Kategori
Uncategorized

“Rilindje 2.0”, t’u harroftë emri!

Nga Edi Oga

Pas tridhjetë vitesh, shqiptarët do të fluturojnë nga aeroporti “Edi Rama”!

Politika na ka zhgënjyer rëndshëm këto tridhjetë vite, por padyshim zhgënjimi që prodhoi “Rilindja 2.0”, është monumental! Është zhgënjimi më i madh në historinë e Shqipërisë moderne, sepse “Rilindja” erdhi si shpresa e fundme e shqiptarëve, pas drobitjes njëzet e ca vjeçare dhe endjes së kotë në hapësirën e helmatisur midis llogoreve të politikës!

Rilindja mori përsipër ta fuste mëmëdheun në shina të drejta e të pandërprera, në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit evropian. Unë mendoj se “Rilindja”, nuk ia ka dalë ta realizojë këtë, përkundrazi, me Rilindjen kemi bërë një regres të jashtëzakonshëm përsa i përket lirive dhe të drejtave, drejtësisë, shëndetësisë, arsimit dhe ekonomisë në tërësi!

Lus Zotin t’u flasë në vesh bashkëkombasve të mi, dhe me ndërgjegje të pastër e me vullnet të lirë  t’i japin fund kësaj periudhe kaq të zymtë dhe kaq zhgënjyese!

Përveç të tjerave, ata kanë shpërdoruar pa pikë turpi një nga termat më të çmuar të historisë tonë, termin Rilindje! Ky term që për shqiptarët përfaqëson epokën më të ndritur të historisë së tij të shumëvuajtur, në të cilën një plejadë njerëzish mendjendritur dhe atdhetarë të vërtetë, dhanë nga vetja e tyre për të realizuar një ëndërr, për të parë një Shqipëri të lirë dhe të prosperuar!

Po Rilindasit tanë a kanë dhënë gjë nga vetja? Padyshim; sakrificat e tyre për të siguruar sa më shumë vota (me çdo mjet dhe mënyrë) njëherë në katër vjet, një herë në dy, po të doni, Me anë të kësaj sakrifice, kinse për votuesit e tyre apo për të gjithë popullin shqiptar, ata i kanë siguruar vetes privilegjet dhe përfitimet e pafundme që të jep pushteti! Një pushtet i keq, shpërdoron dhe abuzon me paratë e të mirat publike; pushteti që prodhoi Rilindja akuzohet nga opozita se i ka vjedhur, madje i ka grabitur ato! Më keq se kaq, nuk ka!

Shqetësimi im për këtë “Rilindje” shkon përtej këtyre kohëve që po jetojmë!

Pas disa dekadave, kur të studiohet Historia e Shqipërisë, me shumë gjasa do të flitet për dy epoka të “Rilindjes” së Shqipërisë. Do të përmenden edhe protagonistët:

Epoka e parë: Ismail Qemali, Kostandin Kristoforidhi, Naum Veqilharxhi, Jeronim de Rada, Mihal Grameno, Petro Nini Luarasi, Vëllezërit Frashëri, Pashko Vasa, Luigj Gurakuqi…

Epoka e dytë: Edi Rama, Gramoz Ruçi, Taulant Balla, Erion Lali, Erion Braçe, Pandi Majko…

Sot rrugët dhe institucionet publike mbajnë emrat e Rilindasve të epokës së parë, por në një të ardhme jo shumë të largët, pasi unë, ti dhe këta që përmenda e të tjerë si këta të jemi larguar nga kjo botë, emrat e rrugëve do të rifreskohen nga emrat e rilindasve të epokës së dytë:

Aeroporti “Edi Rama”

Kompleksi spitalor “Ogerta Manastirliu”

Universiteti “Erion Lali”

Bulevardi “Pandeli Majko”

Instituti i kërkimeve bujqësore “Taulant Balla”

Unë e kuptoj se tani për tani këto emërtime duken pak të egzagjeruara, madje dikush mund të vërë edhe buzën në gaz, por nuk është e pamundur të ndodhë. Sa të jem gjallë, do përpiqem që asnjë emër politikani të mos përjetësohet në vepra publike. Le të vendosim emrat e atyre që vërtetë kanë dhënë për shqiptarët dhe shqiptarinë. Kemi intelektualë e profesionistë, shkrimtarë, artistë e sportistë të shquar, pa fund!

Botuar në Newsbomb.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s