Gjithnjë kam qenë i vetëdijshëm se pas çdo shkrimi kritik hyja në shtigje me rreziqe të mëdha, por i kam marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe…! Dikush duhet të informojë opinionin për të vërtetën se çfarë po ndodh me arsimin, kulturën dhe integrimin e shoqërisë ku jetojmë dhe punojmë në Maqedoni. Dikush prej nesh duhet ta bëjë që të dali e vërteta, për tragjedinë që po ndodh përpara syve tanë. Është e lehtë të jetohet në perëndim, në vendet demokratike, por është heroizëm të jetosh midis shumicës të pashkolluar, në mjedisin ku shteti të kërcënon me jetën në çdo çast.
Dasmat janë në përfundim.
Nga Arben Llalla.
Dasmat janë në përfundim e sipërm tek shqiptarët në Maqedoni. Pas kësaj rinia shqiptare e ka mendjen të gjej një Nuse me Letra Evropiane ose të ikin në Mërgim pakthim. Kështu, po zvogëlohet numri i shqiptarëve në Maqedoni sepse sllavo-maqedonasit janë të rregulluar nëpër punëra. Rregjistrimi i popullsisë në Maqedoni do ti përjashtojë mërgimtarët dhe ne, shqiptarët mund të dalim nën 20%, aq sa Rusia i ka dhënë urdhër sllavëve të këtyre anëve. Qëlllimi dihet NËSE DUHET TË NDAHET MAQEDONIA, AJO DO TË NDAHET NË BAZË TË NUMRIT TË POPULLSISË, ASHTU SIÇ KA NDODHUR EDHE MË PARË. Prandaj unë mbështes idenë e mos ndarrjes së Maqedonisë sepse shqiptarët humbin Ohrin, gjysmën e Strugës, gjysmën e Kërçovës, Manastirin, gjysmën, gjysmën e tërë territoreve tona.
PËRSE NUK REALIZOHET MARRËVESHJA E OHRIT E 2001!
Tani për tani nuk nevojë një Marrëveshje të re midis sllavo-maqedonasve dhe shqiptarëve sepse ende nuk është përfunduar realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit 2001, të cilën e garantojnë gjaku i dëshmorëve, NATO, BE dhe fqinjët e Republikës së Maqedonisë. Mos realizimi i plotë i MO-s nuk qëndron tek fakti se faji është i palës sllavo-maqedonase, por në fillim fajin duhet ta kërkojmë tek qeveritarët shqiptar, deputetët, partitë tona, pozita BDI dhe opozita PDSH. Sepse nëse faktori shqiptar do ishte këmbëngulës, me një zë të përbashkët fuqishëm, kjo marrëveshje do ishte përfunduar me kohë, por ministrat dhe deputetët tani janë mjaftuar vetëm me rehatinë e tyre personale duke u pasuruar tej mase. Më duket se partitë shqiptare e pengojnë vetë mos realizim e Marrëveshjes së Ohrit me qëllimin e vetëm që të kenë alibi për zgjedhje të parakohshme dhe kryefjalinë e fushatave.
Jemi mësuar që nga viti 2008 të dëgjomë për marrëveshje të partive shqiptare me VMRO-DPMNE, këto lloj marrëveshje janë mashtrime dhe vetkënaqësime të partive shqiptare. Më duket se jemi të sëmurë nga pafundësi e britmave Marrëveshje të Re, Marrëveshje të Re, Marrëveshje të Re. Përfundimisht dua të them se mos realizimi i Marrëveshjes së Ohrit na bënë fajtor të gjithëve para popullit dhe historisë, qoftë faktorin e brendshëm qoftë faktorin e jashtëm politik. Një marrëveshje e re pa përfunduar marrëveshjen e vjetër smund të gjejë mbështetje të gjerë për realizimin e saj. Mos harrojmë se Shqipëria dhe Kosova tani për tani mbështesin fuqishëm përfundimin e Marrëveshjes së Ohrit.
A duhet shqiptarët në Maqedoni ta nxierrin një Lider të ri.
A duhet shqiptarët në Maqedoni ta nxierrin një Lider të ri.për ti udhëhequr me krenari në politikën përballë sllavëve? Unë besoj se ka ardhur koha që Lideri të dali në skenën për tju thënë liderëve injorantë të pashkolluar të dalin në pension sepse boll e sakatuan këtë popull, duke i kthyer shqiptarët në skllevër modern.
Shqiptarët kanë festuar këto ditë me lëngje dhe birra 102 vjetorin e çlirimit të Shkupit.
Pyetja është e thjeshtë: Nga kush u çlirua Shkupi? Mesa di unë shqiptarët ende janë në robëri në Shkup sepse kot nuk dalin në protesta çdo ditë Premte. Ja bëjmë qejfin vetes me fjalë blla, blla, blla ndërsa të tjerët punojnë nëntokë dhe mbi tokë duke ecur përpara.
Si mund ta vlersojmë patriotizmin e politikanëve apo liderëve shqiptar në Maqedoni?
Fare thjeshtë, liderët shqiptar në Maqedoni nuk mund të bëjnë kualicion midis tyre për çështjet madhore kombëtare, por ata mund të merren vesh me VMRO dhe LSDM për përfitime ekonomike private. Poshtë tavolinave ndajnë miliona euro për të shkatërruar rininë shqiptare.
Bullgarët, sllavët dhe grekët deklarojnë gjithnjë se shqiptarët po realizojnë endrën për Shqipërin e Madhe.
Këto janë vetëm iluzione për të trembur Evropën dhe fqinjët. Këto, deklarata nuk duhet të na kënaqim, por duhet të na trembin sepse dëmtohet imazhi i vërtetë i shqiptarëve të cilët janë një komb human dhe i drejtë, që nuk kanë patur asnjëherë pretendime territoriale ndaj fqinjëve, dhenuk kanë sulmuar asnjëherë ndonjë vend tjetër.
Shqiptarët pasi i zgjidhën hallet e tyre për të drejtat e njeriut në Maqedoni, Mal të Zi, Greqi,
Preveshë, menduan të protestojnë edhe për Palestinën. Mirë është protesta për Palestinën, por përfaqësuesit politik të shtetit të Palestinës kanë injoruar njohjen e Kosovës, kanë thënë se Kosova është Serbi.