Kategori
Uncategorized

EDVIN RAMA LUAN ME DISA PORTA NJEHERESH DUKE PERJASHTUAR SHBA DHE NATO.

Beogradi kryeqytet i shovinizmit, lojë me shumë porta me rusët dhe kinezët, Tirana kërcen vallen e Berlinit dhe të BE, mendon se ku të fshehë paratë.

Veprimtari shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shenasi Rama  komenton tensionimin e befte te mardhenieve nemes serbeve dhe shqiptareve,ndersa ben dhe nje analize per tiparet e udheheqesve politike te serbeve dhe shqiptareve,ne raport me pushtetin, parane, BE,NATO_n, Rusine, historine dhe konfliktet e se kaluares. Ish studenti i Dhjetorit 90 dhe protagonist i levizjeve per demokraci,thote se te dy popujt kane nje mosbesim te thelle ndaj njeri tjetrit,ndersa shtoi se fluturakja  nuk hapi ndonje plage te re,po vetem se e gervishti plagen qe kishte yene kore. Rama pohoi se Beogradi eshte nje kryeqytet shume nacionalist dhe qartesisht shovinist,ndersa luan me disa porta njeheresh,si me Rusine, Kinen dhe BE ne, duke perjashtuar SHBA ne dhe NATON. Ndersa per parine e Tiranes, Shenasi Rama pohohi se udheheqesit e Tiranes kervcejne vallen e BE se dhe te gjermaneve per interesa financiare,duke menduar se ku te fshehin parate.shinasi

Tirana nuk ka asnjë lloj kujtese historike por kërkon afrim me çdo kusht për interesa ekonomike dhe e shtyrë nga të huajt. Tani raportet midis shtetit serb dhe atij shqiptar duhet  të shihen në këto nivele.

Së pari,popujt kanë një mosbesim të thellë ndaj njeri-tjetrit.

Së dyti, Beogradi është një kryeqytet shumë nacionalist me një nivel dërgjegjësimi ekstrem që është qartësisht shovinist,por që e ruan sjelljen kozmopolitane në nivelin e parisë kur i shërben asaj.

Tirana ështe një qytet shumë kozmopolitan,në te cilin,përtej rinisë dhe të shpërngulurve nuk ka ndërgjegje kombëtare dhe ku sjellja politike nuk përcaktohet nga interesi i shtetit apo ai kombëtar,por nga interesat parise që e kontrollon atë shoqëri me dore të hekurt…

Kategori
Uncategorized

Në vend të një manifesti

Në vend të një manifesti

Nga: Shenasi Rama.

Njerezit e uritun, me gjetë shpresë e zgjidhje ma të mirë për të ardhmen po presin që zgjidhja do të vijë dikur e prej dikah, presin, të gjithë presin e vetë nuk bajnë asgja. Tranzicioni drejt askundit po përfundon me oligarkinë e krimbur në miliarda e një popull që han bukë, jeton, por në thelb e ka të parashkruar rrugën e skllavnimit. Këto janë probleme që i kam trajtuar gjerësisht në librin tim “Përrallat e Tranzicionit Shqiptar” dhe me kolegët në Blogun “Rrethi i Ferrit”. Një nga miqtë e mi me thotë që duhet me e thanë qartë e pamëdyshje se cili është problemi, cila është zgjidhja, dhe kush do ta bëjë. Po ja, shkurt e shqip,

Problemi:

Tre armiqtë kryesorë që nuk na lënë me ecë në rrugën e duhur janë:

Njeriui zvetënuar, në një shoqëri të pamoralshme.
Qeveritari i korruptuar me një shoqëri të nënshtruar.
Sistemi i ndërtuar për të përfituar pakicat e papërfillshme e të huajt që i përdorin këto veglat e parisë si marioneta të veta.

Zgjidhja:

Shtet-kombi dhe forcimi i tij është çelësi, zgjidhja, dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje. Zgjidhja është me pasë:

Shtet me Legjitimitet
Shoqëri me Moralitet
Shqiptar me Dinjitet

E ardhmja:

Në këtë kohë, të gjithë po presin heronjtë, por heroi që na duhet ne shqiptarëve është fjala, parimi, fillesa, kuptimi i drejtë. Njerëzit janë të gabueshëm, parimet nuk janë. Kur kuptohet si duhet parimi i ndërtimit të shoqërisë, atëherë:

Njeriu i thjeshtë ruhet shumë mos me ba keq sepse morali shoqëror të dënon;
Politikani e qeveritari druhet me u përzie në korrupsion sepse ligji të ndëshkon dhe zhvatësit ngado që vijnë, e dijnë se rruga është e mbyllur dhe një shtet i fortë i pengon.

Kush do ta bëjë:

Njerëzit, që ndahen me të keqen dhe duan një shoqëri ndryshe për fëmijët e familjen e tyre shqiptare.
Qeveritarët e politikanët që punojnë për të fitura respekt e dinjitet prej kombit të vet
Botëkuptimi kombëtarist që të mëson se kombi dhe shteti janë rruga e vërtetë e shpëtimit

Rruga:

Strukturimi i vlerave më të pastra e të mira që ka kombi, që nga individi tek bashkësitë e ndryshme.
Mobilizimi politik i atyre që duan të shërbejnë me mjete sa më demokratike
Ndërtimi i shtet-kombit funksional dhe në shërbim të shqiptarëve.

Ç’ka do të arrihet

Sigurimi i  jetës me dinjitet, mbrojtja e nderit, dhe përkujdesja për shqiptarin dhe familjen shqiptare.
Ndërtimi i një shoqërie me vlera e me moral që ushqen më të mirën tek njeriu dhe familja
Funksionimi i një shteti në shërbim të shtetasve, me burimet e me mundësitë që ka.

Nëse pajtoheni me këtë koncept, shpërndajeni sa më shumë që të mundeni e ku të mundeni. Nëse doni me dhanë mendime me tepër, më shkruani. E rëndësishme është që me fillue një debat për këtë temë.shenasi-rama