Kategori
Uncategorized

Diaspora;hambar cilësor i demokratëve që nuk presin ti ushqejë partia .

✍🏽Petrit Fidani,Athinë; Anëtar i këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, për diasporën ✌️

💎 Diaspora – Hambari i Demokratëve /


🗣️Për ne, Partia Demokratike nuk është thjesht një forcë politike.

Ajo është një ideal, një histori sakrificash dhe një dashuri që e kemi mbajtur gjallë ndër vite.

E kemi ngritur nga hiçi më shumë se një herë dhe, sa herë është rrëzuar, kemi qenë aty për ta ngritur sërish.
Prandaj edhe sot, nuk do ta lëmë kurrë vetëm.









Brezi i ri, si Erisa dhe shumë të rinj të tjerë, duhet të hyjë në politikë me këmbën e djathtë.

Ata kanë energjinë, guximin dhe vizionin për të çuar përpara kauzën tonë. Ne, që kemi kaluar shumë beteja, nuk pretendojmë të dimë gjithçka, por kemi një përvojë të fituar me sakrifica.

Jemi një shkollë që ka mësuar edhe nga fitoret, edhe nga gabimet.

Detyra jonë është t’ua përcjellim këtë përvojë brezave që vijnë.

Nëse ata arrijnë të mësojnë nga gabimet tona dhe të mos i përsërisin, atëherë do të kenë marrë notën 10 në provimin më të rëndësishëm të politikës.

Dhe kur kjo të ndodhë, e ardhmja e Partisë Demokratike do të jetë më e sigurt se kurrë.

Diaspora shqiptare është hambari i demokratëve. 

Është një rezervuar i jashtëzakonshëm njerëzish të lirë, të formuar dhe të pavarur, që nuk presin të ushqehen nga partia, por janë të gatshëm ta ushqejnë atë me ide, përvojë, punë dhe përkushtim. 

Pikërisht kjo e bën diasporën një pasuri të çmuar për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë.

Kur forca e rinisë bashkohet me përvojën e brezit tonë, krijohet ekipi që nuk mund të mposhtet lehtë.

Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një opozitë më të fortë, një parti më të bashkuar dhe një Shqipëri më demokratike.

Le ta nisim çdo javë me besim, me përgjegjësi dhe me bindjen se idealet nuk plaken kurrë. 
Plaket vetëm dorëzimi, dhe ne nuk jemi dorëzuar kurrë.

Javë të mbarë për të gjithë!

(Publicisti Petrit Fidani, është jo vetëm një antikomunist, pjestar në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në Korçë, por dhe një nga themeluesit e degës së Partisë Demokratike në Korçë.)

🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎🌎
Diaspora – The Granary of Democrats

For us, the Democratic Party is not merely a political force. It is an ideal, a story of sacrifice, and a cause we have cherished and kept alive through the years. We have rebuilt it from the ground up more than once, and every time it has fallen, we have stood ready to raise it again. That is why, even today, we will never abandon it.

The younger generation, like Erisa and many other young people, should enter politics on the right foot. They bring energy, courage, and vision to advance our cause. We, who have lived through many political battles, do not claim to know everything, but we possess experience earned through sacrifice. We are a school that has learned from both victories and mistakes.

Our duty is to pass that experience on to the generations that follow. If they can learn from our mistakes instead of repeating them, they will have earned a perfect score in the most important lesson of politics. And when that happens, the future of the Democratic Party will be more secure than ever.

The Albanian diaspora is the granary of Democrats. It is an extraordinary reservoir of free, capable, and independent people who do not expect the party to provide for them. Instead, they are ready to nourish the party with ideas, experience, hard work, and dedication. This is precisely what makes the diaspora such a precious asset for the Democratic Party and for Albania.

When the strength of youth is united with the experience of our generation, it creates a team that is difficult to defeat. Only together can we build a stronger opposition, a more united Democratic Party, and a more democratic Albania.

Let us begin every week with faith, responsibility, and the conviction that ideals never grow old. Only surrender grows old—and we have never surrendered.

Have a successful and inspiring week, everyone!

Lini një koment