Kategori
Uncategorized

Hajdutët “rilindas” me 13 paga mujore çdo muaj.

Djali i Cvetkos, “centrifuga e lavatriçes” së aferave të Lali Erit; shef në 13 “tepsi” të Bashkisë e qeverisë (13 paga mujore)

Populli në varfëri, shtetarët me afera e shumë bordero/ Edhe në Dubai, krye-sekserin Arbjan Mazniku e dërgoi Erjon Veliaj, për të qenë prezent si “çimkë” në çdo pazar që do bënin “Tigri” e Endri Fuga me bosin Muhammed El Alabbar, të cilit Babloku i ka dhuruar 100 hektarë bregdet pronë publike në Durrës, për të ndërtuar gradaçela

Shumë skandale ekonomiko-fianciare, kanë provuar se shefi që bën pazaret e pista të Bashkisë Tiranë, me oligarkët dhe me Bablokun direkt, është Erjon Veliaj; ndërsa “Mon Kukaleshi” që firmos e “pastron letrat” zyrtare është zv/kryetari Arbjan Mazniku.

Ka zëra që thonë, se djali i Cvetkos, ashtu si shefi Veliaj, nuk ka asnjë diplomë universitare, por vetëm disa certifikata kursesh 2-3 mujore; mirëpo praktika ka treguar se Mazniku i hoteleve 900 Euro nata e i banketeve të Dubait, është “Ekselent” për menaxhimin e pazareve që bën Lali Eri.

Mund ta quani shpifje, por është fakt zyrtar, që zv/kryetari Arbjan Mazniku, është kryetar e anëtar bordi, mbikëqyrës, konsulent dhe ekspert bilancesh në 18 ndërmarrje, institucione, fondacione e kompani me privatët, të bashkisë Tiranë e të qeverisë.

Në “dorën” e Maznikut, kalon aktiviteti financiar i 22 njësive adminisrative, i 17 ndërmarrjeve e 11 kompanive që ka Bashkia Tiranë, ku “siten” dhjetra pasuri, troje, licensa e afro 30 milionë Euro buxhet që i jep qeveria e 42 milionë Euro taksa lokale çdo vit.

Nuk është rastësi, që Mazniku me diplomë “Mjafti”, përveç detyrës si Zv/kryetar i Bashkisë, që firmos letrat e “kopsitura” nga Lali Eri, sidomos për leje ndërtimi, PPP, shitje e dhurim trojesh; është edhe shef në 22 “tepsi” të tjera të bashkisë e qeverisë, ku merr paga, ndonjë biletë avioni, hoteli e darka si në Dubai.

Ja disa “tepsi”, ku Arbjan Cvetko Mazniku drejton dhe mbikëqyr miliardat e pasuritë; dhe nga sa paguhet çdo muaj, përveç pagës 1.4 mlionë lekë si zv/kryetar bashkie: 

▪️– Është Drejtor Administrativ i kompanisë koncesionare “Eco Tirana” me pagë mujore 1500 Euro, ku Bashkia ka 51% aksione, ndërsa grupi mafioz “Ndraghet’a” ka 49% aksione.

▪️– Është Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, me delegim nga kryetari statutor Erjon Veliaj, ku paguhet 1000 Euro në muaj.

▪️– Është caktuar mbikëqyrës i administrim-likujdimit të kompanisë “TI-VA Sh.a” me pagë 500 Euro; shoqëri prodhim-shitje materialesh ndërtimi, ku bashkia është pronare me 51%, ndërsa 49% i ka firma italiane veroneze “Ital-Tub”.

▪️– Është caktuar administrues i përkohshëm i Ndërmarrjes Studentore Nr. 3 Tiranë, me pagesë mujore 600 Euro; qysh prej datës 15.08.2020, pas ndarjes nga jeta të ish-adminisratorit Ndue Ndoci.

▪️– Është caktuar mbikëqyrës për administrim-likujdimin e shoqërisë “SPORT KLUB FARKA me pagë mujore 300 Euro; e cila është 49% në pronësi të Bashkisë Tiranë, 31% në pronësi të Çim Fushës e 20% në pronësi të ish-kryekomunarit të PD, Fatbardh Plaku.

▪️– Është zv/kryetar i Bordit “KLUB-FUTBOLL TIRANA”, ku Bashkia është 34% pronare; si dhe mbikqyrës i deleguar administrativ prej kryetarit të Bashkisë Tiranë, me pagë mujore 700 Euro.

▪️– Është caktuar zv/kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Fondacionit Kredi-Biznes-Ndërtime “CRIMSON FINANCE FUND ALBANIA”, me pagë mujore 800 Euro, ku Bashkia-Tiranë është pronare me 25%, në ortakëri me Aleksandër Sarapuli dhe kompaninë “Aleat” të pasaportave.

▪️– Është caktuar Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA AGRIKULTURE shpk” krijuar më 15.07.2020, në pronësi 100% të bashkisë, por ende pa pagë.

▪️– Është caktuar Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të kompanisë “TIRANA DC Sh.a” krijuar më 28.10.2020; me aktivitet rindërtimi tërmeti, evente kulture, import makineri, transaksione pronash etj.; në pronësi 100% të bashkisë, ende pa pagë.

▪️– Është emëruar nga kryebashkiaku Veliaj, në postin Drejtor i Projekteve të punëve publike që krediton grupi “Abui Dhabi” për Bashkinë-Tiranë; nuk dihet sa e ka pagën mujore.

▪️– Eshtë emëruar në Bordet e 4 Universiteteve Publike të Tiranës, me të drejtë vote, si përfaqësues i pushtetit lokal dhe pagë mujore nga 200 Euro tek secili.

▪️– Eshtë deleguar nga kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, si përfaqësues-anëtar bordi në vend të tij në FSHZH, me pagë mujore 600 Euro.

Shumë skandale ekonomiko-fianciare, kanë provuar se shefi që bën pazaret e pista të Bashkisë Tiranë, me oligarkët dhe me Bablokun direkt, është Erjon Veliaj;

Ndërsa “Mon Kukaleshi” që firmos e “pastron letrat” zyrtare është zv/kryetari Arbjan Mazniku.Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s