Kategori
Uncategorized

Shqipëri hesapi/Ministre Mbrojtjeje, SPAK, ministre e Jashtme. Dhe mbështetje nga SHBA.

Pra kjo zonjë (ambasadorja Kim) që pretendon se përfaqëson të drejtën në këtë botë, na thotë se Olta Xhaçka është më e mirë se Tom Doshi dhe Vangjush Dako. Po pse vallë? Sepse kështu thotë Amerika. Ose më saktë nëpunësja e saj në Tiranë.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhacka, ia ka dalë të bëhet sot lajm për kohën kur ishte ministre e Mbrojtjes. Lajmi: ministrja është marrë  në pyetje nga SPAK për dy tendera të zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes gjatë pandemisë.

Tender maskash dhe ushqimesh.

Ky lajm në vetvete shtron për diskutim një çështje të karakterit politik që lidhet me faktin e kalimit të zonjës në Ministrinë e Jashtme. Ky kalim ka shumë pak kohë që ka ndodhur, ndërkohë që padia e PD-së është bërë më parë. Sigurisht që kryeministri është informuar për akuzën dhe gravitetin apo cilësinë e saj përpara sesa të vendosë për ripromovimin e zonjës në fjalë në një ministri si ajo e Jashtme. Në këtë kuadër ngjan pak paradoksale që një ministre ndaj së cilës ka akuza për shpërdorim të propozohet për një detyrë të re pa u sqaruar pozita e saj në raport me akuzën. Jo vetëm kaq, por paradoksit në fjalë I shtohet entuziazmi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim që nxitoi të uronte ministren për detyrën e re:

Ne e mirëpresim emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre për Europën dhe Punët e Jashrme. Ajo ka qenë një partnere e jashtëzakonshme në forcimin e marrëdhënieve të Ministrisë së Mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë si dhe rritjen e angazhimit të Shqipërisë në NATO. Shpresojmë të punojmë ngushtë së bashku për të forcuar më tej partneritetin tonë diplomatik

shprehej Kim.

Është e njëjta ambasadore që flet ditë e natë për SPAK, reformën në drejtësi, për të ardhmen që i ndrin Shqipërisë. E njëjta që e ka të lehtë të përmendë emra, të flasë si paraardhësi i saj për njerëz që duhen dënuar dhe të tjerë që ndoshta nuk duhen dënuar. Është po kjo zonja Kim që shkon në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe rekomandon me arrogancë se ata që janë shpallur non grata nga SHBA për korrupsion nuk duhen kandiduar në zgjedhje.

Pra kjo zonjë që pretendon se përfaqëson të drejtën në këtë botë, na thotë se Olta Xhaçka është më e mirë se Tom Doshi dhe Vangjush Dako. Po pse vallë? Sepse kështu thotë Amerika. Ose më saktë nëpunësja e saj në Tiranë.

Zonja Kim ka detyrimin që të japë ndonjë konferencë për shtyp që të sqarojë pozicione të tilla, meqenëse njësoj si paraardhësit e saj kërkon rol publik në punët e këtij vendi. Përndryshe, as buzëqeshjet televizve, as statuset dhe as përdëllimet për Shqipërinë dhe bukuritë e saj nuk janë as alibi e as garanci se SHBA do na bëka vezën e kuqe. Ne po prekim në realitet atë që e kemi parë nëpër filma: të korruptuarit janë miq të SHBA. Pasi nuk mund të kuptohet ndryshe kjo politikë e mbështetjes së vazhdueshme të njerëzve që përherë kanë probleme. Sigurisht që jemi ne që i zgjedhim, por edhe kjo lojë partnerësh strategjikë nuk po shërben për ndonjë gjë. Të mirë.

marrë nga respublica.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s