Kategori
Uncategorized

SALI BERISHA DREJT DALLASIT: NGA “NON GRATA” TE RIKTHIMI NË SKENËN AMERIKANE

Por Berisha nuk u tërhoq.

Përkundrazi, ai zgjodhi të përballej me vendimin, ta kundërshtonte dhe ta vazhdonte betejën politike.

Partia Demokratike dhe antarëdia e saj e kanë parë këtë qëndresë si një refuzim të drejtë për t’u gjunjëzuar përballë këtyre akuzave të pa mbështetura në asnjë provë, por me të vetmen piksynim : gjunjëzimi përballë narkoshtetit dhe klaneve dorosjane i Sali Berishës dhe i Partisë Demokratike, si forca e vetme progresiste pro perëndimore që rrëzoj diktaturën komuniste në Shqipëri

Sot, disa vite më vonë, fotografia politike është më komplekse.

Dhe kjo nuk mund të mos ketë një domethënie politike.





Sepse politika nuk është një fotografi e ngrirë në kohë.

Ajo ndryshon. Marrëdhëniet ndryshojnë. Rrethanat ndryshojnë. Dhe mbi të gjitha, koha i vendos vendimet politike përballë historisë.

Për mbështetësit e Berishës, rruga nga “non grata” drejt Dallasit është simbol i një qëndrese.

Është historia e një politikani që, pavarësisht goditjeve, nuk pranoi të largohej nga beteja dhe që sot vazhdon të jetë në qendër të politikës shqiptare.

Mund të jesh pro ose kundër Sali Berishës.

Mund të mbështesësh ose të kundërshtosh politikën e tij.

Por është e vështirë të mohosh se ai mbetet një prej figurave më të rëndësishme dhe më përcaktuese të politikës shqiptare të tri dekadave të fundit.

Dhe pikërisht këtu qëndron ironia e historisë.

Ata që menduan se një etiketë do ta nxirrte Berishën nga skena politike shqiptare, sot duhet të përballen me një realitet tjetër: ai jo vetëm vazhdon të jetë lideri i fortë i opozitës shqiptare përballë një narkoshteti, por dhe po ri shfaqet sërish në një skenë të rëndësishme politike ndërkombëtare.

Nga “non grata” te Dallas .

Nga përpjekja për izolim politik te një tjetër dalje në skenën amerikane.

Njeriu që për vite u paraqit në politikën shqiptare si i izoluar nga Amerika, sot udhëton drejt Shteteve të Bashkuara.

Jo fshehurazi.
Jo për t’u justifikuar.
Por si lider i opozitës shqiptare dhe pjesë e një delegacioni ndërkombëtar.

Ftesa për të marrë pjesë në aktivitetin e së djathtës amerikane në Dallas i jep kësaj vizite një peshë të veçantë politike.

Historia nuk shkruhet vetëm nga vendimet e një dite. Ajo shkruhet nga ajo që ndodh më pas.


SALI BERISHA DREJT DALLASIT — jo si një kapitull i mbyllur, por si një histori që vazhdon të sfidojë ata që menduan se mund ta mbyllnin me një etiketë. ✌️

🇺🇸

SALI BERISHA HEADING TO DALLAS: FROM “NON GRATA” TO A RETURN TO THE AMERICAN POLITICAL STAGE

Post author:
By @gjata.com

No Comments on SALI BERISHA HEADING TO DALLAS: FROM “NON GRATA” TO A RETURN TO THE AMERICAN POLITICAL STAGE

The journey of Sali Berisha to the United States, invited by the International Democracy Union (IDU) to join the official delegation at the Republican National Convention in Dallas on September 9 and 10, 2026, is one of those events that cannot simply be viewed as a protocol invitation.

Berisha was declared “non grata” by the United States in 2021, through a decision by then-Secretary of State Antony Blinken. Berisha and his supporters strongly opposed the decision, considering it political, unjust, and unsupported by evidence.

Behind this decision, they have argued, stood the political influence of Edi Rama’s government and its Soros-linked lobbying networks.

But Berisha did not retreat.

On the contrary, he chose to confront the decision, challenge it, and continue the political battle.

The Democratic Party and its membership have viewed this resistance as a legitimate refusal to kneel before accusations that, in their view, were not supported by any evidence, but were driven by a single objective: to force Sali Berisha and the Democratic Party—the only progressive, pro-Western political force that brought down the communist dictatorship in Albania—to kneel before the narco-state and Soros-linked political clans.

Today, several years later, the political picture is more complex.

Berisha, who for a period faced political isolation from Washington, is once again appearing at an important event of the American right in Dallas, as part of an international IDU delegation.

And this cannot be without political significance.

Because this is not simply about a simple invitation.

It is a development that makes it impossible to claim that Sali Berisha’s political history could be closed with two words: “NON GRATA.”

Because politics is not a photograph frozen in time.

It changes. Relationships change. Circumstances change. And above all, time places political decisions face-to-face with history.

For Berisha’s supporters, the journey from “non grata” to Dallas is a symbol of resistance.

It is the story of a politician who, despite the blows he received, refused to leave the battlefield and who remains at the center of Albanian politics today.

You may be for or against Sali Berisha.

You may support or oppose his policies.

But it is difficult to deny that he remains one of the most important and influential figures in Albanian politics over the past three decades.

And this is precisely where the irony of history lies.

Those who believed that a label would remove Berisha from the Albanian political stage must now face a different reality: he not only remains a strong leader of the Albanian opposition confronting a narco-state, but is also reappearing on an important international political stage.

From “NON GRATA” to DALLAS.

From an attempt at political isolation to another appearance on the American political stage.

The man who for years was portrayed in Albanian politics as isolated from America is now travelling to the United States.

Not secretly.
Not to justify himself.
But as the leader of the Albanian opposition and as part of an international delegation.

The invitation to participate in the American right’s event in Dallas gives this visit particular political significance.

History is not written only by the decisions of a single day. It is written by what happens afterwards.

And the history of Sali Berisha, whether you like it or not, appears to have a long way to go before its final page is written in politics.

SALI BERISHA HEADING TO DALLAS — not as a closed chapter, but as a story that continues to challenge those who believed they could end it with a label.

Kategori
Uncategorized

Pogradeci ka rrugë plot, por një rrugë për Kopi Kyçykun nuk gjen dot

Pogradeci është një qytet i vogël.

Aq i vogël sa njerëzit jo vetëm njihen dhe përshëndeten me njëri tjetrin në rrugë, por e dinë mirë se kush e ka keq qeverisur, vjedhur, dhe kush i ka dhënë qytetit dhe kazasë, emër, dinjitet, dhe kulturë.

Por duket se qyteti është bërë aq i madh për politikën, sa nuk po gjendet dot një rrugë për një nga bijtë e tij më të shquar.

Akademik Prof. Dr. Inxh. Kopi Kyçyku u nda nga jeta para dy vitesh,por nuk duhet të ndahet nga kujtesa e Pogradecit.

Dhe pyetja është fare e thjeshtë:

Pse Pogradeci nuk e ka nderuar ende Kopi Kyçykun?

Nuk po kërkohen monumente prej ari.

Nuk po kërkohen buxhete marramendëse.

Dhe pse e meriton, nuk po kërkohet ceremoni me flamuj, fotografi dhe fjalime politike.

Një simpozium.

Një veprimtari përkujtimore.

Një pllakë përkujtimore.

Një emër rruge.

A është vërtet kaq e vështirë për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Pogradecit?

Këtu qëndron edhe problemi.

Kur politika hyn në çdo hapësirë të jetës publike, kultura mbetet jashtë dere.

Dhe kur institucionet fillojnë t’i matin njerëzit jo me atë që kanë bërë për qytetin, por me atë se kujt i shërbejnë politikisht, atëherë një qytet humbet, pak nga pak, kujtesën e vet.

Kopi Kyçyku nuk ishte një emër dosido.

Ishte akademik, profesor doktor, inxhinier, studiues, shkrimtar, poet, përkthyes dhe publicist. Një intelektual me veprimtari të jashtëzakonshme në Shqipëri, Rumani dhe më gjerë.

Ai shkroi e studioi historinë shqiptare dhe ballkanike, marrëdhëniet shqiptaro-rumune, arumunët, Turqinë, Maqedoninë, Azerbajxhanin e vende të tjera.

La pas monografi, vepra letrare, poezi, drama, ese, studime shkencore dhe përkthime. Mori pjesë në konferenca, simpoziume e kongrese ndërkombëtare dhe u bë një zë i njohur në hapësirën kulturore shqiptare, rumune dhe

Dhe mbi të gjitha, ishte bir i Pogradecit.

Kopi Kyçyku e kishte atë privilegj të rrallë: të mos ishte vetëm qytetar i një vendi, por ambasador i kulturës shqiptare dhe i qytetit të tij.

Sepse një njeri i tillë nuk duhet nderuar vetëm kur vdes.

Nderohet sa është gjallë.

Dhe nëse nuk u bë atëherë, duhet bërë tani.

Jo vetëm për Kopin, por për memorjen e qytetit …

Po ku janë qytetarët? Ku është shoqëria civile e Pogradecit?

Këtu lind edhe një pyetje tjetër, ndoshta edhe më e rëndësishme:

Pse Pogradeci nuk ka një shoqatë qytetare të pavarur që të mbrojë dhe të ruajë kujtesën historike e kulturore të qytetit?

Një shoqatë që të mos presë nga partia dhe Bashkia se cilin intelektual duhet të kujtojë.

Një shoqatë që të dokumentonte figurat e shquara pogradecare, të përkujtojë datat historike, të organizojë simpoziume, konferenca e veprimtari kulturore dhe t’u propozojë institucioneve emërtimin e rrugëve, shesheve me emrat e këtyre njerëzve që i kanë dhënë qytetit.

Një shoqatë që të mbledhë dokumente, fotografi, kujtime dhe dëshmi për historinë e Pogradecit dhe t’ua lërë ato brezave që vijnë.

Një shoqatë e Pogradecit për Pogradecin.

Pa parti.

Pa militantizëm.

Pa interesa elektorale.

Pa llogari politike.

Sepse kujtesa e një qyteti nuk mund të jetë pronë e asnjë partie.

Por pyetja është: a do ta lejojë këtë burokracia?

A do ta lejojë militantizmi partiak që një grup qytetarësh të kujtojë një njeri pa pyetur më parë se cilës parti i përkiste?

A do ta lejojë politika që një intelektual të nderohet thjesht sepse ishte i madh, pa qenë nevoja të ishte “i yni”?

Sepse ndonjëherë duket sikur në këtë vend edhe për të vendosur emrin e një rruge duhet të kalosh fillimisht nëpër filtrin e politikës.

Dhe kjo është tragjike.

Robin Hood-i, të paktën sipas legjendës, vidhte jo të varfërit si ju, por nga të pasurit dhe u jepte diçka të varfërve.

Ju, zotërinj të pushtetit që po çaheni së vjedhuri me tendera, koncesione e projekte, të paktën, shkulni një qime nga hunda dhe bëni diçka që nuk kushton miliona:

Nderoni njerëzit që i kanë dhënë Pogradecit kulturë, dije dhe emër!

Nuk po ju kërkohet të hapni thesin e buxhetit.

Nuk po ju kërkohet tender.

Nuk po ju kërkohet koncesion.

Po ju kërkohet vetëm një vendim qytetar.

Sepse politika kalon. Kujtesa mbetet.

Por Pogradeci mbetet.

Dhe bashkë me të duhet të mbeten dhe të nderohen edhe njerëzit që e kanë bërë atë qytet të njohur.

Prandaj pyetja u shkon publikisht Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak:

Kur do ta kujtoni Kopi Kyçykun?

Kur do të merrni një vendim që një nga bijtë më të shquar të Pogradecit të ketë vendin që meriton në qytetin e tij?

Kur do të organizoni një veprimtari për veprën e tij?

Kur do t’i vendosni emrin e tij një rruge?

Apo duhet të presim edhe disa vite, derisa të harrohet gjithçka dhe pastaj të themi me solemnitetin e zakonshëm:

“Ishte një figurë e madhe e qytetit tonë.”

Kjo është hipokrizia që duhet të marrë fund.

Sepse është shumë e lehtë kur thoni nëpër fjalimet tuaja elektorale, “Pogradeci, qytet i kulturës”

Por më pas mbasi merrni pushtetin dhe mbushni xhepat, e keni të vështirë të respektoni njerëzit që e kanë bërë Pogradecin qytet të kulturës.

Një rrugë nuk është shumë.

Një pllakë nuk është shumë.

Një simpozium nuk është shumë.

Një vendim i Këshillit Bashkiak nuk është shumë.

Shumë është vetëm heshtja e juaj, e juaja që keni marrë peng atë qytet.

Prandaj, ndoshta ka ardhur koha që qytetarët e Pogradecit ta marrin vetë përsipër atë që institucionet po e harrojnë.

Sepse një qytet që ua lë kujtesën vetëm politikanëve, rrezikon të kujtojë vetëm ata që politika dëshiron.

Ndërsa një qytet që e mbron vetë kujtesën e tij, nuk mund të ketë frikë nga e ardhmja.

Kopi Kyçyku nuk i përket një partie.

Nuk i përket një kryetari bashkie.

Nuk i përket një këshilli bashkiak.

I përket Pogradecit.

Dhe Pogradeci ku në lulishtet e tija ka bust dhe çobani duke i rënë fyellit, nuk duhet të presë leje nga askush për të kujtuar bijtë e vet intelektualë .

Prof. Dr. Akademik Kopi Kyçyku — in memoriam.

Një qytet që harron bijtë e vet të shquar, rrezikon të harrojë edhe veten.

Kategori
Uncategorized

“Pema i dha jetë sëpatës dhe për këtë e pagoi shtrenjtë.”

Pema që i dha jetë sëpatës /

Një fjali e shkurtër, por me aq helm brenda sa të mjaftojë për të përmbledhur një pjesë të madhe të historisë njerëzore.

Pema rriti degët, dha dru dhe, pa e ditur fatin e vet, i dha sëpatës edhe dorezën. Pastaj erdhi sëpata dhe e preu. Njëra pjesë e pemës i dha jetë asaj që do ta vriste.

Kjo nuk është vetëm histori peme. Është edhe histori njerëzish.

Populli voton atë që nesër do e dëbojë dhe do t’ia vjedhë pasurinë.

Qytetari ushqen atë që do t’i marrë zërin. Miku e rrit gjarprin në gji dhe habitet kur një ditë ndien kafshimin.

Besimi, kur bie në duart e gabuara, shndërrohet në armën më të përsosur kundër atij që besoi.

Edhe politika e ka këtë sëmundje të vjetër: të mbjellë sot atë që do të korrë nesër si fatkeqësi.

Dhe këtu më kujtohen kooperativat e dikurshme, ku duhej medoemos të realizohej plani.

Nëse kërkohej një sipërfaqe e caktuar me grurë, rëndësi kishte që shifra të dilte në raport. Po qe nevoja, mbillej edhe egjër në vend të grurit. Në dokumente: plan i realizuar. Në hambar: uri.

Por jeta nuk lexon raportet.

Dhe as historia nuk i beson gjatë propagandës.

Prandaj imazhi i sëpatës është kaq i fortë: tehu ende pikon, ndërsa bishti i saj ka nxjerrë gjethe. Një krijesë që ushqehet nga pema, por kthehet kundër saj. Një paradoks që përsëritet sa herë njeriu harron se jo çdo gjë që rritet me dorën e tij është e destinuar t’i bëjë mirë.

Ndoshta mësimi është i hidhur, por i thjeshtë:

Mos i jep dorë sëpatës që do të presë pemën tënde.

Sepse kur ajo të ngrihet mbi kokë, mund të jetë tepër vonë për të pyetur se kush ia dha dorezën.

Dhe atëherë nuk ka më rëndësi nëse në raport shkruhet “grurë”.

Në hambar do të ketë vetëm egjër .









Dhe sot, kjo metaforë merr një kuptim edhe më të hidhur: 

Vota e shitur për pesë mijë lekë ose për një thes mielli, (normal nga varfëria) krimi e korrupsioni, pasiguria, papunësia dhe largimi i shqiptarëve po e boshatisin vendin.

Ndërsa ata që mbajtën sëpatën në dorë tani kërkojnë ta mbushin këtë boshllëk me indianë e egjiptianë.

Jo si zgjidhje për shqiptarët, por si dëshmi e pasojave të një pushteti që ushqehet me varfërinë dhe e kthen votën e blerë në fatkeqësi kombëtare.

Pema i dha sëpatës dorezën. Sot, pema po paguan çmimin.

Kategori
Uncategorized

Edi Rama dhe gjykimi i historisë

Pikërisht në këtë kontekst merr kuptim fjala e Sali Berishës për Edi Ramën dhe paralajmërimi se një ditë ai mund të gjykohet nga historia njëlloj si Esat Toptani.

Historia shqiptare nuk i ka harruar ata që e kanë vendosur interesin personal mbi interesin e Shqipërisë.

Pushtetet kanë ardhur dhe kanë ikur, qeveritë janë rrëzuar, politikanët janë ngritur e kanë rënë, por kujtesa e kombit ka mbetur.

Esat Toptani është një nga emrat që historia shqiptare e ka vendosur në një nga faqet më të errëta të saj.

Për shumicën shqiptare, ai është bërë simbol i një politike ku ambicia personale, pushteti dhe marrëveshjet me të huajt u vendosën mbi interesin e Shqipërisë.

Pushteti mund të të mbrojë për një kohë, por nuk mund të të mbrojë përgjithmonë nga historia.

Një kryeministër mund të ketë shumicën parlamentare, mund të kontrollojë institucionet, mund të ketë një makineri të fuqishme propagandistike dhe mund të ketë miq e mbështetës jashtë vendit. Por asnjë prej këtyre nuk është më i fortë se koha.

Sepse koha i zhvesh pushtetarët nga pushteti dhe i lë përballë veprave të tyre.

Një komb nuk gjykon vetëm atë që një qeveri premtoi; gjykon atë që ajo bëri. Gjykon se çfarë ndodhi me sovranitetin e vendit, si u mbrojt interesi kombëtar, si u ndërtuan marrëdhëniet me fqinjët dhe fuqitë e huaja dhe çfarë iu la brezave që erdhën pas.

Dhe, mbi të gjitha, gjykon nëse një udhëheqës e përdori pushtetin për Shqipërinë apo Shqipërinë për pushtetin e tij.


Shqipëria ka kaluar shumë periudha të vështira.

Ka njohur pushtime, diktatura, varfëri, eksode dhe konflikte politike.

Por ajo ka mbijetuar sepse kombi shqiptar ka pasur gjithmonë njerëz që kanë besuar se Shqipëria është më e madhe se çdo qeveri dhe më e rëndësishme se çdo politikan.

Asnjë kryeministër nuk është Shqipëria.

Asnjë parti nuk është Shqipëria.

Asnjë pushtet nuk është Shqipëria.

Shqipëria është kombi.

Dhe kombi ka kujtesë.

Prandaj, çdo politikan që mendon se pushteti i jep të drejtën të vendosë mbi interesin kombëtar duhet të kujtojë se një ditë pushteti përfundon.

Dosjet hapen, dokumentet lexohen, vendimet analizohen, dëshmitarët flasin dhe historia fillon të shkruajë.

Atëherë nuk ka më sondazhe, nuk ka më fushata, nuk ka më propagandë.

Mbetet vetëm një pyetje:

Çfarë i bëre Shqipërisë kur e kishe në dorë fatin e saj?

Kjo është pyetja që historia u bën të gjithë pushtetarëve.

Dhe askush, sado i fuqishëm të jetë sot, nuk mund t’i shmanget përgjigjes nesër.

Sepse pushteti mund të harrojë.

Propaganda mund të mashtrojë.

Politika mund të manipulojë.

Por historia nuk harron.

Kategori
Uncategorized

MUSINE KOKALARI – GRUAJA QË REGJIMI NUK ARRITI TA HESHTË

Ka njerëz që i dënon historia dhe ka njerëz që, pavarësisht dënimit, mbeten në histori. Musine Kokalari është njëra prej tyre.

Shkrimtare, intelektuale, poete dhe politikane, ajo ishte një grua që e kuptoi shumë herët se liria nuk është dhuratë, por përgjegjësi. Në një Shqipëri të përfshirë nga dhuna politike, Musineja zgjodhi të mos heshtte përballë padrejtësisë.

Dhe pikërisht për këtë u dënua.

Musine Kokalari nuk ishte vetëm një kundërshtare e komunizmit. Ajo ishte një mendje e lirë që refuzoi çdo formë diktature. Kërkoi demokraci, zgjedhje të lira dhe dinjitet njerëzor, ndërsa vendi po hynte në një nga periudhat më të errëta të historisë së tij.

Në Rrëshen, ku u internua për dekada, njerëzit u urdhëruan të mos i flisnin. Një grua e vetme u kthye në një “të padukshme”, sikur duke i mohuar asaj fjalën, regjimi mund të zhdukte edhe mendimin e saj.

Por Musineja nuk u zhduk.

Ajo vazhdoi të shkruante. Vazhdoi të mendonte. Vazhdoi të ruante dinjitetin.

Heshtja e saj nuk ishte dorëzim. Ishte rezistencë.

Në fakt, një nga paradokset më të mëdha të jetës së saj është pikërisht ky: regjimi bëri gjithçka për t’ia marrë zërin, por sot zëri i Musine Kokalarit dëgjohet më qartë se zërat e shumë prej atyre që e dënuan.

Vdiq në vitin 1983, e izoluar dhe e privuar nga kujdesi që meritonte.

Por as vdekja nuk e mbylli historinë e saj.

Pas rënies së komunizmit, emri i Musine Kokalarit doli nga errësira.

Ajo u rehabilitua dhe u njoh si një prej figurave më të rëndësishme të qëndresës demokratike shqiptare.

Në vitin 2007 u nderua me titullin “Nderi i Kombit”.

Sot, kur flasim për Musinenë, nuk duhet ta kujtojmë vetëm si një viktimë të diktaturës.

Duhet ta kujtojmë si një grua që pati guximin të mendonte ndryshe kur të menduarit ndryshe mund të të kushtonte jetën.

Si një shkrimtare që e kuptoi se fjala mund të jetë armë.

Si një intelektuale që nuk pranoi ta shkëmbejë lirinë me sigurinë.

Dhe mbi të gjitha, si një shqiptare që nuk u përkul.

Regjimi mund ta mbyllte në burg. Mund ta izolonte. Mund t’u ndalonte njerëzve të flisnin me të.

Por nuk mund ta burgoste të vërtetën që ajo kishte shkruar.

Musine Kokalari u përpoqën ta varrosnin në heshtje.

Historia e nxori nga heshtja.

Dhe sot ajo nuk është më zëri i një gruaje të vetmuar në internim.

Është zëri i një Shqipërie që kërkonte lirinë.

MUSINE KOKALARI – THE WOMAN THE REGIME FAILED TO SILENCE

There are people whom history condemns, and there are people who, despite being condemned, remain in history. Musine Kokalari was one of them.

A writer, intellectual, poet, and politician, she was a woman who understood very early that freedom is not a gift, but a responsibility. In an Albania consumed by political violence, Musine chose not to remain silent in the face of injustice.

And for that, she was punished.

Musine Kokalari was not merely an opponent of communism. She was a free mind who rejected every form of dictatorship. She called for democracy, free elections, and human dignity, at a time when Albania was entering one of the darkest periods of its history.

For her convictions, the regime arrested, tried, and imprisoned her. Later, she was interned and subjected to another form of imprisonment—the imprisonment of silence.

In Rrëshen, where she was interned for decades, people were ordered not to speak to her. A single woman was turned into an “invisible” person, as if by denying her a voice, the regime could erase her thoughts as well.

But Musine did not disappear.

She continued to write. She continued to think. She continued to preserve her dignity.

Her silence was not surrender. It was resistance.

One of the greatest paradoxes of her life is precisely this: the regime did everything it could to take away her voice, yet today Musine Kokalari’s voice is heard more clearly than the voices of many of those who condemned her.

She endured loneliness, contempt, internment, illness, and abandonment. Even when she was seriously ill, the system continued to treat her as an enemy.

She died in 1983, isolated and deprived of the care she deserved.

But even death could not close the story of her life.

After the fall of communism, Musine Kokalari’s name emerged from the darkness. She was rehabilitated and recognized as one of the most important figures of Albania’s democratic resistance. In 2007, she was posthumously awarded the title “Honor of the Nation.”

Today, when we speak of Musine, we should not remember her merely as a victim of dictatorship.

We should remember her as a woman who had the courage to think differently when thinking differently could cost you your life.

As a writer who understood that words can be a weapon.

As an intellectual who refused to exchange freedom for security.

And above all, as an Albanian woman who refused to bow.

The regime could lock her in prison. It could isolate her. It could forbid people from speaking to her.

But it could never imprison the truth she had written.

They tried to bury Musine Kokalari in silence.

History brought her out of that silence.

And today, she is no longer the voice of a lonely woman in exile.

She is the voice of an Albania that yearned for freedom.
Kategori
Uncategorized

MUZAFER ASLLANI – PERSONALITETI QË I SHËRBEU DIJES DHE KULTURËS SË GJIROKASTRËS

Pr. Muzafer Asllani, qytetar nderi jo vetëm i qytetit të Gjirokastrës, por dhe qarkut të saj 🇦🇱

 “Një jetë në shërbim të dijes dhe Gjirokastrës” !

Pr Muzaferi: Një jetë e nisur nga bankat e shkollës

Muzafer Asllani lindi në Gjirokastër më 1 prill 1922. Arsimin fillor e kreu në shkollën “Drita”, ndërsa më pas ndoqi Liceun e Gjirokastrës.

Në vitin 1937, pas përfundimit të Liceut, fitoi konkursin e shpallur nga Mbretëria për të ndjekur Normalen e Elbasanit, me bursë, duke u përgatitur për profesionin e mësuesit.

Karrierën pedagogjike e nisi në vitin 1940, fillimisht në Lukovë, më pas në Dhëmblan dhe më vonë në shkollën “Drita” të Gjirokastrës. 

Por etja e tij për dije nuk u ndal me përfundimin e Normales. Ai ndoqi me sukses edhe studimet e larta në Matematikë në Universitetin e Tiranës, duke u bërë një prej matematicienëve të parë me arsim të lartë që kontribuoi në zhvillimin e arsimit në Jugun e Shqipërisë.

Gjatë viteve të luftës punoi edhe në Bankën e Shqipërisë, ndërsa u angazhua në veprimtari të kohës në Pezë dhe në krijimin e Këshillave Nacionalçlirimtare.

Në vitin 1944 u thirr në Ministrinë e Arsimit, ku punoi krahas emrave të njohur të kulturës shqiptare, ndër ta Eqerem Çabej, Mitrush Kuteli e Lasgush Poradeci.

Muzafer Asllani: Mësuesi që i kushtoi 37 vjet arsimit

Pas luftës, në vitin 1946, Muzafer Asllani u kthye në Gjirokastër, duke sjellë me vete edhe aparaturat e kinemasë dhe duke kontribuar në rihapjen e kinemasë së qytetit.

Por fusha ku ai do të linte gjurmën më të thellë ishte arsimi.

Për 37 vjet me radhë, pa u shkëputur nga fusha e arsimit, ai punoi për ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e institucioneve arsimore të Gjirokastrës dhe të gjithë trevës.

Në kuadër të reformës arsimore të vitit 1946, kontribuoi në ngritjen dhe zhvillimin e rrjetit të shkollave fillore dhe shtatëvjeçare, që më vonë do të shndërroheshin në shkolla tetëvjeçare.

Ai drejtoi dhe çeli institucione të rëndësishme arsimore si shkollat “29 Nëntori”, “Koto Hoxhi” dhe “Urani Rumbo”, ndërsa si pedagog i matematikës dha mësim në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Shkollën Pedagogjike “Pandeli Sotiri” dhe në Filialin e Ekonomikut të Universitetit të Tiranës në Gjirokastër.

Në bankat e tij mësuan e u formuan shumë prej personaliteteve të njohura të Gjirokastrës dhe të kulturës shqiptare, ndër ta Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Agim Shehu, Kristian Bukuroshi, Jorgo Bulo, Hektor Peçi, Besim Elezi, Agron Doraci, Viktor Kabili, Kosta Makariadhi dhe shumë të tjerë.

Kjo është një prej dëshmive më të bukura të ndikimit të një mësuesi: jo vetëm ajo që u mësoi nxënësve, por ajo që nxënësit e tij do t’i jepnin më pas vendit dhe kulturës shqiptare.

Arsimi dhe kultura si një mision i vetëm .

Në vitet ’60, Muzafer Asllanit iu besua detyra e Shefit të Arsimit dhe Kulturës së Rrethit të Gjirokastrës, detyrë që e mbajti për rreth shtatë vjet.

Në këtë funksion ai punoi për zhvillimin e arsimit në të gjithë trevën, për ngritjen e shkollave të mesme në zona si Zagoria, Dropulli, Kardhiqi e më gjerë, por edhe për ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë etnokulturore të krahinës.

Ai mbështeti talente të reja dhe figura që më vonë do të bëheshin pjesë e rëndësishme e jetës artistike shqiptare, ndër ta Bernard Kokalari, Viktor Zhusti, Roland Çene, Naxhi Kasoruho e të tjerë.

Në bashkëpunim me personalitete të kulturës, veçanërisht me Prof. Lefter Dilon, kontribuoi në zhvillimin e institucioneve kulturore dhe të rrjetit muzeal të Gjirokastrës dhe të Jugut të Shqipërisë.

1968 – Gjirokastra në qendër të kulturës shqiptare

Ky festival nuk ishte thjesht një aktivitet artistik.

Ai u shndërrua në një ngjarje madhore të kulturës shqiptare dhe e vendosi Gjirokastrën në qendër të vëmendjes kombëtare për këngën, vallen, kostumet, traditat dhe trashëgiminë popullore.

Për një qytet që e kishte ndërtuar identitetin e vet mbi historinë, dijen dhe kulturën, festivali ishte një tjetër dëshmi se Gjirokastra mund të shërbente si një skenë kombëtare e kulturës shqiptare.

Dhe në këtë proces, emri i Muzafer Asllanit mbetet i lidhur me një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore që ka njohur qyteti.

Ëndrra për arsimin e lartë në Gjirokastër

Por një prej aspiratave më të mëdha të jetës së tij ishte sjellja e arsimit të lartë në Gjirokastër.

Për Gjirokastrën, krijimi i këtij institucioni ishte shumë më tepër se hapja e një shkolle të lartë. Ishte një hap i madh drejt konsolidimit të qytetit si një qendër e dijes, arsimit dhe formimit universitar.

Muzafer Asllani e drejtoi institutin për rreth një vit e gjysmë dhe, që prej themelimit e deri në daljen e tij në pension ai udhëhoqi Katedrën e Matematikë-Fizikës.

E veçanta ka qenë se ai kaloi në universitet bashkë me ekipin e tij të bashkëpunëtorëve që drejtonte arsimin, ndër ta personalitete si Qirjako Hila, Viktor Terpo dhe Çako Gushi etj!

Në kujtesën e atyre viteve mbeti edhe shprehja e bërë proverbiale:
“Që të vesh në Institut, duhet të kalosh nga Seksioni i Arsimit.”

Ajo shprehje dëshmonte peshën që kishte në formimin dhe përzgjedhjen e kuadrove të arsimit të lartë në qytet.

Një drejtues që besonte te njerëzit

Muzafer Asllani nuk u dallua vetëm për përgatitjen e tij shkencore e pedagogjike, por edhe për mënyrën e drejtimit.

Ai besonte te aftësitë e njerëzve me të cilët punonte. Mbështeste një drejtim të organizuar, por njëkohësisht u jepte vartësve kompetenca dhe përgjegjësi.

E përshkruanin si një “mesfushor të mirë”, që dinte ta shpërndante punën, t’u besonte bashkëpunëtorëve dhe më pas ta kontrollonte atë.

Filozofia e tij e punës ishte e drejtpërdrejtë:
Në këtë qëndrim shfaqet një tipar i rëndësishëm i karakterit të tij: kërkesa për përgjegjësi, profesionalizëm dhe dinjitet në punë.
Pr.Muqerem Asllani Me bashkshortet Nejme, dhe fëmijët .

Matematikani që e donte edhe muzikën

Krahas pasionit për matematikën dhe arsimit, Muzafer Asllani kishte edhe një tjetër dashuri të madhe: muzikën.

Ai luante bukur në violinë, mandolinë dhe kitarë. Ky pasion e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe ai e ushtroi edhe si përgjegjës i Bandës Muzikore të qytetit, duke ua transmetuar dashurinë për muzikën shumë nxënësve, veçanërisht në Shkollën Pedagogjike.

Një detaj i veçantë që ruhet në kujtesën e atyre që e njohën lidhet me violinën e tij, e cila thuhet se ishte ndër instrumentet e rralla të prodhuara nga mjeshtri i famshëm Stradivari.

Ky detaj, në një farë mënyre, përmbledh edhe vetë figurën e Muzafer Asllanit: një njeri i shkencës që kishte në shpirt edhe artin.

Një emër që meriton kujtesën e qytetit

Por përtej titujve dhe detyrave, ajo që mbetet është gjurma.
Ka njerëz që mbahen mend për postet që kanë pasur dhe ka të tjerë që kujtohen për njerëzit që kanë formuar, institucionet që kanë ndërtuar dhe kulturën që kanë ndihmuar të lulëzojë.

Muzafer Asllani i përket kësaj të dyte.

Ai ishte mësues, matematicien, pedagog, drejtues arsimi, njeri i kulturës dhe një intelektual i përkushtuar i Gjirokastrës.

Një bir i qytetit që e kuptoi se një shoqëri nuk ndërtohet vetëm me institucione, por mbi të gjitha me dije, arsim, kulturë dhe njerëz të përgatitur.

Sot, kur flasim për Gjirokastrën si një qytet të dijes, kulturës dhe qytetërimit, është e drejtë të kujtojmë edhe ata që punuan për ta ndërtuar këtë identitet.
Me pedagogët themelues të institutit të lartë pedagogjik .

Muzafer Asllani ishte një prej tyre.

Dhe ndoshta trashëgimia më e madhe e një mësuesi nuk është një ndërtesë, një titull apo një detyrë që ka mbajtur.

Është brezi i njerëzve që ai ka formuar dhe institucionet që ka ndihmuar të ngrihen .

Në këtë kuptim, emri i Prof. Muzafer Asllanit meriton të mbetet në kujtesën e Gjirokastrës si emri i një njeriu që ia kushtoi jetën dijes, arsimit dhe kulturës, duke i dhënë qytetit të tij jo vetëm punën e një jete, por një pjesë të historisë së tij intelektuale.

MUZAFER ASLLANI – THE PERSONALITY WHO DEVOTED HIS LIFE TO THE KNOWLEDGE AND CULTURAL HERITAGE OF GJIROKASTËR

Një bir i Gjirokastrës.
Një mësues i brezave.
Një intelektual i dijes dhe kulturës.
Një emër që meriton të kujtohet.

GJIROKASTËR HAS, THROUGHOUT ITS HISTORY, BEEN A CITY OF EDUCATION, CULTURE AND CIVILIZATION.

Prof. Muzafer Asllani, an Honorary Citizen not only of the city of Gjirokastër, but also of its county. 🇦🇱

Among this distinguished intellectual generation, Prof. Muzafer Asllani holds a special place.

He was one of those people who did not consider knowledge merely a profession, but a mission and a responsibility toward his city, education and society.

“A life devoted to knowledge and Gjirokastër.”

Prof. Muzafer Asllani: A life that began in the classroom

Muzafer Asllani was born in Gjirokastër on April 1, 1922. He completed his primary education at the “Drita” School and later attended the Gjirokastër Lyceum.

In 1937, after completing the Lyceum, he won a scholarship competition organized by the Kingdom of Albania to attend the Elbasan Normal School, where he was trained for the teaching profession.

He began his teaching career in 1940, first in Lukovë, then in Dhëmblan, and later at the “Drita” School in Gjirokastër.

But his thirst for knowledge did not end with the completion of the Normal School. He successfully pursued higher studies in Mathematics at the University of Tirana, becoming one of the first university-educated mathematicians to contribute to the development of education in southern Albania.

During the war years, he also worked at the Bank of Albania, while becoming involved in the activities of the time in Pezë and in the establishment of the National Liberation Councils.

In 1944, he was called to the Ministry of Education, where he worked alongside prominent figures of Albanian culture, including Eqrem Çabej, Mitrush Kuteli and Lasgush Poradeci.

Muzafer Asllani: The teacher who devoted 37 years to education

After the war, in 1946, Muzafer Asllani returned to Gjirokastër, bringing with him cinema equipment and contributing to the reopening of the city’s cinema.

But the field in which he would leave his deepest mark was education.

For 37 years, without ever distancing himself from education, he worked to establish, organize and develop educational institutions in Gjirokastër and throughout the region.

As part of the 1946 educational reform, he contributed to the establishment and development of the network of primary and seven-year schools, which would later become eight-year schools.

He led and opened important educational institutions such as the “29 Nëntori,” “Koto Hoxhi” and “Urani Rumbo” schools. As a mathematics teacher and lecturer, he taught at the “Asim Zeneli” High School, the “Pandeli Sotiri” Pedagogical School and the Gjirokastër branch of the University of Tirana’s Faculty of Economics.

Many prominent figures of Gjirokastër and Albanian culture studied and were shaped by his teaching, among them Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Agim Shehu, Kristian Bukuroshi, Jorgo Bulo, Hektor Peçi, Besim Elezi, Agron Doraci, Viktor Kabili, Kosta Makariadhi, and many others.

This is one of the most beautiful testimonies to the influence of a teacher: not only what he taught his students, but what those students would later give to their country and Albanian culture.

Education and culture as a single mission

In the 1960s, Muzafer Asllani was entrusted with the position of Head of Education and Culture of the Gjirokastër District, a position he held for approximately seven years.

In this role, he worked for the development of education throughout the region, for the establishment of secondary schools in areas such as Zagoria, Dropull, Kardhiq and beyond, while also supporting the preservation and development of the region’s ethnocultural heritage.

He supported young talents and figures who would later become important names in Albanian artistic life, including Bernard Kokalari, Viktor Zhusti, Roland Çene, Naxhi Kasoruho and others.

In cooperation with prominent cultural figures, particularly Prof. Lefter Dilo, he contributed to the development of cultural institutions and the museum network of Gjirokastër and southern Albania.

1968 – Gjirokastër at the heart of Albanian culture

One of the most important moments of his career came in 1968, when, as head of education and culture, he promoted and organized the First National Folklore Festival of Gjirokastër.

The festival was far more than an artistic event.

It became a major cultural occasion and placed Gjirokastër at the center of national attention for its songs, dances, costumes, traditions and popular heritage.

For a city whose identity had been built upon history, knowledge and culture, the festival was another demonstration that Gjirokastër could serve as a national stage for Albanian culture.

And in this process, the name of Muzafer Asllani remains associated with one of the most important cultural events in the city’s history.

The dream of higher education in Gjirokastër

One of the greatest aspirations of his life was to bring higher education to Gjirokastër.

In 1971, through his initiative and contribution, the “Eqrem Çabej” Higher Pedagogical Institute was established—an event of extraordinary importance for the city.

For Gjirokastër, the creation of this institution was much more than the opening of a higher education school. It was a major step toward consolidating the city as a center of knowledge, education and university-level learning.

Muzafer Asllani led the institute for approximately a year and a half and, from its establishment until his retirement, headed the Department of Mathematics and Physics.

What was particularly notable was that he moved into higher education together with the team of collaborators who had worked with him in the education administration, among them prominent figures such as Qirjako Hila, Viktor Terpo and Çako Gushi, among others.

A phrase from those years remained almost proverbial:

“To enter the Institute, you had to pass through the Education Section.”

The expression reflected the influence he had in shaping and selecting the teaching staff for higher education in the city.

A leader who believed in people

Muzafer Asllani stood out not only for his scientific and pedagogical preparation, but also for his approach to leadership.

He believed in the abilities of the people with whom he worked. He favored an organized approach to management while, at the same time, giving his colleagues authority and responsibility.

He was described as a “good midfielder,” someone who knew how to distribute the work, trust his collaborators and then supervise its completion.

His philosophy of work was straightforward:

“Anyone who is not capable of carrying out the task independently should leave voluntarily and let someone else take their place.”

This attitude reflected an important aspect of his character: his demand for responsibility, professionalism and dignity at work.

Muzafer Asllani with his wife Nejme and their children

The mathematician who also loved music

Alongside his passion for mathematics and education, Muzafer Asllani had another great love: music.

He played the violin, mandolin and guitar beautifully. This passion accompanied him throughout his life, and he also served as the leader of the city’s musical band, passing his love of music on to many students, particularly at the Pedagogical School.

A special detail preserved in the memories of those who knew him concerns his violin, which is said to have been one of the rare instruments produced by the famous master Stradivari.

In a way, this detail captures the essence of Muzafer Asllani himself: a man of science who also carried art within his soul.

A name that deserves to remain in the city’s memory

For his merits and contributions to education, Muzafer Asllani was honored with the title “Merited Teacher” and the title “Honor of Gjirokastër County.”

The City Council also honored him with the title “Honorary Citizen of Gjirokastër.”

But beyond the titles and positions, what remains is the legacy.

There are people who are remembered for the positions they held, and there are others who are remembered for the people they educated, the institutions they helped build and the culture they helped flourish.

Muzafer Asllani belongs to the latter.

He was a teacher, mathematician, lecturer, educational leader, man of culture and a devoted intellectual of Gjirokastër.

A son of the city who understood that a society is built not only through institutions, but above all through knowledge, education, culture and well-prepared people.

Today, when we speak of Gjirokastër as a city of knowledge, culture and civilization, it is right to remember those who worked to build that identity.

With the founding professors of the Higher Pedagogical Institute.

Muzafer Asllani was one of them.

And perhaps the greatest legacy of a teacher is not a building, a title or a position he once held.

It is the generation of people he shaped and the institutions he helped establish.

In this sense, the name of Prof. Muzafer Asllani deserves to remain in the memory of Gjirokastër as the name of a man who devoted his life to knowledge, education and culture, giving his city not only the work of a lifetime, but also a part of its intellectual history.

A son of Gjirokastër.
A teacher of generations.
An intellectual of knowledge and culture.
A name that deserves to be remembered.

Kategori
Uncategorized

Skënder Haluci : Një jetë mes drejtësisë, mirënjohjes dhe dinjitetit

SKËNDER HALUCI

Një jetë mes drejtësisë, mirënjohjes dhe dinjitetit

Në ditën e ndarjes nga jeta

Ka njerëz që i kujton historia. Ka të tjerë që historia nuk mund t’i rrëfejë dot plotësisht, sepse pas jetës së tyre qëndrojnë dhimbje, sprova dhe gjeste njerëzore që nuk maten me fjalë.

Skënder Haluca ishte një prej tyre.

Në vitin 1983, kur ishte vetëm 21 vjeç, ai u arrestua në Tropojë. Akuza ishte e rëndë: se kishte dashur të vriste Ramiz Alinë.

Në Shqipërinë e diktaturës, një akuzë e tillë mund të kishte vetëm një përfundim:

Gjyqi. Vendimi: pushkatim.

Ditët e pritjes së vdekjes duhet të kenë qenë të pafundme. Skënderi priste ekzekutimin, ndërsa pritej vendimi përfundimtar i kreut të shtetit të asaj kohe, Ramiz Alisë.

Por në vend të firmës që do ta çonte drejt vdekjes, erdhi falja.

Ishte pikërisht Ramiz Alia ai që i fali jetën.

Dënimi me vdekje iu kthye në 25 vite burg.

Jeta iu dha sërish.

Por burgu nuk i mori vetëm vitet më të bukura të rinisë. Në burgun e Burrelit, Skënderit i vdiq edhe babai, vetëm 46 vjeç.

Megjithatë, ai doli nga burgu.

Dhe ndoshta pikërisht këtu fillon pjesa më e jashtëzakonshme e historisë së tij.

Në vend që dhimbjen ta kthente në urrejtje, ai zgjodhi drejtësinë.

Studioi për drejtësi dhe u bë gjyqtar.

Por historia kishte rezervuar për të një tjetër provë, ndoshta më të vështirë se ajo e burgut.

Pas rënies së diktaturës, ish-Presidenti komunist Ramiz Alia u vu përpara drejtësisë.

U hodh shorti për trupin gjykues.

Dhe mes gjyqtarëve ishte pikërisht Skënder Haluca.

Njeriu që dikur kishte pritur vendimin për jetën e tij, tani ndodhej përballë detyrës për të gjykuar njeriun që ia kishte falur jetën.

Ishte një nga ato paradokse që vetëm historia di t’i krijojë.

Skënderi mund të kishte qëndruar. Mund ta kishte parë si një detyrë profesionale. Mund të kishte thënë se e shkuara nuk duhej të ndikonte në drejtësinë e së tashmes.

Por ai zgjodhi të tërhiqej.

Dhe arsyeja ishte një fjali e thjeshtë, por që ka mbetur si një testament i karakterit të tij:

“Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën.”

Sa shumë mund të thuhet me kaq pak fjalë!

Ai nuk harroi vuajtjet e veta. Nuk harroi burgun, vitet e humbura, rininë e marrë padrejtësisht dhe babanë që ndërroi jetë ndërsa ai ishte pas hekurave.

Por nuk harroi as faljen.

Pikërisht kjo e bën historinë e tij më të madhe se një histori politike.

Skënderi nuk ishte vetëm një ish-i dënuar me vdekje. Nuk ishte vetëm gjyqtar. Nuk ishte vetëm avokat.

Ishte një njeri që e kishte parë vdekjen nga afër dhe që, kur jeta i dha mundësinë të përballej me njeriun që dikur ia kishte falur, zgjodhi të mos e kthente drejtësinë në hakmarrje.

Dhe unë kam një arsye edhe më personale për ta kujtuar.

Ai ishte njeriu që dikur më fali jetën.

Ky është një borxh njerëzor që nuk matet me vite dhe nuk shlyhet me fjalë.

Sot, kur Skënder Haluca është ndarë nga jeta, mbetet historia e tij, por mbi të gjitha mbetet shembulli i tij.

Disa njerëz largohen dhe pas tyre mbetet një emër.

Disa largohen dhe lënë pas një kujtim.

Por ka edhe nga ata që lënë një mësim.

Skënder Haluca na la mësimin se njeriu mund të vuajë pa u bërë hakmarrës; mund të jetë viktimë pa humbur dinjitetin; dhe mund të ketë pushtetin për të gjykuar, por të zgjedhë të mos e bëjë këtë kur ndërgjegjja i kërkon të tërhiqet.

Lamtumirë, Skënder Haluca.

U prehsh në paqe.

Mirënjohja dhe kujtimi për ty do të jetojnë gjatë.

✍🏽 Homazh për mikun e ndjerë, nga Pr. Astrit Qazim Memia /

Kategori
Uncategorized

Mësuesi Agron Gjata – Ai që mbolli dije dhe rriti njerëz .

“Dija është dritë, ndërsa mësuesi është ai që e ndez atë te të tjerët.”

Në Gorë, ( krahina e Korçës) emri i Mësuesit Agron Gjata kujtohet me respekt si një nga njerëzit që ia kushtuan jetën arsimit dhe edukimit të brezave.

Rruga e tij në shërbim të dijes nisi me kurset kundër analfabetizmit, ku burra e gra të rritur, të cilëve rrethanat e jetës nuk u kishin dhënë mundësinë të mësonin shkrim e këndim, u ulën në bankat e shkollës për të mësuar shkronjat e para.

Me durim, përkushtim dhe dashuri për profesionin, Mësuesi Agron Gjata u mësoi atyre jo vetëm të lexonin e të shkruanin, por edhe të besonin se dija nuk njeh moshë.

“Nuk është kurrë vonë për dije”, ishte fryma që përcillte te nxënësit e tij.

Pas punës me kurset kundër analfabetizmit, ai vazhdoi rrugën e mësuesit në shkolla të ndryshme të Gorës, duke edukuar dhe mësuar breza të tërë nxënësish.

Për të, mësuesia nuk ishte thjesht një profesion. Ishte një mision. Në klasë ai përcillte njohuri, por edhe edukatë, respekt, përgjegjësi dhe dashuri për vendlindjen.

Shumë nga nxënësit e tij do ta kujtonin gjatë si një mësues të përkushtuar, të duruar dhe të afërt me fëmijët. Gjurmët e tij nuk mbetën vetëm në regjistrat e shkollave, por në jetën e njerëzve që ai edukoi.

Një jetë e nderuar

Pas një jete të gjatë në arsim, Mësuesi Agron Gjata doli në pension në vitin 1984.

Kontributi i tij në fushën e arsimit u vlerësua edhe pas viteve të punës. Ai u nderua nga Ministria e Arsimit për kontributin e tij në arsim dhe u vlerësua me titullin “Qytetar i Shquar” i Komunës Pirg, Korçë.

Vlerësime të tilla nuk janë vetëm tituj. Ato janë dëshmi e respektit që një komunitet i jep një njeriu që ka lënë gjurmë në jetën e tij.

Mësuesi Agron Gjata u nda nga jeta në vitin 2012, por vepra e tij nuk u shua me të.

Ajo vazhdon të jetojë në kujtesën e ish-nxënësve të tij, në historitë e familjeve të Gorës dhe në brezat që u formuan nga mësuesit që ai përfaqësoi.

Sepse një mësues i mirë nuk largohet kurrë plotësisht.

Ai mbetet në çdo njeri që mësoi prej tij, në çdo libër që një nxënës hapi dhe në çdo fjalë që dikush shkroi falë dijes që mori në bankën e shkollës.

Mësuesi Agron Gjata mbolli dije, rriti njerëz dhe la pas një emër që meriton të kujtohet.

Ai u nda nga jeta, por drita që ndezi te nxënësit e tij vazhdon të jetojë.

Kategori
Uncategorized

Kur miqësia harrohet dhe historia shtrembërohet: Zelenski në Beograd dhe hija e Vuçiqit mbi Kosovën

Kur miqësia harrohet dhe historia shtrembërohet: Zelenski në Beograd dhe hija e Vuçiqit mbi Kosovën

Deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski në Beograd, se Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se nuk do ta njohë atë si shtet, nuk janë thjesht një deklaratë diplomatike. Ato janë një mesazh politik që prek një nga plagët më të ndjeshme të Ballkanit dhe, mbi të gjitha, vjen në një moment kur Serbia e Aleksandër Vuçiqit vazhdon të luajë një rol të dyfishtë mes Moskës dhe Perëndimit.

Reagimi i Sali Berishës dhe i Partisë Demokratike është i drejtë në thelb: një deklaratë e tillë nuk mund të kalojë si një episod i zakonshëm diplomatik.

Kosova nuk është një çështje abstrakte juridike.

Pas saj qëndron një histori e gjatë represioni, dhune, spastrimi etnik dhe krimesh të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Pas saj qëndron lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica e mijëra shqiptarëve dhe ndërhyrja e NATO-s për të ndalur katastrofën humanitare.

Prandaj, kur një president i një vendi që sot lufton kundër një agresioni të huaj për mbijetesën dhe integritetin e vet territorial shfaqet në Beograd dhe përsërit një qëndrim që i shkon për shtat narrativës serbe, pyetja është e pashmangshme: a është kjo vetëm diplomaci, apo është një lëshim politik ndaj Vuçiqit?

Ukraina dhe Kosova: dy histori që nuk mund të barazohen mekanikisht

Ukraina ka të drejtë të kërkojë mbështetjen e botës për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj. Shqiptarët e kanë kuptuar këtë më mirë se shumë popuj të tjerë.

Shqipëria dhe Kosova kanë qenë në krah të Ukrainës që nga dita e parë e agresionit rus. Shqiptarët kanë dënuar pushtimin rus, kanë mbështetur popullin ukrainas dhe kanë qëndruar në anën e një vendi që lufton për lirinë e vet.

Por pikërisht për këtë arsye, Zelenski duhet të kuptojë edhe dhimbjen dhe historinë e Kosovës.

Serbia e viteve ’90 nuk ishte një viktimë e pafuqishme e historisë. Regjimi i Millosheviçit ishte përgjegjës për luftëra, represion dhe krime në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Në Kosovë, shqiptarët përjetuan një sistem të gjerë diskriminimi dhe dhune, i cili kulmoi me luftën dhe dëbimin masiv të popullsisë.

Ndërhyrja e NATO-s nuk ishte një aventurë e rastësishme ushtarake. Ajo erdhi pas dështimit të përpjekjeve diplomatike dhe përballë një krize humanitare që po përshkallëzohej.

Prandaj, të flasësh sot për Kosovën vetëm si një “shpallje të njëanshme pavarësie”, pa përmendur historinë që e solli atë deri aty, është një reduktim i rrezikshëm i realitetit.

Vuçiqi nuk është thjesht një mikpritës

Zelenski nuk shkoi në një Beograd neutral.

Ai shkoi te Aleksandër Vuçiqi — një lider që vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Moskën, ndërsa njëkohësisht përpiqet të ruajë marrëdhëniet me Perëndimin.

Në këtë kontekst, çdo deklaratë për Kosovën ka peshë shumë më të madhe sesa fjalët e zakonshme diplomatike.

Vuçiqi e ka ndërtuar një pjesë të rëndësishme të politikës së tij mbi çështjen e Kosovës. Për të, Kosova nuk është vetëm një çështje territoriale; është një instrument politik, emocional dhe elektoral. Sa herë që Beogradi përballet me presion ndërkombëtar, çështja e Kosovës rikthehet si një mjet mobilizimi nacionalist.

Prandaj një deklaratë e fortë nga një lider ndërkombëtar në Beograd mund të interpretohet në Beograd si një fitore diplomatike.

Dhe pikërisht këtu qëndron shqetësimi.

Serbia nuk mund të jetë njëkohësisht “e vogla Rusi” dhe partner i privilegjuar

Për vite me radhë, Serbia ka mbajtur një politikë të ekuilibrit mes Lindjes dhe Perëndimit. Por lidhjet e saj politike, energjetike dhe strategjike me Rusinë nuk mund të injorohen.

Në një kohë kur Ukraina lufton kundër agresionit rus, çdo forcim i pozitës së Beogradit duhet parë me kujdes.

Sepse Rusia e Vladimir Putinit ka një interes të qartë në destabilizimin e Ballkanit.

Një Ballkan i përçarë është më i dobët.

Një Ballkan ku Serbia ushqen tensione me Kosovën është më i brishtë. Dhe një Ballkan ku çështja e Kosovës përdoret vazhdimisht si instrument nacionalist është një Ballkan ku Moska mund të gjejë hapësirë për ndikim.

Prandaj, çdo sinjal që forcon narrativën e Beogradit duhet të trajtohet me përgjegjësi.

Shqiptarët nuk kërkojnë privilegj. Kërkojnë drejtësi.

Shqiptarët nuk i kërkojnë Ukrainës një borxh politik.

Por miqësia ka edhe një dimension moral.

Nëse Kosova ka qëndruar në krah të Ukrainës kur Rusia pushtoi territorin e saj, është e natyrshme që shqiptarët të ndihen të zhgënjyer kur dëgjojnë nga presidenti ukrainas një qëndrim që duket se i jep oksigjen narrativës së Beogradit.

Kjo nuk do të thotë se Ukraina duhet të njohë çdo shtet që Shqipëria apo Kosova njeh.

Por do të thotë se historia duhet respektuar.

Nuk mund të kërkosh nga bota të kuptojë tragjedinë e Buchës, Mariupolit, Irpin-it dhe qyteteve të tjera ukrainase, ndërsa tragjedia e Kosovës reduktohet në një formulë diplomatike mbi “shpalljen e njëanshme”.

Dhimbja e një populli nuk bëhet më pak e vërtetë sepse ndodh në një cep tjetër të Evropës.

Kosova nuk është monedhë këmbimi

Këtu qëndron edhe thelbi i reagimit të Partisë Demokratike.

As NATO nuk mund të relativizohet. As historia e luftës së Kosovës nuk mund të fshihet. As vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për deklaratën e pavarësisë së Kosovës nuk mund të trajtohet sikur nuk ekziston.

Kosova është sot një realitet politik dhe shtetëror i njohur nga një pjesë e madhe e komunitetit ndërkombëtar dhe nga shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së.

Mund të ketë mosmarrëveshje diplomatike për njohjen e saj.
Por nuk mund të ndërtohet një histori e re duke fshirë historinë që e parapriu.

Një paralajmërim për Perëndimin

Deklarata e Zelenskyt duhet të shërbejë edhe si një paralajmërim për Evropën.

Ballkani nuk është një periferi e parëndësishme.

Prandaj, Perëndimi nuk duhet ta shohë Kosovën si një problem të bezdisshëm që duhet “menaxhuar” për t’i bërë qejfin Beogradit.

Kosova është pjesë e zgjidhjes së sigurisë së Ballkanit.

Dhe një Serbi që kërkon të afrohet me Evropën duhet të kuptojë se e ardhmja nuk ndërtohet duke ushqyer mitet e së kaluarës.

Në fund mbetet një pyetje

Nëse Ukraina kërkon nga bota të mos e njohë pushtimin rus të territoreve të saj, mbi çfarë parimi duhet t’u kërkohet shqiptarëve të harrojnë atë që ndodhi në Kosovë?

Nëse sovraniteti dhe e drejta e një populli për të jetuar i lirë janë parime universale, atëherë ato nuk mund të aplikohen sipas miqësive të momentit.

Dhe nëse Rusia është një kërcënim për sigurinë evropiane, atëherë Perëndimi duhet të jetë veçanërisht i kujdesshëm me çdo politikë që forcon aktorët që mbajnë ende lidhje të forta me Moskën.

Zelenski kishte të drejtë të kërkonte solidaritet për Ukrainën.

Sepse Kosova nuk është një kartë në tavolinën e negociatave.

Kosova është rezultat i një historie të dhimbshme, i një lufte për liri dhe i një ndërhyrjeje ndërkombëtare që ndryshoi historinë e Ballkanit.

Dhe çdo përpjekje për ta kthyer këtë histori mbrapsht nuk i shërben paqes.

I shërben vetëm atyre që duan një Ballkan të dobët, të përçarë dhe të destabilizuar.

Dhe pikërisht këtu, shqetësimi më i madh nuk është vetëm deklarata e Zelenskyt. Është fakti se një deklaratë e tillë, në Beograd dhe në prani të Vuçiqit, mund të kthehet në një dhuratë politike për serbomadhinë dhe në një fitore strategjike për Moskën.

🇦🇱🇽🇰🇺🇸🇪🇺

When Friendship Is Forgotten and History Is Distorted: Zelensky in Belgrade and Vučić’s Shadow Over Kosovo

If Kosovo stood shoulder to shoulder with Ukraine from the very first day of Russia’s aggression, Albanians have every right to feel disappointed when Ukraine’s president, standing in Belgrade, delivers a message that appears to strengthen the very narrative promoted by Vučić and Belgrade against Kosovo.

Kosovo is not a bargaining chip. Kosovo is not a footnote in European history. And Kosovo must never become the price of a diplomatic embrace between Kyiv and Belgrade.

Kosovo is an integral part of European security. Serbia is a key actor in the Balkans. Russia has strategic interests in the region. And every new tension between Belgrade and Pristina creates an opportunity for Moscow to divide Europe, weaken the West, and expand its influence.

The statements made by Ukrainian President Volodymyr Zelensky in Belgrade — that Ukraine does not recognize Kosovo’s independence and will not recognize it as a state — cannot simply be dismissed as routine diplomacy.

They carry a profound political message.

They touch one of the most sensitive wounds in the Balkans and come at a particularly troubling moment, when Aleksandar Vučić’s Serbia continues to maneuver between Moscow and the West, maintaining close political and strategic ties with Russia while presenting itself as a partner of Europe.

The reaction of Sali Berisha and the Democratic Party is therefore justified in principle: such a statement should not be treated as an ordinary diplomatic detail.

Kosovo is not an abstract legal question.

Behind Kosovo lies decades of repression, discrimination, violence, ethnic cleansing, and crimes committed by Slobodan Milošević’s regime against the Albanian population.

Behind Kosovo lies the sacrifice of thousands of Albanians, the resistance of the Kosovo Liberation Army, the suffering of an entire population, and NATO’s intervention to prevent a humanitarian catastrophe.

That history cannot simply be erased from the diplomatic record.

Therefore, when the president of a country fighting for its own survival and territorial integrity against a foreign aggressor arrives in Belgrade and reiterates a position that directly benefits the Serbian narrative, an unavoidable question emerges:

Is this simply diplomacy — or is it a political concession to Vučić?

Ukraine and Kosovo: Two Histories That Cannot Be Reduced to the Same Formula

Ukraine has every right to demand international support for its sovereignty and territorial integrity.

Albanians understand this better than many.

Albania and Kosovo stood with Ukraine from the first day of Russia’s full-scale aggression. Albanians condemned the Russian invasion, supported the Ukrainian people, and stood on the side of a nation fighting for its freedom and survival.

But precisely because of that solidarity, Zelensky should understand the pain and history of Kosovo.

The Serbia of the 1990s cannot simply be presented as a passive victim of history.

Milošević’s regime was responsible for wars, repression and atrocities across the former Yugoslavia. In Kosovo, Albanians experienced systematic discrimination and violence that ultimately escalated into war, mass expulsions and a humanitarian catastrophe.

NATO’s intervention did not happen in a historical vacuum.

It came after diplomatic efforts had failed and as the humanitarian crisis was rapidly deteriorating.

Therefore, to describe Kosovo today merely as a “unilateral declaration of independence,” while ignoring the history and circumstances that led to it, is not an adequate description of reality.

You cannot erase the road to Kosovo’s independence and then pretend to understand the destination.

Vučić Is Not Merely a Host

Zelensky did not travel to a politically neutral Belgrade.

He travelled to Aleksandar Vučić — a leader who continues to maintain close relations with Moscow while simultaneously seeking closer economic and political ties with the European Union.

That context matters.

Every statement about Kosovo made in Belgrade carries a weight far greater than ordinary diplomatic language.

Vučić has built a significant part of his political strategy around the Kosovo issue. For him, Kosovo is not merely a territorial question. It is also a powerful political, emotional and nationalist instrument.

Whenever Belgrade faces international pressure, Kosovo can once again be placed at the center of political mobilization.

That is why a statement by an internationally respected leader, made in Belgrade and in the presence of Vučić, can be presented domestically as a diplomatic victory.

And that is precisely the danger.

A message intended as diplomacy can become propaganda.

A diplomatic gesture can become political ammunition.

And a sentence spoken in Belgrade can be repeated for years as proof that the Serbian narrative is gaining international legitimacy.

Serbia Cannot Be Both “Little Russia” and a Privileged Partner

For years, Serbia has attempted to maintain a delicate balance between East and West.

But that balancing act cannot hide its continuing political, energy and strategic connections with Russia.

At a time when Ukraine is fighting against Russian aggression, the West must look carefully at the geopolitical consequences of strengthening Belgrade without demanding clear strategic choices.

Russia has a direct interest in instability in the Balkans.

A divided Balkans is a weaker Balkans.

A Balkans in which tensions between Serbia and Kosovo remain permanently unresolved is vulnerable.

And a region in which nationalist narratives are constantly revived creates fertile ground for Russian influence.

Moscow does not necessarily need to create every crisis itself.

Sometimes it only needs to exploit divisions that already exist.

That is why every political signal that strengthens Belgrade’s nationalist narrative should be treated with extreme caution.

Albanians Are Not Asking for Privilege. They Are Asking for Justice.

Albanians are not asking Ukraine to recognize Kosovo simply because Albania and Kosovo recognize it.

Nor are they asking Ukraine to repay a political debt.

But friendship has a moral dimension.

When Kosovo stands with Ukraine during one of the darkest moments in modern European history, it is reasonable to expect Ukraine to understand Kosovo’s own historical trauma.

If Kosovo supported Ukraine when Russia invaded its territory, Albanians have every right to feel disappointed when Ukraine’s president, in Belgrade, delivers a message that appears to strengthen Belgrade’s position.

This does not mean that Ukraine must recognize every state recognized by Albania or Kosovo.

It means something more fundamental:

History must be respected.

The world cannot be asked to understand the tragedies of Bucha, Mariupol and Irpin while the tragedy of Kosovo is reduced to a diplomatic phrase about a “unilateral declaration of independence.”

The suffering of one people does not become less real simply because it happened elsewhere in Europe.

Human suffering has no nationality, and justice cannot have double standards.

Kosovo Is Not a Bargaining Chip

This is at the heart of the reaction from the Democratic Party.

KOSOVO MUST NEVER BECOME A BARGAINING CHIP IN THE RELATIONS BETWEEN GREAT POWERS AND BELGRADE.

The history of the Kosovo War cannot be rewritten.

NATO’s intervention cannot simply be relativized.

The suffering of Kosovo’s Albanian population cannot be erased.

And the International Court of Justice’s 2010 advisory opinion concerning Kosovo’s declaration of independence cannot be treated as if it never existed.

Kosovo is today a political and state reality recognized by a large part of the international community and by the majority of NATO and EU member states.

Countries may disagree diplomatically over recognition.

That is a political reality.

But disagreement over recognition does not give anyone the right to rewrite the history that produced Kosovo’s independence.

Diplomacy cannot be allowed to become historical amnesia.

A Warning to Europe and the West

Zelensky’s statement should also serve as a warning to Europe.

The Balkans are not an insignificant corner of the continent.

Kosovo is part of European security. Serbia is a key actor in the region. Russia has strategic interests in the Balkans. And every new escalation between Belgrade and Pristina can be exploited by Moscow to weaken European unity.

The West must therefore stop treating Kosovo as an inconvenient problem that can simply be “managed” in order to keep Belgrade comfortable.

Kosovo is not the obstacle to Balkan security.

Kosovo is part of the security equation.

And Serbia, if it genuinely wants to move toward Europe, must understand that the future cannot be built by continually reviving the nationalist myths and grievances of the past.

European integration cannot be separated from democratic values, regional stability, respect for neighboring states and the rejection of territorial nationalism.

The Question Zelensky Should Hear

If Ukraine asks the world not to recognize Russia’s occupation of Ukrainian territory, on what principle should Albanians be asked to forget what happened in Kosovo?

If sovereignty matters in Ukraine, why should it become negotiable in Kosovo?

If the right of a people to live freely matters in Kyiv, Bucha and Mariupol, why should the same principle be treated differently in Pristina?

And if Russia represents a threat to European security, why should Europe ignore the strategic consequences of strengthening actors that maintain close political and strategic relations with Moscow?

These are not anti-Ukrainian questions.

They are questions of consistency.

Zelensky has every right to demand solidarity for Ukraine.

But Albanians also have the right to demand that the history of Kosovo not be used as a diplomatic concession in Belgrade.

Kosovo Is Not a Card on the Negotiating Table

Kosovo is not a bargaining chip.

Kosovo is not a diplomatic gift.

Kosovo is not a card that can be played whenever powerful states seek something from Belgrade.

Kosovo is the product of a painful history, a struggle for freedom, the sacrifice of thousands, and an international intervention that fundamentally changed the course of Balkan history.

That history cannot be reversed by political convenience.

Nor should it be rewritten to accommodate the interests of the moment.

Because attempts to turn history backward do not serve peace.

They serve those who want a weak, divided and permanently unstable Balkans.

And this is where the deepest concern lies.

The problem is not only Zelensky’s statement.

The problem is that such a statement, delivered in Belgrade and in the presence of Vučić, can be transformed into a political gift for Greater Serbian nationalism and a strategic opportunity for Moscow.

Ukraine needs friends. Kosovo has been a friend.

Friendship, however, should not require one side to forget its own history.

If Europe truly wants a secure and peaceful Balkans, it must defend principles consistently — not selectively.

And if the West wants to defeat Russian influence in Europe, it must understand one simple truth:

A stable Balkans cannot be built by appeasing nationalism, rewarding historical revisionism, or sacrificing Kosovo for short-term diplomatic convenience.

Kosovo is not the problem to be traded away.

Kosovo is part of the solution.

Kategori
Uncategorized

Ari Alibashi – Artisti Pogradecar që këndon dhimbjen e një Shqipërie që po zbrazet

Ari Alibashi, kitaristi dhe zëri melodioz i serenatave .
“Jetojmë… jo në Albanistan (Shqipëri)… aty ku njëri sy nuk e do tjetrin, pavarësisht se janë pjesë e të njëjtit trup… por thjesht jetojmë… Zoti bëftë më të mirën.”

Këto pak fjalë të Ari Alibashit, këngëtarit dhe kitaristit pogradecar të serenatave, sot në Miçigan, nuk janë thjesht një status në rrjetet sociale.

Janë një psherëtimë.
Një dhimbje e mbledhur në pak rreshta.

Është zëri i një shqiptari që jeton larg, por që duket se e ndien më fort se shumë prej nesh ikjen dhe dhimbjen e një vendi që po zbrazet.

Ari nuk flet vetëm për veten.

Pas fjalëve të tij duket Shqipëria e jonë e boshatisur. 
Shtëpitë me dyer të mbyllura. Fshatrat ku dikur dëgjoheshin zërat e fëmijëve. Qytetet ku rrugët janë gjithnjë e më të heshtura .

Prindër që presin një telefonatë nga fëmijët e tyre që ndodhen mijëra kilometra larg.
Nëna që mbajnë në duar fotografitë e bijve që ikën.
Baballarë që heshtin, sepse nuk duan t’u tregojnë fëmijëve se sa shumë u mungojnë.
Kjo është drama e madhe shqiptare e kohës sonë:

Ikja !

Ikën të rinjtë,ikën familjet,ikën profesionistët. 

Ikën njerëzit që duhet të ndërtonin të ardhmen e vendit, dhe bashkë me ta iku edhe shpresa se një ditë Shqipëria do të bëhet vendi ku fëmijët e saj duan të kthehen.

Narkoshtetarët po na i shesin trojet, po na zvëndësojnë me kolonë .

Ari Alibashi e njeh mirë këtë dhimbje.

Ai vetë jeton në Miçigan.

Por një këngëtar nuk largohet kurrë plotësisht nga vendlindja.

Edhe atje matanë ku ndoshet …

Pogradeci vazhdon të jetë në zërin e tij, në kitarën e tij, në kujtimet e tij. Liqeni, serenatat, rrugët e qytetit dhe njerëzit e dikurshëm janë pjesë e një Shqipërie që ai e mban me vete përtej oqeanit .

Dhe pikërisht nga larg, dhimbja duket më qartë.

Sepse emigranti e di më misë se askush tjetër çfarë do të thotë të ikësh.
E di se sa e rëndë është të mbyllësh derën e shtëpisë dhe të mos e dish kur do ta hapësh përsëri.
E di se si është të jetosh mes dy botëve: trupi në një vend, ndërsa zemra mbetet në vendlindje.

Por ajo që e shqetëson Arin nuk është vetëm ikja.

Është pse po ikin shqiptarët.

Pikërisht këtu merr kuptim edhe metafora e tij e fortë:

“Njëri sy nuk e do tjetrin, pavarësisht se janë pjesë e të njëjtit trup.”

Një komb që nuk arrin të shohë në të njëjtin drejtim është një komb që e ka të vështirë të ecë përpara. 

Përçarja, urrejtja politike,dhe mungesa e solidaritetit për njëri tjetrine bëjnë plagën edhe më të thellë.


Dhe këtu lind edhe shqetësimi i madh që shpreh artisti: shpopullimi.

Për herë të parë Shqipëria po humbet kaq shpejt një pjesë të madhe të popullsisë së saj.

Për shumë shqiptarë, kjo nuk është më thjesht një statistikë demografike. Është një alarm kombëtar.

Kur ikën një i ri, nuk ikën vetëm një person. Ikën një punëtor, një profesionist, një prind i ardhshëm, një votues, një ndërtues i së nesërmes.

Kur ikën një familje, boshatiset një shtëpi.

Kur boshatisen qindra shtëpi, boshatiset një fshat.

Kur boshatisen fshatra e qytete të tëra, atëherë nuk kemi më vetëm emigrim – kemi një plagë kombëtare shpopullimi .

Ari Alibashi e sheh këtë dhimbje nga larg dhe e shpreh përmes gjuhës së një artisti.

Ai nuk ka nevojë për shumë fjalë. Mjafton një metaforë, një kujtim, një këngë dhe një fjali e thjeshtë:


“Zoti bëftë më të mirën…”

Por a duhet t’ia lëmë vetëm Zotit?

A nuk duhet të pyesim edhe veten se çfarë po bëjmë me vendin tonë?

A nuk duhet të pyesim pse një shqiptar që ka lindur në Shqipëri duhet të shkojë në Gjermani, Itali, Angli, Amerikë apo në vende të tjera për të gjetur siguri, punë dhe dinjitet, ndërsa qeveria e sotme po e mbush vëndin me lloj lloj rracash e kombesh të huaja .

A nuk duhet të pyesim pse një prind shqiptar mendon se fëmija i tij do ta ketë të ardhmen më të sigurt larg Shqipërisë?

Për shumë kritikë të qeverisjes së këtyre 13 viteve, përgjegjësia politike për këtë realitet është e madhe.

Ata i konsiderojnë politikat e ndjekura të papërgjegjshme dhe anti-shqiptare, duke argumentuar se vendi është shtyrë drejt një krize demografike dhe ekonomike që po e përshpejton largimin e shqiptarëve.


Kjo është edhe ajo që i dhemb Arit: jo vetëm fakti që shqiptarët po ikin, por fakti se po mësohemi me ikjen e tyre.

Dhe ndoshta kjo është më e rrezikshmja.

Të mësohemi me shtëpitë bosh.
Të mësohemi me aeroportet plot.
Të mësohemi me nënat që presin.
Të mësohemi me fëmijët që rriten larg gjyshërve.
Të mësohemi me qytetet që po plaken.
Të mësohemi me një Shqipëri ku mungojnë ata që duhet ta ndërtojnë të nesërmen.


Ari është larg, por dhimbja e tij është këtu.
Nga Pogradeci i serenatave deri në Miçigan, ai vazhdon të mbajë me vete një copë Shqipërie.

Dhe kitara e tij, që dikur shoqëronte këngët e dashurisë, sot na Miçigani duket sikur mund të shoqërojë edhe një këngë tjetër:

këngën e mallit për një vend që po humbet bijtë e tij.

Sepse emigranti nuk është gjithmonë ai që e braktisi Shqipërinë.

Ndonjëherë është Shqipëria ajo që nuk arriti t’i mbajë bijtë e saj.
Dhe kjo është pyetja që duhet të na dhembë të gjithëve:


Ari Alibashi ka kohë këndon në Miçigan, larg Pogradecit.

Por dhimbja që ai shpreh është shumë më afër nesh.

Është dhimbja e një Shqipërie që nuk duhet të mësohet kurrë me ikjen e bijve të saj. 🙏

Ari, nuk është thjesht një artist, ai është një pinjoll i një familjeje fisnike, atdhetare, e persekutuar por e pa nënshtruar nga regjimi komunist .

Kategori
Uncategorized

“Nga zemra administrative e Gorës – Maliqi, në Solnën e Stokholmit: ura e miqësisë që kapërcen kufijtë.”

Modeli i Solnës dhe mesazhi i Gorës”

Ka njerëz dhe drejtues që e kuptojnë se përgjegjësia publike nuk matet me zhurmën e fjalëve, por me punën, rezultatet dhe mënyrën se si i shërbejnë komunitetit. 

Drejtuesit më të mirë janë ata që nuk pyesin për përkatësinë politike të qytetarëve, por shohin nevojat e tyre, ëndrrat e tyre dhe të ardhmen e vendit që drejtojnë.

Njëra prej tyre është Sara Kukka-Salam, kryetare e Bashkisë së Solnës në Stokholm. 

Një drejtuese që përfaqëson një filozofi të qartë:
Qyteti u përket të gjithë qytetarëve të tij dhe zhvillimi ndërtohet përmes përgjegjësisë, dialogut dhe bashkëpunimit.

Solna është sot një nga bashkitë më dinamike të Suedisë, një qytet modern me rreth 86 mijë banorë, ku zhvillimi urban, kujdesi për mjedisin, arsimi, shërbimet publike dhe mirëqenia e qytetarëve janë në qendër të punës bashkiake. 

Arritjet e një komuniteti nuk vijnë rastësisht; ato janë rezultat i një drejtimi me vizion, profesionalizëm dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Sot pata kënaqësinë dhe nderin të takohem me kryetaren e Bashkisë së Solnës, Sara Kukka-Salam, e cila më priti me shumë respekt dhe ngrohtësi në një takim të veçantë.

Gjatë këtij takimi pata mundësinë t’i dorëzoj kërkesën për binjakëzimin mes Bashkisë Maliq, nga krahina ime e dashur e Gorës, dhe Bashkisë Solna.

Një nismë e bukur që synon të krijojë ura të reja miqësie, bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash mes dy komuniteteve, duke afruar më shumë njerëzit dhe kulturat tona.


Pavarësidht se unë nuk jam pjesë e asnjërës nga këto institucione, takim ishte më shumë se një akt institucional.

Ishte një dëshmi se lidhjet mes njerëzve dhe vendeve ndërtohen mbi respektin, vlerat e përbashkëta dhe dëshirën për të sjellë zhvillim.

Një pritje dinjitoze nga një drejtuese dinjitoze, e cila tregon se politika vendore, kur udhëhiqet me përgjegjësi, mund të jetë një forcë bashkuese për shoqërinë.

Për të ndihmuar një komunitet nuk nevojiten vetëm bindjet politike.

Nevojitet mbi të gjitha dashuria për vendlindjen, respekti për qytetarin dhe vullneti për të bërë diçka konkrete.

Sepse vendlindja nuk është vetëm një vend në hartë; është kujtesa jonë, rrënja jonë dhe përgjegjësia jonë.

Nga Gora e Maliqit deri në Solnën e Stokholmit, kjo është një përpjekje për të ndërtuar ura – ura miqësie, bashkëpunimi dhe shprese.

Sepse kur njerëzit bashkohen për të mirën e komuniteteve të tyre, dallimet zbehen dhe mbetet ajo që ka më shumë rëndësi: dashuria për njerëzit dhe puna për të ardhmen.

Lum ai që ndërton ura mes njerëzve, mes vendeve dhe mes zemrave; mjerë ai që përpiqet t’i rrëzojë ato.

Sepse ajo që mbetet pas nesh nuk janë fjalët, por veprat; jo ndarjet, por lidhjet që kemi krijuar mes njerëzve dhe komuniteteve.


Në fund, një falënderim i veçantë për kryetaren e Bashkisë së Solnës, Sara Kukka-Salam, për pritjen, respektin dhe gatishmërinë për dialog e bashkëpunim.

I uroj suksese të mëtejshme në punën e saj të rëndësishme në shërbim të qytetarëve të Solnës dhe punë të mbarë në drejtimin e një komuniteti që vazhdon të ndërtojë të ardhmen me vizion dhe përgjegjësi.

🇸🇪När kärleken till hembygden bygger broar – från Gora i Maliq till Solna i Stockholm

Det finns ledare som förstår att offentligt ansvar inte bara mäts genom en titel eller ett politiskt mandat, utan genom arbetet, resultaten och sättet man tjänar sitt samhälle på. Sanna ledare frågar inte efter medborgarnas politiska tillhörighet eller åsikter; de ser människan, hennes behov och framtiden för den stad de representerar.

Sara Kukka-Salam, kommunstyrelsens ordförande i Solna, är en sådan ledare. Hon representerar ett ledarskap där medborgaren står i centrum och där stadens utveckling bygger på ansvar, dialog och samarbete.

Solna är idag en av Sveriges mest dynamiska kommuner, en modern stad med omkring 86 000 invånare, där stadsutveckling, miljöansvar, utbildning, samhällsservice och invånarnas välbefinnande är en del av en långsiktig vision. Ett samhälles framgångar kommer inte av en slump; de är resultatet av ansvarsfullt ledarskap, engagemang och respekt för det offentliga uppdraget.

Idag hade jag äran och glädjen att träffa Sara Kukka-Salam, som tog emot mig med respekt och värme. Under mötet fick jag möjlighet att överlämna förslaget om ett vänorts- och samarbetsavtal mellan Maliqs kommun, från min kära hembygd Gora, och Solna stad.

Detta initiativ syftar till att skapa nya broar av vänskap, samarbete och erfarenhetsutbyte mellan våra två samhällen. En bro som förenar Goras traditioner och rötter med erfarenheten och utvecklingen i en stad som Solna, och som för människor närmare varandra.

En stad byggs inte bara med vägar och byggnader, utan framför allt med medborgarnas förtroende, kvaliteten i samhällsservicen och känslan av att kommunen tillhör alla. Det är värdet hos ledare som ser bortom skillnader och arbetar för det gemensamma bästa.

Det mottagande jag fick idag var ett exempel på institutionell respekt och en kultur av samarbete. En kommunal ledare som visar att lokalt ledarskap framför allt handlar om att tjäna människor och ta ansvar för samhällets framtid.

För att hjälpa ett samhälle räcker inte enbart politiska övertygelser; det som behövs framför allt är kärlek till hembygden, engagemang och viljan att skapa något positivt. För hembygden glöms aldrig; den är våra rötter, vårt minne och vårt ansvar.

Från Gora i Maliq till Solna i Stockholm är detta ett försök att bygga broar – broar av vänskap, samarbete och hopp. När människor förenas för sina samhällens bästa försvinner skillnaderna, och det som verkligen betyder något blir kvar: kärleken till människor och arbetet för framtiden.

Lyckliga är de som bygger broar mellan människor, länder och hjärtan; olyckliga är de som försöker riva dem. Broar förenar, skapar vänskap och öppnar vägar mot framtiden, medan murar delar och skiljer människor åt.

Ett varmt tack till Sara Kukka-Salam för det fina mottagandet, respekten och öppenheten för dialog och samarbete. Jag önskar henne fortsatt framgång i hennes viktiga arbete för Solnas invånare och lycka till i ledningen av ett samhälle som fortsätter att bygga framtiden med vision och ansvar.

🇬🇧When love for one’s hometown builds bridges – from Gora of Maliq to Solna in Stockholm

There are leaders who understand that public responsibility is not measured only by a position or a political mandate, but by their work, their achievements, and the way they serve their communities. True leaders do not ask about citizens’ political affiliations or beliefs; they see the person, their needs, and the future of the city they represent.

Sara Kukka-Salam, Mayor of Solna in Stockholm, is one of these leaders. She represents a leadership approach where citizens are at the centre, and where the development of the city is built through responsibility, dialogue, and cooperation.

Solna is today one of Sweden’s most dynamic municipalities, a modern city with around 86,000 inhabitants, where urban development, environmental responsibility, education, public services, and the wellbeing of citizens are part of a long-term vision. The achievements of a community do not happen by chance; they are the result of responsible leadership, dedication, and respect for the public interest.

Today, I had the honour and pleasure of meeting Mayor Sara Kukka-Salam, who welcomed me with respect and warmth. During our meeting, I had the opportunity to present the request for a twinning partnership between the Municipality of Maliq, from my beloved region of Gora, and the Municipality of Solna.

This initiative aims to create new bridges of friendship, cooperation, and exchange of experiences between our two communities. A bridge connecting the traditions and roots of Gora with the experience and development of a city like Solna, bringing our people closer together.

A city is not built only with roads and buildings, but above all with the trust of its citizens, the quality of public services, and the feeling that institutions belong to everyone. This is the value of leaders who look beyond differences and work for the common good.

The welcome I received today was an example of institutional respect and a culture of cooperation. A mayor who demonstrates that local leadership is, above all, service to people and responsibility for the future of the community.

To help a community, political beliefs alone are not enough; what is needed above all is love for one’s homeland, commitment, and the desire to create something meaningful. Because a hometown is never forgotten; it remains our roots, our memory, and our responsibility.

From Gora of Maliq to Solna in Stockholm, this is an effort to build bridges – bridges of friendship, cooperation, and hope. Because when people come together for the good of their communities, differences fade away, and what matters most remains: love for people and work for the future.

Blessed are those who build bridges between people, countries, and hearts; unfortunate are those who try to destroy them. Bridges unite, create friendship, and open paths towards the future, while walls divide and separate people.

🇬🇧A special thank you to Mayor Sara Kukka-Salam for her warm welcome, respect, and openness to dialogue and cooperation. I wish her continued success in her important work serving the citizens of Solna and every success in leading a community that continues to build the future with vision and responsibility.

Kategori
Uncategorized

“Tetë vite dritë në sytë e mi – Ellen, mrekullia që ma zbukuroi jetën” 🌸

Vajzë deti, me sytë si dritë,
me buzëqeshjen plot ëmbëlsi,
erdhe në jetë si valë e artë,
si këngë dashurie, si mrekulli.

Sot koha të dhuroi tetë petale drite, tetë vite që kanë lulëzuar në zemrat tona si lulet më të bukura të pranverës. ❤️

Që nga dita kur erdhe në jetën tonë, çdo mëngjes u bë më i ndritshëm dhe çdo buzëqeshje jote u kthye në një copëz lumturie për ne.

U rritsh gjithmonë si dallga e detit – e lirë, e pastër dhe e fuqishme. 🌊

Ec gjithmonë me dritën e diellit në shpirt, me ëndrrat lart dhe me zemrën plot mirësi. ☀️

Le të të shoqërojë në çdo hap kënga e jetës, era e lirisë dhe dashuria e njerëzve që të duan pa masë. 🦋

Sepse ti je më shumë se një vajzë e vogël…
Ti je lutja jonë e bërë realitet, buzëqeshja që na mbush ditët dhe vargu më i bukur që jeta ka shkruar ndonjëherë në zemrat tona. 👸🏻

Gëzuar 8-vjetorin, shpirti i mamit! 🎂🎉🎈
U bëfsh gjithmonë e lumtur, e dashur dhe me zemër të pastër.

Me dashuri pa fund,
Mami Urviola ❤️

Vajzë Deti 🌊

Vajzë deti, me sytë si dritë,
me buzëqeshjen plot ëmbëlsi,
erdhe në jetë si valë e artë,
si këngë dashurie, si mrekulli.

Me hap të lehtë mbi rërë të artë,
me shpirt të pastër, zemër të bardhë,
si dallgë që puth bregun me mall,
si diell që lind mbi detin valë-valë.

Era të sjelltë vetëm gëzim,
deti të ruajtë çdo ëndërr në agim,
rritu e lirë, me dritë në sy,
vajza jonë e bukur, ylli ynë në gji. ❤️

Ellen, ti vajzë deti, tetë vite dritë,
bekimi më i bukur i jetës në çdo ditë.
🌸

Gëzuar 8-vjetorin, Ellen! 🌸

Kategori
Uncategorized

“Kur Devolli ndezi dritën e lirisë – 21 Shkurti 1991, dita e burrave që sfiduan frikën”

Një përulje me respekt për intelektualët themelues të Degës së Partisë Demokratike të Devollit .
✍🏽 Ilia Milo !

👉🏽Ilia Milo është një nga organizatorët dhe themeluesit e seksioneve të para në këtë rreth, por dhe në themelimin e degës së Partisë Demokratike në juglindje të vëndit,në Bilisht-Devoll -

Ka momente në jetën e një kombi kur historia nuk troket në dyer të mëdha, por lind në zemrat e njerëzve të zakonshëm që guxojnë të bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.

Një moment i tillë ishte 21 shkurti i vitit 1991.

Atë ditë Devolli nuk fitoi thjesht një degë partie. Atë ditë fitoi të drejtën për të folur.

Fitoi zërin që për dekada i ishte mohuar.

Fitoi shpresën se edhe një krahinë e vogël, por me shpirt të madh, mund të bëhej pjesë e një ndryshimi që do të prekte gjithë Shqipërinë.

Pas një dimri të gjatë heshtjeje, erdhi pranvera e demokracisë. Lëvizja e Dhjetorit 1990 dhe lindja e Partisë Demokratike më 12 dhjetor të atij viti u pritën në Devoll jo vetëm me gëzim, por me një ndjenjë të thellë çlirimi.

Ishte sikur një dritare të hapej pas shumë vitesh errësirë dhe njerëzit të shikonin për herë të parë qiellin e lirisë.

Por liria nuk erdhi vetë. 

Ajo pati njerëz që e kërkuan. Pati njerëz që e mbrojtën.

Pati njerëz që vunë mbi supe përgjegjësi kur ishte më e lehtë të qëndroje mënjanë.

Ata ishin intelektualët dhe qytetarët e Devollit që nuk pyetën: “Çfarë fitoj unë?”

Ata pyetën: “Çfarë mund të bëj unë për të ardhmen?”

Ata udhëtuan drejt Tiranës me besimin se historia po hapej dhe u kthyen në Devoll me një amanet: ta sillnin demokracinë në vendin e tyre.

Krijimi në Janar të 1991 i seksioneve të para në Pilur, Cangonj, Tren, Mançurisht, Bilisht dhe në gjithë Devollin nuk ishte thjesht organizim politik.

Ishte një shpërthim i vullnetit qytetar. Ishte dëshmia se demokracia kishte hyrë në zemrat e njerëzve.

Dhe mbi të gjitha ishte një kërkesë e drejtë: Devolli duhej të kishte zërin e vet.

Devolli duhej të mos ishte më një krahinë e harruar. Devolli duhej të merrte vendin që meritonte.

Më 15 shkurt 1991 u hodh hapi vendimtar me krijimin e Komisionit Nismëtar të Degës së Partisë Demokratike të Devollit.

Mësuesi Ilia Milo në ditët e themelimit të degës së Partisë Demokratike Bilisht-Devoll /
Këta nuk ishin thjesht organizatorë. 

Ishin njerëz që morën mbi vete barrën e një kohe historike.

Ishin ata burra që vunë themelet kur ndërtesa e demokracisë ende nuk dukej.

Dhe më 21 shkurt 1991, me praninë e Azem Hajdarit, simbolit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit dhe tribunit të demokracisë, së bashku me Rexhep Ukën, Petrit Dodbibën dhe Zef Qiricin,- Devolli shkroi një faqe që nuk duhet të harrohet kurrë.

Sepse historia nuk mbahet mend vetëm për fitoret. 

Historia nderon ata që patën guximin të luftojnë edhe kur rruga ishte e pasigurt.

Sot, pas kaq vitesh, kur kujtojmë atë ditë, nuk kujtojmë vetëm një strukturë politike.

Kujtojmë një brez njerëzish që besuan.

Kujtojmë burra që e vendosën dinjitetin mbi frikën, dhe idealin mbi interesin personal.

Kujtojmë ata që na lanë një mesazh të madh:

Nderim për themeluesit e Degës së Partisë Demokratike të Devollit.


Nderim për çdo demokrat dhe qytetar që kontribuoi në rrugën e demokracisë.
Sepse 21 shkurti 1991 nuk është vetëm një datë në histori.


Është kujtesa e një brezi që pati kurajon të ndizte dritën, kur shumëkush ende kishte frikë nga errësira.

Kur i kërkova Ilos të shkruaja për kontributin dhe aktivitetin e tij në Partinë Demokratike, përgjigjia e tij ishte më shumë se e një fisniku; Nuk dua të publikohet aktiviteti im ndër vite, shkruaj për Degën e Devollit.

Historia e drejtimit të Degës së Partisë Demokratike Devoll

Drejtuesit e Komisionit Nismëtar

  • Vladimir Kello
  • Leonard Kaso

Që nga themelimi i saj, Dega e Partisë Demokratike Devoll është udhëhequr ndër vite nga personalitete dhe drejtues të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në organizimin, forcimin dhe përfaqësimin e saj politik.

Kryetarët dhe Sekretarët e Degës ndër vite

01. Anastas Vllahu – Ilia Milo
1991 – 1992

02. Gëzim Begolli – Bashkim Haxhi
1992 – 1993

03. Gëzim Begolli – Seri Mancka
1993 – 1995

04. Sulejman Dede – Gëzim Begolli
1995 – 1997

05. Ilia Milo – Adrian Maho
1997 – 1999

06. Adrian Maho – Ilia Milo
1999 – 2005

07. Hekuran Hoxhalli – Pëllumb Pasholli
2005 – 2009

08. Gëzim Demcolli – Përtef Gjiriti
2009 – 2012

09. Artan Zaimi – Ilia Milo
2013 – 2014

10. Arben Miza – Xhensina Kapo (Kelolli)
2014 – në vazhdim

11. Elvis Hajderlli – Dioli Diko
2022 – në vazhdim

Mirënjohje dhe respekt

Nderim dhe respekt për të gjithë kryetarët, sekretarët dhe drejtuesit e Degës së Partisë Demokratike Devoll ndër vite.

Kontributi i secilit prej tyre ka qenë një gur themeli në rrugëtimin e kësaj dege, në rritjen e saj organizative dhe në rezultatet e arritura ndër vite.

Ky sukses është edhe meritë e drejtuesve të seksioneve, grupseksioneve, anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike Devoll, si dhe e të gjithë faktorëve politikë të spektrit të djathtë që kanë kontribuar në jetën demokratike të zonës.

Respekt dhe mirënjohje për çdo njeri që ka dhënë kohë, energji dhe besim për forcimin e vlerave demokratike në Devoll.

Dega e Partisë Demokratike Devoll – një histori e ndërtuar nga njerëzit dhe përkushtimi i tyre.

✍🏽 Ilia Milo, Bilisht-Devoll ✌️

Me Ilia Milon dhe Izmi Kaso /

“When Devoll Lit the Flame of Freedom – 21 February 1991, the Day of the Men Who Challenged Fear”

By Ilia Milo
Bilisht–Devoll, Albania

There are moments in the life of a nation when history does not knock on grand doors, but is born in the hearts of ordinary people who dare to do extraordinary things.

Because freedom does not come by itself.

It has always had people who searched for it.
People who defended it.
People who carried responsibility on their shoulders when it would have been easier to remain silent.

With deep respect, we honor the intellectuals and founders of the Democratic Party Branch of Devoll.

Ilia Milo was one of the organizers and founders of the first sections of the Democratic Party in this region, as well as one of the key contributors to the establishment of the Bilisht–Devoll branch.


21 February 1991 – The Day Devoll Found Its Voice

There are moments in the history of a nation when a new chapter begins.

One such moment was 21 February 1991.

On that day, Devoll did not simply establish a political branch.
On that day, Devoll gained the right to speak.

It regained the voice that had been silenced for decades.

It gained hope that even a small region, but with a great spirit, could become part of a transformation that would change the entire country.

After a long winter of silence came the spring of democracy.

The December 1990 Movement and the birth of the Democratic Party of Albania on 12 December 1990 were welcomed in Devoll not only with joy, but with a profound sense of liberation.

It was as if a window had opened after many years of darkness, allowing people to see the sky of freedom for the first time.

But freedom did not come alone.

It had people who demanded it.
People who protected it.
People who accepted responsibility when fear was still present.

They were the intellectuals and citizens of Devoll who did not ask:

“What will I gain?”

They asked:

“What can I do for the future?”

They traveled to Tirana with the belief that history was opening a new page, and they returned to Devoll with a mission: to bring democracy to their own homeland.


The Birth of Democratic Organization in Devoll

At a time when the shadow of the past was still strong, they raised their voices.

At a time when fear still lived in people’s memories, they showed courage.

At a time when freedom of speech was only beginning to breathe, they started building its foundations.

The creation, in January 1991, of the first Democratic Party sections in Pilur, Cangonj, Tren, Mançurisht, Bilisht and throughout Devoll was not merely a political organization.

It was an expression of civic determination.

It was proof that democracy had entered the hearts of the people.

Above all, it was a rightful demand:

Devoll deserved to have its own voice.

Devoll deserved to no longer be a forgotten region.

Devoll deserved the place it had earned in the history of Albania.

On 15 February 1991, the decisive step was taken with the creation of the Initiating Commission for the Democratic Party Branch of Devoll.

Among those who united in this historic effort were names that deserve not only remembrance, but gratitude:

Vladimir Kello – Chairman
Leonard Kaso – Secretary

Members of the Initiating Commission:

Gëzim Begolli, Ilia Milo, Bashkim Haxhia, Anastas Vllahu, Viktor Pojani, Anefi Bushi, Xhemal Demiraj and Xhezmi Gupe.

They were not simply organizers.

They were people who carried the weight of a historic moment.

They laid the foundations when the building of democracy was still only a dream.


21 February 1991 – A Historic Day for Devoll

On 21 February 1991, with the presence of Azem Hajdari, the symbol of the December Student Movement and a leading figure of Albanian democracy, together with Rexhep Uka, Petrit Dodbiba and Zef Qirici, Devoll wrote a page of history that must never be forgotten.

History is not remembered only for victories.

History honors those who had the courage to fight even when the road ahead was uncertain.

Today, after so many years, when we remember that day, we do not remember only the creation of a political structure.

We remember a generation of people who believed.

We remember men who placed dignity above fear and ideals above personal interest.

We remember those who left us a powerful message:

A society changes only when good people refuse to remain silent.

Honor and respect to the founders of the Democratic Party Branch of Devoll.

Honor and respect to every democrat and every citizen who contributed to the journey of democracy.

Because 21 February 1991 is not simply a date in history.

It is the memory of a generation that had the courage to light the flame of freedom when many were still afraid of the darkness.


Leadership History of the Democratic Party Branch of Devoll

Initiating Commission Leaders

Vladimir Kello
Leonard Kaso

Since its establishment, the Democratic Party Branch of Devoll has been led through the years by personalities and representatives who have contributed to its organization, strengthening and political representation.

Chairmen and Secretaries Through the Years

  1. Anastas Vllahu – Ilia Milo
    1991–1992
  2. Gëzim Begolli – Bashkim Haxhi
    1992–1993
  3. Gëzim Begolli – Seri Mancka
    1993–1995
  4. Sulejman Dede – Gëzim Begolli
    1995–1997
  5. Ilia Milo – Adrian Maho
    1997–1999
  6. Adrian Maho – Ilia Milo
    1999–2005
  7. Hekuran Hoxhalli – Pëllumb Pasholli
    2005–2009
  8. Gëzim Demcolli – Përtef Gjiriti
    2009–2012
  9. Artan Zaimi – Ilia Milo
    2013–2014
  10. Arben Miza – Xhensina Kapo (Kelolli)
    2014–present
  11. Elvis Hajderlli – Dioli Diko
    2022–present

Appreciation and Respect

Honor and respect to all chairmen, secretaries and leaders of the Democratic Party Branch of Devoll throughout the years.

Each of them has contributed as a cornerstone in the journey of this branch, in its organizational growth and in the achievements reached over the years.

This success is also the merit of section leaders, group coordinators, members, supporters of the Democratic Party of Devoll, and all democratic forces that have contributed to the political life of the region.

Respect and gratitude to every person who has given time, energy and faith for the strengthening of democratic values in Devoll.

The Democratic Party Branch of Devoll – a history built by people and their dedication.

✍️ Ilia Milo
Bilisht–Devoll