Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres.
1-Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej dy vite e gjysmë.
2- E drejta e ligjit dhe ndarja e pushteteve janë shkatërruar.
3-Liria e medias është shkatërruar.
4- Korrupsioni, pastrimi i parave plus trafiku i heroinës është rritur.
5- Zgjedhje të paligjshme”
Përmes një statusi në Twitter, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim shkruan se reforma në Drejtësi ka bërë përparim të prekshëm, por kërkon ende punë.
Ajo shton se udhëheqësit duhet të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese.
“Reforma në drejtësi ka bërë përparim të prekshëm, por kërkon ende punë… ka ardhur koha që të gjithë udhëheqësit të tregojnë vullnet politik dhe të ngrenë Gjykatën Kushtetuese. Qytetarët nuk duhet të presin”.
Ndërkohë, në lidhje me këtë postim të ambasadores Yuri Kim ka reaguar edhe këshilltari ekonomik pranë CDU-së, Martin Henze, i cili shkruan se këto janë fantazi të SHBA-së pasi reforma në drejtësi, sipas tij, nuk është në progres.
“Ambasada e SHBA fantazon. Në Shqipëri, reforma në drejtësi nuk ka bërë asnjë progres. 1-Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej dy vite e gjysmë. 2- E drejta e ligjit dhe ndarja e pushteteve janë shkatërruar. 3-Liria e medias është shkatërruar. 4- Korrupsioni, pastrimi i parave plus trafiku i heroinës është rritur. 5- Zgjedhje të paligjshme”
“Justice reform has made real progress but still requires work… it is time for all leaders to show political will and establish the Constitutional Court. The people should not have to keep waiting.”26Twitter Ads info and privacySee USEmbassyTirana’s other Tweets
Misionarë të ruajtjes së trojeve iliro-dardano-arbërore e identitetit kombëtar.Në shekuj’ e ruajtën të pashuar zjarrin e lirisë.Dishepuj të demokracisë e vlerave europiane, promotorë të finalizimit të endrrës nacionale.Kujtesë historike për shqiptarët në Mal të Zi.Dosjer:Shqiptarët e Malit të Zi janë trashëgimtarë të drejtëpërdrejtë të iliro -dardano -arbërorëve, banorë prej mijëra vjetësh në trojet e tyre kur nuk kishte Rusi, Serbi e as Mal të Zi.Në antikitet ai që sot quhet Mali i Zi ishte Mbretëria Ilire e Ardianëve, e cila është qeverisur nga Agroni, Teuta dhe Genti.Aty kanë banuar fiset e tjera të Ilirëve, labeatët dhe diokleatët, në zonën midis Zetës dhe Bjelopavlicit rreth tre-katër km në veripërendim të Podgoricës së sotme, ku bashkohen lumejtë Zeta dhe Moraça.Ata ishin ngulitur aty që nga shekulli i tretë para lindjes së KrishtitPas vërshimeve romake e pushtimit të ketyre trojeve Qyteti i Diokles ishte qyteti më i madh i kësaj krahine.Keshtu e cilëson historiani Kostantin Jiriçek, por ai thekson se ketu gjendej qyteza ilire.Për të kanë shkruar edhe historiani, Plini në shekullin e parë pas Krishtit dhe gjeografi Ptolemeu në shekullin e dytë pas Krishtit.Në këto troje të ilirëve, që shtriheshin deri në Danub, nga fisi i diokles (dukles) lindi perandori i famshëm i Romës, Diokleciani.Ai pasi i dha shkëlqim dhe lavdi Perandorisë Romake dha dorëheqjen dhe i kaloi vitet e fundit të jetës në pallatin e tij në Dubrovnik.
Shprehja e tij e famshme se “E gjeta Romën me baltë e qerpiç dhe e lashë atë të veshur me mermer” është treguesi sinjifikativ i dijenisë shqiptare dhe i aftësisë së tyre qytetare qeverisëse. Shqiptarët e Malit të Zi janë të shquar historikisht për vokacionin e tyre perëndimor dhe kontributin e madh të dhënë në qytetrimin Europian.Që në shekullin e lll-të pas Krishtit, Shën Jeronimi i lindur në këto anë, në Dalmaci, me origjinë nga fiset ilire u bë një ndër njerëzit më të famshëm e më të ditur të Perandorisë Romake, me përkthimin integral të Biblës nga greqishtja e vjetër.Ai u bë një ndër intelektualët më të famshëm në histori.Në shekullin e shtatë pas Krishtit keto krahina dhe qyteti i Diokles u shkatërruan nga dyndjet sllave.Dioklea është quajtur krahina dhe shteti që u krijua në shekullin e nëntë që perfshinte territorin e Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Drishtit.Në fillim të shekulit të trembëdhjetë Dioklea ra nën pushtimin serb, të Perandorisë së Stefan Nemanjes dhe mbeti nën kthetrat sllave deri në vitin 1355 kur vdiq Stefan Dushani, atëherë u përfshi në Principatën e Balshajve.Në Mesjetë, pas çlirimit nga pushtimi serb, dinastia e fuqishme arbërore, Balshajt sundonin jo vetëm Malin e Zi të sotëm, por shtriheshin në kufijtë e një perandorie dhe kontrollonin një territor njëqindmijë kilometër katrorë.
Pas rënjes së Balshajve principata e vogël e Zetës, siç quhej në atë, kohë, në shekullin e katërmbëdhjetë, Dioklea, Mali i Zi i sotëm, u qeveris nga nipi i Gjergjit ll Balsha, nga Stefan Cernojeviçi. Nuk është rastësi që në Besëlidhjen e princërve shqiptarë, që u mbajt në Lezhë më 2 mars 1444, Stefan Cernojeviçi erdhi në këtë Kuvend historik bashkë me dy djemtë e tij. Ai ishte martuar me princeshën Mara, motrën e Gjergj Kastriotit, por dhe vet ishte me gjuhë e gjak arbëror dhe pinjoll i dinastisë së ndritur të Balshajve.Pas epopesë 25 -vjeçare të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut e pushtimit turk të Ballkanit, shqiptarët e Malit të Zi, përfaqësues të fiseve të fuqishme të Vasajoviçëve, Kelmendasve, Pipërit, Kuçit e Palabardhit e mbajtën të pashuar zjarrin e luftës për liri. Ata jo vetëm nuk i ulën armët, por u bënë iniciatorë të kuvendeve mbarëballkanike dhe hartuan strategjinë e luftës çlirimtare.Nga korriku deri në shtator të vitit 1614-të u mbajt në Kuçin shqiptar, që ndodhet në Mal të Zi, Kuvendi i Kuçit i kryesuar nga prijësi i kësaj treve, Lala Drekali.
Në këtë aleancë ballkanike antiosmane pati përfaqësues edhe nga Bosnja, Hercegovina, Maqedonia e Serbia.Kuvendi vendosi për fillimin e luftës çlirimtare sipas modelit të strategjisë fitimtare të Skënderbeut në shekullin e XV dhe kërkoj ndihmën e Papatit e të Mbretërisë së Spanjës.Edhe në Kuvendin Ballkanik të Prokopit të vitit 1615-të e atë të Beligradit të vitit 1620-të krerët shqiptarë Lala Drekali, Gjeç Bardhi, Gjon Renësi e prelati Pjetër Budi, ishin jo vetëm truri e shpirti i këtyre ngjarjeve të mëdha, por edhe të ngarkuar si ambasadorë në Vatikan, Venedik, Spanjë e Francë për të siguruar armë e aleatë për luftën çlirimtare.Për disa dekada me rradhë, këtu në Mal të Zi, qeverisën Bushatllinjtë.Kara Mahmut Pasha organizoj Kuvendin e Podgoricës në pranverën e vitit 1786-të ku morën pjesë prijësit shqiptarë dhe prijës ballkanikë, të cilët themeluan Konfederatën Ilirike. Malazezët jo vetëm që nuk u treguan mirënjohës ndaj të zotëve të shtëpisë, pra shqiptarëve etnikë, por që nga dalja në skenë e Rusisë si fuqi europiane në kohën e Pjetrit të Madh e të Katerinës së Madhe, me anë të popëve malazezë, me agjentë, para e dhunë, u munduan të shkombëtarizojnë shqiptarët vendas e t’i kthenin në besimin ortodoks për t’i asimiluar.Akti heroik i vetëflijimit të Oso Kukës në qershorin e vitit 1862, ku me shperthimin e kullës u vranë qindra forca malazeze deshmoi qartë se shqiptarët do të rezistonin e nuk do të thyheshin por do të mbronin me jetën e tyre trojet e veta dhe kauzën kombëtare. Me krijimin e Principatës së Malit të Zi oreksi i shovinistëve të Knjaz Nikollës erdhi duke u shtuar.
Në memorien historike të shqiptarëve dhe mbarë Europës kanë ngelur përjetë betejat legjendare të ushtrisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për mbrojtjen e Plavës e Gucisë, të Hotit e Grudës, të Ulqinit e Tivarit, nga ushtritë malazeze të asaj kohe të udhëhequra nga Mark Milani.Nëse Ulqini i Agronit, Teutës e Balshajve më 25 nëntor 1880-të ra në në kthetrat e përgjakshme malazeze, kjo nuk ndodhi për shkak të pazotësisë të tyre, por u desh një ushtri turke prej 20000 vetash dhe flota ushtarake e Fuqive të Mëdha për ta detyruar të dorëzohet qytetin krenar iliro–arbëror dhe u shua shpresa e shqiptarëve për ta mbajtur qytetin.Në Ulqin u shua edhe jeta e prehen eshtrat e Ymer Prizrenit, Kryetari i Qeverisë së Perkohëshme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ushtria e të cilës kishte luftuar për mbrojtjen e tij por që nuk ia arriti dot ta shpëtonte nga pushtimi.Ai kishte shkuar aty për të shpetuar nga perpjekjet e Portës së lartë për ta burgosur ku do të jetonte deri sa vdiq në mënyrë tragjike, larg familjes që ia kishte internuar Dervish Pasha në Turqi.Në pranverën e vitit 1866, kur shqiptarët po pregatiteshin për një tjetër kryengritje i derguari i Portës së Lartë i shkoj në barakën ku jetonte në Ulqin Ymer Prizrenit dhe i kerkoj të ndikonte në Prizren, Dibër, Tetovë për të shuar këto pregatitje, me qëllim shterrimin e një kryengritje të re në shkëmbim të faljes së jetës së tij dhe ofrimit të shume qeseve me flori.Kësaj oferte komprementuese por shumë fyese për të burri i shquar i Kombit Shqiptar iu përgjigj atë kohë:“Shko nga ke ardhë se edhe sikur në fron të vet të më verë sulltani nuk dua t’ia di për Turqinë”.Disa ditë me vonë u gjet i masakruar në mënyrë barbare në barakën e tij.
Ai e mbylli jetën në mënyrë tragjike por e nënshkroi emrin e tij në Panteonin e Kombit, përjetësisht në pavdekësi.Gjatë një shekulli të pushtimit sllavë shqiptarët pësuan një genocid e dhunë të egër, spastrim etnik dhe mohim të të drejtave elementare e njerëzore, mohim të gjuhës e të kombësisë së tyre.Në vitin 1913 në Plavë e Guci, në Tuz e Ulqin, me një akt të pashembullt barbarie çetnikët serbo–malazezë me bekimin e eprorëve të tyre, masakruan qindra burra shqiptarë pasi nuk pranuan të ktheheshin me forcë në besimin ortodoks sllav me qëllim për të fshirë nga kujtesa qëndresën heroike dhe ngadhënjimin e shqiptarëve të udhëhequr nga Dedë Gjo’ Luli në vitin 1911 ku për herë të parë pas qindra vitesh u ngrit i lirë flamuri i simbolit të identitetit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), në Kryengritjen e Deçiçit.Akoma më e tmerrshme ishte masakra që u projektua nga Beogradi e u zbatua jo rastësisht në Tivarin shqiptar kur brenda një nate u ekzekutuan me mijëra djemë të Kosovës, në mars – prillin e vitit 1945-të, 75 vite më parë.Kjo barbari e Masakrës së Tivarit të kujton kohën e kanibalizmit të Çengis Khanit e të Timur Lengut , Vlad Dragulës [hungulësi], Erik qimekuqit të Vikingëve, apo Ivanit të tmerrshëm të Rusisë.Pas katër dekadash shqiptarët ranë nën diktaturën e Titos e të Millosheviçit, ku provuan një genocid të paparë dhe torturat më çnjerëzore mesjetare duke iu vendosur kryqin e hekurt të skuqur në shpinë, fytyrë e zemër.Por pasuesit e iliro-dardano-arbërorëve qëndruan të pamposhtur e të paepur në mbrojtje të trojeve të të parëve, për të siguruar vazhdimësinë dhe per t’i shpetuar asimilimit.Me durim e sakrificë kristiane stërnipat e Gjergj Kastriotit u shnderruan misionarë të ruajtes së Identitetit kombëtar, dishepuj të demokracisë e vlerave europiane, promotorë të finalizimit të endrrës nacionale.Shqiptarët e Malit të Zi janë qytetarët më të denjë në këtë republikë të vogël dhe artificiale.Ata me votën e tyre përcaktuan shkëputjen nga Serbia dhe i dhanë goditjen e fundit Sllobodan Millosheviçit në referendumin e vitit 2006.
Falë vokacionit të tyre historik përendimor përcaktuan kursin euroatlantik të qeverisë malazeze, antarësimin e Malit të Zi në Nato dhe hapjen e negociatave për në BE.Falë lidhjeve të ngushta me SHBA-në për shkak të diasporës së madhe që kanë në këtë vend mik, janë faktorë themelor për të sotmen e të ardhmen e bashkimit të natyrshëm të trojeve etnike shqiptare në një shtet të vetëm.Ata dhunë kontribut të jashtëzakonshm në mbështetjen e UÇK-së për çlirimin e Kosovës dhe iu imponuan qeverisë malazeze për njohjen e pavarësisë së saj.Në shekuj shqiptarët nuk luftuan që tokat e tyre të qeveriseshin nën emblemën serbo-malazeze, por që në qiellin e kaltër mbi fortesat e tyre të fluturojë e lirë e krenare shqiponja Iliro-Arbërore dhe të valvitet flamuri i Kombit të tyre.Ky është flamuri i Lekës së Madh, Pirros, Teutës Agronit, Balshajve, Gjergj Kastriotit, Dedë Gjo’ Lulit, Ismail Qemalit, Isa Boletinit e Hasan Prishtinës të cilin e mbrojtën simbolet e qëndresës shqiptare të shekullit të XX-të Adem Jashari, Ramush Haradinaj e Ali Ahmeti në betejat për liri në Kosovë, në betejat për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni dhe çertifikimin e kësaj Kauze hyjnore në Hagë.Dhe kështu ndodhi në marsin e vitit të kaluar kur shqiptarët e Tuzit jetësuan mesazhin e thuprave të Gjergj Kastriotit dhe korrën fitoren spektakolare në zgjedhjet e pushtetit lokal, ku pas një shekulli e një dekade u valëvit krenar Flamuri Kuqezi i Gjergjit të madh Oso Kukës dhe Ded Gjon Lulit.E suksesi vazhdoj me miratimin e simboleve kombëtare e lirisë fetare dhe çpronësimin e zhupanëve serbë mbi kishat ortodokse të Malit të Zi.Shqiptarët me herët kishin parandaluar grushtin e shtetit dhe me votën e tyre përcaktuan formimin e qeverisë propërendimore.
Ata në shekuj ruajtën rrenjët iliro- dardane dhe me stoicizëm permes një sage të gjatë, në beteja shumëfrontëshe ruajtën identitetin kombëtar dhe shpëtuan nga asimilimi e sot janë shembulli me i mirë i qendresës, durimit dhe i fitoreve të njëpasnjëshme.Ata nuk kanë reshtur per asnjë moment duke punuar për finalizimin e endrrës nacionale.Kombi shqiptar prej 10 milionësh në Ballkan është i ndërgjegjshëm të kryejë mirë rolin që i ka caktuar historia e Mileniumit të ri (Mijëvjeçarit të Tretë) dhe të mbrojë me vendosmëri të drejtat e bashkatdhetarëve të tij e të zgjidhë përfundimisht çështjen shqiptare dhe bashkimin e tyre, atë që kombet tjera e kanë kryer me kohë dhe krijimin e Shtetit Komb të shqiptarëve.
Sa më shumë kalojnë vitet aq më të afërta na bëhen kujtimet dhe nuk janë të pakta ato që na lëndojnë. Kush ka patur fatin e keq të jetë skeduar nga regjimi komunist si “kontigjente të hapura armike”, duket se e ndjek urrejtja e verbër e militantëve të regjimit, edhe pse kohët kanë ndryshuar dhe statusi social i tyre nuk është më i njëjti. Këtë gjendje kam patur rast ta përjetoj disa herë, sidomos para e pas zgjedhjeve. Për të mos e zgjatur, dy ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, për arsye pune m’u desh të shkoja në Përmet. Rrugës për tek bashkia, ku kisha punë, do të kalosh sheshin kryesor të qytetit ku atë ditë festonin fitoren mbështetësit e PS, madje njëri filloi të më provokonte. M’u kujtuan vitet kur të parët e tyre masakruan familjen time, gjatë luftës së klases. Ata nuk kishin harruar asgjë, madje hiqeshin triumfatorë përballë meje. Duket se kishin mendësinë e viteve 1974 dhe sikur jetonin në Përmetin e asaj kohe. Në atë grumbull ishin edhe disa nga miqtë e familjes time. Ishin me ata. Tërë jetën me ata. Tej, tek shatërvani takova dy të persekutuar, baballarët e të cilve kishin qenë në burgje. Ishin të trembur deri në palcë nga fryma e terrorizmit majtist që frynte në Përmet. Edhe pse votat ishin të fshehta, i identifikonin si njerëz të Berishës. Mu duk sikur donin të ndanin me mua peshën e terrorit që përcillnin larot mbi nervat e tyre. Kishin të drejtë, unë e ndjeva për tre ore sa qëndrova me ta. Në ato çaste mu kujtuan fjalet e Baba All Tomorrit: “Fqinjët armikër janë/cilën shpresë kemi ndër miqtë/ dhe të dashurit nge s’kanë/ se i mundojnë të ligjtë’. Mbasdite u nisa për në Tiranë, por sa zbrita për një kafe në Këlcyrë, atje ishte edhe me keq. “E shikon! Ja, si u përmbysëm”, – mu drejtua një burrë, pa më përshëndetur. Kisha vite pa e parë. U befasova; ku jetojnë këta njerëz! Mu desh të mbrohesha: O i mjerë, unë jam vet pjesë e ekzekutivit, jam përmbarues gjyqësor. Më pushtoi trishtimi, jo për vete dhe miqtë e mij që jetojnë atje, më erdhi keq për këta të mjerë që kanë mbetur pengje të urrejtjes; të urrejtjes kundër “armikut të klasës”. Dhe këtë frymë urrejtje e mbartin me vehte, kudo që shkojnë, madje edhe kur jetojnë në Perëndim.
Edhe pse kanë kaluar vite, edhe pse janë ndryshuar tre breza, ata mbeten të njëjtët. Mbeten te njejtet se e percjellin urrejtjen ne breza.
Heroi 102-vjeçar lindi në qytetin e Shkodrës, në 1918.
Më 27 Prill, Shqiptarët e sirisë ndanë historinë e Shefqet Suljman Gavoçi i cili preku shumë shqiptarë. Që atëherë, ne ishim në gjendje të kontaktonim me personin që e shkrepi këtë video. Ai është Usama dhe nipi i Z. Gavoçi. Nga Usama mësuam se z. Gavoçi është 102 vjeç, dhe si një shqiptar krenar ai nuk e ka harruar kurrë se nga erdhi. Usama thotë se “Ai i ka kushtuar tërë jetën e tij në ndihmë të shqiptarëve në të gjithë botën. Ai qëndron i fortë për vendin e tij dhe njerëzit e tij”.
Heroi 102-vjeçar lindi në qytetin e Shkodrës, në 1918.
Gavoçi është djali i parë i imamit Sulejman Gavoçi, i cili ishte një luftëtar i shquar në luftërat kundër serbëve që u zhvilluan nga Shkodra në Tuz. Kjo familje, me shumë ndikim në Shkodër, u detyrua të linte qytetin e tyre të dashur pasi u përcoll nga përkrahësit e Mbretit Zog.
Më 1946 u vendosën në Damask, Siri. Ndërsa më shumë shqiptarë erdhën dhe u vendosën në të njëjtin fshat, u bë i njohur si “Fshati Arnaout”, që do të thotë “Fshati shqiptar”.
Kur u vendos në Siri, qeveria e Enver Hoxhës e hoqi atë nga kombësia e tij shqiptare. Dekada më vonë, në moshën 102 vjeçare, Gavoçi rimori shtetësinë e tij dhe mori një pasaportë shqiptare.
Ai kurrë nuk e harroi origjinën e tij dhe me krenari thotë se është shqiptar. Gavoçi është një shembull i forcës për të gjithë ne dhe është një frymëzim për kulturën dhe njerëzit e vendit të tij, pasi ai kurrë nuk u lodhi duke ndihmuar popullin e tij për dekada të tëra.
Z. Gavoçi vazhdon të jetojë në Siri dhe gjithashtu kalon kohën e tij në Siri, Arabinë Saudite dhe Suedi duke vizituar familjen e tij.
Më poshtë janë fotot e Z. Gavoçi, mirësjellje të Usama Gavoçi.
Albanian man receives citizenship decades after having it revoked during Communism
BY TEAM ALBANIANS – MAY 07, 2020
On April 27th, Team Albanians shared the story of Shefqet Suljman Gavoçi which touched many Albanians. Since then, we were able to get in touch with the person who shot this video. He is Usama and the grandson of Mr. Gavoçi. We learned from Usama that Mr. Gavoçi is 102 years old, and as a proud Albanian he has never forgotten where he came from. Usama says “He has dedicated his whole life in helping Albanians all around the world. He stands strong for his country and his people.”
The 102-year-old hero was born in the city of Shkodra, in 1918.
Gavoçi is the first son of imam Sulejman Gavoçi, who was a distinguished fighter in the wars against the Serbs that took place from Shkodra to Tuz. This family, with a lot of influence in Shkodra, was forced to leave their beloved city after being followed by the supporters of King Zog.
In 1946 they settled in Damascus, Syria. As more Albanians came and settled in the same village, it became known as “The Arnaout Village,” meaning “The Albanian Village.”
When he settled in Syria, Enver Hoxha’s government stripped him of his Albanian nationality. Decades later, at the age of 102, Gavoçi regained his nationality and obtained an Albanian passport. He never forgot his origin and proudly says he is Albanian. Gavoçi is an example of strength for all of us and is an inspiration to the culture and people of his country, as he never tired of helping his people for decades.
Mr. Gavoçi continues to live in Syria and also spends his time in Syria, Saudi Arabia, and Sweden visiting his family.
Below are photos of Mr. Gavoçi, courtesy of Usama Gavoçi.
Gavoçi in 1936 in Cairo, Egypt where he completed his university studies.
Gavoçi in Damascus, Syria in the 1950s.
Gavoçi in Albania in 1957.
Gavoçi in Krujë in 1957.
Gavoçi in Tiranë in 1957.
Mr. Gavoçi with his grandson Usama in Tirana.
Team Albanians ✔ @TeamAlbanians This man left communist #Albania for a better a life in #Syria. Once he left, Hoxha’s government stripped away his nationality.
Decades later, at 100 years old, he regained his nationality and an Albanian passport.
Investigimet gjithmonë më kanë tërhequr si gazetar, sinqerisht më jepnin shumë adrenalinë, edhe pse i dija rreziqet. Rreziku më i madh për një gazetar investigativ është familja.
“Kurrë mos u marto, nëse ke zgjedhur të bësh gazetarin investigative”, – më tha një gazetar amerikan shumë vite më parë.
“Ata janë të aftë t’i bëjnë keq familjes”, vazhdo ai. Dhe ashtu ndodhi, siç tha miku im. Në kohën kur qeveriste e djathta kërcënimet vinin nga individët, fatmirësisht këtë problem e zgjidhja shumë kollaj. Ndërsa ku erdhi e majta në pushtet kërcënimet vinin nga sistemi, kësaj nuk kisha çfarë t’i bëja, sepse nuk ka fytyrë. Për shembull: Ditën që unë publikova investigimin tim për trafikun e hashashit nëpërmjet avionëve të vegjël në gazetën “RD”, sistemi (pushteti) nisi një fushatë denigruese ndaj meje, por rezultoi katastrofë për ta. Ata nuk gjetën asnjë cen tek unë dhe kjo detyroi sistemin të ndryshojë strategjinë. Si fillim më pushuan nga puna, pastaj më ofruan parajsën dhe në fund më sulmuan familjen time. Logjika e tyre ishte shumë e thjeshtë. Ata më ofruan dy zgjidhje: 1) ose të jesh një baba i vdekur; 2) ose të jesh një baba i gjallë për fëmijët e tu. Personalisht nuk e kisha mendar kurrë, që sot 5 vite më parë, pjesën e dytë të jetës sime do ta jetoja larg Shqipërisë. Sinqerisht më mungon e shkuara, deti Jon, kalldrëmet e gurta dekorative bardhë e zi, si dhe miqtë e mi, madje edhe biçikleta ime e kuqe. Pesë vite nuk janë pak. Në Norvegji kam gjetur paqen me veten. Këtu demokracia është e kulluar. Norvegjezët janë miqësor dhe rrezatojnë energji pozitive. Standardi i jetesës është i mirë, por i shtrenjtë, ndërsa në Shqipëri gjërat po përkeqësohen çdo ditë. Diktatura po rikthehen frikshëm nga një frikacak. Pronat publike dhe e individit po shkatërrohet, ndërsa e drejta e votës tjetërsohet nga grupet kriminale. Në Shqipëri vdekja ka humbur shpresën, vetëm qeset ushqimore të japin pak shpresë.
Ai ishte një “viktimat” e para të “të të bërit shtet” të qeverisë së Edi Ramës. Në vitin 2014 ai u arrestua me bujë i akuzuar si trafikant i verprave të artit. Prokuroria e Tiranës kërkoi për Thimon deklarimin e fajshëm të koleksionistit për akuzën e “vjedhjes së veprave të artit e kulturës” dhe dënimin e tij me 9 vjet heqje lirie.
Megjithatë ai nuk i kreu të gjitha.
Pas lirimit, Thimji nuk është tërhequr dhe ska per tu terhequr kurre nga beteja e tij per drejtesi.
Atij nuk ju sekuestruan por ju vodhe pikturat te cilat sot zbukurojne vilat e trafikanteve ne pushtet.
Veprat e artit te tij ishin te regjistruara dhe lishensuara.
Ai i është drejtuar emisionit “Stop” në TV Klan në lidhje me një padrejtësi që i është bërë, Muzeut të Artit dhe të kulturës shqiptare, të licensuar nga vetë shteti shqiptar.
Sipas Thimos, arrestimi i tij u bë për të grabitur koleksionin e tij të veprave të artit.
“Në vitin 2013, Edi Rama, Mirela Kumbaro dhe Saimir Tahiri i shikojnë ikonat e David Selenicës përpara në Galeri Artesh.
Ky thote Gjergji Thimjo është objekti që unë akuzohem, me kartelë, me certifikatë pronësie, 49-320, e David Selenicës.
Këtu na del se ky e shikon në 2013-ën, ndërsa në vitin 2016, pikërisht ky objekt që ka qenë i ekspozuar në Galerinë e Arteve na del në shtëpinë e Koço Kokëdhimës”, – thotë Thimo.
Publikohen për herë të parë dokumente të panjohura me shifra dhe fakte, të cilat hedhin dritë mbi Reformën Agrare që realizoi qeveria komuniste e Enver Hoxhës në vitet 1945-1946, me anë të ndihmës së madhe dhe asistencës që dhanë specialistët jugosllavë që ishin si këshilltarë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Pyjeve që drejtohej nga Dr. Gaqo Tashko e Stavri Manjani, si dhe çdo dikaster tjetër të administratës shqiptare të asaj kohe.
Një histori të shkurtër e asaj reforme që nuk u realizua plotësisht nga Mbreti Zog në vitet ’30-të dhe pasojat katastrofale të reformës agrare të 1945-ës, e cila shpronësoi pa shpërblim 172.659 ha. tokë.
Që me ardhjen e saj në pushtet në fundin e vitit 1944, ndërmjet shumë premtimesh të tjera, qeveria komuniste e kryesuar prej gjeneral-kolonel, Enver Hoxhës, shpalli me të madhe si një nga prioritetet kryesore të saj: Reformën Agrare. Të cilën ajo e kishte propaganduar që në Kongresin e Përmetit në majin e vitit 1944, kur Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar, mori atributet e një Qeverie Provizore. Në këtë kuadër, më 29 gusht të vitit 1945, qeveria e kryeministrit Enver Hoxhës, shpalli ligjin mbi Rëformën Agrare, i cili u plotësua edhe me një shtojcë tjetër, që u shpall zyrtarisht afo një vit më vonë, në majin e 1946-ës. Ligji mbi Reformën Agrare si dhe të gjitha shtojcat e saj, u hartuan në bazë të sugjerimeve dhe asistencës teknike të specialistëve jugosllavë, të cilët përveç ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, asokohe ishin të atashuar edhe në të gjitha ministritë e dikasteret e tjera të shtetit shqiptare.
Ndërsa nga pala shqiptare, në grupin e punës për hartimin dhe zbatimin e asaj reforme, u angazhuan dhe punuan deri në fund të saj, vetë ministri i Bujqësisë, Dr. Gaqo Tashko dhe Stavri Marjani, i cili ishte ngarkuar me atributet e Drejtorit të Reformës Agrare. Po si u konsiderua ajo reformë nga propaganda zyrtare e qeverisë komuniste të asaj kohe, çfarë sanksiononte ligji i hartuar për kryerjen e asaj reforme agrare, cila ishte ndihma që dhanë jugosllavët për zbatimin e saj, si do të kryhej shpronësimi i tokave ndaj pronarëve të ligjshëm të cilët regjimi në fuqi i konsideronte si kulakë dhe çifligarë, sa tokë do t’u jepej fshatarëve dhe sa toka do të mbeteshin pronë e shtetit?
Qeveria: “Reforma Agrare, sihariqi më i madh i fshatarëve”
Qeveria komuniste e Enver Hoxhës i bëri një jehonë të madhe shpalljes së Reformës Agrare në vitin 1945, duke i dhënë asaj një hapsirë të madhe në të gjitha mjetet propagandistike që dispononte dhe duke shfrytëzuar Radio-Tiranën dhe të gjithë shtypin (gazeta, revista, buletine etj), që ajo kishte asokohe. Në këtë kuadër, në revistën “Bujku” (Revistë Bujqësore-Ekonomike që botohej nga Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve), të tetorit 1945, nën titullin e madh: “Reforma Agrare, sihariq më i madh i fshatarsisë”, midis të tjerash thuhej: “Më në fund ëndrra e fshatarëve po bëhet e gjallë. Ligja e Reformës Agrare dolli. Marrëdhëniet skllavëronjëse në mes pronarëve latifondistë dhe buqëve mbarojnë njëherë e mirë. Në vëndin tonë në tokën e larë me gjak s’do të ketë më skllav. Ç’është Reforma Agrare për fshatarin shqiptar? Ç’do gjë. Reforma Agrare është baza, është themeli mbi të cilin do të ngrihet krejt e ardhmja e tij ekonomike, shoqërore dhe kulturave. Reforma Agrare i siguron fshatarit një jetë me nder dhe dinjitet, një jetë njerëzore. Fshatari shqiptar i Vurkut dhe i Myzeqesë; i çifliqeve të Vrinonasve, të Vërlacëve dhe Biçakçinjëve me shokë, vetëm sot mund të thotë se është shqiptar dhe njeri. Reforma Agrare i vë kazmën sistemit feudal, zhduk për jetë të jetëve çifliqet e mëdha, shkakëtarët e mjerimit dhe të varfërisë, të sëmundjeve dhe të babëzisë, shkakëtarët e fatkeqësive të krejt popullit. Pa çlirimin ekonomik, pa përmbysjen e feudalizmit, çlirimi politik nuk do të kishte kuptim. Qeveria e Enver Hoxhës i dha fjalën popullit dhe e mbajti. Fshtarë e gëzofshi për jetë tokën, tokën t’uaj, tokën që s’pranon patronë dhe tiranë, vëndas dhe të huaj”.
Ministria e Bujqësisë përgatiti ligjet dhe teknikët për Reformën
Përpara se të fillonte zbatimi i Reformës Agrare, Ministria e Bujqësisë dhe Pyjeve e cila në atë kohë kishte si titullar Dr. Gaqo Tashko (zv/ ministr ishte Haki Toska), përveç kuadrit të nevojshëm ligjor, përgatiti edhe teknikët e specialistët shqiptarë që do të punonin në zyra dhe terren për mbarëvajtjen e asaj reforme. Lidhur me këtë, bën fjalë edhe një shkrim i botuar në revistën “Bujku i Ri” i asaj kohe, ku midis të tjerash thuhet: “Përpara ca kohësh në Ministrinë t’onë u bë një mbledhje e gjerë ku morën pjesë të gjithë teknikët e Dikasterit. Pasi u paraqit puna që është bërë deri më sot për Reformën Agrare, nga ana e qeveris s’onë dhe pasi u theksuan mungesat e hasura, si dhe karakteri urgjent i zbërthimit të këtij problemi jetik për shtresat e gjëra të fshatarësisë shqiptare, të cilat vazhdimisht dhe me insistim, kërkojnë zbatimin e Reformës Agrare; Ministri ftoi të gjithë teknikët që të japin mejtimet dhe të bëjnë sugjerimet e tyre rreth pikave kryesore që propozohen për të bërë Ligjin e Reformës Agrare. Të gjitha pikat kryesore të Ligjit mbi reformën Agrare u diskutuan gjallërisht. U theksua gjithashtu se ç’sasi toke do t’u lirohet pronarëve që do të merren me bujqësi; si do të konsiderohen çifliqet që janë pronë e pandarë “kondomine” e shumë vetëve. Si do të konsiderohen kullotat që nuk do të kthehen në tokë buke, pasi të jenë plotësuar nevojat e bujqve për kullotat; si do të zgjidhet problemi i ullinjve. Ç’qëndrim do të mbahet kundrejt buqëve të Shtetit dhe atyre që kanë qenë të instaluar në kohën e “Reformës Agrare” të kohës së Zogut, por që kanë braktisur tokat. Cilat toka përjashtohen nga çpronësimi; kush përfiton prej ndarjes së tokave; si krahasohen tokat dhe ç’sasi toke buke dhe kullote do t’i jepet çdo fshatari. Ç’do të bëhet për të përballuar shpenzimet e çpronësimit; çfarë kontributi do të japë Shteti në përballimin e këtyre shpenzimeve etj”. Në atë mbledhje e cila u zhvillua për katër ditë me rradhë, (nga data 1 deri më 4 korrik 1945), sipas direktivave të dhëna nga qeveria, u mor angazhim që Reforma Agrare të përfundonte në afatin e caktuar, brenda muajit nëntor të vitit 1946.
Ministri, Tashko dhe Drejtori i Reformës, Marjani, në ceremoninë e organizuar në Lushnje
Pas hartimit të kuadrit të nevojshëm ligjor i cili u miratua nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Nac-Çlirimtar (në atë kohë nuk kishte Parlament), i cili ishte një organ legjislativ që në një farë mënyrë zëvëndësonte Parlamentin, qeveria shqiptare deklaroi fillimin e zbatimit të Reformës Agrare duke zhvilluar dhe ceremonitë e rastit pothuaj në të gjitha rrethet e vendit. Një prej këtyre ceremonive ishte dhe ajo që u mbajt më 4 shtator të vitit 1945 në fshatrat e rrethit të Lushnjes, ku merrte pjesë edhe ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Dr. Gaqo Tashko, i cili shoqërohej edhe nga disa prej drejtuesëve kryesorë të asaj ministrie. Në fjalën e tij përpara qindra fshatarëve myzeqarë dhe autoriteteve partiake e atyre të pushtetit lokal, midis të tjerave, ministri Tashko u shpreh: “Shokë fshatarë dhe shokë teknikë. Po ju përshëndes me sihariqin e madh të Reformës Agrare që po vëmë në zbatim sot. Të gjithë ju kanë gënjyer në të kaluarën, premtimet për reformën agrare në kohën e Zogut s’kanë qenë veçse premtime, dhe s’mund të ndodhte ndryshe. Pushteti ynë demokratik po i përmbush premtimet e tij. Dikush mund të preket prej këtyre ligjeve dhe reformave të mëdha, por edhe ata të paktë duhet të kuptojnë njëherë e mirë se interesi i përbashkët është mbi të gjitha, prandaj dhe ata duhet të sakrifikojnë diçka. Ligji i kanaleve i jep katundarëve në dorë fatin e tokës. Ligji mbi zbritjen e qirave bujqësore u vjen në ndihmë fshatarëve që u dogjnë dhe u poqnë në këtë luftë”. Në reportazhin e revistës “Bujku i Ri”, ku është pasqyruar gjerësisht ajo ceremoni e zhvilluar në periferi të qytetit të Lushnjes, midis të tjerave thuhet: “Dhe kështu shoku Ministër vazhdoi të theksojë rezultatet ekonomike dhe shoqërore të këtyre ligjeve popullore, ndihmën që duhet të japë populli eksaktërisht, dhe përpjekjet që duhet të bëjnë për t’i kuptuar dhe zbatuar këto ligje. Ministri nuk harroi të theksoj nenet që parashikon ligji për sabotatorët, shkelësit e këtyre ligjeve, qofshin këta teknikë apo fshatarë, qofshin bujq apo feudalë. Më së fundi shoku Ministër theksoi dy qëndrimet kryesore që synon zbatimi i Reformës Agrare. 1) Që popullit t’i epet e drejta që ai që e punon tokën t’a ketë të tijnë dhe 2) që me anë të Reformës Agrare, bujqësia jonë të lartësohet në çdo pikëpamje. Dhe kështu z. Gaqo Tashko, përfundoi duke iu kujtuar fshatarëve detyrën që ata kanë për të ndihmuar njëri-tjetrin, sidomos fshatarët e Jugut, që sakrifikuan çdo gjë gjatë kësaj lufte të përgjakëshme. Mbas Z. Tashko e mori fjalën Drejtori i Reformës Agrare z. Stavri Marjani, i cili theksoi disa pika me rëndësi që përmban ligji mbi zbatimin e Reformës Agrare dhe që i prekupojnë kaq shumë fshatarët. 1) Katundarëve iu jepet toka falas. 2) Çdo familje i jepet tokë sa për të siguruar një jetë sa më të mirë dhe më njerëzore. 3) Për mjetet e çfrytëzimit të tokës, pushteti ka parashikuar çdo përkrahje, si vegla, farë, të holla etj. Fjalimin e shokut Marjani e ndoqën një seri pyetjesh që u ngritnë prej katundarëve dhe premtimet e tyre për ndihmën që do të japin në këtë punë. Në fund duartrokitjet dhe brohoritjet buçitni nga të katra anët e sallës, ndërsa hareja dhe gazi, që pasqyrohej në fytyrat e fshatarëve, krijonte një atmosferë gëzimi dhe përzëmërsije të papërshkrueshme. Manifestimi mori fund me këngë e valle, ndërsa në drekën e shtruar për nder të mysafirëve ngriheshin gotat për lumturinë e popullit dhe Pushtetin e tij”.
Komitetet e Fshatarëve të Varfër për zbatimin e Reformës
Në zbatimin e Reformës Agrare që filloi që në vjeshtën e vitit 1945, morën pjesë edhe të ashtuquajturat “Komitete të Fshatërve të Varfër”, të cilat u zyrtarizuan në bazë të një urdhërese (Nr.5. datë 20.V.1945), të nxjerrë nga Ministria e Ekonomisë së asaj kohe. Lidhur me këtë, në një nga shkrimet e revistës “Bujku i Ri” të asaj kohe, midis të tjerash thuhet: “Elementat që do të zgjidhen në këtë Komitet duhen të jenë në rradhë të parë nga më të varfërit e fshatit dhe qint për qint të lidhur me frymën e re të Qeveris s’onë; të jenë të ndershëm dhe të ushqejnë simpathinë e të gjithë fshatarëve të varfër. Në rast se pranë ndonjë Komiteti Ekzekutiv do të mungojnë teknikët e bujqësisë, si të deleguar t’atij seksioni në Komitetet Fshatare munt të marrin pjesë teknikët e Veterinarisë ose Pyjeve. Komitetet do të fillojnë menjëherë nga puna duke plotësuar formularët sipas fletë-instruksioneve të dërguara, duke regjistruar të gjithë çifliqet e Shtetit, çifliqet e konfiskuara të t’arratisurve politikë, të tradhëtarëve ose të pronarëve që u është konfiskuar pasuria për arsye të ndryshme. Komitetet e Fshatarëve të Varfër, përveç pasurive të shtetit dhe pasurive të tradhëtarëve, do të mbledhin informata edhe për pronat e mëdha private duke shënuar sasinë e tokës dhe frymët që e kanë, nëse pronari punon vetë, ose në qoftë se punon me bujq, duke shënuar edhe emrin e bujkut, frymët e sasinë e tokës. Urdhëresa nuk bën fjalë për pronat private, por Komitetet kanë për të vepruar edhe për ato si për çifliqet e Shtetit dhe të tradhëtarëve. Të gjithë teknikët e Zyrave të Bujqësis, Veterinarisë dhe Pyjeve duhen të vihen në dispozicion të këtyre Komiteteve për të kryer veprimet sa më shpejt dhe më saktë. Komitetet duhet të fillojnë nga puna sa më parë, duke filluar më parë atje ku ka toka më shumë për t’u ndarë. Me urgjencë duhet të veprohet edhe në vendet më të dëmtuara nga lufta dhe që dihet me siguri se kanë për t’u bërë shpërngulje parciale si p.sh. Kurvelesh, Skrapar, Opar, Leskovik, Martanesh, Mirditë etj. Duke qenë se sot për sot nuk është e mundur t’u jepet toka gjithë buqjëve të malësive që nuk kanë tokë të mjaftueshme, prandaj në këto vende duhet të jenë shumë të matur dhe të regjistrojnë ata fshatarë që nuk kanë asnjë mudnësi jetese në fshatin e tyre, duke preferuar gjithnjë të dëmtuarit nga lufta. Të gjithë Komitetet Ekzekutive të Këshillave Nacional-Çlirimtare, Komitetet e Fshatarëve të Varfër dhe të gjithë teknikët janë përgjegjës për këtë barrë që po u ngarkohet. Në rast neglizhence ose abuzimesh do t’i drejtohen Gjyqit Ushtarak dhe do të dënohen si sabotatorë”.
Specialistë dhe gjeometër jugosllavë për Reformënnull
Në zbatimin e Reformës Agrare, përveç shumë e shumë mungesave, qeveria komuniste e Enver Hoxhës u përball edhe me mungesën e madhe të teknikëve gjeometër, të cilët do të duheshin për matjet e tokave në terren. Nisur nga ky fakt, Tirana zyrtare i kërkoi ndihmë qeverisë së Beogradit, e cila solli në Shqipëri një numër të madh specialistësh dhe teknikësh gjeometër. Lidhur me këtë, në një shkrim të botuar në gazetën “Bashkimi” të fillimit të dhjetorit 1945, midis të tjerash thuhet: “Për të bërë që punimet të vazhdonin me një ritëm të shpejtë, Qeverija jonë i kishte paraqitur një kërkesë Qeverisë Demokratike të Jugosllavisë, me anë të së cilës i kërkonte dërgimin e disa gjeometrave. Qeverija Jugosllave përveçse dhjetë gjeometrave që dërgoi më përpara, të cilët vazhdojnë të punojnë në Myzeqe, këto ditë dërgoi edhe 20 të tjerë. Këta mbasi u pajisën me të gjitha mjetet e nevojshme u nisën dje për në Elbasan që të fillojnë menjëherë punimet për zbatimin me të çpejtë dhe të përpiktë të reformës agrare në të gjitha fushat e këtij qarku. Këta do të kenë ndihmesë shumë teknikë shqiptarë, të cilët duke bërë punë praktike do të fitojnë edhe eksperiencën e duhur, për të kryer punëra të ndryshme më vonë nëpër qëndra dhe sektorë me rëndësi të vendit t’onë”.
Enver Hoxha ndan tapitë e para në Gorre të Lushnjes
Ashtu siç ishte parashikuar dhe kishte marrë zotimin, qeveria komuniste e Enver Hoxhës, arriti që të përfundonte në kohë zbatimin e Reformës Agrare, duke e mbaruar atë në shkallë vendi në muajin tetor të vitit 1946. Përfundimi i asaj reforme u parapri me një propagandë të madhe nga e gjithë propaganda zyrtare dhe shtypi i kohës, të cilët e konsideronin atë si një prej sukseseve dhe arritjeve më të mëdha që kishte parë ndonjëherë fshatari shqiptar. Pak muaj përpara se të deklarohej përfundimi i Reformës Agrare, në fillimin e vjeshtës së vitit 1946, kryeministri, gjeneral-kolonel, Enver Hoxha, shkoi vetë në fshatin Gorre të Lushnjes për të ndarë tapitë e para fshatarëve myzeqarë të asaj zone. Në atë vizitë, Enver Hoxha shoqërohej edhe nga pjesa më e madhe e ministrave të kabinetit të tij, si: zv/ kryeministri, gjeneral-kolonel, Myslym Peza, ministri i Byjqësisë, Dr. Gaqo Tashko etj. Përveç autoriteteve të larta partiake dhe shtetërore të asaj kohe, në ceremoninë e ndarjes së tapive për fshatarët e Gorresë së Lushnjes, asistonin edhe disa prej këshilltarëve jugosllavë dhe sovjetikë që ishin atashuar pranë dikastereve kryesore të qeverisë shqiptare të asaj kohe. Ceremonia e dhënies së tapive në atë fshat të Myzeqesë, u pasqyrua gjerësisht në shtypin e asaj kohe, ku përveç fjalës së plotë të kryeministrit Enver Hoxha, u dhanë edhe mjaft reportazhe nga gazetarët dhe korespodentët që e ndoqën nga afër atë eveniment. Nga gazetat që i bënë jehonë më të madhe asaj ngjarje, ishte gazeta “Bashkimi”,(organ i Frontit Demokratik që kryesohej nga Enver Hoxha), me gazetarin e saj, Petro Marko, i cili ishte i ngarkuar posaçërisht për të ndjekur nga afër të gjitha aktivitet dhe veprimtaritë e udhëheqjes së lartë në ndarjen e tapive në Myzeqe.
Reforma e 1945-ës, shpronësoi pa shpërblim 172.659 ha. tokë
Reforma Agrare e vitit 1945, është pasqyruar edhe në Fjalorin Enciklopedik të vitit 1982, ku ndërmjet të tjerash shkruhet: “Reforma Agrare ishte Revolucioni i parë në marrëdhëniet ekonomiko-shoqërore të fshatit që kreu diktatura e proletariatit në Republikën Popullore të Shqipërisë. Ajo shënoi shndërrimin demokratik të marrëdhënieve të pronësisë mbi tokën, zhdukjen përfundimisht të mbeturinave të feudalizmit në ekonomi dhe të klasës së çifligarëve, si dhe kufizimin e thellë të së drejtës së pronës private mbi tokën. Sipas ligjit u shpronësuan dhe u tjetërsuan me detyrim e pa shpërblim tokat pronë e shtetit çifligaro-borgjez, prona e çifligarëve dhe e institucioneve fetare, e gjithë toka private që kalonte madhësinë e parashikuar prej ligjit (mbi 5 ha.) Pjesa më e madhe e tokës së shpronësuar iu shpërnda falas fshatarsisë punonjëse sipas parimit “Toka i përket atij që e punon”. Pjesa tjetër e tokës u shpall tokë shtetërore dhe mbi bazën e saj u krijuan ndërrmarrje shtetërore”. Sipas dokumenteve zyrtare mbi Reformën Agrare të vitit 1945, nga zbatimi i saj u shpronësuan pa asnjë lloj shpërblimi, 172.659 ha. tokë, 474.227 rrënjë ullinj e 5.923 kafshë pune. Lidhur me këtë, në Fjalorin Enciklopedik, midis të tjerash thuhet: “Bashkë me Reformën Agrare u morën masa ligjore që të ndalonin shitblerjen, dhënien me qira, tjetërsimin dhe lënien trashëgim të tokës si dhe përdorimin e saj për qëllime shfrytëzimi. Me këto masa u kufizua shumë shpërbërja e fshatarsisë dhe zhvillimi i lirë i kapitalizmit në bujqësi. Pas Reformës Agrare shumica e ekonomive të fshatarëve të varfër nga pikëpamja e sasisë së tokës u ngrit në nivelin e fshatarëve të mesëm”. Sipas shifrave zyrtare të shpallura publikisht nga regjimi komunist në fillimin e viteve ’80-të, nga tokat që u shpronësuan prej Reformës Agrare të filluar në vitin 1946, përfituan disa kategori familjesh. Kështu: 48.667 familje të varfra dhe 21.544 familje pa tokë, përfituan 155.159 ha. tokë, 238.727 rrënjë ullinj dhe 5.923 kafshë pune. Ndërsa sektori shtetëror, përfitoi: 17.500 ha. tokë dhe 235.500 rrënjë ullinj.
Pasojat e Reformës Agrare të 1946-ës
Ndryshe nga propaganda zyrtare e regjimit komunist të para viteve ’90-të, e cila shprehej se: “Reforma Agrare krijoi kushtet paraprake për shndërrimin socialist të bujqësisë. Pikërisht në këtë periudhë nisi edhe ngritja e kooperativave të para bujqësore në fshat. Reforma Agrare shërbeu për të forcuar aleancën e klasës punëtore me fshatarësisë punonjëse u krye nëpërmjet një lufte të ashpër klasore, me pjesëmarrjen e gjërë dhe aktive të masave e sidomos të komiteteve të fshatarëve të varfër”, në të vërtetë ajo reformë e cila më pas i la vëndin kolektivizimit me dhunë të bujqësisë, i solli mjaft pasoja negative vendit tonë. Madje efektet negative të saj po vazhdojnë të ndjehen edhe sot, ku një pjesë e madhe e tokave dhe pronave që u shpërndanë nga ajo refomë, akoma nuk janë marrë nga pronarët e ligjshëm të tyre.
Në 1928-ën, Zogu emëroi komisionin prej katër vetësh për studimin dhe ideja e Reformës Agrare që në vitin 1924 nga Noli
Sipas një shkrimi të bërë nga ing, Jovan Adhamit, i cili është botuar në vitin 1945 në revistën “Bujku i Ri”, (shkrimi cili nuk është shkëputur dot nga fryma e regjimit komunist dhe indoktrinimi i tejskajshëm i asaj kohe), çifliqet e Perandorisë Osmane në Shqipëri, të cilat më vonë u transkriptuan në emër të listës civile të Sulltanit dhe të Valide Sulltanës, pas Shpalljes së Pavarsisë së Shqipëris më 1912, u shpronësuan dhe u bënë bënë pasuri të shtetit shqiptar. Sipas ing. Adhamit, ideja e Reformës Agrare u zhvillua shumë kohë mbas Luftës së Përë Botërore dhe në Ballkan hyri nga Rusia. Në Shqipëri idenë e Reformës Agrare e hapi seriozisht qeveria e Fan Nolit më 1924, por pasi kjo qeveri nuk pati jetë të gjatë, nuk e zbatoi dot atë. Ahmet Zogu e la për një periudhë prej katër vjetësh këtë ide dhe vetëm më 1928 emëroi një komision prej Mehdi Frashërit, Agjah Libohovës, Maliq Bushatit dhe Dr. Vavakos, për ta studiuar çështjen. Më 1931, u formua Drejtoria e Përgjithshme e Reformës Agrare dhe ajo e vazhdoi punën e saj deri në vitin 1939. Edhe pse veprimet e kësaj drejtorie u shtrinë mbi çpronësimin e disa çifligjeve privatë dhe shtetërorë, reforma përgjithësisht nuk u zbatua deri në fund. Si rezultat, mjaft nga pronarëve të mëdhenj iu lihej përsëri shumë tokë dhe shumë bujqëve i jepej pak tokë. Bujqve iu lihej 5 dynymë tokë për frymë, pa marrë parasysh llojin e tokës bujqësore të cilën ata do të përfitonin. Sipas shkrimit në fjalë të Ing. Adhamit, me gjithëse vetëm 1/9 e sipërfaqes së Shqipërisë është fushë (behet fjalë për vitin 1945, kur është botuar shkrimi i Ing. Adhamit), po të pjesëtohej si duhej kjo sipërfaqe, jo vetëm që do të sigurohej buka e popullit, dhe jo vetëm që Shqipëria nuk do të kishte nevojë të importonte milona fr. ari drithrash në vit, por do të tepronte edhe një sasi e madhe për eksport. Lidhur me këtë në shkrimin e tij, Ing. Jovan Adhami, midis të tjerash shprehet: “Prej pjesëtimit të keq të tokave bujqësore të Myzeqesë, prej braktisjes së çdo punimi racional dhe nga infektimet e fushave prej malaries, në ato fusha tani jetojnë vetëm 40-50 veta për çdo km. katrore, kurse po të ishin konditat e favorshme mund të jetonin 150-200 veta për çdo km. katrore dhe ajo do të bëhej siç thonë disa të huaj: “Hambari i Ballkanit Perëndimor”. Më pas, në mbyllje të shkrimit të tij, duke sugjeruar punën që duhej bërë për fillimin e Reformës Agrare, Ing. Adhami ndërmjet të tjerash shprehet: “Pjestimi i arsyeshëm i tokave bujqësore në çifligjet e shtetit dhe në ato privatet, bonifikimi i këtyre tokave dhe punimi racional, duhet të jenë bazat e një Reforme Agrare ndër ne. Kjo reformë duhet të fillojë sa më parë dhe mbi baza të gjera. Në vëndin tonë kemi 100.000 frymë që s’kanë tokë të mjaftë dhe 200.000 që s’kanë aq tokë sa të bëjnë bukën e vjetit. Me zbatimin e kësaj reforme, çpopullarizimi ndër fshatra pakësohet, bujqvet iu ngjallet dashuria për punën dhe për tokën, emigracioni e varfëria çduken, bujku e ndjen veten më të lirë e indipendent në truallin e tij”.
Fjalori Enciklopedik: Klika zogiste ishte vetë pronare tokash
Ndërsa propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës e konsideronte Reformën Agrare të saj e cila filloi të zbatohej në vitin 1946, si një nga arritjet më të mëdha të atij regjimi, atë që kishte bërë Mbreti Zog në vitin 1930, e konsideronte një pseudoreformë. Lidhur më këtë, në Fjalorin Enciklopedik të vitit 1982, (fq. 910-911), shkruhet: Reforma Agrare Zogiste (1930). Pseudoreformë e qeverisë së Ahmet Zogut për të zbutur luftën klasore të fshatarsisë dhe për të qetësuar opinionin publik demokratik. Lufta e fshatarsisë kundër shfrytëzimit të egër çifligar dhe detyrimeve e taksave të rënda shtetërore si dhe kërkesat e rretheve përparimtare e të një pjese të borgjezisë shqiptare, për një zhvillim më të shpejtë të vendit, kishin shtruar çështjen e zbatimit të një reforme agrare demokratike. Për të mënjanuar këtë rrugë klasat reaksionare dhe regjimi zogist përgatitën një pseudoreformë agrare që u dekretua me ligj më 3 maj. Sipas këtij ligji, nga sasia e tokës që kishte pronari, i liheshin për familje 40 ha tokë, pjesa tjetër ndahej në 3 pjesë, ndër të cilat 2/3 i liheshin po pronarit për ta shfrytëzuar si dhe më parë dhe vetëm 1/3 u ndahej fshatarëve pa tokë kundrejt pagesës. Familjes fshatare nuk i jepej më tepër se 5 ha tokë sado frymë që të kishte. Por, edhe ky ligj gjysmak, nuk u zbatua sepse klika zogiste e klasat sunduese ishin vetë pronarë tokash. Reforma Agrare e Zogut e shpallur me bujë dështoi. Vetëm në vitet 1934-1935 u prekën fare pak toka moçalishte nga pronarët e shtetit e të bejlerëve çifligarë që iu dhanë disa familjeve të mërguarish politikë kosovarë dhe bujqish pa tokë, të cilët në to gjetën në shumë raste vdekjen. Pas Kryengritjes antizogiste të Fierit, Reforma Agrare e Zogut u la në harresë, kurse konflikti midis fshatarëve dhe çifligarëve u ashpërsua më shumë”./Memorie.al
Taulant Dedja, ish deputeti dhe dretuesi i larte i Partisë Socialiste.
Rama, me një VKM kriminale, i kalon truallin e Teatrit Kombëtar Erion Veliajt.
Kur e gjithë vëmendja është fokusuar tek Koronavirusi, në një mënyrë të pabesë dhe të papritur, qeveria ka botuar ditën e sotme vendimin për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës pasi ka qenë në pronësi të Ministrisë së Kulturës.
Në dokumentin e mëposhtëm, pas këtij akti, qeveria i jep dritën jeshile bashkisë për të ndërtuar godinën e re të Teatrit dhe duke prishur aktualin që prej më shumë se dy vjetësh po mbrohet 24 orë nga artistë dhe qytetarë.
Reagimi i Taulan Dedes.
Beu i Surrelit, ky kriminel shkatërrues i pronës publike, që kujton se e ka pasuri personale Teatrin Kombetar, ia “dhuron” qehajait të tij, krijesës më të pështirë të politikës shqiptare në 112 vjet, pikërisht sot, më 8 Maj 2020.
Aty do ta lini kokën o horra bastardë, o mbetje të diktaturës që nuk dihet nga e keni origjinën por dihet se për kë punoni!
Gjithashtu sot ka reaguar edhe Aleanca për mbrojtjen e Teatrit.
Prononcimi…
Në vorbullën e grabitjes së gjithë pushteteve, dhe të gjitha pasurive të mundshme, Edi Rama, pasi i erdhi rrotull dy vite e nuk u afrua dot, po tenton manovrën e rradhës me fshirësen e tij të këpucëve Erion Veliajn. Sa herë që bëhet shumë pis, i jep një lustër të mirë vetes, duke nxjerrë në ballë dikë më të pisët se vetja.
Manovra është shumë e qartë, po tentohet të miratohet shembja me anë të Këshillit Bashkiak, që është pjesë e pirgut kutërbues të mbeturinave-institucione që kanë mbetur në këmbë nga regjimi kriminal që ka kapur institucionet e shtetit dhe ka përdhosur Kushtetutën.
Tre ditët magjike që e shnderrojnë çdo vit Deçanin në kryeqytet të kulturës kombëtare.Dita e Shën Gjergjit është dallëndyshja lajmëtare e ardhjes së verës, rigjallërimit të jetës e shtimit të pjellorisë.Gjurmët e saj të çojnë në lashtësi kur njerëzimi besonte në shumë zota.Ajo është festë me shumë rite, si gjelbërim, ndezje zjarresh, mbledhje lulesh nga fëmijët, rite në ara dhe bagëti për mbarësi.Kjo ditë pason festën e luleve të një dite më parë, që për shqiptarët është Dita e deshmorëve.Ajo ishte një festë pagane por eshtë pagëzuar e kujtohet si dita e Shenjtorit Gjergj, deshmorit të Krishtërimit, sepse çdo 6 maj njerëzimi, pa dallim besimesh fetare kujton Shën Gjergjin, i cili u ekzekutua me 6 maj të vitit 303 sipas Kalendarit Julianian.Ai njihet si shenjtori mbrojtës i shumë vendeve si Anglia, Gjorgjia, Katalonia etj.Figura e tij është simbol i triumfit të jetës mbi vdekjen, kasneci i pranverës, personofikimi i fitores së kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore, i cili gjatë shpërthimit të luftës për masakrimin e krishterëve u burgos e u martirizua.Ai i përballoj me një heroizëm të pashoq torturat dhe ngadhënjeu mbi vdekjen në emër të Zotit dhe Krishtërimit.Shqiptarët sëbashku me përkujtimin e Shenjtorit Gjergj, festojnë ditëlindjen e Prijësit të lirisë, Heroit Kombëtar, strategut legjendar të shqiptarisë, Moisiut tonë, arkitektit të nëntorit të parë të shqiptarëve, konstruktorit të Shtetit të Përqëndruar Arbëror Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), i cili lindi me 6 maj 1405.Në këtë ditë ata përkujtojnë figurën e shquar të UÇK-së, njërin prej simboleve të thyerjes së kufirit ndërshqiptarë, të vendosur padrejtësisht mes tyre, i cili ra heroikisht në betejë me kuçedrën serbe, me dt 6 maj 1997-të, Gjeneral Luan Haradinajn.Gjergji ynë është mbuluar me lavdi të përbotshme që në të gjallë të tij dhe në shekujt që pasuan.Ai shtë brohoritur si kampion i lirisë së tokës së shqiponjave dhe Europës për një çerek shekulli.Kalorësi ynë i pavdekshëm lindi pikërisht në ditën e Shën Gjergjit, Shenjtorit, i cili edhe sot e kësaj dite përkujtohet e adhurohet në të gjithë Botën dhe nga shqiptarët pa dallim besimi, sepse vrau kuçedrën dhe mbrojti jetën e qytetarëve.Miti i Shën Gjergjit është mit mijëra vjeçarë që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë Botën.Siç janë Miti i lashtë grek, çlirimi i Andromedës nga Perseu, Apolloni që vret Gjarpërin.Miti i Zigrifit në Mitologjinë Gjermane, apo Uicilopocli tek aztekët që vret gjarpërin që nxirrte flakë nga goja.Shën Gjergji ishte komandant i legjioneve romake, i cili u martirizue për shkak së nuk pranoi zbatimin e urdhërave të Perandorit Dioklecian për masakrimin e krishterëve.U ekzekutue dhe ia bënë trupin copa- copa me dt 23 prill të vitit 303 sipas kalendarëve kanonikë ortodoks, por sipas Kalendarin Julianian është dt 6 maj.Në ikonat dhe tabllotë kishtare dhe ato të Rilindjes paraqitet hipur mbi kalë, teksa me heshtën e tij ka vrarë e shtrirë për tokë kuçedrën.Kjo pamje e fiksuar në memorien e Botës i shkon për shtat më së miri Gjergjit tonë të madh dhe Epopesë së tij të lavdishme 25 vjeçare.Në radhë të parë sepse ai burrë vigan e shpartalloj për një çerek shekulli kuçedrën e Azisë, Perandorinë Turke në fushat dhe malet e Arbërisë, në portat e kalave e në kampet e tyre të dislokimit të ushtrive pushtuese.Me plotë të drejtë mund ta pagëzojmë Ati i Kombit, strategun gjenial e vizionarë të formatit profetik,nacionalistin europianist, të paarritshëm dhe të pakrahasueshëm.Heroi ynë Kombëtar është interpreti i genit Pellazgo-Iliro-Arbërorë, Emblema më e shendritshme e historisë dhe burimi i perjetshëm i krenarisë kombëtare.Në një shkrim tjetër për të e kam quajtur Moisiu ynë.Një epitet plotësisht i merituar për heroin që e nxori popullin e tij nga skllavëria turke dhe e orientoi në kohërat më të errta të historisë drejt Europës Përendimore e civilizimit të saj të shendritshëm e human.Në planin kombëtar ai është ideatori e konstruktori i bashkimit shpirtëror të Kombit tonë, projekt të cilin e realizoi në Bësëlidhjen e famshme të princërve shqiptarë në Lezhë me 2 Mars 1444.Në aspektin shtetëformues krijoi në zjarrin e betejave Shtetin e Përqendruar Arbëresh, Shtetin e parë Kombëtar, i cili me administratën, diplomacinë, ushtrinë e tij ia doli me sukses të triumfonte ndaj Perandorisë më të madhe të mesjetës, të asaj OtomaneBabai i Kombit tonë për 25 vite ka zhvilluar 30 beteja dhe ka fituar 29 prej tyre.Gjergj Kastrioti kishte fituar admirimin e Europës Kristiane, por shpresat se do ta përkrahnin u shuan shpejt.Platforma për Aleancën e Europës Kristiane nuk u jetësua kurrë.I vetmuar përballë perandorisë më të egër të kohës e gjeti forcën tek populli i tij.Figura shumë dimensionale e Heroit Shqiptar, megjithëse e studiuar prej gati 600 vitesh nga historianë, kronikanë, studiues të artit ushtarak e kalorës fisnikë është minierë xhevahirësh që nuk shterron kurrë.Për figurën e Gjergj Kastriotit janë shkruar 600 libra në Botë, romane, libra historikë, legjenda duke e ngritur në piedestal.Po veçoj disa prej tyre:Poeti francez i shekullit të16-të Ronsard i kushtoi një poemëAi është personazh i operës së Antonio Vivaldit.Rembrandi ka bërë pikturë portretin e tij.Në Gjuhën Shqipe kanë shkruar për të,Jorenim De Rada, Fan Noli Sabri Godo, Kristo Frashëri.Biografët e tij Marlin Barleti dhe Frang Bardhi e paraqesin Prelatin e tyre madhështorë, vigan si herojtë e antikitetit, me trup atleti, një Perendi lufte në betejë, por njëherësh një njeri fisnik, xhentelmenë e i mëshirshëm me armiqtë e mundur.Frang Bardhi në Apollogjinë për Skënderbeun citon shkrimtarin dalmat të shekulli të 15-të Gjon Jakovi Recini të veprës së tij “Betejë e Skenderbeut me Herkulin.”Heroi ynë kur mundi në duele dhe kapi robër komandantët turq e shtabet e tyre i trajtoi me fisnikëri duke merituar si asnjë gjeneral tjetër në histori mirënjohjen e respektin e armikut.Kodi i tij fisnik i sjelljes, njësoj si i Aleksandrit Madh, apo Pirros së Epirit eshtë testamenti më i shenjtë që ai u la prijësve e kapedanëve të lirisë shqiptare dhe ata e zbatuan me besnikëri në të gjitha betejat e mëdha për liri, që nga koha e Lekë Dukagjinit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri tek prijësit e lirisë Adem Jashari e Ramush Haradinaj.Europës së qytetëruar e humane ju deshën 500 vjet për të arritur standartin që vendosi Gjergj Kastrioti:Heqjen e denimit me vdekje.Bashkohësi e biografi i tij Dhimitër Frangu në librin e tij “Veprat e lavdishme të Skënderbeut” shkruan se në shtetin e tij nuk ekzistonte denimi me vdekje.Falja që i bëri gjeneralit Moisi Golemi, i cili u arratis dhe erdhi në Dibër në krye të ushtrisë së Sulltan Mehmetit tregoi se prapa staturës madhështore të luftëtarit të pamposhtur Gjergj Kastriotit fshihet një shpirt i mëshirshëm e filantrop, ai i shenjtorit nga i cili mori emrin, nga Shën Gjergji.Fama e përbotshme nuk arriti kurrë ti bënte hije modestisë së tij, përkushtimit, dashurisë sublime ndaj ushtarëve.Shenjtori ynë, Gjergji i madh u hoqi taksat të varfërve.Strehoi e ushqeu me dashuri femijët, pleqtë, prindërit e të renëve në luftë.Mbajti me fondet e shtetit kishat e manastiret dhe pagoi nga arka e shtetit martesat e vajzave jetime.Refugjatët e ikur nga tmerri i luftës, serbë, bullgarë, maqedonas e grekë i priti, i strehoi e i ushqeu duke frymëzuar kështu kosankrimin e sentencës hyjnore të Kanunit të Lekës “Shtepia e shqiptarit është e mikut dhe e Zotit.”Për nder të veprës së tij i kanë ngritur buste e shtatore në Krujë, Tiranë, Prishtinë, Shkup, Dibër e Madhe, Peshkopi, Londër, Spanjë, Kanada, Buones Aires.Emrin e tij e mbajnë sheshe të shumta në kryeqytet e Botës, Tirana, Prishtina, Shkupi, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago. Kuvendet e mëdha të lirisë të shekullit të 16-të, i Dukagjinit dhe Kuçit.Kuvendi i Arbërit i shekullit të 17-të.Kuvendi i Podgoricës në pranverën e vitit 1786-të, i organizuar nga Kara Mahmut Pasha me prijësit shqiptarë e ku kishte pjesëmarrës edhe prijës ballkanikë themeluan Konfederatën Ilirike.Lidhja Shqiptare e Prizrenit.Lidhja e Pejës “Me besa besë”.Kuvendi i Junikut që hartoi platformën e luftës çlirimtare të Kryengritjes së Përgjithshme Kombëtare të vitit 1912, që u finalizua me shpalljen e pavarësisë në Vlorën e Ismail Qemalit.UÇK- ja e lavdishme që çliroi Kosovën dhe realalizoj ëndrrën shekullore të popullit të saj.Të gjitha keto kuvende, kryengritje, luftëra të shqiptarëve janë frymëzuar nga trashëgimia, Epopeja, jeta dhe Vepra e Gjergj Kastriotit ( Skenderbeut).Çdo ditëlindje e tij kujtohet me krenari e festohet me madhështi nga Kombi Shqiptar.Vepra dhe projekti i tij gjenial për të ardhmen e shqiptarëve shkëlqejnë me dritën e Diellit dhe të Hënës.Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ndihet shumë i privilegjuar që është nderuar me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” nga Presidenti Meta dhe me Medalien Gjergj Kastriotit nga Kryeministri Haradinaj, në vitin Jubilar të 550- vjetorit, të kalimit të tij në amshim.Në të gjitha aktivitetet, në mbarë hapsirën etnike shqiptare ai mban Emblemën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, të viganit që na la si testament qëndresën e paepur, Flamurin Kuqezi dhe Kastriotizmin si filozofi e ideologji.Çdo vit me dt 4-5-6 maj ai merr pjesë me grupet e tij në Festivalin Kombëtar “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, organizuar nga Komuna e Deçanit, në qytetin legjendar të Haradinajve, kushtuar patriarkëve të Rapsodisë Shqiptare Dervish Shaqja dhe Demush Neziri, të cilët i kënduan një gjysëm shekulli Kombit Shqiptar.Rapsodia e tyre është eshkë e ndezur mbi Shkëlzenin madhështor ku e kanë folenë shqiponjat, ku pushojnë përjetësisht vëllezërit dardanë, flenë dragojtë, orët e zanat e malit, pranë të cilit u ndeshën në mejdane Muji dhe Halili me krajlitë serbe, Gjergj Elez Alia me bajlozët e detit, e përballë të cilit, në rrasat e bjeshkëve të Koshares, pranë varrit të Omerit, dragojtë e lirisë së UÇK-së së lavdishme ripërtërinë “Eposin e Kreshnikëve”.Kënga e Dervish Shaqes:” Moj Shqipni mos thuj’ mbarovaSe djemt tu hala janë gjallëN’kambë është çue rreptë KosovaE ban luftën ballë për ballë”,ka ushtuar deri në kupë të qiellit në fushëbetejat e luftëtarëve të UÇK-së me kuçedrën serbe, makinerinë ushtarako – policore të Çengis Khanit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviçit.Ata dilnin në fushë betejë me betimin solemn:” Për Kosovën jap dy jetëVdekjen time e vras vetëShqip kur flet gur e lisE çan qiellin përmjedis”.Nata e dytë, dt 5 përkon me ditën e deshmorëve të kombit, me përvjetorin e veprimtarit të shquar, mesuesit, ish të burgosurit politik Smajl Haradinajt, nderuar me Urdhrin “Heroi i Kosovën”, emrin e të cilit e mbante në luftë Ramush Haradinaj.Me dt 6-të maj, nata e tretë e festivalit përkon me Shën Gjergjin, ditëlindjen e Gjergj Kastriotit ( Skënderbeut), me përvjetorin e renies heroike të Luan Haradinajt në kufirin mes shqiptarëve në Vlahën të Hasit.Luan Haradinaj ishte njëri prej figurave më të shquara të UÇK, shefi i logjistikës së saj, i cili zhvillonte që nga viti 1993 aktivitetet illegal për pregatitjen erezistencës së armatosur.Ai mbante pseudonimin “Ardiani. Me dt 6-të maj të vitit 1997-të Gjeneral Luan Haradinaj së bashku me Ramushin, Fehmi e Xhevë Lledrovcin, Iliaz Kodrën, Ramiz Lladrovcin, Abedin Rexhën, Selim Krasniqin, Emrush Xhemalin, Refat Ramën, Gani Ramën etj ishin nisur në rrugë për të kaluar kufirin, në fshatin Vlahën të Hasit në drejtim të Kuzhinit.Atë ditë forcat policoro- ushtarake serbe kishin zenë pusi.I pari bie në pritë Luani që u printe luftëtarëve të lirisë.Plagoset Ramushi, Refat Rama dhe Fehmi Lladrovci.Për disa orë zhvillohen luftime të përgjakshme.Forcat okupatore godasin me armë të rënda të artilerisë me qëllim asgjesimin e të gjithë luftëtarëve shqiptarë.Pas përpjekjeve të shumta dhe kundërsulmit të luftëtarëve të lirisë Ramush Haradinaj i afrohet trupit të vëllait dhe kur e sheh të shtrirë e me plagë në ballë konstaton se Luani kishte renë në Fushën e Nderit.Nën breshërinë e pandalshme të plumbave dhe granatave Ramushi e tërheq trupin e Luanit dhe e transportojnë në një rrugëtim të vështirë e të gjatë, duke e mbajtur mbi supe për 4-5 orë derisa mbërrijnë në Vlahën të Hasit ku e varrosin dhe do të qëndronte aty deri me 24 gusht të vitit 1999-të kur do ta marrin për ta rivarrosur në Gllogjan, për tu prehur përgjithmonë në vendlindjen e tij.Luani ra tek guri i kufirit.Trupi i tij pushoj në kufirin e vendosur padrejtësisht mes shqiptarëve, por vepra e tij mbeti e pavdekshme.Gjithmonë do të kujtohet si simbol i thyrjes së kufirit ndërshqiptarë.Vepra e tij është përjetësuar në këngë.Shaqiri Carvadiku na sjell vargjet lapidare me zërin e tij brilant:“Me u’a shtue shokëve barutin si shqiponjë malet kalonte.Ballë për ballë me hordhitë serbe, pushka e tij sa mirë këndonte”.“Tek ai gur i mallkuar që na vuni hasmi n’mes.Pushoi trupi i Luanit porse vepra e tij nuk vdes.Pyesin zanat per Luanin kush e rriti kët shtat lis.Që shendrit si rrezja e diellit plaga në ball sa hije i kish.Në Gllogjan pat lind Luani, për liri e rriti nana.Amanet t’ia ruani pushkën po ua la ju moj zana”.Shumë bukur e ka gdhendur veprimtarinë e Luanit rapsodi Bexhet Korpuzi:Kur i shpove pritat kush të bani za.A të çoi Mic Sokoli për Kosovë me ra.A të çoj Mic Sokoli Zmajl Hyseni vet’.Që në brigje t’Shtimjes ranë tash 100 vjet.A folen me malet nga kjo fushë KosoveMa ta ruejt ty vorrin me një gur Tropoje.”Ilir Shaqiri e ka memorizuar në vargjet e këngës së tij veprën e e pavdekshme të Gjeneral Luan Haradinajt si simbol i thyrjes së kufirit, çlirimit të Kosovës e realizimit të endrrës shekullore për liri.“Gurin e kufirit e shkul si dhemballën.Mbi krater t’vullkanit trimi e hedh vallen.Gjoksi i Luanit një qiell me furtunaBahen bashkë e rrjedhin dy drinat dhe Buna”.Deçani legjendar për tre ditë kthehet në kryeqytet të historisë e kulturës kombëtare.Në këtë pikëpjekje të shpirtit të Kombit Shqiptar marrin pjesë artistët me të shquar të trojeve Shqiptare.Sigurisht për shkak të pandemisë së covidit-19 ky festival është shtyrë për një moment tjetër.Çdo vit me dt 4-5-6 maj kujtojmë me respekt e mirënjohje patriarkët e Rapsodisë Shqiptare, që me këngët e tyre u bënë frymëzim e forcë për luftëtarët e lirisë të UÇK-së së lavdishme në mejdanet e lirisë me ushtrinë gjakatare të Millosheviçit e mercenarët sllavë.Kujtojmë me pietet shenjtorët e lirisë.Kujtojmë e festojmë Ditën e Shën Gjergjit.Festojmë ditëlindjen e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) e kujtojmë veprën e tij.Kujtojmë e nderojmë deshmorët e Kombit.Lavdi Veprës së Gjergj Kastriotit.Lavdi deshmorëve të Kombit.Lavdi Veprës se Gjeneral Luan Haradinajt.
Gjatë viteve 1980-1992 për 26 rrethet e vendit janë asgjësuar rreth 39500 dosje.
Ndërsa prej tyre vetëm gjatë viteve 1989-1992 janë asgjësuar rreth 29000 dosje, dmth pak a shumë rreth 75% e tyre.
Radiogrami “urgjent” që Ministri i kohës Simon Stefani i dërgon Kryetarëve të Degëve të Punëve të Brendshme në rrethe më datë 2 korrik 1990 me nr. 277,278: “lidhur me përpunimet anëtarë e kandidatë partie, si dhe materialet në ruajtje të veprohet në këtë mënyrë: Ato për ta të shqyrtohen nga sekretari i parë i rrethit… të ruhen vetëm ato për spiunazh dhe organizime”….ndërsa “ato që janë ruajtur thjesht për agjitacion e propagandë e që me Ligjin e ri nuk konsiderohen më të asgjësohen menjëherë.”….Asgjësimi të bëhet në bazë të rregullave. Kjo punë të përfundoj brenda 15 korrikut.”
Telegram tjetër i ministrit Hekuran Isai me datë 15 Dhjetor 1990 dërguar Kryetarëve të Degëve të P.B. (shifër nr. 615), po japim të plotë përmbajtjen e tij:
“Të angazhohen pa pritur përfaqësuesit e Ministrisë, të gjitha dosjet e bashkëpunëtorëve, të përpunimeve dhe dosjet e tjera që janë veçuar për asgjësim, si dhe kartelat e kontingjenteve të hequr, librat e evidencës së punëtorëve operativ të hequr nga përdorimi dhe dokumenteve e përkohshme të veçuara për asgjësim të shkallës sekret, Ares personal dhe SRV dosjet hetimore e gjyqësore të dërgohen në Arkiv, përfshi dhe ato që nuk kanë plotësuar afatin 5 vjeçar por jo dosjet hetimore për zbulimin e autorëve. Këto janë veprime normale që bëhen sipas kërkesës suaj, pra nuk lidhen me situatën. Për sa më sipër na lajmëroni për realizimin e kësaj detyre.”
18 shkurt ministri Hekuran Isai dërgon një Urdhër me nr. 01-7 që titullohet:
Të ruhen në Arkiva dosjet e agjentëve e informatorëve që kanë dhënë për veprimtari të rëndësishme armiqësore e keqbërëse kur sektori operativ gjykon se ka interesa të mëvonshme për t’i rimarrë në lidhje. Dosjet e tjera të bashkëpunëtorëve të asgjësohen me listë veçimi…
Të ruhen… dosjet e personave në përpunim aktiv, kontroll operative në përpunim paraprak, .. të dënuar.. për veprimtari armiqësore e keqbërëse si dhe të atyre që nuk janë dënuar..por janë ndjekur për tendenca spiunazhi, terrori,organizimit, diversionit, sabotimit e ….. Në vlerësimin e dosjeve të përpunimit të mbështeteni në ndryshimet e KP.. (Dosjet për krimet e parashkruara të asgjësohen). Dosjet e tjera si dhe kartelat e përpunimeve që nuk kanë Dosje të asgjësohen.. si dhe shumë lloje të tjerash dosjesh e dokumente…
… të hapen dosje e kartela për ata që merren të dhëna për veprimtari armiqësore e keqbërëse….
Disa ditë më parë, kryetari i Bashkisë Tiranë nën drejtimin e kryeministrit, nisi të shembë murin rrethues të një prej godinave më interesante dhe gjithashtu historike të Tiranës. Teqeja halvetiane, që ndodhet aty ku dikur kryetari i kullave bashkiake, sot kryeministër, la të hapur një gropë që nuk dëshironte ta bënte lulishte është një simbol religjioz dhe historik i kryeqytetit.
Si një objekt i mbetur aty ku dikur shtrihej Pazari i Tiranës, si një simbol i besimit dhe përshpitshmërisë së qytetit. Një teqe që të kujton jo pak xhaminë e bukur të Sulejman Pashës që dora komuniste e prishi pas çlirimit, duke i gënjyer tiranasit se do ta rindërtonin. Pastaj historia dihet, aty vendosën bustin e Partiazanit të panjohur, duke i shkulur nga zemra TIranës historinë e saj ndërsa sot me gjasë kërkojnë të ndërtojnë ndonjë kullë të shëmtuar në emër të zhvillimit.
T’i heqësh qytetit, në këto kohë, një objekt të tillë që përfaqëson edhe spiritualitetin por edhe historinë. Dy vlera që i mungojnë një qyteti që po kthehet pa të shkuar dhe gjithashtu pa një shpirt, është vazhdim i një politike krimnale. Akoma më e trishtueshme është të shohësh se skuthllëku i atyre që në mëngjes recitojnë vargje biblike apo kuranore dhe mbrëmja i gjen duke shembur rrethime teqesh apo mbuluar xhami.
Ky është fati i një qyteti që udhëhiqet nga Nimrodët dhe që nuk kërkon të jetë një qytet për banorët e tij por për sunduesit e tij dhe tarafin e tyre oligark. Prandaj edhe biznesi i tyre për të shkëmbyer shpirtëroren dhe historiken me materialen dhe kullat është kaq i kollajtë për t’u zbatuar.
Natyrisht, në llogaritë e tyre nuk përfshihet as përshpitshmëria dhe as amaneti i sheh Ali Pazarit. Ata nuk kanë ndjeshmëri, për to rëndësi ka që të ndërtohet tempulli i olgarkisë qoftë edhe me koston e prishjes së një tempulli fetar. Për këtë mjafton të shihni rreth e qark në Tiranë, do të gjeni përbri xhamisë një kullë në ndërtim, përballë katedrales ortodokse një kullë të pambaruar dhe në krah të katedrales katolike një kullë të re.
Pushteti nuk është më në Shqipëri bindje dhe program politik i një subjekti që ka fituar zgjedhjet, qoftë edhe me vjedhje. Ajo që ka ndodhur në shtatë vitet e fundit pushtet të Ramës ka hyrë në librat e historisë si tjetërsimi më i madh i votës së publikut, duke ia “deleguar” pushtetin ekonomik dhe politik vetëm një grushti të vogël të oligarkëve.
Në “koncept ideologjik”, Partia Socialiste i përket boshtit të majtë, por vetëm politika të majta nuk po ndiqen në këtë vend, madje as të djathta apo të qendrës. Kryeministri ka sjellë një shpikje të tij me konceptin Rilindje. Shqipëria është një ngrehinë dhe fjetinë e madhe ku 2.8 milionë banorë punojnë për mbijetesë, ndërsa një grup i vogël pushtetarësh dhe oligarkësh zhysin duart e ndyra deri në llërë, në arkën e taksave të qytetarëve.
Paraja publike nuk është më publike, ajo tretet në duart e pak njerëzve, dikush në stofin e politikës drejtuese dhe tjetri të biznesit, duke e kthyer vendin në një plaçkë “lufte” që copëtohet nga më të fortët. Por ndërsa Rama është në vitin e shtatë qeverisës, disa zëra në dukje “kritik” kanë nisur të cicërojnë brenda mazhorancës.
“Jemi të majtë, jemi qendër e majtë, mjaft më me oligarkët”. Ky ishte qëndrimi i ish- ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka bërë thirrje kolegëve të tij për të mos vazhduar ta bëjnë shqipërinë si Palasa dhe Dhërmiu ku për të jetuar mirë një grusht të pasurish shteti çon rrugën dhe energjinë me taksat e shqiptarëve.LEXO EDHE OFL i sekuestron Lulzim Berishës 1.3 milion litra naftë dhe një magazinë doganore
Por Ditmiri nuk gjeti “ditën” për të bërë kritikun, as zërat e tjerë si Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, apo Bashkim Fino, që një herë në hënë, reagojnë disi kundër, që më shumë se qëndrime parimore e kanë thjsht për të kujtuar se janë ende “gjallë”. Kjo nuk i vlen askujt, pasi sinqeriteti i gjithësecilit që sot bën “kritikun” dhe “moralistin” brenda një pushteti që shërben është vetëm një tymbajë që më shumë i shkon në shërbim kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet zërave të tyre, gjoja kundër, Rama kërkon të shpërndajë mjergullën propagandistike se janë një parti ku mendimi i lirë është i rëndësishëm, madje që nëpërmjet kritikave ata mësojnë sesi mund ti bëjnë gjërat më mirë.
Gjithçka është një skemë ku Bushati, Xhafaj, Pandeliu apo të tjerë, janë thjesht shtojca të një pushteti autokrat të lidhur fort me një grup oligarkësh që kanë në duar mbi 90 % të pasurisë së vendit dhe parasë publike. Partia Socialiste tashmë është vetëm një emër, kurrsesi subject me ideologji, e aq më pak ideale.
Rilindja si concept i Edi Ramës është pjesa që na qeveris, një grusht oligarkësh dhe një luguni pushtetarësh, që fjalën korrupsion e kanë për krenari! Mirë do të ishte që të dilnin haptas që të krijohet edhe me vendim gjykate “Partia e Oligarkëve të Shqipërisë” dhe sigurisht të bënin një koalicion parazgjedhor me Partisë Socialiste. Secilit oligark Rama t’i shtrëngonte dorën në Pallatin e Kongreseve dhe në fund të shpërthente festa me tam-tamet e fitorjeve të mëdha!
Nuk ka histori të politizuar apo të pa politizuar. Historia pa të vërteta, apo me deformime nuk ka si të quhet histori. Historia është memoria e rrugtimit të shoqërisë njerzore ka!
Historianët kan qenë ata që e kanë shkruar ndër shekuj ngjarjet dhe datat, luftrat piushtuese a cliruese, herojtë a të mundurit. Por tek ne, për më shumë se tre cerek shekulli historinë po e dikton, deformon deri në themel mendesia komuniste. Duke mos e kuptuar thelbin e thënies “historinë e bejnë fitimtarët” komunistët e Enverit e kthyen historinë përmbys. Falsifikimi i fakteve, ngjarjeve historike, politizimi i tejskajshëm i saj përmes “frymës së partishmërisë” cuan në zhbërjen e të vërtetave, në retushimin e ngjarjeve, personazheve, deri sa përfunduan në tjetrsim, të cilën përmes agjitacionit e propogandës që futej dhunshëm në cdo kapilar të jetës duke deformuar vetëdijen. Madje për ta cimentuar gënjeshtrat e fabrikuara shpallën ligje në mbrojtje të megamashtrimit. Duke e shndërruan gënjeshtrën në të vërtetë brigadat terroriste ideologjike krijuan edhe kastën e mashtruesve “të kualifikuar si historianë” që u shfaqeën herë si lehsa, lëpirësa, por gjithsesi gënjeshtarë të pa skrupullt. Të ndotur shpirtërisht k’ta farë kaushash u rrekën ta fusin minaren në thes.
Bëmëzezat e kësaj skote përmblidhen në veprat donkishoteske histerike ku ka vetëm politkë dhe aspak histori! Ky soj palacosh që i falet është po aq kriminel sa ideologjia që i mbrujti. Këta matrapazë që shesin të pavërtetën për të vërtetë duhen demaskuar pa mëshirë duke i klasifikuar si pjesë “el itare” në shërbim të diktaturës komuniste, veprimtaria e të cilëve i ka sjellë kombit humbje të mëdha pasi me mashtrimet e tyre kanë lënduar pjesë thelbësore të moralit qytetar shqiptar, duke krijuar histori te deformuara e deri inekzistente. Nuk mund ti quash ndryshe faqezestë që e kanë trajtuar historinë si kopësht vetiak eksperimental, që i shtremberojnë me vet dije ngjarjet, i përthyejnë keqazi, i përcudnojnë ngjarjet një soj si femijët e llastuar që me lodrat mund bëjnë si t’u teket, madje t’i kthejnë në “armë” duke ja vërvitur në kokë kujdo. Data historike janë pika të rëndësishme që qëndrojnë të lidhura me ngjarjen dhe shprehin dimensione kohore.
Si të tilla ato janë pothuaj aq të rëndësishme sa edhe ngjajet që konturohen në kufijt e tyre. Historianët duke mos qenë palë i tregojnë ato me saktësi. Në se do qe ndryshe nuk do ndanim dot kohën e Xhengiz Khanit me atë të Aleksandrit të Maqedonisë. Dhe mund të sshikonim që x a y perandor lindi dy shekuj pasi kish vdekur. Krejt ndryshe ndodhi në Shqipërinë kommuniste por edhe atë të mëpasme të cilën e kam quajtur kriptokomuniste, pasi vazhdon me të njejtën stil e frymë falsifikimi i historise, retushimi i dokumentave, manipulimi i datave tok me atë të fotografive shoqëraur nga e njejta fanfare propogandistike. Le të cekim për shembull datën 5 Maj, të cilën “historianët” e parties e kanë matrikulluar si Dita e Deshmorëve të Kombit. Manipulimi i kësaj date përkujtimore është sa i pa vërtetë aq dhe i qëllimshëm në dashakeqsi. Tashmë dihet se cfarë ngjau në datën 5 Maj 1942. Komunisti ilegal Qemal Stafa bije në përpjekje për ti shpëtuar një patrulle pushtesish italianë, që dyshohet se është vënë në dijeni nga një person i të njejtit krah politik.
Pseudohistorianët pranuan urdherin politik të diktatorit që e shpalli atë ditë si ditën e dëshmorëve! Memecëria e tyre në rrethana të cilësuara mund të kishte një kuptim, por kur ajo vazhdon edhe në ditët tona të jetë në të njejtën gjatësi vale, tregon me tepër se një memecëri frikashësh. Tregon se palacot janë po aq të varfër mendërisht e po aq kriminelë se vetë diktatori. Unifikimi i ditës kur u vra komunisti Qemal Stafa me diten e Dëshmorëve kërkon të deformojë, tjetërsojë historinë në të gjithë pamjen e saj, pasi ishin nacionalistët ata që derdhën të parët gjakun në mbrojtje të atdheut. Dita e Dëshmoreve të Atdheut është pasoje, që lidhet me ngjarjen kryesore, luftën e atdhetarëve, nacionalistëve shqiptar kundër pushtueve fashistë Italian.
Në 7 Prill jetësohen DESHMORET e parë Mujo Ulqinaku me shokë. Por komunistët që instrumentalizan gjithcka, me preteksin e fituesit te luftes, e shpartalluan historine, zhvleftesuan deri e zhduken te verteten, dhe ne vend te saj vendosen dhunshem te stisuren-genjeshtren. Mashtruesit e djeshem vazhdojnë të na kopallisin me gënjeshtra e stsje të trasha, ndërsa historianëve të vërtete qeveria mafioze u a mbyll portat. Brezat rriten me historinë e stisur nga dhelparakët e pa fytyrë. Unë besoj se tashmë ka ardhur koha të bëjme detyrat ndaj kombit, të shuajmë nga memorja historike gënjeshtrat e këtyre monstrave.
Eshtë koha tu themi me plot gojë: Ju nuk keni qenë kurrë historiane, por ndotës histerikë të historisë.
Çedomir Petroviç, aktor dhe regjisor serb, ka shkruar për të bëmat e Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjatë lúftës në Kosovë. Ai gjatë një opinioni të gjatë ka treguar tmérrin që ka kryer Serbia ndaj civilëve shqiptar.
Ai thotë se, forcat ushtarake e policore serbe kanë bërë shkátërrime të mëdha,másakra, djegie, helmime bunarësh, përdhúnime, plaçkitje, vrásje civilësh …
“Ushtria dhe pólicia e RFJ-së atëhershme, me udhëheqje të kreut shtetëror, kanë dëbuar nga Kosova mbi 700 mijë shqiptarët Kosovës. Millosheviq ka urdhërua që të gjitha kufómat në Kosovë, që mund të ishin në interes të Tribunalit të Hagës, të mënjanohen. Në furrat e Trepçës u dógjën më shumë se 1.500 kufóma. Dolën nga Danubi i ftohtë frigoriferët me gra e fëmijë shqiptarë. Várreza masive në poligonet e pólicisë nëpër gjithë Serbinë.
Në vend e qitjen me ármë të pólicisë në Batajnicë te Beogradit u gjetën trúpat e 980 shqiptarëve e shqiptareve të vrára”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.
Ai më tej shprehet se, deri në vitin 2008, janë gjetur rreth 800 mbetje mórtore të shqiptarëve të vrárë të várrosur në várrezat masive në Serbi, janë ekshumuar dhe u janë kthyer familjeve.
“Kríme të tmérrshme në lúftërat ballkanike para dhe pas Lúftës së Dytë Botërore kemi bërë ndaj popullit shqiptar. Forcat ushtarake e policore serbe gjatë viteve 1998 dhe 1999 kanë bërë shkátërrime të mëdha, másakra, djegie, helmime bunarësh, përdhúnime, plaçkitje, vrásje civilësh …
Ushtria dhe pólicia e RFJ-së atëhershme, me udhëheqje të kreut shtetëror, kanë dëbuar nga Kosova mbi 700 mijë shqiptarët Kosovës.
Millosheviq ka urdhërua që të gjitha kufómat në Kosovë, që mund të ishin në interes të Tribunalit të Hagës, të mënjanohen. Në furrat e Trepçës u dógjën më shumë se 1.500 kufóma.
Dolën nga Danubi i ftohtë frigoriferët me gra e fëmijë shqiptarë. Várreza masive në poligonet e policisë nëpër gjithë Serbinë. Në vend e qitjen me ármë të policisë në Batajnicë te Beogradit u gjetën trupat e 980 shqiptarëve e shqiptareve të vrára.
Deri në vitin 2008, janë gjetur rreth 800 mbetje mórtore të shqiptarëve të vrárë të várrosur në várrezat masive në Serbi, janë ekshumuar dhe u janë kthyer familjeve. Në várrezat e Rudnicës dhe te Rashka rreth 250 trupa të shqiptarëve të Kosovës.
Në vitin 1998, në Prekaz, në rajonin e Drenicës, forca të mëdha ushtarake e policore serbe, të armátosura me tanke, autoblinda e artileri, rrethuan shtëpinë e familjes Jashari dhe tri ditë e tri net kanë shtënë, pa bërë dallime, edhe në gra e fëmijë dhe civilë të tjerë. Helikopterët dhe automjetet ushtarake kanë lëshuar breshëri rafalësh nëpër kulme e pastaj forcat policore kanë hyrë në fshat duke shtënë nëpër shtëpi. Forcat serbe të sigurisë me ndihmën e ushtrisë serbe likuiduan 56 anëtarë të familjes Jashari. Në mesin e tyre edhe 18 gra e 10 fëmijë. Aty u bë gjénocid ndaj një familjeje.
Rreth 10 mijë shqiptarë e shqiptare të Kosovës janë vrárë gjatë atyre tre muajve të çmendur të vitit 1999. Çdo kafshë dhe çdo njeri në këtë botë të trishtë ka të drejtë të mbrohet kur sulmohet. Sikur dhe populli i çdo vendi. Shqiptarët kanë qenë ithtarë të politikës paqësore, jo të dhunës, pas kësaj ata filluan rezistencën e armátosur”, shkruan ai në një shkrim të gjatë.
Kjo ështe lista e emrave e ushtarakëve ( Stratiotëve )shqiptare te krahines se Himares ne vitin 1791.
Kjo liste ështe e pergatitur nga paria himarjote ku dhe shperblimet merreshin ne baze te gradave.
Ky dokument është firmosur nga Giovanni Spiro (Jani spiro) dhe Kostantin Kasneci.
Pervec ushtarakeve ( stradioteve) shperblehen edhe fshatrat dhe ata fshatarë qe organizuan grumbullimin per te sherbyer ne mbreterine e Napolit.
Pervec Himares, Pilurit, Dhermiut, Palases, Vunoit, Nivices, Qeparoit, Piqerasit, Likursit etj u grumbulluan edhe nga Dukati, Borshi, Terbaci, Vranishti, Kuci, Kallarati etj etj qe ne ate kohe ato zona ishin te perziera me myslimane dhe te krishtere.
Pra ne keto dokumenta kemi edhe listat te perziera me shqiptare myslimane e krishtere.
Deri në 1800 kemi vetem pak te konvertuar ne myslimane ne fshatrat e lartpermendura. Dhe ajo qe te bie ne sy se ne emrat e mbiemrat nuk jane shtuar gërmat S…
Pjese nga dokumentat origjinale nga mbreteria e Napolit Itali.
Çdo luftë në Ballkan është bërë për ndryshim kufijsh dhe kjo është një luftë me zjarrin.
Një problem themelor në këtë proces përfaqëson vetë Miladini shqipfolës, i cili mashtron botën për lëkurën e tij.
Sa do të shkojë kjo, unë nuk mund të them, por mbetem i bindur se shkëmbim territoresh nuk do të ketë”, u shpreh Berisha.
Në intervistën e dhënë në A2, ish-kryeministri Sali Berisha foli edhe për situatën në Kosovë, ku janë shënuar precedentë të ri edhe në kohë pandemie.
Për ish-kryeministrin e Shqipërisë, gjithçka që është duke ndodhur në Kosovë është e lidhur me dosjen “Thaçi” dhe “lëkurën e tij”.
“Në asnjë rrethanë, unë nuk jam implikuar në problemet e brendshme të Kosovës, e cila në fakt është gjysma e zemrës dhe e shpirtit tim. Janë bërë disa zgjedhje, por ajo që është e vërteta, janë ndjekur procedura kushtetuese. Kosova ka dëshmuar në këto 10 vite një shtet ligjor, atë që në Shqipëri është shkatërruar nga Edi Rama.null
Pa patur dëshirë të futem në problemet e brendshme të Kosovës, unë mund të them se shteti ligjor atje funksionon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë konsideruar dhe nuk i konsiderojnë shkëmbimin e territoreve dhe të ndryshimit të kufijve. Sipas argatëve të Beogradit, në Prishtinë dhe në Tiranë, gjithçka diktohet nga ndryshimi i kufijve. Kush gënjen tani? Unë nuk besoj se përfaqësuesit e SHBA-së gënjejnë.
Gënjeshtrat këtu i përsërit ‘Trojka’ sepse kjo është marrëveshja që Miladini shqipfolës, me ndërmjetësimin e Edi Ramës dhe Baton Stanishiqit, ka bërë me Vuçiç dhe kjo marrëveshje është kushtëzuar fund e krye nga dosja “Thaçi”, të cilën e ka fletë për fletë Beogradi. Në besimin tim, gjithçka që zhvillohet është e lidhur me atë dosja dhe për lëkurën e tij. Unë nuk e di që ai të ketë kryer krime, por e di që ai është nën hetim sepse është bazë e ngritjes së Gjykatës Speciale. Unë di që Dick Marty të akuzuar kryesor në raport ka pasur Thaçin. Unë e kam kundërshtuar fortë atë raport. Por është ndjekur rruga e plotësimit të kërkesave të Beogradit. Kjo është për mua një gjë e rëndë”, u shpreh Berisha.
Unë mendoj se shkëmbimi i kufijve do të ishte një ngjarje destabilizuese. Çdo luftë në Ballkan është bërë për ndryshim kufijsh dhe kjo është një luftë me zjarrin. Një problem themelor në këtë proces përfaqëson vetë Miladini shqipfolës, i cili mashtron botën për lëkurën e tij. Sa do të shkojë kjo, unë nuk mund të them, por mbetem i bindur se shkëmbim territoresh nuk do të ketë”, u shpreh Berisha.
I bej thirrje shtetit tim të ktheje fytyrën vetëm njëhere nga emigracioni shqiptar në Greqi se nuk bën keq… Fatkeqësisht lista e shqiptarëve të zhdukur në Greqi nga muaji në muaj rritet dhe askush nuk merret me këtë problem. Dikush duhet të jape alarmin për të filluar hetimet të mëtejshme për këto zhdukje te mistershme, duke mos përjashtuar vdekjet e 200 shqiptarve te vrarë ku nga këta 26 kanë humbur jeten në burgjet e Greqisë. ky numër i madh tregon se kemi te bejme me nje fenomen shqtësues që mesa duket nuk ka ndermend të pushojë. Deri më tani janë bërë të mundur te zbulohen 90 raste, nga të cilat janë identifikuar me emra dhe fotografi. Mosha që kanë humbur gjurmët është 13-49 vjeç. Nga 83 shqiptarë të identifikuar 24 prej tyre janë nga 13-20 vjeç, ndërsa gjashte prej tyre janë femra nga mosha 15-29 vjeç. Dihet qe jane gjashte ministri qe kane për detyrë menaxhimin e emigracionit shqiptar, shto ketu edhe ministrin Majko dhe Ambasaden Shqiptare ne Greqi, ku të gjitha këto dikastre dhe institucione nuk kane bere asgjë për të zbardhur këto vrasje apo zhdukje misterioze. Por…
Lista e plotë…!
Zamir Xhevahir Avdiu 20 vjeç nga Vojnik, Berat, Në maj të 1991 është nisur për në Greqi dhe që nga ajo ditë ka humbur gjurmë.
Jetnor Meta 19 vjeç dhe Valmir Metja (kusherinjë) emigrojnë për në Greqi më 11 dhjetor të 1990 , sendet e tyre u gjenden ne kufi. Në ate kohe kalimi i paligjshëm i kufirit quhej arratisje. Sipas familjes ata kishin mbritur mire ne Athinë.
Pëllumb Flamur Beqiraj 19 vjeç nga Kuçova, larguar për në Greqi më 27 maj 1991, ndërsa lidhja telefonike me familjen ka qenë në gusht po te këtij viti.
Dhurata Neki Dervishi 15 vjeçe nga Berati. Ka jetuar ne Greqi dhe me 21 prill të 1991 është larguar nga shtepia në drejtim të paditur.
Lorenc Theodhoraq Kaça 13 vjeç nga Korca. Më 18 janar 1991 niset për ne Greqi me nje grup shokësh nëpërmjet pikes kufitare të Kapshticës. Që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë kontakt me familjen.
Agron Mëhalla 15 vjeç nga fshati Mollas të Elbasanit emigroi me një grup shokësh, zhdukur më 3 gusht të 1992 në Kastoria.
Klement Skender Lezo 16 vjeç nga Kuçova. Shkon në Greqi më 9 korrik 1992 sëbashku me djalin e dajës. Kontakti i fundit me familjen ka qene nga ishulli Egjinas më 24 dhjetor po të këtij viti.
Lavdosh Sinanaj 22 vjeç nga Vlora emigron sebashku me të vëllain për në Greqi nga mali në Kapshticë humbet gjurmët 14 tetor 1992 ku telefonon me te afermit e familjes se ka mbritur mire ne Greqi.
Florin Gjergji 19 vjeç nga Lezha nga Kapshtica më 5 maj 1992 emigron ne Greqi me disa shokë. Nga qyteti Agrinio ka humbur kontaktin me familjen ne nendor po te këtij viti. Ai kishte emigruar edhe dy here më parë por ishte kthyer nga policia greke.
Artan Losha 18 vjeç nga Burreli i martuar me një fëmijë ka humbur kontaktet me familjen nga Veria në Greqi më 11/01/1993. La shkollën përgjysëm dhe u nis ne Greqi.
Anila Ritvan Bregu 17 vjeçe nga Berati. Humbi kontaktet më 28 shtator 1993 nga Berati në moshën 17 vjeçe. Familjarët kanë dëgjuar se ajo mund të jetojë në nje fshat të Patrës në Greqi, është e martuar me një greq që quhet Ilia dhe kanë dy fëmijë. Kushërira e Anilës ka shkuar dhe e ka takuar këtë vajzë por ajo i ka thënë se quhej Amelia jo Anila dhe se ishte nga Bullgaria. Të afërmit ende e kërkojnë pas kaq vitesh sepse nuk dijnë asgjë të saktë për fatin e saj.
Kadri Veli Bajrami 26 vjeç nga Kurbini emigroi për në Greqi më 9 gusht te 1993.
Franc Pjetri 18 vjeç ka humbur lidhjet me familjen më 22 shtator 1993, ku sëbashku me shokun e tij Eduard Zef Hyseni me një furgon janë larguar për në Greqi.
Ana Fotaq Pondikati 18 vjeçe nga Nepravishta,Gjirokastër. Ka humbur kontaktet me familjen shtator 1994 nga Athina. Ana është larguar nga shtëpia në muajin qershor të vitit 1994.
Gjelosh Ded Ceca nga Bugjon, Pukë. U nis për në Greqi më 25 shtator të 1994 dhe punonte ne nje fshat te Kastorias. Por herën e fundit ai është ndjekur nga policia kur ishte në punë ne vjeljen e mollëve. Ende nuk dihet fati i tij.
Ylber Meta 16 vjeç nga fshati Bllac e Bulqizes emigron ne Greqi në mars te 1994 ku punon tre muaj dhe kapet nga policia dhe kthehet ne familje ku qendron 5 ditë dhe niset përseri në dhe humbet gjurmët në 4 Qershor 1994 ne Selanik.
+3 Aleks Kecani 20 vjec, Flamur Balaj 23 vjec, Agostin Paplekaj 20 vjec, Pavlin Gjergji 23 vjec . U nisën për në Greqi, humbën gjurmët më 26 marsi i vitit 1995.
Alban Arifi 19 vjeç nga Korça, humbet kontaktin me familjen me 26/12/1995 në Athinës, më pare kishte punuar rreth dy vite ne fshatrat e Korçës. Ai doli te takonte ne Portin e Pireut dy shokë po nuk mbriti kurrë për ti takuar..
Aleksander Nikoll Tanushi 18 vjeç nga Vau i Dejës. Kishte tentuar të largohej disa herë drejt Greqisë por ishte kapur nga polica. Më datën 8 mars 1995 ai bëri përpjekjen e fundit të cilën e realizoi me sukses. Pas tre javesh ai lajmëron familjen se kishte mbërritur shëndosh e mirë. Telefonatat ishin të rregullta deri më datën 10 gusht 1995 kur ai bisedoi për herë të fundit me të afërmit dhe që atëherë nuk dihet më asgjë për fatin e tij.
Agostin Papleka nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
Belisar Subashi 15 vjeç sëbashku me vëllain emigron ne Greqi në këmbë dhe pas shtatë ditës mbrijnë në ishullin Rodos. Humb gurmët më 25 shtator të 1995.
Petrit Culaj 19 vjeç nga fshati Barajtush nga Malësia e Madhe, niset per ne Greqi ne korrik te 1995, kishte emigruar dhe më parë në Greqi.
Flamur Balaj nga Tropoja niset ne Greqi sëbashku me tre shokë me destinacion Verian, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
Alfred Palucaj 17 vjeçar ka humbur kontaktin me familjen në korrik të vitit 1996, nga fshati Sërriq i Pukës, sëbashku me dy shokë të tjerë nga qyteti i Lezhes janë nisur për në Greqi. Kanë mbritur në Trikalla, ku Alfredin e ka marrë një pronar greke për punë si çoban.
Edmond Kananaj 20 vjeç nga fshati Armen i Vlorës, ka humbur kontaktin me familjen me 8 korrik të 1997 ku ka folur ne telefon për të fundit herë nga Pireu.
Alban Vait Hoxha 24 vjeç nga Tirana. U largua për në Greqi më 5 qershor 1997. Kontakti i fundit me familjen kanë qenë në nëndor të 1998 nga Selaniku.
Altin Zekaj 16 vjeç nga Vlora emigrant në Greqi humbi kontaktin me familjen nga Pirgo më me 4 nëndor te 1998, më parë kishte punuar kamarier ne ishullin e Kretes.
Gëzim Kica 19 vjeç nga Berati. komunikimi i fundit me familjen e tij ka qenë më 8 mars të 1998 me telefon nga Athina. Më parë kishte punuar në Pirgo Ilias në Patra.
Agim Shaqo Sulaj 34 vjeç nga Bozhigrad i Korçës ka emigruar drejt Greqisë me disa shokë më 1998 dhe ka humbur kontaktet me familjen që nga ajo kohë.
Fitimtar Pal Ndosha 25 vjeç nga Puka. U largua për në Greqi më 1993 dhe për të fundit here ka komunikuar me familjen më 1999.
Flogert Muça, 34 vjeç, u zhduk nga zona e Marusit në Athinë, Greqi, më 9 dhjetor 2017. 32. Fran Preng Zefi 23 vjeç nga Tale, Lezhë. Më 22 korrik të 1999 niset për emigrim, disa shokë thane familjes se tij se ishte pare në Greqi dhe se do te emigronte përseri në një shtet tjetër. që nga ajomkëhë ka humbur kontaktin me familjen.
Eduart Aliaj (24 vjeç) humbet kontaktet me familjen me 31 gusht te 2002 nga Athina. 34. Geraldo Dauti 35 vjeç nga Erseka emigron ne Greqi sëbashku me nje shok me 13 prill 2001.
Gjergji Zhupani nga Gramshi sot në Durrës emigrant në Larisa humbi kontaktet ne në mars të vitit 2001. Ai punonte si blegtor te Panajotos Bogdanos, është ky i fundit që njofton zhdukjen e tij. Familja dyshon te pronari grek.
Bujar Riza Dervishi 27 vjeç nga fshati Gjon, Martanesh. Në datën 23 dhjetor të vitit 2003 flet ne telefon me villain. Por pas asaj telefonate ai zhduket pa lënë gjurmë dhe që atëherë askush nuk e di çfarë ka ndodhur me të. Prej vitit 2000 ai punonte në një fabrikë prodhimi materialesh plastike në Sindos të Selanikut.
Plarent Dautllari 18 vjeç nga Korca ka udheturar 4 dite ne kembe nga Mali i Gramozit dhe ka humbur kontaktin me familjen më 4 qershor 1994 në Trikalla në Greqi.
Lulzim Gjonaj. Emigroi në Greqi në vitin 1994, u nis për të parën herë, por kishte probleme me dokumentacionin. Për këtë arsye, ai kapet nga policia ndërsa bën burgun. Pasi doli nga burgu rikthehet në atdhe. Lulzimi u ka pohuar të afërmve ai do të largohej përsëri për të disatën herë në Greqi.
Pavlin Gjergji 23 vjeç, niset për në Greqi sëbashku me tre shokë për në Veria, humb kontaktin me familjen më 26 mars te vitit 1995.
Paulin Preng Gjikolaj 29 vjeç nga Mirdita. që nga 1990, Paulini jetonte në Athinë të Greqisë. Pas ishte rikthyer në Shqipëri, më 5 tetor 1995 ai vendos sërish të largohej drejt shtetit grek. Përpara se të nisej ai u ka thënë të afërmve se do shkonte të takonte disa shokë dhe pas dy javësh do vinte sërish në shtëpi. Që prej 5 tetorit të vitit 1995 nuk ka asnjë shenjë jete nga Paulini.
Renato Qerimi 26 vjeç nga Policani, me banim në Tiranë, Emigroi në Iraklio të Greqisë më 1992 dhe humbi kontaktin me familjen në vitin 1995.
Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
Mbarime Shefqet Rrapaj 29 vjeçe nga Selenica e Vlorës. Humbi kontaktet me familjen më 1995 nga Athina.
Taulant Mehalla 18 vjeç nga djali më i madh i shtepisë nga Mollasi i Elbasanit, emigron ne Kozani në Greqi më 3/08/1992, që nga kjo ditë ka humbur kontaktet me familjen. 45. Ilirjan Çaniku 20 vjeç nga Sanxhaku i Lacit i martuar, më 3/03/1993 ka humbur kontaktet me familjen kur eshte nisur per ne Greqi.
Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë.I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.
Ilmi Haziz Çela 25 vjec nga Skrapari. Ka humbur gjurmët nga Janina në shtator te 1993, diten qe mbushi 25 vjeç, dyshohet se është mbyllur në manastir në Agion Oros.
Iglin Dalip Zdrava 24 vjeç nga Deshiran, Elbasan. Ka humbur kontaktin me familjen nga Agio Anargio, Athinë më 16 gusht 2008, ka qenë pa dokumenta legalizimi, si dhe ka patur nga policia nje urdher largimi nga Greqia ( apelasi)
Saba Kala, 18 vjeç nga Bulqiza më 25.03/1994 me kater shoke janë drejtuar për në Kastoria të Greqisë. Edhe pse kanë kalur 25 vite familjarët nuk dinë ende asgjë për të. 50. Shaqir Ndreu 35 vjeç nga Burreli, ku me disa shokë nga Shkodra niset për në Greqi më 15 korrik. Ka humbur kontaktet me familjen tre javë më pas.
Lefter Luman Beqari 27 vjeç nga Përmeti ku sëbashku me kunatin e tij nisen për në Greqi më 18 janar 1995. Nga fshati Solinas te Kallamates më 5 mars ka humbur gjurmët.
Lulëzim Gjonaj nga Tropoja me banim në Tiranë, largohet nga Shqiperia ne vitin në shtator të 1995 për ne Greqi dhe ka humbur kontaktin me familjen.
Vesel Bajram Skura 22 vjeç nga Dibra. Humbi kotaet me familjen në mars te 1996 nga Greqia. Më 6 janar të vitit 1996, Veseli është nisur nga Maqedonia në drejtim të Greqisë. Pas dy muajve familarët kanë humbur lidhjet me të.
Niko Aliaj 22 vjeç nga Gorishta, emigron nga mali në Konispol për ne Greqi dhe humbet kontaktet nga Gumenica me 20 janar 1996 tek po kalonin rrjedhjen e lumit, por disa thone eshte gjallë te tjere jo…Familja dyshon se djali i tyre ndodhet ne burg.
Klement Rustem Metushi 17 vjec, emigron sëbashku me villain etij me 1992 ne Greqi, nga Selaniku kontakti I fundit me familjen ka qenë dhjetor 1997.
+ 3 – Atlin Lika 13 vjeç, nga Dibra me 3 shokë emigron në Greqi dhe punon çoban në një fshat te Selanikut, humbet gjurmët në maj 1998 si shkak i nje vrasje nga nje vendaspasi tentoi te grabisnin nje stan me tre shoke te tij.Asnje informacion dhe asnje hetim për katër shqiptarët e zdukur.
Kujtim Ali Çaushi 39 vjeç babai i tre femijeve nga Kalivaçi, Tepelene emigroi ne Greqi me vize pune më 15 Korrik te 1999 dhe nga Livadhjaja kontakti i fundit ishte më 15 Gusht te 1999.
Ylli Lazer Palnikaj 20 vjeç nga Lekbibaj, Tropojë. U nis për në Greqi më 22 qershor 1999 nga Kapshtica. Kontakti I fundit ka qenë nga fshati Stavros te qytetit Lamia më 27 mars 2001.
Ilir Gjoka 49 vjeç nga Librazhdi babai i tre fëmijëve, ka humbur kontaktin me familjen ne 2006 nga Kavalla e Greqisë, I kishte premtuar gruas dhe fëmijëve se do ti merrte në Greqi në vitin 2002.
Enver Gega 18 vjeç nga Librazhdi humb kontaktin me familjen më 24 korrik 2002. Ai emigron me nje grup shokësh dhe punonte çoban ne Greqi, duke mbajtur kontakte të regullta me familjen. Po janë shokët që japin njoftimin se Enverin e kane rrëmbyer kater njerez te armatosur. Ai kishte lënë takim me të jatin për tu kthyer ne Shqipëri, po që nuk u bë. Sot ai figuron i zhdukur
52+ 5 Vilson Gjuta 20 vjeç nga Kukësi me banim në Kamëz më 4/01/2003 sëbashku me një grup shokësh nisen për në Greqi. Nga 11 shokë që u nisën për në Greqi vetëm 5-së prej tyre u kthyhen gjallë, 5-së të tjerë humbën jetën gjatë rrugës, ndërsa fati i Vilsonit nuk dihet. Sipas familjes ata janë nisur për ne Greqi nga mali i Gramozit, ku më pas u gjetën edhe trupat pa jetë. (Për këtë ngjarrje kanë shkruar mediat më 9 janar te 2003).
Gjon Toni 37 vjeç babai i tre fëmijëvenga Shkodra. Emigroi ne Greqi dhe punonte në Bujqësi ne Selanik. Kontakti i fundit me familjen ishte në 30 qershor 2009.
Erjon Gjolena 26 vjeç nga Belshi i Elbasanit,emigron ne Ekaterini ne Greqi, pas katër ditësh udhetimi ne kembe,më 8/03/2010 ka humbur kontaktin me familjen, e cila e ka kerkuar ne shtetin fqinjë edhe në polici…
Roland Dauti 26 vjeç ka humbur kontaktet me famijen nga Greqia më 22 gusht të vitit 2011.
Gramoz Lulaj 40 vjeç emigron ne Greqi ne vitin 1991 dhe humb kontaktin me familje me 18 korrik 2013, punonte murator në një firmë greke.
Kristina Dodaj 15 vjeçe humb gjurmët më 14 maj 2013 në Thermos /Greqi
Maksim Trimi 32 vjeç nga Gramshi, u nis në Greqi në maj 2014 ku punonte çoban në Selanik pa dokumeta të rregullta, figuron i humbur që nga 30 qershori 2014.
Sokol Kozicit 43 vjec babai i dy femijeve nga Starova/ Pogradec, ka humbur kontaktet me familjen më 10 shtator 2015 nga Santorini, punonte i ligjshëm në Greqi dhe i paisur me leje 10-vjeçare.
Gezim Kolici 44 vjeç, nga Shkodra punonte dhe jetojnte në Greqi, në korrik të 2016 ka humbur kontaktin me familjen e tij. 70. Lulzim Mone 41 vjeç nga Librazhdi ka humbur kontaktin me familjen që nga janari i vitit 2016 , më parë kishte emigruar në Greqi. 71. ZH.Z. 20 vjeçe nga fshati Hinkë, Ura Vajgurore. U nis për në Greqi në tetor 2017. Babai i saj ka bere denoncimin ne policinë e Beratit më 3 nëndor 2017.
Afrim Vesha, 40 vjeç nga Berati babai i dy fëmijëve emigroi ne Greqi ne tetor te 2017 dhe punonte ne Janine, ne mbledhje ullinjesh, kontakti i fundit me familjen 2 nendor 2017.
Ylli Elmadhi 46 vjeç nga Kavaja dhe ka shkuar në ishullin e Kretës dhe ka humbur gjurmët në 22 shkurt te vitit 2018.
Skënder Toska,35 vjeç baba i dy fëmijëve ka humbur gjurmët që prej 1 prillit nga Korfuzi. Sipas policisë greke të Korfuzit 35-vjeçari ka humbur nga zona e Kato Korakiana, ku ai kishte shkuar për të punuar për disa ditë.
Ardian Hysa 38 vjeç nga Gramshi, babai i dy femijeve humbet kontaktet me familjen më 10 nendor 2017, duke i telefonuar se është nisur drejt Greqisë.Sipas policisë nga sistemi TIMS nuk figuron qe te kete kaluar kufirin, por më parë ai kishte punuar ne vendin fqinje.
Flogert Muçaj 34 vjeç banues në Marusi/Athinë, ka humbur gjurmët më 9 dhjetor 2017 në Greqi, njoftim i policisë greke.
Ylli Elmadhi nga Kavaja 46 vjeç emigron për në Greqi me 22 shkurt 2018. Policia shqiptare i konfirmon familjes se ne perputhje me sistemin TIMS ai ka kaluar kufirin për në Greqi.
Nikoll Beleshi 41 vjeç nga Lezha niset për në Greqi për të takuar djalin me 17 nendor të 2018, pasi kishte 7 vjet pa e pare
Lorenc Meta 26 vjeç nga Fieri humb më 29 korrik 2019 kontaktet nga ishulli Chios/Greqi. Shqiptari kishte shkuar për 20 ditë pushime për të takuar familjen, por është zhdukur pa asnjë gjurmë.
Halit Laka 19 vjeç Komuna Buz i Tepelenës dhe Albert Veliaj , punonin ilegal në ullishte dhe ndalohen nga policia në Selanik me 19 qershor te 2019, qe nga ajo dite ata figurojne te humbur. Njoftimin e ben te ditur familja e Halitit me 24 qershor.Kontakti i fundit me familjen e tij Haliti e pati me motrën e tij duke i thene se i kishte kapur policia pasi ishin pa leje qendrimi.
Nuk duhen haruar zhdukja e 32 dibranëve më 9 mars 1996, ku u fol nga te afërmit se këta ndodhen ne burgun e Korfuzit, ende sot figurojnë të humbur aq sa shteti shqiptar nuk ka vene kurre ujin ne zjarr. Ashtu si nuk duhet anashkaluar gjithashtu edhe zhdukja e 480 femijeve shqiptarë me 2000-2002 në shtepinë barmirese “Agios Varvara” në Athinë…Por kjo vlen për një shtet serioz dhe jo allashqiptarçe që emigrantët i shikon si një barrë e rëndë, pasi deri më sot nuk ka filluar asnjë hetim.
Dalja e parë publike pasi mori detyrën si ministër i brendëshëm, përkatësisht në emisionin ‘Opinion’, Lleshaj tha:
“Do më shihni te fytyrat e policëve. Shihni ata, ai jam unë!
– Nëqoftëse do t’i shihni policët me krimin dijeni që jam unë me krimin!
– Nëqoftëse i shihni policët të dehur, dijeni që po pi unë.
– Nëqoftëse i shihni policët të pasjellshëm, diheni që po sillem unë!
– Pra ata do të jenë fytyra jonë”.
Çdo qytetar shqiptar u trondit mbreme ku nga një videoskandal i publikuar në media, shfaqej një efektiv policie teksa kryente veprime të turpshme.
Kujtojmë se në daljen e parë publike pasi mori detyrën, përkatësisht në emisionin ‘Opinion’, Lleshaj tha:“Do më shihni te fytyrat e policëve. Shihni ata, ai jam unë! Nëqoftëse do t’i shihni policët me krimin dijeni që jam unë me krimin! Nëqoftëse i shihni policët të dehur, dijeni që po pi unë. Nëqoftëse i shihni policët të pasjellshëm, diheni që po sillem unë! Pra ata do të jenë fytyra jonë”.
Tashmë të gjithë shqiptarët e shohin fytyrën mizore te Ministrit Leshi që nga gazi lotsjellës tek qindra burra, gra e fëmijë të goditur prej tij.
Ti Z.Lleshi je policia e Rinasit qe vidhet kur t’ju teket krimineleve se pazaret i beni bashke me ta. Ti Z.Lleshi je Ne cdo arë kanabisi , laborator droge . Ti Z.Lleshi je dhe te kjo video.
Behu burre tani. Shko jep doreheqjen se nuk ke me nder ne ate detyre.
I ngjajmë atdheut. Atdheu i varfër, ne si ai. Atdheu i zhvatur, ne të rjepur Atdheu i trembur, ne frikacakë Atdheu llapashitet në banalitete shtetërore, ne baltosemi në moçalin e lagjes. Atdheu na denigron të gjithëve, ne përbuzim të vobektin e pallatit. Atdheu i varur nga fuqitë e mëdha, ne sytë te drejtori që njohim Atdheu ju bindet brigadierëve që dërgon Evropa, ne bindemi administratorit të pallatit. Atdheu pret qesen nga perëndimi, ne qeskën nga qeveria. Atdheu në zemër ka bashkimin sovjetik, por flet për bashkimin evropian, ne formimin e kemi kolkozian, as kujtohemi për liri individuale. Atdheu pa gjykata, ne pa të drejta. Atdheu me ethe, ne të gjithë kollitemi. Atdheu i lyp botës, ne lypim torba në qeveri. Atdheu krekoset në delir, ne trashemi prej stresit. Atdheut i duket se ndriçon botën, ne dehemi me raki mare, alkool evrope dhe filozofojmë. Atdheut ja mban çelsat Evropa, ne çelsat e shtëpisë ja dorëzojmë qeverisë. Atdheu na vjedh, ne fshehim diçka nga rroga për cigare. Atdheu shfaqet ekraneve si i bukuri dheut, ne postojmë foto me gjel të pjekur. Atdheu jep opinione për Amerikën, ne bëjmë biografitë e gjithë ballkanasve. Atdheu mburret se ka iluminuar evropën, ne mburremi se kemi kushëririn polic. Atdheut i janë shqyer gjithë hatullat e çatisë, por kujdeset për mbarëvajtjen e Ukrainës, ne rroga na mjafton për 10 ditë, por këmishën e duam sa një rrogë. Atdheu e paguan mjekun si hidraulik, ne e deklarojmë birin tre vjeçar si gjeni në disa lëmi Atdheu na thotë se jemi të lirë, ne dëgjojmë tingujt e prangave dhe ngazëllehemi. Atdheu ndihet kampion, ne i mburremi komshiut se dikur shënuam gol me ekipin e lagjes. Atdheu frymon marrëzi, ne marrosemi të gjithë. Atdheu ndihet lindje, ne fotografojmë perëndimin. Kjo është e vetmja mospërputhje me Atdheun.
Unë e di bijë Askund nuk jam i pacënueshëm Si në mbretërinë e dashurisë tënde, Askund nuk jam më i sigurtë dhe mbret i vërtetë Sa në planetin tënd të dashurisë, Askund nuk jam më njerzor, bijë Sa nën vështrimin e ëmbël të syve të kujdesit tend, Askund nuk jam më ngrohtë se në zemrën tënde.
Në netët e errta të jetës Duart e tua më mbështjellin fytyrën, Ma ngrenë kokën të shoh yjet që vallëzojnë në qiell Dhe në sytë e tu.
Në ditët e trishta kur dimri më ngrin, Duart e tua mbështjellin fytyrën time, E kthejnë nga dielli Dhe unë ngatërroj diellin me ty.
Unë e di, bijë, Kur qesh ti, kur qeshin sytë e tu Qesh rruga, qeshin vëllezërit e tu krenarë për ty Qeshin orenditë, pikturat, librat, pemët, oborri, lulet Qesh shiu kur bie, po, betohem qesh shiu kur qesh ti.
Dua gurë për të qëlluar çdo padrejtësi, që më bëhet! -Gurë për këtë sistem të korruptuar arsimor, shëndetësor, politik dhe shoqëror. -Gurë për të qëlluar, sa herë të më kërkojnë rryshfet për të marrë një shërbim që më takon. -Gurë, për sa herë të më thonë: Mos fol sepse ti nuk mund të bësh asgjë dhe më kërcënojnë me mohimin e të drejtave që më jep guri i themelit të shtetit tim: “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”. -Gurë, për sa herë, dikujt që s’jam unë, i mohohen të drejtat, sepse “Dëmin më të madh, një kombi nuk ia bëjnë të korruptuarit, por ne njerëzit e ndershëm që heshtim, po po ne këtu dhe mijëra të tjerë atje jashtë!”
Në Kuadrin e një trajnimi, mua, si specialiste e të drejtave të fëmijëve, m’u kërkua të hartoja një material frymëzues. Tema që unë vendosa të zgjedh ishte për bashkëkombësit e mi, që të mos braktisin Atdheun. Për këtë vendosa të takoja njerëz në moshë e profesione të ndryshme. Realisht nuk e dija se do të demotivohesha shumë herë, sa do të mendoja të përgatisja valixhet edhe për vete.
E nisa nga im bir 13 vjeçar. Ai m’u shpreh: “Këtu nuk ia vlen të mësosh, mund ta blesh shkollën kollaj”! Thashë: nga dreqin e ka mësuar këtë. Djali 6-vjeçar i një mikes time, duke folur per disa blerje, tha papritur: “Ne nuk kemi lekë”. Nerina, mikja ime, humbi punën! Edhe pse është një vajzë energjike dhe me vullnet për punë, u shpreh se do të donte të ikte. Zefi ,një biznesmen i ri, shkon më tej ,duke thënë se:
“Që të jesh i suksesshëm, duhet të kesh lidhjet e duhura për të përfituar tendera shtetërorë.” Në takimin me ish-kolegë të mi mësues, ata që duhet të frymëzojnë brezin e ri, nuk guxova as t’i pyes, sepse në vend të përgjigjeve, pashë trishtim të tejskajshëm në sytë e tyre, demoralizim ekstrem! E dhimbshme ishte dhe retorika e një kleriku: “Përse duhet t’u thuash qëndroni?! Nuk u ofron asnjë mundësi ky vend. , Këtu po vritet shpresa dhe besimi”. Nardi, nga të paktët të rinj që kanë mbetur në një fshat pranë qytetit, shprehet se nga këtu duhet te ikësh një natë pa hënë!
Në të gjithë këtë panoramë të trishtë, unë duhet të gjej motive, që ATDHEU im të mos braktiset! M’u kujtua një shprehje e kryeministrit aktual: “Nuk qëllohet shtëpia jote me gurë”… A kemi ne një shtëpi? A është kjo shtëpia që në shekuj, paraardhësit tanë dhanë jetën ta mbronin? Një shtëpi, kur të gjithë kanë veç dëshirën për të ikur, a mund të quhet më shtëpi? Nga gjithë sa pashë dhe dëgjova, më erdhi furishëm thirrja: Dua gurë!!!! -Dua gurë për të qëlluar çdo padrejtësi, që më bëhet! -Gurë për këtë sistem të korruptuar arsimor, shëndetësor, politik dhe shoqëror. -Gurë për të qëlluar, sa herë të më kërkojnë rryshfet për të marrë një shërbim që më takon. -Gurë, për sa herë të më thonë: Mos fol sepse ti nuk mund të bësh asgjë dhe më kërcënojnë me mohimin e të drejtave që më jep guri i themelit të shtetit tim: “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”. -Gurë, për sa herë, dikujt që s’jam unë, i mohohen të drejtat, sepse “Dëmin më të madh, një kombi nuk ia bëjnë të korruptuarit, por ne njerëzit e ndershëm që heshtim, po po ne këtu dhe mijëra të tjerë atje jashtë!”
Jam e bindur që në Shqipëri ka plot njerëz të ndershëm, që e kanë dinjitetin, forcën dhe dëshirën të hedhin gurë mbi këtë çati të kalbur. Mjaft i fshehëm plagët nën flamujt e partive ku aderojmë! Partia është shumë shumë herë më e vogël se kombi dhe ne kemi detyrën më të vështirë por edhe më të lehtë, që duhet të dalim përtej përkatësisë politike për të dashur ATDHEUN.
Ne, së bashku mund t’ia dalim! Në emër të dashurisë për ATDHEUN, ne mundemi të çlirojmë këtë vend nga një grup i vogël njerëzish që e rrënojnë atë çdo ditë. Mos u besoni kur na thonë, që jemi vend i varfër dhe nuk mund të bëjmë më tepër! Jo jo, ky vend s’është i varfër, por është i vjedhur nga bijtë e tij plangprishës. Shqipëria është një vend i bekuar nga Zoti, me pasuri natyrore e njerëzore dhe në shekuj ka nxjerrë figura të shquara si Gjergji Kastrioti dhe Nënë Tereza, që jane bërë burim frymëzimi për mbarë njerëzimin!
Duhen shumë, shumë gurë për të ngritur shtëpinë e re të shpresës! Le ta bëjmë sëbashku! Ne duhet të jetojmë këtu, ku kemi lindur bashkë me ëndrrat tona, të peshojmë rëndë në tokën tonë, në dheun e të parëve, tu trashëgojmë forcën dhe besimin fëmijëve tanë që ky vend do të bëhet. Ne s’mund të jemi popull ikanakësh. Flamuri ynë përfaqëson gjakun e mijra e mijëra njerëzve, qëndresëtarë përballë pushtimeve romake, turke dhe shteteve te Evropës, që e lakmuan ndër shekuj.
A duhet sot,të heqim dorë për shkak të një grupi të korruptuar që është në krye të politikës ?! Qëndro dhe bëhu gurë i shpresës për një Shqipëri të re, Shqipërisë sonë të përbashkët. Mos ik , bëhu gurëhedhës!!! ma JAKU, Lezhë Specialiste e të drejtave të fëmijëve
Jo vetëm tek ne shokët dhe miqtë e tu, por edhe në PD, ashtu siç ndihet edhe mungesa e Vaso Gegës…. apo xhaxhi Vaso siç dhe ti i thoshe, ndihet mungesa edhe në shumë miq shokë e qëndrestarë…
Ndihet mungesa e qëndresës dhe qëndrestarëve Turi…
Me Fidel Krekën, dhe Petrika Lekën, djalin e poetit të pushkatuar Genci Leka /
Artur Kreka: Ky Fisnik, ky Kampion në mundje, ky Kampion përballë diktaturës, ky Kampion në demokraci!
Ti ishe dhe je….Miku jonë i mirë. Ai Arturi i qetë, me respekt, që i nderove sportin e mundjes dhe i çove kupat e kampionit Korçês. Ai kampioni që sfidove diktaturën, i vure litarin në qafê dhe e hodhe në greminë bustin e diktatorit, duke u perplasur dhe perballur ballas me këlyshët e saj .
Ishe ti ai Kampioni i demokracisë, Artur Kreka.
Vërtet rrallë ka lindur nëna dhe kombi, djem kaq të mirë. Fisnikë, të ndershëm, humanë, atdhetarë dhe krenarë për familjen origjinën e tyre.
Artur Kreka: Ky emër kampion, që bëri krenarë në sportin e mundjes per vite e vite Korçën plakë.
Artur Kreka: Ky Pishtar i Demokracisë, që bëri dhe bën krenar demokratët, demokracinë, dhe Partinë Demokratike.
Artur Kreka… Qytetari që bëri dhe bën krenar Kombin.
Duke lexuar historinë, ose duke prekur dokumente te rëndësishme te ngjarjeve dhe te personazheve te këtyre ngjarjeve, shohim se te pakten në atë moderne te njerëzimit, sigurisht që ka peshe edhe vlere ana psiqike dhe formati njerezor i ketyre personazheve. P.sh është e njohur per te gjithe njerëzit qe merren me kete pune dhe dine sadopak informacion qe shërbimet e inteligjencës kane dosje te veçanta te liderëve dhe udhëheqësve te vendeve te ndryshme, siç ishte p.sh dosja e vlerësimit psiqik dhe psikologjik te Miloshevicit edhe para Luftës se Kosovës.
Shqipëria prej 7 vitesh ka rene në duart e një njeriu, sepse te tjerët rreth tij jane thjesht numra. Dhe ky njeri i vetëm ne kete vend te vogel plot mrekulli qe i ka falur zoti ka arritur ta godase kete vend dhe kombin shqiptar ne shtyllen kurrizore. Rinia shqiptare është larguar në mase, trafikantet bëjnë ligjin, krimi është gjallëruar si kurrë ndonjëherë në këto 30 vite, veshi kostum e kollare dhe u fut në parlament, vetem 5 njerëz kane marrë te gjitha paratë qe burojnë nga nëntoka dhe mbitoka e vendit, nxori Shqipërinë në Konventa Europiane e të Drejtave. Dhe se fundmi, nen pretekstin e Covid-19, ka lidhur marrëveshje per t’i kthyer shqiptaret ne kavie eksperimentale per çështjen e vaksinës.
A thua se nuk na mjaftoi eksperimenti radikal i Sorosit?!
Janë shkruar fakte te vërteta per këtë njeri, qe nga dhuna tek vjedhja e ikonave, tek historitë e poshtë urave te Parisit tek mënyra se si komunikon dhe flet me njerëzit, arroganca brutale që e ka me çdo qenie njerëzore qe i del përballë, qe po ta shikosh me vëmendje, nuk është arrogance e thjeshte, është gjendje psikike normale.
Sigurisht, për ata qe kane lidhje me punët e shtetit, diku ne një dosje do te jete e përmbledhur bota interesante, ankthet, frikërat dhe kompleksi ndaj parasë, po përveç ndonjë medieve qe merret me transaksione financiare qofte edhe jashtë kufijve, fjalën artist nuk do e gjesh.
Jashtë përkëdhelive të establishmentit qe e solli dhe derivateve te tij, për ne këtu që jetojmë nen diktatin e narko-trafikanteve të Rames, dhe ky njeri nuk na gënjen dot, e dim’ që sic thotë populli eshtë një hajdut xhepash i ngritur në detyre.
Kjo bote e ka diktuar edhe rrethin ku lëviz dhe është rreth njerëzish te transaksioneve financiare por jo miq. Per momentin nuk pushon telefoni nga rrethi i njerëzve te transaksioneve, brenda dhe jashte vendit dhe arroganca duket sikur zbutet here pas here nga ngerrdheshja apo tekstet banale te atyre qe përbejnë rrethin e brendshëm dhe formula diplomatike apo urdhra skenarësh qe i vijne nga estabilishmenti.
Por kur e sheh ashtu te ndërsyer nga arroganca e pakuptimtë me gjeste apo fjalë sikur po bën ndonjë pune, te kujtohen skenat e famshme te Ismail Kadarese tek “Dimri i madh”, ku përshkruante Mao ce Dunin, të vetëm në shpellat e tij.
Bota e tij tjetër është frika, frika nga ai rreth i nëndheshëm qe i përket…
Është dhe frika e atij merakut qe ai ka se do te hyje në histori. Ky në histori as ka hyrë e as ka dale, bota e nëndheshme nuk e le te vesh firmën e vet sepse ky është një stacion tranzit e në tranzit nuk ka as firme e as vule. Historia i përbuz fazat kalimtare. Frika e tij mes shume te tjerave është qe kur karvani i lodhur i Rilindjes te ndaloje dalin ngërdheshjet e fytyrave te njerëzve te transaksioneve do te pushojnë. Telefoni nuk di te bjeri me për shifra marramendëse, do te shihen me përbuzje dhe do te tregohen anekdota për zhgarravinat dhe ata nuk do t’i japin me kënaqësi. Vetmia te kapërthen me një ankth te tmerrshëm dhe çdo gjë publike apo private me urdhër apo me skenar përmbyset shume shpejt dhe shikon qe brutaliteti dhe arroganca nuk kanë më as vlerë dhe përbuzj e syve të njerëzve që varfërohen si stërkala në fytyrë.
Dhe kjo varfëri, kjo paralize e vendit kjo zhdukje e te gjithë investitorëve te huaj , kjo kapje për fyti qe i është bere ekonomisë duhet te marre fund. Sot ,euforia qe vjen nga pushteti pa kufij dhe ngërdheshjet e fytyrave qe përballë nuk shohin ate, shohin thjesht portretin e tij te përkthyer ne para duket se i mbyt deri diku makthet qe vijnë nga bota e nëndheshme.
Dalja ÇDO sekonde e ÇDO minutë, në ÇDO kanal televiziv si ta ketë oreksin, lezeton deri diku, po është koha qe maratonës se Rilindjes t’i vijë fundi. /55news.a
Bibla në faqen 1283 (botim i “Drita”, Ferizaj, 1994, me përkthim mjeshtëror të Dom Simon Filipaj), flitet për “Pesë mallkimet”, të cilave njeriu duhet t’u ruhet e t’u ketë frikë.
1-“Mjerë kush mbledh ç’ka s’është e tij – deri kur? që ngarkon pengje mbi vete!”
Vjedhja, kusarimi, hajnia, ose grabitja – shih sa shumë emra për një veprim të shëmtuar e të ndëshkueshëm, por që tingëllon ledhatueshëm kur thirret ndër ne “euro-amerikanisht” me fjalën korrupsion
Vjedhja zyrtare, nuk ndodh nga njerëz me zhele e shtëpi pa bukë, por nga ata pushtetarët me kostume të shtrenjta, pushtet e pasuri.
Ky pasurim i urryer nuk shthuret, nuk ndërpritet e nuk rrëzohet lehtë, deri sa ndëshkimi mbi ta, nëpërmjet dënimeve shembullore të merituara, të mos u ketë kallë frikën e ligjit:
“Mjerë kush merr çka nuk është e tij”!
Kur korrupsioni të shkatërrohet me çdo kusht dhe lufta kundër tij të ketë fituar edhe si psikologji (nëse?!), të jetë ngritur edhe opinioni në mbështetje (gjithashtu, nëse?!), atëherë njerëzit do të shihet të jenë të shpërblyer, për çdo rast, tek të thonë:
E zuri mallkimi!
2,-Mjerë kush nxjerr fitim të padrejtë për të zezën e shtëpisë se vet që të endë lart çerdhen e vet për të shpëtuar nga mjerimi!”
Shoqëria jonë i këmben rolet shitës – blerës dhe anasjelltas. Duke qenë se individi, për shumë vjet qe lënë i pambrojtur, ndër ne u thur e u end manipulimi.
Aq përfshirës u bë mashtrimi e manipulimi sa, thuajse nuk mbeti gjë pa u prekur nga ky kalbëzim i rëndë, për nxjerrjen e fitimeve të padrejta, për t’u pasuruar më shpejt e më shumë.
Shko të blesh bukë dhe nuk je i sigurtë se me çfarë mjelli është gatuar dhe a ke marrë gramaturën e paguar.
▪️Blej qumësh dhe nuk të lëshon dyshimi për papastërtinë apo hedhjen e ujit në të.
▪️Nuk e pi ujët e çezmës që e paguan çdo muaj vetëm nga pasiguria dhe po aq i pasigurtë ndjehesh për ujin e blerë me emra të ndryshëm nëpër bidona plastikë.
▪️Kërkon një shërbim mjeksor dhe, përveç që çmimi të fut drithërimat, dyshon a t’i kanë dhënë të sakta përfundimet e analizave.
▪️Furnizohesh me karburant dhe nuk e di sa ujë, squfur a përzjerës të tjerë ka brenda.
▪️Punësohesh te privati dhe, edhe po i pagoi siguracionet, ai prapëseprapë nuk i nënshtrohet rregullit, sepse duke përdorur dy lloj faturash, ashtu i mashtron të dy palët, edhe të punësuarin, edhe shtetin.
▪️Blen shumë shtrenjtë një apartament në ndërtesa të larta dhe dyshon nëse është i qëndrueshëm ndaj tërmetit.
▪️Del në rrugë në hallin tënd, e plumbat e kriminelëve të marrin jetën pa e kuptuar pse në një shtet ligjin e bën Mafia e lidhur me shtetarët.
▪️Ti voton, por vota e jote blihet, tjetërsohet, vidhet, nga ata që duhet ta mbrojnë atë …
▪️Pa kuptuar ti mendon vetëm ikjen, qëndresa përballë regjimit të kushton jetën, banditët gati janë, e plumbat janë falas .
Numrimi i këtyre është aq i pafund sa, ndër njerëz është krijuar mendimi, se nuk ka më asnjë gjë që nuk manipulohet për të fituar.
👉🏽Ndëshkimi i tyre vjen vetëm atëherë kur jo MafiaShtet, por shteti ligjor arrin t’i përcjellë gangsterit deputet, hajdutit ministër, mashtruesit patronazhis,-frikën me ndëshkim të ligjit.
3,-Mjerë kush në gjak ndërton qytetin, mbi fajësi e ngre kështjellën!”
Shqipëria është kthyer në një vend ku, me çfarë ka ndodhur, ky lloj ndëshkimi vërtetë besohet disi.
Por ka plot që nuk duan t’ia dinë rrezikut e pasojës.
Nëse në Kinë vdekjet e panumërta ndodhin nën tokë, thellë minierave të pasigurta, me etjen për fitime të majme e me shpenzime të pakta, në Shqipëri vdekjet e panatyrshme, por të bujshme, kanë ndodhur mbi tokë, si ndëshkim i përfshirjes në krim dhe i mallkimit që i zë një ditë.
Shpesh paratë e fituar nga vjedhja e krimi, janë kthyer në pallate e vila madhështore, biznese befasuese, makina ëndërr.
Kjo është sëra më e mallkuar e njerëzve, si nga të pafajshmit, të përfshirë në fatkeqësitë , si nga të tjerë, që janë pjesë e shoqërisë dhe ndjejnë bashkë me ta.
4,-Mjerë kush pijen i jep mikut të vet, i qet helm dhe e deh për t’ia parë lakuriqësinë!” Ky mallkim ka ndëshkuar tronditshëm ndër ne.
Trafiku i qënieve njerëzore, më i ziu dhe më i turpshmi, që ka ndodhur me shfrenim dhe nuk mund të thuhet se është ndalur, ka statistika rrëqethëse, aq sa na pati ngjitur gati në krye të shteteve.
Trafikimi, përgjithësisht, nuk ndodh patjetër i dhunshën, por fillimisht miqësor. Është si një hedhje helmi në pijen e mikut, për të fituar me lakuriqësinë e femrave tona, nëpër rrugët e perëndimit.
Me këto para, dikush u bë deputet, e ministër, dikush ka ngritur vila shokuese e biznese fitimprurëse, tjetërkush loton përdita e vuajtja nuk i soset deri në varr. Shpesh i ka mbuluar dheu, më parë – viktimat e pafajshme, më vonë – trafikantët e pashpirt.
Ndoshta nuk ka gjë më të ngutshme se sa ndalja e këtij turpi, që, qysh sa vjet, e zbuloi vendin lakuriq përpara syve të botës.
5,-Mjerë ai që i thotë drusë: “Zgjohu!”, gurit të pagojë: “Çohu nga gjumi!”, a thua i tilli mund të mësojë?”
Ky nuk është vetëm mallkim, por edhe thirrje për inteligjencë njerëzore. Ata që janë bërë kërcunj ndaj të keqes, kanë provuar se është e kotë t’u thuhet, “Zgjohu!” Sepse, atyre ndoshta u del gjumi vetëm atëherë kur i zë mallkimi.
Por, ky, më parë se zgjim, është ndëshkim.
Ata që bëjnë gurin e pagojë, gjithashtu, duket e kotë t’i tundësh, sepse guri s’flet e nuk njeh nxënie.
Ky është mallkim ndaj atyre që heshtin, që s’lëvizin, që s’veprojnë, me mendimin e rrejshëm se, ashtu u shmangen pasojave.
Shoqërisë i duhet opinioni i gjallë, ku asnjëri të mos hijezojë si dru e të mos heshtojë si gur.
Pas shkatërrimit të shtëpive të banorëve të Tiranë, ku qindra familje me fëmijë të vegjël e pleq, mbetën dhunshëm në qell të hapur përbëjnë opinionin më të gjerë dramatik, që ka shpërthyer me mallkime tronditëse, si ndëshkim pa gjyq, ndaj shkaktarëve të fakeqësive së madhe, duke shkatërruar shtëpitë e të pa mbrojturve dhe duke ndërtuar në mënyrë vrastare.
Çamëria është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do të jetë përjetësisht.
Shpërnguljet e dhunshme të çamëve, masakrat çnjerëzore, genocidi ndaj tyre janë thembra e Akilit e ndërgjegjes së Europës së lirë.
Shpirtërat e martirëve kërkojnë drejtësi për tu prehur në paqe.
Protagonistët e kësaj tragjedie duhet të përballen me gjygjin e historisë.
Genocidi ndaj njerëzimit nuk parashkruhet.
Çamëria është një plagë e hapur në kërthizë të arealit të qytetrimit të lashtë të Mesdheut (Mesi i dheut) siç i thoshin në gjuhën e zotave, atë Pellazgo-Ilire të parët tanë. Ajo shtrihet madhështore, e begatë dhe e gjithëpushtetëshme. Të mahnitë me bukuritë e saj, malet e Zeusit, Dikta ku lindi e Ida ku e fshehu e ama Rea. Me Olimpin e rrufeve të tij, sunduesit të tokës dhe qiellit, i cili shpalli vehten baba i zotave pasi mundi cikllopët dhe titanët. Detin kaltërosh, ullishtet dhe vreshtat që dijetarët e lashtë Polibi dhe Ptolemeu i quanin më të begatshmet mbi dhe. Orakullin e stërlashtë të Dodonës, të parin mes 8 orakujve, burrat trima e të fuqishëm si Anteu, vajzat e bukura si zana, si vetë nimfa Amaleteja që kishte ushqyer Zeusin me qumshtin e saj, kuajt e shpejtë si era. Çamëria kjo Hirushe Epiriote e Kombit Shqiptar ka përjetuar në shekuj shkëlqimin e qytetrimit të saj madhështor. Por për shkak të lakmitarëve barbarë, ajo ka kaluar një kalvar të gjatë betejash homerike, një varg kasandrash deri tek golgota e fundit, e cila me qëndresë prej Anteu ia doli për të mos humbur në humnerat e errta të historisë si Troja dhe Kartagjena. Çamëria e Olimbisë i dha Botës një Luan si Aleksandri i Madh, Pirron, strategun që e vaditi Tokën e Italisë me gjakun e legjioneve romake, Gjin Bua Shpatën, Despotatin e Arbërit e Republikën Suliote. Çamëria eshtë Toka që i dha Greqisë lirinë, me udhëheqësit e shquar Marko Boçari, Kolokotroni, Laskarina Bubulinën, Foto Zhavellën. Ajo udhëtoj nëpër shekuj kryelartë duke mbrojtur me krenari historinë, vlerat e lashta autentike të Kombit Shqiptar. E bekuar nga Zoti, natyra e njerëzit e saj fisnikë e të talentuar, Çamëria kjo Zanë hireplotë e lindur para Hënës ndaj shpesh e quajn parahënëse, ka luftuar trimërisht me bajlozat e tokës e detit për të mbrojtur lirinë, doket, zakonet, identitetin, etnogjenezën, mënyrën e jetesës, tokën e shenjtë të trojeve të vjetra shekullore, Tempullin e Dodonës dhe lisin e saj të kuvendimit me Zotin. Në udhëtimin e gjatë përmes betejash të përgjakshme duke derdhur lumenj gjaku me qëndresen e saj arriti në shekullin e 20-të për të përjetuar, barbaritë e Luftës së Parë Botërore dhe kanibalizmin e Luftës së Dytë Botërore, dhunën, genocidin plaçkitjen, shkrumbimin e vatrave të veta nga zjarri, e në fund spastrimin barbar e të dhunshëm etnik duke i masakruar rrugës në mënyrë kafshërore, pikërisht nga qeveria fashiste e ultranacionaliste e atij populli, të cilit Çamëria me kapedanët e vet trima i priu në luftën për çlirim kombëtar e pavarësi, pas pesë shekujsh robërie otomane. Të infektuar dhe të ushqyer nga projekti famëkeq i Megali-Idesë dhe nga ëndrra e ripërtëritjes së Perandorisë-Greko-Bizantine fqinjët tanë të jugut ashtu si serbët në veri u vërsulën si bisha drejt trojeve shqiptare, me zjarr dhe hekur, me Kryqin e Zi të shovinizmit për të zhdukur nga harta politike e Ballkanit dhe Botës Atdheun e Pirros, Aleksandrit të Madh, Teutës, Dioklecianit, Konstandinit të Madh, Justinianit, Gjergj Kastriotit, Papa Klementit, Pjetër Bogdanit, Hasan Tahsinit, Bilal Xhaferit, Osman Takës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës, Ded Gjon Lulit, Mustafa Qemal Ataturkut, Nanë Terezës, Ibrahim Rugovës, Adam Jasharit Megalidhea dhe ëndrra mashtruese e ultranacionalistëve grekë për “Epirin e Veriut” frymëzuan fushatën e egër, me mizori mesjetare në qershorin e vitit 1944, me dt 27 vranë duke i therur me thika e bajoneta mijëra vëllezër të Çamërisë dhe e kthyen tokën e saj në një kasaphanë të vërtetë. Ky genocid e shpërngulje e dhunshme nga trojet amtare është thembra e Akilit e ndërgjegjes së Europës së lirë e të civilizuar, një barometër i kujtesës së saj historike, e më në fund i vetë prespektivës e të ardhmes së Shtëpisë së përbashkët me emrin e plotë BE. Plagët Çame vazhdon të kullojë gjak. Kauza e saj nuk njeh moshë. Ajo s’plaket e s’thinjet. Çamëria është degë e thyer por jo e tharë e lisit kombëtar shqiptar. Masakra ndaj popullsisë së pambrojtur çame, strategjia e vrasjeve, shfarosjes e dëbimit të saj ishte e mirëkordinuar me simotrën e Greqisë- Monarko- fashiste, Jugosllavinë- Komuniste të Titos. Jo rastësisht pas një viti të dëbimit të çamëve, në pranverën e vitit 1945 u organizue Masakra e Tivarit. Makineria vrastare e Tito- Rankoviçit ekzekutoj mijëra shqiptarë në të njëjtën mënyrë çnjerëzore rrugës nga Kosova në Tivar dhe e ktheu ketë qytet në një krematorium, që do të i’a kishte zili edhe Gestapoja e Hitlerit, duke vrarë një numër aq të madh shqiptarësh, mijëra vetë, aq sa shifra reale nuk dihet. Masakra ndaj Çamërisë e dëbimi i tyre nga trojet amtare duhet të shihet e gjykohet qartë e ndershmërisht në dritën e historisë. Çamëria edhe sot është plagë e pambyllur që kullon gjak në zemër të Europës. Ka ardhur koha që protagonistët e kësaj tragjedie të përballen me gjygjin e historisë. Pasojat e tragjedisë së mijëra shqiptarëve të pafajshëm të Çamërisë, shpirtërat e martirëve shqiptarë, të fëmijëve, grave e pleqëve, të masakruar në mënyrë mizore kërkojnë drejtësi si kusht themelor për tu prehur në paqen e amshuar. Genocidi ndaj njerëzimit është akti më i shëmtuar dhe një krim që sipas të Drejtës Penale Ndërkombëtare nuk parashkruhet. Nuk është kurrë vonë për të venë drejtësi, për të ndëshkuar krimin e për të projektuar të ardhmen e përbashkët, me paqe e mirëkuptim mes kombeve. Çamëria është aty, me bukuritë natyrore, malet dhe detin, historinë e saj, tempujt e lashtë e varret shekullore të bijëve e bijave të saj.
Ajo është shqiptare qysh në agim të historisë dhe e tillë do të mbetet përjetësisht. Dardanët presin Dodonën. Europa rilind në Çamëri.
Zbulimi nëpër bordero i emrave që paguhen pa u paraqitur asnjë ditë në punë, është një fenomen kapilar për këtë qeveri.
Dihet që të gjitha institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore janë të tejmbushura me raste të tilla .
Ato janë kthyer në qendra shpërblimi për militantët dhe fanatikët e partisë, të cilët jo vetëm nuk bëjnë asgjë, por nuk paraqiten asnjë ditë në punë, përveç ditës kur i duhet të rinovojnë kontratat e punës.
Deri këtu nuk asgjë të re, sepse këto këneta ku vegjetojnë dhe majmen parazitë të tillë, i njohim të gjithë shumë mirë dhe i hasim kudo.
Punësimi me një rrogë në shtet, si shpërblim për kontributin ndaj partisë, është një model i zakonshëm për qytetarët e rëndomtë të këtij vendi.
Kjo për faktin e thjeshtë se për këtë kategori njerëzish të rëndomtë për të cilën flasim, marrja e një rroge në shtet, nuk është thjesht një formë shpërblimi, por është edhe një formë mbijetese.
Trishtimi fillon kur shikon në bordero ujësjellësash-kanalizimesh “gazetarë” të njohur, aq më tepër vajza të reja, që shiten në opinion si modele suksesi, siç është rasti i Mira Kazhanit dhe Bieta Sulos.
Dy gazetareve të lidhura ngushtë me kryeministrin. E para si drejtuese e një portali, që është vënë totalisht në shërbim të kryeministrit dhe e dyta si gruaja e një gazetari shumë afër tij.
Të kesh një pozicionim të qartë politik dhe për këtë të angazhohesh me kontributin tënd në mbështetje të një grupi për të parë të materializuara idetë e tua , jo vetëm nuk ka asgjë të keqe, por është një akt që duhet inkurajuar.
Edhe të marrësh një qëndrim të caktuar në mbështetje të një programi politik, për shkak të pagesës për këtë shërbim, edhe pse nuk është diçka për tu inkurajuar, sërish mund të mos jetë e pëlqyeshme , por nuk është e dënueshme. Fundja çdo njeri vendos vetë se si e shet punën e tij.
Por, të pranosh të marrësh si shpërblim, një rrogë nga borderoja e një ujësjellësi, pa shkuar as një ditë në punë, jo vetëm është një mashtrim që duhet dënuar penalisht, por është një dëshmi e pakundërshtueshme, e degradimit njerëzor dhe e kalbëzimit të shoqërisë.
Në fakt, ushtria e mercenarëve dhe konkubinave në gazetari që i shërbejnë pushtetit, ka kohë që nuk befason më njeri, sepse prej kohësh të gjithë janë kthyer në lehës me pagesë. Por, rasti i fundit tregon që këta lehës, janë transformuar në qenie të rrezikshme dhe të babëzitura, që nuk lënë t’i rrëshkasë më asgjë nga thonjtë, qoftë edhe një rrogë ujësjellësi.
“Paga e luftës”, Rama paguan gazetaren me 830 mijë lekë
Mbështetja e hapur e saj për Edi Ramën dhe Erion Veliajn duket se prej kohësh i ka dhënë frytet e veta.
Në rrjetet sociale, sot janë bërë publike fakte që tregojnë se gazetarja Mira Kazhani paguhet me taksat e qytetarëve të Tiranës.
830 mijë lekë të vjetra merr çdo muaj Mira Kazhani nga Ujellësjellë Kanalizime të Tiranës, një ndërmarrje që mbahet me taksat e qytetarëve të kryeqytetit.
Sipas dokumentit, Ermira Kazhani është këshilltare ekonomike e drejtorit të UKT-së Tiranë.
Por më shumë se këtë detyrë, Kazhani bën atë të mbrojtjes së zjarrtë që i bën Ramës dhe sidomos Erion Veliajt.
Por Kazhani nuk është e vetmja gazetare që i bën fresk qeverisë në këtë bordero.
Aty rezulton dhe gazetarja dhe drejtuesja e ‘Ftesë në 5’ në Top Channel, Bieta Sulo.
Kjo e fundit paguhet nga UKT-ja me një rrogë prej 550 mijë lekëshe dhe është e punësuar si specialiste në këtë ndërmarrje.
Mjaftojnë këto dy shembuj për të treguar edhe më tej, se si kontrollohen gazetarët dhe media nga pushteti i Edi Ramës.
Dhe kështu, Idhnaku Plak, me erën e rëndë të gojës, ku dhe ngjyen batërdinë e fjalëve që lëshon përditshmërisht, kërcënon, por më së shumti blen kokër për kokër “kundërshtarët” dhe nënujshmërisht, po përgatitet të pleqërojë edhe më gjatë, në Pashallëkun e tij kënetor.
Nga Artur ZHEJI
Gjithmonë e më shumë, Shqipëria është sot një jehonë e “kua – kua – kuave”, të një kori bretkocash pa identitet, e për pasojë pa personalitet, të një Kënete të stërmadhe. Dhe dukshëm këneta dhe banorët e saj “kënetarë”, kanë zgjedhur pa dyshim edhe mbretin e tyre, kënetor, apo një superkryeministër, toksik, llastik i llastuar, gjuhëkeq e idhnak, sa më shumë që bëhet plak. Porse Idhnaku plak, mendjeshteruar dhe gojëshpuar, nuk mund të shpallet kursesi fajtor për këtë, që kori i bretkocave apo kënetarët, e kanë shpallur de facto mbret të tyre. Shqipëri më të dobët dhe më mjerane, zor se mund të përfytyrohet dhe kënetarë më të kërrusur, pa kandil në tru dhe pa fisnikëri në zemër, nuk mund të kish ardh kaq nartyrshëm në kajmakun e pështirshëm të llumit kënetor. U deshën tërmeti dhe “korona”, që edhe ajo pak gëlqere ngjyruese në surratet e disave, të plasaritej e të binte, si një kore e infektuar e një plage të sëmurë. Sikundër dhe është sot, klasa jonë politike, gjithmonë e më miope, përfituese, zhvatëse dhe mashtruese. Dhe në këtë rrafsh, krye-bretkoci, apo mbreti i bretkocave, ndryshe kryeministri ynë, nuk mund të bëhet me faj se do të marrë edhe të tretin edhe ndoshta të katërtin mandat qeverisës, për të udhëhequr mjeshtërisht punët e Kënetës sonë Kombëtare, që dhe qelbet gjith’ e më shumë, nga harbutëria, kotësia dhe pashpirtësia e paskaj. Sepse, kush më shumë dhe kush më pak, banorët e shumtë të Kënetës, ata që munden të turbullojnë sadopak ujin e saj të ndenjur, janë vënë në rradhë dhe presin me dorë ndehur, ndonjë llokëm, nga zhvatja e përgjithshme që tash, rishpërndahet vetëm nga: “Një Dorë!” Dhe kështu, Idhnaku Plak, me erën e rëndë të gojës, ku dhe ngjyen batërdinë e fjalëve që lëshon përditshmërisht, kërcënon, por më së shumti blen kokër për kokër “kundërshtarët” dhe nënujshmërisht, po përgatitet të pleqërojë edhe më gjatë, në Pashallëkun e tij kënetor. “Kua-kua-rakuaja”, po bëhet tash, gjitmonë e më tepër, melodia demoralizuese e kësaj Shqipërie të lodhur, nga paaftësia e vetvetishme për të dalë nga kënetllëku dhe shitblerja e të gjitha shpresave në tregun e zhapikëve dhe shushunjave të gjithë pushtetshme. Pa mbrriti si me porosi dhe ky gripkovid19, që dhe “coronavirus family” i thonë apo kurorë-virus, që vendosi në mes anktheve, edhe vulën e thatë, të Kurorës së të gjitha Pushteteve, mbi një kokë të vetme, duke e shpallur idhnakun mjekërbardhë e zemërzi, mbret fuqiplotë, që mundet pra, ta pshurrë Kënetën sa herë të dojë: Me consensus! Kjo dhe është piktura e sotme, të tjerat janë llafe, për ta cilësuar kënetën dhe mbretërinë, ashtu sikundër nuk është. Sepse kryesorja në këtë Vend, është qarkullimi i llokmave dhe askurrë qarkullimi i elitave…
Sot është e çuditshme se viktima dhe xhelati bëjnë bajram e pashkë bashkë, hanë e pinë bashkë dhe janë krushq mes tyre.
Komunisti i thjeshte i një katundi të humbur, a i një miniere që luftonte me vdekjen në galeritë e thellësive, nuk ka asnjë lloj mëkati as përgjegjësie se pesë a dhjetë zyrtarë të lartë të rrethit kanë vendosur dhe kanë internuar mijëra njerëz. Fati i Shqiperise nuk ka qene ne dore te anetaresise se partise se punes por ka qene ne dore te Enver Hoxhes dhe klanit te tij. Sot është e çuditshme se viktima dhe xhelati bëjnë bajram e pashkë bashkë, hanë e pinë bashkë dhe janë krushq mes tyre.
nga REXHEP SHAHU
Të shash komunistët, të përdorësh vend e pa vend, mëngjes, drekë e darkë fjalën komunist, për fyerje, tallje, përbuzje, hakmarrje, në mënyrë të paqëllimshme kemi forcuar unitetin e atyre që i thërrasim komunisteve.
Në fakt janë një grup jo i vogël ish anëtarë të Partisë së Punës të Shqipërisë që e kanë harruar se kanë qenë komunistë, ose nuk e kanë përfilluar faktin e te qenit komunist se nuk u ka hyrë në punë as atëhere kur kanë qenë në listat e komunistëve, thjeshtë se kanë qenë të parëndësishm, të papërfillshëm, kanë qenë statistikë.
Duke i sharë e anatemuar me fjalë, ne ndihmojmë e i nxisim që ata të bëhen e të ndjehën bashkë sepse ndjehen të sulmuar e të përbuzur me pa të drejtë për madhësinë e komunistizimit të tyre, ndjehen të etiketuar për keq.
Unë nuk kam asnjë problem edhe nëse keqkuptohem nga miqtë për këto që po shkruaj. Sepse kam mësuar dhe sot e di me siguri se sa herë përdoret për keq e për etiketim të së keqes në bllok fjala komunist, komunistët, sikur ata janë kriminelët në bllok, ne vetem forcojmë radhët e tyre dhe i detyrojmë ku janë e ku s’janë të bëhën bashkë edhe pse nuk e kanë patur ndoshta ndër mend, të ngrihen edhe nga varri të bëhën bashkë. Detyrojmë fëmijët e familjarët e farefisin e tyre të reagojnë në përkrahje të tyre, të bëhën bashkë kundër atyre që përdorin fjalën komunist për sharje e përbuzje, si përsonifikim të së keqes, edhe pa të keq në bllok për etiketim të së keqës.
Kështu i shërbehet ndarjes e jo afrimit të shoqërisë, të njerzve. I shërbehet ndarjes në miq e armiq, në kundërshtarë për vdekje që urrehen, kështu i shërbehet urrejtjes, jo pajtimit jo paqes. Komunisti i thjeshte i një katundi të humbur, a i një miniere që luftonte me vdekjen në galeritë e thellësive, nuk ka asnjë lloj mëkati as përgjegjësie se pesë a dhjetë zyrtarë të lartë të rrethit kanë vendosur dhe kanë internuar mijëra njerëz. Fati i Shqiperise nuk ka qene ne dore te anetaresise se partise se punes por ka qene ne dore te Enver Hoxhes dhe klanit te tij. Sot është e çuditshme se viktima dhe xhelati bëjnë bajram e pashkë bashkë, hanë e pinë bashkë dhe janë krushq mes tyre.
Të shash komunistët si e keqja e këtij vendi nuk e kemi përcaktuar realisht të keqen, nuk e kemi gjetur fiks të keqen e të këqijtë, nuk i kemi rrethuar as izoluar as i kemi karantinuar.
Dihet se kanë qenë mbi 100 mijë komunistë në Shqipëri, anëtarë të Partisë komuniste ose Partisë së punës te Shqipërisë.
Pothuaj rrallë ndonje familje nuk ka patur komunistë ose ka shpëtuar pa u “infektuar” me komunistë ose në familje, ose në miqësi, ose ku ka marrë nuset ose ku ka martuar vajzat, ose tek dajtë, ose tek hallat a tezet a baxhanakët, baxheshat, krushqitë apo kumbaritë. Nuk mund të thotë askush se Shqipëria ka qenë me zona të pastra pa komunistë, pasi ka qenë strategji e partisë të shtrihet si rrjet merimange.
Por komunistët kryesorë të vendit në masë, ata që ndoshta edhe nuk e kanë ditur çfarë është komunisti, që as i ka pyetur kush as i ka dëgjuar kush, kanë qenë analfabetë, kanë qenë bujq, blegtorë, mjelësa a mjelëse, barinj, minatorë, metalurgë, sharrtarë, montatorë, muratorë etj. Edhe nëse kanë ngritur duart i kanë ngritur ose për inate katundi e fisi që i nxiste partia ose se urdhëroheshin ti ngrinin duart se ashtu thoshte sekretari. Por asnjëherë politikat nuk i bënë komunistët e thjeshtë që ishin për tu mëshiruar shpesh herë…
Dikush i interesuar nga Sigurimi i shtetit në mënyrë të përsosur ka organizuar nxitje të të përndjekurve e të dënuarave që të shajnë komunistët por “të mos merren me shokët e udhëheqjes, të mos merren me shokun Ramiz…”
Dhe e verteta është kjo, me libër shtëpie ne shajmë komunistët, por Ramiz Alinë e ruajmë, atë edhe e paraqesim të butë, për të themi se nuk e lanë por ai do e bënte demokracinë funksionale, ai e solli pa gjak demokracinë, po të donte ai do shkonte gjaku në gju… I dëgjon ngado këto biseda e fjalë të “pafajshme”.
Harrojmë se para se të ketë demokratë, socialistë, ballistë, zogistë, fashisë etj, etj., ka njerëz të mirë e jo të mirë, njerëz me dinjitet e pa dinjitet. Harrojmë me qëllim se para se të ketë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ka punëtorë të sigurimit të shtetit që ngritën sistemin dhe i përdorën si kavie e mashë bashkëpunëtorët edhe duke i poshtrue e përdhunue…
Pjesa dërmuese e komunistëve kanë qenë të tillë që janë përdorë mizorisht nga partia që ata të kryenin me kënaqësi punët më të rënda dhe si shpërblim poshtrues të merrnin po-në e partisë, dakortësinë e saj për kandidat partie apo anëtar partie, të merrnin fjalën e mirë nga shokët e partisë dhe me këto frymëzime partie që ishin droga më e fortë që nxisnin të rij e të reja të bënin punët më të rënda të vendit, me norma të rritura si kaviet nën vëzhgim, ata kënqëshin se ishin komunistë.
Shumicës së komunistëve të arave, minierave, fabrikave, galerive as u ka hyrë ndonjëherë në punë të qenit komunist sepse privilegjet e kohës i merrnin zyrtarët e partisë ose fëmijët e zyrtarëve.
Tani në kohën tonë, tri dekada pas shtetit të komunistëve, ne me lehtësinë më të madhe etiketojmë me fjalën komunist në mënyrë përbuzëse, akuzuese e sharëse gjithë komunistët.
Por nuk ka bujk, blegtor, minator, metalurg, sharretar, nuk ka familje e fëmijë të këtyre që u vjen mirë apo të ndjehen krenarë që dëgjojnë të flitet me përbuzje për njerzit e tyre që vertetë e kanë patur emrin në listat e komunistëve por vetem kaq, se ata nuk kanë vendosë asgjë as sa milingonat për fatet e politikën e vendit. Por as edhe nuk kanë ndjerë ndonjë krenari pse kanë qenë komunistë se nuk u ka hyrë në punë ajo gjë as për tu ndjerë krenarë atje ku varfëria i bëntë barabar të gjithë dhe luksi i vetëm ishte kush i hidhte pak më shumë sheqer sipër bukës së mykur të misrit që gatuante kooperativa dhe që kishte raste që nuk e shponte as plumbi i pistoletës së kryetarit apo sekretarit të byrosë së partisë të kooperativës.
Atëhere duke i sharë e duke e përdorë në mënyrë përbuzëse fjalën komunist, ne fitojmë inatet e tyre, përbuzjen, urrejtjen e pasardhësve të komunistëve dhe ata instiktivisht bëhen bashkë kundër nesh dhe pastaj i konsideron kontigjent të sajin Partia socialiste.
Ky ka qenë një kurth që i është ngritë gjithmonë Partisë Demokratike dhe shoqatave të përndjekurve politikë përmes Sigurimit të shtetit dhe që i ka dëmtuar gjithonë duke iu larguar e distancuar njerëz të thjeshtë të vendit që nuk durojnë të jetojnë nën breshërinë e asnjë akuze kur ndjehen jo të fajshëm dhe që as duhet të mbajnë përgjegjësi për prindërit e tyre. Prindërit mbajnë përgjegjësi për fëmijët por fëmijët nuk mbajnë përgjegjësi për prindërit. Prindërit komunistë janë harruar kur kanë vdekur, e bijtë e tyre ende etiketohen në bllok, komunistë…
Nuk është meritë as aftësi as mençuri, as politikë që të largosh njerëz të pafajshëm dhe të përbuzësh mundësinë për simpatinë e tyre dhe të refuzosh votën e tyre për shkak të këtyre fyerjeve.
Unë di plot njerëz që janë gati të marrin hak me votë kundër Partisë Socialiste kur u kujtohen talljet ndaj familjarëve të tyre, shfrytëzimet e prindërve të tyre e hipokrizitë e saj dhe të eksponentëve të saj që zotërojnë në këtë parti që kur ajo ishte Parti e punës apo Parti komuniste. Por këto njerëz stepen e largohen sapo dëgjojnë eksponentë të PD që i shajnë me libër shtëpie komunistët në bllok.
Këtë urrejtje me fjalë kundër gjithë komunistëve në bllok e kanë hartuar e përsosë si strategji e praktikë ekspërtë të sigurimit të shtetit dhe e kanë bërë ndoshta padashje strategji të tyre disa tip shoqatash të të përndjekurve politikë që jetojnë në samarin e urrejtjes se ndryshe ngordhin dhe këkojnë e mendojnë se duhen ndërruar portat me regjimin komunist, të ikin komunistët e të vijnë të burgosurit prej komunistëve të cilët duhet të bëjnë, sipas këtyre shoqatave, atë që bënë komunistët ndaj tyre, të marrin hak me burgime e dhunime…
Duke sharë komunistët e thjeshtë që në zona e rajone të ndryshme, në ndërmarrje të ndryshme janë skllavëruar më shumë se të tjerët në frontet më të vështira e punët më të rënda duke u shpërblyer me teserë partie, ne lëmë mënjanë “të lirë”, “të pacënuar”, të pa etiketuar bllokmenët, enveristët, zullumçarët, zyrtarët e komunizmit që komandonin gjithçka në ndërmarrje, rrethe, kooperativa, instruktorët zulmëmëdhej të komiteteve të partisë që bënin dënimë e demaskime e linçime publike kundër njerëzve në ara e ndërmarrje vetëm nga devocioni që kishin për partinë, ne i lëmë të qetë anëtarët e komitetit qëndror, zyrtarët komunistë që kanë patur në dorë fatet e vendit, ekonominë e vendit, që kanë dënuar, internuar, që kanë ngritur sistemin e dënimit linçimit e përbuzjes, diferencimit që edhe sot me veprimet e mos veprimet e tyre i sherbejnë komunizmit dhe ëndërrojnë të kthehet sistemi një partiak, që shpesh edhe sot i kemi në krye të punëve delikate, ende edhe sot e gjithë ditën ne i duartrokasim dhe shumë të përndjekur politkë që nuk shaluan kurrë urrjetjen brohorasin e duatrokasin për eksponëntë komunistë që ndërruan kalë, nga shoqatat e Enverit, në institucionet e shtetit demokratik. Eksponentë të tillë të pacipë të komunizmit që i bëjnë edhe moral kësaj shoqërie sot, që japin mësime morali, arrijnë të tolerohen dhe mashtrojnë edhe të përndjekurit politkë, u marrin lekë për sponsorizime të përndjekurve politkë. Ata që janë rritë apo mplakë në burgjet e diktaturës komuniste ose kampeve të internimit a përqëndrimit të Lushnjes a Fierit arrijnë të financojë a sponsorizojnë kujtimet apo botimet e librave të zyrtarëve të lartë të partisë së punës. Kjo mendoj se është e patolerueshme, është makabritet.
Nuk e di a munda të jem i qartë. Nëse në bllok do të shahen komunistët e jo enveristët që kanë patur e kanë në dorë sot shumëçka, atëhere do t’i ndihmojmë të bëhen bllok gjithë fëmijët dhe pasardhësit e tyre sepse pjesa më e madhe e tyre shahen me të padrejtë dhe sharjet e akuzat tona në bllok i detyrojnë ata të neveriten dhe padashjen e tyre hyjnë nën strehë të partisë socialiste që mjeshtërisht i manipulon edhe duke mos i dashtë.
Shpresoj se miqtë e mi nuk i shajnë në mënyrë të qëllimshme komunistët në bllok, sic don Partia socialiste dhe sic ka porositë ajo, “që të nxiten demokratët të shajnë e urrejnë komunistët që këta të afrohen me partinë…”
“Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë.
E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.”– thuhet në deklaratën për mediat të Konferencës Ipeshkvore.
Ipeshkvijtë e Kishës Katolike në Shqipëri në takim të jashtëzakonshëm, mesazhi për qeverinë
Ipeshkvijtë e Kishës katolike në Shqipëri, u mblodhën ditën e hënë me rastin e festës së Zojës së Këshillit të Mirë duke kremtuar meshën në Shenjtëroren e saj në Shkodër.
Më pas zhvilluan një takim të jashtëzakonshëm në Fshatin e Paqes (Shkodër) për të diskutuar rreth situatës së krijuar nga koronavirusi në vend dhe vendosën ti bëjnë një kërkesë dhe qeverisë.
Kisha Katolike i kërkon qeverisë që të shohë me vëmendje situatën e familjeve në nevojë.
“Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.”– thuhet në deklaratën për mediat të Konferencës Ipeshkvore.
Po ashtu, ipeshkvinjtë thonë se është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj strukturave mjekësore që po përballen drejtpërdrejt me virusin, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë.
DEKLARATA
“Së pari rëndësia e jetës dhe e shëndetit. Kisha katolike, qysh në fillim të periudhës së izolimit, për shkak të pandemisë, e pa të arsyeshme që e mira e jetës dhe e shëndetit të tutelohet e prandaj u bashkëpunua pa ngurrim me organet përkatëse duke i pezulluar veprimtaritë tona liturgjike dhe baritore.
Në këtë situatë kemi sakrifikuar shumë gjëra për ta mbrojtur jetën njerëzore: shumë vende pune, turizmin, si edhe kremtime fetare. Por duam gjithashtu të theksojmë se jeta e shëndeti duhet të ruhen në të gjitha stadet e jetës së njeriut, nga ngjizja deri në vdekje e fatkeqësisht ka edhe “pandemi” që vrasin çdo ditë shumë jetë njerëzish me anë të abortit.
Duke vlerësuar shumë punën e të gjithë atyre që janë të angazhuar në fushën shëndetësore, duhet të konstatojmë se strukturat spitalore në vendin tonë kanë ende nevojë të përmirësohen. Ndaj është detyrë e organeve kompetente të shtojnë kujdesin ndaj këtyre strukturave, sikurse janë spitalet dhe klinikat e ndryshme në vendin tonë. Jeta dhe shëndeti kanë rëndësinë e tyre jo vetëm në momente të veçanta, sikurse është një pandemi, por gjithmonë dhe për të gjithë njerëzit e të sëmurët. Gjithashtu kujdesi ndaj stafit mjekësor që janë në përballje direkte me sëmundjen dhe tamponet në gjurmimin e sëmundjes do të ishin një vlerë e shtuar në këtë sfidë që po kalon vendi ynë.
Jemi të shqetësuar gjithashtu për shëndetin psiko-shpirtëror të njerëzve, të situatës së këtij shëndeti nëpër familje dhe tek individë të të gjitha moshave dhe që është rënduar akoma më shumë për shkak të situatës së krijuar nga izolimi dhe varfëria ekonomike në këtë kohë. Duhet menduar urgjentisht nga ana e të gjithëve për ofrimin e asistencës për këto raste të cilat ka gjasa të shtohen gjithnjë e më shumë, duke prishur kështu ekuilibrat brenda familjeve dhe në shoqëri.
Së dyti situata ekonomiko-sociale e shumë familjeve. Kemi konstatuar gjatë këtyre ditëve, qoftë personalisht e qoftë nëpërmjet operatorëve tanë në terren, se situata ekonomike e shumë familjeve është shumë e rënduar. Sa kemi pasur mundësi, në zonat që mbulojmë, kemi qenë pranë këtyre familjeve, sidomos atyre me situata më ekstreme, por e shohim se asistenca nëpërmjet ndihmave nuk është zgjidhje. Pandemia ka thelluar më shumë varfërinë e familjeve tashmë të varfra e ka krijuar varfëri të reja në pragun e mbijetesës. Kjo punë nuk bëhet nëpërmjet portaleve e as me bamirësi, por me një program të qartë subsidarieteti për familjet më në nevojë. E kjo është punë e qeverisë e cila duhet të kujdeset për qytetarët e saj që jetojnë në kushte më të rënduara ekonomiko-shoqërore.
Shohim se shumë familje e fëmijë kanë vështirësi në ndjekjen e kurseve të shkollës online, sidomos në fshatrat e thella. Çdo fëmijë duhet të ketë të drejtën e arsimimit e garantuar nga Kushtetuta dhe t’i krijohen mundësi reale për ushtrimin e kësaj të drejte.
Së treti rifillimi i veprimtarive fetare. Për sa i përket rifillimit të veprimtarive fetare në Kishën Katolike u morën në shqyrtim mundësitë e krijuara nga hapat e ndërmarra nga organet kompetente dhe u vendos për një veprim gradual duke respektuar të gjithë hapat e nevojshëm. Do të punohet, në dialog me famullitarët dhe operatorët e tjerë kishtarë, si dhe në respektim të rregullave të vendosura për distancimin fizik, se cilat aktivitete mund të fillojnë e cilat jo.
Ne shprehim nga ana jonë gatishmërinë të bashkëpunojmë brenda mundësive tona që kjo kohë të kthehet në një kohë përkujdesjeje dhe shërbimi, një kohë e artë solidariteti dhe subsidariteti, sidomos me shtresat më në nevojë. Një logjikë solidariteti duhet të jetë revolucioni i vërtetë që ndodh në këtë situatë, në mënyrë që shoqëria jonë të konfigurohet si e tillë e të ketë në themel të vetin këto vlera kaq të rëndësishme.
Ne vazhdojmë të lartësojmë lutjet tona drejtuar Hyjit dhe Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së Shqipërisë, që të mund të përballojmë me durim, këmbëngulje dhe dashuri këtë situate të vështirë të krijuar nga Covid-19.
Donald Trump mundet të jetë president shumë i mirë për amerikanët që e kanë votuar, por nuk e di nëse është po aq i mirë sa ç’ishte Presidenti Klinton që bombardoi Serbinë dhe Presidenti Bush që shpalli Pavarësinë e Kosovës.
Nuk rezistova dotë dhe e shkruajta komentin e mëposhtëm në një shkrim të një adhuruesi pa kushte të Presidentit Donald Trump.
Nga Erl Kodra/
Donald Trump mundet të jetë president shumë i mirë për amerikanët që e kanë votuar, por nuk e di nëse është po aq i mirë sa ç’ishte Presidenti Klinton që bombardoi Serbinë dhe Presidenti Bush që shpalli Pavarësinë e Kosovës.
Të shpresojmë që Presidenti Trump të jetë minimalisht po kaq i mirë me ne, përndryshe, unë nuk kam ndonjë interes të veçantë për arritjet personale politike të Presidentit, as për ngrohjen globale, as për pemët e mbjella, as për DowJones, as për votuesit e klasës së mesme amerikane.
Unë jam shumë i ndjeshëm për Reformën në Drejtësi që e mbështesin pa kushte ambasadorët e Presidentit Trump, si dhe jam në alert se çfarë do të jetë Marrëveshja Kosovë – Serbi nën presidencën Trump. Shkurt;
Presidenti Trump nuk është miku im, shoku im ose kushuriri im që të jem idhtari i tij, por mbi të gjitha, Presidenti Trump nuk më ngjanë me ndonjë ideolog të madh konservator që t’a dua.
Ruajna Zot,
unë nuk kam asnjë arsye ta quaj Presidentin Trump një idiot, as ta quaj “turpi i njerëzimit”, por gjithsesi, unë e shoh dashurinë ose urrejtjen kundrejt tij të kushtëzuar vetëm nga raportet që presidenca e tij ka me Edi Ramën në Shqipëri dhe Marrëveshjen që mund të imponohet mes Kosovës dhe Serbisë. Vetëm këtu më konvergojnë ose bëjnë karrambol interesat e mia me interesat e Presidentit.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratat e gazetarit dhe këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiu. Berisha shprehet se ajo çfarë thotë Baton Haxhiu është projekti që kërkon të realizojnë qarqet serbe në Kosovë.
“Ky është projekti i serbomadhit Vuçiç dhe argatëve të tij, Miladinit shqipfolës, Zografit bis dhe Baton Stanishiqit me zë dhe figure nga ky i fundit:
-Dorëzimi i Veriut te Kosovës Serbisë!
-Amnistia e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të serbëve në Kosovë dhe mbyllja e dosjes se Miladinit shqipfolës!”,- shkruan Sali Berisha.
Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë jo të zakontë në televizionin T7. Duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve.
Sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.
“Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja.
E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj.
E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit.
Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen”,- deklaroi Haxhiu.
Çamët duhet të kthehen në trojet e tyre, sepse ata s’ishin barbarë si sllavët. Ata nuk janë ardhacakë, as okupatorë.
Çamëria është krahu i thyer por jo i tharë i trupit shqiptar.
Dardanët presin Dodonën.
Europa do rilindë në Çameri.
Shteti Grek dhe Kisha Greke duhet të kërkojnë falje për genocidin dhe të fillojnë menjëherë demshpërblimin.
Kenga dhe vallja Çame, kujtesë historike sensibilizuese, për kauzën hyjnore, balsam për plagët që kullojnë gjak.
Pa dashur të proklamoj pamflete politike, apo të bahem pjesë e ndonjë parade folklorike nacionaliste, me sinqeritet kërkoj t’i qasem një shqetësimi mbarëkombëtar, një pjese dhimbje por dhe krenarie, Çamërisë. Çamëria, fati i saj i kobshëm i mbi shtatë dekadave më parë edhe sot rënkon dhe apelon. Plagët e saj kërkojnë balsam. E për ti bërë ballë kësaj gjëme që kërcënon kozmosin duket se refleksioni shkon larg në histori, tek rrënjët, tek ngjarjet. E në këtë kujtesë s’ka si mos të kthehet Çamëria, terrori shtetëror me të cilin u përball popullsia e saj shqiptare, terror e genocid që për nga makabriteti konkuron dhe kryqëzatat. Askush s’mund ta mohojë kontributin e komunitetit çam të lidershqipit të tij, të Partisë për Drejtësi dhe integrim, përfaqësuesëve të zgjedhur në Parlamentin e Shqipërisë, Republikës së Çamërisë, për ndriçimin dhe sensibilizimin deri në instanca të njohura ndërkombëtare të genocidit shtetëror grek ndaj popullsisë së pafajshme çame. Por kam qenë dhe vazhdoj të jem i mendimit që Çështja Çame nuk mund të jetë shqetësim vetëm i popullsisë çame. Ky problem jo vetëm që është i përmasave mbarëshqiptare por duhet të kthehet me emergjencë në axhendë agresive diplomatike, politike e shtetërore. Është me të vertetë imponim nga kompleksi i inferioritetit, që nga ana shtetërore shqiptare problemi plagë ose trajtohet nën zë e parcialisht ose anashkalohet aty ku duhet të shtrohet e gjykohet, ose, ose përdoret për interesat utilitare, madje denohet me pushkatim siç bëri Sulltan Rama sëfundmi, duke e hedhur në honet e historisë. Por a duhet ta lënë shqiptarët në harresë krahun e vet të thyer por jo të tharë?! Asnjëherë. Kurrë. Ata duhet t’i imponohen qeverisë për kauzën e drejtë historike, të drejtë hyjnore sa vetë Zoti. Është e pafalshme që sot për këtë çeshtje nuk ngrihet zëri, të paktën sa në vitet 20- të, kur ministri i asaj kohe Mehdi Frashëri arrinte të vinte në lëvizje deri Lidhjen e Kombeve në lidhje me depërtimin që po i bëhej popullsisë çame në Turqi e gjetkë. Natyrisht nuk mund të jemi aq infantilë sa të mos e kuptojmë pozicionin e vendit tonë dhe interesat në keto procese integruese. Por sot jetojmë në një mjedis demokratik dhe nuk duhet nguruar kur bëhet fjalë për cënim skandaloz të të drejtave e lirive themelore të një pjesë të rendësishme të Kombit tënd. E për më tepër kur sensibilizimi ndërkombëtar për Çamërinë ka marrë permasa të mëdha. Por ky sensibilizim nuk duhet t’i lihet okazionit, por të kthehet në strategji shtetërore. Problemi Çam, deri dje tabu në Greqi sot edhe në mjediset e intelektualëve helenë, rrethet gazetarese, qarqet politike, përtej nacionalizmit shovinist po shihet me realizëm. Sigurisht që maniakët e nacionalizmit grekë tërbohen kur vetë bota akademike greke e pranon publikisht, botërisht genocidin shtetëror grekë ndaj popullsisë çame. Një pjesë e mirë e akademistëve grekë të çliruar nga prangat shovene prej kohësh po e pranojnë hapur nëpër simpoziume se e verteta për masakrën çame u kamuflua me teorinë e kolaboracionit çam me fashistët italianë gjatë Luftës Italo- Greke: “Minoritarët grekë dhe jo çamët ishin kolaboratorë”, kanë konkluduar vetë shumë historianë grekë. Mund ta risjellim në kujtesë e ta ritheksojmë përsëri dokumentarin e rendësishëm historik shumëserialësh që rrok periudhën 1897-1940, ku me fakte realiste i është qasur Problemit Çam dhe ka tronditur thellë kokat e nxehta të “Megalidhesë” në Greqi. Drejtuesi i emisionit të prodhuar nga televizioni reputativ “SKY”, kryeredaktori Mihailis Kacigiras argumenton me dokumenta të pakontestueshëme se nuk është e vertet teoria e kolaboracionit çam me fashizmin. Faktikisht kjo teori ka veshur për shumë kohë justifikimin e genocidit grek ndaj popullsisë çame. Kur vetë faktorë të rendësishëm brenda Greqisë po ngrenë zërin për këtë problem, heshtja jonë shtetërore, politike, diplomatike, por dhe akademike është paradoksale. Ne duhet t’i rikonfirojmë Botës por dhe ta bindim vetëvehten se Problemi Çam nuk është çeshtje maltrajtimi i ndonje enklave. Çamët në Greqi kanë jetuar në trojet e tyre prej prehistorisë, biles të gjithë historiografët e besueshëm dëshmojnë se paraardhësit e shqiptarëve aty në Greqi datojnë të jenë vendosur para grekëve. Nëse dikush tenton të faktojë të kundërtën atëherë nuk të lejon Tempulli ParaIlir i Dodonës dhe Orakulli i tij i famshëm. Këtë e ka dëshmuar dhe Skymni (shekulli III- II-të para erës së re), apo François Pouqueville në fillim shekullin e 19-të. Shqiptarët e Çamërisë me çdo akt, normë apo konventë ndërkombëtare duhet të rikthehen në tokën e pronën e tyre sepse ata s’ishin as barbarë as sllavë, as ardhacakë dhe as okupatorë. Popullsia çame i ka rrënjët e veta etnike atje. Jo vetëm kaq, por Shteti Grek dhe Kisha Greke duhet të kërkojë falje publike për genocidin dhe menjëherë të fillojë demshpërblimin. Sot është epoka e internetit dhe jo e prostitutave greke që flinin dhe joshnin delegatët e Konferencës së Paqes në Paris në vitin 1919-të, në mënyrë që Venizelosi me shokë të triumfonin ndaj të drejtave të shqiptarëve. E thënë shqip, është koha e shqiptarëve për të venë në vend një pjesë të padrejtësive të bëra ndaj tyre. Çamëria dhe Lugina e Preshevës janë nyet gordiane të shqiptarizmit. E them këtë sepse Kosova tashmë është e lirë dhe e pavarur dhe falë qëndresës së Kalorësit të Lirisë Dardane Ramush Haradinaj u parandalua skenari ogurzi i copëtimit të saj dhe është nisur në rrugën integruese Euroatlantike. Maqedonia e Veriut ndryshoj emrin, miratoj Gjuhën Shqipe gjuhë zyrtare, u antarësua në Nato dhe mori ftesën për në BE, e shqiptarët aty janë shtetas të barabartë me maqedonësit. Kjo falë vokacionit përendimor të shqiptarëve, këmbëguljes dhe vizionit largëpames të tyre me durim e maturi dhe ngadhënjimit të Doktrinës Realpolitike të Konstruktorit të Shtetit të paritetit qytetarë e harmonisë ndërfetare e integruese EuroAtlantike të Ali Ahmetit. Dardanët po e presin Dodonën. Shqiptarët e Malit të Zi tani janë faktor. Ata me votën e tyre përcaktuan busullën orientuese propërendimore të Republikës së Malit të Zi. Shqiptarët e Tuzit, jetësuan kauzën e Ded Gjon Lulit. Pas më shumë se një shekulli e një dekade, në zgjedhjet e pushtetit lokal, në marsin e vitit të kaluar valvitën krenar e triumfues Flamurin Kuqezi. Tani problemet nevralgjike shqiptare janë Çamëria dhe Lugina e Preshevës. E kam trajtuar Luginën e Preshevës në disa shkrime por po sjell në vëmendjen e lexuesit shkrimin e fundit për strategjine e Haradinajt për pajisjen e shqiptarëve me pashaportë kosovare e qëndrimin e tyre aty në Luginë dhe shpalljen e Autonomisë, apo minishtetit të saj sipas modelit të Vatikanit, Monakos, San Marinos, Lihteshtanjit, Gjibraltarit, Andorra-s, apo autonomi subsatanciale me parlament të vetin e institucione sovrane ashtu si në Katalonjë të Spanjës. Ky do të ishte një hap shumë i rendësishëm dhe hapi i dytë referendumi për bashkimin me Kosovën, në mënyrë që shqiptarët mos të humbin territore përsëri, sepse ideja e Thaçit për bashkimim me Luginën merr vetëm disa fshatra e pjesa dermuese mbetet përsëri nën Serbi. Shqiptarët në historinë e tyre mijëra vjeçare kanë provuar e përjetuar tragjedi të mëdha si rezultatet i luftërave të shumta për mbrojtjen e trojeve të veta. Në kurriz të tyre janë bërë padrejtësi të mëdha duke hartuar projekte copëtuese në traktatet, kongreset, konferencat, memorandumet, protokollet, marrëveshjet e organizuara pas luftërave nga fuqitë e mëdha. Dhe padyshim një nga padrejtësinë më të mëdha, me thelbësoret, me të freskëtat dhe me makabret është Çamëria. Çdo vonesë, kompleks, hezitim për përfitime politike është i palejueshëm dhe tepër i kushtueshëm. Levizja në kohë e kontekst është rezultative. Unë e pranoj idenë pranojake, shoveno – nacionaliste që sundon shumë qarqe dhe lobe politike e religjoze në Greqi dhe jashtë saj. Por njëkohësisht jam po kaq i informuar se pozita e ketyre qarqeve është në renie pikiadë. Gjithçka është drejt dekonspirimit të vertetë. Por edhe nëna thuhet, se s’e ushqen femijën e vet, po nuk qau. Kjo shprehje popullore na fton ne drejt konstatimit strategjik për të drejtat tona dhe jo të mbesim peng i qaravitjes. Kosova, lufta, liria, pavarësimi i saj treguan së jo vetëm koha është primare, por së pari insistimi sistematik në të drejtën tënde. Sot Çështja Shqiptare e për pasojë ajo Çame nuk janë pa zë në Botë. Multiplikativiteti ka mbaruar. Është një Botë që synon të afrojë ditët e të vertetave të mëdha e të qetësohet përfundimisht. E për ne shqiptarët sot përkundër faktit nga jemi e ku jetojmë Çamëria është plagë në trupin tonë që pret balsamin që të shërohet përpara se të gangrenizohet. Është çmenduri të imagjinosh një popullsi në Glob, të cilës i mungojnë varrezat e të parëve. E pra kjo është Çamëria. Shqipëria pa Çamërinë është një trup me krah të ndarë. Unë jam optimist në ngjitjen e këtij krahu që trupi ynë kombëtar të funksionojë normalisht. Falë Zotit, ky krah i ndarë ka siguruar mbijetesën e nuk është tharë. Por për ngjitjen e ketij krahu dhe sherimin e këtyre plagëve duhet kontribut nga gjithësecili. Kauza Çame duhet të shnderrohet në platformë kombëtare. Presidenti i SHBA-së Xhon Kenedi në fjalimin e tij kur u betua në Shtëpinë e Bardhë ju drejtua me këto fjalë qytetarëve amerikanë: “Mos mendoni çbëri Amerika për ju po çfarë bëtë ju për Amerikën”?!. Natyrshëm lind pyetja për gjithësecilin çfarë bëmë ne për Çamërinë. Se çfarë është bërë dhe sa është arritur theksova më sipër. Është shtë momenti të sjell në vemendjen e lexuesit Festivalin e Këngës dhe Valles Çame organizuar në Sarandë për më shumë se një dekadë nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, derisa erdhi “Rilindja” në pushtet, e cila e përjashtoj nga projektet shtetërore të Ministrisë së Kulturës. Jo vetëm kaq, por në shenjë hakmarrje politike e hoqi dhe Festivalin Kombëtar Sofra Dardane në Tropojë. Megjithëatë ia dolëm që këtë festival ta mbajmë të përvitshëm dhe grupet çame ti sjellim në Sofrën Dardane por edhe në të gjitha festivalet e të gjitha trojeve etnokulturore shqiptare. Festivali i Këngës dhe Valles Çame ishte shnderruar në një eveniment të përvitshëm kulturor kombëtar, i cili elaboronte kulturën shumëdimensionale të trevave shqiptare të Çamërisë dhe sjell në vemendje një kulturë të veçantë, ku shkrihet ndjesia, tradita, talenti, historia, atdhetaria. Bashkimi ynë kulturor, i përvitshëm në Sarandë, veshur me koloritet tradicionale të Kombit Shqiptar është përkujtim, homazh për sakrificat deri në sublimitet që kaluan vëllezërit dhe motrat tanë të Çamërisë në gjysëmshekullin e kaluar. Bandat dhe hordhitë greke duke tentuar të kalojnë edhe nazizmin u hodhën mbi Çamërinë me egërsi kafshërore që turpëron sot dhe mot edhe zulutë e jo më një Komb që pretendon të këtë kontribut në qytetërimin e lashtësisë si dhe vetëradhitet në civilizimin e Europës moderne demokratike. Kam shkruar para pak kohësh një shkrim për Çamërinë të titulluar: “Europa rilind në Çameri” duke sjellur në vemendje historinë e lashtë të Çamërisë kur Europa nuk ekzistonte deri tek krimet monstruoze të bandave greke në sytë e Europës. Nuk është vonë asnjëherë që Europa të organizojë një Nuremberg për të denuar krimet mbi popullsinë çame e bashkë me denimet e tyre të rilind edhe vetë me ndergjegje të pastër. Kori i korbave sllavo-serbo- greke megjithëse na kafshoj e copëtoj jetë nga jetët tona, ndau troje nga trojet tona, nuk arriti të na shuajë, të na zhdukë, siç edhe e kishte synimin, por mbijetuan. Ne ja arritëm për një dekadë të bashkohemi në Sarandë në Stadiumin e Lojrave me Dorë, në themelet e Qytetërimit Kaonik dhe të Butrintit vëllezërit dhe motrat iliro- dardanë, çamë, kosovarë, ulqinakë, tetovarë, arbëreshë, preshevarë. Gjaku ynë që u derdh në shekuj për liri e pavarësi nuk u ba ujë. Çdo pikë gjaku shqiptar u shnderrue në forcë e memorie për t’jua lënë amanet brezave tanë. Festivali i Këngës dhe Valles Came është balsam për plagët që kullojnë gjak të Çamërisë. Sensibilitet e solidaritet njerëzor, vëllazërorë për Kauzën e drejtë sa vetë drejtesia. Lutje për shpirtërat atdhetarë të vëllezërve tanë të Çamërisë, që u sakrifikuan për të ngelur kurorë lavdie në altarin e lirisë. Përshpirtje e kujtesë historike të Masakrës Çame të dt 27-të qershor të vitit 1944. Ai është një referendum qytetaro-artistik lutjeje. Por është edhe betim e angazhim me slloganin: “Përhërë në kërkim me insistim për të drejtat tona legjitime humane. Asnjë hap prapa se nuk na falin brezat”. Ne sigurisht do t’ia kthejmë prapë festivalin Sarandës me devizën kombëtare: “Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri”. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” është kthyer prej afër dy dekadash në një institucion nacional. Ai po bën bashkimin kulturorë e shpirtërorë të të gjithë shqiptarëve kudo ku jetojnë. E në këtë bashkim, padyshim ka gëzim, por edhe kujtesë e nostalgji, ku natyrisht sundon martirja e Kombit tonë, që je ti Çamëri.
Baton Haxhiu të kërkoj falje të gjithë viktimave të luftës dhe qytetarëve të Kosovës!
Kërkesë Mediave dhe gazetarëve në Kosovë që mos të lejohet hapsirë televizive apo shkrimeve të Baton Haxhiut, deri në kërkim falje!
Po ashtu,kërkojmë tërheqjen e dekoratës presidenciale të dhënë nga Hashim Thaqi për Baton Haxhiun.
Në emisionin drejtuar nga Berat Buzhalla T7, Baton Haxhiu flet për marrëveshjen Kosovë-Sërbi, në një ndër pikat që ai përmend është AMNESTI për të dy vendet, po citoj fjalinë e tij “se pas 20 viteve skanë çka denohen njerezit“
Batoni sot ka vrarë për së dyti dhimbjen qe ende eshte plage e luftës në Kosovë,luftë e shumë dëshmorëve, familjeve e qytetarëve që ende presin drejtësi
Krimet kundër njerëzimit nuk preskibohen, as amnestohen.
Në Kosovë nga janari 1998 deri më 12 qershor 1999 ka pasur 11 843 viktima të nacionalitetit shqiptar, prej tyre 1 741 femra, ndërsa dëshmorë kanë rënë 2 261 dëshmorë.
Vrarë: 11.843 viktima nga Kosova; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1739 femra; 1882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; Të Pagjetur janë akoma 1641 banorë, ndërsa të dhunuara rezultojnë 20.400 femra shqiptare.
Veç vrasjeve, janë shkatërruar më se 188 mijë objekte banimi, janë dëbuar nga Kosova më se 1 milion banorë.
Shtëpi të shkatërruara, dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; Shkolla të shkatërruara – të dëmtuara me dokumentacion: 358;
Zyra të vendit: 71; Shtëpi kulture: 30; Biblioteka publike dhe shkollore: 93; Objekte shëndetësore: 123; Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; Kisha katolike: 5; Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101;
Në fillim të qershorit 1999, nga refugjatët e dëbuar prej Kosove: 443.300 ishin vendosur në Shqipëri; 247.800 në Maqedoni; 69.300 në Mal të Zi; 21.700 në Bosnjë-Hercegovinë, gjithsej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475
Refugjatë: 13.639 në Gjermani; 7.581 në Turqi; 5.829 në Itali; 5.730 në SHBA, pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael etj.
Liria dhe pritja! Ata, që nuk duan të lëvizin nuk mund ta kuptojnë që jetojnë të lidhur me zinxhirë. Ata, që nuk e kanë hap’ mendjen e zemrën nuk mund ta kuptojnë as lirinë e jetës, as të fjalës.
Tutem, se mos po ju vënë pranga hekrit dhe mendimeve. Ata jetojnë si qënie amorfe pushtuar nga frikëra të ngjizura a të fituara si reflekse. Kushdo qoftë burimi i këtij tmerri, në tmerr shndërrohet. Njeriu vesh me pelerinë frike, veç frikën do kultivojë. Mendojnë se janë të lirë e mbase po t’i pyesësh çfarë është liria nuk dinë të të përgjigjen. A mbase edhe mund të të përgjigjen: Liria është ajo, çfarë na lejon kryeministri të bëjmë! Kuku moj nanë, nëse … E pra jo! Liria është krejt tjetër gjë. Është ajër, është qënie, është dashuri, është edhe luftë. Kjo luftë mund të jetë reale, por mund të jetë edhe me mullinjtë e erës jo pak herë. Varet nga rrethanat se si do ndihemi, Don Kishot apo luftëtar real. Varet edhe nga perceptimi jonë se çfarë statusi do meritojmë. Anija, që s’del nga moli, kurrë nuk nuk do dashurohet me detin. Ajo midis valës së fortë dhe sigurisë zgjedh të dytën. Qëllimi pse u krijua kush është?! Është sfidë beteja për liri, është adrenalinë, është mëdyshje ndonjëherë. Mbi të gjitha është një hap i hedhur apo veç mendimi i hapit të hedhur. Liria është ajo që ty të lejon të jetosh, por deri aty ku nuk do cënosh ç’ka i përket tjetrit! Liria është jo veç fjalë, por reagim e vepra! Liria është përgjegjësi. Nën rreze dielli a nën shkulme shiu, ndjesia mbi lëkurë është liri. Të kesh ftohtë, vapë, uri, gaz, lodhje, kundërshti…
Kjo pra është dëshmia se ekziston. E kornizuar në limite morali, karakteri, dëshirash, epshesh, zhgënjimesh, ambiciesh, frikërash, stepjesh, frymëzimesh qëndron aty, si një rreze drite. Nuk e ndal dot askush, nuk e ndal dot as terri… veshur me petka, qofshin ato dhe të grisura a të arnuara. Sërish qëndron para teje, krah teje, brenda shpirtit e mendjes duke pritur që ti të hapësh parashutën e guximit. Të thyesh zinxhirët e padukshëm, por jo aq të fortë sa të të ndryshkin në qelizë. Hidh një hap e merre gjithë botën në krahë dhe rend në ajrin e qiejve e tokës, pa pranga kohe… Humane është të vdesësh duke luftuar për të jetuar, sesa të jetosh duke pritur mortjen. Zgjidh pra! Mësimi i vjetër: “Varka që s’lëviz nga bregu, kurrë nuk do peshkojë…” Sa profeci ka në kaq pak mendim të sintetizuar. E këtu, s’bëhet fjalë për të zënë peshk. Këtu flitet që mos të ndihemi amfibë.
Kur djalli ta merr lirinë pak e nga pak, dhe ti sikur mësohesh në bashkjetese me të.
U mësuam thoshte nje pensionist sot.
Edhe nje here ne jave sështë keq, ka edhe më keq, citonte një tjetër, (po ku do shkojë më keq!?)
Ndersa edhe te burgosurit, edhe ata nga me te rrezikshmit dalin ne ajrim çdo dite nga një orë, edhe njehere në javë sështë keq thote e moshuara…dhe harron apo frika e ben te harroje se diktatura instalohet pak e nga pak tek ne deshtaket popull në heshtien tinzake.
Vertet ka edhe më keq.
Dikur kur ndihej zhurme makine dhe ai ishte gazi i deges, njerzit futeshin vrap neper shtepia,frigeshin, krruseshin, verdhash ne fytyre heshtnin, dhe ashtu ne heshtie prisnin se ne deren e kujt do trokusnin, kujt do ja hidhnin prangat, kush do arrestohej.
Vërtet ka edhe më keq.
Jo gjithkush mundet të qëndroje ne karantinë…
Sabiti jeton në Bulqizë. Ai mbledhur kanaçe tek mbetjet ushqimore në Qafë Buall.
Sabiti e ka të pamundur, të qendrojë në karantinë, atij i duhet të zgjedhë mes mundësisë për të mos u infektuar dhe urisë së sigurtë të fëmijëve. Dita kur ai nuk do të dalë të mbledhë kanaçe për të fituar 3 mijë lekë të vjetra në ditë, do të jetë dita e urisë për familjen.
Fatkeqësisht, familjet si ajo e Sabitit, janë me mijëra në Shqipëri.
“Le Siècle” ka botuar, të martën e 30 nëntorit 1920, në faqen n°3, një shkrim të vëllezërve dhe shkrimtarëve të shquar francezë, Jean dhe Jérôme Tharaud, dedikuar Esat Pashë Toptanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Vëllezërit Tharaud (Jean dhe Jérôme, shkrimtarë të shquar francezë) i kanë kushtuar një artikull emocionues në “Le Figaro” Esat Pashës, vrasësi i të cilit shfaqet sot para gjykatës :
Në momentin kur ra nën revolverin e Avni Rustemit, ai po përpiqej që Konferenca e Aleatëve të njihte të drejtat e tij dhe ato të dhe ato të qeverisë së tij mbi Shqipërinë..
Në një dokument që sapo kishte prezantuar në Konferencë, ai foli me hidhërim për një marrëveshje të fshehtë, e cila thuhej se ishte nënshkruar në Londër, në prill të vitit 1915, në të cilën Franca, Britania e Madhe dhe Rusia i njihnin Italisë një situatë të privilegjuar në Shqipëri, dhe kjo në fakt e vendoste vendin nën protektoratin italian.
Ai kërkonte për atdheun e tij një autonomi të plotë, nën kontrollin e thjeshtë të një komisioni të përbërë nga delegatët e fuqive aleate.
Nuk ka dyshim se vdekja e tij çliron miqtë tanë italianë nga një shqetësim i madh. Por ata dhe ne do të gabonim nëse nuk do të ishim shumë mirënjohës e të harronim shërbimin e jashtëzakonshëm të bërë për kauzën e përbashkët nga ky kryetar klani jashtëzakonisht i madh, i cili shpëtoi ushtrinë serbe, falë të cilës patëm, për herë të parë, ndjenjën se ora e fitores kishte ardhur përfundimisht./darsiani.com
Lexoni se çfarë njoftimi vendos në Facebook e vet kryeministri Edi Rama:
Është një mesazh krejt i panevojshëm dhe fyes. I panevojshëm sepse mjafton që këtë njoftim ta japin institucionet përkatëse. Fyes sepse z. Rama zgjedh se kush duhet ajrosur në fundjavë, duke huazuar një term që vlen për personat që janë në burg.
Mirëpo nëse ka një gjë të qartë si drita e diellit, kjo është se shqiptarët nuk janë në burg dhe ata nuk i burgos dot pushteti apo humori i Edi Ramës.
I cili në dalldinë e madhe me veten ka bërë një pakujdesi në terma duke fyer shumëkënd. Është arroganca tipike e shqiptarit mbi kalë që harron se dita kur ta ulin bythën nga shala e kalit nuk është aq e largët.
Për një brez të z. Rama kjo terminologji tradhëton një lloj sjelljeje, apo mentaliteti, të cilën ky pasazh filmik e ilustron më së miri:
Ndërsa shtetet në mbarë botën kanë aplikuar masa të ashpra në luftën ndaj pandemisë Covid-19, Suedia është i vetmi vend që i ka rezistuar trendit të rregullave strikte.
Atje jeta vazhdon normalisht, baret dhe restorantet vijojnë të jenë të hapura, lejohen grumbullime njerëzisht deri në 50 persona, madje nuk përdorin maska e doreza që në disa vende po kërkohet të bëhen të detyrueshme, sidomos në vendet publike.
Por, pse Suedia nuk aplikoi karantimimin e detyrueshëm, na tregon me detaje në një intervistë për politiko.al gazetarja shqiptare Suada Imeri, e cila jeton prej tre vitesh në Stockholm.
Aktualisht, ajo vazhdon të punojë në një kompani (HosHanna AB) që bazohet më ndihmesën për gratë dhe vajzat e dhunuara nga partnerët, në pozicionin e përgjegjëses për stafin dhe mbarëvajtjen e punës.
Suedia është i vetmi vend që nuk ka marrë masa drastike karantimi dhe kufizime në masë si në vendet e tjera të prekura nga Covid-19. Si paraqitet situata në atje?
Po, Suedia është një ndër vendet e Europës që nuk e ka aplikuar karantinimin me detyrim. Po merr shumë kritika nga të gjitha vendet e botës. Ky vend evropian i njohur nuk ka ndërmarrë asnjë masë bllokimi, dhe akoma lejon mbledhjen e njerëzve në grupe deri në 50 veta. Suedezët kanë një mendësi tjetër nga ajo që jemi mësuar. Kanë një marrëdhënie perfekte bashkëpunimi me qeverinë e tyre. Ata besojnë tek ekspertët edhe tek qeveria. Është marrëdhënie shumë korrekte mes njëri-tjetrit, dhe deri diku edhe model për shumë shtete të tjera.
Nuk vjen nga detyrimi me forcë apo dicka tjetër, por nga rrënjosja e thellë që ata e kanë në ndërgjegjen e tyre. Por, edhe qeveria është korrekte edhe e sinqertë me ta. Nuk manipulon por komunikon drejtpërdrejtë me popullin e tij. Duke qenë se ekziston kjo lloj marrëdhënie, ateherë ka një funksionim ideal te cdo hallke apo strukture. Suedezët besojnë tek ekspertët. Nese një ekspert thotë dicka, ateherë të gjithë e respektojnë. Sigurisht, shpjegohet me detaje cdo njoftim apo bashkëpunim.
Është në kulturën e tyre prej brezash. Dhe kjo është ndoshta edhe një nga arsyet pse nuk aplikuan karantinimin. Është një marrëdhënie komunikimi edhe besimi që ekziston mes tyre dhe cdo gjë është lënë në ndërgjegje të plotë. Kanë besim që shteti i tyre se do kujdeset për ta dhe askush nuk e ka as dyshimin më të vogël për këtë. Pra, një ndjesi që cdo gjë duket nën kontroll dhe në dorë të ekspertëve . Normalisht ka rritje të numrit te infektuarve, i cili deri në momentin që flasim, ka arritur deri 17. 674 persona, kurse numri i të vdekurve në 2158 persona.
Pavarësisht mungesës së kufizimeve krahasuar me vendet e tjera, cilat janë masat që ka marrë qeveria?
Koha e bukur gjatë fundjavës josh shumë njerëz që të dalin në natyrë dhe në restorante. Si në Stokholm, ashtu edhe në Malmö është vërejtur që shumica e klubeve dhe restoranteve kanë respektuar instruksionet. Por janë gjetur edhe nga ata që nuk janë treguar të vëmendshëm. Për ato restorane edhe kafene që nuk respektojnë rregullat aplikohen ndëshkime deri në mbyllje.
Arrin të ruhet distanca mes njëri -tjetrit kudo. Vlen te theksohet se nuk përdoren maska apo doreza . Neper institucione apo kompani të ndryshme, në hyrje kanë vendosur larës për duart dhe dezinfektues.
Shumica e kompanive që e kanë të mundur prej disa javësh punojnë nga shtëpia. Shmangin daljet e panevojshme , kur mendojne se kanë simptomat, dhe gjithashtu takimet. Janë të kujdesshëm të mbrojnë njëri- tjetrin dhe kjo është e admirueshme. Qeveria që nga data 1 Prill ka ndaluar takimet në shtepitë e pleqve, në menyre që të shmangin infektimin ndaj tyre.
Dhe tani se fundmi, autoritetet kane dale edhe me disa urdhëresa të tjera, sipas të cilave anulohen festimet e maturës, të cilat tradicionalisht janë festime të mëdha në Suedi , ku maturantët pas hedhjes së kapeleve, vrapojnë dhe festojnë rrugëve të qyteteve. Anulohen gjithashtu festimet e Valpurgisë (nata e 30 prillit) dhe marshimet tradicionale të 1Maj-it, apo edhe mbylljen e xhamive në muajin e Ramazanit.
Për bizneset që janë mbyllur, apo per ata që kane humbur punën cila është paketa ekonomike që u ka ofruar qeveria?
Shumicat e bizneseve p.sh baret edhe restorantet, qeveria do bëhet ”bashkëpronare” me ta deri sa të kalojë koha e krizës. Do i financojë dhe askush do paguajë taksat për një kohë sa të kalojë kriza. Nuk do falen taksat, por në momentin që kalon kriza , atëhere biznesi do fillojë të paguajë taksat e prapambetura, të reduktuara në perqindje, që mos të falimentojë edhe mos të heqin personelin nga puna.
Mund t’ju sjell në vëmendje që nga konferenca për shtyp 22 prill 2020, qeveria shpalli platformën e kalimit në punësim të pjesshëm për bizneset që cënohen nga pandemia! Jepen versionet që punëtori të punojë 20%, 40% apo 60% për shkak se punëdhënësi nuk ka më shumë punë që ta mbajë dhe paguaj! Shteti për të ndalur largimin nga puna të punëtorit i rimburson pagën për pjesën që duhet të qëndrojë në shtëpi! Qeveria paguan punëtorët dhe ndihmon biznesin që të mos falimentojë. Për periudhën 7-21 prill aplikojnë 41 017 biznese nga të cilat 26 918 përfitojnë bonusin. 208 421 punonjës që përfituan nuk humbëm as punën dhe as pagën ndërsa shteti paguan 1 miliardë euro vetëm për ta në vetëm 2 javë!
Papunësia në Suedi ka arritur deri në 8 përqind, sipas të dhënave më të reja nga Zyra Qendrore për Punë. Numri i paralajmërimeve për pezullim nga puna ka shënuar rënie në krahasim me javët e fundit por numri i të papunëve gjatë krizës së pandemisë ka arritur deri ne rreth 100 000. Deri më tani janë pezulluar për kohë të shkurtër nga puna afër 190 000 veta.
A ka shqiptarë të infektuar atje me aq sa keni mësuar?
Sa i përket përkatësisë etnike të të prekurve ose të atyre që kanë vdekur nga koronavirusi gati është e pamundur që të gjesh ndonjë të dhënë të saktë.
Shqiptarë të infektuar ka pasë dhe ka, por numrin nuk e dimë. Kam mesuar per një te vdekur në Skärholmen, ishte i moshës mbi 80 vjeç dhe gruaja e tij gjithashtu është në gjendje të rëndë. Por ky rast është i një kosovari që ishte për vizitë tek fëmijët e tij ku gati e gjithë familja ishte infektuar, dy prej tyre ende po mjekohen në spital, njëri me respirator.
Si është raporti i testimeve me popullsinë me aq sa ke mësuar nga mediat vendase?
Në momentin që je i sëmurë , të lënë 7 ditë në karantine . Nëse nuk përmirësohesh ateherë të bëjnë testimin në shtëpi dhe nëse ke probleme me frymëmarrjen apo edhe komplikacione të tjera, të dërgojnë në spital. Nëse simptomat janë të lehta, duhet që personi të qëndrojë për 14 ditë më vete në karantinë, duke shmangur kështu cdo dalje jashtë me qëllim mosinfektimin tek te tjerët.
A keni frikë se mund të infektoheni?
Për sa kohë ndiqen edhe respektohen të gjitha rregullat dhe udhëzimet sic janë të përcaktuara nga Autoriteti i Shëndetit Publik dhe më gjerë, nuk mendoj se do ketë risk të lartë për t’u infektuar, pasi kjo situatë do jetë prezente për një kohë relativisht të gjatë. Për sa i përket konstatimeve të ekspertëve dhe këshillave që publikohen nga qeveria mendoj se nëse ndjekim hapat dhe procedurat do jetë nën kontroll situata. Është një situatë e sikletshme që njerëzimin e ka kapluar dhe të jep një ndjesi pasigurie dhe frike kur sheh numra kaq të lartë vdekjesh nëpër botë. Është e frikshme ! Por kjo frikë nuk ndjehet në Stockholm. Shqetësim ka sidomos për moshën e tretë , sidomos grupmosha 80 vjec e lart e cila është më e riskuar. Më vjen keq që po humbim moshën e tretë, pasi ato kanë dhënë kontributin e tyre në krijimin e këtij shteti ! Por qenka e pashmangshme !
Si i komenton masat që janë marrë në Shqipëri?
Të them të vërtetën është për të ardhur keq që Shqiperia nuk ka kapacitetin e duhur për të perballuar situata të tilla. Por duke qenë në situatë të tille ,mendoj se po bëjnë gjënë e duhur për momentin. Por uroj mos të ketë pasoja të mëtejshme. Shqiperia kaloi edhe një situatë jo të mirë për shkak të tërmeteve dhe ende pa u rimëkëmbur u gjend sërish në një tjetër situatë të vështirë.
Coronavirus e gjeti botën të papërgatitur ne cdo aspekt. Vuri ne lëvizje shumë mekanizma të shtetbërjes, provoi kapacitetin e shumë shteteve se sa ishin të aftë të përballonin, por situata të tilla është vështirë të menaxhohen. Sigurisht humbje do kemi, por uroj që cdo gjë do të shkojë mirë dhe mos të kemi pasoja te parikuperushme. Bota është e jona dhe cdo gjë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku!
-Arbërshet e Italisë duhet të pajisen me pashaportë shqiptare -Ata janë Nderi i Kombit Tonë. -Edhe sot pas pesë shekujsh i kthejnë foshnjat e sapolindura me fytyrë nga Atdheu i të parëve. -Askush nuk i ka vlerësuar deri më sot meritat e tyre historike në fushën e kulures e të patriotizmit shqiptar dhe kontributet e dhëna për çështjen kombëtare shqiptare.
Arbëreshët, mbartësit e emrit mesjetar të Shqipërisë, së Epokës Heroike të Gjergj Kastriotit (Skënderbeut), komuniteti që ka ruajtur mrekullisht Genin Iliro-Dardano-Arbëror, traditat, doket e zakonet tona të lashta emigruan drejt Italisë, pas vdekjes së Heroit Kombëtar, rënies së kështjellave të Krujës dhe Shkodrës e pushtimit të vendit nga barbarët e Azisë. Shpërnguljet biblike të viteve 1470-‘80 të princërve, fisnikërisë e popullit të Arbërisë ishin prologu i natës së gjatë osmane që pllakosi trojet tona për 5-së shekuj me rradhë. Bëhet fjalë për qindra e mijëra arbëreshë që kapërcyen dallgët për t’i shpëtuar robërisë, siç thuhet në një këngë të lashtë: ” Dyqindmjë kaluan detin Për të ruajtur besën”! Ata morën me vehte dashurinë për Atdheun, tokën e të parëve të tyre, këngët dhe legjendat, doket e zakonet, kostumet e mrekullueshme popullore dhe armët e tyre me të cilat vulosën Epopenë e Motit të Madh dhe bënë betimin për t’u kthyer përsëri në trojet nga lind Dielli e për të luftuar për çlirimin e Atdheut të robëruar. Hemoragjia e Atdheut pas pushtimit turk ishte e tmerrshme. Familjet princërore arbërore dhe aristokracia ushtarako- politike e kulturore, e cila kishte hedhur rrënjë qysh me Shtetin e Arbërit 3 shekuj para Epokës së Moisiut tonë, Gjergjit të madh, u larguan nga Atdheu. Nga ana demografike ky pushtim i shkaktoi një goditje aq dramatike Shqipërisë saqë Shqipëria Londineze në vitin 1912 numëronte rreth tetëqind mijë banorë. Arbëreshët dëshmuan edhe atje, matanë brigjeve të Adriatikut, një forcë e vitalitet të jashtëzakonshëm dhe një dashuri të flaktë për Atdheun. E ndërsa në fushat dhe malet tona pllakoste zia e trishtimi arbëreshët e mëdhenj Marlin Barleti, Dhimitër Frangu, Anonimi Tivaras, përmes veprës së tyre të shquar kushtuar Heroit Kombëtar, ndezën në zemrat e bashkëatdhetarëve të tyre flakadanin e lirisë. Ishte ky ideal që jetonte i gjallë në zemrat e arbërorëve që frymëzoi Princin Gjon Kastrioti të zbarkonte në Himarë në vitin 1481, në krye të një armate të përbërë nga arbëresh napolitanë e venecianë për të çliruar Atdheun. Në tre vjet beteja Ai çliroi pjesën më të madhe të Arbërisë së asaj kohe, por nuk e mbajti dot përballë ushtrive ta panumërta e më armatim të rëndë tê kulçedrës aziatike. Arbëreshët mbollën në tokën italiane një copëz Arbërie, por të vetëdijëshëm se guri i rëndë peshon në vend të vet dhe të shtyrë nga dashuria e flaktë për trojet stërgjyshërore nuk hoqën kurrë dorë nga ëndrra për t’u kthyer në Atdheun e tyre. Është kjo kujtesë historike e ngulur thellë në genin e tyre, që është shprehur mrekullisht nga Rilindasi e poeti i shquar arbëresh Zef Serembe përmes vargjeve poetike:
“Arbëria matanë detit na kujton Se ne të huaj jemi tek ky dhé . Sa mote shkuan e zemra nuk harron Se nga Turku mbetëm pa Mëmëdhe”.
Nëse duam të zbulojmë të vërtetën historike rreth faktit se shqiptarët dhe Gjuha e tyre i shpëtuan në shekuj e mijëvjeçarë asimilimit nga pushtuesit e huaj e kemi tashmë një çelës për të zbërthyer këtë enigmë të madhe të historisë dhe ata janë Arbëreshët tanë të vendosur prej shekujsh matanë detit në Gadishullin Apenin. “Një popull i asimiluar është i vdekur klinikisht, i paaftë për të reaguar, për të njohur vetëvehten e për të tjerët që e rrethojnë”. Këtë postulat të historisë e njihnin mirë burrat e mëdhenj të Arbërit Frangu, Barleti, Anonimi Tivaras, ashtu si Familja e shquar Albani e pinjolli i saj i madh Papa Klementi XI-të -Albani, nën kujdesin e të cilit u mblodh në fshatin Merqi të Lezhës, në vitin 1703 Kuvendi i Arbërit, i cili për nga roli e rezultatet që dha në shekujt që e pasuan e meriton plotësisht e përjetësisht të quhet Djepi i Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Papa Klementi në aksionin e madh kulturor, humanist e rojtar për të ndalur zhbërjen e popullit të tij të origjinës nuk harroi arbëreshët e Italisë, vëllezërit e tij të gjakut. Ai hapi kolegjin e Shën Adrianos dhe e financoi atë duke e kthyer atë në vatër të pashuar të kulturës të arbëreshëve të Italisë. Ardhja e Rilindasit të madh Jorenim De Rada në skenën letrare, kulturore e patriotike shqiptare shenoi hopin e madh cilësor në levizjen patriotike e kulturore të Popullit Shqiptar. Në moshën 23 – vjeçare shkroi kryeveprën e letërsisë sonë “Këngët e Milosas” e krahas kësaj me gazetën e tij “Flamuri i Arbërit” u angazhua e dha kontribut të madh për t’i treguar opinionit europian e kancelarive të Fuqive të Mëdha të vertetën për ekzistencën e Kombit Shqiptar, të historisë, gjuhës, dhe kulturës së tij. Me veprimtarinë e tij shumëdimensionale dhe ideve gjeniale për ta bërë Shqipërinë së pari një komb kulturor De Rada është i pari nacionalist e poet i madh shqiptar e njëherësh një nga figurat më të ndritura shqiptare të të gjitha kohërave. Populli ynë ka një shprehje të urtë: “Trimi i mirë me shokë shumë” Komuniteti Arbëresh ka nxjerrë edhe figura të tjera të ndritura, të cilët me pushkë, penë e diplomaci dhanë gjithçka për Arbërinë e tyre të shtrenjtë. Në vitet e Kongresit të Berlinit, kur trojet shqiptare ishin në rrezik të ktheheshin në plaçkë tregu mes armiqëve tanë, ishte Arbëreshi i madh Françesko Krispi, asokohe Kryeministri i Italisë së Bashkuar, i cili e dërgoi çështjen Shqiptare në tavolinën e burrështetasit të madh që kishte bashkuar Gjermaninë, Kancelarit të real-politikës Bismark dhe u bá avokat i saj. Krahas De Radës njě kontribut të shquar në kulturën arbëreshe e atë kombëtare kanë dhanë Lek Matrenga, Gavril Dara e Zef Serembe e deri tek profesor Françesko Altimari. Në vitin 1911 ishte arbëreshi Torenc Toçi, i cili pas një dekade aksioni patriotik e diplomatik pranë kancelarive përendimore arriti të organizonte një Kuvend të madh me përfaqësuesit e aristokracisë, krerëve e popullit të Veriut dhe të shpallte Qeverinë Kombëtare dhe planin e kryengritjes çlirimtare. Komuniteti Arbëresh është një Arbëri e vogël në tokën italiane. Kanë mbijetuar në sagën e gjatë përmes kasandrash e kulisash pa u asimiluar, megjithëse jetojnë në prani të një kombi e një kulture, e cila është prej mijëra vjetësh në panteonin e civilizimit europian e botëror. Arbërorët tanë kthejnë edhe pas pesë shekujsh fëmijët e posalindur me fytyrë nga Atdheu i të parëve
Ata janë Nderi i Kombit prej pesë shekujsh. Ka ardhur koha më në fund që Zonja Mëmë Shqipëria të nderojë bijtë e bijat e saj: T’u japë dy shtetësinë, sepse stërgjyshërit e tyre e lanë tokën e shqiponjave me gjak në luftë me hordhitë aziatike.
Përgjigja e kësaj pyetjeje është vetëm një: vdekshmëria nga COVID-19 është më e lartë se 145 vende të botës.
Falsifikimi dhe fshehja e rasteve të vdekjeve nga COVID-19 nga Edvin Mashtrimi është bërë një realitet tashmë i raportuar dhe vërtetuar shumë herë nga mediat.
Edvini e bën këtë vet sepse për shkak të keqmenaxhimit të COVID-19 edhe sipas shifrave të falsifikuara, Shqipëria vendoset në grupin e vendeve me vdekshmëri të lartë në botë nga COVID-19.
Kështu, sipas Worldmeter coronavirus, i cili paraqet vetëm shifrat zyrtare, vdekshmëria për milionë banor nga COVID-19 në Shqipëri është më e lartë se sa në 145 vende të planetit kurse vdekshmëria e rastit apo “case fatality rate” (CFR), raporti i rasteve të vdekura me rastet e zbuluara në Shqipëri, është më i lartë se sa në 144 vende të planetit.
Pra, edhe duke dhënë shifra të falsifikuara, së paku në masën mbi 55%, përsëri Shqipëria futet në grupin e vendeve me vdekshmëri më të lartë se sa 2/3 e vendeve të botës.
Kjo është arsyeja që Sulltan Salep Surreli duhet të çertifikojë çdo vdekje spitalore dhe është vetëm ai që e shpall nëse është apo jo nga COVID-19, madje edhe rastet që vdesin janë me test pozitiv, ai i shpall si vdekje jo nga COVID-19.
Kjo është arsyeja pse 127-a, shumicën dërrmuese të të sëmurëve me COVID-19 refuzon t’i shtrojë në spital, ndonëse shumë prej tyre vdesin në shtëpi pa kujdesin e merituar mjekësor.
Kjo është lojë me jetë njerëzish! Lojë me të vdekur! Krim i shëmtuar.
Washington Times/ Diplomatët amerikanë në Shqipëri punojnë hapur kundër Trump.
Qeveria e tanishme është e zhytur në tregtinë e drogës dhe kriminalitetin dhe e majta në Amerikë ende mbështet, madje mbyll njërin sy ndaj aktiviteteve të saj të paligjshme. Punëtorët jobesnikë në ambasadën amerikane në Tiranë janë një problem i madh’, -thuhet në artikull.
Leyla Moses-Ones është shefja e përkohëshme e ambasadës deri në mbërritjen e ambasadorit të ri gjatë këtij viti. Postime të kohëve të fundit në Twitter nxjerrin në dukje axhendën e saj djallëzore për të minuar shefin e saj. Ajo riposton postimet e ish-shefit të shkarkuar dhe turpëruar të FBI-së, James Comey, i cili shfryn kundër presidentit tonë, sipas tij, gënjeshtar.
A mund ta imagjinoni kreun e një ambasade amerikane në një vend të huaj të jetë aktiv në dëmtimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe axhendën e tij? E di mirë që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë njoftimet për politikën e jashtme nga Shtëpia e Bardhë duke e ditur që ambasada në vendin e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë e madje edhe dëmton çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në këtë cep të botës?
Ka një sforcim të jashtëzakonshëm të kryeministrit për të dhënë idenë që ai e ka gjithçka nën kontroll. Në çdo dalje të tij publike vihet re përpjekja e tij e dështuar për ta spostuar debatin politik tek pasojat e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit dhe pasojat e Covid 19, si dhe për ta larguar atë nga problemet e rënda të demokracisë dhe korrupsionit, që u zbuluan nga radiografia e ashpër e realitetit shqiptar vjet nga përgjimet e Zërit të Amerikës dhe BILD.
Ndërkohë, e gjithë armata e propagandistëve të PS, përfshi edhe tellallët brenda saj, shfaqen të eksituar për këto fatkeqësi, sepse kanë gjetur një mundësi për të mbuluar vjedhjet e zgjedhjeve, korrupsionin kapilar, zullumet e shtatë vjetëve plaçkitje dhe dhunimin e popullit shqiptar.
Në mënyrë krejt qesharake, edhe ata tentojnë ta paraqesin këtë si sfidë përfundimtare të qeverisjes ,a thua se shqiptarët nuk i njohin thonjtë e pisët të Edi Ramës, hajdutllëkun e Erjon Veliajt, korrupsionin e Arben Ahmetajn, krimet e Tauland Ballës apo traun e Elisa Spiropalit.
Me gojët e tyre të shthurura, ata nuk reshtin së thururi lavde për shefin e tyre. Lavde që do të bënin me turp edhe më të pacipët. Kjo në kohën kur menaxhimi i pasojave të tërmetit ishte dhe vazhdon të mbetet katastrofik, ndërsa në menaxhimin e pandemisë këta idiotë, jo vetëm kanë dështuar sepse e kanë kthyer në mënyrë të pacipë në fushatë elektorale, por fatura që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare do të jetë e pabërballueshme.
Me një gjakftohtësi perverse, të njëjtët njerëz që kanë shtatë vjet që thithin gjakun e popullit më të varfër në Europë , shfaqen sot me fytyra të zvargura dhe të dhimbsura, si ‘bamirës’ në dyert e po këtij populli. Duke ofruar një pamje, jo vetëm të shëmtuar, por edhe fyese për një inteligjencë elementare.
Kjo me shpresë se nëpërmjet kësaj do të mund të largojnë shijen e hidhur që lanë përgjimet, edhe pse e kanë të qartë që bllokimi i rrotacionit nuk është më çështje shijesh, që mund të rregullohet, por është çështje e brendshme organike e demokracisë, që nuk e duron ilegjitimitetin, përndryshe shpërthen.
Sigurisht, që situata ku ndodhet sot vendi, i jep pak ‘frymëmarrje’ kësaj qeverie në kuptimin e kohës, sepse përballë ka një opozitë të përgjegjshme që ka zgjedhur të mbajë një profil konstruktiv, në respekt të jetës së shqiptarëve.
Por, sado që të lodhen dhe përpiqen, është e qartë që tërmeti dhe pandemia vetëm sa iu mbivendosën krizës që prodhoi bllokimi i rotacionit politik me votë. Kjo krizë nuk mundet kurrsesi të tejkalohet pa ndryshime radikale dhe rikthim të legjitimitetit.
Të gjitha parashikimet për të ardhmen, sado me ‘lot’ shenjtorësh të shfaqen , thërrmohen nga të vërtetat e përgjimeve, sepse ato dëshmuan se nëse do të vazhdohet kështu, nuk ka më asnjë shpresë, që pushteti këtu mund të ndërrohet me votë.
Cilindo variant të marrim, Shqipëria nuk do të ketë paqe nëse nuk i jepet zgjjdhje problemit që zbuluan përgjimet. Edhe sikur tërmetet të vazhdojnë në mënyrë të pandalshme, edhe sikur kurrë të mos gjendet një kurë apo vaksinë për Covid 19, asgjë nuk i ndryshon të vërtetat që po e kalbin kryeministrin të gjallë.
Sepse, asnjë tërmet dhe asnjë virus nuk është më i dëmshëm dhe më i rrezikshëm për jetën e qytetarëve se sa autoritarizmi, ndërsa të jetuarit pa shtet ligjor ku qeverinë nuk e zgjedhin qytetarët, por e vendosin dhuna dhe milionat e pista, është njësoj si të jetosh në robërinë e pushtuesit më barbar.
E vetmja recetë për t’i dhëne fund kësaj agonie janë vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme. E sigurt është se nëse kjo krizë nuk do të zgjidhet agonia do të vazhdojë deri sa të shpërthejë në revolta, sepse demokracia nuk e duron një pushtet që buron nga paligjshmëria.
Insinuatat se kjo qeveri do të mund ta asgjësojnë opozitën, apo se do të mund ta përçajnë ose blejnë atë, sot janë idiotësira dhe të pabesueshme dhe për vetë socialistët. Opozita sot është më e bashkuar se kurrë, dhe më e fuqishme se kurrë, edhe pse këtë nuk mund ta kuptojnë ata që kanë ngrënë çorbën e kësaj qeverie. Neveria dhe përbuzja, që shoqëria shqiptare ndjen për këtë qeveri në këto momente, i ka tejkaluar me kohë limitet.
Dihet që fati i atij që vjedh vota, që i fyen qytetarët, që i përçan ata, që i shantazhon ata, që i poshtëron ata, është përmbysja. Deliri që ti mund të vjedhësh, poshtërosh, kërcënosh dhe ndëshkosh këdo sipas oreksit dhe kjo pa të hyrë asnjë gjemb në këmbë, është tipik deliri i një budallai, që e ka humbur sensin e realitetit.
Ndërsa, ideja që mund ta bësh këtë edhe pas 30 vjetësh demokraci, për shkak se të ka marrë koka erë, ngaqë ke të gjitha pushtetet dhe ke miliarda në xhepat e tu, jo vetëm që tregon paaftësinë për të nuhatur rrezikun, por njëkohësisht dëshmon nënvlerësim dhe përbuzje për dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Pra, pas të vërtetave që nxorrën përgjimet, dhe pas dështimit spektakolar me pasojat e tërmetit dhe pandemisë, Edi Rama është sot më i pashpresë se kurrë. Kush mendon se shqiptarët janë idiotë dhe pa dinjitet kanë shumë gabim. Kush e thotë këtë, qoftë ai shqiptar apo ndërkombëtar, gënjen veten dhe është hipokrit. Sepse, sot kjo nuk lidhet më me Ramën si individ, por me vetë natyrën e demokracisë. Ajo nuk e fal kurrë atë që e shpërdoron atë kundër qytetarëve të vet.
Politically responsible for growth: Corruption,drug,human trafficking,money laundering,manipulation of parliamentary elections,breach of the Constitution,of the constitutional state.
rama,a criminal?
Marrin Henze, zyrtar i CDU Gjermani.
A është arrestuar Rama në 1991 në Mynih? Po në Francë, më 1994?
A është përdorues droge?
Është politikisht përgjegjës për rritjen e korrupsionit, trafikut të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, manipulimit të zgjedhjeve parlamentare, shkelje të Kushtetutës, e shtetit kushtetues.
Pajisja e shqiptarëve të Preshevës me pashaportë kosovare premisë e bashkimit kombëtar
Ide spektakolare e Ramush Haradinajt. Presheva është nyja gordiane panballkanike.
Preshevarët janë autoktonë në trojet e tyre, pakicë etnike të lënë padrejtësisht nën Serbi.
Presheva është degë e thyer por jo e tharë e lisit kombëtar – qendra e gravitetit nacional.
Plaga që kullon gjak- kauza që nuk thinjet as nuk mplaket- ëndrra që do të finalizohet.
Sapo doli nga fushëbetejat e kurorëzuara me çlirimin e Kosovës Ramush Haradinaj akoma me aromën e barutit, me rrobat e luftëtarit e më plagët ende të freskëta, zhveshi kostumin e Komandantit të UÇK-së dhe veshi atë të politikanit. Ai ishte në të njëjtën filozofi politike me SHBA- në, me aleatin e madh të përtej oqeanit, e cila kërkonte demilitarizimin e UÇK-së dhe shnderrimin e saj në një forcë konvencionale, mbrojtëse, e cila kishte si detyrë parësore ruajtjen e rendit, të sigurisë e paqes në Kosovën e lirë, në partneritet me strukturat ndërkombëtare të vendosura në Kosovë, Nato dhe Unmik. Haradinaj hyri në politikë me staturën e një Strategu e Komandanti të madh të luftës çlirimtare, por përtej kësaj merite historike, ai ia doli që në një kohë të shkurtër të shdërrohet në politikanin më të rendësishëm në historinë e pasluftës. Ai e pronësoj dekleratën e Presidentit Bill Klinton në Prishtinë: “Sëbashku fituam luftën tani duhet ta fitojmë paqen”. Arkitekti gjenial i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova ia njohu Ramush Haradinajt meritat, patriotizmin, sakrificën sublime, qendresën epike dhe të pakompromentueshme, i cili kishte hipotekuar postulatet e Aristotelit të lashtë: “Më e shtrenjtë se jeta ime, se familja ime është Atdheu im”, “Ngado që të shkoi do të marr Atdheun mbi supe”, prandaj Rugova ia besoj postin e kryeministrit. Në këtë mënyrë Presidenti Rugova çertifikoj politikisht luftën e drejtë, e çlirimtare të UÇK-së e nga ana tjetër një nga simbolet më të ndritshëm të saj z Ramush Haradinaj e bekoi si trashëgimtar e transmetues të testamentit të tij politik në rrafshin kombëtar e kancelaritë e përendimit. Realiteti i ri politik në Ballkan me çlirimin e Kosovës e njohjen e saj si shtet sovran, në anën tjetër solli rigjallërimin e forcave ekstreme nacionaliste në Serbi, Maqedoninë e Veriut e Bullgari, projektet famëkeqe të ndarjes së Kosovës, tezat e dyshes kuislinge Thaçi -Rama, demarkim apo korrigjim të lehtë të kufijëve, shkembim të territoreve të Mitrovicës së Veriut me Preshevën se gjoja do të bejnë bashkimin kombëtar, kur në fakt do të merrnin vetëm disa fshatra në Preshevë, apo sëfundmi, miniShengenin Ballkanik.
Të gjitha këto janë pjesë e elaboratit pansllav të Vuçiçit i cili ka mbështetjen e ekspansionit të Binomit Putin- Erdogan në Ballkan e synon Jugosllavinë e re apo Serbinë e madhe, ndarjen e Kosovës, izolimin e saj, defaktorizimin e shqiptarëve në rajon dhe renien e Gadishullit nën influencën ruso- neootomane. Treva e Preshevës ka kaluar një kalvar të gjatë e të mundimshëm shumë shekullorë nga invadorët e ndryshëm. Në lashtësi është pushtuar nga romakët, Provinca e Dytë Dardanium me kryeqytet Shkupin, në shekujt Vl-VII nga barbarët sllavë, në shekullin e IX ra nën pushtimin bizantin e në shekullin e X-të u pushtua nga Mbretëria Bullgare. Në shekujt Xl-Xll ra nën sundimin e Nemanjiqëve deri në vitin 1410 kur u pushtua nga hordhitë otomane. Ndonse ka kaluar një sagë shumë të gjatë e përmes shumë kasandrash qendresa e preshevarëve u farkëtua në betejat dhe luftrat për liri. Ata qendruan të paepur e të pamposhtur. Në çdo kohë e epokë dhanë kontribut të vyer për çlirim kombëtar. Në vitin 1453 Perandoria Osmane lidhi aleancën me Patriarkanën e Stambollit (Kishën Ortodokse Serbo-Greke), kurse shqiptarët u akuzuan për kryengritje antiosmane. Ekspedita ndëshkimore e pushtuesve osmanë në bashkëpunim me Patriarkanën e Stambollit ndaj shqiptarëve të Preshevës i kaloj limitet e fantazisë njerëzore. Preshevarët ju nënshtruan dhunës barbare për konvertim fetar e tjetërsim kombëtar. Shqiptarët e Luginës u detyruan të largohen përmes maleve të Karadakut. Pas dy- tre shekujsh të pushtuar shqiptarët u rreshtuan përkrah ushtrive të Aleancës së Shenjtë të vitit 1684 të nënshkruar mes Austrisë, Polonisë, Venedikut, Maltës të cilat filluan veprimet antiosmane në vitin 1689. Këto kryengritje mbështeteshin nga Perandori Austriak dhe komandoheshin nga Rilindasi Pjetër Bogdani. Ushtritë e Lidhjes së Shenjtë arritën deri në Shkup përmes Luginës së Preshevës. Në janar 1690 këto kryengritje u shtypën me dhunë çnjerëzore, çka solli fillimin e një kalvari të tmerrshëm për Kombin Shqiptar. Pushtuesit bëjnë herë pas here shpërngulje masive, por do të veçoja ato të viteve 1690 -1735 dhe genocidin e papëshkruar të viteve 1836-1908. Shqiptarët e Preshevës kanë dhanë kontribut të çmuar kundër reformave të Tanzimatit, në Epokën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Lidhjes së Pejes, në kryengritjet për çlirim kombëtar të viteve 1908 -1910-1912.
Ka kaluar një shekull që fuqitë e mëdha ia kanë kaluar me dhunë territorin etnik shqiptar të Luginës së Preshevës Mbretërisë Jugosllave në Konferencën e Paqes në Versajë në Paris, asaj Titiste pas Luftës së Dytë Botërore e më në fund regjimeve gjakatare të Millosheviçit e Vuçiçit. Qindra djem me në krye Ridvan Qazimin (Komandant Lleshin) dhe Njazi Azemin ( Komandant Mjekren) dhanë jetën për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në vitin 2001. Ditën e nënshkrimit të paqes serbët e pabesë vranë Komandant Lleshin ( Ridvan Qazimin). Është pak të thuash se Lugina e Preshevës ka kaluar një politikë dhune e apartejdi, mjerim ekonomik, e diskriminim politik e shoqëror, mohim të drejtave kombëtare, të lirive e të drejtave të njeriut e në fund shpërngulja nga trojet e tyre stërgjyshore. Pikërisht këtë statokuo politike që i ka kthyer shqiptarët e Luginës së Preshevës në qytetarë të dorës së dytë në shtetin serb kërkon ta ndryshojë Kryeministri Haradinaj. Historia Europiane e ajo Botërore janë në anën e tij.
Nëse shikojmë Hartën Politike të Europës ku deshiron të integrohet Ballkani Përendimor natyrshëm lind pyetja; Çfarë janë Vatikani, Monako, San Marino, Lihtenshtajni, Gjibraltari, (Kepi i Tarikut) apo Andora, minishtete sovrane neutrale, apo të tjera rajone minoritare me autonomi subsatanciale, me parlament të vetin e institucione sovrane, si në rastin e Katalonjës në Spanjë. Paisja me pashaportë kosovare e shqiptarëve të Preshevës është hapi i parë drejt autonomisë së kësaj treve etnike të Atdheut e më vonë një premisë e sigurtë për bashkimin e saj me Truallin Amë. Nisma e Haradinajt është kësisoj dallandyshja e parë e pranverës së ardhshme të bashkimit kombëtar.
Më 11 prill 1985 vdekja u prit me gëzim të madh nga shumica e të dënuarve politikë që vuanin dënimet në kampet dhe burgjet e diktaturës. U prit me pezmatim dhe të qara nga të dënuarit ordinerë. Tregues mjaft kuptimplotë ky. Në Repartin nr.303 Spaç, i dënuari Bedri Blloshmi u kallëzua pasi u kish thënë shokëve “gëzuar”. Për këtë arsye, u izolua dhe qëndroi në birucë më 12 prill – 10 maj 1985. Pas kësaj, u mendua të rekrutohej me material shtrëngues. Shihni një rast qëndrese.
Më 4.7.1985, DPB Mirditë kërkoi nga Drejtoria e Parë e Sigurimit të Shtetit në MPB, miratimin e propozimin për rekrutimit me material shtrëngues të Bedri Blloshmit, miratim i cili erdhi më 19.7.1985 me firmë të zëvendëskryetarit të Degës së 8-të, Agim Zeka. Menjëherë pas kësaj, Bedri Blloshmi u dërgua në birucat e Mirditës. Në relacionin përkatës që shoqëronte propozimin, thuhet se Blloshmi, i cilësuar “në pozita armiqësore” dhe “person me rrezikshmëri shoqërore”, ishte rimarrë në përpunim 2A më 3.5.1985 gjatë vuajtjes së dënimit në Spaç për “tendencë agjitacioni e propagande armiqësore”. Gjatë kësaj kohe ishte përpunuar nga 2 agjentë dhe 4 informatorë. Gjatë kësaj kohe (por edhe para saj, pasi sillen disa raporte), ai midis të tjerash kish thënë:
-Të mëdhenjtë, dalëngadalë po eliminojnë njëri-tjetrin. Tani ka ardhur radha e tij të madhit fare, atij qenit që na mban ne këtu në burg, e kështu t’u shuhet fryma të gjithëve (deklaratë e datës 20.11.1984).
-Enver Hoxha është sëmurë dhe shpejt i lan hesapet në këtë botë. Komunizmi është vjetruar dhe kudo në botë komunizmi ka vdekur. Pas vdekjes së Enverit, këtu do vijë tjetër kush dhe ky do paguajë të gjitha lekët për burgun që kemi bërë. Këtë verë do të bëhet diçka, por siç duket po e shtyjnë fuqitë e mëdha, se sot është shembur komunizmi në Shqipëri.
-Unë dhe familja ime kemi qenë kundër këtij pushteti, ne kemi hak për të marrë kundër qeverisë, sepse na ka vrarë njerëzit dhe na ka plaçkitur. Kjo qeveri do që t’i degjenerojë njerëzit.
-Ah vdiq shpirtqeni. Të vuash 20 vjet burg e mbash zi për këtë, duhet të jesh gomar. Këtë ditë prisnim ne dhe ajo erdhi. Shumë e çoi 40 vjet, nuk e lëshoi që nuk e lëshoi. Dhe këta do t’i rrëzojmë menjëherë. Një të marrë radio Tiranës dhe njoftim grusht shtetit, gjendje alarmi, fillon patrullimi nëpër rrugë, shpallet shtetrrethimi, etj, etj.
-Unë nuk e kam dashur dhe nuk e dua këtë pushtet, se po na thith gjakun si shushunjë. Por nuk është e largët dita që do të hakmerremi. Enveri ndërtoi socializmin me të burgosurit, duke gënjyer popullin dhe mashtruar rininë.
-Këta më kanë marrë shpirtin, më kanë pushkatuar vëllanë padrejtësisht. Unë për këta nuk punoj dhe këtë qeveri nuk e dua. Enver Hoxha ishte i pamëshirshëm, por duhet duruar, se do vijë dita jonë. Këta janë të pabesë, po “tradhtojnë” një nga një.
(në vijim: dështimi i rekrutimit dhe demaskimi në kamp)
Dështimi i rekrutimit dhe demaskimi në kampin e Spaçit
E Enjte, 23 Prill 2020 09:43
Nga Kastriot Dervishi
Dyjavëshin e dytë të korrikut 1985, Bedri Blloshmi niset në Rrëshen. Atje para kryetarit të DPB Mirditë, Bajram Pelo, 2 oficerëve të drejtimit të Degës së 8-të, i bëhet trysni me “materialet komprometuese” që të pranojë të bëhet bashkëpunëtor Sigurimi.
Pasi nuk pranon, operativi i Spaçit, Gramoz Velçani, me miratimin e kryetarit të DPB Mirditë, sipas rekomandimit të zëvendësministrit Zylyftar Ramizi, vendosi demaskimin e Blloshmit më 30.7.1985 para rreth 100 të dënuarve në Spaç, si dhe dërgimin në Repartin nr.321 Burrel.
Po këtë ditë, në mencën e Spaçit u zhvillua ceremonia e demaskimit të Bedri Blloshmit në kushtet arrestimi (me duar në pranga). Kishin ardhur Bajram Pelo, dy oficerët e drejtimit të Degës së 8-të, komisari i repartit, operativi i të burgosurve politikë Gramoz Velçani dhe operativi i të dënuarve ordinerë. Folën disa të dënuar me moral të dobët, të cilët kërkuan që të pushkatohej sepse po “prishte të dënuarit”.
Komandanti i burgut Qafbari Edmond Caja.
Kryetari i DPB-së lexoi biografinë e Bedriut dhe kërkoi që të gjithë ta dënonin aktin e tij. Pas kësaj, Blloshmi qëndroi 20 ditë në birucën e Spaçit. Vijon vuajtjen për 20 ditë në Degën e Punëve të Brendshme Pukë, në të cilën një hetues e akuzoi“për vendosje dinamiti” në kohën kur vuante dënimin në Repartin 311 Qafë Bari.
Pasi nuk i pranoi as këto akuza, vijoi sërish një javë në Repartin nr.313 Tiranë (kaush), për të përfunduar i shoqëruar nga oficeri i drejtimit të Degës së 8-të, Shyqyri Toska në Repartin nr.321 Burrel. Më 30.7.1985, operativi Gramoz Velçani, lë këtë shënim për procesin e dështuar rekrutues nga Bedri Blloshmit:“Ky i dënuar u studiua dhe u propozua për tërheqje në bashkëpunim pa ndaluar dhe u miratua. Por gjatë procesit të tërheqjes prej datës 25-28 korrik 1985, u punua, por si armik i betuar nuk pranoi asnjë episod të veprimtarisë së tij apo të tjerëve. Ishte kategorikisht mohues dhe kjo edhe pse familje me prejardhje e gjendje armike.
Vëllai i pushkatuar, djali i dajës së babës i pushkatuar, babai ka qenë i dënuar, xhaxhai dhe daja i arratisurit, pra familje e shpallur kulak dhe aktualisht të internuar. Në këto kushte edhe porosia e zëvendësministrit ishte që të demaskohej”.
Ky eshte komandanti i kampit Qafbari Ludovik Cali.
Peter Tiede, gazetari gjerman i gazetës më të madhe në Europë, BILD, dha një intervistë për gazetarin Adi Krasta në SYRI TV, duke thyer rekorde audience. Paralajmërimet e tij ishin bombastike. Edhe pse Edi Rama është zbythur nga padia për përgjimet skandaloze të vjedhjes së zgjedhjeve, Tiede tha se ishte paditur gazeta dhe jo ai. Tiede tha se ishin përgatitur me dëshmitarë dhe prova të reja për gjyqin me Ramën, por ky i fundit u zbyth. Tiede shtoi se kishte dashur të përballej me Ramën në gjyq. Në fund, Tiede tha se do të vazhdojë investigimet e tjera në Shqipëri, duke bërë premtimin e fortë: Tani do ndjekim gjurmën e parave! Po kush është Tiede? Më poshtë një profil nga Mapo.
Peter Tiede nuk para i refuzon intervistat në mediat shqiptare. Por për gjermanin, koncepti i gazetarisë është ndryshe: gjithmonë në kërkim të së vërtetës. Nëse ka prova, atëherë atij nuk i intereson aspak relativizimi që i bëjnë gjithçkaje në Shqipëri të shtrirë nëpër kolltukët televizivë. Në Gjermaninë e tij kjo gazetari dembele e studiove televizive bëhet më shumë për argëtim. Dhe ne kemi një kryeministër kryeargëtues. Por kjo nuk është gazetaria që bën Bild, që nuk e ka bërë as vetë Tiede ndonjëherë. Ai e di se gazetaria në Shqipëri është në pikë të hallit (nuk ka si të jetë ndryshe në një narkoshtet). Nëse këto materiale që po publikon do lidheshin me qeverinë gjermane, ai thjesht do numëronte orët deri te deklarata e dorëheqjes. Por kjo është Shqipëria dhe ndonjëherë më shumë se Peteri, na duhet Shën Pjetri.
Profili i Peter Tiede në Facebook ishte thuajse i fjetur deri në momentin kur bëri postimin e parë për Shqipërinë. Ajo që pasoi ishte një valë me komente, duke i treguar edhe njëherë gazetarit të guximshëm gjerman, se kishte trazuar një fole të rrezikshme. Për gazetarin e Bild, gjërat vetëm sa do bëheshin më emocionuese. Tek e fundit, a nuk është vetë kryeministri Edi Rama që thotë se vende si Gjermania janë thjesht të mërzitshme, kurse kaosi dhe energjia shqiptare janë fantastike. Problemi është se e gjithë kjo energji po shpenzohet për keq: për të ngritur të parën republikë të drogës në Europë. Shqipëria e Edi Ramës po regjistrohet në histori si i pari narkoshtet në kontinentin e vjetër. Koha do na i hapë sytë më shumë, por kjo damkë është kaq e rëndë, sa edhe gjermanit Tiede i ka bërë përshtypje.
“Dëgjojeni vetë: kështu i blen mafia votat në Shqipëri”, u shkruan Tiede në gjuhën e nënës shqiptarëve. Ky nuk është i pari komunikim që po bën në shqip në rrjetet sociale. Loja që ka nisur nuk duket e lehtë, por vetë Tiede thotë se është gati, edhe pse nuk ka dashur kurrë të jetë gazetar.
Tiede lindi në vitin 1970 në një qytezë të vogël me mbi 2 mijë banorë, të quajtur Mejenburg. Në atë kohë, qyteza me një histori të pasur, e cila ka prodhuar jo pak mjekë dhe inxhinierë, ishte pjesë e Gjermanisë komuniste. Kushdo që dëshiron ta vizitojë, mund të gjejë aty disa kisha, një kështjellë të vogël, disa memoriale dhe mbi të gjitha shumë kuaj.
Jeta në komunizëm do i ketë mësuar disa gjëra të rëndësishme për lirinë. Jo më kot Tiede e thekson disa herë se ai jeton në një vend të lirë, ku gazetaria është e lirë.
Por Mejenbergu ishte i famshëm që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore për diçka tjetër: për mobiliet. Në vitin 1946 aty u hap një prej mobilierive më të mëdha në Gjermaninë lindore (Republika Demokratike Gjermane). Thuajse të gjithë banorët ishin të angazhuar në prodhimin e mobilieve në një punishte me sipërfaqe mbi 4 mijë metra katrorë.
Tiede nuk bënte përjashtim. Në jetëshkrimin e tij në Bild thuhet se ai bënte një punë të zakonshme: teknik i specializuar në përpunimin e drurit. Më së shumti, në këtë mobilieri prodhoheshin raftet e famshme ‘Billy’, të gjigantit suedez IKEA.
Rënia e komunizmit bëri që Tiede të bënte punën që bën edhe sot e kësaj dite. Pas revolucionit paqësor në Republikën Demokratike Gjermane, ai mundi të bëhej në Gjermani atë që nuk donte ta bënte kurrë më parë: gazetar, shkruan Bild.
Trajnimin për gazetar e kreu në një gazetë lokale të Potsdamit, të quajtur ‘Maerkische Allgemeine Zeitung’. Pasi përfundoi trajnimin nga viti 1990 deri në vitin 1992, punoi si redaktor lokal.
Pavarësisht se ishte një gazetë në landin e Brandenburgut, tirazhi i saj ishte i lartë dhe këtu Tiede nisi karrierën si gazetar investigativ.
Në vitin 1997 Tiede do merrte çmimin e tij të parë në gazetari. Ai do vlerësohej me titullin “Gardian i shtypit”.
Ky ishte momenti kur Tiede do lëvizte drejt mediave më të mëdha. Një reportazh rreth asaj që njihet si Dhoma e Qelibartë në Gjermani e katapultoi në revistën më të madhe jo vetëm në Gjermani, por edhe në Europë. Te Spiegel ai punoi për dy vjet.
Më pas u bë këshilltar dhe më pas për një kohë punoi edhe si gazetar i lirë. Po ashtu, ishte edhe kryeredaktor i një gazete të Potsdamit.
Që prej vitit 2014 e në vazhdim ai është korrespondent i të përditshmes më të madhe gjermane, Bild, për politikat federale.
Tiede është në të vërtetë gazetar i politikës së brendshme gjermane. Nëse sheh artikujt e fundit që ka publikuar në Bild, ato janë rreth situatës politike në Gjermani.
Por përse Tiede u mor edhe me Shqipërinë? Këtu shqiptarët, si mjeshtra të teorive konspirative, mund të thonë se tashmë çështja e krizës shqiptare po kthehet në një problem të politikës së brendshme gjermane. Duket më shumë si fantazi. Praktika e gazetarëve të huaj e kërkon që të ‘thyejnë’ ritmin e punës së zakonshme me investigime, reportazhe, udhëtime jashtë vendit etj.
Këtë herë në fokusin e Tiede ishte Shqipëria dhe ky rezultoi një lajm i mirë për vendin tonë dhe për shqiptarët. Gjuha e Bild, gazetës që ka ndërtuar dhe rrënuar karriera politike në Gjermani, ishte ajo që i duhej vendit në këto momente: e drejtpërdrejtë dhe e qartë.
Gazetaria e Bild ishte ajo që na duhej tani, e guximshme dhe e pasur në burime, jo vetëm gazetareske, por edhe financiare. Një industri që nuk di të bëjë hapa pas në rrugën e saj, ku parimi kryesor është mbrojtja e vlerave kryesore të demokracisë.
Çdo spekulim për qëndrimet e kësaj gazete nga trollët e qeverisë vetëm sa nxjerr në pah se plaga po dhemb tani që operohet. Gjuha e ashpër e Bild, që shpesh e tejkalon edhe atë të opozitarëve në median dhe politikën shqiptare, e ka një qëllim konkret: ajo kërkon të frymëzojë njerëzit, t’i trimërojë duke iu thënë se tani është momenti.
Tiede është një nga ata heronj që nuk veshin pelerina, por ai po tregon se gazetaria jo më kot njihet si pushteti i katërt. Sepse ajo flet për të vërtetën.
Ndaj është momenti për t’i thënë me plot gojën: Danke Herr Tiede!
Dikush më thotë mos u merr më me ta, ndoshta dhe mire e ka. Por mbi varrin e nënës nje grusht dhe nuk munda të hedh… i ndjekur prej tyre ogurzinj, zagarë, qenef.
Dhimbjen shtrëngova, mijra kilometra larg, Ehe ajo mua fort me shtrëngoj. I vetëm në dhe të huaj, atë ditë Prilli, unë, dëbora, dhe dhimbja bashkë.
Thonjte i ngula në tokë, pak dhe desha të shkulja prej saj, por akulli kish ngrirë gjithcka, Desha pak dhe në duar, vetëm pak, për të shuar dhimbjen në kraharor, dhimbjen nga ju hajdutë, politikanë batak.
Nje grusht me dhe, nënës s’i hodha dot….. prej jush or politikanë, zagarë, Krrimba, brumbuj, kërmbij, jargamanë, prej jush që slatë gjë pa bërë, duke turbulluar dynjanë.
Unë ika dhe zotin ju lashë, e ai nuk harron, euro të vjedhura keni me shumicë, por gëzim jo. Ju ngyseni dhe gëdhiheni, me frikën në gji, ndoshta jo vonë do vi, do ju shoh, do ju sjell edhe cigare në qeli.
Ju PD_në, e shfrytëzuat, e përdorët, e molët si lopë, gjithcka c’patët në dorë i bëtë. Mos harroni, kurrë hair skeni për të parë, Ju sic ishit, ashtu mbetët, skuthë, byth lëpirës, zagarë.
Ju këllira, sot me lekët e vjedhura rehatoeni mbi vila, ju manjakë qe me bixhos dhe kurva leket i linit c’do nate. Ju qe zarfin plot cdo jave ja u sillnin ne Tiranë, ju qe jaranet e g*ave……..kurre nuk ju ndanë.
Sot ju shoh që qani me logori, si dikur shamizezat në Vlorë, sot ju shoh si çakenjtë hungërini, se ju ikën ofiqet përgjithmonë. Sot ju shoh si shani pa kufi, të turbulluar pa shpresë e moral, sot ju shoh të çakêrdisur, të trembur, të tredhur harbutë të rrjedhur.
7-Isuf Sadri Kadrija, lindur më 1932 në Strellcë, ardhur më 6.11.1957
8-Qerim Halil Jakupi, lindur më 1937 në Gostivar, ardhur më ?.6.1957
Nga Kastriot Dervishi
Atë që nuk hoqën në një regjim pushtues si ai jugosllav, shumë shqiptarë e hoqën nga regjimi i Enver Hoxhës, karakteristika kryesore e të cilit ishte profili antikombëtar, internacionalist proletar. Statistikat janë të frikshme. Enver Hoxha ka kaluar me vite burgimi çdo regjim tjetër të huaj në dënimin e shqiptarëve nga trojet shqiptare në Jugosllavi apo nga Çamëria. Siç edhe dihej, shumica e emigracionit kosovar, pasi mbaronte “filtrimin” te qendra e Shijakut vendosej kryesisht në fshatrat e Lushnjës, Berat dhe fermën e Llakatundit në Vlorë. Edhe këtu jetonin mes poshtërimit e shpërfilljes. Në këtë shkrim do bëj të ditur listën e viteve ’60 të shqiptarëve emigrantë në Rrethin e Lushnjës. Lista nuk ka vit, por nisur nga emri i nënshkruesit, formojmë një vit të përafërt. Njihet fakti se kryetari i Degës së Punëve të Brendshme Lushnjë, Tahmas Beqari ka ushtruar këtë detyrë në vitet 1965-1967. Nga 114 persona emigrantë shqiptarë shtetas jugosllavë (4 janë joshqiptarë dhe nuk po i llogarisim), 68 prej tyre ndiqeshin nga Sigurimi i Shtetit. shifra është tejet e lartë, e pazakontë.
Lista e emigrantëve kosovarë në Rrethin e Lushnjës, pjesa që ndiqen nga Sigurimi
7-Isuf Sadri Kadrija, lindur më 1932 në Strellcë, ardhur më 6.11.1957
8-Qerim Halil Jakupi, lindur më 1937 në Gostivar, ardhur më ?.6.1957
9-Enver Rexhe Feratovci, lindur më 1936 në Butovicë, ardhur më 1.1.1960
10-Beqir Myftar Sadija, lindur më 1922 në Sherometaj, ardhur më ?.6.1957
11-Saki Bajram Ferhati, lindur më 1937 në Butovicë, ardhur më 1.1.1960
12-Mavaip Faik Qazimi, lindur më 1933 në kamenian, ardhur më 19.3.1959
13-Kolë Palud Coli, lindur më 1927 në Krushecë, ardhur më 5.6.1962
14-Zyle Hajdar Bardhi, lindur më 1933 në Gegë, ardhur më ?.8.1957
15-Sakip Riza Selami, lindur më 1935 në Duf, ardhur më ?.8.1958
16-Ali Mursel Murseli, lindur më 1913 në Sallamaj, ardhur më 18.10.1950
17-Zyle Haxhi Gjonbalaj, lindur më 1939 në Budovicë, ardhur më 9.8.1957
18-Sefedin Ramadan Sula, lindur më 1935 në Gjakovë, ardhur më 6.2.1959
19-Ali Mustafa Muriqi, lindur më 1931 në Kashudan, ardhur më 20.8.1956
20-Hamdi Met Ferati, lindur më 1937 në Budovicë, ardhur më 1.1.1960
21-Ibrahim Ali Beqo, lindur më 1929 në Gjakovë, ardhur më 10.4.1957
22-Gani Hajda Mema, lindur më 1928 në Kabash, ardhur më 26.8.1957
23-Feride Hysen Mema, lindur më 1933 në Budakovë, ardhur më 26.8.1959
24-Elmaze Ramiz Hoxha, lindur më 1938 në Junik, ardhur më 3.2.1958
25-Nuri Haziz Kryeziu, lindur më 1902 në Zhur, ardhur më 18.2.1959
26-Afiz Zenun Kadriu, lindur më 1939 në Novoselë, ardhur më 12.6.1956
27-Ramije Ramiz Mustafaji, lindur më 1946 në Shoger, ardhur më ????
30-Rasim Islam Brenica, lindur më 1928 në Prishtinë, ardhur më 1959, 2B
31-Xhavet Bajram Shillova, lindur më 1930 në Prishtinë, ardhur më 1958
32-Myrteza Cub Bajrakrari, lindur më 1933 në Koshovicë, ardhur më 1962, 2A
38-Hysen Hasan Tahiraj, lindur më 1930 në Pejë, ardhur më 1953, ?
43-Mesin Myslim Selimi, lindur më 1933 në Gostivar, ardhur më 1957
45-Kapllan Xhevit Resuli, lindur më 1934 në Ulqin, ardhur më 1960
47-Fatma Asllan Berisha, lindur më 1937 në Pejë, ardhur më ???
57-Zenel Miran Peçi, lindur më 1934 në Buletin, ardhur më 1964
58-Sitki Hysen Hoxha, lindur më 1927 në Gjakovë, ardhur më 1949, burgosur
59-Mexhid Selim Gudo, lindur më 1908 në Balinovë, ardhur më 1945
60-Ismet Mal Rexhepaga, lindur më 1940 në Zabel (Plavë mbase), ardhur më 1960
61-Cen Xhemë Stojku, lindur më 1940 në Llocan, ardhur më 1957
62-Hazir Adem Mahmutaj, lindur më 1905 në Gerçi, ardhur më 1963
63-Islam Mahmut Mençi, lindur më 1923 në Lubizhd, ardhur më 1963
64-Rustem Hazir Mahmutaj, lindur më 1943 në Gerçi, ardhur më 1963
66-Jonuz Sokol Vuçetaj, lindur më 1937 në Vuçetaj, ardhur më 1966
67-Murat Fejzo Çollaku, lindur më 1929 në Zym, ardhur më 1960, burgosur
68-Haki Xhevit Kadriu, lindur më 1940 në Gorenxë, ardhur më 1962, arratisur
69-Abdurrahman Hajdar Osmani, lindur më 1901 në Remnicë, ardhur më 1961
71-Avdni Ibrahim Halitaj, lindur më 1934 në Novoselë, ardhur më 1956, riatdhesuar
72-Niman Arif Halili, lindur më 1925 në Lupovec, ardhur më 1961
73-Xhem Bedri Bërdyna, lindur më 1937 në Radavc, ardhur më 1957, riatdhesuar
74-Syber Sadri Prokollaku, lindur më 1929 në Dollovë, ardhur më 1963
75-Ali Man Ukaj, lindur më 1931 në Kabash, ardhur më 1960, riatdhesuar
76-Musa Bajram Bërdyna, lindur më 1937 në Radavc, ardhur më 1957, riatdhesuar
77-Muharrem Azem Bërdyna, lindur më 1934 në Radavc, ardhur më 1957, riatdhesuar
78-Fehim Qazim Tagani, lindur më 1940 në Pejë, ardhur më 1959, riatdhesuar
79-Shaban Haxhi Nimanaj, lindur më 1942 në Skivian, ardhur më 1960
80-Shaban Faslli Mehaj, lindur më 1919 në Prekaz, ardhur më 1964
81-Ajet Faslli Mehaj, lindur më 1925 në Prekaz, ardhur më 1965, riatdhesuar
82-Ajet Faslli Mehaj, lindur më 1925 në Prekaz, ardhur më 1965
84-Havzi Ramadan Alia, lindur më 1925 në Radesh, ardhur më 1958, riatdhesuar
85-Vesel Rexhep Bajrami, lindur më 1938 në Istog, ardhur më 1958
86-Çel Osman Delia, lindur më 1943 në Babaj, ardhur më 1964, riatdhesuar
91-Dervish Hetem Sula, lindur më 1932 në Zosill, ardhur më 1964
92-Muhamet Musa Qazimi, lindur më 1926 në Lubishte, ardhur më 1953
93-Ali Hazir Jakupaj, lindur më 1938 në Shishman, ardhur më 1962
94-Bajram Riza Tigani, lindur më 1939 në Pejë, ardhur më 1961, riatdhesuar
95-Çel Zenel Prelvulaj, lindur më 1943 në Martin, ardhur më 1959, riatdhesuar
96-Halil Rahman Hysenaj, lindur më 1946 në Pollozhinë, ardhur më 1965, riatdhesuar
97-Sulejman Mehmet Balaj, lindur më 1946 në Dedaj, ardhur më 1964, riatdhesuar
98-Rakip Halil Emini, lindur më 1915 në Pejë, ardhur më 1946
101-Qamile Xheladin Ajeti, lindur më 1939 në Hertisë, ardhur më 1964
102-Nafize Veli Ajeti, lindur më 1925 në Jashanicë, ardhur më 1965
107-Gjergj Gjure Malaj, lindur më 1928 në Slakonder, ardhur më ???, riatdhesuar
108-Perloc Mark Margilaj, lindur më 1924 në Nikmarash, ardhur më 1949
118-Nuredin Ali Kelmendi, lindur më 1917 në Pejë, ardhur më 1945