Kategori
Uncategorized

OBVL FESTON 20 VJETORIN E KRIJIMIT

OBVL feston 20 vjetorin e krijimit

Nga Halil RAMA

U promovua libri “20 VJET OBVL”

Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar (OBVL) festoi dje 20 vjetorin e krijimit të saj. Në një takim festiv jubilar në sallën e Akademisë së Shkencave, qindra veteranë e veterane, anëtarë të kësaj organizate, akademikë e profesorë të njohur nga Tirana e Prishtina, ndoqën me vëmendje përshëndetjen e kreut të OBVL-së-gjeneral Rrahman Parllaku, të nënkryetarit të Shoqatës të Veteranëve të LANÇ të Kosovës, akademik Pajazit Nushi si dhe disa peranolaitete të tjera. Heroi i Popullit dhe Nderi i Kombit, Rr.Parllaku tha ndër të tjera se “në dy dekada aktivitet intensiv, OBVL u dëshmua para shqiptarëve si Organizata që vlerëson lart kontributin e shquar të popullit shqiptar në Luftën e Dytë Botërore, që dënon krimet e komunizmit, që mbështeti fort Luftën e drejtë të UÇK dhe në tërësi çështjen mbarëkombëtare shqiptare. Me këtë rast u promovua edhe libri “20 VJET OBVL”, botim I redaksisë së gazetës “Veterani”. “Pikërisht ky libër që botohet në 20 vjetorin e OBVL pasqyron gjërësisht ndonjëherë edhe në detaje, pa pretenduar se ka thënë gjithçka, punën e madhe të mbi 15 mijë veteranëve që milituan deri në vdekje dhe militojnë aktualisht në të mirë të demokracisë shqiptare dhe të së ardhmes së brezave duke pasqyruar sa më rejt këtë luftë vigane që e renditi Shqipërinë në krahun e fitimtarëve të Luftës së II Boterore”.-tha ndër të tjera gjeneral Parllaku. Sipas tij, në 70 vjetorin e çlirimit të atdheut dhe në 20 vjetorin e OBVL, ky libër modest është një kontribut për të njohur të kaluarën e lavdishme, për të vlerësuar të sotmen dhe për të projektuar të ardhmen. Për përgatitjen e këtij libri kanë kontribuar dhjetra veteranë me shkrimet e tyre të cilët dëshiroj ti falenderoj. Kreu i OBVL shprehu një falenderim të veçantë për kryeredaktorin e gazetës “Veterani” Z. Halil Rama si dhe për gazetarin ushtarak Sakip Cami, të cilët kanë redaktuar dhe përgatitur këtë libër për të cilin është punuar shumë dhe për një kohë të gjatë. 
Ndërsa Prof. Dr. Ana Lalaj, duke folur më konkretisht për librin “20 vjet OBVL – Organizatë e Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste të Popullit Shqiptar” përmbledhtazi tha se se ai bën fjalë: “-Për orientimin e drejtë të Organizatës, —Për veprimtarinë e gjallë të saj, —Për përshkrime të disa jetëve njerëzore, –Për vetëdijen dhe besimin e veteranëve të Organizatës jo vetëm në Luftë por edhe në Demokraci”.
Si një encikopedi me vlera për historiografinë shqiptare e konsideroi këtë libër edhe historiani Xhema Meçi, Mjeshtër i Madh. Po në këtë linjë u shpreh edhe publicisti e poeti i njohur Çobo Skënderi. 
Ky takim festiv qe mjaftë mbrësëlënës për qindra pjesëmarërsit e pranishëm në sallën e madhe të Akademisë së Shkencave.
OBVL u krijua para 20 vitesh me nismën e një grupi pre 64 personalitetesh, gjeneralësh dhe luftëtarësh, figura politike të respektuara, por fatkeqësiht të dënuar nga regjimi komunist u formua Organizata e Bashkuar e Veteranëve të Luftës së Popullit Shqiptar (OBVL). Në këtë grup bënin pjesë figura politike të respektuara që kishin qenë drejtues të reparteve partizane e ministra, siç ishin: Rrahman Parllaku, Kiço Ngjela, Manol Konomi, Fadil Paçami, Maqo Çomo, Sadik Bekteshi (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), Muhamet Prodani (gjeneral lejtnant-Hero i Popullit), gjeneral-majorët: Nexhip Vinçani, Skënder Malindi dhe Ernest Jakova; luftëtaret e shquara, drejtuese në luftë e aktiviste të OBVL: Selfixhe Broja(Ciu), Zenepe Golemi (Ashiku), Liri Belishova,Vera Ngjela (Pojani) e disa të tjera, por fatkeqësishttë dënuara nga regjimi diktatorial i Enver Hoxhës.

Kuvendi i parë themelues i Organizatës të Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare (OBVL) në krye të saj zgjodhi personalitetin e shquar Dr. Ymer Dishnicën. 
Organizata e Bashkuar e Veteranëve të LANÇ të popullit shqiptar është anëtare e Federatës Europiane e Botërore të veteranëve. Me pjesëmarrjen dhe aktivitetet e këtyre federatave, jo vetëm në Europë, por edhe në Maljazi, në Johanesburg, Marok etj OBVL ka bërë të njohur kontributin e popullit shqiptar në Luftën e II Botërore dhe të luftrave për liri të popullit tonë në Kosovë, Maqedoni e deri dhe kontributin që jep sot në mbrojtje të paqes në kuadrin e NATO-s.10411283_889886224358073_8770969292238225404_n 10527895_889886394358056_7647001844580676446_n 10550855_889886331024729_2882637773694018720_n 10487185_889886454358050_2438600837894738905_n

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s