Kategori
Uncategorized

Portret i Nevzat Haznedarit.

Nga Kastriot Dervishi.

Nevzat Haznedari (1915-1984) ishte ndër figurat më përfaqësuese të diktaturës komuniste në Shqipëri. I ardhur si partizan i vonuar nga viti i parafundit i luftës (më 7.3.1943), ai ka regjistruar plot rekorde kriminale deri në mbyllje të jetës së tij në shërbim të diktaturës.

Ndryshe nga shumica e brezit të tij, përgjithësisht analfabetë ose me arsim fillor, Haznedari u arsimua në Liceun e Korçës në vitet 1927-1931 dhe Normalen e Elbasanit në vitet 1935-1939.

Punoi në vitet 1939-1943 arsimtar në Leskovik. Arsimimit të tij iu shtua në vitet 1951-1952 edhe specializimi në Bashkim Sovjetik për armën e sigurimit.

E nisi karrierën me gradën e kapitenit I për të përfunduar gjeneral-major në korrik 1961.

Spikaten nga jetëshkrimi i tij:

1945-1946 prokuror në Komandën e Përgjithshme të Ushtrisë

1946-1949 prokuror i Gjykatës në Lartë Ushtarake

1952-1964 kryetar i Degës së 7-të (hetuesia) i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, (2 vjet edhe zëvendësdrejtor)

1967-1974 kryetar i Degës së Punëve të Brendshme Elbasan

1974-1975 këshilltar në Drejtorinë e Hetuesisë në MPB

1975-1977 inspektor në MPB

1977-1979 kryetar i Degës së Veçantë në Drejtorinë e Parë (kundër elementit antiparti)

Haznedari hyn te ato persona që për idealet komuniste nuk bëri kompromis as me njerëzit e familjet.

Ai shkruan:

“Kam patur një kushëri të mëmës fashist, Neki Starova, të cilin e vrau lëvizja nacionalçlirimtare në vitin 1942 (në fakt në vitin 1940-shënim).

Gjithashtu edhe një kushëri të dytë Xhevat Starova ka qenë me armikun, të cilin kur isha prokuror e kam gjykuar dhe ekzekutuar”.

Gjithashtu shënohej që dy shokët e ngushtë të tij u larguan në Itali para se komunistët të vendoseshin në pushtet.

Dy motrat e tij u martuan në SHBA, ndërsa bashkëshorti i motrës tjetër u dënua në Shqipëri si kulak e vdiq në burg.

Vetë Haznedari dënoi vëllain e vjehrrës së vet me 10 vjet burgim. Përllogaritet pjesëmarrës në rreth 270 procese kryesore politike si prokuror ushtarak, hetues dhe ekzekutor.

Kur mbushi 60 vjeç, pikërisht në kohën që kreu ekzekutimin e fundit të jetës, ministri i Punëve të Brendshme, Kadri Hazbiu, në letrën përshëndetëse, midis të tjerash i shkruan:

“Jeta juaj është jeta e një komunisti militant të orëve të para, e një komunist partizan të papërkulur, e një ushtari e drejtuesi në organet e punëve të brendshme, e sidomos në armën e sigurimit të shtetit”.
””””””””””””””””””
Gazeta Panorama e dates 02/01/2009 :

Raporti: Fjalët e fundit të gjeneralëve

PROCESVERBAL

Në Tiranë, më 5/XI/1975
Në bazë të urdhrit të ministrit të Punëve të Brendshme Nr.850 datë 5/XI/1975, ora 16:00, në vendin e caktuar në prani të prokurorit Murat Kanani dhe të mjekut Nevzat Vigani, nga unë Nevzat Haznedari, i ngarkuari i Drejtorisë së Hetuesisë, u ekzekutua vendimi me vdekje për armiqtë komplotistë Beqir Ali Balluku, Petrit Taulla Dume dhe Hito Shaqo Çako.
Para ekzekutimit secili nga këta armiq u njoftua nga prokurori se Presidiumi i Kuvendit Popullor refuzoi kërkesën e tyre për faljen e jetës. Mbas kësaj ata thanë:

1. Beqir Ali Balluku – Nuk foli fare
2. Petrit Taulla Dume – “Të rrojë populli, të rrojë partia”
3. Hito Shaqo Çako – “Mirë”
Në përfundim u krye ekzekutimi i tyre nga unë Nevzat Haznedari dhe pasi u kontrolluan nga mjeku Nevzat Vigani, u konfirmua vdekja e tyre

Nevzat Haznedari Murat Kanani Nevzat Vigani
Tiranë, më 5. XI. 1975
Historite me kete xhelat skane te mbaruar.

Megjithmend : Kush eshte ky Nevzat Haznedari qe ka shkrepur me doren e tij mbi tre gjeneralet?, qe ka mbytur me duarte e tij Teme Sejkon, qe ka….bere kaq e kaq zullume? A rron? A e ka vrare ndopak ndergjegja per cka bere apo ka vdekur si qen?
Me dridhen duarte tani qe shkruaj dhe sdi a ka folur dikush me te per bemat e tij.
Ju lutem kush di me teper per kete monster te shkruaj ne kete teme.

One reply on “Portret i Nevzat Haznedarit.”

Kriminel si gjith komunistet tjer shum e dhimbshme por ma e dhimbshme qe kerkush nuk u pergjigj per keto krime makabre por edhe ma e keqja esht se bashkpuntoret apo fmit e tyre edhe sot e ksaj dite udhheqin shtetin cfar ndodh me shqiptaret.

Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s