Kategori
Uncategorized

Ari Alibashi – Artisti Pogradecar që këndon dhimbjen e një Shqipërie që po zbrazet

Ari Alibashi, kitaristi dhe zëri melodioz i serenatave .
“Jetojmë… jo në Albanistan (Shqipëri)… aty ku njëri sy nuk e do tjetrin, pavarësisht se janë pjesë e të njëjtit trup… por thjesht jetojmë… Zoti bëftë më të mirën.”

Këto pak fjalë të Ari Alibashit, këngëtarit dhe kitaristit pogradecar të serenatave, sot në Miçigan, nuk janë thjesht një status në rrjetet sociale.

Janë një psherëtimë.
Një dhimbje e mbledhur në pak rreshta.

Është zëri i një shqiptari që jeton larg, por që duket se e ndien më fort se shumë prej nesh ikjen dhe dhimbjen e një vendi që po zbrazet.

Ari nuk flet vetëm për veten.

Pas fjalëve të tij duket Shqipëria e jonë e boshatisur. 
Shtëpitë me dyer të mbyllura. Fshatrat ku dikur dëgjoheshin zërat e fëmijëve. Qytetet ku rrugët janë gjithnjë e më të heshtura .

Prindër që presin një telefonatë nga fëmijët e tyre që ndodhen mijëra kilometra larg.
Nëna që mbajnë në duar fotografitë e bijve që ikën.
Baballarë që heshtin, sepse nuk duan t’u tregojnë fëmijëve se sa shumë u mungojnë.
Kjo është drama e madhe shqiptare e kohës sonë:

Ikja !

Po zvëndësohemi me kolonë, por ikën të rinjtë,ikën familjet,ikën profesionistët. 

Ikën njerëzit që duhet të ndërtonin të ardhmen e vendit, dhe bashkë me ta iku edhe shpresa se një ditë Shqipëria do të bëhet vendi ku fëmijët e saj duan të kthehen.

Ari Alibashi e njeh mirë këtë dhimbje.

Ai vetë jeton në Miçigan.

Por një këngëtar nuk largohet kurrë plotësisht nga vendlindja.

Edhe atje matanë ku ndoshet …

Pogradeci vazhdon të jetë në zërin e tij, në kitarën e tij, në kujtimet e tij. Liqeni, serenatat, rrugët e qytetit dhe njerëzit e dikurshëm janë pjesë e një Shqipërie që ai e mban me vete përtej oqeanit .

Dhe pikërisht nga larg, dhimbja duket më qartë.

Sepse emigranti e di më misë se askush tjetër çfarë do të thotë të ikësh.
E di se sa e rëndë është të mbyllësh derën e shtëpisë dhe të mos e dish kur do ta hapësh përsëri.
E di se si është të jetosh mes dy botëve: trupi në një vend, ndërsa zemra mbetet në vendlindje.

Por ajo që e shqetëson Arin nuk është vetëm ikja.

Është pse po ikin shqiptarët.

Pikërisht këtu merr kuptim edhe metafora e tij e fortë:

“Njëri sy nuk e do tjetrin, pavarësisht se janë pjesë e të njëjtit trup.”

Një komb që nuk arrin të shohë në të njëjtin drejtim është një komb që e ka të vështirë të ecë përpara. 

Përçarja, urrejtja politike,dhe mungesa e solidaritetit për njëri tjetrine bëjnë plagën edhe më të thellë.


Dhe këtu lind edhe shqetësimi i madh që shpreh artisti: shpopullimi.

Për herë të parë Shqipëria po humbet kaq shpejt një pjesë të madhe të popullsisë së saj.

Për shumë shqiptarë, kjo nuk është më thjesht një statistikë demografike. Është një alarm kombëtar.

Kur ikën një i ri, nuk ikën vetëm një person. Ikën një punëtor, një profesionist, një prind i ardhshëm, një votues, një ndërtues i së nesërmes.

Kur ikën një familje, boshatiset një shtëpi.

Kur boshatisen qindra shtëpi, boshatiset një fshat.

Kur boshatisen fshatra e qytete të tëra, atëherë nuk kemi më vetëm emigrim – kemi një plagë kombëtare shpopullimi .

Ari Alibashi e sheh këtë dhimbje nga larg dhe e shpreh përmes gjuhës së një artisti.

Ai nuk ka nevojë për shumë fjalë. Mjafton një metaforë, një kujtim, një këngë dhe një fjali e thjeshtë:


“Zoti bëftë më të mirën…”

Por a duhet t’ia lëmë vetëm Zotit?

A nuk duhet të pyesim edhe veten se çfarë po bëjmë me vendin tonë?

A nuk duhet të pyesim pse një shqiptar që ka lindur në Shqipëri duhet të shkojë në Gjermani, Itali, Angli, Amerikë apo në vende të tjera për të gjetur siguri, punë dhe dinjitet, ndërsa qeveria e sotme po e mbush vëndin me lloj lloj rracash e kombesh të huaja .

A nuk duhet të pyesim pse një prind shqiptar mendon se fëmija i tij do ta ketë të ardhmen më të sigurt larg Shqipërisë?

Për shumë kritikë të qeverisjes së këtyre 13 viteve, përgjegjësia politike për këtë realitet është e madhe.

Ata i konsiderojnë politikat e ndjekura të papërgjegjshme dhe anti-shqiptare, duke argumentuar se vendi është shtyrë drejt një krize demografike dhe ekonomike që po e përshpejton largimin e shqiptarëve.


Kjo është edhe ajo që i dhemb Arit: jo vetëm fakti që shqiptarët po ikin, por fakti se po mësohemi me ikjen e tyre.

Dhe ndoshta kjo është më e rrezikshmja.

Të mësohemi me shtëpitë bosh.
Të mësohemi me aeroportet plot.
Të mësohemi me nënat që presin.
Të mësohemi me fëmijët që rriten larg gjyshërve.
Të mësohemi me qytetet që po plaken.
Të mësohemi me një Shqipëri ku mungojnë ata që duhet ta ndërtojnë të nesërmen.


Ari është larg, por dhimbja e tij është këtu.
Nga Pogradeci i serenatave deri në Miçigan, ai vazhdon të mbajë me vete një copë Shqipërie.

Dhe kitara e tij, që dikur shoqëronte këngët e dashurisë, sot na Miçigani duket sikur mund të shoqërojë edhe një këngë tjetër:

këngën e mallit për një vend që po humbet bijtë e tij.

Sepse emigranti nuk është gjithmonë ai që e braktisi Shqipërinë.

Ndonjëherë është Shqipëria ajo që nuk arriti t’i mbajë bijtë e saj.
Dhe kjo është pyetja që duhet të na dhembë të gjithëve:


Ari Alibashi ka kohë këndon në Miçigan, larg Pogradecit.

Por dhimbja që ai shpreh është shumë më afër nesh.

Është dhimbja e një Shqipërie që nuk duhet të mësohet kurrë me ikjen e bijve të saj. 🙏

Ari, nuk është thjesht një artist, ai është një pinjoll i një familjeje fisnike, atdhetare, e persekutuar por e pa nënshtruar nga regjimi komunist .

Lini një koment