Kategori
Uncategorized

Nis Ferri për kriminelin Edmond Caja, rradha edhe për….

Edmond Cajën, si një dhunues sadist, që rrihte, torturonte, gjymtonte e dënonte ish të burgosurit e pambrojtur.

Ai s’i përmbahej aspak ligjit, sepse rrahja dhe torturat atë e argëtonin.

Pas shtypjes së revoltës së të burgosurve të këtij burgu “Qafë Bar” me 22-23 maj 1984, karriera e këtij polici sadist erdhi duke u ngritur. Prandaj po paraqesim shkurtimisht këtu, një trajektore të karrierës së Edmond Cajës, siç gjendet në dosjen e dokumentave të tij.

Datë ___/___/2019

KALLËZIM-PENAL

Kallëzues: Agron TUFA, Drejtor Ekzekutiv Institutit të Krimeve të

Komunizmit, adresa godina e Persekutuarëve politik rruga

“George W Bush” përball Kuvendit të shqipërisë.

Kundër: Edmond Ali CAJA, lindur në 1960, Gusmar, Tepelenë, Albania.

resident në Gjermani me adresën Aschheimerstr.17, 81671

Munchen, Gjermani, dhe në Shqipëri me adresë lagja 9, rruga

Ylbere Bylybashi, pallati 3/14, Tiranë.

Akuzuar: Për veprën penale “Krime kundër njerëzimit”.

Baza ligjore: Neni 74 i Kodit Penal

Drejtuar: Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë.

Unë kallzuesi Agron Tufa, me adresë e mësipërme, me anë të këtij kallëzimi penal duke u bazuar në nenin 281 të Kodit Pr. Penale “Kallëzimi nga nëpunësit publikë”

1.Nëpunësit publikë, të cilët gjatë ushtrimit të detyrës ose për shkak të funksioneve a të shërbimit të tyre, marrin dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht, detyrohen të bëjnë kallëzim me shkrim edhe kur nuk është individualizuar personi të cilit i atribuohet vepra penale, në këto kushte jam drejtuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, ku kam kam si qëllim kallëzimin dhe ndjekjen penale të shtetasit Edmond Caja për arsye të cilat po i shpjegoj si më poshtë:

Rrethant e faktit:

Ushtroj detyrën e drejtorit ekzekutiv të Institutit per Studimet e Krimeve të Komunizmit (ISKK). Institucioni që unë drejtoj ka për dëtyrë të evidentoj, të zbardh dhe të bëj publike, duke denoncuar krimet e kryera gjatë periudhës sëdiktaturës komuniste, gjithashtu edhe personat përgjegjës që kanë kryer këto krime, sidomos ndaj të burgosurve politikë, por dhe të afërmve të tyre, të dëbuar dhe internuar, ku i priti një fat i ngjashëm me ta. Këto dënime, që përmbanin që nga torturat dhe mbylleshin në dënim me vdekje, ishin ektremisht të paimagjinueshme të logjikës njerëzore, por edhe mjaft represive, shtypëse dhe asgjesuese juridikisht, në raport me të drejtat e njeriut, së paku mbi jetën. Këto, në kuadrin e krimeve kundër njerëzimit, janë evidentuar në bazë të dokumentacionit dhe dëshmitarëve okulare nga Instituti ynë, duke i kthyer në kallzim penal tashmëpër personat përgjegjës, pasi krimi kundër njerëzimit, nuk parashkrohet në asnjë etapë kohore.Bëhet fjalë për Edmond Cajën, personin e mësipërm, me detyrë komandant i togës në burgun famëkeq të “Qafë Barit”, ku kanë gjetur vdekjen në tortura apo dhe ekzekutuar një numër i madh të burgosurish politikë atje. Ndër këta janë të burgosurit e këtij burgu dhe të ekzekutuar më pas, Tom Ndoja dhe Sokol Sokoli.

ROLI I EDMOND CAJËS NË TERRORIN E USHTRUAR NË BURGUN E QAFË-BARIT

Të gjithë dëshmitarët sot në cilësin e viktimës të mbijetuar nga burgu famëkeq politik i Qafë Barit (1982-1990), e paraqesin Komandantin e Togës së Policisë së këtij burgu, Edmond Cajën, si një dhunues sadist, që rrihte, torturonte, gjymtonte e dënonte ish të burgosurit e pambrojtur. Ai s’i përmbahej aspak ligjit, sepse rrahja dhe torturat atë e argëtonin. Pas shtypjes së revoltës së të burgosurve të këtij burgu “Qafë Bar” me 22-23 maj 1984, karriera e këtij polici sadist erdhi duke u ngritur. Prandaj po paraqesim shkurtimisht këtu, një trajektore të karrierës së Edmond Cajës, siç gjendet në dosjen e dokumentave të tij.

Edmond Ali Caja – lindi më 1960, Gusmar, Tepelenë, Albania.

1974-1978 – mbaron gjimnazin “Qemal Stafa”, Tiranë.1978-1979 – Stazhier në Fabrikën e Bukës, Tiranë.1979-1982 – Shkolla e Lartë e ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), profili – polic.20.7.1982 – 16. 6. 1985 – Komandant i Togës së Policisë në Repartin 311, Qafë Bar, Pukë.16.6. 1985-1.8.1089 – Komandant i Repartit-Burg 311, Qafë-Bari, Pukë.1.8.1989 – 16.8.1990 – Oficer i parë Drejtimi në Drejtorinë e Zbatimit të Vendimeve Penale.16.8.1990 – 16.5.1992 – Drejtor i Drejtorisë së Zbatimit të Vendimeve Penale (më 1991 kjo Drejtori ndryshon emër dhe bëhet Drejtoria e Administratës së Burgjeve të Shqipërisë).16.5. 1992 – 5.7.2992 – Në dispozicion të Ministrisë së Rendit Publik.5.7. 1992 – Del në Rezervë me Reformën dhe merr rrogën edhe për 1 vit.1993 – emigron dhe merr azil politik në Gjermani.

I akuzuari Edmond Ali Caja, ne cilësinë e komandantit të togës së burgut të “Qaf Barit” prej vitit (1982-1990), në mënyrë barbare ka torturuar, skllavëruar e gjymtuar të burgosurit e burgut të mësipërm si:

Tom Ndoja,i cili është arrestuar dhe më pas dënuar me akuzën për agjitacion dhe propagandë, si dhe tradhëti ndaj atdheut. Dënimin e ka nisur ta kryej në Burgun e “Qaf Barit” në vitin 1984. Duke qënë se kushtet dhe trajtimi që ju bëhej të burgosurvve ishte anti human deri ç`njerëzor, filluar kjo qysh nga puna e detyruar në galeritë e nëndheshme të nxjerrjes së kromit apo mineraleve të tjera. Ata të kthyer tashmë në skllevër, që nga trajtimi, sjellja antihumane në formën e limitimit të skajshëm të ushqimit, dhuna e shpeshtë fizike, ajo psikologjike, diskriminimi i vazhdueshëm e sistematik dhe viktimizimi, të gjitha këto të kryera, ishin sipas një plani konkret të paramenduar e detajuar, kundër një grupi për motive politike, të gjitha këto të kryera nën urdhërat e komandantit të togës Edmond Caja. Ndodhur përpara kësaj situate ekstremisht skllavëruese, të burgosurit e këtij burgu në vitin 1984, vendosën të “rebelohen” ndaj komandës së burgut duke kërkuar heqjen e skllavërisë, pra për ato çka u theksua më sipër, konkretisht për punën e detyruar për të burgosurit, dhunën fizike dhe psikologjike që përdorej ndaj tyre në të gjitha format. Në kushtet kur fjala e tyre duhej të dëgjohej, qoftë dhe nga ana humane, të merreshin masa për heqjen e punës së detyruar dhe përmirësimin e kushteve, duke u bazuar domosdoshmërisht në minimumin e standarteve të lirive dhe të drejtave të njeriut, në këtë kohë ndaj të burgosurëve filloi një raprezalje e pashembullt hakmarrjeje duke i shtypur ata me të gjitha mjetet e dhunës në dispozicion. Në këto kushte i burgosuri Tom Ndoja, u torturua në mënyrën më barbare nga vetë komandanti i togës së burgut “Qaf Barit”, i akuzuari prej nesh si Insitut Edmond Caja. Edmond Caja në këtë kohë të rebelimit bashkë me një togë policësh që komandoheshin prej tij, në mënyrë sistematike kanë ushtruar ndaj Tom Ndojësme tortura nga më të ndryshmet, të cilave nuk mund t’u rezistojë dot qënia njerëzore. Tom Ndoja, i shfytyruar tashmë nga torturat, si të mos mjaftonin ato që e kishin sjellë në këtë gjëndje të tillë, pushkatohet nga toga e Edmond Cajës. Ne si Institut i Studimit të Krimeve të Komunizmit (ISKK), kemi studiuar me hollësi faktet kriminale të të akuzuarit Edmond Caja, si nga dokumentat që disponohen, por edhe nga dëshmitarët okularë që kanë qënë bashkëvuajtës të ekzekutuarit Tom Ndoja, të cilët janë gati të dëshmojnë para këtij organi krimet e kryera nga komandanti-xhelat Caja, që nëpërmjet torturave dhe ekzekutimeve, ishte bërë në të vërtetë tmerri i të burgosurve të burg-kampit famëkeq të “Qafë Barit”;

“Më 22.5.1984, ora 7.30, të dënuarit Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla u kthyen në fjetinë pa realizuar normën. Komanda urdhëroi kthimin e tyre në galeri për të realizuar normën e punës. Të dënuarit Sokol Sokoli dhe Sokol Progri porositën të dënuarit të mos shkonin në punë. Policët Islam Doga dhe Fiqri Çakalli thërrasin të dënuarit që do shkonin në punë në zyrat e këshillit të riedukimit. Këta i thanë dy të dënuarve që duhet të plotësonin normën ose duhej të shkonin në birucë e ndëshkimit, pra të izoloheshin. I dënuari Tom Ndoja e rrëmben nga duart policëve Ndue Pishën dhe e largon.

Policën orvaten ta marrin, por me Tomën bashkohen edhe Sokol Sokoli dhe Sokol Progri të cilët u kundërvihen policëve me gurë e tulla që kishin ndër duar. Në këto kushte ndërhyn një togë e përbërë prej 6 policësh me në krye komandantin e togës Edmond Caja, por këta thyhen nga një grup të dënuarish ku bënin pjesë: Sokol Sokoli, Sokol Progri, Tom Ndoja, Martin Leka, Dedë Nimani, Bajram Vuthaj, Ndue Kola, Haxhi Baxhinovski, Lush Bushgjoka, Kostandin Gjordeni. Komandanti i togës së policisë Edmond Caja urdhëroi rreshtimin e të dënuarve në mencë. Komandanti i repartit ndodhej me shërbim në Rrëshen.

U njoftua kryetari DPBrendëshme Edmond Çifligu. Nisi apeli emër për emër. Ata që kundërshtonin kërcënoheshin se do futeshin në birucë. Kostandin Gjordeni refuzoi të dalë nga menca.

Po kështu refuzoi edhe Sokol Sokoli i cili bashkë me grupin e tij çau rrethimin e policëve. Rreth 20-24 të dënuar kishin mkarrë në duar materiale të marra nga një godinë që po ndërtohej dhe qëndruan te sheshi mbi fjetore, duke përbërë një skuadër përballë forcave të regjimit. Pas kësaj të burgosurit hyjnë në mencë sërish, pikërisht në kohën kur vijnë komandanti i repartit dhe kryetar i DPBrendëshme. Ata thirrën emrat e të dënuarve për të dalë jashtë. I pari ishte Kostandin Gjordeni. Në raportin zyrtar pretendohet se i dënuari ka goditur murin me kokë, e pas këtij veprimi ka filluar përleshja midis të dënuarve e policëve, ndërsa në të vërtetë ai është goditur. Policët kanë marrë Gjordenin për ta çuar në izolim, por të dënuarit, nisur nga solidariteti ndaj njëri-tjetrit i kanë sulmuar me çdo mjet. Pas daljes nga menca, të dënuarit kanë sulmuar policët me mjetet që kishin duke iu afruar derës kryesore. Në këtë çast, kryetari i Degës së Punë të Brendshme Pukë urdhëroi të hapet zjarr. Toga filloi të qëllojë dhe këtu plagoset Gjordeni. Në kamp erdhën zëvendësministri i Punëve të Brendshme (nuk specifikohet qartë në është Agron Tafa apo Zylyftar Ramiz Mahmutaj) dhe drejtori i Drejtorisë Zbatim Vendime Penale Kasëm Kaçi. Pas dorëzimit është përdorur dhuna në mënyrë masive”

PAS SHTYPJES SË REVOLTËS

Në dosjen e revoltës së Qafë-Barit, thuhet: “Qëllimi i kryerjes së kësaj vepre ka qenë që me anë të hapjes së veprimeve, shpërthimit të galerive, të realizonin arratisjen në mënyrë më të organizuar. Veprat penale të kryera nga të pandehurit paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore kundër rendit shoqëror socialist dhe shtetit të diktaturës së proletariatit…”

“Të dënuarit e kampit të Qafës së Barit Sokol Zef Sokoli, Sokol Zef Progri, Tom Kol Ndoja, Lush Prel Bushgjoka, Haxhi Shefqet Baxhinovski, Vllasi Llambi Koçi, Kostandin Sotir Gjordeni, Bajram Islam Vuthi, Martin Sokol Leka, Lazër Zef Shkëmbi, Hysen Halil Tabaku dhe Ndue Martin Pisha, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprën penale të terrorit kundër përfaqësuesit të shtetit, parashikuar nga neni 50/1 e 13 Kodit Penal.

I pandehuri Haxhi Baxhinovski shpjegon veprimet që ka kryer: Kur instruktori politik më pa thikën që mbaja në dorë, me tha ta dorëzoja atë, por unë nuk pranova dhe me të në dorë e sulmova duke e qëlluar në bark. Vetëm kur dëgjuan krismat e plumbave të pushkëve, të pandehurit ndjenë frikën dhe forcën e madhe të diktaturës së proletariatit dhe filluan të tërhiqen..

PUSHKATIMET

Dënimet ekstreme, si ekzekutimet e Sokol Sokolit, i biri i Zefit, datëlindja 1952, nga fshati Gërni i rrethit Tropojë, i dënuar me vendim Nr. 3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr.888, datë 7.6.1984, nuk i fali jetën. Tom Ndoja, i biri i Kolës, i datëlindjes 1952, lindur e banues në Kllogjen të rrethit Shkodër, dënuar me vendim Nr. 3 datë 3.6.1984 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me vdekje (pushkatim), mbasi Presidiumi i Kuvendit Popullor me shkresën Nr. 888, datë 7.6.1984 nuk i fali jetën…

Mbi dokument janë shënuar me dorë rënkimet e fundit të të dy të dënuarve, pas mesnatës së 9 qershorit, para skuadrës së pushkatimit. Po kush i ka shkruar, pushkatarët?

Para ekzekutimit, të dënuarit Sokol Sokoli iu komunikua se nuk i falej jeta dhe në fjalën e fundit ai tha: “Mos më vrisni mbrapa. Gropën e hap vetë. Presidiumi i Kuvendit Popullor mirë ka ba! Nuk i kemi ba gja kujt”

I dënuari Tomë Ndoja në fjalën e fundit tha: “Të rrojë drejtësia!”

Në fund firmat.

MASAKRA E SYVE

Shkresa që urdhëronte ekzekutimin e Sokol Sokolit dhe Tom Ndojës, nënshkruar nga ministri Hekuran Isai, 8 qershor 1984, në anë kishte një shënim të Drejtorisë së Zbatim-Vendimeve Penale: “Me porosi të shokut ministër, dy të dënuarve që do të pushkatohen, sytë e tyre t’u jepen Ministrisë së Shëndetësisë për punë shkencore”.

VIKTIMAT-DËSHMITARË SHPJEGOJNË TORTURAT E KOMANDANTIT TË TOGËSEDMOND CAJËN

Janë të shumta, me dhjetra, dëshmitarët okularë që tregojnë torturat e pashembullta mizore të Komandantit të Togës së Policisë, Edmond Caja, në “Repartit 311”, ose ndryshe, kamp-burgu i minierës së Qafë-Barit, Pukë. Të gjithë dëshmojnë realitetet e dhunës, rrahjet dhe gjymtimet.

Hysen Haxhia (nr. cel: + 355698594120): – ish i burgosur i këtij kamp-burgu është i gatshëm të dëshmojë për terrorin policor gjatë revoltës dhe për episodin, se si gjatë shtypjes së revoltës, Komandanti i Togës së Policisë së Burgut të Qafë-Barit, Edmond Caja, torturoi për vdekje të borgosurin Sokol Sokoli, të cilit i thyen gjatë torturës shtyllën kurrizore, si dhe Tom Ndojën duke e lënë të gjymtuar, të dy në vdekje klinike.

Bedri Blloshmi (+35569550283): – ish i burgosur politik i Burgut të Qafë Barit, është i gatshëm të dëshmojë me hollësi ditën e revoltës së të burgosurve, terrorin e ushtruar mbi ta, ardhjen e forcave speciale nga Ministria e Punëve të Brendshme. Blloshmi tregon angazhimin direkt në tortura dhe gjymtime të Komandantit të Togës së Policisë së Burgut, Edmond Caja, si dhe torturat dhe gjymtimet që bëri ai vetë ndaj të burgosurve të rebeluar. Blloshmi në disa dëshmi, madje edhe Youtube, thotë se i gjithë skenari i tmerrit ishte vepër e Edmod Cajës. Ai vetë, hyri në kamp dhe mori 14 të burgosurit e parë, i torturoi me policët e tij, duke u thyer duar edhe këmbë, pastaj i hodhën në një kamion (marka-Zis) për t’i dërguar në DP Brëndshme të Pukës. Gjithashtu Blloshmi pohon se është dëshmitar okular, se si të burgosurit Sandër Sokoli ia thyen shtyllën kurrizore në tortura dhe se në dokumentat që ai ka konsultuar, nuk del si i vdekur apo i masakruar.

Visar Zhiti (+355698506395): – Shkrimtar e poet, ish-i burgosur politik i këtij kampi, një ndër dëshmitarët-kyç të jetës së rëndë të ish të burgosurve nën terrorin e policisë së Edmond Cajës në Burgun e Qafë Barit. Libri i tij memoristik “Ferri i çarë”, jep një panoramë të holësishme, ndër to edhe të ditës së Revoltës më 22. 5. 1984. Zhiti dëshmon: “Pasi kishte lexuar me gjithë gëzimin monstruoz listën e vdekjes dhe burgosjes, për ata fatkeqë që gjendshin aty pa bërë asnjë faj, xhelati Edmond Caja kishte lëshuar edhe ulërimën kërcëuese për të tjerët: A ka ndonjë trim tjetër që do matet me ne?

Pas pak ditësh, në qershor të vitit 1984, dy të rinjtë e dënuar me pushkatim, do të ekzekutoheshin, mes gjymtimeve të panjohura e të padëgjuara në gjithë përvojën monstruoze të xhelatëve e diktatorëve të regjimeve totalitare nëpër botë.

Ahmet Tufa (The Netherlands – 0031621325226): – ish-i burgosur politik i burgut të Qafë-Barit. Tufa ka dëshmuar disa herë në shkrimet e tij për dhunën e ushtruar nga Edmond Caja me policët e tij ndaj të burgosurve. Një dhunë sistematike para dhe pas revoltës së 22-23 majit 1984. Në dëshminë e tij për ditën e revoltës Tufa shpjegon: “Policët të revoltuar hynë dhe filluan të kërkonin nëpër dhoma për të marrë forcërisht Ndue Pishën. Ata hasën në një rezistencë nga disa shokë bashkëvuajtës, të cilët u shprehën, se nuk ishte njerëzore një veprim i tillë dhe se ky djalë, nuk ka për të ardhur kurrë, as i gjallë, as i vdekur. Policët duke parë se nuk mund ta marrin me forcë Nduen, iu drejtuan oficerit roje për ndihmë. Njoftohet komanda dhe menjëherë vijnë bishat e egërsuara me në krye shefin e policisë, i cili quhet Edmond Caja. Në kamp hyri një hije e errët, çdo cep i burgut u rrethua me policë… Mbas pak minutash futen në derë një grup policësh dhe shefi i policisë, kryekrimineli Edmond Caja me atë kapelën e ulur ndër sy, siç e kishte zakon ta mbante. Ai tha: “Ndëgjoni këtu: ai që do të dëgjojë emrin do të dalë e të paraqitet te zyra teknike. Ata kishin përpiluar një listë me emra dhe filluan t’i lexonin me zë të lartë.

Askush nuk pranoi… Të burgosurit filluan të kacafyteshin me policinë me çfarë të mundeshin dhe policia ishte e shumtë në numër… Më mirë të vdisnim, se sa të rronim ashtu.

Konstandin Gjordeni: – ish i burgosur politik i burgut të Qafë Barit, një dëshmitar i rëndësishëm okular ky, i cili u qëllua me plumb gjatë breshërive në kohën e revoltës. Vetëm para katër viteve Kostandin Gjordeni ka nxjerrë nga shpatulla e tij plumbin e marrë në burgun e Qafë Bari nga policët e Edmond Cajës. Ja një ekstrakt nga dëshmia e Gjordenit: ” Isha në grupin e të burgosurve që po protestonim për të mbrojtur shokun tonë që e kishin torturuar se nuk kishte plotësuar normën. Në atë kohë Shefi i policisë së burgut Edmond Caja dha urdhër që policët të qëllonin. “Zjarr mbi armiqtë” ishte parulla e tij dhe kaq mjaftoi që policët të lëshojnë breshërinë mbi ne. Mua më drejtoi pistoletën njëri prej policëve, që e kishte emrin Asllan Kurti. Ma drejtoi armën për të më vrarë në lule të ballit por Zoti desh që të më kapë në shpatull dhe u plagosa. Isha i ri në atë kohë 24 vjeç. Ishte në burg dhe një doktor, ne i thoshim Drago por s’ia mbaj mënd mirë emrin. Më mjekoi me ato mjete rrethanore që kishte sepse as që bëhej fjalë që të vinte një mjek që të më shpëtonte, pasi ky polic më qëlloi për të më vrarë dhe jo për të më plagosur. Në atë kohë kur policët morën kontrollin mbi ne të burgosurit, mbaj mend që një të burgosur Sandër Sokolin, e morën e torturuan e këputën në mes, e palosën dhe i këputën shtyllën kurrizore. Në krye të torturave ishin shefi i policisë së burgut Edmond Caja dhe drejtori i burgut Ludovik Cali.. Ata gjuanin me majat e hekurta të çizmeve mbi ne të burgosurit e plagosur.

Ky plumb që kam në dorë, është plumbi që mora në Qafë Bari në revoltën e majit të vitit 1984. Plumbin e kam hequr me operacion disa vite pasi u lirova nga burgu. E ruaj si relike”.

Pra na sa vërtetohet i akuzuari Edmond Ali Caja, ka ushtruar si dhunë fizike, psikologjike dhe skllavërim ku në mënyrënmë kriminale i ushtronte këto duke detyruar të dënuarit e ndërgjegjes të punonin si skllevër në galeritë e minierës për 12 deri në 16 orë në ditë.

Personat e burgosur të torturuar, skllavëruar dhe poshtëruar në të gjitha format kriminale nga shtetasi Edmond Caja, janë të shumtë, dhe me ngritjen e Institutit të Studimeve Krimeve të Komunizmit, këtaish- të burgosur të ndërgjegjes i janë drejtuar këtij institucioni, dhe kanë denoncuar krimet e ish komandantit të togës Edmond Caja, dhe policët e komanduar prej tij. Pra viktimat e terrorrit ushtruar fizikisht, detyrohen të kthehen në skllevër nga dhuna fizike dhe psikologjike e ushtruar nga vetë komandanti i togës së burgut të “Qaf Barit” Edmond Caja, janë si më poshtë:

1. Bedri Blloshmi – +355 695 50283

2. Hajredin Fratari – +355 68 202 0173

3. Visar Zhiti – +355 69 850 6395

4. Lekë Frroku – +355 68 281 7481

5. Kostandin Gjerdeni – (no number)

6. Haki Hoxha – +355 68 400 1010

7. Foti Stefanelli – +355 68 518 2744

8. Hysen Haxhiu – +355 69 859 4120

9. Hasan Bajo (Neë York) – 001 347 6816365

10. Vllasi Koçi (Llazi Koçi) –

11. Gjergji Hani – +355 69 355 6737

12. Ahmet Tufa (The Netherlands) – 0031 6213 25226

13. Asllan Togu (Italy) – 0039 328 0061 946;

14. Bajram Dervishaj – +355 69 290 1115

15. Panajot Bastuni – 0692901115

16. Bajram Vuthi – 0683521539

17. Sejfulla Teta – 069 22 81 535

Në Anën objektive të veprës penale të “Krimeve kundër njerëzimit”, parashikohen krimet kundër njerëzimit të parashikuara nga neni 74 i Kodit Penal, të cilat kryhen me veprime aktive me sulme shoqërisht të rrezikshme e të kundërligjshme, me forma e mënyra të ndryshme si:

– Me vrasjen e njerëzve në masë – pushkatim e një grupi të popullsisë civile shfarosjen e qëllimshme të njerëzve me anë të përdorimit të lëndëve helumese, mbytëse, me kthimin në skllevër të njerëzve të lirë, me anë të internimeve dhe dëbimeve me dhunë në masë të popullësisë si edhe me çdo lloj torturë apo dhunë tjetër çnjerëzore.

– Me kthimin në skllevër të njerëzvë në kundërshtim kjo me Konventën mbi Skllavërinë, nënshkruar në Gjenevë më 25 shtator 1926.

– Me çdo lloj torture apo dhune tjetër çnjerëzore, në kundërshtim me Konventën për Torturën, datë 9 dhjetor 1975, si me rrahjen, plagosjen, mbylljen në kampe, burgje, lënien pa bukë, pa ujë, përdhunime të ndryshme, me lidhjen e duarëve e të këmbëve, futjen në ujë të nxehtë apo të ftohtë duke i zhveshur lakuriq etj.

Të gjitha këto forma dhune që përfshihen në krime kundër njërëzimit, janë përdorur në mënyrën sistematike nga i akuzuari Edmond Caja, dhe toga e policëve që drejtohej prej tij.

Nga ana subjektive krimet kundër njerëzimit kryhen me dashje dhe me qëllim shkatërrimi të popullsisë civile sipas një plani konkret të paramenduar më parë.

Mbështetur në konventë, Kodin Penal i Republikës së Shqipërisë parashikon shprehimisht se: “Nuk i nënshtrohen parashkrimit të ndjekjes penale krimet e luftës dhe ato kundër njërëzimit”. (neni 67).

Pra me këtë dispozitë të kodit penal krijohet mundësia e ndjekjes penale të krimeve të luftës e krimeve kundër njerëzimit pa u kushtëzuar nga afate procedurale, si dhe sigurohet dënimi i kriminelëve të luftës dhe atyre kundër njerëzimit në çdo kohë.

Për këto arsye, i kërkoj organit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, të regjistrojë procedimin penal për shtetasin Edmond Caja dhe gjithë togës së policëve të drejtuar prej tij, si përgjegjës për torturat çnjërëzore ndaj të ndjerit Tom Ndoja, por dhe të tjerëve, siç u përshkrua më sipër, ku ka kryer veprën penale “Krime kundër njërëzimit” parashikuar nga neni 74 i kodit penal.

Për të provuar krimet e të akuzuarit Edmond Caja, i kërkojmë organit të akuzës penale të thërrasë në cilësinë e dëshmitarëve personat që kanë dijeni, por edhe si viktima të dhunës gjitha ata ish të burgosur që kemi përmendur më sipër në këtë kallëzim penal.

Përsa i përket provave të tjera materiale organi i akuzës mund ti marë ato sipas procedurës në institucionin përkatës ku janë të arkivuara.

Përsa më sipër, i kërkoj organit të prokurorisë të regjistroi procedimin penal dhe të marrë si të pandehur shtetasin Edmond Caja me akuzën: “Krime kundër njërëzimit” parashikuar nga neni 74 i kodit penal dhe Konventën mbi Skllavërinë, nënshkruar në Gjenevë më 25 shtator 1926, Konventën për Torturën, datë 9 dhjetor 1975.

Përfaqësues me prokurë: Agron TUFA

Studio Ligjore Cakrani Drejtor Ekzekutiv

Av. Arjon BESIMAJInstituti i Studimeve të Krimeve

Av.Kujtim CAKRANItë Komunizmit (ISKK)

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s