Oficeri hetues ndezi një cigare, i bëri një shenjë policit “dil” dhe po lëshonte një shtëllungë tymi pa m’i hedhur sytë.
-Ti rrije vetëm, të kemi ndjekur. Dhe këtë metodën tënde e kemi studiuar.
-Ç’metodë?-i thashë
-Metodën e vetmisë.
-Po ju më akuzoni se bëja agjitacion. Si mund të bëhet propaganda duke ndenjur vetëm?
-Bëhet. Doje të na kundërviheshe. Në këtë mënyrë tregoje pakënaqësinë tënde. Shikoje këtë fotografi. Të kemi fotografuar në park. I vetmuar. Po ne i kuptojmë të gjitha. Partia na ka mësuar.
-Paskeni të drejtë, edhe kjo vetmia qenka antikomuniste.

“Polici liroi vidhën dhe pllaka po ulej poshtë dalëngadalë. Nuk di ç’ka me mua ky polici; është i shkurtër, leshazi, inatçi, lab nga fshatrat e Tepelenës më duket. Sa herë më merr në birucë për te hetuesi, më shpie ose më sjell m’i shtrëngon hekurat deri në fund, sa mund. Kuptohet, më ka inat, ashtu kot. Dhe në jetën e lirë, shpesh ngjallja antipatinë e një kategorie njerëzish, sidomos të atyre që ishin zhurmëmëdhenj dhe e rrethonin veten me potere. Atyre iu duket se njerëz e qetë, të menduar, i sfidojnë. Njeriu e ka gjithmonë të vështirë të përballojë lloje të ndryshme nga ai i veti. Dhe lloji më i dëshiruar, më i preferuar është gjithmonë i jote.
Oficeri hetues ndezi një cigare, i bëri një shenjë policit “dil” dhe po lëshonte një shtëllungë tymi pa m’i hedhur sytë.
-Ti rrije vetëm, të kemi ndjekur. Dhe këtë metodën tënde e kemi studiuar.
-Ç’metodë?-i thashë
-Metodën e vetmisë.
-Po ju më akuzoni se bëja agjitacion. Si mund të bëhet propaganda duke ndenjur vetëm?
-Bëhet. Doje të na kundërviheshe. Në këtë mënyrë tregoje pakënaqësinë tënde. Shikoje këtë fotografi. Të kemi fotografuar në park. I vetmuar. Po ne i kuptojmë të gjitha. Partia na ka mësuar.
-Paskeni të drejtë, edhe kjo vetmia qenka antikomuniste.
(Marrë nga libri “Hetimi”, Tiranë 2010, i autorit Maks Velo)