Kategori
Uncategorized

Berisha: Soros po falsifikon Reformën në Drejtësi, PE të hetojë.

Foto: Hamza Hatika

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka vijuar edhe sot akuzat ndaj asaj që e cilëson mafia sorosiane. Në përgjigje të apelit të Fleckenstein, Berisha iu përgjigj këtij të fundit me një këshillë.

Nga çadra e protestës ai denoncoi skandalin e fundit sipas tij të mafias së Xhorxh Soros, duke akuzuar se po falsifikohet reforma në drejtësi.

Berisha apeloi Parlamentin Europian të hetojë mbi këtë çështje, pasi sipas tij në këtë mënyrë po punohet për destabilizimin e vendit.

Fjalimi i plotë:

“Kjo reformë (reforma në drejtësi) e dirigjuar nga kryespekulanti i botës, kryemafiozi, Xhorxh Soros në emër të Edi Ramës dhe për Edi Ramën.Nuk do më dëgjoni kurrë mua të sulmoj pa fakte dhe argumenta. Do ti them atij mikut tim të djeshëm, mikut të shqiptarëve,  deputetit Fleckenstein se u shpreh se “Berisha po tregon përralla me Sorosin”. Kam vetëm një këshillë miqësore po e deshi. “Nëse Sorosi ka besim tek ti, ti mos ki besim tek Sorosi se kjo do të shërbejë të gjithë jetën.”

Në këtë ndërtesë krahas kryemafiozit është dhe mafiozi tjetër i ardhur nga Italia i lidhur me të gjitha grupet mafioze shqiptare në Itali, është sot Sekretai i Përgjithshëm i mafias shtetërore. Kushtetuta dhe me kërkesë të ndërkombëtare përcakton që vetorët ndërkombëtarë, funksionimi i tyre do përcaktohet me një marrëveshje ndërkombëtare. Ato hartohen nga Këshillim i Ministrave, shqyrtohen, miratohen dhe ratifikohen nga Parlamenti. Por çfarë bëri mafia sorosiane? I them atij mikut tim që më çonte habere nga konferenca e shtypit, mikut të shqiptarëve se unë ja vlerësoj kontributin atij, na ka ndihmuar shumë në ligjin e dekriminalizimit dhe marrëveshjen. Përdorën përsëri falsifikimin e turpshëm përmes përkthimit.

Kjo fytyrë e tyre, neni që thotë se realizohen nëpërmjet një marrëveshje ndërkombëtare e kishin dërguar ndrikullat dhe kumbarët e Soros e kishin përkthyer “realizohet me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi”. Dhe filloi operacioni duke shndërruar Kushtetutën njëhërë në Kushtetutë dhe njëherë në prostitutë si ju intereson atyre. I bëj thirrje PE të hetojë këto akte të shëmtuara falsifikimesh, nuk bëhet reformë për Edi Ramën. Në këtë mënyrë punohet vetëm për destabizilimin e këtij vendi. Absolutisht jemi për reformën dhe që të kemi drejtësi të pavarur, por nuk jam kurrë për një drejtësi të kapur nga Edi Rama por as për një drejtësi në duart e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, drejtësia duhet të jetë e pavarur.

Kryetari i PD qëndroi në mënyrë më të vendosur ndaj të gjitha presioneve të pandershme që kishin vetëm  një synim, reformën, drejtësinë, në duart e kryebanditit Edi Rama. Lulzim Bashën dhe jo Edi Ramën, për qëndrimin e tij e morën në telefon nga qendrat më të rëndësishme të pushtetit të botës dhe e përgëzuan. Pasi deklaruan se dhe 7 ligjet do jenë konsensuale, ndaj dhe ne votuam, të nesërmen si zuzarë dhe primitivë shkelën marrëveshjen. Nuk kanë ligj, nuk kanë kontratë, nuk kanë moral. Ato që nuk morën dot në Kushtetutë, i vendosën në ligje për të dhunuar Kushtetutën, marrëveshjen, për ti dhënë Edi Ramës drejtësinë në pëllëmbë të dorës. Na përjashtuan. Nuk mjaftoi kaq, bënë përkthimin duke falsifikuar nenet e Kushtetutës dhe e çuan në Venecia.

E keqja nuk kërkon asgje tjetër që të triumfojë përveç indiferencës së njerëzve të mirë, përveç konformizimit të intelektualëve, heshtjes së tyre. Mos u bëni bashkëfajtorë në këtë regjim kriminelësh, banditësh. Ju që të gjithë mund të lexoni për politikën dhe politologjinë dhe do gjeni se më i keqi i të gjitha regjimeve, më i keqi i të gjitha dikaturave, më i keqi i të gjitha oligarkive është banditokracia. Ajo është më e keqja se vetë diktatura. Ngrihuni dhe frymëzohuni.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s