Kategori
Uncategorized

Akuza për korrupsion nga SHBA për Edi Ramën.

12974290_10153637716826523_4747954542928202293_n-640x340

Akuzat për korrupsion për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nuk vijnë më vetëm nga kundështarët e tij politikë. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, një kryeministër shqiptar është akuzuar drejpërdrejtë për lidhje me korrupsionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke komentuar deklaratat e Ramës kundër Donald Trump, ish –zëdhënësi i Pentagonit, J.D. Gordon, në një intervistë për emisionin Fox Business, në kanalin prestigjoz Fox News, tha se kritikat vijnë nga një kryeministër i lidhur me korrupsionin dhe që drejton një mazhorancë parlamentare të korruptuar.

Ish –zyrtari amerikan theksoi se komentet e Ramës ndaj Trump vijnë për shkak të lidhjeve të ngushta që ai ka me George Soros. Dhe ai theksoi se këto komente kritike ndaj Trump vijnë nga një kryeministër i lidhur me korrupsionin, që drejton një mazhorancë parlamentare të korruptuar.

“E dini që këtë javë ishte në Washington miku i ngushtë i George Soros, i cili ka qenë i ftuar nderi në dasmën e tij. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë. Ky njeri foli për Donald Trump dhe tha që përbën rrezik për civilizimin. Dhe e dini kush e thotë këtë, Edi Rama i cili është në krye të një parlamenti të korruptuar, që është i lidhur me korrupsionin. Ne duhet t’u themi këtyre liderve europianë që të mos fusin hundët në politikën tonë të brendshme”, tha  ish-zëdhënësi i Pentagonit.

Kjo është hera e parë në histori që emri i një kryeministri shqiptar përmendet në një televizion prestigjoz në SHBA si i lidhur me korrupsionin. Dhe këto akuza të drejpërdrejta ndaj Ramës vijnë vetëm pak ditë pasi Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin për të drejtat e njeriut, theksonte se korrupsioni është i përhapur në çdo degë të qeverisjes. Kryeministri Rama është prej kohësh në qendër të akuzave të opozitës për afera korruptive.

Kundështarët e tij politikë e lidhin emrin e Ramës me disa koncesione prej qindra miliona eurosh, kryesisht në Shëndetësi e punë publike. Në raportet konfidenciale të e ndërkombëtareve, Edi Rama figuron si një njeri me pasuri të dyshimtë. Raporti konfidencial i OSBE, i tetorit të vitit 2014, i botuar ekskluzivisht nga Lapsi.al, fliste për një pasuri prej 200 milionë eurosh që kryeministri shqiptar Edi Rama ka në kompani offshore dhe që menaxhohet nga vëllai i tij Olsi Rama. Por deklaratat e ish –zëdhënësit të Pentagonit mbeten akuzat e para publike që vijnë nga ndërkombëtarët për kreun e qeverisë shqiptare.

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

One reply on “Akuza për korrupsion nga SHBA për Edi Ramën.”

Lini një koment