Kategori
Uncategorized

Këtë Verë kuptova që kam ikur përgjithmonë dhe se Atdheu më mban në distancë!

“Vera e Hijeve…”

Anila Rezhda/


Ne ballkonin e vajzërisë atje larg ne Dhe të Atit, kam lënë një Kaktus në mëshirë të Diellit! Nuk ka kush të ma ujiti. Ç’do vit më priste me gjëmba të çarë nga etja, i përmalluar nga vetmia e dheut që i thahet përreth, e megjithatë sapo më shihte dhe pinte ujë, çelte magjishëm lule rozë!
Kam lënë atje larg në shtëpinë e vajzërisë një çezëm që pikonte paksa si shumë në Dimër.

E lashë me mëndje se do kthehem heshturazi dhe shpejt në Pranverë ta ndreq me dashurinë e një vajze që e do shumë dhuratën-shtëpi të Babait! Nuk di sa ka rrjedhur derimë tani, sa kujtime ka mbytur…di që ka bërë zhurmë në atë shtëpi të heshtur duke mbajtur të njomë premtimin tim se unë do kthem shpejt dhe do kundërmoj shtëpinë me patate që piqen në furrë!
Gjithmonë lë në dollapin e bardhë dhe të akullt (frigo) diçka për të ngrënë. Shkoj e lodhur e dërmuar nga udha e gjatë, çanta të rënda, shpirt i rënduar dhe nga ai gjumë vdekës pas udhëtimit, kur zgjohem dua të marr me të mira stomakun. E hap, ai ndriçon si diell dhe unë ha një mënjgjes fëmije që nuk kujdeset kush!!! Kam frikë se vera e kuqe që pi gjithmonë para se të lexoj dhe flë, është derdhur e zëmëruar dhe ka ngrirë si gjaku im në pritje të së keqes së paralajmëruar tashmë!!! Shpresoj që veza të ketë shpërthyer dhe të më ketë lindur një zoçkë që di të rezistojë në të ftohtë sapo lind! Nuk bëhet? Pse jo? Mijëra fëmijë braktisem sapo marrin frymën e parë!
Në banjë kam lënë peshqirë vishnjë si njgjyra që marrin mollazat e mija sapo bëj banjon e parë dhe zërat jashtë flasin shqip! Një pasqyrë përmbys gjithashtu se thonë se tërheq rrufetë. E cilat rrufe? Ato të jashtmet? Po këto të brëndshmet? Shpresoj të mos jetë bërë copë se nuk dua t’i shoh më copë buzët e mija. Kreheri i flokëve e sigurt ka ruajtur një qimen time se nuk rron dot Ai pa aromën time. Ndërsa buzëkuqi më ka tradhëtuar duke ndrruar njgjyrë.
Në dhomën e gjumit shtrova një mbulesë Pranvere me lule Bajame blu që kur ika. E dija që do kthehesha në Pranverë bashkë me zogjtë dhe ëndërroja se do shtihesha me sandale direkt mbi lulet e kuvertës sapo të hapja derën nga udhëtimi i gjatë. Mirë unë, po zogjtë udhëtuan në këtë Verë për atje? Apo e kuptuan që thërrime nuk do gjejnë më rrugëve si dikur se njerëzit janë izoluar shtëpive!
Te dhoma ime e vockël, sot dhomë pune, pranë kompjuterit kam lënë rresht kopshtin e kukullave që seleksionova ndër vite. Kur ika i putha dhe i ktheva me fytyrë nga dritaria me perde të kapur paksa mënjanë, si bel i tërhequr femre nga puthja e parë! Një A4 e shkruar nga unë “ Të dua… “ në të gjitha gjuhët. Nuk i drejtohet askujt dhe i drejtohet asaj që duhet të na drejtojë jetën, Dashurisë!
Depua mban hapat e mija, më fal, këpucët e mija. Dhe jo vetëm. Kam ruajtur gjithë shapkat e familjes time, tamam si dikur, si atëherë që bëhej zhurmë! Mbaj mënd që Im Atë nuk flinte pa i numëruar këpucët e të gjithëve, që do të thoshte se familja ishte mbledhur sëfundmi në vatër. Sigurisht sandalet e kuqe, blu, jeshile që janë për shëtitje në Tironë! Sigurisht shapkat e verdha me lule dielli që zhytesh pishinave në Tiron kur mblidheshim si shoqëri nga mbarë meridianët!
Dillapët nuk i lë kur bosh por mbaj mend që komshies time të dashur i thashë t’i marri të gjitha sepse kohë e gjatë pa punë njerëzit! Nuk ka nevojë të sqarojmë atë që na është bërë si burr ii nënës, papunësi, pa lekë, me zor na del 15-të ditëshi njëlloj si në vitet 45’. Luftë atëherë, uri…pse tani çfarë ere po ju bije era?!
Dollapi i rrobave të mija, sirtarët me bizhamet roz dhe kordele. Ç’do njëra prej tyre është blerë dikur diku, për ta veshur këtu atje, për t’ju dukur Atij sa më e bukur! Nuk e di a do më nxënë, nga shëndeti apo dobësia kjo luhet, por di që edhe sikur edhe barkun jashtë ta kem e të plevitosem natën, do i vesh që të ndjej se filli i jetës nuk u këput si kjo kohë e poshtër e urdhëruar për vetmi! Rëndësi ka që në atë shtëpi Babai unë ndjehem e qetë, e lirë, kukull roz që lexon “Lulet e Mollës” dhe shikon mijëra herë telefonin mos ndoshta ndonjë thirrje pa numër dhe lut shoqen ne Vlorë (Lila Vlore) që të shtrihet dhe të dëgjojë rrëfimet e mija.
Kisha bërë plan në këtë Verë që t’ja kërkoja një Puthje të ngrohtë, të ëmbël, malli, dashurie, hidhërimi se mos Vdekja na ndan papritur meqë e kemi kaq pranë- thonë dhe yjet në qiell jo më shtetet dhe mediat!!! Do e kërkoja dhe do e lusja të humbisnim Durrësi tonë dhe le të mbyteshim dallgëve. Më duket më e ëmbël ta humb frymëmarrjen nga Bluja e lagësht në gjoks të Tij sesa nga kjo dorë e zezë cope që më shpiku 100 probleme me frymën dhe quhet maskë që të mbron. Do t’i lutesha të ripërtërinim natën tonë të parë dhe të fundit se të gjitha dashuritë që këto dy data i kanë në kalendar. Unazat në dorë!!! Pse do shkriheshin? Metal janë, hekur janë, një gisht shtrëngojnë se mos shtrëngojnë dot gjithë shpirtin!!! Dhe sëfundmi, pasi t’i isha dhënë si përgjërim që zbret nga qielli vetëm për Të, do i jepja dhe merrja bluzën e djersitur! Kur i dihet kur dhe ku do na lënë të takohemi sërsish! Sa i keq që është Pendimi…vjen gjithmonë kur Nuk mund të rregullojë asgjë në jetët tona! Dhe qeshi Zoti edhe këtë Verë me ne që bëmë planet tona…
Kjo ishte Vera e Hijeve sepse ne nuk erdhën dot në shtëpitë tona. Por secili nga ne ka lënë pas një Hije të tij/saj që mban erë qumësht gjiri nëne! Ecën dhe flet si ne në mungesë tonë, humbet liqenit artificial të Tiranës si unë dikur, troket sandalet në sokakët e Korçës magjike, ha akullore në Qafën e Pazarit në Gjirokastrën e mjaltë, zhytet në dallgët e Sarandës, Durrësit, Liqenit të Pogradecit, hyp në malin e Dajtit, shkon në Lunxhëri në panair, pozon te lumi i Beratit, ha një drekë të mrekullueshme në Vlorë, pi një kafe në Velipojë, blen një kujtim në kalanë e Krujës…dhe i kujton atij Dheu se ikjet e mëdhaja këto gjëma kanë, kanë edhe Moskthime!!! Ndaj është mirë mos ketë më kurrë ikje masive se po të ikën fëmijët edhe po ta duan kthimin, zor se i lë portofoli, shëndeti dhe ligjet, ligjet e pafundme që atshmë na i vë një pushtetar i panjohur iperatlantik qës e njohim dhe votuam kurrë!
Kufijtë njgjajnë me periudha të egra të historisë, atëherë kur nuk kalonte miza. Atëhere kur dinin vetëm të Mëdhenjtë e shteteve dhe rregullonin të Vegjlit me bukë brenda Dheut të Atit. Sot dalin gjithë të vegjlit, u rraskapitën punëve dhe rrugëve me valixhe në dorë. Mijëra varre Prindërsish pritën si gjithmonë në këtë Verë Hijesh fëmijët, ujitjen, meremetimet e vazos së mermerit që u thye, skalitjen e luleve, pastrimin nga kashtë të thara. Kujt mund t’ja kërkosh si Nder këtë të fundit? Askujt. Ndoshta një pagesë uji/kloreti ta bëjnë porkëtë jo. Sepse,ka vënde dhe pozita në këtë jetë që bashkëatdhetari jot është i pazëvëndësueshëm!
Hijet e kësaj Vere ishin të frikshme, me zëmër gur. Nuk lane Gjyshër e nipër të përqafohen, nuk lanë dashuri të bashkohen, nuk lanë shtëpi të ajrosen, nuk lanë komshij të mallohen, nuk lane shoqëri të bashkohet e shkrihet gazit, nuk lanë Pemët e Mimozave të qëndisin flokë vajzash të mërgura, lane sy dhe zëmra bosh, lanë shtëpi e plazhe bosh, lanë udhë e kalldërëme bosh, lanë vajza pa u veshur nuse, lane vajza të pambarsura nga burri emigrant!
Nuk kam asnjë mesazh shpresë-dhënës për këtë Verë!
Kam vetëm pendim të pkëlluar së sy, në shpirt dhe zëmër!
Këtë Verë kuptova që kam ikur përgjithmonë dhe se Atdheu më mban në distancë!
Këtë Verë kuptova se mirë do bëj t’i thyej kritikat dhe mënçuritë e mëdhaja, le të rrjedhi lumi të shplajë zëmërimin dhe flasim më pas!
Këtë Verë kuptova se do doja të isha Hija e një Peme në Atdhe, e rrënjosur, me Hijen e saj, por hije plot fruta të pjekura dhe të mjalta ama…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s