Kategori
Uncategorized

I bukuri Turballi.

Kush ka shkuar dhe nuk është mbrekulluar.

Teqeja bektashiane ‘ Turballi Sulltan Baba’ ndodhet në zemrën e Farsalles, në një lëndinë të bukur, e rrethuar me male të larta, blerim dhe ujë qelibar.

Shkoni or djem një herë në Turballi.

Ishte porosi e xha Veros, nga Lazarati shërbente në tylben e Turanit.

Medi Bazelli, Besnik Bazelli, Urim Gjata, Keni (Skënder Bazelli), Agron Saliasi, Kastrioti, Romi Bazelli) u nisëm nga Selaniku pa e ditur vëndndodhjen, mbas 250 km e gjetëm.

Të gjith u gëzuam, por dhe një dhimbje na përshkoj, ai vend i bukur ishte këthyer në një kasapanë, mezaret e hapura, kockat e baballarëve jashtë, memoriali i Turballiut i shkatërruar, gjithshka nga barbarët të njëjtë me ata shqiptarë që shkatërruan kultet në shqipëri.

Aty u betuam.

Me të ardhurdhat dhe punën tonë, dy ditë cdo fund jave 500 km Selanik-Farsalla dhe këthim.

Ne e ringrinim tylben madhështore, mezarët, rrethimin, gjithshka që ish e nevojshme.

Në fillim ishim pak, cdo javë shtoheshim e shtoheshim pa pushim, dikush vinte nga Athina, dikush qytet tjetër.

Por ne e ringritën Tylben dhe dhe Mezarët e shënjtë.

Sot ajo ndricon atje në Farsalla, e bukur, e shënjtë dhe madhështore.

Këta emigrantë (shumica fisi Bazelli) në foto janë ata që e ringritën Teqenë ‘Turballi Sulltan Baba’ me shpenzimet dhe punën e tyre.
Gjithë shpenzimet u përballuan nga vetë këta njerës të mirë.

Bekuar qofshi o njerës të mirë.

Kjo ishte fjala e Dede Reshat Bardhit kur na priti në selinë e shenjtë në Tiranë.

Turballi të qofshim falë, që na solle kaqë pranë pranë me Sait Baban.

Të të ulemi në gjunjë, na lejo Sulltan baba, të ti puthim këta gurë, shpirti i jonë digjet si furrë.

Majë malit në Farsallë vetëtijë margaritarë, në mes tyee je i parë, Turballi të qofshim falë

Kjo është një pjesë e këngës që këdohej nga Urim Gjata dhe Alfons Bazelli çdo fundjave mbas pune në vëndin e shënjtë Turballi

Një ndimë të madhe në ringritjen e tylbes dha i dërguari i Dede Reshatit, Baba Sadiku, i cili jo vetëm drejtoj punimet dhe punoj së bashku me ne .

Lini një koment