Kategori
Uncategorized

Presidenti Trump mundet të jetë shumë i mirë për amerikanët që e kanë votuar, por nuk e di nëse është po aq i mirë sa ç’ishte Presidenti Klinton që bombardoi Serbinë dhe Presidenti Bush që shpalli Pavarësinë e Kosovës.

Donald Trump mundet të jetë president shumë i mirë për amerikanët që e kanë votuar, por nuk e di nëse është po aq i mirë sa ç’ishte Presidenti Klinton që bombardoi Serbinë dhe Presidenti Bush që shpalli Pavarësinë e Kosovës.

Nuk rezistova dotë dhe e shkruajta komentin e mëposhtëm në një shkrim të një adhuruesi pa kushte të Presidentit Donald Trump.

Nga Erl Kodra/

Donald Trump mundet të jetë president shumë i mirë për amerikanët që e kanë votuar, por nuk e di nëse është po aq i mirë sa ç’ishte Presidenti Klinton që bombardoi Serbinë dhe Presidenti Bush që shpalli Pavarësinë e Kosovës.

Të shpresojmë që Presidenti Trump të jetë minimalisht po kaq i mirë me ne, përndryshe, unë nuk kam ndonjë interes të veçantë për arritjet personale politike të Presidentit, as për ngrohjen globale, as për pemët e mbjella, as për DowJones, as për votuesit e klasës së mesme amerikane.

Unë jam shumë i ndjeshëm për Reformën në Drejtësi që e mbështesin pa kushte ambasadorët e Presidentit Trump, si dhe jam në alert se çfarë do të jetë Marrëveshja Kosovë – Serbi nën presidencën Trump. Shkurt;

Presidenti Trump nuk është miku im, shoku im ose kushuriri im që të jem idhtari i tij, por mbi të gjitha, Presidenti Trump nuk më ngjanë me ndonjë ideolog të madh konservator që t’a dua.


Ruajna Zot,

unë nuk kam asnjë arsye ta quaj Presidentin Trump një idiot, as ta quaj “turpi i njerëzimit”, por gjithsesi, unë e shoh dashurinë ose urrejtjen kundrejt tij të kushtëzuar vetëm nga raportet që presidenca e tij ka me Edi Ramën në Shqipëri dhe Marrëveshjen që mund të imponohet mes Kosovës dhe Serbisë.
Vetëm këtu më konvergojnë ose bëjnë karrambol interesat e mia me interesat e Presidentit.


Faleminderit që e lexove komentin tim!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s