
Edhe Mbretëritë një ditë bien!
Kanë ngelur edhe pak ditë, nga zgjedhjet vendore në Shqipëri. Aq pak, sa shumë janë reagimet e patronazhistëve, për këto pak ditë akoma që të shohim përfundimet.
Megjithatë kjo nuk më shqetëson!
Shqetësim është heshtja masive e emigrantëve, të cilët nuk kanë as një kërkesë, apo pretendime ndaj vendit të origjinës. Një heshtje frikësuese, pasi është treguesi i qartë nënshtrues, ndaj rilindjes në pushtet.

Sot!?
Sot heshtje mavi!
Atëherë na i kishte fajet Saliu.
Po sot?
Sot tregojmë, që të shumtët janë nën vëzhgimin vigjilent të patronazhistit, edhe qeveria ka më shumë probleme madhore, sesa vota dhe përfaqësimi.




