bashku me stërgjyshen e bashkeshortit tim, Semiramis Vrionin, dhe për disa kohe ishin të dyja në të njëjtën qeli.

Bianca ishte vërtet siç e kishte emrin, e bardhe në shpirt e lekurë, artiste që e adhuronte të bukurën, i donte njerezit, me një buzeqeshje plot jetë, me flokë bionde e sy të mrekullueshem të kaltër.

Pasi e torturuan në hetuesi për muaj të gjatë me akuzën si spiune e perëndimit, dëshira kafshërore e shtazëve komunistë arriti pertej të paimagjinueshmes edhe për mendjet e sëmura. 

Biankën e varin nga shpatullat, të lidhur në litarë, në një lloj mënyre torturuese (këtë torturë e kanë provuar shumë njerëz të tjere në këtë periudhe) që pesha e trupit të rëndonte aq shumë sa pjesa e shpatullave dhe e kraheve fillonin e shkeputeshin ngadalë prej pjesës tjeter të trupit, një lloj shqyerje e gjymtyrëve.

Bianca e bukur, aq e re, aq e pafajshme, që përveç bashkëshortit nuk kishte asnjeri tjetër në Shqiperi, qëndroi me sy mbyllur në acarin e dimrit, me gjakun që kullonte nga trupi e që ngrinte në currila ngjyre të errët prej të ftohtit. Të gjithë zotërinjtë që vuanin burgun komunist u detyruan të dilnin ta shihnin një nga një si dënim këtë pamje, por askush nuk i ngriti sytë. Të gjithë qëndronin kokëulur me lotët që rridhnin faqeve.

Shumëkush, po atë dite u torturua sepse guxuan të rebelohen për Biankën, e ndërsa muret e birucave përskuqeshin nga gjak intelektualësh, si dënim për mos përlyerjen e tyre në krim,

Bianka qëndronte heroikisht e varur, lakuriq me flokët e shpupuritur që kishin ngrirë nga gjaku, e me sytë e mbyllur duke pritur vdekjen, që nuk vinte. Ah, zemra….Nuk ndalon zemra, kur njeriu dëshiron kaq shumë që ajo të mos rrahë më!

Në kujtim, nderim e respekt të saj, e të shumë Zonjave si ajo që na mësuan me qëndresën e heroizmin e tyre se “Njeriu është vepra më madhore e Zotit në tokë, dhe një Njeri, nuk e mposhtin dot as dhjetra shtazë antinjerëzore, që Shqiperia pati fatin e tmerrshëm t’i kishte me mijëra në gjirin e saj.

Nga Ervina Toptani /

Kategori
Uncategorized

Çfarë kanë valixhet e Veliajt për në Dubai ?

Po çfarë kanë valixhet e Erionit në këtë udhëtim të beftë e të gjatë, në një vend, jo me peshë globale, por me peshë financiare, në një qytet me plot të ndaluar, të cilët punojnë si keqbërës për vendet nga kanë ikur. 

Teorikisht rroba dhe siklete.

Praktikisht mund të dalë rrugës…!

ÇFARË KANË VALIXHET E VELIAJT PËR NË DUBAI !?

NGA BASIR ÇOLLAKU

Në dosjen një miliard-euroshe të inceneratorit të Tiranës, por edhe ato të Fier-Elbasanit ka tendera me ujësjellësit e shumicës së bashkive njëpartiake, leje për disa puse nafte, konsultuar me pronarët e arratisur të djegësve, Zoto e Mërtiri e plot biznese të tjera të shumta rreth kësaj mesele vjedhjeje të pahasur kund.

Në dukje ngjajnë periferi, por në thelb të zhvillimeve ekonomike janë një plaçkitje e organizuar marramendëse.

Të pandehurit janë shpërndarë. Sa në arrati, sa në qeli e shumica tjetër e pushtetshme gjendet nëpër zyra publike.

E gjitha në pritje të kapitullimit të prokurorisë.

Ndikimi dhe trysnia politike e mazhorancës kanë shmangur akuzën kryesore, për të cilën provat janë të shumta, atë të organizatës kriminale, siç neni 28 Kodit Penal, qartësisht e përcakton.

Të munguarit e mëdhenj të kësaj historie hetimore janë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Damian Gjiknuri e Engjëll Agaçi, sekretar i kryeministrit, Armando Subashi, bashkiak i Fierit, me ca miqësi në Prokurori, Emiriona Sako, bashkiake e Durrësit e një turrë zyrtarësh ia kanë gjetur deri më tani dermanin të mos jenë të pandehur.

Hetimet mungojnw për një tjetër dosje ngjashëm të rëndë, rindërtimet e tërmetit, një katastrofë, ku pallatet janë në prag tërmeti njerëzor, atë të ndërtimit katastrofik. 

Prej vitesh hetimi, autorët pronarë në kërkim ndërkombëtarë, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Stela Gugallja, Prokuroria e Posaçme ende nuk po mundej të ndalonte pagesat ditore prej më se 80 mijë euro, për kompaninë, me justifikimin komik të mosgjetjes së pronarëve.

Një sekuestro e vonuar e sërish një pafuqi për t’i shkuar deri në fund.

“Veliaj i Dubait”

Nuk është vetëm histori kullash, ashtu si në Portin e Durrësit, ku Dubai investues fsheh Ramën dhe paratë e tij në ofshore, nën emra gjoja sheikësh, me një paqartësi transparence nga mos-hetimi. Mediat sociale kanë njoftuar duke bërë publike biletat e udhëtimit të kryebashkiakut për një javë “pushim-shqetësimi” në Dubai pa dhënë shkaqe zyrtare përse Veliaj ka marrë valixhet drejt këtij destinacioni, jo fort surprizë. 

Po çfarë ka shqip në Dubai sot?

Ka një numër të lartë vrasësish, trafikantësh droge, personazhe të botës së krimit tw organizuar e mafiozë të huaj, të cilët kanë pasur e kanë punë në Shqipëri dhe strehohen në tokën e mos-ekstradimit. Biznesmenë me siklete penale, të cilat nuk është se kanë shpërthyer tërësisht. Veliaj kë kërkon të takojë? Investitorët? Ortakë të përfolur të inceneratorëve? Mesazherë të dosjeve të Ndranghetës, qw fle nëpër arkiva të akuzës shqiptare prej tre vitesh ?!

Një tjetër 100 milionë-eurosh italianëve të paqartë e dyshimplotë për ta ngarkuar sërish mbi inceneratorët?! Të kërkuarit që mund ta lehtësojnë nga kusuret? Përse kaq gjatë e në këtë kohë kur vlon prokuroria, duke iu afruar me metra, me pamundësi kthimi për ta përballur me akuzën?! Nuk mund të jenë valixhet e fundit të kryebashkiakut në këtë destinacion të diskutueshëm penal.

Po çfarë kanë valixhet e Erionit në këtë udhëtim të beftë e të gjatë, në një vend, jo me peshë globale, por me peshë financiare, në një qytet me plot të ndaluar, të cilët punojnë si keqbërës për vendet nga kanë ikur. Teorikisht rroba dhe siklete. Praktikisht mund të dalë rrugës…!

Çfarë kanë valixhet e Veliajt për në Dubai ?
Kategori
Uncategorized

Kemi jetuar dhe në diktaturë, por s’paska më të shëmtuar se opozita e shitur, e kontrolluar

"Edi Rama është një rrezik madhor sot, është rreziku më i madh për shqiptarët pas Enver Hoxhës. 

A do ta ulim ne kokën para këtij rreziku? Kurrë jo.

Përkundrazi do të ngrihemi fuqishëm në një betejë pa kthim, në një betejë në emër të shpresës, të demokracisë, të së ardhmes.

Në një betejë që ne do ta fitojmë

Miqtë e mi !

Po ndalem në një moment. Pse unë sot jam këtu .

Unë kisha mbyllur kapitullin tim në 2013, jo aq zemërthyer.

Unë u përkas atyre se cilido që të jetë pushtetari, nuk duhet të qëndrojë shumë kohë të gjatë në pushtet. E kemi shumë të hidhur ne, historinë me pushtetarët e përjetshëm. E pamë se çfarë ishin.

U largova jo me ndonjë keqardhje të veçantë. Përkundrazi mendova se e kreva misionin tim, dhe së bashku me ju arritëm gjëra të mëdha. Arritëm para se gjithash të kemi një demokraci funksionale.

Në 100 vjetorin e Pavarësisë do të fliste Sekretarja e Shtetit dhe do të shprehej se cilido që do të shohë një demokraci në funksion, le të vijë në Shqipëri.

Njerëz pa traditë demokratike, njerëz që dilnin nga diktatura më e zezë, por njerëz me sensin e respektit për demokracinë, lirinë dhe idealet tona.

Krijuam një pluralizëm real, një ekonomi tregu me të cilën ne dolëm me lumenj djerse nga honet më të thella të varfërisë njerëzore .

Nga vendi i tretë më i varfër i planetit u renditëm në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta.

Nga njerëzit më të varfër dolëm në krye të vendeve të Ballkanit për rrogat në vitin 2013.

U anëtarësuam në NATO. Kosova u bë e pavarur. U hoqën vizat.

Rrotacioni i vitit 2013 vinte pas rotacionit të vitit 2005. Pra çdo njeri duhet të besonte se demokracia po funksionon. Dhe kjo ishte arritja më e madhe.

Çfarë ndodhi këto 10 vite.

Kategori
Uncategorized

Dom Gergj Meta: Panairi i librit, apo panairi i autorëve ?

Me të dalë prej duarve të autorit, çdo libër ka fatin e vet dhe rrugëtimin e vet. 
Ka një jetë të vetën, të pavarur prej asaj të krijuesit të tij.

Do ta promovojnë vetë lexuesit duke folur për të me miqtë e tyre, duke shkruar përshtypjet e tyre për të nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale, duke bërë reçensa, duke shkruar kumtesa, etj.

Sado reklamë të mirë t'i bësh librit, ai është i vetmi prodhim që nuk varet aspak prej saj.

Gjatë këtyre viteve të fundit, kam vënë re një lloj “agresiviteti” të autorëve, që në ditët e Panairit t’i tërheqin lexuesit-blerës sa më fort drejt librave të tyre, të cilët mbajnë ende erën e tipografisë.

Kësisoj Panairi është bërë një “Panair autorësh” më shumë se sa një “Panair Libri”.

Libri është flijuar e vazhdon të flijohet mbi altarin e unit autorial…

I kuptoj disi autorët e rinj, që janë akoma në ethet e publikimeve të para dhe si fëmijët e vegjël bërtasin kthinave të shtëpisë që të tërheqin vëmendjen, por është pak e vështirë të kuptosh autorë që tashmë kanë një karrierë krijimtarie mbi supe.

Me të dalë prej duarve të autorit, çdo libër ka fatin e vet dhe rrugëtimin e vet. Ka një jetë të vetën, të pavarur prej asaj të krijuesit të tij. 

Do ta promovojnë vetë lexuesit duke folur për të me miqtë e tyre, duke shkruar përshtypjet e tyre për të nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale, duke bërë reçensa, duke shkruar kumtesa, etj.
Sado reklamë të mirë t'i bësh librit, ai është i vetmi prodhim që nuk varet aspak prej saj.

Do të ishte bukur që takimet rreth librave në Panair, të bëheshin rreth atyre që janë botuar në vitet e kaluara. Një libër nuk peshohet me shitjet e tij, por me lexuesit e tij. Me ata që ndoshta e marrin hua në Bibliotekat publike se nuk munden ta blejnë, por e lexojnë edhe tri e katër herë. Matja e tij me anë të shitjeve e barabit librin me një smartphone, me një çantë a me një rrobë firmato.

Nuk promovon autori librin, por libri autorin. Vetëm kështu autori dhe libri bëhen klasikë dhe kjo do kohën e vet. Është lexuesi ai që e bën klasik një autor apo një libër dhe jo konsumimi i tij komercial.

Shkrim nga Dom Gjergj Meta /

Kategori
Uncategorized

Krimineli i luftës Putin po nxit antisemitizmin global duke mbështetur demonstratat dhe fushatat destabilizuese në SHBA/Evropë, Paris dhe Gjermani.

Nga Martin Henze /

Berlin/Tel Aviv

Në fakt, po bëhet gjithnjë e më e qartë se lëvizja Greta Thunberg, e njohur gjithashtu si e ardhmja e së premtes, është një lëvizje radikale e krahut të majtë që duket se po ofron mbështetje.
një lëvizje radikale e majtë që me sa duket mbështet tentativën për gjenocid nga Hamasi dhe mbështetësit e tij, në këtë rast Irani terrorist dhe krimineli i luftës Putin.

Një ndalim. Është koha për të monitoruar më nga afër këtë grup.

Krimineli i luftës Putin po nxit antisemitizmin global duke mbështetur demonstratat dhe fushatat destabilizuese në SHBA/Evropë, Paris dhe Gjermani.

Putin është në anën e Hamasit dhe po përpiqet të nisë një luftë në Lindjen e Mesme.

Qëllimi është, nga njëra anë, të vendoset Irani në një pozicion supremacie duke destabilizuar Jordaninë, Egjiptin, Arabinë Saudite dhe të tjerët dhe duke neutralizuar Izraelin.
Nga ana tjetër, për të krijuar lehtësim në Ukrainë.

Në javët e ardhshme do të pasojnë veprime në Ballkan, Moldavi dhe Gjeorgji.

Si dhuratë, Irani, përmes Hamasit, ia dhuroi kriminelit të luftës Putin, për mbështetjen e tij, në ditëlindjen e tij, 7 tetor, sulmin ndaj Izraelit.

Prandaj, Izraeli duhet të ndryshojë politikën e tij ndaj Rusisë dhe tani kërkohet mbështetje më e fuqishme për Ukrainën, duke përfshirë edhe Izraelin

Berlin/ Tel Aviv

In fact, it is becoming increasingly clear that the Greta Thunberg movement, also known as Friday Fir Future, is a radical left-wing movement that appears to be providing support
a radical left-wing movement that apparently supports the attempted genocide by Hamas and its backers, in this case the terrorist Iran and the war criminal Putin.

A no-go. It is time to monitor this group more closely.

The war criminal Putin is fuelling global anti-Semitism by supporting demonstrations and destabilisation campaigns in the USA/Europe, Paris and Germany.

Putin is on the side of Hamas and is trying to initiate a Middle East war.

The aim is, on the one hand, to put Iran in a position of supremacy by destabilising Jordan, Egypt, Saudi Arabia and others and neutralising Israel.
On the other hand, to create relief in the Ukraine.

In the coming weeks, actions in the Balkans, Moldova and Georgia will follow.

As a gift, Iran, through Hamas, presented the war criminal Putin, for his support, on his birthday, 7 October, the attack on Israel.

Israel must therefore change its policy towards Russia and more robust support for Ukraine, including from Israel, is now required.

Kategori
Uncategorized

Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve

Fjala e Baba Ali Tomorit para pushkatimit.

Fjala e Baba Ali Tomorit para pushkatimit: Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve


Ja si iu drejtua ai ushtarit të togës së pushkatimit që i ra të fikët pasi nuk donte të qëllonte mbi të, më 14 janar 1948:


“Nrehu bir! Qëllo bir! Zoti qoftë me ty!… Ngrehu biri im! Po s’qëllove ti, do të qëllojë dikush tjetër.

Po s’më vrave ti, do të më vrasë dikush tjetër.

Gjak, gjak, gjak sa të zbuten djajtë në shpirtin e njeriut.

Do të të heq taçin Baba,
Eshtë dervish Resuli.

-Hiqe bir!
Dervishi u ul, I puthi këmbët.

Falmë Baba!
-Të kam falur bir!

U shoftë Shqipëria me këtë farë të keqe që ka ardhur!

Mos e mbush gojën bir, mos e rëndo shpirtin!

Se Shqipëria është e të gjithëve, e të gjallëve dhe e të vdekurve.

Dhe sikur të mos e duan të gjallët, nuk e lënë të vdekurit.

Mos e ngarko shpirtin!

Shqipëria duhet. Shqipërinë e ka bërë Zoti të jetojë!“

Kategori
Uncategorized

Qeveria një celulë mafie ‼️

Kostadin Koliqi /kolonel i SHIU-t në rezervë .

Koloneli Kostadin Koliqi /

Unë regjimin e Edi Ramës e barazoj me 10 hapa përpara mafjes së Europës.

Policia e të tërë dhe të gjitha strukturat e shërbimeve të sigurisë, Ekzekutivi dhe legjislativi janë në dispozicion dhe në shërbim të mafies së Edi Ramës. 

Ndaj kjo Mafie nuk duhet të largohet .

Mafia duhet të asgjesohet, Ky regjim i drejtuar nga kumbari i Mafies nuk ndalet vetëm me denoncime.
Ky regjim nuk quhet shtet, unë e quaj celulë të mafies se ketushme dhe nderkombëtare …
Qeveria është celulë e mafies. Hajde të përveshim mëngët. 

Aksioni përfundon në asgjesim të kundërshtarit aq më tepër kur kundërshtari është ndër njerëzit më të egër të regjimit tonë.”, tha kolonel Koliqi ///
Kategori
Uncategorized

Si dështoi ‘El Chapo’shqiptar Dritan Rexhepi!?

Kush është Dritan Rexhepi?

Dritan Rexhepi, është një personazh i njohur për drejtësinë, i cili u arrestua në Stamboll, është i regjistruar në dosjet gjyqësore në të paktën dhjetë vende për një sërë krimesh shumë të rënda (për jetën).

Dritan Rexhepi është arrestuar dikur në Holandë. Ai u arratis, ndër të tjera, nga një burg belg dhe në fillim të karrierës së tij, kombinoi një studim juridik me atentatet me pagesë.

‘Karriera’ kriminale nisi në një periudhë kur Shqipëria ishte në tranzicion në vitet 1990. Rexhepi ishte vetëm adoleshent kur dyshohej se kishte kryer vrasje me porosi. Ishin të paktën dy, ndoshta edhe më shumë. Gjykata e Tiranës e dënoi atë në mungesë në vitin 2013 me 25 vjet burg për dy likuidime në vitin 1998. Emri i tij kriminal asokohe ishte ende “Gramoz”, më pas iu shtuan Mutaraj, Lulëzim dhe Edmir Kraja.

Në vitin 2005, Rexhepi kishte vendosur të studionte drejtësi. Plani për të studiuar drejtësi nuk u realizua kurrë, tha Rexhepi, sepse ai ishte akuzuar gabimisht për vrasje. Prandaj, hapi i tij në tregtinë e drogës do të ishte i detyruar. “Kisha dy mundësi, t’i dorëzohesha një sistemi të padrejtë dhe të kalbur në Shqipëri, që do të çonte në burgim të përjetshëm, ose të kërkoja një shans të dytë për të bërë diçka tjetër me jetën time. Prandaj u futa në tregtinë e drogës.”, deklaronte Rexhepi për Balkan Insight. Kjo media përshkruan se si, pas arrestimit të tij në Durrës në vitin 2006, Rexhepit iu dha mundësia të dilte nga qelia e policisë për rrethana të pashpjegueshme. Dikush e kishte lënë të hapur derën e qelisë së tij gjatë një pushimi të marrjes në pyetje. “Kanë mbaruar me mua”, thuhet se i raportoi ai një oficeri të befasuar në korridor duke kaluar.
Pas arratisjes në Durrës, Rexhepi u arrestua në Holandë dy vjet më vonë dhe u ekstradua në Itali. Atje ai ishte dënuar ndërkohë për trafik kokaine. Në vitin 2011, ai dhe dy të burgosur të tjerë u arratisën nga një burg në jug të Milanos. Në burgun Voghera, provinca Pavia, Rexhepi dhe dy të tjerë përdorën një sharrë hekuri për të prerë hekurat e një dritareje në një korridor… Ata arritën në katin e parë me çarçafë. Shoqëruesit e tij shqiptarë ishin dënuar për krime të rënda të dhunshme. Pasdite pak para arratisjes, të tre ishin së bashku me të burgosurit e tjerë në oborr për t’u ajrosur. Ata dolën jashtë për pak minuta. Aty vazhduan në këmbë. Në një zonë rurale, ata ndaluan një makinë, e tërhoqën shoferin dhe u zhdukën pa lënë gjurmë.

Më vonë në vitin 2011, Rexhepi u arrestua në Spanjë. Ai nuk shkoi në Itali për të vazhduar dënimin. Në vend të kësaj, udhëtimi shkoi në Belgjikë sepse ai ishte dënuar atje në vitin 2009 nga Gjykata e Apelit për një grabitje të dhunshme. Ndonëse tashmë ishte në listën e të arratisurve të Interpolit – sepse kërkohej në Shqipëri për një vrasje të dyfishtë dhe në Itali për vuajtje të dënimit – Rexhepi përfundoi në burgun e Merksplas pranë Antwerp-it, në një regjim mesatarisht të rëndë. Autoritetet e burgut nuk ishin të informuar për kalibrin e të burgosurit të ri shqiptar.

Në vjeshtën e vitit 2011, Rexhepi arriti të largohej nga Merksplas së bashku me një tjetër të burgosur. Ai u fsheh, por mbeti në Beneluks, dhe ndoshta ka jetuar në Roterdam, por ndoshta edhe në Spanjë. Aty doli emri i tij si i dyshuar për përfshirje në një sërë grabitjesh bankash.

Kompania Bello

Që nga ai moment, Rexhepi dhe një sërë bashkatdhetarësh filluan të ndërtonin një rrjet që merrte sasi të mëdha kokaine në portet e Roterdamit dhe Antwerpen dhe e shpërndante atë në të gjithë Evropën, veçanërisht në Itali, njoftoi drejtësia italiane. Prokurorët shqiptarë dhe italianë drejtuan operacionin “Los Blancos” dhe hartuan ngadalë rrjetin. Prokuroria e Firences e quajti më vonë rrjetin “Kompania Bello”: një kartel prej 14 organizatash kriminale shqiptare që ishte aktive në Ekuador, Holandë, Belgjikë, Shqipëri dhe Itali të paktën nga viti 2014 (në vitin 2020, operacioni Los Blancos u shemb dhe dhjetëra njerëzit u arrestuan ).

Don Monti

Në Ekuador, bashkëpunëtorët e Rexhepit lidhën një aleancë me një njeri që kishte kontakte shumë të mira me prodhuesit e kokainës në Ekuador në atë kohë, Cesar Emilio Montenegro Castillo, i njohur edhe si “Don Monti”. Ai kishte lidhje me prodhuesit kolumbianë nga veriu i atij vendi, një grup i njohur më parë si Karteli Norte del Valle. Mali i Zi gjithashtu kishte një lidhje me kartelin Sinaloa në Meksikë, i cili gjithashtu kishte kontakte të mira me prodhuesit në Kolumbi.

Në qershor të vitit 2014, Rexhepi u arrestua në Quito, kryeqyteti i Ekuadorit, si pjesë e një operacioni droge nga policia që sekuestroi 278 kilogramë kokainë. Për këtë ai u dënua me 13 vite burg. Gjykata e Lartë në Ekuador vendosi që pas vuajtjes së dënimit ai të ekstradohej në Shqipëri për vrasjen e dyfishtë. Këtë pranverë ai preu byzylykun e kyçit të këmbës për t’u fshehur. Dënimi i tij pothuajse ishte kryer, por tani ai është i arratisur në Ekuador.

Ndërkohë që drejtues të tjerë të “Kompania Bello” ndodhen në burg në Itali, Rexhepi është tashmë i lirë dhe shihet si lideri i padiskutueshëm i mafies shqiptare të kokainës.

Prokurorët italianë e akuzojnë Rexhepin se ka urdhëruar të paktën dy vrasje gjatë kohës që ishte në burg, në Ekuador dhe Shqipëri. Dhe autoritetet shqiptare e akuzojnë Rexhepin se ka urdhëruar dhe drejtuar – nga qelia e tij e burgut – rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Në të njëjtën kohë, shërbimet e policisë po hetojnë, pjesërisht në bazë të bisedave të bëra të lexueshme nga Sky ECC, tregtinë e kokainës që Rexhepi thuhet se e drejtonte nga qelia e tij në Ekuador. Drejtësia italiane supozon se ai është njeriu pas një sërë ngarkesash të mëdha kokaine nga Ekuadori.

50-50 oferta

Përveç kësaj, ai do t’i kishte pranuar ato sasi për “vetëm” më shumë se 4000 dollarë për kilogram nga partnerët e tij të Amerikës Latine. Transportet për në Holandë dhe Belgjikë do të bëheshin sipas një marrëveshjeje 50-50, në të cilën Rexhepi përdorte linjat e partnerëve të tij, të cilët shtonin një kilogram tjetër për çdo kilogram të transportuar. Kriminelët nga komunitetet shqiptare në Holandë dhe Belgjikë siguruan pritjen e sigurt dhe në Roterdam dhe Antwerp tonelatat e kokainës rishiteshin ose rishpërndaheshin nga 22,000 deri në 24,000 për kilogram.
Sipas dosjeve të policisë italiane, rrjeti përdorte shkëmbyesit kinezë për të pastruar fitimet e drogës të paguara në Holandë. Italianët thonë se kanë bërë një xhiro prej 210 milionë eurosh nga Rexhepi. Edhe pse policia holandeze dhe ajo belge po hetojnë rrjetet lokale shqiptare, drejtësia italiane supozon se rrjeti i shpërndarësve në Beneluks dhe gjithashtu rrjeti i Rexhepit në Amerikën e Jugut është i paprekur. 
Kategori
Uncategorized

Përgjigje shpifësit Karlo Bollino, grabitësit të tokës së gjimnazit të Tiranës

Sali Berisha : Për interesin e publikut sqaroj sa më poshtë.

Së pari; Sali Berisha nuk ka ndryshuar asnjë destinacion, të asnjë zone, të madhe apo të vogël, sepse ky është tagër i Bashkisë Tiranë, ndërsa KRRTRSH bën njohjen e vendimit, njëlloj si një formë noterizimi.

Këtë kufizim të kompetencave të KRRTRSH ndaj vendimeve të KRRT-ve të bashkive e ka sanksionuar Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimin 29/06, datë 21.12.2006, përcaktoi se KRRTRSH jo vetëm që nuk mund të ndërhynte në planet urbanistike të qyteteve dhe se këto ishin prerogative e bashkive, por edhe se KRRTRSH nuk kishte tagër as të anulonte vendimet e PALIGJSHME të KRRT-ve bashkiake, pasi këtë tagër e kishte vetëm gjykata.

Ne vitin 2006/ Edi Rama miratoi ndryshimin e destinacionit të zonës, duke ndryshuar plani urbanistik për këtë qëllim.

Ky vendim iu dërgua KRRTRSH së bashku me vendimet e 4-5 zonave të tjera të Tiranes dhe u miratua në bllok nga KRRTRSH. Pra ky vendim i KRRTRSH preku jo një person apo një familje, dhe jo vetëm 300 familjet pronare të zonës së klubit shume-sportësh, por dhjetëra familje në 4-5 zona të Tiranës.
Në vitin 2013, Bashkia Tiranë miratoi planin e ri urbanistik i cili e përcaktonte të gjithë zonën si zonë urbane. 
KRRTRSH në këtë rast nuk miratoi ndryshimin e destinacionit të një zone, pra zonës se Klubit Partizani, por planin urbanistik të të gjithë qytetit të Tiranes, i cili përsëri ishte prerogative ekskluzive e pushtetit vendor dhe të cilin KRRTRSH nuk mund t’a ndryshonte apo anulonte.

Së dyti;

Në zonën e Klubit Partizani, nuk u ndërtuan kurrë kulla, si ç’mashtron lëpirësi i neveritshëm i Edi Ramës që shpif çdo ditë për të mbuluar grabitjen e 5 mijë metrave tokë të dhuruara bashkisë nga pronarët, por u ndërtuan pallate normale banimi, sipas planit të një prej emrave më të njohura të arkitekturës botërore, Daniel Libeskind.

Shtoj këtu se gjatë 8 viteve në pushtet të Sali Berishës nuk u ndërtua asnjë kullë në Tiranë as dhe në Shqipëri.

Këto janë faktet e zhvillimit të pronës private nga pronarët e ligjshëm të tokës, ndërsa Bollino mesa duket është duke peshkuar për koncesionin e radhës me 1 euro nga pasuritë publike të shqiptarëve.
Kategori
Uncategorized

Frederik Kårrholm: Deputeti socialdemokrat Jamal El-Haj ka lidhje me organizatën terroriste Hamas dhe është një rrezik sigurie.

Atëherë, cilat janë lidhjet e El-Haj me Hamasin? Në varësi të kontekstit, lidhja mund t’i referohet, ndër të tjera, ndërveprimit, marrëdhënies, kontaktit ose mbështetjes. Ekzistojnë disa shembuj të llojeve të ndryshme të lidhjeve:

*-Në vitin 2004, El-Haj mori pjesë në një shërbim përkujtimor për Ahmed Yassin, i cili themeloi Hamasin - një organizatë që jo vetëm përdor aktet e terrorit kundër civilëve si mjet, por qëllimi i së cilës është shfarosja e Izraelit dhe hebrenjve. 
Prania e El-Haj u dokumentua nga gazeta Sydsvenskan (23/3 -04).


*-Në vitin 2014, El-Haj mori pjesë në një demonstratë në Möllevångstorget në Malmö.
Më pas ai qëndron pranë dy flamujve të mëdhenj të Hamasit.
Kjo është e dokumentuar me fotografi.
Në dritën e interesit të El-Haj për konfliktin Izrael-Palestinë, ai duhet t'i njohë flamujt me të njëjtën lehtësi si suedezi mesatar mund të identifikojë flamujt e kuq nazist me svastika të mëdha.


*-Më 27 maj të këtij viti, El-Haj mori pjesë në një konferencë në Malmö, kryetar i së cilës ishte Amin Abu Rashid, i cili është veçuar si një nga aktorët kryesorë të Hamasit. Pjesëmarrja u zhvillua pavarësisht këshillave të partisë së tij. Vetëm disa ditë pas konferencës, Amin Abu Rashid u arrestua në Holandë nën dyshimin për financim të terrorizmit.
Në konferencë, El-Haj dhe Amin Ebu Rashid u ulën pranë njëri-tjetrit, biseduan dhe u përqafuan.


*-Më 18 tetor të këtij viti, El-Haj ndau në mediat sociale dezinformimin nga Hamasi për një sulm të sajuar ajror izraelit në një spital në Gaza.
El-Haj pretendoi se "500 njerëz u vranë me gjakftohtësi", që do të thotë se Izraeli kishte bombarduar qëllimisht një spital. Kjo është propagandë e Hamasit. Në kohën e shkrimit, postimi është ende në faqen e El-Haj në Facebook.

Nuk e kanë dënuar vrasjen masive

Ai as nuk e ka dënuar pa rezerva vrasjen masive të civilëve izraelitë nga Hamas më 7 tetor.

Në çfarë mënyre do të thotë kjo se El-Haj është një rrezik sigurie? Para së gjithash, është e rëndësishme të kuptojmë ndryshimin midis kërcënimit dhe rrezikut.
Nëse dikush cilësohet si kërcënim, zakonisht do të thotë se ai në mënyrë aktive dhe qëllimisht paraqet një rrezik.
Nëse dikush paraqet një rrezik, kjo zakonisht do të thotë se ka disa gjasa ose mundësi për pasoja negative për shkak të veprimeve ose sjelljeve të ardhshme - me ose pa qëllim. Pasojat gjithashtu mund të jenë të tërthorta dhe afatgjata.

Plotësisht e papërshtatshme

Përkundrazi, veprimet e El-Haj rrezikojnë të kontribuojnë në forcimin e këtyre mjediseve, ndër të tjera duke u dhënë atyre legjitimitet. 

Duke vepruar kështu, ai me vetëdije ose pa vetëdije e bën veten pjesë të forcave të rrezikshme.
Fatkeqësisht, socialdemokratët dhe Magdalena Anderssons nuk e marrin seriozisht këtë. 
Nuk mjafton vetëm fakti që El-Haj u detyrua të bëjë një "pauzë" nga posti i tij si zëvendës në komitetin e punëve të jashtme.
Unë argumentoj se ka baza faktike për ta konsideruar El-Haj si një rrezik sigurie.

Lidhjet me Hamasin janë të provuara dhe të pambrojtshme. Kjo e bën atë drejtpërdrejt të papërshtatshëm si një anëtar i Riksdag të Suedisë.

Jamal El-Haj kan inte skrämma mig till tystnad

Är FN relevant i de stora konflikterna som pågår nu? Fredrik Segerfeldt tycker att organisationen är korrupt. Annelie Börjesson säger att vi hade skapat FN om det inte funnits.

Jag hävdar att det finns sakliga skäl för att betrakta Jamal El-Haj som en säkerhetsrisk, skriver debattören.

Jamal El-Haj (S) har oförsvarliga kopplingar till Hamas och är en säkerhetsrisk. 

Han är olämplig som riksdagsledamot och hans polisanmälan mot mig är odemokratisk, skriver Fredrik Kärrholm (M).

DebattDela artikel

Detta är en debattartikel. Det är skribenten som står för åsikterna i texten.

DEBATT. Socialdemokraternas riksdagsledamot Jamal El-Haj har kopplingar till terrororganisationen Hamas och är en säkerhetsrisk. Det senare följer av det förra. 

På grund av att jag uppmärksammat detta har El-Haj polisanmält mig för grovt förtal, och en förundersökning har inletts. För mig framstår anmälan som politiskt motiverad. Att driva rättsprocesser i syfte att skrämma och tysta politiska meningsmotståndare kallas lawfare, vilket är något som strider mot svensk demokratisk tradition.

Jag tänker varken backa eller låta mig tystas. Det finns objektiva omständigheter som behöver framföras. 

Jag hävdar att det finns sakliga skäl för att betrakta El-Haj som en säkerhetsrisk.

Vilka är då El-Hajs kopplingar till Hamas? Koppling kan beroende på sammanhang avse bland annat samröre, relation, kontakt eller stödjande. Det finns flera exempel på olika typer av kopplingar:

 2004 närvarade El-Haj på en sorgecermoni för Ahmed Yassin, som grundade Hamas – en organisation som inte bara använder terrordåd mot civila som medel, utan vars mål är att utrota Israel och judarna. El-Hajs närvaro dokumenterades av tidningen Sydsvenskan (23/3 -04).

 2014 medverkade El-Haj i en manifestation på Möllevångstorget i Malmö. Han står då intill två stora Hamas-flaggor.Detta är dokumenterat med fotografi. Mot bakgrund av El-Hajs intresse för Israel–Palestina-konflikten bör han känna igen flaggorna med samma enkelhet som gemene svensk kan identifiera röda nazistflaggor med stora hakkors.

 Den 27 maj i år deltog El-Haj på en konferens i Malmö, vars ordförande var Amin Abu Rashid, som har pekats ut som en av huvudaktörerna för Hamas. Deltagandet skedde trots det egna partiets avrådan. Bara dagar efter konferensen greps Amin Abu Rashid i Nederländerna på grund av misstankar om terrorfinansiering. På konferensen satt El-Haj och Amin Abu Rashid bredvid varandra, samtalade och kramades.

 Den 18 oktober i år delade El-Haj i sociala medier desinformation från Hamas om ett uppdiktat israeliskt flyganfall mot ett sjukhus i Gaza. El-Haj påstod att ”500 människor mördades kallblodigt”, det vill säga att Israel avsiktligt skulle ha bombat ett sjukhus. Detta är Hamas-propaganda. Inlägget finns i skrivande stund fortfarande kvar på El-Hajs Facebook-sida.

Har inte fördömt massmordet

Det bör också noteras att det är först efter att El-Haj blivit ifrågasatt för ovanstående som han framfört någon nämnvärd kritik mot Hamas, men då gjort det på ett sätt som framstår som ytterst försiktigt och högst pliktskyldigt. 

Han har inte heller reservationslöst fördömt Hamas massmord på civila israeler den 7 oktober.

På vilket sätt innebär detta att El-Haj är en säkerhetsrisk? Först och främst är det viktigt att förstå skillnaden mellan hot och risk. Om någon betecknas som ett hot betyder det vanligen att vederbörande aktivt och avsiktligt utgör en fara. Om någon utgör en risk innebär det typiskt sett att det finns en viss sannolikhet eller möjlighet för negativa konsekvenser på grund av framtida handlingar eller beteenden – med eller utan uppsåt. Konsekvenser kan därtill vara både indirekta och långsiktiga.

Direkt olämplig

Vi har tyvärr fiender bland oss: Våldsbejakande islamistiska miljöer är ett reellt problem i Sverige. Säkerhetspolisen har konstaterat att det är viktigt att detta hot tas på allvar och att man verkar för att reducera dessa miljöers tillväxtpotential. El-Hajs agerande riskerar tvärtom att bidra till att stärka dessa miljöer, bland annat genom att ge dem legitimitet. Därigenom gör han sig medvetet eller omedvetet till en del av farliga krafter. 

Dessvärre tar Socialdemokraterna och Magdalena Anderssons inte detta på allvar. Att El-Haj enbart förmåtts ta en ”paus” från sitt uppdrag som suppleant i utrikesutskottet är inte tillräckligt.   

Jag hävdar att det finns sakliga skäl för att betrakta El-Haj som en säkerhetsrisk. Kopplingar till Hamas är bevisade och oförsvarliga. Det gör honom direkt olämplig som ledamot av Sveriges riksdag. 

I en demokrati måste detta kunna framföras och debatteras öppet. 


Av Fredrik Kärrholm (M)

riksdagsledamot, kriminolog och tidigare polis

Kategori
Uncategorized

Kolonel Koliqi : A kane ndryshim keto dy grupime kriminelesh?

Nga Kostadin Koliqi, kolonel i SHIU-t ///

Neser, me dat. 8 Nentor, per komunistet dhe trushpelaret shqiptare, eshte dita e themelimit te partise komuniste, me vone- parti e punes dhe ne ditet tona- parti socialiste.. = rilindje-= MAFIA. 

Duke menduar se berthama e kesaj partie eshte po ajo e fillimit, po aq kriminale, vecse armet i ka ndryshar….mendova se eshte tamam dita per ta ripostuar…….

A kane ndryshim keto dy grupime kriminelesh?

Ne vitin 1922, ne Cikago, mblidhen kapot e gjashte bandave, me kriminale te Amerikes, (ku njera nga bandat ishte shiptare), per te bere bashkimin e tyre, ne nje te vetme, ate qe u quajte MAFIA, me e rrezikeshme, me kriminale, dhe shume fitim prurese, ne te gjithe Ameriken.


Ne kete mbledhje, merte pjese edhe nje bande kriminelesh, e perbere, ne shumice nga shqiptare. Natyrishte qe kryetari i saje, ishte shqiptar dhe kandidat i forte. nisur nga krimet makabre qe kishin bere, per tu zgjedhur Kumbari i MAFIAs, qe do te dilte nga kjo mbledhje…..

Nga te gjashte kreret, kater ishin italjane. Kjo beri qe, me shumice votash, u zgjodhe ne krye te MAFIAs, Alfonso Kapone, lindur ne Amerike, nga prinder italjane, …..puna e pare, qe beri Kapone, ishin kurthet e ngritura, nga ku u vrane te peste rivalet e tije, i pari e pati ate fate, kreu i bandes shqiptare.

Bandat e tjera, vepronin por me shume kujdes se ata qe e kalonin vijen e kuqe, eleminoheshin…..

Me 8 Nentor 1941, ne Tirane, organizohet, nga dy komunisto-kriminel, jugosllave, ( njeri prej tyre ishte edhe homoseksual active)…… mbledhja e grupeve kriminelo- komuniste, per te formuar PK. banden me te madhe kriminelesh qe ka njohur historia, ne lindjen europiane.

Ne kete mbledhje, u zgjodhe kryetari- Padrino, i partise E. Hoxha, kjo me porosi te vecante te te derguarve jugosllave, vecanerishte te atij homo- activit….. Kjo parti-bande, nuk lejoi asnje parti tjeter, nuk bashkepunoi me asnje nga forcat e tjera qe luftonin per clirimin e Atdheut, ne shume menyra, asgjesoi te gjithe pjestaret e asaj mbledhjeje, perfaqesues te grupeve kriminale komuniste, pervec dy jugosllavet, asgjesoi te gjithe ata qe i sherbyen.

Padrinoja, i shihte neper endrra, si kundershtare, megjithse shume, por shume nga keta, para pushkatimin, berrtisnin rrofte, ai, krimineli padrino, mbylli me tela me gjemba popullin e tije, e ktheu me shume se gjysmen e miletit, kunder pjeses tjeter duke e spiunuar, futi spiunimin thelle ne familje….i futi tmerrin gjithe popullit te tije deri ne trushpelarjen qe dreqi e di se kur do te vije ky milet ne ekuliber…..

Rilindja e kthyer plotesishte ne MAFIA qe e trajton vendin si prone te saja dhe ben çfar ti doje qeifi me te,

Jep siperfaqe te medhaja detare, Greqise, i jep Italise, ujin e pijshem dhe siperfaqe toke per te prure emigrante, kryesishte afrikane, ketu dhe nuk do te dije se ka parlamente, ka gjukate kushtetuese, ka presidente etj institucione te ashtuquajtura shteterore. 


Dhe nuk do te habiteni kur te degjoni se ky Kymbar i MAFIAs rilindase, do te jete pronari i te gjitha vendburimeve te perfitimeve financiare
Neser, me dat. 8 Nentor, per komunistet dhe trushpelaret shqiptare, eshte dita e themelimit te partise komuniste, me vone- parti e punes dhe ne ditet tona- parti socialiste.. = rilindje-= MAFIA. Duke menduar se berthama e kesaj partie eshte po ajo e fillimit, po aq kriminale, vecse armet i ka ndryshar….mendova se eshte tamam dita per ta ripostuar…….

Gezoni festen e formimit te MAFIAs komuniste, o milet trushpelare…..

Kategori
Uncategorized

KGB/Ruse,urdhëroi lyerjen e Yjeve të Davidit në Francë:

“Një individ në Rusi” i udhëzoi 33-vjeçarin dhe gruan 29-vjeçare që të kryenin aktin në rrethin e 10-të të Parisit, sipas radiostacionit francez Europe 1.

Të dy, të cilët nuk janë identifikuar publikisht, u arrestuan për "dëm pronësie" të lidhur me "origjinën, racën, përkatësinë etnike ose fenë", pasi një banor vendas i pa ata "duke veshur një yll blu" në një mur, i cili u fshi i njëjtë ditë, tha zyra e prokurorit të Parisit. 

Zyra shtoi se procedimet ligjore kundër çiftit u ndërprenë "për shkak të një sanksioni të një natyre tjetër" - domethënë "përzënien" e tyre nga vendi.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne postoi të martën një video në X, dikur Twitter, në të cilën ajo u zotua të dënojë të akuzuarit për antisemitizëm në Francë, duke thënë: “Asgjë nuk justifikon urrejtjen dhe dhunën”.

Kryeministrja franceze Elisabeth Borne /
Në fillim të kësaj jave, prokurorët e Parisit i thanë POLITICO-s se rreth 60 Yjet e Davidit ishin skalitur në mure në lagjen e 14-të të qytetit, duke i shtyrë ata të nisnin një hetim mbi incidentet.

https://www.politico.eu/article/russian-behind-daubing-stars-of-david-france-moldova-couple-report/

Kategori
Uncategorized

Arti i komunikimit të Argita Berisha-Malltezi buron nga e vërteta!

Nga Pr.Enver Bytyçi /

E tillë ishte të shtunën në mbrëmje në emisionin e Grida Domës të TV TOP Channel Argita Berisha-Malltezi! 

👉🏽E saktë, e prerë në komunikimin publik të saj!
👉🏽E kultivuar dhe e emancipuar deri në perfeksion!
👉🏽Me një logjikë e arsyetim elegant të pazakontë dhe të rrallë për ekranet televizive shqiptare e më gjerë!
👉🏽Konçize dhe strikte në renditjen e mendimeve, të fakteve, të provave dhe argumenteve të saj.
▪️Aq sa me një emision televiziv hodhi poshtë dhe demantoi punën e gjithë prokurorëve dhe hetuesve të shtetit të tri viteve për të ndërtuar alibinë e arrestimit të Jamarbër Malltezit, bashkëshortit të saj.
▪️Të politikanëve gjithashtu!

Mbrëmë publiku pa për herë të parë në ekran njërin prej fëmijëve të Sali Berishës, i cili e ka shoqëruar ekranin prej 33 vitesh. Pra, vajzën e tij, Argitën!

Në fakt në atë ekran të televizionit kombëtar të TOP-it ishte vetë hija e Berishës, por me një performancë akoma më të arrirë se ajo e doktorit.

Megjithëse e pa mësuar me mirazhet televizive.

Megjithëse e pa trajnuar për komunikimin publik, Argita mbrëmë u shfaq jo thjesht si juriste e pakontestuar.

U shfaq edhe si politikane e formuar me principet morale dhe etike të politikës. Shikuesit ndoqën një person që komunikon me pasion me me art.

Me ide dhe forcën e arsyes e të racionalitetit!

Ka kohë, shumë kohë që nuk ishim mësuar të shihnim se si dikush i përplas të vërtetat e mëdha aq guximshëm, aq drejpërdrejt, aq natyrshëm, me aq sinqeritet dhe integritet! 

Argita Berisha-Malltezi në mbrëmjen e së shtunës zu shah-mat jo vetëm akuzatorët politikë e ata në prokurorinë dhe gjykatën e SPAK-ut!

Zu shah-mat shumicën dërmuese të atyre që na shfaqen çdo natë në ekranet televizive e nuk na thonë asgjë!

Ata që mbrojnë krimin dhe kriminelët e këtij vendi dhe hiqen “si të virgjër” para publikut!

U bë modeli i asaj që ne e quajmë tribunal të fjalës së lirë.

Moralisht ajo në atë intervistë e liroi bashkëshortin e saj nga çdo akuzë që i është ngritur.

Mbrëmë ranë të gjitha alibitë e sajuara nga Uashingtoni e deri në Tiranë.

Ranë të gjitha akuzat dhe u zhvleftësuan të gjitha përpjekjet politike e të ashquajtura gjyqësore për ta denigruar dhe zhvleftësuar figurën dhe autoritetin politik të Sali Berishës dhe familjes së saj! Dhe këtë e bëri e vetme e shpallura non-grata, Argita Berisha-Malltezi!

Faleminderit Argitë !

Kategori
Uncategorized

Argita ç’monton 13 sajesat e SPAK-ut

Një denoncim në SPAK i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sajoi gënjeshtrën që ende qarkullon se “prona është kompensuar nga italianët më 1940.” 
Kjo shpifje që riciklohet në dosjen e SPAK, vetëm duke u përmendur, është hedhur poshtë nga faktet dhe dokumentat e pakundërshtueshme.
Vetë SPAK as që e pretendon në dosje këtë shpifje, në bazë të së cilës ka nisur hetimet prej 3 vitesh.

Pronarët u aktivizuan më 2006. 

Gënjeshtër. Pronarëve u është njohur prona me një proces që ka nisur më 1996 dhe ka vijuar deri më 1999, është e njëjta dosje dhe nuk ka asgjë të re.

3- Procesi i privatizimit u krye në kohën e qeverisë Berisha. 

Gënjeshtër. Me dokumenta u provua se kjo pronë ka nisur privatizimin në kohën e qeverisë Nano.

4- U “shkatërrua” një pronë publike. 

Gënjeshtër. Terreni i rikthyer 5 familjeve pronare (300 trashëgimtarëve) i ndarë në dy pjesë (klub futboll partizani dhe terreni shumë sportësh) ishte i uzurpuar. Pjesa e klub futboll Partizani ishte e uzurpuar që në vitin 2000 dhe pretendohej për t’u privatizuar nga uzurpuesit(Paro, Gazi…), në pjesën tjetër ishin vendosur 42 familje informale.

5- Ndërhyrjet ligjore që renditen dhe qepen për të krijuar përshtypjen e favorizimit. Shtyrja e afatit për kthimin e pronave pronarëve. 

Shtyrja e afatit është bërë nga qeveria Nano dy herë, është bërë nga qeveria Berisha më 2006 dhe sërish më 2008 kur privatizimi i familjeve pronare kishte përfunduar.

6- Pronarët kanë kërkuar privatizimin pas ardhjes në pushtet të Berishës. 

Gënjeshtër, e provuar që pronarët janë interesuar te Ministria e Mbrojtjes, pasi njoftohen përmes medias se ishte riaktivizuar procesi i privatizimit dhe kishin shprehur interes ata që e kishin uzurpuar (Paro, Gazi…).

7- Është ndryshuar ligji i sporteve. 

Gënjeshtër. Ndryshimi i ligjit të sporteve nuk ka ndryshuar asgjë në thelb.

8- Është ndryshuar terreni nga objekt sportiv në truall ndërtimi. 

Ky ndryshim është bërë më 8. 06. 2006 nga Edi Rama kryebashkiak i Tiranës dhe është sigluar nga KKRTSH e Republikës 5 muaj më vonë. Me një vendim të Gjykatës Kushtetuese (rasti i prishjes së mbikalimit te Zogu i Zi) KKRTSH nuk kishte tagër të bllokonte apo ndryshonte vendimet e KRT së Tiranës.

9- Është bërë një VKM për të favorizuar në pagesë familjet e klubit Partizani. (VKM ku flitet se 80% e pagesës bëhet me bono privatizimi dhe 20% me para). 

E vërteta është se një muaj para daljes së kësaj VKM familja Begeja kishte paguar 90% të vlerës së objekteve të privatizuara me para. Nëse do të kishte ndërhyrje apo dijeni, fare mirë Malltezi mund të priste një muaj dhe të përfitonte nga kjo skemë.

10- Jamarbër Malltezi është përfaqësuesi i gjithë familjeve. 

Gënjeshtër. Çdo familje ka përfaqësuesin e vet. Jamarbër Malltezi ka përfaqësuar vetëm familjen e tij dhe vetëm njërën degë të saj.

11- Sajesa më e madhe, sipas parimit të Gëbels se sa më e madhe gënjeshtra aq më e besueshme, ka të bëjë me faktin se si 113 metra prodhuan 5.4 milionë euro. 

E vërteta, Jamarbër Malltezi ishte investitori më i madh në ndërtim pasi kishte blerë 2000 metra katrorë tokë dhe ka nisur shitjet e apartamenteve (700-750 m2) që në fazën e parë të punimeve.

12- Argita Malltezi nuk ka deklaruar të ardhurat në ILKDP. 

Gënjeshtër. Argita Malltezi nuk është person zyrtar, por deklaron si person i “lidhur’ vajza e ish Kryeministrit. a)Ligji nuk kërkon që deklarimi të bëhet edhe nga personat e lidhur me personat e lidhur. b) të ardhurat të përfituar nga trashëgimia nuk janë të ardhura familjare.

13- Kuotat në shoqërinë “Home Plan”. Më saktë vlera e kuotave në shoqëri, e përfolur për “shitje me vlerë të ulët”.

Nuk është injoranca e SPAK, por dashakeqësia duke luajtur për të dezinformuar. Vlera e kuotave në shoqëri është simbolike, pasi pasqyron në mënyrë propocionale vlerën e investuar sipas kontratës.

Pse është në likuidim shoqëria “Home Plan”? Fare e thjeshtë, mbaroi projekti investimit për të cilën është nisur.

13.1–Ku është gjeneral Qiriazi që u pompua në fillim nga SPAK dhe mediat qeveritare si, gjenerali, gjenerali…një flluskë e shfryrë? Qiriazi nuk zbatoi urdhërin me shkrim për të dorëzuar pronën që ishte ndërkohë e blerë nga pronarët. Qiriazi me shkresa thotë se ‘nuk na lejuan të futemi te klubi nga uzurpatorët’, pra, një pronë ‘publike’ që as nuk e kishin në inventar.
Në përfundim të “aferës” Partizani, është krejt e qartë se nuk ka asnjë aferë, asnjë çështje, por një sajesë për luftë politike. Afera ka dëm financiar. Në këtë rast demi financia është ZERO, në të vërtetë shteti ka përfituar miliona nga privatizimi, blerja dhe shitja e apartamenteve. Afera lidhet me shkeljen e një ligji. ZERO. Edhe vetë SPAK në 200 faqe të dërguar në gjykatë nuk pretendon një gjë të tillë.
Çfarë është e gjithë historia me një fjali? Pas 15 vitesh pronarët marrin pronën e tyre, dhe duke respektuar edhe genin e familjeve të mëdha tiranase, strehojnë 42 familje informale me kosto zero dhe i japin komunitetit jo vetëm një projekt dinjitoz, por edhe hapësira publike dhe çerdhe e kopshte. Nëse kjo quhet aferë, – një vizitë te mjeku vetëm se do t’i ndihmonte skapistët dhe “pronarët” e tyre.

Nuk është më çështja e klubit Partizani, çështja është a do të ndalohet marrëzia që shqiptarët e kanë provuar njëherë më 1946?

Nga Hysni Gurra