Kategori
Uncategorized

Shtator 1948/ Kufoma e Mustafa Deliallisit, tri ditë në mes të Shijakut, për të terrorizuar popullin.

Fundi tragjik i ushtarakut antikomunist, i diplomuar në Torino: U vetëvra për të mos rënë në dorë të komunistëve, më pas u gropos buzë Erzenit.

I diplomuar në akademinë ushtarake të Torinos, në vitin 1936, Mustafa Deliallisi ishte ndër të paktët kuadro të shkolluar në perëndim, në Shqipërinë e viteve 1944. Kishte mbajtur detyrën e Rrethkomandantit të rekrutimit në Librazhd, Burrel. Pas pushtimit të Shqipërisë, ai kishte dhënë dorëheqjen nga të gjitha detyrat në ushtri, në vitin 1943. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Mustafa Deliallisi, u pozicionua kundër regjimit dhe krijoi çetën e tij kundër regjimit komunist, duke operuar për katër vite rresht. Mustafa Deliallisi dhe çeta e tij ishin në shënjestër të regjimit dhe për këtë, ishte ngarkuar grupi i forcave të ndjekjes, drejtuar nga Kadri Hazbiu. I rrethuar nga forcat e ndjekjes komuniste, në shtator të vitit 1948, Mustafa Deliallisi refuzoi të dorëzohej dhe ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, me qëllim që të mos binte në dorë të terroristëve komunistë.

Për ta kthyer në shembull terrori, për të gjtihë ata që do të guxonin t’i kundërviheshin regjimit, komunistët e morën kufomën e Deliallisit dhe e ekspozuan për tri ditë me radhë, në qendër të Shijakut. Më pas, e ngarkuan në një karrocë plehrash dhe e groposën buzë Erzenit. Eshtrat e ushtarakut të famshëm, ende nuk janë gjetur, me gjithë përpjekjet e familjarëve të tij, të cilët nuk kanë reshtur së kërkuari deri sot.

Ushtarak Shijak 1912-18 dhjetor 1948. Mbasi mbaron gjimnazin në Shkodër dhe shkollën Plotësuese të Oficerëve në Tiranë, diplomohet në Akademinë Ushtarake të Torinos më 1936. Rrethkomandant rekrutimi në Librazhd, Burrel. Pas pushtimit emërohet në Malin e Zi përkohësisht. Jep dorëheqjen nga shërbimi ushtarak. 1943: Komandant xhandarmërie në Shijak.

Me ardhjen e komunistëve në pushtet, Mustafai krijon një çetë që vihet nën shenjestër të forcave të ndjekjes. Për 4 vjet çeta ia doli të kryente e pacënuar aksionet kundër regjimit komunist. Më 18 dhjetor u rrethua nga forcat e komanduara nga Kadri Hazbiu. Nuk pranoi të dorëzohej dhe vrau veten që të mos binte në dorë të terroristëve komunistë. Të nesërmen, Mustafa Deliallisin e vdekur, e ekspozuan në qendër të Shijakut, për tri ditë e tri netë përjashta, e më pas me një karrocë plehrash e çuan për ta varrosur, jo në varrezat e qytetit, por diku në breg të Erzenit, në një gropë, pa i vënë asnjë shenjë për njohje. Edhe sot, me gjithë përpjekjet e pandërprera, familja e tij nuk e ka gjetur varrin. Më 20 shkurt 1993, Komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi njohjen e faktit të vrasjes pa gjyq, për “motive politike“, më 17 dhjetor 1948.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s