Kategori
Uncategorized

Ç’do ditë hidh nganjë shejtan në lumë.

Shenjtani merr shumë forma, por ai është veçse shenjtan dhe zakonisht bashkohet në tufa nga mëngjesi në darkë duke menduar si të bëjë keq në kurriz të të tjerëve.

Shan, rreh, mashtron, përdhunon, vjedh, vret, djeg çdo gjë që mban era njeri, qoftë burrë, grua, fëmijë.

Shenjtanët nuk kanë as din as iman, pra u bën nder t’i qasësh me ndonjë ideologji, parti, apo fe.

Fatkeqësisht vendi jonë sa vjen e po mbushet më shumë me shenjtanë, plot e për plot.

Disa nga këto shenjtanë janë komunistë, por disa shenjtanë janë zogistë, ballistë, ca të tjerë demokratë e socialistë, në radhë vinë oligarkë, analistë, feministë, ambientalistë, ca syresh janë dhe drejtues fetarë.

Prandaj, njerëzit e shkretë sot duhet të rrinë gjithnjë me një gur në njërën dorë dhe një thes në tjetrën dhe sa herë që të shohin një shenjtan ta godasin me gurë dhe ta fusin në thes, ta hedhin në lumë a në det, që ta marri rryma, e ky vend të shpëtojë.

Xëmja e Alarupit !

Dikur në një Fshat në Pogradec (Alarup) një grua e ligë mbas vdekjes ishte ngjallur lugat, quhej Xëme .

Sa binte nata, Xëmja bëhej Kukuth, vinte fshat më fshat, futej në qilarët e ushqimeve të fshatarëve, ju urinonte dhe ja u derdhte ushqmet, i rrinte, i kapte nga këmbët dhe i nxirrte përjashta, u bë tmerr i asaj krahine .

Si fillim u ra dakort ti digjnin varrin, por askujt sja mbante ti afrohej varrit të xëmes, më në fund u mblodhë “dhjetra” hoxhallarë, e namatisën dhe thonë se mbas shumë mundimesh e syrgjynosën larg në Egjypt.

Edhe sot Alarupit (fshatit në malin e thatë, shumica i thonë fshati Xëmes)

Alarupi e kishte Xëmen femër, ne shqiptarët e kemi me të dyja gjinitë, me të gjitha format dhe fetë , zvarranik me të fortët, e përbindësh me fakirët .

Ndaj o njerës mos e ndani gurin, thesin, dhe shejtanin që po ju merr frymën brënda thesit, dhe 👉🏽 në lumë …

Lini një koment