Kategori
Uncategorized

Marrje në pyetje e Xhevdet Malos.

Refugjati Xhevdet Malo nga Konispoli është ish-punonjës i zyrës së postës në Konispol, dhe raporton si më poshtë:

Në 1951 një person në Gjirokastër mori një pako me rroba nga i vëllai në Amerikë me vlerë 20 dollarë, por autoritetet ngarkuan taksë 250 dollarë për të paguar. Prandaj personi i përmendur i dërgon letër vëllait për t’i kërkuar shumën e taksës doganore. Natyrisht që i vëllai u habit shumë nga kërkesa dhe i dërgoi letër mësuesit të fshatit për ta pyetur nëse i vëllai ndihej mirë me shëndetin mendor, pasi i kishte kërkuar 250 dollarë për të marrë pakon dhe 200 dollarë për të blerë një gomar.

Ai thoshte se nuk mund t’i besonte këto prandaj mendonte se mund të jetë çmendur. Kur mori letrën mësuesi ia tregoi të vëllait dhe më pas iu përgjigj se i vëllai ishte në shëndet të mirë por ishte situata në vend që është çmendur dhe kërkesat ishin të vërteta. Në 1951 Ahmet Abazi nga fshati Janjar-Konispol mori një pako me rroba nga babai i tij në Amerikë me vlerë 14 dollarë, por qeveria i vuri një taksë dogane prej 350 dollarë. Ai nuk e mori kurrë pakon.

Refugjati Muharrem Mullaj nga fshati i Flloqit raporton: Arqile Gostivishti ka humbur një këmbë prej torturave nga seksioni i Sigurimit në Korçë.

Thuhet se bijtë e familjeve kulake përveç shërbimit të detyruar ushtarak prej 2 vjetësh, duhet të kryejë dhe 2 vjet të tjera punë të detyruar. Në 1951 përveç detyrimeve zyrtare të fshatarëve ndaj shtetit, komunistët kërkonin dhe sasi gruri që nuk përfshiheshin në letrat e detyrimeve. Autoritetet i caktojnë çdo fshati një sasi prodhimi sipas planit, e cila ndahet sipas fshatarëve nga këshilli i fshatit.

Masa të ashpra merreshin ndaj atyre që nuk bindeshin. Në 1951 u vetëmbyt në lumin e Tiranës njëfarë Bajram Kuci, nga fshati Zhulat e Gjirokastrës, i cili ishte internuar bashkë me të gjithë familjen në kampin e punës së Kamzës. Për varrosjen e tij autoritetet nuk dhanë as arkivol.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s