Kategori
Uncategorized

Në vend të një manifesti

Në vend të një manifesti

Nga: Shenasi Rama.

Njerezit e uritun, me gjetë shpresë e zgjidhje ma të mirë për të ardhmen po presin që zgjidhja do të vijë dikur e prej dikah, presin, të gjithë presin e vetë nuk bajnë asgja. Tranzicioni drejt askundit po përfundon me oligarkinë e krimbur në miliarda e një popull që han bukë, jeton, por në thelb e ka të parashkruar rrugën e skllavnimit. Këto janë probleme që i kam trajtuar gjerësisht në librin tim “Përrallat e Tranzicionit Shqiptar” dhe me kolegët në Blogun “Rrethi i Ferrit”. Një nga miqtë e mi me thotë që duhet me e thanë qartë e pamëdyshje se cili është problemi, cila është zgjidhja, dhe kush do ta bëjë. Po ja, shkurt e shqip,

Problemi:

Tre armiqtë kryesorë që nuk na lënë me ecë në rrugën e duhur janë:

Njeriui zvetënuar, në një shoqëri të pamoralshme.
Qeveritari i korruptuar me një shoqëri të nënshtruar.
Sistemi i ndërtuar për të përfituar pakicat e papërfillshme e të huajt që i përdorin këto veglat e parisë si marioneta të veta.

Zgjidhja:

Shtet-kombi dhe forcimi i tij është çelësi, zgjidhja, dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo gjendje. Zgjidhja është me pasë:

Shtet me Legjitimitet
Shoqëri me Moralitet
Shqiptar me Dinjitet

E ardhmja:

Në këtë kohë, të gjithë po presin heronjtë, por heroi që na duhet ne shqiptarëve është fjala, parimi, fillesa, kuptimi i drejtë. Njerëzit janë të gabueshëm, parimet nuk janë. Kur kuptohet si duhet parimi i ndërtimit të shoqërisë, atëherë:

Njeriu i thjeshtë ruhet shumë mos me ba keq sepse morali shoqëror të dënon;
Politikani e qeveritari druhet me u përzie në korrupsion sepse ligji të ndëshkon dhe zhvatësit ngado që vijnë, e dijnë se rruga është e mbyllur dhe një shtet i fortë i pengon.

Kush do ta bëjë:

Njerëzit, që ndahen me të keqen dhe duan një shoqëri ndryshe për fëmijët e familjen e tyre shqiptare.
Qeveritarët e politikanët që punojnë për të fitura respekt e dinjitet prej kombit të vet
Botëkuptimi kombëtarist që të mëson se kombi dhe shteti janë rruga e vërtetë e shpëtimit

Rruga:

Strukturimi i vlerave më të pastra e të mira që ka kombi, që nga individi tek bashkësitë e ndryshme.
Mobilizimi politik i atyre që duan të shërbejnë me mjete sa më demokratike
Ndërtimi i shtet-kombit funksional dhe në shërbim të shqiptarëve.

Ç’ka do të arrihet

Sigurimi i  jetës me dinjitet, mbrojtja e nderit, dhe përkujdesja për shqiptarin dhe familjen shqiptare.
Ndërtimi i një shoqërie me vlera e me moral që ushqen më të mirën tek njeriu dhe familja
Funksionimi i një shteti në shërbim të shtetasve, me burimet e me mundësitë që ka.

Nëse pajtoheni me këtë koncept, shpërndajeni sa më shumë që të mundeni e ku të mundeni. Nëse doni me dhanë mendime me tepër, më shkruani. E rëndësishme është që me fillue një debat për këtë temë.shenasi-rama

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s