Kategori
Uncategorized

Hashim Thaçi: “Do Luftojmë Me Ju FARK-Un Më Zi Se Me Shkaun…”

Hashim Thaçi ka deklaruar: ”Do e lëmë luftën me forcat serbe dhe do ju luftojmë më zi se shkaun, e pastaj kur ta mbarojmë me ju, do kthehemi e luftojmë shkaun. Fadil Gashi ka thënë: ”Nëse doni po e nisim luftën tash dhe nuk heq dorë nga institucionet”!

QENDRA STËRVITORE USHTARAKE KOLSH (QUK), TENTIMI I RIMARRJES SË QUK NGA KUDUSI LAME DHE SEKSERËT E TIJ, LUM HAXHIU & KADRI KRYEZIU! (7)

Shkruan: Major Nazif Ramabaja

Informata për gjendjen faktike në terren, zonën përgjegjëse të brigadës të cilat i kam vendos në hartë topografike kam marr nga:

Njësiti i vëzhgimit, nëpërmes korrierëve, komandantëve të shtabeve Lokale, kaluesve të rastit, civilëve udhëtar si dhe motorolës të cilën e kisha trofe lufte nga Beteja e Loxhës nëpërmes së cilës kartografi, vëzhguesi e në fund përgjuesi Asim Lokaj kishte marr këtë detyrë nga unë.

Përgjimin, identifikimin dhe qitja në letër të gjitha kodeve, duke e përcjellur lëvizjen e forcave serbe me përgjimet tona, kodet e shifruara, të deshifrohen ato kode, zbërthehen në teren dhe hartë topografike, duke zbuluar emrin e vërtetë të njësive serbe, formacionin dhe kush komandonte me to, kështu na u mundësua që të kem qasje më të lehtë në teren sa i përket lëvizjes dhe sulmeve të forcave serbe, kjo na mundësoi që ne të përgatitemi me kohë në drejtimet kryesore të sulmeve që do ndërmarrin forcat serbe dhe ato rezerve, në këtë mënyrë na lehtësohej puna ne teren për t´ju kundërvu me sukses sulmeve të makinerisë vrastare serbe.

Kur jem tek kartografi, vëzhguesi dhe përgjuesi Asim Lokaj, këtij i vje në ndihmë dhe mobilizohet vullnetarisht Haxhi Kastati nga Raushiqi, vlen të theksohet se Asimi me punën e tij prej një skulptori profesional bëri skicimin e hartës së zmadhuar 2×2 në Hamera në shtabin operativ të brigadës 131-të “Ardian Krasniqi”, duke i vendosur pozicionet e forcave serbe sipas informatave që posedonim si vijon:

Dislokimin e forcave serbe tek “Podi i gështenjave, “Suka e Bekteshit”, Suka e Cermjanit”, “Fabrika e këpucëve në Pej”, Bazen Tenkiste në Dulovë”, “Postblloqet policore magjistralja Pejë-Deçan”, në të cilat ishin vendos forcat serbe në këto vende më strategjike.

           KONTRIBUTI I QYTETARËVE GJATË DHE PARA LUFTËS ÇLIRIMTARE NË LUGUN E BARANIT

VËLLEZËRIT RROK DHE MHILL BERISHA 

            Në organizimin dhe ndihmesën e ushtrisë së rregullt, gjegjësisht njësiteve operative të UÇK-së, në Lugun e Baranit – Baran, dhe formimin e sektorëve: Informativ, të Sigurisë, Kartografik dhe Logjistik, si dhe përkrahje dhe angazhim në luftë: defenzivo-ofenzive dhe frontale, kontribut të veçantë dhanë këta persona:

            Rrok Berisha dhe vëllai i tij Mëhillidhanë kontributin e tyre moral, material dhe fizik, në kuadër të Brigadës 131.

            Rrok Berisha, ishte kryeshef i sektorit për informim, i autorizuar së bashku me Asim Lokajn, njoftuan dhe mbajtën kontakte të pandërprera me mjetet informative publike të vendit dhe ndërkombëtare. Pastaj si deputet i zgjedhur nga vota e popullit të fshatrave të Lugut të Baranit, ka organizuar intelektual të të gjitha fushave që ti dalin në ndihmë ushtrisë së rregullt të UÇK-së, të cilët përmes tri komunikatave të nënshkruara edhe nga komandanti i brigadës 131-të, e në veqanti ndihmoi popullatën gjatë grumbullimit në Isniq dhe tërheqjen e saj, pa pasoja për në Rugovë.
            Vëllezërit Berisha, kanë mbështetur, ndihmuar dhe përkrahur vijën dhe institucionet e Republikës së Kosovës pa rezervë. Shtëpia e Mhillit dhe Rrokut qe shndërruar në Shtab për eprorët e Brigadës 131, e cila pikërisht për këtë qëllim edhe u dogj e u shkatërrua nga forcat barbare serbe, ndërsa Mhill Berisha, dallohet edhe si humanist e bamirës dhe kontribuuesi më i dalluar në grumbullimin, organizimin dhe shpërndarjen e mjeteve materiale dhe ndihmave financiare për luftë…!
            Asim Lokaj si hartograf dhe shef për vëzhgim në brigadën 131, me profesionalizmin dhe dëshirën që kishte për të shërbyer në Njësitet Operative të UÇK-së, të komanduara nga Eprorët  profesionistë dhe me përvojë të ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, bëri një punë jashtëzakonisht të madhe dhe ishte i shkëlqyeshëm në vëzhgime dhe përpilimin e hartave me pozicione të armikut, të cilat na ndihmuan shumë në realizimin e detyrave ushtarake dhe luftarake.
            Nikë Krasniqi dha kontribut të pamohueshëm në ndihmë ushtrisë dhe popullit e në veçanti brigadës 131, përkundër pengesave të herëpashershëm që i bëheshin. Nika shquhet për informimin e vijës institucionale me rrjedhat dhe rrethanat e zhvillimit të luftës në Lugun e Baranit dhe ishte koordinator në mes subjekteve politike dhe njësive operative të UÇK-së. 

Vetëm që s’u përkul Nika kurrë, përkrahu institucionet legjitime të Republikës së Kosovës Presidentin, Qeverinë dhe Parlamentin, ndihmoi njësitë operative të Ministrisë së Mbrojtjes Br. 131-të në Baran dhe shtabin e mbrojtjes lokale të Nepoles, ju mohua statusi i veteranit të UCK-së, kjo s’do koment!!!
            Rrustem Shala dhe vëllau i tij Xhema, nuk kursyen asgjë, ata u morën me logjistikën e Brigadës duke mos i lënë në asnji moment ushtarët të uritur, organizuan ndërtimin e furrës së bukës që kishte kapacitet për të ushqyer me bukë jo vetëm ushtrinë por edhe banorët e fshatrave përreth Baranit. Ndihmoi popullatën në qaste më të vështira gjatë strehimit në fabrikën e Kodradiqit, e cila ishte renovuar me vetëkontributin e popullatës së asaj rrethine, dhe ishte shndërruar në kazermë-repart të tipit modern për njësitet operative të UÇK-së. Kontribut të veçantë  dhanë edhe Gjon Balaj dhe Nimani.
            Kontribut  të pa zëvendësueshëm dha gjithashtu ashtu edhe Zymer Fak Sefaj(jurist), vozitës dhe përcjellës imi gjatë tërë kohës së zhvillimit të operacioneve luftarake. Shtëpia e Fakut, babait të Zymerit ishte shndërruar në Shtab të Brigadës 131, dhe ishte vendstrehim për të larguarit nga zonat e luftës. Familja Berisha nga Dobërdoli, tash Lugmiri, nëna e plagosur nga bombardimet me djalë e vajzë u strehuan në shtëpin e Fakut.

            Zymer Sefaj, në fillim të formimit të Brigadës, plotësim me ushtarë sepse bërthama ishte formuar në Papaj, u lajmërua vullnetarisht për ta ndihmuar komandantin e Brigadës.  Zymeri ishte mobilizuar së bashku me automjetin e tij kombi, të cilin  e kishin për nevoja familjare, me vlerë 25.000 DM, në shërbim të Ushtrisë Institucionale, i cili pa hezitim ia dorëzoi Brigadës 131 në Baran.

            Sinan Shalën nga Duboviku i cili ishte edhe pjesëmarrës në luftën e Loxhës dhe ishte plagosur, përcjellës sigurie i imi, Burim Gashi-përcjellës sigurie, Sadri Selca-shef i njësitit zbulim-kundërzbulim nga Barani, Mahmut Mulaj nga Isniqi, shtëpia e të cilit ishte lëshuar për strehim të të ikurve dhe një kohë edhe të shtabit të brigadës në raste urgjente sis ishin (dehidrimi i trupit) dhe shërimin e komandantit të brigadës 131,  përmes marrjes së infuzioneve, Shemsije Shala (Shema) e cila u përkujdes për ushqimin e ushtarëve në Betejën e Loxhës bashkë me vëllain Kapllanin, si dhe , Binak Morinën dhe Agim Shalën nga Duboviku.

 VLEN PËR TA SHËNUAR

            Babai i Ramandan Gashit, ndërton furrën për pjekjen e bukëve për nevoja të Njësive Operative të Brigadës 131-të, si dhe për nevoja të të ikurve nga zonat e luftës të cilët i kishim strehuar në Fabrikën e Kodradiqit dhe popullatën civile të Baranit. Ky ishte një gjest i mirë dhe tejet i rëndësishëm për zhvillimin e luftës së organizuar.

            Pal Koci komandant i shtabit lokal Gllogjan të Pejës, pas ofensivës së forcave ushtarake-policore dhe paramilitare-mercenare serbe, të 2-4 gushtit 1998, tërheqë rojet nga kodra e Bokshiqit, (gjithnjë sipas shtabit të Gllogjanit të Deçanit). Për këtë akuzë, Idriz Balaj ”Togeri”, dërgon bandën e tij për ta arrestuar Pal Kocin.

 Pas raportimit tek unë se Pali është në rrezik jete nëse dërgohet në Gllogjan të Deçanit, intervenova duke urdhëruar që Pali të mos preket dhe në këtë mënyrë evitova rrezikun e arrestimit, të Pal Kocit ,dhe dërgimin e tij në shtab të Gllogjanit te Ramushi. Ekzistonte një bindje se kush dërgohet atje për së keqi, nuk kthehet më prapa. Ky rast me siguri i kujtohet Pal Kocit, por nëse i ka dalur nga memoria, çfarë  është e arsyeshme, sepse ka kaluar një kohë e gjatë! Por me siguri Nikë Krasniqi e ka në memorien e vet ende këtë ngjarje, e cila ka mundur të përfundojë në mënyrë tragjike.

         Me 7 shtator, mbajtëm një takim të fundit me përfaqësues të SHP te mulliri i Broliqit. Pjesëmarrës ishin: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Idriz Zyrapi, Lahi Brahimaj, Musa Gjakova, Fadil Hadërgjonaj, dhe unë Nazif Ramabaja, pa komandantin Zemaj sepse kishim informacione se mund t’i ndodhte diçka e keqe! Kolonel Zemaj, më autorizoi që në emër të Brigadave t´iu dorëzoj shqetësimet dhe kërkesat e Shtabeve lokale, të më se 68 fshatrave të ZORRD, me kërkesa, se ata dëshironin të udhëhiqen nga oficerët e shkolluar, me arsyetim se ata e kanë treguar veten në Betejën e Loxhës dhe nuk donin të udhëhiqen nga njerëzit pa përvoja sa i përket luftës.

Ua dorëzova kërkesat, në tavolinë. Të gjitha i mori Hashim Thaçi dhe mu drejtua me zë të lartë, kush je ti, kë përfaqëson, shërbëtor i kujt je, që merresh me këto gjëra? Letrën e Shtabit të Svërkes së Gashit, e lexoi mirë, e palosi dhe e vuri në xhep. Në atë letër bëhej fjalë, për një vizitë që kishin bërë ata të SHP: Hashim Thaçi e Rexhep Selimi, për ndërrimin e komandantit të Shtabit Lokal! Në vend të Fadil Gashit, të vendoset Binak Gashi ”Breshka”. Këtë se kishin pranuar Fadili me të tjerë. Ndërsa Rexhep Selimi kishte deklaruar se, ”s’ka institucione, as president, as qeveri, as parlament. Këtu ekziston vetëm SHP i UÇK-së”, ndërsa Hashim Thaçi ka deklaruar: ”Do e lëmë luftën me forcat serbe dhe do ju luftojmë më zi se shkaun, e pastaj kur ta mbarojmë me ju, do kthehemi e luftojmë shkaun. Fadil Gashi ka thënë: ”Nëse doni po e nisim luftën tash dhe nuk heq dorë nga institucionet”!

Ata e morën Binak Gashin ”Breshkën”, me veti dhe largohen nga Shtabi Lokal i Svërkes së Gashit, kokulur. Për këtë kishte qenë Fadili në Baran dhe ma kishte dorëzuar letrën e përpiluar me shpjegimin në detaje të ngjarjes për t´ia dhënë komandantit, Tahir Zemaj. /Vijon

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s