
Students are demanding a future.
Citizens are demanding a fight against corruption, depopulation and poverty. Meanwhile, the neo-Marxists and patronage-network activists have found the culprit: Berisha!
After 13 years of Socialist rule, around one million Albanians have left the country. Government corruption is eating away at the foundations of the state, while ministers, mayors and government officials have faced prison and investigations over major corruption scandals and links to drug trafficking.
Berisha is not simply the chairman of the Democratic Party and the leader of the opposition. He is the democratic leader whom the Socialist regime, by every possible underhanded means, seeks to remove from the political scene, because it knows that a united opposition under his leadership represents its greatest threat.
And this is where the political circus begins! 😂
Just imagine: a country being emptied of its people, where young people are looking for a one-way ticket to emigration, where corruption has entered government offices wearing a suit and tie, while some political dolphins have arrived at the protest with a much more important mission: to save Rama from Berisha! 😂
The irony is remarkable: after 13 years in power, the Socialist government has been facing student and citizen protests for 130 days, yet some leftists inside those protests are demanding the removal of the government’s political opponent!
And finally, a suggestion to the organisers of this chorus: why not launch a national competition for the most original protest slogan? Because after 13 years in power, opposing the opposition has become a profession in its own right!
Rama governs, Berisha is supposedly to blame, while the people pay the bill! 😂😂
“Studentët protestojnë kundër Ramës, ndërsa delfinët majtistë brenda protestës thërrasin: Berisha ik! 😂”
TIP HUMORISTIK 😂
Studentët dhe qytetarët në protestë, jo për luks, jo për kushte më të mira, por për mbijetesë. Ata po përplasen me Narko-Policinë, duke kërkuar dorëheqjen e Narko-Kryeministrit socialist Rama.
Ndërkohë, majtistët, neo-marksistët dhe delfinët patronazhistë të mirëpaguar, të futur nga qeveria brenda protestës, thërrasin me të madhe: “Berisha ik!” 😂😂
Studentët kërkojnë të ardhme, qytetarët kërkojnë luftë kundër korrupsionit, shpopullimit dhe varfërisë, ndërsa neo-marksistët dhe patronazhistët kanë gjetur fajtorin: Berishën!
Pas 13 vitesh qeverisje socialiste, rreth një milion shqiptarë janë larguar nga vendi. Korrupsioni qeveritar po gërryen themelet e shtetit, ndërsa ministra, kryetarë bashkish dhe drejtorë të kësaj qeverie janë përballur me burgun dhe hetimet për afera të rënda korrupsioni dhe lidhje me trafikun e drogës.
Por, sipas logjikës së këtyre protestuesve të veçantë, për të gjitha këto probleme fajtori nuk është Rama, por na qenka Berisha! 😂
Berisha nuk është thjesht kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, por lideri demokrat që regjimi socialist, me të gjitha mënyrat e tij, kërkon ta largojë nga skena politike, sepse e di se opozita e bashkuar nën drejtimin e tij është kërcënimi i saj më i madh.
Në këtë teatër politik, Rama qeveris, qytetarët protestojnë, ndërsa disa delfinë majtistë bëjnë korin e propagandës.
Dhe këtu fillon cirku politik! 😂
Imagjinoni pak: një vend që po zbrazet nga banorët, ku të rinjtë kërkojnë një biletë vetëm vajtje për në emigracion, ku korrupsioni ka hyrë në zyrat e shtetit me kollare, ndërsa disa delfinë politikë kanë ardhur në protestë me një detyrë shumë më të rëndësishme: të shpëtojnë Ramën nga Berisha! 😂
Nuk kanë faj as varfëria, as korrupsioni, as droga, as shpopullimi. Fajin e paska Berisha!
Me këtë logjikë, nesër, nëse u bie tavani mbi kokë, do të dalin në protestë duke thirrur: “Berisha, pse nuk e mbajte tavanin?!” 😂
Ironia është madhështore: pas 13 vitesh në pushtet, qeveria socialiste ka 130 ditë që po përballet me protestën e studentëve dhe qytetarëve, por brenda saj disa majtistë kërkojnë largimin e kundërshtarit të qeverisë!
Ndoshta në episodin e ardhshëm këta majtistë shërbëtorë dhe puthadorë të regjimit do të kërkojnë edhe dorëheqjen e gjithë opozitës, si e vetmja mënyrë që Rama të qeverisë i qetë! 😂😂
Dhe në fund, një propozim për organizatorët e këtij kori: të hapin një konkurs kombëtar për refrenin më origjinal. Sepse pas 13 vitesh pushtet, të bësh opozitë kundër opozitës është vërtet një profesion më vete!
Rama qeveris, Berisha qenka fajtor, ndërsa populli paguan faturën! 😂😂