Kategori
Uncategorized

Oficerët e Sigurimit të Shtetit në fund të vitit 1990.

Shifrat e oficerëve të Sigurimit, si dhe një klishe e propagandës së kohës. Një punëtor operativ (civili), bashkë me një polic gjatë takimit me një qytetar

Nga Kastriot Dervishi

Në fund të regjimit komunist, arma e Sigurimit kishte në tërësi një trupë prej 1.466 kuadrosh, shumica oficerë dhe legalë. Nga kjo shifër, një numër i vogël ishin ilegalë dhe nënoficerë. Megjithatë, drejtpërdrejt me terrenin ishte një numër më i vogël se kaq (do publikohet në vijim). Kryesisht ishin punëtorë operativë dhe oficerë drejtimi.

Krahasuar me vendet e tjera të Lindjes komuniste, në raport me popullsinë, paraqitet ky raport i një oficeri për banorë, gjatë gjithë ekzistencës së shërbimeve sekrete:

-595 banorë KGB (Bashkimi Sovjetik, për vitet 1917-1990)

-180 MIS (RDGJ) (për vitet 1950-1990)

-867 STB (Çekosllovaki) (për vitet 1944-1990)

-1.553 Sekurita (Rumani) (për vitet 1944-1990)

-1.574 SB (Poloni) (për vitet 1944-1990)

-300 Sigurimi (Shqipëri, për vitet 1944-1990)

Sigurimit i mungonte drejtimi cilësor, për inteligjencë nuk bëhet fjalë fare. Në raporte vërehen gabime të shumta, informacione të pasaktë dhe punë operative e pakët. Gjithë strategjia ishte në goditjen e shtresave të njohura si “armiq të popullit”, sesa te zhvillimi i teknikave të njohura të shërbimeve sekrete.

MIS në RDGJ kishte gjatë viteve 1950-1990 gjithsej 89.000 oficerë. Krahasuar me popullsinë, shifra është e lartë si në RDGJ ashtu edhe në Shqipëri. Duke pjesëtuar shifrën e përgjithshme të oficerëve, del informacioni i mësipërm edhe për vendin tonë. Në vendet e tjera të Lindjes oficerët e Sigurimit, anëtarë të një shkolle që nuk vlen për asgjë, janë hedhur me kohë në koshin e plehrave. Ndërsa në Shqipëri janë në pozita komanduese. Jo pak prej tyre, i shohim edhe në tavolina si “ekspertë sigurie”, kur në të vërtetë ata nuk janë veçse punëtorë partie. Përbën avantazh për administratën e sotme, origjina familjare me lidhje me Sigurimin. Për këtë nuk duhet ndonjë kërkim i madh. Mjafton të shohësh organikën e fundit të Sigurimit dhe do vëresh shumë drejtues të sotëm janë bijtë e tyre. Nuk është as rastësi e as punë zotësie. Është punë Sigurimi.

(Pjesë e një studimi dinamik në proces mbi diktaturën komuniste dhe armën e Sigurimit të Shtetit.)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s