Kategori
Uncategorized

Republika rrënohet nesër.

Albert Avduli.


Ja ndjej kërcitjen e kollonave që sot.
Ngrijeni pak volumin e zërit të televizorit dhe do ta dëgjoni atë rënkim edhe ju.
Është rënkimi i agonisë
Heshtja jonë është vareja dhe qysqia, e cila godet mbi ato shtylla sigurie.
U tulatëm kur na shëmbën teatrin, u gajasëm kur na rrëmbyen akademinë, treguam anekdota dhalle kur mbushën parlamentin.
Ne ishim ata që bëmë sehir kur strehët e qindra familjeve u prishën.
Ne e harruam mbas një dite helmin e gazit mbi qytet.
Na i rrëmbyen sheshet, bulevardet dhe rrugicat e qytetit e i mbushën me kulla betoni.
Na e shitën qytetin dhe na shtuan borxhet e ne vijuam duartrokitjet.
Nxorën tanket dhe topat nëpër qytet dhe ne i këndonim fuqisë së blindave.
Nesër na përdhosin universitetet dhe ne do lexojmë lajme iluministe me dekan, senat e rektor.
Nesër do digjet kushtetuta dhe ne do ndjekim funeralin e saj nga ekranet e telefonave.
Vazhdoni anektodat me deputet dhe harroni se secili prej tyre është nën dijen tuaj duke nisur nga bujku i fshatit të largët deri te mësuesi i çdo shkolle në Shqipëri.
Ju dhe unë harrojmë se secili prej tyre është mijëra kilometra larg virtytit të çdo shqiptari.
Nesër, ata, nën maskat e përjetshme të tyre, do ta qëllojnë republikën.
Republika vdes nesër dhe gazetat do të shkruajnë “Rroftë Republika”
Do të jem pjesë e duartrokitjes mortore

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s