Kur djalli ta merr lirinë pak e nga pak, dhe ti sikur mësohesh në bashkjetese me të.

U mësuam thoshte nje pensionist sot.
Edhe nje here ne jave sështë keq, ka edhe më keq, citonte një tjetër, (po ku do shkojë më keq!?)
Ndersa edhe te burgosurit, edhe ata nga me te rrezikshmit dalin ne ajrim çdo dite nga një orë, edhe njehere në javë sështë keq thote e moshuara…dhe harron apo frika e ben te harroje se diktatura instalohet pak e nga pak tek ne deshtaket popull në heshtien tinzake.
Vertet ka edhe më keq.
Dikur kur ndihej zhurme makine dhe ai ishte gazi i deges, njerzit futeshin vrap neper shtepia,frigeshin, krruseshin, verdhash ne fytyre heshtnin, dhe ashtu ne heshtie prisnin se ne deren e kujt do trokusnin, kujt do ja hidhnin prangat, kush do arrestohej.
Vërtet ka edhe më keq.
Jo gjithkush mundet të qëndroje ne karantinë…
Sabiti jeton në Bulqizë.
Ai mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall.
Sabiti e ka të pamundur, të qendrojë në karantinë, atij i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve.
Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.
Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri.
