Kategori
Uncategorized

Shamizezat dhe shqipëria…

Salla e gjyqit special. Spikat rreshti i parë i mbushur me “shamizeza”

Nga Kastriot Dervishi

Më 1 mars – 13 prill 1945 në kinema “Kosova në Tiranë u zhvillua një gjyq special, me një trupë gjyqësore të formuar me vendimin nr.26, datë 15.12.1944 të Kryesisë së Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, në krye të të cilit ishte tenexhiu me 5 klasë fillore Koçi Xoxe, njëherazi edhe drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit.

U gjykuan ish kryeministra, ministra, drejtorë policie, komandantë xhandarmërie, nëpunës civilë, diplomatë, ushtarakë, gazetarë, etj. Baza ligjore e gjykimit, u miratua pas arrestimit të të pandehurve, d.m.th., ligji nr.41, datë 14.1.1945, “Mbi organizimin dhe funksionimin e gjykatave ushtarake”.

Gjyqi special ka disa veçanti. Nuk arriti të dokumentojë asgjë fajësi me prova. U krye me nxitim vetëm për të dhënë një shfaqe publike. Nga gjykimi doli se shumë prej atyre që dënuan (sidomos ato me vdekje), u kishin bërë gjatë luftës ndere të shumta komunistëve.

E vërteta në lidhje me vendimin e gjyqit e special, gjendet në procesin gjyqësor të Koçi Xoxes. Në deklarimin e datës 11 shkurt 1949, Koçi Xoxe tha se vendimet e gjyqeve të rëndësishme si ai special, i Maliqit, i grupit të deputetëve, disa në Shkodër, Gjirokastër e Korçë, ishin marrë me vendim të Byrosë Politike. Duke iu përgjigjur pyetjeve Xoxe tha se “shumica e këtyre vendimeve ka qenë marrë me vendimin e Byrosë” dhe për disa prej tyre ai ishte “konsultuar me komandantin e përgjithshëm”.

Statistika të gjyqit special:

-U gjykuan 60 persona

-U dënuan me vdekje17 persona

-U dënuan me burgime 40 persona

-U liruan me kusht 3 persona

-Vdiqën gjatë vuajtjes së dënimit 12 persona

-U ridënuan 4 persona (një vdiq në burg dhe një u pushkatua)

-Nga pikëpamja administrative, dokumentacioni është keqadministruar

-Janë evidentuar 27 praktika hetimore nga dosje të ndryshme

-Janë përzier në dosje formulare 7 praktika…

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s