Kategori
Uncategorized

Lajthitjet e Ramës për plehrat

Do e bej Shqipërinë më të pastër duke sjellë plehra nga jashtë.

 

Kur plehrat i sjell Saliu shkaktojnë kancer, kur i sjell unë të pastrojnë mushkritë.

 

Unë organizoj referendum për tu zgjedhur vetë, por ndaloj referendumin qytetar kundër importit të plehrave.

 

Qeveritë që importojnë plehrat janë të kapura nga mafia, unë do sjell plehra në Shqipëri për të luftuar mafian.

 

Doganat e mia me skaner i kapin mbetjet radioaktive, por hashashi u shpëton se është bar.

 

Në fillim i quajta plehra nuk deshën, pastaj mbeturina nuk e pranuan, e zbuta dhe më, i quajta lëndë e parë, pastaj e modernizova akoma: mall në bursë, por kur s’paranauan asnjë  u thash po sjell grurë për të bërë bukë.

 

Kam thënë para pesë vitesh: “Të kërkosh plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve”, por tani kam kuptuar se është patriotizëm.

 

Dikur kam thënë: “Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta trajtosh popullin tënd si budalla”, tani unë po i sjell plehrat, por janë sharlatanët e mediave që i trajtojnë njerëzit si budallej.

 

Nuk po ju sjell helm që t i’u sëmur, por grurë që t i’u ushqej.

 

Besojeni Rilindjen, është riciklim mashtruesish.

 

Ilir Meta nuk është hajduti me bllok në dorë, por lëndë e parë pas riciklimit që i bëra si plehrë e Saliut.

 

Kishte të drejtë Shalsi kur tha do vjedhim ndryshe. Ne plehrat i quajmë mbetje. Trafikun riciklim.  (Lapsi.al)

Lini një koment