Kategori
Uncategorized

Nafi Çegrani ,-UDB-A, dhe shqiptarët e Amerikës !

Pas këthimit të tij nga Amerika, para dhe pas vdekjes së Titos, udbashët dhe KOS-i ushtarak jugosllav nga Beogradi dhe Shkupi e mbajnë në ndjekje dhe vëzhgim permanent, duke bërë plane të fshehta për burgosjen e tij.

Dhe, pikërisht, me nisjen e demonstratave shqiptare në Kosovë më 1981, Nafi Çegrani prangoset dhe me ajroplan dërgohet në burgun famkeq të Zenicës në Bosne!

Libri që vjen tani me titull: ” UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË ” zbardh mjaft të vërteta rreth aksioneve operative, survejimeve dhe ndjekjes së aktivitetit të mërgatës shqiptare andej Oqeanit, siç thotë autori, në aspektin individual, grupor dhe kolektiv!

Edhe më herët kisha lexuar mjaft nga shkrimet që bënte autori lidh me dosjet dhe materialet sekrete të UDB-së( SDB-së), të cilat dikur i ka pasur në dispozicion si operativ dhe analist në sektorin IV të Shërbimit republikan të inteligjencës për Maqedoni në Shkup, edhe sot kanë famë dhe bëjnë bujë të madhe, jo vetëm përshkak të titujve nxitës por apo edhe emrit të autorit, por nga përmbajtja domethënëse që thurren, nga stili i shtjellimit të çështjeve delikate të operacioneve dhe misioneve të fshehta të UDB-së jugosllave të viteve komuniste…

Këto rrëfime të sinqerta, dëshmi rrëqethëse, interesante, mahnitëse dhe plot dhembje, tmerrr e frikë, plot stuhi të gjata, shtrëngata plot acar në shpirtrat e njerëzve për të cilat me aq kujdes dhe përkushtim shkruan autori, sepse ai, që nga vitet e rinisë tij u përballa në luftë me nëntokat kriminale dhe shovinizmin sllav të udbashëve që ndaj shqiptarëve gjetiu, mbeten si hije… !

Për të shkruar mbi veprimtarinë e fshehtë, për operacionet dhe aksionet agjenturore të zbulimit dhe kundërzbulimit të një Shërbimi informative, siç ka qenë UDB-a jugosllave, dhe e cila ka vepruar tinëzisht dhe me plane shoviniste ndaj shqiptarëve, siç dokumenton autori Nafi Çegrani i cili si ish operativist dhe analist i sektorëve përkatës të atij Shërbimi famoz, posedon fakte dhe argument, informacione relevante dhe efikase, dhe i shtyrë për zbardhjen e së vërtetës nga ato anale të panjohura, seriozisht i kushtohet kësaj pune dhe shkrimeve të kësaj natyre të veçantë, me shpresë se do i shërbei njerëzve, shqiptarëve, humanizmit dhe gjeneratave që vijnë, sepse tek ne është shkruar fare pak ose aspak mbi veprimtaritë e fshehta të Sherbimeve inteligjente jugosllave si makineri antishqiptare, veçmas rigoroze në ndjekjen, survejimin dhe spiunimin e mërgatës shqiptare në Perëndim, në Botën e lirë.

(Madje nxjerrjen në shesh të disa veprimeve të operacioneve të fshehta të UDB-së jugosllave, që bën autori dhe angazhimet e tij rreth survejimeve që ajo makineri ua bënte shqiptarëve të Amerikës e gjetiu -,, akoma mbeten histori të pashkruara TOP SEKRET në analet dhe arkivat e saja të fshehta që edhe sot ruhen në kacafortat e Beogradit ,- thotë Nafi Çegrani!)

Libri për mërgatën shqiptare në Amerikë dhe veprimet agjenturore të UDB-së jugosllave atje, siç na e shtjellon autori, ka një rëndësi të madhe për rrjedhat e jetës normale dhe asaj me shumë trishtime e stuhi murlanesh, që kanë qenë fenomene të fshehtësive operative të zbulimit dhe kundërzbulimit ndaj dhe rreth shqiptarëve anej Oqeanit, si libër që ndoshta vjen disi me një vonesë, por që shtjellon në kontinuitet tragjikën shqiptare në përballje me të panjohurën, me atë që ka qenë veprimtari institucionale e fshehtë dhe konspiracion mjaft i çuditshëm për jetën me zhvillimet e saja dhe rreth normalessë jetës së një populli të kushtëzuar, të ndaluar dhe të syrgjinosur, siç kanë qenë shqiptarët në këtë cep të Ballkanit e, gjer në Amerikë ku mërgata shqiptare me vite e dekada të ndjekjeve perfide dhe të djallëzuara kominterniste udbashiane, kanë qënë të ekspozuar, të spiunuar në kontinuitet edhe kthjellttësia e të menduarit,aspiratat dhe ndjenja patriotike e shqiptarit…!

Dhe nis epoka e demokracisë ku duhet të jetojnë shqiptarët të lirë, pa droje e pa ndjekje, pa survejime e spiunime, duke zhvilluar raporte të drejta njerëzore mes njeriut dhe Atdheut, mes jetës dhe lirisë.

Mes diasporës shqiptare dhe asaj që është mall pas një malli, ndaj vatrës dhe traditës, kulturës dhe qënies shqiptare në binarët dhe udhët e jetës së tyre plotë vuajtje, zhgënjime, ikje nga vetja, keqkuptime dramatike në vijat e dashurisë së njeriut me kombin e tij.

Autorit Nafi Çegrani në librin e tij „UDBA DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË,, njashtu ka një qëllim të caktuar, që shqiptarët të kenë një botëkuptim të plotë se cila ka qen ajo makineri tmerrresh antishqiptare me rrënjë moskovike, e që shqiptarët në përgjithësi duhet të dijnë të vërtetën në zbërthimin e fenomenit ,,veprimtari secrete,, informacion konspirativ, dhe të mësojnë nga ajo experiencë e egër jetësore, të veprimtarisë jo humane, antinjerëzore të atij Shërbimi famoz jugosllav të konstruuar sipas shablonit të KGB-së ruse….!

Mr.Kreshnik Korabi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s