Kategori
Uncategorized

Pse fshihet në Shqipëri, vdekshmëria nga COVID-19?

Nga Sali Berisha

Pse fshihet në Shqipëri vdekshmëria nga COVID-19?

Përgjigja e kësaj pyetjeje është vetëm një: vdekshmëria nga COVID-19 është më e lartë se 145 vende të botës.

Falsifikimi dhe fshehja e rasteve të vdekjeve nga COVID-19 nga Edvin Mashtrimi është bërë një realitet tashmë i raportuar dhe vërtetuar shumë herë nga mediat.

Edvini e bën këtë vet sepse për shkak të keqmenaxhimit të COVID-19 edhe sipas shifrave të falsifikuara, Shqipëria vendoset në grupin e vendeve me vdekshmëri të lartë në botë nga COVID-19.

Kështu, sipas Worldmeter coronavirus, i cili paraqet vetëm shifrat zyrtare, vdekshmëria për milionë banor nga COVID-19 në Shqipëri është më e lartë se sa në 145 vende të planetit kurse vdekshmëria e rastit apo “case fatality rate” (CFR), raporti i rasteve të vdekura me rastet e zbuluara në Shqipëri, është më i lartë se sa në 144 vende të planetit.

Pra, edhe duke dhënë shifra të falsifikuara, së paku në masën mbi 55%, përsëri Shqipëria futet në grupin e vendeve me vdekshmëri më të lartë se sa 2/3 e vendeve të botës.

Kjo është arsyeja që Sulltan Salep Surreli duhet të çertifikojë çdo vdekje spitalore dhe është vetëm ai që e shpall nëse është apo jo nga COVID-19, madje edhe rastet që vdesin janë me test pozitiv, ai i shpall si vdekje jo nga COVID-19.

Kjo është arsyeja pse 127-a,  shumicën dërrmuese të të sëmurëve me COVID-19 refuzon t’i shtrojë në spital, ndonëse shumë prej tyre vdesin në shtëpi pa kujdesin e merituar mjekësor.

Kjo është lojë me jetë njerëzish! Lojë me të vdekur! Krim i shëmtuar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s