Kategori
Uncategorized

Në Shqipëri nuk janë mbjellë domate, por drogë!Amnistia fiskale/ Ylli Rakipi: Do të pastrohen paratë e pista.

Problemi është si të pastrohen paratë e drogës. Shqipëria nuk ka mbjellë perime, por drogë dhe këto para duhen pastruar.

Shqipëria një shtet i brishtë, do të depozitojë paratë e krimit. Folët për domate dhe kastraveca, por emigranti merr 800 euro në Greqi, ja 1200 në Itali, apo 2 mijë në Britani, por këto para, një emigranti, i duhen për vete.

Gazetari Ylli Rakipi, ka qenë i ftuar në emisionin “Në fokus”, në “Tv T”, ku ka folur për nismën e fundit të qeverisë, për amnisti fiskale.

Rakipi tha se kjo amnisti, do të sjellë pastrimin e parave të krimit dhe do të legalizojë paratë e pista të drogës, gjë që do ta vendosë Shqipërinë në një pozicion mjaft të vështirë, në raport me institucionet ndërkombëtare dhe agjensitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.

Gazetari u shpreh se kjo nismë, do të krijojë një precedent të rrezikshëm, duke promovuar shkeljen e ligjit dhe duke diskriminuar ata që kanë paguar taksa dhe kanë zbatuar të gjithë ligjet fiskale të vendit.

Së pari, kjo amnisti eleminon garën. Ky sistem mbështetet mbi garën. Garë do të thotë të punosh dhe të paguash taksat sipas ligjit, t’ju përgjigjesh të gjithë detyrimeve. Kështu lëviz e gjithë shoqëria, në bazë të kësaj gare. Këtu bie gara, legalizohen paratë e fituara jashtë sistemit, në të zezë, në të bardhë, nga droga, të gjitha këto para të fituara jashtë sistemit.

Nëse do të vendoset ky precedent, i thuhet shoqërisë, një pjesë të punojë sipas ligjit dhe rregullit, pjesa tjetër, të vërë fitime sa dhe si të dojë dhe ti ja legalizon në bankë, kundrejt një vlere qesharake. 

Këtu qëllimi është, të futet paraja e pistë, e fituar nga trafiqet e paligjshme. Në SHBA, ndiqet me shumë rigorozitet punën e parave të pista. Paraja që vjen nga droga dhe trafiqet, ndiqet kudo dhe është nën kontroll të plotë të institucioneve ndërkombëtare.

Shqipëria një shtet i brishtë, do të depozitojë paratë e krimit. Folët për domate dhe kastraveca, por emigranti merr 800 euro në Greqi, ja 1200 në Itali, apo 2 mijë në Britani, por këto para, një emigranti, i duhen për vete.

Problemi është si të pastrohen paratë e drogës. Shqipëria nuk ka mbjellë perime, por drogë dhe këto para duhen pastruar.

Sistemi bankar është po i tillë, sistem i korruptuar dhe i kompromentuar“, tha Rakipi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s