Kategori
Uncategorized

Pas shumë torturash vdiq në stacionin e policisë së Bilishtit Isa Bilishti.

Edibe Yze, i cili ka qenë prej disa vitesh në kampin e internimit të Kamzës dhe u la i lirë në fund të vitit 1950, tregon se në verën e 1950 në kamp kanë vdekur dhjetra fëmijë nga mungesa e ushqimit, e kujdesit mjekësor dhe kushtet e rënda.

Ai mban mend emrat e disa prej tyre: bija e Osman Pajakut nga Pogradeci, biri i Qamil Collakut nga Bilishti, bija e Sabri Labinotit nga Korça, bija e Rrapo Selca nga Gora e Korçës, biri i Dragoricës nga Korça, bija e Shero Tresovës nga Tresova e Korçës, biri i Batire Oshafit nga Pogradeci, bija e Tosun Hoxhallarit nga Tresova, biri Kajam Cerasa nga Pogradeci, dy vajza të vogla nga Halarupi dhe një djalë i vogël kanë vdekur në të njëjtën ditë; një djalë nga Pogradeci dhe tre fëmijë të tjerë nga një fshat, Nizam Qazimi nga një tjetër fshat, nëna e Kajim Cerava e përmendur më sipër, gruaja e vjetër Brakollari nga Dushari i Oparit, dhe Ligor Gjata nga Bilishti.

Pas shumë torturash vdiq në stacionin e policisë së Bilishtit Isa Bilishti.

Kadri Pjetri i ardhur këtu në 16 mars 1952, raporton se në burgun e Korçës ka vdekur nga vuajtjet Bektash Panariti nga Panariti i Korçës. Refugjati 45 vjeçar Mefail Totolaku i lindur dhe banor në fshatin Tren të Bilishtit, u intervistua më 6 dhjetor 1951 dhe deklaron sa më poshtë: Në rajonin tonë nuk ka rezistencë të organizuar.

Krerët komunistë të partisë në Bilisht janë Emin Kaçani kryetar i Komitetit, Thimi Domoshti nga fshati Hoçisht, Koçi Sinika agjitator i partisë, Sadik Progeri dhe sekretari i partisë Ligor Berberi.

Njerëzit në rajonin tonë janë në dijeni të aktivitetit të Komitetit Kombëtar Shqipëria e Lirë dhe kanë vënë të gjitha shpresat të çlirimi prej tyre. Banorët preferojnë fuqitë perëndimore dhe veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Jugosllavia urrehet nga masat atje pasi ka regjim komunist dhe mban yllin e kuq. Njerëzit gjithashtu e konsiderojnë Jugosllavinë përgjegjëse për vuajtjet tona.

Askush nuk beson se Greqia do të pushtojë rajonet tona pasi fuqitë perëndimore nuk do ta lejojnë.

Njerëzit e urrejnë Rusinë dhe rusët.

Ata besojnë se Kremlini ka skllavëruar vendin, ka hequr pavarësinë e tij dhe po bën që njerëzit të vuajnë për bukë. Italia konsiderohet si armik. Për sa kohë që fqinjët hedhin sytë nga Shqipëria ne nuk do i konsiderojmë miq. Është e vërtetë që disa komunistë të fshatit janë më të mirë se të tjerët. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë për përçarje në parti. Në rajonin e Bilishtit di që shtëpitë më të sigurta nga komunistët janë ato të Ismail Kape, Ramadan Mehmeti, Haki Mydini, Arif Ramadani, Refat Madani, Estref Madani, Reshit Ganiu, Zeqir Bektashi, Foti Jorgji, nga fshati Tren.

Kohët e fundit në lokalitetin tim nuk ka pasur arrestime dhe as largime në mal. Unë personalisht nuk kam parë gjurmë të Komitetit Shqipëria e Lirë, por kushëriri im Nazif Kape më ka thënë se ka parë një trakt të lëshuar me aeroplan nga Komiteti, ku i kërkohej njerëzve të bënin durim pasi Shqipëria do të çlirohet me ndihmën e fuqive të mëdha. Efektivët e Sigurimit në zonën tonë janë Zenel Rexhepi, Resul Zhyleku, Sotir Kolezi, Enver Kape, të cilët mbajnë rroba civile.

Në zonë nuk ka batalion ndjekjeje. Nuk mund të them gjë për radiot. Kam dëgjuar njerëz që thonë se dëgjojnë “Zërin e Amerikës” por nuk kam kontaktuar ndonjëherë me njerëz që dëgjojnë radion.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s