“Pa Vjosa Osmanin, LDK-ja bëhet forcë e tretë politike në Kosovë” – shkruan miku im Prof. S.Mehazi ne gazeten Bota Sot.
Autoriteti politik nuk dhurohet por fitohet në të quajturat beteja politike. Ne shqiptaret e kemi nja zakon jo të mirë. Ngutemi t’ja presim “kostumin” politikanit sipas mides tonë dhe jo sipas dimensioneve të shtatit , qe do të thotë në përputhje me prurjet e tija në politikë!
Regjizor Ilir Fatkoja SHBA/

Kjo erdhi edhe si kundër përgjigje ndaj qendrimit të ashpër të Arben Gashit, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, i cili vlerësoi se partia e tij do të mund të fitonte më shumë vota në zgjedhjet e 6 tetorit, pa Vjosa Osmanin në krye të listës.
Duke e parë si një deklarim vetiak të nxituar qëndrimin e Arben Gashit, nuk e pashë të arsyeshme të merrem me të, ndaj parapëlqeva debat me mikun tim të hershëm, njohës i politikës profesor S. Mehazi ku diskutimi i të tilla temave është i pranuar jashtë cdo trysnie, ku liria e mendimit turravrapet hareshëm nga këndvështrime të ndryshme dhe ne capracitemi në kerkim të vlerësimeve sa më të drejta.
Ilir Fatkoja Pa dashur t’i kundervihem opinion tuaj i dashur Sulejman, por deshiroj te njihem me aresyet qe ju shtyjne te konkludoni qe mungesa e zonjes Osmani do ta tkurrte LDK-ne. Mendoj qe jane kokrete per ju.
Sulejman Mehazi : I nderuar Ilir Fatkoja, Vjosa eshte e frymes se re politike dhe me e denje para klases se vjeter bajate politike te LDK, pa Vjosen LDK-ja do mbetet e stervjetruar dhe e pafuqishme.
Ilir Fatkoja : Prof Mehazi, ky eshte argument pjesor, miku im.
Te thuash eshte “pjese e frymes se re” do ishte fakt i plote ne se do e argumentons me fakte , si e qysh ka ndikuar sjellja e saj per te arrêt nie grègues me pozitiv ne LDK. Shifrat, krahesuese te votave, fatkeqesisht nuke perkrahin argumentit tuaj. Natyrisht, Vjosa eshte politikane pa “biografi te hershme politike” e per kete arsye nuk ka njolla si ndokush tjeter. Kjo eshte pozitive per Vjosen, por kjo gje nuk garanton arretje e nje stature te larte politike te saj.
Sulejman Mehazi : Bisedojme per autoritetin politik te Vjosa Osmanit e jo per nderkembezat politike te gardes se vjeter te pa autoritetshme te Isa Mustafes , Hazirit e Veliut
Ilir Fatkoja : Profesor Mehazi, autoriteti politik nuk dhurohet por fitohet në të quajturat beteja politike. Ne shqiptaret e kemi nja zakon jo të mirë. Ngutemi t’ja presim “kostumin” politikanit sipas mides tonë dhe jo sipas dimensioneve të shtatit , qe do të thotë në përputhje me prurjet e tija në politikë!
Sulejman Mehazi: I nderuar Ilir Fatkoja frymen dimensionale te prurjes se shtetit sapo filluan Kurti e Vosa, po c’tju bejme betajave te pandershme politike qe historikisht kane fituar, betejat tona jane kush kujt sterkembezen.
Ilir Fatkoja : Profesor, ceshtja e glorifikimit të shpejtë dhe të pa drejtë që ju bëjmë sot politikanëve na kthehet nesër si boomerang e na bien në but të kresë.
Për shkak të përshpejtimit të sotëm në dhënien e opinionieve gabojmë edhe nesër kur gjendemi para të vërtetave që nuk ngjajnë me ato të pritshmërive. At’herë nuk reshtim t’i shajme me soj e sorollop dhe harrojmë se këto janë pjella jonë dështake dhe fajtorët e vërtetë jemi ne që i quajtëm kampionë edhe pse nuk kishin bërë asnjë garë.