Kategori
Uncategorized

Skandali i Policisë Rrugore të Tiranës që ndjek dy standarte:Si mund t’ia hedhë ky kamikaz vetëm me një gjobë?

Fundja këtu kanë shtypur njerëz për vdekje dhe s’i kanë futur në burg, se kanë pasur mik.

Një aksident shokues ndodhi javën e kaluar tek Ambasada italiane në Tiranë duke shokuar kryeqytetin. 

Një shofer kamikaze është futur me 150 km, ndërsa semafori ka qenë me të kuqe dhe në vijat e bardha kanë qenë duke kaluar disa kalimtarë.

Për fat nuk pati viktima, por në mënyrë skandaloze, drejtuesi i mjetit, që ka shkelur gjithë rregullat dhe që ishte drejtues problematik, pasi kishte edhe shumë gjoba të tjera, thjesht është ndëshkuar me një gjobë tjetër nga policia.

Edhe pse ai mund të kishte vrarë jo një, por disa njerëz njëkohësisht, Policia Rrugore e Tiranës e drejtuar nga Erjon Ahmeti është mjaftuar veç me një gjobë.

Skënder Ismaili, shef i Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor, i pyetur për këtë rast, që për më tepër u mbajt i fshehtë nga Policia, edhe pse shokoi Tiranë, tha:

““Lidhur me ngjarjen përkatëse, në të cilën policia e ka fshehur dhe nuk ka treguar të dhëna. Kjo është në ëeb-in e Policisë, në komunikatën e Policisë së datës 15 Janar.

Nga policia është krijuar grupi hetimor dhe janë bërë veprime procedurale dhe ka pasur një çështje penale.

Në momentin e parë kanë qenë dy persona që kanë shkuar persona në spital. Kush do informacione të tjera të shkojnë të marrin informacion

Këtu është një shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, ka qenë i ndaluar nga semafori me të kuqe. Ka qenë me një shpejtësi të madhe dhe ka qenë një shkelësi i përsëritur”, tha Ismaili.

Ndërkohë drejtori i drejtorisë të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tha se i kishte parë të dhënat për këtë shofer dhe konfirmoi që kishte pasur shumë gjoba.

“Unë i kam parë vetë të dhënat dhe për këtë person dhe ai kishte shkelje që nuk mund t’i merrje patentën përjetë, por është kontingjent i keq i rrugës”,shtoi Gonxhja.

Sipas gazetarit Elton Qyno, “piloti” Stiveljan Dashi që shkaktoi aksidentin e frikshëm, është nipi i kreut të OFL, Arben Dashi.

Stiveljani nuk është i panjohur për policinë për “gjëra” të tilla dhe kësaj radhe ai ja hodhi sërish me një gjobë, për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” pa pasoja.

Tani imagjinoni çfarë do të ndodhte nëse personi që do të shkaktonte aksidentin, do të ishte një qytetar tjetër, pa mbështetje!

Do t’i hiqej patenta, do t’i vihej gjobë e do të përfundonte në burg.

Sepse të gjithë janë dëshmitarë, si vepron Policia në Tiranë, e cila i masakron me gjoba qytetarët vetëm nëse lënë makinën me sinjal ndezur për dy minuta, jo më të shkaktonin një aksident të tillë.

Për më tepër që, sipas burimeve, bashkë me Dashin ka qenë edhe një person tjetër në makinë, i cili pas aksidentit ka dalë direkt nga makina dhe ka marrë një taksi aty pranë, duke u larguar direkt nga vendi i ngjarjes, edhe pse ishte dëshmitar.

Policia nuk e ka raportuar këtë gjë dhe nuk e ka marrë në pyetje personin misterioz, që u largua nga vendi i ngjarjes.

Dyshimet janë që ai mund të ketë qenë një person problematik me ligjin, ndaj dhe është larguar me shpejtësi, për të mos e gjetur policia në vendin e ngjarjes.

Kuptohet që kjo ngjarje do të harrohet, si gjithë të tjerat, por kjo sjellë me dy standarte e Policisë është e papranueshme dhe iu jep shkas edhe të tjerëve, të bëjnë kamikazin në rrugë.

Fundja këtu kanë shtypur njerëz për vdekje dhe s’i kanë futur në burg, se kanë pasur mik.

Gazeta drita.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s