Kategori
Uncategorized

“Varka që s’lëviz nga bregu, kurrë nuk do peshkojë…”

Liria dhe pritja!
Ata, që nuk duan të lëvizin nuk mund ta kuptojnë që jetojnë të lidhur me zinxhirë.
Ata, që nuk e kanë hap’ mendjen e zemrën nuk mund ta kuptojnë as lirinë e jetës, as të fjalës.


Tutem, se mos po ju vënë pranga hekrit dhe mendimeve.
Ata jetojnë si qënie amorfe pushtuar nga frikëra të ngjizura a të fituara si reflekse. Kushdo qoftë burimi i këtij tmerri, në tmerr shndërrohet. Njeriu vesh me pelerinë frike, veç frikën do kultivojë.
Mendojnë se janë të lirë e mbase po t’i pyesësh çfarë është liria nuk dinë të të përgjigjen. A mbase edhe mund të të përgjigjen: Liria është ajo, çfarë na lejon kryeministri të bëjmë! Kuku moj nanë, nëse …
E pra jo! Liria është krejt tjetër gjë. Është ajër, është qënie, është dashuri, është edhe luftë.
Kjo luftë mund të jetë reale, por mund të jetë edhe me mullinjtë e erës jo pak herë.
Varet nga rrethanat se si do ndihemi, Don Kishot apo luftëtar real. Varet edhe nga perceptimi jonë se çfarë statusi do meritojmë.
Anija, që s’del nga moli, kurrë nuk nuk do dashurohet me detin. Ajo midis valës së fortë dhe sigurisë zgjedh të dytën.
Qëllimi pse u krijua kush është?!
Është sfidë beteja për liri, është adrenalinë, është mëdyshje ndonjëherë.
Mbi të gjitha është një hap i hedhur apo veç mendimi i hapit të hedhur.
Liria është ajo që ty të lejon të jetosh, por deri aty ku nuk do cënosh ç’ka i përket tjetrit! Liria është jo veç fjalë, por reagim e vepra! Liria është përgjegjësi. Nën rreze dielli a nën shkulme shiu, ndjesia mbi lëkurë është liri.
Të kesh ftohtë, vapë, uri, gaz, lodhje, kundërshti…


Kjo pra është dëshmia se ekziston.
E kornizuar në limite morali, karakteri, dëshirash, epshesh, zhgënjimesh, ambiciesh, frikërash, stepjesh, frymëzimesh qëndron aty, si një rreze drite.
Nuk e ndal dot askush, nuk e ndal dot as terri… veshur me petka, qofshin ato dhe të grisura a të arnuara. Sërish qëndron para teje, krah teje, brenda shpirtit e mendjes duke pritur që ti të hapësh parashutën e guximit.
Të thyesh zinxhirët e padukshëm, por jo aq të fortë sa të të ndryshkin në qelizë. Hidh një hap e merre gjithë botën në krahë dhe rend në ajrin e qiejve e tokës, pa pranga kohe…
Humane është të vdesësh duke luftuar për të jetuar, sesa të jetosh duke pritur mortjen.
Zgjidh pra!
Mësimi i vjetër: “Varka që s’lëviz nga bregu, kurrë nuk do peshkojë…”
Sa profeci ka në kaq pak mendim të sintetizuar.
E këtu, s’bëhet fjalë për të zënë peshk.
Këtu flitet që mos të ndihemi amfibë.

Nga Gentiana Maçi/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s