Kategori
Uncategorized

Selling Sovereignty: Why the Problem Is the Rama System — Not the Opposition

✍🏽 Martin Henze

Selling Sovereignty: Why the Problem Is the Rama System — Not the Opposition

The latest manoeuvres by a self-appointed international “Troika” in Tirana mark a historic low point for diplomatic integrity and Albania’s national sovereignty.

What is presented to the public as well-intentioned mediation to resolve a state crisis caused by domestic political actors themselves, upon closer examination, proves to be evidence of a profound failure by foreign envoys to understand the constitutional and political order.

The direction of this intervention reveals a dangerous political and cultural blindness to the actual balance of power and its dynamics.

Anyone who portrays Albanian civil society and the political opposition, in effect, as destabilising forces reverses the relationship between cause and consequence. 

The Troika’s Plan: What Is to Be Decreed from Abroad Without Legitimacy?

Behind closed doors, while completely excluding the Albanian public, the ambassadors of the United States, the European Union and Germany are attempting to orchestrate an imposed political agreement that lacks any democratic legitimacy, international legal foundation or cultural legitimacy. 

The very United States that legitimised the attack on the Capitol several years ago is now seeking to bring an end to demonstrations against autocracy.
  1. Guaranteeing power for the autocrat: The proposed arrangement reportedly involves creating a so-called “government of national unity” in which the autocrat Rama remains prime minister. His government has been described by Europe’s largest newspaper as a “mafia government”, and this arrangement would effectively provide him with a political clean slate. De facto, the international community, represented here by the ambassadors of the EU, the United States and Germany, would assume part of the responsibility for the activities of the criminal network. Such activities cannot be brought to an end while Rama remains in power.
  2. Trading positions to silence the protests: The political opposition and critical voices in civil society are to be placated with secondary ministerial positions in strategically “sensitive” ministries, with the aim of drawing legitimate protests off the streets. The power to issue orders would remain in Rama’s hands.
  3. Direct intervention in legislation: The Troika seeks to dictate key elements of Albania’s legal framework from abroad, including a targeted reform of electoral legislation and the unilateral extension of the mandates of special institutions such as SPAK, the Special Structure against Corruption and Organised Crime, and GJKKO, the Special Court against Corruption and Organised Crime — without possessing democratic legitimacy to do so.
  4. Protecting the corrupt status quo: The primary objective of this intervention is to establish an artificial, imposed form of stability. In practice, this would not protect citizens’ democratic rights but would instead safeguard major transnational investments and geopolitical interests.

The Blatant Legitimacy Deficit, the Lack of Cultural Understanding and the Illusion of the Rule of Law

  • Violation of international law — Article 2(7) of the UN Charter: The international legal order strictly prohibits intervention in matters that essentially fall within the domestic jurisdiction of a state. When ambassadors take it upon themselves to determine the formation of governments, they fundamentally exceed the mandate clearly established by the Vienna Convention on Diplomatic Relations.
  • The complete circumvention of the sovereign people: Under the Constitution, the Albanian people are the sole bearers of state sovereignty, yet they have not been consulted at any stage. An agreement contrived behind closed doors and behind the people’s backs has no democratic validity. By its very nature, it consolidates Rama’s existing model of governance.

The sociological reality of the rule of law — the 70/30 rule: A functioning state governed by the rule of law rests 70 per cent on public trust and acceptance and only 30 per cent on organisational and technical structures. 

  • Western diplomacy is making the fundamental mistake of defining the rule of law in purely technocratic terms. It appears to believe that institutions such as SPAK and GJKKO can be directed from abroad by decree. This approach has not worked in Albania to date and, moreover, runs counter to the constitutional order of the Albanian state. Furthermore, a procedure based on the principles of the rule of law is worthless if the sovereign people and the political opposition no longer support it. Where public acceptance is absent, the foundations collapse. An institutional procedure imposed from abroad and opposed by the majority of the population does not create the rule of law; it creates merely an administrative façade for preserving power.
* Historical and cultural blindness: Western diplomacy is acting with an arrogance that fails to understand the historical psychology of the Albanian nation. 
A people that has resisted foreign domination for centuries and endured one of the most brutally isolated dictatorships of the twentieth century has an uncompromising sensitivity to freedom.

Albanians won their sovereignty through extraordinary sacrifices, standing alone and without the support of Germany, the EU or the United States.

Anyone who believes this proud nation can be treated like a minor under guardianship, subjected to dictates from foreign embassies, disregards its national code of honour — Besa — and its dignity.

Offering autocracy in exchange for a false, imposed stability demonstrates a fundamental failure to understand Albanian identity. In light of the events of recent weeks, it amounts to an “honourable coronation of the autocrat”.

While Western democracies proclaim the rule of law and democratic self-determination as normative standards, they themselves have, at times, failed to uphold these principles, as demonstrated by the attack on the US Capitol. Meanwhile, their representatives on the ground are attempting to guarantee the political survival of a deeply compromised regime through bilateral arrangements.

When diplomats turn a blind eye for thirteen years to the systemic intertwining of the executive branch, oligarchic interests and criminal structures in Albania, they become complicit in maintaining the status quo. Yet the mindset of a corrupt elite that “business as usual” can continue must not be legitimised by the seal of international diplomacy.

The Albanian nation and the united opposition — with the exception of a few opportunists — will certainly not move a single millimetre away from Albania’s constitutional framework.

These principles constitute the only legitimate foundation for overcoming the crisis:

Albania’s future will not be decided in the residences of foreign embassies, nor through the deliberate circumvention by those embassies of the principles of the rule of law and the obligations arising from international law.

It will be won in the streets of Tirana, through intellectual clarity, political determination and the unwavering will of a sovereign nation. Serbia and Ukraine provide relevant examples in this regard, as do the revolutions across the Eastern Bloc in 1989.

Anyone who confuses stability with the perpetuation of autocracy has never understood the historical spirit of this people or its thirst for genuine freedom and sovereignty.

Shitja e sovranitetit: Pse problemi është sistemi Rama — dhe jo opozita

Manovrat e fundit të një “Trojke” ndërkombëtare të vetëshpallur në Tiranë shënojnë një pikë historikisht të ulët për integritetin diplomatik dhe sovranitetin kombëtar të Shqipërisë.

Ajo që i paraqitet publikut si ndërmjetësim dashamirës për zgjidhjen e një krize shtetërore të shkaktuar nga vetë aktorët e brendshëm, pas një shqyrtimi më të kujdesshëm, del të jetë një dëshmi e dështimit të thellë të të dërguarve të huaj në raport me rendin kushtetues dhe politik.

Drejtimi i kësaj ndërhyrjeje zbulon një verbëri të rrezikshme politike dhe kulturore ndaj raporteve reale të pushtetit dhe dinamikës së tyre:

Kushdo që e paraqet de facto shoqërinë civile shqiptare dhe opozitën politike si faktorë destabilizues, përmbys marrëdhënien ndërmjet shkakut dhe pasojës. Problemi qendror dhe sistemik i Shqipërisë është qeveria autokratike e Edi Ramës — jo qytetarët që dalin në rrugë për të mbrojtur të drejtat e tyre kushtetuese.

Plani i Trojkës: Çfarë synohet të dekretohet nga jashtë, pa legjitimitet

Pas dyerve të mbyllura dhe duke përjashtuar plotësisht publikun shqiptar, ambasadorët e SHBA-së, BE-së dhe Gjermanisë po përpiqen të inskenojnë një marrëveshje politike të imponuar, së cilës i mungon çdo bazë demokratike, juridike ndërkombëtare dhe kulturore. Pikërisht SHBA-ja, që legjitimoi sulmin ndaj Kapitolit disa vite më parë, kërkon tani t’u japë fund demonstratave kundër autokracisë:

  1. Garanci pushteti për autokratin: Parashikohet krijimi i një të ashtuquajture “qeveri të unitetit kombëtar”, në të cilën autokrati Rama — qeverinë e të cilit gazeta më e madhe e Europës e cilëson si “qeveri mafioze” — mbetet në detyrën e kryeministrit dhe, në këtë mënyrë, pastrohet politikisht vetvetiu. De facto, bashkësia ndërkombëtare, e përfaqësuar këtu nga ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe Gjermanisë, merr mbi vete një pjesë të përgjegjësisë për veprimtarinë e rrjetit kriminal. Sepse kësaj veprimtarie nuk mund t’i jepet fund me Ramën në pushtet.
  2. Pazare postesh si taktikë për shuarjen e protestës: Opozita politike dhe zërat kritikë të shoqërisë civile synohet të kënaqen me poste të dorës së dytë në ministri strategjikisht “delikate”, me qëllim largimin e protestës së ligjshme nga rruga. Kompetenca për të dhënë urdhra mbetet në duart e Ramës.
  3. Ndërhyrje e drejtpërdrejtë në ligjvënie: Trojka synon të diktojë nga jashtë elemente thelbësore të kuadrit ligjor, përfshirë një reformë të synuar të legjislacionit zgjedhor dhe zgjatjen e njëanshme të mandateve të institucioneve të posaçme si SPAK-u dhe GJKKO-ja — pa pasur legjitimitet demokratik për ta bërë këtë.
  4. Mbrojtja e status quo-së së korruptuar: Qëllimi kryesor i kësaj ndërhyrjeje është vendosja e një stabiliteti artificial dhe të imponuar. Në këtë mënyrë, de facto nuk mbrohen të drejtat demokratike të qytetarëve, por sigurohen investimet e mëdha transnacionale dhe interesat gjeopolitike.

Boshllëku flagrant i legjitimitetit, mungesa e kuptimit kulturor dhe iluzioni i shtetit të së drejtës

Ky plan po shtyhet përpara duke shpërfillur me vetëdije identitetin e Shqipërisë, të mbështetur te shteti i së drejtës, demokracia, historia dhe kultura:

  • Shkelje e së drejtës ndërkombëtare — neni 2, paragrafi 7, i Kartës së OKB-së: Rendi juridik ndërkombëtar e ndalon rreptësisht ndërhyrjen në çështje që, në thelb, i përkasin juridiksionit të brendshëm të një shteti. Kur ambasadorët vendosin me nismën e tyre për formimin e qeverive, ata e tejkalojnë në mënyrë themelore mandatin e përcaktuar qartë nga Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike.
  • Anashkalimi i plotë i sovranit: Populli shqiptar — sipas Kushtetutës, bartësi i vetëm i pushtetit shtetëror — nuk është konsultuar në asnjë moment. Një marrëveshje e kurdisur prapa dyerve të mbyllura dhe pas shpinës së popullit nuk ka kurrfarë vlefshmërie demokratike. Ajo, për nga vetë natyra e saj, e konsolidon praktikën e deritanishme qeverisëse të Ramës.
  • Realiteti sociologjik i shtetit të së drejtës — rregulli 70/30: Shpërfillet fakti se një shtet funksional i së drejtës mbështetet në masën 70 për qind te besimi dhe pranimi i popullit, dhe vetëm në masën 30 për qind te strukturat organizative dhe teknike. Diplomacia perëndimore bën gabimin themelor që e përkufizon shtetin e së drejtës në terma thjesht teknokratikë. Ajo beson se institucione si SPAK-u dhe GJKKO-ja mund të drejtohen nga jashtë me dekret. Kjo deri më sot nuk ka funksionuar në Shqipëri dhe, për më tepër, bie ndesh me rendin kushtetues të shtetit shqiptar. Përveç kësaj, një procedurë e mbështetur në parimet e shtetit të së drejtës është pa vlerë nëse sovrani — populli — dhe opozita politike nuk e mbështesin më. Aty ku mungon pranimi i qytetarëve, shembet themeli. Një procedurë institucionale e imponuar nga jashtë, të cilën shumica e popullsisë e kundërshton, nuk krijon shtet të së drejtës, por vetëm një fasadë administrative për ruajtjen e pushtetit. Në këtë mënyrë, Rama e ka forcuar ndjeshëm pozitën e tij: meqë kërkohet që të mos protestohet më kundër tij, ai tani mund të ketë siguruar një mburojë mbrojtëse — ndër të tjerë, edhe nga ambasadori gjerman. Si do t’ia shpjegojë Ministria e Jashtme gjermane popullit gjerman një pakt me një autokrat, ekzekutivi i të cilit ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme edhe fonde gjermane dhe europiane në përmasa të konsiderueshme?
  • Verbëri historike dhe kulturore: Diplomacia perëndimore vepron me një arrogancë që nuk e kupton psikologjinë historike të kombit shqiptar. Një popull që u ka rezistuar për shekuj sundimit të huaj dhe njërës prej diktaturave izoluese më brutale të shekullit XX, ka një ndjeshmëri të pakorruptueshme ndaj lirisë. Shqiptarët e kanë fituar sovranitetin e tyre me sakrifica të jashtëzakonshme — të vetëm, pa mbështetjen e Gjermanisë, BE-së apo SHBA-së. Kush mendon se mund ta trajtojë këtë komb krenar si një të mitur nën kujdestari, përmes diktatit të ambasadave të huaja, shpërfill kodin e tij kombëtar të nderit — Besën dhe dinjitetin. Të ofrosh autokraci në këmbim të një stabiliteti të rremë e të imponuar do të thotë të mos kuptosh në mënyrë thelbësore identitetin shqiptar dhe, në dritën e ngjarjeve të javëve të fundit, përbën një “kurorëzim nderi për autokratin”.

Ky veprim i pamatur i diplomatëve të huaj zbulon një kundërthënie të patolerueshme:

Ndërsa demokracitë perëndimore kërkojnë respektimin e shtetit të së drejtës dhe të vetëvendosjes demokratike si standarde normative, por herë pas here nuk i respektojnë as vetë këto rregulla — siç dëshmon sulmi ndaj Kapitolit — përfaqësuesit e tyre në terren përpiqen të garantojnë mbijetesën politike të një regjimi thellësisht të komprometuar përmes marrëveshjeve dypalëshe.

Kur diplomatët mbyllin sytë prej trembëdhjetë vjetësh ndaj ndërthurjes sistemike të ekzekutivit, oligarkisë dhe strukturave kriminale në Shqipëri, ata bëhen bashkëfajtorë të status quo-së. Megjithatë, mendësia e një elite të korruptuar se “gjithçka vazhdon si zakonisht” nuk duhet të legjitimohet me vulën e diplomacisë ndërkombëtare.

Kombi shqiptar dhe opozita e bashkuar — me përjashtim të disa oportunistëve — me siguri nuk do të lëvizin as edhe një milimetër nga strukturat kushtetuese të Shqipërisë. Këto përbëjnë të vetmin themel legjitim për kapërcimin e krizës:

  • Sovranitet në vend të tutelës: Respektimi rigoroz i ndalimit të ndërhyrjes sipas së drejtës ndërkombëtare dhe përfundimi i menjëhershëm i ndërhyrjeve të jashtme në proceset kushtetuese kombëtare.
  • Dorëheqja e menjëhershme e autokratit: Çmontimi i sistemit Rama dhe i qeverisë së tij si kusht i domosdoshëm — conditio sine qua non — për çdo fillim të ri politik të sinqertë.
  • Neutralitet institucional: Krijimi i menjëhershëm i një qeverie teknokratike kalimtare për ndarjen pa kompromis të aparatit shtetëror nga përkatësia partiake.
  • Rivendosja e demokracisë: Miratimi, me konsensus ndërmjet forcave kombëtare, i një ligji zgjedhor të reformuar dhe rezistent ndaj manipulimit, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve të reja e të lira, nën vëzhgim ndërkombëtar të pavarur, brenda nëntëdhjetë ditëve.

E ardhmja e Shqipërisë nuk do të vuloset as në rezidencat e ambasadave të huaja, as përmes anashkalimit të qëllimshëm, nga këto ambasada, të parimeve të shtetit të së drejtës dhe të detyrimeve që burojnë nga e drejta ndërkombëtare.

Ajo do të fitohet në rrugët e Tiranës, me mprehtësi intelektuale, vendosmëri politike dhe vullnetin e palëkundur të një kombi sovran. Serbia dhe Ukraina janë shembuj të mirë në këtë drejtim, ashtu si edhe përmbysjet në Bllokun Lindor në vitin 1989.

Kush e ngatërron stabilitetin me përjetësimin e autokracisë, nuk e ka kuptuar kurrë shpirtin historik të këtij populli dhe etjen e tij për liri të vërtetë e sovrane.

Avatari i @gjata.com

Nga @gjata.com

Jurnalist . AL in Sweden (alinsweden.blog) is an independent WordPress-based blog focusing on Albanian social, historical, and political commentary, international affairs, human rights, and occasional reflections or historical snapshots concerning Sweden.

Lini një Përgjigje