Kategori
Uncategorized

Zoti Kryeministër, në histori hyet më lehtë si tradhtar se si baba i kombit.

Jepni legjendë

Një zë i spikatur mes qytetarëve aktivë për çështjet publike, Anxhela Çikopano, i ka shkruajtur Kryeministrit Rama në faqen e tij në Facebook në lidhje me një nga pikat më të ulta të qeverisjes së tij: vendim-marrjen e fshehtë pa asnjë lloj informimi të publikut.

Lejimi i importimit të plehrave ka ngjallur një zëmëratë të gjerë e cila ndër të tjera ndihet në komentet e qytetarëve në faqen në Facebook të kryeministrit Rama. Ndoshta për të zbutur këtë zëmëratë Kryeministri (ose ata që menaxhojnë faqen e tij) ka filluar t’u kthejë përgjigje këtyre komenteve. Kjo sjellje e rrallë e Kryeministrit ka ngjallur ironinë e qytetares, e cila i është drejtuar me këto fjalë Kryeministrit:

Çfarë ka ndodhur që ju ktheni përgjigje njerëzve duke “i sqaruar” pasi keni tre vjet që shkelni çdo ligj të informimit publik dhe të procedurave të vendimmarrjeve me ndikim në mjedis? Apo ju kujtohet shija e hidhur e armëve kimike? Pa merak, se këtë herë do të jemi edhe më shumë!

Kryeministri Rama i është përgjigjur në mënyrë arrogante duke tundur tezën e padijes dhe injorancës të kujtdo që e kritikon (gabimet ortografike janë në origjinal):

[K]thej pergjigje pikërisht sepse te njejtet sharlatane perpiqen t’i hedhin njerezve trute e gomarit, nderkohe qe ligji qe kaluam dje eshte krejt e kunderta e zhurmes qe mesa duket ju ka ndikuar edhe juve! Prandaj edhe besoj se duhet kujtuar qe Padija nuk eshte argument! Frika qe kallin ne mendjen e njerezve sharlatanet politike apo mediatike jo e jo! Eshte shume e thjeshte dhe ne interes te plote te vendit e te njerezve ajo qe kemi bere. Importohen vetem mbetje te gjelberta (leter, shishe plastike, kanoçe alumini dhe mbetje druri) qe nuk vijne ne Shqiperi as per t’u djegur as per t’u groposur si plehrat, po drejt e ne fabrika riciklimi per tu kthyer ne lende te pare per prodhim! Kjo fuqizon industrine, rrit punesimin e te ardhurat dhe mbi te gjitha rrit kapacitetet per e industrise vendase per riciklimin e mbetjeve tona qe jane rrugeve! Doni ta kuptoni kete apo doni te degjoni zerin e frikes qe kallin sharlatanet? Siç bejne me drogen, maturantet e me ç’tu dale perpara! Kaq.

Kësaj arrogance, qytetarja i është përgjigjur me një kritikë sarkastike, duke e quajtur Kryeministrin tradhtar të interesave të vendit:

Unë nuk kam frikë zoti Rama dhe fatkeqësisht nuk gënjehem lehtë. Unë di, shikoj, lexoj, analizoj, gjykoj, sot me mendje më të kthjellët se kurrë dhe nëse ka një gjë në jetë që nuk do t’ia fal vetes është vota për Rilindjen. E kuptoj përgjigjen tuaj gjaknxehtë (paçka se mjaft shabllon) se ju shoh gabimet drejtshkrimore pa fund. Ju nuk respektoni as gjuhën e mëmës, le pastaj të tjerat. Sa për industri e për ekonomi edhe Sali katili, që sa herë e mori, i vuri zjarr më keq se turku, nuk e çoi vendin në këtë mjerim që e çuat ju, në një kohë kaq të shkurtër. Nëse plani juaj ka qenë ta zbrazni Shqipërinë e ta shisni pa kokëçarje, duheni lëvduar se ia keni dalë mbanë më së miri: merita juaj më e madhe në këto 3 vjet, duhet ta pranojmë këtë! Me këto mesazhet kopjo+ngjit mund t’i mbushni mendjen vetes (fenomen i njohur kur përpiqesh të mbash mend gënjeshtrat që thua) dhe nëse ju gënjen mendja se jeni më i zgjuari në një shtet plot me gomerë, sot e morët përgjigjen nga mbarë Shqipëria. Njeriu hyn me vështirësi në histori si baba kombi, por fare lehtë si tradhtar i tij

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s