Një histori e vërtetë /

Një natë e egër e viteve ‘70 kishte mbuluar fshatrat me shi, erë dhe errësirë. Përfaqësuesit e këshillave dhe partisë së Çereshnikut, Kakaçit dhe Çaushlisë në rrethin e Korçës po ktheheshin nga një mbledhje e gjatë në qendrën e sektorit Çaushli.
Mbledhja kishte zgjatur deri në mesnatë, por natyra nuk pyeste për mbledhje e vendime.
Lumi ishte tërbuar. Ujërat kishin dalë nga shtrati, por më e keqja dhe nuk kishte urë që përfaqsuesit e Çereshnikut ta kalonin lumin për të shkuar në shtëpi.
Përballë kishin vdekjen. Pas shpine vetëm shiun.
Trokitën në dyert e atyre që sapo kishin folur për “solidaritetin socialist”, për “shokët” dhe “njeriun e ri”. Një derë… heshtje. Një derë tjetër… heshtje. Pastaj një e tretë… vetëm zhurma e shiut.
Në ato shtëpi flinin komunistët dhe shokët e këshillit.
Ndoshta i dëgjuan trokitjet. Ndoshta jo. Por dyert mbetën të mbyllura.
Bilali i Oshteçës kishte qenë disa muaj me Ballin Kombëtar, për këtë arsye emri i tij ishte bërë sinonim i pjesës së “armikut të klasës”.
Bilali ishte njeriu që propaganda e kishte damkosur, por që fshati e njihte ashtu siç dhe ishte në të vërtetë, një burrë i ndershëm dhe i besës.
(𝓜𝓪𝓭𝓳𝓮, 𝓑𝓲𝓵𝓪𝓵𝓲, 𝓪𝓲 𝓫𝓾𝓻𝓻ë 𝓼𝓱𝓽𝓪𝓽𝓼𝓱𝓴𝓾𝓻𝓽ë𝓻 𝓺ë 𝓷𝓾𝓴 𝓷𝓭𝓪𝓱𝓮𝓳 𝓴𝓾𝓻𝓻ë 𝓷𝓰𝓪 𝓹𝓪𝓽𝓲𝓬𝓴𝓪 (𝓹𝓾𝓼𝓱𝓴𝓪) 𝓮 𝓽𝓲𝓳, 𝓷𝓭𝓸𝓷ë𝓼𝓮 𝓲𝓼𝓱𝓽𝓮 𝓫𝓪𝓵𝓵𝓲𝓼𝓽, 𝓽𝓻𝓮𝓰𝓸𝓲 𝓰𝓾𝔁𝓲𝓶𝓲𝓷 𝓭𝓱𝓮 𝓫𝓾𝓻𝓻ë𝓻𝓲𝓷ë 𝓮 𝓽𝓲𝓳 𝓷ë 𝓷𝓳ë 𝓷𝓰𝓪 𝓭𝓲𝓽ë𝓽 𝓶ë 𝓽ë 𝓮𝓻𝓻ë𝓽𝓪 𝓽ë 𝓪𝓼𝓪𝓳 𝓴𝓸𝓱𝓮. 𝓐𝓲 𝓪𝓻𝓻𝓲𝓽𝓲 𝓽ë 𝓼𝓱𝓹ë𝓽𝓸𝓷𝓽𝓮 𝓭𝓲𝓼𝓪 𝓯𝓼𝓱𝓪𝓽𝓪𝓻ë 𝓷𝓰𝓪 𝓹𝓾𝓼𝓱𝓴𝓪𝓽𝓲𝓶𝓲, 𝓭𝓾𝓴𝓮 𝓾 𝓭𝓪𝓵ë 𝓹ë𝓻𝓫𝓪𝓵𝓵ë 𝓭𝓲𝓼𝓪 𝓴𝓻𝓲𝓶𝓲𝓷𝓮𝓵ë𝓿𝓮 𝓽ë 𝔃𝓸𝓷ë𝓼 𝓽ë 𝓿𝓮𝓼𝓱𝓾𝓻 𝓶𝓮 𝓾𝓷𝓲𝓯𝓸𝓻𝓶𝓪 𝓰𝓳𝓮𝓻𝓶𝓪𝓷𝓮, 𝓼𝓲 𝓮𝓭𝓱𝓮 𝓿𝓮𝓽ë 𝓾𝓼𝓱𝓽𝓪𝓻ë𝓿𝓮 𝓰𝓳𝓮𝓻𝓶𝓪𝓷ë.
𝓜𝓮𝓼 𝓪𝓽𝔂𝓻𝓮 𝓺ë 𝓼𝓱𝓹ë𝓽𝓾𝓪𝓷 𝓲𝓼𝓱𝓲𝓷 𝓮𝓭𝓱𝓮 𝓰𝓳𝔂𝓼𝓱𝓳𝓪 𝓲𝓶𝓮 𝓭𝓱𝓮 𝔁𝓱𝓪𝔁𝓱𝓪𝓲 𝓲𝓶, 𝓲 𝓬𝓲𝓵𝓲 𝓷ë 𝓪𝓽ë 𝓴𝓸𝓱ë 𝓲𝓼𝓱𝓽𝓮 𝓮𝓷𝓭𝓮 𝓯ë𝓶𝓲𝓳ë. 𝓢𝓱𝓽ë𝓹𝓲𝓪 𝓳𝓸𝓷ë 𝓾 𝓭𝓸𝓰𝓳, 𝓹𝓸𝓻 𝓯𝓪𝓵ë 𝓷𝓭ë𝓻𝓱𝔂𝓻𝓳𝓮𝓼 𝓼ë 𝓑𝓲𝓵𝓪𝓵𝓲𝓽, 𝓯𝓪𝓶𝓲𝓵𝓳𝓪 𝓳𝓸𝓷ë 𝓶𝓫𝓮𝓽𝓲 𝓰𝓳𝓪𝓵𝓵ë.)
Më në fund, dikush mori guximin dhe me zë të mekur thirri:
“O Bilal!”
Nuk kaluan as pak çaste dhe në errësirë u ndez një dritë.
“Saime,” dëgjua zëri i tij, “dil shiko kush ka mbetur në këtë stuhi.”
Porta e madhe u hap. Përballë qëndronin burra të lagur deri në palcë, me buzët që u dridheshin nga të ftohtit.
“Bilali nuk i pyeti, pse erdhët në shtëpinë time”
Ai tha vetëm një fjalë:
“Bujrum!”
Saimeja ndezi oxhakun.
Flakët u ngritën ngadalë, sikur donin të shkrinin jo vetëm rrobat e lagura, por edhe akullin që kishte ngrirë zemrat e asaj kohe.
Bilali mbushi gotat me raki rrushi.
Atë natë nuk kishte komunistë dhe ballistë.
Nuk kishte fitimtarë dhe humbës.
Nuk kishte biografi të mirë apo të keqe.
Kishte vetëm njerëz të lagur nga shiu që kërkonin ndimë .
Dhe kjo mjaftonte.
Në mëngjes para se të largoheshin,duke falenderuar të zotin e shtëpisë që ju hapi derën dhe i mirëpriti, një fëmijë u doli përpara.
“Kryetari ju kërkon menjëherë në zyrën e këshillit.”
Kur hynë në zyrë, panë fytyra të ngrira.
“Na thanë se mbrëmë e kaluat natën në kullën e Bilalit. A nuk e dinit se ai ka qenë me Ballin?”
Për disa sekonda mbretëroi heshtja.
Pastaj Njaziu i Çereshnikut hoqi ngadalë kapelën, kruajti kokën dhe, duke i parë drejt në sy, tha fjalët që asnjë propagandë nuk mund t’i rrëzonte:
“Po ne në lumë nuk do mbyteshim, o Kryetar.”
Asnjë përgjigje nuk erdhi.
Sepse përballë së vërtetës, edhe pushteti mbetet pa fjalë.
Disa ulën kokën nga turpi.
Të tjerë shikonin dyshemenë, sikur kërkonin të fshiheshin prej ndërgjegjes së tyre.
Atë ditë nuk u gjykua Bilali.
Sepse historia gjunjëzohet gjithmonë para atyre që, në mes të stuhisë, ndezën dritën për një njeri.
Kjo nuk është thjesht historia e një nate me shi.
Është historia e dy Shqipërive.
Njëra ndërtonte mure mes njerëzve, i ndante në “tanët” dhe “armiq”.
Tjetra ndërtonte ura me besë, me bukë, me zjarr dhe me zemër.
Regjimet kanë lindur e kanë rënë.
Parullat janë zbehur.
Dosjet janë mbuluar nga pluhuri.
Por fjalia e Shezos vazhdon të jetojë si një aktakuzë ndaj çdo kohe që e vendos ideologjinë mbi njeriun:
“Po ne në lumë nuk do mbyteshim…”