Mbasi mbaroj punën, i rraskapitur, punëtori mori rrogën e tij dhe hipi në autobusin e radhës mbushur me njerëz drejt për në shtëpinë e tij.

Mes atij grumbulli të ngjeshur njerzish në autobus, ndodhej dhe një hajdut i cili i vodhi punëtorit paratë e tij nga rroga që kishte marrë.
Kur faturino i kërkoi biletën, punëtori i i shkrete po rëmonte për të nxierrë lekët në xhepat e tij të vjedhur, ai u habit dhe u turpërua…
Në xhepat e tij nuk kishte më asgjë nga rroga, jo vetëm për të paguar biletën, por as per te çuar diçka në shtëpi.
Fytyra e tij ishte skuqur, dhe gjuha i ishte tharë, ai as që mund të fliste.
Faturino kur e pa që ky skish te paguante per bileten asnjë kacidhe filloj po tallej :
▪️Turp për ty e konsideron veten puntor të respektuar dhe nuk ke lek në xhep as për biletë.
Hajdutit pranë tyre i erdhë keq dhe i tha faturinos që tallej me punonjësin e vjedhur:
Zotri, nuk e sheh si është bërë, mos u tall me të, çmimin e biletës së tij eja dhe vere në llogarinë time, e paguaj unë.
Puntori i turpëruar, po gëzohej tani që dikush po e ndimonte, buzëqeshi dhe i tha hajdutit:
Zoti ju bekoftë, dhe dhëntë zoti të ketë më shumë si ju, zotëri. Edhe disa nga udhëtarët filluan të lavdëronin hajdutin dhe moralin e tij të lartë.
Ata u luten për të me fjalët;
Zoti të bekojë dhe shumëzojë të ngjashmit si ti…?!
Që nga ajo kohë, numri i hajdutëve është rritur.
▪️Duart e tyre ka kohë që futen jo vetën në protofolin e puntorit, por kudo.
▪️Duart e tyre të pista u futën në kutitë e votimit, në votat tuaja.
▪️Ata ju vodhë jo vetëm votën por dhe të ardhmen e fëmijve.
▪️Ata ju vodhë gjithshka, jetën, dhe lirinë e saj .
Ata madje me zanatin e tyre arritën gradat më të larta deri në qeveri.
▪️Arritën në kryetarë bashkish, ministra, deputet, biles ata arritën deri tek karrigia e kryeministrit.
▪️E ndërkohë që ata na vjedhin ne heshtim, ata na grabisin, ne i falënderojmë, ata na burgosin, ne i vlerësojmë.
Të gjorët ne…
Veç fukarallëkut, pa barazisë dhe babëzisë po vuajmë edhe nga ata që me petkun dhe forcën e pushtetit na vjedhin dhe grabisin pa pushim, çdo ditë.
Sepse ne jemi akoma në autobus, dhe vazhdojmë i votojmë dhe i falënderojmë!!!???
Hajdutët të shpërblyer, të falenderuar dhe respektuar kudo…