Kategori
Uncategorized

ISA MUSTAFA NUK IA PAGOI FATURËN E TELEFONIT KOLONEL TAHIR ZEMAJT, E TASH MBAN FJALIME NË PËRVJETORËT E VDEKJES!

Kolonel Tahir Zemaj dhe major Nazif Ramabaja

QENDRA STËRVITORE USHTARAKE KOLSH (QUK), TENTIMI I RIMARRJES SË QUK NGA KUDUSI LAME DHE SEKSERËT E TIJ, LUM HAXHIU & KADRI KRYEZIU! (11)

Shkruan: Major Nazif Ramabaja

Pyetje për Isa Mustafën:

Gjatë kohës sa ishe kryeministër deklarove: “Se duhet të ndryshohet formati i bisedimeve me Serbinë”, në çka u bazove, kur e pohove këtë, kur e dimë se në bazë të Kushtetutës Qeveria është ajo e cila udhëheq bisedimet, pra kryesohen nga ekzekutivi. Çka të shtyri të deklarosh kështu? A ishin pazaret e natës Thaçi-Mustafa? me marrjen e pozitës së kryetarit të shtetit, Thaçi theu kushtetutën s´bashku me ty, udhëhoqi bisedimet me palën serbe edhe pse kushtetuta këtë s´ia lejonte-shefi i ekzekutivit ishte ai i cili duhej ta bënte këtë punë, ti se bëre, kështu filloi avazi me Ramushin duke deklaruar: “Skam kohë me u marr me bisedime, duhet ti kryej punët e shtëpisë” u frikua nga përgjegjësia, por mori postin e Kryeministrit, për interesa të ngushta politike dhe karrieriste.

Përse mashtrove elektoratin pas 2010-tës se LDK-ja me ardhjen në pushtet do ta ndërroj flamurin e Kosovës me atë Dardan dhe do e kthej himnin e Kosovës “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, dihet se flamuri Dardan i cili ndryshe quhet flamuri i Rugovës u dogj në mes të Prishtinës gjatë kohës kur ishte kryetar komune Ismet Beqiri, a u moren masa ndaj atyre që dogjën këtë flamur, e që ti do e bësh flamur shteti, por vetëm në fushat zgjedhjesh e pasi kalon ajo të gjitha harrohen, pse, pse , pse.

Në protesta kundër negociatave me Serbinë të VV-së më 10 shkurt 2007, policia rumune e UNMIK-ut shtiu në protestues me plumba gome, duke vrarë dy protestues Mon Balaj dhe Arben Xheladini, por që kush nuk dha përgjegjësi nga UNMIK-u për këto vrasje, i vetmi që ndjeu përgjegjësinë morale e institucionale si Ministër i Punëve të brendshme Fatmir Rexhepi dha dorëheqje të pa revokueshme edhe pse s´ishte në dorën e tij me kompetencat që kishte të ndërmarr diçka në këtë drejtim, por ndjeu përgjegjësi morale, duke instaluar një praktikë në të ardhmen institucioni i përgjegjësisë dhe dorëheqjes, këtë kurrë se aplikove edhe pse i humbe te gjitha zgjedhjet nacionale, pse??

Në të vërtet kem edhe një dorëheqje bëhet fjalë për Ahmet Isufin, kur Ramush Haradinaj udhëtoi për në Hagë, por kjo u bë për shkak që ky Ahmeti ti hy në hatër Ramushit në mënyrë që në të ardhmen ta mbaj ngat në pozita partiake dhe shtetërore, s´bëhet fjalë për ndonjë instalim të praktikes për institucionin  e dorëheqjes siç ishte shembulli me Fatmir Rexhepin.

Isa Mustafa s´ia pagoi faturën e telefonit kolonel Tahir Zemajt e tash mban fjalime për të në përvjetorët e vdekjes, për çka e bën këtë Mustafa, për të mbledh vota, jo elektorati i vetëdijesuar si han më këto fore.

Për këto dhe shumë gjëra tjera rrugëtimi im në përkrahjen e LDK-së, së Isa Mustafës mbaron, merr fund, si I pavarur dhe autonomi në qëndrime dhe mendime ushtarak i karrierës preferencat politike dhe mbështetja ime I kalon VJOSA OSMANIT, pa marrë parasysh se a jetë pjesë e LDK-së pa Isa Mustafën apo formon iniciativë në vete, deri sa te mbaj diskursin Rugovjan, në moment që do e ndryshojë këtë diskurs dhe filozofi Rugovjane, unë do te jem I pari që do dal kundër atij ndryshimi.

PËR VJOSA OSMANIN

Prandaj lexues të rregullt dhe përkrahës nëse ju kam mbetë besnik gjatë dhe pas luftës deri në ditën e sotme, kur jam duke e shkruar këtë prononcim dhe shkrim të fundit, mos humbeni kohë bëhuni pjesë e lokomotivës dhe vagonave të cilën do e drejtojë me guxim VJOSA OSMANI, pa marrë parasysh se a do jetë pjesë e LDK-së pa Isa Mustafën apo do formojë ndonjë iniciative të re, na priftë e mbara- Majori.

            Ne duhet të punojmë për një Kosovë prosperuese, integruese me një ekonomi të mirëfilltë zhvillimore, për rininë tonë e cila, dorën në zemër e ka humbur shpresën dhe perspektivën, edhe pse shpresa vdes e fundit kjo është duke ndodhur, pra kjo shpresë po vdes çdo ditë e më tepër.

            Sundimi i rendit dhe ligjit duhet të jetë primar, të gjithë qytetarët pa dallim etnie, race, feje apo përgatitje shkollore, duhet të jenë të barabartë para ligjit ! Si presidenti si bujku, vetëm në këtë mënyrë, shoqëria jonë e brishtë dhe fragjile mund të prosperojë në mënyrë që të mos vendnumërojë, të shkojë një hap para e dy mbrapa në regres. Progresi dhe prosperiteti duhet të jetë në agjendën tonë të përbashkët.

            Lufta ndaj krimit të organizuar dhe dukurive negative, duhet të jetë e pa kompromis, sepse ku ka krim të organizuar, s´ka shtet stabil dhe pa shtet stabil ku siguria e qytetarëve është në rend të parë dhe integriteti i vendit mund të punohet në drejtime tjera siq është shëndetësia. Pa popullatë të shëndetshme s´do kem arsim cilësor, forcë mbrojtëse apo ushtri të mirëfilltë, e as ekonomi zhvillimore. Ne duhet t‘i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë dhe resurset humane, njerëzore e profesionale. Njeriu i duhur në vend të duhur! ,

            Tani pas më shumë se tri dekadash angazhim dhe dy dekada prononcime e shkrime do i kushtohem vetes. Gjer më tani, shkrova për ju, të nderuar lexues dhe mbështetës, vetëm e vetëm të jem një dritare e informimit publik, në mënyrë që të keni informacionin e duhur i cili buron nga dora e parë si protagonist i zhvillimit të ngjarjeve, në mënyre objektive dhe reale.

 Tani e tutje do të shkruaj për veten time libër autobiografik. Do të hedhi çdo gjë në letër për t´ju lënë diçka në formë të shkruar ti përmbledh të gjitha shkrimet, prononcimet në një vend  për hir të fëmijëve, fëmijëve të fëmijëve tanë.

            Ta duash e mbrosh vendin s´është privilegj, por detyrë dhe obligim moral e nacional. Të punosh për të mirën e vendit do të thotë të punosh për vet-veten dhe gjeneratat e ardhshme! Na priftë e mbara…! I Juaji majori!

            Një sqarim që u kam mbetur borxh lexuesve dhe mbështetësve të mi!

            Shumë herë dikush ka bërë pyetje me të drejtë, përse del ky njeri me gradën major, kur s’ jam pjesë e asnjë efektivi ushtarak, dhe pas luftës jam demobilizuar me dëshirën dhe vullnetin tim. Gradën e mbaj me krenari të lartë sepse me këtë gradë më ka avancuar i ndjeri kolonel Ahmet Krasniqi, pas betejës së Loxhës, për rezultatin e treguar dhe korrjen e fitores ndaj forcave ushtarako-policore dhe paramilitare-mercenare serbe. Për këtë arsye e potencoi dhe kurrë se heq, në vënien e firmës sime pa e shkruar majori, ju lus për mirëkuptim…. Majori!

Unë do mbetem autonom në qëndrime dhe mendime në profesionin e një ushtaraku të karrierës, me gradë lufte në të cilën më avancoi kolonel Ahmet Krasniqi, më e vlefshme është kjo gradë e imja e fituar në luftë për sukseset e arritura në fronte lufte dhe e kolegut tim Jahir Hysen-Maleta, që dha provimin për major në kushte dhe rrethana të avancimit legal ushtarak, se sa e disa gjeneralëve, të cilët pa shkollë të mesme dhe pa kryerje të shërbimit ushtarak pa kurrfarë kriteresh u avancuan në grada të larta nënkolonel, kolonel e gjeneralë, po edhe të disave që janë të rregullt me akademi ushtarake muarën gradën e gjeneralit, kush ua dha në bazë të cila kriterive, qoftë suksese në luftë apo avancim i rregullt është për tu çuditur dhe ardhur keq.

Dhe krejt në fund grada e gjeneralit është e përafërt me titullin doktor shkence në shoqërinë civile, flas për doktora shkence të cilët kanë publikuar punime shkencore dhe kanë mbrojtë temën e doktoratës para një komisioni autoritativ, pa plagjiaturë, e jo per doktora shkence të cilet i kan ble titujn në shtetin amë a diku tjetër.

Në luftë ndodhë që për suksese të arritura të merr dikush gradën më të lartë gjeneral e nashta marshal e cila grade e vetme mungon deri më tani, por mund të ishte një ushtarak i shquar dhe suksesshëm e jo me dhjetëra të tillë, kjo është nonsenz e pa kuptueshme dhe e quditshme, më shumë gjenerala se ushtarë më kujtohet romani i Kadaresë “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur” kushtuar Enver Hoxhës.

Unë nuk shiten e as blihem i tllë jamë, luftta ime në qëndrimet parimore dhe vlerësimet e drejta vazhdon, vetëm ata të cilët janë konsekvend në qëndrime dhe parime nuk dorëzohen kurr, të tjerët dështojnë, humbin-Majori

Vëni re, vëni re, guximtaret jemi ne, ne luftojmë për drejtësi, fëmijët tanë t´ken ardhmëri, guximtarët ju përshëndesin, FITORE, FITORE, FITORE-MAJORI (refreni të përsëritet dy here)

            Me këtë, përfundojnë këto shkrime! Mirë u takofshim, jo në Shqipërinë e Madhe as në ate të Vogël, e as Etnike, por në Shqipërinë Natyrale të Shqiptarëve, siç e krijoi dhe na krijoi i madhi, krijuesi i botës dhe gjithësisë, adhuruesit dhe vetëm atij i gëzohem, gjithçka që lëviz dhe merr frymë është kriju nga dëshira dhe vullneti i tij, as ska lindë e s´është i lindur, gjithëmëshirëshmit dhe falësi i mëkateve i madhërishmi Zot./ FUND

Major, Nazif Ramabaja

Suedi, 05.01.2021

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s