Kategori
Uncategorized

Letër e hapur çdo shqiptari!

Kjo letër e hapur i drejtohet çdo shqiptari.

Demokratë, socialistë dhe të pa parti.

Unë, Sali Berisha, kam patur nderin t’ju shërbej si president, si kryeministër.

Kam kaluar shumë fushata elektorale ndër vite.

Por kurrë, në asnjë fushatë, kurrë nuk është diskutuar ekzistenca e Shqipërisë, siç po ndodh në këto zgjedhje.

Ne kemi humbur 33% të popullsisë në 8 vite dhe 83% e atyre që kanë mbetur, kërkojnë të largohen.

Qytetet tona po shuhen.

Rinia po zhduket.

Kurrë nuk ka qenë Shqipëria në rrezik si ky.

E vërteta është se sa më shumë pushtet mbledh Edi Rama, aq më shumë ikin shqiptarët.

Sepse me këtë pushtet, ai krijon kushte për dëbimin tuaj.

Sot, shqiptarët janë ende shumicë, por jo për shumë gjatë. 83% e tyre kërkojnë të ikin.

Vota për Edi Ramën nxit shpopullimin.

Kur të mbeten shqiptarët e fundit, do të jetë shumë vonë për ta shpëtuar Shqipërinë.

Prandaj në këto zgjedhje, bashkimi i çdo shqiptari është jetik.

Socialistë, demokratë, e të pa parti.

Jeni njësoj të vjedhur.

Të gjithë keni humbur 1/3 të njerëzve të dashur.

Shqipëria e të gjithëve është në rrezik. Le ta shpëtojmë atë.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s