Kategori
Uncategorized

Partia e Oligarkëve në “bashkëqeverisje” me PS-në

Pushteti nuk është më në Shqipëri bindje dhe program politik i një subjekti që ka fituar zgjedhjet, qoftë edhe me vjedhje. Ajo që ka ndodhur në shtatë vitet e fundit pushtet të Ramës ka hyrë në librat e historisë si tjetërsimi më i madh i votës së publikut, duke ia “deleguar” pushtetin ekonomik dhe politik vetëm një grushti të vogël të oligarkëve.

Në “koncept ideologjik”, Partia Socialiste i përket boshtit të majtë, por vetëm politika të majta nuk po ndiqen në këtë vend, madje as të djathta apo të qendrës. Kryeministri ka sjellë një shpikje të tij me konceptin Rilindje. Shqipëria është një ngrehinë dhe fjetinë e madhe ku 2.8 milionë banorë punojnë për mbijetesë, ndërsa një grup i vogël pushtetarësh dhe oligarkësh zhysin duart e ndyra deri në llërë, në arkën e taksave të qytetarëve.

Paraja publike nuk është më publike, ajo tretet në duart e pak njerëzve, dikush në stofin e politikës drejtuese dhe tjetri të biznesit, duke e kthyer vendin në një plaçkë “lufte” që copëtohet nga më të fortët. Por ndërsa Rama është në vitin e shtatë qeverisës, disa zëra në dukje “kritik” kanë nisur të cicërojnë brenda mazhorancës.

“Jemi të majtë, jemi qendër e majtë, mjaft më me oligarkët”. Ky ishte qëndrimi i ish- ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, i cili i ka bërë thirrje kolegëve të tij për të mos vazhduar ta bëjnë shqipërinë si Palasa dhe Dhërmiu ku për të jetuar mirë një grusht të pasurish shteti çon rrugën dhe energjinë me taksat e shqiptarëve.LEXO EDHE  OFL i sekuestron Lulzim Berishës 1.3 milion litra naftë dhe një magazinë doganore

Por Ditmiri nuk gjeti “ditën” për të bërë kritikun, as zërat e tjerë si Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, apo Bashkim Fino, që një herë në hënë, reagojnë disi kundër, që më shumë se qëndrime parimore e kanë thjsht për të kujtuar se janë ende “gjallë”. Kjo nuk i vlen askujt, pasi sinqeriteti i gjithësecilit që sot bën “kritikun” dhe “moralistin” brenda një pushteti që shërben është vetëm një tymbajë që më shumë i shkon në shërbim kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet zërave të tyre, gjoja kundër, Rama kërkon të shpërndajë mjergullën propagandistike se janë një parti ku mendimi i lirë është i rëndësishëm, madje që nëpërmjet kritikave ata mësojnë sesi mund ti bëjnë gjërat më mirë.

Gjithçka është një skemë ku Bushati, Xhafaj, Pandeliu apo të tjerë, janë thjesht shtojca të një pushteti autokrat të lidhur fort me një grup oligarkësh që kanë në duar mbi 90 % të pasurisë së vendit dhe parasë publike. Partia Socialiste tashmë është vetëm një emër, kurrsesi subject me ideologji, e aq më pak ideale.

Rilindja si concept i Edi Ramës është pjesa që na qeveris, një grusht oligarkësh dhe një luguni pushtetarësh, që fjalën korrupsion e kanë për krenari! Mirë do të ishte që të dilnin haptas që të krijohet edhe me vendim gjykate “Partia e Oligarkëve të Shqipërisë” dhe sigurisht të bënin një koalicion parazgjedhor me Partisë Socialiste. Secilit oligark Rama t’i shtrëngonte dorën në Pallatin e Kongreseve dhe në fund të shpërthente festa me tam-tamet e fitorjeve të mëdha!

Nga Boldnews.al

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s